Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Marjeta Shehu: Fėmijėt e Bllokut me nuset e tyre kėrcenin pothuajse lakuriq nė dritėn e qirinjve

    NGA: FATOS VELIU

    Mė keni thėnė, jo vetėm nga numri i kaluar, se nė momentin e internimit tė familjes sė Mehmet Shehut i kushtuat shumė rėndėsi tėrheqjes nė pėrpunim operativ tuajin, apo si tė thuash ta merrnit nė bashkėpunim Marjetėn, bashkėshorten e Bashkim Shehut. Kur e arritėt kėtė fakt?
    Ėshtė pikėrisht momenti i veprimeve operative pėr tėrheqjen e Marjetės nė shėrbim tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit. Ka qenė fundi i muajit janar 1982, kur sė bashku me punėtorin operativ E. Z. u thirra nga ministri Hekuran Isai nė zyrėn e tij, ku ishte prezent edhe Kadri Hazbiu. Mė thanė se ishte miratuar propozimi qė unė kisha bėrė, pėr tė vazhduar punėn nė drejtim tė Marjetės pėr ta tėrhequr atė nė bashkėpunim me organet e Sigurimit.
    Qėllimi tjetėr, pėrveē faktit qė mė deklaruat se donit ta shpėtonit nga burgu, kush ishte?
    Qėllimi ishte qė tė sqarohej se ēfarė kėrkonin tė arrinin me afrimin qė kishte bėrė ndaj tyre njė punonjės i ambasadės franceze apo ndonjė figurė e brendshme publike. Por qė tė dal edhe pak te pyetja e parė, qėllimi tjetėr njėkohėsisht ishte se doja tė shpėtoja dhe fėmijėt e Mehmetit nga arrestimi i sigurt.
    Si operuat?
    Pėrpiluam planin e veprimit, i cili, siē jua kam thėnė edhe para disa ditėsh, u miratua nga kreu i Sigurimit tė Shtetit, Rexhep Kolli dhe ministri Hekuran Isai.
    Si do ta zbatonit atė plan?
    Sipas planit, duke pėrfituar nga mungesa e fėmijėve tė Marjetės, qė me lejen dhe porosinė tonė ishin marrė nga prindėrit e saj nė Durrės, ajo do tė merrej nė mėnyrė tė fshehtė e do tė vendosej nė njė apartament sekret nė Elbasan.
    Gjithnjė sipas planit tė studiuar, rrugės pėr nė bazėn e caktuar do ta shoqėronin dy gra nga grupi.
    Ēfarė do tė bėhej konkretisht nė atė bazė?
    Aty do tė bėheshin hetime sekrete me Marjetėn.
    Nė ēfarė shkalle do tė ishte ky sekret, tė cilin e pėrsėrisni kaq shpesh?
    Punonjėsit e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit nuk duhej tė dinin gjė pėr kėtė veprim, me pėrjashtim tė kryetarit tė Degės.
    Ēfarė thoshte urdhri i Hekuran Isait pėr kėtė veprim?
    Urdhri i Hekuran Isait ishte: Nė qoftė se Marjeta nuk do tė jepte shpjegime pėr takimet e dyshimta tė saj, sidomos me tė huajt, dhe po tė mos pranonte tė bashkėpunonte me organet e Sigurimit, tė arrestohej sė bashku me burrin e saj, Bashkim Shehun.
    Po Bashkimi, do tė ishte nė dijeni nga sa veprohej nga Sigurimi mbi tė shoqen?
    Absolutisht jo. Kėto veprime kėrkonin njė konspiracion absolut dhe bėheshin sipas njė plani hermetik.
    Sipas planit, i shoqi i Marjetės, Bashkimi, pėr tė mos kuptuar ēfarė bėhej, do tė ndalohej (arrestohej) formalisht e do tė mbahej nė dhomat e izolimit nė Degėn e Punėve tė Brendshme nė Elbasan derisa tė pėrfundonte puna me Marjetėn.
    Ēfarė arrestimi do tė ishte ky?
    Ai do tė merrej formalisht nė pyetje. Do fliste pėr shembull se ēfarė dinte pėr familjen e tij, pėr vetėvrasjen e Mehmetit e tė tjera e tė tjera.
    E patėt tė thjeshtė ta zbatonit planin sipas parashikimit?
    Me gjithė insistimin tonė, pėr gati shtatė ditė, Marjeta nuk foli pėr sa i kėrkonim, kryesisht pėr njohjet me zbuluesin francez.
    Si ia arritėt?
    U detyruam ta futnim nė dhomat e izolimit nė Degėn e Elbasanit pėr t'i bėrė presion qė tė fliste. Kishin mbetur dhe dy ditė nga afati i marrė nga Prokurori i Pėrgjithshėm pėr izolimin e saj.
    Po nėse nuk do tė fliste edhe pėr dy ditė sa e kishte afatin?
    Po tė mos fliste edhe gjatė kėtyre dy ditėve do tė arrestohej e do tė mbahej nė burg.
    Ndėrkohė, afati po mbarohej?
    Tė dy ne, unė dhe punonjėsi operativ qė merreshim me tė, bėmė ēmos qė ajo tė fliste, duke e siguruar qė po tė fliste, nuk do tė burgosej as ajo e as i shoqi, nė tė kundėrt ajo duhej tė dinte se e prisnin prangat e padiskutueshme.
    Sigurisht, veē sigurisė qė i krijonim pėr tė besuar nga sa i thoshim, i treguam edhe disa dhurata qė kishte marrė nga njerėz tė dyshimtė, aq mė shumė tė huaj. Kėtė e bėnim pėr efekt psikologjik, qė ajo tė bindej se nuk kėrkonim ndonjė gjė kushedi, pasi ishim nė dijeni pėr gjithēka. Por, ajo duhej tė bindej dhe tė pranonte me koshiencė kėrkesėn tonė, me qėllim qė tė mund tė rrinte jashtė hekurave pėr fėmijėt e saj. Pas kėsaj, neve do tė mund tė arrinim nė pėrfundimin nėse kanė pasur qėllime njerėzit qė i ishin afruar ēiftit Shehu.
    Pas gjithė kėtij insistimi?
    Marjeta mė nė fund filloi tė flasė.
    Ēfarė ju, tha zoti Martiro?
    Ajo na tha:
    "Unė do tė flas. Ju i dini gjėrat, e di qė do tė mė mbani nė burg. Mė vjen keq pėr fėmijėt."
    Reagimi juaj?
    E siguruam edhe njė herė, madje i dhamė fjalėn se nuk do tė mbetej asnjė ditė nė burg. Pas kėsaj ajo na besoi.
    Jam kurioz nėse nė ato ēaste i besonit sinqeritetit tė saj nga sa po thoshte, apo i merrnit me rezerva, pėr faktin se po manovronte pėr t'i shpėtuar burgut?
    Nė tė vėrtetė ne ishim tė shqetėsuar se mos Marjeta na i dha kėto shpjegime thjesht pse donte t'i shpėtonte burgut. Kjo do tė kishte qenė fatale pėr tė dyja palėt.
    Nga shoqėria qė ėshtė folur se ēifti Shehu ka pasur edhe me njė punonjės tė ambasadės franceze, ju tregoi nėse i ėshtė dhėnė ndonjė informatė interesante?
    Nuk kishin dhėnė ndonjė informacion kushedi se ēfarė, pėrveēse kishte shpjeguar gjendjen shumė tė keqe tė familjes sė saj pas prishjes sė fejesės. "I shkruaja - tha - dhe pėr thirrjen qė i bėri Enveri pėr fejesėn e djalit Mehmetit etj". Veē kėtyre, Marjeta theksoi se nuk i kishte dhėnė gjė tjetėr as me shkrim e as me gojė.
    Ky francez qė ishte afruar, sigurisht ka qenė i shėrbimeve sekrete, apo jo?
    Kryesisht nė ambasada punonin njerėzit e shėrbimeve sekrete, pavarėsisht se ēfarė detyre juridike justifikonin. Kėshtu, nė lidhje me kėtė francezin qė njihte fėmijėt e Mehmetit, ishte fiksuar nga survejimi ynė se, njė ditė para se tė ndodhte vdekja e Mehmetit, kishte shkuar me makinėn e tij me shumė shpejtėsi nga Hani i Hotit. Me siguri kjo ka ndodhur pėr tė dėrguar informacionin e marrė nė drejtim tė familjes sė Mehmet Shehut. Kuptohet se ai ishte njė zbulues me eksperiencė.
    Juve tashmė krijuat bindjen se fliste pa rezerva?
    Marjeta foli me besim tek ne, sepse e kuptoi se sinqerisht nuk ia donim tė keqen, prandaj dhe filloi tė fliste shumė lirshėm.
    Ēfarė ka treguar tjetėr Marjeta nė lidhje me familjen ku ishte nuse? Pėr shembull, unė do tė doja diēka tė veēantė, nėse keni, pėr situatėn e Mehmetit nė ditėt e fundit kur mbi tė po shpėrthente gjithė egėrsia e Enver Hoxhės. Si dukej nė sytė e nuses situata e tij?
    Nė vijim ajo shpjegoi pėr gjendjen nė shtėpinė e Mehmetit pas prishjes se fejesės sė Skėnderit. Sipas saj, Mehmeti kishte rėnė shumė moralisht, pothuajse ishte tjetėrsuar. "Mehmeti u sėmur, pra rezultoi me ishemi nė zemėr para Kongresit tė 8-tė, nuk bėnte mė stėrvitje me biēikletėn qė kishte nė dhomė, fliste pak, bisedonte vetėm me Fiqiretin dhe me djalin e madh, Vladimirin, kurse me ne, me mua dhe Bashkimin, nuk bisedonin, pasi na konsideronin tė rinj, tė papjekur.
    Jemi njohur me jetėn disi liberale qė bėnte Marjeta, jo vetėm nė drejtim tė veshjes, por kryesisht frekuentimi i tavernave luksoze nė orėt e vona tė natės. Ju ka treguar pėr nėse ka pasur pėrplasje me Mehmet Shehun pėr kėtė veprim, pavarėsisht se nė tė shumtėn e rasteve vepronte nė fshehtėsi tė tij?
    Mė tregoi pėr njė pėrplasje tė tillė, duke u shprehur: "Mehmeti mė foli njė herė shumė keq, kur i kishin thėnė se unė frekuentoja natėn tavernat, por mė doli nė mbrojtje Fiqireti. Fiqireti na shikonte qė visheshim me rroba ekstravagante dhe qė vinim vonė nė shtėpi, por nuk na thoshte gjė. Qėndrimi i saj na nxiste, kurse nga Mehmeti kishim frikė."
    Ēfarė tregonte vetė pėr kėto frekuentime tė sajat qė bėnin kaq zhurmė?
    Pėr sa mė kėrkoni ka deklaruar: Unė shkoja nė taverna, ndėrkohė qė nė shumė raste vinte edhe shoqėria nė shtėpi, ku rrinim deri natėn vonė duke bėrė llogje. Por kjo ndodhte vetėm kur nuk ishte Mehmeti nė shtėpi, se Fiqireti nuk na thoshte gjė.
    Sigurisht, flitet pėr kohėn para fejesės plėngprishėse?
    Po, po, ajo e saktėsoi qartė, gjatė kohės qė ne e pyetėm me shumė korrektėsi:
    "Kjo gjendje ishte para prishjes sė fejesės sė Skėnderit, se pas kėsaj prishjeje gjendja nė shtėpi po bėhej gjithmonė e mė e rėndė. Dita-ditės krijohej njė situatė qė erdhi njė moment dhe u bė e padurueshme. Ngjante sikur kishte plasur zia dhe pritej shpėrthimi i katastrofės. Se, qė do tė shpėrthente katastrofa, unė e kisha tė qartė. Pėr kėtė gjendje i shkrova dhe francezit", - pėrfundoi bisedėn Marjeta.
    Po pėr fėmijėt e Bllokut, pėr tė cilėt flitej shumė se bėnin njė jetė tė shthurur, ju ka folur Marjeta nė atė kohė?
    Normal qė ajo foli dhe pėr fėmijėt e Bllokut dhe pėr gratė e tij.
    Ēfarė ju ka thėnė pėr kėtė gjė?
    Tha se fėmijėt e udhėheqėsve tė Bllokut kishin hyrė nė rrugėn e qejfeve, tė degjenerimit.
    "Bėnim mbrėmje me raste tė ndryshme, ku kėrcenim pothuajse lakuriq, nėn dritėn e qirinjve. Nė kėto mbrėmje merrnin pjesė tė gjithė fėmijėt e udhėheqėsve, me pėrjashtim tė djalit tė madh tė Enverit dhe Vladimirit, djalit tė madh tė Mehmetit.
    Ndėrsa fėmijėt e tė tjerėve ishin shumė tė shthurur.
    Gratė e Bllokut ziheshin e mburreshin se kush i kishte fėmijėt e sidomos nuset mė tė bukura".

    Vendimi: Marjeta Shehu tė merret nė bashkėpunim tė Sigurimit
    "E vendosėm nė izolim tė plotė pėr tė bėrė tė mundur planin sekret"
    MIRATIMI
    Ka qenė fundi i muajit janar 1982 kur sė bashku me punėtorin operativ E. Z. u thirra nga ministri Hekuran Isai nė zyrėn e tij, ku ishte prezent edhe Kadri Hazbiu. Mė thanė se ishte miratuar propozimi qė unė kisha bėrė, pėr tė vazhduar punėn nė drejtim tė Marjetės pėr ta tėrhequr atė nė bashkėpunim me organet e Sigurimit.
    Plani i veprimit u miratua nga kreu i Sigurimit tė Shtetit, Rexhep Kolli dhe ministri Hekuran Isai.
    PLANI
    Sipas planit, duke pėrfituar nga mungesa e fėmijėve tė Marjetės, qė me lejen dhe porosinė tonė ishin marrė nga prindėrit e saj nė Durrės, ajo do tė merrej nė mėnyrė tė fshehtė e do tė vendosej nė njė apartament sekret nė Elbasan.
    SEKRETI
    Nė bazėn e caktuar do tė bėheshin hetime sekrete me Marjetėn. Punonjėsit e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit nuk duhej tė dinin gjė pėr kėtė veprim, me pėrjashtim tė kryetarit tė Degės.
    URDHRI
    Urdhri i Hekuran Isait ishte: Nė qoftė se Marjeta nuk do tė jepte shpjegime pėr takimet e dyshimta tė saj, sidomos me tė huajt, dhe po tė mos pranonte tė bashkėpunonte me organet e Sigurimit, tė arrestohej sė bashku me burrin e saj, Bashkim Shehun.
    I SHOQI
    Sipas planit, i shoqi i Marjetės, Bashkimi, pėr tė mos kuptuar ēfarė bėhej, do tė ndalohej (arrestohej) formalisht e do tė mbahej nė dhomat e izolimit nė Degėn e Punėve tė Brendshme nė Elbasan derisa tė pėrfundonte puna me Marjetėn.
    RREZIKU
    U detyruam ta fusnim nė dhomat e izolimit nė Degėn e Elbasanit pėr t'i bėrė presion qė tė fliste. Kishin mbetur dhe dy ditė nga afati i marrė nga Prokurori i Pėrgjithshėm pėr izolimin e saj.
    Po tė mos fliste edhe gjatė kėtyre dy ditėve, do tė arrestohej e do tė mbahej nė burg.
    DOREZIMI
    E siguruam edhe njė herė, madje i dhamė fjalėn se nuk do tė mbetej asnjė ditė nė burg. Pas kėsaj ajo na besoi. Marjeta mė nė fund filloi tė flasė:
    "Unė do tė flas. Ju i dini gjėrat, e di qė do tė mė mbani nė burg. Mė vjen keq pėr fėmijėt."
    FRANCEZI
    Kėshtu, nė lidhje me kėtė francezin qė njihte fėmijėt e Mehmetit, ishte fiksuar nga survejimi ynė se, njė ditė para se tė ndodhte vdekja e Mehmetit, kishte shkuar me makinėn e tij me shumė shpejtėsi nga Hani i Hotit. Me siguri kjo ka ndodhur pėr tė dėrguar informacionin e marrė nė drejtim tė familjes sė Mehmet Shehut. Kuptohet se ai ishte njė zbulues me eksperiencė.
    FIQIRETI
    Mehmeti mė foli njė herė shumė keq, kur i kishin thėnė se unė frekuentoja natėn tavernat, por mė doli nė mbrojtje Fiqireti. Fiqireti na shikonte qė visheshim me rroba ekstravagante dhe qė vinim vonė nė shtėpi, por nuk na thoshte gjė.

    Vijon numrin tjeter

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Bashkim Shehu: Mehmeti mė porosiste tė mos shoqėrohesha me Ismail Kadarenė

    Nga: FATOS VELIU

    Njė situatė dramatike mes familjarėve tė Mehmet Shehut nė Belsh tė Elbasanit, ku u vendosėn pas vendimit pėr dėbim-internimin e tyre.
    Pak pas arrestimit nė qendėr tė qytezės pikėrisht tė ish-gruas VIP tė shtetit komunist, njėkohėsisht bashkėshortes sė kryeministrit tė gjithėpushtetshėm Mehmet Shehu, e cila sė bashku me tė birin do tė pėrfundonte nė qelitė speciale tė burgut tė sigurisė sė lartė me numėr 313 nė kryeqytet, njė histori e re pėrgatitej tė luhej mbi ta.
    Ishte planifikuar tė arrestohej me urgjencė djali tjetėr i kėsaj familjeje, shkrimtari i njohur Bashkim Shehu, i cili, sipas planit operativ tė Prokurorisė dhe Sigurimit tė Shtetit, sė bashku me tė shoqen, Marjetėn, do tė shkonte nė qelitė e tmerrshme ku ishte sistemuar e ėma.
    Nė kėto momente, Kristofor Martiro ka bėrė propozimin pranė ministrit tė ri tė ardhur nė krye tė dikasterit tė Sigurimit pėr ta marrė Marjetėn nė pėrpunim sekret si bashkėpunėtore tė rregullt, me qėllimin e vetėm, shmangien nga prangat e pėrgatitura.
    Por historia do tė pėrplasej te hezitimi i Marjetės pėr t'u shprehur, ndėrkohė qė dy fėmijėt e saj tė vegjėl e prisnin nė shtėpinė e tė atit nė Durrės, nė gjendje shumė tė keqe shėndetėsore.
    Dy ditė pas pėrfundimit tė afatit tė lėnė nga Prokuroria, ajo i beson sinqeritetit tė Kristofor Martiros pėr tė shprehur dhe pranuar gjithēka qė i kėrkohej. Ndėr tė tjera, ajo tregon sekrete tė panjohura, tė ndodhura nė familjen e saj dhe nė jetėn e Bllokut, ku pak kohė mė parė kishte hyrė si nuse e tė birit tė kryeministrit.
    *- Por ēfarė ka deklaruar ajo nė lidhje me jetėn e Bllokut, kur sė bashku me tė shoqin frekuentonte lokalet luksoze tė natės?
    *- Si ėshtė historia e ndėrhyrjes sė mikut tė tyre francez nė njohjen fillestare, ndėrsa kishte misionin e zbuluesit tė huaj?
    *- Ēfarė ndodhte nė shtėpinė e Mehmetit nė ditėt kur u urdhėrua prishja e fejesės sė Skėnderit?
    Pėrse Marjeta kishte bindje se kataklizmoja nė familjen e tyre ishte e pashmangshme?
    *- Ēfarė ndodhte me fėmijėt e Bllokut kur organizonin mbrėmjet e porositura pėr jetė tė shfrenuar dhe ēakėrqefe?
    Gjithēka mėsohet, pikėrisht nė deklarimet dhe materialet e servirura pėr lexuesin e Gazetės sonė nga vetė Kristofor Martiro, i cili sjell saktėsisht rrėfimet e vetė Marjetės nė ditėt qė u mor nė pėrpunimin operativ nga Sigurimi i Shtetit tė asaj periudhe.

    (Vijon nga numri i kaluar)

    E ndėrpremė intervistėn tonė tė numrit tė kaluar zoti Martiro, te momenti kur ndėrsa kishit nė pėrpunim operativ Marjeta Shehun, qė ishte pikėrisht e shoqja e Bashkim Shehut, ajo pranoi dhe ju rrėfeu shumė hollėsi tė panjohura, jo vetėm mbi jetėn nė familjen e kryeministrit hijerėndė, por edhe mbi shfrenimin dhe histerinė e fėmijėve tė bllokmenėve. Nuk na ngelet tjetėr nė kėtė numėr veēse t'ju pyes pėr bisedėn e mėtejshme me tė shoqen e asaj kohe tė Bashkim Shehut. Si vijuan rrėfimet e Marjetės mė tej?
    Jua shpreha nga numri i kaluar, madje shumė saktė, se nė lidhje me qejfet dhe jetėn e Bllokut Marjeta theksoi:
    "Fėmijėt e udhėheqėsve tė Bllokut, kishin hyrė nė rrugėn e qejfeve, tė degjenerimit. Bėnim mbrėmje me raste tė ndryshme, ku kėrcenim pothuajse lakuriq, nėn dritėn e qirinjve. Nė kėto mbrėmje merrnin pjesė tė gjithė fėmijėt e udhėheqėsve, me pėrjashtim tė djalit tė madh tė Enverit dhe Vladimirit, djalit tė madh tė Mehmetit.
    Ndėrsa fėmijėt e tė tjerėve ishin shumė tė shthurur.
    Gratė e Bllokut ziheshin e mburreshin se kush i kishte fėmijėt e sidomos nuset mė tė bukura."
    Mė tej, ēfarė ju tregonte pėr kėtė lloj jete?
    "Nė bisedat tona mė tė ngushta, e quanim Enver Hoxhėn 'diktator' dhe regjimin 'totalitar'", - deklaronte Marjeta, e cila foli dhe pėr marrėdhėniet me Ismail Kadarenė.
    Ēfarė ju tha vetė Marjeta pėr marrėdhėniet me Kadarenė, kur mėsuam nga intervistat e kaluara se pėr kėtė gjė dėshmuan kryesisht punonjėsit e shėrbimit tė familjes kryeministrore?
    Sipas saj, me familjen Kadare kishin miqėsi tė madhe dhe kishin biseduar sė bashku edhe ēėshtje me zarar nė drejtim tė udhėheqėsit tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.
    Si reaguat juve para kėtyre deklaratave pėr biseda tė tilla, qė nė atė kohė ishin tė dėnueshme, kryesisht pėr Kadarenė, qė ishte personalitet i letrave?
    Kėto biseda bėmė sikur nuk i dėgjuam, madje nuk i fiksuam askund, pasi siē thashė, ishin me shumė zarar dhe me pasoja. Pas kėsaj, veprimet me Marjetėn u zhvilluan sipas planit.
    Me sa mbaj mend, nga numri i kaluar thatė se gjatė kohės qė zbatonit planin me Marjetėn, pėr hir tė sekretit e ndaluat Bashkimin nė ambientet e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit. Ēfarė bėtė mė tej me tė?
    Krahas veprimeve me Marjetėn, ne vazhdonim punėn dhe me Bashkimin, i cili, sipas planit, u mbajt i izoluar nė gjendje arresti aq kohė sa tė pėrfundonim punėn me Marjetėn.
    Ē'pėrshtypje krijuat pėr Bashkimin?
    Bashkimi dukej njeri me kulturė, por naiv dhe i parrahur me jetėn. Ai kishte bėrė njė jetė pa kokėēarje dhe ishte i padjallėzuar.
    Pėr ēfarė foli Bashkimi?
    Bashkimi foli pėr jetėn e tij disi tė shthurur e liberale, se ashtu i pėlqente.
    Po pėr tė atin ēfarė deklaroi?
    "Pas prishjes sė fejesės sė Skėnderit me Silvėn, - tregoi Bashkimi, - babai ishte krejt i rėnė, nuk ishte Mehmeti i mėparshėm, as hija e tij nuk ishte. Kohėt e fundit nuk mė linte tė dilja nga shtėpia, sidomos qė nga koha kur Kadri Hazbiu i kishte thėnė babait pėr mua e pėr Marjetėn qė shkonim natėn klubeve."
    Pse nuk e linte vetėm pas prishjes sė fejesės dhe mė parė nuk tregonte kėtė rreptėsi?
    Sepse siē na tregoi ai, kėto Kadriu ia kishte thėnė pas prishjes sė fejesės.
    "Mehmeti, - tha Bashkimi, - kishte njė si frikė, nė darkė kontrollonte dyert e shtėpisė nėse ishin tė mbyllura. Mehmeti, nuk ishte dakord pėr shumė masa qė ishin marrė nė vitin 1966, dhe sidomos pėr goditjen e grupit tė ushtarakėve dhe tė ekonomisė. Kėto unė i kisha dėgjuar nė darkė kur hanim bukė dhe babai shkėmbente ndonjė bisedė me mamanė ose vėllain e madh Vladimirin, se me mua dhe Marjetėn nuk bėnin biseda tė tilla. Me sa di unė ideali i babait ka qenė ta bėnte Shqipėrinė njė vend neutral si vendet nordike, sidomos si Suedia. Mehmeti nervozohej shumė kur bėhej ndonjė miting apo manifestime, nuk i duronte dot ovacionet, ishte kundėr adhurimit tė tė madhit, Enverit.
    Ēfarė ju tha pėr miqėsinė e veēantė me Ismail Kadarenė, pėr tė cilėn juve keni pasur dyshime?
    Bashkimi foli edhe pėr marrėdhėniet e tij me Ismail Kadarenė dhe bashkėshorten e tij.
    "Ne kishim miqėsi tė madhe me Ismailin, - tha ai, - miqėsi qė u forcua shumė pas vitit 1973. Venim e vinim nė shtėpitė e njėri-tjetrit". Sipas tij, Ismaili kishte lozur njė rol tė madh nė pėrpunimin e vendimeve tė tij, sidomos pėr artin. "Ismaili, - theksoi mė tej Bashkimi,- ishte me pikėpamjen se duhej tė hapeshim nė art, lavdėronte shumė shkrimtarėt perėndimorė si Kamy,
    Sarter e tė tjerė. Nuk ishte dakord me vijėn qė ndiqej nė fushėn e artit e tė kulturės. Ismaili ishte shumė i zgjuar dhe kishte besim tek unė dhe Marjeta. Edhe unė, nėn ndikimin e Ismailit, kėto pikėpamje kam pasur. Mehmeti mė thoshte qė tė mos shoqėrohesha me Ismailin, sipas tij nuk ishte njeri i mirė, por unė nuk e kam dėgjuar".
    Interesante janė ngjarjet mbas vitit 1973, tė cilat synojnė nė njė drejtim tė vetėm: Likuidimin e sistemit socialist nė Shqipėri.
    Dhe ēfarė lidhjeje ka kjo me ngjarjen qė jemi duke rrėfyer?
    Ka tė bėjė shumė, se lidhet pikėrisht me atė situatė. Konkretisht, mbas vitit 1973, shikojmė se zhvillohet njė luftė e ashpėr e frontale nga Enver Hoxha, pėr likuidimin e kuadrove tė aftė dhe mė besnikė tė sistemit socialist nė tė gjitha frontet, si nė art e kulturė, ushtri, ekonomi, administratėn shtetėrore, e deri nė organet e Punėve tė Brendshme.
    Ku e merr kėtė zjarr Enver Hoxha?
    Forcat imperialiste nė atė kohė zhvilluan njė fushatė tė ashpėr kundėr sistemit socialist nė pėrgjithėsi, e nė veēanti kundėr Shqipėrisė. Kjo fushatė u ndėrmor duke shpenzuar miliarda dollarė, pėr pėrmbysjen e sistemit socialist. U prishėn marrėdhėniet me Kinėn, duke i sjellė kėshtu vendit njė dėm tė madh, sidomos nė fushėn ekonomike. Po kėshtu, nė kėtė kohė kemi zbatimin e masave antiekonomike, sidomos nė fshat me tufėzimet etj., ku tė gjitha sė bashku po e ēonin vendin drejt katastrofės, duke diskredituar tėrėsisht sistemin socialist.
    Dhe ku ėshtė kėtu lidhja e kėsaj situate me atė qė ndodhte nė familjen e Mehmet Shehut?
    Ėshtė pikėrisht kjo luftė qė u drejtua dhe te kryeministri, me pikėsynim likuidimin e tij, pasi dihej se ai ishte dhe pengesa kryesore pėr realizimin e qėllimit nė pėrmbysjen e pushtetit.
    Dhe ku konkretizohet ky drejtim mbi kryeministrin?
    Nė atė kohė qė unė po ju flas, vėmė re se shkrimtari Ismail Kadare bėhet shumė aktiv nė pėrpunimin e djalit tė vogėl tė Mehmetit dhe gruas se tij, Marjetės. Fėmijėt e Enverit dhe kuadrove tė lartė partiakė nxisin djalin tjetėr, Skėnderin, qė tė martohej me vajzėn qė kishte njerėz tė arratisur. Zbulimi francez aktivizohet shumė pėr tė pėrpunuar gjithashtu fėmijėt e tij, Bashkimin me Marjetėn. A janė tė lidhura kėto veprime? A pėrbėjnė njė strategji tė pėrbashkėt?
    Objektivisht gjykoj se po.
    Qė synonin veē tė tjerash?
    Kuptohet se qėllimi nuk ishte thjesht Mehmeti si Mehmet, por tė gjitha synonin nė njė drejtim, likuidimin e pushtetit tė asaj kohe nė Shqipėri, e nė radhė tė parė likuidimin e kuadrove qė e mbronin kėtė pushtet, ku natyrisht nė krye tė tyre ishte pikėrisht Mehmet Shehu. Prandaj filloi gjithė ajo kataklizmo dhe gjithė ai mosbesim mes strukturave dhe kuadrove nė pėrgjithėsi, ku pasoja ishte njė gjueti shtrigash e pamėshirshme.
    Pra ju thoni se ēdo gjė qė ka ndodhur, duke filluar qė te mosbesimet dhe dyshimet, ka qenė e stisur?
    Pikėrisht. Ato ngjarje janė tė lidhura edhe me alibinė e sėmundjes sė Enverit nė vitin 1972-1973, qė mjekėt francezė e bėnė situatėn tė rėndė e tė pashėrueshme.
    Folėm pėr veprimet operative qė ushtruat mbi Marjetėn pėr ta bėrė bashkėpunėtore tė Sigurimit vetėm pėr tė mundėsuar shpėtimin e saj nga qelia, por edhe pėr tė mėsuar se ēfarė efekti armiqėsor kishin elementėt qė e rrethonin mbi tė?
    Pas pėrfundimit tė veprimeve me Marjetėn, ajo u lirua dhe u kthye nė Belsh, ku u rivendos po nė atė shtėpi qė ishte dhe mė parė. Pak mė vonė u lirua edhe Bashkimi, qė siē jua shpjegova ishte mbajtur nė ambientet e Degės sė Brendshme tė Elbasanit.
    Sigurisht, nė kushte tė rrepta survejimi, apo jo?
    Normal qė nė shtėpi u vendosėn mjetet e pėrgjimit.
    Pse duheshin vėnė kėto mjete pėrgjimi kur Marjeta tashmė ra dakord pėr tė shprehur dhe deklaruar gjithēka qė i kėrkonit?
    Ato mjete duhej tė viheshin pėr tė kontrolluar bisedat e Marjetės, nėse ajo do tė dekonspironte veprimet e bėra me tė. Pasi ekzistonte dhe rreziku qė kur tė dilte Bashkimi apo kur t'i shkonte dikush tjetėr konfident, ajo mund tė tregonte nė sekret tė plotė ato qė kishin ndodhur me tė dhe Sigurimin e Shtetit. Ajo nuk duhej tė tregonte asgjė dhe askujt.
    Dhe si rezultoi?
    Nga kontrolli i bisedave mes tyre, Marjeta veproi ashtu siē duhej, duke mos dekonspiruar, as me tė shoqin, veprimet qė kishim bėrė me tė.
    Ia kuptuat qė nuk dekonspiroi asgjė. Po mė mbrapa, ēfarė do tė bėnit me tė dhe ē'qėllim kishit?
    Sipas planit tė udhėheqjes sė ministrisė, Marjeta sė bashku me Bashkimin do tė vendoseshin diku aty afėr rrugės automobilistike nė drejtimin Durrės-Rrogozhinė, pėr tė parė nėse do tė interesoheshin zbulimet e huaja, nė veēanti ai francez.
    Dhe ku i vendosėt saktėsisht?
    Si pėrfundim ata, pra Bashkimi e Marjeta, u vendosėn nė Kryevidh, pikėrisht nė njė apartament tė posaēėm.
    Pėrfundimi?
    Nė pėrfundim tė veprimeve, tė dy ne qė u morėm me kėtė punė, pra unė dhe inspektori operativ u thėrritėm nė Ministrinė e Mbrojtjes pikėrisht nė zyrėn e ministrit Kadri Hazbiu, ku ishte gjithashtu edhe ministri i Punėve tė Brendshme, Hekurani Isai, si dhe kreu i Sigurimit tė Shtetit, Rexhep Kolli.
    Pse?
    Ne raportuam pėr pėrfundimin e veprimeve sipas planit tė miratuar dhe eprorėt na pėrgėzuan pėr punėn e bėrė.
    Mė tej?
    Fill pas kėsaj, mua mė shkėputėn krejtėsisht nga veprimet operative dhe hetimore nė drejtim tė familjes sė Mehmet Shehut dhe nga hetimet me Skėnderin.
    Po tė tjerėt?
    Po kėshtu u shkėput edhe Elham Gjika nga hetimi i Fiqiret Shehut.
    Pse?
    Siē u vėrtetua mė vonė, ne ishim nė pėrpunim nė ndjekje, ishim vėnė nė listėn e zezė.
    Ēfarė kishit bėrė gjatė kohės qė ju keni qenė nė pėrpunim apo nė vėzhgim?
    Gjatė kohės qė unė merresha me hetimin e Skėnder Shehut dhe Elham Gjika me hetimin e Fiqiretit, shkėmbenim tė dhėnat qė dilnin nga hetimi i kėtyre tė arrestuarve.
    Kush ishin kėto tė dhėna?
    Skėnderi kishte deponuar aq sa unė kam pėrmendur mė lart, kurse Fiqireti kishte deponuar se Mehmeti kishte pasur rezerva ndaj vijės sė Partisė qė ndiqte Enver Hoxha, si pėr politikėn e brendshme, ashtu dhe pėr atė tė jashtme. Nuk ishte dakord me masat qė ishin marrė nė vitin 1966. Nuk ishte dakord pėr goditjen e kuadrove nė ushtri, ekonomi e tregti. I kishte cilėsuar kėto masa pėr t'i marrė krahėt atij, etj.
    (Vijon nesėr)

    DEKLARON BASHKIM SHEHU

    NATYRA
    Bashkimi dukej njeri me kulturė, por naiv dhe i parrahur me jetėn. Ai kishte bėrė njė jetė pa kokėēarje dhe ishte i padjallėzuar.

    TRONDITJA
    "Pas prishjes sė fejesės sė Skėnderit me Silvėn, - tregoi Bashkimi, - babai ishte krejt i rėnė, nuk ishte Mehmeti i mėparshėm, as hija e tij nuk ishte. Kohėt e fundit nuk mė linte tė dilja nga shtėpia, sidomos qė nga koha kur Kadri Hazbiu i kishte thėnė babait pėr mua e pėr Marjetėn qė shkonim natėn klubeve.

    FRIKA
    "Mehmeti, - tha Bashkimi, - kishte njė si frikė, nė darkė kontrollonte dyert e shtėpisė nėse ishin tė mbyllura."

    REVOLTA
    "Mehmeti, nuk ishte dakord pėr shumė masa qė ishin marrė nė vitin 1966, dhe sidomos pėr goditjen e grupit tė ushtarakėve dhe tė ekonomisė. Kėto unė i kisha dėgjuar nė darkė kur hanim bukė dhe babai shkėmbente ndonjė bisedė me mamanė ose vėllain e madh Vladimirin."

    QELLIMI
    "Ideali i babait ka qenė ta bėnte Shqipėrinė njė vend neutral si vendet nordike, sidomos si Suedia. Mehmeti nervozohej shumė kur bėhej ndonjė miting apo manifestime, nuk i duronte dot ovacionet, ishte kundėr adhurimit tė tė madhit, Enverit."

    MIQESIA ME KADARENE
    "Ne kishim miqėsi tė madhe me Ismailin, - tha Bashkimi, - miqėsi qė u forcua shumė pas vitit 1973. Venim e vinim nė shtėpitė e njėri-tjetrit". Sipas tij, Ismaili kishte lozur njė rol tė madh nė pėrpunimin e vendimeve tė tij, sidomos pėr artin.
    * * *
    "Ismaili, - theksoi Bashkimi, - ishte me pikėpamjen se duhej tė hapeshim nė art, lavdėronte shumė shkrimtarėt perėndimorė si Kamy, Sarter e tė tjerė. Nuk ishte dakord me vijėn qė ndiqej nė fushėn e artit e tė kulturės. Ismaili ishte shumė i zgjuar dhe kishte besim tek unė dhe Marjeta. Edhe unė, nėn ndikimin e Ismailit, kėto pikėpamje kam pasur.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Pas vdekjes sė Mehmetit, u arrestuam tė gjithė ne hetuesit e grupit tė Ballukut

    Nga: FATOS VELIU

    E ndėrpremė intervistėn e numrit tė kaluar zoti Martiro, pikėrisht pas vendosjes sė Marjetės dhe Bashkim Shehut nė Kryevidh tė Kavajės, ku pas kėsaj ju mėsuat se paski qenė nė pėrpunim tė kolegėve tuaj, pasi ishit futur nė listat e zeza tė 'gjuetisė sė shtrigave'. Si vijoi mė tej kjo histori paradoksale?
    Pėr t'jua kujtuar jo vetėm juve, por edhe lexuesit qė na ndjek, saktėsisht ju kam theksuar se nė pėrfundim tė pėrpunimit tė Marjetės, sipas detyrės sė marrė, sė bashku me Bashkimin i vendosėm nė njė apartament tė posaēėm nė Kryevidh tė Kavajės.
    Pikėrisht nė pėrfundim tė veprimeve, tė dy ne qė u morėm me kėtė punė, pra unė dhe inspektori operativ, u thėrritėm nė Ministrinė e Mbrojtjes pikėrisht nė zyrėn e ministrit Kadri Hazbiu, ku ishte gjithashtu edhe ministri i Punėve tė Brendshme, Hekurani Isai, si dhe kreu i Sigurimit tė Shtetit, Rexhep Kolli.
    Ne raportuam pėr pėrfundimin e veprimeve sipas planit tė miratuar dhe eprorėt na pėrgėzuan pėr punėn e bėrė.
    Por fill pas kėsaj, mua mė shkėputėn krejtėsisht nga veprimet operative dhe hetimore nė drejtim tė familjes sė Mehmet Shehut dhe nga hetimet me Skėnderin.
    Po kėshtu u shkėput edhe Elham Gjika nga hetimi i Fiqiret Shehut.
    Siē u vėrtetua mė vonė, ne ishim nė pėrpunim nė ndjekje, ishim vėnė nė listėn e zezė.
    Gjatė kohės qė unė merresha me hetimin e Skėnder Shehut dhe Elham Gjika me hetimin e Fiqiretit, shkėmbenim tė dhėnat qė dilnin nga hetimi i kėtyre tė arrestuarve.
    Skėnderi kishte deponuar aq sa unė kam pėrmendur mė lart, kurse Fiqireti kishte deponuar se Mehmeti kishte pasur rezerva ndaj vijės sė Partisė qė ndiqte Enver Hoxha, si pėr politikėn e brendshme, ashtu edhe pėr atė tė jashtme. Nuk ishte dakord me masat qė ishin marrė nė vitin 1966. Nuk ishte dakord pėr goditjen e kuadrove nė ushtri, ekonomi e tregti. I kishte cilėsuar kėto masa pėr t'i marrė krahėt atij, etj.
    Pra, kemi goditjen e nisur nė kuadrot e Ministrisė sė Brendshme nė kėtė kohė?
    Jua kam pėrmendur disa herė edhe nė intervistat e kaluara dhe sėrish po jua rikujtoj se, gjithēka nisi pas largimit nga kreu i Ministrisė sė Brendshme tė Feēorr Shehut dhe ardhjes nė drejtim tė saj tė Hekuran Isait. Pas kėsaj filloi njė goditje ndaj kuadrove mė tė shėndoshė dhe mė idealistė tė asaj ministrie dhe rehabilitimi i njerėzve spekulativė, servilė, tė paaftė dhe qė pretendonin se kishin qenė tė goditur apo tė neglizhuar nga drejtuesit e mėparshėm tė ministrisė. Pra, ne qė na u drejtua shigjeta konsideroheshim besnikėt apo njerėzit e Kadriut apo tė Feēorrit.
    Nga vinte Hekuran Isai nė krye tė asaj ministrie?
    Hekurani ishte njė ish-punėtor nė Uzinėn e Naftės nė Cėrrik, qė u ngrit nga Enver Hoxha nė postet mė tė larta.
    Nė ēfarė detyrash kishte kaluar?
    Kishte qenė nė detyrėn e Sekretarit tė Parė nė rrethin e Librazhdit e nė atė tė Peshkopisė. Mė pas ai u bė anėtar i Byrosė Politike tė KQ tė PPSH-sė dhe po ashtu ministėr i Punėve tė Brendshme.
    Ju punuat njė farė kohe nė atė ministri, duke pasur ministėr Hekuran Isain. Si e vlerėsoni atė?
    Isai ishte i gatshėm tė zbatonte pa hezitim e tė vinte nė jetė ēdo skenar tė Enver Hoxhės, duke pėrdorur ēdo mjet tė kundėrligjshėm.
    Po nė strukturat e tjera drejtuese tė asaj ministrie dominante tė shtetit tė asaj kohe kush u vendos?
    Zėvendėsministėr i parė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme pėr anėn e Sigurimit u emėrua Rexhep Kolli, i cili deri nė atė kohė punonte nė aparatin e KQ tė PPSH-sė, ku drejtonte pikėrisht aparatin special pėr tė kontrolluar veprimtarinė e organeve tė Punėve tė Brendshme, kryesisht atė tė Sigurimit tė Shtetit.
    Ēfarė ishte ky aparat nė Komitetin Qendror?
    Ky ishte njė sektor i rėndėsishėm, e nėpėrmjet tij jepeshin e kontrolloheshin direktivat e KQ tė PPSH-sė nė kėto organe. Nėpėrmjet tij merreshin direktivat pėr goditjen e personave, kuadrove, qė cilėsoheshin nga udhėheqja e Partisė "armiq", "antiparti", "sabotatorė" etj.
    E ēfarė ishte ky Rexhep Kolli, qė vjen nė krye tė Sigurimit famėkeq tė Shtetit?
    Edhe Rexhep Kolli ishte besnik pėr tė realizuar gjithēka tė udhėheqėsit tė lartė tė PPSH-sė.
    Tė dy kėta persona si Hekurani edhe Rexhep Kolli filluan punėn pėr tė vėnė nė jetė planin ogurzi qė kishte pėrgatitur Enver Hoxha pėr likuidimin e kuadrove mė tė devotshėm, siē kishte bėrė edhe mė parė, apo pėr tė vėrtetuar alibinė e tij pėr ekzistencėn e njė "organizate kundėrrevolucionare", me nė krye "poliagjentėt" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
    E si do ta realizonin kėtė skenar?
    Pėr realizimin e kėtij skenari tė Hoxhės, ata krijuan dy grupe tė mėdha pėr t'u marrė me punėn operative e hetimore.
    Kush i drejtonte kėto?
    Grupin hetimor e drejtonte vetė Hekuran Isai, i cili kishte pėr detyrė, qė me ēdo mjet, duke pėrdorur tortura psikike e fizike, tė vėrtetonte alibinė e Enver Hoxhės pėr ekzistencėn e njė "organizate tė madhe kundėrrevolucionare". Kokėn e tė gjitha grupeve tė tjera armiqėsore qė ishin zbuluar nga Partia, domethėnė nga Enver Hoxha, e qė drejtohej pėr mėse dyzet vjet nga "poliagjenti" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
    Po grupi tjetėr?
    Grupi operativ, qė drejtohej nga Rexhep Kolli, kishte pėr detyrė tė grumbullonte materiale, tė dhėna e dėshmi me ēdo mėnyrė, shpifje e gėnjeshtra pėr personat e arrestuar dhe pėr ata qė duhej tė arrestoheshin sipas skenarit tė parapėrgatitur, e t'ia kalonte kėto hetuesisė. Tė pėrgatiste materialet pėr arrestimin e tė tjerėve me qėllim qė tė zbatonin nė praktikė planet e Enver Hoxhės, direktivat e tij, pėr spastrimin e kuadrove qė ai kishte piketuar e qė i quante armiq.
    Dhe?
    Kėshtu filloi "fshesa e hekurt", "gjuetia e shtrigave" kundėr kuadrove nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe nė sektorė tė tjerė.
    Nisi?
    Normal qė do niste. Ishte planifikuar ēdo gjė. Kėshtu, siē ju kam thėnė, nė darėn e saj mes paskrupulltėsish tė panumėrta do tė pėrfundoja edhe unė.
    Ku nisi gjuetia?
    Por nė momentin qė po ju them, jemi nė shkurt tė vitit 1982, kur pikėrisht nė zyrėn e tij nė ministri, u arrestua vetė ish-ministri i Punėve tė Brendshme, Feēorr Shehu.
    Po?
    Me pretekstin se kishte bėrė gabime tė rėnda nė punėn e drejtorisė sė Hetuesisė, u shkarkua nga detyra, vetė drejtori i kėsaj drejtorie, Elham Gjika.
    Pra, nisi nė seri kjo goditje?
    Po, po. Pas Elhamit u shkarkua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, Kadri Gojashi, kuadro kėta tė aftė, me eksperiencė nė punėn e Sigurimit.
    Zbriti poshtė ministrisė?
    Mė tej u nxor nė lirim kryetari i Degės sė Pestė, Dhimitėr Bonata, njeri i aftė e me shumė eksperiencė nė punėn e Sigurimit.
    U nxor gjithashtu nė lirim kryetari i Degės sė Sigurimit tė Ushtrisė, Ēerēiz Xhelo dhe kuadro tė tjerė.
    U konsiderua triumf ky lloj spastrimi?
    Nė kėtė situatė tė favorshme pėr ta, filluan tė lėviznin e tė merrnin flamurin e shpėtimtarit njerėzit mė negativė, servilėt, tė paaftėt, karrieristėt, ata qė ishin kritikuar pėr gabime nė punė siē ishin: Birēėt, Kolėt, Lakėt, Krifcat, Myrdarėt, Haznedarėt e tė tjerė, tė cilėt shpifėn e intriguan gjithēka ndaj kuadrove tė aftė e tė ndershėm. Pikėrisht mbi bazėn e intrigave, shpifjeve, shtrembėrimit tė fakteve e ngjarjeve, falsifikimin e materialeve, nxjerrjen e dėshmive nga tė arrestuarit, apo dhe personave tė tjerė duke pėrdorur ndaj tyre dhunė fizike e psikike, qė nė atė kohė u ligjėrua nga ministri i Punėve tė Brendshme, Hekuran Isai, filloi arrestimi i kuadrove.
    Juve personalisht kur u arrestuat?
    Vazhduan nė vijim gjėrat. Nė prill tė vitit 1982 mė arrestuan mua, nė atė kohė kryeja detyrėn e kryetarit tė Degės sė Veēantė nė Drejtorinė e Sigurimit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe Elham Gjikėn, ish-drejtor i Drejtorisė sė Hetuesisė nė ministri e pak mė pas Lirim Pėllumbin, ish-kryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Durrės.
    Kush u emėrua drejtor i Hetuesisė pas arrestimit tė Elhamit?
    Drejtor i Hetuesisė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme u emėrua Pirro Dauti, ish-punonjės nė Prokurorinė e Tiranės dhe kushėri i Kadri Hazbiut.
    Kushėri i Kadri Hazbiut?
    Kjo ishte politikė e njohur e Enver Hoxhės.
    Ai emėroi kushėririn e Kadriut nė krye tė Drejtorisė sė Hetuesisė nė Ministrinė e Brendshme, me qėllim qė ai tė ishte i qetė e tė kuptonte se nuk kishte gjė me tė, pėrkundrazi tė mendonte se e konsideronte si besnikun e tij.
    Pra, juve kuadrot kryesorė u arrestuat?
    Nga grupi i hetuesve pjesėmarrės nė hetimin e grupit tė ushtarakėve, tė akuzuar pėr "puē" e "komplot" dhe atyre tė ekonomisė, tė akuzuar pėr sabotim nė organizimin shtetėror dhe nė ekonomi u arrestuan tre hetues.
    Kush ishin pėrkatėsisht hetuesit e ekipit tė gjeneralėve?
    Pėr t'jua rikujtuar po ju ripėrmend:
    Sė pari u arrestua Feēorr Shehu, qė nėse e mbani mend, ishte pikėrisht pėrgjegjės i grupit tė hetimit tė ushtarakėve tė lartė me Beqir Ballukun.
    Elham Gjika dhe unė, Kristofor Martiro.
    Po dy tė tjerėt pse nuk u arrestuan?
    Nė atė moment hetuesi Rustem Hodo kishte vdekur. Vetėm Piro Dauti, qė siē u thash, u ngrit nė pėrgjegjėsi. Pėr skenar tė paracaktuar, ai u emėrua drejtor i Drejtorisė sė Hetuesisė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    Pra, kemi vetėm arrestime dhe asgjė tjetėr?
    Nė prill, maj e qershor tė vitit 1982 u arrestuan
    Llambi Ziēishti, ish-ministėr i Ministrisė sė Shėndetėsisė;
    Xhavit Ismailaga, qė ishte berber nė hotel "Dajti", i cili mė mbrapa kishte qethur edhe Mehmet Shehun.
    Arrestohet edhe drejtori i Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, Llambi Peēini, i cili kishte pasur pėr detyrė pikėrisht sigurinė fizike tė udhėheqjes mė tė lartė tė Partisė.
    Nė qershor tė po atij viti arrestohet Gani Kodra, i cili ishte kryetar i Degės sė Sigurimit tė Anėtarėve tė Byrosė Politike dhe Anėtarėve tė Komitetit Qendror tė Partisė.
    Nė gusht tė vitit 1982 u arrestua Mihallaq Ziēishti, qė kishte qenė zėvendėsministėr nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, e mė vonė sekretar i Parė i Komitetit tė Partisė nė rrethin e Korēės e tė Durrėsit.
    Mė 1 tetor 1982 u arrestua Ali Ceno, ish-shoqėrues i Mehmet Shehut.
    Po nė kėtė periudhė u arrestua Bashkim Shehu, qė ishte djali i vogėl i Mehmet Shehut.
    Arrestohet Duro Shehu, qė ishte vėllai i Mehmet Shehut, i cili kishte qenė sekretar i Komitetit tė Partisė nė Armėn e Aviacionit.
    Arrestohet Idriz Seiti, ish-kryetar dege nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    Po njerėz jo kaq tė spikatur kapi vala goditėse?
    Gjatė kėtyre muajve tė vitit 1982 u arrestuan edhe mjaft kuadro tė tjerė, ushtarakė e civilė si:
    Nesti Nase, ish-ministėr i Jashtėm;
    Nesti Kerenxhi, qė pas ēlirimit tė vendit nga okupatorėt ishte zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme;
    Gjeneral i Sadik Bekteshi, "Hero i Popullit";
    Gjeneral Muhamed Prodani, "Hero i Popullit";
    Gjeneral Abaz Fejzo;
    Gjeneral Arif Hasko;
    Gjeneral Vaskė Gjino dhe mjaft kuadro tė tjerė tė rangjeve tė ndryshme.
    Po Kadri Hazbiu kur u arrestua?
    Mė sė fundi, mė 15 tetor tė vitit 1982 u arrestua edhe vetė Kadri Hazbiu, qė siē e dini kishte qenė ministėr i Punėve tė Brendshme, ministėr i Mbrojtjes Popullore.
    Pse arriti deri te Kadi Hazbiu thoni juve?
    Arrestimi i Kadri Hazbiut ishte edhe qėllimi i Enver Hoxhės, pėr ta likuiduar edhe kėtė qė i kishte shpėtuar gjallė.
    Ēfarė u arrit me gjithė kėta kuadro tė Ministrisė sė Brendshme tė arrestuar?
    Pasi ia arriti qėllimit pėr arrestimin e tij, Hoxha pėrdori grupin e hetimit dhe atė operativ, qė drejtoheshin nga Hekuran Isai, qė me tė gjitha mjetet, torturat mė ēnjerėzore ndaj tė pandehurve qė ishin arrestuar dhe presionet ndaj dėshmitarėve, tė bėnin dėshmi tė rremė ndaj Kadriut.
    Dhe?
    Pasi i shtrydhi si limon, ai i flaku Rexhep Kollin e Pirro Dautin. Edhe kėta tė fundit mund t'i fuste nė burg, t'i akuzonte si tradhtarė dhe tė provonin ato qė ata u kishin bėrė tė tjerėve.
    Ēfarė i bėri Rexhep Kollit, qė ishte pikėrisht kreu i ri i Sigurimit tė Shtetit pas eliminimit tė grupit tuaj?
    Rexhep Kollin, pasi e shtrydhėn mirė, e pėrjashtuan nga KQ i PPSH-sė pėr gabime tė rėnda. Nuk e futėn nė burg, e mishėruan pėr shėrbimet qė u kishte bėrė, por e detyruan qė tė dilte dėshmitar kundėr Kadri Hazbiut, ta akuzonte atė si armik, ndryshe mund tė pėrfundonte dhe ai atje.
    Dėshmoi kundėr Kadriut?
    Gjatė dėshmisė sė tij kundėr Kadriut, i ra tė fikėt, pasi Kadriu e vuri me shpatulla pas murit.
    Le tė kalojmė tek emri juaj zoti Martiro. Thatė se u arrestuat edhe ju. Kur dhe si ndodhi arrestimi, mund ta pėrshkruani?
    Mua mė arrestuan pikėrisht mė 13 prill tė vitit 1982, pak pas arrestimit tė ish-ministrit Feēorr Shehu.
    Ku ju arrestuan?
    U arrestova duke punuar nė zyrė nga Rexhep Kolli dhe suita e tij.
    Qėllimin e kėtij veprimi e kuptuat?
    Arrestimi im ishte i planifikuar nga lart, me qėllim qė nėpėrmjet meje, ish-hetuesi i Beqir Ballukut e Kiēo Ngjelės tė vėrtetohej alibia e Enver Hoxhės se nė krye tė veprimtarisė "armiqėsore", "komplotuese" tė ushtarakėve dhe "sabotatorėve" nė ekonomi ishte "poliagjentėt" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.


    "GJUETIA E SHTRIGAVE" NĖ MINISTRINĖ E BRENDSHME DREJTUESIT E RINJ
    Hekuran Isai edhe Rexhep Kolli filluan punėn pėr tė vėnė nė jetė planin ogurzi qė kishte pėrgatitur Enver Hoxha pėr likuidimin e kuadrove mė tė devotshėm, siē kishte bėrė edhe mė parė, apo pėr tė vėrtetuar alibinė e tij pėr ekzistencėn e njė "organizate kundėrrevolucionare", me nė krye "poliagjentin" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
    GRUPI HETIMOR
    Grupin hetimor e drejtonte vetė Hekuran Isai, i cili kishte pėr detyrė, qė me ēdo mjet, duke pėrdorur tortura psikike e fizike, tė vėrtetonte alibinė e Enver Hoxhės pėr ekzistencėn e njė "organizate tė madhe kundėrrevolucionare". Kokėn e tė gjitha grupeve tė tjera armiqėsore qė ishin zbuluar nga Partia, domethėnė nga Enver Hoxha, e qė 'drejtohej' pėr mė se dyzet vjet nga "poliagjenti" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
    GRUPI OPERATIV
    Grupi operativ qė drejtohej nga Rexhep Kolli kishte pėr detyrė tė grumbullonte materiale, tė dhėna e dėshmi me ēdo mėnyrė, shpifje e gėnjeshtra pėr personat e arrestuar dhe pėr ata qė duhej tė arrestoheshin sipas skenarit tė parapėrgatitur, e t'ia kalonte kėto hetuesisė. Tė pėrgatiste materialet pėr arrestimin e tė tjerėve, me qėllim qė tė zbatonin nė praktikė planet e Enver Hoxhės, direktivat e tij pėr spastrimin e kuadrove qė ai kishte piketuar e qė i quante armiq.
    SPASTRIMI
    Nė shkurt tė vitit 1982, kur pikėrisht nė zyrėn e tij nė ministri, u arrestua vetė ish-ministri i Punėve tė Brendshme, Feēorr Shehu.
    * * *
    Me pretekstin se kishte bėrė gabime tė rėnda nė punėn e drejtorisė sė hetuesisė, u shkarkua nga detyra vetė drejtori i kėsaj drejtorie, Elham Gjika.
    * * *
    Pas Elhamit u shkarkua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, Kadri Gojashi, kuadro kėta tė aftė, me eksperiencė nė punėn e Sigurimit.
    * * *
    U nxor nė lirim kryetari i Degės sė Pestė, Dhimitėr Bonata, njeri i aftė e me shumė eksperiencė nė punėn e Sigurimit. U nxor nė lirim kryetari i Degės sė Sigurimit tė Ushtrisė, Ēerēiz Xhelo dhe kuadro tė tjerė.
    * * *
    Nė prill tė vitit 1982 mė arrestuan mua, nė atė kohė kryeja detyrėn e kryetarit tė Degės sė Veēantė nė Drejtorinė e Sigurimit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe Elham Gjikėn, ish-drejtor i Drejtorisė sė Hetuesisė nė ministri, e pak mė pas Lirim Pėllumbin, ish-kryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Durrės.

    Arrestohen hetuesit e gjeneralėve tė lartė
    VALA
    Nga grupi i hetuesve pjesėmarrės nė hetimin e grupit tė ushtarakėve, tė akuzuar pėr "puē" e "komplot", dhe atyre tė ekonomisė, tė akuzuar pėr sabotim nė organizimin shtetėror dhe nė ekonomi u arrestuan tre hetues.
    HETUESIT
    Pėr t'jua rikujtuar po ju ripėrmend: Sė pari, u arrestua Feēorr Shehu, qė ishte pikėrisht pėrgjegjės i grupit tė hetimit tė ushtarakėve tė lartė me Beqir Ballukun; Elham Gjika dhe unė, Kristofor Martiro. Nė atė moment hetuesi Rustem Hodo kishte vdekur. Vetėm Pirro Dauti u ngrit nė pėrgjegjėsi, pėr skenar tė paracaktuar ai u emėrua drejtor i Drejtorisė sė Hetuesisė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    PIRRO DAUTIn
    Ai emėroi nė krye tė Drejtorisė sė Hetuesisė nė Ministrinė e Brendshme, Pirro Dautin, qė ishte kushėriri i Kadriut Hazbiut, me qėllim qė ai tė ishte i qetė e tė kuptonte se nuk kishte gjė me tė, pėrkundrazi tė mendonte se e konsideronte si besnikun e tij.
    Kjo ishte politikė e njohur e Enver Hoxhės.

    Nė prill, maj e qershor
    tė vitit 1982:
    *- U arrestuan Llambi Ziēishti, ish-ministėr i Ministrisė sė Shėndetėsisė;
    *- Xhavit Ismailaga, qė ishte berber nė hotel "Dajti", i cili mė mbrapa kishte qethur edhe Mehmet Shehun;
    *- Llambi Peēini, me detyrė drejtor i Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe qė kishte pasur pėr detyrė pikėrisht sigurinė fizike tė udhėheqjes mė tė lartė tė Partisė.

    Nė qershor 1982:
    * - Arrestohet Gani Kodra, i cili ishte kryetar i Degės sė Sigurimit tė Anėtarėve tė Byrosė Politike dhe Anėtarėve tė Komitetit Qėndror tė Partisė.
    Nė gusht tė vitit 1982:
    * - U arrestua Mihallaq Ziēishti, qė kishte qenė zėvendėsministėr nė Ministrinė e Punėve tė Brend-shme, e mė vonė sekretar i Parė i Komitetit tė Partisė nė rrethin e Korēės e tė Durrėsit.
    Mė 1 tetor 1982:
    * - U arrestua Ali Ceno, ish-shoqėrues i Mehmet Shehut.
    * - Bashkim Shehu, qė ishte djali i vogėl i Mehmet Shehut.
    * - Duro Shehu, qė ishte vėllai i Mehmet Shehut, i cili kishte qenė sekretar i Komitetit tė Partisė nė Armėn e Aviacionit.
    *- Idriz Seiti, ish-kryetar dege nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    Gjatė kėtyre muajve tė vitit 1982:
    *- U arrestuan edhe mjaft kuadro tė tjerė, ushtarakė e civilė si:
    - Nesti Nase, ish-ministėr i Jashtėm.
    - Nesti Kerenxhi, qė pas ēlirimit tė vendit nga okupatorėt ishte zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme.
    - Gjeneral i Sadik Bekteshi, "Hero i Popullit".
    - Gjeneral Muhamed Prodani, "Hero i Popullit".
    - Gjeneral Abaz Fejzo.
    - Gjeneral Arif Hasko.
    - Gjeneral Vaskė Gjino dhe mjaft kuadro tė tjerė tė rangjeve tė ndryshme.
    15 tetor tė vitit 1982
    Arrestohet Kadri Hazbiu
    Mė sė fundi, mė 15 tetor tė vitit 1982 u arrestua edhe vetė Kadri Hazbiu, qė siē e dini, kishte qenė ministėr i Punėve tė Brendshme, ministėr i Mbrojtjes Popullore.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Nė '82-shin jam arrestuar nga kolegėt e mi nė zyrėn time nė Ministrinė e Brendshme

    Nga: FATOS VELIU

    Le tė kalojmė te emri juaj, zoti Martiro. Ju thatė se u arrestuat edhe ju. Kur dhe si ndodhi arrestimi, mund ta pėrshkruani?
    Mua mė arrestuan pikėrisht mė 13 prill tė vitit 1982, pak pas arrestimit tė ish-ministrit Feēorr Shehu.
    Ku ju arrestuan?
    U arrestova nga Rexhep Kolli ndėrsa isha duke punuar nė zyrėn time tė punės.
    Megjithėse ma keni shpjeguar nė intervistat e kaluara, por pėr interes tė lexuesit, mund tė ma rishpjegoni se kush ishte ky Rexhep Kolli qė ju ka arrestuar juve?
    Rexhep Kolli drejtonte grupin operativ, qė kishte pėr detyrė tė grumbullonte materiale, tė dhėna e dėshmi me ēdo mėnyrė, shpifje e gėnjeshtra pėr personat e arrestuar dhe pėr ata qė duhej tė arrestoheshin sipas skenarit tė parapėrgatitur, e t'ia kalonte kėto hetuesisė. Pra pas arrestimeve tė bujshme nė Ministrinė e Brendshme, Hoxha pėrdori grupin e hetimit dhe atė operativ, qė drejtoheshin nga Hekuran Isai, qė me tė gjitha mjetet, torturat mė ēnjerėzore ndaj tė pandehurve qė ishin arrestuar dhe presionet ndaj dėshmitarėve, tė bėnin dėshmi tė rreme ndaj Kadriut.
    Pasi i shtrydhi si limon, ai i flaku Rexhep Kollin e Pirro Dautin. Edhe kėta tė fundit mund t'i fuste nė burg, t'i akuzonte si tradhtarė, dhe tė provonin ato qė ata u kishin bėrė tė tjerėve.
    Ēfarė i bėri Rexhep Kollit, qė ishte pikėrisht kreu i ri i Sigurimit tė Shtetit, pas eliminimit tė grupit tuaj?
    Rexhep Kollin, pasi e shtrydhėn mirė, e pėrjashtuan nga KQ i PPSH-sė pėr gabime tė rėnda. Nuk e futėn nė burg, e mishėruan pėr shėrbimet qė u kishte bėrė, por e detyruan qė tė dilte dėshmitar kundėr Kadri Hazbiut, ta akuzonte atė si armik, ndryshe mund tė pėrfundonte dhe ai atje.
    Gjatė dėshmisė sė tij kundėr Kadriut, i ra tė fikėt, pasi Kadriu e vuri me shpatulla pas murit.
    Thatė qė ju arrestoi nė zyrėn tuaj nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme vetė Rexhep Kolli. E mėsuat qėllimin e urdhrit pėr arrestimin tuaj?
    Arrestimi im ishte i planifikuar nga lart, me qėllim qė nėpėrmjet meje, ish-hetuesi i Beqir Ballukut e Kiēo Ngjelės, tė vėrtetohej alibia e Enver Hoxhės se nė krye tė veprimtarisė "armiqėsore", komplotuese" tė ushtarakėve dhe "sabotatorėve" nė ekonomi, ishin "poliagjentėt" Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
    Akuza qė u ngrit ndaj jush?
    Fillimisht u akuzova pėr tradhti ndaj Atdheut. Nė bashkėpunim me persona tė tjerė kisha luftuar pėr pėrmbysjen e shtetit tė Diktaturės sė Proletariatit.
    E pranuat akuzėn?
    Nuk mund ta pranoja njė akuzė tė tillė tė paqenė. Theksova se nuk kam kryer asnjė aktivitet pėr tė tradhtuar Atdheun, pėrkundrazi, e gjithė jeta ime, qė nė moshėn 16-vjeēare deri nė kohėn e daljes nė pension, pėr 40 vjet flet pėr tė kundėrtėn. Luftė me armė nė dorė qė nė moshėn 16-vjeēare kundėr okupatorėve pėr ēlirimin e vendit, luftė e punė nė mbrojtje tė atdheut, luftė pėr dije e kulturė pėr t'i shėrbyer sa mė mirė Atdheut. Kjo ėshtė e vėrteta.
    Reagimi i hetuesve?
    I gjithė stafi i hetimit bėri tė gjitha pėrpjekjet, nuk la gur pa lėvizur qė tė gjente qoftė edhe njė tė ashtuquajtur tė dhėnė, njė fakt, njė provė, qė tė vėrtetonin akuzėn e tradhtisė ndaj Atdheut, se nuk kishin se ēfarė tė gjenin.
    Kur dolėt nė gjyq?
    Mbas 8 muajsh hetimi pėr kėtė akuzė, hetuesia, me vendimin datė 18/11/1982, ndryshon cilėsimin juridik tė akuzės, nga tradhti ndaj atdheut, nė krimin e sabotimit (neni 53 i K.P). Hetuesia, tė besuarit e Enver Hoxhės, nuk mund tė hiqnin dorė nga akuzat, nga skenarėt e parapėrgatitur.
    Sėrish nuk pranuat gjė?
    Nuk e pranova edhe kėtė akuzė tė paqenė. Thashė se nuk kam kryer asnjė veprimtari armiqėsore sabotuese pėr tė dobėsuar e minuar veprimtarinė shtetėrore dhe tė Partisė.
    Kėrkova qė tė merreshin e administroheshin mjaft prova qė sqaronin ēėshtjen dhe rrėzonin akuzėn.
    I morėn parasysh?
    U refuzuan nga hetuesia, se kuptohet dilte e vėrteta. Pas disa ditėve tė komunikimit tė kėsaj akuze, pa bėrė asnjė hetim pėr kėtė figurė krimi, nė fillim tė muajit dhjetor 1982, hetuesi Bashkim Caka, nė prezencė tė Zv/Prokurorit tė Pėrgjithshėm Abaz Brataj, komunikon vendimin e pėrfundimit tė hetimit dhe njohjen e dosjes hetimore me akuzėn e sabotimit.
    Ēfarė thatė tashmė kur u zyrtarizuan akuzat?
    Thashė se, "u njoha me vendimin e hetuesisė, por nuk jam dakord me akuzėn qė mė bėhet, nuk kam kryer asnjė veprimtari armiqėsore. Nuk jam dakord me pėrfundimin e hetimit. Kėrkoj qė tė vazhdojnė veprimet hetimore, hetuesia tė administrojė provat e kėrkuara nga unė, se ato hedhin dritė mbi tė vėrtetėn dhe nuk jam dakord me vendimin pėr refuzimin e tyre". Por kėto sėrish nuk u morėn parasysh.
    Ma saktėsoni tamam akuzėn zyrtare?
    U akuzova se nė bashkėpunim me persona tė tjerė, me dashje kundėrrevolucionare kam dobėsuar dhe minuar veprimtarinė shtetėrore dhe tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Kam sabotuar vijėn e partisė nė drejtim tė:
    a) Sabotim tė parimeve proceduriale penale pėr njė hetim tė plotė e tė gjithanshėm nė proceset hetimore tė armiqve Beqir Balluku, Kiēo Ngjela e tė tjerė, me qėllim qė tė mos zbulohej veprimtaria e pėrbashkėt armiqėsore e tyre me armikun Mehmet Shehu.
    b) Sabotimi i vijės sė Partisė nė zhvillimin e luftės sė klasės, duke zbutur kėtė luftė ndaj disa elementėve armiq.
    Ja dhe argumentet, provat e hetuesisė pėr kėto akuza.
    Ēfarė thuhet saktėsisht nė akt-akuzėn dhe vendimin e gjykatės?
    "I pandehuri Kristofor Martiro, pėr njė kohė tė gjatė ka punuar nė organet e Sigurimit tė Shtetit, nė detyrė e sektorė tė ndryshėm tė rėndėsishėm, dhe kohėt e fundit nė detyrėn e Kryetarit tė Degės sė Veēantė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Por siē ka rezultuar, tek i pandehuri Kristofor Martiro janė vėnė re shfaqje qė vijnė nė kundėrshtim me normat e moralit, si dhėnia pas interesit personal, shfaqjet e mendjemadhėsisė e karrierizmit".
    Kush ishte sipas tyre, argumenti pėr kėtė degjenerim?
    "I pandehuri K. Martiro, duke qenė ne rrethin e Korēės nė detyrėn e zv.kryetarit tė degės sė Punėve tė Brendshme, nėpėrmjet Koēi Lubonjės ėshtė njohur me vizitorin nga SHBA Thoma Stratin, me tė ėshtė shoqėruar, ka pirė kafe, ka kėmbyer orėn e dorės me Koēi Lubonjėn, orė qė atij ia kishte dhėnė Thoma Strati, ēka provon dhe konkluzionin se i pandehuri, pavarėsisht se ky veprim ulte figurėn e njė punonjėsi tė organeve tė Sigurimit, duke qenė i prirė pas interesit tė tij personal e kreu njė veprim tė tillė".
    Si vajti historia e kėtij Thoma Stratit?
    Thoma Strati, kur erdhi pėr tė dytėn herė si vizitor nė vitin 1975, u arrestua dhe u dėnua pėr mburrje tė potencialit tė SHBA.
    Ja pra, pirja e kafes me kėtė emigrant shqiptar dhe kėmbimi i orės sė dorės me shokun tim, Koēi Lubonjėn, u quajt e u mor si bazė pėr tė vėrtetuar "degjenerimin moralo-politik timin".
    Nė tė vėrtetė e pitė kafen me tė juve, kur ishte herezi njė veprim i tillė me njė person qė vjen nga jashtė?
    Shoqėrimi e pirja e kafes me kėtė vizitor u bė sipas porosisė sė Organeve tė Zbulimit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr interesat e tyre operative, tė cilat gjejnė pasqyrim nė dosjen e tij dhe veprimet nė Degėn e Punėve tė Brendshme Korēė. Hetuesia i injoroi kėto.
    Pra ishte detyra juaj t'i takonit kėta emigrantė qė vinin nė rrethin tuaj?
    Takimi dhe bashkėbisedimi me emigrantėt ekonomikė qė vinin si vizitorė nė Korēė, ishte njė nga detyrat e mia funksionale pėr tė vjelė informacion.
    Po?
    E hodha poshtė akuzėn qė mė bėhej, duke theksuar se "nė tėrė jetėn time nuk jam karakterizuar nga vese tė ulėta e veprime amorale, gėnjeshtra, mashtrime, zhvatja e tėrheqja pas interesit personal nė kurriz tė shoqėrisė, por nga e kundėrta e tyre, nga lufta e papajtueshme me to, e qė gjykoj se gjejnė pasqyrim dhe nė dokumentet e mia si anėtar partie e kuadėr. Gjatė veprimtarisė si kuadėr kam kaluar nėpėr duar vlera materiale e monetare, por nuk mė ėshtė ngjitur njė fije floku nėpėr duar, nė familjen time nuk ka as edhe njė gjė mė tė vogėl tė marrė nė rrugė tė jashtėligjshme, tė pandershme". Kėrkova nga hetuesia qė tė sillte njė fakt, njė provė, qoftė edhe njė rresht tė shkruar nė dokumentet, karakteristikat e mia nga organet e Partisė dhe ato shtetėroret pėr 40 vjet tė aktivitetit tim si anėtar partie e kuadėr, e tė jem cilėsuar me vese tė tilla. Hetuesia e refuzoi kėrkesėn time, se nuk kishte se ēfarė tė sillte.
    Tė indinjojnė kėto akuza, aq mė tepėr kur akuzohesh nga njerėz tė zhytur nė kėto vese e nė zhvatje tė pasurisė sė popullit.
    Dhe si vijonte mė tej akt-akuza?
    Tezėn mbi tė ashtuquajturėn degjenerim moralo-politik e trilloi hetuesia, pėr tė argumentuar tezėn tjetėr tė trilluar, se "ky degjenerim u bė bazė pėr t'u bėrė vegėl e armiqve Kadri Hazbiu e Feēorr Shehu". Armiqtė Kadri Hazbiu e Feēorr Shehu, pasi i kanė njohur kėto cilėsi tė tė pandehurit Kristofor, janė pėrpjekur pėr t'ia ushqyer akoma mė tepėr ato, dhe e kanė konsideruar si njeriun e pėrshtatshėm pėr zhvillimin e mėtejshėm tė veprimtarisė sė tyre armiqėsore nė dėm tė Partisė dhe tė shtetit, dhe si i tillė u caktua nė grupin hetimor tė komplotistėve e sabotatorėve pėr qėllime armiqėsore pa qenė hetues... etj.
    Janė pėrdorur tortura fizike dhe psikologjike gjatė hetuesisė suaj?
    Gjatė procesit tim hetimor, qė nga Hekuran Isai dhe hetuesit, u pėrdorėn tė gjitha mjetet antiligjore, presioni e dhuna, por edhe premtimet, duke kėrkuar nga unė tė gėnjeja, tė mashtroja, tė deponoja se Beqir Balluku e Kiēo Ngjela kishin deponuar gjatė procesit tė tyre hetimor, pėr veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore me Mehmet Shehun kundėr PPSH-sė dhe pushtetit popullor.
    Po nė ē'mėnyrė mashtroje, sipas tyre, pėr Beqirin?
    Se kėto deponime tė tyre ishin fshehur, nuk ishin fiksuar nė proceset hetimore nga ana ime, me porosi tė Kadri Hazbiut, Feēorr Shehut apo vetė Mehmet Shehut.
    Qėllimi?
    Qėllimi i kėtyre presioneve e akuzave ishte i qartė. Unė, duke qenė hetues i Beqir Ballukut e Kiēo Ngjelės, tė bėhesha ndėrlidhės i kėtyre grupeve tė akuzuar si armiq komplotistė e sabotatorė me atė tė Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, pėr tė "vėrtetuar" legjendėn, skenarin e Enver Hoxhės, se nė krye tė "veprimtarisė armiqėsore" tė kėtyre grupeve ishte Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu.
    Dhe vendimi juaj para presioneve tė tmerrshme?
    Unė nuk mund ta pranoja njė poshtėrsi tė tillė, tė gėnjeja, tė mashtroja, edhe sikur kjo tė mė kushtonte jetėn.
    Nuk mund tė lija fėlliqėsira mbrapa shoqėrisė dhe tė afėrmve tė mi.
    Pra nuk patėt ndonjė deklarim tė tillė nga Beqiri?
    Unė si hetues i Beqir Ballukut e Kiēo Ngjelės, nuk pata asnjė tė dhėnė, asnjė sinjalizim apo udhėzim pėr veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore tė tyre. Beqir Balluku e Kiēo Ngjela nuk deponuan asgjė pėr veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun.
    Faktet qė pėrdorėn?
    Argumentet e faktet qė u pėrdorėn nga hetuesia pėr tė vėrtetuar akuzėn e "Sabotimit tė parimeve proceduriale penale pėr njė hetim tė plotė e tė gjithanshėm nė proceset hetimore tė armiqve Beqir Balluku, Kiēo Ngjela etj., me qėllim qė tė mos zbulohej veprimtaria armiqėsore e tyre me armikun Mehmet Shehu".
    Po a e mbyllėt nė tė vėrtetė procesin e Beqir Ballukut?
    Ja e vėrteta: Nga fundi i procesit hetimor me tė pandehurit Beqir Balluku e tė pandehurit e tjerė ushtarakė, nė njė mbledhje tė grupit hetimor nė fillim tė muajit tetor (1975), ku merrte pjesė dhe kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela, ministri Kadri Hazbiu tha se "procesi i Beqir Ballukut, me porosi tė udhėheqėsit tė Partisė tė shkojė drejt mbylljes brenda muajit tetor. Ka reagime nga jashtė shtetit se pėrse nuk dalin nė gjyq kėta tė arrestuar."
    Dhe kėshtu e mbyllėt?
    Pėrfunduan hetimet, u bėnė ballafaqimet me tė pandehurit, u njohėn ata me materialet hetimore dhe ēėshtja u dėrgua pėr gjykim.
    Kėtė fakt nuk donin ta merrnin parasysh hetuesit, donin me ēdo kusht tė vėrtetonin se procesi ishte mbyllur para kohe me urdhėr tė Kadri Hazbiut, pėr qėllime armiqėsore.
    Dhe pėr Kiēo Ngjelėn kishin tė njėjtėn akuzė?
    Hetuesia, pėr tė vėrtetuar akuzėn e tyre se dhe Kiēo Ngjela kishte deponuar gjatė procesit tė tij hetimor pėr veprimtari armiqėsore tė Mehmet Shehut, por qė ishin fshehur nga hetuesi, u thirr si dėshmitar nė gjyqin tim Kiēo Ngjela, i cili nė atė kohė vuante dėnimin nė Burgun e Burrelit.
    Dhe ēfarė dėshmoi Kiēo Ngjela?
    Pyetjes sė trupit gjykues, se ēfarė kishte thėnė ai gjatė procesit hetimor pėr veprimtari armiqėsore tė Mehmet Shehut, ai iu pėrgjigj: "Nuk kam ditur asgjė pėr veprimtari tė tillė, as dhe ndonjė veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore tė Abdyl Kėllezit e Koēo Theodhosit me Mehmet Shehun."
    E di se ka shumė pika mbi akuza dhe kundėrakuza nė atė proces tė montuar ndaj jush. Ēdo ditė duhej tė pėrballeshit me lumė pyetjesh dhe njė mori akuzash, tė cilat me sa shikoj, i keni pėrshkruar nė njė ditar tė posaēėm tuajin. Pėr tė mos vijuar mė tej, se bėhet i mėrzitshėm, po ju pyes tė citoni disa dėshmitarė. Mbani mend?
    I mbaj mend shumė mirė. Nuk ishin dėshmitarė, por ishin mostra qė gėnjenin ditėn nė diell pa iu dridhur fare qerpiku. Por unė nuk dua t'i pėrmend, se ata kanė fėmijė dhe nipėr dhe ėshtė turp pėr ato qė kanė thėnė para meje kur binin akuzat mė tė rėnda. Le tė ngelen nė memorien dhe nė ditarin tim personal tėrė ata njerėz qė kanė ardhur pėr tė gėnjyer kundėr meje nė atė proces tė llahtarshėm.
    Vendimi i gjyqit ndaj jush?
    Por unė do ju vijoj qė, mbi bazėn e akuzave tė hetuesisė pėr sabotim tė parimeve proceduriale-penale dhe "sabotim tė vijės sė Partisė nė zhvillimin e luftės sė klasės", akuza tė bazuara nė fakte joreale e ligjore, por nė manipulime, shtrembėrime e falsifikime tė sė vėrtetės, Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė, me Kryetar Halil Sinanin, nė vendimin Nr.5, datė 7.2.1983, mė dėnoi me 15 vjet heqje lirie, heqjen e dekoratave dhe 5 vjet internim.
    Pati persekucion familja?
    Gjykimi dhe dėnimi ishte njė akt formal, gjithēka ishte vendosur nga lart. M'u vu titulli i armikut tė atdheut, u persekutua familja. U hodh poshtė njė jetė e tėrė prej 40 vjetėsh luftė e punė, pa kursyer as jetėn pėr idealet dhe atdheun socialist, luftė me armė nė dorė qė nė moshėn 16- vjeēare kundėr okupatorėve pėr ēlirimin e Atdheut, dhe mbrojtjen e fitoreve tė popullit. Gjatė gjithė jetės sime kam punuar me ndėrgjegje, pa kursyer mund e djersė, duke qenė i gatshėm pėr tė dhėnė pėr Atdheun. Pėr kėtė jam krenar!
    Si e konsideruat vendimin ndaj jush?
    Dėnimi im, ashtu si dhe i shumė tė tjerėve, ishte njė veprim kriminal.
    Armiq tė atdheut e tė popullit, nuk ishim ne, por vetė akuzuesit, me nė krye uzurpatorin e Partisė, qė vrau militantėt, heronjtė e luftės e tė punės, patriotėt, gjymtoi njė popull e qė e ēoi vendin nė katastrofė e ua shėrbeu agjenturave tė huaja.
    Kam ndjerė kėnaqėsi tė veēantė: akuzuesit e mi, me gjithė dhunėn e pėrdorur ndaj meje, nuk ia arritėm dot qėllimit tė tyre, tė mė detyronin tė deponoja gėnjeshtrat qė kėrkonin, pėr tė pėrligjur alibinė e Enver Hoxhės, pėr tė cilėn dhe u arrestova.
    Doja nė fund t'ju bėja edhe njė pyetje. Ju bėnė presion zoti Martiro, gjatė procesit tuaj hetimor?
    Jo vetėm gjatė procesit hetimor, por edhe pas dėnimit tim me 15 vjet heqje lirie dhe dėrgimin nė kampin e tė burgosurve nė Zejmen tė Lezhės, nuk m'u nda presioni qė tė dėshmoja nė procesin gjyqėsor tė Kadri Hazbiut, se procesi hetimor i Beqir Ballukut ishte mbyllur para kohe me urdhėr tė Kadri Hazbiut, qė tė mos i dilte koka veprimtarisė sė pėrbashkėt armiqėsore tė Beqirit me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun. Pėr kėtė qėllim mė futėn nė birucė disa ditė pa asnjė shkak, dhe mė vonė duke mė dėrguar nė burgun e Burrelit. U thirra nė gjyqin e Kadriut pėr tė dėshmuar pėr kėtė ēėshtje.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •