Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Preloc Margilaj

    Libri "Ilirėt flasin shqip-shqiptarėt flasin ilirisht", i Preloc Margilajt nga Trieshi i trevave shqiptare tė Malit tė Zi, njė vepėr testamentale pėr enigmat e ilirishtes dhe shqipes

    Vepra e Preloc Margilajt, monument i kulturės shqiptare


    Pėrgatiti D. Kaloēi

    Para pak kohėsh nė njė nga sallat e Muzeut Kombėtar nė Tiranė u promovua libri "Ilirėt flasin shqip-shqiptarėt flasin ilirisht" i studjuesit Preloc Margilaj nga treva shqiptare e Trieshit tė Malit tė Zi. Nė kėtė promovim qė u organizua nga Muzeu Kombėtar, morėn pjesė shumė studjues, historianė dhe akademikė, si dhe tė ftuar nga shqiptarėt e Malit tė Zi dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ndodheshin gjithashtu Kryetari i Akademisė sė Shkencave Prof. Dr. Ylli Popa, Prof. Dr. Luan Malltezi, Prof. Dr. Dhimitėr Pilika, Prof. Dr. Koli Xoxi, Prof. Sherif Delvina, Prof. Dr. Ylli Vejsiu, Prof. Muzafer Xhahiu, Prof. Nikoll Margilaj etj. Nga kumtesat respektive qė u mbajtėn, libri i Margiljat u konsiderua si njė vepėr enciklopedike me mjaft vlera. Po kėshtu mė datėn 6 korrik ky libėr u promovua edhe nė Tuz nė vėndlindjen e autorit, ku referuan historianėt Sherif Delvina, Pjetėr Ivezaj, Gani Demiri (Ratkoceri) Mark Camaj, Skėnder Shkupi, Dr. Prof. Gėzim Boēari etj. Pėr tė pasur njė njohje mė tė plotė rreth asaj ēka trajton kjo vepėr e Preloc Margilajt, e cila ėshtė pritur me mjaft interes nga rrethet akademike, ne iu drejtuam njė prej specialistėve mė nė zė tė kėsaj fushe, Prof.Dr. Moikom Zeqos, Drejtor i Muzeut Kombėtar, i cili na dha intervistėn e mėposhtėme.

    Zoti Moikom, si jeni njohur me librin e Preloc Margilajt "Ilirėt flasin shqip-shqiptarėt flasin ilirisht" ?
    "Para disa muajsh, kur autori Preloc Margilaj ishte ende i gjallė, m'a dėrgoi librin e tij, qė nga qyteti i Podgoricės nė Malin e Zi, ku jetonte ende. Ky libėr i formatit tė madh subjektonte motive shkencore me interes tė veēantė. Vdekja e tij e papritur mė la dhe mua njė peng tė dyfishtė: pengun qė nuk e njoha dot drejtpėrsėdrejti dhe pengun qė nuk i dhashė vlerėsimet e mia pėr kėtė libėr. Pjesėrisht po i rikthej kėtė peng duke i dhėnė disa mendime pėr atė qė mund t'a quaj veprėn e tij testamentale, pikėrisht pėr librin".

    "Ēfarė risie sjell libri i Margilajt?
    "Libri "Ilirėt flasin shqip-shqiptarėt flasin ilirisht" me 470 faqe tė formatit tė madh ka njė karakter tė rrafshit enciklopedik. Libri ėshtė rezultat i hulumtimeve tė gjata nė kohė dhe hapėsirė, i kėkimeve pasionante nė histori. Margilaj me informim tė mirėfilltė filologjik jep nė kėtė libėr panorama tė gjėra dhe tė shumfishta. Libri i dedikohet lexuesve anonimė tė Ballkanit me qėllim qė tė njohin pamjen e vėrtetė tė sė kaluarės dhe nė mėnyrė tė veēantė historinė e pashlyeshme tė ilirėve. Siē ėshtė shprehur Herodoti "Pas hinduesve, thrakasit dhe ilirėt janė populli mė i madh dhe sikur tė dinin tė organizoheshin do tė zotėronin mbarė botėn". Ilirėt padyshim qė janė njė popull parak ndėr mė kryesorėt e botės sė lashtė tė Evropės. Samerst Frej ėshtė shprehur se "Popujt, tė cilėt kanė kaluar tė parėt nga epika parahistorike nė atė historike nė Perėndim, kanė qenė ilirėt dhe nė Lindje thrakėt. - tė organizuar nė fise, si dhe me aristokracinė organizuar fisnore".Njė dėshmi e pazakontė e Plinit thotė : "Ilirėt e kanė krijuar tė parėt alfabetin dhe e kanė kaluar nė Itali". Kėshtu ndeshim njė paradoks kolosal tė historisė sė lashtė. Padyshim qė Plini e ka ditur kėtė tė vėrtetė dhe nuk e ka mohuar. Por sot nė studimet historiografike dhe lingusitike ėshtė gati njė postulat, gati njė tabu, teza se ilirėt nuk kanė lėnė shkrimet e tyre. Ēabej ka thėnė dikur jo pa trishtim tė sinqertė dhe pa dhimbje se "Ilirėt nuk e patėn njė Homer tė tyre". A kanė patur shkrim fonetik Ilirėt? A i kanė shėnuar ata grafikisht dėshmitė e tyre? Nėse duhet tė them diēka jo pa interes shkencor pėr protoilirėt mund tė them se koleksioni i shenjave grafike antropomorfe dhe gjeometrike e tė famshmes pikturė shkėmbore prehistorike e Lepenicės afėr Vlorės nė njė shpellė 800 m mbi nivelin e detit, qė datohet tė paktėn nga mijėvjeēari i IV para Krishtit, ėshtė nė njė farė mėnyrė njė masazh piktografik, qė mbart kumte me njė domethėnie qė sot vetėm mund t'i pėrfytyrojmė por jo t'i lexojmė plotėsisht. Shkrimi piktografik ėshtė mė shumė pikturė se sa grafikizim i mendimeve. Piktografia e Lepenicės me gati 19 figura antropomorfe apo dhe me shenja tė tjera gjeometrike dhe numerike padyshim qė ka tė bėjė me regjistrimin e botės mendore tė parardhėsve tanė. Kjo dėshmi kaq e stėrskajshme na flet qartė se faza parashkrimore tek parardhėsit e shqiptarėve dokumentohet arkeologjikisht dhe saktėsisht. Gjithashtu tėrheq vemendjen tek njė zbulim epokal, qė nuk i ėshtė kushtuar rėndėsia e duhur deri mė sot. Sipas dijetarit, ilirologut mė tė madh qė jeton, Aleksandėr Stipēeviē ftillėzimi i sistemit shkronjor dėshmohet nė pjesėn jugore tė Mesopotamisė, kur njė nga popujt mė enigmatikė nė historinė njerėzore sumerėt krijoi njė qytetėrim jashtėzakonisht tė lartė. Sumerėt shpikėn shkrimin nė formėn e njė rendi piktogramėsh pikėrisht nė mesin e mijėvjeēarit tė IV para Krishtit. Njė shkrim i tillė rudimentar ėshtė zanafilla e shkrimit fonetik tė mėvonshėm. Mendohet qė Lindja e Largėt nga kanė ardhur dhe popujt indevropian, tė sotėm ruajnė enigmėn e gjenezės sė shkrimit. Por mė 1961 u zbuluan befas disa rrasa argjile tė pjekur tė periudhės sė neolitit nė vendin e quajtur Tartaria nė Rumani. Kėto rrasa argjili tė gjetura dhe nė disa vende tė tjera tė pellgut danubian tė Evropės shkaktuan njė habi tė madhe madje dhe njė hutim tė posaēėm mes ekspertėve tė paleolinguistikės dhe historianėve tė qytetėrimit. Rezultatet e analizės shkencore radiokarbonike vėrtetuan se kėto rrasa argjili qė mbartnin shenja shkrimore ishin disa qindra vite mė tė lashta se rrasat prej argjili me shkrimet e vjetra sumere. Shkrimet, ose simbolet grafike qė tė kujtojnė mė shumė sistemin piktografik tė pellgut danubian i kanė bėrė shkencėtarėt tė mendojnė duke dyshuar se zanafilla e shkrimit mund tė jetė ky truall burimor i Evropės mė parė se sa ai i sumerėve nė Lindje. Gjithsesi sumerėt kanė meritėn se e kanė pėrsosur shkrimin ideografik, e kanė pėrsosur gradualisht, e kanė thjeshtėzuar duke e kthyer nė sistem shkronjash me tipare gjithnjė e mė tė lehtėsuara fonetike, duke abstraguar dhe bėrė njė maksimum konvencionalizmi simbolik tė tingujve tė zėrit tė njeriut. Dihet, qė shkrimi fonetik u pėrvetėsua nga fenikasit dhe nėpėrmjet tyre u pėrhap nė Ballkan, tek pellazgėt, tek grekėrit e lashtė dhe sipas dėshmisė sė Plinit edhe tek ilirėt, tė cilėt ndėrmjetėsuan pėr zgjerimin dhe institucionalizimin e shkrimit fonetik pėrtej Adriatikut, nė Italinė e sotme dhe nė tėrė Evropėn Perendimore. Gjithashtu dua tė tėrheq vemendjen se nuk ėshtė aspak e vėrtetė absolute teza se ilirėt nuk e kanė shkruar gjuhėn e tyre. Pikėrisht nė Italinė e Jugut janė gjetur nga arkeologėt disa qindra mbishkrime tė quajtura scripta continua tė njė dege tė madhe tė popullit ilir, mė saktė tė fisit ilir tė mesapeve. Shkrimet mesapike janė mbledhur dhe janė botuar. Janė disa dijetarė tė shquar, me emėr tė madh si Bofante etj., qė janė marrė me mbishkrimet mesapike seriozisht dhe janė tė bindur kategorikisht se mbartin gjuhėn ilire. Mė vjen keq qė dijetarėt shqiptarė kanė anashkaluar kėtė tė vėrtetė. Mė vjen keq qė gjuhėtarėt shqiptarė tė kompleksuar, gjoja nga emėrtimi i njė nacionalizmi fals, romantik apo grotesk kanė heshtur pėr shkrimet ilire tė mesapėve. Studimet arkeologjike bashkėkohore nė Itali i kanė kushtuar kujdes qytetėrimit ilir tė japikėve dhe mesapėve. Arkeologu italian Franēesko D'Andria ka botuar materialet arkeologjike, qeramikėn dhe monumente tė tjera tė arealit ilir tė mesapėve dhe japikėve, por pėr fat tė keq ky material nuk ėshtė futur nė qarkullimin shkencor dhe nuk ėshtė marrė nė konsideratė nė studimet tona ilirologjike. Ēabej, si njė kolos i gjuhėsisė shqiptare me tė drejtė ka qenė i kujdesshėm, me njė akribi maksimale. Po ėshtė pikėrisht Ēabej qė ka thėnė se nuk duhet humbur shpresa qė ndonjė ditė kazma e arkeologut do na nxjerrė nė dritė dėshmi tė shkrimit ilir edhe nė Shqipėri. Nė tė vėrtetė siē e ka vėnė nė dukje Stipēeviē janė gati afro 20 mbishkrime tė gjetura nė Ilirinė e Veriut dhe tė Jugut, qė nuk shpjegohen deri mė sot as me greqishten dhe as me latinishten. Po kush ėshtė marrė me to seriozisht? Gjithashtu dua tė ve nė reliev edhe njė fakt tė mrekullueshėm onomastik: vetėm nga gurvarret, kionisket e zbuluar nė qytetin arkeologjik tė Durrėsit, janė gjetur afro 200 emra ilire. Onomastika ilire ėshtė njė fakt i pakundėrshtueshėm nė shkencė. Karl Paēi dhe Karl Trajmer e kanė marrė seriozisht nė optikėn shkencore onomastikėn ilire. Ka disa libra tė pamohueshėm qė i kushtohen gjuhės ilire. Po pėrmend dy autorė tė formatit tė madh botėror: Russu dhe Majer. I kam studjuar dy librat e tyre para shumė vitesh. Njoh mirė rezultatet e tyre filologjike si dhe bindjen e tyre tė palėkundur pėr entitetin gjuhėsor tė ilirėve. Pra ilirishtja s'ėshtė aspak njė realitet fantazmagorik. Gjeografia onomastike ilire pėrfshin Ballkanin dhe njė pjesė tė madhe tė Evropės. Shkolla krahasimtare gjuhėsore, kryesisht gjermane, bėri njė hop tė madh cilėsor linguistik. Madje u kalua edhe nė tezėn e njė panilirizmi tė skajshėm. Kriticizmi shkencor ndaj panilirizmit ėshtė i drejtė, por dhe kalimi nė pozitat e njė kriticizmi antiilir ka karakter grotesk dhe qesharak. E vėrteta shkemcore ėshtė nė mes. E vėrteta shkencore ekziston dhe nuk mund tė mohohet. Kėto qė thashė mė lart pėrbėjnė shtratin konceptual tė librit tė Margilajt".

    Si ėshtė ndėrtuar libri nga ana strukturore?
    "Libri nė fjalė nis me njė hyrje tė autorit si dhe me njė vėshtrim recensional nga Prof.Nikollė Gj.Margilaj. Shpjegohet qartė nė kėto dy tekste se zhbirimi i sė vėrtetės sė gjuhės ilire ėshtė njė punė e palodhur dhe qė i takon sidomos sė ardhmes. Elementėt onomastike, toponimet, horonimet, hidronimet, antroponimet, teonimet, kanė tė bėjnė me etnogjenezėn dhe janė tashmė njė nomenklaturė gjuėhsore e pamohueshme. Nuk mund tė ketė njė histori tė lashtėsisė sė Evropės pa nomeklaturėn gjuhėsore ilire, e cila mbijeton edhe nė oazat paleodialektore, nė format arkaike tė morfologjisė por dhe nė shumė elemente nė kuptimin e sotėm semantologjik. Qytetėrimi ilir ėshtė njė qytetėrim sui generis, i mbijetuar tek shqiptarėt. I ėshtė nėnshtruar asimilimit, deformimit, metamorfizmit, por pa e humbur origjinalitetin. Historia tragjike e popullit ilir ėshtė dhe histori e pushtimeve shekullore e homogjemizimeve kulturore dhe ndėrfutjeve tė pafundme tė gjuhėve tė tjera tė kontinentit. Por nuk ėshtė arritur dot tek zbardhja e plotė as te shenja xero e gjithēkaje. Nė kėtė kuptim libri i Margilajt ėshtė kundėr tezave nihiliste, qė kanė marrė gati statusin e paragjykimeve tė pėrjetshme kundėr ilirėve. Libri ėshtė strukturuar mė 9 kapituj. Kapitulli i I ka tė bėjė me onomastikėn, toponimet, horonimet, hidronimet dhe kuptimin e terminologjive tė botės ilire nė Ilirinė e Jugut, Dalmaci, tė Ilirikumit bizantin etj. Kapitulli i II lidhet me andronimet ilire, emrat vetiakė, metamorfoėn dhe disa ēelsa etimologjikė tė emrave karakteristikė tė ilirėve.Kapitulli i III bazohet mbi rrėnjėt indevropiane tė gjuhės ilire, pra ka tė bėjė me raportet krahasimtare.Kapitulli i IV, merret me emrat e miteve dhe kulteve ilire, teonimet, me mitin pelazgjik mbi krijimin e botės dhe disa shpjegime tė figurave mitologjike.Kapitulli i V, merret me toponimet ilire jashtė metropolit ilir.Kapitulli i VI i kushtohet lidhjeve iliro trake, qė pėrbėjnė thelbin edhe tė sekretit edhe tė ngjizjes sė shqiptarėve si njė popull i gjallė dhe i veēantė i familjes indoevropiane. Kapitulli i VII merret me etimologjinė e emrave tė fiseve tė mėdha ilire dhe disa institucioneve etnografikė. Kapitulli i VIII studjon gjurmėt e ilirėve nė Itali, raportet e ndėrsjellta tė etruskėve me ilirėt. Kapitulli i IX studjon qytetėrimet e tjera tė lashta dhe lashtėsinė e pamohueshme tė gjuhės shqipe. Nė fund tė librit ėshtė dhe njė epilog, i cili ka karakter konkluziv".

    GSH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •