Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ketu do te gjeni edhe demostratat e diaspores shqiptare kunder kryeministrit Nano

    And now...........! Listen up! Put your hand in the air and repet with mi
    wwwwwwwwwooooooooooooeeeeeeeeeee
    "Nano Go!" "Nano Go!" "Nano Go!" "Nano Go!" "Nano Go!" "Nano Go!" "Nano Go!" "Nano Go!"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 30-03-2004 mė 11:37

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Cila eshte e verteta e takimit? Se sipas gazetes TemA sot, Bush nuk eshte takuar me Nanon.



    nga TemA


    Bush shmang takimin 20 minutėsh me Nanon

    Zyra e shtypit e kryeministrit kishte njoftuar pėr njė takim prej 20 minutash kokė mė kokė me Bushin

    Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, i ėshtė shmangur njė takimi tė drejtpėrdrejtė me kryeministrin shqiptar Fatos Nano, gjatė zhvillimit tė ceremonisė nė Shtėpinė e Bardhė me rastin e 55 vjetorit tė NATO-s, dhe pranimit tė 7 anėtarėve tė rinj tė saj.

    Megjithėse zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar kishte njoftuar se do tė kishte njė takim kokė mė kokė Nano-Bush pėr 20 minuta, kjo nuk ėshtė realizuar deri nė fund tė ceremonisė. Bush ka pritur 7 kryeministrat e vendeve anėtare dhe tre kryeministrat qė kanė nėnshkruar kartėn e Adriatikut, duke u pėrshėndetur me ta si mikpritės, por nuk i ka rezervuar zotit Nano asnjė takim.

    Gjatė paradites zoti Nano ka takuar disa drejtues tė qeverisė amerikane, pėrfaqėsues tė NATO-s dhe kongresmenė, tė cilėt ishin tė ftuar nė kėtė ceremoni.
    -------------------------
    Dita nuk e di une a u takuen a jo por qe po i sjell edhe dy shkrime te kosovapressit dhe te balkanwebit ne lidhje me takimin Nano-Bush
    ------------------------


    Bush-Nanos: Ju keni mbėshtetjen e plotė tė SHBA-ve


    Uashington, 30 mars (Kosovapress) Time: 14 : 11

    Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano nė Shtėpinė e Bardhė ėshtė takuar me presidentin e SHBA-ve, Xhorxh W. Bush, i cili ritheksoi mbėshtetjen e plotė tė SHBA-ve pėr Shqipėrinė.
    -------------------

    Bush-Nanos: Shqipėria nė NATO brenda vitit 2007

    Lajmi i ores 3:10 PM
    ---------------------

    UASHINGTON (30 Mars) - Aleanca e NATO-s ka tani 7 anėtarė tė rinj nga Evropa Veriore dhe Qendrore duke u shtrirė deri pranė kufijve tė Rusisė. Ceremonia e zyrtare e pranimit tė tyre u organizua dje nė Shtėpinė e Bardhė. Tė ftuar nė ceremoni ishin edhe tre vendet ballkanike qė shpresojnė tė anėtarėsohen sa mė shpejt nė aleancėn e Atlantikut Verior, Shqipėria, Maqedonia e Kroacia. Duke pėrshėndetur kėto tri vende qė shpresojnė tė jenė nė grupin e ardhshėm tė zgjerimit tė NATO-s, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara i mbėshtesin pėrpjekjet e tyre. "Dyert e aleancės do tė jenė tė hapura derisa gjithė Evropa tė jetė e bashkuar nė liri dhe paqe." Shtatė vendet e reja qė u pranuan tė hėnėn janė Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, dhe tre vendet balltike Estonia, Lituiania dhe Letonia. Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano, tha pas ceremonisė se kjo ishte njė ditė e rėndėsishme pėr gjithė shqiptarėt. Duke u shprehur optimist pėr anėtarėsimin e vendit nė NATO, kryeministri Nano tha se Shqipėria ka tani pėrpara detyrėn e rėndėsishme tė thellimit tė reformave. Gjatė takimit nė zyrėn ovale presidenti Bush premtoi mbėshtetjen e SHBA-sė pėr hyrjen e Shqipėrisė nė NATO brenda vitit 2007. Nano shprehu para gazetarėve besimin se edhe anėtarėsimi nė BE do tė jetė i shpejtė. ro/ro (BalkanWeb
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    KKSHA-ja deklaratė nga Shtėpia e Bardhė

    Qeveria pėrgjegjėse pėr zgjedhjet, korrupsionin dhe trafiqet

    Tepėr shqetėsues janė raportet qė trrgojnė se korrupsioni ka depėrtuar nė nivelet mė tė larta tė qeverisė. Nė kėtė drejtim, Shqipėria duhet qė menjėherė tė ēmontojė monopolet ekonomike qė drejtohen nga biznesmenė pa etikė, kriminelė dhe zyrtarė tė korruptuar. Korrupsioni jo vetėm qė dobėson shpresėn, por njėkohėsisht grabit begatinė e qytetarit, pengon zhvillimin e shoqėrisė dhe mban peng tė ardhmen e saj.

    Shqipėria duhet tė shqyrtojė ēėshtjet e ngritura lidhur me procesin zgjedhor.

    Washington, DC, 29 mars 2004: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė deklaratė pėr shtyp nė lidhje me mbėshtetjen e saj pėr integrimin e Shqipėrisė nė NATO dhe thirrjes pėr thellimin e reformave.

    Me ftesė tė Shtėpisė sė Bardhė, Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) mori pjesė nė njė ceremoni tė drejtuar nga Presidenti George Ė. Bush mė 29 mars pėr nder tė shteteve qė po hyjnė nė NATO. Nė shenjė pėrkrahjeje pėr integrimin e shpejtė nė NATO, nė ceremoninė qė u zhvillua nė kopshtin e Shtėpisė sė Bardhė ishin ftuar edhe Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia. Pjesėmarrja e KKSHA-sė nė kėtė kremtim kurrėsesi nuk duhet parė si mbėshtetje ndaj ndonjė individi apo partie politike, por si pėrkrahje ndaj Shqipėrisė.

    KKSHA-ja mbėshtet plotėsisht integrimin e Shqipėrisė nė NATO dhe, sėbashku me pavarėsinė e Kosovės, e konsideron atė parėsinė mė tė madhe tė kombit shqiptar. Integrimi nė NATO garanton sigurinė e Shqipėrisė, ėshtė nė interesin strategjik tė saj dhe do tė jetė shenja mė e qartė se Shqipėria mė sė fundi ka arritur tė dalė nga e shkuara e saj torturuese dhe iu ėshtė bashkuar familjes sė shteteve demokratike.

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė njė interes tė madh sigurie nė integrimin e Shqipėrisė nė NATO. Pėrkrahja e SHBA-ve pėr kėtė proces ėshtė jo vetėm e domosdoshme, por gjithashtu do tė shėrbejė edhe nė forcimin e marrėdhėnieve tė veēanta tė SHBA-ve dhe Shqipėrisė dhe do tė forcojė lidhjet ndėrmjet Shqipėrisė dhe komunitetit Euro-Atlantik.

    Shqipėria ka bėrė pėrparim tė konsiderueshėm nė reformat ushtarake qė janė tė nevojshme pėr hyrjen e saj nė NATO. Mirėpo, qė tė arrihet anėtarėsia e plotė e saj, Shqipėria duhet qė tė vendosė pushtetin e ligjit njė herė e mirė.

    Shqipėria duhet tė luftojė krimin dhe korrupsionin. Megjithėse qė shoqėritė nė tranzicion bien pre e kėtyre dukurive, janė bėrė 14 vjet qysh prej ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri, tashmė ka ardhur koha qė kėto ēėshtje tė adresohen drejtpėrdrejt. Tepėr shqetėsues janė raportet qė tregojnė se korrupsioni ka depėrtuar nė nivelet mė tė larta tė qeverisė. Nė kėtė drejtim, Shqipėria duhet qė menjėherė tė ēmontojė monopolet ekonomike qė drejtohen nga biznesmenė pa etikė, kriminelė dhe zyrtarė tė korruptuar. Korrupsioni jo vetėm qė dobėson shpresėn, por njėkohėsisht grabit begatinė e qytetarit, pengon zhvillimin e shoqėrisė dhe mban peng tė ardhmen e saj.

    Shqipėria duhet tė shqyrtojė ēėshtjet e ngritura lidhur me procesin zgjedhor. Qeveria duhet tė punojė bashkė me opozitėn pėr tė arritur njė marrėveshje nė lidhje me pėrbėrjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. Tė dy palėt duhet tė punojė me OSBE-nė dhe entitetet e tjera ndėrkombėtare pėr tė mėnjanuar defektet qė vazhdojnė tė pllakosin listėn e votuesve. Duke ndėrmarrė kėto dy hapa, Shqipėria do tė marrė masat e duhura qė do tė sigurojnė se zgjedhjet e radhės do tė jenė plotėsisht tė lira dhe tė ndershme.

    Pėr mė tepėr, Shqipėria gjithashtu duhet tė shqyrtojė edhe sistemin gjyqėsor jofunksional tė saj. Mundėsia pėr tė kėrkuar kompensim ligjor qė nevojitet pėr mbrojtjen e tė drejtės sė individit dhe pėr tė hetuar e nxjerrė para gjyqit ata qė shkelin ligjin ėshtė njė prej shtyllave kryesore tė njė demokracie tė ndėrtuar mbi rregullin e ligjit. Ndėrsa, paaftėsia e njė shoqėrie pėr tė bėrė si mė lart gėrryen kohezonin e saj si dhe besimin e qytetarėve te qeveria. Shqipėria duhet tė ērrėnjosė dhe ndjekė ligjėrisht gjyqtarėt e korruptuar qė dobėsojnė aftėsinė e saj pėr tė konsoliduar institucionet dhe pėr t'u shėrbyer qytetarėve.

    Duke rregulluar procesin zgjedhor, forcuar sistemin gjyqėsor dhe ndjekur ligjėrisht zyrtarėt e korruptuar Shqipėria jo vetėm qė do tė ndėrtojė institucione tė forta qė do t'i shėrbejnė interesit tė qytetarit, por gjithashtu do tė sigurojė integrimin e saj nė NATO, Bashkimin Europian dhe nė familjen e kombeve demokratike si dhe do t'i sigurojė popullit shqiptar tė shumėvuajtur tė ardhmen qė ai meriton.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Si vajti puna e kesaj demonstrates, u be apo jo?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Bo cfare surreterish paskan dale me i thone Nanos Ik !!
    ishalla i ka kap Fiksi , se duket sikur ka ndodh nga Tropoja e jo ne Washington !

  6. #36
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Bush, Nanos: Shqipėria nė NATO.

    Dje nė Uashington u zhvillua ceremonia pėr hyrjen nė Aleancėn e Atlantikut tė shtatė vendeve anėtare si dhe u mirėprit progresi i bėrė nga Shqipėria, Kroacia e Maqedonia. Si Presidenti i SHBA Xhorxh Ė Bush ashtu edhe Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell kanė vlerėsuar kėtė zgjerim tė ri tė organizatės, ndėrkohė qė kanė siguruar se tre vendet qė kanė nėnshkruar Kartėn e Adriatikut, do tė jenė vendet e ardhshme pėr anėtarėsim nė NATO.

    LAJMI

    Nėn masa tė rrepta sigurie kanė nisur dje takimet e ngjeshura nė Uashington tė kryeministrit shqiptar Fatos Nano por edhe kryeministrave tė tjerė tė shtatė vendeve tė reja tė NATO-s dhe tė Kroacisė e Maqedonisė. Dje nė mesditė me orėn e Uashingtonit dhe rreth orėn 18.00 me orėn tonė, kryeministri Nano dhe gjithė kryeministrat e tjerė janė ftuar zyrtarisht pėr drekė nga Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell. Takimi sipas gjithė asaj qė u transmetua ka qenė shumė miqėsor. Eshtė folur pėr anėtarėsimin e kėtyre vendeve tė reja nė NATO por edhe pėr perspektivėn e atyre vendeve qė kanė firmosur pėr Kartėn e Adriatikut.
    "Jam shumė i lumtur qė tu uroj mirėseardhjen kryeministrave tė Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė sot kėtu. Ne njohim angazhimet e vendeve tuaja pėr tė hyrė nė NATO dhe unė mund t'ju siguroj ju qė ne mbėshtesima aspiratat tuaja dhe ne do tė bėjmė ēdo gjė qė ėshtė e mundur qė tė bėjmė tė mundur pėr ju qė njė ditė tė jeni aktorė tė njė ceremonie tė tillė si kjo e sotmja", ėshtė shprehur Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell gjatė drekės zyrtare pėr tė gjithė kryeministratr, por duke iu drejtuar nė veēanti kryeministrave qė kanė nėnshkruar Kartėn e Adriatikut. Menjehėrė pas kėsaj dreke pune, kryeministri Nano dhe gjithė kryeministrat e tjerė present nė kėtė ceremoni, janė takuar me Sekretarin amerikan tė Mbrojtjes Donald Rumsfeld. Gjatė kėtij takimi ėshtė folur nė veēanti edhe pėr tė ardhmen drejt NATO-s tė tre vendeve ballkanike qė kanė firmosur Kartėn e Adriatikut.
    Menjėherė pas kėtyre takimeve, ėshtė zhvilluar edhe takimi nė sallėn ovale mes Presidentit amerikan Xhorxh Ė Bush dhe kryeministrave qė ishin present nė kėtė ceremony. Ata kanė qėndruar vetėm pėr 15 minuta nė takim me Presidentin Amerikan dhe pas kėsaj ka filluar edhe ceremonia zyrtare. Ndėr tė tjera nė fjalėn e tij presidenti i SHBA pėrveēse ka vlerėsuar anėtarėsimin e shtatė vendeve tė reja nė Aleancėn e Atlantikut Verior, ka dhėnė shpresa se ceremonia e ardhshme do tė jetė pėr tė tre vendet qė kanė firmosur Kartėn e Adriatikut.


    Nano takohet nė Uashington me Scheffer, Frist dhe Burns

    Kryeministri Nano u takua me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, Scheffer, me kryetarin e maxhorancės sė Senatit amerikan, Bill Frist si dhe pėrfaqėsuesin e lartė amerikan nė NATO, Nicolas Burns. "Disa kohė mė parė ishte e paimagjinueshme zgjerimi i shpejtė i NATO-s, ndėrsa tani ajo do tė ketė 10 anėtarė tė rinj, ku i ka ardhur koha dhe Shqipėrisė dhe dy vendeve tė tjera qė kanė nėnshkruar Kartėn e Adriatikut me ShBA, pėr t'u bėrė sė shpejti pjesė tė Aleancės sė Adriatikut", u shpreh Frist. Personalitet e larta amerikane dhe ato tė NATO-s, u shprehėn se e ardhmja e Shqipėrisė nė NATO, duket mė e afėrt se kurrė. "NATO, u shpreh Scheffer, njeh dhe ēmon sė tepėrmi qėndrimin dhe mesazhet tuaja gjatė situatės mė tė fundit nė Kosovė dhe bashkėpunimin me qeverinė e Prishtinės, pėr ta normalizuar atė.


    Karta e Adriatikut, mbėshtetja e SHBA pėr anėtarėsim nė NATO

    Karta e Adriatikut u nėnshkrua vitin e kaluar nė Tiranė, nga tre ministrat e jashtėm tė Shqipėrisė, Maqeodnisė e Kroacisė nėn prezencėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Pėr kėtė eveniment zbriti nė Shqipėri Kolin Pauell, Sekretari amerikan i shtetit. Axhenda e tij u pėrqėndrua nė vendin tonė edhe nė takime dypalėshe. Kėshtu, Karta e Adriatikut pėrcakton standartet dhe angazhimet pėr pėrfshirjen sa mė tė shpejtė tė kėtyre vendeve nė NATO. Nė kėtė kartė vlerėsohen arritjet e bėra nga shtetet, por kėrkohen mė shumė reforma nė fusha tė caktuara. Shtetet e Bashkuara do tė jenė mbėshtetėse tė kėtyre tre vendeve nė rrugėn e integrimit euroatlantik. Ndėrkaq, pėr tė tre vendet tashmė aplikohet Partneriteti pėr Paqe nė kuadėr tė NATO-s. Ardhja e Kolin Pauellit nė Tiranė tregoi edhe njė herė kujdesin e SHBA-sė pėr integrimin e kėtyre vendeve.


    NATO, 7 vende bėhen anėtare

    Shtatė vende tė reja do ti bashkangjiten NATO-s. Dje nė Shtėpinė e Bardhė nė Uashington Presidenti Bush u ka uruar zyrtarisht mirėseardhjen kėtyre vendeve nė gjirin e aleancės. Kryeministrat e Bullgarisė, Estonisė, Letonisė, Lituanisė, Rumanisė, Sllovakisė dhe Sllovenisė, morėn pjesė nė kėtė ceremoni. Menjėherė pas saj, ata depozituan dokumentat pėrkatėse pėr anėtarėsim nė aleancėn e NATO-s qė ėshtė krijuar nė vitin 1949. Po kėshtu, nė kėtė ceremony morėn pjesė edhe kryeministrat e Shqipėrisė, Kroacisė e Maqedonisė, qė shpresojnė tė hyjnė shpejt nė NATO. Menjėherė pas kėsaj, do tė ketė aktivitete tė rėndėsishme. Nė Bruksel nė datėn 2 prill do tė bėhet ceremonia zyrtare e anėtarėsimit tė kėtyre vendeve e shoqėruar edhe me njė takim informal tė ministrave tė punėve tė Jashtme. Ndėrsa kėtė vit nė qershor, ėshtė Samiti mė i rėndėsishėm i NATO-s, ai i Stambollit nė nė cilin do tė ketė sugjerime edhe pėr anėtarėsimin e tre vendeve qė kanė nėnshkruar kartėn e Adriatikut.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar mė parė nga XimiD
    Bo cfare surreterish paskan dale me i thone Nanos Ik !!
    ishalla i ka kap Fiksi , se duket sikur ka ndodh nga Tropoja e jo ne Washington !
    e nolt fare kjo ximo.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    BUSH ANULLON TAKIMIN E PARALAJMERUAR NGA NANO

    Nuk besojme se ka shqiptar qe te mos gezohet per hapat qe ben Shqiperia drejt afrimit me standardet demokratike te vendeve perendimore. Edhe lajmi qe Shqiperia, Kroacia e Maqedonia jane afer pranimit te tyre ne NATO, eshte nje lajm qe gezon gjithe shqiptaret kudo qe ata ndodhen. Kjo eshte njera ane dhe me kryesore e problemit. Porse opinioni publik ishte fryre dhe mashtruar tej mase jo nga thelbi, por nga "levozhga". Para nisjes Nano kishte lene te kuptohej se do te pritej me gjemime topash ne Shtepine e Bardhe per ndihmen qe i dha Bushit per Irakun. Por Nano harron se ne Shqiperi pozite-opozite jane proamerikane.

    Kryeministri i Shqiperise mori me vete gazetare te shumte, te cilet do te jepnin momentin kur Presidenti Bush do te dilte per ta pritur me lule. Nano nuk harroi te merrte biznesmenet e pagimit te faturave qejfopaguese sa here ai kapercen kufirin. Mori edhe Xhoanen, e cila pelqen kostumet e modes se fundit, te cilat kushtojne nga 10-18 mije dollare. Gjate gjithe ketyre diteve, disa media servile, ne vend qe te gezoheshin per afrimin e Shqiperise ne NATO, e devijuan gjithe problemin ne te ashtuquajturin "takimi koke me koke Nano-Bush". Natyrisht, ashtu ishin porositur nga stafi nanoist. Nje "telelajm" njoftonte paraprakisht me buje se Nano do te pritej nga Bushi per nje ore ne nje takim "koke me koke"! Nje tjeter gazete me ngjyra, njoftonte si me korrier per nje jave rresht lajme te takimit historik Nano-Bush. Media te tjera, sic duket te blera "per nje kacidhe", vazhduan tere keto dite te frynin tullumbacen kryeministrore permes lajmeve qe merrnin jo nga gazetaret, porse nga pronaret e tyre, te cilet marrin tendera dhe prona nga kryeministri. Te gjithe e fryne viziten e Nanos ne Uashington, sikur Presidenti Bush do te priste ne nje takim te vecante kryeministrin shqiptar, Fatos Nano. Edhe vete Nano, qe i kishte perhapur fjalet para takimit, ishte i bindur se Presidenti Amerikan do t'i kushtonte nje takim te vecante. Por, sic u pa dhe sic shikohet edhe nga e vetmja fotografi qe ka derguar kryeministria, zoti Nano eshte pare ne Kopshtin e Shtepise se Bardhe mes nje numri te madh te ftuarish. Me pas, ne nje cep tavoline me shume te tjere, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan. Por takim koke me koke apo diku ne korridore nuk eshte bere. Te pakten deri mbreme nuk na e konfirmoi asnje zyre shteterore apo e ambasades amerikane ne Tirane. Nese do te ishte bere, nuk do te vononte TVSH-ja e Zhejit ta jepte ore e cast, dite-nate. Takim koke me koke quhet fjala vjen takimi qe ka bere ish-presidenti amerikan Klinton me ish-kryeministrin Majko apo me e vecante dhe me zyrtare mbetet takimi Bush-Berisha dhe Bush-Meta. Ndersa "takimi" i Nanos me Bushin eshte sic thote nje fjale e urte popullore "njatjeta ju 7 kryeministra qe u futet ne NATO, njatjeta edhe ju te tjeret!". Tek "te tjeret" futet edhe kryeministri shqiptar. Megjithate lajmet qe vinin nga Uashingtoni nuk qene te mira per zyren kryeministrore. Por ehe per mediat e blera, te cilat lane per gjithe naten gazetaret roje prane kompjuterave ne pritje te nje fotografie apo lajmi per "takimin koke me koke" Nano-Bush! Vetem dje pasdite arriti me ne fund nga kompjuterat e keshilltareve te Nanos nje foto e madhe, ne nje tavoline ku merrnin pjese kryeministrat e shtate vendeve anetare dhe tre vendeve kandidate per ne NATO, ku ben pjese edhe Shqiperia.

    Sigurisht, ne nuk gezohemi per kete fakt. Ne na vjen keq ku e ka cuar imazhin e Shqiperise zoti Nano, aq sa hyn ne Kopshtin e Shtepise se Bardhe dhe nuk e pret Presidenti Bush. Amerikanet e studiojne cdo levizje, cdo berje apo jo te fotografise me Presidentin e tyre. Ata e dine se c'bejne, ndaj drejtojne Boten. Ata nuk duan qe ndjenjat dominuese shqiptare anti-Nano te kalonin ne antiamerikane. Kesisoj, ata i bene nje "nder" zotit Nano, duke e futur vetem ne Kopshtin e Shtepise se Bardhe. Por me kaq. Nuk mund te pranojne ata shkeljen e parimeve te Demokracise. Ata mbeshtesin popullin shqiptar dhe jo personat. Shtepia e Bardhe, kur don te te respektoje deri ne fund, te pret te pakten per minimumi dy minuta Presidenti. Mjafton te kujtojme ketu se ish-Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush "i vjetri) ka pritur zyrtarisht ish-presidentin Berisha. Presidenti Klinton eshte takuar me ish-presidentin Meidani dhe ish-kryeministrin Majko. Presidenti Xhorxh E. Bush ka pritur ish-kryeministrin Meta. Bile takimi Bush-Meta ka zgjatur jashte cdo parashikimi. Fotografite e takimit u nxoren ne cast e jo sic thonin mbreme nga zyra e shtypit e kryeministrit Nano ne Tirane se "nuk jane lare akoma fotografite e takimit Nano-Bush"! Hajde c'logjike e genjeshter! A thua se Amerika vuan per laboratore per te lare fotografite. Amerika po shkon ne planetin Mars. Kur pyetej zyra e shtypit e kryeministrit dje se "a eshte bere takimi koke me koke me Presidentin Bush?" te thonin jo pa humor, se "takimi ka qene sekret dhe ruhet konfidencialiteti"! A thua se Nano eshte Toni Bler apo Shirak!

    Natyrisht, fakti qe Presidenti Bush nuk e priti kryeministrin shqiptar, te pakten ne nje takim qofte kortezie, vetem per vetem, tregon se amerikanet kane verejtje dhe pikepyetje te shumta per politiken shqiptare. Para nisjes mediat pro-Nanos dhe vete Nano ishin karikuar se do ta priste me nderim te vecante Presidenti Bush, do te benin fotografi bashke, do te pinin kafene bashkerisht. Por asnje nga keto nuk ndodhi. Jo per fajin e Shtepise se Bardhe, porse "bardhesia" e kryeministrit tone eshte bere njolle e zeze ne tere Europen.

    koha jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 31-03-2004 mė 03:44
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NE QE SHPETIMIN NUK PO E GJEJME TEK KTHIMI...

    Mimoza Dervishi

    Washington DC

    Nano shqiptareve te Amerikes, "kthehuni po te doni..."

    Cinike dhe miqesore ishte atmosfera e mbremjes se 27 marsit ne nje godine te kendshme ne Florida Ave, prone - ambasade e shtetit shqiptar ne Amerike. Cinizmi eshte "virtyt" i kryeministrit, miqesia eshte virtyt pa thonjeza i shqiptareve.

    Po vinte Kryeministri i Shqiperise, dhe shqiptaret e ketushem duhet te respektojne endrren e tij me shume se dhjetevjecare. Jo vetem kaq, por i vene ne qender te nje cikloni mitingjesh dhe kritikash majtas-djathtas, keta njerez qe jane shume larg Shqiperise kane edhe kureshtjen si po mbahet kryeministri, a jane te verteta te gjitha sa thuhen, a eshte aq e bukur bashkeshortja e tij, a eshte aq pompoz, cinik dhe moskokecares sa hiqet, me syze a pa syze, plakur a shendoshur, a dobesuar!!!!.

    Jo te gjitha pyetjet moren pergjigje, po shume prej tyre po.

    Kryeministri nuk erdhi aq rende sa flitej, ndoshta Amerika e madhe e tkurr nje cike, apo ndoshta keta shqiptare te ikur para se ai te ishte disa here kryeminister dhe te tjere te ikur nen qeverine e tij, s'kane shume lidhje me te dhe me e rendesishmja s'kane shume nevoje per te. Kjo ishte dhe arsyeja qe atmosfera nuk i kaloi caqet e nje endrre, dhe numri i pjesemarresve nuk e kaloi ate te pjesemarresve per presidentin Moisiu, i cili eshte a jo ne te vertete, por kendej oqeanit shihet si simbol bashkimi i shqiptareve.

    Nano mbajti nje fjale hyrjeje te llojit te tij, ku ne fund u duartrokit, po sigurisht qe te gjithe kane pyetur njeri-tjetrin nen ze "a more vesh gje". Ne fakt, ca gjera edhe u moren vesh, se kryeministri kishte konstatuar se shqiptaret e Amerikes qenkan te shendetshem dhe te bukur dhe se rrezatojne mireqenie dhe pasuri, dhe kjo e "gezon pa mase" ate. E perkthyer ne nje shqipe te thjeshte, po fare te thjeshte, kjo do te thote, pune, drita, uje. E perkthyer ne nje anglishte po aq te thjeshte "me theks amerikan), kjo do te thote po pune, drita, uje dhe ne fund ose ne fillim te tyre, shtet qe i del per zot banoreve te tij.

    Kryeministri la pershtypjet e nje burri te mencur kur konstatoi pa shume fjale, por dhe pa dhimbje, se shqiptaret e ketushem, pavaresisht gjithe te mirave, do donin shume te ishin atje mes njerezve dhe vendit te tyre, dhe kete begati ta shijonin atje, ashtu me pune te ndershme dhe te lodhshme ndonjehere, por te frytshme ne fund te dites.

    Zoti kryeminister besoj ua ka falur ndonje hije trishtimi a pezmatimi te ftuarve, s'ka lidhje me dashurine, simpatine apo antipatine per te, por u be kohe qe bashke me buken hane edhe lot.

    Dhe pikerisht ne kete moment pezmatimi "fjala inerte e kryeministrit te le goxha vend per romance me motive nga atdheu), caprej tyre, simpatizante dhe besnike te tij, te tjere thjesht kureshtare dhe jo ithtare, me emeruesin e perbashket: kishin ardhur te respektonin vendin e tyre ku u linden dhe shtetin e tyre "kaq gje ua mesoi Amerika) pikerisht ne nje moment te tille kur kureshtja indiferente e disave mpleksej me emocionet sharlatane te te tjereve, kryeministri duke zbritur nga shkalla e siperme ku po mbante fjalen, thote "Po zbres ne nivelin tuaj dhe... kthehuni kur te doni ne Shqiperi".

    Dhe ja ku merr pergjigje pyetja retorike, a eshte cinik kryeministri? Sigurisht qe po, po kesaj radhe me veten. Pavaresisht se lendoi shume prej te ftuarve te cilet, kur shpetimin e gjeten tek ikja, nuk pyeten as kryeministra, as presidente, packa se aty kishte njerez te malluar per cfare kane lene pas, pavaresisht se shumekush eshte ne nje dileme te vazhdueshme te rrije a te mos rrije, talljen kryeministri po ia bente vetes. Ai e tha kete fraze jo me ze te larte por qe ngjante si kercenim, njelloj sikur te thoshte "kthehuni po ua mbajti", e tha me ze te ulet neper dhembe, mos ta degjoje bota, i bindur qe askush s'do ta marre seriozisht.

    Personalisht nuk e marr seriozisht kete ftese, qe u be ne nje forme bajate dhe te shtire. Ky eshte nje problem qe ne do ta zgjidhim vete, zoti kryeminister, mes familjeve tona, prinderve dhe femijeve tane, ashtu sic e beme kur morem rruget. Dhe absolutisht nuk te pritem ty te na ftosh ne atdheun tone te dashur, te clirojme nga ky detyrim sot e gjithe diten. Ajo qe duam eshte fare e thjeshte, behu kryeminister i atyre njerezve qe kemi lene pas, te pakten njehere ne jeten tende.

    Une quhem cfare te duash ti, zoti kryeminister, dhe prapa me vjen, besojeni apo jo, historia jote. Qe eshte historia e dy prinderve te mi te plakur, te ndershem, punetore dhe tejet te varfer. Ata s'kane drita sot, s'kane uje, kane nderprere telefonin se s'kane ta paguajne, ndoshta s'kane as per te ngrene, por nuk ma thone se kane shume dinjitet. Edhe une dhe te tjere, ketu, Itali a Greqi, a ku te duash ti, perpiqemi shume te sigurojme jetesen tone por edhe te tyre. Dhe kjo eshte merite e jotja zoti kryeminister qe fatkeqesisht e humbe shansin te jesh kryeministri im dhe je tejet i lodhur per ta fituar. Edhe sikur ftesa jote te jete aq e gjate sa kilometrat qe ndajne dhe bashkojne Tiranen me Uashingtonin.


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #40
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pse Nano dhe komuniteti shqiptaro-amerikan (e kam fjalėn pėr organizatat mė serioze e mė tė mėdha) duhej tė takoheshin dhe pėr ēfarė duhej tė merrnin angazhime?
    1. Sepse nė Amerikė sipas tė dhėnava jozyrtare kemi diku rreth 1 milion e gjysmė shqiptar qė siē e shprehi edhe vet Nano janė njė pasuri kombėtare, dhe qė ata edhe nė tė ardhmen tė mbeten pasuri jona kombėtare dhe tė rriten edhe mė tej kanė nevojė qė tė jenė sa mė tė organizuar me ndihmėn edhe tė ambasadave tona, kanė nevojė pėr lėndėn e gjuhės, letėrsisė, kulturės, historisė shqiptare nė shkollat ku i ēojnė fėmijėt e tyre (shumica e komuniteteve mirė tė organizuara i kanė kėto) pėr tė cilėn poashtu ndihma e ambasadave do tė shpejtonte punėn dhe do tė bėnte tė mundur tė paktėn sigurimin e teksteve shkollore edhe me pagesė tė vet shqiptaro-amerikanėve.
    2. Sepse me organizimin e mirė tė shqiptaro-amerikanėve, ata mund tė rrisin fuqinė e zėrit tė tyre nė politikėn amerikane veēmas pėr ēėshtjet tona kombėtare por edhe ato financiare e ekonomike nė pėrgjithėsi, pastaj do tė ishin si pėrfaqėsues tė kulturės sonė kombėtare nė Amerikė njė reklamė shumė e mirė kjo pėr kombin me gjithė interesat shumė tė mėdha ekonomike afatshkurtėra e afatgjata qė kjo sjell.
    3. Sepse me takimin me biznesmenėt shqiptaro-amerikanėt do tė mund tė siguroheshin investime direkte tė tyre nė Shqipėri, ndikimi i tyre tek kompanitė ku punojnė pėr tė investuar nė Shqipėri, ndikimi i tyre tek lidhjet e tyre pėr investime nė Shqipėri por edhe mbėshtetje financiare dhe politike nga qeveria e SHBA-sė.
    E shumė e shumė arsye tjera qė sjellin pėrfitime tė pallogaritshme pėr gjithė shqiptarėt.
    Para disa muajve kryetari Moisiu, pėrmendi punėn e krijimit tė njė ministrie tė re vetėm pėr qėllime tė tilla dhe kjo ėshtė mė se e nevojshme, domosdoshme qė tė bėhet sa mė urgjentisht dhe tė kryej funksione tė tilla me ndihmėn e ambasadave jo vetėm nė SHBA por edhe nė gjithė vendet ku ka numėr tė konsiderueshėm shqiptarėsh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti Moisiu viziton familjet e dėshmorėve tė Luftės Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09
  2. Kryeministri Nano viziton Kinėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  3. Komisioneri Patten viziton Kosovėn
    Nga StterollA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 00:14
  4. Kryetari i kuvendit shqiptar viziton Kosoven
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •