Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Postime
    56

    Nje grua nga Peshkopia lind 5 femije

    Njė grua nga Peshkopia, lind pesė djem njėherėsh, gėzojnė shėndet tė plotė


    Tiranė, 22 Mars, - Njė grua 32 vjeēe, ka lindur pesė fėmijė (djem) njėherėsh dhe ata aktualisht ndodhen pa rrezik jete nėn kujdesin e veēantė tė bluzave tė bardha nė spitalin Gjinekologjik.

    Lajmi bėhet i ditur tė Hėnėn, nga burime tė spitalit Obsentrik Gjinekologjik tė Tiranės, dhe familjarėt e gruas sė re.

    Sipas tyre, gruaja nga Peshkopia, Thėllėza Kapo 32 vjeēe, i ka lindur tė pesė djemtė e saj, nė muajin e shtatė tė shtazanisė.

    Lindja ėshtė bėrė mė 17 mars, por vetėm tė Hėnėn, gruaja 32 vjeēare ka dashur ta bėjė publike duke bėrė edhe apel pėr ndihmė nga shteti.

    Kjo ishte lindja e tretė pėr gruan nga qyteti verior i Peshkopisė. Sipas familjarėve tė Thėllėzės, mė parė gruaja e re kishte lindur njė djalė dhe njė vajzė. kurse me lindjen e fundit, i shtohen edhe pesė djem tė tjerė.

    Lehona ka bėrė thirrje pėr ndihmė nga shteti, pėr tė pėrballur situatėn nė tė cilėn ndodhet pėr vetė faktin siē ka theksuar, se nuk ėshtė nė gjendje tė mirė ekonomike.

    "Kam edhe dy fėmijė tė tjerė dhe bashkė me pesė djemtė e tjerė tani, gjendja na vėshtirėsohet edhe mė shumė. Ne burrė e grua, sė bashku me fėmijėt, nuk kemi as shtėpi dhe prandaj unė nuk shoh njė tė ardhme tė mirė e tė sigurt pėr ta".

    Mjekėt dhe personeli i spitalit tė cilėt pohuan se ishin shumė tė ēuditur nga kjo lindje tepėr e rrallė, bėnė tė ditur se tė pesė djemtė e porsalindur tė Thėllėza Kapos, edhe pse nė pesha tė vogla, nga 1.2-deri1.8 kilogramė secili, gėzojnė shėndet tė plotė dhe nuk paraqesin rrezik jete.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    I paste me jete!
    Kur i sheh ashtu te rreshtuar nuk e beson se kane dale te gjithe nga nje bark..
    Do Zoti dhe e ndihmojne pasi eshte shume e veshtire..
    Me behet qejfi qe gezojne shendet qe te peste.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------

    Ti rrojnė!

    --------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #4
    qenkemi rrace pjellore ne mo !!
    i paste me jete , dy jan teper lere me pese.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    plako 2 me duken te fudbollit .o Zot jepi shendet .

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Si t'i ushqej pesėnjakėt e mi?"

    Sėrish lindje shumėnjakėsh nė maternitetin e Tiranės. Thėllėza Kupi nga Kalaja e Dodės, 32 vjeē, ka lindur pesėnjakė djem. Mjekėt thonė se ky ėshtė suksesi i 20 viteve, njė rast i rrallė qė njė nėnė lind pesė fėmijė dhe qė tė gjithė nė gjendje tė mirė shėndetėsore.

    TIRANE

    Eshtė e tmerrshme, thotė Thėllėza Kapo, ku me i ēu un' 5 fmi?" Ajo s'do donte tė shprehej kėshtu, por nuk mund tė mos e bėjė kėtė. Deri para tre muajsh u ligėshtua kur i thanė se priste binjakė. "S'kemi kushte, kemi veē njė dhomė, edhe asaj i bie suvaja, pėrditė", justifikohet. Dhe ky ka qenė shkaku qė e bindi tė flasė pėr gazetarėt. "Veē me vu dorė qeveria, unė s'e pėrballoj…" Qė do tė bėhej nėnė pesėnjakėsh, pėr kėtė u njoftua ende pa i dalė mirė narkoza e operacionit (dėgjoi tė flisnin mjekėt) dhe u bind vetėm pasi numėroi bebet. Nuk ka menduar pėr ndonjė emėr, jo jo ky ėshtė luks nė kėto momente. Pėrsėrit vazhdimisht se ėshtė e kėputur ekonomikisht, aq sa s'ka forca tė gėzojė se ajo dhe vogėlushėt janė jashtė rrezikut. Mė i vogli peshon 1.2 kilogramė dhe mė i madhi 1.85 kilogramė. Mjekėt shprehen vėrtet si pėr njė mrekulli, meqė bebet kanė lindur nė kapėrcyell tė muajit tė shtatė tė shtatzanisė.

    Si ndiheni sot?
    S'e kam marrė veten mirė. Po mjekėt mė kanė thėnė se s'ka mė probleme. Mund edhe tė dal nga materniteti, po ku tė shkoj? Jetoj vetėm dhe s'kemi asnjė tė ardhur. Kemi vetėm njė dhomė nė fshat, pa kushte, pa lekė…

    Si u ndjetė kur morėt vesh se prisnit 5 fėmijė?
    Nuk e dija deri nė momentin e fundit, mė 17 kur kam lindur. Mamia atje nė fshat mė tha se prisja binjakė dhe me kėtė mendje kam qenė pėr disa muaj. Kur erdha kėtu mė thanė se kisha trenjakė dhe kur po mė afronte data e lindjes mė thanė pėr katėr. Vetėm nė momentin e fundit mora vesh pėr tė pestin.

    Si reagoi babai kur e mori vesh?
    Nuk kam folur me tė nė telefon. Nexhmiu ėshtė nė Itali, u bėnė 8 muaj. Herėn e fundit qė u lidha me tė s'kisha lindur akoma. Edhe ai ėshtė pa punė andej. Unė po, qė s'kam asnjė tė ardhur. Jetoj me vajzėn dhe me djalin, kemi vetėm njė dhomė.

    Ku janė tani vajza dhe djali?
    Janė tė dy nė spital, te distrofiku. Vajza ėshtė 5 vjeē, e kam tė paralizuar. Mbeti kėshtu kur qe e vogėl, prej temperaturės sė lartė. Djali ėshtė 9 vjeē, edhe ai s'ka qenė mirė kėto kohė. Po o Zot kur e mendoj se si do t'ia bėj pėr t'i rritur 7 fėmijė. Kėshtu si jam nuk mund tė bėj asgjė, as nuk mund tė mendoj. Duhet tė dal nga spitali, po ku tė shkoj.

    Nga fisi juaj apo i burrit ka pasur lindje binjakėsh apo trinjakėsh?
    Jo, jo vetėm neve na qėlloi.

    Mjekėt na thanė se ju s'donit qė kjo gjė tė bėhej publike. Si vendosėt pėr t'u folur gazetarėve?
    Po ne jemi fanatikė. Mė vjen turp tė dal nė televizor. Po mendoj se kjo gjė ėshtė pėr tė mirėn time. Kemi shumė nevojė pėr ndihmė dhe kjo ėshtė e vetmja mėnyrė…


    Njė vit mė parė dy nėna lindėn katėrnjakė

    Pothuaj njė vit mė parė nė maternitetin e Tiranės u shėnuan brenda dy ditėsh dy lindje katėrnjakėsh. Mė 28 shkurt tė vitit tė shkuar Elda Kamberi nga Fieri lindi katėr djem dhe u bė me pesė fėmijė (kishte njė vajzė). Mė 1 mars Moza Zenollari nga fshati Babrru i Tiranės lindi katėr vajza dhe iu bėnė gjashtė (kishte dhe dy vajza). Mozės i ishte kėshilluar disa herė prej mjekėve ndėrprerja e shtatzanizė, meqė kishte probleme me zemrėn. Por ajo nuk pranoi kurrsesi, duke gjetur argument dhe mbėshtetje tė fortė nė besimin e saj, ishte Dėshmitare e Jehovait dhe s'mund ta mendonte asnjėherė abortin. Gjithēka shkoi mirė, pa llogaritur momentet e mėvonshme tė Zenollarėve tė papunė. Historitė e dy nėnave pushtuan pėr ditė me rradhė faqet e shtypit dhe kronikat televizive, u premtua ndihmė e pėrkra-hje. Sepse ende sot mbahet mend precedenti i para disa viteve, kur njė nėne pesėnjakėsh iu dha shtėpi.


    Mjekėt: Ja pėrse lindin shumėnjakė

    Ilaēet pėr shtatzaninė japin efekte tė tilla, shumėfish embrionesh. Eshtė ky shpjegimi mė i pranueshėm pėr lindjen e shumėnjakeve nė maternitete. Sipas mjekėve ėshtė pikėrisht stimulimi i shtatzanizė sė nėnave me anė ilaēesh ai qė justifikon ēudinė e kėtyre kohėve, lindje tė njėpasnjėshme tre apo katėrnjakėsh. Trashėgimia kėtu pothuajse nuk llogaritet, ky fakt sipas specialistėve mund tė merret parasysh ndoshta nė lindje tė zakonshme binjakėsh. Mjekėt nuk vėrejnė ndonjė gjė tė pazakontė, megjithatė. "Gjithsesi, duke u nisur nga statistikat e kohėve tė fundit nuk mund tė themi se ka ndonjė rritje tė ndjeshme lindjesh shumėnjake. Po flasim thjesht pėr raste tė veēanta", pėrfundojnė doktorėt.

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Zoti i bekofte.
    Me jete te gjate,dhe kurajo nenes,nuk eshte nje,as dy,po pese njeheresh.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow bravo Peshkopia..dhe keshtu ti shikosh grat nga andej sta mbushin shume syrin (as qe e kam iden ku ne Shqipri bie kjo peshkopia by the way...)

    Ka pasur raste qe kam degjuar qe kan lindur dhe me shume se 5 femi, po ceshtja ketu eshte qe jan te gjithe te shendetshem

  9. #9
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Zoti u dhente shendet.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Rrofshin dhe me jete te gjate..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fėmijė punojnė e lypin nė Shqipėri
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •