Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    "Pushtimi" i Irakut

    Kaq shume u ka qorruar ideologjia fetare e prapambetur tuaj, sa rrefuzoni ta shikoni ndikimin pozitiv qe sjell ky "pushtim" ne Irak. Administrata Amerikane ka akorduar 21 miljarde dollare per rindertimin e Irakut. Asnje shtet i cliruar me pare nga Amerika nuk ka mare kaq sasi ndihme. Ne baze te ketyre te dhenave i bie qe Amerika investon 900 dollare per cdo Iraken. Mbi ndikimin amerikan ne zhvillimin e ekonomise se Irakut mund te gjeni informacion ne http://www.i-acci.org/articles/publi...analysis.shtml .

    Per ate qe permendi Vietnamin i rikujtoj se Vietnami nuk u administrua kurre nga Amerika detyrimisht nuk mund te presesh ndryshim aty. Sa per afganistanin te rekomandoj ta rishqyrtosh dhe nje here pergjigjen. Amerika deri tani ka investuar 1.5 miljarde dollare ne afghanistan (qe eshte me teper se Talibanet kane investuar ne 10 vitet e fundit). $2.1 miljone jane investuar per riperteritjen e linjes ajrore te afghanistanit per ta lidhur perseri me boten e jashtme, $300 miljone kredi u eshte dhene kompanive private qe investojne ne afghanistan, $1 miljone jane investuar per hapjen e universitetit Amerikano_afganistaniez ne Kabul (pa permendur ketu investimin ne qindra shkolla, shkollimin e femrave, rindertimin e ministrise se edukimit dhe trainimin e mesuesve), forcimin e bankes se Afganistanit me ndertim te ri rjeti kompjuteristik dhe nderthurjen ne rjetin bankar nderkombetar, pa permendur investimiet private si FedEx (qe lidhi per here te pare pas 17 vjetesh posten Afgane me ate nderkombetare) $2.5 miljone jane investuar nga kompanite private per rindertimin e tubave te naftes qe lidhin Turkmenistanin me Pakistanin, Serena Hotel po nderton hotelin e pare 5-yjesh ne kabul, $120 miljone jane investuar nga Alcatel per ndertimin e linjes se celulareve ne Afganistan, miljona dollare jane hedhur per rindertimin e autostradave, rrugeve dytesore dhe aroportit te Kabulit, mbi te gjitha ky pushtim ka punesuar me teper se 250,000 afganistaneze. Ky pushtim ka ndikuar pozitivisht ne emancipimin e femres afgane, zhvillimit te shoqerise civile dhe tolerances me klaneve te ndryshme.

    Boll u lodhet te gjeni anet negative te Amerikes, vleresoni ato qe Amerika ka bere per ju dhe kombin tuaj, jo vetem me luften ne kosove por dhe me mbeshtetjen e vazhdushme te Shqiptareve dhe qellimeve te tyre ne rajon. Amerika mbetet partneri i vetem strategjik i Shqiperise dhe si e tille duhet perkrahur dhe mbeshtetur ne cdo vendim qe ajo mer. Ju siguroj se Afganistani, Iraku apo Arabia Saudite nuk e vene shume ujin ne zjarr per ju apo qellimet tuaja. Njeriu respekton ate qe e respekton ..... ti mbulosh syte me vellon fetare apo te hiqesh si avokati i te pambrojturve nuk i ben keq njeriu tjeter vec vetes tende dhe kombit tend.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #12
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Atëhere sipas teje,dhe ne do BËHEMI SUPERFUQI sepse na çliroi Amerika nga serbët??
    Po Vietnami dhe Afganistani ( e përsëris) SUPERFUQI janë??
    E çfarë janë këto që imagjinoni ??LOL
    Nuk po merret vesh se përse nuk duhet ta shajmë Amerikën??!!
    Kur nuk është mirë ,ne,shajmë edhe Shqipërinë ,e jo më po pyesim për Amerikën.Çfarë po mundoheni të llogjikoni nuk e kuptoj!!!!

    ADMINISTRATOR1

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vietnami eshte lufta e vetme rrezik qe Amerikani nuk e ka fituar. Vietnami nuk u pushtua asnjehere nga Amerika madje aty pesuan disfaten me te madhe. Sa per dijeni im ate ka qene ne Vietnam parvjet madje dhe ne nje krahine te kines(Kunming) dhe eshte te luaj mendja kokes. Manhattan-i i vjeter nuk eshte gje hic para atyre ndertimeve qe po behen aty. Dhe fakti eshte qe gjith ajo zone do jete superfuqia kryesore ne bote qe do kete kompeticion direkt me Ameriken.

    Sa per Afghanistanin, per 1 vit ai shtet qe jetonte si ne mesjete nuk mund te behet superfuqi, do kohe... po fundja fundit nuk eshte e thene qe cdo shtet te behet superfuqi ... por ama eshte e domosdoshme qe te kete demokraci dhe te perparoj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Me këtë që thua ti Cyclotomic,jam plotësisht dakort edhe unë.
    Por nuk mundem të imagjinoj superfuqi Afganistanin,Vietnamin apo Irakun.
    Për këtë flas.
    Dreqi ta hajë,a kemi sy të shohim apo thjeshtë flasim??
    Faleminderit për përgjigjen Cyclo

    ADMINISTRATOR1

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Me duket se ai qe duhet te lexoje me me kujdes, je ti. Ne asnje pjese te postes nuk u permend se Afganistani apo Iraku do jene superfuqi, por u sqarua ne detaj se si keto shtete po perfitojne nga "pushtimi" amerikan.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #16
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga ADMINISTRATOR1
    Toro,nuk ishin vetëm ato shtete që PUSHTOI Amerika por edhe të tjera.
    Të të pyes:

    MOS TË DUKET GJË VIETNAMI SUPERFUQI TY??
    PO AFGANISTANI??


    ADMINISTRATIR1
    Ky ishte posti,dhe kjo ishte pyetja ime.
    Në bazë të kësaj pyetjeje u përgjigje apo mos e kam gabim??!!
    Nuk bëhej fjalë se çfarë ''po përfitojnë vendet nga Amerika''.

    Edhe llogjika '' ku ndërhyn Amerika ,ndërtohet dhe ndryshon pamja e vendit'',është TEJET e gabuar,sepse po e shikon besoj,se sa ''ndërtime madhështore'' po përfitojnë Kosovarët.
    LOL.
    DREQI TA HAJË.
    A KEMI SY TË SHOHIM,APO THJESHTË FLASIM??!!



    ADMINISTRATOR1

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Ne vendet ku USA futet nuk kane asnjehere stabilitet shembujt jane shume te qarte . a nuk ishte USA ajo qe ka perkrahur gjithmone regjimet fashiste te Amerikes se Jugut ? mjafton vetem rasti i fundit ne Haiti ,presidenti i vendit (Aristid) kishte ardhur ne fuqi para disa viteve me ndihmen e 20000 trupave amerikane , dhe para dy muajsh po trupat amerikane e larguan nga vendi, dhe haicieneve kur po largoheshin nga vendi i tyre per shkak te terrorrit, kryeterrorristi Bush i deklaroi "You`re not welcome in USA !" . Duhet ti lutemi zotit qe mos na japi nje `97 tjeter si dhurate dhe ndihme nga administrata amerikane !!

  8. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mos ishte USA, me sakte Theodor Roosvelti dhe doktrina e tij... Amerika e Jugut nuk do ekzistonte ... do kishte pasur e gjitha emrin Angli... dhe tani do uleshim e do flisnim kundra Anglezit me nje inat te amplifikuar 200 here.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #19
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vrisni kohen dhe mundoheni tu mbushni mendjen nostalgjikeve te dale nga muzete e Bac Enverit me flamurin e Ce Guevares ne dore,e me parrulla,qe vec keqardhje na dhurojne si "Poshte imperializmi Amerikan"
    Keta nuk ngurojne te na kidhin ura miqesie me Kabulin dhe Bagdatin,si dikur udheheqesi i tyre shekullor,me Mosken dhe Pekinin.
    Mjere ne,delet qe duam te luajme dhe rolin e cobanit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #20
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga XimiD
    Pse a ke pare gje ti qe populli iraken,i vuajtur nga regjimi i Sadamit ishte ngritur ne protesta masive qe te vinin shpetimtaret amerikane ?? Ja po e tregojne tani se sa te mirpritur jane amerikanet ne Irak ; cdo dite nga nje bombe dhe 4- 5 viktima. sa per ate tjetren qe '' sikur te na kishte pushtuar ne Amerika sa mire do ishim '' , po te them miqesisht mos nxirr te tilla xhevahire nga goja se eshte turp ! Pushtimi eshte pushtim kushdo qofshin pushtuesit !
    Bie vete me kembet e tua zoteri ...."Pushtuesit" amerikane jane aq mizore ti lene irakianet te protestojne kunder tyre per nje vit me teper nga c;kishin mundesi te protestonin nga "clirimtari" Sadam per 32 vjet rrjesht. Nen "pushtimin" amerikan per here te pare ne historine e vete Iraku ka mundesine te krijoje nje shtet demokratik. Kete te keqe u ka bere Amerika irakianeve! Ju kerkoni demokraci ne Irak brenda vitit, stabilizim ekonomik dhe zhvillim brenda 6 muajve , kur dihet se shtete si Gjermania, Japonia, Korea e Jugut etj (te pushtuara nga SHBA) i arriten keto rezultate pas 2 dekadash....Dhe aq me teper "harroni" se Shqiperia qe NUK ESHTE E PUSHTUAR nga Amerika ka 13 vjet qe perpiqet te ndertoje demokraci dhe dhe eshte nje bordell i vertete krahasuar me Irakun e pasluftes.Po ne Shqiperi qe vihen bomba dhe vriten njerez perdite ( vetem ne Tirane ka 4-5 vrasje ne nate) mos valle dhe atje Amerika luftohet?...Po shikoni veten tuaj o qyqare dhe lejini "protestat" e pushtimit se late nam!

    Sa per bombat dhe vetevrasesit dihet qe i bejne perkrahesit e regjimit te vjeter, antare te AlKaedas dhe mercenare te paguar nga Siria e Irani...
    I bene dhe ketu ne NY ca protesta....si zakonisht ata qe protestojne gjithmone kunder SHBA...te njejtat fytyra si ne 1998 kur bombardohej Serbia, si ne 2001 kur luftoheshin talibanet, ashtu dhe ne 2004 per Irakun....

    Nuk me thua meqe ra fjala....vjet organizatoret e protestes kunder luftes ne Irak ne San Francisco( me e madhja ne SHBA) u vertetua se ishin te PAGUAR NGA SHERBIMET SEKRETE TE SADAMIT nga 200 mije dollare personi per te ndezur njerezit...sivjet thua te kene marre perseri pjese nga ato 10 miliarde dollare te programit "oil for food" qe syleshet e OKB i kalonin ne llogarite e Sadamit apo i kane marre protestat me shumice ( na paguani per nje dhe tjetren pas nje viti ua u bejme falas!)....
    "Who is John Galt?"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  3. Historia e fshehur e Irakut (nga Olsi Jazexhi):
    Nga Kryeplaku në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 01:07
  4. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07
  5. Iraku nen Sadam Husein. Kronologjia Historike e nje Diktature.
    Nga Enri në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •