- William Blake (1757-1827) poet, piktor, vizionar mistik dhe gedhendes.
Blake deklaroi superioritetin e imagjinates mbi racionalizmin dhe materializmin e shek. te 18te. Keqkuptimet e kohes bene qe puna e tij te nenvleresohej gjate jetes se tij, por ishin brezat e me vonshem ata qe vleresuan rendesine e krijimtarise se tij.
Blake, lindi ne Londer, ku kaloi dhe pjesen me te madhe te jetes. Mesimet e para i mori ne shtepi, drejtuar nga e ema. Ne 1767 filloi studimet tek shkolla per vizatim, Henry Pars. Blake ka dokumentuar ne shkrimet e tij se ne vitet e para, ka pasur vizione engjejsh dhe hijesh si dhe ka deklaruar se ka pare dhe ka biseduar me engjellin Gabriel, virgjereshen Maria si dhe figura te tjera historike. Duke filluar nga mosha 14 vjecare, pati si mesues per shtate vjet, gedhendesin James Basire. Arti gotik dhe arkitektura paten nje influence te madhe tek Blake.
Ne vitin 1783 u martua me Catherine Boucher, e bija e nje tregetari perimesh, te cilen e mesoi te vizatonte dhe pikturonte.
Libri i pare i Blake, Skeēe Poetike, doli ne vitin 1783 dhe u ndoq nga librat Kenge te Pafajshmerise (1789) si dhe Kenget e Eksperiences (1794). Poema e tij me e njohur ishte "Tigri", pjese e librit "Kenget e Eksperiences". Ne keto punime te tij, bota shihet nga pikpamjet e nje femije, por keto pikpamje funksionojne ne te njejten kohe si alegori te eksperiences se te medhenjve.
Vdiq ne 12 Gusht, 1827.
Krijoni Kontakt