Close
Faqja 14 prej 43 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 427
  1. #131
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Eshte apostrofë. T'i bashkangjitem edhe une kritikuesve e te kritikuarve...

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Ka paqartësi në rregullat e drejtshkrimit!

    Rregullat e përdorimit të apostrofit nuk janë të qarta. Dihet që apostrofi vihet në vend të një a më shumë germave që mungojnë.
    T'ia them unë a t'ia thuash ti?
    S'më bëhet vonë, m'i le a s'm'i le çelësat.
    Në rastin e parë t'ia, apostrofi ka zëvëndësuar ë-në- Të ia....
    Çfarë zëvëndëson në rastin e dytë S'më?
    Përse të shkruhet pa apostrof ta jap....., ndërsa t'ia jap.... duhet apostrof, kur të dy rastet kanë të bëjnë me jap?
    Ka plot raste të paqarta se si duhet përdorur apostrofi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pellazgu : 07-04-2004 më 11:44
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  3. #133
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Faktikisht "ta jap" dhe "t'ia jap"nuk kane te njejtin kuptim.
    Ne radhe te pare duhet te kemi te qarte nese "të" eshte nyjez e lidhores apo trajte e shkurter.

    të + e = ta trajte e shkurter e bashkuar
    "te" trajte e shkurter e peremrit vetor, rasa dhanore( kujt? ty te) ose nyjes e lidhores, varet nga konteksti apo kuptimi i fjalise
    "e" trajte e shkurter e peremrit vetor, veta e trete,numri njejes,rasa kallzore(ke? ate e, librin)



    t'ia = të+i+e ku:
    nyjez e lidhores
    "i" trajte e shkurter e peremrit vetor, veta e trete, numri njejes, rasa dhanore (kujt? atij i)
    "e" trajte e shkurter e peremrit vetor, veta e trete, numri njejes, rasa kallzore (ke? ate e)

    Pra ne rastin e dyte kemi te bejme me nje person te dyte (atij i)

    Ka pasur diskutime nese "ta"duhet te ishte me apo pa apostrof(qe eshte gjinia mashkullore dhe jo femerore), por qe ka mbetur pa apostrof.
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga pelin
    Shkruhet "ta" dhe jo "t'a".

    Thuhet apostrof(-i) apo apostrofe(-a) ? Para 10 vjetesh ka qene i gjinise mashkullore.


    Thuhet apostrof (-i) e jo apostrofë


    Kemi edhe fjalën apostrofë - figurë që përdorët gjatë ligjërimit, kur i drejtohemi një personi duke ia përmendur emrin.

  5. #135
    Far away! Maska e Eraaa
    Anëtarësuar
    02-02-2003
    Postime
    161
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Ka te drejte pelini!

    Vetem ne rastet kur shkruhet "t'ia" , perdoret apostrofi. ( apostrof )

    Psh : Do mundohem t'ia lehtesoj barren .




    Vertet nje pune e perkryer (.) Po na ndihmoni shume edhe ne te tjereve , qe nuk kemi bere shkolle ne Shqiperi.
    Faleminderit ke te drejte

    Ja disa raste te perdorimit te apostrofit

    1. Per te shenuar renien e -ë- fundore te trajtat e shkurtra te peremrave vetore dhe , te pjeseza e menyres lidhore, e kohes se ardhshme te deftores si edhe te ndertimet e ndryshme me pjesore(per te , me te , nje te + pjesore), perpara trajtave te shkurtera te peremrave vetore i , u , perpara trajtave te shkurtera peremerore ia , iu , ju , jua , ua, si edhe pjesezes u te trajtave pesore-vetvetore te foljeve.

    P.sh: m'i tha; te [b]m'u[b] besh te fala; te m'ia numerosh nje nga nje; me t'iu afruar; si t'u duk?;
    Kujdes Shkruhen pa apostrof trajtat peremerore ma , ta, ku nuk kemi renje te ë , por nje shkrirje dy zanoresh (më + e = ma ; të + e = ta):
    ma dha librin ; s'ma jepte ; jepma.

    2. Pas pjeseses mohuese s dhe pas peremrit ç :

    s'erdhi ; s'e di ; ç'e do? ç'i the? ; e dime se ç'qellim ka; s'na tha se ç'kerkonte etj..
    KujdesShkruhen pa apostrof peremri i pakufishem çdo dhe peremri pyetes çfare:
    çdo nxenes ; çfare do prej meje? etj...[i] çfaredo , çdonjeri , çdokush.

    [i]3. Per te shenuar renien e ë tek nyjat e perparme të, së me kuptim pronor ne rasat e zhdrejta te emrave i ati , e ema:

    (i , e) t'et , (i , e ) s'emes , me t'emen
    Live your beliefs and you can turn the world around.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Aman nje gje te me keni parasysh te gjithe, se s'ka ngelur i madh e i vogel ne forum pa e bere kete gabim.

    CFARE NUK SHKRUHET ME APOSTROF (dmth jo c'fare. C'fare = Cfarë fare mbolle psh)

    Cfare, Cfare, Cfare, Cfare, Cfare, Cfare (se po ta shikoni te shkruar shume here, dhe mund t'ju fiksohet) CFARE, CFARE, CFARE.

    Faleminderit.

  7. #137
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Lum, nese eshte Apostrof, pse nuk eshte strof po eshte strofë?

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga AsgjëSikurDielli
    Lum, nese eshte Apostrof, pse nuk eshte strof po eshte
    strofë?
    ASD!

    Lakimi i emrit "strofë":

    ............................njëjës................ ..................

    trajta e pashquar.........................trajta e shquar

    E.: strofë.......................................strofa
    Gj.: e(e) strofe...............................i (e) strofës
    Dh.: strofe......................................strofës
    K.: strofe........................................stro fën
    Rr.:strofe .......................................strofës

    - E para, e vërenë o ASD, se në gjinore,dhanore, rrjedhore, mes bashkëtingëllorëve "f" dhe "s", e në kallëzore mes bashkëtingëllorëve "f" dhe "n", në trajtën e shquar të njëjësit, logjikisht merr zanorën "ë" . A ka logjikë të thuhët "strofs" apo "strofn"? Jooooooooooo!
    - E dyta, fjala apostrof (emër mashkullor që në emëroren e shquar të njëjësit, merr mbaresen "i"), nuk ka lidhje me "strofë". Janë fjalë të vecanta që emërtojnë kuptime tërësisht të vecanta.
    Strofë - përdorët në terminologjinë e letërsisë (tufë vargjesh në një poezi a një poemë).
    Apostrof- përdorët në gjuhësi ( shënjë si presje, që vihet sipër rreshtit në vend të një zanorëje a të një rrokje që ka rënë).

    Apostrofë- figurë në teorinë e letërsisë (ndërtohet duke nderprerë papritur ligjerimin duke iu drejtuar me thirrje një njëriu ose një sendi të personifikuar). Ka kuptimin sikur folja apostrofoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 07-04-2004 më 22:01

  9. #139
    jANE CA FJALE NE SHQIP SI PSH PALLOSH ETJ ETJ SE KUPTOJ PSE KANE KUPTIM TE KEQ ?
    !!!

  10. #140
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    me pelqen kjo tema!
    Kalova direkt ne fund qe te shkruaj mendimin tim,sepse mesa pashe jeni zgjatur pak si shume me rregulla sintakse ,morfologjie etj,etj.Ketu nuk mund te shkruhen gjithe rregullat e gjuhes shqipe,prandaj mendoj se do ishte me mire,qe ne vend te korrigjonim ketu njeri tjetrin,apo pas çdo posti neper temat ku shohim gabime ne te shprehur,te hapet nje teme ku secili te shkruaje gabimet qe ndesh me shpesh duke lexuar forumin me korrigjimet perkatese.Ne kete menyre eviton debatet e kota,di me shume une apo di me shume ti dhe njekohesisht kush eshte i interesuar ti lexoje per te mesuar mund ti gjeje aty.E them kete sepse shumica i bejne gabimet pa e pasur mendjen dhe jo sepse s'dijne,ndaj nje nderhyrje direkt me pas do ishte kot,veç arsye debati ne tema qe s'kane lidhje.

Faqja 14 prej 43 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •