Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 85
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Zoti Agim !
    Une do te deshiroja qe nga intelektuale si ju ti jepet rinise se sotme nje udhezim sa modern po dhe aq tradicional persa i perket muzikes shqipetare.
    Sic e dime Muzika Shqiptare per nje arsye ose tjetren te le per te deshiruar, dhe ne qofte se ne do te pajtohemi me kete nivel atehere kjo do te leje pasoja ne brumimin e brezave te ardheshem
    Pse e them kete :
    Vajta ne nje Reisebüro ne Gjermani tek nje person qe ju e njihni(Remi) dhe tek vitrinat e tij ve re nje kasete ku thuhesh MUSIKE POPULLORE SHQIPETARE
    Me nje gezim e bleva dhe me te arrtitur ne makine e vura menjehre kasseten te luante, cte degjoj Llahtari

    Ja dhe teksti

    O moj nona ime
    pse mle ti jetime
    skalohet jeta non
    ktu ne gjermonie
    la la la
    oj moj goce e vogel sa e bukur je

    me thene te drejten u zhgenjeva dhe i premtova vehtes qe mos te blej me kasseta shqipetare.

    Ne kemi mjaft kengetare qe duhet te mburremi sic kemi tenorin e shquar Kastriot Tusha, Gjebrean, Nallbanin, ectj
    Pra ju takon juve qe te beni thirrje, persa i perket kultures shqiptare,te propogandoni te bukuren, kulturen,artin e vertete qe kurre nuk do te shuhet
    Une kam mjaft besim tek ju mbasi e di“qe kujt i drejtohem!
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Der Albaner

    Tė lexova mik me vėmėndje. Jam gati tė mbaj qėndrim tė rreptė pėr temėn qė cekni ju. Keni shumė tė drejtė. Muzika dhe tekstet qė fabrikohen nga disa komercialistė tė kėngės "shqiptare" po bėhen kangrena e artit tė vėrtetė. Kanė dalė nė shitje "albume" muzikore pa pikė vlere. Dalin disa kėngėtare qė kanė vetėm shallė, cica dhe kėrthizė e bėjnė striptizė. Asnjė vlerė nuk kanė pėr mua disa tema qė ceken nė kėngėt mizerabile tė disa kėngėtareve. Pra nėse do shprehesha me gjuhėn e vrazhdėt, ėshtė ēelur BORDELLI i kėngės, ku kurvėrojnė me dhjetra krijues, qė janė veē DIVERSANTĖ tė parashutuar nė Mbretėrinė e Kėngės. Kur dėgjoj Edona Llalloshin me kėngėt e saj, kėnaqem, qofshin fjalėt apo melodia e shkruar nga kolegėt e mij mėmrekullon. Kohėt e fundit i kam bėrė disa kėngė Edonės, ku hė pėr hė ėshtė bėrė mė e pėlqyeshmja pėr admiruesit e kėngės "Do t'a laj borxhin me dashuri!".
    Nėse kėngėtari kėndon kėngė jevgjite (magjypisht), FAJIN e kanė autorėt e kėngės, jo interpretuesi!!! Nėse njė kėngėtare e rü, qė sapo del me njė kasetė apo CD shkon tė realizojė albumin e vet me autorė mediokėr qė veē shesin e shesin pa pikė pėrgjegjėsije dhe ndėrgjegje artistike - unė nuk mund tė BOJKOTOJ ata! Ata livadhisin pėr sa kohė nuki ka cenzurė! Cenzura - do tė thotė kontroll i rreptė pėr cilėsinė dhe vlerat qė sjell filan kėngė! Kėtu nukm bėhet fjalė pėr cenzurė si ajo qė funksiononte nė kohėn e diktaturės! Larg qoftė!
    Dėgjoj dhe mė vjen pėr tė vjellė disa "kėngė" anadollake me tekste pa asnjė vlerė, dhe pyes vehten "si mundet vallė tė bėhet njė plehrė e tillė artistike?"....
    Tė shkruash kėngė e tė jetojė kėnga nuk ėshtė e lehtė. Fatkeqėsija e dashamirėsve tė kėngės ėshtė qė vlersojnė kėngėtaren dhe jo krijuesin e kėngės. Nuk mund tė shahet Adelina Smajli pėr ato kėngė banale si "shko nė rrotė tė samės" apo "s'ka ēmė duhet Gjermanija!" etj. etj. Ajo shumė mirė bile i interpreton, por kur "i del yndyra kėngės" padyshim qė do pėrfundojė nė plehra! Njė herė, dy herė tė duron tjetri, por pastaj nuk ta blen mė kasetėn apo CD-nė.
    Megjithatė pėrgjithėsisht kėnga kėto vitet e fundit ka ecur mirė. Unė me Edmond Zhulalin kam shkruar prej qershorit 1998 deri mbrėmė rreth 103 kėngė pėr Kosovėn! (Po tė kujtoj tė gjitha kėngėt patriotike qė kėndon Arif Vladi, Leonora Jakupi, Manjola Nallbani, Lejdina Celo, Kastriot Tusha, Niman Mushkolaj, Sabri Fejzullahu, Eli Fara, Shkurte Fejzo, Edona Llalloshi, Shyhrete Behluli, etj.etj. Por disa tė rinj vlersojnė mė shumė kėngėtare qė pėrveē bukurisė njerzore nuk kanė asnjė bukuri artistike dhe vlerė artistike nė "kėngėt" qė kėndojnė!
    Mjer ata dhe mjer ne!
    Unė pėr vehte nuk do tia lejoj vehtes kurrė qė tė shkruaj tė "atilla kėngė".
    Po punoj dhe kam pėrfunduar njė cikėl me kėngė pėr dashurinė. Jam duke bėrė njė ALBUM pėr Nikoll Niik Prelėn qė asht njė mjeshtėr i kangės! kam pėrfunduar njė Kangė Hymn pėr Krye Intelektualin UKSHIN HOTIN!!!!! Etj. etj.
    Mė shkruaj i dashur tė pėrshėndes!
    Agimi

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    I nderuar Zoti Agim, ne nje teme tjeter ku ja kam vene titullin Muzika Komerciale Shqipetare kam ngritur kete problem qe eshte bere gangrene jo vetem per Jashte Shqiperise por edhe ne Shqiperi. Ja ēfare kam shkruajtur aty.
    "Po shoh pėrditė tek nje TV Shqipėtar (B.B.F) hite te ndryshme me muzikė gjoja Shqipėtare. Ėshtė pėr ta falenderuar TV- BBF pėr nismėn qė ka marė,por unė nuk kuptoj mirė muzikėn qe kėto hite na pėrcjellin, sepse unė shoh thjesht pėrkthime tekstesh dhe muzika ėshtė e huaj. Gjithashtu reklama qė i bėhet kėtyre kėngėtarėve ėshtė nga mė fallcot, psh. (Doli disku i ri kėngėtarit tė madh Shqipėtar MOLI) nuk di nėse e ka dėgjuar njeri apo jo.E hapa kėtė temė sepse do mė dukesh mė mirė sikur kėto televizione te jepnin mė shumė muzike me taban Shqipėtar se sa kėngė Greke,Turke etj dhe pastaj i quajmė dhe kėngėtarė tė mėdhenj dhe ne shkojmė ju blejmė dhe disqet dhe kėshtu kėta kėngėtarė tė mėdhenj vazhdojnė dhe bastardojnė muzikėn tonė."

    Mendoj se do te ishte me mire qe te kontaktohesh me shtepite e ashtuquajtura diskografike Shqipetare per ti bere dhe ata te ndergjegjeshem qe te lejojne vetem kenge te mirfillta shqiptare te kenduar nga kengetare qe kane ze pe te kenduar dhe jo trup per te zbuluar apo per te striptizuar se me duket se nga qefi mund te fillojne te kendojne dhe parlamentaret tane se kujtojne se kane ze dhe ata!
    Une e di qe ne plan te pare eshte komercializmi por them qe duhet te pakten dhe pak shqiptarizem ne kenget tona, sepse do te vine breza te tjere dhe do te kujtojne se ne nuk kemi pasur muzike kurre dhe kultura jone e te kenduarit eshte kjo qe degjojme ne keto televizione (BBF).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga peshkatari : 04-12-2002 mė 14:20
    instruktori

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    3
    Pershendetje si nje adhuruese e muzikes shqiptare do te te doja tju pergezoja per kete teme dhe nisme qe keni marre.
    Por dicka me beri pershtypje me ju Zoti Doci qe ne radhitjen e kengeve qytetare shqiptare keni me vene ate Shkodrane,Korcare dhe Elbasanase.Sidomos nga ana juaj si kompozitor nuk arrij te kuptoj si keni harruar te permendni te madhin kompozitor te muzikes popullore te shqiperise se mesme Isuf Myzyri ,kenget e se cilit sjane harruar dhe skane per tu harruar ndonjehere por qe nuk moren vleresimin e duhur nga regjimi i asaj kohe .
    This world will be a better world when the power of love replaces the love of power.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ballakume,
    Mos u nxito! Myzyri eshte nderi i kombit nė muzikėn tonė kombėtare. Isuf Myzyri ėshtė "Lasgush Poradeci" i muzikės qytetare. Lexo mė pėrpara dhe do e shikosh sesa respekt kam unė pėr vlerat kombėtare tė kėngėve Shkodrane, Elbasanase, Vlonjate, Korēare, Pėrmetare etj. Lexo tė lutem mė pėrpara se ēfarė kam shkruar!
    Agimi

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Zoti Agim!
    Jam nje i pasionuar i muzikes se lehte shqipetare dhe ajo qe me intereson ne kete moment eshte se cila kenge nga koleksioni i juaj i bujshem eshte ajo te cilen ju e konsideroni xhevahir i krijimtarise suaj muzikore?
    ju pershendes perzemersisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zorraxhiu : 19-01-2003 mė 15:52

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Te dashur ju qe qendroni prapa webfaqes Fajtori .com

    Me kot kerkoja nje faqe ku do te munde te te degjoja kenget qe me nuk transmentohen neper valet e radiove tona e qe ne te vertet(bile per mua) paraqesin nje thesar te pacmuar ne gjithe historine e krijimtarise sone muzikore e qe tani jane te lanuana menjane dhe te etiketuara(si kenget poashtu edhe kengetaret) dihet se per cka e te mos e perseris banalitetin.Ajo eshte nje krijimtari qe eshte krijuar nga artistet tone me te spikatur pa mare parasysh se ne cfare kohe kane jetuar dhe cfare ideale dhe enderra ajo kohe ka patur.Ne kohen prezente vagabondet e muzikes sone te lehte po edhe asaj poullore po e shfrytezojn me te madhe nivelin e ulet te kultures muzikore qe mbreteron (posacerisht ne disa mjedise ne Kosove) qe te lansojne kenge te coroditura me greqizma,turqizma e maxhupizma qe te vjen te vjellesh kur i degjon padashje.
    Gati sa s'qava nga gezimi e mallengjimi kur hasa ne faqen tuaj dhe kur degjove kenget e Vace Zeles,Ema Qazimit,Kozma Dushit,Anita Takes....

    Ju lutem shume qe nese eshte e mundur qe ne faqen tuaj te na sillni edhe kengetare te tjere te mrekullueshem si Luan Zhegu,Avni Mula,Mentor Xhemajli,Kastriot Ago,Gaco Cako,Bashkim Alibali,dy vllezer te mrekullueshem qe ua harrova emrin per momentin,Gjergj Sulioti,Frederik Ndoci,nje kengetar me mbiemrin Papapano,etj.
    Nuk do te kishte gezim me te madh per mua,gurbetqarin kosovar sikur edhe nje here ta kisha mundesin ta degjoj 'PER TY ATDHE' te kenduar nga Mentor Xhemajli qe per mua eshte nje kenge ne rang gati te njejte me hymnin tone ose kengen 'NE CDO ZEMER NJEHER TROKET' te kenduar nga Frederik Ndoci,nuk ka para qe do ta kishin paguar nje CD me kenge te zgjedhura nga keta artist te mrekullueshem.

    shume te fala

    Alimani2003@yahoo.ca

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Alimani 2003!!!!

    ZOTI ZORRAXHI!
    Janė shumė kangė qė mua mė pėlqejnė. Po personalisht nuk kam ndėr mend me pėrmend kangėt e mija por dy autorė:
    Limoz Dizdari - "gjethet e dafinės" Xh. Spahiu - kėnd. G. Cako
    Luan Zhegu - "Fal!" A. Boshnjaku - kėnduar Lejdina Celo!

    Tė tjerat kangė qė ju pėlqeni dhe nuk e dini autorin, mė pyesni dhe unė jua jap emrat me kėnaqėsi. Njė pyetje qė mė drejton mua se "cila ėshtė kanga ime qė vlersoj ma shumė" - ENDE NUK E KAM SHKRUAR ATĖ KANGĖ!
    me respekt Agimi

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2002
    Vendndodhja
    Suedi, Malmo
    Postime
    6
    I dashur Agim
    A keni bere apo keni menduar te beni nje kenge per vellaun tone Azem Hajdari ashtu si din vetem ti. Nese keni ber dergoma nje tekst. Ti e din se ai pelqente kenget.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Zoti Agim
    Nga posti juaj fillimtare i ketij topiku qe JU e inicuat une kam mundur te kuptoj se cilet jane ato kenge te autoreve te tjere qe Juve ju "shkojne per zemre",por ama une Ju pyeta konkretisht per kenget qe Ju i keni shkruar e pasi Ju nuk me dhate nje pergjegjeje po Ju propozoj(nese keni kohe,kuptohet) qe te me beni nje liste prej 10 (dhjet) kengeve te Juaja favorite me perjashtim te "E duam lumturine"(sepse dyshoj se mu kjo eshte favoritja Juaj) e une do ti ve ne renditje dhe jam i sigurt se ajo renditje do te perputhet plotesisht me renditjen qe Ju do ta kishit bere,dhe pastaj Ju vetem keni per te konformuar-Po- ose mohuar -Jo,dhe une me s'do tju bezdis. A e pranoni kete "challenge"?

    Me nderime

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •