Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181

    Exclamation 1- Vjetori i pushtimet te Irakut ! Protesta !

    Sot gjithe bota e qyteteruar preteston ne kujtim te 1 vjetorit te pushtmit te Irakut. Sic ishte dhe paralajmeruar protestat u zhvilluan ne shume qytete te botes Rome, Madrid, Montreal etj, per ti thene edhe nje here fuqishem JO pushtimit amerikan te Irakut dhe dominimit amerikan ne bote. Per ti thene Jo nje lufte te padreje qe dita-dites vret te pafajshem (nga te dy palet), nje lufte qe nuk po tregon gje tjeter vecse mbajtjen e pushtetin te Bushit vetem per qellime personale, dhe kthimin e botes ne fushe beteje vetem per interesat amerikano-izraelite !

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Eh pra....Si nuk dolen njehere keta protestuesit te protestojne para OKB per korrupsionin e antareve te komisioneve "food for oil" qe i shitej Sadamit.....Si nuk doli njeri te protestoje kur Sadami i fuste 10, 1 miliarde dollare te fshehura ne llogari bankari personale me ndihmen e francezeve....Si nuk dolen te protestojne njehere kur Sadami dhe "aleatet" e tij evropiane shkembenin ilace te skaduara vetem e vetem qe ai te merrte 10% te komisionit ( pjeses) se shitur e ta fuste ne xhep....Si nuk doli njeri te protestoje kur irakianet e uritur ushqeheshin me ushqime te skaduara te shitura me qellim nga kompani evropiane...Ah po....keto nuk i ka bere Amerika....i ka bere Evropa....natyrisht...
    Te shpetosh 26 milion njerez nga nje tiran qe i torturonte, te heqesh nga froni nje kriminel qe terrorrizonte gjithe Lindjen e Mesme me financimet e grupeve terroriste, me lendet kimike qe kishte perdorur ( dhe dyshohej se kishte te tjera i gatshem per ti perdorur) na qenkerka lufte e padrejte?
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Pa diskutim qe ka qene lufte e drejte Toro .
    Kete mendim ka edhe Anglia...
    ...edhe USA
    ...edhe Spanja
    ....edhe ..... mi kujto ti tani te gjitha vendet qe ishin aq te shqetesuar per diktaturen qe Sadami ushtronte mbi popullin e tij dhe nuk duruan me por nga miresia e madhe pushtuan Irakun ... ( oh me fal ... qe shpetuan Irakun desha te thoja )

    Te jesh naiv pranohet , por ama te hiqesh si naiv ... eshte djallezi !

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Tani me lodra fjalesh do merremi ne? Per ty dhe per shume te tjere eshte pushtim....per mua eshte clirim....
    Sikur te na kishte pushtuar dhe ne Amerika ( ashtu sic kishte pushtuar Gjermanine Perendimore nga 1945-1955), Italine deri ne 1948, Korene e Jugut (deri ne 1955) ,Japonine deri ne 1960 etj etj. mbase une dhe ti dhe qindra mijera shqiptare te tjere nuk do ishim katandisur "second class ilegal immigrants" neper dyert e grekut,italianit,anglezit apo dhe vete amerikaneve!!!!!!!!

    Cuditerisht nene pushtimin e eger amerikan shtetet e mesiperme jane sot superfuqi boterore si ne ekonomi, shkence ashtu dhe ne mireqenie.....Ah kjo Amerika e poshter....
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shef Krimesh... desha ti shtoja dicka asaj listes teper te goditur,

    Kur beheshe lufta ne Kosove dhe Arkani me gangesterat e tjere serbe kryente nje gjenocid ne portat e gjithe evropes, francezet apo Italianet qe sot nuk kishin se me car te merreshin pasi kampionati i futbollit eshte neser, dolen ne shesh per te shtyre kohen e per te kerkuar paqe, ndersa sic thashe kur beheshe lufta ne Kosove nuk doli dikush te thoshte nje gjysemfjale nga keto shtete kaq "aktiviste" per te sjellur paqen ne bote.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fatmirsisht sot perkujtohet,shfarosja e nje vampiri (Sadam),e nje perandori (Husein) qe ngriti parajsen e vet mbi ferrin e nje populli.
    "Pushtime " te tilla pacim nga hera qe tu vij fundi njehere e pergjithmone monarkeve te zinj.
    Do vij dita qe irakianet nje dite do jene mirnjohes se mesuan cdo te thote te jesh vertete i lire.
    Enveri i Irakut i kaloi historise.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Toro,nuk ishin vetëm ato shtete që PUSHTOI Amerika por edhe të tjera.
    Të të pyes:

    MOS TË DUKET GJË VIETNAMI SUPERFUQI TY??
    PO AFGANISTANI??


    ADMINISTRATIR1

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181

    Exclamation

    o shef, ku ka shkelur kemba amerikane ,vetem gjak dhe terrorr ka bere asgje me shume, ata nuk jane clirimtare te botes, edhe po te ishin nuk ja u ka dhene njeri te drejten te vendosin per fatet e vendeve te tjera. Pse a ke pare gje ti qe populli iraken,i vuajtur nga regjimi i Sadamit ishte ngritur ne protesta masive qe te vinin shpetimtaret amerikane ?? Ja po e tregojne tani se sa te mirpritur jane amerikanet ne Irak ; cdo dite nga nje bombe dhe 4- 5 viktima. sa per ate tjetren qe '' sikur te na kishte pushtuar ne Amerika sa mire do ishim '' , po te them miqesisht mos nxirr te tilla xhevahire nga goja se eshte turp ! Pushtimi eshte pushtim kushdo qofshin pushtuesit !

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Bota nuk do jete me mire sec eshte per momentin. Amerika eshte fuqia qe e garanton kete paqe, dhe si cdo shtet ka dhe interesat e tjera. Nderkohe qe te tjeret te vrasin per interesa, keta te lejn te jetosh te kesh demokraci e keshtu me rradhe. Amerika shkoi ne Irak qe ti clironte ata njerez nga diktatura, po edhe nqs ja merr naften nuk do ja marri qyl jo, madje me mire do jete dhe per ata, se sa tja vidhte rusi apo francezi.

    Nuk e kuptoj si mund te jeni kundra ketij shteti qe mos kishte qene ky do e kishin zhdukur Kosoven me kohe, edhe ne bashke. Te jete bota ne duart e Europes apo te dikujt tjeteri do kthehemi ne mesjete , me inat e mesjetes e keshtu me rradhe. Bombat i hedhin ajo pakice qe do te destabilizoj gjithshka.... ne ne Shqiperi e spo gjejm karar 14 vjet me veten tone, pale ai vend qe eshte i çorjentuar. Mos harro se 1 vit u be qe kur filloi lufta, duket sikur ishte dje. Pastaj edhe ne Spanje ETA ven bomba edhe ne Angli IRA ven bomba.... ti do thuash jo nga 4-5 ne dite, megjithate dhe ata vejn... car te bej pushteti.... te iki valle?

    Nuk eshte zgjidhje ajo, mbase dhe tani qe po vriten nuk eshte zgjidhje, por sidoqetejete pjesa me e madhe eshte teper e lumtur qe Sadami nuk do jete me pjese e asaj politike. Mos harro pastaj qe edhe Amerika nuk do rri infinit aty... se cdo sekonde harxhohen me mijera dollare dhe deficiti i brendshem rritet pa mase.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Toro kjo teoria jote eshte kundra idese ose mendimit tend se turqia beri mire qe erdhi ne shqiperi sepse e cliroi shqiperine sikurse cliroi amerika irakun.Atehere zgjidh nese do pranosh se shqiperia u clirua nga turqia atehere dhe iraku eshte cliruar nga amerika sipas teje.Por problemi nuk eshte keshtu sepse ti mbron ate qe deshiron me pasion dhe me epsh duke rene po me kembet etua brenda.Prandaj le ta "gezojne" amerikanet clirimin e irakut para se ti largojne trupat nga ai.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  3. Historia e fshehur e Irakut (nga Olsi Jazexhi):
    Nga Kryeplaku në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 01:07
  4. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07
  5. Iraku nen Sadam Husein. Kronologjia Historike e nje Diktature.
    Nga Enri në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •