Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Radio Shoqeria DJ Maska e Piloti
    Anėtarėsuar
    08-09-2002
    Vendndodhja
    Radio Shoqeria
    Postime
    260

    Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK

    NJOFTIM
    Ju njoftojmė se tė dielėn me datėn 28 Mars 2004 do tė organizohet promovimi i librit ?Lermėni Pak Atdhe?.
    Kjo ėshtė njė antologji e krijuesve nga tė gjitha trojet etnike shqiptare qė nga Mitrovica deri nė Sarandė, qė jetojnė nė Angli.
    Aktiviteti fillon nė ora 12.00 nė Holy Apostles Presbytery, 47 Cumberland Street, Pimlico, London SW 1V 4LY. Salla ndodhet nė Winchester Street, midis War Wick Way dhe Lupus Street.
    Tube: Pimlico Station me Victoria Line
    Nė kėtė promovim do tė marrin pjesė intelektualė nga e gjithė Anglia, gazetarė, shkrimtarė, poetė, artistė, studentė , pėrfaqėsues tė ambasadės shqiptare si dhe kryetarėt e shoqatave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar.
    Ky eveniment do tė pasqyrohet nga mediat shqiptare.
    Pėr pjesmarrėsit do tė shtrohet edhe njė koktej
    Ju lutem na nderoni me pjesmarrjen tuaj
    Pėr mė shumė informacion kontaktoni:
    dbajrami@hotmail.com
    editdurham@hotmail.com
    tel: 07971463085
    tel: 07830180731
    Jeni te lutur t?ua pėrcillni kėtė njoftim edhe miqve tuaj
    Pėrshendetjet mė tė mira nga:
    KRYESIA E SHOQATES
    EDIT DURHAM

  2. #2
    Radio Shoqeria DJ Maska e Piloti
    Anėtarėsuar
    08-09-2002
    Vendndodhja
    Radio Shoqeria
    Postime
    260

    Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK

    NJOFTIM
    Ju njoftojmė se tė dielėn me datėn 28 Mars 2004 do tė organizohet promovimi i librit ?Lermėni Pak Atdhe?.
    Kjo ėshtė njė antologji e krijuesve nga tė gjitha trojet etnike shqiptare qė nga Mitrovica deri nė Sarandė, qė jetojnė nė Angli.
    Aktiviteti fillon nė ora 12.00 nė Holy Apostles Presbytery, 47 Cumberland Street, Pimlico, London SW 1V 4LY. Salla ndodhet nė Winchester Street, midis War Wick Way dhe Lupus Street.
    Tube: Pimlico Station me Victoria Line
    Nė kėtė promovim do tė marrin pjesė intelektualė nga e gjithė Anglia, gazetarė, shkrimtarė, poetė, artistė, studentė , pėrfaqėsues tė ambasadės shqiptare si dhe kryetarėt e shoqatave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar.
    Ky eveniment do tė pasqyrohet nga mediat shqiptare.
    Pėr pjesmarrėsit do tė shtrohet edhe njė koktej
    Ju lutem na nderoni me pjesmarrjen tuaj
    Pėr mė shumė informacion kontaktoni:
    dbajrami@hotmail.com
    editdurham@hotmail.com
    tel: 07971463085
    tel: 07830180731
    Jeni te lutur t?ua pėrcillni kėtė njoftim edhe miqve tuaj
    Pėrshendetjet mė tė mira nga:
    KRYESIA E SHOQATES
    EDIT DURHAM

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Pershendetje dhe urime per botimin e librit.
    Kam dy ose tre pyetje.
    Si mund ta kem kete antologji?
    Kush e ka pergatitur per botim.(dmth redaktor, korrektor, dhe perzgjedhes)?
    Nga cila shtepi botuese, dhe ku eshte botuar? Si do te behet shperndarja?
    Dhe po qe se eshte e mundur, sa autor moren pjese, dhe cilet jane ata?
    ...
    Edhe nje here urime, shoqates Edit Durham, dhe antologjise.
    Duke ju shkruajtur nga kontinenti tjeter(dmth ne pamundesi per te marre pjese ne kete promovim) pres pergjigje per te pakten, ndonjeren nga pyetjet e mija.
    Dashamiresisht Elinda!

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    mundem te ta bej une dhurate, Mace?
    Nga nje e kontinentit tend qe ndodhet ktu ne Angli
    Pershendetje
    shifemi te dielen
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    nga gazeta 55

    Promovohet nė Londėr antologjia "Lermėni pak Atdhe"

    Shqiptarėt e Anglisė kėrkojnė pak Atdhe...

    Ata kanė ruajtur njė "mirupafshim tė mbėshtjellė nė lotė" pėr ATDHEUN e kurrėsesi njė Lamtumirė. Askush mė shumė se poetėt e mėrguar nuk e pėrjeton dhimbjen pėr tokėn‑atdhe pėr tokėn qė kurrė nuk mund tė harrohet.

    Njė kopertinė e rrethuar me globe qė duket sikur kishin ndalur rrotullimin pėr tė respektuar titullin "Lermėni pak atdhe". Ky titull nis me njė shkrim korsik dhe i ngjan njė letre tė ardhur nga larg pėr tė pėrfunduar nė atdhe. Por Atdheu paraqitet me ca gėzma qė janė ndėrtuar mundimshėm me ca tulla shpeshherė tė thyera, tė grimcuara dhe sikur tė rrėnqeth ideja se kėto tulla gati‑gati po rrėzohen, dhe kėto gėrma do tė bien, por qė duket se gjallėrohen nga lidhja "Lermėni pak Atdhe"

    Pak mė poshte shtrihet harta e botės dhe nė cep tė saj njė derė e hapur qė e pėrcill lexuesin brenda saj duke sfiduar qoftė edhe pėr pak sekonda mallin pėr mėmėdhenė. Kjo ėshtė ombrella nėn tė cilėn "fshihen" 22 krijues shqiptarė qė jetojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar, tė cilėt pak kohė mė parė organizuan nė Londėr promovimin e antologjisė sė tyre. Ata jetojnė nė zona tė ndryshme tė Anglisė por atė ditė ishin bashkuar tė gjithė, u njohėn mė mirė me njėri tjetrin dhe ndjeheshin tė lumtur sepse kishin librin e tyre.

    Kjo antologji ėshtė botim i shoqatės Kulturoro‑Artistike "Edit Durham" qė vazhdon tė organizojė aktivitete tė shumta pėr shqiptarėt e Anglisė. Ishin tė shumtė , gazetarėt, shkrimtarėt, poetėt, piktorėt,koreografėt, intelektualėt e fushave tė ndryshme, studentė tė tė gjitha moshave, tė tė gjitha trojeve tė atdheut qė kishin ardhur nė promovimin e kėtij libri. Nė kėtė aktivitet moren pjesė edhe pėrfaqėsues tė ambasadės shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar. Fjalėn e hapjes e mbajti kryetari i kėsaj shoqate njėkohėsisht edhe pėrgatitėsi i kėsaj antologjie, gazetari dhe publicisti Petrit Kuēana. Pasi ka falenderuar tė pranishmit ai bėri njė ekspoze tė punės sė Shoqatės Edit Durham ku vuri theksin nė domosdoshmėrinė e promovimit tė vlerave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkur.

    "Para dy vjetėsh kur u gjendėm nė Londėr, as qė mund tė imagjinonim se nė Britaninė e Madhe komunikimi mes shqiptarėve arrinte vetėm nė bisedat e tavolinave dhe vetėm me miqtė e kafeneve. Por fatmirėsisht miqtė mė tė mirė ishin poetėt, shkrimtarėt, piktorėt si dhe shumė intelektualė tė fushave tė ndryshme, qė donin njė komunitet mė tė organizuar, dhe ishin tė gatshėm qė tė angazhoheshin pėr kėtė. Mund tė themi se u befasuam me realitetin qė ėshtė krijuar dhe qė fatkeqėsisht vazhdon tė egzistojė pėr shqiptarėt". "Tė gjithė jemi dėshmitarė tė atij opinioni qė egziston sot pėr ne jo vetėm nė Mbretrinė e Bashkuar por edhe mė gjerė. Opinioni ėshtė i prirur tė gjykojė sipas njė kronike apo njė lajmi dhe qė mjerisht nuk kanė qenė tė pakta dhe mbetet detyrė e jonė qė tė dėshmojmė vlerat tona, dhe jo tė hidhėrohemi nga paragjykimet. Por nėse mendojmė se duhet qė dikush tė na mbrojė, njė strukturė juridike qė quhet shtet, me dhimbje konstatojmė se mbetėm jetimė. Kėshtu sot ne shqiptarėt, si jetimė tė mėdhenj, po pėrsonifikohen me njerėzit e shkallės mė tė ulėt. Tė gjithė e ndjejmė se mbetėm jetimė, kur kemi parasysh detyrimin kushtetues sipas sė cilit shteti shqiptar mbron tė drejtat e shtetasve tė tij, me banim tė pėrkohshėm apo tė pėrhershėm jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Ndjehemi jetimė kur kemi parasysh parimin kushtetues tė garantimit te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, te cilat perbejnė bazėn e shtetit. Dhe zhgėnjehemi nga mungesa e pėrpjekjeve politike, diplomatike, ligjore, ekonomike dhe sociale tė shtetit pėr mbrojtjen e kėtyre tė drejtave. Por nėse na mungon mbrojtja e shtetit amė, nuk na mungojnė njerėzit virtytet dhe vlerat tona. Nėse na mungon njė institucion kulturor, qė ēdo shtet e ka, qė do tė nxiste dhe do tė promovonte vlerat tona si mėrgimtarė, nuk na kanė munguar as nuk na mungojnė ambasadorėt e shumtė nė tė gjitha fushat e jetės me tė cilėt krenohemi dhe qė pasqyrojnė mė sė miri vlerat tona tė mrekullueshme, vlerat e njė trualli nga ku lindi qytetėrimi, vlera me tė cilat nuk krenohemi vetėm ne por edhe shumė shtete qė jo rrallė i pėrfaqėsojmė"

    Me tej z.Kuēana thas se "E krijuam shoqatėn Edit Durham kur askush nuk po tė pyeste nėse diku nė ndonjė cep tė Londrės ėshtė njė krijues, poet apo shkrimtar,nėse egziston diku ndonjė krijues shqiptar qė prezanton nė mėnyrė tė shkėlqyer Shqipėrinė dhe vlerat artistiko‑letrare tė letėrsisė shqiptare nėpėr ambjentet letrare britanike apo dhe mė gjerė. U ndėrgjegjėsuam se askush nuk do tė vinte ujin nė zjarr pėr tė pyetur nėse diku nė ndonjė cep tė Anglisė apo qoftė edhe nė qendėr tė Londrės mund tė jetė njė piktor, njė muzikant apo njė aktor, apo qoftė edhe ndonjė student i apasionuar pas artit dhe si cdo fillim dhe qė ka nevojė pėr ndihmė. Kjo antologji ėshtė vetėm njėri nga projektet tona dhe ndjehemi vėrtet tė emocionuar kur marrim vesh se ky libėr ėshtė pritur mirė dhe pėr tė ėshtė folur edhe nė masmedian shqiptare".

    Projekti pėr botimin e njė antologjie tė krijuesve shqiptarė nė Mbretėrinė e Bashkuar ka startuar nė qeshor tė vitit tė kaluar dhe qė sot po kurorėzohet me sukses. Duke folur pėr pėrzgjedhjen e kėtyre krijuesve nė antologji kryetari i shoqatės Edit Durhham u ka uruar suksese tė gjithė atyre poetėve dhe poeteshave tė reja, krijimet e tė cilave nuk u pėrfshinė nė kėtė antologji duke u siguruar pėrkrahjen tė mėtejshme pėr nė kalanė e bukur dhe tė vėshtirė tė letėrsisė duke shtuar se "Ne nuk bėmė asgjė mė tepėr sesa atė qė duhet tė bėnim, thjesht ndoqėm fillim e gjatė tė trashėgimnisė shqiptare tė prezantimit tė vlerave tona"

    "Lėrmėni pak atdhe" ėshtė thirrja qė i bashkon tė gjithė kėta krijues nė kėngėn e madhe shqiptare ku duket se nė fund duhet tė ketė njė varg, njė kėrkesė pėr njė copė tokė shqiptare, ku duan tė prehen...

    Kjo antologji duket si njė letėr e gjatė, njė letėr e nisur drejt atdheut ashtu si dhe drejt diasporės shqiptare qė nuk ka ndonjė adresė, por duket se u drejtohet tė gjithėve qė nga pushtetarėt e politikanėt dhe deri tek ata mėrgimtarė qė kanė harruar tė jenė shqiptar, apo atyre nėnave qė nė mėrgim i porosisin fėmijėt kur i nisin pėr nė shkollė qė tė mos thonė se janė shqiptarė. Ėshtė njė kėngė e gjate qė sfidon doganat, vizat, aeroportet apo kontrollet. Ėshtė kėngė qė shpėrthen meridianet shpesh here te hekurt per ne shqiptaret dhe shkon drejt njė dere qė pėrfundon nė ATDHE.

    Ata i bashkoi dicka mė shumė se stili, mė shumė se poezia apo letėrsia nė terėsi. Ishte fjala shqip dhe dėshira pėr t'u ndjerė pak mė shumė shqiptarė, nė ballafaqimin e madh tė kulturave dhe tė vlerave.

    Tani bota ėshtė bėrė e vogėl por duket se trenat e Evropės po na lanė akoma tė presin nėpėr stacione, apo bileta jonė ėshtė parashikuar pėr nė kohė tė vona. Autorėt e kėsaj antologjie kėrkojnė pak mė shumė atdhe dhe vetėnxiten duke kėrkuar edhe prej bashkėkomabsve pėr tu ndjerė pak mė shumė shqiptarė. Krijuesit nė Mbretėrinė e Bashkuar kanė njė hapsirė tė gjerė krijimi dhe njė gjeografi mjaft tė larmishme. Ata vijnė thuajse nga tė gjitha trojet etnike shqiptare qė nga Mitrovica dhe deri nė Sarandė, duke pasqyruar nė krijimet e tyre qė nga ambientet e aristokracisė angelze dhe deri tek qytetet e gurta apo tek zanat e vjeshkėve. Kjo antologji fillon me njė ndėr korifenjtė e letrave shqipe z.Rrahman Dedaj dhe deri tek 17‑18 vjecarėt apo dhe tė tjerė qė hedhin hapat e parė tė veshur me mantelin e poetit.

    Nėse nė fillim u mendua se kjo antologji do tė shėrbejė si njė tribunė ku do tė bashkohet zėri i krijuesve shqiptar nė Mbretėrinė e Bashkuar pasi ky vend njihet si njė nga vendet ku komuniteti shqiptar ėshtė mė i riu, mosha e tij numėrohet me gishtat e dorės dhe do tė jetė si njė nxitje pėr tė gjithė krijuesit sidomos ata tė rinjtė, tani besojmė se kemi tė drejtė tė pretendojmė se nėpėrmjet kėsaj antologjie po tejcojmė edhe njė vlerė tė fuqishme letrare. Kėshtu thuhet nė parathhėnien e kėsaj antologjie. Tashmė janė disa krijues qė ecin pak mė ndryshe, tė veshur me mantelin e poetit dhe kanė gjetur njė vend tė ngrohtė nė kalanė e letėrsisė. Ata duket se ishim mė tė emocionuarit.

    Ky aktivitet u shoqėrua me kėngė dhe valle karakteristike shqiptare nga grupi i valleve tė "Shpresa program" nėn drejtimin e koreografit tė talentuar Tomorr Kokona.

    Me urimin se aktivitete tė tilla tė organizohesh sa mė shpesh dhe me shpresen se "lutja" e krijuesve shqiptar qė jetojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr pak ATDHE do tė dėgjjohet nga tė gjithė bashkėatdhetarėt nga pushtetarėt e politikanėt shqiptarė u mbyll edhe ky aktivitet.

    Aurela Morina
    wrong verb

  6. #6
    Radio Shoqeria DJ Maska e Piloti
    Anėtarėsuar
    08-09-2002
    Vendndodhja
    Radio Shoqeria
    Postime
    260

    Pershendetje

    Pershendetje te gjitheve.
    Per ta marre kete liber, nje nder pikat ku ndodhet eshte:
    ALSAT
    80 Willesden Lane
    Kilburn
    London
    NW6 7TA
    Tel/fax 0207604 4526
    Mob: 07950302617
    e-mail alsat@tiscali.co.uk

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK
    Nga Piloti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 08:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •