Close
Faqja 28 prej 29 FillimFillim ... 1826272829 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 406 deri 420 prej 427
  1. #406
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Elisabet :
    Mund të shtosh këtu dhe lakimin e emrave në trajtën e pashquar sepse shembujt që ke dhënë ti i përkasin vetëm trajtës së shquar.
    Gjithashtu tek rasat ka patur dhe një rasë tjetër që quhej thirrore por që pseudogramatikanët tanë e kanë hequr ashtu siç kanë hequr paskajoren e foljeve.
    Kësaj i thonë ta varfërosh gjuhën me zor.
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  2. #407
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    lol, faleminderit per kurajon...suportin (keshtu shkruhet? lol)
    Thuhet për mbështetjen Rexhina
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  3. #408
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Na leni mer ti shijojm keto vite te mbetura pa gramatike.

  4. #409
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Citim Postuar më parë nga elisabet Lexo Postimin
    I ngjitem monopatit qe te con ne qender te fshatit tim te lindjes

    Analiza sintaksore

    Ne radhe te pare themi qe kemi te bejme me nje fjali te perbere, me pjese te nenrenditur percaktore, pasi pjesa e varur percakton kuptimin e nje emri ne pjesen kryesore.(monopatit)

    Meqe kemi dy pjese fjalie, do kemi dy kryefjale e dy kallzues qe jane gjymtyret kryesore te fjalise.

    Ne rastin tone nuk kemi asnje kryefjale te shprehur me emer apo peremer vetor, pasi vete veta e pare e fojles "ngjitem" nuk e ben te domosdoshem perdorimin e peremrit "une".

    I ------ kundrinor i zhdrejte,i shprehur me trajte te shkurter te peremrit vetor

    Ngjitem ------- kallzues i pjeses kryesore, i shprehur me folje.

    Monopatit---------- kundrinor i zhdrejte, i shprehur me emer
    Kaq per fjaline kryesore.

    Pjesa e nenrenditur

    Qe _____ them se eshte kryefjala e pjeses se nenrenditur, pasi zevendesohet me peremrin lidhor " i cili"
    Te _____ kundrinor i drejte,i shprehur me trajte te shkurter te peremrit vetor

    Çon______ kallzuesi pjese se nenrenditur, shprehur me folje

    Ne qender______ rrethanor vendi, shprehur me emer me parafjale

    Te fshatit _____ percaktor me drejtim, shprehur me emer

    Tim _____ percaktor me pershtatje, shprehur me peremer pronor

    te lindjes ______percaktor me drejtim, shprehur me emer

    Kaq kishte analiza sintaksore.
    Shpresoj t'ju kete ndihmuar sado pak
    Shumë e saktë analiza jote Elisabeta.
    Apoteoza do të ishte të bëje lidhjen e sintaksës me morfologjinë. Si na hyn në punë sintaksa tek lakimi i emrave p.sh

    Përshëndetje Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  5. #410
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2008
    Postime
    8
    krjet i keni qillu ju qa me ba shkru un tasht

  6. #411
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga arta7 Lexo Postimin
    krjet i keni qillu ju qa me ba shkru un tasht
    Shkruj shqip çiko

  7. #412
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    kjo më bën përshtypje:
    kjo eshte serioze, e edhe fjala - shfrytezoj, nuk eshte pergjegjese perkatese e fjales - perdore, sikurse anglisht - use, to use. Fjala - shfrytezoj, ka kuptimin - i merr frytin, e shfrytezon, e len pa fryt, e xhveshe nga te drejtat, e shtien te veproj per qellimet tuaja, ia merr kualitetet e te mirave mendore, fiszike e materiale - e sfrytezon, e shtien te veproj per ty - lidhet me fjalen - fryt - shih edhe kjo eshte e natyres psikologjike, sociologjike (shfrytezoj rastin... shfrytezoj kohen... ).

    Shprehja - vej ne veprim, ne aspektin gjuhesor eshte mjafte e veshtire ta gjejme pergjegjesen perkatese, te fjales - perdore, perdorim. Si shprehje kemi mjafte: e shtij ne veprim (e perdori), e kur kemi rastet psh. per tingullin, diftongun, rrokjen e fjalen, eshte fjala - e perflas, e pertheksoj, sepse ka te bej me te folurit, a te shkruarit e gjuhes. Mund te perdoret lapsi, fletorja, libri, por jo fjala, tingulli... psh. e pertheksoj tingullin, ne vend te nje tingulli tjeter - e perflas fjalen, ne vend te nje tjetre, sepse kemi fjalet: goje, e pergoje, pergojoj, e marr neper goje dikend, pergojim-i...eshte perfole shume here ai/ajo...eshte pergojuar... kjo ka anen negative, sepse do te ishte mjafte mire per gjuhen - pergoje, perfole, perfolur, perfoli, perflas - po me e mire qenka kjo - perflas, perfolje = perdore, perdorim... psh. ne vend te fjales - parlament, e perflas fjalen - kuvend, si fjale shqipe... (jo e perdori fjalen kuvend, se fjala nuk perdoret fizikisht).

    E pertheksoj tingullin... e perflas fjalen... (ne vend - perdore, perdori)...
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #413
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Kam nje pyetje.

    Pyetja eshte: A duhet shkruar "Falemnderit" apo "Faleminderit". Logjikisht kur njeriu qe e perdor falenderohet vetem ne emer te tijin, atehere i bie qe pjesen e pare te fjales qe eshte folje "me u fal" duhet ta shkruaj ne numrin njejes, pra:

    Falemnderit Besnik, Falemnderit Zana per ndihmen qe me dhe.

    Kurse kur dikush falenderon ne emer te nje rrethi me te gjere, atehere folja "me u fal" duhet te vendoset ne numrin shumes, pra:

    Faleminderit zonje per ndihmen qe na dhate.


    Cili eshte rregulli, nese e di ndokush?
    Edhe per mua vlen kjo rregull qe ke permendur ti. Edhe pse ne fjalorin e gjuhes shqipe nuk mund te gjesh fjalen ''falemnderit'' por vetem ''faleminderit''.
    Nuk e di arsyen se pse eshte perfshire vetem ''faleminderit'' ne fjalorin e shqipes, por une perdor te dyja format e fjales kur i pergjigjet situates.
    Barca

  9. #414
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga Jimmi_1978 Lexo Postimin
    Edhe per mua vlen kjo rregull qe ke permendur ti. Edhe pse ne fjalorin e gjuhes shqipe nuk mund te gjesh fjalen ''falemnderit'' por vetem ''faleminderit''.
    Nuk e di arsyen se pse eshte perfshire vetem ''faleminderit'' ne fjalorin e shqipes, por une perdor te dyja format e fjales kur i pergjigjet situates.

    falemnderit - numri njajës, famenderit prej meje, unë të falemnderit

    faleminderit - numri shumës NA ju falenderojmë, jufaleminderit
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  10. #415
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Kjo teme eshte thesar i forumit. Jam i apasionuar pas gjuhes shqipe dhe kjo qe arsyeja perse klikova pa vetedije serisht. Gjuha, eshte arma me e forte qe kemi, ne mbrojtje te identitetit dhe autoktonitetit tone dhe prandaj duhet studiuar, folur, shkruar, vleresuar, e mbi te gjitha trasheguar tek pasardhesit. Ndersa lexoja postimet e meparshme, u habita tek gjeta edhe veten aty. Spikata gabime rrenjesore ne postimet e mia. Gabime te cilat per cudi dikur i kam konsideruar si te sakta dhe i kam mbrojtur me fanatizem. Po qeshja gjate te lexuarit. Ama, per nje gje nuk jam pishman. Te pakten kam tentuar te debatoj, te kritikoj dhe te ri-gjalleroj bashke me forumiste te tjere, kete gjuhe qe meriton te shkruhet sic duhet dhe te mbrohet ndaj bastardimit qe po peson ne ditet e sotme. Duke bere gabime, mesojme. Koha paska nje veti te cuditshme ne rektifikimin e gabimeve dhe ne pjekjen e njeriut. Ashtu sic qesh sot me dokrrat qe paskesha shkruar dikur dhe me gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore, ashtu ndoshta do qesh edhe pas 5 vitesh kur te lexoj kete postim te sotcem. E rendesishme eshte te shkruajme shqip, te mesojme nga njeri-tjetri dhe ta mbajme kete gjuhe te shtrenjte gjalle, te pa perziere, te pa-cenuar. Gjithashtu, perfitova nga rasti te kujtoj shume anetare te vjeter qe kane postuar ne kete teme, te cilet perbenin ajken e ketij forumi dhe qe mungesa e tyre ndjehet goxha. Mesoni gjuhen Shqipe bashke-patriote, konsiderojeni si thesarin me te vyer kombetar dhe kurre mos e bastardoni.

  11. #416
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    faleminderit eshte fjala qe perdoret
    falemnderit nuk perdoret "vetem"
    falem i nderit
    falem nderit tend

    keto jane "format" qe perdoreshin ne mesjeten(akoma dhe sot arbereshet, thone "falem" kur pershendesin)

    ose do themi shkurt faleminderit

    ose do themi falem nderit tend, por jo falemnderit

  12. #417
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Te shkruash bukur gjuhen Shqipe nuk eshte e lehte.

    Shumica ne Forum e shkruajn shume keq gjuhen tone te bukur.

    Nje pjese gjoja flasin ne dialekte , por as aty nuk tregojne aftesine e njohjes se dialektit.

    Te rralle jane ata qe perdorin drejt shenjat e pikesimit si dhe hapsirat mes fjaleve e fjalive , qe i percakton rregullorja e drejtshkrimit.

    Shpesh kam nderhyre tek disa per ta shkruar bukur gjuhen.

    Meqense une vetem nuk ja dal dot kesaj pune dhe meqense nuk jam specialiast gjuhe , do ju lutesha juve qe keni kulturen e nevojshme Letrare e gramatikore , te nderhyni ne cdo postim ku ben Muuuuuu injoranca e shkruesit.

    Nderhyni pa pyetur se ofendohet shkruesi injorant.
    E rendesishme eshte te krijohet nje atmosfere mbytese per ata dhe ato qe lehtesisht zhgarravisin shqipen ne Forum e qe ne nje fjali bejne dhjetra gabime ortografike e qe vend e pa vend perdorin fjale te huaja.

    Keshtu dhe kultura juaj gjuhesore ben nje sherbim. Ajo edukon drejt nje mase te madhe Shqiptaresh dhe e ben Forumin vend shplodhes e jo kotec pulash.

    Beni mire ju njohesit e gjuhes qe debatoni ne temat akademike por te mos harrojme se Shumica, nga menyra se si shkruajne, cfaqin nje fakt te tmerrshem.. qe kto 20 vite Shkolla Shqiptare nuk nxjerr me bukur shkrues por zhgarravinaxhij te neveritshem..


    Pra le te jete nderhyrja juaj kudo ku shkruhet keq , nje Shkolle e re per kta mijra forumiste , qe per faj te tyre apo te familjeve apo te shkolles nuk dine te shkruajn.

    Me mirkuptim..
    Brari
    Hej Brari, para se te gjykosh te tjeret mundohu te jesh vete ne rregull dhe pastaj korrigjo te tjeret .
    E para : drejtshkrimi yt le vend per korrigjime , sa per drejtshkrimin ...ohohoho eshte pak a shume per t'u deshiruar .
    E dyta : Anetaret vijne ketu vetem per zbavitje dhe nuk kane rendesi shume gabimet orthografike apo drejtshkrimi .

    Pyet Albon nqs do t'i prishej puna se kush shkruan drejte apo shtrember .

    Shiko sa gabime orthografike ke bere per vete , lere me rregullat e drejtshkrimit . I ke me ngjyre te kuqe tek posti jot . As vete nuk e mbaj veten per eksperte , por mundohem te shkruaj sa me mire dhe pa gabime orthografike te pakten ,se ne drejtshkrim kam harruar shume rregulla .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Viola.V : 15-04-2011 më 20:29
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  13. #418
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Viola, shkon nga shkon e rremon temat e vjetra. Po ta shohesh, ate teme e ka hapur ne 2004. Ti ne fakt duhet ta kishe pergezuar ne krahasim me shkrimet/postet e sotshme. Ne vend te permirsohej, meqe ka dhene kontributin e tij si nderrmarres per permiresimin e gjuhes dhe drejteshkrimin e rregullt, po ti besh nje krahasim atehere me sot, Brari ka harruar fare se cfare kish shkruar ketu.

    Brari, je per ibret fare. Nga nota 7, ke shkuar te 5 me shkelma. Cdo post fillon me "nje dizaj". lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  14. #419
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Viola
    orthografike
    Nuk shkruhet orthografike por ortografike.Ben te njejtin gabim me disa forumas qe thojne orthotodoksi dhe jo ortodoksi.Gjuha shqipe perdor bashketingulloren "T" dhe jo "Th" ne keto raste.Bejne perjashtim vetem thuthuqet.lol

    Pink, Brarit duhet ti kishe vende noten " te lumte dora e vogel" qe su be kurre e madhe per te shkruar shqipen letrare.lol
    "Shoku Mjekesise"

  15. #420
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga _Mersin_ Lexo Postimin
    Nuk shkruhet orthografike por ortografike.Ben te njejtin gabim me disa forumas qe thojne orthotodoksi dhe jo ortodoksi.Gjuha shqipe perdor bashketingulloren "T" dhe jo "Th" ne keto raste.Bejne perjashtim vetem thuthuqet.
    Eh c'me gjeti belaja !- Viola , pse nuk shkruan shqip , pse keshtu pse ashtu ?!

    Thone qe gjuha e nenes nuk harrohet , por mos harro se qe te dyja njerkat qe kam pasur , Kanadaja dhe Greqia , me kane trajtuar mire . Ne kete rast mundohem te tregohem pak zemergjere per te dyja , se kam jetuar me ato pothuaj gjysmen e jetes time ...ahahaha.
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

Faqja 28 prej 29 FillimFillim ... 1826272829 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •