Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Skėnder Shehu: E pata vėshtirė sa mė pranoi Silva

    Nga: FATOS VELIU

    Zoti Martiro, thatė nga num ri i kaluar se pas vendosjes sė familjes sė Mehmet Shehut nė Belsh tė Elbasanit, tė cilėn e organizuat nėn njė survejim tė veēantė, u morėt me pėrpunimin operativ tė familjarėve, tė cilėt Enver Hoxha i kishte akuzuar pėr bashkėpunim me agjenturat e huaja ndėrkohė qė ju duhej t'i vėrtetonit. Mė folėt gjithashtu pėr veprimin e kombinacionit mbi tė shoqen, Fiqiret Shehun, tė cilėn e morėt nė pyetje nė takime tepėr sekrete ku nuk kishin dijeni familjarėt e tjerė. Ku vijuat pas kėsaj, dhe nė mėnyrė tė tillė operuat edhe me fėmijėt?
    Pas Fiqiretit mora nė pyetje Skėnder Shehun, i cili siē e dini ėshtė personazhi mė i veēantė i asaj histori-komedie, pasi emri i tij u pėrdor pėr tė realizuar synimet e paracaktuara nga Enver Hoxha. Pra mora nė pyetje dhe nė bashkėbisedim tepėr sekret Skėnder Shehun pėr tė mėsuar deklarimet e tij.
    Pra pas Fiqiretit ju thėrritėt Skėnderin. Dua tė di nėse gjatė takimit qė bėtė me Skėnderin ishte nė dijeni Fiqireti?
    Jo, Fiqireti nuk dinte gjė se po takoja Skėnderin dhe as Skėnderi nuk dinte asgjė pėr kontaktin qė kisha bėrė me tė ėmėn.
    Pse, skenarin e kishit qė tė mos merrnin kontakt njėri me tjetrin familjarėt qė ju i merrnit nė pėrpunim? Nė rastin konkret, Skėnderin e morėt nė pyetje ndėrkohė qė ai nuk kishte asnjė dijeni pėr bisedėn tuaj me tė ėmėn?
    Unė e takova Skėnderin pa marrė kontakt fare me tė ėmėn, me qėllim qė tė mos koordinonin thėniet e tyre. Skėnderi nuk dinte gjė pėr vetėvrasjen e Mehmetit.
    Si ka mundėsi? Ēfarė mund tė thoshte ai pėr vdekjen e tė atit?
    Kur e pyeta se ēfarė dinte ai pikėrisht pėr vdekjen e tė atit, nuk mė tha mė shumė, veēse ato ēka kishte mėsuar nga e ėma, pra vetėm ato qė tha Fiqireti.
    Sigurisht, mė shumė e keni pyetur pėr historinė e tė ashtuquajturės fejesė tė tij. Si jua ka shpjeguar vetė Skėnderi atė ngjarje?
    Patjetėr qė ajo pyetje ishte objekti im kryesor nė pyetjet qė do tė bėja gjatė atij bashkėbisedimi me Skėnderin, emri i tė cilit nė ato momente kishte pėrfshirė gjithė atmosferėn shqiptare.
    Dhe si jua ka pėrshkruar ai atė fejesė?
    Pėr fejesėn me Silva Turdiun, Skėnderi shpjegoi me hollėsi tėrė ngjarjet. Konkretisht mė tha:
    "Duke shkuar me shokėt nė ndeshjet e volejbollit tė skuadrės sė vajzave tė Dinamos, mė pėlqeu Silva, njė nga volejbollistet e kėsaj skuadre. Edhe fėmijėt e Hysniut e tė Enverit ma lavdėruan atė. Unė e dashurova Silvėn dhe m'u mbush mendja pėr t'u fejuar me tė. E ndiqja skuadrėn e Dinamos ngado qė shkonte pėr tė luajtur. Kur isha nė Suedi pėr studime dhe skuadra e volejbollit tė Dinamos shkoi nė Gjermani pėr njė ndeshje kupe, unė sė bashku me Gani Kodrėn shkuam nga Suedia nė Gjermani.
    Pėr tė saktėsuar paksa faktin me Ganiun, zoti Martiro, doja tė shtoja se ai nė atė kohė ka qenė zyrtar i lartė i ambasadės sonė nė Suedi, tė cilin e dėrgoi Mehmet Shehu, sigurisht me pėlqimin e tij, siē mė ka treguar dhe vetė dikur, qė tė ishte pranė tė birit qė do tė shkonte me studime. Kjo, pėr faktin se siē e dimė Ganiu ka qenė njeri shumė afėr Mehmet Shehut dhe fėmijėve tė tij. Madje pėr njė hollėsi mė tepėr pėr lexuesin, do tė shtoja edhe faktin se ėshtė ai, pikėrisht personi i cili duke parė konfidencėn me familjen Shehu, ka marrė akuzėn direkt nga Enver Hoxha qė bėnte ndėrlidhjen e familjes me agjenturat jashtė, ndėrkohė qė akuzohej akoma se kishte sjellė nga Parisi radio-transmetuesen pėr banesėn e kryeministrit, tė instaluar brenda mureve nga fėmijėt e tij. Ky ėshtė Gani Kodra qė ju pėrmend Skėnderi, zoti Martiro?
    Po, pikėrisht ai person ėshtė, qė e citon Skėnderi kur thotė qė, "shkova nė Gjermani pėr tė parė ndeshjen e volejbollit ku luante Silva". Ju bėtė mirė qė u kujtuat ta pėrshkruani, me qėllim qė ta njohė lexuesi personin qė ishte afėr tij nė atė periudhė.
    Nuk jua pėrmenda vetėm pėr informacion tė lexuesit, zoti Martiro, por mė shumė, nėse ju ka treguar Skėnderi pėr Gani Kodrėn, tė cilin e ka marrė nė shoqėri nė Gjermani, nėse ka pasur dijeni apo jo pėr qėllimin e lėvizjes sė tij nėn justifikimin e ndeshjes sė volejbollit? Se kemi parasysh qė Ganiu ishte njeri i strukturave tė Ministrisė sė Brendshme, apo jo?
    Pėr sa mė kėrkoni, po ju them se konkretisht Skėnderi mė ėshtė shprehur: "Kur ikėm me Ganiun nga Suedia nė Gjermani, ai nuk dinte asgjė pėr qėllimin tim. Ganiut nuk i kisha thėnė gjė pėr kėtė vajzė".
    Dhe ēfarė ju tregoi pėr faktin e shkuarjes nė Gjermani, ndėrkohė qė njeriu mė konfident i tij qė e shoqėronte, i cili ishte ndėrkohė dhe person i strukturave tė Ministrisė sė Brendshme, nuk dinte kurrfarė gjėje qė bėhej fjalė pėr njė hap kaq tė madh siē ishte puna e krijimit tė familjes sė tij?
    Pėr atė vizitė ai mė tregoi: "Nė Gjermani takova tė gjitha lojtaret e Dinamos. Takova dhe Silvėn, por aty nuk i thashė asgjė rreth asaj qė kisha menduar.
    Ēfarė ju tha pėr propozimin pėr martesė?
    "Kur u ktheva nė Shqipėri, - deklaroi, - e takova disa herė Silvėn, duke i shprehur edhe qėllimin tim, por ajo nė fillim nuk deshi qė tė mė takonte. Mė tha qė tė shikoja punėn time".
    Vetė Silva, i kishte treguar gjatė kėsaj kohe pėr njerėzit e arratisur qė u propaganduan me aq ciklon?
    Po po. Pėr kėtė moment Skėnderi mė tregoi: "Kur insistova dhe nuk iu ndava, Silva mė tha se kishte njerėz tė arratisur kurse unė isha djali i kryeministrit. Pėrsėri unė nuk iu ndava. Njė ditė e kapa vetė dhe bisedova me tė, duke i thėnė troē se doja tė fejohesha me tė. Pėr kėtė fakt i thashė edhe Kreshnik Tartarit, qė ishte trajner i skuadrės sė Dinamos. Ai mė tha se 'si vajzė ishte shumė e mirė nga tė gjitha anėt, por ka tė afėrt tė arratisur'. Unė sėrish ngula kėmbė. E kam takuar Silvėn disa herė nė rrugė".
    Pra ju tregonte pėr njė lidhje tė sforcuar, dhe jo pėr njė tundim tė vajzės pėr statusin e lartė shoqėror qė kishte nė atė kohė Skėnder Shehu?
    Siē mė tregonte nė ato takime tepėr sekrete dhe shumė konfidenciale, madje do tė thosha dhe shumė shoqėrore, ai fliste pėr njė hezitim tė ēuditshėm tė saj, gjė qė nuk e kishte pasur tė thjeshtė pėr t'i marrė fjalėn pėr fejesėn e ardhshme. Konkretisht atė moment final ai ma pėrshkroi: "I kam propozuar pėr fejesė, por ajo ka refuzuar pėr njė farė kohe, por pas kėmbėnguljes sime, mė nė fund pranoi".
    Po momentin e bisedės nė familje, siē e kishte pėrshkruar Fiqireti e tregoi?
    Pothuajse ishte saktėsisht ashtu. "Nė korrik tė vitit 1981, - vijoi ai, - kur ishim nė plazhin e Durrėsit unė i thashė Fiqiretit pėr kėtė vajzė. I thashė se ishte Silva, bija e Qazim Turdiut, profesor nė universitet. Pas kėsaj mėsova se mamaja e njihte tė shoqen e Qazim Turdiut, Turkeshėn.
    Nga e njihte Fiqireti tė ėmėn e Silva Turdiut?
    Pėr kėtė fakt Skėnderi mė tregoi se "ato kishin qenė sė bashku nė shkollėn femėrore nė Tiranė para ēlirimit tė vendit. Mamaja gjithashtu e njihte shumė mirė si e afėrta e Arshi Pipės, qė ishte i arratisur. Megjithatė mamaja mė tha qė tė pyesja babanė pėr kėtė vajzė".
    Po, dhe ēfarė tė tha mė tej?
    Mė tej e rrėfen ngjarjen nė fjalė pothuaj shumė tė pėrafėrt me tė ėmėn, Fiqiretin, por qė gjithsesi kishte shumė rėndėsi tė dėgjohej nga vetė Skėnder Shehu pjesa e rrėfimit qė i takonte atij. Pėr sa i pėrkiste rrėfimit te i ati kryeministėr pėr problemin e vajzės, ai mė tregoi: "Unė i thashė Mehmetit qė u gėzua shumė qė unė vendosa qė tė fejohesha. Ai u mendua, por nuk donte qė tė ma prishte, duke e ditur sėmundjen time dhe refuzimin e mėparshėm pėr t'u fejuar. Mehmeti mė tha qė do tė pyeste njėherė Feēorr Shehun, dhe pastaj do tė mė jepte pėrgjigje".
    Po?
    "Mehmeti e thirri Feēorrin pėr kėtė problem, - mė tha. - Ai, si mori informacionin dhe porosinė nga im atė, i tha se do tė pyeste dhe do t'i kthente informacion shumė shpejt. Nuk kaluan veē tre-katėr ditė kur Feēorri i solli babait tė dhėnat e kėrkuara".
    Ēfarė ju tregoi nė ato momente kur ishte nė internim Skėnder Shehu, pėr ē'ka konfirmuar ministri i Brendshėm Feēorr Shehu para babait tė tij nė lidhje me informacionin qė kishte kėrkuar pėr Silva Turdiun?
    Pėr kėtė lloj bisede, Skėnderi u shpreh:
    "Feēorri i tha babit se Qazim Turdiu kishte dy vėllezėr jashtė shtetit dhe e shoqja e Qazimit kishte tė arratisur njė tė afėrt tė saj tė quajtur Arshi Pipa, i cili mė pėrpara kishte aktivitet tė zgjeruar kundėr vendit tonė, por tani, nuk ka aktivitet. I ati i Silvės ėshtė njeri i nderuar, pedagog nė Universitetin e Tiranės, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Ēmimin e Republikės. Babai e pyeti Feēorrin se si tė bėnte nė lidhje me fejesėn time dhe ai i tha qė tė pyeste Partinė."
    Pas kėsaj Mehmeti mori vendimin e fejesės, apo ju shtoi ndonjė detaj mė shumė nga sa kishit juve dijeni, nė rrėfimin e tij vetė Skėnder Shehu?
    Nė kėtė pikė Skėnderi nuk tregoi ndonjė gjė mė shumė nga sa dija edhe nga rrėfimi i plotė dhe shumė i hollėsishėm i Fiqiretit.
    "Babai, - saktėsoi mė tej ai, - e mori vendimin vetė dhe mė tha se ishte dakord pėr t'u fejuar me Silva Turdiun.
    Dhe ēfarė ju tregoi pėr mė tej, pas kėtij pėlqimi tė ēuditshėm?
    "U la qė shpalljen e fejesės ta bėnim mė 1 shtator, kur tė hynim nė shtėpinė e re, qė po bėhej apo zgjerohej shtėpia e vjetėr. Kėshtu u bė", - vazhdoi tė mė tregonte Skėnderi, i cili shpjegoi edhe ceremoninė e fejesės, ku tha se: "Pėr urim erdhi Enver Hoxha sė bashku me Nexhmijen dhe fėmijėt. Nė ato vizita, ku ishte e pranishme edhe Silva, dolėm tė gjithė sė bashku edhe nė fotografi".
    Jua ka saktėsuar Skėnderi detajin e jashtėzakonshėm, qė fotografitė e asaj vizite ēuditėrisht i ka bėrė vetėm Sulo Gradeci dhe jo fotografi i familjes, sikur tė parandihej njė fund tragjik jo mė shumė se pak ditė pas atij takimi?
    Po po, ma saktėsoi edhe Skėnderi kėtė fakt, qė ashtu siē thoni ju, ėshtė shumė i ēuditshėm, pasi ndryshe nga herėt e tjera kur bėnin vizita te njėri-tjetri, kėtė herė duket sikur ishte organizuar njė grackė dhe po luhej njė komedi. Por ajo qė shtoi ishte se ai konfirmoi marrjen e njė kopjeje tė atyre fotografive. Konkretisht ai saktėsoi:
    "Fotot i bėri Sulo Gradeci. Mė pas nga kėto fotografi Suloja na dha dhe neve nga njė kopjo, tė cilat i mora me vete kur u nisa pėr nė Suedi".
    Dua tė di tashmė zoti Martiro, rrėfimin e vetė Skėnder Shehut pėr situatėn e krijuar nė orėt qė u prish fejesa, pas pėrplasjes sė parė qė Mehmet Shehu bėri me Enver Hoxhėn pak ditė pas vizitės sė tij tė urimit. Si e pėrshkroi vetė Skėnderi atė moment?
    Pėr kėtė fakt Skėnderi mė ka treguar:
    "Tri apo katėr ditė pas fejesės sonė, skuadra e Dinamos, ku ishte dhe Silva si pjesėtare e saj, do tė shkonte nė Greqi pėr tė zhvilluar njė ndeshje. Bashkė me to u nisa dhe unė me Gani Kodrėn. Unė kisha rrugėn pėr Suedi, ku vijoja studimet, por me Ganiun planifikuam qė tė shkonim ne Greqi, tė shikonim ndeshjen e prej aty nė Suedi. Nė Greqi qėndruam dy apo tri ditė. Por nė momentet qė vendosėm tė niseshim pėr nė Suedi, mė erdhi lajmi nga familja qė tė kthehesha me gjithė Silvėn me shumė urgjencė nė Tiranė. Ky lloj lajmi i dhėnė nė kėtė mėnyrė mė bėri disi tė shqetėsuar. Brenda nė qenien time ndjeva diēka jo tė mirė".
    Me Silvėn shkoi nė shtėpinė e tij, ku Mehmet Shehu i komunikoi prishjen e fejesės?
    Jo, pėr momentin e ardhjes nė Tiranė mė rrėfeu:
    "Kur mbėrrita nė Tiranė, Silva shkoi nė shtėpinė e saj dhe unė nė shtėpinė time, pra te prindėrit. Mė priti nė derė mamaja, nė sytė e sė cilės shfaqej shumė dukshėm njė mėrzi tepėr e thellė. E pyeta se 'ēfarė kishte ndodhur?'. Mamaja mė tha tė bisedoja me babanė. E takova babain, i cili gjithashtu ishte tejet i mėrzitur. Nuk vonoi shumė pas takimit qė bėra me tė dhe me keqardhje tepėr tė dhimbshme mė tha se 'kemi bėrė gabim pėr fejesėn dhe se ajo duhet tė prishet'. Mė tregoi se e kishte thirrur Enveri dhe i kishte thėnė se ėshtė bėrė njė fejesė me njerėz tė deklasuar, duke zbutur kėshtu luftėn sė klasave gjė qė ishte prekur shumė rėndė vija e partisė e tė tjera."
    Si kishte reaguar nė ato ēaste tė vėshtira pėr tė?
    Skėnderi vijoi kėtė moment tė rrėfimit, duke shfryrė lehtė dhe dhimbshėm njėkohėsisht, mė shumė pėr tragjedinė qė kishte pasur atė moment. Konkretisht tregoi:
    "Kur mė foli babai pėr atė vendim, qė ishte tejet i vėshtirė pėr situatėn time psikologjike, unė i thashė se 'pyeta pėr kėtė vajzė dhe ju mė dhatė pėlqimin'.
    'Po, - mė tha babai, - por u nxitova.' Unė sigurisht u mėrzita shumė dhe i thashė se 'nuk kthehem mė nė Suedi. Nuk ndihem mirė nga ana morale dhe psikologjike.'
    Pas kėsaj dite dhe nė vazhdim babai mė mbante shumė afėr, ku mė kėshillonte. Ai kishte frikė se mos mė ndodhte mua ndonjė gjė. Ai kishte shumė debulesė pėr mua, duke e ditur se isha dhe i sėmurė.
    Babai mė tha gjithashtu se i kishte thėnė Enveri qė, "djali tė qetėsohet, u bė njė gabim dhe u korrigjua, tė kthehet nė Suedi pėr studime", - deklaroi Skėnderi.
    Po mėnyrėn apo momentin si ia kishin thėnė Silvės, meqenėse ju tha se erdhėn bashkėrisht nė Tiranė, jua tha?
    Pėr kėtė gjė mė tregoi:
    "Pėr prishjen e fejesės, biseduam me babanė qė Silva tė shkonte nė shtėpinė e Ali Ēenos dhe atje t'ia thosha unė pėr prishjen e fejesės.
    Po, dhe si kishte vijuar?
    Kėshtu u veprua, - tregoi Skėnderi. - Si erdhi te Ali Ēenua, unė i komunikova vendimin familjar. Pas kėsaj Silva u mėrzit shumė dhe qau.
    Si ishte shprehur ajo nė ato ēaste tė papritura?
    Pėr kėtė tregoi:
    "Ajo mė tha se nuk mė kishte mbajtur gjė tė fshehtė. Mė tha se m'i kishte thėnė tė gjitha dhe duke mė paralajmėruar, ndėrkohė qė unė i kisha thėnė se nuk kishte gjė, se babi ėshtė dakord" etj.
    Dhe ku pėrfundoi ai rrėfim kaq i ēuditshėm qė ju bėtė me djalin e Mehmet Shehut pak ditė si ishte vendosur nė internim nė Belsh tė Elbasanit, ndėrkohė qė pak ditė mė parė i ati ishte gjendur i vdekur si rezultat i asaj historie qė ai ju tregonte?
    "Pas kėsaj, - pėrfundoi ai atė rrėfim tė gjatė, - unė u nisa pėr nė Suedi mjaft i mėrzitur. Si pėrherė ika nė shoqėrinė e Gani Kodrės. Pas ikjes, babai u bė shumė merak pėr mua. Ēdo ditė mė merrte nė telefon. Mė dėrgoi dhe letra. Nė njė letėr tė gjatė mė shkruante se pėr fejesėn gabimi ishte bėrė nga vetė ai, se ishte shpejtuar nė dhėnien e pėlqimit. Gjithashtu pas asaj letre ai mė jepte kėshilla tė vazhdueshme pėr ta kaluar kėtė shqetėsim".
    Ju tha Skėnderi se nga telefonatat e fundit qė ka pasur me tė atin mund tė kishte nuhatur ndonjė shenjė se diēka e keqe mund t'i ndodhte?
    Absolutisht jo. Pėr kėtė problem ai deklaroi: "Nė bisedat telefonike, edhe ditėt e fundit apo letrat qė mė dėrgonte, babai nuk mė la tė kuptoja se mund tė kryente njė akt tė tillė. Unė nuk dija gjė pėr vdekjen e babait, mė thanė se kisha njė tė sėmurė nė shtėpi dhe se duhej tė nisesha pėr Tiranė. Kur mbėrrita kėtu, mėsova se ē'kishte ndodhur", - pėrfundoi Skėnderi.
    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Marjeta: Mėngjesin e vdekjes sė vjehrrit tim Mehmet Shehu, kam shkuar nė punė

    Nga: FATOS VELIU

    Folėm gjatė nga numri i kaluar zoti Martiro, mbi deklarimet e vetė Skėnder Shehut mbi historinė e dashurisė mitike qė ēau shtetin komunist tė viteve '80, mes tė cilave, tė pėrcjella nėpėrmjet jush te publiku i gjerė, kishte dhe shumė detaje tė ēuditshme tė panjohura mė parė. Pas Skėnderit, kė tėrhoqėt nė bisedat tuaja sekrete pėr kombinim operativ, siē mund ta quanit, apo pėr tė arritur informacionin maksimal rreth asaj qė flitej me emocion kudo ku ndodhej ēdo shqiptar?
    Siē ju tregova nė intervistat e kaluara, fillimisht ndėrmora kombinacion mbi Fiqiret Shehun, tė cilėn, siē jua shpjegova, e kontaktova nė kushte tepėr-tepėr sekrete, ku asnjė familjar i saji nuk dinte gjė, as nė atė moment kur unė bisedoja dhe as mė mbrapa. Madje as ajo nuk dinte nėse po thėrrisja familjarėt e tjerė nė bisedė. Pra vendet ishin tepėr sekrete.
    Cilat vende mund tė pėrdoreshin, qė qenkėshin kaq sekrete nė Belsh?
    Mund tė bisedoje rrugės kur ecnin pėr nė shtėpi sikur bėje njė bisedė tė thjeshtė, por mund tė thėrritej edhe nė zyrė tė kėshillit sikur do firmoste prezencėn, pa e ditur se aty mund tė isha unė. Pra, qė tė mė kuptoni, njė bisedė qė bėhej larg zonės sė banuar, sikur shkoje pėr diku dhe ti bashkėbisedoje, askush nuk mund tė mendonte se pėrse mund tė ishte ajo bisedė dhe as i shkonte nė mend se ti pikėrisht bėje njė bisedė tė planifikuar veē personit qė i kėrkoje sqarime.
    Mė thatė se edhe familjarėt nuk merrnin vesh gjė pėr njėri- tjetrin, ndaj dua t'ju pyes se pėrse ndodhte kjo?
    Qė tė mos kishin pėrputhje dhe koordinim nė lidhje me deklaratat qė do tė bėnin.
    Ishit tė bindur juve se ata nuk do bisedonin me njėri- tjetrin?
    Isha shumė i bindur, pėr arsye se mėnyra se si iu thuhej, tė mos e hapnin dhe tė mos bisedonin, ishte e atillė qė ishin tė interesuar tė mbanin sekret gjithēka qė u kėrkohej. Mendonin sė pari se, personit qė i kėrkohej njė dėshmi apo pyetej pėr diēka, duhej tė jepte kontribut pėr tė dhėnė atė gjė dhe jo pėr tė trumbetuar se ēfarė sqarimi i ishte kėrkuar, por nga ana tjetėr, nuk i interesonte tė shqetėsonte familjarėt e tjerė pėr sa informacion i kėrkohej, pasi mendonte se boll tė traumatizuar ishin. Pra nuk dinte njėri familjar se edhe te tjetrit i kėrkoheshin sqarimet e plota mbi gjithēka qė kishte ndodhur.
    Nė fund pėrfunduan nė burg thatė?
    Unė nuk e dija kėtė gjė, pra si do pėrfundonin edhe familjarėt, gjatė kohės qė i merrja nė pyetje, pasi gjithēka monitorohej dhe dirigjohej drejtpėrsėdrejti nga ministri, i cili gjithashtu kontaktonte rregullisht me Ramiz Alinė. Por e vėrteta ėshtė se ata pėrfunduan nė burg, pa mundur tė hynin edhe nė hyrjen e zgjeruar brenda pallatit qė ishte duke pėrfunduar nė qendėr tė Belshit. Ajo hyrje, siē ju tregova, po pėrshtatej posaēėrisht pėr ta, ku po instalohej ndėrkohė njė sistem i sofistikuar pėrgjuesish.
    Qartė, zoti Martiro. Si u vendosėn nė internim nė kushtet qė ju mė treguat, morėt nė kombinim Fiqiretin dhe Skėnderin, qė e pėrshkruam nga numri i kaluar. Si vijuat mė tej me marrjen nė pyetje, apo nė bashkėbisedim do ishte mė mirė ta konsideronim?
    Pas Skėnderit thėrrita tė shoqen e Bashkim Shehut, Marjetėn. Marjeta, e cila kishte dhe fėmijė tė vogėl, jua shpjegova nga numrat e kaluar se kam bėrė gjithēka pėr ta shpėtuar nga burgu, dhe kėtė e arrita duke marrė miratimin e ministrit pėr ta bėrė bashkėpunėtore tė Sigurimit, siē ishte rregulli. Kuptohet se, u miratua si bashkėpunėtore vetėm pėr t'i mundėsuar jetėn jashtė burgut, pėr shkak tė fėmijės sė vogėl, se, ēfarė informacioni mund t'i kėrkoje Marjetės dhe pėr ēfarė mund tė tė duhej ajo nė atė situatė qė ishte?! Pra qė tė mos e zgjasim interpretimin, jam duke ju thėnė se pas Skėnderit mora nė pyetje Marjetėn, e cila gjithashtu foli nė kushte tė sekretit ekstrem.
    Ku e takuat tė shoqen e Bashkim Shehut?
    Marjetėn e kam takuar nė zyrėn e Kėshillit Popullor tė Belshit.
    Kush ishte kjo Marjeta, qė ishte bėrė e shoqja e tė birit tė njeriut tė plotfuqishėm tė Shqipėrisė sė atyre viteve?
    Marjeta ishte vajza e njė shoferi qė banonte nė Durrės. I ati quhej Lefter dhe ishte me origjinė nga Bregu i Detit.
    Ēfarė tipi ka qenė ajo?
    Marjeta ishte njė grua e re, simpatike dhe mjaft e zgjuar. Ajo vazhdonte studimet pėr Gjuhė tė Huaja nė Universitetin e Tiranės. Njihej nė Tiranė si njė grua e modės, frekuentonte tavernat e natės nė hotel "Dajti" e te 15-katėshi.
    Kam dėgjuar tė flitet shpesh se ajo nė atė kohė ka ndjekur modėn. Me syrin tuaj si eksponent i lartė i Sigurimit tė Shtetit tė asaj kohe, si e keni parė kėtė fakt?
    E vėrteta ėshtė se sė bashku me tė shoqin, Bashkimin, ajo vishej nė njė mėnyrė qė i bėnte sfidė kohės. Ishte grua e qejfeve, ndaj dhe e kishin zili gratė e Bllokut tė Udhėheqjes.
    Qartė pėr kėto fakte. Nė lidhje me pyetjet qė i keni bėrė asaj pėr ngjarjen e ndodhur nė familjen e tyre qė traumatizoi mbarė popullin nė atė kohė, ēfarė ju ka deklaruar?
    Pra ju thashė qė, si mbarova hollėsitė me Fiqiretin dhe mė mbrapa me Skėnderin, kam gjetur momentin kur do tė vinte nė Zyrėn e Kėshillit Popullor vetė Marjeta, tė cilėn e kisha planizuar nė kombinimin operativ qė ushtroja pas urdhrit qė kisha marrė.
    Nė lidhje me pyetjet e mia mbi ngjarjen e Mehmetit, Marjeta mė tha: "Atė natė qė ndodhi ngjarja, unė isha nė studion e Bashkimit, qė ishte nė katin e tretė tė shtėpisė, ku qėndrova aty deri vonė. Kur arrita nė katin e dytė rreth orės 24:00, gjeta nė korridor, qė ėshtė para dhomės sė Mehmetit, djalin e madh tė Mehmetit, Ladin, me tė shoqen e tij, Bardhėn.
    I pashė se ishin tė shqetėsuar. I pyeta se ēfarė kishin dhe pse po qėndronin aty.
    Ata mė thanė se Bardha, e shoqja e Ladit, ishte pak pa qejf. (Ajo ishte shtatzėnė). M'u duk se dhoma e Mehmetit ishte pak e hapur dhe brenda kishte dritė. Unė pas kėsaj, duke mos pasur ēfarė tė bėja, shkova nė dhomėn time, - plotėsoi mė tej Marjeta, - qė ishte nė anėn tjetėr tė dhomave tė Mehmetit e Fiqiretit.
    Gjatė natės nuk kam dėgjuar asgjė nga sa mėsova nė mėngjes".
    Me sa di unė, ajo madje nė mėngjes, kur nė dhomėn e gjumit kishte vjehrrin e vdekur, ka shkuar nė punė. Ēfarė ju ka deklaruar pėr kėtė gjė pak ditė pas asaj ndodhie?
    Po, po, e vėrtetė ėshtė se shkoi nė punė siē dhe thoni ju. Ndėrsa e pyesja pėr ēdo detaj me hollėsi maksimale nė lidhje me kėtė fakt, ajo sqaroi:
    "Nė mėngjes, si zakonisht, pa ditur kurrfarė gjėje mbi ndodhinė tragjike nė dhomėn e tim vjehrri, shkova nė shkollė. Rreth orės 08:30, erdhėn mė morėn e mė thanė se djali ishte pak pa qejf. Kur vajta nė shtėpi gjeta kujėn, po qanin. Nė atė ēast mėsova se Mehmeti kishte vrarė veten".
    Vdekja ėshtė akti i fundit i dramės, qė pėr temė mendoj se ishte zgjedhur pėr t'u pėrdorur fejesa e Skėnderit. Si jua ka pėrshkruar ajo historinė e fejesės sė tij?
    Si pėr shumė e shumė detaje dhe hollėsi, Marjetėn e pyeta edhe pėr fejesėn e Skėnderit, gjė pėr tė cilėn mė deklaroi:
    "Fejesėn e Skėnderit me Silva Turdiun, unė me tim shoq Bashkimin, e morėm vesh vetėm pak ditė pėrpara se tė bėhej ceremonia. Ne tė dy, - sqaroi ajo, - nė shtėpi nuk pėrfilleshim shumė. Kjo, pėr faktin se, meqenėse ishim dy tė rinj, na quanin tė papjekur dhe kėshtu nuk para bėnin biseda pėr ēėshtje tė familjes me ne". Ajo tregoi gjithashtu rreth pėrgatitjeve qe ishin bėrė pėr tė pritur krushqit dhe mbante mend shumė mirė ardhjen e tyre me njė tortė tė madhe.
    Po pėr vizitėn e Enver Hoxhės ju foli?
    Natyrisht qė foli. Unė e pyeta, ashtu si dhe Skėnderin dhe Fiqiretin, edhe pėr vizitėn e Enverit, Nexhmijes dhe fėmijėve tė tyre, ku u pėrgjigj duke treguar deri me detaje tė fiksuara, si pėr urimet e bėra, ashtu dhe muhabetet e ngrohta midis dy familjeve, qė sipas saj kishin kulmuar me njė fotografi tė pėrbashkėt ku ishin edhe Skėnderi e Silva.
    Po pėr prishjen e fejesės ēfarė ju deklaroi?
    Mes tėrė deklaratave qė mė ka bėrė ato ditė tė para si u vendosėn nė atė situatė tmerri nė njė banesė mizerabėl nė vendinternimin e Belshit, Marjeta foli edhe pėr prishjen e fejesės, mėrzitjen e Mehmetit, Fiqiretit e Skėnderit.
    "Pas prishjes sė kėsaj fejese nė shtėpi dukej sikur kishte rėnė zia. Fiqiretit i kėrkonin llogari nė shkollėn e partisė e tė tjera", - vijoi ajo.
    Pėr ēfarė e keni pyetur tjetėr?
    Kur e pyeta nėse njihej apo ishte takuar me qytetarė tė huaj, me shtetas tė huaj, Marjeta nuk mė tregoi gjė. Mė thoshte: "Nė shkollėn e Gjuhėve tė Huaja ėshtė njė profesor francez me tė cilin jam takuar. Ai mė jep mėsimin e gjuhės frėnge".
    Kur e pyeta nėse ishte takuar me shtetas tė tjerė tė huaj, me punonjės tė ambasadave tė kėtyre vendeve, ajo mė tha se nė hotel "Dajti", ku kishte shkuar sė bashku me Bashkimin, kishte parė tė huaj dhe nga ata tė legatave. Kishte kėmbyer edhe ndonjė pėrshėndetje, por qė nuk ishte takuar me ta. E pashė qė ndryshoi nė fytyrė. E kuptova se nuk po mė thoshte tė vėrtetėn, por nuk e pyeta me gjatė, pasi duhet tė merrja udhėzime se si do tė veprohej mė vonė.
    Doja t'ju pyesja nga ana juridike e kohės; familja e Mehmet Shehut, gjatė asaj kohe nė Belsh, ka qenė nė kushtet e internimit, apo vetėm tė dėbimit nga kryeqyteti?
    Ashtu ėshtė, se janė dy masa ndėshkimore qė ndiqeshin atėherė ndaj familjeve tė mbikėqyrura. Konkretisht, nė fillim ndaj familjes sė Fiqiret Shehut u mor masa e dėbimit nga Tirana, ku ju kam shpjeguar se nga Ramiz Alia u caktua vendosja e saj nė Belsh, ku unė u caktova tė menaxhoja tėrė situatėn dhe sigurinė e saj, qė pas ikjes nga Blloku e deri nė vendosjen dhe jetesėn nė Belsh.
    U mor masa e internimit?
    Patjetėr qė u mor, derisa e dimė tashmė se ata pėrfunduan nė burg.
    Saktėsisht ka qenė tri ditė pėrpara Vitit tė Ri 1982. Unė isha nė Belsh sė bashku me Kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, Gėzim Hila. Interesoheshim pėr mbarimin e ndėrtesės ku ishte vendosur qė tė strehohej edhe familja e Mehmetit. Nė kėtė kohė vjen nga Dega e 8-tė e Ministrisė sė Brendshme, Nazmi Domi, qė merrej konkretisht me internim-dėbimet nė kėtė degė. Ai na vuri nė dijeni se fėmijėt e Mehmetit sė bashku me Fiqiretin, me vendim nga lart do tė internoheshin po kėtu, nė Belsh. Pra shohim qė nė kėtė ēast u mora masa e internimit, ndėrsa atė tė dėbimit e kishte, ndaj dhe quhej masa e internim-dėbimit.
    Mund tė ma pėrshkruani mėnyrėn e komunikimit tė kėsaj mase, qė me sa kuptoj do tė thoshte se kusuret e tyre s'kishin mbaruar me kaq, por laku filloi tė shtrėngohej mė tej?
    Ashtu ėshtė si e thoni ju. Madje do ju thosha se dhe unė nė atė ēast e kuptova se ndaj tyre kishte nisur njė represivitet, gjė qė atė 27 dhjetor filloi masa e radhės. Pėr sa mė kėrkoni pėr t'ju pėrshkruar momentin e komunikimit, po jua rrėfej, madje shumė saktėsisht. Nazmiu thirri Fiqiretin me fėmijėt e saj, njėkohėsisht edhe ne. Po kėshtu kėrkoi prezencėn e Kryetarit tė Kėshillit Popullor tė Belshit.
    Nė kėtė prezencė disi zyrtare, Nazmi Domi u komunikoi vendimin pėr internimin e tyre nė Belsh. Pas kėsaj u caktoi zonėn se ku kishin tė drejtė tė lėviznin.
    Pse, kishte kufi dhe territori ku do tė lėviznin, qoftė dhe brenda Belshit?
    Patjetėr qė kishin. Masa e internimit kishte shumė kufizime nga sa ka vetėm masa e dėbimit. Njė ndėr kėto ėshtė tė pėrcaktohet territori ku mund tė lėvizėsh, gjė qė do tė thotė se pas saj tė duhet me patjetėr leje. Po ashtu duhet tė firmosėsh dy herė nė ditė nė zyrėn e kėshillit prezencėn tėnde nė atė zonė.
    Nė lidhje me kėtė zonė tė kufizuar tė familjes sė Mehmet Shehut, qė ishte kryeministėr vetėm pak kohė mė parė nga momenti kur pėrshkojmė ngjarjet, po ju them se ishte mjaft e kufizuar.
    Pra ishte masa e fundit para arrestimit?
    Absolutisht ashtu ėshtė. Internimi i tyre ishte njė parathėnie pėr arrestimin e mėpastajmė.
    Mė lindi njė pyetje e momentit, zoti Martiro. Nuk e di nėse nga tė afėrmit e tyre, qė jam i sigurt qė i kanė pasur tė shumtė, kishin vizita tashmė qė ishin nė internim, tė shpallur familja mė e rrezikshme e shtetit?
    Nga tė afėrmit e tyre, me pėrjashtim tė babait tė Marjetės, qė erdhi dy-tri herė mė motoēikletė dhe qėndronte shumė pak nė takim me tė bijėn, nuk erdhi asnjeri tjetėr.
    Si ka vijuar fati i mėtejshėm i familjes?
    Nė situatat qė ju pėrshkrova u mbyll muaji dhjetor i vitit 1981. Siē e shikon, kaloheshin momente plot telashe e shqetėsime shpirtėrore.
    Po situata juaj si njeri i Sigurimit, nė atė kohė kur nuk e dinit se pas tyre do tė pėrfundonit dhe ju nė qelitė e tmerrshme tė politikės sė cilės i shėrbenit?
    Ta them me shumė sinqeritet se, sė bashku me Kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, Gėzim Hilėn, e shikonim me shumė keqardhje kėtė familje, kėtė viktimė tjetėr tė udhėheqjes sė PPSH-sė. Kėtė familje, e cila dha gjithēka pėr interesat e atdheut e popullit, ndėrsa tani po shkatėrrohej, po asgjėsohej tėrėsisht edhe fizikisht. Ēfarė urrejtje ndaj tyre!
    Kam parasysh se kemi sanksione agresive tė mėtejshme edhe ndaj figurės sė Mehmet Shehut, apo jo?
    Po po, ashtu ėshtė. Ndėrsa ndaj familjes nė Belsh shtrėngohej filli, Mehmet Shehu, tashmė pas vdekjes ishte shpallur armik e poliagjent dhe zhvillohej njė propagandė e madhe pėr tė bindur pėr kėtė Partinė e popullin. Ēfarė nuk u tha e ēfarė nuk u shpif kundėr tij, pėr ta diskredituar kėtė figurė madhore. Kritizerėt, servilėt, tė paaftėt e njerėzit pa ideale, u aktivizuan, pėr tė thėnė e shpifur gjėra tė paqena, pėr tė treguar besnikėrinė e tyre ndaj udhėheqėsit 'tė madh', pėr tė pėrfituar ndonjė post, apo pėr t'i mbajtur kėto poste.
    Kush spikaste nė kėtė garė servilizmi tė shpifur, do ta quaja?
    Servilėt mė tė mėdhenj ishin anėtarėt e Byrosė Politike tė PPSH-sė.

    RAPREZALJA NGA BLLOKU E FAMILJES VIP

    URDHRI

    Me vendim tė aparatit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, (direkt tė Ramiz Alisė,) familja e Mehmet Shehut duhej tė largohej brenda ditės nga Tirana dhe tė vendosej nė Belsh tė Elbasanit. Ndėrsa, me porosi tė udhėheqėsit tė partisė duhej tė diferencohej, e pėrkohėsisht tė qėndronte nė Tiranė, djali i madh i Mehmetit, Vladimiri dhe bashkėshortja me fėmijėt.

    MBIKEQYRJA
    Nė Belsh, nė vendin e qėndrimit tė familjes, do tė krijonim njė postė policie me efektivė tė policisė sė Elbasanit dhe do vendosnim njė skuadėr survejimi, si dhe do tė caktonim njė punėtor operativ, vetėm pėr masat e sigurimit tė tyre. Tė gjitha kėto masa synonin evitimin e ndonjė arratisjeje tė familjarėve tė Mehmet Shehut, apo ndonjė tentativė rrėmbimi nga zbulimet e huaja e ndonjėrit prej tyre.

    GODINA
    Familja e Mehmet Shehut do tė vendosej nė katin e parė tė njė pallati, nė qendėr tė Belshit, nė njė apartament njė dhomė e njė kuzhinė. Nė tė do tė banonin, Fiqiret Shehu, djemtė, Skėnderi dhe Bashkimi, Marjeta, gruaja e Bashkimit dhe dy fėmijėt e tyre. Ndėrtesa ishte krejt bosh, nuk kishte asnjė orendi. Fiqireti me fėmijėt nuk kishin me vete asnjė shtresė e mbulesė, kishin vetėm disa sende tė pakta personale dhe veshmbathje. Kishin mundur tė merrnin njė televizor tė vogėl bardhezi e njė magnetofon po tė vogėl. Ata nuk kishin asnjė enė pėr tė gatuar, pėr t'u larė apo pėr tė mbushur ujė.

    PARATE
    Familja Shehu nuk kishin as tė holla tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar gjendjen ekonomike. Fiqireti kishte me vete vetėm 70.000 mijė lekė tė vjetra, qė i mbante nė njė ēantė, tė cilėn e merrte kudo me vete. Mbi 30.000 lekė tė vjetra nga kėto i pagoi Shtėpisė sė Pritjes Tiranė, pėr disa mungesa tė konstatuara dhe qė ata ia kėrkonin. Ajo i pagoi menjėherė kėto para.

    JETESA
    Pėr tė pėrballuar disi jetesėn, me interesimin tonė dhe me miratimin nga udhėheqja e ministrisė, Skėnderi dhe Bashkimi u sistemuan me punė nė SMT (Stacionin e Makinave dhe Traktorėve), qė ndodhej pranė qendrės sė Belshit.

    MARJETA, E SHOQJA E BASHKIM SHEHUT
    SMIRA

    E vėrteta ėshtė se, sė bashku me tė shoqin, Bashkimin, ajo vishej nė njė mėnyrė qė i bėnte sfidė kohės. Ishte grua e qejfeve, ndaj dhe e kishin zili gratė e Bllokut tė Udhėheqjes.

    NENVLEFTESIMI
    "Fejesėn e Skėnderit me Silva Turdiun, unė me tim shoq Bashkimin, e morėm vesh vetėm pak ditė pėrpara se tė bėhej ceremonia. Ne tė dy, - sqaroi ajo, - nė shtėpi nuk pėrfilleshim shumė. Kjo, pėr faktin se, meqenėse ishim dy tė rinj, na quanin tė papjekur dhe kėshtu nuk para bėnin biseda pėr ēėshtje tė familjes me ne"
    LAJMI I KOBSHEM
    "Nė mėngjes, si zakonisht, pa ditur kurrfarė gjėje mbi ndodhinė tragjike nė dhomėn e tim vjehrri, shkova nė shkollė. Rreth orės 08:30, erdhėn mė morėn e mė thanė se djali ishte pak pa qejf. Kur vajta nė shtėpi gjeta kujėn, po qanin. Nė atė ēast mėsova se Mehmeti kishte vrarė veten".

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Lenka Ēuko: Mehmet Shehu ka bėrė pazarllėqe me imperialistėt

    NGA: FATOS VELIU

    Zoti Kristofor, le tė rikthehemi pak nė kohė nė lidhje me vdekjen e papritur tė Mehmet shehut. Nga sa kemi parė nga komentet dhe kontaktet qė kemi pasur me lexues tė shumtė, janė tė interesuar tė mėsojnė nga ju si funksionar shumė i lartė dhe i besuar deri nė atė ditė i Sigurimit tė Shtetit, atė qė dini nė lidhje me orėt e fundit tė kryeministrit hijerėndė. Pėr mė tepėr, do tė doja tė ndaleshim mbi atė natė tė 17 dhjetorit, kur Enver Hoxha vijoi mbledhjen e Byrosė Politike tė nisur paradite, ku kryqėzohej nė mėnyrėn mė tė pamėshirshme dhe mė vulgare Mehmet Shehu. Juve ēfarė dini mė shumė nga sa ėshtė informuar opinioni?
    Dy a tri ditė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, u mblodhėn nė sallėn e Ministrisė sė Mbrojtjes kuadrot kryesorė tė ushtrisė dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Aty dėgjuam tė incizuar mbledhjen e pasdites sė 17 dhjetorit tė vitit 1981 tė Byrosė Politike, ku rigjykohej Mehmet Shehu.
    Po ēfarė flitej nė atė incizim tepėr sekret, tė cilin ju e dėgjonit si kuadro kryesorė tė Sigurimit tė Shtetit, pasi zbardhja e dokumenteve tė ardhura mė mbrapa nga arkivat, kemi bindje se kanė pastrime dhe korrigjime etj?
    Mbledhjen e hapi Enver Hoxha, i cili i ftonte anėtarėt e Byrosė Politike tė PPSH-sė, t'i thoshin fjalėt e tyre hapur, tė gjykonin veprimet e gabimet e Mehmet Shehut, pėr fejesėn e djalit tė tij me njė vajzė me prejardhje reaksionare dhe gabime tė tjera.
    Kjo mbledhje ishte vazhdim i mbledhjes sė paradites sė kėsaj date, ku anėtarėt e Byrosė Politike gjykonin autokritikėn qė kishte bėrė Mehmeti.
    Tė gjithė anėtarėt e Byrosė ishin shprehur se nuk ishin dakord me autokritikėn e tij dhe se kėrkonin qė tė thellohej, duke e quajtur gabimin e tij, njė gabim tė rėndė politik, gabim tė madh dhe se me ndėrgjegje e kishte lejuar fejesėn e djalit me njė vajzė me prejardhje reaksionare, se kjo ishte nė kundėrshtim me vijėn e partisė dhe luftėn e klasave dhe rrezikonte vetė PPSH-nė.
    Tė gjithė anėtarėt e Byrosė iu kundėrvunė Mehmetit. E akuzuan atė edhe pėr qėndrime liberale ndaj fėmijėve tė tij, e tė tjera.
    Mund tė mė kujtosh nga sa keni dėgjuar nė atė incizim origjinal, se kush ishin diskutantėt e veēantė qė kanė folur dhe ēfarė kanė shprehur ata?
    Simon Stefani, ish-sekretar i Komiteti Qendror tė Partisė, e mori fjalėn pas Enver Hoxhės. Nė fjalėn e tij, ai dėnonte veprimet e Mehmet Shehut pėr fejesėn e djalit me vajzėn me pėrbėrje tė keqe politike e tė tjera. I cilėsonte jo si gabime tė rastit, por qė kanė tė bėjnė me pikėpamjet e tij, tė cilat bien ndesh me vijėn e partisė.
    "Mehmeti mundohet t'i rrumbullakosė gjėrat. Qėndrimi i Mehmetit ėshtė njė lloj si qėndrimi i Fiqiretit. Kam genė nė mbledhjen e organizatės bazė, ku bėnte pjesė ajo dhe nė autokritikėn e saj ishte i njėjti qėndrim. Nuk doni t'i nxirrni rrėnjėt ideologjike, mundoheni ta kaloni me fjalė tė pėrgjithshme.
    Shkaqet ideologjike nuk doni t'i zbėrtheni. Nuk doni ta thoni shoku Mehmet atė qė kėtė gabim e keni bėrė me ndėrgjegje pėr t'iu kundėrvėnė vijės sė partisė", tha Simon Stefani. Ai propozonte qė Mehmetit t'i jepej njė vėrejtje e rėndė.
    Lenka Ēuko:
    Nė diskutimin e saj, midis tė tjerave theksonte:
    "Kur jemi pranuar nė parti, kemi thėnė qė tė jemi besnikė tė PPSH-sė dhe tė sinqertė".
    Ajo e kritikonte Mehmetin pėr sjelljet e veprimet e tij. I cilėsonte ato nė kundėrshtim me vijėn e partisė.
    "Bėn pazarllėqe me armiqtė, imperialistėt, zbut luftėn e klasave etj., etj."
    Ajo u shpreh se ishte dakord me masėn kundėr Mehmetit qė propozoi Simon Stefani.
    Manush Myftiu:
    Nė diskutimin e tij kritikonte ashpėr veprimet e Mehmetit pėr fejesėn e djalit. E cilėsonte autokritikėn e Mehmetit jo tė mirė, jo tė thellė e tė sinqertė. Se nuk e linte sedra e sėmurė tė gjykonte drejt si komunist, t'i thoshte gjėrat hapur etj. Ai tha se pėr masėn do tė jepte mendimin e tij, pasi tė dėgjonte edhe njė herė autokritikėn e Mehmetit. I bėnte thirrje Mehmetit qė tė thellohej nė autokritikėn e tij.
    Rita Marko:
    E kritikoi pėr fejesėn e djalit me vajzėn me pėrbėrje tė keqe politike. Thekson se Mehmeti nuk ka qenė i bindur pėr prishjen e fejesės me kritikat qė i bėri Enveri.
    "Keni pranuar ta bėni kėtė ndarje nga autoriteti i udhėheqjes sė partisė. Po tė ishit i bindur, do ta analizonit mirė, nuk do ta paraqitnit kėtė nė autokritikė si njė rastėsi. Nuk keni bėrė luftė klasash me nusen dhe djalin. Ata nuk janė aspak normalė, vishen nė mėnyrė qė habitin tė tjerėt dhe thua se keni bėrė luftė klasash", - u shpreh Rita Marko.
    Nga diskutimi i tij dukej se ai ishte ashtu si anėtarėt e tjerė tė Byrosė. Nuk fliste rrjedhshėm. Rita ishte dakord me masėn e propozuar.
    Shikoj zoti Martiro se i keni shėnuar shumė saktė nė ditarin tuaj, ndėrkohė qė i mbakeni mend edhe pa shėnimet, qė me sa kuptoj, ju paskan lėnė shumė mbresa ato lloj diskutimesh tė asaj mėnyre, pėr njeriun qė deri nė ato ēaste e kishin pasur koleg, shok, epror, bashkėluftėtar etj. Si vijuan mė tej diskutantėt?
    Mė poshtė vijon diskutimi i Adil Ēarēanit.
    Adil Ēarēani e kritikoi ashpėr veprimin e Mehmet Shehut pėr fejesėn e djalit. Ai e quante atė si njė veprim tė rrezikshėm pėr partinė. E konsideronte si njė gabim tė rėndė nė vijėn e partisė pėr luftėn e klasave. Theksonte se autokritika e tij nuk ishte e plotė, e thellė. Nuk foli mbi shkaqet e vėrteta qė e shtynė Mehmetin tė bėnte kėtė gabim tė rėndė politik.
    "Me kėtė gabim tė rėndė tė tij ka dėmtuar rėnde interesat e partisė nė zhvillimin e luftės sė klasave. Ka dhėnė njė shembull shumė tė keq nė kėtė luftė klase. Dhe njė komunist i thjeshtė nuk e bėn kėtė gabim", - u shpreh Adil Ēarēani, i cili e kritikonte Mehmetin pėr veprime jo tė mira si kryeministėr, pėr mendjemadhėsi, arrogancė e tendencė kulti. Ēarēani ishte dakord me masėn e propozuar nga Simon Stefani.
    Pali Miska si edhe tė tjerėt e kritikonin Mehmetin pėr fejesėn e djalit me njė vajzė me pėrbėrje tė keqe politike. Se autokritika e tij nuk ishte e sinqertė.
    "Gabimi i tij ėshtė gabim politik e ideologjik, zgjodhi rrugėn qė ishte nė kundėrshtim me vijėn e partisė. Nė autokritikėn e tij Mehmeti merr nė mbrojtje Fiqiretin e djalin, duke thėnė sė ata nuk kanė faj. Fiqireti ka qenė nxitėse pėr kėtė fejesė. Ti Mehmet, duke i mbajtur nė mbrojtje, nuk e ndihmon partinė. Fiqireti ka faj tė madh si anėtare e Komitetit Qendror tė PPSH-sė", - u shpreh Pali Miska, i cili po ashtu ishte dakord me propozimin e Simon Stefanit.
    Pothuajse njė formulė diskutimi paskan pasur tė gjithė diskutantėt?
    Tė njėjtin qėndrim mbanin dhe anėtarėt e tjerė tė Byrosė Politike, duke kritikuar ashpėr Mehmetin pėr fejesėn e djalit me njė familje reaksionare, duke e quajtur kėtė veprim nė kundėrshtim me vijėn e Partisė ndaj fėmijėve tė tjerė, qė ndiqnin njė rrugė tė gabuar, rrugėn e gabuar tė luftės sė klasave etj.
    Kadri Hazbiu nė diskutimin e tij dukej i tensionuar, jo i qetė. E kritikonte ashpėr Mehmetin pėr fejesėn e djalit, e cilėsonte kėtė veprim nė kundėrshtim me vijėn e partisė, se e kishte dėmtuar kėtė vijė. I drejtohej Mehmetit duke i thėnė se "ti ke vepruar pa pyetur partinė, tė ka pėlqyer vetja. I keni dhėnė preferencė vetes nė punėn tuaj. Ke vėnė veten mbi normat e partisė, te ju ka ekzistuar mendimi qė nė... parti pėr ju ka dy disiplina dhe dy rregulla. Ti duhet tė shkundesh nė ndėrgjegjen tėnde, ndryshe do tė bėsh gabim mė tė madh e me shumė pasoja pėr partinė. Ti ke dyshuar dhe nuk ke pasur besim te partia. Mė ke thėnė mua se tė kontrollohen telefonat. Tė kam thėnė se fėmijėt e tu nuk janė nė rregull, se frekuentojnė tavernat ku janė tė huajt. Vishen jo mirė, por ti nuk i ke pritur mirė kėto. Ke pasur tendencė pėr t'u dukur, tė rritėsh kultin tėnd. Nėpėr stenda nė ushtri, krahas fotografive tė shokut Enver Hoxha janė vėnė edhe fotografitė e tua. Pėrgjegjėsia e Mehmetit ėshtė e rėndė dhe duhet tė reflektojė. Kjo ndihmė e Byrosė Politike duhet t'i vlejė Mehmet Shehut pėr tė bėrė kthesė nė jetė dhe nė veprimtarinė e tij. Jam dakord me masėn qė Mehmeti tė ndėshkohet me vėrejtje tė rėndė me shėnim nė kartėn e regjistrimit".
    Po Mehmeti kundėrpėrgjigjej ndaj kėtyre akuzave qė i bėnin edhe njerėz si Lenka Ēuko, qė deri atė ditė ai nuk i kishte pėrfillur fare?
    Unė nga incizimi nė altoparlant dėgjoja atė qė na u dha nė sallėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ku ishin kuadrot kryesorė dhe mė tė besuar tė kėsaj ministrie. Nga sa dėgjonim, Mehmeti polemizonte me diskutantėt, por se ēfarė thoshte ai, nuk dėgjohej, siē dukej, kur fliste ai, ndėrpritej apo ulej zėri nė magnetofon ku incizohej.
    Kam dėgjuar se Hekuran Isai ka munguar nė atė mbledhje. Ėshtė e vėrtetė?
    Hekuran Isai nuk ishte nė atė mbledhje tė Byrosė Politike se i kishte vdekur e ėma, por nė kėto mbledhje iu lexua edhe diskutimi qė ai kishte pėrgatitur posaēėrisht pėr aty.
    Ēfarė konstatuat nė ato qė kishte shkruar Hekuran Isai?
    Ishte njė diskutim mjaft i gjatė. Fliste pėr shfaqje dualizmi parti-qeveri.
    "Nė ēdo vend flitet partia dhe qeveria, vendosen sė bashku fotografitė e Sekretarit tė Parė tė Komiteti Qendror tė Partisė me atė tė kryeministrit, vendosen nėpėr mure dhe citatet e shokut Mehmet, si pėr disiplinėn pėr artin ushtarak etj. Kjo nuk ėshtė e drejtė dhe shoku Mehmet duhet t'i kuptojė drejt kėto. Nė qoftė se nuk kuptohen drejt, atėherė marrin kuptim tjetėr. Ne qeveri dėgjohet vetėm kryeministri. Dominon vetėm njė person, shoku Mehmet, qė kujtdo ia pret fjalėn, qė kėmbėngul t'i shkojė e tija. Shfaqje tė dualizmit ka pasur kudo, si rrjedhojė e dualizmit nga lart, kėto cenojnė parimin e centralizmit demokratik. Mehmeti ka mendjemadhėsi. Ai ka nėnvlerėsuar armikun e klasės, rrezikun e djathtė. Ka humbur vigjilencėn", - thuhej nė fjalimin e Hekuran Isait, qė nuk mund tė linte pa kritikuar Mehmetin pėr fejesėn e djalit.
    "Mehmeti e ka mbivlerėsuar vetveten, ėshtė shprehje e mendjemadhėsisė, nėnvlerėsimi i mendjeve tė tė tjerėve, duke i quajtur ato tė vogla. Fejesa e djalit ėshtė pika mė kulminante e mendjemadhėsisė suaj. Nė kėtė rast e vutė veten nė njė pozitė tė privilegjuar, prandaj nuk pyetėt as shokėt. Ti ke unin tėnd, do tė nxjerrėsh meritat e tua vend e pavend, meritat e Brigadės sė Parė pėr ēlirimin e Tiranės dhe jo ato tė Shtabit tė Pėrgjithshėm etj.

    Kush ishte kryeministri Mehmet Shehu
    - Mehmet Shehu lindi nė janar 1913, nė Ēorush tė Mallakastrės.
    - Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje.
    - Nė vitin 1932 mbaron Shkollėn Teknike nė Tiranė.
    - Mė pas shkon nė Napoli pėr tė studiuar nė Kolegjin Ushtarak, nga i cili pėrjashtohet pėr ide revolucionare.
    - Pasi rikthehet nė Shqipėri, punon si traktorist nė fermėn e Shkollės Teknike.
    - Mė mbrapa ndjek Shkollėn e Plotėsimit tė Oficerėve, tė cilėn e pėrfundon nė vitin 1937 ku merr titullin "Oficer".
    - Po atė vit tė titullimit tė tij, pra nė dhjetor tė '37-ės, Mehmet Shehu shkon nė Luftėn e Spanjės.
    - Mė 1939-n ai kthehet nė Francė, ku qėndron nė njė kamp pėrqendrimi.
    - Nė gushtin e 1942-shit ai kthehet nė atdhe, ku menjėherė lidhet me Partinė Komuniste Shqiptare, e cila e cakton Sekretar Organizativ tė Qarkut tė Vlorės.
    - Nė shkurt 1943, Mehmet Shehu emėrohet komandant i Ēetės Plakė tė Mallakastrės.
    - Nė mars tė vitit 1943 ai zgjidhet kandidat i Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare.

    - Nė gusht tė 1943-shit caktohet Komandant i Brigadės i Sulmuese.
    - Nė gushtin e vitit 1944 ai caktohet Komandant i Divizionit tė Parė.
    - Nė tetorin e atij viti, pra tė 1944-ės, merr gradėn e lartė "Gjeneral Major".
    - 1944, Komandant i Divizionit I.
    - Nė vitet 1945-1946 shkon pėr studime nė Akademinė Ushtarake "Voroshillov" nė Moskė.
    - Nė vitin 1947 emėrohet Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė.
    - 1 tetor 1948 - 23 korrik 1954 kryen detyrėn e zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Brendshėm.
    - 20 korrik 1954 -18 dhjetor 1881, Mehmet Shehu ėshtė Kryeministėr i Shqipėrisė.
    - Nga viti 1948 - 1981 ka qenė anėtar i Byrosė Politike.
    - Zotėronte gjuhėt anglisht, frėngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht.
    - Vdes mė 17 dhjetor 1981.

    Nė zyrėn e Enver Hoxhės IFORMACIONI PĖR FAMIJEN TURDIU
    Nė informacionin e Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, dėrguar
    Enver Hoxhės me kėrkesėn e tij pėr familjen e krushqisė sė Mehmet Shehut, nė muajin shtator 1981, midis tė tjerave thuhet:
    "Silva Turdiu ėshtė vajzė e shkėlqyer, studente e shkėlqyer nė Fakultetin Ekonomik dhe volejbolliste e shkėlqyer e ekipit tė Dinamos. Qazim Turdiu ėshtė njė pedagog i nderuar, shumė i aftė profesionalisht, korrekt nė punė dhe nė jetė, me qėndrim tė mirė moral dhe politik. E shoqja e Turdiut ėshtė kushėrirė e Arshi Pipės, i arratisur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me aktivitet politik kundėr vendit tonė".
    Pra, Arshi Pipa nuk ishte daja i Silvės, siē u fol nė atė kohė. I gjithė ambienti shoqėror e njihte Silva Turdiun si njė vajzė tė mrekullueshme nė tė gjitha drejtimet dhe familja Turdiu njihet si njė familje e nderuar e intelektuale. Qazimi, i ati i Silvės ishte profesor i dekoruar me dekoratėn e lartė "Naim Frashėri".
    Pėr Enver Hoxhėn dhe byroistėt (kukulla) e tė tjerė, nuk kishin rėndėsi kėto tė dhėna tė shkėlqyera pėr familjen Turdiu, por kishin rėndėsi tė dhėnat e njė kushėriri, qė ishte i arratisur e kundėrshtar i regjimit nė Shqipėri. Ky ishte njė pretekst, vetėm pretekst, pėr tė likuiduar Mehmet Shehun.
    "Krushqia me kėtė familje - thotė ideologu Ramiz Alia nė mbledhjen e Byrosė Politike mė 17 dhjetor 1981 - do tė na gjente hataja. Kjo ngjarje do tė na vriste tė gjithėve - do tė kishte pasoja tepėr tė mėdha, shumė tė rrezikshme. Partia do tė dėmtohej rėndė. Po tė mos kishte ndėrhyrė menjėherė shoku Enver, do tė krijohej njė konfuzion i madh ideologjik lidhur me luftėn e klasave...". Do ta gjente belaja kėtė jago, kėtė servil.
    Lufta e klasave sipas tij, "Nuk duhet parė, nuk duhet kufizuar vetėm nė familjen e ngushtė, por nė rrethin e gjerė familjar, domethėnė nė disa breza me soj e sorollop". Sipas teorisė sė tij, sikur njė nga anėtarėt e kėsaj familjeje tė gjerė tė jetė me pikėpamje tė kundėrta "armiqėsore" tė gjithė pjesėtarėt e tjerė tė kėsaj familjeje duhet tė konsiderohen me pikėpamje tė tilla.
    Njė pikėpamje kjo fisnore, feudale madje tepėr armiqėsore.
    Duke zbatuar kėtė teori reaksionare, shumė familje nga farefisi i tyre u persekutuan, burgosėn, internuan vetėm se ndonjė nga farefisi i tyre u akuzua e dėnua si "armik".

    SHPALLET FEJESA MITIKE
    Tėrmeti politik trondit shqipėrinė
    Fiqret Shehu:
    "Dashurinė e Skėnderit me Silvėn e morėm vesh nė muajin korrik 1981, kur ishim me pushime nė plazhin e Durrėsit. Djali, Skėnderi, i tregoi tė atit, Mehmetit, se njihte njė vajzė dhe mendonte tė fejohej me tė.
    Mehmeti e pyeti se kush ishte ajo vajzė, e bija e kujt ishte. Skėnderi i tha se kush dhe e kujt ishte dhe po ashtu i tregoi se kishte dajallarė tė arratisur".
    Kur Mehmeti kėrkoi informacionin e plotė nga ministri i Brendshėm, Feēorri i tha Mehmetit:
    "Vajza e quajtur Silva Turdiu ėshtė shumė e mirė, ėshtė studente nė Universitetin e Tiranės, ėshtė volejbolliste nė Klubin 'Dinamo'. I ati i saj ėshtė njeri shumė i mirė. Profesor nė Universitetin e Tiranės dhe i dekoruar me 'Ēmimin e Republikės'.
    Kishte dajallarė tė arratisur dhe dy vėllezėrit e babait tė larguar me kohė jashtė vendit, por pa aktivitet politik kundėr vendit tonė.
    Pėr fejesėn i tha se duhej tė pyeste partinė".
    Pas kėsaj, Mehmeti u nxitua dhe e dha pėlqimin pėr fejesėn, e cila u bė nė fillim tė muajit shtator nė shtėpinė e re.
    Pas lajmit tė shpalljes sė saj, erdhi pėr vizitė edhe Enver Hoxha me Nexhmijen si dhe fėmijėt e tyre.
    Nė shtėpinė tonė ishte gjithashtu prezent dhe djali, Neli me Silvėn.
    Pas vizitės sė Enver Hoxhės bėmė sė bashku fotografi. Mbas tri-katėr ditėsh pasi kishte bėrė vizitėn, Enver Hoxha thirri Mehmetin dhe i tha se ishte bėrė gabim kjo fejesė, pasi ishte zbutur lufta e klasave, duke shkelur rėndė vijėn e partisė, prandaj ai urdhėroi se fejesa duhej tė prishej.
    U thirrėn Skėnderi dhe Silva tė ktheheshin me urgjencė nga Greqia.
    Pas kėsaj, Mehmeti i shqetėsuar i tha Skėnderit:
    "Kemi bėrė gabim me fejesėn dhe ajo do tė prishet". Pas kėsaj, ajo konsiderohej e prishur.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Enveri: Situata qė krijuam do ta shkundė gjatė natės Mehmetin tė reflektojė

    Nga: FATOS VELIU

    Jam shumė i interesuar pėr diskutimin e Ramiz Alisė, zoti Martiro, pasi tashmė dihet antipatia qė Mehmet Shehu shprehte pa rezerva pėr tė, madje nėse ėshtė letra e tij ajo qė ėshtė gjetur pranė shtratit tė vdekjes, ai dhe nė ato ēaste tė fundit tė jetės nuk ka harruar tė lėshojė vrer. Pra, ju kujtohen akuzat qė Alia mund tė ketė lėshuar pėr tė nė ato momente fatale tė tij?
    Ramiz Alia, me diskutimin e tij tė gjatė, gabimin e Mehmet Shehut e kthen nė njė luftė kundėr tij dhe familjes sė tij nė tė gjitha drejtimet. E ndėshkon ashpėr, i akuzon ashpėr veprimet e Mehmetit, qė sipas tij kishte lejuar fejesėn e djalit me njė vajzė me pėrbėrje reaksionare, nė gjirin e sė cilės kishte ballistė, armiq tė hapur kundėr partisė dhe shtetit tonė socialist.
    Keni mbajtur shėnim pėr tė ma cituar saktėsisht atė diskutim tė tij, pėr faktin se ka qenė diskutanti me peshė mė tė pushtetshme nga tė gjithė tė tjerėt, qė tashmė vinte menjėherė pas Enver Hoxhės?
    "Ky veprim ėshtė njė gabim shumė i rėndė politik dhe ideologjik. Duke pranuar tė lidhė krushqi me njė familje tė tillė, Mehmeti injoroi dhe shkeli ēėshtjen themelore tė vijės sė partisė, parimin e luftės sė klasave, zhduku vijėn e demarkacionit qė ndan komunistėt nga armiqtė e klasės. Ky veprim nuk ėshtė njė rastėsi, por ka tė bėjė me botėkuptimin e tij nė kundėrshtim me vijėn e partisė. Veprimi qė i lejoji vetes Mehmet Shehu pėrbėn njė goditje tė rėndė pėr partinė dhe vijėn e saj. Ai e dėmtoi rėndė PPSH-nė dhe kėtė ngjarje e shfrytėzuan armiqtė dhe oportunistėt pėr tė marrė nėpėr gojė udhėheqjen e partisė dhe pėr tė vėnė nė dyshim vijėn e saj mbi luftėn e klasave etj. Dėmet do tė ishin mė tė mėdha po tė mos kishte ndėrhyrė shoku Enver. Nė PPSH do tė krijohej njė konfuzion i madh ideologjik mbi luftėn e klasave. Kjo do ta ēante partinė dhe do tė krijonte njė luftė nė parti. Do tė nxiste dy vija, do tė
    kishte njė ēarje komplet tė partisė, qė nga poshtė deri lart, deri te ne.
    Kjo ėshtė fatale pėr partinė, pėr tėrė jetėn tonė. Mehmeti po bashkohej me armikun e klasės", -shprehej Ramiz A1ia.
    Po pėr autokritikėn e Mehmetit, njėlloj si paradiskutantėt e tjerė foli?
    Ai theksonte se nuk ishte aspak i kėnaqur me autokritikėn e Mehmetit, qė sipas tij, pėrpiqej t'i minimizonte gjėrat, ruk zbulonte rrėnjėt ideologjike e politike tė gabimit dhe vetėm justifikohej.
    Po saktėsisht pėr fejesėn si u shpreh Ramiz Alia?
    "Mehmeti dhe familja e dinin mirė se kush ishte kjo familje qė bėnė fejesėn, ata ishin tė ndėrgjegjshėm se duke pranuar kėtė fejesė, vepronin nė kundėrshtim me vijėn dhe normat e partisė. Kjo ėshtė e vėrteta. Mehmeti ra nė kėto gabime nga mendjemadhėsia, mbivlerėsimi i vetes, kuptimi i shtrembėr i vijės sė partisė pėr luftėn e klasave, ėshtė kufizuar te "familja e ngushtė", qė ėshtė injorim i mėsimeve dhe normave tė partisė se kush pėrfshihet nė rrethin familjar. I ēuditshėm ėshtė arsyetimi i Mehmetit, se ne do tė influenconim pėr mė mirė te kjo vajzė. Kjo ėshtė thellėsisht e gabuar, interpretim i luftės sė klasave, ėshtė shprehje e oportunizmit tė djathtė" , - vijoi Alia
    Sjelljen e fėmijėve ia ka pėrmendur?
    Ramizi e kritikoi Mehmetin edhe pėr shkeljet e fėmijėve, sidomos pėr qėndrim liberal ndaj tyre. Pėr sjellje tė pahijshme tė tyre, qė bėjnė skandale, qė vishen ekstravagantė, qė kanė qenė pėrēues tė modės sė huaj. Sipas tij, tė gjitha kėto janė tė lidhura me konceptin e Mehmetit mbi luftėn e klasave. E kritikon Mehmetin pėr arrogancė, i pėrmend gabimet e tij gjatė Luftės Nacionalēlirimtare, metodės jo tė mirė tė drejtimit, mendjemadhėsisė, unit, kultit tė tij etj.
    Ramiz Alia ishte dakord me masėn e dėnimit, pra ndėshkimin e Mehmetit me vėrejtje tė rėndė me shėnim nė kartėn e regjistrimit.
    Pra, nuk e kurseu kush fjalėn e fundit, duke i rėnė me tė drejtė dhe pa tė drejtė, pa mėshirė ta konsiderojmė, nė atė mbledhje pėrēudnuese?
    Nė kėtė gjyq tė Byrosė Politike, Mehmet Shehu u sulmua ashpėr pa pėrjashtim nga tė gjithė byroistėt, ata ishin nė garė se kush ta sulmonte mė parė e ta denigronte mė shumė.
    Por ideologu ishte Ramiz Alia. Ishte ai qė i jepte tonin, qė kėrkonte shkaqet ideologjike e politike tė gabimeve tė tij.
    Kuptuat apo konstatuat me syrin tuaj profesionist pėr mėnyrėn e organizimit tė kėsaj maskarade ndaj njeriut historik tė kohės, siē ishte Mehmet Shehu deri nė atė periudhė?
    Siē mėsuam nė atė kohė, para mbledhjes sė Byrosė Politike, Enver Hoxha kishte shkuar me pushime. Aty kishte thirrur disa nga anėtarėt e Byrosė pėr t'i pėrgatitur pėr mbledhjen e Byrosė Politike, pėr ta vėnė me shpatulla pas murit.
    Po Mehmeti vetė e kishte takuar Enver Hoxhėn nė kėto pushime ku flitej pėr skenar kundėr tij?
    Dy herė kishte kėrkuar Mehmeti ta takonte Enver Hoxhėn kur ai ishte me pushime, por ai nuk kishte pranuar.
    Po Enveri foli sėrish veē momentit kur hapi mbledhjen, qė egėrsonte dhe lėshonte tė tjerėt siē e kishte zakon nė raste tė tilla kryqėzimesh tė ish-kolegėve?
    Enver Hoxha e mori fjalėn sėrish nė fund tė mbledhjes sė Byrosė Politike.
    Ai tha se u bė vonė dhe propozoi qė mbledhja tė vazhdonte nesėr, se dėshironte tė fliste edhe ai.
    E keni mbajtur shėnim atė fjalė, pasi ka shumė rėndėsi citimi i saktė i kėtij momenti, qė pak mė mbrapa nuk do tė jetonte mė Mehmet Shehu?
    Enver Hoxha saktėsisht nė atė kontakt tė fundit me Mehmet Shehun ka thėnė:
    "Dėshiroj t'i bėj tė qartė Mehmetit, se nė kėtė mbledhje tė gjithė shokėt me zemėr tė hapur si komunistė dhe si udhėheqės nė kėtė forum tė lartė tė PPSH-sė, vunė nė dukje gabimin tėnd tė madh politiko-ideologjik dhe reflektuan se nga ndodhi ky gabim. Tė gjithė sa thanė shokėt janė pėr tė mirėn e partisė dhe tėnden, ti duhet t'i kuptosh kėto gabime dhe nga kanė ardhur ato. Ti duhet tė reflektosh dhe tė jesh i bindur pėr kritikat e shokėve, drejtėsinė e tyre qė kanė qenė me baza tė shėndosha, pėr t'i ndrequr gabimet. Pėr tė tė ndrequr edhe ty, pėr tė ndrequr dhe punėn kėtej e tutje. Ne dėshirojmė qė ti tė bėsh kthesė, rėndėsi ka tė analizosh nga kanė ardhur kėto gabime. Ato qė do tė na thuash nesėr, dhe jam i bindur se ti nesėr do tė na flasėsh, duhet tė jenė tė bazuara. Reflekto e mos i merr gjėrat lehtė, merr esencėn, thelbin e kritikave tė shokėve kjo na intereson, se kėshtu na krijohet bindja se do tė ndreqesh. Mos e rėndo mė shumė gjendjen. Dėshiroj qė ta hedhėsh poshtė, ta rrėzosh atė autokritikė alibi qė na ke paraqitur, pėr tė shfajėsuar gabimin politik qė ke bėrė. Kjo alibi pėrpara logjikės sė fortė marksiste-leniniste tė shokėve ra. Rruga e drejtė nė tė cilėn duhet tė ecėsh ėshtė ajo qė tė thanė shokėt. Nė qoftė se hedh poshtė atė alibi me tė gjitha konturet, atėherė do t'i gjykosh drejt gjėrat. Diskutimet e shokėve kanė qenė njė ndihmė e madhe pėr ty dhe partinė, duhet tė gjykosh dhe ti se situata ka qenė e rėndė. Ishte e rėndė jo vetėm se u bė fejesa, por ashtu siē e shpjeguan shokėt, ishte njė situatė shumė e rėndė edhe nė drejtim tė punėve shtetėrore, me ato tė meta tė karakterit tėnd, qė nuk duhet tė nėnvleftėsohen se janė kryesoret.
    Kam bindjen se kjo situatė do ta shkundė Mehmetin, pėr ta sjellė nė rrugė tė drejtė, nė qoftė se gabimin e kupton drejt.
    Duhet tė reflektojė sonte Mehmeti, nesėr do tė flas unė nė fillim, pastaj mund tė flasė pėrsėri Mehmeti. E mbyllėm kėtė seancė, vazhdojmė nesėr nė orėn 10:00", - deklaroi nė mbyllje Enver Hoxha.

    Nė zyrėn e Enver Hoxhės
    INFORMACIONI PĖR FAMILJEN TURDIU

    Kristofor Martiro: Nė informacionin e Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, dėrguar Enver Hoxhės me kėrkesėn e tij pėr familjen e krushqisė sė Mehmet Shehut, nė muajin shtator 1981, midis tė tjerave thuhet:
    "Silva Turdiu ėshtė vajzė e shkėlqyer, studente e shkėlqyer nė Fakultetin Ekonomik dhe volejbolliste e shkėlqyer e ekipit tė Dinamos. Qazim Turdiu ėshtė njė pedagog i nderuar, shumė i aftė profesionalisht, korrekt nė punė dhe nė jetė, me qėndrim tė mirė moral dhe politik. E shoqja e Turdiut ėshtė kushėrirė e Arshi Pipės, i arratisur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me aktivitet politik kundėr vendit tonė".
    Pra, Arshi Pipa nuk ishte daja i Silvės, siē u fol nė atė kohė. I gjithė ambienti shoqėror e njihte Silva Turdiun si njė vajzė tė mrekullueshme nė tė gjitha drejtimet dhe familja Turdiu njihet si njė familje e nderuar e intelektuale. Qazimi, i ati i Silvės ishte profesor i dekoruar me dekoratėn e lartė "Naim Frashėri".
    Pėr Enver Hoxhėn dhe byroistėt (kukulla) e tė tjerė, nuk kishin rėndėsi kėto tė dhėna tė shkėlqyera pėr familjen Turdiu, por kishin rėndėsi tė dhėnat e njė kushėriri, qė ishte i arratisur e kundėrshtar i regjimit nė Shqipėri. Ky ishte njė pretekst, vetėm pretekst, pėr tė likuiduar Mehmet Shehun.
    "Krushqia me kėtė familje - thotė ideologu Ramiz Alia nė mbledhjen e Byrosė Politike mė 17 dhjetor 1981 - do tė na gjente hataja.
    Kjo ngjarje do tė na vriste tė gjithėve - do tė kishte pasoja tepėr tė mėdha, shumė tė rrezikshme. Partia do tė dėmtohej rėndė. Po tė mos kishte ndėrhyrė menjėherė shoku Enver, do tė krijohej njė konfuzion i madh ideologjik lidhur me luftėn e klasave...".
    Do ta gjente belaja kėtė jago, kėtė servil.
    Lufta e klasave sipas tij, "Nuk duhet parė, nuk duhet kufizuar vetėm nė familjen e ngushtė, por nė rrethin e gjerė familjar, domethėnė nė disa breza me soj e sorollop". Sipas teorisė sė tij, sikur njė nga anėtarėt e kėsaj familjeje tė gjerė tė jetė me pikėpamje tė kundėrta "armiqėsore" tė gjithė pjesėtarėt e tjerė tė kėsaj familjeje duhet tė konsiderohen me pikėpamje tė tilla.
    Njė pikėpamje kjo fisnore, feudale madje tepėr armiqėsore.
    Duke zbatuar kėtė teori reaksionare, shumė familje nga farefisi i tyre u persekutuan, burgosėn, internuan vetėm se ndonjė nga farefisi i tyre u akuzua e dėnua si "armik".

    Fejesa qė tronditi Shqipėrinė
    Fiqret Shehu:
    "Dashurinė e Skėnderit me Silvėn e morėm vesh nė muajin korrik 1981, kur ishim me pushime nė plazhin e Durrėsit. Djali, Skėnderi, i tregoi tė atit, Mehmetit, se njihte njė vajzė dhe mendonte tė fejohej me tė.
    Mehmeti e pyeti se kush ishte ajo vajzė, e bija e kujt ishte. Skėnderi i tha se kush dhe e kujt ishte dhe po ashtu i tregoi se kishte dajallarė tė arratisur".
    Kur Mehmeti kėrkoi informacionin e plotė nga ministri i Brendshėm, Feēorri i tha Mehmetit:
    "Vajza e quajtur Silva Turdiu ėshtė shumė e mirė, ėshtė studente nė Universitetin e Tiranės, ėshtė volejbolliste nė Klubin 'Dinamo'. I ati i saj ėshtė njeri shumė i mirė. Profesor nė Universitetin e Tiranės dhe i dekoruar me 'Ēmimin e Republikės'.
    Kishte dajallarė tė arratisur dhe dy vėllezėrit e babait tė larguar me kohė jashtė vendit, por pa aktivitet politik kundėr vendit tonė.
    Pėr fejesėn i tha se duhej tė pyeste partinė".
    Pas kėsaj, Mehmeti u nxitua dhe e dha pėlqimin pėr fejesėn, e cila u bė nė fillim tė muajit shtator nė shtėpinė e re.
    Pas lajmit tė shpalljes sė saj, erdhi pėr vizitė edhe Enver Hoxha me Nexhmijen si dhe fėmijėt e tyre.
    Nė shtėpinė tonė ishte gjithashtu prezent dhe djali, Neli me Silvėn.
    Pas vizitės sė Enver Hoxhės bėmė sė bashku fotografi. Mbas tri-katėr ditėsh pasi kishte bėrė vizitėn, Enver Hoxha thirri Mehmetin dhe i tha se ishte bėrė gabim kjo fejesė, pasi ishte zbutur lufta e klasave, duke shkelur rėndė vijėn e partisė, prandaj ai urdhėroi se fejesa duhej tė prishej.
    U thirrėn Skėnderi dhe Silva tė ktheheshin me urgjencė nga Greqia.
    Pas kėsaj, Mehmeti i shqetėsuar i tha Skėnderit:
    "Kemi bėrė gabim me fejesėn dhe ajo do tė prishet". Pas kėsaj, ajo konsiderohej e prishur.

    VDEKJA E KRYEMINISTRIT
    MARTIRO: NE, SIGURIMI, KISHIM BINDJE SE ISHTE VRASJE

    Kemi pasur bindjen se Mehmet Shehun e kanė vrarė dhe se likuidimi i tij ishte njė humbje e madhe pėr popullin e atdheun. Enver Hoxha pėr tė likuiduar Mehmet Shehun e mė vonė Kadri Hazbiun, qėllimisht grumbulloi nė aparatin e Komitetit Qendror tė PPSH-sė dhe nė Byronė Politike, njerėzit mė negativė, tė cilėt Mehmet Shehu i kishte kritikuar, apo edhe pushuar nga puna pėr paaftėsi drejtimi si Ramiz Alinė kur ky ishte ministėr i Arsimit, Lenka Ēukon, njė mjelėse e paaftė, Hajredin Ēelikun e tė tjerė. Ai solli nė Byronė Politike, pėr tė realizuar strategjinė e tij, njerėzit e paaftė si Hekuran Isain, njė fugist tė pashkollė, Simon Stefanin, njė fanatik injorant, Pali Misken, ish-shofer, me njė horizont tė ngushtė kulturor, e tė tjera.
    MARTIRO: NUK E DINIM KUJT I SHĖRBENIM
    Kemi shprehur mendimet se ne, punonjėsit e Sigurimit tė Shtetit, qė kemi punuar me ndershmėri e pėrkushtim pėr interesat e atdheut dhe tė sistemit socialist, nuk e dinim se nė duart e kujt ishim dhe kujt i shėrbenim. Kemi qenė tė bindur se edhe nė organet e Punėve tė Brendshme do tė binte "fshesa e hekurt".
    Ishim tė sigurt se Enver Hoxha kishte tė tjera organe informative, agjentė tė tij, qė kontrollonin e informonin atė pėr gjithēka, qė mbanin evidenca pėr kuadrot e grumbullonin materiale pėr ta, me qėllim goditjeje.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Silva Turdiu: Pėr fotografitė me Enverin Arshi Pipės as nuk i ra ndėrmend

    Nga: FATOS VELIU

    Ishte mbrėmja e 17 dhjetorit tė vitit 1981. Deri nė mesnatė vijoi mbledhja e Byrosė Politike, ku pėrēudnohej nė mėnyrėn mė tė paskrupullt kryeministri qė kishte drejtuar me dorė tė hekurt pėr 30 vjet qeverinė komuniste.
    Njė shpallje fejese me familjen e profesorit tė mirėnjohur Qazim Turdiu, i cili gėzonte respekt tė ēuditshėm nė gjithė qarqet intelektuale tė kohės, do tė konsiderohej gabimi mė i pafalshėm pėr njeriun e plotfuqishėm tė asaj kohe, Mehmet Shehu. E ndėrsa po e mbyllte atė mbledhje tė nisur qė nė orėt e para tė mėngjesit, e karakterizuar nga histeria ndaj veprimit tė lidhjes sė Shehut me tė afėrmit e Arshi Pipės, Enver Hoxha e mori edhe njė herė fjalėn pėr tė rikujtuar vazhdimin e saj tė nesėrmen e ditės sė re.

    * * *

    Kristofor Martiro, njėri prej zyrtarėve mė nė zė tė Sigurimit tė Shtetit tė asaj kohe, i cili e ka zbardhur tė plotė nga incizimet arkivore tė mbledhjes, qė janė dėgjuar nė mėnyrė tė organizuar dhe shumė sekrete nga kuadrot kryesorė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, e pėrcjell me njė rigorozitet absolut pėr lexuesin e gjerė tė Gazetės sonė.
    Siē e cituam nga numri i kaluar, Enver Hoxha nė atė mbyllje dhe nė atė kontakt tė fundit qė bėnte me Mehmet Shehun, mėsohet saktėsisht tė ketė thėnė:
    "Dėshiroj t'i bėj tė qartė Mehmetit, se nė kėtė mbledhje tė gjithė shokėt me zemėr tė hapur, si komunistė dhe si udhėheqės, nė kėtė forum tė lartė tė PPSH-sė, vunė nė dukje gabimin tėnd tė madh politiko-ideologjik dhe reflektuan se nga ndodhi ky gabim. Tė gjitha sa thanė shokėt janė pėr tė mirėn e partisė dhe tėnden, ti duhet t'i kuptosh kėto gabime dhe nga kanė ardhur ato. Ti duhet tė reflektosh dhe tė jesh i bindur pėr kritikat e shokėve, drejtėsinė e tyre qė kanė qenė me baza tė shėndosha, pėr t'i ndrequr gabimet. Pėr tė tė ndrequr edhe ty, pėr tė ndrequr dhe punėn kėtej e tutje. Ne dėshirojmė qė ti tė bėsh kthesė, rėndėsi ka tė analizosh nga kanė ardhur kėto gabime. Ato qė do tė na thuash nesėr, - dhe jam i bindur se ti nesėr do tė na flasėsh, - duhet tė jenė tė bazuara. Reflekto e mos i merr gjėrat lehtė, merr esencėn, thelbin e kritikave tė shokėve, kjo na intereson, se kėshtu na krijohet bindja se do tė ndreqesh. Mos e rėndo mė shumė gjendjen. Dėshiroj qė ta hedhėsh poshtė, ta rrėzosh atė autokritikė-alibi qė na ke paraqitur, pėr tė shfajėsuar gabimin politik qė ke bėrė. Kjo alibi, pėrpara logjikės sė fortė marksiste-leniniste tė shokėve ra. Rruga e drejtė nė tė cilėn duhet tė ecėsh ėshtė ajo qė tė thanė shokėt. Nė qoftė se hedh poshtė atė alibi me tė gjitha konturet, atėherė do t'i gjykosh drejt gjėrat. Diskutimet e shokėve kanė qenė njė ndihmė e madhe pėr ty dhe partinė, duhet tė gjykosh dhe ti se situata ka qenė e rėndė. Ishte e rėndė jo vetėm se u bė fejesa, por ashtu siē e shpjeguan shokėt, ishte njė situatė shumė e rėndė edhe nė drejtim tė punėve shtetėrore, me ato tė meta tė karakterit tėnd, qė nuk duhet tė nėnvleftėsohen, se janė kryesoret.
    Kam bindjen se kjo situatė do ta shkundė Mehmetin, pėr ta sjellė nė rrugė tė drejtė, nė qoftė se gabimin e kupton drejt.
    Duhet tė reflektojė sonte Mehmeti, nesėr do tė flas unė nė fillim, pastaj mund tė flasė pėrsėri Mehmeti. E mbyllim kėtė seancė, vazhdojmė nesėr nė orėn 10:00", - deklaroi nė mbyllje Enver Hoxha.
    Pas kėsaj, Mehmet Shehu shkon nė shtėpi pėr tė mos dalė mė i gjallė prej saj. Atij i ndodhi njė vdekje tepėr e ēuditshme, qė trazoi gjithė logjikėn e ftohtė kombėtare me diciturėn "U vra apo e vranė?", gjė qė qėndron edhe sot nė mendjet dhe pyetjet e tė gjithėve.

    * * *
    Nė deklaratat e saj, dhėnė zyrtarit tė lartė Kristofor Martiro pak pas ngjarjes tragjike tė vdekjes sė tė shoqit kryeministėr, kur u vendos nė internim, Fiqiret Shehu deklaron:
    "Mbrėmjen e datės 17 dhjetor, Mehmeti erdhi nė shtėpi i mėrzitur, mė tregoi fare shkurt pėr mbledhjen e Byrosė Politike. Nuk deshi tė hajė darkė dhe tha se do tė shkonte lart nė studio, do tė pėrgatitej pėr mbledhjen e Byrosė, qė do tė vazhdonte tė nesėrmen. I thashė, - vazhdoi Fiqireti, - qė tė flinte se tė nesėrmen kishte kohė pėr t'u pėrgatitur, por Mehmeti nuk deshi. Shkoi lart nė studio, qė ishte ngjitur me dhomėn e tij tė fjetjes.
    Kur shkova unė rreth orės 22:30 lart pėr tė fjetur nė dhomėn time, qė ėshtė pranė dhomės sė Mehmetit, pashė tė kishte dritė nė dhomėn e tij. Nė mėngjes u ngrita rreth orės 07:30, por Mehmeti nuk ishte ngritur. Kur vajti ora rreth 08:00 dhe pashė se Mehmeti nuk po ngrihej, hyra sė bashku me djalin, Ladin nė dhomėn e tij pėr ta zgjuar, por pamė se ai kishte vrarė veten".
    Pas kėsaj, ndėr ata qė erdhėn me urgjencėn e parė ishte dhe Kadriu, i cili me nervozizėm shpėrthyes tha:
    "Ēfarė bėri ky njeri kėshtu, Byroja kishte vendosur t'i jepte vetėm njė vėrejtje?!".

    * * *
    E megjithatė mbledhja e sė nesėrmes vijoi saktėsisht nė orėn e programuar, madje dhe me vazhdimin e rendit tė ditės tė ndėrprerė nė mesnatė kur jetonte vetė Mehmet Shehu.

    * - Por ēfarė ndodhi dhe ēfarė u diskutua nė mbledhjen e atij mėngjesi tė 18 dhjetorit tė '81-shit?
    Pėr mė tepėr i drejtohemi vetė Kristofor Martiros, si drejtuesi i njė prej sektorėve mė tė rėndėsishėm tė Sigurimit tė Shtetit, se ēfarė di mė tepėr pėr atė takim, i cili nė seksionet sekrete tė Sigurimit tė Shtetit pėrcillej i incizuar me saktėsi absolute.

    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Zoti Martiro, si vijoi ajo mbledhje e ditės sė nesėrme, vetėm pak orė pasi Mehmet Shehu ishte gjetur i vdekur nė dhomėn e gjumit?
    Pėr kėtė pyetje do t'ju pėrgjigjem nėpėrmjet shėnimeve tė ditarit tim tė asaj dite.

    18 dhjetor 1981
    Ora 10:00

    Rifillon mbledhja e Byrosė Politike

    Flet Enver Hoxha:
    "Tani dhe unė do tė lexoj, ashtu siē e kisha pėrgatitur, kritikėn qė pata menduar t'i bėja punės sė Mehmet Shehut, pavarėsisht se kjo do tė zhvillohet nė mungesė tė tij, se ai u tregua armik i PPSH-sė deri nė ēastin e fundit derisa vrau veten. Por partia, si kurdoherė ėshtė e fortė dhe nė gjendje t'i kapėrcejė tė gjitha vėshtirėsitė, ashtu sikurse ka kapėrcyer edhe tė tjera tė tilla dhe mė tė mėdha, prandaj puna jonė vazhdon."
    Pėr tė mos vijuar me citime tė pėrpikta qė tė mos e rėndojmė kėtė intervistė duke i dhėnė imazhin e njė protokolli, po ju pyes zoti Martiro, se ku synoi nė pėrgjithėsi pėrqendrimi i atij diskutimi tė kreut tė shtetit komunist, tė bėrė nė ato kushte?
    Nė diskutimin e tij tė gjatė, Enver Hoxha pėrmend shumė gabime tė Mehmet Shehut. Nė fillim tė diskutimit, ai shprehet:
    "Byroja Politike po diskuton pėr njė ēėshtje me shumė rėndėsi, pėr gabimin e madh qė bėri Mehmeti duke aprovuar fejesėn e djalit me njė vajzė qė nė rrethin e babait e tė nėnės sė saj ka 6-7 armiq tė pushtetit tonė popullor, tė arratisur, kriminelė lufte, tė burgosur dhe tė internuar....
    Po kėshtu, ndėrmjet tė tjerash, nė atė mbledhje Enver Hoxha thekson:
    "...Mehmeti, jo vetėm nuk u kėshillua me asnjėrin nga ne pėr kėtė krushqi, por mendoi ta bėnte 'fait acompli' me njė nxitim tė pashpjegueshėm.
    Kėtė ēėshtje unė e mora vesh indirekt nga djali im Iliri, tė cilin e kishte ftuar nė fejesėn e Skėnderit.
    Po tė gjykosh, edhe kjo ftesė nuk ishte pa hile. Pse tė asistonte djali im nė vizitėn e parė qė bėnte e fejuara e Skėnderit me prindėrit e kėtij?
    Qė unė ta merrja vesh indirekt? Qė tė tatonte pulsin tim dhe tė mė komprometonte edhe mua e familjen time nė kėtė ēėshtje?
    Ne nė familjen tonė, pėr Qazim Turdiun nuk dinim gjė tjetėr pėrveē asaj qė ai ishte profesor matematike, kurse rrethin familjar, qoftė tė tij, ashtu dhe tė sė shoqes, s'e njihnim fare.
    Shkuam tok me Nexhmijen te Mehmeti, mė shumė ta uronim pėr shtėpinė e re. Aty gjetėm fėmijėt dhe tė fejuarėn e Skėnderit. I uruam, bėmė dhe fotografi. Mehmeti me Fiqiretin ishin shumė tė gėzuar. Po si nuk u shqetėsuan pak nė ndėrgjegjen e tyre, qė po pėrzienin e futnin nė kėtė valle tė ndyrė shokun Enver?
    Ata mendonin se me kėtė prezantim u vulos kjo punė, u mor aprovimi i shokut Enver.
    Fotografitė qė u bėnė me mua, shkuan te Qazim Turdiu, apo deri nė Athinė, me skuadrėn e vajzės, dhe qė andej, pse tė mos i shkonin edhe Arshi Pipės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i cili do tė shikonte kėshtu se me kė iu fejua mbesa, dhe pėr kėtė fakt drejtohej edhe vėrtetimi me fotografi."
    Ju kuptova shumė qartė, madje kam bindjen se sa mė pėrshkruat pėr atė ditė tė parė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, edhe lexuesi ka marrė njė informacion tė saktė tė tė gjithė situatės politike tė krijuar. Ajo qė do tė shtoja unė zoti Martiro, ėshtė ajo qė, ju posedoni dhe njė prononcim tė vetė Silva Turdiut. Ėshtė e vėrtetė?
    Po, ėshtė shumė e saktė, se unė jam njė arshivues i mirė i materialeve qė u pėrkasin fakteve dhe momenteve tė spikatura historike.
    Pėr sa mė kėrkoni ėshtė njė prononcim i Silva Turdiut kundėr Nexhmije Hoxhės me titull "Nexhmija Gėnjen", i bėrė nė prill tė 2004-ės. Nuk e di nėse duhet ricituar, unė po jua jap siē ėshtė.
    Ju lutem ma lexoni, pasi ēdo detaj e aq mė shumė njė prononcim i vetė Silva Turdiut, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr rikujtesė tė lexuesit tė sotėm kur flasim me kaq hollėsi pėr atė situatė. Mundeni?
    Nė atė prononcim tė sajin me dedikimin "Nexhmija Gėnjen", mes tė tjerash Silva Turdiu shkruan:
    "Nuk ėshtė e vėrtetė qė familja Turdiu dhe Pipa tė kenė pasur kriminelė lufte, por intelektualė dhe luftėtarė demokratė. Arshi Pipėn, nėna ime e kishte djalė xhaxhai dhe djalė tezeje. Nuk ėshtė e vėrtetė qė Enver Hoxha 'nuk dinte asgjė' pėr Qazim Turdiun kur bėri vizitėn pėr urimin e fejesės. Unė isha prezent. Mė tha vetė se e njihte mirė Qazimin dhe shprehu konsideratė tė lartė. Pse e ndėrroi fletėn mė vonė?
    "Nė diskutimin nė Byro, Enveri shprehu merak tė madh pėr fotografitė e fejesės me Enverin nė krye, se mos kanė rėnė nė duart e reaksionit ndėrkombėtar, duke sajuar fantazinė se fotografitė do tė kenė shkuar te Turditė, pastaj nė Greqi dhe mė pas nė duar tė Arshi Pipės nė Amerikė. E vėrteta ėshtė se as qė u kujtua njeri pėr fotografitė me Enverin. Fantazia e 'komploteve' tė fotografisė ishte njė maket nė miniaturė i konstruksioneve fantastike tė komploteve tė paqena nė trurin diabolik enverian. Ato qė Enveri dhe Nexhmija kanė shkruar pėr faktet qė unė i di dhe njerėzit qė unė i njoh, janė pothuajse tė gjitha gėnjeshtra."
    (Vijon nesėr)

    Nė zyrėn e Enver Hoxhės

    INFORMACIONI PER FAMILJEN TURDIU

    Nė informacionin e Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, dėrguar Enver Hoxhės me kėrkesėn e tij, pėr familjen e krushqisė sė Mehmet Shehut, nė muajin shtator 1981, midis tė tjerave thuhet:
    "Silva Turdiu ėshtė vajzė e shkėlqyer, studente e shkėlqyer nė Fakultetin Ekonomik dhe volejbolliste e shkėlqyer e ekipit tė Dinamos. Qazim Turdiu ėshtė njė pedagog i nderuar, shumė i aftė profesionalisht, korrekt nė punė dhe nė jetė, me qėndrim tė mirė moral dhe politik. E shoqja e Turdiut ėshtė kushėrirė e Arshi Pipės, i arratisur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me aktivitet politik kundėr vendit tonė."
    Pra, Arshi Pipa nuk ishte daja i Silvės, siē u fol nė atė kohė. I gjithė ambienti shoqėror e njihte Silva Turdiun si njė vajzė tė mrekullueshme nė tė gjitha drejtimet dhe familja Turdiu njihet si njė familje e nderuar e intelektuale. Qazimi, i ati i Silvės ishte profesor i dekoruar me dekoratėn e lartė "Naim Frashėri". Pėr Enver Hoxhėn dhe byroistėt (kukulla) e tė tjerė, nuk kishin rėndėsi kėto tė dhėna tė shkėlqyera pėr familjen Turdiu, por kishin rėndėsi tė dhėnat e njė kushėriri, qė ishte i arratisur e kundėrshtar i regjimit nė Shqipėri. Ky ishte njė pretekst, vetėm pretekst, pėr tė likuiduar Mehmet Shehun.
    "Nga krushqia me kėtė familje - thotė ideologu Ramiz Alia nė mbledhjen e Byrosė Politike mė 17 dhjetor 1981 - do tė na gjente hataja. Kjo ngjarje do tė na vriste tė gjithėve; do tė kishte pasoja tepėr tė mėdha, shumė tė rrezikshme. Partia do tė dėmtohej rėndė. Po tė mos kishte ndėrhyrė menjėherė shoku Enver, do tė krijohej njė konfuzion i madh ideologjik lidhur me luftėn e klasave...". Do ta gjente belaja kėtė jago, kėtė servil.
    Lufta e klasave sipas tij, "nuk duhet parė, nuk duhet kufizuar vetėm nė familjen e ngushtė, por nė rrethin e gjerė familjar, domethėnė nė disa breza me soj e sorollop". Sipas teorisė sė tij, sikur njė nga anėtarėt e kėsaj familjeje tė gjerė tė jetė me pikėpamje tė kundėrta 'armiqėsore', tė gjithė pjesėtarėt e tjerė tė kėsaj familjeje duhet tė konsiderohen me pikėpamje tė tilla.
    Njė pikėpamje kjo fisnore, feudale, madje tepėr armiqėsore. Duke zbatuar kėtė teori reaksionare, shumė familje nga farefisi i tyre u persekutuan, burgosėn, internuan, vetėm se ndonjė nga farefisi i tyre u akuzua e u dėnua si 'armik'.

    (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Nė janar '82 arrestohen nė qendėr tė Belshit Fiqiret dhe Skėnder Shehu

    Nga: FATOS VELIU

    Zoti Martiro. Kemi folur nga numrat e kaluar pėr survejimin qė u vendos mbi familjen e Mehmet Shehut, deri te sigurimi i anėtarėve tė saj nga ndėrhyrja e zbulimeve tė huaja. Folėm pėr kombinacionet e ushtruara mbi ta pėr qėllim hetimor, nė interes tė akuzave tė hedhura nga Enver Hoxha nė lidhje me veprimtarinė agjenturore etj. Por nė mėnyrė tė veēantė ju rrėfyet pėr masėn e internimit nė kushte ekstreme qė u mor ndaj familjarėve tė Mehmet Shehut nė dhjetorin e 1982-shit, ku ju, si profesionist qė ishit nė punėt e sektorit tė Sigurimit tė Shtetit, kuptuat qartė se atyre po u afrohej dita pėr t'u arrestuar. Tė paktėn kėshtu thamė pak a shumė nga numrat e kaluar, apo jo? Unė doja t'ju pyesja se si vijoi procedura e arrestimit tė tyre dhe kur u arrestuan, se qė u arrestuan tashmė dihet nga kushdo?
    E vėrtetė ėshtė se shumė shpejt u arrestuan Fiqiret dhe Skėnder Shehu. Veprimet e egra pėr likuidimin edhe fizik tė familjes sė Mehmet Shehut dhe tė tė afėrmve tė tij, tregonin njė urrejtje tė pashoqe tė udhėheqėsit tė PPSH-sė ndaj tyre.
    Kur u bė arrestimi i tyre?
    Nė fillim tė janarit tė vitit 1982, u arrestuan nė Belsh tė Elbasanit Fiqiret Shehu dhe i biri i saj Skėnderi.
    E mbani mend momentin e arrestimit?
    Si shumė tė tjera, edhe kjo datė mė ka mbetur nė kujtesė. Isha nė Belsh sė bashku me kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, Gėzim Hila, dhe punėtorin operativ qė ishte ngarkuar pėr ruajtjen e familjes Shehu.
    Ju, nuk dinit gjė pėr arrestimin qė do bėhej?
    Jo, ne nuk dinim asgjė pėr vendimin e arrestimit tė tyre, por njė gjė tė tillė e prisnim, pasi siē ju thashė nga numrat e kaluar, ishte bėrė propagandė e madhe kundėr Mehmet Shehut, deri aty sa ta cilėsonin "armik" e "poliagjent".
    Kush i arrestoi?
    Pėr arrestimin e tyre erdhėn nga Tirana grupi operativ dhe hetuesit e Drejtorisė sė Hetuesisė sė Ministrisė sė Brendshme.
    Ku u arrestuan nėnė e bir, dikur ndėr njerėzit mė tė nderuar tė popullit?
    Arrestimi i Fiqiretit dhe Skėnderit u bė nė qendėr tė Belshit.
    Mė ndalo pak kėtu nė pėrshkrime, se dua tė mos humbas asnjė detaj, pėr faktin se nuk flitet pėr arrestimin e dy njerėzve tė zakonshėm. I morėn sė bashku apo tė veēuar?
    Ata i hipėn nė makinė veē e veē dhe i nisėn pėr nė Tiranė.
    Arrestim demonstrativ, apo jo?
    Po, po, nė qendėr tė Belshit ju thashė! Banorė tė Belshit qė u ndodhėn aty, e panė dhe e pėrcollėn ngjarjen nė heshtje.
    Nuk pati ovacione nga njerėzit e pranishėm, siē ndodhte zakonisht nė tė tilla arrestime tė njerėzve tė cilėsuar "armiq"?
    Jo, jo, askush nga banorėt nuk duartrokiti, askush nuk thirri "poshtė armiqtė", siē ishte bėrė zakon nė kėto raste.
    Po funksionarėt lokalė, ishin tė pranishėm?
    Edhe funksionarėt e pushtetit lokal qėndruan si spektatorė tė heshtur e tė vrenjtur. Njerėzit i bėnin vesh mė vesh komentet rreth kėsaj ngjarjeje tė dhimbshme.
    Personalisht u tronditėt, thatė?
    Unė dhe Gėzimi ishim tė tronditur pėr atė qė ndodhi. I shikonim me keqardhje pjesėtarėt e asaj familjeje, sepse i kuptonim pasojat qė ranė e do tė vazhdonin tė binin mbi ta.
    Pas veprimit tė prangosjes, si u operua mė tej nga ekipi i posaēėm i ardhur nga Tirana?
    Hetuesit shkuan pėr kontroll nė shtėpinė ku banonte Fiqiret Shehu me fėmijėt.
    Nga kush drejtoheshin?
    Pėrgjegjėsi i tyre ishte njė njeri mendjemadh, karrierist e shpirtlig.
    Po ju me kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, ēfarė bėtė nė kėto momente?
    Pas arrestimit tė Fiqiretit e Skėnderit, unė sė bashku me Gėzimin hyra nė banesėn e tyre dhe pashė qė hetuesit kontrollonin nė ato pak plaēka qė ndodheshin aty. Nga sjellja e tyre brutale ishte krijuar njė situatė e rėndė.
    Pėr shembull?
    Atė situatė e lexova tek Bashkimi dhe e shoqja, Marjeta, qė ishin krejt tė hutuar, tė trembur. Vajza e tyre, qė ishte rreth dy vjeēe, ishte shtrirė pėrtokė dhe qante me tė madhe. Edhe djali, qė ishte pak mė i madh, ishte strukur nė njė qoshe dhe qante. Fėmijėt dukeshin tė tmerruar dhe askush nuk po merrej me ta.
    Po hetuesi ēfarė bėnte?
    Hetuesi u bėrtiste fėmijėve qė qanin. Na rrėqethi kjo gjendje. Nuk m'u durua dhe u fola hetuesve. Iu thashė qė tė bėnin detyrėn dhe tė mos silleshin ashtu me fėmijėt.
    Ngritėm fėmijėt nga toka dhe thėrritėm Bashkimin e Marjetėn tė merreshin me ta.
    Ēfarė po bėnte hetuesia nė dhomėn e tyre tė banimit?
    Nė dhomė, hetuesia do tė mbyllte ato pak sende e veshmbathje tė Fiqiretit e Skėnderit, duke e vulosur atė.
    Po tė tjerėt ku do banonin pas kėsaj?
    Bashkimit e Marjetės, me dy fėmijėt e tyre, u mbetej pėr tė banuar vetėm kuzhina e apartamentit ku ishin vendosur. Nė kėtė dhomė, sė bashku me teshat e Fiqiretit e Skėnderit, ishin dhe teshat e disa sende tė vogla tė Bashkimit e Marjetės. I thirra kėta qė tė merrnin sendet e tyre, u dhamė dhe njė televizor tė vogėl pa ngjyra dhe njė magnetofon. Hetuesve iu thamė se ato ishin sendet e tyre. Mė pas Marjeta na tha se nė kutinė e bizhuterive ishte edhe njė varėse e saja.
    Ia dhatė?
    Ia dhashė tė gjithė kutinė me bizhuteri, nė tė cilėn ndodheshin disa varėse pa ndonjė vlerė tė madhe.
    Po mė tej?
    Me kėtė rast, me porosi nga udhėheqja e Ministrisė sė Brendshme, u vendosėn nga Dega e Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, mjetet e pėrgjimit nė kuzhinė, atje ku do tė banonte Bashkim Shehu me fėmijėt, pėr tė parė reagimin e tyre pas arrestimit tė Fiqiretit e Skėnderit.
    Nė tė vėrtetė, mė mbrapa, ka dalė gjė nga incizimet e vėna nga ju nė atė moment?
    Nga incizimet nuk doli asgjė me interes operativ.
    Konkretisht, ēfarė kishin folur pas arrestimit, nga sa keni zbardhur mė mbrapa?
    Nga sa u zbardhėn nga incizimet, ata ishin mjaft tė shqetėsuar pėr arrestimin e Fiqiretit e Skėnderit dhe tė frikėsuar pėr atė se ē'do tė ndodhte me ta, ē'do tė bėnin me fėmijėt, pėr tė ardhurat qė nuk kishin etj. Folėn dhe pėr sjelljen e hetuesve, duke i quajtur ata, njerėz tė egėr e tė pashpirt.
    Si ia bėnė pėr tė jetuar?
    Pėr tė siguruar pak tė ardhura pėr kėtė familje, nėpėrmjet pushtetit lokal, Marjeta u fut nė punė si pastruese nė spitalin e Belshit. Nga kushtet jo tė mira tė banimit, ku nuk kishte ngrohje, dhe nga ushqimi i keq, iu sėmur vajza.
    Nga se?
    Mjekėt thanė se kishte marrė tė ftohtė, bronkopneumoni. Fėmija kishte temperaturė tė lartė dhe ishte nė rrezik pėr jetėn.
    E ndihmuat?
    Duke parė kėtė gjendje shkova nė ministri dhe ia raportova njė pėr njė ministrit Feēorr Shehu (prezent ishte edhe Kadri Hazbiu)
    Pse?
    Iu propozova qė fėmijėt e Bashkimit dhe Marjetės t'i merrnin e t'i mbanin pėr disa kohė prindėrit e Marjetės, qė ishin nė Durrės, dhe me kėtė rast tė vazhdonte sipas planit edhe kombinacioni nė drejtim tė Marjetės.
    Ranė dakord?
    Tė dy ministrat ishin dakord me mendimin tim, por ata nuk mund tė bėnin asgjė pėr familjen e Mehmetit pa marrė miratimin e aparatit tė KQ tė PPSH-sė, kryesisht tė Ramiz Alisė.
    Dhe si u veprua?
    Ata, me ditė folėn nė aparatin e KQ tė Partisė nė prezencėn time dhe morėn edhe miratimin e tij pėr kėtė veprim. Pas kėsaj mė udhėzuan qė tė shkoja vetė nė Durrės tė bisedoja me kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme, qė ishte Lirim Pėllumbi. Pas bisedės dhe sqarimit tė Lirimit, vendosėm tė thėrrisnin prindėrit e Marjetės nė Degėn e Durrėsit dhe t'u bėnim tė ditur gjendjen e fėmijėve tė Marjetės. Iu propozuam qė ata t'i merrnin vogėlushėt nė shtėpinė e tyre deri nė shėrimin e plotė.
    Nuk kishin pse tė refuzonin, apo jo?
    Ranė dakord, vetėm se kishin frikė se mos nga ky veprim mund tė kishin ndonjė pasojė. Ne i garantuam se nuk do t'u ndodhte asgjė. U thamė se pėr kėtė veprim ishte marrė miratimi edhe nga lart, dhe ata i morėn fėmijėt nė shtėpinė e tyre.
    Kanė pasur nė tė vėrtetė probleme pėr kėtė veprim, kur kemi parasysh se ndryshoi raporti i strukturės sė ministrisė qė kishte dhėnė OK-ejin pėr ta?
    Nė tė vėrtetė ata patėn probleme pas kėtij veprimi.
    Ēfarė iu bėnė?
    Kur unė isha i arrestuar dhe ndodhesha nė kampin e tė burgosurve politikė nė Pėrparim tė Sarandės, ose siē njihet ndryshe Shėn Vasil, i ati i Marjetės erdhi nė kėtė kamp si i dėnuar, vetėm pse ishte krushku i Mehmet Shehut.
    Dhe ēfarė ju tregoi?
    Nė bisedėn me tė, meqė dhe njiheshim, ai mė tha:
    "Ti erdhe nė Durrės dhe sė bashku me kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme, Lirim Pėllumbin, mė propozuat qė tė merrja fėmijėt e vajzės sime Marjetės e t'i mbaja meqė ishin tė sėmurė. I mora ata se mė premtuat qė nuk do tė kishim ndonjė pasojė, por doli e kundėrta. Ne patėm pasoja. Unė u arrestova pėr kėtė veprim. Mbas arrestimit tėnd dhe tė Lirimit, mė thirri nė zyrėn e tij Mihallaq Ziēishti, ish-sekretar i Parė i Partisė nė Durrės, mė kėrcėnoi, mė bėri presion, mė kėrkoi t'i thosha pėrse i kisha marrė fėmijėt e armikut nė shtėpi. Mė tha se kisha marrė pėr tė rritur dy gjarpėrinj. Mė kėrkoi t'i thosha se ēfarė bisedash kisha bėrė me ju, ty dhe Lirimin. Sipas Mihallaqit, kėta fėmijė tė vegjėl e tė pafajshėm ishin gjarpėrinj dhe duhej t'u shtypej koka, e jo tė rriteshin.
    Ēfarė qėndrimi mbajtėt ti me Lirimin pėr kėta fėmijė, dhe ēfarė qėndrimi mbajti sekretari i Parė i Partisė.
    Ju deshėt t'i shpėtonit nga vdekja, ai donte t'u priste kokėn si gjarpėrinj", - mė tregoi historinė e tmerrshme babai i Marjetės kur mė erdhi nė burgun e Shėn Vasilit tė Sarandės.
    Pse ishte shndėrruar nė kėtė lloj feje Mihallaq Ziēishti?
    Gjykoj se, kėto thėnie e veprime tė Mihallaq Ziēishtit ndaj fėmijėve tė Mehmet Shehut, nuk janė tė ndėrgjegjshme. Ato nuk kanė tė bėjnė me edukatėn dhe me karakterin e tij, por janė si rrjedhojė e terrorit fizik e psikologjik dhe e propagandės e veprimeve tė egra tė Enver Hoxhės kundėr gjithēkaje tė Mehmet Shehut.
    Pra ka dashur tė shpėtojė veten me sa shikoj, apo jo?
    Mihallaqi ka dashur tė mėnjanojė veten, i detyruar tė sillej si njeri qė e urrente Mehmet Shehun, duke e ndjerė se "fshesa e hekurt", terrori do tė binte edhe mbi tė, pasi i vėllai "gaboi" duke thėnė se vdekja e Mehmet Shehut nuk ishte vetėvrasje, tė cilin Enver Hoxha e pushkatoi vetėm pėr kėtė fjalė.
    Dhe nė tė vėrtetė nuk shpėtoi?
    Mihallaq Ziēishti nuk shpėtoi dot nga goditja e rėndė, arrestimi e dėnimi. Ai ishte para vitit 1966, zėvendėsministėr nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe plani ogurzi i Enver Hoxhės ishte tė shfaroste kuadrot e shėndoshė tė kėsaj ministrie, siē edhe bėri me kuadrot nė ushtri, ekonomi e gjetkė. Likuidimi i kėtyre kuadrove kishte filluar qė herėt, e nė veēanti pas vitit 1966, pas letrės sė KQ tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.
    (Vijon nesėr)
    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Zyrtari i Sigurimit: Vladimir Shehun e zhdukėn pėr radiomarrėsen e Mehmetit

    Nga: FATOS VELIU

    Ēfarė kishte nė shtėpinė e Mehmet Shehut kur nė tė ia behu ekipi i hetuesve tė posaēėm pėr tė mbikėqyrur tė gjithė elementėt nė interes tė akuzave tė hedhura nga Enver Hoxha?
    *- Veshmbathjet personale tė ngelura nė verandė nga familjarėt, pas pėrzėnies sė tyre me urgjencė?
    *- E vėrteta e antenės sė radiomarrėses sė montuar nė kokėn e krevatit tė Mehmetit.
    *- Ku dilte tuneli i shumėpėrfolur, qė niste prej korridorit tė banesės sė kryeministrit tė pushtetshėm.
    *- Ēfarė u bė nga ekipi i hetuesve, kur gjetėn antenėn e sajuar poshtė ēatisė sė vilės trekatėshe, e cila pėrfundonte nė radion e montuar nė kokėn e krevatit tė dhomės sė gjumit tė Mehmet Shehut?
    * Pse Kristofor Martiro krijoi bindjen se Mehmet Shehu ishte vrarė nga dikush tjetėr dhe nuk ishte e vėrtetė qė kishte vrarė veten?
    * Ēfarė kėqyri ai nė dhomėn e gjumit, ku Mehmet Shehu ishte gjendur i vdekur mėngjesin e atij 18 dhjetori?
    Gjithēka do tė lexohet nė rrėfimin e vetė Kristofor Martiros dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn tonė.

    Mė keni folur gjatė intervistave tė kaluara zoti Martiro se gjatė kohės qė filluan hetimet dhe materializimet e akuzave tė hedhura nė drejtim tė tij nga Enver Hoxha, juve keni shkuar pėr vėzhgim dhe studim edhe nė shtėpinė ku kishte banuar familja e Mehmet Shehut?
    Gjatė kohės qė zhvillonim hetimet me Fiqiretin e Skėnderin, ne hetuesit shkuam disa herė nė Bllok, nė shtėpinė ku kishte banuar Mehmeti me familjen.
    Qėllimi, ai qė ju citova ishte?
    Me qėllim se mos gjendej ndonjė material komprometues lidhur me akuzat qė i ishin bėrė atij, apo dhe pjesėtarėve tė tjerė tė kėsaj familjeje.
    Flitej nė fakt pėr luks tė tepruar nė banesėn e tij apo jo?
    Qarkullonin nė atė kohė shumė fjalė se gjoja vila ku banonte Mehmet Shehu me familjen e tij ishte pėrrallore.
    Pse s'ishte?
    Kėto ishin vetėm thashetheme, ndoshta tė pėrhapura dhe qėllimisht pėr ta diskredituar kėtė familje nė sytė e popullit. Nė fakt, nė shtėpinė e tij nuk kishte asgjė tė jashtėzakonshme. Mobiliet e shtėpisė ishin tė gjitha tė vendit, prodhim i fabrikės "Misto Mame", natyrisht qė ishin tė njė cilėsie shumė tė mirė.
    Kush kishte banuar aty nga familjarėt?
    Nė pjesėn e shtėpisė sė vjetėr kishin banuar fėmijėt e Mehmetit, Vladimiri e Bashkimi me familjet e tyre.
    Nga sa dhoma kishte secili prej tyre?
    Kishin nga dy dhoma, tė pajisura me mobilie tė zakonshme. Megjithatė, asgjė nuk u pėrkiste personalisht atyre, pasi tė gjitha pajisjet ishin pronė e Shtėpisė sė Pritjes, pra pronė e shtetit.
    Gjatė bisedave tė kaluara, keni pėrmendur disa herė termin "shtėpia e re", sidomos nė rastin kur shkoi Enver Hoxha pėr urim pėr tė birin, ku pėrdori pretekstin e shtėpisė sė re. Cila ishte kjo shtėpi e re?
    Shtėpia e re, nė fakt ishte zgjerim i shtėpisė sė vjetėr.
    Meqenėse ėshtė folur dhe aluduar shumė pėr banesėn ku jetonte Mehmet Shehu, mund tė m'i pėrshkruani mė saktė ambientet e asaj tė resė?
    Nė katin e parė tė kėsaj shtese ishte njė dhomė e mobiluar me kolltukė, edhe kėto tė fabrikės "Misto Mame". Nė kėtė dhomė ishte njė televizor me ngjyra pėr tė gjithė banorėt e shtėpisė. Asnjė dhomė tjetėr nuk ishte pajisur me televizorė.
    Karshi dhomės sė televizorit, ishte dhoma e ngrėnies, e cila shėrbente pėr tė gjithė familjen. Kjo ishte njė dhomė e thjeshtė. Ngjitur me tė ndodhej njė kuzhinė, e cila ishte e pajisur me orenditė e nevojshme pėr gatim si sobė me korrent, frigorifer e pajisje tė tjera tė zakonshme.
    Nė pjesėn e korridorit ndodhej njė banjė, tualet, e mė tej njė derė jo e madhe nga ku dilej mbrapa shtėpisė, ku ishte dhe garazhi i makinave. Po nė kėtė korridor fillonte dhe njė tunel i nėndheshėm, qė dilte nė garazhin e makinave tė Mehmetit. Tuneli ishte afėrsisht 150 metra i gjatė.
    Nuk ka pasur asnjė tunel tjetėr, siē ėshtė thėnė nė media.
    Nė tė majtė tė hyrjes sė shtėpisė sė re ishte studioja ose salla ku Mehmeti zhvillonte dhe mbledhje si kryeministėr.
    Pra, shėrbyekėsh edhe si zyrė shtetėrore derisa mund tė zhvillonte takime zyrtare si kryeministėr. Ēfarė pėrmasash kishte?
    Kjo ishte njė dhomė e madhe me oxhak, kishte njė tavolinė tė gjatė nė mes, e pajisur me kolltukė e karrige, po tė prodhimit tė fabrikės "Misto Mame". Nė katin e dytė tė kėsaj shtėpie flinte Mehmeti dhe ngjitur me tė ndodhej dhoma ku flinte Fiqireti. Lart nė katin e tretė tė po kėsaj ndėrtese ishte vendosur studioja e Bashkimit, e pajisur me orendi tė mira ku kishte dhe mjaft libra.
    Ju kuptova pėr sa mė pėrshkruat rreth ambienteve tė shtėpisė sė re. Mund tė rikthehemi nė momentin ku e ndėrpremė mė lartė, kur ju shkuat pikėrisht nė kėtė banesė, kur Mehmet Shehu nuk ishte mė dhe familjarėt ishin dėbuar pėr nė Belsh tė Elbasanit?
    Kur hymė nė dhomėn ku rrinin fėmijėt e djemve tė Mehmetit nė vilėn e vjetėr, pamė tė hedhura nė tokė kukulla, lapsa me ngjyra, lodra pėr fėmijė e sende tė tjera.
    Reprezalje gjatė shpėrnguljes?
    Dukej se familja e Mehmetit kishte dalė nga shtėpia me urgjencė. Kjo vėrtetohej edhe nga tė dhėnat e personelit qė shėrbente nė kėtė shtėpi. Nė papafingon e shtėpisė sė vjetėr gjendeshin disa orendi tė vjetra shtėpie, tė cilat i kishte pasur familja e Mehmetit mė pėrpara, e qė ishin pronė e saj.
    Ēfarė ishin kėto?
    Nė njė sėnduk nga mė tė vjetrit ishin vendosur rroba pėr gra, copa pėr fustane e sende tė tjera, deri te kėpucė tė vjetra etj.
    Po dhoma e gjumit ku u gjend i vdekur si ishte?
    Nė dhomėn ku flinte Mehmeti, ishte njė krevat dopio, anash me komodina.
    Nė kokėn e krevatit ishte vendosur njė radio e pėrmasave tė vogla, radiomarrėse, dhe me sa mė kujtohet ishte e markės japoneze.
    Nė fund tė dhomės ishte vendosur njė biēikletė e montuar ku bėnte stėrvitje Mehmeti. Nė fund tė saj, nė krahun e djathtė ishte ndėrkohė dhe njė banjė, kurse nė krahun e majtė ishte vendosur njė raft, gardėrobė, ku kishte veshje tė Mehmetit.
    Po tjetėr?
    Ishte dhe dera nga ku hyhej nė studion e tij, kjo e pajisur me orendi dhe mjaft libra nė gjuhė tė ndryshme.
    Po lart nė papafingo?
    Lart nė papafingo, nėn ēati ishte vendosur njė antenė e bėrė vetė, e cila ishte e lidhur me kabllo me radion qė ishte vendosur nė kokėn e krevati ku flinte Mehmeti, kjo me qėllim pėr tė pėrforcuar valėt radiomarrėse.
    Kishte antenė tė bėrė vetė nė shtėpinė e kryeministrit, aq mė shumė dhe qė s'lejohej?
    Pėr kėtė antenė u bė shumė zhurmė nga Hekuran Isai, i cili nė atė kohė ishte ministėr i Punėve tė Brendshme si dhe nga Enver Hoxha, sikur kjo antenė ishte instaluar jo pėr radiomarrėsen, por pėr radiomarrėse e dhėnėse, me tė cilėn sipas tyre, Mehmet Shehu lidhej me agjenturat e huaja.
    E studiuat juve atė antenė pėr tė cilėn u hodhėn tėrė ato alibi?
    Patjetėr. Ajo antenė u fotografua nga ne hetuesit. U bė analiza e radios qė ishte vėnė nė kokėn e krevatit tė Mehmetit nė laborator, me tė cilėn ishte lidhur antena. Nga analizat rezultoi se ajo ishte vetėn njė radiomarrėse pėr dėgjimin e stacioneve tė huaja dhe jo radiodhėnėse.
    Pra, ishte vetėm aludim?
    E ashtuquajtura radiodhėnėse e marrėse, qė gjoja ishte nė shtėpinė e Mehmetit, ishte vetėm njė trillim, njė gėnjeshtėr e sajuar nga Hekuran Isai dhe vetė Enver Hoxha pėr tė mashtruar opinionin publik, pėr tė njollosur Mehmetin se gjoja ishte agjent. Pėr tė vėrtetuar skenarin e tij tė pėrgatitur me kohė.
    Nė tė vėrtetė ēfarė u bė nga hetuesia dhe prokuroria pėr tė vėrtetuar atė skenar, kur nė analizat studimore tė radios u konstatua se alibia ishte thjesht njė blof?
    Pėr tė realizuar kėtė skenar, me tė ashtuquajturėn radiomarrėse e dhėnėse, u torturuan nė mėnyrėn mė shtazarake Llambi Zeēishti, Llambi Peēini e tė tjerė nga tė cilėt kėrkohej tė pranonin me ēdo kusht se ata e kishin sjellė kėtė radio, tė cilėn ua kishte dhėnė CIA pėr Mehmet Shehun.
    Pati dhe pasoja, apo jo?
    Pėr kėtė alibi tė sajuar nga Enver Hoxha u likuidua dhe djali i madh i Mehmetit, Vladimiri, tė cilit i bėnė presion tė pranonte me ēdo kusht se ai e kishte montuar e ēmontuar kėtė radio. Dhe kur ai nuk e pranoi se kishte bėrė njė veprim tė tillė, atė e zhdukėn. Por le tė flasim mė tutje pėr kėtė ngjarje tė dhimbshme.
    U vetėvra apo e vranė Mehmet Shehun?
    Unė, edhe mė parė kam shprehur mendimin se Mehmet Shehu ėshtė vrarė nė shtėpinė e tij.
    Nga niseni pėr njė konkluzion tė tillė?
    Pėr kėtė bindje, unė nisem nga disa faktorė.
    Unė nuk kam qenė nė grupin hetimor pėr kėqyrjen e vendit tė ngjarjes dhe tė kufomės sė Mehmet Shehut pas vdekjes sė tij, por pashė nė atė kohė fotografitė e marra nga grupi hetimor, aktet e ekspertimit kriminalistik e mjekoligjor, dėshmitė e punonjėsve qė punonin nė shtėpinė e Mehmetit si dhe tė anėtarėve tė familjes sė tij.
    Po?
    Bazuar nė fotografitė e kufomės sė Mehmetit, tė marra nė pozicione tė ndryshme, si dhe akteve tė ekspertėve kriminalistikė e mjekoligjorė, kryeministri ishte nė krevatin e fjetjes, kėmbėt tė shtrira e tė bashkuara, me sy tė mbyllur e me gjyzlykė mbi sy, me duar gati tė vendosura mbi kraharor, siē u vihen tė vdekurve, veshur me njė kėmishė tė bardhė, nė anėn e majtė tė sė cilės njė njollė e zezė. Nė krah tė djathtė tė kufomės fiksuar njė pistoletė e tipit "Makarova", me tė cilėn sipas ekspertėve ishte bėrė goditja, vetėvrasja.
    Dhe ēfarė arritėt me kėtė vėzhgim?
    Duke parė me vėmendje fotografitė dhe aktet e ekspertėve, mė lindi dyshimi pėr vetėvrasjen e Mehmetit. A ishte e mundur qė njeriu tė bėjė vetėvrasje dhe tė qėndrojė pas kėtij akti nė pozicionin qė kufoma e Mehmetit ishte fiksuar nė celuloid?
    Ēfarė nuk jua mbushte mendjen pėr vetėvrasje nga sa shikonit atė pozicion tė trupit tė Mehmet Shehut, zoti Martiro?
    Me kėmbė tė shtrira e tė bashkuara, me duar mbi gjoks, me sy e gojė tė mbyllur sikur po flinte, pa asnjė ngėrdheshje?! Si u mbulua deri nė grykė me ēarēafė e batanije, siē pėrshkruhet nė aktin e ekspertizės sė kufomės dhe shpjegimet e dėshmitarėve, kur mbi batanije e ēarēaf nuk kishte asnjė shenjė arme, apo gjaku?
    Mbi fotografitė e kufomės marrė nga ekspertėt duket mbi kėmishėn e bardhė vrima e plumbit dhe rreth saj njė njollė e zezė gjaku jo e madhe dhe nė pjesėn e kurrizit ku kishte dalė plumbi, po ashtu ishte vetėm njė njollė e zezė jo e madhe.
    Po nė procesverbalin mbikė-qyrės, ēfarė ėshtė shėnuar qė juve nuk jeni tė bindur?
    Nė procesverbalin e kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe pėrshkrimit tė kufomės, thuhet "se mbas lėvizjes sė kufomės konstatohen nė jastėkun e sipėrm, nė buzėt e tij tė poshtme, gati nė mes, njė vrimė depėrtuese me diametėr 0.5 cm nga sipėr. Pėr rreth vrimės, njė njollė me ngjyrė tė kuqe tė errėt 3 X 3 cm.
    Nė jastėkun e poshtėm dallohet njė vrimė depėrtuese me diametėr 0.5 cm, nė pjesėn e sipėrme tė sė cilės ėshtė njė njollė me ngjyrė tė kuqe tė errėt 1X1 cm.
    Nė batanije dallohet njė vrimė depėrtuese 0.5 cm."
    Ajo qė juve nuk jeni dakord nė kėtė procesverbal?
    Nga sa thamė, vėmė re se gjak nuk konstatohet. Nuk ka gjak as mbi ēarēafin qė ėshtė poshtė batanijes.
    Atėherė vetiu tė lind pyetja se ē'u bė gjaku, kur dihet se trupi i njeriut ka disa kilogramė gjak?
    Po tashmė qė shkuat nė dhomėn e tij pak ditė mė mbrapa, si ishte hequr, trupi i vutė re objektet dhe rrethanat e momentit qė ishte gjetur trupi i pajetė i Mehmet Shehut?
    Duke pasur dyshime pėr vetėvrasjen e Mehmetit, kur isha nė dhomėn e tij nė pėrbėrje tė grupit hetimor, me shumė kujdes, pasi mbikėqyreshim nga punonjėsi i KQ tė PPSH-sė qė na shoqėronte dhe mbante ēelėsat e shtėpisė ku kishte banuar Mehmeti, pashė nėse kishte shenja plumbi nė dysheme, poshtė krevatit ku flinte Mehmeti dhe nė dyshek? Por nuk konstatova shenja tė plumbit askund. Nuk pashė njolla gjaku as nė dysheme dhe as mbi dyshek, vetėm mbi jastėk sipėr dyshekut kishte njė njollė gjaku jo tė madhe.
    Dhoma nuk kishte lėvizur fare, pra nuk kishte hyrė kush pas vdekjes sė tij para ekipit tuaj?
    Ka qenė vetėm ekipi i ekspertizės nė momentin qė u gjend trupi i pajetė dhe pas tij ishte mbyllur dera e dhomės sė gjumit dhe tė gjitha dhomave tė tjera, pėr t'u hapur vetėm tani qė shkoi grupi ynė i hetimit.


    Origjinali i kėtij teksti ėshtė si mė poshtė

    Por unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kohėt e fundit, duke pranuar fejesėn e djalit tim, Skėnderit me vajzėn e Qazim Turdiut, fejesė tė cilėn, me ndėrhyrjen tėnde tė drejtė, unė e prisha. Arsyet pse e bėra unė kėtė gabim politik, i shpjegova nė autokritikėn qė bėra. Asaj autokritike tė datės 12 nėntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjė presje”, sepse ėshtė autokritikė e sinqertė, absolutisht e sinqertė. Kjo autokritikė, nė mbledhjen e Byrosė Politikė tė datės 17 nėntor (1981) u hodh poshtė nga gjithė anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike dhe mė nė fund, ju e quajtėt atė “alibi”, duke kėrkuar qė unė sonte tė reflektoja dhe tė pranoja tė gjitha kritikat qė m’u bėnė nė Byronė Politike, dhe pėr tė rrėzuar krejtėsisht autokritikėn time, qė ju e quajtėt “alibi”, d.m.th. gėnjeshtėr, mashtrim.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Eksponenti i lartė i Sigurimit: Krijova bindje tė bazuar pėr vrasje mafioze tė Mehmet Shehut

    NGA: FATOS VELIU

    Zoti Martiro. E prekėm pak sa nga numri i kaluar temėn e vdekjes sė Mehmet Shehut. Ėshtė njė temė qė ka vėnė nė diskutim shumė opinionistė dhe historianė, pėr tė mos thėnė qė mbarė opinioni e ka konsideruar njė alibi tė stisur njė vdekje tė atillė, e bėrė nė atė mesnatė tė datės 18 dhjetor tė vitit 1981. Ishte njė vdekje qė bėri histori, ashtu siē ishte njė vdekje qė hapi njė epokė tė re, pasi menjėherė pas saj, nė horizontin e politikės komuniste tė Shqipėrisė u duk qartė pasardhėsi i Enver Hoxhės, qė ishte vetė Ramiz Alia, pikėrisht personi qė urrehej mė shumė nga Mehmet Shehu. U zgjata shumė nė kėtė hyrje zoti Martiro, jo vetėm pėr t'ju futur juve nė temėn pėr tė cilėn kam dėshirė tė vijojė biseda jonė, por edhe pėr tė rikujtuar lexuesin se pėrse mua si gazetar mė tėrheq shumė vėmendjen kjo ēėshtje. Nga numri i kaluar zoti Martiro, m'u shprehėt se nuk keni qenė asnjėherė i mendimit me versionin zyrtar tė vdekjes sė Mehmet Shehut, madje mė folėt paksa, me eksperiencėn e madhe qė kishit nė strukturat e Sigurimit tė Shtetit, dhe aq mė shumė me mundėsitė qė patėt pėr tė parė nė vend tė gjitha rrethanat e ndodhjes sė asaj vdekjeje. Pėr mė tepėr, mund tė mė rikujtoni sėrish nga sa mė folėt nga numri i kaluar nė lidhje me rezervat e tua dhe analizat se pėrse juve nuk ishit i mendimit pėr njė vetėvrasje? U vetėvra apo e vranė Mehmet Shehun?
    Pėr tė qenė shumė i saktė nga ēfarė ju thashė nga numri i kaluar, tė cilat juve mė kėrkoni t'i ripėrsėris pėr faktin se nė kėtė numėr do flasim posaēėrisht pėr kėtė ēėshtje, ju theksova, madje me shumė forcė, mbėshtetur nė njė arsyetim faktesh, mendimin tim se Mehmet Shehu ėshtė vrarė nė shtėpinė e tij.
    Nga niseni pėr njė konkluzion tė tillė?
    Pėr kėtė bindje, unė nisem nga disa faktorė. Unė nuk kam qenė nė grupin hetimor pėr kėqyrjen e vendit tė ngjarjes dhe tė kufomės sė Mehmet Shehut pas vdekjes sė tij, por pashė nė atė kohė fotografitė e marra nga grupi hetimor, aktet e ekspertimit kriminalistik e mjekoligjor, dėshmitė e punonjėsve qė punonin nė shtėpinė e Mehmetit, si dhe tė anėtarėve tė familjes sė tij. Pas kėsaj unė kam qenė nė shtėpinė e Mehmetit, madje dhe nė dhomėn e vdekjes sė tij, pak kohė si hoqėn trupin e vdekur nga krevati kur nė shtėpi nuk kishte hyrė askush tjetėr dhe s'ishte ndryshuar asgjė.
    Pėrse hytė nė kėtė rast?
    Pak kohė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, kur familja ishte dėrguar nė internim, kemi hyrė nė banesė me ekipin e hetuesve tė Fiqiret e Skėnder Shehut. Gjatė asaj kohe qė zhvillonim hetimet me Fiqiretin e Skėnderin, ne hetuesit shkuam disa herė nė shtėpinė e Mehmetit nė Bllok.
    Dhoma nuk kishte lėvizur fare, pra nuk kishte hyrė kush pas vdekjes sė tij para ekipit tuaj?
    Ka qenė vetėm ekipi i ekspertizės nė momentin qė u gjend trupi i pajetė dhe pas tij ishte mbyllur dera e dhomės sė gjumit dhe tė gjitha dhomave tė tjera, pėr t'u hapur vetėm tani qė shkoi grupi ynė i hetimit.
    Ēfarė konstatuat dhe ēfarė faktorėsh vlerėsuat qė juve arritėt nė mendimin tuaj se Mehmet Shehu ėshtė vrarė?
    Po jua ritheksoj edhe njė herė se, bazuar nė fotografitė e kufomės sė Mehmetit, tė marra nė pozicione tė ndryshme, si dhe akteve tė ekspertėve kriminalistikė e mjekoligjorė, kryeministri ishte nė krevatin e fjetjes, kėmbėt tė shtrira e tė bashkuara, me sy tė mbyllur e me gjyzlykė mbi sy, me duar gati tė vendosura mbi kraharor, siē u vihen tė vdekurve, veshur me njė kėmishė tė bardhė, nė anėn e majtė tė sė cilės njė njollė e zezė. Nė krah tė djathtė tė kufomės, fiksuar njė pistoletė e tipit "Makarova", me tė cilėn sipas ekspertėve ishte bėrė goditja, pra vetėvrasja. Duke parė me vėmendje fotografitė dhe aktet e ekspertėve, mė lindi dyshimi pėr vetėvrasjen e Mehmetit. A ishte e mundur qė njeriu tė bėjė vetėvrasje dhe tė qėndrojė pas kėtij akti nė pozicionin qė kufoma e Mehmetit ishte fiksuar nė celuloid? Me kėmbė tė shtrira e tė bashkuara, me duar mbi gjoks, me sy e gojė tė mbyllur sikur po flinte, pa asnjė ngėrdheshje?! Si u mbulua deri nė grykė me ēarēafė e batanije, siē pėrshkruhet nė aktin e ekspertizės sė kufomės dhe shpjegimet e dėshmitarėve, kur mbi batanije e ēarēaf nuk kishte asnjė shenjė arme apo gjaku?
    Mbi fotografitė e kufomės marrė nga ekspertėt duket mbi kėmishėn e bardhė vrima e plumbit dhe rreth saj njė njollė e zezė gjaku jo e madhe dhe nė pjesėn e kurrizit ku kishte dalė plumbi. Po ashtu ishte vetėm njė njollė e zezė jo e madhe dhe jo dy vrima siē ka shkruajtur vėllai i Mehmet Shehut, Duro Shehu, se nė trupin e Mehmetit ka pasur dy vrima afėr njėra- tjetrės.
    Ku e ka thėnė i vėllai i Mehmetit kėtė detaj?
    Ka bėrė njė botim tė tijin pak kohė mė parė, qė ia dedikon vėllait tė tij Mehmet Shehu, por qė ka shumė gjėra tė pasakta. Njėra prej tyre ėshtė kur thotė se nė trup kishte dy vrima plumbi, gjė qė s'ėshtė fare e vėrtetė, se ka pasur vetėm njė vrimė plumbi. Pasaktėsia tjetėr ėshtė kur thotė se njė punonjės shėrbimi iku menjėherė jashtė etj., etj., qė s'janė fare tė vėrteta, por ta kalojmė mė tej, se nuk janė thėniet e Duros, besoj, tema e bisedės sė sotme.
    Qartė, zoti Martiro. Atėherė, pėr mė saktėsi dhe pėr ballafaqim me konkluzionet tuaja, dua t'ju pyes se ēfarė ėshtė shėnuar nė procesverbalin mbikėqyrės tė mbajtur nga ekspertėt, qė juve nuk jeni tė bindur pėr vetėvrasje?
    Nė procesverbalin e kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe pėrshkrimit tė kufomės, thuhet se "mbas lėvizjes sė kufomės konstatohet nė jastėkun e sipėrm, nė buzėt e tij tė poshtme, gati nė mes, njė vrimė depėrtuese me diametėr 0.5 cm nga sipėr. Pėrreth vrimės, njė njollė me ngjyrė tė kuqe tė errėt 3 X 3 cm. Nė jastėkun e poshtėm dallohet njė vrimė depėrtuese me diametėr 0.5 cm, nė pjesėn e sipėrme tė sė cilės ėshtė njė njollė me ngjyrė tė kuqe tė errėt 1X1 cm. Nė batanije dallohet njė vrimė depėrtuese 0.5 cm."
    Ajo qė juve nuk jeni dakord nė kėtė procesverbal?
    Nga sa thamė, vėmė re se gjak nuk konstatohet. Nuk ka gjak as mbi ēarēafin qė ėshtė poshtė batanijes. Atėherė vetvetiu tė lind pyetja se ē'u bė gjaku, kur dihet se trupi i njeriut ka disa kilogramė gjak.
    Po tashmė qė shkuat nė dhomėn e tij pak ditė mė mbrapa si ishte hequr trupi, i vutė re objektet dhe rrethanat e momentit qė ishte gjetur trupi i pajetė i Mehmet Shehut?
    Duke pasur dyshime pėr vetėvrasjen e Mehmetit, kur isha nė dhomėn e tij nė pėrbėrje tė grupit hetimor, me shumė kujdes, pasi mbikėqyreshim nga punonjėsi i KQ tė PPSH-sė qė na shoqėronte dhe mbante ēelėsat e shtėpisė ku kishte banuar Mehmeti, pashė nėse kishte shenja plumbi nė dysheme, poshtė krevatit ku flinte Mehmeti dhe nė dyshek.
    Unė shkova dhe ēova batanijen lart. Ēova jastėkėt dhe pashė vrimat e plumbit qė nuk ishin nė batanije. Pra me njė fjalė, kėqyra me mendjen time gjithēka kishte mbi atė krevat ku pak kohė mė parė u tha se kishte vdekur Mehmet Shehu. Nė atė ēast hyri nė dhomė dhe Hekuran Isai, i cili sa ishte emėruar ministėr i Punėve tė Brendshme. Edhe Hekurani shkoi lėvizi batanijet dhe ēarēafėt dhe kėqyri pėr disa ēaste elementėt qė sa i kisha parė unė. Nuk foli, por unė e kuptova menjėherė se ai arriti nė mendjen e vet nė konkluzionet qė kisha arritur edhe unė.
    Pra ju kėqyrėt elementėt e krevatit ku kishit parė fotografitė e ekspertizės sė Mehmetit pa jetė, tė cilat thatė se i pa me shumė kureshtje dhe nė heshtje tė plotė dhe Hekuran Isai. Ēfarė konstatuat?
    Nuk konstatova shenja tė plumbit askund. Nuk pashė njolla gjaku as nė dysheme dhe as mbi dyshek, vetėm mbi jastėk, sipėr dyshekut, kishte njė njollė gjaku jo tė madhe.
    Ju mė thatė, nė s'jam i gabuar zoti Martiro, se keni ndjekur me shumė vėmendje dėshmitė e njerėzve tė personelit tė Mehmet Shehut. Nė ēfarė pėrfundimi ju kanė ndihmuar tė shkoni?
    Le tė marrim dėshminė e Ali Ēenos, i cili, para grupit tė hetimit qė bėnte kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, midis tė tjerash thekson: "Kur hyra nė dhomė pashė Mehmet Shehun tė shtrirė nė krevat dhe tė verdhė. Kur e kapa nga dora ishte i ftohtė. Kur unė hyra nė dhomėn e tij ai ishte i mbuluar me kuvertė dhe ēarēaf, ashtu siē ishte kur erdhi grupi hetimor. Nuk para pashė gjak nė anėn e majtė tė gjoksit..."
    Ēfarė ju bėri pėrshtypje nga kjo dėshmi?
    Pra mungesa e gjakut nė kėtė rast mė bėri pėrshtypje.
    Ju, ishit nė dijeni pėr sasinė e gjakut qė mund tė derdhė njė trup i vetėqėlluar apo i qėlluar?
    Mė ishte dhėnė rasti ndėrsa kryeja detyrėn e zėvendėskryetarit tė Punėve tė Brendshme nė Korēė, tė ndodhesha nė zyrėn e ish-kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit, qė kishte vrarė veten. Atje pashė zyrėn tė mbushur me gjak.
    Fakt tjetėr qė juve ju ka bėrė pėrshtypje nė kėtė mospėrputhje faktesh?
    Nė procesverbalin e kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe tė kufomės sė Mehmetit, fiksohet se trupi i tij u gjet i mbuluar me ēarēaf e batanije deri nė grykė.
    Pra me sa shikoj, juve nuk mund ta pranoni faktin qė njė i vetėvrarė tė mund tė ishte mbuluar vetė, nė njė kohė qė thuhet se u vetėvra. Kush e ka dėshmuar tjetėr kėtė fakt?
    Veē procesverbalit, kėtė e dėshmojnė dhe Ali Ēeno e mjeku Milto Kostaqi, tė cilėt, nė dhomėn e Mehmetit qė panė kufomėn shkuan tė parėt, pas Fiqiretit, Vladimirit e gruas sė tij.
    Po pėr faktin e gjetjes sė trupit pa jetė, zoti Martiro, ka ndonjė sqarim prej grupit hetimor?
    Nuk ka asnjė sqarim nga grupi hetimor, nėse anėtarėt e familjes se Mehmetit qė shkuan tė parėt nė dhomėn e tij dhe konstatuan vdekjen, e gjetėn tė mbuluar kufomėn e Mehmetit apo e gjetėn nė njė pozicion tjetėr dhe e mbuluan atė me ēarēaf e batanije deri nė grykė.
    Pra dhe kėtu, sipas jush, ka njė paradoks qė tė lė tė dyshosh?
    Po, po, patjetėr qė ėshtė njė ngėrē shumė i ēuditshėm. Edhe ky fakt ka rėndėsi pėr tė gjykuar mbi ēėshtjen. Nėse nuk e mbuluan ata, atėherė kush e mbuloi?!
    Pozicioni i kufomės sė Mehmetit, i shtirė e me kėmbė tė bashkuara, me sy e me gojė tė mbyllur, i mbuluar me ēarēaf e batanije deri nė grykė, mungesa e gjakut, qė nė kėtė rast ishte shumė i pakėt, tė bėnin tė mendoje se, ose Mehmeti ishte vrarė diku gjetkė, ndoshta nė studion e tij, e mė pas ishte sjellė nė krevat, ose mė pėrpara ishte helmuar, ishte vėnė nė gjumė me medikamente, e mė vonė ishte qėlluar me armė.
    Kush ėshtė mė e mundshmja?
    Kjo e fundit. Pra, mė pėrpara ishte helmuar, ishte vėnė nė gjumė me medikamente, e mė vonė ishte qėlluar me armė, ėshtė mė e mundshmja. Kėtė e pėrforcon edhe fakti se, sipas aktit tė kontrollit tė grupit hetimor pėr kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, ishte fiksuar se mbi komodinėn e shtratit tė Mehmetit ndodhej njė filxhan ēaji me pak lėng ngjyrė tė verdhė, me erė kamomili dhe njė gotė uji e mbushur pėrgjysmė me lėng tė tejdukshėm.
    Ēfarė tė ka tėrhequr vėmendjen nė kėtė rast si ekspert i strukturave sekrete tė shtetit?
    Kėtyre lėngjeve tė gjetura mbi komedinė nuk iu bė asnjė analizė laboratorike pėr tė pėrcaktuar pėrmbajtjen.
    Pra ju thoni se duhej bėrė me patjetėr analizė qė tė quhej e plotė mbikėqyrja e objekteve rrethanore?
    Detyrimisht kjo analizė duhej tė ishte bėrė.
    Gjithsesi bėrjes sė analizės, juve, si njeri me pėrvojė i kėqyrjes sė objekteve dhe analizės sė dėshmive, ju ka bėrė tjetėr gjė pėrshtypje nė kėtė rast tė gjetjes sė kėtyre lėngjeve?
    Patjetėr qė mė ka tėrhequr, se janė disa veprime dhe mosveprime qė jo vetėm tė bėjnė tė mendosh dhe tė dyshosh, por edhe tė ēudisin. Kėshtu, si tė mos mjaftojė fakti qė tė gjesh lėng afėr trupit pa jetė tė kryeministrit dhe tė mos bėsh analizė fare, ėshtė dhe fakti tjetėr, qė, asnjė anėtar i familjes apo punonjės nė shtėpinė e Mehmetit, tė pyetur nė cilėsinė e dėshmitarit, nuk ka dėshmuar se i ka ēuar Mehmetit atė natė nė dhomėn e gjumit apo nė studion e tij ēaj me kamomil, apo ndonjė lėng tjetėr.
    Pra kėtu ka njė pikėpyetje tė madhe thoni ju?
    Kėtu ėshtė mė shumė se pikėpyetje, pasi vetvetiu tė ngacmon ndėrgjegjja se pse nuk u sqarua kjo ēėshtje?! Kush ia ēoi?!
    Akti i eksperimentit mjekoligjor, nuk i ka pėrfshirė kėto detaje sa thoni ju, qė ju kanė shqetėsuar nė konkluzionin qė ėshtė arritur nė atė kohė?
    Akti i eksperimentit mjekoligjor, tė linte pėrshtypjen e njė akti formal, duke i shkuar vetėm versionit tė vetėvrasjes, pa analiza tė gjithanshme e shkencore.
    Qė do tė thotė?
    Tė jep tė drejtėn tė mendosh se ndoshta kėshtu iu kėrkohej.

    (Vijon nesėr)

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Zyrtari i lartė i Sigurimit: Pas varrimit nė Sharrė, u grabit kufoma e Mehmet Shehut

    NGA: FATOS VELIU

    TIRANE-Kristofor Martiro, i cili nė kohėn e vdekjes sė Mehmet Shehut ka qenė njė nga drejtuesit mė tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit duke drejtuar njė prej degėve mė tė rėndėsishme tė saj, nė lidhje me bindjen e tij tė palėkundur pėr njė vrasje dhe jo njė vetėvrasje tė kryeministrit tė atyre viteve, me argumentet e analizuara, deklaroi:
    Mbėshtetur nė njė arsyetim faktesh, kam mendimin tim se Mehmet Shehu ėshtė vrarė nė shtėpinė e tij.
    Pėr kėtė bindje, unė nisem nga disa faktorė. Unė nuk kam qenė nė grupin hetimor pėr kėqyrjen e vendit tė ngjarjes dhe tė kufomės sė Mehmet Shehut pas vdekjes sė tij, por pashė nė atė kohė fotografitė e marra nga grupi hetimor, aktet e ekspertimit kriminalistik e mjekoligjor, dėshmitė e punonjėsve qė punonin nė shtėpinė e Mehmetit, si dhe tė anėtarėve tė familjes sė tij. Pas kėsaj unė kam qenė nė shtėpinė e Mehmetit, madje dhe nė dhomėn e vdekjes sė tij, pak kohė si hoqėn trupin e vdekur nga krevati kur nė shtėpi nuk kishte hyrė askush tjetėr dhe s'ishte ndryshuar asgjė.
    Pak kohė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, kur familja ishte dėrguar nė internim, kemi hyrė nė banesė me ekipin e hetuesve tė Fiqiret e Skėnder Shehut. Gjatė asaj kohe qė zhvillonim hetimet me Fiqiretin e Skėnderin, ne hetuesit shkuam disa herė nė shtėpinė e Mehmetit nė Bllok.
    Ka qenė vetėm ekipi i ekspertizės nė momentin qė u gjend trupi i pajetė dhe pas tij ishte mbyllur dera e dhomės sė gjumit dhe tė gjitha dhomave tė tjera, pėr t'u hapur vetėm tani qė shkoi grupi ynė i hetimit.
    Po jua ritheksoj edhe njė herė se, bazuar nė fotografitė e kufomės sė Mehmetit, tė marra nė pozicione tė ndryshme, si dhe akteve tė ekspertėve kriminalistikė e mjekoligjorė, kryeministri ishte nė krevatin e fjetjes, kėmbėt tė shtrira e tė bashkuara, me sy tė mbyllur e me gjyzlykė mbi sy, me duar gati tė vendosura mbi kraharor, siē u vihen tė vdekurve, veshur me njė kėmishė tė bardhė, nė anėn e majtė tė sė cilės njė njollė e zezė. Nė krah tė djathtė tė kufomės, fiksuar njė pistoletė e tipit "Makarova", me tė cilėn sipas ekspertėve ishte bėrė goditja, pra vetėvrasja. Duke parė me vėmendje fotografitė dhe aktet e ekspertėve, mė lindi dyshimi pėr vetėvrasjen e Mehmetit. A ishte e mundur qė njeriu tė bėjė vetėvrasje dhe tė qėndrojė pas kėtij akti nė pozicionin qė kufoma e Mehmetit ishte fiksuar nė celuloid? Me kėmbė tė shtrira e tė bashkuara, me duar mbi gjoks, me sy e gojė tė mbyllur sikur po flinte, pa asnjė ngėrdheshje?! Si u mbulua deri nė grykė me ēarēafė e batanije, siē pėrshkruhet nė aktin e ekspertizės sė kufomės dhe shpjegimet e dėshmitarėve, kur mbi batanije e ēarēaf nuk kishte asnjė shenjė arme apo gjaku?
    Mbi fotografitė e kufomės marrė nga ekspertėt duket mbi kėmishėn e bardhė vrima e plumbit dhe rreth saj njė njollė e zezė gjaku jo e madhe dhe nė pjesėn e kurrizit ku kishte dalė plumbi. Po ashtu ishte vetėm njė njollė e zezė jo e madhe dhe jo dy vrima siē ka shkruajtur vėllai i Mehmet Shehut, Duro Shehu, se nė trupin e Mehmetit ka pasur dy vrima afėr njėra- tjetrės.
    Ka bėrė njė botim tė tijin pak kohė mė parė, qė ia dedikon vėllait tė tij Mehmet Shehu, por qė ka shumė gjėra tė pasakta. Njėra prej tyre ėshtė kur thotė se nė trup kishte dy vrima plumbi, gjė qė s'ėshtė fare e vėrtetė, se ka pasur vetėm njė vrimė plumbi. Pasaktėsia tjetėr ėshtė kur thotė se njė punonjės shėrbimi iku menjėherė jashtė etj., etj., qė s'janė fare tė vėrteta, por ta kalojmė mė tej, se nuk janė thėniet e Duros, besoj, tema e bisedės sė sotme.
    Nė procesverbalin e kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe pėrshkrimit tė kufomės, thuhet se "mbas lėvizjes sė kufomės konstatohet nė jastėkun e sipėrm, nė buzėt e tij tė poshtme, gati nė mes, njė vrimė depėrtuese me diametėr 0.5 cm nga sipėr. Pėrreth vrimės, njė njollė me ngjyrė tė kuqe tė errėt 3 X 3 cm. Nė jastėkun e poshtėm dallohet njė vrimė depėrtuese me diametėr 0.5 cm, nė pjesėn e sipėrme tė sė cilės ėshtė njė njollė me ngjyrė tė kuqe tė errėt 1X1 cm. Nė batanije dallohet njė vrimė depėrtuese 0.5 cm."
    Nga sa thamė, vėmė re se gjak nuk konstatohet. Nuk ka gjak as mbi ēarēafin qė ėshtė poshtė batanijes. Atėherė vetvetiu tė lind pyetja se ē'u bė gjaku, kur dihet se trupi i njeriut ka disa kilogramė gjak.
    Duke pasur dyshime pėr vetėvrasjen e Mehmetit, kur isha nė dhomėn e tij nė pėrbėrje tė grupit hetimor, me shumė kujdes, pasi mbikėqyreshim nga punonjėsi i KQ tė PPSH-sė qė na shoqėronte dhe mbante ēelėsat e shtėpisė ku kishte banuar Mehmeti, pashė nėse kishte shenja plumbi nė dysheme, poshtė krevatit ku flinte Mehmeti dhe nė dyshek.
    Unė shkova dhe ēova batanijen lart. Ēova jastėkėt dhe pashė vrimat e plumbit qė nuk ishin nė batanije. Pra me njė fjalė, kėqyra me mendjen time gjithēka kishte mbi atė krevat ku pak kohė mė parė u tha se kishte vdekur Mehmet Shehu. Nė atė ēast hyri nė dhomė dhe Hekuran Isai, i cili sa ishte emėruar ministėr i Punėve tė Brendshme. Edhe Hekurani shkoi lėvizi batanijet dhe ēarēafėt dhe kėqyri pėr disa ēaste elementėt qė sa i kisha parė unė. Nuk foli, por unė e kuptova menjėherė se ai arriti nė mendjen e vet nė konkluzionet qė kisha arritur edhe unė.
    Nuk konstatova shenja tė plumbit askund. Nuk pashė njolla gjaku as nė dysheme dhe as mbi dyshek, vetėm mbi jastėk, sipėr dyshekut, kishte njė njollė gjaku jo tė madhe.
    Le tė marrim dėshminė e Ali Ēenos, i cili, para grupit tė hetimit qė bėnte kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, midis tė tjerash thekson: "Kur hyra nė dhomė pashė Mehmet Shehun tė shtrirė nė krevat dhe tė verdhė. Kur e kapa nga dora ishte i ftohtė. Kur unė hyra nė dhomėn e tij ai ishte i mbuluar me kuvertė dhe ēarēaf, ashtu siē ishte kur erdhi grupi hetimor. Nuk para pashė gjak nė anėn e majtė tė gjoksit..."
    Pra mungesa e gjakut nė kėtė rast mė bėri pėrshtypje.
    Mė ishte dhėnė rasti ndėrsa kryeja detyrėn e zėvendėskryetarit tė Punėve tė Brendshme nė Korēė, tė ndodhesha nė zyrėn e ish-kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit, qė kishte vrarė veten. Atje pashė zyrėn tė mbushur me gjak.
    Nė procesverbalin e kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe tė kufomės sė Mehmetit, fiksohet se trupi i tij u gjet i mbuluar me ēarēaf e batanije deri nė grykė. Veē procesverbalit, kėtė e dėshmojnė dhe Ali Ēeno e mjeku Milto Kostaqi, tė cilėt, nė dhomėn e Mehmetit qė panė kufomėn shkuan tė parėt, pas Fiqiretit, Vladimirit e gruas sė tij.
    Nuk ka asnjė sqarim nga grupi hetimor, nėse anėtarėt e familjes se Mehmetit qė shkuan tė parėt nė dhomėn e tij dhe konstatuan vdekjen, e gjetėn tė mbuluar kufomėn e Mehmetit apo e gjetėn nė njė pozicion tjetėr dhe e mbuluan atė me ēarēaf e batanije deri nė grykė. Po, po, patjetėr qė ėshtė njė ngėrē shumė i ēuditshėm. Edhe ky fakt ka rėndėsi pėr tė gjykuar mbi ēėshtjen. Nėse nuk e mbuluan ata, atėherė kush e mbuloi?!
    Pozicioni i kufomės sė Mehmetit, i shtirė e me kėmbė tė bashkuara, me sy e me gojė tė mbyllur, i mbuluar me ēarēaf e batanije deri nė grykė, mungesa e gjakut, qė nė kėtė rast ishte shumė i pakėt, tė bėnin tė mendoje se, ose Mehmeti ishte vrarė diku gjetkė, ndoshta nė studion e tij, e mė pas ishte sjellė nė krevat, ose mė pėrpara ishte helmuar, ishte vėnė nė gjumė me medikamente, e mė vonė ishte qėlluar me armė. Pra, mė pėrpara ishte helmuar, ishte vėnė nė gjumė me medikamente, e mė vonė ishte qėlluar me armė, ėshtė mė e mundshmja. Kėtė e pėrforcon edhe fakti se, sipas aktit tė kontrollit tė grupit hetimor pėr kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, ishte fiksuar se mbi komodinėn e shtratit tė Mehmetit ndodhej njė filxhan ēaji me pak lėng ngjyrė tė verdhė, me erė kamomili dhe njė gotė uji e mbushur pėrgjysmė me lėng tė tejdukshėm.
    Kėtyre lėngjeve tė gjetura mbi komedinė nuk iu bė asnjė analizė laboratorike pėr tė pėrcaktuar pėrmbajtjen.
    Detyrimisht kjo analizė duhej tė ishte bėrė. Patjetėr qė mė ka tėrhequr, se janė disa veprime dhe mosveprime qė jo vetėm tė bėjnė tė mendosh dhe tė dyshosh, por edhe tė ēudisin. Kėshtu, si tė mos mjaftojė fakti qė tė gjesh lėng afėr trupit pa jetė tė kryeministrit dhe tė mos bėsh analizė fare, ėshtė dhe fakti tjetėr, qė, asnjė anėtar i familjes apo punonjės nė shtėpinė e Mehmetit, tė pyetur nė cilėsinė e dėshmitarit, nuk ka dėshmuar se i ka ēuar Mehmetit atė natė nė dhomėn e gjumit apo nė studion e tij ēaj me kamomil, apo ndonjė lėng tjetėr.
    Kėtu ėshtė mė shumė se pikėpyetje, pasi vetvetiu tė ngacmon ndėrgjegjja se pse nuk u sqarua kjo ēėshtje?! Kush ia ēoi?!

    E ndėrpremė intervistėn e kaluar zoti Martiro, pikėrisht nė radhėn e fakteve dhe tė shkaqeve pėr tė cilat ju ishit bazuar pėr tė mbėrritur nė konkluzionin tuaj se Mehmet Shehu ėshtė vrarė dhe jo siē ka qenė versioni zyrtar i kohės, qė ishte vetėvrasje. Madje ju ishit goxha i revoltuar pėr faktin si ishte formuluar akti i ekspertizės ligjore, pėr tė cilin ju thatė se nuk ishte i profesionalizuar, siē kėrkohej pėr njė njeri tė rangut tė Mehmet Shehut?
    Ju fola dje se akti i eksperimentit mjekoligjor, tė bėrė mbi trupin e Mehmet Shehut tė linte pėrshtypjen e njė akti formal, duke i shkuar vetėm versionit tė vetėvrasjes, pa analiza tė gjithanshme e shkencore. Veprim ky qė tė jep tė drejtėn tė mendosh se ndoshta kėshtu iu kėrkohej.
    Po ēfarė pėrshkruhej nė atė akt qė juve e konsideroni pėrshkrim formal dhe jo shkencor?
    Nė kėtė akt pėrshkruhet vetėm ana e jashtme e kufomės.
    Mund tė ma citoni mė konkretisht?
    Nė akt thuhet:
    "Nė trupin e qytetarit Mehmet Shehu u konstatua njė plagė e tejpėrtejme arme zjarri me vrimė hyrje nė pjesėn e pėrparme tė majtė tė gjoksit dhe me vrimė dalje nė pjesėn e majtė tė shpinės.... Nga tė dyja plagėt ka dalė gjak qė ka ndotur teshat.... Vdekja e Mehmet Shehut ka ardhur si pasojė e hemorragjisė, shkaktuar me mundėsinė mė tė madhe si pasojė e ēarjes sė zemrės ose enėve tė mėdha tė gjakut qė dalin prej saj..."
    Pra nga leximi i kėtij akti juve si ekspert ngrini rezerva tė mėdha dyshuese?
    Nė akte tė tilla, kur bėhet fjalė pėr shkaqet e vdekjes, nuk mund tė thuhet "ose, ose", por pėrshkruhet qartė se ku e kishte pėrshkruar plumbi, nėse ishte ky shkaku kryesor i vdekjes etj.
    Juve merrni parasysh edhe eksperiencėn tuaj nė raste tė ngjashme?
    Patjetėr. Ėshtė nė kujtesėn time, rasti i vetėvrasjes sė Nako Spirut, i cili ėshtė publikuar dhe nė shtyp. Nė aktin e ekspertėve mjekoligjorė shprehej qartė se plumbi kishte pėrshkruar zemrėn dhe shtyllėn kurrizore. Nisur nga ky fakt, del se akti i ekspertizės mjekoligjore pėr vdekjen e Mehmet Shehut lė vend pėr dyshime.
    Mbi ēfarė faktesh tė tjera e keni ngritur bindjen tuaj pėr vrasjen dhe jo vetėvrasjen e Mehmet Shehut?
    Njė fakt tjetėr qė lė vend pėr dyshime pėr vrasjen e Mehmet Shehut ėshtė dhe pėrplasja mes ekspertėve kriminalistikė tė kėtij akti mjekoligjor. Eksperti kriminalistik shkruan nė procesverbal se gjurma e gishtit nė pistoletė ėshtė e tė njėjtit lloj me shenjat e gishtit tė madh tė dorės sė madh tė Mehmet Shehut. Ndėrsa ekspertėt mjekoligjorė shkruajnė se dora e djathtė ėshtė e mbledhur grusht me gishtin tregues mė afėr pėllėmbės sė dorės. Nė thoin e gishtit tė madh tė kėsaj dore ndodhen disa ēika tė errėta ngjyrė blu, gjurmė tė veprimit tė copave tė barutit. Sipas ekspertit kriminalistik, Mehmeti ka qėlluar me dorėn e majtė, ndėrsa sipas mjekoligjorėve qitja ėshtė bėrė nga dora e djathtė.
    Pra edhe kjo mospėrputhje pėr tė njėjtin fakt juve ju shton bindjen e vrasjes?
    Patjetėr qė kjo pėrplasje shton dyshimet nėse me tė vėrtetė ėshtė vetėvrasje apo ėshtė vrasje e kryer nė kushte shumė tė specializuara.
    Me sa shikoj, juve paskeni mbledhur njė mori faktesh dhe arsyesh, qė me eksperiencėn e gjatė qė keni ju kanė ēuar nė bindjen e fortė se kemi tė bėjmė me njė vrasje tė qėllimshme. Mund tė m'i renditni edhe faktet e tjera pėr tė ndihmuar sidoqoftė historianėt pėr kėtė mister tė madh?
    Po ja, tė flas pėr njė tjetėr fakt tepėr tė ēuditshėm. Lind pyetja e ligjshme: Pėrse nuk iu bė autopsia kufomės sė Mehmetit?
    Pra duhej bėrė me patjetėr dhe nė kėtė rast nuk ėshtė zbatuar thoni ju?
    Ishte bėrė rregull dhe i ligjėruar qė pėr raste tė tilla si vrasje, vetėvrasje, mbytje, aksidente, vdekje nė spital e tė tjera bėhej autopsia e kufomės. Nė rastin e vdekjes sė Mehmetit, sė pari nuk kishim tė bėnim me njė njeri tė thjeshtė dhe sė dyti nuk ishte njė ndodhi tė rastit, por bėhej fjalė pėr njė njeri tė njohur brenda e jashtė vendit, luftėtarin e Spanjės e drejtuesin e formacioneve partizane gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kundėr fashizmit, heroin e popullit, kreun e qeverisė pėr 27 vjet me radhė. Nė kėtė rast ishte shumė e domosdoshme tė bėhej autopsia e kufomės madje duhej me patjetėr qė nė grupin e ekspertėve tė mos ishte vetėm njė ekspert mjekoligjor por mundėsisht tė kishte dhe tė huaj.
    Pra qė tė jem mė se i qartė jo vetėm unė por edhe lexuesi juve fjalėn e keni qė janė anashkaluar kėto veprime nė rastin e Mehmet Shehut, janė bėrė tė qėllimshme apo jo? Se juve si specialist dhe njohės i mirė i kėtyre procedurave thoni se duhej tė paktėn tė ishte domosdoshmėrisht njė ekip pėr tė arritur nė pėrfundimin zyrtar tė vetėvrasjes siē u prezantua zyrtarisht?
    Pėr njė rast tė tillė dhe ligjor, kur flitet pėr njė figurė tė atyre pėrmasave, nuk do tė bazoheshin vetėm te disa akt-ekspertiza tė thjeshta pėr tė arritur me nxitim nė njė version zyrtar, por siē ua shpreha pak mė parė do tė ishte shumė e domosdoshme tė thirreshin edhe specialistė nga vende tė tjera, pėr tė qenė para sė gjithash shumė transparentė e pėr t'i mbyllur gojėn kujtdo qė mund tė aludonte ndryshe.
    Ndėrsa duke analizuar procedurat, ashtu si u veprua, unė kam tė drejtė tė shtroj pyetjet:
    Pėrse nuk iu bė autopsia kufomės sė Mehmetit?
    Kush e ndaloi dhe pėrse e ndaloi atė procedurė elementare, kur nė njė rast tė tillė i bėhej dhe njė qytetari tė zakonshėm dhe jo mė njė figure tė atyre pėrmasave qė ishte e lidhur fuqishėm me historinė e njė shteti?
    Dhe konkluzioni juaj pas gjithė kėtyre pikėpyetjeve?
    Sigurisht qė, duke analizuar ato pretendime pėr tė cilat ju fola, nuk ma lėkund dot kush mendimin se kjo u bė me qėllim tė pastėr pėr tė mos dalė e vėrteta nė shesh.
    Po tė operohej sipas mėnyrave qė ju po citoni, zoti Martiro, mund tė dilte nė shesh e vėrteta?
    Patjetėr. Nuk kishe nga shkoje veēse tė mbėrrije nė pėrfundime tė sakta. Mirėpo kėto me sa duket nuk iu kanė interesuar.
    Dyshime tė tjera tė kėsaj natyre keni?
    Pėrveē kėtyre, mjaft e dyshimtė ėshtė zhdukja e kufomės sė Mehmetit. Pas varrimit tė tij nė varrezat e Sharrės, - varrim pa asnjė ceremoni, - varri i tij u ruajt me policė, por shpejt u zhvarros nė mėnyrė misterioze dhe kufoma e tij u zhduk.
    Ku u vendos?
    Siē u vėrtetua mė vonė, pas viteve '90-tė, kufoma e tij ishte vendosur nė njė tokė buzė lumit tė Tiranės tė ndodhur nė zonėn e Ndroqit.
    Pėrse thoni ju tė jetė bėrė njė gjė e tillė?
    Kjo, me qėllim qė eshtrat e tij t'i zhdukte lumi e tė mos gjendeshin. Pra pas gjithė kėsaj, kujtdo i lindin pyetjet:
    Pėrse u bė ky veprim ēnjerėzor?
    Trembeshin nga i vdekuri, apo kishin frikė mos dikush zbulonte kufomėn dhe e ekzaminonte dhe dilte e vėrteta nė shesh, qė do tė thotė tė dilte vrasja dhe autorėt e saj?!
    Argument tjetėr?
    Njė tjetėr argument qė vėrteton se Mehmet Shehu ėshtė vrarė me tradhti, ėshtė deklarimi i Llambi Ziēishtit, ish-ministėr i Shėndetėsisė nė atė kohė, i cili kishte marrė pjesė nė vendngjarje dhe kishte thėnė se nuk ėshtė vetėvrasje. Kėtė shprehje tė ministrit e dėgjuam nė atė kohė, pas vdekjes sė Mehmetit.
    Guxoi ta thoshte Llambi Ziēishti faktin se flitej pėr vrasje?
    Pėr kėtė shprehje, megjithėse e tėrhoqi mė vonė nga presionet, Llambi Ziēishti nuk i shpėtoi vdekjes. Gjykata e dėnoi me pushkatim, sepse Enver Hoxha nuk mund ta linte gjallė njė dėshmitar tė tillė.
    Keni fakte tė tjera?
    Nga pyetja e personelit qė shėrbente nė shtėpinė e Mehmetit dhe pjesėtarėve tė familjes sė tij, rezultonte se pas mbledhjes sė Byrosė Politike, Mehmeti kishte shkuar nė shtėpi dhe pėrgjithėsisht ishte i qetė. Kishte shkuar nė studion e tij pėr tė punuar, nuk kishte lėnė asnjė shenjė se mund tė kryente aktin e vetėvrasjes. Madje, sipas dėshmisė sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit dhe Gani Kodrės qė e shoqėronte kėtė djalė nė Suedi, edhe atė ditė Mehmeti u kishte telefonuar nė Suedi fare normalisht.
    Pra tė gjitha kėto fakte dhe argumente, tė para nga ju me syrin e njė profesionisti me eksperiencė, ju kanė ēuar nė bindjen se kemi tė bėjmė me njė vrasje mafioze tė Mehmet Shehut?
    Kėto argumente mė ēojnė nė konkluzionin se Mehmet Shehu ėshtė vrarė dhe jo vetėvrarė. Likuidimi i tij ishte piketuar me kohė, pritej vetėm rasti. Preteksti u gjet, fejesa e djalit. Koha do tė vėrtetojė tė vėrtetėn e gjėrave, jo vetėm pėr vrasjen e Mehmetit, por pėr likuidimin e kuadrove nė tė gjithė frontin, si nė art e kulturė, ushtri, administratė etj.

    AKT-EKSPERTIZA
    Nė akt-ekspertizėn mjekoligjore thuhet: "Nė trupin e qytetarit Mehmet Shehu u konstatua njė plagė e tejpėrtejme arme zjarri me vrimė hyrje nė pjesėn e pėrparme tė majtė tė gjoksit dhe me vrimė dalje nė pjesėn e majtė tė shpinės.... Nga tė dyja plagėt ka dalė gjak qė ka ndotur teshat.... Vdekja e Mehmet Shehut ka ardhur si pasojė e hemorragjisė, shkaktuar me mundėsinė mė tė madhe si pasojė e ēarjes sė zemrės ose enėve tė mėdha tė gjakut qė dalin prej saj."

    KRISTOFOR MARTIRO NE DHOMEN E KRIMIT
    Kur isha nė dhomėn e tij nė pėrbėrje tė grupit hetimor, me shumė kujdes pashė nėse kishte shenja plumbi nė dysheme, poshtė krevatit ku flinte Mehmeti dhe nė dyshek, por nuk konstatova shenja tė plumbit askund. Nuk pashė njolla gjaku as nė dysheme dhe as mbi dyshek. Vetėm mbi jastėk sipėr dyshekut kishte njė njollė gjaku jo tė madhe.
    * * *
    Nuk konstatova shenja tė plumbit askund. Nuk pashė njolla gjaku as nė dysheme dhe as mbi dyshek. Vetėm mbi jastėk sipėr dyshekut kishte njė njollė gjaku jo tė madhe.
    * * *
    Mė ishte dhėnė rasti ndėrsa kryeja detyrėn e zėvendėskryetarit tė Punėve tė Brendshme nė Korēė, tė ndodhesha nė zyrėn e ish-kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit, qė kishte vrarė veten. Atje pashė zyrėn tė mbushur me gjak.

    LLAMBI ZIĒISHTI: ESHTE VRASJE
    Llambi Ziēishti, ish-ministėr i Shėndetėsisė nė atė kohė, i cili kishte marrė pjesė nė vendngjarje, deklaroi se nuk ishte vetėvrasje, por flitej pėr njė vrasje. Pėr kėtė shprehje, megjithėse e tėrhoqi mė vonė nga presionet, Llambi Ziēishti nuk i shpėtoi vdekjes. Gjykata e dėnoi me pushkatim, sepse Enver Hoxha nuk mund ta linte gjallė njė dėshmitar tė tillė.

    ALI ĒENO
    "Kur hyra nė dhomė pashė Mehmet Shehun tė shtrirė nė krevat dhe tė verdhė. Kur e kapa nga dora ishte i ftohtė. Kur unė hyra nė dhomėn e tij ai ishte i mbuluar me kuvertė dhe ēarēaf, ashtu siē ishte kur erdhi grupi hetimor. Nuk para pashė gjak nė anėn e majtė tė gjoksit..."

    AUTOPSIA
    Ishte bėrė rregull dhe i ligjėruar, qė pėr raste tė tilla si vrasje, vetėvrasje, mbytje, aksidente, vdekje nė spital e tė tjera, bėhej autopsia e kufomės.
    Mehmet Shehut nuk iu bė. Pse?

    MBULIMI
    Nuk ka asnjė sqarim nga grupi hetimor, nėse anėtarėt e familjes se Mehmetit qė shkuan tė parėt nė dhomėn e tij dhe konstatuan vdekjen, e gjetėn tė mbuluar kufomėn e Mehmetit, apo e gjetėn nė njė pozicion tjetėr dhe e mbuluan atė me ēarēaf e batanije deri nė grykė.

    ENIGMA
    Pozicioni i kufomės sė Mehmetit, i shtirė e me kėmbė tė bashkuara, me sy e me gojė tė mbyllur, i mbuluar me ēarēaf e batanije deri nė grykė, mungesa e gjakut, qė nė kėtė rast ishte shumė i pakėt, tė bėnin tė mendoje se, ose Mehmeti ishte vrarė diku gjetkė, ndoshta nė studion e tij, e mė pas ishte sjellė nė krevat, ose mė pėrpara ishte helmuar, ishte vėnė nė gjumė me medikamente e mė vonė ishte qėlluar me armė.

    ĒUDIA
    Sipas aktit tė kontrollit tė grupit hetimor pėr kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, ishte fiksuar se mbi komodinėn e shtratit tė Mehmetit ndodhej njė filxhan ēaji me pak lėng ngjyrė tė verdhė, me erė kamomili, dhe njė gotė uji e mbushur pėrgjysmė me lėng tė tejdukshėm.
    Kėtyre lėngjeve tė gjetura mbi komodinė nuk iu bė asnjė analizė laboratorike pėr tė pėrcaktuar pėrmbajtjen.
    * * *
    Asnjė anėtar i familjes apo punonjės nė shtėpinė e Mehmetit, i pyetur nė cilėsinė e dėshmitarit, nuk ka dėshmuar se i ka ēuar Mehmetit atė natė nė dhomėn e gjumit apo nė studion e tij ēaj me kamomil apo ndonjė lėng tjetėr

    QETESIA
    Nga pyetja e personelit qė shėrbente nė shtėpinė e Mehmetit dhe pjesėtarėve tė familjes sė tij, rezultonte se pas mbledhjes sė Byrosė Politike, Mehmeti kishte shkuar nė shtėpi dhe pėrgjithėsisht ishte i qetė. Kishte shkuar nė studion e tij pėr tė punuar, nuk kishte lėnė asnjė shenjė se mund tė kryente aktin e vetėvrasjes.

    KUFOMA
    Mjaft e dyshimtė ėshtė zhdukja e kufomės sė Mehmetit. Pas varrimit tė tij nė varrezat e Sharrės, varrim pa asnjė ceremoni, varri i tij u ruajt me policė, por shpejt u zhvarros nė mėnyrė misterioze dhe kufoma e tij u zhduk.
    Siē u vėrtetua mė vonė, pas viteve '90-tė, kufoma e tij ishte vendosur nė njė tokė buzė lumit tė Tiranės tė ndodhur nė zonėn e Ndroqit.

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Zyrtari i Sigurimit: Afrimi i Kadaresė te Bashkim Shehu krijoi bindjen e njė veprimi tė qėllimshėm

    Nga: FATOS VELIU

    Ēfarė kanė dėshmuar punonjėsit e shėrbimit tė banesės kryeministrore tė Mehmet Shehut pėr situatėn e krijuar nė familjen e tij pas fejesės plangprishėse tė tė birit?
    Historia e bisedave tė tij sekrete me tė shoqen, ku "ngujoheshin" tė vetmuar nė ballkonin e katit tė dytė tė vilės, ndėrkohė qė kujdeseshin tė porosisnin tė mos shqetėsoheshin as nga fėmijėt.
    Ēfarė ndodhte me Bashkimin dhe tė shoqen e tij, Marjetėn, ndėrsa rrinin deri afėr mėngjesit nė tavernat e "Dajtit" dhe hotel "Tirana"?
    Pse Fiqireti nuk ndėrhynte te veshjet e fėmijėve dhe kryesisht te nusja, pėr tė cilėn thuhej se kishte shije ekstravagante pėr kohėn dhe mentalitetin komunist?
    Kush ishin miqtė qė frekuentonin shtėpinė kryeministrore dhe pse dyshohej tek afrimi i Kadaresė me Bashkim Shehun, ku shkonin dhe me pushime sė bashku?
    Situata e krijuar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme pas ardhjes sė Hekuran Isait nė pėrgatitjen e gjuetisė sė njerėzve tė Kadri Hazbiut.
    Gjithēka mėsohet nė vijim tė intervistės ekskluzive tė vetė Kristofor Martiros.

    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Zoti Martiro, nė kėtė rrėfim tė gjatė qė ju bėtė ekskluzivisht pėr lexuesit e gazetės sonė sollėt nė dritė shumė e shumė detaje tepėr tė rėndėsishme jo vetėm pėr opinionin e gjerė, por edhe pėr vetė historinė, pasi kanė tė bėjnė me rrethanat qė kalonte dhe pėrjetonte familja e njeriut qė drejtoi pėr 27 vjet qeverinė shqiptare dhe aq mė shumė kur ai kishte njė histori tė nisur prej brigadave internacionaliste tė luftės sė Spanjės.
    Nė vijim tė intervistės sė sotme, ku duhet tė pranoj se nga dita nė ditė nė kėto rrėfime tuajat nuk reshtin surprizat interesante dhe befasuese tė atyre qė kanė ndodhur nė ditėt kur nė Shqipėrinė komuniste ishte intensifikuar lufta e pamėshirshme brenda llojit, aq sa po pėrfundonte nė eliminimin dhe tė njeriut mė tė pushtetshėm pas Enver Hoxhės, unė jam shumė i interesuar t'ju pyes se si vijoi puna juaj e mėtejshme si zyrtar i lartė i Sigurimit tė asaj kohe, kur merreshit me menaxhimin e situatės sė Mehmet Shehut?
    Unė sė bashku me punėtorin operativ E. Z, qė bėnte pjesė nė grupin operativ nė drejtim tė Mehmetit dhe familjes sė tij, nė bazė tė detyrės qė kishim, morėm takime speciale edhe me personelin qė kishte punuar nė banesėn kryeministrore.
    Ēfarė konstatuat nė pėrgjithėsi nė takimet qė patėt me ta?
    Vumė re se ata dukeshin mjaft tė shqetėsuar.
    Do tė doja t'ju ndėrprisja paksa, pėr tė ditur se nė ēfarė cilėsish dhe ambientesh i pyesnit ju? Pra, fjala ėshtė, nė ambiente zyrtare apo nė bashkėbisedime tė ngrohta shoqėrore?
    Ne atyre u krijuam njė ambient qė tė shpreheshin lirshėm, e tė mos ngurronin.
    Mund tė kalojmė nė momente konkrete?
    Nė takimin qė patėm me kuzhinierin, ai na tha: "Atė natė qė Mehmeti erdhi nga mbledhja e Byrosė Politike, unė kisha gatuar pėr darkė qofte me lėng dhe diēka tjetėr, por Mehmeti nuk deshi tė hante". Ai na tregoi dhe pjatėn me gjellėn e pėrgatitur, qė ishte ruajtur ashtu e paprekur.
    Po tė tjerėt patėn ndonjė dėshmi tė veēantė?
    Shumica e personelit qė shėrbente nė familjen Shehu nuk tha ndonjė gjė me vlerė operative.
    Po nė lidhje me marrėdhėniet e tyre me Mehmetin dhe Fiqiretin folėn?
    Gratė qė shėrbenin aty folėn pėr disa sjellje jo tė mira tė Fiqiretit me punonjėsit.
    Po me Mehmetin?
    Kurse pėr Mehmetin u shprehėn se ai sillej mirė me ta dhe shante Fiqiretin kur ajo sillej keq.
    Si jua kanė pėrshkruar punonjėsit e shėrbimit situatėn e krijuar nė familjen e Mehmetit pas prishjes sė fejesės sė Skėnderit?
    Pothuajse tė gjithė punonjėsit thanė se pas prishjes sė fejesės sė djalit, Skėnderit, nė familjen "Shehu" kishte rėnė dėshpėrimi i madh, gati zia.
    Mehmeti ishte sėmurur, kishte pasur njė parainfarkt. Ai nuk kishte dalė pėr gjah si mė parė. Qė nga muaji shtator deri nė dhjetor, ai kishte dalė pėr gjah vetėm dy herė, kurse mė pėrpara nė kėtė kohė shkonte pėr gjah ēdo javė.
    Punonjėsit e shėrbimit na thanė se Mehmeti dhe Fiqireti ishin shumė tė shqetėsuar, sidomos pas mbledhjes nė Shkollėn e Partisė, ku kritikohej Fiqireti pėr fejesėn e djalit dhe organizata kishte kėrkuar largimin e saj nga funksioni i drejtoreshės.
    Na thanė se nė kėtė kohė Mehmeti e Fiqireti shkonin tė dy sė bashku nė katin e dytė tė shtėpisė nė njė ballkon e bisedonin.
    Aty nuk shkonte njeri, madje as fėmijėt e tyre. Sipas tyre, Mehmeti ēdo darkė kontrollonte vetė nėse ishin mbyllur dyert nga ku dilje jashtė vilės. Ai ishte shumė i interesuar, sidomos pėr derėn qė dilte mbrapa shtėpisė. Kryeministri e bėnte kontrollin e dyerve kėtė gjithnjė para se tė shkonte nė dhomėn e tij pėr tė fjetur.
    Ėshtė folur shumė zoti Martiro, pėr vizitat enigmatike qė janė bėrė nė shtėpinė e kryeministrit nė atė periudhė. Ju kanė folur punonjėsit pėr kėtė gjė, qė ishin dėshmitarė okularė?
    Ishin dėshmitė e punonjėsve, ato qė vėrtetonin se nė familjen "Shehu" sė bashku vinin pėr vizitė njerėz tė ndryshėm.
    Si vinin?
    Ata vinin sė bashku me Bashkimin e Marjetėn, tė cilėt rrinin deri natėn vonė.
    Natėn vonė thatė?
    Kuptoj ku e keni idenė e pyetjes, por ata gjithnjė vinin kur nuk ishte Mehmeti nė shtėpi.
    Ju kanė folur pėr emra konkretė?
    Gjithnjė sipas punonjėsve, shpesh shkonte pėr vizitė Ismail Kadare me tė shoqen, por ndonjėherė ai shkonte edhe vetėm. Dihej qė edhe Bashkimi e Marjeta shkonin shpesh nė shtėpinė e tyre, sepse kishin shumė miqėsi me ta.
    Infermierja V. G na tha se Ismail Kadareja ishte njeriu mė i afėrt i tyre, etj.
    Bashkimi kishte konfidencė me Kadarenė?
    Po, po tė dy ēiftet, tė Ismail Kadaresė dhe Bashkimi me Marjetėn ishin shumė tė lidhur.
    Sė bashku shkonin dhe nė plazh.
    Ndokush nė atė kohė shprehu edhe dyshime pėr kėtė miqėsi.
    Ėshtė folur shumė pėr jetėn e lirė apo si tė thuash, jetėn e natės qė Bashkimi me Marjetėn frekuentonin rregullisht. E keni pyetur personelin e shėrbimit pėr kėtė detaj?
    Personeli i shėrbimit tė familjes sė kryeministrit na thanė gjithashtu se Bashkimi e Marjeta frekuentonin tavernat e hotel "Dajtit" dhe ato tė 15-katėshit. Ata rrinin vonė nė kėto lokale. Kur ktheheshin nė shtėpi, hynin nga dera e jashtme pėr tė mos i diktuar Mehmeti, nga i cili kishin frikė.
    Ėshtė folur atėherė pėr veshjet e tyre, qė pėr kohėn konsideroheshin ekstravagante?
    Shumė fjalė janė thėnė atėherė pėr veshjet ekstravagante tė Marjetės, tė cilat i dinte Figireti.
    Dhe nuk fliste Fiqireti?
    Ajo jo vetėm nuk fliste, por mburrej se kishte nusen mė tė bukur tė Bllokut, etj.
    Kanė pasur kontakte me tė huaj?
    Punėtorja V. G, qė shėrbente si infermiere dhe mbante fėmijėt e Marjetės me tė cilėn ishin dhe shoqe, na tregoi faktin se ata njiheshin me njė francez tė ambasadės.
    Pas kėtyre dėshmive, pėr ne u bė e qartė se ata kishin njohje me francezin.
    Tė thuash se francezi mund tė jetė afruar rastėsisht?
    M'u fiksua mendimi se interesimi i francezit nė drejtim tė fėmijėve tė Mehmet Shehut nuk ishte diēka e rastit, as ēėshtje dashurie, por kishte tė bėnte me njė plan strategjik tė koordinuar midis forcave tė jashtme tė vendeve imperialiste dhe bashkėpunėtorėve tė tyre brenda vendit.
    Me qėllim... ?
    Me qėllim pėr tė likuiduar personalitetin e madh, heroin legjendar, luftėtarin antifashist nė Spanjė e Shqipėri, kryeministrin Mehmet Shehu, i cili ishte pengesa kryesore pėr rrėzimin e pushtetit socialist nė Shqipėri.
    Tė mendosh se edhe fejesa plangprishėse ta konsiderojmė, tė kėtė ardhur si njė dashuri e lindur rastėsisht te Skėnderi, apo mund edhe tė ketė pasur njė farė stisje nė krijimin e rrethanave? Juve tė Sigurimit tė asaj kohe, ēfarė mendime ndani pėr kėtė gjė?
    Unė personalisht gjykoja se nuk ishin tė rastit veprimet nė drejtim tė familjes sė Mehmet Shehut. Tė tilla ishin nxitja e Skėnderit pėr t'u fejuar me Silva Turdiun, e cila ka ardhur me ndėrmjetėsinė e fėmijėve tė udhėheqėsve tė Bllokut.
    Gjithashtu nuk mendoj se ka qenė e rastit roli aktiv i Ismail Kadaresė pėr pėrpunimin e Bashkimit e Marjetės, duke u besuar atyre gjėra me rrezik, ashtu si dhe zbulimi francez nga ana tjetėr, qė kėrkonin tė fusnin hundėt nė familjen e Mehmet Shehut.
    Ju keni qenė zyrtar i lartė i Sigurimit Sekret nė atė kohė, kėshtu qė mund tė mė thoni pėr saktėsi mė tė plota. I studiuat rrethanat pėr tė mbėrritur nė konkluzione tė sakta, pėr tė cilat mė flisni me dyshim?
    Pėr tė sqaruar se cili ishte qėllimi i zbulimit francez, por edhe pėr tė shpėtuar Bashkimin e Marjetėn nga arrestimi, propozova qė tė vazhdonte plani i tėrheqjes sė Marjetės me bashkėpunim sekret.
    Po?
    Ndėrkohė, nė janar tė vitit 1982 kishin ndodhur ndryshime nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Feēorr Shehu ishte shkarkuar si ministėr me pretekstin se nuk kishte njoftuar partinė pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit me Silva Turdiun.
    Ku u caktua pas shkarkimit Feēorri?
    Feēorri u caktua zėvendėsministėr, qė kishte nė vartėsi kufirin e prapavijėn e ministrisė.
    Nė kėtė kohė emėrohet Hekuran Isai nė krye tė Ministrisė sė Brendshme?
    Po. Ministėr u emėrua Hekurani Isai, i cili ishte me origjinė nga Peqini, qė ishte ndėrkohė anėtar i Byrosė Politike, njė ish-fugist nė uzinėn e pėrpunimit tė naftės nė Cėrrik tė Elbasanit, por qė u ngjit nė pėrgjegjėsi me katapultė nga Enver Hoxha, pėr ta pėrdorur mė pas pėr interesat e tij.
    Ju keni qenė figurė e rėndėsishme nė atė kohė nė ministrinė ku erdhi Isai. Nė ēfarė konkluzionesh mbėrritėt pėr arsyen e ardhjes sė tij nė drejtim tė saj?
    Isai ishte njeri pa shkollė. Me emėrimin e tij si ministėr i Punėve tė Brendshme, filloi likuidimi i kuadrove tė aftė, me kulturė e eksperiencė nė punėt e Sigurimit dhe stimulimi i njerėzve mė negativė, tė paaftė e servilė.
    Zėvendėsministėr pėr Sigurimin u emėrua Rexhep Kolli, njė njeri i paaftė e hakmarrės, i cili sė bashku me Hekuran Isain, tė mbėshtetur nga tė paaftėt e servilėt morėn nė dorė shpatėn e Demokleut pėr tė likuiduar kuadrot e shėndoshė.
    Ēfarė ishte ky Rexhep Kolli, i cili me sa di, ka bėrė dhe arrestimin tuaj brenda nė zyrė tuaj nė Ministrinė e Brendshme?
    Rexhep Kolli ishte njeriu besnik i Enver Hoxhės qė gjatė kohės sė Luftės Nacionalēlirimtare.
    Kush tjetėr erdhi nė krye tė asaj ministrie nė atė kohė goditjesh tė njerėzve tė Kadri Hazbiut e Feēorr Shehut?
    Edhe zėvendėsministri Raqi Iftica u bė shumė aktiv. Ai u caktua nė krye tė Grupit Operativ pėr tė "zbuluar" nė thellėsi tė ashtuquajturin "komplot" tė Mehmet Shehut, Feēorr Shehut e tė tjerėve. Kėta aktivizuan njerėzit mė negativė, mė tė paaftėt e servilėt, ata qė pretendonin se mė parė ishin persekutuar nga udhėheqja e Ministrisė sė Brendshme.
    (Vijon nesėr)

    Punonjėsit e shėrbimit tė vilės sė Mehmet Shehut
    KUZHINIERI
    Kuzhinieri i Mhemet Shehut pėr natėn e vdekjes deklaroi:
    "Atė natė qė Mehmeti erdhi nga mbledhja e Byrosė Politike, unė kisha gatuar pėr darkė qofte me lėng dhe diēka tjetėr, por Mehmeti nuk deshi tė hante".

    STRESI
    Pothuajse tė gjithė punonjėsit thanė se pas prishjes sė fejesės sė djalit, Skėnderit, nė familjen Shehu kishte rėnė dėshpėrimi i madh, gati zia.
    Mehmeti ishte sėmurur, kishte pasur njė parainfarkt. Ai nuk kishte dalė pėr gjah si mė parė. Qė nga muaji shtator deri nė dhjetor, ai kishte dalė pėr gjah vetėm dy herė, kurse mė pėrpara nė kėtė kohė shkonte pėr gjah ēdo javė.

    MISTERI
    Punonjėsit e shėrbimit mė treguan se nė kėtė kohė Mehmeti e Fiqireti shkonin tė dy sė bashku nė katin e dytė tė shtėpisė nė njė ballkon e bisedonin. Aty nuk shkonte njeri, madje as fėmijėt e tyre.

    FRIKA
    Mehmeti ēdo darkė kontrollonte vetė nėse ishin mbyllur dyert nga ku dilje jashtė vilės. Ai ishte shumė i interesuar, sidomos pėr derėn qė dilte mbrapa shtėpisė. Kryeministri e bėnte kėtė kontroll tė dyerve gjithnjė para se tė shkonte nė dhomėn e tij pėr tė fjetur.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •