Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Citim Postuar mė parė nga XimiD
    Bo cfare surreterish paskan dale me i thone Nanos Ik !!
    ishalla i ka kap Fiksi , se duket sikur ka ndodh nga Tropoja e jo ne Washington !

    Mos i shiko gunen po punen ...

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nano: Prioritet yni anėtarėsimi i plotė i Shqipėrisė nė BE dhe NATO

    Uashington, 31 mars (Kosovapress) Time: 09 : 58

    Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, tha tė martėn nė Uashington, nė takimin e organizuar nga Qendra pėr Politika Perėndimore me temė "Shqipėria, Ballkani dhe proceset e integrimit evro-atlantik", se prioritetet e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė janė arritja e njė anėtarėsimi tė plotė nė BE dhe nė NATO, si dhe garantimi i sigurisė ekonomike dhe asaj fizike pėr tė gjithė qytetarėt.
    ----------------------------------

    Kongresi amerikan kėrkon zgjerimin e NATO-s edhe me Shqipėrinė

    Prishtinė, 31 mars (Kosovapress) Time: 09 : 20
    Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia duhet tė hyjnė nė NATO jo mė larg se mė 2007. Rezoluta 558 u propozon shefave tė qeverive tė vendeve anėtare tė NATO-s qė nė samitin e Aleancės nė Stamboll mė 28-29 qershor tė kėtij viti ”duhet tė shqyrtojnė procesin e zgjerimit,duke pėrfshirė edhe kandidaturat e Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė jo mė larg se deri mė 2007”, njofton Kosovapress.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Buje e madhe qenka bere per kete viziten e Nanos, por dhe nga vete TVSH-ja simpatizantja me e "flakte" e shokut Fatos, sado qe u mundua t'i jepte vlere te jashtzakonshme kesaj vizite, u pa qarte mosinteresimin i shtetit Amerikan kundrejt kryeministrit tone. Ne aeroport nuk kishte ardhur askush ta pres perveē mikut te tij me origjine greke Nikolas Kejxh dhe ndonje greke tjeter. Edhe ne konferencen e shtypit Fatosi ndodhej prane krymenistrit Bullgar.
    Pra mund te themi shume gjera rreth kesaj vizite, por asgje pozitive.
    Kaq.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2004
    Postime
    10

    Botuesi i Illyria-s pėrgėnjeshtron gazetėn Tema: Kurrė nė jetėn time nuk e

    Botuesi i Illyria-s pėrgėnjeshtron gazetėn Tema: Kurrė nė jetėn time nuk e
    kam takuar Gejxhin, ndėrsa Illyria, nuk ka lėnė rast pa e denoncuar pėr
    antishqiptarizėm greko-amerikanin

    Ekrem Bardha: Nė Washington shkova me ftesė tė presidentit Bush sė bashku me
    Kėshillin Shqiptaro-Amerikan

    Gazetat qė ushqejnė lexuesin me thashetheme e shpifje nuk i shėrbejnė tė
    vėrtetės

    Nuk e di se nė cilėn kuzhinė shpifjesh e gatoi lajmin e pavėrtetė gazeta
    Tema, e cila nė numrin e sė dielės me 28 mars 2004 shkruante me shkronja tė mėdha
    se"Gejxh dhe Ekrem Bardha "mirėpresin" Nanon". Qė kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e
    sajuar me qėllim tė keq, nuk e vė nė dyshim; qė kjo shpifje ėshtė sajuar pėr
    t’iu kundėrvėnė editorialit tė Illyria-s: "Nė Washington ėshtė ftuar Shqipėria",
    as kėtė nuk e vė nė dyshim, por vėnia e emrit tim pėrkrah emrit tė Geixhit, i
    kalon kufijtė e shpifjes.
    Sa pėr t’i freskuar kujtesėn Temė-s, po kujtojmė se edhe kur Geixh u mirėprit
    nga udhėheqėsi i pozitės dhe ai i opozitės nė Tiranė, Illyria mbajti
    qėndrimin e saj qė pėrkonte me qėndrimin e diasporės, nuk e dimė se ēfarė shkroi Tema
    atė kohė. Mė duket meskine sajesa e shpifur e botuar nga Tema, qė mė bashkoi
    me njė antishqiptar tė deklaruar. Unė e kuptoj se njerėzit e duan nė mėnyrėn e
    tyre atdheun, ca duke investuar e rrezikuar, ca tė tjerė duke u pėrbetuar se
    e duan, por nė fakt i shkaktojnė vetėm plagė dhe nuk e lėnė qė tė ecė pėrpara,
    ca e"vrasin" Atdheun nė emėr tė dashurisė, por kjo nuk do tė thotė qė
    gjithėkush ka tė drejtė qė nė emėr tė parimeve tė veta tė shpif e tė shpėrndajė
    gėnjeshtra nėpėr gazeta pėr tė tjerėt. Sipas konceptit tim, e vėrteta duhet tė jetė
    e shenjtė pėr gazetarinė,shpifja e dėnueshme.Pėrsa kohė qė shtypi nuk do tė
    ēlirohet nga kthetrat e tė pavėrtetave, ai nuk do ta luaj rolin e vet pėr ta
    demokratizuar shoqėrinė shqiptare.
    Kur gazeta Tema shkruante se unė kisha dalė tė prisja Nanon nė tė vėrtetė
    isha nė Detroit duke u marrė me punėt e mia tė biznesit, por pėr gazeta tė tilla
    qė ushqehen me thashetheme nuk ka rėndėsi e vėrteta. Mė vjen keq qė vazhdon tė
    ndodh kėshtu me shtypin shqiptar, i cili po mbetet edhe peng i vetėvetes. Unė
    nuk e di se ēfarė pėrgjegjėsie qytetare ndjen ai shtyp kur pa tė drejtė
    shpif ndaj qytetarėve, shumėfishon gėnjeshtra nė adresė tė tij, pa e vrarė
    ndėrgjegja aspak se nė kėtė rast po kryen njė veprim tė pamoralshėm.
    Njė gazetė serioze duhet nė radhė tė parė qė tė verifikojė nėse lajmi qė merr
    ėshtė i vėrtetė apo jo, pastaj ta botojė.
    Nėse gazeta Illyria qė unė e financoj botoi njė editorial pėr kėndvėshtrimin
    e saj se presidenti Bush kishte ftuar Shqipėrinė nė Shtėpinė e Bardhė dhe jo
    njė individ me emrin Fatos Nano, se kjo ftesė pėr ne ishte njė sinjal pozitiv
    se Amerika nuk e ka harruar Shqipėrinė, nuk ka asgjė tė keqe se dikush tjetėr
    nuk ka tė njėjtin mendim me ne. Illyria i ka respektuar dhe do t’i respektojė
    edhe ata qė kanė mendim ndryshe, kjo ėshtė vlera e vėrtetė e demokracisė
    amerikane qė na ka ushqyer tash sa vjet.
    Pėrse duhej qė njė gazetė shqiptare qė nga Tirana tė sajonte gėnjeshtra tė
    tilla se kisha dalė pėr tė pritur Fatos Nanon sė bashku me njė grek, tė cilin
    gazeta ime e ka trajtuar gjithmonė si antishqiptar?!
    Pėr tė respektuar lexuesin po sqaroj se unė kam shkuar tė Hėnėn nė Shtėpinė e
    Bardhė pėr t’iu pėrgjigjur ftesės qė mė kishte ardhur nė emėr tė presidentit
    Bush, ashtu siē u kishte ardhur dhe pjesėtarėve tė tjerė tė Kėshillit Kombėtar
    Shqiptaro Amerikan. Pėr gjykimin tim prania ime dhe e shumė
    shqiptaro-amerikanėve nė ceremoninė qė organizoi presidenti Bush, ku ishte i pėrfaqėsuar edhe
    shteti ynė dhe flamuri ynė kombėtar, nuk besoj se i ka bėrė dėm Shqipėrisė,
    Geixhit po, ndoshta dhe Temės.

  5. #45

    dodoni

    ku je mer dodoni.
    vallai ti ke te djejt qe populli shqiptar eshte pasuri komtare per shokun Fatos, lind pytja.
    A e di pse? me shum pak fjal pasuri jemi ne te vertet por do te thoja shoku fatos nuk e pati fjalen per popullin por per xhepat e tij, se ne te vertet popullit po ja merr pasurin.

  6. #46
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Pse Nano dhe komuniteti shqiptaro-amerikan (e kam fjalėn pėr organizatat mė serioze e mė tė mėdha) duhet tė takohen dhe pėr ēfarė duhet tė marrin angazhime?
    1. Sepse nė Amerikė sipas tė dhėnava jozyrtare kemi diku rreth 1 milion e gjysmė shqiptar qė siē e shprehi edhe vet Nano janė njė pasuri kombėtare, dhe qė ata edhe nė tė ardhmen tė mbeten pasuri jona kombėtare dhe tė rriten edhe mė tej kanė nevojė qė tė jenė sa mė tė organizuar me ndihmėn edhe tė ambasadave tona, kanė nevojė pėr lėndėn e gjuhės, letėrsisė, kulturės, historisė shqiptare nė shkollat ku i ēojnė fėmijėt e tyre (shumica e komuniteteve mirė tė organizuara i kanė kėto) pėr tė cilėn poashtu ndihma e ambasadave do tė shpejtonte punėn dhe do tė bėnte tė mundur tė paktėn sigurimin e teksteve shkollore edhe me pagesė tė vet shqiptaro-amerikanėve.
    2. Sepse me organizimin e mirė tė shqiptaro-amerikanėve, ata mund tė rrisin fuqinė e zėrit tė tyre nė politikėn amerikane veēmas pėr ēėshtjet tona kombėtare por edhe ato financiare e ekonomike nė pėrgjithėsi, pastaj do tė ishin si pėrfaqėsues tė kulturės sonė kombėtare nė Amerikė njė reklamė shumė e mirė kjo pėr kombin me gjithė interesat shumė tė mėdha ekonomike afatshkurtėra e afatgjata qė kjo sjell.
    3. Sepse me takimin me biznesmenėt shqiptaro-amerikanėt do tė mund tė siguroheshin investime direkte tė tyre nė Shqipėri, ndikimi i tyre tek kompanitė ku punojnė pėr tė investuar nė Shqipėri, ndikimi i tyre tek lidhjet e tyre pėr investime nė Shqipėri por edhe mbėshtetje financiare dhe politike nga qeveria e SHBA-sė.
    E shumė e shumė arsye tjera qė sjellin pėrfitime tė pallogaritshme pėr gjithė shqiptarėt.
    Para disa muajve kryetari Moisiu, pėrmendi punėn e krijimit tė njė ministrie tė re vetėm pėr qėllime tė tilla dhe kjo ėshtė mė se e nevojshme, domosdoshme qė tė bėhet sa mė urgjentisht dhe tė kryej funksione tė tilla me ndihmėn e ambasadave jo vetėm nė SHBA por edhe nė gjithė vendet ku ka numėr tė konsiderueshėm shqiptarėsh.
    Kur e postova kėtė shkrim mendova se ky e kishte pėrfunduar vizitėn por mbasi ende qenka nė SHBA atėherė i bėra njė pėrmirėsim tė vogėl dhe nė vende tė pyetjes "Pse duhej tė takoheshin dhe ēfarė angazhimesh duhej tė merrnin ?" tani kemi pyetjen Pse duhet tė takohen dhe ēfarė angazhimesh duhet tė marrin?
    Takimi i organizatave shqiptaro-amerikane me Nanon nuk duhet tė shihet si pėrkrahje atij dhe pozitės por si takim nė frymėn e bashkėpunimit ndėrshqiptar qė do tė ishte bėrė edhe po tė ishte opozita nė pushtet dhe bėhet edhe me opozitarėt kur vizitojnė SHBA-tė, dhe qė i shėrben interesit tė pėrgjithshėm gjithėshqiptar.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nano takon Tenet: CIA nė ndihmė tė Shqipėrisė

    Lajmi i ores 9:00 AM

    TIRANE (2 Prill) - Shėrbimi sekret amerikan do tė vazhdojė tė asistojė shėrbimin sekret shqiptar pėr modernizimin dhe arritjen e parametrave bashkėkohorė nė veprimtarinė e tij. Kėshtu u shpreh drejtori i CIA-s Xhorxh Tenet gjatė takimit qė kryeminsitri Nano zhvilloi me tė nė Uashington. Nė kėtė takimin dy autoritetet theksuan faktin se ashtu si bashkėpunimi midis dy qeverive ėshtė nė parametrat mė optimalė, edhe shėrbimet sekrete tė dy vendeve po punojnė mirė sė bashku pėr tė qarkulluar informacionin nė funksion tė realizimit tė qėllimeve pėr zbulimin dhe parandalimin e lėvizjes sė elementėve terroristė dhe tė krimit tė organizuar. Po kėshtu gjatė takimi u diskutua mbi rėndėsinė qė ka zgjerimi i bashkėpunimit dhe hapėsirat midis shėrbimeve sekrete tė rajonit pėr tė koordinuar luftėn dhe rezultatet kundėr krimit tė organizuar dhe tė gjitha llojeve tė trafiqeve. Tenet ėshtė shprehur se ishte i mirinformuar pėr zhvillimet nė Shqipėri duke pėrshėndetur nė kėtė drejtim pėrparimin dhe progresin e Shqipėrisė drejt strukturave euroatlantike si dhe rolin e vlerėsueshėm pėr stabilitet, paqe dhe siguri nė rajon. Shefi i CIA-s, Tenet ka pėrshėndetur nė veēanti pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė koalicionin global antiterrorizėm. Ai garantoi kryeministrin Nano se edhe nė tė ardhmen CIA do tė vazhdojė tė bashkėpunojė ngushtė me SHISH-in pėr tė rritur rezultatet dhe pėrpjekjet te tė dyja palėt, duke dhėnė kontribut nė luftėn kundėr keqbėrėsve. Shefi i CIA-s e vlerėsoi si shumė tė rėndėsishėm rolin e kryeministrit Nano nė orientimin e politikės drejt tė ardhmes progresiste dhe ideve e veprimeve konkrete tė tij pėr tė mos i lėnė zhvillimet peng tė sė kaluarės konfliktuale tė rajonit tė Ballkanit. "Kjo ėshtė e rėndėsishme dhe e vlerėsueshme pėr ne", u shpreh Xhorxh Tenet. Po dje kreu i ekzekutivit shqiptar Fatos nano pati edhe njė takim me John Ashcroft, Prokuror i Pėrgjithshėm i SHBA dhe Ministėr i Departamentit tė Drejtėsisė. Ashcroft vlerėsoi se qėndrimi i SHBA-sė pėr tė pėrshpejtuar futjen e Shqipėrisė nė NATO ėshtė shprehje e angazhimit dhe seriozitetit tė Qeverisė Shqiptare nė kėtė drejtim. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 02-04-2004 mė 07:02
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministėr Nano: Ky ėshtė viti i pėrafrimit me BE-nė dhe NATO-n

    Elez Biberaj

    31 mars 2004, 19:30 UTC


    Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano po vazhdon vizitėn e tij tė punės nė Uashington, ku erdhi pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė e zgjerimit tė NATO-s me 7 vende tė reja. Kryeminsitri bėri njė vizitė nė Zėrin e Amerikės, ku dha njė intervistė pėr shėrbimin shqip.
    Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, mirėse erdhėt!

    Kryeministėr Fatos Nano: Jam i nderuar edhe unė qė kam kėtė mundėsi qė t’ju takoj dhe tė komunikoj me dėgjuesit tuaj tė shumtė nėpėrmjet Zėrit tė Amerikės.

    Zėri i Amerikės: Zoti Kryeminister, gjatė kėtyre ditėve kėtu nė Uashington, ju keni patur njė sėrė takimesh, keni marrė pjesė nė ceremoninė nė Shtėpinė e Bardhė. Me ēfare mesazhi do tė largoheni nga Shtetet e Bashkuara dhe cili do tė jetė mesazhi pėr popullin shqiptar?

    Kryeministėr Fatos Nano: Ėshtė kėnaqėsi e jashtėzakonshme qė Shqipėria, tė cilėn unė pėrfaqėsoj me autoritetin e kryeministrit, u ftua nė ceremoninė e zgjerimit tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut me shtatė anėtarė tė rinj, sė bashku me vendet anėtare tė Kartės sė Adriatikut, tė kėtij partneriteti nė zhvillim me Shtetet e Bashkuara, i cili na dha mundėsinė tė prekim me dorė realitetet e reja tė bashkėpunimit tė solidaritetit dhe tė rritjes sonė nė koalicionin global tė luftės kundėr terrorizmit, nė bashkėveprimin me Shtetet e Bashkuara dhe me institucionet e tjera drejtuese tė Aleancės qė po shoqėrojnė afrimin dhe pėrgatitjen pėr t’u bėrė e denjė pėr anėtarėsim edhe tė vendit tonė, nė njė rajon delikat siē e dini dhe tė dėgjonim vlerėsimet shumė miqėsore dhe mbėshtetjen e lartė politike tė presidentit Bush - Ju e dini qė ai e pėrmendi tri herė Shqipėrinė nė fjalėn e tij nė kėtė ngjarje historike - tė sekretarit Powell, tė sekretarit Rumsfeld, tė kryetarit tė maxhorancės nė Kongres, Tom Delay, tė Kryetarit tė Komisionit tė Jashtėm, Henry Hyde dhe tė njė numri tė madh kongresmenėsh me tė cilėt pata kėnaqėsinė tė ndaj gėzimin e rezolutės qė u votua dje nė seancėn e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, me rezultatin shumė domethėnės 422 me 2, qė shpreh praktikisht mbėshtetjen e madhe qė ka Shqipėria, qeveria e saj, aktorėt e shoqėrisė civile dhe tė strukturave tė luftės kundėr dobėsive tė sistemit, krimit tė organizuar, trafiqeve, tė cilat me mbėshtetjen amerikane po rrisin efektin dhe rolin e tyre konstruktiv nė gjithė rajonin e Ballkanit.

    Zėri i Amerikės: Zoti Nano, pėr ju personalisht, si kryeministėr i Shqipėrisė, sa me rėndėsi ishte prania juaj nė njė grup tė tillė udhėheqėsish nga Evropa Lindore?

    Kryeministėr Fatos Nano: Tashmė ėshtė bėrė pjesė e axhendės tonė tė punės shkėmbimi i drejpėrdrejtė i mendimeve dhe informacioneve midis kryeministrave tė vendeve tė reja, qė po anėtarėsohen, apo janė aspirante dhe kandidate tashmė shumė tė afėrta nė institucionet e botės euroatlantike dhe unė besoj se tashmė jemi partnerė tė barabartė dhe aktivė tė kėtij komuniteti, vlerėsojmė njėri-tjetrin, vlerėsohemi sė bashku nga aktorėt globalė tė botės nė tė cilėn jetojmė, shkėmbejmė kontribute edhe tė drejtpėrdrejta nė funksion tė dinamizimit tė reformave dhe tė forcimit tė marrėdhėnieve tė partneritetit me qendrat e politikės globale dhe kjo i shėrben tė mirės sė vendeve tona, tė mirės sė rajonit nė tė cilin jetojmė, krijimit tė njė Evrope tė lirė, nė paqe dhe tė sigurtė, nė tė cilėn sigurisht edhe kufijtė do tė jenė mė tė hapur, tė kalueshėm pėr lėvizjet e lira tė qytetarėve, pėr vlerat qė ata bartin dhe sigurisht mė tė pakalueshėm ēdo ditė e mė shumė pėr trafikantėt dhe keqbėrėsit terroristė, apo pjesėtarė tė krimit tė organizuar.

    Zėri i Amerikės: Zoti Nano, kėto ditė ēėshtja e Kosovės ka qenė nė vėmendjen e bashkėsisė ndėrkombėtare. Qėndrimi i Shqipėrisė ėshtė vlerėsuar si njė faktor stabilizues nė rajon. Po ju personalisht a mendoni se tani ėshtė koha tė shpejtohen bisedimet pėr ēėshtjen e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, apo duhet pritur ende?

    Kryeministėr Fatos Nano: Unė besoj se edhe Kosova ėshtė nė rrugėn e duhur, ka kuadrin e duhur, ka pėrfaqėsuesit e vet legjitimė, tė zgjedhur demokratikisht, ka njė proces shumė aktiv asistence dhe partneriteti me institucionet ndėrkombėtare, jo vetėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, por edhe tė Organizatės sė Sigurisė dhe Bashkėpunimit Evropian, tė Komisionit Evropian, tė NATO-s e tė tjera, tė cilat janė tė pranishme nė tė gjitha kryeqytetet e Ballkanit dhe tashmė ėshtė njė stinė punėsh tė mėdha edhe pėr Kosovėn dhe unė jam shumė i kėnaqur qė gjej ashtu si drejtuesit e organizatave ndėrkombėtare, partnerė tė denjė nė Kosovė, partnerė qė flasin shqip. Nuk jam fare xheloz qė janė dy kryeministra shqiptarė nė Ballkan dhe mė vjen mirė qė ashtu si kryetari i Parlamentit, apo drejtuesit e partive politike kosovare, drejtuesit e institucioneve tė sigurisė, kanė marrė tashmė pėrgjegjėsinė, pėr tė dinamizuar veprimet qė forcojnė institucionet e reja demokratike nė Kosovė, qė i bėjnė ato mė tė afta pėr tė thithur autoritetin e organizatave ndėrkombėtare qė e sollėn Kosovėn nė liri dhe nė procesin e evropianizimit dhe qė sigurisht do ta bėjnė mė me pėrmbajtje, diskutimin pėr statusin e saj, i cili natyrisht ka tė njėjtin terminal me Beogradin, apo me Tiranėn, ėshtė terminali i Brukselit.

    Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, suksesi i politikės sė jashtme tė qeverisė shqiptare ėshtė pranuar nga tė gjithė nga jashtė, gjithashtu edhe brenda nė Shqipėri. Po gjendja e brendshme politike, sa e qėndrueshme ėshtė?

    Kryeministėr Fatos Nano: Shqipėria ėshtė njė vend i qėndrueshėm, njė demokraci e gjallė, me aktorėt dhe formacionet e njohura, tė cilat janė pėrfshirė nė proēesin e bashkėveprimit apo tė kontestimit, nė njė situatė normale, demokratike, nė institucionet ku funksionon demokracia dhe besoj se tashmė provat janė aty pėr tė kuptuar qė ky ėshtė vit reformash tė mėdha, ėshtė vit i negociatave tė rėndėsishme pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit nė Bashkimin Europian, ėshtė viti i pėrshpejtimit tė veprimeve pėr anėtarėsim nė Aleancėn e Atlantikut Verior, ėshtė vit i investimeve tė mėdha publike dhe private, ėshtė vit i aktivizimit tė tregjeve rajonale dhe i programeve tė bashkėpunimit nė rajon, ėshtė i vit i rritjes sė kontributeve shqiptare nė modernizimin e Ballkanit dhe nė integrimin e tij nė Botėn moderne. Unė besoj se kėto janė interesa tė mėdha qė i bashkojnė edhe forcat politike nė njė proces kombėtar dhe shkėmbimi i kontributeve midis tyre edhe kur ėshtė alternativ, besoj ėshtė nė tė mirėn e pėrparimit tė vendit.

    Zėri i Amerikės: Ju zoti Kryeministėr sigurisht jeni nė dijeni tė raportit qė ka lėshuar Komisioni Europian dje, nė tė cilin nuk jepet njė vlerėsim shumė pozitiv pėr ecurinė e reformave nė vendin tuaj. A ėshtė ky njė vlerėsim real i gjendjen nė vendin tuaj?

    Kryeministėr Fatos Nano: Ky ėshtė njė raport realist dhe ai pėrmbledh tė gjithė lėndėn e punės qė ne ndajmė me Komisionin Europian dhe me pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė Bahskimit Evropian, ashtu si me Shtetet e Bashkuara, nė procesin e reformave, tė negociatave, tė krijimit tė kapacitetėve, tė pėrmbushjes sė kėrkesave dhe tė standarteve qė do ta bėjnė Shqipėrinė padyshim, ėshtė njė proēes i pakthyeshėm, anėtare me tė drejta tė plota tė kėtij komuniteti efikas. Pra, qėndrimi im ndaj raportit ėshtė proaktiv, ashtu siē demostron edhe raporti ecurinė e reformave diku mė mirė, diku mė ngadalė, me besim nė kapacitetet e institucioneve shqiptare, tė Qeverisė Shqiptare, tė politikės shqiptare, tė shoqėrisė civile shqiptare, tė gjyqėsorit nė Shqipėri, tė sipėrmarrjes sonė evropiane dhe prova mė e mirė pėr kėtė ėshtė qė sot paradite, nė Parlamentin Europian u votua njėzėri mbėshtetja e re buxhetore pėr Shqipėrinė, prej 25 milionė eurosh, gjė qė do tė thotė se instrumentat e partneritetit dhe tė bashkėpunimit, edhe me tonet kritike qė ato pėrmbajnė, nxisin dhe plotėsojnė procesin e anėtarėsimit tonė nė Bashkimin Evropian nė kohėn e duhur.

    Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, sa ka ndryshuar Fatos Nano si politikan, si udhėheqės gjatė viteve tė fundit? Kritikėt thonė se ju keni konsoliduar pushtetin, nuk jeni aq tolerant sa nė tė kaluarėn pėr mendime alternative, keni marrė masa kundėr kundėrshtarėve, keni prirje autoritare. Sa ka ndryshuar Fatos Nanoja gjatė kėtyre dy viteve tė fundit?

    Kryeministėr Fatos Nano: Mė ndihmoni tė rishfaq karakterin tim demokrat, liberal dhe tė njė njeriu tė aksionit pėr zgjerimin e lirive tė shoqėrisė, tė qytetarėve dhe tė miqve ndėrkombėtarė me tė cilėt punojmė dhe jetojmė. Unė jam njė luftėtar i lirisė. Unė e kam ruajtur filozofinė time progresiste edhe nė kushtet kur tė tjerėt ma kanė mohuar lirinė. Ashtu si unė, shqiptarėt kanė pasur mungesa tė lirisė gjatė 60 vjetėve tė fundit, qė lidheshin me regjimin komunist, qė lidheshin me spontanitetin dhe konfuzionin e viteve tė para tė tranzicionit drejt demokracisė perėndimore dhe unė besoj se jam njeriu mė pak i lirė sot pėr t’u sjellė nė mėnyrė private apo personale me miqtė apo ata qė shpallen, apo kualifikohen si kundėrshtarė apo jo si simpatizantė tė mi. Unė jam njė njeri i ekzekutivit, jam drejtues politik i njė maxhorance progresiste dhe jam i lumtur qė edhe kėtu nė Uashington gjej tė njėjtėn frymė solidariteti qė buron nga forcimi i marrėdhėnieve tė bashkėpunimit tė Shqipėrisė me aktorėt e mėdhenj tė botės ku jetojmė.

    Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, shumė faleminderit! Ishte njė kėnaqėsi.

    Kryeministėr Fatos Nano: Ishte nder pėr mua tė shfrytėzoj kėtė mundėsi
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vlerėsime tė larta pėr bashkėpunimin mes Tiranės e Uashingtonit




    Denion Ndrenika, Tiranė

    Kryetari i Qeverisė sė Shqipėrisė, Fatos Nano me t’u ktyer nė Tiranė pas vizitės njėjavore nė SHBA, ka vlerėsuar se suksesi mė i madh i vizitės ishte premtimi i presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe votimi i Kongresit amerikan pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO brenda vitit 2007.

    Sipas zyrės sė medias nė kryeministri, z. Nano ka marrė vlerėsime tė larta pėr bashkėpunimin dypalėsh mes Tiranės dhe Uashingtonit, pėr rolin e Shqipėrisė nė qėndrueshmėrinė nė Ballkan, pėr pėrfshirjėn dhe mbėshtetjen e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit, angazhimin e saj nė koalicionin dhe misionet paqėruajtėse nė Afganistan e veēmas nė Irak.
    Kryeministri Nano iu ka premtuar autoriteteve amerikane tė gjithė vullnetin e shtetit shqiptar pėr tė qenė i vendosur nė kontributet pėr luftėn kundėr terrorizmit.

    Nano mori pjesė nė ceremoninė e rastit pėr pranimin e 7 vendeve tė reja nė NATO tė organizuar nė Uashington dhe ėshtė takuar me presidentin Bush, sekretarin e shtetit, Kolin Pauell, pėrfaqėsues tė biznesit dhe kongresmenė.

    Kosova ėshtė veēuar gjatė vizitės nė SHBA kur Nano ėshtė shprehur se nuk ndihet aspak xheloz qė nė Ballkan janė dy kryeministra shqiptarė, ai dhe kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi dhe se Kosova nuk mund tė kthehet nėn Serbi duke vazhduar rrugėn e saj tė integrimit me terminalin e fundit sikurse Tirana e Beogradi, Brukselin, pra Bashkimin Europian.

    Nė takim me Prokurorin e Pėrgjithshėm tė SHBA-sė, Xhon Ashkroft, Nano ka paraqitur njė platformė ligjore tė Shqipėrisė pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe terrorizmit. Nano do tė udhėtojė mė pas drejt Italisė ku mė 7 prill do tė takohet nė Romė me kryeministrin Italian Silvio Berluskoni.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NANO SI SOMOZA

    Botohet per here te pare fjala e intelektualit shqiptaro-amerikan Geri Kokalarit, diten qe kryeministri Nano vizitoi Shtepine e Bardhe

    Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhefri, te ndaloje mbrojtjen e kryeministrit shqiptar

    Emri im eshte Geri Kokalari dhe jam nje shqiptaro-amerikan. Do te doja te falenderoja Brezin e Ri te shqiptareve qe me dha nderin qe te flas para jush sot. Kam lindur dhe jam rritur ne Nju Xhersi dhe tashme jetoj ne Nju Jork. Nena ime ka lindur ne Amerike dhe familja e saj vjen nga nje fshat ne Laberi, prane Gjirokastres. Im ate ishte nje gjirokastrit, i cili emigroi ne Amerike qe i ri. Jam krenar te them para jush se ai sherbeu ne Forcat Ajrore amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore. Gjithashtu, jam krenar qe dhjetera anetare te familjes sime kane sherbyer ne forcat e armatosura te Shteteve te Bashkuara, sidomos ne kohe lufte. Une jam rritur duke luajtur bejsboll, futboll dhe duke degjuar Rock n'Roll, por gjithashtu kam qene i vetedijshem per identitetin tim etnik shqiptar, pasi familja ime ishte mjaft e perfshire ne komunitetin shqiptaro-amerikan. Familja ime sakrifikoi qe une te merrja shkollimin me te mire ne vend, ne menyre qe une te perparoja si amerikan.

    Per shkak te bekgraundit tim mund te them se jam krenar qe jam amerikan, por gjithashtu jam po aq krenar qe jam shqiptar, pervec dites se sotme. E them kete sepse ketu ne Uashington po shoh dicka qe pa dorashka me duket e peshtire dhe me ve ne siklet jo vetem si amerikan, por edhe si shqiptar. Sot, Presidenti i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush pranoi ne Shtepine e Bardhe nje njeri te krimit, nje person i cili eshte burgosur me akuzat per korrupsion duke perfshire edhe denoncimet e panumerta te koheve te fundit, si ajo e llogarise se tij ilegale bankare ne Zvicer dhe emri i tij eshte Fatos Nano. Jam i turperuar sepse kjo veshje e korruptuar e komunizmit perfaqeson vendin e paraardhesve te mi ne Somoza. Regjimi i Somozes eshte i mirenjohur per korrupsionin dhe mizorine, si dhe shfrytezimin e popullit te Nikaraguas. Pjesetaret e familjes se Somozes dhe rrethi i tyre i brendshem benin jete perandorake, nderkohe qe masat e gjera te popullit jetonin ne mjerim.

    A ju kujton kjo dike qe ne njohim nga Shqiperia?

    Nje faktor i rendesishem ne sundimin e Somozes ishte aftesia e tij per t'u mbeshtetur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke ia kthyer kete nder sa here qe kjo e fundit ia kerkonte. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Nikaragua ishte nje mbeshtetese e palekundur e Shteteve te Bashkuara, pasi Somoza lejoi qe vendi i tij te kthehej ne nje baze ushtarake per operacionet nderkombetare amerikane. Prandaj, edhe pse perdori metoda jodemokratike per te qeverisur vendin e tij, Somoza fitoi mbeshtetjen e Presidentit Rusvelt dhe FDR-ja mbylli nje sy ndaj korrupsionit qe karakterizonte regjimin e Somozes.



    Ne nje takim te kabinetit administrativ te Rusveltit, ku axhenda perfshinte c-_jen e politikes amerikane ndaj Nikaraguas, Sekretari i Shtetit i atehershem Kordell Hall e cilesoi Somozen si bir bushtre. Pergjigjja e FDR-se ishte: "Somoza mund te jete bir bushtre, por eshte nga te tanet". Nje diplomaci e ngjashme eshte ajo qe ne po shohim sot me viziten e Nanos ne Shtepine e Bardhe. Per arsye politike, Presidenti Bush ka nje nevoje urgjente qe t'i tregoje popullit amerikan se shtetet e tjera mbeshtesin luften tone kunder terrorizmit si partner ne koalicionin e luftes kunder Irakut. Nano eshte aq i zgjuar sa t'ju lepihet Shteteve te Bashkuara nga kjo pikepamje.

    Keshtu, si rezultat i sjelljes prej lakeu te Nanos, SHBA-te nuk mund te nxjerrin gje ne drite duke e perdorur Nanon si shembullin e nje aleati. Me shoke si Nano nuk kemi nevoje per armiq. Tani, deshiroj qe te gjithe te dine se une besoj plotesisht qe populli i Shqiperise duhet te mbaje lidhje te forta me Shtetet e Bashkuara dhe te mbeshtesin Luften Kunder Terrorizmit Nderkombetar. Por kjo nuk eshte nje arsye e vlefshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te mbeshtesin nje njeri si Nano, i cili tallet me konceptin e demokracise. Me kujtohen prape fjalet per Somozen: "Bir bushtre!".

    Dhe per Nanon nje vulgar i korruptuar komunist, te perdore vullnetin e mire qe populli i Shqiperise ka per Ameriken per qellimet e veta egoiste, ma peshtjellon stomakun.

    Me vjen shume keq kur shoh se disa nga miqte e mi shqiptaro-amerikane, te udhehequr nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, i jane afruar Shtepise se Bardhe per te qene me Fatos Nanon si nje tufe qensh qe ndjekin nje kamion plehrash. Atyre duhet t'ju vije turp nga vetja. Ata do t'u thone juve se jane aty per te miren e Shqiperise dhe per te mbeshtetur hyrjen e kesaj te fundit ne NATO. Per mua keto jane dokrra. Vertet mendojne ata se prania e tyre do te sjelle ndryshim per anetaresimin e Shqiperise ne NATO? "shenim: nga nje sondazh i kryer ne internet javen e fundit doli se shqiptaro-amerikanet ishin krejtesisht kunder vizites se Nanos ne Shtepine e Bardhe dhe pjesemarrjes se Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan ne kete ngjarje).

    Udheheqja e KKSHA-se do te deshironte qe ju te besonit se mbeshtetja e tyre ndaj Nanos justifikohet me qenien e ketij te fundit ne krye te qeverise shqiptare, dhe ata jane atje per te miren e Shqiperise dhe jo te Nanos. Por keta njerez kane harruar dicka te rendesishme se Nano dhe njerezit qe e shoqerojne ate nuk duhet te konsiderohen si nje qeveri, ata nuk jane gje tjeter vecse nje ndermarrje kriminale e maskuar si qeveri. KKSHA-ja dhe te tjeret duhet te zgjohen dhe te kuptojne se duke qene me Nanon ata duhet te konsiderohen si fajtore per ndihmen dhe mbeshtetjen qe u japin njerezve te krimit ne Shqiperi.

    Sigurisht ka edhe nga ata shqiptaro-amerikane qe ndodhen ne Shtepine e Bardhe per te kerkuar ndere nga Nano dhe ata jane me se te gatshem per te prostituar veten e tyre per te marre ate qe deshirojne. Ne menyre ironike, ata te cilet pretendojne se perfaqesojne diasporen tone ne Shtepine e Bardhe per me teper nuk kane as rrenjet ne Shqiperi. Pra, pse duhet te shqetesohen? Familjet e tyre nuk jane persekutuar kurre nga regjimi komunist, i cili u mbeshtet nga Fatos Nano, Fatos Tarifa dhe Agim Nesho. Ata nuk shqetesohen per shumicen e gjere te popullit shqiptar, i cili jeton ne minimumin e jeteses, nderkohe qe Nano vjedh para nga xhepat ketyre shqiptareve te varfer nepermjet praktikave te tij te korruptuara. Dhe c'eshte me e keqja, Nano e ben kete ne sy te te gjithe shqiptareve duke marre perfitimet e tij ilegale dhe duke i flakur ato me shishe 500 $ te shampanjes dhe ne tavolinat e kumarit. Keta pseudombeshtetes te Nanos ne Shtepine e Bardhe duket se kane harruar kuptimin e fjales bese dhe duhet t'u vije turp qe e quajne veten e tyre shqiptare.

    Per nje kohe te gjate e kam kritikuar KKSHA-ne se ka bere pak per te ndihmuar Shqiperine. Tani une mendoj se perfshirja e tyre ne problemet e Shqiperise e ka penguar perparimin e saj dhe se ata nuk duhet t'i fusin me hundet ne punet e ketij vendi. Une i keshilloj me kembengulje shqiptaro-amerikanet, dhe sidomos ata nga Shqiperia, te mos i japin asnje qindarke KKSHA-se per aq kohe sa ata vazhdojne te bashkepunojne me Nanon.

    Po aq shqetesues ishte edhe editoriali i fundit nga "Iliria", dhe Ekrem Bardha, botuesi i gazetes, i cili sot ndodhet me Nanon ne Shtepine e Bardhe. Ne ate editorial, gazeta "Iliria" pati pafytyresine te kerkonte nga shqiptaro-amerikanet te mos protestojne kunder Nanos. Keshtu "Iliria" u kerkon shqiptaro-amerikaneve te mos ushtrojne te drejten e tyre te fjales se lire dhe te mos protestojne kunder thundres se korruptuar te Nanos, e cila ndrydh shtypin e lire ne vendin e tij. "Iliria" duhet te kaloje me shume kohe duke kerkuar qe Fatos Nano te hetoje korrupsionin, duke perfshire edhe te tijin, dhe me pak kohe duke provuar stilin komunist, per t'i mbyllur gojen fjales se lire te shqiptaro-amerikaneve. Kohet e fundit kam marre nje kerkese regjistrimi nga "Iliria", te cilen une do ta hedh ne plehra pasi nuk kam asnje deshire te rinovoj regjistrimin tim per aq kohe sa ata punojne per te mbrojtur kete llum nga kritika. Disa jave me pare Ekrem Bardha mori poziten e konsullit te nderit per shqiptaret ne Micigan dhe ndoshta ai i ka perkushtuar me teper kohe perpjekjeve para ceshtjeve shqiptare sesa te gjithe konsujt e tjere shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te marra se bashku. Por pranimi i ketij nderi nga nje njeri i krimit mafioz si Nano, i cili e konsideron Nikola Geixhin nje nga miqte e tij me te mire, e ben kete cmim te papranueshem, dhe sipas mendimit tim nuk ka aq vlere sa te komprometoje parimet e dikujt. Ekremi ndoshta mund te mendoje se ai po ndihmon Shqiperine me ane te mendimeve te tij, por me aq sa mund te them une, shumica e shqiptaro-amerikaneve besojne se ai eshte i keqdrejtuar dhe ai duhet te rishikoje bashkepunimin e tij me kupolen e krimit ne Shqiperi qe quhet Fatos Nano. Ne qe qendrojme ketu perpara Shtepise se Bardhe si shqiptaro-amerikane, te cilet vertet interesohen per Shqiperine, kerkojme largimin e Fatos Nanos, dhe mundesisht, ne menyre ligjore. Ne kerkojme hetimin e llogarive te tij bankare, te akuzave per pjesemarrjen e tij dhe shume zyrtareve te tjere ne korrrupsion, dhe duam qe administrata e Presidentit Bush te veproje drejt dhe t'i mbeshtese keto iniciativa.

    Ne qofte se administrata e Presidentit Bush nuk mbeshtet nje hetim transparent dhe te ashper te korrupsionit ne nivelet me te larta te qeverise shqiptare dhe nuk mbeshtet pavaresine e Kosoves, atehere me shume se 750.000 shqiptaro-amerikane ne SHBA nuk do ta mbeshtesin Bushin ne perpjekjen e tij per t'u rizgjedhur. Dhe kete e them ne pozitat e nje personi, i cili ne vitin 2000 votoi pro Bushit de mbeshteti luften ne Irak.

    Ajo qe eshte me e rendesishme, shqiptaret e Miciganit duhet te pranojne se kete vit Micigani mund te kthehet ne nje "fushe beteje" pasi mund te jete po aq i rendesishem per rezultatin e zgjedhjeve presidenciale sa Florida ne vitin 2000. Sic e dime, cdo vote pati shume rendesi ne ate gare. Une llogaris se nga 100.000 shqiptare ne Micigan, 25.000 kane te drejten e votes, dhe duke zbritur ata qe kane shpallur qe ne fillim mbeshtetjen e tyre per Xhon Kerrin kjo do te kuptohej si nje ulje prej 5000 votash kunder Bushit nese do te kuptohej se ai punon kunder ceshtjes shqiptare. Nese Bush nuk e mbeshtet plotesisht zgjidhjen e favorshme per statusin e Kosoves, dhe nese ai nuk i kerkon Departamentit te Shtetit dhe individeve si Mark Grosman, Xhejms Xhefri, dhe Liza Teper te ndalojne se beri syrin qorr ndaj praktikave te korruptuara te Nanos, dhe nese nuk i jep urdher Prokurorit te Pergjithshem, Xhon Eshkroft, dhe Departamentit te Drejtesise te filloje hetimin e menjehershem te Nanos, atehere ka ardhur koha qe shqiptaro-amerikanet te mos votojne per Bushin.



    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti Moisiu viziton familjet e dėshmorėve tė Luftės Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09
  2. Kryeministri Nano viziton Kinėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  3. Komisioneri Patten viziton Kosovėn
    Nga StterollA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 00:14
  4. Kryetari i kuvendit shqiptar viziton Kosoven
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •