Edhe pse ne pergjithesi do te isha dakort me kendveshtrimin tuaj, perseri nuk
jam i sigurt nese familja homoseksuale do te shenonte ndonje progres ne
zhvillimin e mardhenieve shoqerore. Une do te sillja ketu disa komente te
mijat ne lidhje me homoseksualizmin dhe familjen me shprese se do te arrija
ta ilustroj kete ide.
In a message dated 5/13/2003 8:34:37 AM Eastern Standard Time, irambi writes:
> Pėr problemin nė vetvete mendoj se ka dy aspekte : e para tė pranohet se
> homoseksualėt janė njerėz si gjithė tė tjerėt, ata nuk janė as tė sėmurė
> dhe
> as tė degjeneruar, dhe fakti se dėshirojnė tė jetojnė nė nje mėnyrė tė
> caktuar nuk i bėn tė dėmshėm pėr shoqėrinė.
Ne te vertete homoseksualizmi eshte nje fenomen social qe i ka rrenjet ne nje
anomali biologjike. Homoseksualet qe e kane homoseksualizmin e tyre si nje
anomali biologjike dhe homsoeksualet qe sillen si te tille edhe pse
biologjikisht gjenden te afte per t'u sjelle ndryshe, kane ndryshime te
paperfillshme ne sjelljen e tyre. Ne kete kuptim edhe pse mund te themi se
"ata nuk jane as te semure dhe as te degjeneruar" perseri nuk mund te
pranojme se ata jane si gjithe te tjeret. Ndoshta me mire do te ishte po te
thoshim se keta njerez, ndryshe nga pjesa tjeter humane qe dallon per nje
terheqje biologjike ndaj seksit tjeter, parapelqejne bashkimet brenda te
njejtit seks. Gjithesesi eshte e vertete qe keta njerez, thjesht per kete
arsye, nuk kane pse te privohen nga aktiviteti tjeter njerezor domethene nga
punesimi, shkollimi, detyrimi ushtarak e te tjera. Kjo per faktin e vetem se
ata, me perjashtim te aftesise NDRYSHE qe ua ben te mundur per t'u bashkuar
brenda seksit, (Gje qe shihet si e pamundur dhe e neveritshme nga pjesa
tjeter e qenjeve njerezore) gezojne ne fakt ne menyre te njellojshme me
pjesen tjeter te popullsise, te gjitha aftesiste e tjera intelektuale.
Nga ana tjeter, fakti se ata deshirojne te jetojne ne nje menyre te caktuar
nuk i ben ata te demshem per shoqerine eshte relativ. Ata pa dyshim qe s'jane
te demshem sepse hyjne ne mardhenie te tilla me njerez brenda llojit te vet.
Por nga ana tjeter, ata s'jane krejt te pademshem. Homoseksualizmi pervec
anes biologjike ka edhe anen e tij sociale. Sic e thame ka njerez qe s'kane
aftesi te tilla biologjike, por ata mesohen me pas si te tille. Kush i meson
ata keshtu vec atyre qe kane preferenca per bashkim brenda seksit te vet?!
Dhe a eshte shoqeria e interesuar ne kete aspekt? Padyshim qe nuk eshte e
interesuar. Edhe mendimi se ata duhet te lejohen te jetojne si te duan mua me
duket gjithashtu relativ. Me duket arritje pozitive ne shkencat juridike dhe
shoqerore qe shoqeria ka arritur t'i pranoje keta njerez pa pasur komplekse
brenda vetes, por nuk me duket i udhes insistimi i tyre ose i liberaleve per
te pranuar institucionin e marteses ose familjen homoseksuale si dicka e
avancuar. E para, perse u duhet familja? Familja ne cifte ka sjellje
regullimin e mardhenieve ne nje stad te caktuar te shoqerise duke percaktuar
qarte te drejtat dhe detyrimet qe kane palet gjate riprodhimit, PIKE. Pra ne
thelb familja s'eshte gje tjeter vecse nje nga mjetet per te stabilizuar
riprodhimin. Nga ana tjeter familja eshte mbrojtja qe shoqeria i ben femres
gjate procesit te riprodhimit. Se fundi, familja eshte rregullimi qe shoqeria
i ben prones se krijuar ne procesin e riprodhimit. Ne te gjitha aspektet
familja eshte qeliza, ose nje kommunitet i vogel ,ku qenja njerezore meson
rregullat e para te komunikimit ndernjerezor pikerisht gjate procesit te
riprodhimit.
Ne te gjitha keto kuptime, perseri, perse u duhet familja homoseksualeve?
Sepse familja ne fund te fundit eshte institucion riprodhimi dhe te gjitha
funksionet e saj kane per qellim rregullimin e riprodhimit. Ne shume (ndoshta
ne te gjitha, s'jam i sigurt) legjislacione te botes, mesa di une ka nje ligj
qe e lejon zgjidhjen e marteses midis atyre qe s'kane femije kur ata
deshirojne keshtu. Pse? Per faktin e thjeshte sepse familja e tyre nuk i
qendron kushtit te riprodhimit. Ligji nuk kerkon prishjen e familjeve pa
femije, por e parashikon dhe e lejon prishjen e tyre kur palet duan keshtu.
Tek homoseksualet ky disfunksion eshte i kushtezuar. Athere serish, perse u
duhet familja? Nese homoseksualet e duan familjen per te rregulluar te
drejtat dhe detyrimet e tyre si pale athere eshte shume normale qe ne kodin
civil te kete ligje per bashkjetesen midis tyre ku te rregullohen te drejtat
dhe detyrimet midis paleve sic ndodh me kontrata te tjera. Dhe nuk ka pse
keto te drejta dhe detyrime te ngaterrohen me te drejtat dhe detyrimet e
paleve qe lindin si te tilla ne procesin e riprodhimit. Gjynah homoseksualet!
Ashtu eshte, "gjynah"! Gjynah edhe ata qe preferojne martesen ne grupe.
Gjynah edhe te gjithe gjynahqaret e kesaj bote. Puna nuk eshte se
homoseksualet po kerkojne t'i vije gjynah shoqerise (une thjesht po kerkoj te
bej humor me kete fjale dhe ti s'besoj se fyhesh nga kjo Irene, sic ndodh
rendom se fundi ne alb-clubin tone, apo jo?!). Perkundrazi, ata kerkojne te
mbeshteten ne ligjet e ftohta juridike duke pretenduar se jane si gjithe te
tjeret. Keshtu qe ne kete prizem, nuk ka arsye pse te mos u shpjegohet atyre
po ftohte, se aty ku ata jane si gjithe te tjeret, gezojne ato te drejta dhe
detyra qe kane edhe te tjeret; aty ku ata ndryshojne, ky ndryshim do te
pasqyrohet edhe ne jeten e tyre edhe ne ate te shoqerise.
Ju shkruani:
Nėse njė shoqėri u jep mundėsinė
> qė tė sanksionojnė kėtė bashkėjetesė disi, qoftė me martesė, qoftė me njė
> mėnyrė tjetėr (nė Francė jepet njė dokument nga bashkia : PACS, pacte de
> solidarité), kjo tregon se shoqėria i pranon ashtu siē janė dhe u jep tė
> drejtėn e egzistencės ditėn pėr diell. Pėr fat tė mirė nė Shqipėri tė
> paktėn
> ėshtė folur njerėzisht, ruajna zot jemi larg nga ato vende ku homoseksualėt
>
> burgosen apo torturohen ende
Dhe mua kjo me duket nje zgjidhje shume e mencur. Gjithesesi do te me dukej e
padrejte per t'ua dhene atyre statusin e familjes edhe per arsyen se familja
pervec qellimit ka edhe nje rol te sajin ne shoqeri, nje rol qe duhet
mirembajtur. Studimet sociale kane treguar se shumica e crregullimeve
shoqerore shkaktohen nga njerez te rritur ne familje jo te konsoliduara etj
etj. Pra s'ka arsye pse ta prishim shenjterine e marteses dhe familjes
biologjike. Dmth do te thosha se nje familje qe nuk funksionon si e tille,
s'ka arsye pse te ruhet dhe kjo eshte e drejte. Por ama te pranosh martesen
dhe familjen homoseksuale duhet pranuar qe demtohet rende vizioni i familjes
si dicka hyjnore. Eshte e vertete se ne sot jemi larguar se tepermi nga
vizione te tilla perderisa femijet duan te paguhen nga prinderit per punen e
tyre ose shembuj te ketij lloji. Megjithate ne e ruajme fort imazhin e
shenjte te familjes brenda vetes dhe e percjellim ate ne menyre te
pakuptueshme. Une mendoj se ne kemi nevoje per kete imazh edhe pse familja ne
vetvete s'ka ndonje gje te perbashket me shenjterimin. Shumica dermuese e
njerzve preferojne rezidencat e perhershme ne vend te hoteleve; tregojne per
nenen, babane, gjyshrit; kujdesen ne menyre te natyrshme per femijet etj. Kjo
tregon se njerezit jo vetem jetojne ne familje dhe e parapelqejne ate, por
jane mesuar tashme ta vleresojne qenjen ne familje si nje virtut. Mua, edhe
pse s'jam partizane e rregullave te ngurta, perseri ky fakt i shenjterimit te
familjes me duket i nevojshem. Ndoshta eshte koha te kuptojme se njerezimi
s'ka qene gjithmone i tille dhe sic thone shkencat sociale atij i jane dashur
miliona vite te arrije ne kete menyre rregullimi te shoqerise ku gjyshi nuk
martohet me djalin dhe gjyshja nuk martohet me mbesen. Madje edhe kur u do
qefi, ata nuk martohen dot, sepse e para nuk i lejon ligji dhe e dyta nuk i
le turpi. Madje TURPI kjo gje qe ne na duket sot kaq shume e dale mode, i
mban keta njerez (dhe ne te gjitheve) qe te vazhdojme normalisht dhe pa
eksese masive procesin e riprodhimit. TURPI, qe s'eshte gje tjeter vec normat
e regullimit te riprodhimit te percjella ne sistemin tone
biologjik-intelektual, (dhe po aq edhe mungesa e tij ne disa raste) eshte ai
qe e ka bere shoqerine njerezore te tille.
Perfundimisht une do thosha se me duket jo vetem e drejte por edhe e
domosdoshme qe kodet civile ta njohin ekzistencen e homoseksualeve dhe
mardheniet qe lindin mes paleve te ketij lloji, por nuk do te prononcohesha
pozitiisht qe bashkimet e homoseksualeve te trajtoheshin ne kapitullin e
marteses dhe familjes per asryen e vetme sepse martesa dhe familja jane
institucione qe sic e thashe dendur pak me lart, veprojne ne regullimin e
mardhenieve midis paleve ne procesin e riprodhimit.
Krijoni Kontakt