Koment

"GJENIU I VOGĖL" I TRUSHKULURVE TĖ MĖDHENJ




------------------------------------------

26 nars 2004 / TN

Edison YPI

"Si mė le e nuk mė the…", "Lemė tė tė puth, pastaj tė vdes", "E urrej shiun....", "I urrej lotėt...", "Buza mu tha pa tė puthur..." kėnduar nga njomėcakė e njomėcake dhjetvjeēarė, e plot tė tjera herezi sentimentale zemėrējerrėse, lotndjellėse e shpirtgjakosėse, plot rėnkime dashurore si kėto e mė tė thukėta se kėto mund t'i dėgjojė e shohė sot nė njė ekran TV ē'do shqiptar anekėnd botės. Dhe prindėrit respektivė, nė po atė sallė a studio ku biri a bijėza lotojnė pėr dashurinė nė moshėn parapubertale sikur tė ishin njėzet a tridhjet vjeē, ndjekin me buzėqeshje tė ēaplyera ēapliniane spektaklin e turpit.

Qeshni prindėr, qeshni tek dėgjoni bijėzėn tė kėndojė kėngėt e ndaluara tė rinisė tuaj tė munguar, si tė doni, ēaplinisht apo kompraēikosisht, veē ta dini, kur bijėza dhjetvjeēare e cila tani j'u duket se kėndon aq bukur pėr dashurinė, kur tė bėhet pesėmbėdhjetė do t'u kthehet nė shtėpi mė tre tė mėngjezit a pas tre ditėsh, kur tė bėhet njėzet zor se do kuptohet a ėshtė njėzet a dyzet, e kur tė bėhet tridhjetė, sy e shpirt e zemėr tharė tashmė, nuk do duket mė pak se pesėdhjetė pėr shkak tė pesėdhjetmijė aventurave. Do nisni tė ankoheni athere duke bėrė dėrr-dėrr, por dėrr-dėrrave tuaj tė pėshtirė ankimtar moralistik nuk do t'ja vėrė veshin kush, sepse do t'i ketė marrė lumi tė gjitha, edhe birin a bijėzėn tuaj, edhe ju, edhe ferrėn edhe uratėn.

Ja edhe diēka qė na mungonte e s'e kishim ditur, ja edhe njė kusur qė na kish' mbetur pa hequr, ja dhe telepalaēollėku i fundit; "Gjeniu i Vogėl". Tė jesh nja dhjetė vjeē, diēka mė tepėr a mė pak, tė dish tė kėndosh, qoftė edhe kotmėkot, kaq mjafton tė marėsh pjesė nė kėtė garė "gjeniale" turpi.

Si, si t'ja spjegoj nipit trembėdhjetėvjeēar kėtė ēorroditje, kėtė ēorap, kėtė ēthurje, kėtė ēmėnduri ?! Ēfarė t'i them atij i cili sot po patakset pėrpara njė ekrani ndėrkohė qė sheh se nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, mund tė shquhesh, madje tė shpallesh edhe "Gjeni" duke vetėm kėnduar dhe kurgjė tjetėr ?! Po marr shėmbull nipin sepse atė e njoh mė mirė. S'do mėnt se tė tjerė si nipi im ka me mijėra.

Si mund ta ftilloj pra nipin rreth kėsaj katrahure "edukative", ēfarė t'i kėshilloj atij i cili qysh para katėr viteve dinte pėrmendėsh krejt gjeografinė e botės, sot, veē Historisė sė Shqipėrisė nė majė tė gishtave, krejt historinė e Romės e tė Greqisė sė lashtė, historinė e Kristianizmit, Islamizmit, historinė e Anglisė, Rusisė, Turqisė, Lindjes sė Largėt; Kinės, Mongolisė, Japonisė, luftėrat, mbretėrit, perandorėt, krushqitė, me emra, me data me tė gjitha, atij, i cili ta thotė pėrmendėsh Mesharin e Gjon Buzukut, ta shqipton rrjedhshėm alfabetin mbrapsht nga Z-a tek A-ja, ta bėn pėr pesė minuta njė listė me pesėdhjetė kompozitorėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, atij qė flet dhe shkruan Shqip mė korrekt se tė paktėn gjysma e krejt shqipshkruesve, atij qė flet dy gjuhė tė huaja, atij qė zverdhet dhe buza i dridhet kur bije fjala pėr djegjen e Bibliotekės sė Aleksandrisė, atij tė cilit po i rėndohet ē'do ditė balli nga tėrė kėto e pafund tė tjera e tė tjera, atij qė, pas gjith' kėtyre, shpreson diē tė bėhet vetėm aty nga tė tridhjetat. Nga ta zė, nga ta nis, si t'ja argumentoj pse i duhen tėrė kėto dhe nuk ėshtė lodhur kot ?!

Naimit kėto ditė sigurisht po i lėvizin kockat nė varr. Si e ka thėnė frashėrlliu; "Se drit' e diturisė nė gropė do na shtjerė" ?! Ashtu e ka thėnė, ė ?! Ku pyesin kopanėt tanė pėr Naim e Lasgush a derėzi. Kėta organizatorė, kėta programatorė, kėta regjizorė, kėta skenaristė, kėta derra, kėta horra, kėta morra, kokėn, me tallash, zhavorr, pleh, a bosh e kanė ?! Dhjetvjeēarėt e sotėm, nė pranverė tė '97-ės, kur psikika e tyre nga krismat e kallashit dhe tritolave u plagos, ndoshta pėrgjithmonė, ishin vetėm tre vjeē. Tani, pa arritur ende ne pubertet, u dashka qė pėr shkak tė idiotsisė tė disa telepisave telemashtruesa tė traumatizohen pėrsėri, ata vetė dhe mijėra e mijėra tė tjerė qė i shohin Apo thua trauma duhet tė vazhdojė sepse shqiptari punėn e nisur nuk e ka zakon t'a lėrė pėrgjysėm ?!

Sipas telepisave, i bije qė gjenialiteti shqiptar tė ketė humbur kot deri tani. Ndėr shqiptarė, ata qė kėndojnė e kėrcejnė me gjith' shpirt, dihet cilėt janė; Ezmerėt, zeshkanėt. Anės Lumit tė Tiranės, rretheqark Durrėsit, nė Kume tė Vlorės, nė qėndėr tė Korēės, nė hyrje tė Shkodrės etj. Shko se ke atje gjeni tė qefit sa tė duash, duke kėrcyer, duke kėnduar, duke lotuar, tė mėdhej e tė vegjėl, me vegla e pa vegla, me kitarra, mandolina, fyej, kallama nėpėr duar i ke, me shtėpi e pa shtėpi, si t'i duash. Dikush mund tė thotė; "Lena ore tani me gjith' kėto, le tė kėndojnė e kėrcejnė edhe ata mė pak zeshkanėt, le tė kėmbehen talentet, kulturat". Mir' or tarallak vulėhumbur mir', le tė kėmbehen kulturat B & W dhe ngjyrat dhe nuancat, por halli se kėshtu si po e bėn ti kėtė punė mund tė ngjasė si me Ainshtainin njė herė kur njė bukuroshe hollivudiane i kėrkoi tė martohej me tė. Hajde, i tha, tė martohemi bashkė tė bėjmė njė fėmijė qė tė dali mė surratin tim dhe trurin tėnd. Mirė, j'u pėrgjegj "Gjeniu i Madh" i Fizikės "Gjenisė sė Vogėl" tė filmit, por ka njė problem, si i bėhet po doli me trutė e tu dhe me surratin tim ?!

E ē'na ka gjet' ne tė zestė e bardhė ! Sikur ishin pak gjithato turpe qė shohin kalamajtė shqiptarė gjith' ditėn e gjith' natėn nėpėr gjithato kanale TV. Edhe kjo duhej. Sikur s'mjaftonin gjithato 900-a, ato lodrat me ato dy fotografitė identike tė sė njėjtės bukuroshe me njė ndryshim fare-fare tė vogėl qė mezi vihet re, por qė po e vure re fiton miliona ama. E meqėnėse milionat nuk fitohen kurrė prej askujt, nė fund, drejtuesja e lodrės ja heq vetė merakun, mes tjerėve edhe dhjetvjeēarėve qė kanė mbajtur frymėn me gurrmazin pa pėshtymė tharė nga habia duke shqyejnė sytė ku ėshtė ai dreq ndryshimi; I shikoni ato breēkat shumė-shumė tė ngushta, ato rrypat, spjegon alka, prezantuesja. Po ? OK. Shihini mirė, nė njėrėn foto rrypi ėshtė edhe mė i ngushtė. Po rrypi rryp ėshtė, si mund t'ja mas diametrin, pėr mė tepėr nė atė vėnd aq delikat ?! pyesin veten telerrypat. Ehu, loja ka mbaruar, tani ke pėrpara dy foto tė tjera edhe mė identike, pa rryp fare. Kėtyre hajde gjejua ndryshimin dhe diametrin po munde.

Forca shejtanbudallenj, sharlatanė tė kulturės, ēakaj tė parasė, jepini o burra, hidhni bomba atomike mbi kokat e kalamajve shqiptarė, "tė tė gjitha trevave", ujė tė zi nxirrini, kontribuoni qė nė tė ardhmen tė mos mund tė thuhet "S'ka burra shteti Shqipėria". Tani s'para ka, por do tė ketė me siguri, do tė jenė kėta monstrat qė po pėrgatitni ju. Fėmijėt e etur pėr dituri e dritė, mos i lejoni tė bien nė pesimizėm, budallenjtė si nipi im pėr shembull, ata qė brengosen pėr; "Kufizimin dėshpėrues tė mėndjes njerėzore". Mėsojuni njomcakėt shqiptarė; "Pafundėsinė lumturuese tė pėrfitimit nga kufizimi i mėndjes njerėzore". Sakėn se i lejoni tė bijen nė kurthet e batakēinjve Naim, Lasgush, Konicė, Kadare. Lere ē'thotė ai Ainshtaini qė ja prishi qefin asaj bukuroshes; "Gjeniu ėshtė njė afrikan qė ėndėrron mbi dėborė". Dėngla, poezi pėr tė frymėzuar breza tė ri. Ēa po na duhen brezat e rinj. Tula tė rinj, tyēa tė rinj, rrypa tė rinj, ushkurė tė rinj, ata kemi mangut.

----- trepca.net....