Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Hetuesi: Kiēo Ngjela akuzohej se me mallrat tona kishte ēarė bllokadėn imperialiste

    NGA: FATOS VELIU

    TIRANE-Folėm gjatė zoti Martiro, nga numri i kaluar, pėr akuzat kryesisht ndaj Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit nė lidhje me tregtinė e bėrė me shtetin Jugosllav tė Titos. Sot do tė doja tė kaloja nė vazhdėn e hetimeve tė mėtejshme ndaj tyre, qė sigurisht kanė tė bėjnė me akuzat nė tregtinė e asaj kohe, qė me sa shohim konsiderohej "herezi" nėse guxoje tė blije apo tė shisje nė vende qė nuk pėrputheshin ideologjikisht. Pra zoti Martiro, pėr tė konkretizuar ēka po them, dua tė di se kush ishte akuza qė vijoi mbi Kiēo Ngjelėn dhe grupin e tij pas asaj qė porsa cituam?
    Pas saj, pėr tė pandehurit vijonte akuza lidhur me zhvillimin e marrėdhėnieve tregtare me firmat ekonomike amerikane.
    Ku bazohej kjo lloj akuze?
    Nga Kontrolli i Shtetit nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme, rezultonte se nė 5-6 raste, kėto ndėrmarrje kishin bėrė veprimtari tregtare me disa firma amerikane nė Evropė, apo me kapital tė pėrbashkėt me firma evropiane.
    Dhe si u konsiderua kjo lloj tregtie?
    Kėto marrėdhėnie tregtare me kėto firma, u konsideruan si veprime armiqėsore, si kundėrvėnie tė direktivave tė partisė bėrė me qėllim.
    Pse, kush ishte mendimi politik i kohės, qė kjo konsiderohej kundėrvėnie?
    Partia kishte deklaruar nė kongreset e saj se: "Me superfuqitė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Sovjetik revizionist, nuk do tė kemi asnjė marrėdhėnie politike dhe ekonomike".
    Po, dhe?
    E vėrteta ėshtė se "de facto", marrėdhėnie tregtie me firma amerikane ishin bėrė.
    Ēfarė thonin tė pandehurit nė lidhje me kėtė lloj veprimi, tė guximshėm do ta konsideroja? A mundėn tė justifikoheshin?
    E pyetėm Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin, nėse kishin dijeni apo ishte marrė miratimi i tyre, pėr kėto veprime tė zhvilluara nga ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme.
    Ata deponuan se ishin nė dijeni pėr disa veprime tregtare me kėto firma pėr shitjen e blerjen e mallrave.
    Me firmat amerikane?
    Veē tė tjerash, ata pėrmendėn se i kishin shitur rregullisht njė firme amerikane qė ishte nė Evropė, bimėn e sherbelės.
    Fshehtas kishin marrė kontakt me kėtė lloj firme tė Perėndimit, aq mė shumė amerikane?
    Ata na deklaruan se nuk ishte fshehur, por pėr kėtė lloj tregtie me kėtė firmė ishin nė dijeni si udhėheqja e partisė, ashtu dhe qeveria. Pra vetė ato kishin dhėnė miratimin pėr kėtė veprim, qė ishte me leverdi shumė tė madhe ekonomike pėr vendin, pasi sigurohej pėr buxhetin valutė e thatė aq e domosdoshme pėr Tregtinė e Jashtme.
    Jo vetėm kaq, por udhėheqja e lartė qė tashmė kishte pėrcjellė akuzėn ogurzezė pėr kreun e Tregtisė, kishte pasur dijeni edhe pėr faktin e blerjes sė disa pajisjeve pėr Televizionin Shqiptar, nė njė firmė amerikane qė quhej "Tomson" e qė ishte dislokuar nė Zvicėr.
    Shpjegimi i Ngjelės pėr kėto lloj iniciativash kaq tė mprehta pėr kohėn, pavarėsisht se kishin vėnė nė dijeni?
    Sipas shpjegimit tė tyre, kėto pajisje kėrkoheshin urgjent, pasi do tė transmetohej nė atė kohė njė kongres i Partisė sė Punės dhe kėto pajisje nuk gjendeshin nė firma tė tjera tė vendeve perėndimore.
    Paskan qenė mė se tė detyruar me sa shikoj. Kėto ishin rastet e firmave amerikane pėr tė cilat kishin marrė pėrsipėr akuzėn mė tė rėndė tė kohės, qė cilėsoheshin "armiq"?
    Pėrveē kėtyre rasteve, tė pandehurve Kiēo Ngjela e Vasil Kati nuk u kujtohej qė tė ishin bėrė veprime tregtare me firma tė tjera amerikane.
    U njohėn me aktet e Kontrollit, tė cilat i kishin penalizuar nė kėtė farė feje?
    Po, u njohėn me aktet e Kontrollit tė Shtetit, ku thuhej se ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme kishin bėrė dhe nė tri-katėr raste tė tjera shitje e blerje mallrash me firma amerikane dhe se ata Kiēoja e Vasili ishin vėnė nė dijeni nga drejtuesit e ndėrmarrjeve tė Tregtisė, tė cilėt i kishin miratuar kėto veprime me shkrim.
    Reaguan?
    Si i pandehuri Kiēo Ngjela, ashtu dhe Vasil Kati, pranuan menjėherė dhe pa ekuivok se ata ishin vėnė nė dijeni pėr kėto marrėdhėnie tregtare me kėto firma dhe kishin dhėnė miratimin e tyre.
    Si kishte mundėsi?
    Nė fakt, nė mes tė kėsaj tregtie ishte njė leverdi e madhe pėr ekonominė tonė. Pra flitej pėr marrėdhėnie me leverdi tė madhe.
    Po a i kishin parasysh parimet politike tė shtetit qė i shėrbenin? Si e shpjeguan veprimin e tyre, aq mė shumė qė, mendoj se e dinin qė Enver Hoxha nuk tė falte nė kėsisoj rastesh?
    Kur u pyetėn kėta tė pandehur "Ishin kėto veprime nė kundėrshtim me politikėn e partisė, se nuk duhej tė bėhej asnjė veprim, qoftė dhe ekonomik me superfuqitė?", Kiēo u pėrgjigj se, "unė e njihja politikėn e partisė, se nuk duhej tė bėhej tregti me imperializmin amerikan dhe revizionizmin sovjetik. Veprimet tona formalisht binin nė kundėrshtim me politikėn e partisė, por unė nuk kam pasur asnjė qėllim qė t'u kundėrvihesha kėtyre direktivave, pashė anėn e leverdisė ekonomike".
    Mund tė shmangej veprimi i atėhershėm nga politika aktuale qė udhėhiqte gjithēka?
    Nė kėtė pikė ai shpjegoi:
    "Unė nuk bėra marrėveshje pėr zhvillimin e marrėdhėnieve tregtare me administratėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por me firma tė dislokuara nė Evropė e me kapital tė pėrbashkėt me firmat evropiane. Pėrderisa ishte miratuar shitja e sherbelės njė firme amerikane, pėrse tė mos veprohej edhe me firma tė tjera me leverdi ekonomike?" - deponoi ai. Gjithashtu, deponoi se kishte qenė i mendimit se zhvillimi i tregtisė me firma tė huaja nuk duhej tė kishte pengesa, por tė shikohej me pėrparėsi vetėm interesi, leverdia ekonomike.
    Nė fakt, nga hetimet qė bėtė, rezultonte leverdia e demonstruar nga tė pandehurit e pėrmendur?
    Nė fakt, sipas dokumenteve dhe shpjegimeve tė punonjėsve tė ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme, zhvillimi i marrėdhėnieve tregtare me kėto firma kanė qenė me leverdi ekonomike. U ėshtė shitur edhe njė sasi duhani, mė me leverdi nga firmat e tjera. Po ashtu ishin blerė edhe mallra me leverdi, duke kursyer valutė.
    Pas gjithė kėsaj herezie pėr kontaktin me amerikanėt, si vijonin akuzat e mėtejshme ndaj tė kryqėzuarve tė Byrosė Politike?
    Pas kėsaj, pėr tė cilėn besoj se ju fola me shumė hollėsi, ne vijuam me pistėn e akuzave ndaj tė pandehurve Kiēo Ngjela e Vasil Kati, pėr sabotimin e orientimeve tė partisė pėr tė ēarė bllokadėn imperialisto-revizioniste, me mallrat tona nė tregjet e tjera tė Evropės, Azisė e Afrikės.
    Pra me akuza pėr sabotim tė vijės sė partisė?
    Po, po, sabotim tė vijės sė partisė, qė do tė thoshte se nuk mund tė gjeje besoj mė tė rėndė se kjo, nėse do tė mendojmė nė kushtet pėr tė cilat flasim.
    Mbi ēfarė baze po lėshohej ky ciklon vdekjeprurės?
    Nė akuzat e materialeve tė partisė dhe aktet e Kontrollit tė Shtetit, nė dikasterin e Ministrisė se Tregtisė dhe Ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme, theksohej se ishin sabotuar direktivat e partisė pėr tė ēarė me mallrat tona bllokadėn imperialisto-revizioniste, duke gjetur tregje nė Evropė, Azi apo Afrikė.
    Pra ishin para njė akuze konkrete?
    U quajt ky, njė veprim i qėllimshėm armiqėsor, nė bashkėpunim me sabotatorėt e tjerė, Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, nė bashkėpunim edhe me armiqtė e jashtėm.
    Pra s'qenkėshin gjė akuzat pėr amerikanėt para kėsaj qė po i vinte mė mbrapa?! Po ju si hetues, ēfarė konstatuat nga gjithė sa thuhej?
    Kjo akuzė pėrbėnte njė nga drejtimet kryesore tė procesit hetimor ndaj kėtyre tė pandehurve. Nė lidhje me atė ēka konstatuam ne, ishte se nga kėqyrja e dokumenteve, relacioneve, statistikave e kontratave rezultonte se zhvillimi i tregtisė nė tregjet e Evropės Perėndimore, zinte rreth 10-15% nė volumin e pėrgjithshėm tė tregtisė me jashtė.
    Me kė ishte zhvilluar kjo tregti, e drejtuar nga Kiēo Ngjela?
    Kryesisht kjo tregti ishte zhvilluar me Italinė, ku ishte eksportuar mineral kromi, bitum, naftė e bakėr, dhe kėto nė sasi tė vogla. Ishin transportuar dhe pak metrazhe, si beze, fanellatė, dhe kėto, si lėndė e parė e cila pėrpunohej nga industria italiane. Nė Francė ishin eksportuar me kamionė sasi tė vogla me midhje, kėrmij, bretkosa e ndonjė mall tjetėr nė sasi tė vogla. Ndėrsa nė disa vende tė tjera tė Evropės ishin eksportuar kryesisht sasi jo tė mėdha me perime, si domaten e hershme, fruta si bostan, mollė e ndonjė frut tjetėr.
    Sėrish jam kurioz zoti Martiro, tė di se si e justifikonte vetė Ngjela kėtė lloj kurajoje apo guximi ta quajmė, pėr tė bėrė ndryshe direktivave politike pėr tregtinė?
    Gjatė hetimit, tė pandehurve Kiēo Ngjela e Vasil Kati, iu kėrkuan shpjegime pėrse ata kishin vepruar kundėr direktivave tė partisė pėr tė hyrė me mallrat tona nė tregjet e tjera pėr tė ēarė bllokadėn imperialisto-revizioniste.
    Dhe pėrgjigjja e tyre?
    Ata shpjeguan se marrėdhėniet tregtare me vendet e Perėndimit dhe tregjet e tjera filluan tė zhvillohen pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera tė Evropės Lindore. Ata shpjeguan se kur ishim anėtarė tė KNER-it, pjesa dėrmuese e mallrave tona tregtohej me kėto vende. Me Bashkimin Sovjetik marrėdhėniet tregtare zinin rreth 60% nė volumin e pėrgjithshėm tė tregtisė, njė pėrqindje tė rėndėsishme zinte tregtia dhe me shtetet e tjera tė Demokracisė Popullore. Me kėto vende tregtia zhvillohej nė formėn e kliringut. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me kėto vende dhe lidhjes sė marrėdhėnieve tė ngushta me Kinėn, tregtia me kėtė vend zinte rreth 40% tė volumit tė pėrgjithshėm tė tregtisė me jashtė.
    Sipas deponimit tė tyre, ata ishin pėrpjekur pėr tė gjetur tregje nė vendet Perėndimore e gjetkė; pėr kėtė qėllim u vendosėn atashe tregtarė nė Itali e gjetkė.
    Kush ishin marrėveshjet me Italinė?
    Me Italinė u bėnė disa marrėveshje, u lidhėn disa kontrata pėr shitblerje tė mallrave. Kryesisht janė shitur mallra qė quheshin tė forta, si mineral kromi, bitum, naftė e bakėr, e ndonjė mall tjetėr. Kemi importuar mallra tė ndryshme pėr nevojat ekonomike dhe pėr konsum tė gjerė, si lavatriēe, frigorifer e tė tjera mallra.
    Dua tė njihem me deponimin e Kiēo Ngjelės pėr kėto fakte. E mbani mend apo shėnuar nė ditarin tuaj tė kujtimeve?
    Patjetėr qė e kam. "Unė dhe gjithė kuadrot e Tregtisė sė Jashtme, - deponoi Kiēo, - kemi qenė tė predispozuar dhe mjaft tė shqetėsuar pėr gjetjen e tregjeve tė leverdishme pėr shitjen e mallrave tona dhe importimet e mallrave nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė qėllim kemi dėrguar kuadrot tanė nė vendet e Evropės Perėndimore, nė vendet aziatike, nė Afrikėn Veriore deri nė Japoni, por ne hasnim nė vėshtirėsi, pėr shkak tė sasisė sė vogėl tė mallrave qė kishim pėr eksport dhe cilėsisė sė tyre tė dobėt. Eksportuam njė sasi konfeksione nė Austri e vende nordike, por nuk u pėlqyen, u kthyen mbrapsht pėr cilėsinė e tyre tė dobėt.
    Jua tregonte arsyet pse mallrat tona, megjithėse mjaft cilėsore, shiteshin nė tregjet e huaja me ēmime tė lira?
    Sipas shpjegimit tė Kiēo Ngjelės, pėr shkak tė ambalazhimeve jo tė mira humbnim gati gjysmėn e ēmimit tė mallit.
    Pėr shembull?
    Eksportonim reēelra, komposto apo perime tė konservuara, me tė njėjtin kavanoz e me cilėsi tė dobėt estetike. Apo tė njėjtėn shishe pėr pijet, verėn etj., madje dhe ato, me cilėsi shumė tė dobėt.
    Ēfarė kishin bėrė pėr ta rregulluar kėtė problem?
    Kishte kėrkuar nga qeveria qė tė ndėrtohej njė kombinat pėr ambalazhimet nė Sarandė, e cila i nxirrte shpejt shpenzimet e saj, por nuk u aprovua. "Kam kėrkuar, -shpjegoi Kiēoja, - qė tė bliheshin edhe dy avionė pėr tė transportuar perimet e frutat nė vendet e Evropės, me tė cilat ishin lidhur edhe kontrata qė tė eksportoheshin tė freskėta e pa firo. Transporti me kamionė kushtonte mė shtrenjtė, prishej dhe cilėsia e mallit. Por edhe ky propozim nuk m'u aprovua".
    Kam dėgjuar se kanė marrė kritika edhe pėr importin e mallrave, dhe jo vetėm pėr eksportin. Ėshtė e vėrtetė?
    Kur nga Italia ishin importuar disa mallra tė konsumit tė gjerė, si frigoriferė, lavatriēe, tė cilėsisė sė lartė, punonjėsit e ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme ishin kritikuar rėndė nga organet e partisė, duke e cilėsuar si propagandė e qėllimshme pėr mallrat e vendeve kapitaliste.
    Ēfarė ju ka deponuar Vasil Kati?
    Sipas deponimeve tė Vasil Katit dhe dėshmive tė kuadrove tė tregtisė, ai ndiqte zhvillimin e tregtisė nė vendet e ndryshme tė botės, ishte njohės i mirė i kėtij zhvillimi. Si i tillė, ai kishte bėrė disa informacione me tė dhėna tė ndryshme pėr zhvillimin ekonomik e tė tregtisė nė tregjet e bursat e tyre, tė cilat ia kishte dėrguar edhe kryeministrit, me kėrkesėn e tij. Vasili ishte dhe njeriu mė i shqetėsuar pėr sigurimin e mallrave qė kėrkoheshin me urgjencė, se mbeteshin ndėrmarrjet pa punė e pėr pasojė do tė pėrgjigjeshin pėr kėto mungesa. "Gjejini mallrat shpejt, - u kėrkonte punonjėsve tė ndėrmarrjeve tė Tregtisė, - se do tė na fusin nė burg" etj., etj.
    Si vijuat mė tej?
    Vijuam njė hetim tė ri, qė kishte specifikė tė veēantė. Sipas njė tė dhėne, Kiēo Ngjela akuzohej se kishte bėrė njė studim pėr tė zhvilluar tregti me tregun e pėrbashkėt europian.
    I pyetur pėr kėtė problem, Kiēoja shpjegoi se kishte bėrė njė studim pėr tregun e pėrbashkėt europian, ku do tė kishte njė leverdi tė dukshme ekonomia jonė. Klauzolat e tij, kishin tė bėnin me faktin qė tė gjenin mundėsinė e eksportimit tė mallrave nė anėtarėt e kėtij tregu, tė cilėt nuk pengoheshin nga marrėveshjet e shteteve qė bėnin pjesė nė tregun e pėrbashkėt evropian.
    Studimin, e kishte bėrė tė ditur lart?
    "Kėtė studim, - theksoi ai, - e kam dėrguar edhe nė aparatin e KQ tė Partisė dhe nė qeveri". "Kopja e kėtij materiali - mė tha Kiēoja - ėshtė nė Ministrinė e Tregtisė".
    E verifikuat?
    E kėrkova kėtė material dhe nė tė vėrtetė e gjeta. Ishte i arshivuar. E njoha Kiēon me tė dhe mė tha se ai ishte materiali. Ishte e vėrtetė qė ky material i ishte dėrguar KQ tė Partisė dhe Kryeministrit. Kėshtu qė, e dhėna qė e ngarkonte Kiēon pėr veprime kundėr vijės sė partisė nuk qėndronte.

    (Vijon nesėr)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Kiēo Ngjela: Nga peshqeshet qė vinin nga jashtė, fituan familjet e Bllokut, jo unė

    NGA: FATOS VELIU

    TIRANE-Jemi nė vazhdėn e procedurės hetimore ndaj Kiēo Ngjelės, Vasil Katit dhe grupit tė cilėsuar “sabotatorė dhe armiq tė ekonomisė sonė kombėtare”, Koēo Theodhosit dhe Abdyl Kėllezit. Nga numri i kaluar folėm pėr akuzėn e ngritur ndaj Kiēo Ngjelės pėr tregtinė me firmat perėndimore, kryesisht me ato amerikane, tė ardhura nė Europė, qė ishte bėrė nė kundėrshtim me vijėn e partisė, tė konstatuara nga Kontrolli i Shtetit. Ajo pėr tė cilėn doja t’ju pyesja nė kėtė numėr ėshtė nėse ka akuza tė tjera tė ngritura nė bazė tė kėtyre lloj konstatimesh nga ky Kontroll i Shtetit pėr tė cilin folėm mė parė?

    Kontrolli i Shtetit nė Ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme, i konsideroi tė gabuara dhe nė kundėrshtim me direktivat e partisė, zhvillimin e marrėdhėnieve tregtare me disa firma kapitaliste pėr qepjen e konfeksioneve me materialin e porositėsit, tė cilėt paguanin vetėm punėn. Ishin lidhur kontrata me dy firma tė huaja, njė holandeze e njė gjermane, pėr qepjen e konfeksioneve, si pardesy, kostume, fustane e tė tjera, duke sjellė mallin e tyre, copat, deri te penjtė e komēat, nė ndėrmarrjet e veshjeve Korēė, Elbasan e Tiranė.

    Pse ishte i dėnueshėm ky veprim?

    Ky veprim i ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme u konsiderua shfrytėzim kapitalist i punėtorėve tanė.

    E kush ishin deponimet e Kiēos nė hetuesi ndaj kėtyre pretendimeve tė kthyera nė akuza?

    Tė pandehurit Kiēo Ngjela e Vasil Kati, lidhur me kėtė problem, deponuan nė hetuesi, se ata nuk e shikonin si gabim e kundėrvėnie tė orientimeve tė partisė. Ata kishin menduar se njė veprim i tillė ishte nė interes tė vendit, pasi u futėn nė punė shumė gra e vajza, u specializuan punėtorėt pėr tė qepur me cilėsi tė lartė dhe pėr tregun e brendshėm, por edhe tregun e jashtėm, me prodhimet tona. Firmat e jashtme sollėn dhe makineri pėr qepjen e konfeksioneve, me njė teknologji tė lartė.

    Duke parė kėtė leverdi, sigurisht qė ata nuk mund tė binin dakord pėr mbylljen e kėtij aktiviteti?

    Mbylljen e kėtij aktiviteti, si Kiēo Ngjela e Vasil Kati, por edhe kolektivi punonjės i ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme qė u morėn me kėtė problem, e konsideruan tė dėmshėm pėr ekonominė shqiptare. Sipas tyre, po tė zgjerohej kjo veprimtari, pėr tė cilėn kishte kėrkesė nga firma tė huaja, punėsoheshin mjaft punonjės, njėkohėsisht thithej dhe valutė e huaj.

    E shikoj se qenka njė fushė interesante ajo pėr tė cilėn janė hetuar dhe gjykuar Kiēo Ngjela, Vasil Kati etj., pasi ka tė bėjė me fakte krejt tė panjohura dhe shumė interesante pėr progresin e ekonomisė sonė tė centralizuar, por qė gjithsesi parimet ideologjike paskan bėrė hatanė tė themi, duke prishur ēdo nismė leverdisėse pėr ekonominė dhe punonjėsit e kohės. Pyetja ku dua tė ndalem pėr tė plotėsuar detajet e pėrmendura ėshtė se, si ka qenė sipas Ngjelės, nė atė kohė, interesimi i firmave tė huaja pėr investime nė Shqipėri?

    Si nga deponimet e Kiēo Ngjelės e Vasil Katit, ashtu dhe nga thėniet e punonjėsve tė Tregtisė sė Jashtme, rezultonte se firma tė huaja nga vendet perėndimore kishin kėrkuar qė tė bėnin investime nė objekte tė ndryshme prodhuese nė Shqipėri.

    Pėr shembull?

    Disa specialistė nga Finlanda kishin kėrkuar tė dinin se si e shfrytėzonim ne rrėshirėn e pishave, si e merrnim e sa merrnim nga trungu i pishės. Kur e panė se si merrej rrėshira nga trungu, kishin thėnė se kjo ėshtė njė metodė primitive. “Ne, - kishin thėnė kėta specialistė, - jemi nė veri me njė klimė tė ftohtė, por duke shfrytėzuar nė mėnyrė shkencore, marrim rrėshirė nga njė trung pishe shumė herė mė tepėr nga sa merrni ju qė keni njė klimė mė tė nxehtė”.

    E ēfarė kėrkese bėnė kėta?

    Finlandezėt kėrkuan qė tė investonin pėr tė krijuar njė kombinat pėr pėrpunimin e rrėshirės dhe halat e pishės, pėr tė prodhuar letėr me cilėsi tė lartė. Me shitjen e kėtij produkti tė lahej gradualisht investimi i tyre. Ka pasur edhe propozime tė tjera pėr investime.

    Dhe ēfarė ju kanė deklaruar nė hetuesi vetė tė pandehurit pėr kėto lloj propozimesh qė u shkonin nga kėta kontraktorė?

    Sipas deponimeve tė Vasil Katit, atyre u pėlqente propozimi i tyre, qė tė zhvillohej ekonomia, tė futeshin njerėzit nė punė...

    Po atėherė?
    Por ata nuk mund ta bėnin njė propozim tė tillė nė organet e partisė dhe nė qeveri, sepse kishin frikė se do t’i akuzonin pėr veprime kundėr direktivave tė partisė, se mund tė interpretohej si kundėrvėnie, si marrie kredie.
    Ku qėndron gabimi kėtu?
    Ka qenė e ndaluar me ligj marrja e kredive nga vendet kapitaliste e revizioniste.

    Ju ka treguar Ngjela pėr oferta interesante pėr blerje mallrash apo pėr bėrje importi?

    Ka pasur propozime nga firma tė ndryshme tė vendeve perėndimore, sidomos nga firmat italiane, qė tė eksportonin nė vendin tonė mallrat e tyre dhe vlefta t’u shlyhej pas shitjes.

    Po, dhe si ėshtė vepruar?

    Edhe kėto kėrkesa u janė refuzuar, sepse ashtu si nė rastin qė pėrmendėm, kjo konsiderohej si marrie kredie e qė binte nė kundėrshtim me politikėn e partisė, me Kushtetutėn e Shqipėrisė, qė ndalonte nė mėnyrė kategorike marrjen e kredive nga vendet kapitaliste-revizioniste tė tregtisė dhe ekonomisė. Refuzimi i kėtyre propozimeve e frenonte nė njė shkallė tė konsiderueshme tregtinė me kėto vende dhe zhvillimin ekonomik tė vendit.

    Qartė zoti Martiro. Hetimi i mėtejshėm i tyre?

    Vijuam zhvillimin e hetimeve, pėr akuzėn qė u bėhej tė pandehurve Kiēo Ngjela e Vasil Kati, se kishin zhvilluar punė armiqėsore, duke i sjellė njė dėm tė madh ekonomisė popullore dhe se kishin depozituar valutė jashtė shtetit nė dobi tė tyre.

    Si ishte ajo akuza e depozitimit tė valutės, qė pėrmendėt paksa mė parė?

    Kiēo Ngjela, Vasil Kati dhe punonjės tė tjerė tė Tregtisė sė Jashtme, akuzoheshin nga materialet e partisė, se kishin depozituar valutė jashtė shtetit nė emėr tė tyre.

    Dhe ēfarė deklaruan pėr kėtė akuzė?

    Tė pyetur nė hetuesi pėr kėtė akuzė, tė pandehurit Kiēo Ngjela e Vasil Kati, mohuan nė mėnyrė kategorike njė veprim tė tillė nga ana e tyre dhe nuk dinin qė ndonjė kuadėr i Tregtisė sė Jashtme tė kishte depozituar valutė jashtė shtetit nė emėr tė tyre.

    Vėrtet nuk iu zbuluat gjė?

    Nė fakt, me pėrjashtim tė asaj qė thuhej nė materialet e partisė, nuk kishte asnjė provė, asnjė tė dhėnė, qoftė nga organet e zbulimit e kundėrzbulimit apo dhe tė dhėna tė tjera, qė tė mund tė vėrtetohej kjo akuzė.

    Tani dua tė kuptoj nėse nga ky Kontrolli i Shtetit qė ju pėrmendėt, nuk paska pasur asnjė akuzė tė saktė, por vetėm gėnjeshtra?

    Nė aktet e Kontrollit tė Shtetit, zhvilluar nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme, viheshin nė dukje mjaft shkelje e veprime, me pasoja tė dėmshme pėr ekonominė, si monetare ashtu dhe materiale, pėr tė cilat ngarkoheshin me pėrgjegjėsi drejtuesit e kėtyre ndėrmarrjeve dhe pėrgjegjėsit e kėtij
    dikasteri, Kiēo Ngjela e Vasil Kati.

    Pėr shembull?

    Sipas kėtyre akteve, nga mosorganizimi i mirė i punės pėr shkarkimin nė kohėn e duhur tė anijeve me mallrat qė importoheshin, ishin paguar disa mijėra dollarė gjobė. (Pėrmendeshin rastet e kėtyre shkeljeve dhe shuma e valutės sė paguar.) Gjithashtu, pėrmendeshin dėmet nė valutė, nga gjobat e vėna nga firmat e huaja pėr mosrealizimin nė kohė e me cilėsi tė kontratave me kėto firma. Ose pėr neglizhencė ishte prishur njė sasi domatesh e destinuar pėr nė Austri, pėr tė cilat ishte paguar valutė pėr groposjen e tyre jashtė shtetit etj.

    Si i justifikonin kėto?

    Tė pyetur pėr kėto veprime e dėme tė ekonomisė sonė, tė pandehurit Kiēo Ngjela e Vasil Kati, deponuan se zhvillimi i tregtisė nuk shkon vaj; ndodhģ tė tilla janė tė pashmangshme pėr arsye objektive e subjektive. Shkarkimi i anijeve nuk varej nga ne, por nga Drejtoria e Portit. Gjobat pėr mosrealizimin e kontratave, kanė ardhur edhe pse mallrat e kontraktuara pėr eksport, nuk kanė qenė tė prodhuara nė kohėn e duhur, apo pėr cilėsi tė dobėt tė tyre. Edhe nė ndėrmarrjet tona i kanė paditur e gjobitur firmat e huaja pėr mosrealizimin e kontratave nė kohė apo pėr cilėsi tė dobėt. Nė kėto veprime nuk pėrjashtohen edhe tė metat e dobėsitė e punės, tė neglizhencės apo paaftėsisė. Por nė kėto veprime e dėme nuk ka asgjė tė qėllimshme pėr tė dėmtuar ekonominė tonė.

    Po puna e ēmimit tė mallrave tė blera, pėr tė cilat ėshtė aluduar shumė dikur, ėshtė pėrmendur nė akuzė apo nė hetimet tuaja?

    Nė aktet e Kontrollit tė Shtetit, nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme dhe nė vetė dikasterin e Tregtisė, pėrmendeshin fakte pėr blerjen e mallrave nga firmat e huaja, me ēmime mė tė shtrenjta, kur ka pasur oferta nga firma tė tjera pėr t'i blerė me ēmime mė tė lira, veprime kėto qė i kishin sjellė dėme ekonomisė nė valutė. Sipas akteve tė Kontrollit, kėto veprime ngarkonin me pėrgjegjėsi drejtuesit e ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme, por edhe Kiēo Ngjelėn e Vasil Katin, si ministėr e zėvendėsministėr tė Tregtisė.

    Deponimi i tyre?

    Tė pyetur pėr kėto ēėshtje, tė pandehurit Kiēo e Vasil, deponuan se ishte parim si pėr blerjet, edhe pėr shitjen e mallrave; janė kėrkuar oferta edhe telegrafisht nė ato firma qė dispononin ato mallra, pėr ēmimin dhe kriteret e tjera tė leverdishme. Po kėshtu ėshtė vepruar edhe pėr shitjen e mallrave tona, pėr tė cilat merreshin tė dhėna nė tregjet botėrore pėr ēmimin e kėtyre mallrave e tė tjera. “Firmat e huaja, - shpjeguan ata, - pėr shitjen e mallit tė tyre, i bėjnė reklamė mallit nė buletine e oferta, duke pėrmendur edhe ēmimet e kushte tė tjera, por kėto oferta e reklama nuk janė statike, por periodike, dhe ēmimet nė bursa lėvizin me orė dhe jo me ditė e muaj”. Kiēo Ngjela pėrmendi se, “neve si dikaster dhe ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme, na mungonin aparatet e nevojshme pėr tė marrė njoftime pėr lėvizjen e ēmimeve tė mallrave nė tregjet e botės”.
    Ata deponuan gjithashtu, se jo rrallė, mallrat janė kėrkuar tė blihen urgjentisht, mungesa e tė cilave rrezikonte prodhimin e ndėrmarrjeve tona. Nė kėto raste mallrat janė blerė mė shtrenjtė, se dhe sigurimi i tyre nuk ishte i lehtė nė tregjet e jashtme.

    Ju deklaruan ndonjė shembull?

    Midis tė tjerave pėrmendėn edhe njė rast, kur disa uzinave tė shkrirjes sė mineraleve, rrezikohej t’u shuheshin furrat e tyre pėr mungesė tė mineralit, qymyrit tė kokėsit, qė ishin me shumė pasoja pėr ekonominė. Nė kėtė rast u veprua me urgjencė qė tė gjendej malli pėr ta blerė dhe u ble me ēmime mė tė shtrenjta.

    Kėta justifikonin ēdo akuzė dhe nuk lanė vend pėr asnjė pranim tė paktėn tė ndonjė faji, qoftė dhe tė dorės sė dytė?

    Si Kiēo Ngjela, ashtu dhe Vasil Kati, nuk mohuan se nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme kishte dhe tė meta e dobėsi, pėr tė cilat ata kishin marrė masa, por kishte dhe arsye objektive qė e vėshtirėsonin punėn e tregtisė me jashtė. Kjo, pėr mungesėn e mallrave nė sasi e nė cilėsi tė eksporteve tona, por edhe pėr mungesėn e pėrvojės tė kuadrove tė kėtij sektori.

    Kishte pasur ndikim nė kėtė lloj tregtie prishja e marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik?

    Para prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinėn, shumica e mallrave tona eksportohej nė kėto vende nė formėn e kliringut dhe pak njiheshin e tregtohej nė tregjet e valutės sė lirė. Mallrat tona tė destinuara pėr eksport ishin tė pakta dhe shpesh cilėsia e tyre nuk ishte e standardeve qė kėrkoheshin nė tregjet e valutės sė lirė. “Ne, - theksoi Kiēo Ngjela, -eksportonim njė sasi tė konsiderueshme mineral kromi, por cilėsia e mineralit tonė ishte mė e dobėt se e mineralit tė kromit qė nxirrej nė minierat e Turqisė, Rodezisė apo Bashkimit Sovjetik, por edhe si sasi ishte mė e pakėt. Tregun e dominonin kėto vende, kėshtu qė edhe ēmimin nė tregjet botėrore e pėrcaktonin ato. Ose nafta jonė ishte me cilėsi mė tė dobėt, pėrmbante shumė squfur dhe ēmimi ishte mė i vogėl, me vėshtirėsi sigurohej edhe treg pėr tė etj.

    Kalojmė sėrish te akuza e shpėrdorimit tė valutės?

    Kiēo Ngjela e Vasil Kati akuzoheshin nga Kontrolli i Shtetit se i kishin shkaktuar dėm ekonomisė nė valutė, nga tejkalimi i ditėve tė miratuara pėr qėndrimin jashtė shtetit tė punonjėsve tė Tregtisė sė Jashtme, jashtė atyre tė planifikuara e tė miratuara nga organet e qeverisė, ku ėshtė dhėnė miratimi nga ata.

    Deponimi?

    Kėtė e justifikuan me nevojat e tregtisė. Lidhjen e marrėveshjeve tregtare, kontraktimet, zhvillimin e arbitrazheve e tė tjera.

    Kishte pasur raste kur ishte zgjatur artificialisht afati i qėndrimit?

    Nė fakt, si nga deponimet e tyre, edhe nga shpjegimet e kuadrove tė Tregtisė sė Jashtme, rezultonte se kishte edhe raste qė u ishte zgjatur afati i qėndrimit jashtė shtetit punonjėsve, jo pėr arsye pune, por pėr qėllime pėrfitimi, pėr tė marrė ndonjė plaēkė pėr vete, apo pėr t’u sjellė ndonjė peshqesh tė tjerėve, veprime kėto qė ishin bėrė nga Vasil Kati.

    Pėr se akuzoheshin tjetėr nė lidhje me shpėrdorimet?

    Nė aktet e Kontrollit tė Shtetit, tė pandehurit Kiēo Ngjela e Vasil Kati, akuzoheshin edhe pėr shpėrdorime tė tepėrta pėr pritjen e pėrfaqėsuesve tė firmave tė huaja tregtare, ardhur pėr probleme tė tregtisė, marrėveshjeve tregtare, lidhjen e kontratave, apo pėr bisedime, duke u servirur atyre ndonjė pije, dhėnien e ndonjė dreke apo darke, ēuar pėr vizitė nė ndonjė qendėr turistike e tė tjera.

    U habit Kiēo Ngjela pėr kėto lloj akuzash?

    Kėto akuza Kiēo Ngjela i quajti qesharake. “Shpenzimet tona pėr afaristėt e huaj kanė qenė minimale, - shpjegoi ai. - Shpenzime qė ishin tė planifikuara nė buxhetin e Ministrisė e tė ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme.”

    Akuzė tjetėr?

    Kėta tė pandehur akuzoheshin edhe pėr shpėrdorim e pėrvetim, tė mostrave apo tė ndonjė peshqeshi qė dėrgonin firmat e huaja, si blloqe, kalendar apo ndonjė pije etj. “Unė kam qenė ministėr, - deponoi Kiēoja, - nuk jam marrė me kėto sende, me shpėrndarjen e blloqeve apo kalendarėve e tė tjera. Nga kėto mostra e peshqeshe kanė pėrfituar familjet e Bllokut.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Kiēo Ngjela nė hetuesi: Kam kundėrshtuar Kombinatin Metalurgjik

    NGA: FATOS VELIU

    Le tė vijojmė nė intervistėn e radhės pėr procedurat e hetimit ndaj Kiēo Ngjelės, pėr tė cilin juve zoti Martiro u caktuat pikėrisht njeriu qė do tė artikulonit akuzat e ndėrtuara nė instancat mė tė larta tė shtetit tė asaj kohe, madje nga vetė Enver Hoxha. Pra, ndėrsa folėm pėr akuzat e shpėrdorimit tė vlerave monetare tė dikasterit dhe abuzimit me to, gjatė procedurave tė tregtimit me firmat e jashtme, ju vijuat mė tej me pyetjet ndaj tė pandehurit qė ju kishin ngarkuar, Kiēo Ngjelės. Si vijuan akuzat dhe pyetjet e radhės pėr tė cilat Ngjela duhej tė jepte shpjegime?
    Pas pyetjeve qė ju cituat, vijuam zhvillimin e hetimeve pėr akuzėn qė u bėhej tė pandehurve pėr goditjen e drejtimit tė centralizuar tė ekonomisė, futjen nė drejtimin e ekonomisė sonė, forma e metoda tė vetadministrimit titist e tė ekonomisė kapitaliste.
    Dhe si operuat nė kėtė pistė hetimi?
    Njė drejtim tjetėr kryesor nė procesin e hetimit, me tė pandehurit ishte dhe akuza, qė u ishte bėrė nga udhėheqja e Partisė, se me veprimet e tyre, grupi armiqėsor i Abdyl Kėllezit, Koēo Theodhosit e Kiēo Ngjelės u pėrpoqėn tė shtrembėronin e tė pengonin zbatimin e politikės ekonomike tė partisė.
    Mė ēudit fakti se nė ē'mėnyrė njė ministėr Tregtie, kushdoqoftė, mund tė ketė mundėsi tė pengojė politikėn e njė Partie- Shtet? Ku qėndronte thelbi ku ishte mbėshtetur kjo akuzė?
    Akuzoheshin se me kėtė pengim tė zbatimit tė politikės ekonomike tė partisė do tė arrinin tė goditnin parimin e drejtimit tė centralizuar tė ekonomisė, duke futur metoda revizioniste tė decentralizimit e tė vetadministrimit titist dhe tė ekonomisė kapitaliste, tė cilat gjenin pasqyrimin edhe nė materialin "Mbi metodėn e planifikimit dhe tė furnizimit materialo-teknik".
    Nga kush ishte pėrpiluar ky material, qė ashtu si nė rastin e ushtarakėve, qenkėsh kthyer nė akuzė?
    Materiali "Mbi metodėn e planifikimit dhe tė furnizimit materialo-teknik" tė sipėrcituar ishte pėrpiluar nėn drejtimin e Abdyl Kėllezit.
    Dhe nė ēfarė plenumi u dėnua ky material nė atė kohė?
    Materialet e pėrmendura i dėnoi Plenumi i 7-tė i KQ tė PPSH-sė, duke i quajtur se nė to ishin futur metoda revizioniste jugosllave.
    I pranoi Kiēo Ngjela kėto akuza?
    Si Kiēo Ngjela, ashtu dhe Vasil Kati nuk e pranuan kėtė akuzė, se ata nuk kishin vepruar kundėr politikės sė partisė nė ekonomi pėr metoda revizioniste tė tipit jugosllav.
    Po deklarimi i tyre pėr materialin?
    I pyetur pėr dy materialet e pėrgatitura nga Abdyl Kėllezi, "Mbi metodologjinė e planifikimit" dhe atė tė "Furnizimit materialo-teknik", tė cilat ishin dėnuar nga Plenumi i 7-tė i KQ tė partisė dhe pėr pikėpamjet e tij pėr dy materialet e mėsipėrme, Kiēo Ngjela shpjegoi se me porosi nga udhėheqja e partisė dhe ajo shtetėrore, u krijua njė grup pune nėn drejtimin e Abdyl Kėllezit, ish-kryetar i komisionit tė Planit tė Shtetit, pėr tė studiuar metodėn e planifikimit e tė shpėrndarjes sė valutės pėr mallrat e importit e pėr ta pėrmirėsuar atė.
    Kush kishte marrė pjesė nė kėtė grup?
    Kiēo deklaroi: "Nė kėtė grup pune merrnin pjesė edhe zėvendėskryeministri, kuadro nga KQ i Partisė qė merreshin me ekonominė, ministra ku bėja pjesė dhe unė - tha ai. - Qėllimi ishte qė tė pėrmirėsohej planifikimi i ekonomisė dhe pėrdorimi i valutės nė blerjen e mallrave, duke u dhėnė mė shumė kompetenca dikastereve dhe ndėrmarrjeve prodhuese".
    Pra, fjala ishte te decentralizimi pėr planifikimet materiale?
    Sipas deponimeve tė tij, ai ishte plotėsisht dakord qė tė pėrmirėsohej metoda e planifikimit material dhe shpėrndarja e valutės pėr blerjen e mallrave tė planifikuara, nė kėtė aspekt duhet t'u jepeshin mė shumė kompetenca dikastereve dhe ndėrmarrjeve prodhuese.
    Duhej tė bėhej njė farė decentralizimi i kompetencave pėr pėrdorimin e valutės pėr importin e mallrave dhe sigurimin e tyre.
    Pse duhej tė lėvizte nga metoda ekzistuese, kur nuk i paskėsh kaq tė plota kompetencat?
    I pandehuri Kiēo Ngjela shpjegoi se metoda ekzistuese e planifikimit material dhe shpėrndarja ishte tepėr e centralizuar, kėshtu qė nė praktikė krijonte shumė pengesa e vėshtirėsi.
    Pra, nė mos gabohem, ka pasur qėllim qė t'u kalonte valutėn dikastereve dhe ato ta pėrdornin pėr nevojat emergjente qė konstatonin vetė dhe jo t'ua gjenin tė tjerėt?
    Ai kishte shprehur dhe ishte i mendimit qė valuta e planifikuar pėr blerjen e mallrave nga importi sipas planit, t'u vihej nė dispozicion dikastereve dhe ndėrmarrjeve prodhuese dhe ato tė kontraktonin me ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme dhe ato vetė tė pėrgjigjeshin pėr mbulimin e nevojave me mallrat e importit tė planifikuar.
    Po pra, me fondin nė valutė tė merrej vetė dikasteri, qė kishte nė vartėsi ndėrmarrjet prodhuese?
    Kjo do tė thoshte qė tė mos merrej direkt Komisioni i Planit tė Shtetit pėr tė kontraktuar e siguruar gjithė gamėn e mallrave tė importit tė planifikuara pėr ēdo dikaster e ndėrmarrje prodhimi, por t'u shpėrndahej dikastereve sasia e valutės e planifikuar pėr blerjen e mallrave tė nevojės sė tyre.

    Ju pyeta dhe pak mė lartė pėr praktikėn ekzistuese deri nė atė kohė. Pse nuk ishte dakord Kiēo Ngjela? Pra, ēfarė ju ka deklaruar pėr kėtė problem nė ditėt qė ju i bėnit hetuesinė?
    Kiēo Ngjela shpjegoi se praktika e ndjekur deri atėherė kishte sjellė anomali nė importin e mallrave tė planifikuara pėr ēdo dikaster dhe shpėrndarja e tyre dėmtonte ekonominė.
    E citon dot saktėsisht?
    "Sipas kėsaj praktike, - deklaroi ai, - plani i importit tė mallrave u vinte ndėrmarrjeve tė tregtisė sė jashtme nga Komisioni i Planit tė Shtetit, sipas planeve tė miratuara pėr ēdo dikaster. Kėto lidhnin kontrata me firmat e huaja pėr sigurimin e kėtyre mallrave dhe vendoseshin nė Bazėn Grosiste Durrės. Por jo pak raste kishte qė dikasteret dhe ndėrmarrjet prodhuese nuk dinin se ēfarė malli u ishte siguruar e importuar nga tė planifikuarat dhe kėrkonin importimin, bile dhe me urgjencė po tė atyre mallrave qė nė fakt ishin tė siguruara dhe qėndronin nė bazat grosiste. Jo rrallė ishin konstatuar qė nė depon e mallrave tė njė dikasteri, tė gjendeshin edhe mallra qė nuk kishin tė bėnin me kėtė dikaster".
    Pra, pėr kėto paradokse banale qė cenonin rėndė faktorin ekonomik, ai ju deklaronte se ishte shprehur saktėsisht dhe me zhurmė?
    Sipas deponimeve tė tij, qė unė jua shpreha disi mė lartė, madje dhe nė shumė raste, duke e cituar rigorozisht, ai kishte shprehur mendimin e tij si nė organet e partisė, ashtu edhe nė qeveri, qė ndėrmarrjet e naftės, kromit, bitumit e ndonjė tjetėr tė kishin kompetenca, tė kontraktonin vetė me ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme pėr shitjen e mallit tė tyre sipas planifikimit e miratimit tė tyre dhe t'u lihej atyre qė ta pėrdornin pėr investime, zgjerimin e prodhimit dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė mallrave tė prodhuara pėr tregun e jashtėm.
    Ju ka shpjeguar se ai si specialist i mirėfilltė i tregtisė globale tė vendit kishte bindje pėr progresin e asaj qė propozonte?
    Ndėrsa ia kemi bėrė kėto lloj pyetjesh teksa vijonim procesin e hetimit nė kėtė akuzė, ai deklaroi se ky do tė ishte njė stimul pėr shtimin e prodhimit dhe pėr tė ardhurat e shtetit, por edhe tė kolektivave. "Unė kam menduar, - u shpreh Kiēoja, - nė tė mirė tė zhvillimit tė ekonomisė. Kėto mendime e propozime nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me pikėpamjet vetadministruese revizioniste. Akuzat qė mė bėhen pėr kėto ēėshtje janė pa asnjė bazė. Mendimet e mia pėr kėto ēėshtje i kam shprehur hapur nė parti dhe qeveri".
    Jam kurioz tė di zoti Martiro se kėto lloj materialesh qė punoheshin nė kėtė ministri, pavarėsisht se flitej pėr progres dhe lehtėsi procedurash, a ishin miratuar nė qeveri? Pra, dua tė them, a ishte njohur kryeministri me kėtė lloj studimi efikas pėr mėnyrėn e tregtisė sė thjeshtė?
    Kiēo Ngjela nuk pėrmendi asnjėherė, nėse dy materialet mbi "Metodėn e Planifikimit dhe "Furnizimit materialo-teknik" ishin parė apo miratuar nga kryetari i qeverisė, Mehmet Shehu. As unė nuk e kam pyetur dhe as mund ta pyesja.
    Gjithsesi, derisa ishin kritikuar do tė thoshte se ishin bėrė prezente, apo jo?
    Tė dyja materialet e mėsipėrme ishin kritikuar e dėnuar jo nga qeveria, por nga Plenumi i KQ tė Partisė, dhe pikėrisht nga Plenumi i 7-tė.
    Pėr pikėpamjet?
    Po, ishin kritikuar pėr pėrmbajtjen e tyre me pikėpamje revizioniste.
    Por mė vonė unė u akuzova se kisha qėllime armiqėsore, qė nuk zhvillova hetime me tė pandehurin Kiēo Ngjela dhe pėr veprimtarinė armiqėsore tė Mehmet Shehut.
    Kur u arrestuat vetė pas dėnimit tė figurės sė Mehmet Shehut dhe arrestimit tė Kadri Hazbiut?
    Po, po. Jua kam thėnė dhe nė fillim qė unė pas kėsaj u arrestova vetėm pėr faktin se Enver Hoxha deklaroi se Mehmet Shehu kishte qenė qendra e kėtyre grupeve sabotatore dhe armiqėsore tė vėna nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja. Kėtu ka qenė fjala qė nga grupi i Beqir Ballukut, gjė pėr tė cilin unė u arrestova me akuzėn qė nuk paskėsha zbardhur deklarimet e Beqirit se nė krye tė grupit qenkėrkan Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Pra, unė kisha mbuluar dhe vonuar zbulimin e tyre, qė e paskish bėrė partia mė vonė. Mund tė betoheshe e pėrbetoheshe tėrė kohėn se nuk ka deponuar asgjė Beqir Balluku nė lidhje me ketė fakt, por kujt t'ia thoshe!? Po ta thoshte Enver Hoxha nuk donte mėdyshje fare se nuk ishte e vėrtetė. Pra, me kėtė akuzė unė u arrestova brenda nė zyrėn time si kryetar i njė dege tepėr tė rėndėsishme nė sigurimin e shtetit. Tani qė t'ju dal te tema qė operonim nė kėtė bisedė, si u arrestova dhe m'u komunikuan njė sėrė akuzash si i pandehur qė isha marrė, njė prej kėtyre akuzave ka qenė edhe ajo se "kisha qėllime armiqėsore, qė nuk zhvillova hetime tė plota me tė pandehurin Kiēo Ngjela".
    Ose se ashtu si Beqir balluku edhe Kiēo Ngjela kishte deponuar edhe pėr pikėpamjet armiqėsore tė Mehmet Shehut e ishin fshehur nga hetuesi (unė).
    Pra, kohė mė mbrapa kur Kiēo Ngjela ishte nė burg, ju ishit i pandehur. Jua kanė sjellė si dėshmitar Kiēon nė gjyq?
    Nė gjyqin kundėr meje u thirr si dėshmitar Kiēo Ngjela, i cili vuante dėnimin me burg. Kur kryetari i gjykatės e pyeti nėse ishte keqtrajtuar gjatė hetuesisė sė tij nė hetuesi? Kiēo Ngjela iu pėrgjigj: "Jo, nuk jam keqtrajtuar" dhe kur u pyet se ēfarė kishte thėnė nė hetuesi pėr veprimtarinė armiqėsore tė Mehmet Shehut dhe nuk ishin pranuar nga hetuesi! Kiēo Ngjela u pėrgjigj me nervozizėm: "As nuk kam thėnė gjė nė hetuesi dhe as nuk kam ditur pėr ndonjė veprimtari armiqėsore tė Mehmet Shehut". Ishte njė akuzė idiote e bėrė kundėr meje.
    Pra, qėllimi ishte ajo qė citova mė lartė?
    Qėllimi ishte qė tė vėrtetonin atė qė kishte thėnė Enver Hoxha se, nė krye tė tė gjitha grupeve "armiqėsore" tė zbuluara nga partia ishte poliagjenti Mehmet Shehu.
    Pra, mė sė shumti nė atė lloj hetuesie qė bėnit ndaj ish-ministrit Kiēo Ngjela kishin njė vijė si e ish- ministrit Beqir Balluku, tė cilin po ashtu e hetuat ju. Ju mė sė shumti jeni marrė me hetimin e mendimit tė tyre, tė kthyer nė akuzė nė instancat e larta tė politikės sė kohės?
    U pėrqendruam ndėr tė tjerash te mendimet e ish-ministrit tė Tregtisė, Kiēo Ngjela, pėr zhvillimin ekonomik tė vendit tonė.
    Si e vijuat kėtė start hetimi?
    Si gjatė hetimit dhe bisedave tė lira me tė, Kiēo Ngjela ka shprehur mendimet e tij pėr problemet ekonomike nė Shqipėri. Mendime qė sipas tij, i kishte thėnė hapur nė parti dhe qeveri. Ai ka qenė i mendimit qė nė vendin tonė tė zhvillohej mė shumė industria e lehtė dhe ajo ushqimore si pėr plotėsimin e nevojave tė tregut tė brendshėm, ashtu edhe pėr eksport, me qėllim qė tė sigurohej valutė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė ekonomisė. Ishte pėr ngritjen e komplekseve, pėr rritjen e gjedhėve pėr mish, tė pularive pėr tė plotėsuar nevojat e konsumit tė brendshėm dhe tė shkurtohej importi i kėtyre prodhimeve, pėr sigurimin e tė cilave shpenzohej shumė valutė.
    Po pėr industrinė e rėndė, qė i mėshonte personalisht Enver Hoxha, ka qenė shprehur?
    Kiēo Ngjela ėshtė shprehur se ai ka qenė kundėr ndėrtimit tė Kombinatit Metalurgjik tė Elbasanit, kėtė mendim e kishte shprehur edhe nė organet e larta tė partisė e shtetit, por qė ishte kundėrshtuar e kritikuar pėr kėto mendime.
    Cilat ishin argumentet profesionale tė kundėrshtimit?
    Sipas tij, ndėrtimi i kombinatit ishte antiekonomik. Vetėm pėr blerjen e qymyrit tė koksit nė tregjet e jashtme duheshin 30 milionė dollarė nė vit.
    Po dhe ku ishte problemi?
    Ai theksoi se tė ardhurat qė do merreshin nga toka qė ka zėnė kombinati do tė ishin mė tė mėdha nga tė ardhurat e prodhimeve tė uzinės.
    Ka pasur propozime studimore pėr ekonominė? Ēfarė ju ka deponuar nė atė proces hetimor?
    Kishte propozuar qė tė shfrytėzohej uji i burimit tė Bistricės, qė derdhej nė kanalin e Ēukės pėr anijet e huaja tregtare qė lundronin nė detin Mesdhe. Vetė ekuipazhi i kėtyre anijeve, firma tė transportit detar kishin kėrkuar qė tė furnizoheshin me ujin e Bistricės, pėr pirje e pėr nevojat e tjera tė tyre.
    S'kishte gjetur mbėshtetje?
    Ky mendim ishte i miratuar edhe nga qeveria dhe ai kishte menduar tė vendoste dy apo tre bote tė mėdha pėr tė ankoruar anijet nga tė cilat do tė sigurohej mjaft valutė. Por ky veprim ishte anuluar nga instancat e larta tė partisė, duke e konsideruar tė dėmshėm nga ana politike.
    Juve si hetues zoti Martiro, ishit i bindur nė akuzat qė hetonit mbi tė dhe a kishit besim personalisht se ai ishte nga specialistėt mė tė mirė tė tregtisė dhe ekonomisė sonė tė asaj kohe?
    Kiēo Ngjela, si ekonomist i vjetėr e njohės i problemeve ekonomike tė vendit, ishte i preokupuar pėr zhvillimin e ekonomisė sė vendit, gjė qė e shprehte si gjatė hetimit dhe gjatė bisedave tė lira me tė, por edhe pas dėnimit tė tij.
    Nė ē'mėnyrė?
    Nė kohėn qė vuante dėnimin nė Burgun 313 tė Tiranės, mė ka kėrkuar mua qė tė takohesha me tė, si ish-hetuesi i tij. Veē bisedave mė ka dhėnė edhe disa fletore tė shkruara, me mendimet e tij pėr disa probleme tė zhvillimit ekonomik tė vendit.
    Ēfarė ėshtė bėrė me kėto shėnime?
    Me kėto shkrime e propozime tė tij pėr ēėshtjet ekonomike janė njohur pėrgjegjėsit e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe me sa di unė, janė dėrguar edhe lart nė udhėheqjen e partisė e tė qeverisė. Kėto shkrime janė arkivuar e mund tė ndodhen nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme apo nė arkivin e shtetit.

    (Vijon nesėr)

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Hetuesi i Kiēo Ngjelės: Spartak Ngjela bėnte njė jetė tė shthurur

    NGA: FATOS VELIU

    Zoti Martiro, teksa mė folėt nga numri i kaluar pėr relatat qė ju keni pasur me tė pandehurin tuaj tė dikurshėm, ish ministrin e tregėtisė Kiēo Ngjela, ēuditem shumė me etiketat dhe pėrshkrimin qė ju ka bėrė i biri i tijė Spartak Ngjela nė serialet e botimeve tė tij me kujtime. Konkretisht nė vėllimin e dytė "Pėrkulja dhe rėnia e tiranisė shqiptare, 1957-2010", botim i "UET Press", avokati Spartak Ngjela teksa tregon vitet e tij brenda qelive tė burgut, mes tė tjerash flet me shumė hollėsi pėr tė mos thėnė me mllef pėr dy hetues, Elham Gjika dhe Kristofor Mėrtiri. Madje siē dhe duhet ta kesh lexuar, pėr emrin tuaj ai pėrdor njė zhargon shumė mė tė ashpėr se pėr hetuesin e tij Elham Gjika. Si e shpjegoni ju kėtė?

    Eeee, e di dhe jam shumė i revoltuar pėr faktin se ai abuzon dhe abuzon shumė me tė vėrtetėn. Unė me kėtė rast meqenėse flas me kaq hollėsi pėr publikun e gjerė aq mė shumė qė kam qėllim tė qartėsoj ēdo abuzim jo vetėm me veten time, por me tė vėrtetat historike qė ėshtė bėrė me hetimin dhe tė veēantat e figurave tė dikurshme qė kanė kaluar nė qelitė e burgut, pėr t'u viktimizuar nga politika gjakatare e Enver Hoxhės, kam pėrgatitur dhe njė pėrgjigje pėr Spartak Ngjelėn. Paraprakisht po ju them vetėm kaq, qė unė kur jam arrestuar nga kolegėt e mi, me njė mori akuzash siē kanė pasur dhe tė pandehurit qė dikur unė hetoja, jam akuzuar se kam zbutur luftėn e klasave pėr veprimtari armiqėsore dhe nė kėtė zbutje ėshtė cilėsuar me njė vėmendje tė veēantė mbėshtetja qė i kam dhėnė familjes sė Kiēo Ngjelės, konkretisht tė shoqes dhe tė bijės nė internim. Por pėr akuzat dhe procesin tim do t'i bėj tė qarta mė mbrapa, sipas radhės sė kėsaj interviste, ku ju do tė shikoni se njė pikė ėshtė edhe ajo qė tė thash pėr zbutjen e luftės sė klasave ndaj familjes sė Kiēo Ngjelės. Ndėrkohė qė Spartak Ngjela gėnjen qė nė fillim kur thotė se unė nuk isha jurist, ndėrkohė qė kisha mbaruar shkėlqyer Fakultetin e Juridikut, ndėrkohė qė kisha qenė dhe pedagog dhe shef katedre nė shkollėn e kuadrove tė Ministrisė sė Brendshme. Pėr mė tepėr po ju vė nė dispozicion diplomėn pėr t'ia bėrė tė qartė lexuesit pėr tė bindur Spartak Ngjelėn qė kam mbaruar vetėm shkėlqyer. Ndėrkohė qė po ju vė nė dispozicion replikėn e pėrgatitur, tė cilėn duhet ta botoni me pikė dhe presje, siē e kam shkruar.

    (Marrė nga dora e z. Martiro kopjen e diplomės sė Fakultetit Juridik, ku spikasin notat maksimale dhe materialin replikues pėr Z. Ngjela, tė cilin e botojmė nė vijim tė kėsaj interviste, shėnimi im F.V)

    Nė pėrgjigje tė
    Z. Avokat Ngjela

    Zoti avokat Ngjela, nė librin e tij me njė gjuhė rrugaēėrie, shpif e trillon e mė ofendon publikisht mua, Kristofor Martiron.
    I kam hedhur e i hedh poshtė me neveri kėto shpifje e trillime tė ndyra tė bėra nga njė njeri delirant, mburravec e demagog.

    Zoti Ngjela gėnjen e mashtron, mburret pėr procesin e tij hetimor, duke shitur mend e trimėri nė librin e tij. Kristofor Martiro nuk ka marrė pjesė nė hetimin e tij.
    Z.Ngjela gėnjen.
    Pėr mua si ish-hetues i Kiēo Ngjelės, s'kishte asnjė interes, se s'kishte se ēfarė tė mėsoje prej tij vetėm se sa dru kishte ngrėnė nga i ati pėr jetėn e tij tė shthurur.

    Z.Ngjela nė opinionin shoqėror, njihej si njė njeri mendjemadh e kapriēioz, mospėrfillės ndaj tė tjerėve. I rritur nė bollėk me tė gjithė tė mirat qė i siguronte brenda dhe jashtė vendit nga pozita e prindėrve tė tij, ku moshatarėt e tij nuk i shikonin as nė ėndėrr e pėr ta ishin tė ndaluara. Bėnte njė jetė tė shthurur e orgji, e bashkė me shokėt e tij i thurnin lavdi Partisė e Zeusit.
    Kur ra nga fiku, ju lag prapanica nė ujė se nuk i kishte mė privilegjet. Pas kėsaj, filloi tė ēirrej e tė ulėrijė pėr regjimin totalitar e tiranik.
    Kristofor Martiro e kolegėt e tij nuk ishin injorantė, siē shkruan ti, por kuadėr me arsim tė lartė juridik e me diplomė shkėlqyeshėm, tė marra me punėn e tyre. Nuk i kanė marrė notat "shumė mirė" me ndėrhyrjen e prindėrve, me maturitetin e tyre.
    Kristofor Martiro nuk ka qėnė kurrė arrogant, kriminel, bandit, siē shkruan ti. Kėto epitete ti marrėsh mbrapsh, tė pėrkasin ty, ti je i tillė. Ti u bėn thirrje njerėzve, demonstruesve tė kryejnė akte dhune e tė derdhin gjak pėr pėrfitimet e tua tė paligjshme.
    Kristofor Martiron e njohin mijėra kuadro e njerėz tė thjeshtė atje ku ka punuar e jetuar. E njohin pėr edukatėn, karakterin e tij, pėr sjelljet njerėzore e humane. E njohin dhe zotin avokat qė vetėm mburret e shet e shet mend, por qė nuk i pranon njeri se janė boshe e bien erė tė keqe.
    Kristofor Martiro, 40 vjet si kuadėr nė Organet e Punėve tė Brendshme, nuk i ka dhėnė kujt njė shuplakė apo ta ketė kėrcėnuar, pa le ta ketė dhunuar. Edhe nė procesin e Beqir Ballukut, Kiēo Ngjelės e Vasil Katit ku kam qėnė i komanduar pėr tė kryer detyrėn e hetuesit, marrėdhėniet me ta kanė qėnė mjaft korrekte e njerėzore, tė shprehura nga ata nė proceset gjyqėsore.
    Kristofor Martiro nė karrierėn e tij si kuadėr nuk ėshtė kritikuar e akuzuar pėr sjellje arrogante, pėr keqtrajtimin e njerėzve.
    Pėrkundrazi ėshtė akuzuar e dėnuar pėr sabotim tė vijės sė Partisė nė zhvillimin e luftės sė klasave duke mbrojtur elementė armiq. Kėta elementė armiq ishin familjet ,gratė e fėmijėt e atyre qė ishin dėnuar si elemente antiparti, komplotiste, sabotatorė etj, pėrfshi dhe familjet e Kiēo Ngjelės e Vasil Katit.

    Nė vendimin e Gjykatės Ushtarake pėr dėnimin tim, midis tė tjerave akuzohem:
    "I pandehuri Kristofor Martiro duke zbatuar porositė e armikut Kadri Hazbiu e Feēor Shehu, tė mara nga agjenti Mehmet Shehu qė nė maskėn e zbatimit tė ligjit, tė tregohej kujdes me elementėt e dėnuar si bashkėpunėtorė konsekuent tė armikut Mehmet Shehut. Ka bėrė pėrpjekje me tė gjitha forcat e tij, pėr tė shmangur nga goditje elementė armiq e me predispozicion armiqėsor, qė ndaj tyre tė mos merreshin masa tė pėrpunimit agjenturor, gjė qė do tė ēonte nė zbulimin e plotė tė veprimtarisė armiqėsore... .
    Tė tillė janė bėrė……… Pra nė kėtė mėnyrė janė pėrpjekur tė shmangin nga goditja elementė armiq, e pėr tė goditur mė fort vijėn e Partisė."

    U konsideruan armiqėsore veprimet e Kristofor Martiros dhe Llambi Peēinit qė Vera Ngjela tė ushtronte detyrėn e mjekes nė vendin e internimit, miratuar nga kryeministri Mehmet Shehu.

    U konsideruan armiqėsore veprimet e Kristofor Martiros dhe Llambi Peēinit qė Vera Ngjela tė ushtronte profesionin e laborantes.
    U konsiderua veprim armiqėsor, kėrkesa e Kristofor Martiros dhe Llambi Peēinit pėr t'i hequr masėn e internimit vajzės sė Vasil Katit, qė ishte e sėmurė, e duhej tė ishte e lirė pėr t'u kuruar.
    Po kėshtu Kristofor Martiro u akuzua se pėr qėllime armiqėsore, djali i armikut Vasil Kati nuk u internua.

    Kėto janė akuza tė bėra nė gjyqin e Kadri Hazbiut, e qė janė botuar nė shtyp.
    Kristofor Martiro u akuzua dhe u dėnua se kishte mbrojtur e pėrkrahur familjet e tė dėnuarve pėr "puē", "komplot" e "sabotatorė".
    Sipas akuzuesve, kėto familje ishin nė pozita armiqėsore dhe duhej t'i trajtoja si tė tilla, t'i keqtrajtoja, t'i arrestoja.
    Jo, me bindje e ndėrgjegje nuk i kam konsideruar armiq tė popullit e atdheut. Kuadrot e lartė e u dėnuan dhe familjet e tyre luftuan me armė nė dorė dhe dhanė gjithēka pėr ēlirimin e atdheut nga okupatorėt fashistė dhe pėr zhvillimin e mbrojtjen e atdheut.
    Kiēo Ngjela e Vasil Kati u akuzuan nga Udhėheqja e Partisė nė Plenumin e 8 tė KQ tė PPSH, pėr veprimtari armiqėsore, diversioniste e sabotuese. Si agjentė nė shėrbim tė tė huajve. Ata mbanin lidhje me agjentura armike, jepnin informata dhe sabotonin ekonominė. Pra Kiēo Ngjela, Vasil Kati e tė tjerė armiq e sabotatorė, ishin nė shėrbim tė tė huajve, theksohet nė fjalėn e udhėheqėsit tė Partisė.

    Unė si hetues i Kiēo Ngjelės e Vasil Katit nuk kisha prova pėr tė vėrtetuar akuzėn e rėndė tė tė qėnit agjent nė shėrbim tė agjenturave tė huaja. E pėr tė vėrtetuar kėtė akuzė tė udhėheqėsit tė partisė, pa fakte e prova, ishte rruga e ushtrimit tė dhunės sė egėr fizike mbi ta qė tė detyroheshin tė pranonin se ishin agjentė nė shėrbim tė tė huajve.
    Kėshtu, akuza largpamėse e udhėheqėsit do tė provohej dhe hetuesi do tė merrte dekoratė.
    Hetuesi Kristofor Martiro nuk ndoqi kėtė rrugė dhe nuk mund ta ndiqte me gjithė konsekuencat qė mund tė kish.
    Ndaj tyre nuk u shtrua asnjė lloj dhune, nuk ishte nė karakterin tim, nė edukatėn time pėrdorimi i dhunės. Kėshtu nuk mora dekoratė, por mora burgun pėr mbrojtje tė elementit armik.
    Kiēo Ngjela i thirrur si dėshmitar nė procesin tim gjyqėsor, i pyetur nga trupi gjykues nėse ishte pėrdorur dhunė gjatė hetimit tė tij nga i pandehuri Kristofor Martiro, u pėrgjigj se nuk ishte pėrdorur dhunė ndaj tij nga i pandehuri Kristofori.
    Kėto janė fakte z. avokat dhe jo shpifjet e tua. Zoti avokat, duhet tė kėrkosh publikisht falje pėr shpifjet e ofezat ndaj meje, Kristofor Martiro.

    (Vijon nesėr)

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Hetuesi: Kiēo Ngjela nė qeli fliste me mllef pėr udhėheqėsit e lartė

    Nga: FATOS VELIU

    Zoti Martiro, teksa folėt pėr shumė pista hetimi ndaj tė pandehurit Kiēo Ngjela, ish-ministėr i rėndėsishėm dhe jetėgjatė i shtetit tė asaj kohe, ndoshta mund tė ndaleshim paksa dhe te marrėdhėniet tuaja personale me tė. Pra zoti Martiro, kush kanė qenė marrėdhėniet tuaja si hetues me tė pandehurin Kiēo Ngjela?
    Kur u ngarkova tė zhvilloja hetimet me tė pandehurin Kiēo Ngjela, ministri Kadri Hazbiu mė porositi: "Ki kujdes nė hetimin me Kiēon, ėshtė kapriēoz e mospėrfillės, mund tė mbajė njė qėndrim tė tillė ndaj hetimit pėr atė qė akuzohet. Ti zhvillo hetimet sipas planit, i qetė e korrekt si gjithnjė, gjakftohtė ndaj pėrgjigjeve tė tij" etj.
    Dhe si ishte Kiēo Ngjela?
    Fillimisht, si nisa hetimet, Kiēoja i reflektoi kėto cilėsi. Pra ai ishte i tensionuar, impulsiv e fliste me mllef e mospėrfillje.
    Po mė mbrapa?
    Por gjatė zhvillimit tė hetimeve, duke mė parė mua nė njė qėndrim korrekt, pa ofendime e pėrdorim tė mjeteve joligjore pėr ta detyruar tė pranonte akuzat qė i ishin bėrė, se deponimet e tij fiksoheshin nė procesverbalin e posaēėm absolutisht sipas thėnieve tė tij, e tė tjera, Kiēoja ndryshoi qėndrim, u qetėsua dhe dha shpjegime pėr ato qė akuzohej. Pas kėsaj, gjatė gjithė kohės sė hetimit tė tij ai mbajti njė qėndrim dinjitoz, nuk e uli veten, nuk u ligėshtua, por kishte njė mllef pėr arrestimin e tij, mllef pėr udhėheqėsit lart.
    Pranonte gabime?
    Pranonte se nė punėn e tregtisė kishte tė meta dhe gabime. Por kuadrot e tregtisė kishin punuar pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e mėdha nė punėn e tyre, pėr tė gjetur mallra e tregje pėr eksport, qė ekonomia tė mos mbetej pa lėndėn e parė. Sidomos kjo, pas prishjes sė marrėdhėnieve tė Bashkimit Sovjetik e mė vonė me Kinėn.
    I ka shitur vartėsit e vet gjatė hetimeve Kiēo Ngjela?
    Kiēo Ngjela, asnjėherė nuk u mundua t'ua linte fajin pėr tė metat e gabimet kuadrove tė tjerėve tė tregtisė. Asnjėherė nuk u mundua t'i implikonte ata me pa tė drejtė.
    Ia keni vėnė ndonjėherė nė dukje kėtė gjė, apo i keni kėrkuar tė denonconte vartėsit?
    Gjatė njė bisede tė lirė, i thashė Kiēos se "ty tė akuzojnė se ke qenė arrogant me punonjėsit e tregtisė, se ke bėrė njė politikė personale me kėta kuadro, dikė e ke pėrkrahur e dikė e ke luftuar, e ke hequr nga tregtia".
    Pėrgjigjja?
    Qeshi pak dhe vijoi: "Po, unė kam qenė i rreptė nė kėrkimin e llogarisė, nuk kam bėrė dallime, por nuk i kam shitur kuadrot e mi. Kėta qė mė akuzojnė janė njerėz tė dobėt, qė duan tė pėrfitojnė diēka duke u bėrė servilė. Unė nuk kisha tė drejtė tė pushoja nga puna, apo tė merrja nė punė njė pastruese, pa le njė kuadėr".
    Pse?
    Tė gjitha kompetencat i kishte Komiteti i Partisė sė rajonit nga ku ne vareshim. Ky komitet miratonte njerėzit qė do tė shkonin jashtė shtetit pėr punė, pėr marrjen nė punė apo largimin e tyre, pėr dekorime etj.
    Si e vlerėsonte atė komitet?
    Fliste me njėfarė pėrēmimi pėr punonjėsit nė kėtė aparat tė partisė. Me njė farė pėrēmimi fliste edhe pėr disa kuadro qė ishin ngritur nė pėrgjegjėsi tė larta e qė nuk kishin merita, natyrisht duke i krahasuar me veten.
    Ju, ia transmetonit thashethemnajat jozyrtare pėr tė?
    Kur i thashė gjatė njė bisede Kiēos, se "ty tė akuzojnė se ke marrė nė njė punishte disa kavanoza me reēelin e arrave", m'u pėrgjigj: "Pse tė mos i merrja, me para i mora, dhe ministrit i pėlqenin gjėrat e mira". Qeshi dhe shtoi: "Edhe kėtė e kanė raportuar?!"
    Ēfarė ju ka folur tjetėr nė bisedat e tij tė lira?
    Gjatė bisedave tė lira, e kam pyetur Kiēon dhe ai mė ka folur pėr aktivitetin e tij gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, pėr shpėrndarjen e Brigadės sė Dytė Partizane, ku ai ishte zėvendėskomisar i kėsaj brigade pėr kuadrot e asaj kohe.
    Pėr kė prej kuadrove tė luftės ka pasur mė shumė respekt Kiēo Ngjela?
    Pėr Gogo Nushin kishte debulesė e nostalgji. Mė ka folur pėr vetėvrasjen e Nako Spirut, qė sipas tij nė atė moment ishte nė zyrėn e tij. Fliste me shumė nostalgji pėr tė. E shumė biseda tė tjera.
    Nga pasqyra e akuzave qė kanė rėnduar mbi grupin "armiqėsor" tė Ekonomisė, kam konstatuar se ju keni ushtruar hetim mbi Kiēo Ngjelėn dhe pėr akuzėn ndaj tij, "Bashkėpunim me agjenturat e huaja". Jam i saktė?
    Po, po, saktė. Rreth kėsaj akuze, u pėrqendruan dhe hetimet me tė pandehurit Kiēo Ngjela e Vasil Kati.
    Me ēfarė kishte tė bėnte kjo akuzė?
    Ajo ishte njė akuzė qė kishte tė bėnte me tradhti tė lartė ndaj atdheut e popullit, nė bashkėpunim me agjenturat e huaja.
    Nė ē'mėnyrė u ishte ngarkuar njė akuzė e tillė, qė tė ēonte drejt ekzekutimit tragjik?
    Nė fjalimet e raportet e udhėheqėsit tė partisė dhe materialet e Plenumeve 7-tė dhe 8-tė, tė pandehurit Kiēo Ngjela e Vasil Kati e tė tjerė akuzoheshin se:
    "Nė Tregtinė e Jashtme ėshtė zhvilluar njė veprimtari armiqėsore, diversioniste dhe sabotuese, nga spiunė dhe elemente nė shėrbim tė tė huajve. Ky sabotim nė fushėn e tregtisė ėshtė i koordinuar me ish-drejtuesit e Komisionit tė Planit tė Shtetit, Abdyl Kėllezi e Koēo Theodhosi. Nė kohėn e Tregtisė sė Jashtme, elemente spiune mbanin lidhje me agjenturėn armike, jepnin informata dhe sabotonin ekonominė. Nė Tregtinė e Jashtme janė mbajtur 5 kuadro, tė martuar me gra sovjetike, spiunė tė KGB-sė e tė tjera".
    Kjo nuk qenka akuzė por ekzekutim, po tė mendosh se ē'do tė thoshte njė etiketim i tillė nė atė kohė dhe aq mė shumė kur ta bėnte vetė Enver Hoxha. Jam i saktė?
    Vėrtet ishte njė akuzė tepėr e rėndė pėr kėta tė pandehur. Nė qoftė se kjo akuzė provohej, atėherė ishin tė provuara tė gjitha akuzat e tjera qė u bėheshin atyre.
    Po a ekzistonte njė veprimtari e tillė armiqėsore kaq e rėndė?
    Iu bėnė pyetje tė pandehurve dhe kėrkuan shpjegime prej tyre. Si i pandehuri Kiēo Ngjela, ashtu dhe i pandehuri Vasil Kati, nuk e pranuan njė akuzė tė tillė.
    Ēfarė deponuan saktėsisht?
    Deponuan se nuk kishin zhvilluar asnjė veprimtari armiqėsore, nuk kishin pasur lidhje me agjenturat e huaja. Kishin pasur kontakte tė shumta me tė huajt pėr problemet e tregtisė, me delegacione e afaristė, por duke mbrojtur interesat e vendit, kurrė pėr veprimtari spiunazhi.
    Ku mbėshteteshit juve pėr tė vėrtetuar akuzėn?
    Hetuesia nuk kishte asnjė material, asnjė dokument, asnjė tė dhėnė pėr tė vėrtetuar akuzėn, me pėrjashtim tė materialeve tė partisė. Por kėto materiale nuk u referoheshin fakteve, tė dhėnave se ku bazoheshin pėr kėto akuza, me pėrjashtim tė konkluzioneve.
    A u kėrkuat materiale faktike ku tė bazonit hetimin tuaj?
    U kėrkova drejtuesve tė dikasterit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė takimet qė bėja me ta dhe u raportoja pėr ecurinė e hetimit, qė mundėsisht tė na vinin nė dispozicion tė dhėnat mbi bazėn e tė cilave mbėshteteshin akuzat pėr tė pandehurit nga organet e partisė. U kėrkuan nga organet e zbulimit e kundėrzbulimit, nėse dispononin tė dhėna pėr veprimtari spiunazhi tė tė pandehurve me zbulimet e huaja. Por nuk kishte asnjė dokument tė tillė.
    Po baza e dėshmisė gojore nga persona qė mund tė mendonit tė pyesnit, ju ndihmonte nė atė qė ju kėrkonin tė vėrtetonit?
    U pyetėn shumė dėshmitarė, kuadro tė tregtisė e tė tjerė qė kishin marrėdhėnie pune me dikasterin e tregtisė, por nuk doli asnjė fakt e asnjė provė qė tė vėrtetonte akuzėn.
    Po vetė Koēo Theodhosi u pyet?
    Po, po. U pyetėn dhe tė pandehurit Koēo Theodhosi e Abdyl Kėllezi, tė cilėt akuzoheshin pėr kėtė veprimtari sė bashku me tė pandehurit e tregtisė, por nuk rezultoi njė veprimtari e tillė spiunazhi.
    Unė di se janė akuzuar si agjentė nė atė kohė personat qė kishin marrė bashkėshorte tė huaja. Ka pasur nė dikasterin e tyre tė tillė?
    Nė dikasterin e tregtisė dhe nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme, kishte kuadro qė kishin mbaruar nė Bashkimin Sovjetik studimet dhe ishin martuar me gra sovjetike. Me akuzėn qė u bėhej nga partia se ato ishin agjente tė KGB-sė, mund tė pėrfundonin nė burg sė bashku me burrat e tyre.
    Dhe tė tillė ishin konsideruar qė nga lart tė gjithė ata qė ishin martuar jashtė, apo jo?
    Nuk do tė kishte prokuror qė tė guxonte e tė mos sanksiononte arrestimin e tyre, kur akuza ishte bėrė nga udhėheqja e lartė e partisė.
    Gjithmonė pa fakte flasim, apo jo?
    Ashtu ėshtė. Nuk kishte asnjė tė dhėnė nga organet e zbulimit e kundėrzbulimit tė Sigurimit tė Shtetit pėr veprimtari spiunazhi tė tyre. Nuk kishte asnjė provė, asnjė fakt pėr kėtė veprimtari.
    Megjithatė u arrestuan, apo jo?
    Pati kėrkesa pėr arrestimin e tyre, me qėllim qė tė vihej nė vend, pra tė zbatohej dhe tė argumentohej akuza qė u bėhej nga udhėheqja e partisė.
    Qė do tė thoshte?
    Hetuesia t'i zbėrthente, sipas tyre, pėr kėtė veprimtari.
    Pra vetėm se ishin cilėsuar nga lart, tė gjithė tė martuarit jashtė?
    Po ore. Ata rrezikoheshin tė arrestoheshin vetėm se ishin akuzuar nga lart, megjithėse nuk kishte prova pėr akuzėn qė u bėhej.
    I njihnit ju personalisht?
    Unė personalisht, pak i njihja kėta kuadro, por shokėt e mi i njihnin mirė. Familjarisht ata ishin tė lidhur me Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare, madje disa prej tyre ishin edhe familje dėshmori. Jo vetėm kaq, por kryesisht ishin edhe specialistė shumė tė mirė pėr sektorėt qė mbulonin. Si tė tillė duheshin shpėtuar, kėto ishin sugjerimet e shokėve tė mi.
    Dhe?
    Ishte e vėshtirė nė kėtė situatė, por dhe duhej vepruar, tė shpėtoje ē'mund tė shpėtoje, duke pasur edhe bindjen se kėta kuadro akuzoheshin si armiq, si agjentė.
    Po lart, nuk raportonit pėr faktin qė nuk vėrtetonit dot akuzėn?
    Nė njė mbledhje nė zyrėn e ministrit Kadri Hazbiu, ku ishte prezent dhe zėvendėsministri Feēorr Shehu, grupi operativ, propozoi qė tė arrestoheshin disa gra sovjetike dhe burrat e tyre, e tė merrej hetuesia me ta, pėr tė zbuluar veprimtarinė e tyre tė spiunazhit, pėr tė cilėn akuzoheshin nga materialet e partisė.
    Dhe?
    Ministri m'u drejtua edhe mua se ēfarė mendimi kisha, meqė merresha me hetimin e tė pandehurve Kiēo Ngjela e Vasil Kati. Iu pėrgjigja, se "neve nuk kemi asnjė provė, asnjė tė dhėnė nė rrugė agjenturore dhe do tė jetė e vėshtirė tė zbėrthehen nė hetuesi, pa pasur prova e fakte. Mendoj qė tė vazhdojė pėrpunimi i tyre nė rrugėn agjenturore-operative, nė rrethet ku ata janė vendosur, tė zhvillohet edhe njė hetuesi mė intensive me tė pandehurit e arrestuar, tė mund tė sigurohen edhe tė dhėna tė tjera zbulimi, dhe vetėm mbi bazėn e kėtyre tė dhėnave tė vendoset pėr arrestimin e tyre".
    E miratoi ministri propozimin tuaj, apo ngeli te mendimi pėr arrestimin e tyre?
    Po Hazbiu atė qėllim kishte qė kėrkoi mendimin tim, qė tė mos pėrfundonte te arrestimi, por nuk donte ta thoshte vetė, se kuptohej, por donte qė tė dilte mendimi nga vetė ne ekipi i hetimit, kėshtu qė, si ministri, ashtu dhe zėvendėsministri, e miratuan kėtė propozim dhe dhanė udhėzimet pėr veprimet e mėtejshme.
    Dhe i arritėt provat?
    Kėto prova nuk u siguruan as nga puna agjenturore e operative, as nga hetimi me tė pandehurit qė ishin arrestuar.

    HETUESI I BEQIR BALLUKUT DHE KIĒO NGJELES
    Kristofor Martiro. Njė prej kuadrove tė spikatur tė Sigurimit tė Shtetit tė periudhės komuniste, i cili do tė bėhej viktimė e makinės shkatėrruese tė gjuetisė sė shtrigave, tė cilės i kishte shėrbyer me idealizėm ekstrem duke besuar verbasi nė propagandėn politike pėr interesat e popullit dhe tė atdheut. Ai ėshtė pikėrisht personi, i cili nė dhjetorin e vitit 1974 u mor qė nga Korēa ku kryente detyrėn e nėnkryetarit tė Degės sė Punėve tė Brendshme tė atij rrethi, pėr tė kaluar nė grupin hetimor pėr tė hetuar posaēėrisht akuzėn e veprimtarisė armiqėsore tė ministrit historik tė Mbrojtjes sė asaj kohe, Beqir Ballukun. E ndėrsa pėr 11 muaj Kristofor Martiro u detyrua tė punonte me nerva tė tendosura pėr tė formuluar dosjen e njeriut qė njihej si atentatori i flaktė i kohės sė luftės dhe shtetar shumė i lartė deri nė atė periudhė, kur gjatė procesit nuk gjente asnjė element tė tradhtisė qė i kishte denoncuar Enver Hoxha. E megjithėse Beqir Balluku vetėm 11 muaj pas arrestimit do tė shkonte para skuadrės sė pushkatimit, pėr tė cilėn nuk kishte kurrfarė mėdyshje se nuk do shpėtonte nga Enver Hoxha, edhe vetė Kristofor Martiro do tė bėhej viktimė e hetimit apo rolit tė tij nė kėtė ekzekutim. Kjo do tė ndodhte jo mė shumė se gjashtė vjet pas ekzekutimit tė gjeneralėve tė lavdishėm tė luftės, kur do tė vinte nė darėn e gjuetisė vetė Mehmet Shehun me Kadri Hazbiun. Do tė mjaftonte akuza e artikuluar nga Enver Hoxha, qė e cilėsonte Mehmet Shehun si kreun e grupit armiqėsor edhe tė ekipit tė Beqir Ballukut, qė tė binte nė pranga edhe vetė hetuesi i tij, Kristofor Martiro. Ishin kolegėt e tij qė do hynin nė zyrėn hijerėndė tė godinės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr ta prangosur me akuzėn banale qė ka fshehur deklaratat e Beqir Ballukut, i cili paskish denoncuar si kryetar tė grupit vetė Mehmet Shehun. Nė kėtė mėnyrė Kristofor Martiro, pa marrė parasysh qė ishte njė nga pionierėt e luftės Nacionalēlirimtare nė tė cilėn kishte marrė pjesė qė nė moshėn 15-vjeēare, pavarėsisht se kishte qenė njė nga kuadrot e devotshėm tė vetė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pavarėsisht se kishte qenė hetues edhe i njeriut tė rėndėsishėm tė ekonomisė shqiptare, Kiēo Ngjelės, pavarėsisht se kishte menaxhuar gjithė situatėn e familjes sė Mehmet Shehut pas vdekjes sė kryeministrit, do tė merrte mbi supe akuzėn mė tė rėndė, e cila kishte rėnduar edhe mbi tė pandehurit e mėdhenj qė ai vetė kishte hetuar. Kristofor Martiro, pra sipas akuzės politike tė lėshuar pamėshirshėm mbi tė, kishte bėrė tė mundur fshehjen e grupit tė Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, tė cilėt i kishte denoncuar gjatė hetimit vetė Beqir Balluku. Mosregjistrimi i kėsaj dėshmie tė Ballukut nė procesverbalin e formuluar nga Martiro sipas asaj akuze, kishte shpėtuar poliagjentin mė tė rrezikshėm tė historisė shqiptare, pra Mehmet Shehun. Kjo do tė thoshte qė Martiro nuk mund tė dėgjohej mė dhe as tė pretendonte tė bindte kėnd se Balluku s'e kishte pėrmendur askurrė Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.
    Kėshtu, ish-pionieri i njėsiteve guerile tė kryeqytetit tė drejtuara nga Balluku, ndėrkohė qė ishte rreshtuar nė radhėt e formacioneve partizane tė Luftės Nacionalēlirimtare, ish-pjesėmarrės i luftės Nacionalēlirimtare qė nė moshėn 15-vjeēare, ish-hetuesi i Beqir Ballukut e Kiēo Ngjelės, ish-drejtuesi i strukturave qendrore tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qė kishte menaxhuar largimin dhe internimin e familjes sė Mehmet Shehut pas vdekjes sė tij, do tė pėrfundonte mbrapa hekurave tė qelive tė sigurisė tepėr tė lartė, ku kishin qenė edhe tė pandehurit qė ai kishte hetuar. Nuk do ta kishte parė i gjallė ditėn e lirisė jashtė burgut nėse nuk do tė vinte viti '91, kur Kristofor Martiro do tė lirohej me tė dėnuarit politikė, qė kishte kėrkuar Partia Demokratike e porsakrijuar.

    (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Hetuesi: Kiēo Ngjela nė qeli mė rrėfeu ngjarjen e panjohur tė '72-shit nė Kinė

    Nga: FATOS VELIU

    Folėt gjatė nė fillim tė kėtij cikli rrėfimesh zoti Martiro, pėr njė akuzė tepėr specifike qė rėndonte mbi tė gjitha grupet e arrestuara deri nė atė kohė, ku etiketoheshin si "bashkėpunėtorė nė veprimtari tė organizuar armiqėsore, tė nxitur dhe nė shėrbim tė agjenturave tė huaja". Nuk e di nėse u shpreha qartė? Pra, ekziston njė akuzė e tillė?
    Nga sa ju kam folur mė lartė nė lidhje me akuza tė kėsaj natyre, ėshtė ajo qė mes tė tjerash ne si grup hetimor i grupit armiqėsor tė ekonomisė, nisėm procedurat edhe nė njė pistė tė tillė hetimi, ku mbėshtesnim pikėrisht akuzėn e veprimtarisė sė pėrbashkėt armiqėsore tė tė pandehurve me udhėheqėsit kinezė".
    Si ishte konceptuar akuza?
    Sipas akuzės sė udhėheqjes sė partisė, grupi i Abdyl Kėllezit, ku pėrfshihej edhe Kiēo Ngjela e Vasil Kati, mbėshtetej nė ndihmėn e udhėheqėsve kinezė, tė cilėt nxitnin veprimtarinė tradhtare, kundėrrevolucionare tė grupit, siē kishte vepruar edhe me grupin e Beqir Ballukut. Sipas akuzės politike, thuhej se kėta persona bėnė pėrpjekje pėr tė sabotuar, nė bashkėpunim me kinezėt ndėrtimin e veprave tė reja etj.
    Pra, nė kontekstin e asaj qė ju pyetėt, jam duke ju shprehur se hetimi u pėrqendrua edhe pėr kėtė akuzė, qė ishte dhe njė nga akuzat e rėndėsishme nė ngarkim tė tyre.
    Me sa shikoj, zoti Martiro, atyre njerėzve qė deri nė atė kohė kishin drejtuar me pėrkushtim sektorė tepėr tė rėndėsishėm tė jetės sė vendit po iu pėrgatitej nė mėnyrė tė pashmangshme humnera tragjike, apo jo?
    Tamam ashtu ėshtė, se bėhej fjalė pėr veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore me udhėheqėsit e partisė e Qeverisė kineze pėr likuidimin e sistemit socialist nė Shqipėri, gjė qė ishte tmerrėsisht e rėndė pėr ligjet e kohės aq mė shumė kur kėto "breshėri" vinin nga zyrat e Zeusit tė shtetit, qė do tė thoshte qė hetuesisė, prokurorisė dhe gjykatės nuk i ngelej tjetėr veē t'i mbanin iso asaj qė kėndohej i thonė njė fjale.
    Qėndrimi i tyre nė hetuesi pėrballė kėtij kataklizmi vrastar?
    Tė dy tė pandehurit, Kiēo Ngjela e Vasil Kati nuk e pranuan nė mėnyrė kategorike kėtė akuzė, deponuan se nuk kishin bėrė asnjė punė armiqėsore, apo tė ishin nxitur nga udhėheqja kineze pėr sabotimin e ekonomisė sonė.
    Ēfarė shpjegimi bėnin?
    Sipas shpjegimit tė tyre, pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, u lidhėn shumė marrėdhėnie ekonomike me Kinėn dhe marrėdhėniet tregtare me tė zinin vendin e parė. Rreth 40% e tregtisė zhvillohej me kėtė vend. Kina konsiderohej si njė vend qė ndėrtonte socializmin dhe ishte miku mė i madh i Shqipėrisė.
    Megjithėse jemi tė gjithė nė dijeni pėr mbėshtetjen kineze tė asaj kohe, por gjithsesi do tė doja tė dija se cila ishte dhe si u bė kjo lloj tregtie me Kinėn, pėr tė cilėn tashmė akuzoheshin?
    Gjatė hetimit nė lidhje me sa mė thoni, ata pėrmenden se nė Kinė shkuan shumė delegacione tė nivelit tė lartė partiak e shtetėror dhe u lidhėn shumė marrėveshje edhe nė fushėn ekonomike. Me ndihmėn e kreditė e tyre u ndėrtuan shumė vepra industriale e bujqėsore.
    Pra, ishin marrėveshje efikase pėr ekonominė tonė. Atėherė pėrse guxohej tė akuzoheshin?
    Patjetėr qė ashtu siē thoni ju ėshtė. Bazuar nė kėto ndihma e kreditė kineze, qė nuk ishin tė pakta, u arrit tė stabilizohej e tė zhvillohej ekonomia shqiptare nė tė gjitha fushat, industri, bujqėsi, transport, tregti etj. Nga Kina sigurohej edhe valutė e huaj pėr tė blerė mallra nė tregjet e Perėndimit, si pėr objektet industriale ashtu edhe pėr konsum, ushqime.
    Ju kanė folur saktėsi shifrore, pra tė dhėna konkrete nga kjo lloj mbėshtetjeje kineze?
    Sipas tyre, me kreditė kineze bliheshin rreth 200 mijė ton grurė nė Kanada, disa ton mish nė Argjentinė, gjalpė nė Norvegji, djathė apo dhe lopė race nė Holandė. Me kreditė e Kinės bliheshin nė tregjet perėndimore pjesė kėmbimi pėr industrinė e naftės, bakrit, industrinė kimike, atė elektrike, bujqėsore e tė tjera.
    Shpjeguan se nė Kinė nga pala shqiptare eksportohej bitum, pak mineral kromi, bakėr, cigare e ndonjė mall tjetėr. Rieksportoheshin edhe ato mallra qė nuk mund tė shiteshin nė tregjet e tjera pėr shkak tė cilėsisė sė dobėt tė tyre, siē ishin cigaret e konfeksionet me cilėsi tė tillė. Por eksportet tona nuk i mbulonin kurrsesi importet nga Kina. Ato mbuloheshin me kreditė qė jepte Kina:
    Qė tė kuptoj unė, pasi jam shumė i paqartė. Akuza ndaj tyre ishte qė bėnin tregti, apo nuk bėnin tregti. Pra, ku qėndron thelbi i gjithė kėsaj meseleje qė konsideroheshin si tė nxitur pėr tė sabotuar ekonominė e vendit?
    Zhvillimin e marrėdhėnieve ekonomike, sigurimin e kredive nga Kina, Kiēo Ngjela e shihte si njė domosdoshmėri pėr zhvillimin e ekonomisė nė Shqipėri.
    Pra, s'ka qenė dakord me mendimin e kreut tė shtetit apo Zeusit, siē kishe qejf ta etiketoje ti, apo jo?
    Ai m'u shpreh, "prishja e marrėdhėnieve me kėtė vend ka pasoja tė rėnda. Ndihma e tyre pėr vendin tonė ishte e madhe".
    Ēfarė ju ka thėnė pėr ftohjen me Kinėn nė ato momente hetimi pėr kėtė problem ndaj tij?
    Gjatė hetimit, i pandehuri Kiēo Ngjela shpjegoi se marrėdhėniet me shtetin e madh kinez, aq tė mira, me ndihma tė pakursyera prej tyre filluan tė ftohen me vajtjen e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara pėr vizitė nė Kinė. Kjo, nga kritikat e udhėheqjes sė partisė sonė pėr pranimin e kėsaj vizite, duke e quajtur atė si bisedime me superfuqinė imperialiste, si pajtim me tė, antirevolucionare e tjera.
    Dhe sigurisht, tashmė nga qelia ai ju ka treguar pėr incidentet qė mund t'i kenė ndodhur pas kėsaj situate, pasi normal, goditja vendimtare i erdhi sė pari ekonomisė. Ēfarė ju ka dėshmuar qoftė edhe nė biseda shoqėrore?
    Nė vitin 1972, Kiēo Ngjela kishte shkuar nė Kinė nė krye tė njė delegacioni tė tregtisė sė jashtme, pėr arsye se kishin filluar vonesat nė importimin e mallrave tė kontraktuara pėr veprat industriale e tregtare e pėr tė vazhduar mė tej marrėdhėniet ekonomike, pėr sigurimin e kredive tė reja.
    "Por - theksoi Kiēoja, - udhėheqja kineze na priti ftohtė, nuk ishte mė ajo pėrzemėrsi e ai entuziazėm siē ishte mė pėrpara".
    Pra reagonin?
    Kinezėt ishin tė zemėruar pėr kritikat qė udhėheqja jonė u kishte bėrė pėr Presidentin amerikan nė Kinė.
    Ua kishin kujtuar faktin e qejfmbetjes, veē reagimit tė heshtur?
    Gjatė bisedave me udhėheqėsit kinezė, tė nervozuar i thanė troē shefit tė delegacionit tė tregtisė, Kiēo Ngjelės:
    "Ne nuk marrim mėsime dhe as eksperiencė nga udhėheqja shqiptare".
    Sigurisht, kontrata e mallrave nuk ėshtė plotėsuar ndėrsa bėhej kjo lloj deklarate?
    Kėtė radhė, - theksoi Kiēoja, - nuk na i plotėsuan tė gjitha kėrkesat tona dhe pėr vonesat pėr dėrgimin e mallrave e pajisjeve pėr industrinė kishin si shkak, vėshtirėsitė qė hasnin nė sigurimin e tyre.
    Importi i mallrave, objekteve industriale, kreditė nė valutė tė lirė, filluan tė ulen nga viti nė vit, veēanėrisht nė vitet 1974-1975.
    E ēfarė ju kanė deponuar tė pandehurit e lartpėrmendur nė lidhje me vėshtirėsitė e krijuara nė funksionimin e ekonomisė sė vendit pas kėsaj situate?
    "Prishja e marrėdhėnieve me Kinėn, - deponuan tė pandehurit, - solli vėshtirėsi tė mėdha nė fushėn ekonomike, pėr ndėrtimin e objekteve tė tjera qė kishin filluar tė ndėrtoheshin me mallrat e kreditė kineze, pėr blerjen e mallrave pėr konsum, grurit e mallrave tė tjera ushqimore, qė siguroheshin me kreditė nė valutė tė lirė qė jepte Kina. U krijuan vėshtirėsi tė mėdha, - u shprehėn ata - pėr tregtinė pėr sigurimin e kėtyre mallrave. Vlefta e mallrave tona pėr eksport arrinin shumėn rreth 200-500 milionė dollarėsh, kurse pėr mallrat e importit duheshin rreth 400-500 milionė dollarė.
    Jam i interesuar zoti Martiro, nėse ish-figurat e larta tė ekonomisė e fajėsonin veten sadopak nė kėtė anomali, qė erdhi nė tregtinė kineze?
    Kiēo Ngjela e Vasil Kati thanė se ērregullimet nė ekonomi nė kėtė kohė nuk erdhėn pėr neglizhencėn apo veprimtarinė e tyre armiqėsore, siē akuzohen, por pėr mungesė tė kredive, valutės, pėr sigurimin e mallrave, tė lėndės sė parė pėr tė gjithė sektorėt e ekonomisė.
    Pėr mungesė tė valutės janė blerė mallra me ēmime tė larta, se ato kėrkoheshin urgjent e qė nuk kishte mundėsi tė siguroheshin nė kohėn e sezonit tė tyre, apo sipas ofertave tė ofruara nė kėtė kohė.
    Pra, ju flisnin se u ishte zėnė fryma pėr tė mundėsuar tregti tė leverdishme?
    Kiēoja, duke folur pėr vėshtirėsitė nga mungesa e valutės, njėherė tha: "Vetėm pėr tė siguruar disa ton llamarinė pėr fuēitė e bitumit, u bėnė disa mbledhje me pjesėmarrjen e kryetarit tė Komisionit tė Planit tė Shtetit, zėvendėskryeministrit, ministrit tė Industrisė e Minierave, duke qenė dhe unė (Kiēoja) prezent, pėr tė gjetur mundėsinė e gjetjes sė valutės pėr tė blerė kėtė llamarinė, e cila shpesh nuk sigurohej dhe bitumi qė dilte nga pėrpunimi i naftės, derdhej nėpėr gropat".
    Dhe si ia arrinin ta siguronin pėrfundimisht?
    Ata theksuan, nė atė kohė, se pėr tė siguruar pak valutė, kemi eksportuar edhe mallra qė ishin destinuar pėr tregun e brendshėm. Kemi eksportuar edhe domaten e hershme, qė ishte destinuar pėr tregun e brendshėm. Kemi eksportuar edhe njė sasi arrash apo kumbullėn e Tropojės, qė ishte planifikuar pėr tregun e brendshėm e disa mallra tė tjera.
    Nga se vinte tjetėr kjo mungesė valute, ēfarė ju ka thėnė personalisht Kiēo Ngjela?
    Vėshtirėsitė pėr sigurimin e valutės vinin edhe nga mosrealizimi i nxjerrjes sė naftės, kromit, bakrit e mallra tė tjera, por edhe pėr shkak tė cilėsisė sė tyre tė dobėt. Mosrealizimi i prodhimit tė kėtyre mallrave nė sasi e cilėsi sollėn shumė anomali me firmat e huaja, me tė cilat ishin kontraktuar pėr shitjen e kėtyre mallrave. Pėr kėto mosrealizime janė paguar edhe penalitetet sipas kontratave.
    Pra, mungesa e valutės do tė thoshte bllokim tė menjėhershėm tė tregtisė, pasi me sa di, nuk lejohej edhe marrja me kredi apo s'ėshtė kėshtu?
    Nga mungesa e valutės nuk mund tė importoheshin edhe mallrat e domosdoshme tė konsumit pėr tregun e brendshėm, pėr furnizimin e popullatės me kėta artikuj, siē ishin vezėt, mishi, gjalpi, djathi e tė tjera. Tė gjitha kėto anomali nė ekonominė shqiptare ishin pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve me Kinėn e madhe.
    Pra, kėtu ka qėndruar gjithė faji te vetė Enver Hoxha, qė prishi marrėdhėniet me Kinėn. Ata e deklaronin kėtė fakt?
    Tė pandehurit, kryesisht Kiēo Ngjela, thoshin faktin e pamohueshėm se "Ndihma e shtetit kinez pėr Shqipėrinė pėr vite tė tėra ka qenė e madhe. Marrėdhėniet ishin tė shkėlqyera, miqėsi e madhe midis Shqipėrisė dhe shtetit tė madh kinez, pėrderisa nuk ishin prishur marrėdhėniet nga Enver Hoxha. Pasi ishin vjelė mirė e mirė mallrat kineze nė formėn e ndihmave e kredive, investime kėto qė ishin bėrė nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė, ai i prishi kėto marrėdhėnie, duke gjetur pretekst vizitėn e Presidentit amerikan nė Kinė.
    Thua tė ketė kėrkuar pretekst?
    Enver Hoxha, qė dikur i kishte thurur lavde udhėheqjes kineze, popullit kinez, tani i quante revizionistė dhe pėr mė tepėr kishte "zbuluar" dhe veprimtarinė armiqėsore tė tyre ndaj Shqipėrisė, nė bashkėpunim me "komplotistėt" e "sabotatorėt". Pas prishjes sė kėtyre marrėdhėnieve, Shqipėria do tė zhytej nė njė kolaps ekonomik. Enver Hoxha deklaronte "bar hamė dhe parimet nuk i shkelim", e kjo do tė thoshte varfėri, vetėn varfėri pėr popullin, pėr shtetin, shkatėrrim i gjithēkaje qė ishte ndėrtuar, diskreditim i sistemit socialist, vetėm e vetėm pėr kapriēot e tij, apo dhe pėr realizimin e qėllimeve tė tij strategjike. Donte t'i diktonte, pa pikė modestie njė shteti tė madh, njė populli tė madh miliardėsh.
    Zoti Martiro. Ju pyeta nė fillim tė kėsaj interviste pėr akuzėn e rrezikshme qė rėndonte mbi tė pandehurit tuaj, apo mbi grupin armiqėsor nė ekonomi, siē pėrdorej rėndom atėherė. Unė tashmė dua t'ju pyes pėr t'u pėrgjigjur me shumė sinqeritet: nė tė vėrtetė juve si hetuesi, a konstatuat qė tė ekzistonte i ashtuquajturi "grup i sabotatorėve nė organizimin shtetėror dhe ekonomi". A ishte i lidhur ky "grup" me armiqtė e jashtėm? A po mbėshtetej nė ndihmėn e udhėheqėsve kinezė pėr veprimtari tradhtare e kundėrrevolucionare kundėr udhėheqjes e shtetit socialist nė Shqipėri, siē akuzoheshin?
    Pėr vėrtetimin e dokumentimin e kėtyre akuzave, unė si hetues zhvillova njė hetim tė gjithanshėm. Studiova tė gjitha materialet nė ngarkim tė tyre, tė cilat nuk ishin tė pakta. Kėrkova nga organet e zbulimit e kundėrzbulimit, nėse dispononin tė dhėna pėr veprimtarinė armiqėsore nė ngarkim tė tė pandehurve, i kėrkova ministrit Kadri Hazbiu, nė takimet qė bėja me tė kur i raportoja pėr hetimet e procesin hetimor, qė mundėsisht tė mė viheshin nė dispozicion tė dhėna mbi bazėn e tė cilave ishin mbėshtetur akuzat mbi tė pandehurit nė materialet e plenumeve tė KQ tė PPSH-sė. U pyetėn shumė dėshmitarė, kuadro tė tregtisė sė jashtme, apo dhe tė tjerė qė kishin marrėdhėnie me kėtė dikaster. Por nuk pati asnjė tė dhėnė pėr gjithēka pėrmenda mė sipėr, asnjė dokument qė tė vėrtetonin kėto akuza. Zhvillova njė hetim tė gjithanshėm me tė pandehurit pėr tė dhėnė shpjegime rreth akuzave dhe pėr bashkėpunimin e tyre me tė pandehurit e tjerė, por edhe nga hetimi nuk doli asgjė pėr aktivitetin e tyre armiqėsor e sabotues tė lidhura me agjenturat e huaja, nuk doli asgjė qė kėta tė pandehur tė ishin lidhur, apo nxitur nga udhėheqėsit kinezė pėr veprimtari tradhtare kundėrrevolucionare. U bėnė ballafaqime me tė pandehurit e tjerė, por nuk rezultoi qė tė ishte bėrė njė punė e pėrbashkėt sabotuese nė drejtim tė shtetit dhe ekonomisė sė vendit.
    Pra, thėnė shkurt fare nuk ishin armiq?
    Unė ju flas me gjuhėn juridike, qė bazuar nė tė gjithė procesin hetimor nuk rezultoi ekzistenca e njė grupi armiqėsor e sabotues, siē akuzohej nga udhėheqja e partisė. Kėto akuza tė tyre nuk ishin tė bazuara nė dokumente e materiale qė tė vėrtetonin fajėsinė, por nė gjykime subjektive tė udhėheqjes.
    Pra si pėrfundim, gjykimi i tyre u bė vetėm nė bazė tė konkluzioneve politike ta themi?
    Gjykimet e kėtyre tė pandehurve u bė vetėm mbi bazėn e kėtyre konkluzioneve, mbi bazėn e materialeve e plenumeve tė KQ dhe fjalimeve tė Enver Hoxhės. Hetimi dhe gjykimi i tyre ishin mjaft formalė, pėr t'u dhėnė ngjyrėn juridike ligjore, kurse nė fakt hetimi, pretenca dhe dėnimi i tyre ishte pėrcaktuar po nga udhėheqja e Partisė. Gjykata e Lartė i dėnoi Abdyl Kėllezin e Koēo Theodhosin, me pushkatim Kiēo Ngjelėn me 20 vjet heqje lirie dhe Vasil Katin me 15 vjet heqje lirie. Tė tjerė kuadro u dėnuan, u burgosėn u internuan, dėbuan etj. "Fshesa e hekurt" ra mbi punonjėsit e tregtisė sė jashtme.


    ENVER HOXHA KUNDĖR VETES
    KINA

    7 NĖNTOR '71
    KINA, KRENARIA JONĖ
    Ne jemi krenarė qė kemi aleat e miq popullin 700 milionėsh kinez, Republikėn Popullore tė Kinės dhe Partinė Komuniste tė Kinės, me udhėheqėsin e tyre tė madh, mikun mė tė shtrenjtė tė popullit shqiptar, kryetarin Mao Ce Dun nė krye. Miqėsia e madhe revolucionare shqiptaro-kineze, uniteti dhe bashkėpunimi i gjithanshėm vėllazėror midis Shqipėrisė dhe Kinės tė bazuar nė mėsimet e marksizėm- leninizmit e nė internacionalizmin proletar, tė kalitura nė luftėn e pėrbashkėt kundėr imperializmit, revizionizmit dhe gjithė reaksionarėve u kanė bėrė ballė tė gjitha provave dhe u kanė sjellė tė dyja vendeve tona suksese e fitore tė mėdha.

    (Raport nė Kongresin e 6-tė tė PPSH faqe 44, 7 nėntor 1971)

    3 MUAJ MĖ VONĖ

    13 SHKURT 1972
    "Partia Komuniste e Kinės, nė pozita revizioniste"
    "Kina duke bėrė politikė joparimore nuk mund tė konsiderohet si njė vend i fuqishėm socialist dhe Partia Komuniste e Kinės si njė parti e patundur marksiste-leniniste qė mbron parimet. Pėrkundrazi, politika aktuale e Kinės bėhet nga pozita revizioniste, qė do tė thotė se Partia Komuniste e Kinės ėshtė nė pozita revizioniste. Prandaj politika qė ndjek nuk mund tė jetė politikė e vėrtetė e njė shteti socialist".

    ("Shėnime pėr Kinėn", faqe 67)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Para vdekjes sė Mehmetit, Ramiz Alia na urdhėroi pėr informata mbi familjen e tij

    Nga: FATOS VELIU

    Zoti Martiro. Juve si ish-drejtues i lartė i organeve tė Sigurimit tė Shtetit, jeni njė nga protagonistėt e veēantė tė ngjarjes qė pėrfshiu familjen e Mehmet Shehut pas vdekjes sė tij natėn e 17 dhjetorit tė vitit 1981. Me sa kam dijeni, sipas detyrės qė ju ngarkuan instancat mė tė larta tė shtetit tė asaj kohe, ju keni organizuar mbikėqyrjen dhe menaxhimin e familjes sė tij, kur ka dalė nga vila ekzistuese nė Bllok, deri nė vendosjen e saj nė zonėn e internimit nė Belsh tė Elbasanit. Madje nuk e di sa jam i saktė, por ėshtė pikėrisht kjo periudhė, kur pas arrestimit dhe tė Kadri Hazbiut, do tė binit edhe ju nė prangat e kolegėve tuaj, me akuzat mė tė rėnda tė natyrės qė kishin pasur me figurat e larta, tė cilėt ju i kishit hetuar kohė mė parė, duke dominuar superakuza se kishit fshehur deponimet e Beqir Ballukut dhe Kiēo Ngjelės, qė paskėshin deklaruar pėr ekzistencėn e grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut, por ju e kishit fshehur. Nuk e di nėse jam shprehur qartė, por gjithsesi gjithēka them do tė saktėsohen gjatė kėsaj bisede tė hollėsishme qė bėjmė sė bashku, dhe pėr tė mos e vonuar mė tepėr, do t'ju drejtohesha me pyetjen se, si e kujtoni momentin e vdekjes sė kryeministrit tė hekurt tė kohės, Mehmet Shehu?
    Tė pashlyeshme mė kanė mbetur nė kujtesė ngjarjet e para pas vdekjes tragjike tė kryeministrit Mehmet Shehu. Ngjarje kėto tronditėse, tė dhimbshme e me pasoja tė mėdha pėr vendin tonė.
    Ēfarė detyre keni pasur nė atė kohė, zoti Martiro?
    Nė kėtė kohė unė kryeja detyrėn e kryetarit tė degės sė veēantė nė Drejtorinė e Sigurimit tė Shtetit, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    Pėr shkak tė detyrės qė kryenit, u morėt me menaxhimin e situatės nė familjen e Mehmet Shehut?
    Pėr shkak tė detyrės, u mora dhe me veprime operative e hetimore qė kishin tė bėnin me kėto ngjarje.
    Mund tė ma pėrshkruani situatėn e asaj kohe me shumė hollėsi, duke e filluar qė nga dita e fundit e jetės sė kryeministrit Shehu? Pra si njė kuadėr shumė i lartė i Sigurimit tė Shtetit, ēfarė pėrjetuat dhe si e ndoqėt gjithė atė kataklizmo ta quajmė?
    Nė mbrėmjen e datės 17 dhjetor tė vitit 1981, aty nga ora 17.00 apo 17.30, sė bashku me djalin tim, Melsin, i cili kishte ardhur nga Vlora, ku kryente detyrėn e punėtorit operativ tė Sigurimit nė Shkollėn e Aviacionit, dolėm pėr njė shėtitje ēlodhėse nė Tiranė. Si bėmė njė xhiro tė zakonshme, shkuam nė klubin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Mbaj mend qė kemi marrė nga njė meze dhe nga njė gotė verė. Nuk kemi ndenjur shumė gjatė. U ngritėm aty rreth orės 18:30 dhe vijuam pėr njė xhiro nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" nė drejtim tė ndėrtesės sė Kryeministrisė. Para ndėrtesės sė Komitetit Qendror tė Partisė, pamė disa makina tė udhėheqėsve tė partisė dhe shoqėruesve tė tyre.
    Ju ishit duke kaluar nė xhiro tė zakonshme, siē bėhej rregullisht nė atė kohė?
    Po, po. Ndėrsa ecnim nė shėtitore, jashtė vumė re pamjen qė tė thashė, ndėrkohė qė ngadalėsuam hapat duke parė me vėmendje zyrat e ndėrtesės sė Komitetit Qendror tė Partisė. Kishte drita vetėm nė katin e dytė, nė anėn e zyrės sė Enver Hoxhės.
    Po nė godinėn e Kryeministrisė?
    Nė ndėrtesėn e Kryeministrisė, qė ishte karshi ndėrtesės sė Komitetit Qendror apo godinės ku sot ėshtė Kryesia e Parlamentit, nuk kishte drita nė asnjė zyrė. Kjo ndėrtesė dukej si e zymtė, e errėt. Gjithė ambienti tė linte pėrshtypjen e diēkaje tė frikshme. Tė sundonte gjithė qenien njė parandjenjė ankthi dhe kobi.
    Ju bėri pėrshtypje?
    Tė dyve na bėri pėrshtypje kjo gjendje.
    Mua dhe lexuesit na duhet pak a shumė statusi juaj si njerėz tė Sigurimit. Ju, nė atė ēast, keni ditur gjė pėr problemet e krijuara nė familjen e kryeministrit?
    Pak a shumė, pėr vetė detyrat qė kryenim, ne e dinim situatėn e krijuar nė nomenklaturėn mė tė lartė tė shtetit pas prishjes sė fejesės sė djalit tė Mehmetit.
    Dhe ndėrsa patė atė situatė ogurzezė nė godinat kryesore tė shtetit, teksa ishit me tėt bir nė shėtitore, ēfarė bėtė?
    Nuk vazhduam mė tej xhiron, por u kthyem menjėherė mbrapsh. Madje tashmė qė bėnim rrugėn e kthimit, pa e kuptuar po nxitonim hapat si tė mos thuash se ishim nė njė xhiro, por sikur donim tė arrinim diēka qė nuk priste. Ēuditėrisht edhe fjalėt na ishin prerė dhe nuk na dilte as zė, megjithėse nuk mund tė rrinim pa pėrmendur ngjarjet e fundit nė udhėheqje, pėr tė cilat pakkush ishte nė korrent. Si tė ishim marrė vesh me sy, ecnim e ecnim dhe teksa i afroheshim shtėpisė, mė shtohej ajo parandjenja e frikshme pėr diēka tė keqe qė po ndodhte.
    Ēfarė parandjetė saktėsisht, qė u bėtė me aq fiksim sa ē'po mė tregoni?
    Mė bėhej se nė ndėrtesėn e Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės po pėrgatitej diēka mė shumė se e keqe. Njė kob i zi. U kthyem drejt shtėpisė tė shqetėsuar, duke biseduar pėr ngjarjet.
    Pra, ju parandjenjėn e kishit pikėrisht pėr Mehmet Shehun?
    Po, po, pėr Mehmet Shehun. Parandieja se diēka e kobshme thurej pikėrisht ndaj tij nė atė ndėrtesė, ku unė pashė drita vetėm nė katin qė ishte zyra e Enver Hoxhės, ndėrsa bulevardi anė godinės ishte mbushur me makina zyrtare tė nivelit tė lartė.
    Pra ankthi juaj e kishte zanafillėn nga informacioni qė kishit pėr atė qė kishte ndodhur?
    Ankthi qė u krijua tek unė lidhej me tė gjitha me ato ēka kisha parė e dėgjuar, si prishjen e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit, me Silva Turdiun; marrėdhėniet e ftohta midis Enverit e Mehmetit; komentet qė bėheshin nėn zė; tė dhėnat e agjenturės; interesimi i aparatit tė Komitetit Qendror pėr tė siguruar tė dhėna pėr familjen e Mehmetit e tė tjera.
    Gjithsesi, nuk besoj se ishit i bindur se mund tė pėrmbysej Mehmet Shehu nė atė formė qė ndodhi, apo jo?
    Tė gjitha sa pėrmenda mė sipėr e dija shumė mirė qė synonin Mehmet Shehun, por, mendoja se Enveri nuk do tė ishte nė gjendje ta 'hante' kryeministrin, ta likuidonte dhe atė ashtu siē kishte bėrė me kuadrot e frontit ideologjik e tė kulturės, kuadrot e lartė tė ushtrisė dhe atyre nė ekonomi.
    Pse mendonit kėshtu?
    Mehmeti ishte trim dhe kishte njė reputacion tė madh nė popull, nė kuadrot e luftės e tė punės.
    Po shokėt e tu tė sferave tė larta tė Sigurimit, tė cilėt ishin nė dijeni tė asaj qė po ndodhte me njerėzit mė tė fuqishėm tė shtetit, e kishin njė mendim tė tillė pėr pėrfundimin e atij dueli?
    Tė kėtij mendimi ishin dhe dy shokėt e mi, K.L. e S.M., me tė cilėt shkėmbeja mendime, por koha tregoi se ne ishim gabuar. Enver Hoxha i 'hėngri' tė gjithė me shumė dinakėri e tradhti.
    Mund tė mos dihej pėr mė tej, por sidoqoftė fejesa e tė birit tė Mehmet Shehut ishte marrė vesh nė opinion, apo jo?
    Nė Tiranė u mor vesh nga tė gjithė fejesa e djalit tė Mehmetit dhe prishja e saj pas pak ditėsh.
    Me pėshpėritje?
    Natyrisht, gjithēka ishte nėn zė. Filluan pėshpėritjet e njerėzve vesh mė vesh e nė rrethe tė ngushta. Dėgjoja tė shprehura dhe hamendje nga mė tė ndryshmet.
    Pėr shembull?
    Flitej se Enver Hoxha e prishi kėtė fejesė pėr arsye se Silva, e fejuara e Skėnderit, kishte dajallarė tė arratisur, kriminelė. Kisha dėgjuar tė thuhej se Enveri e kishte thirrur me urgjencė Mehmetin nga Korēa - ku ndodhej pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė plenumit tė partisė - tė kthehej nė Tiranė, dhe se ai e kishte kritikuar ashpėr pėr kėtė fejesė etj. Fejesa u prish. Pas kėsaj, siē e dini, filloi procesi i kritikės, i goditjes dhe analizės sė shkaqeve se pse Mehmeti pranoi ta bėnte kėtė fejesė, apo pse arriti tė shkelė mbi ligjin e luftės sė klasave.
    Nga sa ka ndodhur me Mehmetin nė atė plenum, pėrgjithėsisht opinioni ėshtė i njohur, por ajo qė do tė kėrkoja nga ju si drejtues i lartė i Sigurimit, ėshtė se ēfarė ndodhte me Fiqretin nė kėtė kohė?
    Edhe pse ishte anėtare e Komitetit Qendror tė PPSH-sė, filloi gjykimi i saj nė organizatėn bazė tė partisė, nė Shkollėn e Lartė tė Partisė, ku Fiqret Shehu ishte drejtoreshė. Nė mbledhje merrte pjesė Simon Stefani, ish- sekretar i Komiteti Qendror tė Partisė.
    Keni ndonjė informacion tė veēantė nė lidhje me atė mbledhje, qė nuk njihet pėr publikun?
    Sipas bisedave qė kam pasur me disa pjesėmarrės nė kėtė mbledhje, Fiqreti u kritikua rėndė pėr fejesėn. Sipas diskutantėve, ajo ishte pėrgjegjėse pėr kėtė akt, qė ishte flagrant kundėr vijės sė partisė nė zhvillimin e luftės sė klasave, se e njihte mirė familjen e Turdive, sepse me nėnėn e Silvės kishte mbaruar shkollėn "Nėna Mbretėreshė". Organizata sugjeroi qė tė shihej pozicioni i saj nė krye tė Shkollės sė Lartė tė Partisė dhe i anėtares sė Komitetit Qendror tė PPSH-sė. Gjykimi nė organizatė i Fiqretit, drejtohej nė fakt kundėr Mehmet Shehut. Kjo ishte njė taktikė e njohur.
    Pra jemi nė fushatėn para vrasjes sė Mehmetit?
    Po, para kėsaj. Ju shpjegova se nė datėn 17, nė mbrėmje, kur unė pashė atė situatė qė ju shpjegova mė lart, kishte ndodhur kjo qė po ju shpjegoj. Pra po ju rrėfej se kėshtu filloi fushata pėr tė pėrgatitur opinionin nė parti e nė popull kundėr Mehmet Shehut.
    Sigurisht, kjo fushatė kishte filluar mė herėt?
    Jemi pak mė para. Jemi nė kongresin VIII kur u duk kjo gjė. Gjatė zhvillimeve tė punimeve tė Kongresit tė 8-tė tė PPSH-sė gjėrat u dukėn edhe mė qartė. Nė kongres Mehmeti ishte i stresuar dhe i zymtė. Ky fakt ra edhe nė sy tė delegatėve dhe tė tė huajve pjesėmarrės atje.
    Dukeshin marrėdhėniet jo tė mira?
    Marrėdhėniet Enver-Mehmet nuk ishin tė mira. Qėndrimi i Enverit ndaj Mehmetit e tregonte haptas kėtė.
    Pėr shembull, ku e kuptuat mė shumė juve kėtė divergjencė?
    U pa qartė se nė tribunėn e Kongresit ata nuk shkėmbyen asnjė bisedė mes tyre, ndryshe nga herėt e tjera ku qeshnin e bisedonin pėrzemėrsisht. Ishte bėrė traditė qė, pas mbajtjes sė raportit nė tribunėn e Kongresit, Mehmeti takohej e pėrqafohej me anėtarėt qė ishin nė presidium, e nė veēanti me Enver Hoxhėn. Nė kėtė Kongres, pas mbarimit tė raportit, anėtarėt e presidiumit dhe vetė Enver Hoxha, vetėm sa i dhanė dorėn.
    Ju, ishit personalisht nė ambientet e Kongresit?
    Unė, si dhe shumė kuadro tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ishim tė komanduar me shėrbim nė ambientet e Kongresit.
    Ēfarė vutė re veē sa mė thatė?
    Kur udhėheqja doli te kolonat e Teatrit tė Operės pėr nė tribunėn ku do tė bėhej mitingu, vumė re se Mehmeti ishte tepėr i mėrzitur e i mėnjanuar. Dėgjova nė atė moment (isha afėr tribunės) Mehmetin tė thoshte:
    "Po unė, ku e kam vendin?" Ishte fjala pėr nė tribunė.
    Tjetėr?
    Fjalėn e rastit nė publik nuk e mbajti kryeministri Mehmet Shehu, sipas traditės pas mbylljes sė Kongresit, por Kadri Hazbiu. Kjo iu bėri pėrshtypje njerėzve.
    Ē'do tė thoshte kjo?
    Ky ishte njė sinjal, njė paralajmėrim. Pėr mua kjo ishte taktika e Enver Hoxhės, tė krijonte opinionin se Kadriu ishte njeriu i tij, besnik i tij dhe jo i Mehmetit. Nė atė kohė u fol se Kadri Hazbiu do merrte detyrėn e kryeministrit. Kėto fjalė u pėrhapėn me qėllim nga njerėz tė aparatit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, pėr tė neutralizuar Kadriun e dashamirėsit e tij.
    Ju, e besonit kėtė alibi?
    Unė isha i bindur pėr kėtė taktikė tė Enver Hoxhės, duke u nisur nga ngjarjet nė ushtri, ku pas goditjes sė Beqir Ballukut, Enver Hoxha lavdėroi e i ngriti nė pėrgjegjėsi Petrit Dumen e Hito Cakon, duke u dhėnė postet e zėvendėsministrave tė lirė tė Mbrojtjes, dhe jo shumė larg nė kohė i akuzoi si bashkėpunėtorė me Beqir Ballukun pėr 'puē' e 'komplot', i arrestoi dhe i pushkatoi sė bashku me tė.
    Kėshtu bėri dhe me Mehmetin apo Kadriun?
    Ashtu ėshtė. Nė Kongresin e 8-tė, Mehmet Shehu u rizgjodh anėtar i Byrosė Politike.
    Pse?
    Enver Hoxha, nuk mund ta godiste pa pėrgatitur opinionin nė parti e popull, pa e diskredituar dhe ia ulur vlerat e tij tė mėdha nė mėnyrė graduale. Siē dihet, Mehmeti deshi tė bėnte autokritikė pėr fejesėn e djalit, Skėnderit, me vajzėn e Turdive nė Kongres, por nuk e la Enver Hoxha. Ky i fundit i tha se do ta analizonte njėherė Byroja Politike e PPSH-sė. Po kėshtu, skenari i Petrit Dumes do tė vijonte dhe me Feēorr Shehun, qė nė atė kohė ishte ministėr i Punėve tė Brendshme. Nė Kongres ai u rizgjodh kandidat i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, kurse Raqi Iftica u zgjodh anėtar i Komiteti Qendror tė Partisė, megjithėse ishte zėvendėsministėr nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    Pra vazhdonte skenari?
    Sigurisht qė kjo nuk u bė pa qėllim, por pėr tė krijuar opinionin se Feēorr Shehu nuk do tė ishte ende ministėr i Brendshėm, pasi ai ishte njeriu i afėrt i Mehmet Shehut, dhe se kishte gabuar pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit.
    Dua veprimet tuaja si Sigurim i Shtetit. Ēfarė bėtė pas Kongresit?
    Pas Kongresit tė 8-tė tė PPSH-sė, nga aparati i Komitetit Qendror u kėrkuan tė dhėna rreth komenteve nė publik tė fejesės sė djalit tė Mehmetit, pėr prishjen e saj, e tė tjera. Nė kėtė moment kritikohej udhėheqja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pėr mosmarrjen e tė dhėnave tė tilla.
    Ēfarė bėri Feēorri nė kėto momente?
    Nė kėtė valė Feēorr Shehu mblodhi kryetarėt e degėve nė Ministrinė e Brendshme dhe kėrkoi drejtimin e agjenturės pėr tė marrė informacion mbi prishjen e fejesės, pėr qėndrimet e udhėheqėsve nė Kongres e tė tjera. Ministri u shpreh se kėto tė dhėna i kėrkon Komiteti Qendror i PPSH-sė, personalisht Ramiz Alia, i cili nė atė kohė mbulonte dhe organet e Punėve tė Brendshme.
    Juve personalisht?
    Tė dhėnat nė rrugėn operative qė sigurova pėr komentet e njerėzve rreth fejesės sė Skėnder Shehut me Silva Turdiun, pėr prishjen e saj, komente rreth Kongresit tė 8-tė tė PPSH-sė, marrėdhėniet midis Enverit e Mehmetit etj., ia dhashė ministrit, Feēorr Shehut.
    Ju, ishit i bindur qė ishte Ramiz Alia ai qė dirigjonte kėtė grumbullim?
    Isha nė zyrėn e ministrit, pra tė Feēorrit, kur ai mori nė telefon Ramiz Alinė. I tha se "kemi disa tė dhėna pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit" e tjera. Ramizi i tha Feēorrit qė t'ia dėrgonin atij kėto tė dhėna dhe iu dėrguan.
    Pra me sa shoh, Ramiz Alia kishte marrė situatėn nė dorė?
    Ramiz Alia, nė kėtė situatė kishte marrė nė dorė punėt dhe tregohej shumė i zellshėm pėr tė siguruar tė dhėna pėr familjen dhe vetė Mehmet Shehun. Sigurisht qė ishte marrė miratimi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Partisė.
    Kush ishte platforma e Sigurimit nė kėto ēaste?
    Platforma e organeve tė Punėve tė Brendshme, e miratuar nga KQ i PPSH-sė e ndalonte nė mėnyrė kategorike qė tė merreshin tė dhėna nga ēdo rrugė agjenturore apo hetimore, pėr anėtarėt e KQ tė PPSH-sė e tė tjerė kuadro tė nomenklaturave tė larta.
    Dhe si mund tė bėhej njė veprim i tillė si po bėnit juve?
    Njė veprim i tillė mund tė bėhej vetėm me miratimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Partisė, Enver Hoxhės. Pra, Mehmet Shehu dhe familja e tij ishin vėnė nėn kontrollin edhe tė organeve tė Punėve tė Brendshme, nė pėrpunim agjenturor. Kjo tashmė ishte e qartė pėr ne.
    Pra, pas Kongresit tė 8-tė u shtua kontrolli politik mbi Sigurimin?
    Ashtu ėshtė. Pas Kongresit tė 8-tė, u shtuan kontrollet nga aparati i Komiteti Qendror tė PPSH-sė nė organet e Sigurimit tė Shtetit, nė krye tė tė cilit ishte Rexhep Kolli, qė nė atė kohė ishte nė zyrėn e KQ qė mbulonte organet e Punėve tė Brendshme.
    Ku bėheshin kėto kontrolle?
    Ai, me njė ekip tė aparatit tė Komitetit Qendror tė Partisė, kontrolloi edhe nė Drejtorinė e Hetuesisė, pėr tė analizuar me tendencė njė problem hetimor tė kėsaj drejtorie, problemin, procesin "Thikat".
    Qėllimi?
    Kontrolli ishte me tendencė pėr tė goditur kuadrot e kėsaj drejtorie dhe vetė ministrin Feēorr Shehu. Nė kėtė situatė, filluan tė lėvizin e tė bėhen aktivė kuadro qė ishin kritikuar apo dhe larguar nga organet e Punėve tė Brendshme, pėr gabime e qėndrimet e tyre jokorrekte nė punė e nė jetė. Kishte dhe nga ata qė po u 'qeshte buza', u bėnė flamurtarė nė kritika tendencioze ndaj kuadrove tė Sigurimit tė Shtetit, pėr tė pėrfituar nga kjo situatė poste e privilegje.
    Kur i krijuat saktėsisht kėto bindje?
    Kėto bindje m'u forcuan me veprimet qė po kryheshin kundėr Mehmet Shehut dhe kuadrove tė tjerė tė shėndoshė e revolucionarė nė aparatit shtetėror dhe organet e Punėve tė Brendshme.
    Pra nė kėtė situatė njohjeje dhe veprimtarie si kuadėr kryesor i Sigurimit, juve erdhėt nė darkėn e 17 dhjetorit, pėr tė cilėn po mė rrėfenit nė fillim tė kėsaj interviste?
    Po, po, atė natė qė ju shpjegova, qė dola me tim bir dhe qė pashė atė situatė, fillova tė dyshoj se natėn e 17 dhjetorit 1981, nė Komitetin Qendror tė PPSH-sė po pėrgatitej njė tjetėr kob i zi. Ndjenjat e asaj nate nuk mė janė ndarė gjatė gjithė jetės sime, dhe qė fatkeqėsisht u vėrtetuan. Jo vetėm unė, por edhe shokėt e mi me tė cilėt shkėmbeja mendimet pėr ngjarjet e situatat e krijuara nė drejtim tė Mehmet Shehut, ishim tė shqetėsuar.
    Pra ju keni menduar se nuk mund tė shkohej deri nė eliminim tė Mehmetit?
    Mendimet ishin nga mė tė ndryshmet. Enveri, i cili i 'hėngri' shokėt e luftės, mund tė bėnte tė njėjtėn gjė edhe me Mehmetin, edhe pse mendohej se nuk do tė ishte kollaj me kėtė tė fundit, sepse kishte shumė reputacion. Mė vonė, unė dhe dy shokėt e mi K.L. dhe S.M., me tė cilėt shkėmbenim mendime, u arrestuam e u dėnuam.
    Po ministrin Feēorr Shehu, me tė cilin punonit nė ato ēaste, si e pėrshkruani teksa ndodhte kjo gjė me kryeministrin?
    Nė kėtė situatė, tė shqetėsuar dukeshin dhe mjaft kuadro tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Pas prishjes sė fejesės sė Skėnder Shehut me Silva Turdiun, shqetėsimi shihej edhe te ministri Feēorr Shehu. Ai nuk kishte gjallėrinė qė kishte mė parė. Nuk bėnte mė ndonjė shaka me kuadrot apo punonjėsit civilė nė ministri, siē bėnte mė parė nė klubin e ministrisė, kur pihej kafe apo hahej mėngjesi.
    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Nė internim siguronim familjen e Mehmetit nga rrėmbimi i zbulimeve tė huaja

    NGA: FATOS VELIU

    Zoti Martiro. Pėr t'ju kujtuar paksa pėr ndėrprerjen e bisedės sė numrit tė kaluar, ishte pikėrisht momenti kur ju me djalin tuaj qė banonte nė Vlorė, nė pasditen e datės 17 dhjetor bėtė njė xhiro nė shėtitoren "Dėshmorėt e Kombit", ku konstatuat se diēka po ndodhte nė godinėn e Komitetit Qendror, poshtė sė cilės ishin radhitur makinat e zyrtarėve mė tė lartė tė politikės komuniste, ndėrsa nė godinėn e Kryeministrisė patė qė gjithēka nxinte, pasi nuk ishte ndezur asnjė dritė dhe nuk pipėtinte asnjė lloj gjallese. Njė situatė kjo qė pėr ju si zyrtar i lartė i Sigurimit tė asaj kohe, me njohuritė qė kishit pėr atė qė ndodhte me dy burrat e fuqishėm tė shtetit, parandjetė njė kob tė zi qė po ndodhte mbi kryeministrin. Me kėtė ndjenjė u rikthyet nė shtėpi, duke folur me tėt bir pėr situatat e krijuara nė udhėheqjen e lartė. Pyetja ime ėshtė se, si vijoi veprimtaria juaj, si veprimtaria e spikatur e njė zyrtari shumė tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit, nė ato orė kur kryeministri historik ecte drejt vdekjes sė organizuar?
    Bėtė mirė qė e rikujtuat sadopak atė ndjenjė qė m'u shkaktua nė pasditen e datės 17 dhjetor kur unė me tim bir bėnim xhiro nė shėtitoren "Dėshmorėt e Kombit", ku ndodhej dhe godina me zyrėn e Enver Hoxhės, nė tė cilėn luhej akti i fundit i tragjedisė sė rėndė, pėr tė kryqėzuar nė mėnyrėn mė brutale njė kryeministėr qė vinte nga njė histori lavdie qė nga koha e luftės. Unė, teksa bėra xhiron poshtė dritareve tė dy godinave kryesore tė shtetit, krijova parandjenjėn qė tė thashė, pėr faktin se nė atė kohė kisha shumė dijeni pėr atė ēka ndodhte me Mehmet Shehun, pasi unė, siē e thatė dhe ju, isha zyrtar i lartė i organeve tė Sigurimit tė Shtetit, ku kryeja pikėrisht detyrėn e Kryetarit tė Degės sė Veēantė nė Drejtorinė e Sigurimit tė Shtetit, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Nuk do t'ju flas mė shumė pėr informacionin qė kisha marrė nė lidhje me situatėn e kryeministrit, por do t'ju sjell nė mendje vetėm rastin kur ju pėrmenda faktin se ne kishim kohė qė po zbatonim urdhrin e dhėnė nga Ramiz Alia pėr tė mbledhur informata rreth familjes sė Mehmet Shehut, apo rastin tjetėr, kur unė, i ndodhur me shėrbim nė sallėn e Kongresit VIII tė Partisė, e dėgjova kryeministrin me veshėt e mi kur tha "Ku ėshtė vendi im?" etj. Pra qė ta pėrmbledh nė pak fjalė, unė kisha shumė informacion se ēfarė ndodhte lart, ndaj dhe kur pashė atė situatė poshtė zyrave tė Kryeministrisė, parandjeva njė kob tė zi, qė po vinte nė mėnyrė tė rrufeshme nė ato ambiente.
    Mund tė kalojmė nė atė se si vijoi historia juaj derisa mėsuat ngjarjen e rėndė?
    Tė nesėrmen e asaj dite qė ju shpjegova nė numrin e kaluar, qė kisha parandier atė qė pritej tė ndodhte me kryeministrin, unė shkova pėr nė Vlorė. Pra mė 18 dhjetor 1981 u nisa me shėrbim, tė cilin e kėrkova vetė. Pa ditur se ēfarė kishte ndodhur nė mėngjes, saktėsisht nga ora 08.00, shkova nė zyrėn e ministrit Feēorr Shehu pėr tė marrė miratimin e tij dhe pas kėsaj u nisa menjėherė.
    Ēfarė shėrbimi organizuat?
    Sipas planit, do tė shkoja nė disa degė tė Punėve tė Brendshme, nė Durrės, Fier, e tė pėrfundoja nė Vlorė, ku do tė rakordoja problemet e punės sė degės qė drejtoja.
    Jemi nė kohėn qė Mehmet Shehu kishte vrarė veten ndėrsa askush nuk dinte gjė. Dua tė di se a ndihej i shqetėsuar ministri kur ju shkuat pėr miratimin e lėvizjes?
    Nuk vura re asnjė shqetėsim te ministri i Brendshėm. Puna vazhdonte normalisht si nė ditė tė zakonshme.
    Nuk ju ra nė sy asgjė e dyshimtė apo ndryshe nga ditėt e tjera, qė tė kuptonit atė qė kishte ngjarė nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut?
    Mbaj mend se Rexhep Kolli, i cili vazhdonte kontrollin nė Drejtorinė e Hetuesisė sė Ministrisė sė Brendshme, u largua urgjentisht pėr nė Aparatin e Komitetit Qendror tė PPSH-sė. Kjo ishte ajo qė u duk disi ndryshe atė ditė, megjithėqė askush nuk e mėsoi arsyen e largimit tė tij me aq urgjencė.
    Megjithėse mė folėt nga numri i kaluar, por edhe pėr rikujtesė tė lexuesit, kush ishte ky Rexhep Kolli?
    Rexhep Kolli, nė atė kohė ishte nė zyrėn e KQ qė mbulonte organet e Punėve tė Brendshme. Ju fola nga numri i kaluar se, pas Kongresit tė 8-tė u shtuan kontrollet nga aparati i Komiteti Qendror tė PPSH-sė nė organet e Sigurimit tė Shtetit, nė krye tė tė cilit ishte pra Rexhep Kolli.
    Ju kuptova deri kėtu. Pra nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, madje dhe nė zyrėn e ministrit, nuk konstatuat asgjė atė mėngjes tė 18 dhjetorit kur nė shtėpi ndodhej i vdekur trupi i Mehmet Shehut. Si vijuat kur morėt konfirmimin e lėvizjes suaj?
    Rreth orės 08:30, sipas planit tė miratuar tė ministrit, u nisėm me shėrbim nė rrethet qė pėrmendėm mė lart. Pasi mbarova punė nė rrethet e Durrėsit e tė Fierit, shkova nė mbrėmjen e kėsaj dite nė Vlorė. Fillimisht shkova nė Shkollėn e Aviacionit, ku takova nė zyrėn e tij djalin tim, Melsin, qė ju shpjegova se punonte si punėtor operativ.
    Kėtu e mėsuat ngjarjen?
    Ngjarjen e mėsova fare rastėsisht nė autobus. Sė bashku me Melsin, u nisėm pėr nė shtėpinė e tij, qė ndodhej nė rrugėn e Skelės. I hipėm autobusit urban pėr nė shtėpinė e djalit. Pikėrisht kėtu nė autobus njė grua vlonjate tha: "A e morėt vesh? Mehmet Shehu vrau veten, lajmin e dha 'Radio Tirana'". Gruaja dukej shumė e tensionuar.
    Melsi e pyeti:
    - Cili Mehmet moj shoqe?
    - Mehmet Shehu, - pėrsėriti ajo.
    Ēfarė situate u krijua nė autobus pėrballė kėtij lajmi makabėr ta quajmė?
    Nė autobus ra njė heshtje vari. Tė gjithė mbetėm si tė ngrirė. Ngjarja na ra si bombė. Tė dy u shqetėsuam shumė. Parandjenja e njė nate mė parė nuk deshi as 12 orė qė tė na dilte shumė e saktė ...
    Ēfarė bėtė?
    Ēfarė do bėnim tjetėr veēse tė shkonim nė shtėpi ku ishim nisur. Mbėrritėm nė shtėpinė e Melsit. Edhe bashkėshortja e tij e kishte dėgjuar lajmin nga radioja. Sa hymė brenda, vumė re menjėherė qė ajo ishte shumė e tronditur, ndėrkohė na pyeti nėse e kishim dėgjuar lajmin e tmerrshėm. Situata ishte e rėndė. U pamė nė sy me tė si pėr t'u kuptuar pa folur, ndėrkohė qė sytė na u mbushėn me lot. Nuk mundėm tė shkėmbenim mė asnjė fjalė.
    Ju desh tė niseshit pėr nė ministri pas kėsaj qė mėsuat?
    S'kaluan as disa minuta dhe nė shtėpinė e tim biri erdhi sė bashku me tė shoqen oficeri Bashkim Kozeli, i cili ishte shoku i djalit. Edhe ata ishin tė shqetėsuar me lajmin e marrė nga "Radio Tirana". Spikeri i radios kishte dhėnė njoftimin fare shkurt:
    "Pas njė krize nervore, natėn e datės 17 dhjetor duke gdhirė data 18 dhjetor, vrau veten Mehmet Shehu".
    Pas kėtij njoftimi, radioja dha muzikė klasike.
    Kuptuat gjė nga muzika ju?
    U kuptua menjėherė domethėnia e kėsaj muzike. Neve tė paktėn qė i dinim mirė si funksiononin gjėrat, e kishim shumė tė qartė qė nga udhėheqja e partisė Mehmet Shehu ishte cilėsuar "tradhtar".
    Nuk u nisėt pėr nė Tiranė juve, pėrderisa mbanit njė detyrė tė tillė nė Ministrinė e Brendshme?
    Desha tė nisesha menjėherė pėr Tiranė, por nuk kisha mjet lėvizjeje, pasi makinėn me tė cilėn kisha ardhur me shėrbim e nisa tė rikthehej nė dikaster, pasi kisha menduar tė qėndroja nė Vlorė nja dy ditė, edhe pse e kuptoja dhe e parandieja se tashmė plani do tė anulohej.
    Po nga ministria, nuk ju urdhėruan tė riktheheshit?
    Natyrisht qė do mė njoftonin dhe s'e vija nė dyshim, megjithėse siē tė thashė, unė e mėsova lajmin e kobshėm. Nė mesnatė erdhi korrieri i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Vlorės, i cili mė njoftoi se ishte dėrguar urdhėr tė kthehesha urgjent nė ministri.
    Po?
    Tė nesėrmen, qė herėt nė mėngjes, shkova nė Degėn e Punėve tė Brendshme tė Vlorės pėr tė gjetur ndonjė mjet pėr nė Tiranė. Kryetari i Degės kishte dalė po ashtu herėt dhe e takova nė zyrė.
    Kush ishte Kryetar i Degės sė Brendshme tė Vlorės nė atė kohė?
    Ishte Llambi Peēini. E gjeta nė zyrė shumė tė shqetėsuar. Ai gjithashtu mė komunikoi urdhrin qė mė kishte vėnė nė dijeni korrieri, se mė kishin kėrkuar tė kthehesha urgjentisht nė ministri.
    U larguat?
    Pas pak erdhi njė makinė e ushtrisė. Ishte njė "Gaz" kinez. Nė tė ishin tre oficerė, midis tyre dhe oficeri Haki Gjondeda, qė e kisha tė njohur pasi mė parė kishte punuar si oficer nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. U pėrshėndetėm me ta. Edhe ata, ashtu si unė, kishin ardhur me shėrbim nė Vlorė dhe ktheheshin pėr nė Tiranė pas lajmit qė kishin dėgjuar. Hipa nė makinėn e tyre. Gjithė rrugės nga Vlora pėr nė Tiranė, megjithėse njiheshim, pėr tė mos thėnė qė nuk folėm fare, shkėmbyem shumė pak biseda me njėri-tjetrin.
    Pse kėshtu, kur ju tė gjithė nė atė makinė ishit oficerė?
    Secili prej nesh kishte mendimet e veta rreth kėsaj ngjarjeje tragjike, kėsaj gjėme tė madhe...
    Po; mbėrritėt nė Tiranė. Ku shkuat?
    Kur mbėrrita nė Tiranė, m'u duk se kishte rėnė njė perde e zezė; njerėzit kalonin rrugės me kokėn ulur, tė heshtur. Tamam ditė zie popullore pėr Mehmet Shehun, kėtė Flero tė Popullit, kuadėr tė aftė qė drejtoi qeverinė pėr disa dekada. Shumė njerėz mendonin se nuk do tė pėrsėritej mė figura e tij. E dija mendimin popullor, se, po tė ishte ky nė krye tė shtetit, do tė ndryshonin gjėrat nė interesin e popullit dhe atdheut.
    Le tė vijojmė me nxitimin tuaj pas mbėrritjes nė kryeqytet. Ku shkuat?
    Pas mbėrritjes nė Tiranė, shkova menjėherė pėr tė takuar Kadri Gojashin, i cili ishte Drejtor i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit.
    Po?
    Nė fytyrėn e tij lexova menjėherė lodhjen dhe shqetėsimin. Sa u takuam, Kadriu mė tha se mė kėrkonte ministri nė zyrė, pra Feēorr Shehu. Ashtu bėra; pa vonuar shkova menjėherė nė zyrėn e tij, ku e gjeta sė bashku me Kadri Hazbiun, nė atė kohė ministėr i Mbrojtjes.
    Situata e tyre?
    Tė dy dukeshin tmerrėsisht tė shpėrfytyruar. Ishin nė njė gjendje tė papėrshkrueshme, saqė mbanin kokėn me duar pa ditur ēfarė tė thonin. Nė fytyrėn e tyre dallohej qartė njė prerje tejlodhėse dhe njė zverdhje torturuese pėr atė qė kishte ngjarė e po ngjante.
    Ēfarė tė thanė?
    Pasi mė thanė diēka pėr ngjarjen, u pėrqendruan te porosia e shokėve tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, pėr largimin brenda asaj dite tė familjes sė Mehmet Shehut nga vila (banesa e tyre qė ishte brenda Bllokut tė Udhėheqjes) dhe vendosjen e saj nė vilėn nr.3 nė Rrugėn e Elbasanit. Mė porositėn qė, sė bashku me Drejtorinė e Tiranės, tė merrnim masa pėr sigurinė e tyre.
    Dhe si vepruat?
    Ne, Dega e Veēantė, sė bashku me Degėn e Pestė tė Sigurimit tė Shtetit, pėr lėvizjen e familjes sė kryeministrit nga vila ekzistuese, morėm disa masa sigurie.
    Ēfarė masash?
    Nė vilėn nr.3 vendosėm roje policie dhe njė skuadėr tė punonjėsve tė survejimit tė Drejtorisė sė Tiranės. Pra bėmė njė rrethim tė saj pėr mbikėqyrje dhe izolim.
    E zhvendosėt?
    Atė pasdite, sipas urdhrit u bė lėvizja e familjes pėr nė vilėn qė tė shpjegova, pra numėr tre, tė ndodhur nė Rrugėn e Elbasanit. Pra te ajo banesė, atė pasdite u vendos familja e Mehmetit, e pėrbėrė nga Fiqreti dhe djemtė, Ladi e Bashkimi, me familjet e tyre.
    Po Skėnderi?
    Skėnderi ndodhej nė Suedi. Pritej tė vinte nga ēasti nė ēast. Ai ishte njoftuar tė kthehej, se gjoja i kishte prindėrit tė sėmurė. Atė e shoqėronte Gani Kodra, kuadėr i Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit. Kur isha nė zyrėn e ministrit, Feēorr Shehu shprehu shqetėsimin pėr mbėrritjen e Skėnderit. Madje ai disa herė mori nė telefon ambasadat tona nė Suedi dhe pikat kufitare tė Kapshticės. Me tė drejtė ai kėrkonte tė dinte nėse ishte nisur nga Suedia dhe a kishte mbėrritur nė Greqi e mė pas nė Kapshticė.
    Erdhi?
    Skėnderi, i shoqėruar nga Gani Kodra, mbėrriti nė mbrėmje nė Tiranė dhe u vendos nė vilėn nr.3, ku ndodheshin edhe familjarėt e tij.
    Pati problem?
    Ēfarė problemi do kishte?! Ishte e tmerrshme. Nuk mė ikėn akoma ai ankth qė pėrjetova atė ditė, kur shikoja familjen e njeriut qė kishte njė histori lavdie mė vete, tė pėrdhosej nė atė mėnyrė. Ata rrinin tė gjithė si tė mpirė. Ishin si tė pėrēudnuar dhe nuk dinin si tė vepronin. Shikohej nė fytyrat e tyre vetėm frikė dhe tmerr. Nuk ta pėrshkruaj dot, se nuk ka penė tė pėrfshijė gjithė atė situatė emocionale qė tė krijonin ato skena, teksa shikoje fėmijėt e vegjėl tė lebetitur. Mos mė pyet pėr mė tepėr pėr kėtė skenė, se nuk mundem. I kalon ndjenjat njerėzore.
    Nė ato momente doli njė e papritur e ēastit, pasi Fatbardha, gruaja e Vladimirit, djalit tė madh tė Mehmetit, ishte shtatzėnė. Asaj i lindi nevoja pėr tė shkuar menjėherė nė spital.
    Po?
    Po atė mbrėmje ajo u shtrua nė maternitet dhe lindi vajzė. "Ē'bėn natyra, - thosha me vete, - nė tė njėjtėn shtėpi njėkohėsisht ka njė vdekje dhe njė lindje". Megjithatė lindja e kėsaj fėmije tė pafajshėm nuk solli gėzim tė madh nė atė familje, se hidhėrimi, gjėma ishte e madhe. Me pėlhurėn e zisė nuk ishte mbuluar vetėm kjo familje, por dhe populli mbarė.
    Kuptova. Mė tej, si operuat me situatėn e krijuar?
    Tė nesėrmen, mė 19 dhjetor, ministri Feēorr Shehu mė kėrkoi nė zyrėn e tij. Aty ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu.
    Mė thatė dhe ditėn e parė kur mbėrritėt nga Vlora, qė Kadri Hazbiun e gjetėt nė zyrėn e Feēorr Shehut, ndėrkohė qė dhe tė nesėrmen ata ishin bashkė. Pse ndodhej Kadriu nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm derisa ai mbulonte Mbrojtjen?
    Kadriu ishte ngarkuar nga udhėheqja e partisė tė ndihmonte organet e Punėve tė Brendshme nė kėtė situatė. Nė tė vėrtetė, siē edhe u vėrtetua, Enver Hoxha kishte tjetėr gjė nė mendje, pėr dėrgimin e Kadri Hazbiut nė kėto organe.
    Nė zyrėn e Feēorrit ndodhej edhe kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, Gėzim Hila.
    Pse? Njė kryetar dege nė zyrėn ku ishin dislokuar dy ministrat mė tė rėndėsishėm tė shtetit?
    Aty na thanė se me vendim tė aparatit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė (direkt tė Ramiz Alisė), familja e Mehmet Shehut duhej tė largohej brenda ditės nga Tirana dhe tė vendosej nė Belsh tė Elbasanit. Kėtu kuptova arsyen e ndodhjes aty tė Kryetarit tė Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit.
    Gjithė familja do transferohej nė Elbasan?
    Me porosi tė udhėheqėsit tė partisė, duhej tė diferencohej e pėrkohėsisht tė qėndronte nė Tiranė, djali i madh i Mehmetit, Vladimiri dhe bashkėshortja me fėmijėt.
    Pra ju ngarkuan juve pėr tė vijuar menaxhimin e familjes sė Mehmet Shehut gjatė vendosjes sė Belsh. Ēfarė instruktimi ju dhanė dy ministrat, tė cilėt mbikėqyrnin situatėn nga e njėjta zyrė?
    Tė dy ministrat na vunė nė dijeni se nga aparati i Komitetit Qendror tė PPSH-sė ishte njoftuar Komiteti Ekzekutiv dhe Komiteti i Partisė nė Elbasan. Ata kishin gjetur shtėpinė ku do tė vendosej familja e Mehmetit.
    Tjetėr udhėzim?
    U udhėzuam edhe pėr itinerarin e lėvizjes sė tyre, si dhe masat e sigurisė qė duhej tė merrnim.
    Pėr ēfarė lloj masash bėhej fjalė?
    Nė Belsh, nė vendin e qėndrimit tė familjes, do tė krijonim njė postė policie me efektivė tė policisė sė Elbasanit dhe do vendosnim njė skuadėr survejimi, si dhe do tė caktonim njė punėtor operativ, vetėm pėr masat e sigurimit tė tyre.
    Pse tė gjitha kėto masa?
    Tė gjitha kėto masa synonin evitimin e ndonjė arratisjeje tė familjarėve tė Mehmet Shehut, apo ndonjė tentativė rrėmbimi nga zbulimet e huaja e ndonjėrit prej tyre.
    Nė ēfarė ambientesh do tė vendosej saktėsisht familja e Mehmet Shehut?
    Familja e Mehmet Shehut do tė vendosej nė katin e parė tė njė pallati, nė qendėr tė Belshit, nė njė apartament njė dhomė e njė kuzhinė. Nė tė do tė banonin, Fiqret Shehu, djemtė, Skėnderi dhe Bashkimi, Marjeta, gruaja e Bashkimit dhe dy fėmijėt e tyre.
    Ishte i pajisur me mjetet elementare tė jetesės apartamenti?
    Ndėrtesa ishte krejt bosh, nuk kishte asnjė orendi. Fiqreti me fėmijėt nuk kishin me vete asnjė shtresė e mbulesė, kishin vetėm disa sende tė pakta personale dhe veshmbathje. Kishin mundur tė merrnin njė televizor tė vogėl bardhezi e njė magnetofon po tė vogėl. Ata nuk kishin asnjė enė pėr tė gatuar, pėr t'u larė apo pėr tė mbushur ujė.
    Dhe si ia bėtė?
    Katėr krevate, dyshekė e batanije, i morėm nė spitalin e Belshit. Ata ishin tė traumatizuar edhe nga mbikėqyrja kureshtare e banorėve dhe nga vėzhgimi i survejuesve.

    (Vijon nesėr)

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Si e shpėtova nga burgu gruan e Bashkim Shehut

    NGA: FATOS VELIU

    Kur u ktheva nga Vlora pas lajmit pėr vdekjen e kryeministrit Mehmet Shehu, ministrin Feēorr Shehu e gjeta sė bashku me Kadri Hazbiun, nė atė kohė ministėr i Mbrojtjes.
    * Tė dy dukeshin tmerrėsisht tė shpėrfytyruar. Ishin nė njė gjendje tė papėrshkrueshme, saqė mbanin kokėn me duar pa ditur ēfarė tė thonin. Nė fytyrėn e tyre dallohej qartė njė prerje tejlodhėse dhe njė zverdhje torturuese pėr atė qė kishte ngjarė e po ngjante.
    * Pasi mė thanė diēka pėr ngjarjen, u pėrqendruan te porosia e shokėve tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, pėr largimin brenda asaj dite tė familjes sė Mehmet Shehut nga vila (banesa e tyre qė ishte brenda Bllokut tė Udhėheqjes) dhe vendosjen e saj nė vilėn nr.3 nė Rrugėn e Elbasanit. Mė porositėn qė, sė bashku me Drejtorinė e Tiranės, tė merrnim masa pėr sigurinė e tyre.
    * Po atė mbrėmje nusja e tė birit u shtrua nė maternitet dhe lindi vajzė. “Ē’bėn natyra, - thosha me vete, - nė tė njėjtėn shtėpi njėkohėsisht ka njė vdekje dhe njė lindje”.
    * 19 dhjetor 1981, mė thėrret sėrish nė zyrė ministri Feēorr Shehu, ku prapė e gjeta me Kadri Hazbiun.
    * Aty na thanė se me vendim tė aparatit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, (direkt tė Ramiz Alisė,) familja e Mehmet Shehut duhej tė largohej brenda ditės nga Tirana dhe tė vendosej nė Belsh tė Elbasanit. Ndėrsa, me porosi tė udhėheqėsit tė partisė duhej tė diferencohej, e pėrkohėsisht tė qėndronte nė Tiranė, djali i madh i Mehmetit, Vladimiri dhe bashkėshortja me fėmijėt.
    * Nė Belsh, nė vendin e qėndrimit tė familjes do tė krijonim njė postė policie me efektivė tė policisė sė Elbasanit dhe do vendosnim njė skuadėr survejimi, si dhe do tė caktonim njė punėtor operativ, vetėm pėr masat e sigurimit tė tyre. Tė gjitha kėto masa synonin evitimin e ndonjė arratisjeje tė familjarėve tė Mehmet Shehut, apo ndonjė tentativė rrėmbimi nga zbulimet e huaja e ndonjėrit prej tyre.
    * Familja e Mehmet Shehut do tė vendosej nė katin e parė tė njė pallati, nė qendėr tė Belshit, nė njė apartament njė dhomė e njė kuzhinė. Nė tė do tė banonin, Fiqret Shehu, djemtė, Skėnderi dhe Bashkimi, Marjeta, gruaja e Bashkimit dhe dy fėmijėt e tyre. Ndėrtesa ishte krejt bosh, nuk kishte asnjė orendi. Fiqreti me fėmijėt nuk kishin me vete asnjė shtresė e mbulesė, kishin vetėm disa sende tė pakta personale dhe veshmbathje. Kishin mundur tė merrnin njė televizor tė vogėl bardhezi e njė magnetofon po tė vogėl. Ata nuk kishin asnjė enė pėr tė gatuar, pėr t’u larė apo pėr tė mbushur ujė.

    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Pra, thamė nė fund tė intervistės sė kaluar pėr transportimin e familjes sė Mehmet Shehut nė Belsh tė Elbasanit, ku do tė rrinte nė kushtet e internimit, nėn masa tė rrepta sigurie apo jo?

    Po ashtu ėshtė, ndėrkohė qė ju shpjegova se tė gjitha kėto masa synonin evitimin e ndonjė arratisjeje tė familjarėve tė Mehmet Shehut, apo ndonjė tentativė rrėmbimi nga zbulimet e huaja e ndonjėrit prej tyre.
    Familja e Mehmet Shehut do tė vendosej nė katin e parė tė njė pallati, nė qendėr tė Belshit, nė njė apartament njė dhomė e njė kuzhinė. Nė tė do tė banonin, Fiqret Shehu, djemtė, Skėnderi dhe Bashkimi, Marjeta, gruaja e Bashkimit dhe dy fėmijėt e tyre, ndėrkohė qė ndėrtesa ku do tė banonin ishte krejt bosh, nuk kishte asnjė orendi, kur Fiqreti me fėmijėt nuk kishin me vete asgjė.

    Dhe si ia bėtė pėr t’i sistemuar?
    Katėr krevate, dyshekė e batanije, i morėm nė spitalin e Belshit. Ata ishin tė traumatizuar edhe nga mbikėqyrja kureshtare e banorėve dhe nga vėzhgimi i survejuesėve.
    I ngacmoi kush?
    Jo, jo. Askush nga banorėt nuk i shau, nuk i pėrbuzi.
    Mirė materiale dhe orendi tė banesės qė nuk kishin, po tė holla, a kishin rezervė?
    Familja Shehu nuk kishin as tė holla tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar gjendjen ekonomike. Fiqreti kishte me vete vetėm 70.000 mijė lekė tė vjetra, qė i mbante nė njė ēantė, tė cilėn e merrte kudo me vete. Mbi 30.000 lekė tė vjetra nga kėto i pagoi Shtėpisė sė Pritjes Tiranė, pėr disa mungesa tė konstatuara dhe qė ata ia kėrkonin. Ajo i pagoi menjėherė kėto para.
    Po si ia bėnė pėr tė jetuar, i sistemuat nė punė?
    Pėr tė pėrballuar disi jetesėn, me interesimin tonė dhe me miratimin nga udhėheqja e ministrisė, Skėnderi dhe Bashkimi u sistemuan me punė nė SMT (Stacionin e Makinave dhe Traktorėve), qė ndodhej pranė qendrės sė Belshit.
    Si ju dukej ajo situatė nė tė cilėn u katandis familja VIP e Shqipėrisė?
    Unė me kryetarin e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, Gėzim Hila, nė tė vėrtetė e shikonim me keqardhje gjendjen e kėsaj familjeje. Gjatė muajit dhjetor deri nė Vitin e Ri 1982, shumicėn e kohės, sė bashku me Gėzimin, e kalova nė Belsh.
    I mbikėqyrnit?
    Gjatė gjithė kėsaj kohe shkoja nė ministri, raportoja pėr gjendjen dhe masat e marra pėr sigurimin e tyre, merrja udhėzime dhe kthehesha nė Belsh.
    Me kryetarin e Degės sė Elbasanit, kishit qenė njohur mė parė?
    Me Gėzimin ishim shokė tė vjetėr, kishim besim te njėri-tjetri dhe shkėmbenim lirisht mendime tė ndryshme.
    Cilat ishin temat e bisedave tuaja nė ato ēaste, si dy kuadro tė besuar tė Ministrisė sė Brendshme?
    Temat e bisedave tona, ato qė na preokuponin mė shumė, ishin ngjarjet e kohėve tė fundit, tė cilat sigurisht lidheshin me Mehmet Shehun dhe familjen e tij.
    E ē’mendim kishit pėr grupet e njėpasnjėshme qė po kėputeshin periodikisht si armiq tė sofistikuar?
    Ishim tė njė mendimi, se grupet “armiqėsore” tė ushtarakėve, “sabotatorėve” nė ekonomi dhe nė organizimin shtetėror ishin vetėm sajime, plane tė njė strategjie tė udhėheqėsit tė partisė nė bashkėpunim me zbulimet e huaja, pėr t’i likuiduar kėta kuadro besnikė e revolucionarė tė atdheut e pushtetit socialist.
    E mendonit nė ato ēaste, teksa mbikėqyrnit familjen e Mehmet Shehut nė Belsh, se do t’i vinte radha dhe vetė ministrit tuaj, Feēorr Shehut apo Kadri Hazbiut?
    Gjatė bisedave tona e kemi menduar qartė dhe saktė edhe kėtė skenar, tė cilin tashmė ne e kuptonim shumė qartė. Nė atė kohė kemi shprehur shqetėsimin se, Enver Hoxha, siē ‘hėngri’ edhe Mehmetin, do tė likuidonte edhe Kadri Hazbiun dhe se sėpata do tė binte dhe mbi organet e Punėve tė Brendshme.
    Pra, eksperienca juaj nė detyra ju kishte bėrė parashikues thua?
    Duke qenė pėr njė kohė tė gjatė nė bazė, e njihnim mirė gjendjen e keqe ekonomike, nė veēanti atė tė fshatit. “Reformat e dhallės e tė pulave”, qė ishin aplikuar atje, kishin pėr qėllim tė diskreditonin sistemin socialist nė sy tė fshatarėve e popullit nė tėrėsi. Teoria e luftės sė klasave, ashpėrsimi artificial i saj kishte krijuar njė gjendje frike e pasigurie. Pėr rrjedhojė ishte krijuar urrejtje nė popull, qė e kuptonim se do tė shpėrthente njė ditė.
    Ēfarė mendonit pėr vdekjen e Mehmet Shehut?
    Kemi pasur bindjen se Mehmet Shehun e kanė vrarė dhe se likuidimi i tij ishte njė humbje e madhe pėr popullin e atdheun. Enver Hoxha pėr tė likuiduar Mehmet Shehun e mė vonė Kadri Hazbiun, qėllimisht grumbulloi nė aparatin e Komitetit Qendror tė PPSH-sė dhe nė Byronė Politike, njerėzit mė negativė, tė cilėt Mehmet Shehu i kishte kritikuar, apo edhe pushuar nga puna pėr paaftėsi drejtimi, si Ramiz Alinė kur ky ishte ministėr i Arsimit, Lenka Ēukon, njė mjelėse e paaftė, Hajredin Ēelikun e tė tjerė. Ai solli nė Byronė Politike, pėr tė realizuar strategjinė e tij, njerėzit e paaftė si Hekuran Isain, njė fugist tė pashkollė, Simon Stefanin, njė fanatik injorant, Pali Misken, ish-shofer, me njė horizont tė ngushtė kulturor, e tė tjera.
    Zoti Martiro, mendoni se ju, si njerėz tė strukturave tė larta tė Sigurimit tė Shtetit, keni qenė pėrdorur pėr tė realizuar qėllimet e Enver Hoxhės, tė cilat me sa po shikoj, ju tashmė i urreni me njė neveri fanatike?
    Kemi shprehur mendimet se ne, punonjėsit e Sigurimit tė Shtetit qė kemi punuar me ndershmėri e pėrkushtim pėr interesat e atdheut dhe tė sistemit socialist, nuk e dinim se nė duart e kujt ishim dhe kujt i shėrbenim. Kemi qenė tė bindur se edhe nė organet e Punėve tė Brendshme do tė binte “fshesa e hekurt”.
    Ku bazohej kjo bindje?
    Ishim tė sigurt se Enver Hoxha kishte tė tjera organe informative, agjentė tė tij, qė kontrollonin e informonin atė pėr gjithēka, qė mbanin evidenca pėr kuadrot e grumbullonin materiale pėr ta, me qėllim goditjeje.
    Ke pasur parandjenjė se dhe ti vetė do tė bije nė prangat e qelive vrastare, ashtu siē ndodhi nė tė vėrtetė, me akuzat mė tė rėnda me tė cilat po eliminoheshin tė gjitha kėto grupe njėri pas tjetrit?
    Ishim tė bindur se edhe ne ishim nė shėnjestėr tė kėtij organi, ndaj duhej tė ishim tė kujdesshėm dhe tė udhėhiqeshim nė punėn tonė nga motivi: “Shpėto ē’mund tė shpėtosh nga kuadrot besnikė tė popullit, tė atdheut, qė rrezikohen tė goditen”.
    E zbatuat nė tė vėrtetė kėtė parim?
    Nė punėn tonė e zbatuam kėtė parim, por dhe na kushtoi. Ne e shikonim familjen e Mehmetit me keqardhje e brengė. U pėrpoqėm t’u vinim nė ndihmė, aq sa kishim mundėsi. Ishim tė bindur se ishin viktima e terrorit tė Enver Hoxhės.
    Ku i bėnit bisedat tuaja, kur dihet se kudo mund tė ishit nėn efektin e pėrgjuesve?
    Bisedat tona i kemi bėrė nė natyrė tė hapur dhe asnjėherė nė ambiente, zyra apo lokale, pasi dyshonim pėr gjithēka.
    Si vepruat pas sistemimit dhe organizimit tė sigurimit dhe mbikėqyrjes sė familjes sė Mehmet Shehut nė internim, pra nė Belsh?
    Pas kėsaj ne si pėrfaqėsues tė Sigurimit tė Shtetit, qė na ishte ngarkuar detyra e kėsaj mbikėqyrjeje, organizuam veprimet operative dhe hetimore nė drejtim tė Mehmet Shehut dhe familjes sė tij.
    Ku do konsistonte ky pėrpunim?
    Menjėherė pas vdekjes, Enver Hoxha e cilėsoi Mehmet Shehun agjent e poliagjent nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja. Pas kėsaj filloi ethshėm puna pėr tė grumbulluar materiale nė drejtim tė tij, apo pėr t’i sajuar ato.
    Konkretisht?
    Sektori pėrkatės nė aparatin e Komitetit Qendror tė PPSH-sė, qė kontrollonte organet e Punėve tė Brendshme, me nė krye Rexhep Kollin dhe vetė Ramiz Alia, Sekretar i Komitetit Qendror dhe qė mbulonte edhe organet e Punėve tė Brendshme, ishin nė lėvizje dhe aktivitet tė madh nė kėtė drejtim.
    Si do tė organizohej ky grumbullim?
    Nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme u krijua grupi operativ, i cili nėpėrmjet veprimeve operative, tė grumbullonte prova nė drejtim tė Mehmet Shehut dhe familjes sė tij.
    Rruga tjetėr ku do pėrqendroheshit pėr kėto informata implikuese pėr ish-kryeministrin?
    Nga arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme u nxorėn disa materiale, qė bėnin fjalė pėr takimet e Mehmetit pas ēlirimit, me misionarėt anglezė e amerikanė, qė ishin nė atė kohė pėrfaqėsues tė vendit tė tyre nė Shqipėri, takime kėto legale nė rrugė diplomatike.
    Qėllimi i kėtij superangazhimi?
    Qėllimi ishte tė akuzonin Mehmetin si bashkėpunėtor tė tyre.
    Ēfarė u arrit?
    Dega e Pestė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, sektori i survejimit, nxori nga arkivi disa tė dhėna operative tė takimit tė familjarėve me tė huaj, qė mund tė kenė qenė pėr arsye tė ndryshme dhe jo pėr implikimin dhe pėrdorimin qė do t’u bėnte grupi i hetimit pėr tė vėrtetuar akuzėn e Enver Hoxhės.
    Nė tė vėrtetė kishte fiksuar survejimi i dikurshėm takime tė familjarėve me tė huaj, kur ka qenė gjallė Mehmeti?
    Ishin fiksuar nga survejimi se familjarė tė Mehmet Shehut ishin takuar me persona tė huaj edhe nė territorin pranė Universitetit tė Tiranės apo nė Durrės e gjetkė. Takime kėto qė ishin bėrė para vrasjes sė Mehmetit, por qė nuk i ishin bėrė prezente Mehmetit e familjes sė tij.
    Ēfarė arrinit me kėtė fakt?
    Nė kėtė mėnyrė familjarėve tė implikuar nė kėto takime, normal qė u vihej menjėherė etiketa e agjentit apo agjentes.
    Si vepruat juve, ndėrsa jeni njohur me kėto situata?
    Nė radhė tė parė, unė doja tė shpėtoja disa prej familjarėve nga burgu. E vetmja mėnyrė ishte qė tė operoja me pėrpunimin operativ qė njihnim neve, qė do tė thoshte se e marrim nė bashkėpunim. Kjo do tė thoshte se ai person qė i miratohej bashkėpunimi, i shpėtohej arrestimit.
    Pėr kė e arritėt?
    Arrita tė shpėtoj nusen e tė birit, Marjetėn nga burgu.
    E bėtė bashkėpunėtore?
    Ēfarė bashkėpunėtore do tė behej ajo. Pėrse do na hynte nė punė dhe ēfarė ishte nė gjendje tė na siguronte. Por ashtu u konsiderua, pasi kishte fėmijėn e vogėl.
    Ēfarė bėtė konkretisht?
    Pasi u njoha edhe unė me materialet e survejimit dhe pėrpunimit operativ tė Marjetės, iu thash se mė lindi mendimi qė, pėr tė zbuluar tė vėrtetėn e kėtyre takimeve, por edhe pėr tė shpėtuar - Marjetėn dhe tė shoqin Bashkim Shehun, tė punonim me Marjetėn dhe ta tėrhiqnim atė nė shėrbim tė organeve tė Sigurimit. Qėllimi ishte qė ta futnim nė kombinacione pėr tė parė reagimin e zbulimeve tė huaja.
    Ju kėrkova veprimin konkret ju lutem?
    Kėtė mendim ia shpreha ministrit Feēorr Shehu, ku prezent ishte edhe Kadri Hazbiu, i cili nė kėtė kohė mė shumė qėndronte nė Ministrinė e Brendshme se nė atė tė Mbrojtjes. E diskutuan tė dy kėtė propozim dhe u shprehėn se ishin dakord, por duhej tė bisedohej edhe nė aparatin e KQ tė partisė.
    Dhe si u vendos?
    Pas pak ditėsh mė thirrėn nė zyrėn e tyre dhe mė thanė se edhe aparati i KQ tė PPSH-sė ishte dakord. U diskutua se si do tė veprohej mbi bazėn e udhėzimeve tė tyre. U hartua plani i veprimit, i cili u firmos nga zėvendėsministri Mehmet Ēaka dhe u miratua nga ministri Feēorr Shehu.
    Plani?
    Sipas planit, pėr tė realizuar takimin me Marjetėn, unė, nė prezencėn e punėtorit operativ qė merrej me sigurimin e tyre, do tė takoja njė e nga njė pjesėtarėt e familjes sė Mehmetit, do t’i pyesja pėr ngjarjen e vetėvrasjes sė ish-kryeministrit dhe pėr fejesėn e djalit, Skėnderit. Nė kėtė mėnyrė do tė takoja Marjetėn, tė cilėn mes pyetjeve dhe pėrgjigjeve do ta shtija nė pėrpunim operativ, ku do tė veproja nė vijim sipas reagimit tė saj. Mbi kėtė bazė do tė veprohej mė vonė.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Fiqiret Shehu nė internim mė tregoi pėr natėn e vdekjes sė Mehmetit

    NGA: FATOS VELIU

    TIRANE-Zoti Kritsofor, mė folėt nga numri i kaluar pėr situatėn e familjes sė Mehmet Shehut, si u vendos nė internim nė Blesh tė Elbasanit, ndėrkohė qė u mor ndaj saj masa e mbikėqyrjes sė rreptė, aq sa vendosėt njė postė tė posaēme policie pėr tė siguruar kryesisht dhe ngado njė ndėrhyrje e mundshme e zbulimeve tė huaja.
    Si vijuat mė tej pas kėtyre veprimeve?
    Pas kėsaj, ne do tė merreshim me pėrpunimin e familjarėve. Kishte folur Enver Hoxha me akuzat mė tė rėnda, kėshtu qė siē ua thashė dhe nga numri i kaluar, ne do tė na duhej t'i materializonim kėto akuza. Konkretisht familjarėt veē e veē, pa pasur dijeni as pėr njėri-tjetrin do tė mund t'i pyesnim dhe tė bisedonim gjerė e gjatė, kjo edhe nė konfidencė. Fillimisht unė fillova tė zbatoja kombinacionin mbi bashkėshorten e Mehmet Shehut, Fiqiretin.
    Kur e filluat kėtė kombinacion mbi Fiqiretin?
    Nga fundi i muajit dhjetor 1981.
    Doja t'ju ndalja dhe njė herė. Vetėm e bėnit kėtė kombinacion, apo dhe nė prezencė tė dikujt?
    Kėtė veprim e bėra dhe nė prezencė tė punėtorit operativ qė merrej posaēėrisht me sigurimin e tyre.
    Por sigurisht ai nuk kishte dijeni pėr qėllimin tuaj tepėr sekret si zyrtar i lartė i sigurimit, apo jo?
    Sigurisht, as qė bėhej fjalė pėr tė ditur ai qėllimin e kėtij takimi qė po bėja me Fiqiret Shehun.
    Dhe si vijuat?
    E thėrrita nė takim gjoja si rastėsisht, por qė ishte tepėr sekret, aq sa nuk dinin dhe familjarėt e tjerė se unė po bisedoja me tė.
    Po?
    Fillimisht shkriva bisedėn dhe e ktheva nė njė bisedė mė shumė konfidenciale. Sigurisht, biseda do tė niste me pėrshkrimin sipas saj, si dėshmitarja okulare e gjithė historisė qė u kishte ngjarė, kryesisht situata dhe rrethanat e vdekjes sė tė shoqit.
    Jam shumė kurioz nė kėtė pikė zoti Martiro, pasi deri tashmė kanė folur shumė dėshmitarė, por vetė e shoqja e Mehmet Shehut mendoj se ka shumė rėndėsi, pėr t'u ballafaquar me kėto dėshmi tė dhėnė herėt. Pra, si jua ka pėrshkruar ajo ato momente tė natės sė 18 dhjetorit kur i shoqi u gjet i vdekur nė dhomėn e gjumit?
    Kur e pyeta pėr rrethanat e vetėvrasjes sė Mehmetit, Fiqireti tha: "Mbrėmjen e datės 17 dhjetor, Mehmeti erdhi nė shtėpi i mėrzitur, mė tregoi fare shkurt pėr mbledhjen e Byrosė Politike. Nuk deshi tė hajė darkė dhe tha se do tė shkonte lart nė studio, do tė pėrgatitej pėr mbledhjen e Byrosė, qė do tė vazhdonte tė nesėrmen. I thashė qė tė flinte, se tė nesėrmen kishte kohė pėr t'u pėrgatitur, por Mehmeti nuk deshi. Shkoi lart nė studio, qė ishte ngjitur me dhomėn e tij tė fjetjes. Kur shkova unė rreth orės 22.30, lart, pėr tė fjetur nė dhomėn time, qė ėshtė pranė dhomės sė Mehmetit, pashė qė kishte dritė nė dhomėn e tij. Nė mėngjes u ngrita rreth orės 07:30, por Mehmeti nuk ishte ngritur. Kur vajti ora rreth 08:00 dhe pashė se Mehmeti nuk po ngrihej, hyra sė bashku me djalin, Ladin, nė dhomėn e tij pėr ta zgjuar, por pamė se ai kishte vrarė veten. Thirrėm Ali Ēenon dhe doktorin, ata erdhėn lart dhe panė Mehmetin tė vdekur. Mehmeti kishte lėnė njė letėr, tė cilėn e mori Kadriu kur erdhi pėr ngjarjen nė mėngjes. Kadriu me nervozizėm tha: 'Ēfarė bėri ky njeri kėshtu? Byroja kishte vendosur t'i jepte vetėm njė vėrejtje'. Nuk i bėra pyetje pėr mė gjatė pėr kėtė ēėshtje".
    Po pėr fejesėn e djalit, qė i ēoi nė katastrofė, ēfarė tė ka thėnė nė atė takim aq konfidencial qė paskeni bėrė gjatė asaj kohe?
    Pėr fejesėn e djalit, Skėnderit, Fiqireti u shpreh: "Kėtė punė e morėm vesh nė muajin korrik 1981 kur ishim me pushime nė plazhin e Durrėsit. Djali, Skėnderi, i tregoi tė atit, Mehmetit, se njihte njė vajzė dhe mendonte tė fejohej me tė. Mehmeti e pyeti se kush ishte ajo vajzė, e bija e kujt ishte. Skėnderi i tha se kush dhe e kujt ishte dhe po ashtu i tregoi se kishte dajallarė tė arratisur".
    Po ēfarė tė tha pėr reagimin e Mehmetit kur mėsoi kėtė fakt tė djalit?
    Mehmeti iu pėrgjigj Skėnderit se "duhet tė pyesnim". Skėnderi gjithashtu mė shpjegoi edhe mua dhe unė i thashė se "ka dajėn tė arratisur, pra Arshi Pipėn, dhe pyesni pėr tė".
    Veprimi i Mehmetit?
    Mehmeti thirri Feēorrin dhe e vuri nė dijeni pėr kėtė ēėshtje. Feēorri i tha qė tė pyesim. Mė vonė ky, sipas porosive tė marra, i solli tė dhėna pėr familjen e Turdive.
    Ēfarė tė dhėnash operative kishte ēuar Feēorri sipas Fiqiretit?
    Feēorri i tha Mehmetit se "vajza e quajtur Silva Turdiu ėshtė shumė e mirė, ėshtė studente nė Universitetin e Tiranės, ėshtė volejbolliste nė klubin 'Dinamo'. I ati i saj ėshtė njeri shumė i mirė. Profesor nė Universitetin e Tiranės dhe i dekoruar me 'Ēmimin e Republikės'. Ka dajallarė tė arratisur dhe dy vėllezėrit e babit tė larguar me kohė jashtė vendit, por pa aktivitet politik kundėr vendit tonė".
    Kur Mehmeti i tha se "si tė bėj, ta jap pėlqimin apo jo pėr fejesėn?", Feēorri i tha tė pyeste partinė.
    Ēfarė thoshte pėr mė tej?
    Mehmeti u nxitua dhe e dha pėlqimin pėr fejesėn, e cila u bė nė fillim tė muajit shtator, nė shtėpinė e re.
    Dua tė di dėshminė e Fiqiretit zoti Martiro, nė lidhje me atė qė ka ndodhur me Enver Hoxhėn pas shpalljes sė fejesės. A i uroi Enver Hoxha, siē ėshtė pretenduar?
    Fiqireti, kur e pyeta hollėsisht pėr kėtė fakt, e pohoi njė veprim tė tillė. Konkretisht ajo mė tha: "Erdhi pėr vizitė edhe Enver Hoxha me Nexhmijen, si dhe fėmijėt e tyre. Nė shtėpinė tonė ishte gjithashtu prezent dhe djali Neli me Silvėn. Pas vizitės sė Enver Hoxhės bėmė sė bashku njė fotografi".
    Po dėshmia e saj pėr reagimin e Enver Hoxhės?
    Pėr kėtė detaj, pėr tė cilin e kam pyetur me shumė hollėsi, bashkėshortja e ish-kryeministrit, nė atė gjendje terrori dhe paniku qė ishte, vijoi tė shpjegonte me njė sinqeritet absolut, duke mė deklaruar:
    "Mbas tri-katėr ditėsh pasi kishte bėrė vizitėn, Enver Hoxha thirri Mehmetin dhe i tha se ishte bėrė gabim kjo fejesė pasi ishte zbutur lufta e klasave duke shkelur rėndė vijėn e Partisė, prandaj ai urdhėroi qė fejesa tė prishej.
    Ku ka qenė nė tė vėrtetė Skėnderi kur ėshtė bėrė ky reagim i papritur nga Enver Hoxha? Ēfarė ju ka thėnė personalisht e veja e njeriut tė hekurt?
    Pėr tė qenė i saktė nga sa mė ka deklaruar Fiqireti pėr kėtė detaj, po ju flas nė mėnyrė absolute. Konkretisht ajo deklaroi:
    "Skėnderi dhe Silva ishin nė Greqi. Silva kishte shkuar me skuadrėn e 'Dinamos' pėr njė ndeshje volejbolli, kurse Skėnderi nga Greqia do tė shkonte nė Suedi".
    Po, dhe si kishte vepruar Mehmeti?
    Ajo mė tregoi:
    "U thirrėn tė dy tė ktheheshin nė Shqipėri. Mehmeti i shqetėsuar i tha Skėnderit se 'kemi bėrė gabim me fejesėn dhe ajo do tė prishet'. Pas kėsaj ajo konsiderohej e prishur".
    Ėshtė e vėrtetė se Mehmet Shehu ka pasur debulesė pėr fėmijėt, aq mė shumė pėr Skėnderin, gjė qė ekziston dhe njė alibi, se, duke e ditur kėtė fakt Enver Hoxha, mund tė ketė ndikuar nė sajimin e njė situate tė tillė, ku ishte i vetmi rast ku Mehmeti mund tė gabonte?
    "Mehmeti, - vijoi Fiqireti, - kishte shumė debulesė pėr Skėnderin. Ai ishte shumė i shqetėsuar, kishte frikė se mos pėsonte ndonjė gjė djali. Skėnderi ishte i sėmurė dhe prishja e fejesės e tronditi shumė, ndaj dhe nuk deshi tė kthehej nė Suedi pėr tė vazhduar studimet".
    Por ai u kėshillua dhe nga udhėheqja e partisė qė tė vazhdonte studimet. Kėshtu u veprua, me gjithė atė mesele. Ishte njė gabim qė nuk duhej bėrė nga ne. U bė gabim i madh. U nxituam".
    Ju ka shprehur ndonjė merak?
    Gjatė atij takimi, qė ishte shumė sekret por edhe shumė miqėsor e konfidencial, Fiqireti mė tha se nė shtėpinė ku kishte banuar, nė Bllok, kishte disa plaēka, disa orendi e veshmbathje tė tyre, tė cilat nga nxitimi nuk kishte pasur mundėsi t'i merrte. M'u lut qė t'ia ēonim kėto sende, se ishin tė sajat dhe jo tė Shtėpisė sė Pritjes.
    U interesuat?
    Ashtu siē mė tha ajo, bėra verifikimin dhe rezultoi tamam ashtu. Ato sende ishin nė papafingo e shtėpisė sė vjetėr, pra tė Bllokut. Aty ishin edhe disa orendi tė vjetra, njė sėnduk me sende, veshmbathje tė pėrdorura e tė reja dhe copa basme e stofi tė paprerė.
    Ia ēuat?
    Nuk mund t'ia ēoja dot nė kokėn time. I raportova pėr kėtė problem personalisht Hekuran Isait, qė nė atė kohė ishte ministėr i Punėve tė Brendshme. Pra i thashė pėr kėrkesat e Fiqiretit dhe kėto sende tė sajat.
    Ēfarė ju tha Hekuran Isai?
    Ministri, nuk deshi qė t'i jepej asgjė nga ato.
    Po kėrkesa apo ankesa tė tjera, pati Fiqireti nė ato momente tragjike tė jetės sė saj?
    Gjithashtu, Fiqireti u ankua se nė shtėpinė ku ishin vendosur ishte tepėr ngushtė dhe kėrkoi qė tė vendoseshin nė ndonjė ndėrtesė tjetėr qė tė kishte dy dhoma e kuzhinė.
    E kishit menduar kėtė gjė?
    Nė fakt, ishte planifikuar qė, me tė mbaruar njė ndėrtesė nė qendėr tė Belshit, familja e Mehmetit tė strehohej aty, - banesė qė ishte planifikuar tė pajisej me mjete pėrgjimi. Kėshtu qė unė i thashė edhe Fiqiretit, se, kur tė mbaronte ndėrtesa disakatėshe do tė sistemoheshin aty. I thashė se ishte planifikuar nga pushteti lokal njė hyrje me dy dhoma e kuzhinė pėr familjen e Fiqiretit.
    Hynė nė tė vėrtetė?
    Jo. Ata nuk arritėn tė hynin nė atė ndėrtesė, pasi Fiqireti dhe Skėnderi u arrestuan.

    (Vijon nesėr)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •