Marjeta Shehu: Fėmijėt e Bllokut me nuset e tyre kėrcenin pothuajse lakuriq nė dritėn e qirinjve
NGA: FATOS VELIU
Mė keni thėnė, jo vetėm nga numri i kaluar, se nė momentin e internimit tė familjes sė Mehmet Shehut i kushtuat shumė rėndėsi tėrheqjes nė pėrpunim operativ tuajin, apo si tė thuash ta merrnit nė bashkėpunim Marjetėn, bashkėshorten e Bashkim Shehut. Kur e arritėt kėtė fakt?
Ėshtė pikėrisht momenti i veprimeve operative pėr tėrheqjen e Marjetės nė shėrbim tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit. Ka qenė fundi i muajit janar 1982, kur sė bashku me punėtorin operativ E. Z. u thirra nga ministri Hekuran Isai nė zyrėn e tij, ku ishte prezent edhe Kadri Hazbiu. Mė thanė se ishte miratuar propozimi qė unė kisha bėrė, pėr tė vazhduar punėn nė drejtim tė Marjetės pėr ta tėrhequr atė nė bashkėpunim me organet e Sigurimit.
Qėllimi tjetėr, pėrveē faktit qė mė deklaruat se donit ta shpėtonit nga burgu, kush ishte?
Qėllimi ishte qė tė sqarohej se ēfarė kėrkonin tė arrinin me afrimin qė kishte bėrė ndaj tyre njė punonjės i ambasadės franceze apo ndonjė figurė e brendshme publike. Por qė tė dal edhe pak te pyetja e parė, qėllimi tjetėr njėkohėsisht ishte se doja tė shpėtoja dhe fėmijėt e Mehmetit nga arrestimi i sigurt.
Si operuat?
Pėrpiluam planin e veprimit, i cili, siē jua kam thėnė edhe para disa ditėsh, u miratua nga kreu i Sigurimit tė Shtetit, Rexhep Kolli dhe ministri Hekuran Isai.
Si do ta zbatonit atė plan?
Sipas planit, duke pėrfituar nga mungesa e fėmijėve tė Marjetės, qė me lejen dhe porosinė tonė ishin marrė nga prindėrit e saj nė Durrės, ajo do tė merrej nė mėnyrė tė fshehtė e do tė vendosej nė njė apartament sekret nė Elbasan.
Gjithnjė sipas planit tė studiuar, rrugės pėr nė bazėn e caktuar do ta shoqėronin dy gra nga grupi.
Ēfarė do tė bėhej konkretisht nė atė bazė?
Aty do tė bėheshin hetime sekrete me Marjetėn.
Nė ēfarė shkalle do tė ishte ky sekret, tė cilin e pėrsėrisni kaq shpesh?
Punonjėsit e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit nuk duhej tė dinin gjė pėr kėtė veprim, me pėrjashtim tė kryetarit tė Degės.
Ēfarė thoshte urdhri i Hekuran Isait pėr kėtė veprim?
Urdhri i Hekuran Isait ishte: Nė qoftė se Marjeta nuk do tė jepte shpjegime pėr takimet e dyshimta tė saj, sidomos me tė huajt, dhe po tė mos pranonte tė bashkėpunonte me organet e Sigurimit, tė arrestohej sė bashku me burrin e saj, Bashkim Shehun.
Po Bashkimi, do tė ishte nė dijeni nga sa veprohej nga Sigurimi mbi tė shoqen?
Absolutisht jo. Kėto veprime kėrkonin njė konspiracion absolut dhe bėheshin sipas njė plani hermetik.
Sipas planit, i shoqi i Marjetės, Bashkimi, pėr tė mos kuptuar ēfarė bėhej, do tė ndalohej (arrestohej) formalisht e do tė mbahej nė dhomat e izolimit nė Degėn e Punėve tė Brendshme nė Elbasan derisa tė pėrfundonte puna me Marjetėn.
Ēfarė arrestimi do tė ishte ky?
Ai do tė merrej formalisht nė pyetje. Do fliste pėr shembull se ēfarė dinte pėr familjen e tij, pėr vetėvrasjen e Mehmetit e tė tjera e tė tjera.
E patėt tė thjeshtė ta zbatonit planin sipas parashikimit?
Me gjithė insistimin tonė, pėr gati shtatė ditė, Marjeta nuk foli pėr sa i kėrkonim, kryesisht pėr njohjet me zbuluesin francez.
Si ia arritėt?
U detyruam ta futnim nė dhomat e izolimit nė Degėn e Elbasanit pėr t'i bėrė presion qė tė fliste. Kishin mbetur dhe dy ditė nga afati i marrė nga Prokurori i Pėrgjithshėm pėr izolimin e saj.
Po nėse nuk do tė fliste edhe pėr dy ditė sa e kishte afatin?
Po tė mos fliste edhe gjatė kėtyre dy ditėve do tė arrestohej e do tė mbahej nė burg.
Ndėrkohė, afati po mbarohej?
Tė dy ne, unė dhe punonjėsi operativ qė merreshim me tė, bėmė ēmos qė ajo tė fliste, duke e siguruar qė po tė fliste, nuk do tė burgosej as ajo e as i shoqi, nė tė kundėrt ajo duhej tė dinte se e prisnin prangat e padiskutueshme.
Sigurisht, veē sigurisė qė i krijonim pėr tė besuar nga sa i thoshim, i treguam edhe disa dhurata qė kishte marrė nga njerėz tė dyshimtė, aq mė shumė tė huaj. Kėtė e bėnim pėr efekt psikologjik, qė ajo tė bindej se nuk kėrkonim ndonjė gjė kushedi, pasi ishim nė dijeni pėr gjithēka. Por, ajo duhej tė bindej dhe tė pranonte me koshiencė kėrkesėn tonė, me qėllim qė tė mund tė rrinte jashtė hekurave pėr fėmijėt e saj. Pas kėsaj, neve do tė mund tė arrinim nė pėrfundimin nėse kanė pasur qėllime njerėzit qė i ishin afruar ēiftit Shehu.
Pas gjithė kėtij insistimi?
Marjeta mė nė fund filloi tė flasė.
Ēfarė ju, tha zoti Martiro?
Ajo na tha:
"Unė do tė flas. Ju i dini gjėrat, e di qė do tė mė mbani nė burg. Mė vjen keq pėr fėmijėt."
Reagimi juaj?
E siguruam edhe njė herė, madje i dhamė fjalėn se nuk do tė mbetej asnjė ditė nė burg. Pas kėsaj ajo na besoi.
Jam kurioz nėse nė ato ēaste i besonit sinqeritetit tė saj nga sa po thoshte, apo i merrnit me rezerva, pėr faktin se po manovronte pėr t'i shpėtuar burgut?
Nė tė vėrtetė ne ishim tė shqetėsuar se mos Marjeta na i dha kėto shpjegime thjesht pse donte t'i shpėtonte burgut. Kjo do tė kishte qenė fatale pėr tė dyja palėt.
Nga shoqėria qė ėshtė folur se ēifti Shehu ka pasur edhe me njė punonjės tė ambasadės franceze, ju tregoi nėse i ėshtė dhėnė ndonjė informatė interesante?
Nuk kishin dhėnė ndonjė informacion kushedi se ēfarė, pėrveēse kishte shpjeguar gjendjen shumė tė keqe tė familjes sė saj pas prishjes sė fejesės. "I shkruaja - tha - dhe pėr thirrjen qė i bėri Enveri pėr fejesėn e djalit Mehmetit etj". Veē kėtyre, Marjeta theksoi se nuk i kishte dhėnė gjė tjetėr as me shkrim e as me gojė.
Ky francez qė ishte afruar, sigurisht ka qenė i shėrbimeve sekrete, apo jo?
Kryesisht nė ambasada punonin njerėzit e shėrbimeve sekrete, pavarėsisht se ēfarė detyre juridike justifikonin. Kėshtu, nė lidhje me kėtė francezin qė njihte fėmijėt e Mehmetit, ishte fiksuar nga survejimi ynė se, njė ditė para se tė ndodhte vdekja e Mehmetit, kishte shkuar me makinėn e tij me shumė shpejtėsi nga Hani i Hotit. Me siguri kjo ka ndodhur pėr tė dėrguar informacionin e marrė nė drejtim tė familjes sė Mehmet Shehut. Kuptohet se ai ishte njė zbulues me eksperiencė.
Juve tashmė krijuat bindjen se fliste pa rezerva?
Marjeta foli me besim tek ne, sepse e kuptoi se sinqerisht nuk ia donim tė keqen, prandaj dhe filloi tė fliste shumė lirshėm.
Ēfarė ka treguar tjetėr Marjeta nė lidhje me familjen ku ishte nuse? Pėr shembull, unė do tė doja diēka tė veēantė, nėse keni, pėr situatėn e Mehmetit nė ditėt e fundit kur mbi tė po shpėrthente gjithė egėrsia e Enver Hoxhės. Si dukej nė sytė e nuses situata e tij?
Nė vijim ajo shpjegoi pėr gjendjen nė shtėpinė e Mehmetit pas prishjes se fejesės sė Skėnderit. Sipas saj, Mehmeti kishte rėnė shumė moralisht, pothuajse ishte tjetėrsuar. "Mehmeti u sėmur, pra rezultoi me ishemi nė zemėr para Kongresit tė 8-tė, nuk bėnte mė stėrvitje me biēikletėn qė kishte nė dhomė, fliste pak, bisedonte vetėm me Fiqiretin dhe me djalin e madh, Vladimirin, kurse me ne, me mua dhe Bashkimin, nuk bisedonin, pasi na konsideronin tė rinj, tė papjekur.
Jemi njohur me jetėn disi liberale qė bėnte Marjeta, jo vetėm nė drejtim tė veshjes, por kryesisht frekuentimi i tavernave luksoze nė orėt e vona tė natės. Ju ka treguar pėr nėse ka pasur pėrplasje me Mehmet Shehun pėr kėtė veprim, pavarėsisht se nė tė shumtėn e rasteve vepronte nė fshehtėsi tė tij?
Mė tregoi pėr njė pėrplasje tė tillė, duke u shprehur: "Mehmeti mė foli njė herė shumė keq, kur i kishin thėnė se unė frekuentoja natėn tavernat, por mė doli nė mbrojtje Fiqireti. Fiqireti na shikonte qė visheshim me rroba ekstravagante dhe qė vinim vonė nė shtėpi, por nuk na thoshte gjė. Qėndrimi i saj na nxiste, kurse nga Mehmeti kishim frikė."
Ēfarė tregonte vetė pėr kėto frekuentime tė sajat qė bėnin kaq zhurmė?
Pėr sa mė kėrkoni ka deklaruar: Unė shkoja nė taverna, ndėrkohė qė nė shumė raste vinte edhe shoqėria nė shtėpi, ku rrinim deri natėn vonė duke bėrė llogje. Por kjo ndodhte vetėm kur nuk ishte Mehmeti nė shtėpi, se Fiqireti nuk na thoshte gjė.
Sigurisht, flitet pėr kohėn para fejesės plėngprishėse?
Po, po, ajo e saktėsoi qartė, gjatė kohės qė ne e pyetėm me shumė korrektėsi:
"Kjo gjendje ishte para prishjes sė fejesės sė Skėnderit, se pas kėsaj prishjeje gjendja nė shtėpi po bėhej gjithmonė e mė e rėndė. Dita-ditės krijohej njė situatė qė erdhi njė moment dhe u bė e padurueshme. Ngjante sikur kishte plasur zia dhe pritej shpėrthimi i katastrofės. Se, qė do tė shpėrthente katastrofa, unė e kisha tė qartė. Pėr kėtė gjendje i shkrova dhe francezit", - pėrfundoi bisedėn Marjeta.
Po pėr fėmijėt e Bllokut, pėr tė cilėt flitej shumė se bėnin njė jetė tė shthurur, ju ka folur Marjeta nė atė kohė?
Normal qė ajo foli dhe pėr fėmijėt e Bllokut dhe pėr gratė e tij.
Ēfarė ju ka thėnė pėr kėtė gjė?
Tha se fėmijėt e udhėheqėsve tė Bllokut kishin hyrė nė rrugėn e qejfeve, tė degjenerimit.
"Bėnim mbrėmje me raste tė ndryshme, ku kėrcenim pothuajse lakuriq, nėn dritėn e qirinjve. Nė kėto mbrėmje merrnin pjesė tė gjithė fėmijėt e udhėheqėsve, me pėrjashtim tė djalit tė madh tė Enverit dhe Vladimirit, djalit tė madh tė Mehmetit.
Ndėrsa fėmijėt e tė tjerėve ishin shumė tė shthurur.
Gratė e Bllokut ziheshin e mburreshin se kush i kishte fėmijėt e sidomos nuset mė tė bukura".
Vendimi: Marjeta Shehu tė merret nė bashkėpunim tė Sigurimit
"E vendosėm nė izolim tė plotė pėr tė bėrė tė mundur planin sekret"
MIRATIMI
Ka qenė fundi i muajit janar 1982 kur sė bashku me punėtorin operativ E. Z. u thirra nga ministri Hekuran Isai nė zyrėn e tij, ku ishte prezent edhe Kadri Hazbiu. Mė thanė se ishte miratuar propozimi qė unė kisha bėrė, pėr tė vazhduar punėn nė drejtim tė Marjetės pėr ta tėrhequr atė nė bashkėpunim me organet e Sigurimit.
Plani i veprimit u miratua nga kreu i Sigurimit tė Shtetit, Rexhep Kolli dhe ministri Hekuran Isai.
PLANI
Sipas planit, duke pėrfituar nga mungesa e fėmijėve tė Marjetės, qė me lejen dhe porosinė tonė ishin marrė nga prindėrit e saj nė Durrės, ajo do tė merrej nė mėnyrė tė fshehtė e do tė vendosej nė njė apartament sekret nė Elbasan.
SEKRETI
Nė bazėn e caktuar do tė bėheshin hetime sekrete me Marjetėn. Punonjėsit e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit nuk duhej tė dinin gjė pėr kėtė veprim, me pėrjashtim tė kryetarit tė Degės.
URDHRI
Urdhri i Hekuran Isait ishte: Nė qoftė se Marjeta nuk do tė jepte shpjegime pėr takimet e dyshimta tė saj, sidomos me tė huajt, dhe po tė mos pranonte tė bashkėpunonte me organet e Sigurimit, tė arrestohej sė bashku me burrin e saj, Bashkim Shehun.
I SHOQI
Sipas planit, i shoqi i Marjetės, Bashkimi, pėr tė mos kuptuar ēfarė bėhej, do tė ndalohej (arrestohej) formalisht e do tė mbahej nė dhomat e izolimit nė Degėn e Punėve tė Brendshme nė Elbasan derisa tė pėrfundonte puna me Marjetėn.
RREZIKU
U detyruam ta fusnim nė dhomat e izolimit nė Degėn e Elbasanit pėr t'i bėrė presion qė tė fliste. Kishin mbetur dhe dy ditė nga afati i marrė nga Prokurori i Pėrgjithshėm pėr izolimin e saj.
Po tė mos fliste edhe gjatė kėtyre dy ditėve, do tė arrestohej e do tė mbahej nė burg.
DOREZIMI
E siguruam edhe njė herė, madje i dhamė fjalėn se nuk do tė mbetej asnjė ditė nė burg. Pas kėsaj ajo na besoi. Marjeta mė nė fund filloi tė flasė:
"Unė do tė flas. Ju i dini gjėrat, e di qė do tė mė mbani nė burg. Mė vjen keq pėr fėmijėt."
FRANCEZI
Kėshtu, nė lidhje me kėtė francezin qė njihte fėmijėt e Mehmetit, ishte fiksuar nga survejimi ynė se, njė ditė para se tė ndodhte vdekja e Mehmetit, kishte shkuar me makinėn e tij me shumė shpejtėsi nga Hani i Hotit. Me siguri kjo ka ndodhur pėr tė dėrguar informacionin e marrė nė drejtim tė familjes sė Mehmet Shehut. Kuptohet se ai ishte njė zbulues me eksperiencė.
FIQIRETI
Mehmeti mė foli njė herė shumė keq, kur i kishin thėnė se unė frekuentoja natėn tavernat, por mė doli nė mbrojtje Fiqireti. Fiqireti na shikonte qė visheshim me rroba ekstravagante dhe qė vinim vonė nė shtėpi, por nuk na thoshte gjė.
Vijon numrin tjeter
Krijoni Kontakt