Solana dhe Paten arrijnë sot në Kosovë


Prishtinë, 24 mars (Kosovapress) Time: 08 : 27

Komisionari i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kristofer Paten dhe përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri evropiane, Havier Solana, do të vizitojnë të mërkurën Kosovën, ku do të takohen me udhëheqës të institucioneve vendore, UNMIK-ut dhe KFOR-it.

marrë nga kosovapress.com

Shpresojmë se edhe këta do të jenë për zgjidhjen e menjëhershme të statusit të Kosovës me një referendum gjithëpopullor atje që dtth ribashkim me Shqipërinë sepse kështu edhe është e vetmja mënyrë për të arritur standardet për të cilat jemi shprehur mijëra herë deri tani. Me zgjidhjen e statusit edhe serbët më nuk do të nxjerrin probleme sepse humbasin shpresat për të çnukur ndonjë gjë nga Kosova sikur kanë çnukur nga trojet tjera shqiptare në të kaluarën dhe edhe shqiptarët nuk do të kenë më asnjë arsye as teorike që të krijojnë probleme ndëretnike sepse kjo është gjithë çfarë ata duan.