lol ahahahaah thx
lol ahahahaah thx
U tAlK iT, i LiVe It, U jEloUs, ADMIT IT!
Agnesa Vuthaj eshtė shpallur mbrėmė Miss Albania 2004. Ajo eshte mbreteresha e bukurisė shqiptare mes 53 konkurentėve nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e diaspora. Por nga diaspora mungonte nje bukuroshe korcare e cila mund te ishte e vetmja qe do ja rembente kuroren Agneses, atere le te shpresojme per vitin tjeter.
Urimet e mia te sinqerta per te dyja...
o me dy molle moj te godita
o me vrave o te vrafte pika
E nuk te rashe per te vrare
Dy nga vargjet e “Eposit tė Kreshnikėve” do tė shėrbenin fare mirė pėr tė na krijuar imazhin e bukurisė sė saj. “Dhėmbėt e bardhė si gurėzit e lumit, fill pas shiut kur i shndrit dielli”. Kėshtu vjen edhe buzėqeshja e Agnesės, ndėrsa je duke biseduar me tė. Mollėzat e pėrkryera nė fytyrėn e saj tė zeshkėt e tė lėmuar, duket sikur i japin siguri e sinqeritet mendimit qė ajo shpreh…
“Miss Albania 2004”,rrėfen pėr “TemA” ėndrrat e saj tė reja, ndryshimet nė karakterin e saj, por edhe veset e vjetra.
Agnesa Vuthaj: Kurrė nuk do tė pozoj nudo
Dhurata Hamzai
Vetėm pas mbarimit tė konkursit mes dhjetrave bukurosheve shqiptare, do tė mund ta shihnim fituesen e kurorės “Miss Albania 2004”, Agnesa Vuthaj shumė pranė. Gjėja e parė qė spikat nė pamjen e saj ėshtė buzėqeshja aq e natyrshme, pastaj dhėmbėt e saj tepėr tė bardhė. Duke sjellė ndėr mend edhe faktin se bukuroshja ka zbritur nga Veriu, dy nga vargjet e “Eposit tė Kreshnikėve” do tė shėrbenin fare mirė pėr tė na krijuar imazhin e bukurisė sė saj. “Dhėmbėt e bardhė si gurėzit e lumit, fill pas shiut kur i shndrit dielli”. Kėshtu vjen edhe buzėqeshja e Agnesės, ndėrsa je duke biseduar me tė. Mollėzat e pėrkryera nė fytyrėn e saj tė zeshkėt e tė lėmuar, duket sikur i japin siguri e sinqeritet mendimit qė ajo shpreh. Pėrskuqja e vetvetishme nė rast se e vėmė nė siklet me pyetjet qė i drejtojmė, krijon njė dritėhije tėrheqėse sipėr kėtyre mollėzave. Pak si ireale tė duket forma e buzėve tė saj, ndėrsa ato ndjekin vetvetiu njė tė folur tė saktė, tė rrjedhshme qė shprehin menjėherė inteligjencėn. Eleganca e harmonizuar me thjeshtėsinė e komunikimitt e bėnė pėrherė mė tė hijshme Agnesa Vuthaj, vajzėn nga Peja qė fitoi kurorėn e bukurisė nė Tiranė, e qė mė pas do tė zgjidhet pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė konkurset ndėrkombėtare tė bukurisė. 18 vjeēarja Agnesa Vuthaj u kurorėzua tė dielėn nė mbrėmje nga njė juri qė kryesohej nga artistja e njohur italiane, Alba Parieti, nė spektaklin “Miss e Mister Albania 2004”, tė drejtuar nga producentėt Vera Grabocka e Ardit Gjebrea, ndėrsa u shoqėrua edhe nga mister Daniel Grashi. Agnesa tashmė duket se me trup e mendje tė bukur do ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė tė bashkuar me Kosovėn nė konkurset botėrore tė bukurisė si “Miss Universi”, “Miss World”, “Miss Europa” dhe “Mister World”.
Intervista
Agnesa, kur e keni ēmuar ju vetė pėr herė tė parė bukurinė tuaj?
Unė jam mėsuar me fytyrėn time qė kur e kam parė veten pėr herė tė parė nė pasqyrė. Qė kur kam lindur kam ndier se jam ajo e njėjta dhe njeriu mėsohet ta pranojė vetveten ashtu siē ėshtė, pa menduar gjatė se sa i bukur ėshtė. Edhe kur fillova tė konkuroja nė spektaklin e bukurisė, nuk m’u duk se do tė ndryshoja ndonjė gjė nė pamjen time dhe nuk mendoja nėse jam ose jo aq e bukur sa tė fitoja ndonjė gjė. Unė e fillova paraqitjen nė kėto konkurse pėr tė fituar njė eksperiencė, sepse ēdo herė mė ka pėlqyer bota e spektaklit pėrmes ekranit dhe unė desha tė futem pėrbrenda kėsaj bote, tė shoh se ē’ndodh aty dhe jo vetėm pėrmes ekranit.
Pėrveē botės sė spektaklit ēfarė ju pėlqen tjetėr?
Mua mė pėlqen shumė tė lexoj romane, poezi. Autorja mė e fundit qė kam lexuar ėshtė Elvira Dones, e cila mė ka pėlqyer. Por kohėt e fundit unė pothuajse s’kam patur kohė tė lexojė, sepse koha ka humbur sa me mėsimet sa me botėn e spektaklit. Kam lexuar sė afėrmi edhe njė antologji me poezinė e sotme shqipe, e cila mė ka pėlqyer shumė. Artet mė pėlqejnė gjithashtu, por unė tash sa jam futur nė botėn e spektaklit dhe ende nuk kam vendosur se ē’drejtim do tė marr.
A ka ndikuar familja juaj nė shijet artistike?
Po, ka ndikuar diēka mė shumė babai im, sepse ėshtė mėsues i letėrsisė dhe gjuhės shqipe, ndėrsa nėna ėshtė mėsuese. Por ndikimi mė i mirė tek mua ka qenė ajo qė ata mė kanė pėrkrahur mua pėr dėshirat e mia nė kėtė fushė. “Nėse diēka ti e mendon se ėshtė e drejtė, mund ta bėsh”, mė thonė ata.
Jeni e vetmja vajzė nė familje?
Jo. Kam edhe dy motra mė tė mėdha.
Janė kaq tė bukura?
Po janė vajza tė bukura.
Atėhere cili prej prindėrve ua ka dhuruar mė tepėr bukurinė fizike?
Tiparet e mia janė njė kombinim i tė dyve.
A ka pasur ndonjė mit pėr trashėgiminė e bukurisė nė familjen tuaj nga paraardhėsit?
Ėshtė folur ndonjėherė pėr gjėrat mė tė bukura qė janė trashėguar nga gjyshėrit ose paraardhėsit e tjerė.
Sa kohė harxhon Agnesa Vuthaj pėr lukun dhe grimin.
Nė jetėn e pėrditshme i kushtoj shumė pak kohė veshjes dhe grimit. Preferoj veshjen mė sportive, ndėrsa kur bėhet fjalė pėr spektaklin, kėtu i kushtoj shumė kohė.
Si e kalon Agnesa kohėn e lirė?
Kohėn e lirė e kaloj me familjen, sepse shpeshherė jam larg tyre dhe mundohem ta shfrytėzoj atė kohė qė mė mbetet e tė rri me pjesėtarėt e familjes.
Ku ka lindur Anjeza?
Nė Istog, afėr Pejės
Ju pėlqejnė pabet dhe diskotekat?
Po mė pėlqejnė, por nuk shkoj aq shpesh.
Nėse jeni nė kėto mjedise, kėrceni e argėtoheni vazhdimisht, apo jeni tip qė vėshtroni nė qetėsi.
I ndryshoj gjėrat. Varet… Nuk jam as tip thjesht vėzhguese, por as shumė aktive. Kjo sepse zakonisht kur dal jam nė qendėr tė vėmendjes dhe kjo i komplikon pak gjėrat.
Cili ėshtė komplimenti mė i bukur qė keni marrė nė Prishtinė?
Unė kam dėgjuar shpesh komplimente, por komplimenti mė i bukur mė ėshtė bėrė nga rinia e Kryqit tė Kuq, sepse unė punoj si aktiviste e Kryqit tė Kuq. Dhe prej tyre mė erdhi nė e-mail, njė urim qė unė tė shpallesha pėr 2004, nė Miss Word. Pra, nuk ishte aq nė vėmendje dėshira pėr t’u shpallur Mis Word, por urimi nga ai grup i madh i vullnetarėve tė Kryqit tė Kuq mė pėlqeu shumė.
Jemi besimtare?
Unė i pėrkas besimit mysliman nga origjina familjare, por unė e pranoj edhe besimin kristian, sepse besimi im nuk mbėshtet nė ndonjė kult tė caktuar fetar. Unė besoj mė shumė nė njė Zot se sa nė njė kult tė caktuar. Nė brendėsi tė qenies sime ėshtė mė i rėndėsishėm humaniteti.
A mund t’ju pyes pėr disa zakone tuajat, jeni dorėlėshuar apo dorėshtrėnguar?
(Qesh). Kur kam qenė e vogėl kam qenė shumė dorėshtrėnguar dhe nė shtėpi m’a kujtojnė gjithnjė duke qeshur zakonin tim tė fėmijėrisė, sepse mė thonė se kam qenė shumė -shumė dorėshtrėnguar. Ndėrsa tani qė jam rritur nuk jam mė ashtu.
Jeni egoiste?
Jo nuk jam egoiste.
Sa i duroni tė tjerėt kur ju prekin me ndonjė fjalė.
Varet. Kjo ėshtė njė gjė qė duhet tė punojė me veten time, sepse para disa kohėsh kam qenė shumė e padurueshme, e nxituar edhe me debatet, por mė vonė kam dalė vetė nė pėrfundim se nuk ėshtė e drejtė. Pse tė reagojė kaq shpejt. Mendoj se tash jam njė vajzė e duruar. Mė parė pėrpiqesha t’i bindja tė tė tjerėt, jo nuk ka qenė kėshtu por ashtu.
Cili ėshtė vesi juaj mė i vjetėr dhe a ka filluar tė shfaqet ndonjė ves i ri?
Vesi..!? Derisa nuk mė kujtohet tash, nuk kam vese… Ndoshta vesi ka qenė ai qė nė fillim kur mė shikonin mė bėnte pėrshtypje dhe krijoja shqetėsime, por tani nuk mė ndodh kjo gjė. Ndonjėherė dėgjoj ndonjė shoqen time qė mė thotė “Po tė shikojnė”, ndėrsa unė as qė i vėrej mė kėto gjėra.
Ndėrkohė, cila ėshtė gjėja mė e mirė qė mendon se e ke ti nė temparamentin tėnd?
Mendoj se sinqeriteti.
Si tė duket kur nga sinqeriteti i madh njerėzit tė lėndojnė?
Ėshtė e vėrtetė qė njerėzit tė lėndojnė, por ėshtė mė mirė tė tė lėndojnė ata se unė t’i lėndojė tė tjerėt.
A krijon probleme fakti qė je e bukur nė marrėdhėniet me shokėt e tu?
Zakonisht marrėdhėniet me shokėt e moshės sime i kam shumė tė mira. Kjo ndodh edhe pse zakonisht ne bėjmė debate mes vajzave dhe djemve dhe mundohemi tė gjejmė ato gjėra qė na bėjnė mė tė mirė. Nė njė farė mėnyre mundohemi “tė rregullojmė” pak botėn.
Ēfarė keni menduar pėr studimet tuaja?
Bota e spektaklit pėr mua ka qenė njė ėndėrr dhe unė tash kam filluar ta realizojė kėtė ėndėrr, por mua mė pėlqen shumė tė ndjek studimet nė degėn e Drejtėsisė. Mendoj qė t’i nis tė dyja paralele, pastaj nėse vė re se prirja do tė anojė nga njė nga kėto drejtime atė do tė vazhdojė.
Nė se ju do tė prireni drejt botės spektakolare. Pėr hir tė kėsaj, ndoshta do t’u kėrkohet tė pozoni edhe nudo, do ta bėnit ju kėtė?
Kurrė nuk do tė pozoja nudo.
Ke menduar ndonjėherė se nė pamjen tėnde ke njė tipar pak tė sikletshėm dhe do tė doje ta kishe ndryshe?
Jo. Unė e thashė edhe njėherė, jam pajtuar me veten time. Gjatė rritjes sime kam menduar qė ndonjė tipar tė kishte mundėsi tė ishte mė i kėndshėm, por e kam kuptuar shpejt qė ajo qė ka krijuar Zoti ėshtė mė e pėrsosur. Unė nuk kam menduar se do tė veēoja ndonjė pjesė nga pamja e jashtme nga ajo qė Zoti ka realizuar. Mė ka shqetėsuar mė shumė karakteri im.
Tema
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
klajdi, cila eshte kjo bukuroshe korcare ore qe ja u markerkave te gjithave?lmaoPostuar mė parė nga Klajdi03
U tAlK iT, i LiVe It, U jEloUs, ADMIT IT!
Ik moj dreq se me e bukur jam vete. loool Edhe mua me thote mami qe me e bukura ne bote jam uneeeeeee. He tani kujt ti besojme mamit tend apo mamit tim?Postuar mė parė nga SiMpLeNcUtE
![]()
Dont wantcha for the weekend - dont wantcha for a night
Im only interested if I can have you for life - yeah
Uh, I know I sound serious - and baby I am
Youre a fine piece of real estate, and Im gonna get me some land
Oh, yeah
So, dont try to run - honey, love can be fun
Theres no need to be alone - when you find that someone
Do ta them ne vesh se ketu na degjon bota.Postuar mė parė nga SiMpLeNcUtE
o me dy molle moj te godita
o me vrave o te vrafte pika
E nuk te rashe per te vrare
Keq me vjen, po me shume pelqej Agnesen. E vleresoj dhe per menyren e te komunikuarit dhe fjalen e zgjedhur e me peshe.
P.S intervisten e mesiperme nuk e lexova, sorry!
Te dyja jane shume te bukura '
Eriona me duket me simpatke' si spilt eshte vertet.
Krijoni Kontakt