Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Haruki Murakami

    Sa e njohim ne burrat vetveten?!

    HARUKI MURAKAMI

    Tani do t’ju rrėfej pak pėr veten time. Sigurisht, kjo histori ėshtė pėr Sumirėn, jo pėr mua. Megjithatė, unė jam ai me sytė e tė cilit tregohet historia-rrėfenja, se kush ėshtė Sumirja e ēfarė a bėrė ajo, ndaj dhe duhet tė shpjegoj pak gjėra edhe pėr narratorin. Me fjalė tė tjera pėr veten time.

    E kam shumė tė vėshtirė tė flas pėr veten. Pėrherė zihem gafil nga paradoksi i pėrjetshėm kush jam unė? Padyshim,askush nuk di mė shumė pėr mua se sa unė vetė. Por kur flas pėr veten, gjithė llojet e faktorėve tė tjerė - vlerat, standardet, caqet e mia si vėzhgues mė bėjnė mua, narratorin, tė pėrzgjedh dhe eliminoj gjėra rreth vetes sime, subjekt i narracionit. Gjithmonė mė ka pėrndjekur mendimi se nuk do tė jap njė tablo shumė objektive tė vetes.

    Kjo gjė duket se nuk e shqetėson shumicėn e njerėzve. Kur u jepet rasti, njerėzit janė tė drejtpėrdrejtė nė mėnyrė tė habitshme kur flasin pėr veten. “Unė jam i ndershėm dhe i hapur gjer sa tė shqyhesh gazit”, tė thonė, ose “Kam dy pare cipė unė dhe nuk para marr lehtė jetėn”. Ose: “Jam shumė i zoti pėr tė kuptuar ndjenjat e vėrteta tė tė tjerėve”. Por edhe shumė herė tė tjera kam parė njerėz qė thonė se tė tjerėt i lėndojnė lehtėsisht pa ndofarė arsyeje pėr tė qenė. Njerėz tė vetėquajtur tė ndershėm dhe pa komplekse, pa e kuptuar se ēfarė po bėjnė, pėrdorin gjithė ngazėllim justifikime egoiste pėr tė arritur ēka duan. Dhe ata “tė zotėt pėr tė kuptuar ndjenjat e vėrteta tė tė tjerėve”, mbyten nė lajkat mė tė tejdukshme. Vetėm kaq mė mjafton tė pyes: sa mirė e njohim nė tė vėrtetė vetveten?

    Sa mė shumė qė e mendoj, aq mė shumė mė pėlqen tė bėj njė kontroll tė temės unė. Dua tė di mė shumė rreth tė vėrtetės objektive tė gjėrave jashtė meje. Sa e rėndėsishme ėshtė bota e jashtme pėr mua, sa e mbaj unė masėn e ekuilibrit kur kam tė bėj me tė. Kėshtu do tė kisha njė kuptim mė tė qartė tė asaj se kush jam unė.

    Kėto janė llojet e ideve qė mė bredhėrinin nė mendje kur isha adoleshent. Si njė mjeshtėr ndėrtimi qė shtrin tė tendosur spangon dhe vendos tullat njėra pas tjetrės, edhe unė ndėrtova kėtė kėndvėshtrim - njė filozofi jete, pėr tė fuguar mė shumė. Arsyeja dhe spekulimi kanė luajtur pjesėn e vet nė formimin e kėtij kėndvėshtrimi, por nė mė tė shumtėn ai ėshtė ushqyer nė pėrvojat e mia. Dhe, meqė ra fjala pėr pėrvojėn, shumė episode tė dhimbshme mė mėsuan se pėrēimi i kėtij kėndvėshtrimi te njerėzit e tjerė nuk ishte gjėja mė e thjeshtė nė botė.

    Rezultati i gjithė kėsaj ishte se nė fėmijėri fillova tė skicoj njė kufi tė padukshėm mes vetes sime dhe tė tjerėve. Pavarėsisht me kė kisha tė bėja, unė mbaja njė largėsi tė paracaktuar, duke vėzhguar me kujdes sjelljen e personit qė ai tė mos afrohej mė shumė. Nuk e gėlltisja dot lehtė atė qė mė thoshin tė tjerėt. Pasionet e mia tė vetme ishin librat dhe muzika. Siē mund ta merrni vet me mend, bėja njė jetė tė vetmuar.

    Familja ime nuk shquhej pėr ndonjė gjė tė veēantė. Normale deri nė rėndomėsi dhe nė fakt, nuk di nga t’ia nis... Unė vetė u linda nė Suginami, por u shpėrngulėm nė Tsudanuma... Lagja ishte plot me familje nėpunėsish si e jona. Ime motėr ishte pėrherė mė e mira dhe nuk dilte as njė milimetėr jashtė fushės sė saj tė interesit. Ajo nuk e nxori kurrė shėtitje - qoftė dhe njė herė tė vetme - qenin tonė.

    Unė isha e kundėrta e motrės sime, s’e ēaja kokėn fort pėr mėsimet apo i sati isha nė klasė. Nuk doja qė prindėrit tė pikėlloheshin, ndaj bėja si bėja dhe shkoja nė shkollė, mėsoja minimumin e mundshėm dhe sa pėr tė kaluar. Pjesėn tjetėr tė kohės luaja futboll dhe plandosesha nė shtrat kur kthehesha nė shtėpi, duke lexuar romane tė tėrė. Asnjė kujdestar, asnjė orar i rėndė studimi pas shkolle. Edhe me kėtė regjim notat e mia nuk ishin aspak tė kėqija. Atėherė, me sa kuptova, me kėtė nivel, mund tė shkoja nė njė universitet tė hajrit, pa u stėrmunduar me studime e provimin e pranimit. Dhe ndodhi pikėrisht kėshtu.

    Fillova universitetin dhe zura njė apartament tė vogėl mė vete. Edhe kur jetoja nė shtėpinė nė Tsudanuma, as nuk kisha bėrė ndonjė bisedė tė ngrohtė me familjen time. Vėrtet jetonim nėn njė ēati, por prindėrit dhe motra mė dukeshin si tė huaj dhe as qė i kisha idenė se ēfarė kėrkonin nga jeta. E njėjta gjė ishte edhe pėr ata - as qė ia kishin idenė se ē’njeri isha unė apo se ēfarė doja tė bėja. Jo se unė vetė e dija ē’kėrkoja nė jetė - as unė nuk e dija. Mė pėlqente tė lexoja romane pėr tė hequr mendjen, por nuk shkruaja aq mirė sa njė shkrimtar; edhe tė qenit njė botues apo redaktor nuk diskutohej, sepse shijet e mia ishin ekstreme. Romanet duhej tė ishin thjesht pėr shijim personal, arsyetoja unė, jo pjesė e punės apo e studimit tė njeriut. Kjo ishte dhe arsyeja pse u diplomova pėr histori dhe jo pėr letėrsi. Nuk kisha ndonjė interes tė veēantė pėr historinė, por si fillova tė studioj, m’u duk njė subjekt shumė interesant. Nuk planifikoja tė vazhdoja mė tej studimet pasuniversitare dhe t’ia kushtoja jetėn historisė apo diēkaje tjetėr, edhe pse udhėheqėsi im ma kėshillonte njė gjė tė tillė. Mė pėlqente shumė tė lexoja dhe tė mendoja, por zor se mund tė quhesha tipi i akademikut. Siē e thotė edhe Pushkini:



    Nuk kishte shtysė tė rrėmonte pėr fitore

    Thellė nė pisllėkun qė kishte shtruar koha.




    Gjithė sa mė sipėr nuk nėnkuptonte qė unė tė gjeja punė nė njė kompani normale, tė mbėrthehesha nė rrugėn e konkurrencės sė pamėshirshme dhe tė pėrparoja hap pas hapi nė rrėpirėn rrėshqitėse tė piramidės kapitaliste.

    Ndaj, si proces i eliminimit, pėrfundova mėsues. Shkollėn e kam vetėm pak stacione larg me tren. Ndodhi qė im ungj ishte pjesėtar i bordit tė edukimit nė atė qytet dhe mė pyeti nė doja tė bėhesha mėsues. Si kisha ndjekur tė gjitha leksionet e detyrueshme pėr pedagogji, ndaj mė punėsuan fillimisht si asistent: por pas njė periudhe tė shkurtėr punė, u kualifikova si mėsues me kohė tė plotė. Nuk e kisha bėrė me plan tė bėhesha mėsues, por pasi u bėra, zbulova njė respekt mė tė thellė dhe dobėsi pėr profesionin qė as e imagjinoja se mund ta kisha. Nė tė vėrtetė, mė me saktėsi, duhet tė them se ndodhi qė zbulova vetveten.

    Unė rrija para klasės, ku nė ciklin e ulėt jepja mėsim mbi gjėra themelore, si gjuha, jeta, bota dhe zbulova se nė tė njėjtėn kohė, po i mėsoja vetes edhe njėherė kėto fakte elementare- tė pėrthithur mes syve tė mendjeve tė kėtyre fėmijėve. Kur bėhej nė mėnyrėn e duhur, kjo ishte njė pėrvojė rigjallėruese. Madje dhe e thellė. Shkoja mirė me nxėnėsit, nėnat e tyre, si dhe me kolegėt e mi mėsues.

    Por ende mė pengonte pyetja qendrore: Kush jam unė? Ēfarė po kėrkoj? Pėr ku jam nisur?

    Iu afrova me shumė pėrgjigjeve tė kėtyre pyetjeve kur bisedova me Sumirėn. Edhe pse, mė shumė se duke menduar pėr veten, e dėgjoja shumė i pėrqendruar atė qė tregonte. Mė bėnte gjithfarėlloj pyetjesh dhe po tė mos i pėrgjigjesha ose nėse pėrgjigja ime nuk kishte kuptim, ajo mė thoshte troē. Ndryshe nga tė tjerėt, ajo donte tė dėgjonte ndershmėrisht, sinqerisht, ēfarė kisha pėr t’i thėnė. Bėja ē’ishte e mundur t’i pėrgjigjesha dhe bisedat tona mė ndihmonin t’i hapesha mė shumė pėr veten - nė tė njėjtėn kohė, t’i hapesha edhe vetes sime.

    Kalonim orė tė tėra duke folur. S’lodheshim kurrė sė biseduari, nuk dilnim kurrė nga temat - romanet, bota, peizazhi, gjuha. Bisedat tona ishin mė tė hapura dhe intime si tė ēdo ēifti tė dashuruarish.

    Pėrfytyroja se sa e mrekullueshme do tė ishte po tė ishim menjėmend tė dashur. Digjesha pėr ngrohtėsinė e lėkurės sė saj mbi timen. E pėrfytyroja sikur ishim tė martuar dhe jetonim bashkė. Por duhej tė pėrballesha me faktin se Sumirja nuk kishte ndjenja tė tilla romantike pėr mua, e jo mė pastaj interes seksual.

    Kishte raste qė edhe flinte nė banesėn time, pasi kishim biseduar deri nė orėt e vona, por nuk ishte shfaqur kurrė as shenja mė e vogėl e romancės. Si vinte ora 2 a 3 e mėngjesit, asaj i hapej goja dhe plandosej nė krevat, zhyste kokėn nė jastėkun tim dhe e zinte gjumi menjėherė. Ndėrsa vetė hapja ndonjė shtrojė nė dysheme dhe shtrihesha, por nuk mė zinte gjumi, kokėn e kisha plot fantazi, mendime tė pėshtjelluara, tė neveritura mbi veten. Ndonjėherė, reagimet e pashmangshme fizike mė pikėllonin pa masė dhe rrija zgjuar si njė mjeran gjersa tė zbardhte.

    Ishte shumė e vėshtirė tė pranoja se ajo nuk kishte pothuajse asnjė ndjenjė, ndoshta fare-fare, pėr mua si burrė. Nganjėherė kjo mė lėndonte aq shumė, sa mė dukej sikur dikush mė gėrryente angrrat me thikė. Megjithatė, koha qė kaloja me tė ishte mė e ēmuar se gjithēka tjetėr. Ajo mė ndihmoi tė harroja ngjyrat e vetmisė sė jetės time.

    Zgjeroi zgripet e jashtme tė botės sime, mė ndihmoi tė bėja frymėmarrje tė thellė, tė lehtėsuar. Vetėm Sumirja do ta bėnte kėtė pėr mua. Qė tė lehtėsoja dhimbjen dhe mė shpresėn tė zhdukja ēdo tension seksual mes meje dhe Sumirės, fillova tė shkoja me femra tė tjera. S’po them se isha njė talent i madh me gratė: nuk isha. Nuk isha ai qė mund tė quani mashkull qė ēmend femrat dhe nuk kisha pretendime pėr ndonjė bukuri tė veēantė. Megjithatė, pėr ēfarėdo arsye, disa gra tėrhiqeshin prej meje dhe zbulova se po t’i lija gjėrat tė merrnin rrjedhėn e vet tė natyrshme, nuk ishte shumė e vėshtirė qė ato tė mė vinin pas. Kėto spėrdredhje tė vogla nuk ma ndezėn kurrė pasionin e zjarrtė, mė sė shumti njė lloj rehatie.

    Marrėdhėniet e mia nuk ia fshihja Sumirės. Jo se dinte ēdo gjė me detaje, thjesht nė vija tė pėrgjithshme. Kjo gjė dukej sikur nuk e bezdiste fare...

    Fragment nga romani “E dashura ime Sputnik”.


    12/08/2009

    STANDART
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Haruki Murakami; Njerėzit si vezė nė murin e pamposhtur: sistemi

    Haruki Murakami; Njerėzit si vezė nė murin e pamposhtur: sistemi

    PėRKTHEU: RAJASA SIMONI


    Haruki Murakami ėshtė romancieri mė i famshėm japonez. Sapo ka pėrfunduar sė shkruari njė roman lumė, mė i gjati nga tė gjithė: tė paktėn nėntėqind faqe. Por pėr tė cilin nuk do tė rrėfejė dramėn. “Sepse ėshtė e pamundur pėr ta shpjeguar, si nė tė gjithė librat e mi. Ky roman pastaj ėshtė akoma mė kompleks, plot personazhe, mistere, ndryshime tė papritura...”. Janė edhe disa skena terrori, por pėrgjithėsisht bėhet fjalė pėr njė histori dashurie. Titullin e ka zgjedhur para pak javėsh: “1Q84”, njė homazh dedikuar George Orwell. Ajo qė ndryshon ėshtė Q misterioze nė vendin e 9-ės, por “nė japonisht ideogramat Q dhe 9 shqiptohen nė tė njėjtėn mėnyrė”, - shpjegon





    Vizita e Haruki Murakami nuk ka kaluar pa rėnė nė sy. Pavarėsisht rekomandimeve tė tij, - i urren turmat, vuan nga agorafobia dhe i krijon vuajtje fotografimi, - shtėpia botuese e tij spanjolle nuk ka arritur ta mbajė tė fshehtė. Kanė ardhur dhjetėra kėrkesa pėr njė intervistė. E kemi arritur rastėsisht, duke e takuar ndėrsa bėnte vrap nė plazhin e Barcelonės. Romancieri i famshėm vinte kėmbė pėr herė tė parė nė Spanjė: gazetarė dhe lexues formonin radhė tė gjata nė portat buzė vendeve ku parashikohej prezenca e tij.

    Por, ėshtė tashmė shumė i njohur diskrecioni i tij. “Nuk dua qė imazhi im tė pėrhapet tepėr”, - shpjegonte nė njė prej pauzave mes njė takimi dhe njė tjetri, pėr tė justifikuar refuzimin pėr ta fotografuar. “Mė mjafton qė lexuesit tė vazhdojnė tė blejnė librat e mi dhe t’i duan ata. Nė Tokio zakonisht mė dallon kush jam vetėm njė person nė javė, nė New York njė nė ditė, nuk kam aspak qėllim ta rris kėtė media”.

    Dėshiron tė jetojė i qetė Murakami. Ēdo mėngjes zgjohet nė orėn 04:00, noton dhe vrapon tė paktėn njė orė, sepse, mendon, “tė jesh nė formė fizikisht ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė qenė nė formė mendėrisht”. Menjėherė mė pas i vihet punės nė studion qė mban emrin e njė prej personazheve mė tė adhurueshėm tė Zogut, qė udhėtonte jetėt e botės: Cinanamon Inc. Nė kėtė zyrė, tė vendosur nė lagjen luksoze Omete-Sando, gjenden tė paktėn tre persona tė impenjuar nė menaxhimin e fenomenit Murakami.

    “Ndonjėherė ndjehem njė ndėrmarrje, njė makinė qė nuk ndal sė prodhuari, e menaxhuar dhe e drejtuar nga tė tjerė”, - rrėfen. Nė Spanjė, autori i “Tokyo Blues” (Norwegian Wood) erdhi tė merrte njė ēmim tė caktuar nga studentėt e Universitetit tė Santiago de Copostela. “Njė njohje e veēantė, me njė juri tė re. Jo si Nobel-i, njė ēmim pėr tė moshuar, se mos jam unė kaq i vjetėr...”, thotė. Ndihet i tėrhequr nga njohja pėr tė cilėn kritikėt e gjithė botės e mbėshtesin prej vitesh? Aspak, pėrkundrazi, nuk e ka tė nevojshme. Sapo ka pėrfunduar sė shkruari njė roman lumė, mė i gjati nga tė gjithė: tė paktėn nėntėqind faqe. Por pėr tė cilin nuk do tė rrėfejė dramėn: “Sepse ėshtė e pamundur pėr ta shpjeguar, si nė tė gjithė librat e mi. Ky roman pastaj ėshtė akoma mė kompleks, plot personazhe, mistere, ndryshime tė papritura...”.

    Janė edhe disa skena terrori, por pėrgjithėsisht bėhet fjalė pėr njė histori dashurie. Titullin e ka zgjedhur para pak javėsh: “1Q84”, njė homazh dedikuar George Orwell. Ajo qė ndryshon ėshtė Q misterioze nė vendin e 9-ės, por “nė japonisht ideogramat Q dhe 9 shqiptohen nė tė njėjtėn mėnyrė” - shpjegon.

    Ėshtė edhe pėr kėtė arsye (sepse pas dy vjetėsh punė tė pandėrprerė e kishte tė nevojshme tė bėnte pushime), qė Murakama ka pranuar tė ndėrpresė izolimin dhe tė vizitojė njė vend ndaj tė cilit ka ushqyer gjithmonė njė kuriozitet tė madh. Nė Galicia qėndroi mė pak se dy ditė, koha e duhur pėr t’u dashuruar me kuzhinėn vendase dhe pėr t’i lejuar bashkėshortes, Yoko, tė njohur nė universitet dhe gruaja e vetme me tė cilėn ka pasur njė marrėdhėnie sentimentale, tė blejė ndonjė veshje. Nė Madrid, Murakami thotė tė jetė emocionuar para Guernikės sė Pikasos dhe penduar qė nuk kishte mundur tė vizitonte Muzeun e Prados. Ka arritur megjithatė tė bėjė njė vrap tė pėrditshėm mėngjesi (nė Itali do tė dalė nė vjeshtė “Pėr ēfarė flas kur flas pėr tė vrapuar”, them pėr “Einaudin”), ashtu si i kishte kėshilluar trajnuesi i tij personal, njė japonez qė nė 1992 kishte arritur i dyti nė Olimpiket e Barcelonės.

    Dhe qyteti qė e ka befasuar mė tepėr ka qenė kryeqyteti katalan: “I bukur, i pastėr dhe plot me njerėz me syze dielli dhe trendi”, referim i turistėve italianė qė enden nėpėr qytet dhe kuptojnė vetėm fare pak.

    “Ky tipi insiston tė shkojė nė kėmbė kudo”, - thoshte nėpėr gazeta, i dėshpėruar shoferi i tij, Jordi Castella. Edhe ai shofer, njė njeri jo dosido: nė karrierėn e tij ka sjellė rrotull e shėtitur nėpėr Barcelonė, mes tė tjerėve, Bruce Springsteen, Mick Jagger, Tom Cruise dhe Leonardo Di Caprio, por si ky japonez nuk kishte parė kurrė. I turpshėm, i heshtur dhe i dashuruar me sportin dhe muzikėn. Jordi edhe i ka organizuar Murakamit njė vizitė, sigurisht nė kėmbė, nė dyqanet me disqet mė tė mira tė qytetit. Me sa duket shkrimtari, qė i ri drejtonte njė bar jazz, Peter Cat-in (nga emri i njė prej maēokėve tė tij tė adhuruar), ka sjellė nė shtėpi disa bizhuteri tė blera posaēėrisht nga Amerika Latine. Tani qė koleksioni i tij prej dhjetėmijė disqesh do tė pasurohet edhe mė tepėr, dhe proza e tij do vazhdojė tė rrjedhė si njė melodi.

    “Ritėm, harmoni dhe improvizim, janė tre elementėt qė jazz-i mė ka transmetuar dhe qė unė aplikoj nė tė shkruar”, - thotė. Anekdota pėr tė treguar mbi eksperiencėn spanjolle tė Murakamit ka plot. E sigurt ėshtė qė nė Barcelonė hijen e tij sugjestive e ka bėrė tė kumtojė, e ka bėrė tė dallohet.

    Regjisorja katalanase, Isabel Coixet, qė e ka intervistuar nė njė konferencė nė tė cilėn kanė asistuar 320 persona, ndėrsa jashtė ambientit 500 njerėz tė tjerė prisnin tė hynin, ka qenė ndėr tė parat qė ka deklaruar se ky autor i ka ndryshuar jetėn, pasi pat thėnė qė filmi qė regjisori Anh Hung Tran-ai i “Era e papajės se gjelbėr”, qė po xhiron nė Japoni nga “Norwegan Wood”, do tė kishte dashur pikėrisht ta kishte bėrė ajo. Sepse Murakami di tė pėrshkruajė si asnjė tjetėr eksperienca orinike dhe udhėtime purifikuese, gjithnjė nė limitet mes realitetit dhe imagjinatės, edhe duke u vetėquajtur se ėshtė “personi mė normal dhe mė pak ėndėrrimtar” qė njoh.

    Ka filluar tė shkruajė vonė, pothuajse tridhjetė vjeē. Iluminimi i buron ndėr deje, rrėfen, njė ditė pranvere, ndėrsa pinte njė birrė dhe ndiqte njė ndeshje bejsbolli nė televizion.

    Njė person i ēuditshėm, i jashtėzakonshėm dhe mrekullisht normal nė tė njėjtėn kohė. Para se ta njohė, njė njeri mund tė mendojė pėr Murakamin njėmijė gjėra: somnambul, i pagjumė, paranojak dhe i nxituar.

    Pėr stilin e jetės sė tij Murakami flet duke transmetuar mėrzi. Kur i bėhet njė pyetje qė ka tė bėjė me njė roman tė tijin, thotė me pafajėsi ēarmatosėse, dhe mes heshtjesh tė gjata, qė nuk di pėr se bėhet fjalė. Por, thotė, “nėse jeni i sigurt ju, e besoj: problemi ėshtė qė nuk rilexoj kurrė atė qė shkruaj, dhe kam njė tendencė tė tmerrshme pėr tė harruar”.

    Po tė mos ishte ndėrhyrja me vend dhe gjithnjė shumė e pikasur e sė ėmblės bashkėshorte Yoko, do tė ishim akoma duke diskutuar se si quhet ai tipi qė flet me macet buzė plazhit tek “Kafka”.

    E pastaj, Murakami fsheh ēdo lloj teorizimi mbi punėn e tij: “Nuk kam ndjerė kurrė nevojėn pėr t’i komunikuar apo raportuar e thėnė diēka botės. Vetėm pasi ėshtė nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara kam kuptuar qė populli japonez jeton nė njė sistem qė izolon njerėzit. Nėse nuk bėn pjesė nė njė ndėrmarrje, nuk je askushi. Kur jam kthyer nė Tokio, kam menduar se njerėzit janė si vezė qė thyhen pėrkundėr njė muri tė pamposhtur: sistemi”.

    Por pėrbetohet se nuk dėshiron ta ndryshojė botėn me veprėn e tij. Pėr kėtė, ka shumė mundėsi, nuk do marre kurrė njė “Nobel”. Pak i impenjuar dhe tepėr i mirėqenė, edhe pse Underground-i i tij i menēur ka arritur tė verė nė lėvizje ndėrgjegjen e shumė njerėzve nė Japoninė e tij.

    Por nėse konsiderohet kaq normal, si ia bėn pėr tė krijuar histori dhe personazhe kaq tė veēantė? “Vijnė jashtė dhe shfaqen vetė, kur shkruaj mė presin nė njė lloj pylli tė errėt ose zbres nė njė pus tė errėt pėr tė vizituar anėn time tė errėt, natėsore, dhe pėr tė takuar alteregon time”, - shpjegon duke iu referuar disa prej elementėve me tė hasur nė romanin e tij, “por me pėrfundimin e punės dal gjithnjė qė aty, sepse jam njė prefesionist. Nėse do tė jetoja nė pyllin plot me rreziqe apo nė pusin pa dritė, ka shumė mundėsi qė nuk do tė mund ta pėrshkruaja kurrė kėtė eksperiencė timen”.

    Nga gazeta “Il Venerdi”, Barcelonė


    19/09/2009

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •