tema
--------
Sekretet e "suksesit tė Fatos Nanos nė Uashington.
Nga Mero Baze
Njė javė pas trazirave nė Kosovė, shihet qartė se disa fraksione politike tė ish UĒK-sė, afėr kryeministrit Fatos Nano dhe disa pika kontakti tė qėndrueshme tė Fatos Nanos nė Kosovė, kanė dirigjuar "rebelimin" e qyteteve kryesore tė Kosovės, pas rastit tragjik tė Mitrovicės, ku humbėn jetėn tre fėmijė shqiptarė. Trazirat u pėrpoqėn tė pėrdoren politikisht prej kryeministrit Nano pėr tė penguar njė tubim tė opozitės nė Tiranė kundėr tij dhe pėr t'u rikthyer nė qendėr tė vėmendjes sė faktorit ndėrkombėtar, si njė person qė mund tė negociojė paqen e provokuar nė Kosovė. Trazirat i paraprinė po ashtu njė udhėtimi tė planifikuar tė kryeministrit shqiptar nė SHBA si kryeministėr i njė vendi qė ka aplikuar pėr t'u anėtarėsuar nė NATO dhe qė ka nėnshkruar "Kartėn e Adriatikut", e cila parasheh prioritetet qė SHBA u jep vendeve tė Ballkanit Perėndimor pėr t'u anėtarėsuar nė NATO.
Udhėtimi i Fatos Nanos drejt Uashingtonit, njė ėndėrr 13 vjeēare e kryeministrit socialist, i papėrfillur prej SHBA-sė, duket se po pėrpiqet tė tėrheqė vėmendjen e autoriteteve amerikane pėr ndikimin qė ai ka nė rajon. Duke iu shmangur hapjes sė temave tė brendshme tė politikės shqiptare dhe sidomos korrupsionit dhe problemeve elektorale, zoti Nano duket se po pėrpiqet tė provokojė njė axhendė me rėndėsi rajonale, para udhėtimit nė SHBA. Trazirat nė Kosovė, qė nė disa ekrane u panė qartė se ishin tė drejtuara nga fytyra qė kishin pirė me tė kafe, njė javė mė parė nė Hotel Sheraton nė Tiranė, tani duket se i dhanė frytet e veta dhe e kthyen Kosovėn nė axhendėn ndėrkombėtare tė tė gjithė fuqive tė mėdha. Por ndryshe nga pesė vjet mė parė, tashmė tė gjitha palėt janė thuajse nė anėn e serbėve. Kryeministri Fatos Nano po pėrpiqet ta kthejė kėtė betejė nė njė ēėshtje tė axhendės sė tij personale nė SHBA, duke premtuar se do tė arrijė tė kontrollojė fanatikėt zjarrvėnės tė Kosovės, pėr tė cilat ka garanci tė besueshme se mund t'i binden. Me tė njėjtėn logjikė qė dominoi skenėn politike tė Shqipėrisė nė vitin 1997, kur u rikthye nė pushtet si garant i "shkurajimit" tė grupeve tė armatosura, zoti Nano po pėrpiqet tė shkojė nė Uashington "si garant i paqes dhe stabilitetit nė rajon", pėr shkak tė kontrollit qė ka mbi grupet e armatosura nė Kosovė dhe sidomos personazhet qė shkaktuan trazirat javėn e fundit. Uashingtoni, i cili vazhdon tė mbetet sponsori kryesor i pavarėsisė sė Kosovės dhe shteti mė i adhuruar prej shqiptarėve nė rajon, do tė testojė shanset e paqes nė rajon te njeriu qė kontrollon "gangsterėt e luftės" nė Kosovė.
Nė njė pėrpjekje mė diabolike, kryeministri Fatos Nano ėshtė pėrpjekur tė dėmtojė politikisht edhe ish udhėheqėsin politik tė dalė nga UĒK-ja, Hashim Thaēin, duke ndėrhyrė nė problemet e brendshme politike tė partisė sė tij dhe duke mbėshtetur brenda asaj partie segmente radikale, qė kanė vėnė nė pozitė tė vėshtirė investimin pesėvjeēar tė Perėndimit nė Kosovė dhe vetė profilin politik tė zotit Thaēi, i cili ka ardhur duke u moderuar dhe fituar mbėshtetje nė Kosovė. Po tė vėreje deklaratat politike tė ardhura prej Kosovės pas ngjarjeve tė fundit, brenda partisė sė zotit Thaēi pati njė mungesė harmonie dhe njė pėrpjekje pėr tė minuar autoritetin politik tė tij. Disa "udhėheqėsa" nė hije tė Partisė Demokratike tė Kosovės, tė lidhur direkt me kryeministrin Fatos Nano, u pėrpoqėn ta delegjitimojnė pozitėn dhe deklaratat e moderuara tė Hashim Thaēit, pėr ta lėnė kėshtu kryeministrin, si negociatori i vetėm i mundshėm i "rebelėve" tė Kosovės me Perėndimin. Njė javė para kėtyre trazirave, kryeministri shqiptar, gjatė vizitės nė Kosovė, i kishte bodigardė dhe njerėz tė afėrt tė rrethit tė tij shumė prej atyre qė pamė me urė zjarri dhe gurė nė duar. Pėrpjekja pėr t'i tėrhequr vėmendjen Uashingtonit, me tymin qė del nga ēatitė e kishave dhe ndėrtesat e UNMIK-ut nė Kosovė, ėshtė ēmimi mė i lartė qė shqiptarėt i kanė paguar ndonjėherė inferioritetit politik tė njė kryeministri nė Tiranė dhe pėrpjekjeve tė tij pėr t'u faktorizuar nė Uashington. Shqipėria ka arsye tė presė zhvillime pozitive nga vizita e zotit Nano nė Uashington dhe sidomos ka arsye tė presė kushte tė qarta pėr sigurinė kombėtare dhe reformat nė vend, qė kalojnė pėrmes njė pushteti qė vjen nga zgjedhje tė lira dhe mbi tė cilin ka mekanizma kontrolli nga shoqėria. Shqiptarėt presin qė Uashingtoni t'ia theksojė kėto zotit Nano. Por ata presin po ashtu me dyshim se zoti Nano do tė shfrytėzojė rėndėsinė e vogėl qė ka vendi i tij dhe problemet e vendit tė tij nė atė mbledhje tė NATO-s, duke i detyruar tė gjithė tė gjejnė njė zgjidhje pėr zjarret qė janė ndezur nė Kosovė, dhe si gjithmonė duke "dalė vullnetari i parė" pėr paqen atje. Mė besoni qė pėr paqen nė Kosovė, nuk ėshtė shumė i dobishėm, por ata qė i vunė zjarrin Kosovės, mund t'i kthejė nė shtėpi! Thjesht i ka tė vetėt.
-------
Krijoni Kontakt