-
i/e regjistruar
Juan Rulfo
Shtepia botuese "Tirana Times" ka hedhur ne qarkullim permbledhjen me tregime nga shkrimtari i madh meksikan JUAN RULFO. Behet fjale per 17 tregime.
Libri titullohet : THUAJU TE MOS ME VRASIN.
Ja nje pjese nga tregimi me te njejtin titull :
« Thuaju atyre tė mos mė vrasin, Justino ! Shko, shko thuaju. Pėr mėshirė. Thuaju kėshtu, po. Qė tė mė kursejnė pėr mėshirė.
- Nuk mundem. Ėshtė njė serxhent aty qė nuk do tė dėgjojė tė flitet pėr ty.
- Po ti bėj si tė mundesh qė tė tė dėgjojė. Ti je i shkathtė pėr kėto gjėra, thuaji qė edhe kėshtu kam pasur shumė frikė ! Thuaji qė tė mė kursejė thjesht pėr mėshirė.
- Nuk bėhet mė fjalė pėr tė tė futur frikėn. Mė duket se ata do tė tė vrasin, njėherė e mirė. Dhe unė nuk dua tė kthehem atje.
- Shko, edhe njėherė. Qoftė dhe njėherė, shko shih ēmund tė bėsh.
- Jo, nuk kam qejf tė shkoj. Kanė filluar tė thonė se jam djali yt. Dhe po tė shkoj ti shoh si shpesh, ata do ta marrin vesh mė nė fund kush jam dhe do tė mė pushkatojnė dhe mua. Mė mirė ti lėmė gjėrat kėshtu siē janė.
- Shko, Justino. Thuaju atyre tė kenė pak mėshirė pėr mua. Kaq thuaju.
Justino i ka shtrėnguar dhėmbėt dhe pastaj ka tundur kokėn duke thėnė : « Jo. »
Dhe ai e ka tundur kokėn ende njė copė herė.
« Thuaji serxhentit tė tė lejojė tė takosh kolonelin. Dhe thuaji kolonelit se jam plak tani. Nuk vlej kushedi ēfarė. E ēfarė do tė fitojė ai, po tė mė vrasė ? Kurrgjė. Por ai duhet ta ketė njė shpirt, djalli e mori ! Thuaji qė tė mė kursejė thjesht pėr tė shpėtuar shpirtin e vet. »
Justino ėshtė ngritur nga grumbulli i gurėve ku ishte ulur dhe ėshtė drejtuar nga dera e rrethimit. Pastaj ėshtė kthyer dhe ka thėnė :
« Mirė, po shkoj. Por nėse pėr dreq do tė mė pushkatojnė dhe mua bashkė me ty, e kush do tė kujdeset pėr gruan dhe fėmijėt e mi ?
- Perėndia, Justino. Ajo do tė kujdeset pėr ta. Kurse ti, shko mė mirė atje dhe shiko ēmund tė bėsh pėr mua. Kjo ėshtė mė e ngutshme tani.
E kishin sjellė aty nė tė zbardhur tė ditės. Dhe tani, ishte mėngjes dhe ai ishte ende aty, i lidhur pas njė shtylle, duke pritur. Nuk mund tė rrinte njė minutė i qetė. Ishte munduar madje tė flinte ca pėr tu qetėsuar, por gjumi e kishte lėnė. Edhe uria gjithashtu. Nuk dėshironte mė asgjė. Thjesht tė jetonte. Tani qė e dinte mirė se do ta vrisnin, atij i kishte ardhur njė dėshirė e ēuditshme pėr tė jetuar, siē dikujt qė sapo ėshtė ringjallur.
E kush do tė kishte mundur tė thotė se kjo ēėshtje aq e vjetėr, aq e pėshtirė, qė ai e mendonte tashmė tė varrosur, do tė rishfaqej pėrsėri. Kjo ēėshtje pėr tė cilėn ai ėshtė dashur tė vrasė don Lupen. Jo pėr shkak tė kėsaj apo asaj, siē kanė dashur tė trillojnė banorėt e Alimas, por sepse ai kishte arsyet e veta. Atij i kujtohej gjithēka :
Don Lupe Terreros, pronar i Puerta de Piedra, dhe, pėr tė qenė pak mė tė saktė, kumbar i njėrit prej fėmijėve tė tij. Qė ai, Juvencio Nava, ėshtė dashur ta vrasė pikėrisht pėr shkak tė kėsaj ; sepse don Lupe ishte pronar i Puerta de Piedra dhe gjithashtu kumbar i fėmijės sė tij, dhe se ai ia kishte ndaluar livadhin pėr bagėtitė.
Nė fillim, skishte thėnė gjė, thjesht pėr miqėsi. Por pastaj, kur kishte pllakosur thatėsira, kur kishte parė se bagėtitė e tij tė sfilitura nga uria ngordhnin njėra pas tjetrės dhe se don Lupe vazhdonte tia ndalonte barin e livadhit tė tij, atėherė, ai e kishte prishur gardhin dhe e kishte pėrcjellė tufėn e bagėtive tė dobėsuara deri nė kullotė ku ato ishin mbushur dėng. E kjo, nuk i kishte pėlqyer atij, don Lupes, dhe ai e kishte ndrequr gardhin qė Juvencio Nava tė shkonte ta prishte pėrsėri. Aq sa gardhi ndreqej ditėn dhe prishej natėn, dhe, gjatė kėsaj kohe, bagėtia ishte aty, gjithnjė e qepur pas gardhit, nė pritje ; bagėtia e tij, qė mė pėrpara i duhej tė mjaftohej me erėn e barit por pa mundur ta shijojė.
Don Lupe dhe ai grindeshin dhe grindeshin pa u marrė vesh.
Deri ditėn kur don Lupe i ka thėnė :
« Dėgjo, Juvencio, kafsha e parė qė do tė hyjė nė livadh, do ta vras. »
Dhe ku, ai i ėshtė pėrgjigjur :
« Dėgjoni, don Lupe, nuk ėshtė faji im nėse kafshėt shkojnė aty ku shohin mė mirė. Ato nuk e njohin tė keqen. Kėshtu qė, do ta shohim, po qe se mi vrisni. »
« Dhe ai mė ka vrarė njė mėzat.
« Kjo ka ndodhur para tridhjetė e pesė vjetėsh, nė mars, pasiqė nė prill vrapoja tashmė nė mal pėr ti shpėtuar drejtėsisė. Dhjetė lopėt qė ia kam dhėnė gjyqtarit, nuk mė kanė bėrė punė, as hipoteka mbi shtėpinė time, gjoja qė ai tė mė nxjerrė nga burgu. Dhe pastaj, ata kanė ndarė mes tyre dhe atė pak gjė qė mė kishte mbetur, gjoja pėr tė mos mė ndjekur, e nga krahu tjetėr mė ndiqnin kėmba-kėmbės. Kjo ėshtė arsyeja qė kam ardhur tė jetoj me tim bir mbi kėtė copė tokė qė e zotėroja nė Palo de Venado, siē i thonė. Ndėrkohė im bir ėshtė rritur, ėshtė martuar me nusen e vet, Ignacia, dhe kanė bėrė tetė fėmijė. Me njė fjalė, kjo ēėshtje ėshtė fort e vjetėr, dhe, veē pėr kėtė punė, ajo do tė duhej tė ishte harruar tani. Por ja qė nuk e kanė harruar.
« Asokohe, thosha me vete se, me pesėqind pesos, gjithēka mund tė ndreqej. I ndjeri don Lupe ishte vetėm, nuk kishte tjetėr veē gruan dhe dy fėmijė tė vegjėl, qė ecnin ende kėmbadoras. Pastaj vejusha nuk e ka ēuar gjatė dhe ka vdekur, nga mėrzia, thonė. Dhe tė vegjėlit i kanė marrė dhe i kanė ēuar diku larg prej kėtu, tek ca tė afėrm. Kėshtu qė, nga ana e tyre, asgjė pėr tu frikėsuar.
« Por njerėzit kanė nxjerrė shkas qė isha ende i paditur dhe madje nė arrati, thjesht pėr tė mė futur frikėn dhe vazhduar tė mė rrjepin. Sa herė qė dikush futej nė fshat, vinin tė mė lajmėronin : "Ka ca tė huaj kėtu rrotull, Juvencio."
« Atėherė, ngjitesha nė mal, shkoja tė humbisja nėpėr shkurre dhe ti kaloja ditėt duke ngrėnė lėpjeta. Madje nganjėherė duhej tė ikja nė mes tė natės, a thua se mi kishin lėshuar qentė nga prapa. Tėrė jetėn time, kėshtu ka qenė. Jo njė vit a dy, jo. Tėrė jetėn. » [...]
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt