Kuvendi hedh poshtė projektligjin e qeverisė, voton propozimin e PD pėr legalizimin e shtesave pa leje
Kuvendi, shpėrbėhet maxhoranca socialiste
Nė seancėn e djeshme parlamentare u diskutua pėr shtesat dhe legalizimet e ndėrtimeve pa leje. Gjatė kėsaj seance pati mendime tė ndryshme pėr mėnyrėn se si ishte formuluar projekt-ligji "Pėr legalizimin e shtesave nė ndėrtime". Opozita kishte mbėshtetur propozimin e shoqatės sė ndėrtuesve pėr tė legalizuar kėto ndėrtime me njė kosto tė ulėt, duke arritur deri nė katėr pėr qind. Kurse socialistėt kanė paraqitur njė projektligj ku legalizimet duhej tė bėheshin nė masėn 20 pėr qind pėr shtesat e banimeve dhe 50 pėr qind pėr dyqanet. Duke u shtuar atyre dhe tatimin mbi vlerėn e shtuar, atėherė ēmimi i legalizimeve rritej me 20 pėr qind.
Por nė fund gjatė votimit ėshtė vendosur qė tė miratohet propozimi i PD, edhe pse socialistėt kanė paraqitur njė tjetėr draft ku ēmimi i legalizimeve ishte njė e mesme mes tarifave tė paraqitura nga PD dhe tarifave tė qeverisė. Menjėherė pas votimit ka reaguar kreu i grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, i cili ka kėrkuar qė votimi tė pėrsėritet. Por edhe pse votimi ėshtė pėrsėritur, sėrish ėshtė votuar pro variantit tė paraqitur nga opozita. Deputeti demokrat Ritvan Bode ėshtė shprehur se normalizimi i situatės pėr legalizimin e shtesave pa leje tė bėra nė ndėrtesat me leje mund tė bėhet e mundur vetėm nėpėrmjet amnistisė. Sipas tij vendimi i marrė nė komisionet e pėrhershme parlamentare nė lidhje me gjobėn prej 20 pėr qind pėr shtesat pėr banim dhe 50 pėr qind pėr shtesat qė kanė tė bėjnė me biznesin, nuk ėshtė asgjė mė shumė e as mė pak se njė vendim politik. Ndėrkohė Bode ka shtuar se njė vendim i tillė ka patur pėr qėllim t'i thotė opozitės se pavarėsisht se ju zhvilloni takime me biznesin, jemi ne ata qė vendosim nivelin e gjobave. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ėshtė njė veprim i drejtė qė tė ndėshkohet vetėm biznesi nė kėtė drejtim pasi, sipas tij, pėrgjegjėsi kanė dhe strukturat e shtetit tė ngarkuara me kėtė detyrė. "Nė momentin qė kėto ndėrtime janė bėrė, strukturat e shtetit tė ngarkuara me kėtė detyrė, duhet tė kishin realizuar kontrollet e nevojshme dhe jo tė merrnin rryshfete," ėshtė shprehur Bode. Ndėrsa kryedemokrati Berisha ka kėrkuar qė tė merren masa ndėshkuese pėr strukturat shtetėrore pėrgjegjėse. Kėrkesės sė Berishės, Ministri i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino, i ėshtė pėrgjigjur duke i thėnė se bashkitė i kanė tė evidentuara tė gjitha firmat, tė cilėt kanė shkelur lejet e ndėrtimit dhe kjo gjė bėn tė mundur qė paratė tė mos u merren banorėve, por ndėrtuesve. Deputetėt gjatė seancės sė djeshme kanė shqyrtuar dhe projektligjin "Pėr funksionimin e pushtetit vendor". Nė kėtė projektligj ėshtė parashikuar qė vendimet nė kėshillat bashkiakė tė merren me 50 pėr qind tė tė pranishmėve plus njė votė. Ndėrsa deputetėt e opozitės kanė kėrkuar qė vendimet pėr ēėshtje tė rėndėsishme si ajo e tjetėrsimit tė pronave publike duhet tė merren me 3/5 e votave tė kėshillit bashkive apo tė komunave. Nė seancėn e djeshme parlamentare nuk u diskutua pėr rezolutėn ēame, pasi u vendos qė tė mos ketė diskutime pėr kėtė ēeshtje. Diskutimet fillestare nė kėtė seancė u pėrqendruan nė hartimin e njė deklarate pėr gjendjen nė Kosovė.
Kuvendi miraton me 71 vota raportin e KKRTV-sė
Kuvendi miratoi dje me 71 vota pro dhe 36 kundėr raportin e Kėshillit Kombėtar tė Radio Televizioneve. Nė seancėn parlamentare tė ditės sė hėnė, kryetari i kėtij institucioni ka raportuar nė Kuvend pėr situatėn e shtypit dhe tė shkruar, radiove dhe televizioneve nė Shqipėri. Deputetėt e pozitės dhe tė opozitės kanė miratuar dje pa debat raportin e KKRTV-sė.
Krijoni Kontakt