"Fiera del Levante" medalje biznesit
--------------------------------------------------------------------------------
Shoqėria italiane "Fiera del Levante", akordoi tė mėrkurėn nė mesditė nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė, dhėnien e diplomės dhe medalies sė artė shoqėrisė "Meat Master", fabrika e sallamit Shkodėr. Diploma e dhėnė pėr pjesėmarrjen dinjitoze tė kėsaj shoqėrie nė edicionin e katėrt tė "Fiera del Levante" nė Shqipėri u organizua nga i deleguari zyrtar i "Fiera del Levante" pėr Shqipėrinė nė zonėn e Ballkanit, Klik Ekspo Klik. Drejtori i Klik Ekspo Klik, Luhan Muhametaj, tha gjatė ceremonisė se, "Kompania Meat Master" ėshtė njė nga kompanitė mė tė njohura nė prodhimin dhe shitjen e produkteve tė mishit. Ajo ėshtė vlerėsuar nga ekspertėt e ushqimit si pėr cilėsinė dhe tregtimin e tij nė tregjet e vendit dhe nė ato ndėrkombėtare". Meat Master ka filluar aktivitetin e saj nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1993 si njė ndėrmarrje tregtare me kapital fillestar me vlerė modeste. Nė vitin 1997 ndėrmarrja zgjeroi aktivitetin edhe nė pėrpunimin e mishit dhe prodhimet e sallamit, ndėrsa nė vitin 98 vėllezėrit Kimēa, kryen njė investim nė fushėn e industrisė pėrpunuese tė mishit me vlerė 500 mijė USD pėr prodhimin e 7-10 ton mish tė pėrpunuar, tregėtimin e sė cilės e realizon nė qytetet kryesore tė vendit. Sipas Ndrek Kimēės, njė nga presidentėt e shoqėrisė, aktualisht kapitali i investuar nė biznesin e tyre kap shifrėn 1 milion USD, gjė e cila tregon rritjen e kapacitetit prodhues, cilėsisė dhe teknologjisė bashkėkohore nė industrinė e pėrpunimit tė mishit. Vitet e fundit, kjo shoqėri krahas prodhimit dhe pėrpunimit tė mishit, vepron edhe nė aktivitetin tregtar.
Di njeri dicka me shume per kete firme?
Krijoni Kontakt