Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Intervist me Isuf Luzaj

    Me poshte kam deshire te postoj nje interviste mjaft interesante dhe te pershtatshme per popullin tone.

    Ju kerkoj falje para kohe per gabimet ortografike (per fajin tim) qe mund te gjeni ne kete interviste.

    Lexim te kendshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 22-03-2004 mė 11:43

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    E enjte, 5 dhjetor 1991
    Gazeta Kombi

    Personalitete te emigracionit shqiptar

    15 Pyetje Prof. Dr. Isuf Luzaj ne Cikago

    1)
    Pyetje:

    E dime qe jeni i njohur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cfare pershtypje pati botimi ne gazeten Kombi me jeteshkrimin tuaj?

    Pergjigje:
    Nuk jam I njohur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jam I njohur vetem ne nje shkolle te mesme dhe ne tre universitete, me 1200 profesor se cili dhe 35000-70000 student se cili (nga te 1234 Universitete qe ka Amerika). Ne gazeta, per arsye politike dhe financiare, kam shkruar me pseudonime te ndryshme.

    Jam I njohur ne nje pjese te mergates, qe interesohet per fatet e kombit tone dhe per aktivitetet politike, kulturore, edukative te udheheqesve te partive politike dhe qe e impresionuar nga gazetat, radiotelevizioni eshte e kenaqur dhe emotivisht e entuziazmuar me punen time kulturore, nga gjakenxehtesia dhe krenaria e races sone me ka shprehur admirim te ekzagjeruar, qe une sinqerisht nuk e meritoj.

    Per arsye se mergata jone eshte e ndare dhe e percar ne shume parti politike me shume per kaprico te udheheqesve (kush diktator, kush shovenist, kush lokalist akrahinor, kush fetar adogmatik, kush anakronik dhe aventurier, qe kerkojn te peshkojn ne uje te turbullt, duke besuar qe historia kthehet prapa ne kohe dhe ne qyteterim) se sa per statute dhe programe politike qe jane homogjene ne thellesine e tyre dhe vetem heterogjene ne propaganden siperfaqesore te prozelitizimit dhe per te tjera arsye shumica jo-intelektuale te mergates e veshtroj jeteshkrimin tim ne gazeten Kombi me dylbira te ndryshme sipas syve te udheheqesve te partive. Duke me ardhur turp nga vaniteti qe ne moshen time eshte boshesi, me duhet te pohoj qe, nje pjese e madhe e mergates me letra dhe thirrje telefonike me ka shprehur kenaqesi me enthuziazem te tepruar, kurse nje pjese e vogel e mergates qe nuk e pranojn ndryshimin shkarazi si vaj ulliri, pa gjake dhe pa revolucion, kane shprehur habi dhe moskenaqesi qe une, luftetari antikomunist nje gjysem shekulli u pergjigjem me jeteshkrime intervista telefonike rinise reformatore, te cilet jane ose bijte e komunisteve ose ish-komuniste qe per te shpetuar lekuren e tyre, pozitat dhe kapitalet e tyre, deklarohen tani reformator neper gjurmat e Gorbacovit.

    2)
    Pyetje:

    C’mendoni ju per ndryshimet Demokratike qe po ndodhin ne Shqiperi?

    Pergjigje:
    Ndryshimet qe ndodhen ne Shqiperi jane te ceketa siperfaqesore, trajte por jo lende, te ngadalshme dhe diku anakronike, per t’u quajtur Demokratike.

    Deri sa reformat mos te kene konditat e nevojshme te lirise njerezore, lirise politike, lirise ekonomike, lirise fetare, lirise demostrative, nuk jane reforma Demokratike. Vobekesia e t’merrshme, uria e foshnjave, korupsioni qe jane prodhim I po ati aparati shteteror qe qe dije dhe qe trembe sot, e demoralizon shpirtin e votonjesit, saqe e shet burri voten e tij per nje lope e kater dhi. Keto shprehje elektorale, nuk jane shprehja e sinqerte e popullit trim shqiptare. Prodhimi dhe statistika e tyre nuk jane deshira e mendjes dhe e shpirtit te popullit shqiptare. Perfaqesuesit e tyre “De facto non de jure” nuk jane perfaqesonjesit e vertete te popullit, prandaj reformat e tyre jane kompromise, pazarlleqe, xhambaslleqe ne mes te nje shumice (e cila eshte prodhimi I se shkuares se afert), e cila nuk jep dot doreheqje nga formacioni marksist I inteligjences dhe kultures unilaterale dhe te nje pakice intelektualesh te sinqerte, por se pa eksperience e as kulture te ndritur demokratike. Nuk sherohet kanceri me aspirina.

    3)
    Pyetje:

    A ju ka marre malli per atdhje dhe a mendoni te vini ne Shqiperi?

    Pergjigje:
    Me ka marre malli per atdhe sa qe ky malle me eshte bere semundje shpirterore helmonjese, qe sikur te peshtyja ne liqenin e Michiganit qe kam nen dritaren e auditoriumit te universitetit, them qe do te vdisnin flora dhe fauna e ketij pellgu uji qe eshte me I madhe se deti Adriatik: kengetaret shqiptare e kane kenduar kete malle per balten, qe jemi buka e saj kurse une e kam qare kete malle ne njembedhjete volume vargjesh qe vetem shekulli 21-te munde te me kuptoj e te me jap arsye. Mendoj te vi ne Shqiperi po sa te jene cimentuar konditat demokratike qe ti lejojn popullit shqiptare te me afrohet, te me ndegjoje, te me kuptoj menderisht dhe shpirterisht, vellazerisht, shqiptarisht, sa qe populli dhe une te meshirohemi ne nje ideal, ne nje trup, nje shpirt: jo si osmoz por si nje formul kimike e elementeve te ndryshem te natyres qe japin nje prodhim: “buken e mbyrme”:

    4)
    Pyetje:

    Sipas mendimit tuaj cilet jane armiqt e popullit shqiptare?

    Pergjigje:
    Pas analfabetizmit, pa diturise, vobeksise dhe mungeses se shendetit, armiqt e popullit shqiptare, kane qene, jane sot dhe do te jene ne potence, fqinjet tane ne k’te shkalle reziku: Serbet, Greket dhe Latinet.

    Per arsye semundje mendore “Megallidheia” per nevoj ekonomike dhe historike, sepse jemi nje race e pambrojtur ne Evrope; si jetimet pa dajko, kane ruajtur rastin si gjahtar per gjahun per te na gelltitur.

    Historia jone qe prej shekullit te 5-te para krishtit e deri sot e verteton kete “kujdes”. Serbet mbajn sot 3 milion vellezerit tane nen roberi dyfishe; kombetare dhe ekonomiko-shoqerore. Greket mbajn sot 1 milion vellezerit tane nen nje roberi absorbonjese ne nje proces evolutive, negative zhdukjeje.

    5)
    Pyetje:

    Si kane qene lidhjet tuaja me mergaten ne Argjentine dhe ne Amerike?

    Pergjigje:
    Ne Buenos Aires, Argjentine, per te mos u zhdukur etniciteti shqiptar, krijova nje shoqeri kulturore “Asociacion Cultural Albanesa” me 3800 anetar. Hapa shkollen fillore shqipe ku jepja gjuhe – shqipe, gramatike e sintaks, dy dite ne jave te shtunen dhe te dielen kater ore ne mengjes. Fruti: pas tete vjetesh qindra vajza e djeme mesuan gjuhen shqipe, u fejuan dhe u martuan ne mes tyre. Ka ne Argjentine me se 2000 shqiptare arberesh te ardhur nga 99 fshatra kalabreze e siciliane te Italise, qe jane pasardhesit e exodit, 1500-1600 pas krishtit, vendosur ne Itali, sic dihet mire.

    Ka ne Argjentine dhe nja 2000-3000 shqiptare te ardhur nga atdheu yne dhe nga Maqedonia, Turqia dhe Kosova.

    Ne Amerike lidhjet e mija me mergaten kane qene vellazerore, porse qe me 24 dhjetor 1965 anetaret e Organizates “Balli Kombetar” me ngarkuan barren e kryetarit, disa parti u dhane urdher anetareve te tyre, te ftoheshin ne mardheniet miqesore me mua. Megjithkete, cdo date 28 nentor, marre edhe sot qe jam plak, qindra letra, telegrame dhe kartolina urimi nga anetaret e te gjitha anetareve politike. Pothuajse te gjithe shkruajn nje fraze stereotipe “te faleminderit qe na zbardhe faqet ne kete vend te huaj.” Kenaqen burrat e ndershem me kaq pak gje; aq eshte e forte krenaria ne racen shqiptare. Shprehjet dashamirese te tyre jane aq te nxehta, sa qe me bejne te lotoj nga gezimi, dhe te turperohem se nuk I meritoj. Me rastin e tre medaljeve universitare dhe nje medalje gazetare, 30 a 40 prej tyre kane udhetuar qindra dhe mijera kilometra per te asistuar ne ceremonit e zakonshme. Kam pare tre a kater prej tyre te qanin prej gezimi, edhe keta nuk ishin anetar te organizates qe une kryesoja. Studimi I shpirtit te shqiptarit eshte nje thesar per tu zbuluar nga studionjesit te shekullit 21.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 22-03-2004 mė 11:46

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    6)
    Pyetje:

    A jeni marre me botime, shkrime dhe studime? Cili liber I juaji ben fjale per Shqiperine?

    Pergjigje:
    Ne Argjentine kam botuar ne 1954 novelen politiko-shoqerore “Lumenjt Zbresin te Kuq” (“Los Rijos Bajan Rojos”). U ribotua ne Spanje nga Editoriale Ultramar. U ribotua ne Peru, Kolumbi dhe Brazil ne 1956. Kam botuar libreza te vogla ne filozofi, per te ndihmuar studentet e liceut te kuptonin formulat abstrakte te llogjikes. Keta punime I bera per ti mbijetuar halleve te mergimit qe jane me te merzitcme se kanceri, sepse ato te han shpirtin gjithe jeten, kurse ky e mbaron punen e tij posa qe deklarohet armik.

    Te pabotuara kam 32 volume ne doreshkrim. Shumica vargje, me pak proze, histori dhe filozofi. Librat shkencore qe kane te bejn me Shqiperine, mendoj keshtu shpejtesisht pa rikontrolluar jane: Psikologjia e Mentalitetit – Morali Shkencor – Palentologji – Prej Historia e Races Sone – Armiqt e Popullit – Kusaret e Historise dhe Mediokriteti.

    7)
    Pyetje:

    Cmendoni ju per exodin qe u largua nga Shqiperia keto dy vitet e fudnit?

    Pergjigje:
    Exoda eshte komplekse, heterogjene, multilaterale ne qellimet e saj; pakica politike, shumica ekonomike dhe nje pjese e vogel fare aventuriere.

    Mire po per te analizuar konsekuencat duhen njohur arsyet, shkaqet, nevojat qe I shtyn per nje hap drastik. Eshte e qarte qe te gjithe jane kundershtare te regjimit diktatorial gjakesor 46-vjecar, pra qe arsyet e te dy kategorive: ekonomike dhe aventuriere jane konsekuencat e arsyeve dhe shkaqeve politike. Kur qajn foshnjat nga uria, c’I mbetet atit te bej? Deri sa hidhet njeriu ne det dhe mbytet per te mos u kthyer prapa ne atdhe, c’arsye tjeter mund te jete? Vecse t’merri I tortures ose I burgut. Mjerimi ekonomik eshte konsekuenca e paaftesise ose korrupsionit te qeveritareve. Te dy keta faktor jane rrjedhimi I nje teorie filozofike, politike, shoqerore, ekonomike, te drejtuar nga shteti diktator, qofte ky I zi (fashist), I murrem (nazist), I kuq (komunist), apo I bardhe (monarkist).

    Ky I fundit, anakronik, I zhdukur ne Evrope, me perjashtim te Anglise, ku mbreti eshte nje figure dekorative dhe te Spanjes ku ai eshte prodhimi I nje epoke historie te erret, trashegim I nje diktatori fatkeqe.

    8)
    Pyetje:

    A keni ndermend te botoni ndo nje liber mbi Shqiperine?

    Pergjigje:
    Kam pasur, kam, dhe do te keme ndermend ti botoj te gjitha librat mbi Shqiperine, porse kjo enderr druaj qe do te mbetet enderr deri nga fillimi I shekulli te 21, kur besoj se populli shqiptar do te ndertoj nje demokraci te vertete, ne kuptimi e ides qe ka ky ideal, afer demokracive te Europes qendrore dhe sa te jete e mundur me afer demokracise Amerikane. Per mua, besoj do te jete vone, ndaj them: enderr qe do te mbetet enderr:

    9)
    Pyetje:

    Si e ndjeni veten: studjues, filozof, gjuhetar, gazetar, poet, apo shqiptar?

    Pergjigje:

    A) Pyetja eshte shume faqesore dhe inkongruente, porse duhet ti pergjigjem: e ndjiej veten shqiptare, njekohesisht qe e ndjiej veten njeri…Ky koncept eshte I erret ne baze te paleontologjise porse ndienja e forte do qe te zoterroj arsyen. Kemi lindur njerez dhe jami bere Shqiptare aty 50 mije vjet ne ishujt e Sumatres. Per kete ndienj kam rrezikuar konfortin, avenirin, femijt e mi dhe jeten time, duke e filluar kete luft qe kur isha 19 vjec ne levizjen e Vlores; me vone ne levizjen e Fierit, me vone ne levizjen e Etem Totos: Me 7 prill 1939 ne plazhin e Skeles ne Vlore, me 1940-42 ne burg ne internim ne Ventonteno, Itali”, me 1942-44 luft per liri kunder okupatoreve dhe kunder Marksizmit gjakesor.


    B) Studjues me beri me shume halli se malli. Temperamenti im djaloshar, I nxeht, revolucionar, luftetar nuk kish lindur per studime, ku duhet ti vesh fre pleshtit, porse me vullnet, pune, kursim kohe dhe me inat ilirothrak ja arrita pikes qe kisha shenuar si traguarde (pikesynim).

    C) Filozof me beri detyra, pergjegjesia dhe krenaria, sepse kur duhet ti drejtohesh mijera burrash dhe grash te mesuar, 5 ore ne dite, duhet t’I ushqesh me filozofi, epistemologji, logjik: domosdo brenda 30 vjetve dic do te behesh filozof, ne kuptimin modest te ketij termi te gjere: Me pak talent, shprehje te qarte, me pak imagjinat, me shume kujtes (memorje) dhe me vullnet te forte, mendoj qe shkrimet e mija filozofike do ti vlejn popullit shqiptare, te pakten sepse jane shkruar per ate, me vulen e origjinalitetit. Cmoj qe keto vepra jane mjelle I mullirit time, pjelle e balte shqiptare. Ditari Metafizik – Psikologjia e Mentalitetit Shqiptare, Prej Historia – jane sipas paleontologjise moderne.

    D) Poet, kam lindur, qofsha dhe rapsod, dhe besoj ne poezin si ne artin me fisnik, me I sinqert, me perparimtar dhe me I kendshem qe e afron njerin me misterie:

    E) Gjuhetar dhe Gazetar jane dy shkallet me te uleta te aktivitetit tim: Arsyet jane te shumta, qe do te merrnin ketu me shume vend (espace) se sa u perket, 50 vjet I ndare nga atdheu dhe puna ime me ka formuar nje fare kallepi shprehjesh qe e kam te zoreshme gjuhesine dhe gazetarine, qe jane qumesht, kurse une jam mesuar te jap gjalp: gjat gjithe 46 viteve te mergimit si mesonjes I filozofise, epistemologjise dhe llogjikes.

    10)
    Pyetje:

    Cila eshte hapesira e kombit tone? E kam fjalen per hapesiren gjeografike dhe shpirterore ku ndodhen shqiptaret?

    Pergjigje:
    35000 vjet para Krishtit sipas rezeve te karbonit 14 erdhen nga ishujt e Sumatres me nje udhetim 4000 vjecare Ilirothraket qe u ndane ne fise Maqedon, Epirot Etrusk dhe u vendosen ne shprehjen gjeografike te sotme: Italia qendrore, Alpet, Dinarik, Vardari, Maqedoni e sotme, Thraqi deri ne Athine dhe te gjithe bregedetin Jone dhe Adriatike. Atehere Europa qendrore ishte akoma e mbushur me akull. Sot duhet te bashkojm vellezerit tane qe banojn ne keto treva ne nje Shqiperi etnike 7-8 milion fryme:

    Hapesira shpirterore shqipare ne kuptimin filozofik-psikologjik-sociologjik, moral dhe epistemologjik eshte nje teme qe I kam dedikuar nje volum afro 340 faqesh: Ketu sintetizoj ne nje fjali shpirt-bujar, trim I ndershem, fisnik, I rrembyer, sentimental, porse aspak logjik dhe pertac deri ne anullim vullneti pune: qendroj 32000 vjet ne male me jete gjuetije pa ndertuar banese.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    11)
    Pyetje:

    Si e mendoni dhe e vleresoni ju bashkimin e trojeve tona? C’rruge duhet ndiekur per te mundesuar kete bashkim?

    Pergjigje:
    Tani qe po shkermoqet konglomerati artificial I karagjoeorgjovicve dhe I akrobatit Kroat Titos, duke fituar indipendences e plot Sllovenia dhe Kroacia, duhet qe Kosovaret, Maqedonet dhe Mali I Zi te bashkohen ne luft kunder Serbeve te ndihmuar prej nesh ne te gjitha menyrat deri sa te arri problemi ne Kombet e Bashkuara dhe me vone ne tryez te gjelbert, ne mes te 6 milion Shqiptareve dhe 7 milion Serbeve.

    Problemi I Camerise eshte me I zoreshem dhe mund te zgjidhet me dialogun ne mes nesh dhe Grekeve te semure nga “Megalla Helenika”.

    12)
    Pyetje:

    Si e vleresoni ju ndienjen e Shqiptarizmes ketu? Nese mendoni se atdhetarizmi ketu eshte ne shkallen e ulet me se e shpjegoni kete?

    Pergjigje:
    Ndienja e Shqiptarizmes ne atdhe eshte e ulet, kete te vertete e provuan 47 vjet diktatur teroriste qe mbushen burgjet me atdhetar te sinqerte, te paster, e te pafajshem dhe populli bente sehir si spektator, si I pa interesuar ne faktet e atdheut. Kete e provuan zgjedhjet e vetme dhe te fundit parlamentare, ne te cilat populli shqiptar votoj per nje lope e kater dhi:

    Kete e provon edhe sot fakti qe populli shqiptar pret si spektator se c’do te bej aparati I shtetit komunist me po ata komedian qe nderruan kemishen per tu treguar demokrat dhe qe tallen me ironi dhe perdhuni me te drejtat e popullit e me jeten e ketij ne mjerim shpirteror, politike, ekonomik. Me mire akoma kete e provoj kur nje pjese e rinise heroike la rruget e Vlores, Kavajes; Tiranes, Shkodres me gjake deshmor kurse populli ndenji spektator me nje cinizem te ftoht qe pasqyron graden me te ulet te ndienjes se Shqiptarizmes. Kam plote nje arkive me fakte te forte qe eshte nje alegat I te drejtave njerezore, politike, shoqerore qe provojn shkallen e ulet te shqiptarizmes ne popullin e mjere shqiptare. Arsyeja e kesaj tragjedie shpirterore eshte shkaterrimi I vlerave shpirterore, morale, fetare, qyteteronjese, liridashese, iniciatore, imagjinative, duke jetuar njeriu rob I aparatit shteteror.

    13)
    Pyetje:

    Perse ndienja atedhetare e shqiptareve qe banojn jashte vendit tone eshte e larte?

    Pergjigje:
    Ndienja atedhetare e shqiptareve qe banojn jashte vendit tone, ne boten e lire, eshte shume e larte, sepse keta shqiptare e lane atedheun vetem e vetem per te jetuar te lire. Ne mes te zgjidhjes rob nen temerr atedhe, apo I lire ne mergim, keta shqiptare zgjodhen lirine. Keta I ruajten te shenjta vlerat morale shpirterore, fetare, qyteteronjese me aq nivel te larte sa qe nga afro 65000 shqipetare qe kane lene atdheun nuk ka ndodhur asnje raste krimi komun (vjedhje, cnderim, mashtrim, tradheti, vrasje) gjate 47 vjeteve neper udhe te mergimit. Disa prej k’tyre kane dhene jeten per clirimin e shqiperise nga terrori Marksist 1944-1990.

    14)
    Pyetje:

    Si e mendoni ju perspektiven e zhvillimit te vendit tone? Nga e ne c’menyr do te vi shpetimi nga bataku ku kemi ren?

    Pergjigje:
    Zhvillimi I vendit tone do te vi gradualisht keshtu:

    Nje asamble konstituente perfaqesonjese demokratike e vertete e popullit, do te rindertoj nje aparat shteti te ri, me njerez te lire ne ndergjegjje dhe ne mendim, pa pasur brenda llozhura e llomi te se kaluares fatezeze. Nje shtetist I edukuar me mentalitetin e shkolles Marksiste nuk mund te behet kurre demokrat sa do I sinqert, I penduar qe te jete; sa do I zgjuar dhe I mesuar qe te jete, sepse truri I tij eshte formuar me kallepin e hekurt te filozofise fallce, e cila jeton vetem me diktatur. Shtetisti Marksist nuk mund te kete kurre imagjinat krijonjese, iniciative ndertonjese, hovin e lirise se harmonise, lirise, barazise, vellezerise, dashurise dhe friken ne perendim. Qe te gjithe filozofet e medhenje nuk kane hedhur kurre poshte ekzistencen e Zotit krijues. Arkitektet e medhenj te ideve dhe te idealve, te shkencave dhe te arteve, kane qene lindur dhe rritur ne atmosferen e lirise se mendimit, te drejtes njerezore, iniciatives personale aprivate dhe me besimin te nje krijues te universit dhe te jetes. Marksisti nuk I njeh bukurit dhe harmonit e misterit, jo per faj te tij, por per faj te filozofise qe I vuri kallepin trurit te tij. Marksisti nuk e sheh pertej se nesermes sepse jeton vetem te tashmen dhe te kaluaren qe e tmerron, ashtu si qorri nuk I njeh njgyrat, shurdhi nuk I njeh harmonite e muzikes. Ka pasur shtetist gjenial ne Europe dhe ne Ameriken Latine qe kane falimentuar sepse vinin nga shkolla Marksiste. Ne nje bisedim qe pata fatin ta gezoj me filozofin Francez Jean Paul Sartre ne Universitetin tim, ai me tha: “Filozofia Marksiste eshte aq mire e ndertuar ne ligjet e saj fallse, te gabuar dhe te pallogjikshem, sa qe nje Marksist burre shteti apo kryetar partie sa me I zgjuar te jete, sa me I mesuar te jete, sa me I sinqert te jete, aq me shume do te bej gabime kolosale dhe te pa kontrolluara (as nga ai vete, as nga shoket qe e rrethojn te formimit te mentalitetit Marksist-Leninist).”

    Einstein, inteligjenca me e ndritur e races njerezore tha ne Universitetin e Columbias: “Nuk ka asnje ndryshim ne mes te Musolinit, Hitlerit, Stalinit, Mao Cee Dunit, pervecse ngjyrat e kemishave qe veshin.” Epistemologjia e shpjegon qarte kete problem, qe nuk eshte vendi ketu per kateder univeristare as per te mesuar te mesuarit, sepse kur s’ke fuqi, kush ta ve veshin, as per te pa mesuarit te cilet do te qendronin impermeable (te papershkrueshem, te padepertueshem) nga ky pastrim truri. Vetem populli do ta shpetoj veten e tij; vetem I zoti e ngre gomarin nga bishti.


    15)
    Pyetje:

    C’ndihme duhet t’I japin ketij vendi Shqiptaret, ku do qe ndodhen ne bote? Si e ne c’menyr e me c’mjete duhet ta ndihmojn ata, kete vend dhe vellezerit e tyre te gjakut?

    Pergjigje:
    Shqiptaret e mire ku do qe ndodhen ne bote duhet:

    A) Te kthehen ne atdhe, te mbledhin gure e te bejn muret e keshtjelles se re; demokraci-liri barazi-vellezeri.

    B) Te ndihmojn popullin duke e ndritur ate me principet e demokracise, me kulturen Euro-Amerikane, me filozofine e principet e Kombeve te Bashkuara dhe te lidhjes se Helsingit, me moralin fetar dhe shkencor, me principet e tolerances drejte perparimit modern, duke ua lare trurin e semure nga kanceri I kuq si Marksist-Leninisteve, si dhe shtresave te popullit aderonjes te se kaluares, pa gjakederdhje.

    C) Shqiptaret kapitalist te sjellin kapitalet e tyre ne atdhe per te rindertuar nje kombe, nje popull, nje toke shqiptare, prej Shqiptareve per Shqiptaret.

    D) Duke ndermjetesuar ndaj shteteve Euro-Amerikan per hua financiare, ekonomike, tekonologjike, me skadence te larget sic ben shtetet Europiane mbas Luftes se Dyt Boterore; sic po bejne sot shtetet e Europes Lindore e Jug-Lindore; sic po ben Bashkimi Sovjetik, per te ndertuar ekonomine shqiptare per te paren here ne historine e kombit tone.

    Duhet mbajtur mire ne mend qe inversionet e kapitaleve te huaja nuk realizohen deri sa kapitalistet e huaj ta shohin qarte qe ne Shqiperi, jane krijuar konditat e nevojshme per te pasur sigurimin e kapitaleve te tyre. Askush nuk e nderton shtepine ne gryk te nje vullkani ne erupsion (shperthim), askush nuk e ben shtepine mbi nje ure te drunjt, te kalbur lumi. “Kapitalistet Amerikan kane pesuar nje eksperience te hidhur ne Ameriken Latine” me tha nje ekonomist I shquar I Wall Street-it ne nje bised konfidenciale ne Universitetin tim qe eshte shtepia ime ne mergim.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nje keshille e tij:

    Nje kryetar partie duhet te jete integral, i pathyeshem ose i paperkulshem, i pafrike, i pakompromise, intransigent (i papajtueshem, qe nuk ben leshime), vetem mike, besnik i se vertetes. Perndryshe, kur nje politikan udheheqes ose burre shteti behet tregetar dallaverxhi oportunist, karakter e k’to te mediokritetit, eshte i desntinuar te falimentoj.

Tema tė Ngjashme

  1. The Doors dhe J. MOrrison...
    Nga Niēe nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 08:49
  2. Jim Morrison
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:58
  3. Mark Strand
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •