Historia
Raporti global për dorëzimin në duart e drejtësisë të diktatorëve e tiranëve është relativ. Vetëm njëri, ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, ka mundur të dalë para një gjykate ndërkombëtare për t'u përgjigjur për krimet e bëra nga regjimi i tij
Historia e udhëheqësve despotikë, që u shkaktuan tragjedi popujve të tyre
Fundi i diktatorëve të shekullit XX
Fati i Hitlerit, vrasja e Çausheskut, Noriegës…
Robert H.Reid
Lideri i nazizmit, Adolf Hitler, arriti t'i shpëtojë gjykimit duke kryer vetëvrasje në Berlin, para se të mbërrinin trupat sovjetike në prill 1945.
Disa kanë përfunduar në burg, të tjerë janë copëtuar në duart e vetë njerëzve të tyre. Vetëm disa kanë mundur "të kenë fat", duke i jetuar ditët e tyre të fundit në kushte të mira në ekzil, ose në poste të privilegjuara në vendet e veta. Lideri i indipendencës indiane, Mohandas K.Gandhi, ka thënë se diktatorët "për një kohë ngjajnë se janë të pamposhtur, por në fund ata të gjithë bien". Kjo gjë nuk është provuar të ndodhë në të gjitha rastet. Midis të tjerave, diktatori sovjetik Stalin, lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Il Sung, ai kinez Mao Ce Dun, diktatori i Spanjës, Francisco Franco dhe ai sirian, Hafez Assad, të gjithë kanë vdekur, duke gëzuar pushtet të plotë. Fidel Kastro është akoma i fortë në Kubë. Enver Hoxha i Shqipërisë dhe Augusto Pinochet i Kilit, jetuan në kushte shumë të mira, përpara se të dorëzonin pushtetin. Raporti global për dorëzimin në duart e drejtësisë të diktatorëve e tiranëve është relativ. Vetëm njëri, ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, ka mundur të dalë para një gjykate ndërkombëtare për t'u përgjigjur për krimet e bëra nga regjimi i tij. Gjyqi i Millosheviçit është akoma në proces në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë, Holandë. Charles Taylor, i Liberisë, është akuzuar për krime lufte të kryera në vendin fqinjë, Sierra Leone, por nuk është arrestuar. Njeriu i fortë i Panamasë, gjeneral Manuel Noriega, po vuan dënimin e tij prej 40 vjetësh, në një burg federal amerikan, në Miami, i akuzuar për pastrim parash, korrupsion, grusht shteti e trafik droge. Ai u arrestua në vitin 1989. Kampioni i historisë së tiranëve, Adolf Hitler, i rrëshqiti ndëshkimit, duke kryer vetëvrasje në Berlin, para se të mbërrinin trupat sovjetike në prill 1945. Pol Pot, regjimi i kmerëve të kuq, që ai drejtoi, ështe përgjegjës për vdekjen e më shumë se 2 milionë kamboxhianëve. Pol Pot vdiq në xhungël, në vitin 1998, ndërkohë që pasardhësit e lëvizjes që ai udhëhoqi, po përpiqeshin t'ia dorëzonin atë një gjykate ndërkombëtare. Për diktatorët, pushteti i madh kërkon rrezik të madh. Çmimi për vitet e kaluara me dorë të hekurt, mund të rezultojë i lartë. Për më shumë se 25 vjet, Nicolae Çeaushesku mblodhi rreth vetes pushtet të madh si bosi komunist i Rumanisë, duke sfiduar edhe vetë Kremlinin, i cili e toleroi atë për shkak të ndikimit e kontrollit të fortë që ai kishte mbi të gjithë njerëzit në vendin e tij. Çeaushesku dhe bashkëshortja e tij, Elena, u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1989, pasi revolucionarët kishin rrëzuar regjimin e tij. Ky dukej një akt i mëshirshëm, krahasuar me atë të Samuel Doe, togeri i urtë e i bindur, i cili rrëzoi Presidentin liberian, Uilliam Tobert, në vitin 1980. Pushteti dhe korrupsioni shpejt do ta jepnin rezultatin dhe kështu që pas dhjetë vitesh regjimi diktatorial, Doen e rrëzuan nga pushteti, duke e torturuar, gjymtuar dhe vrarë në mënyrën më brutale. Disa më me fat janë ata, të cilët thërrasin në ndihmë liderë të huaj, ndërkohë që regjimet e tyre ndodhen në grahmat e fundit. Idi Amin, i cili ishte President i Ugandës, urdhëroi masakrimin e mijëra bashkëkombasve dhe varfëroi në limit popullin e tij, arriti të largohet për në Libi, pasi vendi fqinjë, Tanzania, e kish rrëzuar atë dhe pushtetin e tij në vitin 1979. Amin Later u sistemua më pas në Arabinë Saudite, ku edhe vdiq.
The Associated Press
DIKTATORET
Çaushesku
Pol Poti
Millosheviç
Stalini
Doe
Idi Amin
Noriega
Teilor
Kastro
Mao Ce Dun
Krijoni Kontakt