Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës

    Fushata ndërkombëtare për Pavarësinë e Kosovës

    Thirrje për Veprim

    Kongresmenët Henry Hyde, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, dhe Tom Lantos, anëtari më i lartë Demokrat në këtë Komitet, i kanë dërguar një version të ri të letrës “Të Nderuar Kolegë” dhe një kopje të Rezolutës 28 të Kongresit, e cila thërret Shtetet e Bashkuara që të deklarojë përkrahjen për pavarësinë e Kosovës tash, të të gjithë 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara më 20 Janar 2004.

    Ne i bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve kudo në Ballkan dhe të gjithë njerëzve të interesuar për drejtësi dhe paqe afatgjatë në Evropën Juglindore që të përkrahin hapat kaq të rendësishëm që kanë ndërmarrë Hyde dhe Lantos, liderë të politikës së jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, për t’u siguruar që Kosova dhe Ballkani të jenë të lirë, sigurtë, demokratikë, dhe përparimatarë. Tani është koha për veprim. Ju lutemi, tregoni përkrahjen tuaj duke shënuar emrin dhe adresën tuaj në kutinë e dedikuar anash.

    Sinqerisht,

    Bordi i Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane

    Peticion
    Për Presidentin George W. Bush:

    Ne të poshtë-nënshkruarit i bëjmë thirrje administratës së SHBA-ve që të përkrahë kalimin e Rezolutës 28 të Kongresit, e cila thërret Shtetet e Bashkuara që publikisht të përkrahë pavarësinë e Kosovës tash dhe krijimin e një shteti sovran e demokratik të Kosovës, në të cilin rregulla e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve etnike apo fetare do të respektoheshin, si mënyra e vetme drejtë paqës dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.

    H. RES. 28

    Expressing the sense of the House of Representatives that the United States should declare its support for the independence of Kosova.

    Whereas the United States and the international community recognize that a right to self-determination exists as a fundamental right of all people;

    Whereas Kosova was constitutionally defined as a sovereign territory in the First National Liberation Conference for Kosova on January 2, 1944, and this status was confirmed in the Constitution of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia adopted in 1946, and the amended Yugoslav constitution adopted in 1974 preserved the autonomous status of Kosova as a de facto republic;

    Whereas prior to the disintegration of the former Yugoslavia, Kosova was a separate political and legal entity with separate and distinct financial institutions, police force, municipal and national government, school system, judicial and legal system, hospitals and other independent organizations;

    Whereas Serbian dictator Slobodan Milosevic rose to power in 1987 on a platform of ultra nationalism and anti-Albanian racism, advocating violence and hatred against all non-Slavs and specifically targeting the Albanians of Kosova;

    Whereas Slobodan Milosevic subsequently stripped Kosova of its self-rule, without the consent of the people of Kosova;

    Whereas the elected Assembly of Kosova, faced with these intolerable acts, adopted a Declaration of Independence on July 2, 1990, proclaimed the Republic of Kosova, and adopted a constitution on September 7, 1990, based on the international legal principles of self-determination, equality, and sovereignty;

    Whereas in recognition of the de facto dissolution of the Yugoslav federation, the European community established principles for the recognition of the independence and sovereignty of the republics of the former Socialist Federal Republic of Yugoslavia and Kosova fully satisfied those principles as a de facto republic within the federation;

    Whereas a popular referendum was held in Kosova from September 26-30, 1991, in which 87 percent of all eligible voters cast ballots and 99.87 percent voted in favor of declaring Kosova independent of the Socialist Federal Republic of Yugoslavia;

    Whereas, from the occupation of Kosova in 1989 until the North Atlantic Treaty Organization (NATO) military action against the Milosevic regime in 1999, the Albanians of Kosova were subjected to the most brutal treatment in the heart of Europe since the Nazi era, forcing approximately 400,000 Albanians to flee to Western Europe and the United States;

    Whereas in the spring of 1999 almost 1,000,000 Kosovar Albanians were driven out of Kosova and at least 10,000 were murdered by the Serbian paramilitary and military;

    Whereas Slobodan Milosevic was indicted by the International War Crimes Tribunal and extradited to The Hague in June 2001 to stand trial for war crimes, crimes against humanity, and genocide in Kosova, Bosnia, and Croatia;

    Whereas the United Nations established Kosova as a protectorate under Resolution 1244, ending the decade long Serbian occupation of Kosova and Milosevic's genocidal war in Kosova;

    Whereas Kosovar Albanians, together with representatives of the Serb, Turkish, Roma, Bosniak, and Ashkali minorities in Kosova, have held free and fair municipal and general elections in 2000 and 2001 and successfully established a parliament in 2002, which in turn elected a president and prime minister;

    Whereas 50 percent of the population in Kosova is under the age of 25 and the unemployment rate is currently between 60 and 70 percent, increasing the likelihood of young people entering criminal networks, the source of which lies outside of Kosova, or working abroad in order to survive unless massive job creation is facilitated by guaranteeing the security of foreign investments through an orderly transition to the independence of Kosova;

    Whereas the Kosova parliament is committed to developing a western-style democracy in which all citizens, regardless of ethnicity, are granted full human and civil rights and are committed to the return of all noncriminal Serbs who fled Kosova during and after the war; and

    Whereas there is every reason to believe that independence from Serbia is the only viable option for Kosova, after autonomy has failed time and time again: Now, therefore, be it

    Resolved, That it is the sense of the House of Representatives that the United States should -
    (1) publicly support the independence of Kosova and the establishment of Kosova as a sovereign and democratic state in which human rights are respected, including the rights of ethnic and religious minorities, as the only way to lasting peace and stability in the Balkans;

    (2) recognize the danger that delay in the resolution of Kosova's final status poses for the political and economic viability of Kosova and the future of Southeast Europe;

    (3) work in conjunction with the United Nations, the North Atlantic Treaty Organization, and other multilateral organizations to facilitate an orderly transition to the independence of Kosova; and

    (4) provide its share of assistance, trade, and other programs to support the government of an independent Kosova and to encourage the further development of democracy and a free market economic system.

    Ata që duan të kontribojnë për Fushatën Nderkombetare për Pavarësinë e Kosovës Tash mund të na shkruajnë në: Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, P.O. Box 70, Ossining, NY 10562, USA, apo të klikojnë në linkun "Become a Member" (Bëhu Anëtar) në faqën e internetit www.aacl.com për të marrë instruksione të mëtutjeshme, apo mund edhe të na telefononi në 1-914-762-5530.



    THE INTERNATIONAL CAMPAIGN FOR THE INDEPENDENCE OF KOSOVA NOW

    Nënshkruani peticionin duke shtypur linkun e mëposhtëm
    http://www.albanianstudentsinternati...m.php?lang=alb
    ose nëpërmes faqes së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane www.aacl.com
    Poashtu njoftoni të afërmit tuaj dhe të gjithë që njihni për të firmosur këtë peticion.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Henry Hyde bën thirrje për shpejtimin e pavarësisë së Kosovës

    Në Prill, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, do të shënojë solemnisht në Nju Jork - 15 vjetorin, e të parit lob shqiptar në Amerikë. Nën slloganin "Zëri i Kombit Shqiptarë në Uashington DC dhe në Botë", kjo organizatë lobiste, në kuadrin e një fushate të porsa shpallur me moton: "Pavarësi për Kosovën Tash" pas zhvillimeve më të fundit në Kosovë, u takua në kryeqytetin amerikan, me kryetarin e Komisionit për Marredhëniet me Jashtë, përfaqësuesin ligjistativ të Ohaios, zotin Henry Hyde. Ligjvënësi Hyde, njeri i afërt me Lidhjen Qytetare, njihet dhe si përkrahës i fort i pavarësisë për Kosovës. Ligjvënësi Hyde, gjatë një darke këtë fundjave me disa anëtarë të këshillit drejtues të Lidhjes qytetare Shqiptaro Amerikane, e kryesuar, kjo nga ish-kongresmeni Xhozef DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojs, këshilltare e çështjeve ballkanike, u shpreh se ishte i kënaqur që po takohej përsëri me miqtë shqiptaro amerikanë.

    Ndërkohë, kjo organizatë lobiste, që thotë se është përfshirë tani në fushatën me moton "Pavarësi për Kosovën Tash" mendon se kjo është: Thirrje për Veprim. Duke njohur dhe mikun e tyre Hyde me këtë thirrje dhe të pjesmarrësit e takimit, çifti DioGuardi thanë se kanë përgatitur këtë peticion për Presidentin George W. Bush, ku do t'i bëjnë thirrje administratës së SHBA-ve, që të përkrahë kalimin e Rezolutës 28 (H. RES. 28) të Kongresit, e cila apelon Shtetet e Bashkuara që publikisht të përkrahin pavarësinë e Kosovës tash dhe krijimin e një shteti sovran e demokratik të Kosovës, në të cilin rregulla e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve etnike apo fetare do të respektoheshin, si mënyra e vetme drejt paqës dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan. Rezoluta 28 të Kongresit, apelon Shtetet e Bashkuara, që të deklarojnë përkrahjen për Pavarësinë e Kosovës Tani, nga të gjithë, 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Në thirrje nënvizohet, gjithashtu se "Kongresmenët Henry Hyde, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, dhe Tom Lantos, anëtari më i lartë demokrat në këtë Komitet, i kanë dërguar një version të ri të letrës me një kopje të Rezolutës 28 të Kongresit, e cila thërret Shtetet e Bashkuara, që të deklarojë përkrahjen për Pavarësinë e Kosovës Tash, të të gjithë 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, më 20 Janar 2004.

    Ata thonë se "Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo në Ballkan dhe të gjithë njerëzve të interesuar për drejtësi dhe paqe afatgjatë në Evropën Juglindore që të përkrahin hapat kaq të rëndësishëm që kanë ndërmarrë Hyde dhe Lantos, liderë të politikës së jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, për t'u siguruar që Kosova dhe Ballkani të jenë të lirë, sigurt, demokratikë, dhe përparimatarë. Tani është koha për veprim. Ju lutemi tregoni përkrahjen tuaj duke shënuar emrin dhe adresën tuaj në kutinë e dedikuar në faqen www.aacl.com."

    DioGuardi, me këtë rast u drejtua të pranishmëve, duke u thënë se ju e keni dëgjuar ish diktatorin Serb, njëherit i akuzuar për krimet e luftës, Sllobodan Millosheviqin, se është duke keqinterpretuar punën e kësaj organizate, aq të rëndësishme në Ushington DC, për të çliruar Kosovën dhe të gjithë shqiptarët nga tirania e regjimit të tij. Lidhja Qytetare, tha DioGuardi, nga ana e saj ka punuar për më se pesëmbëdhjetë vjet, si lobi i pavarur në Uashington DC dhe anekënd botës, për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Por, insistoi ai se puna e tyre ende nuk ka përfunduar. Edhepse Sllobodan Millosheviçi tash gjendet në Hagë, partia e tij raciste, ultranacionaliste fitoi zgjedhjet e fundit në Serbi. Edhepse shqiptarët e Kosovës duruan okupimin dhe gjenocidin e Beogradit, shumë anëtarë të Bashkimit Europian dhe të Qeverisë së SHBA-së po kërkojnë ndarjen e Kosovës, në baza etnike apo edhe kthim të saj nën Serbi. Me Pavarësinë: Kosova dhe Ballkani, janë të lirë, të sigurt, demokratikë, dhe përparimtarë. Me punën dhe këmbënguljen Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane, liderët e politikës së jashtme në Kongresin Amerikan - Kongresmenët Tom Lantosh dhe Henri Hyde - kanë ndërrmarë një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar se Kosova dhe Ballkani, janë të lirë, të sigurt, demokratikë, dhe përparimtarë. Ata kanë paraqitur Rezolutën Nr. 28(HR-28) në Kongres, e cila kërkon nga Shtetet e Bashkuara, të deklarohen në përkrahjen e pavarësisë së Kosovës tash, tha ndër të tjera DioGuardi.

    Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Henri Hyde, i cilësoi trazirat e ditëve të fundit në Kosovë, si alarmuese. Ligjvënësi Hyde tha se në situata të tilla, roli i udhëheqësve vendorë është vendimtar për qetësimin e gjendjes. Zoti Hyde fajësoi për trazirat e tanishme zvarritjen e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kososvës dhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe papunësinë tepër të lartë, duke u bërë thirrje zyrtarëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe udhëheqësve të saj politikë që të mbajnë të hapur dialogun dhe të përpiqen për të zgjidhur rrënjët e shkaqeve që çuan në trazirat e ditëve të fundit. Ai theksoi më tej se roli i udhëheqësve vendorë, në situata të tilla është vendimtar për qetësimin e gjendjes. Ligjvënësi Henri Hyde shprehu keqardhje për viktimat para dhe pas shpërthimit të trazirave.

    Ligjvënësi Hyde, i cili njihet si përkrahës i pavarësisë për Kosovën, tani pas trazirave të ditëve të fundit, mendon se: "Pavarësia e Kosovës do të ishte rruga e vetme për paqe dhe qëndrueshmëri në Ballkan". Zoti Hyde u bëri thirrje zyrtarëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë në Kosovë, që të mbajnë të hapur dialogun politik dhe të përpiqen për të gjetur shkaqet që çuan në trazira. Kosova ka popullsinë më të re në Europë.

    Për këshilltaren e çështjeve Ballkanike zonjën Cloyes DioGuardi: "Mos dhënia e një statusi përfundimtar është rezultati i asaj që po ndodh sot në Kosovë. 5 vjet që Kosova është e lirë ka rreth 75% të papunë. Vendimi i Kombeve të Bashkuara, 'në fillim standardet dhe më pas statusi', është i pakuptimtë kur në Kosovë nuk ka punë, paqe dhe stabilitet, ashtu si në të gjithë Ballkanin. "Kosova ka popullsinë më të re në Europë, theksoi ajo, sipas statistikave vlerësohet se rreth 65% e popullsisë në Kosovë, është nën moshën 25 vjeçare, e cila, premton për një të ardhme më të mirë e më të sigurt. Por, ajo duhet stimuluar me punë, edukim dhe shkollimin e lartë". Ndërsa, zhvillimet e fundit duhet të nxjerrin "zgjidhjen" e të gjitha problemeve, mbasi një ndër problemet më të mëdha është pavarësia e Kosovës." Më pas ajo kritikoi ndonjë kongresmen, që megjithëse është i afërt me shqiptarët, nuk e nënshkruan Rezolutën Hr - 28, e cila kërkon në mënyrë të prerë pavarësinë e menjëhershme të Kosovës.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe pse jam i bindur që e ardhmja e Kosovës është pjesë e Shqipërisë ashtu siç gjithmonë ka qenë, pavarësia si fazë kalimtare drejt saj duke pasur parasysh gjendjen momentale është një gjë që duhet të pranohet nga gjithë shqiptarët sepse pastaj me një referendum të vogël mund tia bashkangjesim prapë Shqipërisë. Ribashkimi i menjëhershëm pa kaluar në pavarësi është një gjë ende më e mirë sepse përshpejton procesin e ribashkimit dhe është më pak e kushtueshme për të gjithë por edhe kështu nuk është keq me pavarësinë si fazë kalimtare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4

    Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës

    THE INTERNATIONAL CAMPAIGN FOR THE INDEPENDENCE OF KOSOVA NOW

    Nënshkruani peticionin duke shtypur linkun e mëposhtëm
    http://www.albanianstudentsinternati...m.php?lang=alb
    ose nëpërmes faqes së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane www.aacl.com
    Poashtu njoftoni të afërmit tuaj dhe të gjithë që njihni për të firmosur këtë peticion.



    Nese keni ndonje paqartesi, mos hezitoni te pyesni por mos e lini kete mundesi pas dore per te harruar me vone. Ky eshte nje shans perfekt per t'u treguar patriotizmi yne. Nenshkrimi i cdonjerit prej nesh eshte nje gur per kalane e pavarsise se Kosoves.

    Ju faleminderit.

  5. #5
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Jam shume dakort me kete nisme dhe e pershendes.
    Normalisht dergova dhe une voten time per kete ceshtje..Shpresoj qe kete ta bejme te gjithe.

    Pershendetje
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe njëherë ju kisha kërkuar më masovisht që të nënshkruani këtë sepse është me interes për gjithë ne dhe nuk ju kushton asgjë. Poashtu, lajmëroni edhe miqtë dhe të afërmit tuaj ta bëjnë këtë.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Thumbs up

    A duhet nje Kosove qe vuajti prej masakrave serbe te mos lejohet te dale me vete ? Nqs sllovenet, kroatet, maqedonasit e boshnjaket nuk donin te rrinin me Serbine si mund te rrine shqiptaret nen Jugosllavine e Re ?!?

    Askush me shume se shqiptaret e atjeshem nuk e ka ne dore kete akt pavaresie por sic e dini Kosoves i duhet njohja nderkombetare. Europa plake kerkon te zvarrise ceshtjen shqiptare duke e justifikuar kete me rrezikun e coptimit te shteteve te tjera ku banojne shqiptare apo se mund te shihet si shembull i keq prej Baskeve ne Spanje, Korsikaneve te Frances apo pakicave te tjera. Mali i Zi mbahet i lidhur pas Serbise me teper nga nderhyrjet diplomatike sesa nga deshira ...
    Nen preteksin e ruajtjes se stabilitetit bota po harxhon miliona dollare e kohe per te qeverisur nje vend qe kosovaret nuk do kene problem ta drejtojne vete. Akoma vihet ne diskutim statusi dhe e ardhmja e nje popullsie te vuajtur.
    Ngjarjet ne Mitrovice tregojne se sa e brishte dhe e pasigurt eshte Kosova nen kete Administrate dhe vetem shkeputja do u garantoje serbeve e pakicave te tjera lirite dhe te drejtat qe meritojne sipas standarteve europiane.

    Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka ndermarre nje nisme te lavderueshme per te cilen eshte duke perdorur edhe dy kongresmene me peshe. Falenderim meritojne te gjithe ata qe kane vene emrin e tyre prane kesaj perpjekjeje historike por besoj ka edhe shume shqiptare qe mund te shtonin listen e perkrahesve.

    Nqs ju dhimbsen kosovaret e shperngulur e te pashprese te 1999-s edhe ju duhet te nenshkruani kete akt te thjeshte por domethenes .
    Nqs ndiheni vertet shqiptare duhet te beni dicka per shqiptaret e pjeses me plotesuese te trungut tone kombetar, qofte kjo edhe me nje peticion te tille.
    Nqs duam nje Shqiperi me te forte se pari duhet te kemi nje Kosove me vete.


    Edhe nje here adresa e faqes per te nenshkruar, mqs 2 lidhje te mesiperme nuk punojne:

    ==>> http://www.albanianwebsite.com/form.php?lang=alb <<==

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Canada
    Postime
    82
    nuk di cte them pervec se bravo amerika. jane te forte per mendimin tim!

  9. #9
    Shqipetar i dashur Maska e Never Say Never
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    33

    Thumbs up



    Firmosa me kenaqesi dhe uroj qe sa me shpejt te kemi nje Kosove te njohur zyrtarisht te pavarur.
    Love And You'll Be Loved

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e iliri86
    Anëtarësuar
    19-04-2004
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    6

    ???????

    e mo e mo se u plasi amerikaneve fort per
    kosovaret.po te kishte dashur amerika pavaresine e kosoves
    atehere kosova do te ishte nje shtet me vete qe prej 1990
    nuk i dihet se ckane ne mendje keta amerikanet.Prandaj
    mendoj se eshte nje brockull tjeter

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •