Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Me duket se njerezia jane mjaft te bindur me filmin ne te cilin Q.Stafa bie hero i komunizmit me fashizmin dhe enverizmi nuk ka gisht ne vrasjen e tij.
    Zgjohu o popull!

    E zbulojme permes artikullit me vlera deshmuese per krimin e Enverit ndja Q.Stafes.

    Tani i erdhi radha "ndeshjes armiqesore" midis Qemal Stafes dhe Enverizmit "nje ndeshje" ku tregohet per "lojen" e pashembullt enveriste ndaj nje kundershtari te devotshem si Q.Stafa.

    Lexoni artikullin me vemendje:.


    ________________________________________________

    INTERVISTE / Dėshmia e bujshme e korrierit tė Qemal Stafės lidhur me intrigat qė pėrdori Enveri pasi u akuzua se kishte gisht nė vrasjen e shokut tė tij.

    INTERVISTE:
    "Unė, korrieri i Qemal Stafės, dėshmoj vrasjen e tij nga Enveri"
    Dėshmia e rrallė dhe e bujshme e 75-vjeēarit Beqir Ramazan Xhepa. Ku strehohej Qemali, marrėdhėniet me Enverin dhe tė gjitha prapaskenat e eliminimit tė tij...

    -- nga Dashnor Kaloēi, "Gazeta Shqiptare" - 10 Mars 2003

    Por miqėsia jonė me familjen e Qemal Stafės, u shtua akoma dhe mė tepėr pas vitit 1935, kur pak kohė para vdekjes, babai i tij, kolonel Hasan Stafa, e la me amanet qė baba jonė Xan Xhepa, tė kujdesej pėr fėmijėt e tij. Nisur nga kjo miqėsi e madhe qė ne kishim me atė familje, nė 6 prillin e vitit 1939 kur pritej tė zbarkonte Italia fashiste dhe u shpėrthyen burgjet, Qemal Stafa i palgosur erdhi dhe u strehua nė shtėpinė tonė Aty vinte vazhdimisht pėr ta mjekuar, daja i tij, Dr. Qemal Sejdini. Nga shtėpia jonė, Qemal Stafa u largua vetėm dhjetė ditė para se tė vritej, pasi Prefekti i Tiranės, Qazim Mulleti, i cili ishte shok i babės sonė, Xanit, i dėrgoi fjalė atij me anė tė Shefit tė Policisė sė Tiranės, Man Kukaleshit e dy oficerėve tė tij, Xhelal Pezės e Gėzim Latifit, duke i thėnė qė ta largonte Qemalin nga shtėpia e ta niste pėr nė Pezė, pasi shokėt e tij e kishin spiunuar atė nė Kuesturė dhe ai kėrkohej me qiri. Pas kėsaj baba mezi ia mushi menjen Qemalit, qė tė largohej nga shtėpia jonė dhe ai iku e u vendos nė njė bazė tjetėr, tek shtėpia e L.D., ku dhe u rrethua e u vra mė datėn 5 maj 1942. Sapo mėsoi pėr vrasjen e Qemalit, baba ynė Xani, shkoi nė dyqanin "Flora" dhe i tha Enver Hoxhės: "Gjakun e Qemalit e kėrkoj vetėm tek ty". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", pėr njė nga ngjarjet mė tė pėrfolura qė nga periudha e Luftės, ėshtė 75-vjeēari Beqir Ramazan Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafės, i cili rrėfen tė gjithė misteret e asaj ngjarje tė bujshme tė ndodhur nė 5 majin e largėt tė vitit 1942, ngjarje qė tronditi jo vetėm komunistėt shqiptarė, por dhe mbarė qytetin e Tiranės. Po kush ėshtė Beqir Xhepa, cila ėshtė e kaluara e tij, ēfarė lidhjesh kishte ai me Qemal Stafėn dhe ēfarė detyrash iu ngarkuan nė atė kohė kur ai shėrbente si korrier i tij personal? Pėrse Prefekti i Tiranės, Qazim Mulleti, i kishte thėnė Ramazan Xhepės, pėr Enver Hoxhėn: "Ky ėshtė i yni"? Kush ia shtyu Qemal Stafės udhėtimin e tij pėr nė Vlorė me datat 4 e 5 maj tė vitit1942, dhe nė ēfarė rrethanash u rrethua dhe u vra Qemali nė shtėpinė e L.D. Pėrse shoqėruesi personal i Qemalit, Vanēi Bajraktari, apo siē njihej ndryshe me pseudonimin "Hekuri", mė datėn 4 maj u nis me "shėrbim" pėr nė qytetin e Shkodrės, cili ishte debati i ashpėr qė ai bėri me Enver Hoxhėn nė dyqanin "Flora" tė nesėrmen e vrasjes sė Qemalit dhe pėrse qė nga ajo ditė ai u tėrhoq nga Lufta e nga Partia? Kush ishte J.K., personi qė spiunonte Qemalin nė Kuesturė dhe si e vrau atė me atentat, Kajo Karafili, pasi ia nxorri nė vėndin e caktuar, Shefi i Policisė sė Tiranės, Man Kukaleshi? Pėrse nė mbrėmjen e asaj dite qė u vra Qemali, Ramazan Xhepa, shkoi nė dyqanin "Flora" dhe i tha Enver Hoxhės: "Gjakun e Qemalit e kėrkoj tek ty"? Si u shfajėsua Enveri pas akuzave tė Xan Xhepės e Vanēi Bajraktarit dhe cilin nga komunistėt akuzoi ai si spiunin e Qemal Stafės dhe si urdhėroi ekzekutimin e tij pas daljes nga burgu i Tiranės? Cilat ishin marrėdhėniet e familjes sė Qemal Stafės me Enver Hoxhėn pas Luftės dhe pėrse nėna e motrat e tija refuzuan ta prisnin Enver Hoxhėn nė shtėpinė e tyre me rastin e 5 majit? Si i eleminoi Enver Hoxha, duke i ekzekutuar tė katėr personat qė e akuzuan atė pėr vrasjen e Qemalit dhe si i burgosi, internoi apo ekzekutoi edhe tė gjithė ata persona qė u rrethuan nė shtėpinė e L.D. ditėn e 5 majit 1942? Pėrse e masakroi Enver Hoxha tė gjithė familjen e Xhepėve, duke i burgosur, torturuar dhe ekzekutuar e pėrse vetė Beqir Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafės i cili kishte vuajtur nė kampin nazist tė Mathauzenit, u burgos katėr herė duke vuajtur vite tė tėra nė burgjet dhe spitalet psiqiatrike tė regjimit komunist, prej nga doli vetėm nė vitin 1988? Pėr tė gjitha kėto mistere dhe plot fakte tė tjera rreth njė prej historive mė tė pėrfolura qė nga periudha e Luftės, na njeh dėshmia ekskluzive e Beqir Xhepės, 75-vjeēarit tiranas, i cili edhe sot e kėsaj dite ruan mė shtėpinė e tij shumė, letra, foto, dokumenta dhe sende personale tė heroit tė famshėm, ditėvdekja e tė cilit simbolizon edhe ditėn e pėrkujtimit tė gjithė dėshmorėve tė Shqipėrisė.


    Alibia e Enverit pėr vrasjen e Qemalit
    Dėshmia e rrallė e Beqir Xhepės: "Pėr tė humbur gjurmėt, Enveri akuzoi si spiun tė Qemalit njė komunist tė Grupit tė Shkodrės i cili quhej Zef Ndoja dhe kishte katėr muaj qė mbahej i arrestuar nė burgun e Tiranės. Pasi Zefi u arratis nga burgu, me urdhėr tė Enverit ai u dėrgua nė ēetėn Krujė-Ishėm dhe u pushkatua nė fshatin Priskė nga njė skuadėr partizanėsh"

    (Vijon pergjgja)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Tani po i rikthehemi asaj cka thate se:

    Qemal Stafa, ishte nje komunist idealist qe mendonte se e kishte drejte me ato cka u predikonte te rinjve te moshes vet ne vitet 37-42.
    Perse do e vriste Dulla kur Qemal Stafa perhapte frymen komuniste. Me vjen keq por problemi i tij nuk eshte aq "siperfaqesor" sa e trajtoni ju zoteria Brari! Ne themel te vrasjes se Qemal Stafes qendrojne kundershtimet e hapura te Q.Stafes ndaj komunizmit dhe metodave te tij gjakatare.

    Ja edhe nje shkrim tjeter ku shihet qarte se Q,Stafa nuke mbante veten per Komunist:

    _______________________________________


    "Deklarata e Qemal Stafės nė hetuesi: "Pėrse unė nuk jam komunist" "

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon njė nga dokumentet mė tė bujshme tė Heroit tė Popullit, e shkruar me dorėn e tij nė gushtin e 1938, kur mbahej i arrestuar nė hetuesinė e Elbasanit

    -- nga Dashnor Kaloēi, "Gazeta Shqiptare" - 12 prill 2003

    Disa njerėz tė shtuem nga njė ambicje personale vazhdojshin akuzat e tyne pranė drejtorisė sė Gjimnazit dhe pranė institutesh tė tjera. Ēėshtja merr pėrpjestime tė mėdha gjer sa zgjon interesimin e Ministrisė kompetente e cila pyet nė mėnyrė rezervate Drejtorinė e Gjimnazit. Drejtori pėrgjigjet tuj akuzue tė nėnshkruemin si komunist. I nėnshkruemi porsa merr vesht kėtė veprim, paraqitet nė Drejtori pėr me e kundėrshtue kėtė gjest dhe merr sigurinė nga titullari se raporti i dėrguem nė Ministri ishte nė favor t'im.

    Zoti Anton Deda tue mos harru mėninė personale kundrejt njė djaloēi gjashtėmbėdhjet vjeēar, dėrgon njė shkresė Drejtorisė sė Gjimnazit tė Tiranės tue mė cillėsuem si komunist, pa pasė asnjė dokument provues. Nė vitin 1936-37 i nėshkruemi zgjidhet drejtor i degės letrare nė shoqninė "Fryma e Re" tė studentave tė gjimnazit tė Tiranės. Drejtori i atėhershėm i gjimnazit z. Beniamin Dashi, pėr arsye qė nuk u kuptuen, anuloi zgjedhjet e kėshillės. Edhe kėtė herė i nėnshkruemi akuzohet si komunist, megjithėse nuk ekziston asnjė dokument provues. Kur nė Gjimnazin e Tiranės u dogjėn regjistrat, drejtoria e atij Instituti, paraqet tė nėshkruemin si tė dyshimtė. Mė vonė me zbulimin e fajtorit, u pa qartė se njė nxanės qė ka pėrfundime tė pėlqyeshme nė mėsimet dhe sjellja e tė cillit aprovohet nga tė gjithė profesorat, nuk ka aspak nevojė tė humbi gjurmat e pėrfundimevet tė mundimit tė tij, tė shėnuem nė regjistrat e shkollės. I vetmi vit shkollor nė tė cilin nuk mė ėshtė drejtuem akuza si komunist, asht viti 1937-38". I pandehuni Qemal Stafa. Kėshtu shkruhet midis tė tjerash nė deklaratėn e Qemal Stafės qė mban datėn 21 gusht tė vitit 1938, tė cilėn ai e ka bėrė dhe firmosur me dorėn e tij pėrpara hetuesėve tė burgut tė Elbasanit, ku mbahej i izoluar duke u akuzuar si komunist. Po ēfarė shkruhet nė pjesėn tjetėr tė deklaratės sė bėrė nga Qemal Stafa, nga kush u akuzua ai si komunist dhe cilat janė shpjegimet e dhėna prej tij nė atė deklaratė se pėrse ai nuk ėshtė komunist dhe ku protestoi ai ndaj atyre akuzave qė i bėheshin duke e cilėsuar si komunist? Si u censurua ajo deklaratė e Qemalit gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, nė librin "Qemal Stafa" tė autorit N. J. duke u pėrdorur vetėm njė paragraf i saj i shkėputur nga konteksti i plotė qė ia ndėrronte tėrsisht kuptimin e saj.

    Falsifikimi nė librin "Qemal Stafa"

    Njė nga shkrimtarėt qė para viteve '90 u ngarkua pėr tė shkruar mbi jetėn e Heroit tė Pupullit Qemal Stafa, ka qenė N. J. i cili botoi librin "Qemal Stafa" (Jeta dhe lufta), qė ėshtė mė i ploti pėr jetėn e heroit tė famshėm me tė cilin ėshtė personifikuar dita e 5 majit qė simbolizon dėshmorėt e Shqipėrisė. Nė atė libėr i cili deri nė gushtin e vitit 1982 u ribotua tre herė, deklarata e Qemal Stafės e bėrė nė gushtin e vitit 1938 nė hetuesinė e Elbasanit, ku ai jep shpjegime tė hollėsishme se pse nuk ėshtė komunist e nė ēfarė rrethanash dhe kush ishin ata qė ia kishin bėrė ato akuza, ėshtė censuruar dhe ėshtė vėnė vetėm njė pjesė e vogėl e saj. Nė atė paragraf prej 11 rreshtash tė shkėputura nga fillimi i deklaratės, (fq. 42) nuk del dhe nuk kuptohet asgjė nga deklarata e plotė dhe ajo ėshtė ndėrprerė aty, sepse nė tė gjitha paragrafet e tjerė qė vijojnė mė pas e deri nė fund tė saj, nė ēdo rresht tė shkruar, Qemal Stafa jep shpjegimet e nevojshme se nga i kanė ardhur ato akuza qė e cilėsojnė si komunist dhe si ka protestuar ai kundėr tyre. Me tė drejtė mund tė thuhet se Qemal Stafa nė atė deklaratė tė dhėnė para hetuesve, (tė cilėn po e botojmė tė plotė nė kėtė shkrim) e ka mohuar qėnien e tij si komunist, nė mėnyrė qė tė lirohej nga burgu, siē ėshtė dhe e vėrteta qė ai u lirua mė pas. Si fillim, kjo ėshtė njė llogjikė mė se e pranueshme, mirpo po tė shohim mė pas se ēfarė ėshtė thėnė pėr Qemal Stafėn dhe ēfarė fjalėsh i janė atribuar atij, nxjerrim konkluzionin se ajo deklaratė e Qemal Stafės, ėshtė mė se e vėrtetė dhe nė atė kohė Qemali nuk ka qenė komunist dhe nuk ka pasur asnjė lidhje me idetė apo celulat komuniste tė asaj kohe qė vepronin nė Shqipėri. Pėr kėtė gjė po iu referohemi disa fakteve tė cilat tashmė janė tė njohura pėr kėdo, sepse ato janė thėnė dhe shkruar para viteve '90, duke pasur parasysh edhe librin e autorit N. J. i cili siē thamė mė lart ėshtė konsideruar si libri mė i plotė mbi jetėn e Qemal Stafės.

    A e pranoi Qemali akuzėn nė gjyq

    Ėshtė thėnė se nė gjyqin e 4 shkurtit tė vitit 1938 qė u zhvillua nė Bashkinė e Tiranės ku ishin tė pandehur 53 persona qė akuzoheshin si komunistė, Qemal Stafa deklaroi se ishte komunist dhe e pranoi tė gjithė akuzėn qė i bėhej. Ai deklarim i Qemalit, aty jepet vetėm me katėr rreshta ku thuhet: "Jam komunist i bindun dhe deklaroj se vetėm komunizmi do ta shpėtojė masėn e punėtorisė qė sot ndodhet e shtypun jam i sigurtė se ēfarė do qė tė ndodhė, ne komunistėt do ta shpėtojmė Shqipėrinė". (N. J. fq. 177) Kemi tė drejtė tė supozojmė dhe besojmė se ajo deklaratė ėshtė e sajuar dhe kjo pėr disa arsye: Sėpari, po tė ishte e vėrtetė deklarata e Qemalit, ajo do tė ishte botuar me faksimile dhe e plotė, e jo vetėm katėr rresha sa janė vėnė aty, ku nga pikat e vėna lihet tė kuptohet se ajo deklaratė ėshtė me e gjatė. Por edhe kėtij supozimi dhe arsyetimi mė se llogjik, autori i librit (N. J.) apo dhe tė gjithė ata qė janė marrė me pėrgatijen e botimin e librit nė fjalė, pėr ato fjalė qė i kanė vėnė nė gojėn e Qemal Stafės, janė kujdesur qė tė mos lėnė dyshime. Kėshtu nė fundin e fq 177 ku ėshtė dhėnė deklarata e Qemalit, ėshtė bėrė njė shėnim ku thuhet: "Fjala e Qemalit nuk ėshtė mbajtur e plotė dhe e saktė nė procesverbalin e seancės. Mė shumė pėr fjalėt qė ka thėnė Qemali nė gjyq marrim vesh nga pretenca e prokurorit. Duke qenė se ato nuk janė autentike, por tė interpretuara, nė kėtė ribotim jemi munduar qė, duke krahasuar tė dhėnat e kėtyre dokumenteve zyrtare edhe me ato ēka tregojnė shokėt e tij, tė ndėrtojmė pėrafėrsisht atė qė ka thėnė Qemali". Pra siē shihet nga ky shėnim i bėrė nė librin pėr Qemalin, del fare qartė se deklarata e tij ku ai pranon akuzėn se ėshtė komunist, nuk ėshtė marrė nga procesverbali, pasi ai nuk ėshtė mbajtur, por nga pretenca e prokurorit dhe ajo ėshtė formuluar nga dėshmitarė tė ndryshėm, siē thuhet aty: shokė tė Qemalit. Nisur nga kjo kemi tė drejtė tė besojmė se fjalėt e vėna nė gojėn e Qemalit, nuk janė tė vėrteta dhe janė tė fallsifikuara, pėr arsye qė tashmė dihen shumė mirė dhe nuk ėshtė nevoja t'i pėrsėrisim. Po tė shikohen dokumentet arkivore tė gjyqeve tė asaj kohe, apo dhe mė pas nė periudhėn e pushtimit tė vėndit, nuk mund tė gjesh nė asnjė prej tyre, qė fjalėt e njė tė pandehuri, qoftė dhe mė ordiner, tė mos jenė shkruar dhe pasqyruar tė plota nga sekretaria e gjyqit. Aq mė keq, kjo gjė bėhet e pabesueshme tė mos jetė bėrė pėr rastin e Qemal Stafės, nė qoftė se ai me tė vėrtetė e ka pranuar akuzėn qė ka qenė komunist, kur dihet shumė mirė se ai gjyq u bė me bujė tė madhe. Si mund tė besojmė qė Qemal Stafa ta ketė pranuar akuzėn qė ka qenė komunist dhe ajo gjė tė mos mbahej shėnim nga ana e trupit gjykues, kur i gjithė ai gjyq i bujshėm me 53 tė pandehur nėn akuzė, bėhej pikėrisht pėr atė gjė, qė t'i demaskonte ata duke i quajtur komunistė. Pra nga sa thamė mė sipėr, kemi tė drejtė tė besojmė se tė gjitha ato qė janė thėnė pėr Qemal Stafėn (nė rastin konkret) nuk janė gjė tjetėr veēse fallsifikime tė bėra pėr qėllime tė caktuara propagandistike, ashtu siē bėhej rėndom nga propaganda e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, me tė cilat mbushej "Historia" e Shqipėrisė.


    (Vijon pergjgja)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 20-03-2004 mė 13:38

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Vijon nga materiali i kaluar


    Deklarata e Qemal Stafės nė hetuesi:
    "Pėrse unė nuk jam komunist"


    Deklaratė.
    Elbasan 21.VII.1938. I nėshkruemi Qemal Stafa, maturant i Gjimnazit shtetnuer tė Tiranės, pėrshkuej si vijon, rrjedhimin e emnit komunist me tė cilin mė cillėsojnė informatat zyrtare. I lindun nė Elbasan nė 1920 jam rritun nė Shkodėr ku kam vazhdue studimet nė kolegjėn e etėnve Jezuitė pėr 8 (tetė) vjet. Nė kohėn e shtetėzimit tė arsimit botor, u regjistrova nė gjimnazin shtetėnor tė Shkodrės. I shikuem me sy tė mirė nga profesorat, dhe tue pasun gjithėhere pėrfundime tė pėlqyeshme, vazhdova rregullisht mėsimet nė atė institut qė nga mbarimi i klasės sė III (tretė) gjer nė mbarimin e klasit tė gjashtė, d.m.th. gjer nė fund tė vitit shkollor 1935-36. Gjatė kėsaj periudhe tė fundit disa incidente tė jetės shkollore shkakėtojnė qė tė cillėsohem si komunist. Incidentet janė kėto: Nė vitin shkollor 1934-35, Ministrija e Arsimit na ēon si professor tė gjuhės shqipe, prof. Skėnder Luarasin, i cili kėshillon disa nxėnės qė tė hjekin festėn e zezė, mbasi kjo ishte njė shenjė e shpirtit oriental, dhe ta zėvėndėsojnė me kapelė, shenjė qė diftonte se afroheshim nė botėn oksidentale. I nėshkruemi qe njė nga ata qė e pėrkrahėn kėt mejtim dhe qė u munduem tė vehej nė zbatim pėr tė gjithė Gjimnazin e Shkodrės. Por kjo frymė pėrparim-dashėse, nuk u pėlqente rretheve prapanike tė qytetit tė Shkodrės. Prandaj njė kundėr-lėvizje reakcionare fillon tė shėnohet nė disa rrethe studenteske, tė frymėzueme nga kleri katolik. Njė valė ēpifjesh dhe kėrcėnimesh tė ēdo lloji, u drejtohen atyre djelvet qė pėrkrahin zėvėndėsimin e festes me kapelė. Nė fillim na quajtėn afetarė. Mė vonė atheista. Nė fund filluan tė na paraqesin pėrpara opinionit publik si komunista. Njėkohėsisht Drejtorisė sė Gjimnazit shtetėnor tė Shkodrės, i shkojnė nė vesh kėto zane, nga organet informonjėse tė varuna prej saj. Prandaj zoti Anton Deda, drejtor i Gjimnazit e thėrret tė nėnshkruemin (Qemal Stafėn, shėnim i im, D.K.) nė zyrėn e tij dhe e kėshillon tė largohet nga prof. Skėnder Luarasi, i cili akuzohej pėr mejtime komuniste. I nėshkruemi i pėrgjigjet se nuk kam asnjė mardhėnie jashtėshkollore me profesorin e lartė-pėrmėndur. Nė vitin shkollor 1935-36 u regjistrova nė klasėn e VI (gjashtė) tė gjimnazit tė Shkodrės. Dukej se viti shkollor do tė mbyllej pa asnjė incident. Por kjo ishte e vėrtetė vetėm nė dukėje. Disa njerėz tė shtuem nga njė ambicje personale vazhdojshin akuzat e tyne pranė drejtorisė sė Gjimnazit dhe pranė institutesh tė tjera. Ēėshtja merr pėrpjestime tė mėdha gjer sa zgjon interesimin e Ministrisė kompetente e cila pyet nė mėnyrė rezervate Drejtorinė e Gjimnazit. Drejtori pėrgjigjet tuj akuzue tė nėnshkruemin si komunist. I nėnshkruemi porsa merr vesht kėtė veprim, paraqitet nė Drejtori pėr me e kundėrshtue kėtė gjest dhe merr sigurinė nga titullari se raporti i dėrguem nė Ministri ishte nė favor t'im. Atėhere isha 16 (gjashtėmbėdhjetė) vjetėsh. Nė korrikun e vitit 1936, bashkė me familjen time shkova me banim nė Tiranė. Nė fillim tė vitit shkollor 1936-37 u regjistrova nė Gjimnazin Shtetėnor tė Tiranės. Zoti Anton Deda tue mos harru mėninė personale kundrejt njė djaloēi gjashtėmbėdhjet vjeēar, dėrgon njė shkresė Drejtorisė sė Gjimnazit tė Tiranės tue mė cillėsuem si komunist, pa pasė asnjė dokument provues. Nė vitin 1936-37 i nėshkruemi zgjidhet drejtor i degės letrare nė shoqninė "Fryma e Re" tė studentave tė gjimnazit tė Tiranės. Drejtori i atėhershėm i gjimnazit z. Beniamin Dashi, pėr arsye qė nuk u kuptuen, anuloi zgjedhjet e kėshillės. Edhe kėtė herė i nėnshkruemi akuzohet si komunist, megjithėse nuk ekziston asnjė dokument provues. Kur nė Gjimnazin e Tiranės u dogjėn regjistrat, drejtoria e atij Instituti, paraqet tė nėshkruemin si tė dyshimtė. Mė vonė me zbulimin e fajtorit, u pa qartė se njė nxanės qė ka pėrfundime tė pėlqyeshme nė mėsimet dhe sjellja e tė cillit aprovohet nga tė gjithė profesorat, nuk ka aspak nevojė tė humbi gjurmat e pėrfundimevet tė mundimit tė tij, tė shėnuem nė regjistrat e shkollės. I vetmi vit shkollor nė tė cilin nuk mė ėshtė drejtuem akuza si komunist, asht viti 1937-38.

    I pandehuni Qemal Stafa (firma)




    Thirja ime do te ishte
    Le te ecim te gjithe ne hapat e trimit Qemal Stafa.
    Me poshte nje fotografi e tij.




    P.S Veshtrusja, kerkoj ndjese per shmangje sadopak nga tema.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 20-03-2004 mė 13:49

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Postuar me pare nga Brari:
    Dalim ne Teme..

    Analiza e Merlikes eshte interesante por aty nuk kuptohet cka eshte fjal e cituar nga Ramizi e cka eshte koment i Merlikes..
    Kjo ka rendesi kur bejme analiza..

    Duhen vene qarte ne nje shkrim..ajo cka eshte e thene nga Hasani e ajo cka eshte e thene nga Hyseni..
    Se pari do te kisha deshire tju pyesja:

    Cfare e ben analizen e Merlikes interesante per ju?

    Sa i perket cfare eshte then nga Hasani dhe cfare eshte then nga Hyseni, mendoj se dallimet jane me se te qarta:

    Ramiz Alia gjithmon ka profesuar te njejten gje: qe pushteti do te mbetet i tyre. Pyetja ngelet: A eshte pushteti akoma y tyre? Per mua, po.

    Eugjen Merlika po tregon (pavaresisht nese eshte koincidence apo dicka e kalkuluar nga Ramizi) se sot ne realitet po udheheqin vete komunistet. Personalisht, mendoj se ka shume te drejte.

    ---E ku eshte ne demokraci Shqiperia sot? Vetem se mund te detyrohen (apo jane te lire) intelektualet te dalin jashte shteti, qe ne realitet me teper e demton Shqiperin se sa e ndihmon?
    ---Ku eshte ne gjendjen e duhur ekonomike qe rezulton nga demokracia? Pa uje ne vitin 2004?
    ---Ku e ka ligjin demokratik ku cdo pjese e pushtetit duhet te kete nje fare kontrolli mbi njera tjetren ne vend qe mos te arri vetem nje njeri te jete i plotfuqishem ashtu si z. Nano?
    ---Ku i kane pronat e tyre njerezia? Kush i ka pronat? Hajdutet? Kush jane hajdutet?

    K’to jane vetem disa pike qe permend edhe Z. Merlika ne vend qe te tregoj se sot Shqiperia nuk eshte ne demokraci per deri sa po drejtohet nga kulesherit e komunisteve duke perfshire Nanon dhe Berishen bashke. Por Berisha i ka thirrur mendjes pasi u ben mashtrime edhe ndaj tij, prandaj mund te them se Berisha eshte me e pakta e se keqes (megjithate as Berishen nuk dua ta mbroj pavaresisht se smund ta ve kurre ne rangun e Nanos).

    Brari, mendoj qe se cili nga ne duhet te mendohemi mire se cfare do te thot te jetosh ne Demokraci te Vertete. Dhe mbasi ta kemi menduar kete mire, vetem atehere mund te lufetojm per nje demokraci te tille duke filluar nga heqja e komunisteve qe vazhdojn te kene fuqine dhe me pas duke sjell mbrapsh ata njerez qe kan emigruar per nje jete me te mire. Fjalet e Z. Merlika me bejn mua personalisht ti mendoj te tera keto gjera (dhe ndoshta me shume), shpresoj te kete te njejten influence mbi lexuesit e tjere.

    Gjithe te mirat.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ju lutem mos dilni prej temes. Per Stafen, Hazbiun, Ballukun etj. e luften brenda "llojit" mund te hapen tema tjera.

    Frazat e Alise prej komentit te Merlikes dallohen qarte prej perdorimit te thojzave.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ky shkrim nuk ka te beje me bindjet e mia personale por thjesht nje informacion qe mund tiu duhet une epashe live emisionin dhe mu duk shume interesant.

    Liljana Hoxha, gruaja e Sokolit, djalit tė vogėl tė Enver Hoxhės, rrėfen pėr emisionin “Zonė e Lirė” tė Arjan Ēanit, kontradiktat e saj me vjehrrėn
    “Kombinacionet e Nexhmije Hoxhės dhe Ramiz Alisė pėr tė mė eleminuar”
    vijon nga numri i kaluar <2.htm>



    Liljana Hoxha, bashkėshortja e djalit tė vogėl tė Enver Hoxhės, Sokolit, ka kthyer nė skenė debatin e saj me vjehrrėn Nexhmijen. Nė njė intervistė tė gjatė tė dhėnė pėr televizionin Arbėria, emisionin “Zonė e Lirė” tė gazetarit tė mirėnjohur Arjan Ēani, ajo tregoi tė gjitha tė fshehtat e familjes Hoxha. Gazeta “Panorama” merr pėrsipėr ta botojė tė plotė intervistėn e Liljanės, 53-vjeēarjes qė pėr herė tė parė flet hapur pėr mosmarrėveshjet e saj me Nexhmije Hoxhėn. Ajo shpjegoi se me njohjen e Sokol Hoxhės, djalit tė Enverit, nisin dhe vėshtirėsitė.
    Ajo do ta kishte tė vėshtirė jetesėn me njė rreth shoqėror qė nuk i pėrkiste atij tė sajit. Liljana nuk harroi tė pėrmendte edhe ndėrhyrjet e vazhdueshme nė jetėn e saj nga Nexhmija, e cila sipas saj, nuk e ka pranuar asnjėherė atė si nusen e djalit. Ajo mendon se mosmarrėveshjet janė thelluar pasi kjo nuse u prishi planin qė kishte familja, pa dijeninė e Enverit, ta martonte Sokolin me njė mbesė tė Vito Kapos. Ardhja e nuses tjetėr tė familjes Hoxha, Teutės, mbesės sė Ramiz Alisė, do t“i shtonte vėshtirėsitė e bashkėjetesės sė saj me atė familje. Kėtė herė Liljana, gruaja shpjegon se si nuk e lejuan tė ikte nga blloku vetėm pas rreth katėr vjetėsh martesė, se prishej plani i familjes. Si Enveri nuk dinte gjė pėr ato qė ndodhnin nė familje dhe hipokrizia e tė tjerėve nė prezencė tė tij me Liljanėn. Kur e realizoi largimin prej andej dhe pėrse Nexhmija, tashmė kishte ndryshuar mendje, pra ajo s“ishte dakord. Kombinacionet e Nexhmijes dhe Ramizit pėr ta eleminuar. Emigrimi nė Kanada dhe ku mbėshtetet gruaja e djalit tė Enverit pėr ta deklaruar njė gjė tė tillė. Si e quajtėn tė ēmendur dhe e kuruan me ilaēe vetėm pse donte Nexhmija. Cili ėshtė mendimi i saj pėr Ramiz Alinė dhe ku gaboi ky i fundit nė ndėrrimin e sistemeve. Ēfarė tha nė fund tė emisionit Liljana dhe pėrse e falėnderon bashkėshortin, i cili edhe pse i kishte mundėsitė ta linte “nė baltė” i qėndroi nė krah dhe i kaluan sė bashku tė gjitha vėshtirėsitė. Pėr mė tepėr lexoni nė vijim pjesėn e dytė tė intervistės sė Liljana Hoxhės.
    Nga viti 1990 deri tani, ju nuk keni pasur mundėsi qė tė punoni dhe jeni pėrballur edhe me vėshtirėsi ekonomike qė ju janė dashur t’i pėrballoni. Madje, u larguat nga blloku dhe shkuat nė shtėpinė e prindėrve tė tu....
    Pasi dhashė dorėheqjen si nėndrejtoreshė e ATSH i them familjes se ne duhet tė iknim sa mė parė qė tė gjithė
    Nexhmija u gėzua pėr kėtė?
    Nė atė kohė jo. Unė duhet tė rrija se prishja planin e familjes. Nexhmija ka dashur tė ikja mė pėrpara dhe nuk u realizua se nuk mė ka lėnė Sokoli. Kjo ka ndodhur herėt, madje dy tri vjet pas martesės. Mė kujtohet se pėr kėtė, Nexhmija jo vetėm qė ishte dakord, por ajo madje ma propozon kokė mė kokė largimin, gjė qė nuk do ta bėnte kurrė nė sy tė Enver Hoxhės dhe unė kisha dėshirė ta bėja kėtė gjė, por nuk pranoi Sokoli qė tė largoheshim nga babai i tij, i cili ishte i lidhur shumė me tė gjithė fėmijėt, dhe tė mitė, por sidomos me Valbonėn. Enveri nuk jetonte dot pa e pasur herė pas here Valbonėn, vajzėn time, pranė.
    Si mendoni tani pas kaq vitesh pėr atė qė ndodhi brenda Nexhmijes. A mund tė mė thoni se pse vjehrra juaj nuk ju ka pranuar asnjėherė, pra qė kurrė u njohėt me Sokolin?
    Jo, nuk dua tė bėj komente. Kam thėnė se komente nuk do tė desha tė bėj asnjėherė. Nuk do ta bėja kėtė as kur tė flisja shtruar shtruar, as pas vdekjes siē e kisha menduar. Dua tė flas pėr ato ē’ka di. Komentet do t’u a lė tė tjerėve. Kjo pėr arsye se nuk dua tė jem zėdhėnėse e mendimit tim. Unė jam zėdhėnėse e dėshmisė sime, dhe kjo dėshmi ėshtė si e tė gjithė tė tjerėve qė dinė tė japin pėr pjesėn e tyre. Dėshmia ime ėshtė vetėm mė brenda dhe nė njė funksion tjetėr qė jam sa e brendshme dhe e jashtme. E jashtme jam vetėm pėr pėrmbajtjen time natyrale. Mendoja se nė shtėpinė e Enver Hoxhės nuk do tė gjeja ambientin ku jam rritur, ambientin e dlirė tė virtytshėm. Nė kėtė familje ku shkova kishte dy ambjente, siē jam rritur, vetėm nė sy tė Enverit, dhe pas krahėve tė tij, gjendesha nė njė ambjent tjetėr qė tė merrte frymėn.

    Ndihesh e terrorizuar psikologjikisht?


    Arrij tė ndjehem edhe e terrorizuar se kėshtu rrodhėn ngjarjet. Unė nuk dua tė them asnjė gjė konkrete dhe s’dua tė them bile, vetėm se gradualisht kuptova se ēdo gjė qė ndodhte, bėhej me dijeninė e Nexhmije Hoxhės. Kjo ėshtė dėshmi dhe jo interpretim. As mos ma kėrkoni njė gjė tė tillė.
    A arritėt ta kėrkonit nė atė kohė ndihmėn konkrete tė Enverit?
    Jo, absolutisht jo. Dhe po tė kisha nevojė nuk do ta bėja njė gjė tė tillė. E kisha tė ndaluar kėtė, pasi nuk duhej t’i hapja problem dhe nuk mund ta rrėzoja unė vetė atė, kur e shikoja si sytė e ballit shėndetin e tij. Nė vitin 1986, i kam thėnė Nexhmije Hoxhės, se pse s’mė la tė flisja me Enverin, i cili sė fundi vdiq qė vdiq. I pėrmenda se ajo e kishte fajin pėr gjithēka, se u binda qė ajo e kishte fajin dhe se pas vdekjes sė Enverit gjendja u bė traumatike, u bė e pajetueshme, revanshiste. Ato qė ēfarė kam me Nexhmijen, Teutėn janė vetėm alibitė e tyre se unė nuk kam asgjė me to.


    Ēfarė kanė ato me ty?

    Pyetjet e tė tjerėve, aluzionet e tyre, bėhen pėr ta banalizuar kėtė. Unė nuk kam asgjė dhe kėsaj pyetje do t“i pėrgjigjem patjetėr, por mendoj se nuk ka kėtu problem nė raport me Nexhmijen, apo me Teutėn, kėtu ishte raporti me gjithė familjen, njė gjė e organizuar, njė gjė komplet e kundėrt me jetėn.
    A mendoni Liljana se ndoshta ekzagjeroni edhe vetė ju kur u riktheheni kėtyre problemeve?
    E di, e i kam menduar tė gjitha kėto. Pėr ekzagjerimet, them se kėshtu ky problem duket sot. E di qė mund tė jem edhe subjekive, apo e ēmendur, do tė flas ndaj dhe pranoj qė jam edhe e ēmendur. Konsiderohem kėshtu nga Nexhmija, Ramiz Alia, Isuf Kalo, edhe nga pasuesit e tyre, apo mediat, qė mbrojnė interesat e tyre. Kėshtu, qė unė jo vetėm ekzagjeroj, por pranoj tė jem dhe e ēmendur, s’ka gjė. Puna ėshtė se duhen parė nė janė tė vėrteta kėto qė them apo jo. Qė jam e ēmendur s’ka problem unė bashkėjetoj shumė mirė me idenė qė jam e ēmendur, se fakti qė jam e ēmendur ma lehtėson jetėn, mė lehtėson ndjenjėn e pėrgjegjėsisė qė kam, pėr tė gjithė aksionet e mia, individualė pėr veten time dhe pėrgjegjėsinė qė kam ndaj shoqėrisė. Them se unė jam pėrgjegjėse ndaj shoqėrisė, pėr faktin qė jam kristjane dhe pėr atė qė kam qenė komuniste e ndershme. Unė nuk e di se sa komuniste kam qenė. Kam menduar se tė gjithė e duam komunizmin dhe nuk e dija qė nuk e donin atė tė tjerėt. Nuk e dija qė ata qė i kėndonin nuk e donin dhe ishin farsė, nuk e dija por e kam kuptuar vonė kėtė.
    Ē’lidhje ka kjo qė sapo thatė me Nexhmijen?
    Nė marrėdhėniet me Nexhmijen, kjo ka tė bėjė me atė qė Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, nuk ishin komunistė siē ishin babai im, nėna ime, unė qė sado e re dhe tolerate qė isha e besoja, as sa Enver Hoxha dhe komunistėt e thjeshtė shqiptarė.

    Ramizi dhe Nexhmija thatė apo jo?

    Ramizi, Nexhmija dhe kushdo tjetėr qė ėshtė pas tyre.
    Pėrmendėt edhe Isuf Kalon…
    Natyrisht edhe ai ėshtė vegėl e tė tjerėve. Do tė pėrmendim edhe mė gjatė bisedės
    Ata ju kanė akuzuar pėr tė ēmendur. Pėrse ndodhte kjo. Ēfarė rreziku pėrbėje ti pėr ata qė tė akuzonin?
    Rreziku ka tė bėjė me atė, qė unė ju kam prishur aleanca. Ashtu siē u martuan Iliri nė vend tė vajzės sė Ramiz Alisė tė cilėn ai frekuentonte apo edhe dilnin, se unė atė kam gjetur kur kam vajtur pėr herė tė parė te Sokoli. Unė kam njohur Ilirin me Zanėn, kur kam shkuar pėr herė tė parė nė atė shtėpi. Unė nga jashtė u ambjentova me atė lidhje dhe kisha respekt pėr atė vajzė se ėshtė vajzė e menēur. Nuk ndodhi ashtu, pra papritur Iliri fejohet me Teutėn. Pra, Ramizi nuk i dha dot vajzėn Ilirit, pra djalit tė Enverit, se nuk ishin tė udhės qė tė martoheshin fėmijėt e anėtarėve tė Byrosė, pikėrisht pėr tė evituar ndonjė komplikim mė vonė, por i dha mbesėn. Normal, ishte vajzė e bukur, qoftė i lumtur Iliri dhe kaq.
    Pėr ju Teuta ishte thjesht njė vajzė e bukur, nuk kishte ndonjė gjė tjetėr qė ta meritonte Iliri?
    Pėr mua Teuta ishte thjesht njė vajzė e bukur. Fillimisht ishte njė vajzė e urtė. Dukej e urtė.
    Pse mė pas ē’ndodhi?
    Nuk mund tė futem nė kėto gjėra, po dua tė them vetėm kėtė. Pėr raportet familje, Teuta them se o ėshtė mė e zgjuar familja, o ėshtė mė e humbur ajo. Unė kėtė nuk e di, por familja u fsheh mbrapa meskinitetit tė saj, qė ishte mė e paskrupullt nė egoizmat, sulmet, cinizmat, xhelozitė, nė njė obsesion qė kishin ndaj meje si flisja, si qeshja, ku isha, si reagoja, si haja e tė tjera e tė tjera.
    Mendoni se problemi ka ekzistuar vetėm e vetėm se Teuta ishte mbesa e Ramizit, ndėrsa ju erdhėt nga jashtė bllokut?
    Jo vetėm kjo, por i prisha dhe njė lidhje tjetėr Nexhmije Hoxhės, e them pėr tė, pasi Enver Hoxha nuk e ka pasur idenė pėr kėtė gjė, qė Sokoli tė martohej me njė mbesė tė Vito Kapos.
    Bashkėshorti juaj aktual do tė kishte dikė tjetėr nė vendin tėnd…
    Bashkėshorti im mė zgjodhi mua, por nėse nuk do tė ndodhte kjo, do tė kishte njė mbesė tė Vito Kapos sot pėr grua dhe familja do tė ishte rahat. Kėshtu, mendoj se mė tė vėrtetė iu kam bėrė shumė keq. Kjo ėshtė arsye principiale.
    Ju sapo deklaruat se nėse nuk do tė ishit ju, bashkėshorti juaj do tė ishte tashmė me njė mbesė tė Vito Kapos, gjė qė nuk ndodhi…
    Nuk ndodhi se dashuroi fatkeqėsisht njė si unė, fatkeqėsisht them pėr familjen.
    Pėrse e thoni pėr familjen?
    E them pėr familjen e tij. Pra, mori njė vajzė tė papėrshtatshme dhe pėr mė tepėr pastaj nga karakteri, pasi tek e njohėn ishte gjithnjė e mė e rrezikshme. Prandaj, duhet tė fillonte edhe mjekimi.
    Aty nga viti 1977, pra vetėm pas pak viteve jetesė nė bllok ju filloni tė merrni njė mjekim….
    E them qė ky ishte njė mjekim krejtėsisht aksidental. Sot ėshtė shumė e vėshtirė t’i shpjegosh gjėrat sipas logjikės sė njerėzve, tė cilėt janė kaq tė lirė, e kaq shumė e shijojnė atė qetėsinė e tyre sa nuk duan t’ia dinė pėr atė se ēfarė thonė tė tjerėt, apo ndodh rrotull tyre, sa unė e kuptoj se jam krej e sfazuar, me logjikėn e sotme. Me logjikėn e atėhershme dhe me logjikėn e njerėzve si unė, them pėr njerėzit nė familje, do t’u lutesha tė gjithė atyre qė mė dėgjojnė tė ndiejnė siē jam ndier unė dhe jo tė mė japin tė drejtė apo diēka tjetėr. Mjekimi im filloi nė kohėn kur unė nuk pranova se ndihesha e palumtur, kėtė e thotė edhe Pol Miljez, mik i Enver Hoxhės se karaktere si unė nuk mund tė jetonin nėn ēatinė e asaj familjeje. Unė kėtė gjė nuk e pranoja dot, pasi nuk mund tė ballafaqohesha me idenė qė isha e palumtur, pra e fsheha kėtė fakt dhe thashė s’ka se si. Nejse, ato janė mėnyrat e Isuf Kalos, tė cilit i besoja shumė nė atė kohė dhe marrim njė mjekim pėrkohėsisht sa pėr tė thėnė se filloi mjekim Liljana nuk vajti kot dhe ka diēka tė vogėl, qė ėshtė e lodhur e pagjumė….
    Nė fakt nuk ju vendosėn ndonjė diagnozė konkrete…
    Absolutisht jo. Kam vajtur te mjeku qė duhet tė mė mjekonte dhe pyeti qė mė pyeti nėse kisha dėshirė tė vrisja veten. Unė kam shqyer sytė nga habia nė kėtė moment dhe njėkohėsisht nga dhunimi qė mė bėri, pra mė fyeu.
    Kėtė e tha Miljezi?
    Jo, jo. Mjeku francez. Miljezi tha se nuk isha e sėmurė, por kisha nevojė tė ndėrroja ambient. Nė vizitė mė shpuri Isuf Kalo me Nexhmijen, e cila mė tha se duhet t’i pija barnat qė ai mė dha, pėr tė mos hapur probleme. Pasi i kisha pirė njė muaj ilaēet nisa tė thosha se pėr ēfarė po i pija ato dhe pėrse duhet t’i pija. Pirja e ilaēeve ishte njė gjė e detyruar, unė ju besoja atėherė. Nė kėtė kohė e falėnderoj edhe Sokolin pėr ndihmėn qė mė ka dhėnė dhe nė rastin konkret kur mė thoshte se duhet t’i pija barnat se nuk mė ndiqte dot, ngaqė unė isha shumė reaktive, vigjilente dhe shumė e devotshme. Reaktive isha pėr tė thėnė se kjo gjė nuk ishte kėshtu apo ashtu dhe pėrse kėto nuk i di Enver Hoxha. E kėshtu vazhdon kjo histori. Vetė mjekimi ishte njė privilegj mė vete pėr bllokun, pėr tė cilin ėshtė folur shumė, por nė tė vėrtetė ai ėshtė realizuar nė mėnyrė krejt jo profesionale dhe siē e mora vesh mė vonė, pas viteve 90-tė, kur mė thanė se ē“duhet tė bėja me shėndetin tim.

    Nė vitin 2000 ju keni shkuar nė Kanada apo jo?


    Nė Kanada shkova pėr tjetėr gjė. Shkova atje, pasi na thanė se ndiqesha nga UDB-ja qė kėrkonte tė mė viste. Informacionin na e dhanė persona me shumė kredibilitet. Na thanė dhe pėr shumė atentate tė cilėt na kishin ndodhur dhe nė Bullgari gjatė vitit tė ri, ku na shoqėronte njė shoqja ime shumė e afėrt. Kam shumė historira tė tilla, tė cilat nuk mund tė thuhen kėtu. Ata na thanė edhe disa gjėra qė lidheshin me incidente qė na kishin ndodhur dhe pas verifikimit, ku rezultoi se ishte kėshtu, vendosėm tė shkonim nė Kanada. Mė pas po kėta na njoftuan edhe pėr ato qė na kishin ndodhur nė Kanada.

    Mos ishte njė kurth Kanadaja?

    Them se po. Pasi mė kanė bėrė kėrcėnime dhe atentat kėtu nė Shqipėri, pas botimit tė shkrimit nė njė revistė me titull “Mjekėt e vdiqėn Enverin”, qė kjo nuk qe deklarata ime, por e drejtuesit tė revistės, Kanadaja ishte njė kurth. Unė atėherė thashė se po shkoja atje, pėr tė shpėtuar jetėn dhe ndėrkaq po bėj dhe dokumentat dhe tė ēlirohem tė iki njėherė e pėrgjithnjė nga problemet. Atje, kuptova se kėta qė mė kishin informuar pėr gjithēka dhe mė kishin bindur qė tė shkoja atje pėr tė mė vrarė, turpėruar, thashethemet kishin dalė. Atje, kisha lloj lloj provokimesh, e pervesitetesh, bile donin dhe tė mė martonin, por nuk ia arritėn tė mė poshtėronin. Filluan tė thoshin se unė atje jetoja vetėm, ndėrkohė u isha futur dhe procedurave tė bashkimit familjar, qė tė vinte dhe im shoq Sokoli, por siē e pashė dhe mėsova mė ishin bllokuar procedurat. Kur e kuptova, u largova nga vendi ku banoja dhe u vendosa nė njė zonė frankofone, ku e kontrolloja vetė procesin e dokumentacionit. Bindem se vajtja nė Kanada jo vetėm ishte kurth nga kėta persona, por ishte qėllimi qė tė mbetesha nė Kanada, nga biseda qė kam bėrė me Nexhmije Hoxhėn, braktisa gjithēka dhe jam kthyer e bindur se kuptova se isha treguar naļve dhe se mė kishin dėrguar nė Kanada. Te kėta njerėz qė kam ndenjur qė unė u besoja dhe i dija miq, nė dhomėn e gjumit ku flija do tė shikoja fotografinė e zonjės sė shtėpisė me Nexhmije Hoxhėn. Ika nga kėta, pasi u binda pėr rolin e tyre. Mė vonė kur vazhdojnė presionet e forma atentatesh pėr tė mė trembur, nė Tiranė vazhdonin tė punonin vazhdimit, duke i thėnė Sokolit se kisha vdekur e tė tjera gjėra. Nė kėtė kohė vajza ishte shtatzėnė dhe kisha vendosur qė do t’i shkoja deri nė fund asaj qė kisha nisur. Kisha vėshtirėsi tė mėdha nė atė kohė aq sa e quaja veten tė aziluar. Mė nė fund i kėrkoj ndihmė hapur Nexhmije Hoxhės, duke i thėnė se ato qė po mė ndodhnin mua mė vijnė nga Ramiz Alia, iu luta qė edhe po qe se nuk ndiente gjė pėr mua, tė kujdesej pėr Sokolin dhe vajzėn time, pra mbesėn e saj, pasi ata po pėsonin tė njėjtin presion paralel me mua. Pėrgjigja e saj mė dha tė kuptoj se nė Kanada isha e dėrguar prej tyre dhe qėllimi ishte qė tė mbetesha atje. Pra tė isha sa mė larg, pasi ata i jepnin kohė vetes qė diēka tė mė ndodhte. Tė gjitha kurthet mė janė bėrė nė Kandada dhe vetėm drogė nuk arritėn tė mė futnin.

    Ju thoni gjithė kėto gjėra tė rėnda nė ngarkim tė personave.A keni menduar ndonjėherė tė bėni denoncim?


    E kam menduar ta bėj njė gjė tė tillė. Po mė mundonte fakti se ku do ta bėja, te njerėzit e Ramiz Alisė.
    Jo them ta bėnit kėtė nė prokurori…
    Denoncim pėr mua ka qenė ajo qė kam bėrė duke shkruar gradualisht ku kam kėrkuar tė marr pėrgjigje publike nga Nexhmija dhe Ramizi por kam gjetur ēensurėn dhe logjikat absurde tė Fatos Lubonjės e kompani. Prandaj, unė nuk kam pėrse tė bėj denoncim te Ramiz Alia, pasi mendoj se ky pushtet ėshtė i Ramiz Alisė. Ai ėshtė nė prag tė vdekjes thotė dikush, apo ėshtė nė pleqėri tė thellė apo kėshtu e ashtu, i kam pėsuar tė gjithė presionet aq sa Nexhmije Hoxha kur i kam thėnė se nuk isha vetėm ,ajo mė ėshtė pėrgjigjur se do tė ma tregonte mirė fisin. Nė tė vėrtetė unė nuk kisha babė e nėnė, apo vėlla se mė kishin vdekur, por nuk isha vetėm. Kėtu te vėllai do tė them njė gjė shumė interesante. Ai ishte i vetmi njeri qė mė kuptonte se ēfarė ndieja dhe ka qenė nga tė vetmit njerėz tė familjes kundėr asaj qė ndodhte me mua nė strehėn Hoxha dhe kundėr Ramiz Alisė. Dhe unė e survejuar dhe me dosje siē isha pas vdekjes sė Enverit nė vitin 1985, kam folur mė shpesh me tim vėlla. Por ajo qė ndodhi me tė ishte e dhimbshme, pasi sėmuret dhe pa qenė asnjėherė i tillė mė parė, vdiq.


    Cili ėshtė mendimi juaj pėr Ramiz Alinė?


    Ramiz Alia ėshtė pėrjetėsisht bashkėpunėtor i Enver Hoxhės, suksesori i tij, e tė tjera me radhė. Ėshtė ai, qė duhet tė bėnte demokracinė. Ėshtė ai, qė thoshin se ishte Gorbaēovi i Shqipėrisė, por nuk ėshtė ashtu, pasi ky i fundit e solli shumė butė dhe me mendim shumė logjik, meqė sistemi socialist dėshtoi ekonomikisht duhej tė dėshtonte edhe politikisht. Atėherė fillonin tw nisnin reformat ekonomike graduale, pėr tė kaluar nė ekonominė e tregut, natyrisht nėn kontrollin e nomeklaturės komuniste qė tė ishte mė e lehtė dhe pa pasoja. Duhet ta bėnte Ramiz Alia kėtė,por nuk e bėri. Pas vdekjes sė Enverit, Enver Hoxhės,se nuk mė pėlqen tė flas kėshtu, ishte gjėja mė normale qė mund tė bėnte Ramizi, por nuk e bėri. Ai bėri vetėm lodra ndryshimesh, liberalizimesh dhe nga ana tjetėr e sabotoi edhe mė keq ekononimė e Shqipėrisė dhe trashgiminė ekonomike qė kishte lėnė Enver Hoxha. Ramiza Alia preu rrugėn e Shtrausit. Kėtė e them pasi Enver Hoxha kur mbeti vetėm, pra i izoluar, dha sinjalet pėr hapje ndaj perėndimit, siē thotė dhe Andreoti, dhe pėr liberalizim tė ortodoksisė komuniste lidhur me tė drejtat e individit. Enver Hoxha kishte thėnė qartė qė tė bėheshin edhe lėshime nė legjislacionin pėrkatės. Pėr mua nuk mund tė kishte sukses ēėshtja Shtraus, pėrderisa kishte kushtėzime tė tilla si vendosja e besimit fetar nė Shqipėri, por nuk mundej Ramiz Alia ta bėnte njė gjė tė tillė. Ramiz Alia ishte ai, qė hapi dyert e ambasadave qė tė ikin njerėzit nė eksod, dhe kur i shikon qė ikin gjithė kėta bij nėnash, qė tė dhimbseshin qė iknin nė atė mėnyrė, Ramiz Alia i quan ata armiq tė popullit. Ai hap kufijtė dhe vret njerėzit pabesisht, pra bėn genocid. Ramiz Alia ėshtė ai, qė solli pluralizmin, dhe mirė bėri qė e bėri kėtė, por nuk e bėri nė atė logjikėn qė thamė por ndryshe, duke e bėrė nė njė farė mėnyre mbrapsht, e bėri duke i ngritur kultin Enver Hoxhės, kur ai duhet tė asgjėsonte dashurinė e njerėzve pėr Enverin. Kjo ėshtė gjėja mė traumatike qė ka bėrė ai, pasi ka vrarė ndjenjėn shqiptare, pėr kėtė i kam thėnė edhe Nexhmije Hoxhės dhe mė ėshtė pėrgjigjur se nuk kishte se ē“mė duhej tė merresha me kėtė punė.


    Ēfarė do tė thoni sė fundi?

    Dua t“i them feleminderit shumė Sokolit, qė mė ka mbėshtetur nė tė gjitha ato qė kemi kaluar. Natyrisht qė ai edhe mund tė mė kishte lėnė nė baltė. Ai jo vetėm qė nuk e bėri kėtė, por mė tha se edhe sikur tė ishim ndarė me tentativat qė ka bėrė Nexhmije Hoxha, ai pėr ēka them unė, do tė dėshmonte siē dėshmon bashkė me mua. Dėshmon edhe pse ne jemi tė paralajmėruar nga Enver Hoxha pėrpara se ai tė vdiste edhe pėr rrezikun e jetės, edhe pse dyshimet qė ai ka pėr ndodhitė e fundit dhe nė lidhje me Ramiz Alinė.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet mashtrimi poetit Rudolf Marku
    Nga Shijaksi-London nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2012, 12:42
  2. Rrembimi i Beckham, mashtrimi i gazetarit
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-05-2008, 08:02
  3. The Great Global Warming Swindle - Mashtrimi i Madh me Ngrohjen e Motit
    Nga saimiri-uk nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 20:00
  4. Mashtrimi me Viktoria Bekam: "Rrėmbimi ishte plani im"
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-10-2005, 18:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •