Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Mashtrimi i madh

    Ralle kam lexuar dicka kaq te sakt dhe realiste.

    _______________________________________________

    Ramiz Alia : “Shqiperine do t’a gezojme ne dhe femijet tane”

    MASHTRIMI I MADH – DEMOKRACIA E TRUKUAR DHE KOMUNIZMI ROZE

    “Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalist, ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji”


    nga : Eugjen Merlika
    Gazeta Illyria, 9-11 Mars 2004



    Me kete pohim te sinqerte qe binte ndesh me dogmen gjysem shekullore te “epersise se socializmit” si rend shoqeror, politik dhe ekonomik, Kryetari I Shtetit dhe I partise se komunisteve shqiptare, Ramiz Alia, ne tetor 1989, fillonte fjalen e tij para Byrose Politike. Ai ishte I vetedijshem se ajo fjale do te ishte nje gur sinori mes dy koheve historike, asaj te socializmit dhe nje tjeter qe do t’a pasonte, me gjithe te panjohurat e saj e qe do te ishte, ne synimin e tij dhe te kastes se kuqe qe ai kryesonte, nje kapitalizem roze.

    Viti 1989, I mrekullive te paimagjinueshme te nje shekulli lufterash mizore e diktaturash te pashembullta, po ecte me revan drejt fundit te tij. Kishte sjelle flladin e lirise ne vendet e Evropes Lindore qe, njeri pas tjetrit, rrezuan regjimet komuniste qe I kishin sunduar per gati nje gjysem qindvjeti. Muri I Berlinit ishte shembur dhe “perdja e hekurt” mes dy pjeseve te kontinentit mbetej vetem nje relike e nje periudhe historike qe, cuditerisht, kishte arritur ne stacionin e saj te fundit.

    Ne Shqiperi ndryshimet epokale te kampit socialist percilleshin me nje heshtje te pergjitheshme, nen te cilen ndizeshin shpresat e vaketa e mbi te cilen vigjelonte si skifteri arma e mprehte e diktatures se kuqe, Sigurimi I Shtetit. Dyshia Ramiz-Nexhmije, qe deri atehere ishte nanurisur ne perrallen e perjetesise se enverizmit pa Enverin, ne fshehtesi projektonte nje t’ardhme qe do t’ju siguronte atyre dhe vartesve te tyre nje pleqeri te rehateshme e pa telashe e femijeve te tyre nje sundim te qete, jo me ne nje sistem terrori sic kishte qene diktatura e kuqe, por ne nje “demokraci kapitaliste” ne ngjyren e formen qe do t’ju keshillonin “miqte e Perendimit”.

    Ky ishte thelbi I fjales se Ramiz Alise ne Byrone Politike ne tetor 1989. I arkivuar si “shume I fshehte” per vite te tera ky dokument, nje nga me te rendesishmit e historise se Shtetit bashkekohor shqiptar, ka disa vite qe eshte ne duart e shqiptareve te cilet, nepermjet tij, kane mundesi te kuptojne e te shpjegojne te gjitha “enigmat” e periudhes se kalimit nga nje sistem ne nje tjeter. Si I tille ai vlen te studjohet e te komentohet ne hollesi. Fjala eshte nje parashtrim I qarte dhe I detajuar I nje projekti te madh, qe do te fillonte sendertimin e tij se shpejti e do te shtrihej ne gjatesi kohe.

    Simbas ish Kryetarit Alia ndryshimi I pashmangshem do te kufizohej ne dy pika: “ne respektimin e te drejtave te njeriut e ne pluralizmin politik.” Ishin ceshtjet ne te cilat kembengulte Evropa Perendimore ne dokumentat e saj e te cilat, deshtimi ekonomik I sistemit socialist, I kishte bere te detyrueshme per t’u gelltitur nga hjerarket e tij. Se sa do te ishin te mjaftueshme keto dy parime baze per te ndertuar nje demokraci te vertete e treguan pervojat e ketyre viteve, por e paralajmeroi dhe dinaku Alia kur parashtron:

    “Te drejtat e njeriut jane dicka brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do te behet se s’ben. Kundershtaret tane do t’I nxisim qe te krijojne parti sa te duan; te mjata, te djatha e te qendres, por gjithsesi keto parti duhet te kontrollohen e drejtohen nga Ne. Programet e themelimit te ketyre partive, do t’I formulojme dhe do t’I miratojme Ne. Ne krye te ketyre partive, duhet te nxirren njerez qe te parkrahin strategjine tone.”

    A u zbatuan porosite e Ramiz Alise ne krijimin e partive, apo ato linden spontanisht nga deshira e ndrydhur dhjetevjecare me rradhe? A ishte nje rastesi qe ne krye te partive u vune ish kuadro te regjimit, madje te ardhura edhe nga sherbimet e fshehta, apo ata paten guximin qe ju mungoi te perndjekurve te diktatures? A ishte thjesht pasioni I politikes, nje menyre per te nxjerre jetesen apo pjese e strategjise per te copezuar opoziten ndaj partise komuniste “te reforumuar” krijimi I dhjetra partive ne jeten shqiptare? Keto e te tjera pyetje si keto ende e mundojne shqiptarin e thjeshte qe nuk arrin dot te kuptoje se kujti sherbejne dhjetra grupime njerezish, qe quhen parti, kur ritmet e zhvillimit te Vendit nuk kane krahasim as me fqinjet tane e standarti I jeteses njeh ngjitje marramendese vetem per kastat ne pushtet e per trafikantet e shkelesit e ligjit.

    Te gjitheve u kujtohen kohet e entuziazmit te krijimit te partive, duke filluar nga ajo Demokratike. Drejtuesit e tyre, qe hodhen shpejt trisken e kuqe ne kosh dhe u veteshpallen kampione te demokracise e te antikomunizmit, flisnin me zjarr e pasion kunder Enver Hoxhes, per krimet e regjimit, mungesen e lirise etj. Binte ne sy fakti se ne keto parti kishte pak ose aspak ish te burgosur te ndergjegjes apo perfaqesues te diaspores antikomuniste. Kjo I detyrohej deri diku dhe ndrojtjes se tyre e mendimit se populli I indoktrinuar nuk do t’a kuptonte pjesemarrjen e tyre ne jeten politike, por diku haptas e diku ne menyre te maskuar dhe mospranimit te drejteusve te rinj. Keta te fundit qe mendonin, sikurse ustai I tyre, se I nevoitej “karta morale” e te denuarve te diktatures benin gare ne demagogji per te fituar perkrahjen e tyre.

    Partia Demokratike qe ajo qe mori ne gjirin e saj me shume ish te perndjekur. Ne vitet e para disave prej tyre ju dha poste me rendesi partiake dhe shteterore, ne nivele te ndryshme. Por aktivizimi I ish te perndjekurve politike ishte vetem nje ane e treguesit te prirjeve demokratike te ketyre partive. Ana tjeter dhe me e rendesishmja ishte strategjia ekonomike dhe e reformave qe duhet te ndryshonin sistemin.

    Thelbi I ketyre reformave ishte njohja dhe kthimi I pronave, pra nje rindarje e pasurise shteterore ndermjet qytetareve, te cileve gati gjysem shekulli me pare Shteti komunist ja u kishte grabitur me dhune. Qendrimi I partive qe nje ngritje shqytesh e pergjitheshme e permbledhur ne shprehjen shqeto komuniste: “nuk do te lejojme te na kthehen bejleret dhe agallaret.” Ligji 7501, qe u miratua thuajse njezeri nga Kuvendi, si pasoje e nje marreveshjeje ndermjet demokrateve e socialisteve, ishte themeli I te gjithe prapesires pas komuniste. Ai ligj jepte token ne perdorim pa shume ndryshim nga reforma agrare e 1946, pa synimin qe t’I bashkonte serish forcerisht fshataret, por edhe pa mbajtur parasysh se e kujt kishte qene ajo toke. Me nje nderhyrje zbukuruese vetem per dukje krijohej ideja se Shteti po zhvishej nga pushteti ekonomik e se popullit I kthehej mundesia e rivendosjes se pronesise vetiake. Fshataret ktheheshin ne argate te tokes, qe nuk ishte e tyre, por qe per nje fare kohe nuk do te paguanin detyrimet qe rridhnin nga shfrytezimi I saj. Nuk ishte gje e rastit qe populli ne disa zona te Vendit, sidomos ne pjesen Veri-Lindore nuk e pranoi kete ligj dhe vendosi njezeri kthimin e pronesise se secilit ne kufijte e para reformes agrare. Kasta komuniste, qe ishte e vetedijshme se duhej leshuar perkohesisht pushteti politik per te zoteruar ne menyre “demokratike” ate ekonomik, e kishte hartuar ate me synimin, me pas te senertuar, te ruante mundesine e pasurimit e saj ne rruge te ligjshme e me shume te paligjshme.

    Mungesa e percaktimit te pronesise I humbi Vendit shortet e investimeve te huaja qe, ne fillimet e viteve 90, ishin pothuaj te barabarta per te gjitha vendet e Lindjes, duke cuar ne kalendat greke kohet e venies se tij ne rrugen e zhvillimit ekonomik. Ky dem I stermadh qe ju shkaktua Vendit, pasojat e renda te te cilit vazhdojme t’I paguajme cdo dite, ishte rrjedhoje e paaftesise, e diletantizimit te klases drejtuese pas komuniste qe nuk arrinte te kuptonte perparesite e castit, apo zbatim I nje strategjie te paracaktuar? Pergjigjen shkoqur e pa dredha e gjejme tek fjalet e Ramiz Alise: “Ne, ‘Komunistet Reformatore’, do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, sipas se ciles kapitalistet dhe pronaret e ardhshem ne nje vend socialist, te jemi ne dhe njerezit tane. Me kete strategji, brenda dy tre legjislaturave, do te arrijme qe nga klasat komuniste te krijojme klasen kapitaliste, e cila do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes qe e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vete…”

    Ne zbatim te kesaj strategjie qeme te pranishem ne fillimin e viteve 90 ne sulmin asgjesues te vandalizmit mbi objektet ekonomike, social-kulturale, te tregetise, mbi mjetet e transportit, madje deri dhe mbi druret frutore e jo frutore, ne grabitjet e depove e te dyqaneve. Ky lloj banditizmi, I mbuluar me vellon e “urrejtjes per komunizmin”, I orkestruar nga nje rrjete e padukeshme ish sigurimsash e antaresh te partise se punes, synonte te zetronte nepermjet grabitjes ate pasuri qe kishte mbetur ne depot e shtetit, por dhe te kthente, ne dukje, ne gjera pa vlere objektet shteterore. Askush, duke filluar nga Qeveria e papergjegjeshme e “destabilitetit” te Ylli Bufit, nuk shqetesohej per demin e madh qe I shkaktohej imazhit te Vendit nga kjo strategji shkaterrimi, ne nje nga castet me vendimtare pe te ardhmen e tij.

    Mallrat e grabitura do te sherbenin si baze per te filluar rrugen e pasurimit, ndersa shvleftesimi I objekteve do te kishte si pasoje blerjen e tyre, gati falas, ne procesin e privatizimit qe do te fillonte se shpejti. Ky I fundit do te behej me kritere haptas favorizuese per komunistet qe, simbas parimit te vjeter “politika ne plan te pare” kishin ne dore te gjitha postet kyc ne sektoret e ndryshem te ekonomise e ne tregti. Perparesine ne blerjen e objekteve Shteti I PD do t’ja u jepte atyre qe punonin ne to. Ne pamje te pare ishte dicka e drejte, ne fakti ishte venie ne jete e strategjise se krijimit te “klases kapitaliste” nga komunistet. Ne kete drejtim do te jepnin ndihmesen e tyre komisionet e privatizimit qe, jo vetem per perzgjedhje klasore por edhe per perfitim vetiak, do te zbatonin cmime krejtesisht ne dobi te bleresve. Lidhjet me mjediset e fitimit te paligjshem ne vendet fqinje e ne ata Perendimore, sidomos ne Itali, do t’I jepnin shkas lindjes se trafiqeve te ndryshem qe sollen pasurime marramendese ne kohe relativisht shume te shkurtera.

    Kjo ishte strategjia afatmesme e komunisteve por, per castin, duhej mbajtur vetem si nje synim I fshehte e I padeklaruar. Per castin duhej lemuar fasada, duhej difuar besueshmeria e Perendimit qe duhej te miratonte rrugen e nisur, per te celur epoken e paqtimit e te lenies se konflikteve mbrapa kraheve. Per kete nevoitej nje qendrim I ri karshi te gjithe atyre qe, deri dje, kishin qene “armiqte e betuar” te socializmit brenda dhe jashte Shqiperise. Ujqit do te vishnin lekuret e qengjave e, duke share sa te mundnin kryeujkun, do t’ju krijonin viktimave iluzinin se tashme kishte ardhur koha e tyre. Strategjia ramiziane parashihte nje permiresim te ndjeshem te kushteve te jeteses te asaj pjese te popullsise, qe kishte qene kavje e sproves enveriste ne larmine djallezore te burgjeve, kampeve te punes e atyre te interrnimit per dhjetevjecare me rradhe.

    Strategjia ishte sa dinake aq dhe e poshter. Per t’u bere bindesse ne “qellimin” e saj I duhej besuar jo ish ministrave te Adil Carcanit, gazetareve te Zerit te Popullit apo studjuesve te Insitutit qe kryesohej nga Nexhmije Hoxha, por klases se re politike, te perbere nga profesioniste te te gjitha fushave e ndonje ish te burgosuri politik. Kryetari Alia projekton si ne nje ekran ngjarjet e priteshme dhe mundesite e kanalizimit te tyre simbas interesave te caktuara e planit te studjuar deri ne imtesite e tij.

    (Vijon)

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Interesant. te lutem na co pjesen tjeter

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,362
    Postimet nė Bllog
    22
    Veshtruesja, ato "shkrime sekrete" qe artikulli ze ne goje jane bere publike ne Shqiperi ne emisionin Fokus te Robert Papa i cili transmetoi gati te plote seancen plenare te keshillit te ministrateve ku merrte pjese gati e gjithe byroja politike dhe e kryesonte Rami Alia. Pra nuk ka ndonje "sekret" ne ate qe publikohet me siper. Ne ate takim shqiptaret i kane ende te fresketa frazat e "Hiqe mos e keput" te ish-ministrit te rendit Hekuran Isai, apo frazes se Nexhmie Hoxhes: "Evropa le te na pranoje keshtu sic jemi".

    Me shume se "zbulime", keto jane trillime qe u japin me shume kredi se sa u takon ish-byrose komuniste dhe shume larg realitetit te sotem politik ne Shqiperi. Kjo nuk do te thote se disa prej pretendimeve te mesiperme nuk jane te verteta, por ngritja e ceshtjes se "konsipirimit komunist" eshte me shume nje fantazi se sa nje realitet.

    Ramiz Alia dhe Nexhmie Hoxha rrenia e sistemit komunist i ktheu nga bashkepuntore te ngushte ne armiq te njeri-tjetrit. Klani Hoxha e akuzon klanin Alia si shkaktarin e lejimit te pluralizmit ne vend qe pasoi rrezimin e rregjimit komunist 50 vjecar. Kjo fryme ndahet dhe eshte publike jo vetem nga klani Hoxha por edhe nga idhtaret e atij rregjimi qe jane ende gjalle. Shume pak komuniste kane respekt per Ramiz Aline.

    Keto dy klane komuniste jane munduar qe te vendosin njerezit e tyre ne krye te Partise Socialiste. Zgjedhja e Fatos Nanos si "pasues i PPSH" nuk ishte vendim qe u morr nga Ramiz Alia, por u zgjodh nga Nexhmia Hoxha. Nano ka qene edhe eshte beniamini i familjes Hoxha dhe ne te njejten kohe ishte "dhendri i Ramizit" (dhendri i keshilltarit politik te Ramiz Alise). Divorci i Nanos me Rexhina Nanon shenoi edhe divorcin e klaneve komuniste me te. Njeriu i ri qe percjell zerin e klanit Alia ne PS eshte ish-presidenti Rrexhep Mejdani dhe njerezit rreth tij, perfshi ketu edhe Ilir Meten te cilin Alia e takoi pak jave perpara se ai te jepte doreheqjen si zv. Kryeminister dhe minister i jashtem.

    Kurse Nexhmie Hoxha, vetem perpara pak javesh dha nje interviste per Shekulli ne te cilen ajo e etiketonte Fatos Nanon si "Ai gjithmone ka qene i papergjegjshem dhe asnjehere nuk ka qene politikan i zoti". Pasi e futen ne burg Fatos Nanon si nje mi nga ata te laboratorit mbi te cilin behen eksperimente te rrezikshme, ne menyre qe te mos behen mbi njerez (byrone), Nexhmia dhe klani i saj e beri divorcin perfundimtar me Nanon, duke mos i dhene doren por duke i varur nje gur ne qafe Nanos qe eshte duke u mbytyr.

    Ne piken ku flitet per pasurimin dhe vjedhjen e pasurise kombetare nga femijet e ish-bllokmeneve, kjo nuk erdhi si pasoje e nje plani te Alise, por per faktin e thjeshte se morali komunist me te cilin keta njerez jane lindur dhe rritur i ka perenduar koha dhe nuk mund te aplikohet ne nje shoqeri pluraliste. Njerezit e rendomte qe nuk njohin principet, vlerat dhe lojen politike ne nje sistem demokratik, detyrimisht do ti kthejne syte nga kostumet e shtrenjta, pasurimi me cdo kusht, "modernia", si nje forme per ti treguar shqiptareve qe edhe ne komunistet dime te "integrohemi ne Evrope". Integrimi per ta eshte nje kostum i blere firmato, nje makine benz, parate ne banke, por a te bejne keto njeri te ditur dhe politikan te zotin? Sigurisht qe jo, por keto jane format me te cilat njerezit e diziluzionuar nga morali komunist qe lane pas, gjejne veten ne sistemin e ri demokratik.

    I vetmi fakt qe eshte i vertete ne ate shkrim qe eshte bere me lart eshte deshira e byrose politike per te patur kontroll mbi partine e pare opozitare ne vend, partine demokratike. Infiltrimi ne rradhet e PD te njerezve si Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Genc Ruli, Tritan Shehu, Avdi Baleta, Genc Pollo e kompani, kish per qellim vendosjen nen-kontroll te PD me anen e proxy. Por vitet treguan qe PD jo vetem qe nuk ra ndonjehere nen kontrollin e komunisteve, por lidershipi i saj diti te filtroje keta eksponente njeri pas tjetrit ne kohe. Sot, pas plot 13 vjetesh pluralizem, keta njerez jane kthyer ne origjine, e gjejne veten me afer Nanos dhe partise se tij, se sa partive opozitare. Pas plot 13 vjetesh, demokratet e vertete jane ata qe e gjejne veten ne krye te qindra mijra shqiptareve ne sheshin Skenderbej qe protestojne kunder rregjimit mafioz, ashtu si 13 vjet me pare. Nuk thone kot, koha teston gjithcka.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Autori nuk thote qe asht sekret, por u arkivue si sekret. Gjithashtu e thote qe ka vite qe shqiptaret njifen me kete dokument:
    "...I arkivuar si “shume I fshehte” per vite te tera ky dokument, nje nga me te rendesishmit e historise se Shtetit bashkekohor shqiptar, ka disa vite qe eshte ne duart e shqiptareve..."
    Qellimi i ketij shkrimi s'asht nxjerrja e sekretit, por bamja e bilancit te tashma shume vjeteve te shkueme e ku gjithcka mbeti vetem anderr. A ishte gjithcka nji hi syve, kjo asht qeshtja.



    Qafir Arnaut,
    shkrimin e plote mund ta shkarkosh prej ketu:
    http://www.albanovaonline.com/module...hp?storyid=252
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 19-03-2004 mė 20:52

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    MASHTRIMI I MADH
    (Demokracia e trukuar dhe komunizmi roze)

    Ramiz Alia: “Shqiperine do t’a gezojme ne dhe femijet tane”

    “Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalist, ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji”


    nga: Eugjen Merlika
    Gazeta Illyria, 12-15 Mars 2004


    “Partia qe do te marre pushtetin, do te saje komunizmin ne themel e ne cati. Ne kete menyre do te fitojme simpatine e Perendimit dhe te Disidences Antikomuniste. Ata qe jane neper burgje, te denuarit dhe te persekutuarit politike antikomuniste do te flasin per ne dhe do te na shajne. Dhe keta dihet qe e urrejne komunizmin por do te na afrohen e do te na perkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Keta do t’I afrojme dhe do t’u japim pune te parendesishme; por kurre nuk do t’I leme te na marrin pushtetin, sepse Ata, sa te marrin fuqine, do te fillojne te hakmerren dhe ne keshtu do te beheshim hyzmeqaret e tyre.

    Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin ne para, te burgosurit politike t’I kompletojme me komoditete banimi…”

    Percaktohen keshtu qarte kufijte, brenda te cileve do te vertitet demagogjija e stilit te ri, per te arritur ne synimin thelbesor qe mbetet ruajtja e pushtetit nga rreziku I renies se tij tek ata qe duhej te kishin qene trashegimtaret e ligjshem te tij ne kushtet e shembjes se sistemit. Skenari u vu ne jete me nje besnikeri te admirueshme, madje leshimet e detyrueshme qene me te pakta se sa ata qe parashikoheshin.

    Sot, ne largesi 15 vitesh, ish te perndjekurit duhet t’I ngrene nje “permendore” Kryetarit Alia, sepse po te ishte sendertuar programi I tij, ndoshta do te kishin patur te gjithe nga nje shtepi e do te kishin perfituar edhe parate e demshperblimit per djersen e papaguar neper kampet e punes se detyruar te Shqiperise socialiste. Pasardhesit e tij ne pushtet bene gare me njeri tjetrin se kush mund t’I mashtronte me shume ata. Problemi I banesave te tyre, qe normalisht duhej te ishte zgjidhur ne kuadrin e rindarjes se pasurise se paluajteshme shteterore ende sot mbetet nje rebus. Me parate qe Shteti ju jep si shperblim nuk mund te blejne as banese per nje person kurse ata, te cileve ju eshte njohur pronesia e shtepive te sekuestruara, ende vazhdojne te shohin qiraxhinjte “zoter shtepie”, qe paguajne qira qesharake, me pak se simbolike. Shume te tjere vazhdojne te sorollaten vite me rradhe gjyqeve, sic kishte profetizuar “magjistari Alia” ne tetor 1989:

    “Te sekuestruarvet dhe te shpronesuarvet do t’u japim nga nje leter ne dore qe t’u njihet prona, por asnjehere nuk do t’u japim pronen e tyre dhe ne forma te ndryshme do t’I ngaterrojme me njeri tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do te zbatohet rotacion nga Gjykata e Shkalles se pare ne te dyten etj. dhe per “difekte teknike” do te kthehen perseri ne te paren…”

    Tuneli I erret I drejtesise, nje nga problemet e pazgjidhura te gjithe ketyre viteve. Sa drama e tragjedi I jane shtuar shqiptareve nga vendimet e sallave te gjykatave, sa padrejtesi jane ligjesuar ne to. Nga fjalet e regjizorit te pas komunizmit kuptohet qarte se drejtesia ka qene e telekomanduar, se nuk I ka sherbyer krijimit e fuqizimit te Institucionit te pavarur. Ajo ka sherbyer si mashe, si dora e gjate e partise komuniste per te sendertuar synimet e saj, qe mbeteshin perjetesimi I grabitjes se qytetareve shqiptare, I nisur me 1945 e pervehtesimi me mjete “demokratike” I pasurise se tyre. Sorollatjet shumevjecare ne dyert e gjykatave, qe kane helmuar jeten e shume njerezve ne keto vite, nuk jane vetem pasoje e zbarzesires morale te nje pjese te sherbyesve te tempullit te drejtesise, por edhe pjese e strategjise ekonomike e pushtetore te projektit ramizian.

    Pjesemarrja ne jeten politike e atyre qe nuk ishin pajtuar kurre me komunizmin qe nje tjeter aspekt I farses se mashtrimeve qe pesoi ajo shtrese shoqerore, per te cilen u fol aq shume ne vitet e para te se ashtuquajtures demokraci. Ndoshta nuk do te ishte folur aqe, sikur drejtuesit komuniste te kishin patur mprehtesine te kuptonin se fati I keq I shqiptareve te denuar nga diktatura I interesonte pak ose aspak “botes se lire”. Sigurisht nuk mund t’a dinin as ata, as te perndjekurit e te gjymtuarit e diktatures se kuqe se jetet e tyre, te kaluara kampeve e burgjeve, nuk perbenin asnje shqetesim per ate bote. Ata viheshin ne te njejtin rrafsh me te tjeret, e si te tille, nuk do te kishin asnje perparesi ne opinionet publike e zyrtare te Perendimit, per kalvarin e vuajtjeve qe komunizmi I kishte detyruar te pershkonin. Deshmite e tyre me shume jepnin bezdi, ose strumentalizoheshin per qellime te fitimit te votave.

    Shume kush mund te thote se ajo shtrese nuk pati njerez te pregatitur per te marre pjese ne drejtimin e Shtetit dhe se periudhen e qeverisjes se PD-se disa prej tyre arriten deri ne postet me te larta te administrates shteterore. Kjo eshte pjeserisht e vertete, por duhet vene ne dukje fakti se e gjithe klasa politike pas komuniste, me perjashtim te nje pjese te socialisteve, ishte e improvizuar dhe diletante, mbasi pervojen politike nuk mund t’a kishin marre nga spitalet, fabrikat apo institucionet arsimore ku kishin sherbyer. Ne kete kontekst prirja per te ngushtuar mundesine e pjesemarrjes se ish te denuarve te ndergjegjes ne jeten politike ishte e maskuar por reale. Vete ligji per kontrollin e figurave, I hartuar dhe I shpallur me te madhe se nje mase qe do te kufizonte pjesemarrjen e ish zyrtareve komuniste ne Kuvend, ne te vertete drejtohej ne perzgjedhjen e elementeve qe vinin nga ish “klasat e permbysura”. Keta duhej te ishin besnike te PD ose drejtuesit te saj, perndryshe skartoheshin si te papershtateshem, gjoja simbas dokumentave qe kishte ne dore sherbimi I fshehte e te cilat ishin trasheguar nga Sigurimi I shtetit komunist. Se sa mund te perpunoheshin keto dokumenta merret me mend kur nuk ekzistonte asnje mundesi apelimi ndaj vendimeve te komisionit.

    Demshperblimi I ish te denuarve me pune te detyruar gjate regjimit komunist mbetet ende mbas 13 vitesh te rrezimit te tij nje problem pa zgjidhje. PD ne pushtet e njohu si detyrim nga ana e Shtetit por beri pak per t’a vene ne rrugen e zgjidhjes. Kompensoi nje pjese fare te vogel ne te holla e pjesen me te madhe e kaloi ne “letra me vlere”, te cilat, ne pjesen dermuese, u kthyen pa asnje fare vlere per mbartesit e tyre. Nje pjese e vogel e tyre u shit ne treg me nje te gjashten e vleres e shkoi per te pasuruar ata qe blinin objektet e privatizuara, pjesa tjeter u gllaberua nga fantazma anglo-adriatika e askush nuk eshte ne gjendje te thote se c’fund pati. PS qe zevendesoi PD qe me e “sinqerte” ne aktin e mashtrimit, mbasi per ish funksionaret e saj me z. Nano ne krye, njohu shperblimet ne masen dhjetefish nga vlera qe kishte caktuar Qeveria e Meksit, per disa vite burg te dhena nga Gjykata e Tiranes ne vitet 93-94. Ishin parapare e paralajmeruar edhe keto dhime ne fjalen e Ramize Alise si “ndeshkime te vogla, sa per sy e faqe ndaj nomenklatures se larte komuniste.” Por kur vjen puna per morine e viteve te te tjereve, ne kompensimin e te cileve te gjymtuarit e burgjeve varin shpresen e diteve te fundit te jetes, Nano dhe koleget e tij pedorin te gjithe arsenalin e tyre te genjeshtrave e justifikimeve per te zvarrisur ne pafundesi zgjidhjen e problemit. Ju vijne ne ndihme ne kete demagogji te ulet, per te mos thene kriminale, “specialistet” si Shkelqim Cani apo ekspertet e FMN, ne heshtjen bashkepuntore te perfaqesuesvet te organizmave evropiane apo diplomacise se aleateve te medhenj Perendimore…

    (Vijon)

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim

    Mashtrimi i madh

    nga: Eugjen Merlika
    Gazeta Illyria, 16-18 Mars 2004


    Cfare zhgenjimi I llahtarshem mbas nje gjysem qindvjeti kalvari te kaluar edhe sepse shpirterisht e moralisht e kishin ndjere veten pjestare te botes Perendimore. Sa larg ishin iluzionet e tyre per ate bote nga mosperfilloja e pergjitheshme me te cilen u sherbyen prej saj. Vite me pare, ne nje komision me perfaqesues amerikane qe shqyrtonin kerkesat e kandidateve per studime ne shkollat e larta ushtarake te SHBA, perzgjedhja binte me shume mbi femijet e komunisteve. Nje pyetjeje te nje antari shqiptar se perse pranoheshin pak femije te ish te perndjekurve, kryetari amerikan ju pergjigj se “ata jane te mbushur me mllef dhe ky paraqet rrezikshmeri.” Sigurisht nuk mund te pergjithesohet ky episod, por mbetet tregues I nje mendesie jo te dobishme ne lidhje me ata qe gjithnje kishin enderruar nje jete tjeter. Ne perfytyrimin e tyre kete jete e kishin binjakezuar me boten Perendimore, parimet, vlerat dhe institucionet e saj.

    Frika nga hakmarrja e kesaj shtrese te popullsise, e hasur jo vetem ne kasten e larte te komunisteve, por edhe ne mjediset katolike e socialiste te Evropes, e bashkuar me prirjen per te mos vene ne pah krimin komunist, ne gjithe gjeresine e thellesine e tij, bene qe perparesia, qe duhet te kishte ajo ne sistemin demokratik, te mbetej vetem nje shprese e vaket dhe e pasendertuar.

    Ajo frike e hamendesuar nga shume ane ne rrjedhen e ketyre viteve nuk u perligj, mbasi hakmarrjet qe priteshin nga njerezit, te cileve nomenklatura komuniste ju kishte gjymtuar jeten, nuk u vertetuan. Kjo ndodhi per shpirtmadhesi, per frike ndaj ligjit, fale nje prirjeje per te mos nderlikuar me shume jeten, apo per motive te tjera, te cilat gjithkush mund t’I perceptoje simbas botkuptimit te tij. Por besoj se askush nuk mund te mohoje faktin se qendrimi I asaj shtrese te popullsise qe nje leksion stili e morali ne shkallen me te larte, qe tregoi epersine e saj te pakundershtueshme shpirterore ndaj xhelateve te tyre, gje qe cuditerisht ashkush nuk ka deshire t’a vere ne dukje.

    Ata mjedise te se majtes evropiane, te bashkuar me ish komunistet, ne te cilet kane hyre me te drejta te plota edhe pasardhesit e PPSH-se, thelle ne vete gjejne me vend dhunen kunder “fashisteve”, packa se ajo dhune rendoi mbi tre breza njerezish te pafajshem. Keshtu ata bene cmos qe te shmangeshin proceset per dhjetra mijera denime te ndryshme ne kundershtim te plote me Karten e te Drejtave te Njeriut dhe ndihmuan drejt per se drejti qe klasa politike komuniste, me ndonje makiazh te vogel emertimi, te ruante funksionin e saj drejtues edhe ne sistemin e ri. Ky qendrim ishte ne perputhje me konceptet e parimet qe kishin shoqeruar historine e tyre te mbas luftes. Simbas Viktor Zaslavskit, nje studjues I njohur, profesor I sociologjise ne Universitetin Luiss te Romes, drejtuesit e te majtave evropiane, sidomos komuniste, “karshi popullsive te tiranizuara te Bllokut sovjetik tregonin nje indiferentizem absolut, sikur te behej fjale per mish per top qe duhej te behej theror ne fushen e betejes se historise, qe te kishin mbeshtetjen e shtypesve te tyre, per te zene pushtetin ne Perendim. Ishte nje qendrim cinik, mbi te cilin shume pak, ne te majten, kane bere nje provim te vertete ndergjegjeje.”

    Ja pra pse flitet pak ose aspak ne Evrope per krimet e komunizmit, ja pse hasim ne dukuri te tilla qe ish kuadro te Sigurimit te Shtetit gezojne strehim politik e pensione ne Itali, ndersa nje dore pleqsh ne moshe te thyer, vellezerit Popa, megjithese kishin rrezikuar jeten per te hyre ne ambasaden italiane e per te jetuar ne Italine e enderruar, te riatdhesohen pa asnje mundesi jetese ne Shqiperine e drejtuar nga Fatos Nano e shoket e tij.

    Ne fjalen e z. Alia ravijezohet qarte nje strategji per te ardhmen e shoqerise shqiptare qe nuk ndryshon aspak nga ajo e projektuar dhe zbatuar prej partise komuniste qe nga lindja e saj deri ne fundin e rreme. Eshte strategji e bazuar mbi terrorin e mashtrimin, mbi grabitjen e mos respektimin e asnje te drejte njerezore. “Te burgosurit dhe te persekutuarit jane te moshuar, nuk kane fuqi dhe jane te pa rrezikshem. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre. Por keta, duke ju dhene nga nje pashaporte dhe duke ju bere presion do t’I largojme nga Shqiperia. Ata qe do te pretendojne, kundershtojne ao do te kembengulin, do te lendohen e do te ndeshkohen. Pasuria e tyre na perket Neve, sepse Ne e beme.”

    Ata qe sot trumbetojne me force se komunizmi tashme I perket se shkuares, ne leximin e kesaj pjese besoj se do te kene rast te rishikojne dhe nje here bindjet e tyre. Komunizmi I “reformuar” vazhdon t’a shohe Shqiperine me te njejtat syze qe e kishte pare paraardhesi I tij. “Lufta e klasave” do te vazhdoje sic vazhdon ndarja e shqiptareve ne “te mire” e ne “te keqinj”. Ndryshojne vetem metodat, fasada e tyre. Ato behen me te holla, me dinake mbasi duhet te ruajne formen “demokratike”, por ne fakt jane me mizore, me te pameshirshme ne thelbin e tyre. Nuk eshte veshtire qe nga fjalet e Alise te perfytyrohet nje vend qe braktiset nga bijte e bijat e tije, ne nje rame te fuqishme ne te cilen regjizori pa emer e fytyre ve ne skene dicka qe I shembellen nje lloj spastrimi klasor, nje lloj ndarjeje, kriteri baze I te cilit eshte vetem prejardhja, te lindurit me nje mbiemer te caktuar qe diku, ne disa regjistra te fshehte, eshte vene ne nje rreth te kuq. Dikur keta qytetare te kategorise se dyte, mbasi ju ishte marre pasuria, mbaheshin te mbyllur. Tani duhet te perzihen sepse nuk duhet te jene te pranishem ne rindarjen e pasurise, qe “ju takon” atyre, te tjereve. Ata duhet te ikin, te enden neper bote ne kerkim te nje jete me te mire, mbasi Vendi I tyre, Shqiperia, duhet te vazhdoje te mbetet prone e komunisteve te cileve “ju takon” t’a gezojne brez mbas brezi duke grabitur, duke e percare, duke e poshteruar ne syte e botes, duke e sunduar ne te gjitha format. Kush do t’I kundervihej kesaj “aksiome” do te ballafaqohej me ndeshkimin qe do te kthehet ne origjinen e tij, ne plumbat pa emer te njesiteve guerrile, ose dinamitin ne pragjet e shtepive. Vrasjet pa emer te viteve nentedhjete e deri ne ditet e sotme, ndoshta e kane zanafillen ne ate Fjale ogurzeze te te fundmit Kryetar te Shtetit zyrtar komunist…

    Tani e tutje ky Shtet duhet te nderroje petk, duhet te heqe uniformen ushtarake ala Mao, duhet te veshe kostumin e kollaren, per te hyre ne sallonet e Brukselit e te Strasburgut. Ne fjalorin e tij nuk duhet te kete me “lufte klasash”, “lufte kunder kapitalizmit”, “diktature e proletariatit” e te tjera shprehje te ketij lloji. Atje do te hyhet duke hymnizuar “lirine”, “demokracine”, “tregun e lire”, “solidaritetin atllantik”, “te drejtat e njeriut”. Te gjitha keto duhet t’I sherbejne si gjethe fiku nje synimi te qarte, nje besimi te palekundur, nje vendimi te pakundershtueshem te kupoles komuniste, te shkruar me germa te kuqe si gjaku, me te cilin do te mbrohet, po te jete nevoja: Shqiperine do t’a gezojme Ne dhe femijet tane.

    Kjo do te ishte, ne projektin ramizian, Shqiperia demokratike. Nuk do te perbente ndonje cudi nese do te quhej vetem nje projekt, sado cinik e kriminal qe eshte. Nuk mund te pritej dicka tjeter nga nje kaste qe ishte rritr me pushtetin ne dore, mospefillese ndaj interesave te popullit qe e mbante ne kurriz. Asnjehere deri ahere udheheqja komuniste shqiptare nuk kishte qne kaq e sinqerte ne paraqitjen e saj, kaq e zhveshur nga demagogjia, kaq e tejdukeshme ne qellimet e saj. Asnjehere nuk e kishte shpalosur kaqe hapur thelbin e qenies se saj, qe ishte vetem ideja e pushtetit mbi nje popull qe ishte marre neper kembe e qorollisur aq gjate n’emer te “interesave” te tij.

    Tejdukja ramiziane ne kete Fjale para Byrose politike na jep ne tere vertetesine e saj rrenqethese portretin e sakte te komunizmit shqiptar. Ne lakuriqesine e tij ai zhvishet nga te gjitha fjalet e bukura e reduktohet ne nje grusht njerezish, pa ideale, pa parime, pa moral, pa skupuj, qe ka vetem nje qellim: ruajtja e pushtetit me cdo kusht, me cdo mjet me cdo cmim. Kjo e vertete merr permasa tragjike kur mendohet se, per gati gjysem shekulli, ky grusht njerezish ka mashtruar ne menyre marramendese miliona shqiptare, duke ju prrallisur mbi idealet, mbi interesat e popullit e te atdheut, mbi parimet, besnikerine ndaj tyre e luften per mbrojtjen e tyre, mbi moralin proletar, njeriun e ri e dokrrat e tjera te ketij lloji, duke u “pergjeruar” per ceshtjen kombetare e bashkatdhetaret jashte kufijvet.

    “Kosova eshte ne pragun e shpalljes se Kushtetutes. Le te bejne si te duan, sepse ne kemi platformen tone.” Nje indiferentizem qe arrin deri ne cinizem, jo sikur behet fjale per gjysmen e ndare e te dhunuar te kombit, por per nje popull te panjohur te Azise apo Afrikes. Ky ishte qendrimi I vertete I komunisteve shqiptare ndaj vellezervet te gjakut. E kishin shpalosur ate gjate luftes, kur nuk paten guximin apo vullnetin te mbronin kufijte e rifituar te Shqiperise, kur s’paten kurajon as te kerkonin referendumin per Kosoven qe ju kishte premtuar vete Titoja ne Bujan. E kishin tregur qe ne agimin e pushtetit te tyre, duke miratuar ne heshtje vrasjet masive te kosovarevet nga ushtaret e Titos si ne rastin e masakres se Tivarit, apo me vone shpernguljet e tyre nga trojet e degdisjet ne Anadollin e larget nga udbashet e Rankovicit. Megjithate, nepermjet propagandes demagogjike, kishin arritur te bindnin nje pjese te mire te kosovareve se Qeveria e “Shtetit-ame” dhe “Baca Enver” mendonin dite e nate per ta.

    Ne perfytyresen e tyre Shqiperia komuniste kishte marre formen e ylberit, drejt te cilit ktheheshin te gjitha shikimet. E verteta qendronte krejt ndryshe. Ata qe u munduan t’a “kapercejne” ylberin, per te gjetur lirine, larg dhunes serbe, e kuptuan shpejt duke provuar burgjet e internimet si “agjente jugosllave” se cila ishte e verteta. Te tjeret do t’a kuptonin vone, shume vone, kur pane me syte e tyre se si ishte katandisur Shqiperia nga Baca e ndjekesit e tij. Ka prej tyre qe nuk e kane kuptuar ende e vazhdojne t’I thurin hymne ne internet. Eshte e drejta e tyre, por do te benin mire te lexonin frazen e vetme qe, ne drejtim te Kosoves e cila luftonte per mbijetese mbas fjalimit ogurzi te Milloshevicit, shqiptonte Kreu I komunisteve te “Dheut ame”. Do te benin mire t’I kerkonin falje atyre mijra shqiptareve, qe kerkuan lirine ne oborret e ambasadave te huaja ate 2 korrik 1990, te cilet u damkosen prej tyre si “renegate e tradhetare te atdheut.”

    Kjo bande zaptuesish te pushtetit, qe nuk terhiqet para asnje krimi per ‘ta perjetesuar ate, ka projektuar me nje saktesi qe te shtang edhe vitet e ardhshme, kur ai nuk do te mund te ishte me bir I dhunes. Ndryshimet ne bote bejne te detyrueshem ndrrimin e stilit. Mashtrimi gjysem shekullor, ne kushte te reja, duhet te persoset me tej. Tashme ai nuk do t’u sherbehet vetem shqiptareve, te tejngopur me te, por edhe “botes se lire”, ne te cilen zyrtarisht Shqiperia do te kerkoje te hyje si nje “vend demokratik”, qe ka lene pas kraheve pervojen e urryer te “shoqerise moniste”.

    Llogarite behen ne imtesi e duke marre prasysh te gjitha rastet. Ka shenja padurimi ne rinine shqiptare e mund te kete orvatje apo prirje per te ndryshuar rrenjesisht gjerat. Kjo mund te bjere ndesh me projektin e perjetesimit te pushtetit, qe sendertohet nepermjet kalimit te tij nga eterit tek bijte. Pra Shqiperia perceptohet drejtuese I jep vete te drejten e trashegimit te pasurise e te ofiqeve, sic bente aristokracia ne kohet e hershme. Per te siguruar kete gjendje, qe do te tingellonte anakronike ne kapercyellin e mijvjecareve, partia ka vene ne levizje te gjitha levat e saj, nga moria e kuadrove deri tek banditet qe, me dhune, do te ligjesojne vullnetin e saj.

    “…Prandaj gjithmone te jemi te pregatitur per te dyja rruget e mbajtjes se pushtetit : rrugen paqesore dhe rrugen e luftes se armatosur. Ne jemi te pregatitur per te dyja rruget dhe per kete kemi organet tona te dhunes dhe njerez teper te vendosur qe I kemi pregaitur gjithe keto vite me mund dhe sakrifica. Mjere ata qe do te guxojne ta na dalin perpara e te na kundervihen.”

    Kuadrot I futen shpejt ne pune, duke I shperndare neper partite, neper organet e shtypit, ne institucionet, ndersa banditet u ruajten per dite me te veshtira, per sulmin e fundit, per t’I vene zjarrin Shqiperise e besueshmerise se saj me 1997. Ne ate rast u shfaqen, ne gjithe larmine e mizorise se tyre, “njrezit teper te vendosur”, idhtaret e dhunes se verber qe arriten te djegin te gjalle djemte shqiptare te Shikut, qe mbronin institucionet. Pati ndonje qe arriti deri ne kanibalizem, duke pire gjakun e nje djaloshi te torturuar e me pas te vrare nga turma e hazdisur. Si shperblim ajo “zonje e nderua” u be deputete, ndersa per djaloshin qe ra heroikisht ne krye te detyres, ra heshtja se bashku me lotet e dhimbjen e familjareve Vetem pak dite me pare Presidenti Moisiu pati kurajon t’a dekoroje si sherbyes I Shtetit, I rene ne krye te detyres.

    Kjo do te ishte skema e fundit e strategjise se pushtetit, nje skeme qe nuk mbante parasysh asnje fare respekti as per traditat e moralin e shqiptarit dhe as per rregullat me te thjeshta te se drejtes. Por ustai I kesaj ngrehine me themel krimesh din mire se ne panikun e shembjes se regjimit idhtaret e tij nuk jane te qete. Perpara eshte e panjohura e ballafaqimit me boten tjeter, ate te Perendimit, qe ka fituar “luften e ftohte” gjysem shekullore. Mbi ate bote deri ahere ishin derdhur lumenj boje te zeze, pa kursyer shprehjet me fyese. Por edhe ky ballafaqim eshte marre ne shqyrtim qe heret e per habine e te gjitheve Kryetari Alia nxjerr ne shesh kartat e kredise, qe prej shume vitesh mbaheshin te fshehta.

    “Nese lind nevoja do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te jashtem ideologjike ne pushtet, te cilet nuk eshte nevoja tua permend.

    Pavaresisht problemeve qe na ndajne me ta, kni parasysh se na bahkon kauza jone e perbashket, qe eshte pushteti I komunisteve, pavaresisht nga nuancat dhe diskonkordancat e perkoheshme. Pervec aleateve ideologjike, nese do te jete nevoja, do te keni edhe mbeshtetjen e aleateve te tjere ne Perendim, me te cilet kemiruajtur fijet e lidhjeve te vjetra per hir te interesave te medha.

    Shoku Enver dhe Une, ikemi ruajtur keto lidhje te domosdoshme dhe jetike, qe ne fund te fundit, garantonin pushtetin tone popullor, te cilin do ta ruajme si syte e ballit edhe tani edhe ne te ardhmen dhe pergjithmone…”


    Eshte kjo nje nga pikat kulmore e me interesante e Fjales qe shpjegon shume “enigma”, jo vetem te se shkuares por edhe te viteve te kalimit ne te ashtuquajturen demokraci. Mendimi fluturon larg, ne vitet e mjegullta te luftes civile, kur ndihmat I shkonin partizaneve e jo forcave nacionaliste, kur Miladini detyronte Enver Hoxhen te bente copa-copa marreveshjen e Mukjes, qe perkonte me strategjine aleate te luftes pa I levizur qerpiku, kur prijsit nacionaliste braktiseshin ne Shqiperi e trajtoheshin si rober lufte ne kampet e aleateve ne Itali apo Greqi, kur ata gjenin cfaredo preteksti per te mos zbarkuar ne Shqiperi ne ndihme te forcave kunder komunisteve, te grumbulluara ne Veri, kur Mbretit te Shqiperise nuk I jepej mundesia e kthimit ne atdhe mbasi keshtu kishin vendosur komunistet, kur…

    Mbas nje flurudhe gjysem shekullore mendimi ndalet ne vitet e para te ndryshimit, ne kohet e shpresave te medha, ne perfaqesuesit e ndryshem te Evropes qe predikonin paqen, faljen, qe I vinin ne nje rrafsh ata qe vinin nga pervojat e perndjekjeve dhe ata qe I kishin vene ne jete ato, qe I jepnin shtrehim politik ish kuadrove te Sigurimit qe “kercenoheshin” nga “regjimi I Berishes”, qe parapelqenin te diplomuarit e regjimit kundrejte te “pashkolleve” te kunder regjimit per t’ju dhene mundesine e emigrimit.

    Mbas blindimit qe I behet se ardhmes nga lidhjet e vjetra e te reja me ish miqte e ish armiqte, Kryetari Alia perfundon fjalen e tij me nje shprehje besimi, qe nuk le shteg per medyshje: “Fitorja dhe pushteti do te jene perjetesisht Tonat.”

    Sikur t’a kisha lexuar kete material me 1990-91, do t’a kisha quajtur si shprehje e delirit te nje diktatori qe nuk don te besoje fundin e tij, si endrra qe I serviren bashkepuntoreve per te mbajtur gjalle moralin e trupes qe po shperbehet nen peshen e germadhave, si prodhimin e nje truri te nxehur nga ethet e pushtetit. Fjala e tij do te me shembellente me shume me optimizmin e Hitlerit qe, megjithese I rrethuar nga te gjitha anet prej ushtrive armike, shpresonte te fitonte luften ne castin e fundit me bomben atomike qe shkencetaret e tij po mundoheshin te prodhonin. Sot, mbas pesembedhjete vitesh, qe ne ecjen e tyre kane plotesuar mozaikun qe Ramiz Alia vizatonte me 1989, nje trishtim me kapllon shpirtin e me paralizon mendimin.

    “Vendi I mjere, trembet kur sheh veten. E kishim nene dhe na u be varr, ku s’qesh vec buza e ndonje te marri kuppsheretimat, klithmat e renkimet, qe ngjethin eren s’kane te numuruar…” Kjo nuk ishte Skocia e Makbethit, por Shqiperia e Enverit dhe e Ramizit. Ne te kaluam pjesen me te madhe te jetes pa liri, pa te drejta, pa zhvillim, ne mjerim, ne terror psikologjik e policor. Patem nje shkulm gezimi kur pame murin e Berlinit duke u prishur e rrezimin e qeverive komuniste ne vendet e tjera. U entuziazmuam deri ne ngazellim ate 20 shkurt te 1991-shit, kur pame te rrezohej e te terhiqej zvarre monumenti I diktatorit.

    I besuam me gjithe zemer ndryshimit te jetes sone e te jetes se Vendit. Me naivitetin e je femije I besuam te gjitheve: partive qe mbinin si kepurdha e drejtuesve te tyre qe pergjeroheshin per demokracine, premtimeve per nje Shqiperi evropiane e ceqeve te bardha, Perendimit se do te na priste krahe hapur e do te na bente menjehere te pasur, idese se do te kishte nje denim per kriminelet e nje shperblim per viktimat e tyre. Por, mbi te gjitha I besuam perfytyrimit te nje shoqerie qe dal ngadale do te shkeputej nga historia, idete dhe praktikat e shkuara, per te ecur perpara ne rrugen e lirise, te zhvillimit ekonmike, te mireqenies e te qyteterimit, nje shoqerie qe do te perterihej ne vazhdimesi e do te dinte te vlersonte mundesite e saj potenciale ne te mire te saj.

    Sot kuptojme se te gjitha iluzionet tona mbeten vetem te tilla, se ne qeme rober te nje mashtrimi te madh, se demokracia joen duhej futur ne thojza.

    Uinston Cercill thonte se “Burri me I madh I Shtetit nuk mund te parashikoje me shume se gjaste muaj”. Mbas pesmbedhjete vites sot jane vertetuar te gjitha “profecite” e ish Kryetarit Ramiz Alia. Eshte shprehje e gjenialitetit politik te tij, e aftesive mediatike, apo eshte nje fatalitet historik qe vazhdon te percaktoje jeten tone, ne trajten e nje sundimi te tejzgjatur te nje kaste qe percjell ne breza nje etje te pashuar vetem per pushtet? A mund te kishin marre tjeter drejtim ngjarjet e dukurite e ketij tranzicioni te tejzgjatur? Deri kur do te mbetemi rober te nje skeme qe na ka shkaktuar kaqe dhimbje e qe vazhdon te paragjykoje t’ardhmen tone? Deri kur do te vazhdojme te jetojme ne prehrin e atij mashtrimi te madh qe na shoqeroi ne keto vite? Deri kur, me naivitetin tone, do te vazhdojme t’a ushqejme ate mashtrim, duke I besuar ende atyre qe e sendertuan ate simbas ideve te kryemjeshtrit?

    Ndoshta ka ardhur koha qe secili, ne ndergjegjen e tij, t’I pergjigjet ketyre peytjeve e pergjigjet te derdhen ne detin e gjere te vetedijes se pergjitheshme te Popullit e Kombit, qe ka nevoje per nje shkundje, per nje ringjallje, per nje rivleresim te vetes…

    U mundova te shtjelloj ne kete shkrim nje sere persiatjesh rreth ketyre viteve, tashme te mjaftueshme si kohe, per te bere ndryshimin e nevojshem, qe do t’a kishte cuar Shqiperine me prane Evropes si nivel jetese, si mendesi institucionale, si bashkesi njerezish qe, mbasi ka kryer provimin e ndergjegjes per te shkuaren, e shikon t’ardhmen me besim e syznime t qarta. Kur u rrezua e u terhoqe zvarre monumenti I diktatorit keto ishin endrrat e pjese me te madhe te shqiptareve. Sot, fakteqesisht, keto mbeten perseri endrra. Shqiperia mbetet e lidhur, ne nje mase te bollshme, me te shkuaren e saj e nuk ehte ne gjendje t’a heqe nga supet. Mendesite, njerezit e simbolet e saj zoterojne kudo, se bashku me mjerimin, paligjshmerine, arrogancen e kastes se re, te shartuar mbi trungun e vjeter. Bilanci I ketyre viteve mbetet I varfer ne nivel bashkesie, megjithese nismat vetiake te shqiptareve kane rezultate te dukeshme brenda e jashte Vendit. Edhe njehere tjeter treguam se na terheq me teper “ceshtja e humbur”, sikur duam t’I japim te drejte edhe sot historianit te madhe te dyqind viteve me pare.

    Persiatjet e mija u perpoqen te spjegojne kete kohe jo te shkurter kalimi, me te gjitha peripecite, destimet, mos arritjet e problemet e saj, simbas nje projekti te hartuar me shume dinakeri mbi pesembedhjete vite me pare dhe te vene ne jete, me shume perpikmeri, ne gjithe ata vite. Do te desha qe ky arsyetim I imi te ishte vetem nje hamendje, nje enderr e keqe, qe ecuria e ngjarjeve te mos vertetonte bindjen, qe besoj se nuk eshte vetem e imja, sado fantazi politike te duket. Mendoj se ju takon atyre qe, ne nje menyre apo ne nje tjeter, paten dhe kane barren e pergjegjesive per vendimet e marra ne jeten e sferes drejtuese te Shtetit, te vertetojne te kunderten. Perndryshe, me e pakta detyre morale karshi te sotmes e se ardhmes, eshte te spjegojne pse u bene pre dhe sendertues te atij projekti, qe po I kushton aq shtrenjte ketij Vendi.
    Mars 2004 Eugjen Merlika

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Cdo njeri mund te krijoj opinione te ndryshme. Une nuk kam shume fakte ne lidhje me ngjarjet e se kaluares se Shqiperis pervec ato qe ka hequr ne kurriz familja...

    Me aq pak njohuri sa kam une, ajo qe ka botuar Z. Eugjen Merlika eshte shume e arsyeshme dhe mendoj se mund te mesojm te tere gjithcka nga ajo.

    Ju pershendes

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Arrow Me ne fund i erdhi rradha mashtrimit te veshe "kostumin" e se vertetes


    Veshtrusja!
    Se pari, te uroj per temen interesante!

    Se dyti. eshte per t'u admiruar nisma juaj per percjellen e materialit me mesazhe mjaft te qarta dhe njekohesisht te "dhimbshme" per ndergjegjen e secilit prej nesh, mesazhe keto, te cilat ne thelb `permbajne "peshen a pallogaritshme" te mjerimit me te cilin i eshte dashur te perballet forcerisht per me teper se gjysem shekulli, miletit shqiptar (i neperkembur dhe i pervuajtur ndershekuj pervecse nga sundimi i huaj Bizantin e deri tek poshterimi osman) dhe tashme i duhet te perballet me nje armik te brendshem i stolisur mjeshterisht me "egon" enveriste te kohes se "pa harueshme" nga njerezit te cilet perjetuan "ferrin" pa ju dashur te nderronin jete ne boten tjeter, dhe gjithashtu ju duhet te perballen njekohesisht me kelyshet e tij neo-enveriste, me epitetin mjaft te lakuar nanoviste, te cilet edhe sot jane duke "rikonstruktuar me besnikeri nen "kostumin" me marken "demokraci" - "kullen" tashme plotesisht te renuar komuniste".

    Per me teper, ne te njejten kohe, "banuesit besnike" te kesaj "kulle tashme teknikisht e rrezuar" jane duke perdorur me dinakeri "materiale perendimore" per rindertimin dhe pse jo perforcimin akoma me te qendrueshem ndaj "furtunave" te turmave te atyre njerezve te cilet jane te justifikuar perpara vetes dhe zotit per tu hakmarre per padrejtesite te bera ne kurriz te tyre ne te kaluaren dhe ne te njejten kohe jane pikerisht te njejtat padrejtesi me te cilat duhet te perballet mileti shqiptar edhe ne ditet e sotme.

    Me lejoni te citoj nje shembull te marre prej materialit te sjelle
    nga Veshtrusja:
    Sa drama e tragjedi I jane shtuar shqiptareve nga vendimet e sallave te gjykatave, sa padrejtesi jane ligjesuar ne to. Nga fjalet e regjizorit te pas komunizmit kuptohet qarte se drejtesia ka qene e telekomanduar, se nuk I ka sherbyer krijimit e fuqizimit te Institucionit te pavarur. Ajo ka sherbyer si mashe, si dora e gjate e partise komuniste per te sendertuar synimet e saj, qe mbeteshin perjetesimi I grabitjes se qytetareve shqiptare, I nisur me 1945 e pervehtesimi me mjete “demokratike” I pasurise se tyre. Sorollatjet shumevjecare ne dyert e gjykatave, qe kane helmuar jeten e shume njerezve ne keto vite, nuk jane vetem pasoje e zbarzesires morale te nje pjese te sherbyesve te tempullit te drejtesise, por edhe pjese e strategjise ekonomike e pushtetore te projektit ramizian.

    Ishin pikerisht disa "individa" te cilet zoteronin guximin per te vepruar kunder nje sistemi te ndertuar mbi baza "skllaverimin" e dhunshem te njerezve te zhvilluar.
    Ishin pikerisht keta "individa te vecante" qe me mprehtesine ne te menduar argumentuan, denuan dhe luftuan "monopolin enverist" mbi shtetin dhe ekonomine i cili e shnderroi miletin e thjeshte ne "skllav me te drejta", por te drejta te diktuara nga poshtersia dhe pergjimi komunist
    Ishin pikerisht keta "individe te perparuar" te cilet moren iniciativen per t'ju kundervene dhe per te shperthyer "murin e hekurt enverist-mashtronjes" nen themelet e se cilit ngriheshin ne jete parimet e interesit komunist dhe rrjedhimisht atij vetjak enverist,

    Por keta "luftetare te demokracise" te ndeshur me mosperkrahjen nga masa ata deshtuan ne perpjekjet e tyre per te c'rrenjosur "sistemin e eger ". Por valle, cfare ndodhi me keta "individe" te cilet vune ne rrezik jeten e tyre dhe te farefisit te tyre per t'ju kundervene vendosmerisht arsenalit te mashtrimeve she padrejtesive mbi te cilat mbizoteronte sistemi enverist?
    Keta individe, nje pjese te te cileve i njihni edhe ju te nderuar anetare te ketij forumi qe prej "Qemal Stafes" "Beqir Ballukut"
    "Mehmet Shehu" e shume te tjere te cilet bene perpjekje revolucionare per te kundershtuar sistemin enverist, u ndeshen pabesisht me metodat dinake qe prej atentateve te organizuara mjeshterisht nga "besniket" e sistemit e deri tek "helmimi i qellimte" me qellim zhdukjen e ketyre "elementeve kundershtare" te "sistemit te kuq"
    Te njejtat metoda perdoren edhe sot ndaj individeve te cilet prezantojne vetveten se jane ne kundershtim me "sistemin aktual" dhe per te perfocuar argumentin tim po citoj disa nga te famshmet shprehje te perdorura nga "fara enveriste" sic eshte ramizi me shoke.

    Perseri nje fragment i cituar nga materiali i sjelle:
    Shifni se si shprehet zoteria pa e mbajtur frymen fare:
    “…Prandaj gjithmone te jemi te pregatitur per te dyja rruget e mbajtjes se pushtetit : rrugen paqesore dhe rrugen e luftes se armatosur. Ne jemi te pregatitur per te dyja rruget dhe per kete kemi organet tona te dhunes dhe njerez teper te vendosur qe I kemi pregaitur gjithe keto vite me mund dhe sakrifica. Mjere ata qe do te guxojne ta na dalin perpara e te na kundervihen.”
    Per me teper do te vazhdoj komentet e mia duke ju bere thirrje atyre te cilet kane lexuar dhe do te lexojne materialin e sjelle te mos "kercejne" ne paragjykime te castit per te kritikuar materialin e percjelle por te nderojne anetaren per nismen e marre, pasi materiali i percjelle flet ne menyre tragjike te verteten e hidhur nga e cila duhet te mesojme te gjithe dhe te "pozicionohemi te bashkuar" per ta sulmuar me perpjekjet tona,"sistemin enverist me 7 jete e 100 koka" nje prej te cilave eshte duke qeversisur edhe sot.

    A ka ndonje anetar ose farefisi i tij qe nuk eshte "prekur nga padrejtesia ne kuriz te tyre neper Gjykata?
    A nuk kerkojne keta njerez thjesht te trashegojne pronen te cilen eterit e tyre e fituan me gjak e mund?
    Lexoni me vemendje dhe shifni kontrastin e asaj cka thuhet me poshte me dukurine qe eshte bere realitet i pashmangshem sot ne Shqiperi.
    A nuk eshte duke ndodhur realiteti i meposhtem ne Shqiperi sot?
    Te pakten familja ime e ka perjetuar vete nje padrejtesi te tille:
    “Te sekuestruarvet dhe te shpronesuarvet do t’u japim nga nje leter ne dore qe t’u njihet prona, por asnjehere nuk do t’u japim pronen e tyre dhe ne forma te ndryshme do t’I ngaterrojme me njeri tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do te zbatohet rotacion nga Gjykata e Shkalles se pare ne te dyten etj. dhe per “difekte teknike” do te kthehen perseri ne te paren…”
    Mjaft domethenes ish edhe ai komenti ku behej fjale se:
    Ne fjalen e z. Alia ravijezohet qarte nje strategji per te ardhmen e shoqerise shqiptare qe nuk ndryshon aspak nga ajo e projektuar dhe zbatuar prej partise komuniste qe nga lindja e saj deri ne fundin e rreme. Eshte strategji e bazuar mbi terrorin e mashtrimin, mbi grabitjen e mos respektimin e asnje te drejte njerezore. “Te burgosurit dhe te persekutuarit jane te moshuar, nuk kane fuqi dhe jane te pa rrezikshem. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre. Por keta, duke ju dhene nga nje pashaporte dhe duke ju bere presion do t’I largojme nga Shqiperia. Ata qe do te pretendojne, kundershtojne ao do te kembengulin, do te lendohen e do te ndeshkohen
    A nuk jane mesazhet e mesiperme te verteta? A nuk perkojne ato me realitetin qe jemi duke jetuar?
    Secili prej nesh e justfikon largimin nga Shqiperia mbi interesa vetjake. Ketu nuk ka asgje te keqe, por problemi qe ngrihet per te njejten ceshtje ka te beje me faktin se ne duke menduar se kemi emigruar ne Usa, Britani, Austri, Gjermani Greqi, Itali etj, justifikohemi se nuk "jetohet ne Shqiperi" Por nese te gjithe do te mendojne ne te njejten menyre, dhe nese te gjitheve u jepej "liria" per te emigruar ku t'ju donte kokrra e qejfit atehere Ramizi me shoke ka mundur ne menyre te sukseshme te veje ne jete planet e tij jo vetem mashtruese por me mire te them grabitqare pasi fjala e fundit i jep nje kuptim me te plote pershkrimit te "fenommenit ramizovist"


    P.S Me ka ardh keq kur nje anetar u shpreh se:

    Veshtruesja, ato "shkrime sekrete" qe artikulli ze ne goje jane bere publike ne Shqiperi ne emisionin Fokus te Robert Papa i cili transmetoi gati te plote seancen plenare te keshillit te ministrateve ku merrte pjese gati e gjithe byroja politike dhe e kryesonte Rami Alia. Pra nuk ka ndonje "sekret" ne ate qe publikohet me siper
    Per mua personalisht materiali i sjelle pasuroi horizontin tim me njohuri te reja dhe mjaft "te vlefshme" per kedo qe mund ti lexonte. Nese ti o zoteri ke ndjekur Emisionin e Robert Popes, nuk eshte e thene qe te gjithe e kane ndjekur.
    Anetaret qe moren pjese shprehen nje fare interesimi kur lexuan materialin e sjelle, qe tregon qarte se mjaft prej anetareve nuk ishin te informuar me perpara ne lidhje me materialin te sjelle nga Veshtrusja. Nuk pashe ndonje arsye te vertete per te mos i quajtur keto shkrime "sekrete". Gjithcka e komentuar ne brendi te atyre materialeve eshte nje informacion mjaft i vlefshem dhe eshte per tu pershendetur egzistenca e ketij forumi i cili na jep mundesi ne te diaspores te kuvendojme me njeri tjetrin ne "demokracine e vertete"
    Marrim per shembull egzistencen e ketij forumi, i cili nese shfrytezohet me qellime serioze nga te gjithe anetaret atehere besoj se mendimet e te gjitheve duke u nisur nga zhvillimet e ngjarjeve ne Shqiperi si dhe materiale te nje rendesie te vecante, te ngjashme me ato te sjella nga Veshtrusja mund te kontribojme te gjthe sadopak, per te realizuar "kurorezimin" e nje "demokracie te vertete" aq te shume pritur ne Shqiperi.

    Dikush mund te kerceje e te thote se jam shprehur me shume idealizem.
    Une do i pergjigjesha se nese idealizmi pershkon mendimet tona atehere ky idealizem i cili permban nota serioze, dhe nese ne themel te ketj idealizmi "ndertohen perpjekjet" e para per reagim ndaj "te keqes" atehere do te thoja se ky "idealizem" do te kontribuoje ne arritjen e "realitetit" te shume pritur qe ka te beje me "demokracine e vertete" ne Shqiperi, e cila do na jape mundesine te gjitheve te kthehemi serish ne token e te pareve tane, dhe te gezojme te pamvarur nga te huajt ( te cilet jane duke shfrytezuar cdo shqiptar qe ndodhet ne diaspore ne dobi te interesave te tyre personale si dhe vendit te tyre) "lirine dhe demokracine e vertete" e te shume pritur ne vendin ku u rritem, ku u ushqyem me krijimet mjeshterore te qindra poeteve e shkrimtareve shqiptare, krijime te cilat jane mjaft domethenese dhe jane pikerisht ato te cilat ndertuan krenarine e te qenit shqiptar qe ndjejme sot, te kthehemi serish ne vendin, ku u ushqyem me patriotizem permes akteve legjendare te Skenderbeut apo heronjve te tjere te ngjashem, ne vendin ku "jeton" ditari i kujtimeve tona me te vyera dhe te paharuara ndonjehere.

    Shendet te gjithve!
    EXODUS...realist!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 20-03-2004 mė 03:39

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eksodus !


    Mehmet Shehu e Beqir Balluku nuk konsiderohen kundershtar te Regjimit te Enver Ramizit. Perkundrazi ata jane Shok besnik te Enver Ramizit dhe bashk-fajtore ne instalimin e diktatures kriminale Staliniste 1945-1990.

    Rastesia i beri ata "armiq" te PPSH-se dhe jo veprimtaria politike per principe demokratike..

    Mos fol pra per gjera qe nuk i di fare...ose pyet..

    Qemal Stafa eshte dicka tjeter..
    Ai ishte nje komunist idealist qe mendonte se e kishte drejte me ato cka u predikonte te rinjve te moshes vet ne vitet 37-42.

    Pra Qemali ishte nje djalosh me horizont te kufizuar e per kete nuk i vihet faj.
    Ai u edukua me fryme revolucionare ne tirane e Shkoder por dhe ne Firence te italise.
    Udheheqesit komuniste italiane te asaj kohe sikurse TOLIATI me shoke duke u perqendruar ne luften ideologjike kunder Fashizmit Musolinian.. e lan mbas dore demaskimin e Komunizmit te instaluar ne pushtet ne RUSI.

    Kjo i falet dhe nuk i falet ..

    Per hir te principeve humaniste duhen luftuar te keqijat sapo cfaqen e kudo qe cfaqen..

    Komunistet e vjeter italiane (1930-40) per fat te keq u pajtuan me Stalinizmin dhe i fshehen Partise se tyre Realitetin e Rusise Leniniste-Staliniste..

    Nje udhetim ne Rusine e viteve 30-40 kujdo Njeriu europian do i shkaktonte ne mendje nje reagim..ne Pikpamjet politike mbi Komunizmin ne sistem..

    Shume komuniste europiane e paten fatin ta shikojne Rusine staliniste dhe reaguan.. por nje pjese u pajtuan dhe bile milituan ne eksportimin e Stalinizmit..
    Ata qe reaguan u vrane..nga Kexhibija.. Ata qe u pajtuan u caktuan te ndertojne rrjetin agjenturor RUS ne Europe etj..

    Ne shqiperi viktima e pare Staliniste eshte..(per mendimin tim) ZAI FUNDO.. i cili si komunist ndoqi me vemendje nga Franca zhvillimet ne Bashkimin Sovietik dhe doli hapur kunder ati lloj komunizmi gjakatar..
    Pikerisht per pikpamjet anti-Staliniste ai u pre ne bese nga bandat e Enver Hoxhes dhe u vra ne vitin 1944..

    Kto i tregoj per kuriozet se ti Eksodus ndoshta je ala ke ura.. nejse..perfito.. ska humbje nga kjo..

    Qemali pra i takon komunisteve qe Bashkimin Sovietik e njohen nga propoganda gjigande Staliniste..pra jo realisht ..dhe si i tille ai mbeti Miop por megjithate nje djal i mire..


    Ai u vra ne 1942 dhe nuk i vihet faj per cka u be mbas 1942-shit.. kjo thjesht se nje i vdekur nuk ka goje..e dore..

    Per nga natyra e tij si njeri ai do te perfundonte shume shpejt ne burgjet e Enverit..ndoshta qe me 1946-48..po te kishte qene gjalle..
    Kte e them me bindje duke u nisur nga fati qe pesuan shoket e tije te edukuar me filozofine qe u edukua brezi i Qemalit..

    Asnje shok i qemal Stafes nuk mbeti pa provuar Burgjet Enveriste..


    Dalim ne Teme..

    Analiza e Merlikes eshte interesante por aty nuk kuptohet cka eshte fjal e cituar nga Ramizi e cka eshte koment i Merlikes..
    Kjo ka rendesi kur bejme analiza..

    Duhen vene qarte ne nje shkrim..ajo cka eshte e thene nga Hasani e ajo cka eshte e thene nga Hyseni..


    Vazhdo Veshtruese..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Brari !

    Shkruar me pare nga Brari
    Mehmet Shehu e Beqir Balluku nuk konsiderohen kundershtar te Regjimit te Enver Ramizit. Perkundrazi ata jane Shok besnik te Enver Ramizit dhe bashk-fajtore ne instalimin e diktatures kriminale Staliniste 1945-1990.
    Shkkruar me pare nga Brari
    Rastesia i beri ata "armiq" te PPSH-se dhe jo veprimtaria politike per principe demokratike..
    O zoteri, a ke mundesi te dallosh kontradiksionin e mesiperm ne shkrimet e tua?!
    Po te kesh lexuar me vemendje materialin e sjelle, del ne pah qarte se menyra e perdorur prej Ramizovisteve, per te mbajtur gjalle "shpirtin" komunist, tashme duhej te perballonte sfiden qe impononte epoka kapitaliste, por ramizovistet permes strategjive te tyre "ujkore-dhelperore" dhe "sa per sy e faqe" "sa per ti bere qejfin" Perendimit, do te vazhdonin te shfrytezonin me metoda teper "demokratike" ndaj shqiptareve ashtu sic po ndodh sot ne Shqiperi, ku mileti do te arratiset nga syte kembet, se u lodh shpirterisht nga padrejtesite e ushtruara vazhdimisht ne kurriz te tij.

    Se pari, mos u bej sikur i di te tera edhe bie ne kundershtim me mendimet e tua.
    Se dyti, mos "kerce" pa e llogaritur hapin!


    Ne materialin qe do te vijoje meposhteKadri Hazbiu nje tjeter "kundershtar" i epokes enveriste se bashku me Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun hasin ne sulmin enverist me metoda pleniumesh mbajtja e te cilave kishte qellim per te zbuluar ne menyre indirekte tradhtaret enveriste",po ashtu byrote politike te cilat nuk ishin vecse dhoma hetusie ku Dulla, "nuhaste" me provokime te shumta "tradhetine" e elementeve "diversante" sic i quante ai "kundershtaret enveriste" dhe ne te njejten kohe ai hapte dosjen per te regjistruar "fatin e kundershtareve" te cilet u eleminuan nga "sigurimi i shtetit" i ndertuar me frymen e sherbimeve te tjere te enverizmt si ai rus 'KGB-ja" me mjete te mirenjohura kexhibiste.

    Persa i perket per piken ku une nuk duhet te flas per gjera qe nuk i di, lexo pak me poshte materialin, edhe te shohim pastaj se cfare di une e cfare s'di ti.
    Carl Rogers nje psikolog i madh amerikan eshte shprehur se:
    Shumica e njerezve jane aq te gatshem te kercejne per te gjykuar, apo per te vleresuar, te miratuar apo per te kundershtuar nje pohim, saqe ata deshtojne te kuptojne se cfare mendojne te tjeret.

    P.S Besoj se do u bente mire disave ta dinin kete.

    Materiali i meposhtem eshte botuar ne gazeten shqiptare ne janar 2003.


    Enveri dhe krimet e tij edhe ne rrethin e ngushte te klikes enveriste

    Enveri nė mbledhjen e Byrosė: "Kadri, pse e mbrojte Feēorin qė ishte imoral, pėr ēfarė shkuat me Mehmetin te sovjetikėt dhe pse i fute ata nė arkivat tona"

    Enveri: "Ēfarė bėre ti Kadri me Mehmetin nė Moskė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi, u njohėm me njė pjesė tė shkurtėr tė raportit tė panjohur tė Enver Hoxhės tė mbajtur nė mbledhjen e Byrosė Politike tė datės 8 tetor tė vitit 1982, raport i cili titullohej "Mbi fajet e rėnda tė Kadri Hazbiut".
    Nė fillim tė fjalės tij, Enver Hoxha bėri njė pėrmbledhje tė veprimtarisė armiqėsore tė Mehmet Shehut, duke e akuzuar atė si agjent tė CIA-s, Intelixhens Servisit, UDB-sė dhe KGB-sė, dhe mė pas u shpreh se Mehmet Shehu, si njė nga rezidentėt e vjetėr tė agjenturės amerikane nė Shqipėri, kishte organizuar tė gjitha grupet armiqėsore tė zbuluara deri nė atė kohė. Sipas fjalės sė Enverit, Mehmeti, kishte si qėllim pėrmbysjen e pushtetit popullor me anė tė njė puēi ushtarak dhe eleminimin e tė gjithė shokėve tė udhėheqjes sė lartė
    . Pas kėsaj ai do tė organizonte planin qė i kishin dhėnė amerikanėt, i cili iu gjet nė kasafortėn e tij pas vdekjes. Po kėshtu Enveri akuzonte Kadri Hazbiun si njeriun dhe bashkėpuntorin mė tė afėrt tė Mehmetit dhe natėn e 17 dhjetorit tė vitit 1981, Kadriu shkoi nė vilėn e Mehmetit dhe i tha atij se nuk kishte asnjė rrugėdalje tjetėr e i sugjeroi vetėvrasjen. Kėshtu pas vetėvrasjes sė Mehmetit, amerikanėve iu dogj karta mė e fortė e tyre dhe pėr tė shpėtuar pjesėn tjetėr tė grupit me nė krye Kadri Hazbiun, ata dėrguan nė Shqipėri bandėn e Xhevdet Mustafės, me qėllim qė tė eleminonin fizikisht Sekretarin e Parė tė KQ tė PPSH-sė.

    (vijon nga numri i sė dielės)

    "Njė ditė ai erdhi tek unė dhe mė tha:"Shoku Enver, kam pėrgatitur njė autokritikė". Tė them tė drejtėn, menjėherė iu pėrgjigja se nuk ishte nevoja pėr kėtė autokritikė. Ai mė kėrkoi me insistim:"Tė lutem, mė lejoni t'ju kėndoj autokritikėn dhe dėgjojeni". Meqėnėse nguli kėmbė shumė, iu pėrgjigja:"E po mirė, atėhere, po tė dėgjoj". Dhe e dėgjova autokritikėn e tij. Pastaj, kur mė tha ta merrja nė dorėzim kėtė autokritikė tė tij, refuzova. "Unė nuk e mbaj kėtė autokritikė", - i thashė. Po pėrse nuk e mbajta autokritikėn e Kadriut, derisa e kam pėr detyrė tė pranoj njė autokritikė qė mė vjen nga njė shok, sidomos kur vjen nga njė anėtar i Byrosė Politike? Sepse ajo nuk ishte autokritikė, nuk ia mora, duke menduar se me kohė Kadriu edhe vetė do tė reflektonte. Duhet t'ju them, shokė, se kjo autokritikė e shkruar nga ana e Kadriut ishte shumė e pėrgjithshme, nuk kishte ndonjė gjė tė rėndėsishme nė pėrmbajtjen e saj. Ai atje, nė qoftė se nuk gabohem, afėrsisht vetėm pohonte qė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme janė bėrė gabime, prandaj nuk kishte si shpėtonte prej tyre, se edhe personalisht vetė ka tė meta etj. Nė autokritikė Kadriu godiste edhe Mehmet Shehun e kėshtu gjithė armiqtė e tjerė me radhė, por konkretisht, tė them tė drejtėn, kjo autokritikė nuk mė ngrohu. Mendimi i pėrgjithshėm imi ishte ky: Kadriu nuk ėshtė thelluar sa duhet nė analizėn e punės sė tij nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, e kurdisur dhe e pleksur kjo edhe me veprimtarinė armiqėsore tė Mehmet Shehut. Mirėpo tani ja qė nėpėr arkiva ekzistojnė fakte, qė dalin njėri pas tjetrit dhe sigurisht do tė ketė edhe tė tjera. Kėto nuk mund e nuk duhet tė qėndrojnė tė mbyllura qė t'i zėrė pluhuri, sidomos pas gjithė ngjarjeve tė rėnda qė kemi jetuar kėta muajt e fundit, prandaj i duhen kėrkuar nga ana jonė disa shpjegime pėr to Kadriut, sepse ėshtė i vetmi qė ėshtė nė gjendje tė na sqarojė pėr to". Por ai bėn plot dredhira, supozime e mohime, bile edhe me akuza provokuese kundėr shokėve. Kadriu pėrpiqet t'ua hedhė gabimet jo vetėm armiqve tė Partisė qė janė dėnuar ose kanė vdekur, por bėn edhe disa insinuata pėr shokė e forume. Kadriu pranon se vigjilenca e tij ka qenė krejt e ulėt dhe se krejt i pamjaftueshėm ka qenė kontributi i tij personal nė zbulimin e Mehmet Shehut, si armik i egėr, dhe tė punės sė tij tė poshtėr.

    Por Kadriu, pasi i thotė kėto gjėra tė pėrgjithshme, tė cilat nuk ka si i mohon, kėrkon tė shfajėsojė veten e tė minimizojė pėrgjegjė-sitė e tij, kur thotė: "Kėtu kanė ndikuar qė edhe unė (vini re si thotė ai: edhe unė, domethėnė si tė gjithė ju) kisha besim nė personin e Mehmet Shehut… unė nuk e kam bėrė detyrėn si anėtar i Byrosė Politike". Kjo ėshtė shumė e rėndė. Po Kadriu ē'ka parė? Ē'ka dėgjuar? Ē'ka bėrė? Si ka reaguar? Kėtė kėrkon tė dijė Byroja Politike. Kėtu duhet tė thellohet Kadriu, qė tė ndihmojė Partinė nė radhė tė parė, dhe veten. Ne nuk e njohim Kadrin pėr aq naiv, as si i thonė fjalės "leshko", qė t'ia hedhin tė gjithė ata qė kishte pėrreth e nė vartėsi tė tij, armiq si Mihallaq Ziēishti, Feēor Shehu, Zoi Themeli, Llambi Peēini e tė tjerė maskarenj. Kadriu nuk ishte nga ata qė mbante distancė (nga druajtja ose respekti, siē ngjet me pa tė drejtė nga disa) me shokė tė udhėheqjes nė funksione mė tė larta, prandaj as Mehmet Shehu e aq mė pak Beqir Balluku, tė cilėt kishin lidhje operative shtetėrore me Kadri Hazbiun, nuk mund tė shinin nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme pa e pasur fare nė konsideratė atė. Kjo nuk mund tė ngjiste.

    Kadriu do tė izolonte Enverin
    Siē pohon Kadriu, kėto i ka quajtur tė konsumuara nė diskutime me Mehmet Shehun e Beqir Ballukun, me tė cilėt kishin lidhje nė rrugė shtetėrore. Atėhere, nė qoftė se ka pasur vėrejtje serioze e dyshime pse s'mi ka ngritur mua? Apo dhe kėtu ka luajtur rol "pėrralla" qė po pėrhapte Mehmet Shehu "tė mos e shqetėsojmė shokun Enver", me qėllim djallėzor pėr tė mė izoluar nga shokėt e nga punėt. Unė izolimin nuk do ta lejoj sa tė kem frymė. Pėr kėto qė pretendon Kadriu s'ka dokumente nė Komitetin Qėndror. Nga ana tjetėr, pėr fat tė mirė tė Partisė, unė mbaj ditar ku kam shėnuar dhe vazhdoj tė shėnoj ēdo ditė me kė takohem, ē'mė shtrojnė e ēfarė u shtroj shokėve. Edhe me Kadriun kam pasur disa takime, ai mė ka informuar pėr ndonjė ngjarje apo incident, por s'mė ka ngritur gjė as nga larg pėr kėto qė analizojmė, kurse unė kam dhėnė shumė kėshilla e porosi pėr Ministrinė e Brendshme e Sigurimin e Shtetit. Kadriu pohon kur thotė se "ky qėndrim imi (i Kadriut) i ka favorizuar tė gjithė kėta armiq nė metodėn e tyre tė fshehjes sė gjurmėve". Pėr kėtė miopi politike e mungesė partishmėrie ai e paraqet thjesht si "mashtrim" e "pabesi" nga ana e Mehmet Shehut e Beqir Ballukut, qė i paraqitnin ēėshtjet "si tė para e tė gjykuara me shokėt". Edhe kėtu ka insinuata me qėllim tė keq. Kadriu herė e paraqet veten "viktimė", herė ia hedh fajin euforisė dhe njėfarė kulti qė ishte krijuar pėr Sigurimin e Shtetit, dhe qė nė fakt ishte krijuar, herė thotė se ka vepruar nėn presionin e Mehmet Shehut, Beqir Ballukut e vartėsve tė vet, Mihallaq Ziēishtit e Feēor Shehut me shokė; se ka pasur familjaritet me kėta e vartėsit e tjerė. Po neve a na ka imponuar gjė Mehmet Shehu? Jo, s'ka mundur tė na imponojė. Pra, nuk ėshtė e drejtė tė thuhet "edhe unė kisha besim te Mehmet Shehu, siē kishit edhe ju". Ka njė diferencė tė madhe nė kėtė ēėshtje dhe kjo shpjegon atė qė pėrse Kadriu i ėshtė nėnshkruar presionit tė Mehmet Shehut, tė Beqir Ballukut me kompani.

    Kadriu mbrojti Feēori si imoral
    Po kush duhet tė na sinjalizonte, tė mos flasim pėr punėn e fshehtė armiqėsore, por, tė themi, pėr sjelljet imorale tė Beqir Ballukut me kompani. Po kush duhet tė na sinjalizonte, tė mos flasim pėr punėn e fshehtė armiqėsore, por, tė themi, pėr sjelljet imorale tė Beqir Ballukut, tė Feēor Shehut etj? Kadriu mund tė thotė: "Partia duhet tė sinjalizonte". Dakord, dhe Partia ka bėrė sinjalizime tė tilla, me tė cilat Kadriu ėshtė njohur. Siē na thonė tani, qė kur Feēori ishte nė Peshkopi Partia ka sinjalizuar dhe Kadriu, qė na thotė "nuk dija", ėshtė vėnė nė dijeni qė Feēor Shehu ėshtė imoral. Nė Komitetin Qėndror ekziston dokumenti ku Kadriu ka bėrė shėnime me dorėn e tij se "kėto qė thuhen pėr Feēor Shehun s'janė tė vėrteta". Pra, Kadriu, qė u ngarkua pėr tė verifikuar sinjalizimet, na e nxori tė larė Feēorin. Gjithė Shkodra, gjithashtu, e dinte qė Feēori ishte imoral, kurse Ministria e Punėve tė Brendshme dhe Kadriu "s'e dinin". Po ē'dinin ata? Vetėm parrullat qė hedhin reaksionarėt aty-kėtu? Sigurimi i Shtetit nga ana e tij ē'bėnte? Gjumė apo qejf o qejf?! Dhe kėto janė tė vėrteta, s'janė pėrralla. Feēor Shehun e aprovuam ne si ministėr, po kush duhet ta njihte mė mirė se ēdonjėri nga ne? Kadriu. Ai kishte vite qė punonte drejtpėrdrejt me tė. Pėr emėrimin si ministėr Byroja Politike u mbėshtet kryesisht nė mendimet e Kadriut. Kishte kokė pėr ministėr apo jo, kėtė duhet tė na e thoshte Kadriu. Ky mund tė thotė se propozimi nuk erdhi nga ai, por nga Mehmet Shehu. Kjo nuk ndryshon gjė. Kadriu ka pėrgjegjėsi edhe nė rastin qė ai vetėm "e aprovoi", siē thotė nė autokritikė (duke lėnė tė kuptohet se nuk u pyet pėr kėtė, gjė qė s'ėshtė e vėrtetė), edhe nė rastin qė ai s'kishte kuptuae asgjė "ē'gatuante" Feēor Shehu nėn hundėn e tij.

    Kadriu u dha dokumente KGB-sė
    Nė autokritikėn e tij Kadriu bėn historikun e marrėdhėnieve tė organeve tona tė Sigurimit me ato tė Bashkimit Sovjetik e vendeve tė demokracisė popullore.Nė parashtrimin qė bėn ka gjėra qė nuk janė tė panjohura pėr ne e nuk janė tė bėrė pa vendime (tė shkruara ose tė pashkruara). Eshtė i njohur fakti qė ne kishim kėrkuar e pranuar kėshilltarė sovjetikė edhe pėr organet e Ministrisė sė Brendshme, pėrfshi edhe Sigurimin. Kėrkesa pėr tė na dėrguar specialistė sovjetikė ėshtė bėrė nga unė fillimisht pėrpara shokut Stalin dhe ai m'u pėrgjigj:"Ne do t'ju dėrgojmė disa kėshilltarė, po kėta do tė jenė tė pėrkohshėm, dhe, pasi t'ju keni dhėnė ndihmat qė do t'u kėrkoni ata do tė kthehen pėrnjėherė nė Bashkimin Sovjetik". Ai mė tha, gjithashtu, se "ata do tė paguhen njėsoj si punonjėsit tuaj", dhe kėshtu u bė, veēse jo te ju (nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme). Kjo ishte praktika qė u ndoq deri nė vitin 1954, jo vetėm nė sektorėt civilė, por edhe nė sektorėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, edhe tė ushtrisė. Pastaj, kur erdhi Mehmet Shehu si kryeministėr dhe Kadriu si ministėr i Brendshėm, nė vitin 1954, u krijua njė situatė krejt e ndryshme, krejt e re nė favor tė sigurimit sovjetik, tė KGB-sė sovjetike. Ne kemi pasur kėshilltarė edhe nė kohėn kur erdhi Hrushovi nė fuqi. Nga disa tė dhėna paraprake qė kam, del se numri i tyre ka ardhur duke u shtuar pas vdekjes sė Stalinit e Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik. Eshtė interesante tė vėmė nė dukje se, ndėrsa nė tė gjitha dikasteret ka pasur vetėm nga 1 kėshilltar, nė Ministrinė e Brendshme deri nė 1954 ka pasur 9 kėshilltarė, kurse nga 1954 e deri mė 1960 kanė ardhur 39, nė mos mė shumė, se siē na thonė:"Kaq mbajmė mend". Pse janė shtuar? Kush i ka kėrkuar? Kėtė mund e duhet tė na e sqarojė Kadriu, se ne si udhėheqje nuk kemi marrė asnjė vendim nė kėtė drejtim, pėrveē atij qė thashė mė parė. A e kuptoni, shokė, pse janė shtuar kėta. Janė shtuar se ishte rritur lufta dhe rezistenca jonė kundėr revizionistėve sovjetikė, prandaj kėshilltarėt erdhėn me shumicė dhe u pranuan nga drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme pikėrisht pėr tė forcuar situatat e tyre brenda. Kadriu ankohet se nuk ka vendime e materiale me shkrim qė tė pėrcaktojnė kufirin e kėtij bashkėpunimi me kėshill-tarėt sovjetikė.

    Sigurisht qė nuk ka, por ka ligje, ka norma tė Partisė, ka orientime e vendime tė Komitetit Qėndror qė pėrbėjnė atė kufi qė ti e ke hedhur prapa krahėve. Eshtė e qartė qė sovjetikėt nuk mund tė jepnin dokument, se do tė ishte kompromentues pėr ta pėr ēfarė kėrkonin e merrnin; as Partia jonė s'mund tė formulonte njė dokument qė tė dorėzonte ēelėsat e sekretet e veta dhe ato shtetėrore nė mėnyrė aq skandaloze, siē ėshtė vepruar nė Ministrinė e Bren-dshme. Ne, si shumė sektorė tė tjerė, kishim nevojė pėr eksperiencė, si pėr organizimin e punės sė organeve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ashtu edhe pėr shkėmbimin e informatave e bashkėrendimin e veprimtarive tona lidhur, pėr shembull me emigracionin tonė politik reaksionar, lidhur me planet e imperialistėve e tė reaksionit kundrejt vendeve tona, kurse ju i futėt ata thellė e mė thellė. Pra kėshilltarėt kishin vendin e tyre dhe kėtė ne e kishim tė qartė, po ju nuk e kishit tė qartė, dhe keni bėrė njė hata tė madhe qė keni vepruar nė atė mėnyrė. Ne aktualisht dimė qė nė krye tė kėsaj agjenture, ku je implikuar edhe ti, kanė qenė Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Petrit Dumja, Hito Ēakoja dhe oficerė tė tjerė tė lartė, spiunė tė KGB-sė sovjetike dhe tė shėrbimit informativ tė ushtrisė.

    Kadriu futi sovjetikėt nė arkivat tona
    Me vendim tė udhėhe-qjes Kadriu ka marrė pjesė nė dy mbledhje tė ministrave tė Brendshėm tė Bashkimit Sovjetik e tė vendeve tė demokracisė popullore. Me vendim tė udhėheqjes Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu janė dėrguar nė Moskė pėr tė siguruar disa materiale e aparatura etj. Se ē'bėri ndėrkohė atje Mehmet Shehu, kėtė nuk e dimė, Kadriu mundet qė ta kishte parė se ē'bėnte ai atje. Por unė dua tė theksoj para Byrosė Politike, me pėrgjegjėsi tė plotė, qė as nė kohėn e Stalinit, aq mė shumė mė vonė nuk ėshtė dhėnė asnjė orientim nga udhėheqja e Partisė dhe as nga unė qė kėshilltarėt sovjetikė tė futeshin nė ēdo sektor e veprimtari tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit, "tė kishim mundėsi tė zgjidhnin e tė merrnin vetė materialet" qė u kėrkonte Moska (gjoja pėr shkollėn e kuadrove tė Sigurimit tonė). Si ėshtė e mundur tė lejonit ju qė me dhjetra e dhjetėra kolonelė e nėnkolonelė, majorė e deri gjeneralė sovjetikė tė futeshin nė tė gjitha vrimat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kurse nė asnjė ministri tjetėr nuk ka ngjarė njė gjė e tillė? Asnjeri nuk mund tė hyjė pa lejen e njė personi tė caktuar nga kryeministri ose ministri nė arkivat dhe tė marrė dijeni mbi pėrmbajtjen e dokumenteve tė njė ministrie. Nė Komitetin tonė Qėndror nuk ka tė drejtė tė hyjė nė arkiv asnjeri pa leje tė Hysniut kur ishte gjallė, tė Ramizit dhe timen. Tani nuk mund tė hyjė njeri pa lejen time dhe tė Ramizit. Personi qė kėrkon tė studiojė njė dokument do tė vijė tė mė kėrkojė leje mua ose Ramizit, tė sqarojė pėrse do tė vejė nė arkiv e ēfarė do tė kėrkojė dhe nėpunėsi i arkivit do t'ja japė dokumentin ta lexojė aty, nė zyrėn e arkivit dhe, kur largohet personi, nėpunėsi pėrkatės shkruan:"Nė datėn kaq, filan shok mori pėr ta lexuar kėtė dokument". Kjo ėshtė praktika qė ndiqet nėpėr arkiva. Si ėshtė e mundur qė Ministria e Punėve tė Brendshme dhe vetė ju tė vepronit ashtu siē thua ti, Kadri, duke i lėnė arkivat hapur si hani me dy porta? Ku ishte kjo rregullore te ju, kur nė ministritė e tjera ekziston? Ju mund tė mė thoni se tani e keni vėnė kėtė rregull, kurse mė pėrpara nuk e kishit vėnė, kur tė tjerėt e kishin. A lejohej tė vente njeri nė arkivat e shtetit pa leje? Tani ju e keni vėnė kėtė rregull pėr njerėzit tanė, kurse atėhere lejonit tė hynte kushdo, edhe sovjetikėt. Jo, kjo ėshtė e papranueshme, ky nuk ėshtė njė faj, po njė krim qė ėshtė bėrė"

    -------------------------------------------------------------

    (Vijon pergjgja)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 20-03-2004 mė 13:40

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet mashtrimi poetit Rudolf Marku
    Nga Shijaksi-London nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2012, 12:42
  2. Rrembimi i Beckham, mashtrimi i gazetarit
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-05-2008, 08:02
  3. The Great Global Warming Swindle - Mashtrimi i Madh me Ngrohjen e Motit
    Nga saimiri-uk nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 20:00
  4. Mashtrimi me Viktoria Bekam: "Rrėmbimi ishte plani im"
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-10-2005, 18:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •