Njė tjetėr fitore radhazi pėr M. Schumacher
Njė pilot qė xhiron si mjeshtėr, makina mė e fortė, skuderia qė nuk toleron asgjė. Kėshtu Michael Schumacher e Ferrari dhanė nė Sepang, leksionin e rradhės tė superioritetit teknik nė botėn e automobilizmit. Jo njė demonstrim force monstruoze si nė Melburn, sepse fitorja nė Malajzi erdhi nė dėm tė Juan Pablo Montoya-s, qė me Williams luftoi deri nė fund pėr tė vėnė nė presion gjashtė herė kampionin. Mirėpo nė bilancin e pėrgjithshėm gara nuk kishte histori. Sukses i Schumi-t qė nuk vihet nė diskutim. Skuderia tjetėr e lumtur e ditės ishte Bar. Jenson Button realizoi ngjitjen e parė tė karrierės nė pod. Vetėm i katėrti Rubens Barrichello, pėrpara luftarakut Jarno Trulli. Nė zonėn e pikėve edhe Coulthard (McLaren), Alonso (Renault) e Massa (Sauber).
Ferrari superon kėshtu me autoritet enigmėn e Malajzisė. Nė vigjilje ishte shqetėsimi i tė nxehtit, por nė vazhdim gjithshka shkoi nė drejtimin e duhur. Nė start pak pika shiu dhe retė nė qiell e ulėn shumė temperaturėn dhe nė kėtė mėnyrė Schumi u pėrball me njė rival mė pak. I shkėputur nė krye, adiministroi garėn dhe makinėn e tij si njė profesor i vėrtetė. Nuk dha asnjėherė idenė se ra nė pėrfaqėsim, as nė xhirot 30-tė e 37-tė kur Montoya uli diferencėn nė 3"7. Pas tre hyrjeve nė box, Michael ishte rregullisht nė krye. Nė fund bėri drejtuesin e orkestrės edhe nė majėn mė tė lartė tė podit. Dy fitore nė dy gara, pikė tė plota nė formė fizike tė mrekullueshme dhe me njė makinė perfekte. Mė mirė se kėshtu nuk mund tė shkonte.
Kundėrshtarėt bėnė atė qė mundėn. Duke folur pėr kolumbianin Montoya qė mori 8 pikė tė vlefshme dhe me kohė tė mira gjithnjė e mė shumė, nė fillim ėshtė zvanitur shpresa e Mark Webber, i mbetur nė vėnd me Jaguar nė rradhėn e parė. Pas njė drive-through, ai tėrhiqet pas daljes nga pista. Njė garė pėr tu harruar. Button zhvilloi njė garė tė bukur dhe Bar konfirmoi se ėshtė njė makinė qė duhet patur kujdes. Kjo edhe pse nė fund, Sato theu motor kur ishte pranė pikės sė parė nė sezonin e ri. Barrichello kompromentoi garėn nė xhirot e para, pas njė gabimi qė mė pas u mundua ta korigjonte por pa rezultat. Bravo Trulli qė mori vėndin e pestė dhe Alonso qė pėrfundoi nė zonėn e pikėve, duke u nisur nga rradha e fundit.
Ata qė zhgėnjyen ishin nė McLaren. Vėndi i gjashtė i Coulthard dhe tėrheqja e dytė e Kimi Raikkonen, i nervozuar pėr thyerjen e motorrit, janė njė shenjė e keqe. I shkon kėshtu edhe Ralph Schumacher, i penalizuar edhe ai nga thyerja e motorrit. Olivier Panis dėrgoi nė atė botė, kontrollorėt pranė bokseve qė nuk lajmėruan teknikėt nė furnizimin e fundit. Njė klimė vėrtetė negative nė skuderinė japoneze.
Krijoni Kontakt