Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Hetuesi Martiro: Beqir Balluku penalizoi veten pėr Tezat e Zeza tė mbrojtjes

    Nga: FATOS VELIU

    Zoti Martiro. Le tė vijojmė mė tej sėrish me ato ēka ju keni biseduar me Beqir Ballukun, qoftė nė linjė konfidenciale dhe qoftė nė atė zyrtare, nė lidhje me Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes dhe "Antitezat" e Ballukut, pėr tė cilat e kishte kryqėzuar Enver Hoxha. Pra, si kanė vijuar rrėfimet apo deklaratat e tij nė atė periudhė 11-mujore tė qėndrimit tė tij nė qeli, teksa priste gjakftohtė momentin kur do tė ekzekutohej tragjikisht?
    Sipas materialit tė Kėshillit tė Mbrojtjes, "Antitezat", ose siē u quajtėn ndryshe "Materiali i Zi", pėrgatitur nga Beqir Balluku binin nė kundėrshtim me kriteret, parimet e Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes pėr realizimin e fitoreve nė luftėn popullore.
    Ku konsistonte kjo divergjencė apo gabim?
    Bazė teorike e artit ushtarak pėr luftėn popullore ishte mbrojtja pozicionale aktive, me qėllim mbrojtjen e lirisė dhe pavarėsisė, asgjėsimin e agresorėve superiorė nėpėrmjet luftės popullore me dy shkallė, tė shkallės sė parė dhe nė rast detyrimi, tė shkallės sė luftės partizane.
    Qė tė na kuptojė dhe lexuesi zoti Martiro, pra qė tė ketė njė ide tė qartė mbi akuzat e Ballukut dhe pyetjet qė pėrdornit mbi tė gjatė hetimit 11-mujor para se tė dilte nė gjyq, doja tė flisnim shumė mė hollėsisht dhe konkretisht, kush ishte shkalla e parė e asaj lufte qė ishte ndėrtuar nė teori?
    Nė shkallėn e parė mendohej luftė frontale e rregullt, duke realizuar tė gjitha veprimet luftarake taktike-operative moderne dhe me tė gjitha forcat e mjetet. Parashikohej qė tė mos i lihej armikut asnjė pėllėmbė tokė, asnjė shteg depėrtimi. Nėse armiku arrinte tė penetronte qoftė edhe nė njė sektor, forcat tona me anėn e kundėrsulmeve dhe kundėrgoditjeve tė fuqishme ta asgjėsonin atė. Kėsaj strategjie i pėrgjigjej, sipas Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes edhe struktura e ushtrisė, shpėrndarja e saj nė shumė pika hapjeje dhe fortifikimi i vendit.
    Po faza e dytė?
    Nėse shihej se kishte dėme tė mėdha nė njerėz dhe teknike, do tė bėhej tėrheqja graduale pėr ruajtjen e tyre dhe do tė kalohej nė fazėn e dytė tė luftės, nė aplikimin e luftės partizane nė prapavijat e armikut. Kjo metodė lufte parashikonte goditjen e armikut pėr ta dobėsuar, duke ia bėrė jetėn tė padurueshme dhe pasi tė krijohej raporti nė favorin tonė, do tė kalohej nė kundėrmėsymjen vendimtare pėr tė vendosur situatėn e plotė.
    Unė do tė doja tė dija se cili ishte nė themel tė materialit tė "Antitezave"?
    Nė themel tė materialit tė "Antitezave" ishte mbrojtja mobile, pra e lėvizshme, me front lufte nė brezat e mbrojtjes, por njėkohėsisht parashikonte edhe tėrheqje e luftė nė prapavijat e armikut, pra luftė partizane.
    Pra, kėtu qėndronte gjithė ai ngėrēi qė u konsiderua tradhti e lartė?
    Sipas kėtij materiali, nė pamundėsi pėr t'u mbrojtur nė vijėn e parė, pėr tė shpėtuar nga forcat e shumta tė armikut, asgjėsimin e plotė tė forcave dhe teknikės ushtarake, duhet t'i tėrhiqnim kėto forca nė thellėsi tė vendit, nė brezin e mbrojtjes operative e strategjike dhe tė luftonim nė prapavijė tė armikut, duke e goditur dhe sulmuar atė.
    Ēfarė depononte Balluku pėr kėtė lloj devijimi, qė mund ta quash nga teoria ushtarake e Kėshillit tė Mbrojtjes?
    Sipas deponimeve tė Beqir Ballukut, atė e shqetėsonte bregdeti i Semanit, ku nuk mund tė organizohej mbrojtje qė nė buzėn e ujit, nė rast tė njė agresioni. Forcat e Armatosura dhe teknika luftarake mund tė asgjėsoheshin nga mjetet e shumta tė armikut, qė mund tė zbarkonte me mjete amfibe dhe sulmeve me aviacion tė tij. Sipas tij, nė zonėn fushore nuk mund tė mbroheshim, ndaj forcat duhet tė vendoseshim nė zonėn kodrinore tė fortifikuar. Kėto mendime e shqetėsonin dhe e ēuan nė hartimin e atij materiali.
    Doja tė dija se ēfarė ka pranuar konkretisht Beqir Balluku nė procesin hetimor pėr problemin e antitezave? Pra, ka pranuar fajėsi apo ēfarė ka sqaruar nga sa akuzohej pėr atė lloj teorie?
    Gjatė procesit hetimor, Beqir Balluku pranonte se materiali i "Antitezave" atakonte Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes mbi Artin Ushtarak tė Luftės Popullore. Kėto ishin ide tė kundėrta pėr mbrojtjen, pėrplaseshin me to dhe mund tė sillnin pasoja. Pėr analogji kjo pėrplasje ngjan me atė tė dy vezėve, ku njėra do tė thyhej. Ato ishin me pasoja dhe mund tė krijonin tek kuadri ushtarak mendime tė ndryshme pėr mbrojtjen e vendit dhe Artin Ushtarak.
    Pra, pranonte se kishte ndjekur rrugė tė gabuar?
    Beqiri thoshte se kishte ndjekur njė rrugė tė gabuar pėr pėrgatitjen e kėtij materiali, duke u nisur nga mendimet dhe perceptimet e tij tė gabuara pėr ēėshtjen e mbrojtjes pozicionale-aktive, kryesisht nė ēėshtjet taktike, por pėr rrjedhojė u prekėn edhe ēėshtjet operative-strategjike.
    Si shprehej konkretisht, kur e keni pyetur ju?
    "Unė pėr kėtė, - deponoi Begiri - kam faj. Mendimet e mija tė gabuara mė vunė nė kundėrshtim me Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes. Frymėzues pėr kėtė punė tė keqe jam unė, ndaj dhe mbaj pėrgjegjėsi, por mua nuk mė ka shkuar asnjėherė nė mendje tė bėj punė armiqėsore, t'u kundėrvihem me ndėrgjegje tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes, t'i sabotoj ato me qėllim pėr tė pėrmbysur me puē pushtetin popullor". Ai theksonte se preokupimi i vetėm i tij ka qėnė mbrojtja e atdheut. "Gjithnjė kam menduar se e kryej mirė detyrėn time ndaj atdheut, ndaj partisė".
    Nga numri kaluar mė folėt pėr njė pėrplasje qė ka pasur Beqir Balluku mė Petrit Dumen, kur nisėn akuzat ndaj tij. E kam fjalėn pėr momentin kur ai e konsideroi Beqir ballukun gjarpėr. Jam kurioz shumė pėr kėto momente, kur ata ishin bashkarisht nė qeli mė tė njėjtat akuza, madje duke u konsideruar si grupazh nė veprimtarinė qė akuzoheshin, ēfarė qėndrimi mbante ai pėr Dumen apo e fajėsonte apo jo atė?
    Pyetjeve se a kishin marrė pjesė Petrit Dume dhe Hito Cako nė hartimin e atij materiali, apo kanė pasur mendime tė pėrbashkėta pėr pėrmbajtjen e tij, Beqiri iu pėrgjigj negativisht. Beqir Balluku deponoi se pėr pėrgatitjen e kėtij materiali ishte marrė ai dhe vetėm ai. "Unė e krijova grupin e punės dhe dhashė udhėzime pėr pėrgatitjen e kėtij materiali. Nuk u konsultova, as me Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Petrit Dumen, as me Hito Ēakon pėr krijimin dhe udhėzimet qė i dhashė grupit pėr pėrgatitjen e materialit. Ata morėn dijeni mė vonė se njė grup po punonte njė material nė zbėrthim tė vendimeve tė Plenumit XII tė KQ tė PPSh-sė. Ata u njohėn edhe me disa fashikuj tė materialit qė po pėrgatitej nga grupi i punės. Madje, kanė bėrė edhe shėnimet e tyre mbi kėta fashikuj, s'janė dakord me ēėshtjet qė shtroheshin nė material, por vetėm kaq dhe nuk janė ulur pėr tė diskutuar me mua", - u shpreh gjatė hetimeve Beqir Balluku.
    Ju tha se ku mund tė ishin shėnimet e tyre nė lidhje me materialin?
    Sipas tij, fashikujt me shėnimet e Petrit Dumes dhe Hito Ēakos duhet tė ishin nė arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes.
    Kėrkuat t'i vėrtetonit deponimet e Beqirit?
    Pėr tė vėrtetuar deponimet e Beqir Ballukut kėrkova nė arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe gjeta fashikujt e materialit qė po pėrgatitej me shėnimet e Petrit Dumes dhe Hito Ēakos, ku ata shpreheshin se ishin dakord me shumė ēėshtje qė trajtoheshin nė material lidhur me mbrojtjen e vendit.
    Po Petriti vetė ēfarė ka deklaruar?
    Nė lidhje me materialin e "Antitezave", i pandehuri Petrit Dume midis tė tjerave deponoi se "Beqir Balluku u prek qė me daljen e Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes, qė nuk mundi t'i bėnte vetė. Ai filloi tė fliste menjėherė pėr disa 'ēėshtje teknike tė materialit', tė cilat ishin krejt pa rėndėsi".
    Pra, konkluzioni i deklaratės sė tij?
    Sipas Petrit Dumes, ai ishte shprehur se Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes ishin shumė tė gjata, me hollėsi, e tė tjera. "Nė vitin 1971, Beqiri pa ditur gjė as unė dhe as Hito formoi njė grup pune, i cili do tė punonte nėn drejtimin e tij, gjoja pėr tė vėnė nė jetė mėsimet e Enver Hoxhės dhe tė plenumit. Unė e mora vesh vonė kėtė fakt dhe nuk isha dakord me pikėpamjet e tij. Unė kam faj se nuk e bėra problem lart kėtė ēėshtje", - u shpreh Petrit Dume gjatė hetimit.
    Po Hito Ēako nė ēfarė pozicioni qėndroi nė kėtė akuzė?
    Thuajse nė tė njėjtėn linjė me Petritin ishte edhe deponimi i Hito Ēakos.
    "Unė kam faj. Nuk e bėra mirė detyrėn dhe kam pėrgjegjėsi pėr kėtė, megjithėse materialin e kam konsideruar si kundėrvėnie tė Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes nė shumė ēėshtje dhe tė mos mbyllej siē u mbyll po tė mos ishim thirrur tė tre nė raport nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Mua mė ka munguar vigjilenca e lartė dhe e rreptė ndaj pikėpamjeve tė shtrembra, qė paraqiten nė kėtė material. Beqiri e ka drejtuar drejtpėrdrejt punėn pėr pėrgatitjen e kėtij materiali, e ka korrigjuar faqe mė faqe. Ai i kishte tė vetat konceptet, pikėpamjet qė shtrohen nė kėtė material", - tha Hito Ēako gjatė seancave tė pyetjeve.
    Zoti Martiro, dua tė di saktėsisht tė paktėn sot nė lidhje me akuzat qė bėheshin mbi Beqirin, Petritin dhe Hiton pėr bashkėpunim. Kam parasysh qė jua bėj kėtė pyetje pėr deponimet e kundėrta qė ata kanė dhėnė, ndėrkohė qė Balluku i mori pėrsipėr tė gjitha. Pra, e vėrtetuat dot juve akuzėn pėr bashkėpunim?
    Gjatė procesit hetimor, nga deponimet e tė pandehurve Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako dhe Rrahman Parllaku, si dhe tė dėshmitarėve, pėrpiluesve tė materialit tė "Antitezave" nuk u vėrtetua akuza se "Petrit Dume dhe Hito Ēako ishin bashkėpunėtorė e bashkėkomplotistė me Beqir Ballukun nė pėrgatitjen e materialit".
    Pėrse akuzoheshin tjetėr gjeneralėt e arrestuar?
    Ushtarakėt e arrestuar akuzoheshin pėr "sabotimin e direktivave tė Enver Hoxhės pėr Shkollat e Lira Ushtarake".
    Ku e kishte zanafillėn kjo akuzė qė ju po hetonit ndaj Ballukut?
    Rreth viteve 1970-1971, Hoxha hodhi idenė qė kishte lėshuar Lenini nė vitin 1921, pėr krijimin e Shkollave tė Lira pranė ndėrmarrjeve dhe qendrave tė prodhimit nėn parullėn: "I gjithė populli ushtar".
    Ju kuptova. Ēfarė thoshte Balluku pėr kėtė akuzė?
    I pyetur pėr kėtė akuzė, i pandehuri Beqir Balluku deklaroi se pėr tė vėnė nė zbatim kėtė direktivė nga Shtabi i Pėrgjithshėm u bėnė disa eksperimente, u hapėn disa shkolla tė lira pranė qendrave tė punės, por sipas raportimeve po tė Shtabit tė Pėrgjithshėm nuk dhanė rezultate nė pėrgatitjen e ushtrisė pėr mbrojtjen, prandaj edhe kuadrot e Shtabit e zvarritėn aplikimin e tyre. "Pėr moszbatimin e tyre mbaj edhe unė pėrgjegjėsi, por kurrsesi nuk kemi pasur synim moszbatimin e tyre. Unė u pajtova me mendimet e Shtabit tė Pėrgjithshėm, se nuk duhej tė kalonte ushtria nė sistemin e Shkollave tė Lira", - deponoi pėr kėtė ēėshtje Beqir Balluku.
    Pra, ata akuzoheshin se nuk donin tė shpėrndanin ushtrinė nė reparte tė vogla, apo jo?
    Beqir Balluku dhe tė pandehurit e tjerė akuzoheshin se kishin maninė e stėrvitjeve tė mėdha me trupa, duke lėnė pas dore stėrvitjet e vogla pėr kompaktėsimin e reparteve tė ushtrisė nė tėrėsi.
    E pranuan kėtė akuzė ata?
    Ata nuk e pranuan kėtė akuzė.
    Si e justifikonin pengimin?
    Sipas Beqirit, stėrvitjet e mėdha ishin bėrė me miratim tė Kėshillit tė Mbrojtjes dhe ishin vėnė nė zbatim tezat e kėtij tė fundit. Po ashtu, planifikimi i kėtyre stėrvitjeve ishte bėrė nga Shtabi i Pėrgjithshėm dhe me zhvillimin e tyre ishte marrė kryesisht Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Petrit Dume dhe vartėsit e tij. Madje, nė konkluzionet e kėtyre stėrvitjeve kishin qėnė edhe udhėheqės tė PPSH-sė dhe tė shtetit dhe nuk ishin bėrė asnjėherė vėrejtje e tillė sipas akuzės.
    Po deponimet e Ballukut nė lidhje me rregulloret ushtarake?
    Rreth akuzės "pėr sabotimin e orientimit tė Kėshillit tė Mbrojtjes pėr pastrimin e rregulloreve ushtarake nga pikėpamjet e ushtrive tė huaja dhe pėrshtatjen e tyre sipas politikės ushtarake sė PPSh-sė, Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes" i pandehuri Beqir Balluku shpjegoi: "Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik dhe daljen 'de fakto' nga Traktati i Varshavės, u morėn disa masa pėr tė futur nė rregulloret ushtarake disa forma dhe koncepte tė tjera pėr tė mėnjanuar metodat dhe konceptet e huazuara nga ushtria sovjetike. Me kėtė punė u ngarkuan drejtoritė sipas profilit qė tė hartonin rregulloret e reja. Nė fakt, u bė njėfarė pune. U bėnė disa korrigjime tė rregulloreve tė vjetra, apo dhe tė reja, por kėto nuk u shkėputėn nga prirjet e rregulloreve tė vjetra, pėr kėtė mbaj pėrgjegjėsi edhe unė si ministėr, por pėrgjegjėsinė mė tė madhe e kanė drejtoritė e ministrisė dhe Shtabi i Pėrgjithshėm, qė e kishte detyrė kryesore. Unė nuk jam udhėhequr asnjėherė nga mendimi qė tė mos pastroheshin rregulloret e vjetra, me influenca tė ushtrive tė huaja, pėr tė sabotuar udhėzimet e Kėshillit tė Mbrojtjes".

    HETUESI I BEQIR BALLUKUT
    Kristofor Martiro. Njė prej kuadrove tė spikatur tė Sigurimit tė Shtetit tė periudhės komuniste, i cili do tė bėhej viktimė e makinės shkatėrruese tė gjuetisė sė shtrigave, tė cilės i kishte shėrbyer me idealizėm ekstrem duke besuar verbasi nė propagandėn politike pėr interesat e popullit dhe tė atdheut. Ai ėshtė pikėrisht personi, i cili nė dhjetorin e vitit 1974 u mor qė nga Korēa ku kryente detyrėn e nėnkryetarit tė Degės sė Punėve tė Brendshme tė atij rrethi, pėr tė kaluar nė grupin hetimor pėr tė hetuar posaēėrisht akuzėn e veprimtarisė armiqėsore tė ministrit historik tė Mbrojtjes sė asaj kohe, Beqir Ballukun. E ndėrsa pėr 11 muaj Kristofor Martiro u detyrua tė punonte me nerva tė tendosura pėr tė formuluar dosjen e njeriut qė njihej si atentatori i flaktė i kohės sė luftės dhe shtetar shumė i lartė deri nė atė periudhė, kur gjatė procesit nuk gjente asnjė element tė tradhtisė qė i kishte denoncuar Enver Hoxha. E megjithėse Beqir Balluku vetėm 11 muaj pas arrestimit do tė shkonte para skuadrės sė pushkatimit, pėr tė cilėn nuk kishte kurrfarė mėdyshje se nuk do shpėtonte nga Enver Hoxha, edhe vetė Kristofor Martiro do tė bėhej viktimė e hetimit apo rolit tė tij nė kėtė ekzekutim. Kjo do tė ndodhte jo mė shumė se gjashtė vjet pas ekzekutimit tė gjeneralėve tė lavdishėm tė luftės, kur do tė vinte nė darėn e gjuetisė vetė Mehmet Shehun me Kadri Hazbiun. Do tė mjaftonte akuza e artikuluar nga Enver Hoxha, qė e cilėsonte Mehmet Shehun si kreun e grupit armiqėsor edhe tė ekipit tė Beqir Ballukut, qė tė binte nė pranga edhe vetė hetuesi i tij, Kristofor Martiro. Ishin kolegėt e tij qė do hynin nė zyrėn hijerėndė tė godinės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr ta prangosur me akuzėn banale qė ka fshehur deklaratat e Beqir Ballukut, i cili paskish denoncuar si kryetar tė grupit vetė Mehmet Shehun. Nė kėtė mėnyrė Kristofor Martiro, pa marrė parasysh qė ishte njė nga pionierėt e luftės Nacionalēlirimtare nė tė cilėn kishte marrė pjesė qė nė moshėn 15-vjeēare, pavarėsisht se kishte qenė njė nga kuadrot e devotshėm tė vetė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pavarėsisht se kishte qenė hetues edhe i njeriut tė rėndėsishėm tė ekonomisė shqiptare, Kiēo Ngjelės, pavarėsisht se kishte menaxhuar gjithė situatėn e familjes sė Mehmet Shehut pas vdekjes sė kryeministrit, do tė merrte mbi supe akuzėn mė tė rėndė, e cila kishte rėnduar edhe mbi tė pandehurit e mėdhenj qė ai vetė kishte hetuar. Kristofor Martiro, pra sipas akuzės politike tė lėshuar pamėshirshėm mbi tė, kishte bėrė tė mundur fshehjen e grupit tė Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, tė cilėt i kishte denoncuar gjatė hetimit vetė Beqir Balluku. Mosregjistrimi i kėsaj dėshmie tė Ballukut nė procesverbalin e formuluar nga Martiro sipas asaj akuze, kishte shpėtuar poliagjentin mė tė rrezikshėm tė historisė shqiptare, pra Mehmet Shehun. Kjo do tė thoshte qė Martiro nuk mund tė dėgjohej mė dhe as tė pretendonte tė bindte kėnd se Balluku s'e kishte pėrmendur askurrė Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.
    Kėshtu, ish-pionieri i njėsiteve guerile tė kryeqytetit tė drejtuara nga Balluku, ndėrkohė qė ishte rreshtuar nė radhėt e formacioneve partizane tė Luftės Nacionalēlirimtare, ish-pjesėmarrės i luftės Nacionalēlirimtare qė nė moshėn 15-vjeēare, ish-hetuesi i Beqir Ballukut e Kiēo Ngjelės, ish-drejtuesi i strukturave qendrore tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qė kishte menaxhuar largimin dhe internimin e familjes sė Mehmet Shehut pas vdekjes sė tij, do tė pėrfundonte mbrapa hekurave tė qelive tė sigurisė tepėr tė lartė, ku kishin qenė edhe tė pandehurit qė ai kishte hetuar. Nuk do ta kishte parė i gjallė ditėn e lirisė jashtė burgut nėse nuk do tė vinte viti '91, kur Kristofor Martiro do tė lirohej me tė dėnuarit politikė, qė kishte kėrkuar Partia Demokratike e porsakrijuar.


    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Hetuesi: Balluku mė deponoi se Petrit Dume kishte kundėrshtuar heqjen e gradave

    NGA: FATOS VELIU

    Zoti Kristofor. Njė ndėr akuzat apo pistat e hetimit tuaj ndaj grupit tė gjeneralėve mė tė rėndėsishėm tė viteve '70 dhe nė veēanti ndaj Beqir Ballukut ka qenė edhe "Sabotimi i Vijės sė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, (PPSH-sė) nė Ushtri".
    Pyetja ime pra nė kėtė numėr tė radhės, zoti Martiro, ėshtė se si vijoi dhe konkludoi hetimi qė ju i bėtė Ballukut nė drejtim tė akuzės pėr veprimtarinė e tij armiqėsore dhe sabotuese tė vijės sė PPSH-sė nė ushtri?
    Sė pari do tė doja tė qėndronim paksa edhe nė lidhje me Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes dhe "Antitezat" e Ballukut, pėr tė cilat e kishte kryqėzuar Enver Hoxha, ku folėm hollėsisht nga numri i kaluar. Pėr rikujtesė mund t'ju them se sipas materialit tė Kėshillit tė Mbrojtjes, "Antitezat", ose siē u quajtėn ndryshe "Materiali i Zi", pėrgatitur nga Beqir Balluku, binin nė kundėrshtim me kriteret, parimet e Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes pėr realizimin e fitoreve nė luftėn popullore. Ajo qė kam merak ėshtė fakti i njė lapsusi tė bėrė nga shkrimi i kaluar pikėrisht nė momentin kur ėshtė rrėfyer nga Beqir Balluku nė lidhje me fajėsinė e Hito Ēakos dhe Petrit Dumes.
    Mund ta pėrsėritėsh deklaratėn e Ballukut nė lidhje me problemin nė fjalė?
    Balluku i mori pėrsipėr tė gjitha dhe doli ashtu si tha ai nė tė vėrtetė. Ai deklaroi se: "Unė e krijova grupin e punės dhe dhashė udhėzime pėr pėrgatitjen e kėtij materiali. Nuk u konsultova, as me Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Petrit Dumen, as me Hito Ēakon, pėr krijimin dhe udhėzimet qė i dhashė grupit pėr pėrgatitjen e materialit. Ata morėn dijeni mė vonė, se njė grup po punonte njė material nė zbėrthim tė vendimeve tė Plenumit XII tė KQ tė PPSH-sė. Ata u njohėn edhe me disa fashikuj tė materialit qė po pėrgatitej nga grupi i punės. Madje, kanė bėrė edhe shėnimet e tyre mbi kėta fashikuj. S'janė dakord me ēėshtjet qė shtroheshin nė material, por vetėm kaq dhe nuk janė ulur pėr tė diskutuar me mua", - u shpreh gjatė hetimeve Beqir Balluku.
    Sipas tij, fashikujt me shėnimet e Petrit Dumes dhe Hito Ēakos duhej tė ishin nė arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes.
    Ju thatė se i vėrtetuat deponimet e tij dhe dolėn tė sakta, apo jo?
    Pikėrisht kėtu ėshtė dhe lapsusi i djeshėm, se unė pėr tė vėrtetuar deponimet e Beqir Ballukut kėrkova nė arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe gjeta fashikujt e materialit qė po pėrgatitej, me shėnimet e Petrit Dumes dhe Hito Ēakos, ku ata shpreheshin qartė dhe saktė: "Nuk jemi dakord me shumė ēėshtje qė trajtohen nė material lidhur me mbrojtjen e vendit".
    Jua kuptova qartė merakun qė shprehni, ndėrsa mė duhet tė rikujtoj pyetjen e radhės, se si vijoi dhe konkludoi hetimi qė ju i bėtė Ballukut nė drejtim tė akuzės pėr veprimtarinė e tij armiqėsore dhe sabotuese tė vijės sė PPSH-sė nė ushtri?
    Ashtu ėshtė. Pas pėrfundimit tė hetimeve nė linjėn e parė, hetimet me tė pandehurit vazhduan me akuzėn qė iu bėhej atyre nga udhėheqja e lartė e PPSH-sė, tė cilėn sa e pėrmendėt dhe juve:
    "Pėr veprimtari armiqėsore dhe sabotuese ndaj vendimeve tė partisė;
    - Pėr revolucionarizimin e ushtrisė;
    - Pėr Letrėn e Hapur tė vitit 1966;
    - Pėr heqjen e gradave;
    - Pėr vendosjen e komiteteve tė partisė, komisarėve politikė, vijėn e masave nė ushtri etj.
    Si ishte ajo akuza specifike, pėr krijimin e njė Komiteti politik tė posaēėm vetėm pėr ushtrinė?
    Tė pandehurit dhe kryesisht Beqir Balluku, hetimin e tė cilit e bėja unė, akuzoheshin pėr krijimin e njė Komiteti Qendror tė Partisė nė ushtri, i cili sipas tyre ndodhej brenda KQ tė PPSH-sė, si njė strukturė e veēantė pėr realizimin e qėllimeve tė tyre armiqėsore dhe komplotiste.
    Ku synonte aludimi i kėsaj akuze?
    Pra, aludohej qė ushtarakėt e lartė, shtatė anėtarė dhe kandidatė tė Komitetit Qendror, kishin krijuar edhe organizmin e tyre, qė sipas akuzės ishte njė Komitet Qendror i veēantė.
    Po. Dhe si vijonte kjo akuzė e ēuditshme, qė pėr kohėn mund tė tė duket edhe paradoks?
    Sipas materialit, kėta persona kishin bėrė edhe mbledhje si aparat i Komitetit Qendror. Se kishin shtruar probleme, pra ishin shkėputur nga aparati i Komitetit Qendror tė PPSH-sė.
    Ēfarė ka deklaruar vetė Beqir Balluku, zoti Martiro, nė ēastet kur ju e keni pyetur pėr kėtė akuzė kaq tė ēuditshme tė gatuar nė zyrat qendrore tė politikės sė asaj kohe?
    Nė lidhje me kėtė akuzė, tė pandehurit deklaruan se kishin udhėzime nga udhėheqja e lartė e partisė, se ata, si anėtarė dhe kandidatė tė Komitetit Qendror tė Partisė qė ishin, tė bėnin konsultime pėr problemet qė kishin nė ushtri. Ndaj dhe kishin bėrė disa konsulta, por gjithsesi nuk kishin vepruar si njė forum partie dhe nuk merrnin vendime tė detyrueshme pėr t'u zbatuar nga forumet dhe organizatat e partisė nė ushtri, apo komandat ushtarake.
    Hetimet tuaja pėr kėtė rast?
    Nga hetimet e tė pandehurve Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako dhe Rrahman Parllaku, nuk u vėrtetua se ata kishin krijuar njė KQ si aparat tė veēantė, nga Komiteti Qendror i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe udhėheqja e saj.
    Pra edhe Beqir Balluku nuk i pranoi akuzat, apo jo?
    Ashtu ėshtė. Gjatė hetimit, ish-ministri i Mbrojtjes nuk i pranoi kėto akuza, duke thėnė se ai asnjėherė nuk iu ishte kundėrvėnė vendimeve tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė pėr revolucionarizimin e ushtrisė. Beqir Balluku u shpreh se kurrė nuk kishte pasur rezervė pėr vendosjen e masave revolucionarizuese nė ushtri dhe se kishte punuar me ndėrgjegje pėr zbatimin e tyre.
    Ai kishte qenė dakord plotėsisht pėr heqjen e gradave nė ushtri dhe kishte dhėnė i pari shembullin pėr heqjen e tyre.
    Nė ē'mėnyrė kishte dhėnė shembullin nė heqjen e gradave kur ishin detyruar ta zbatonin tė gjithė?
    Siē mė rrėfente teksa e pyesja, siē po mė pyesni ju mua, pas vendimit tė partisė pėr heqjen e gradave ai kishte veshur njė uniformė pa gradat e gjeneralit dhe kishte vendosur kapelen e modelit kinez nė kokė dhe me kėtė uniformė kishte dalė nga zyra e tij nė Ministrinė e Mbrojtjes, qė tė shikonin edhe vartėsit, ushtarakė dhe civilė. "Kur dola nga zyra dhe hipa nė makinė, i thashė shoferit se si dukesha me uniformėn pa grada. Ai mė tha se dukesha tamam si njė karrocier i mirė. Pas kėtyre fjalėve qesha me tė madhe", - tha Beqir Balluku, teksa shpjegonte situatėn nė tė cilėn u ndodh pas heqjes sė gradave.
    Mirė pėr vete ai tregoi se e kishte pritur qetėsisht pa kundėrshtime dhe e kishte zbatuar menjėherė vendimin politik tė heqjes sė gradave, po pėr kolegėt e tij, drejtuesit madhorė tė dikasterit qė drejtonte, ēfarė tha pėr reagimin apo mosreagimin, pasi kam dėgjuar shumė thashethemnaja pėr atė situatė. Pra, ju ka dėshmuar gjė kur keni qenė nė hetimin e asaj situate?
    Pėr qėndrimin e mbajtur nga tė pandehurit e tjerė Beqiri deponoi:
    "Gjatė njė mbledhjeje me kuadrot nė kohėn kur diskutohej heqja e gradave, Petrit Dume u shpreh se ishte kundėr heqjes sė gradave, me mendimin se do tė dobėsohej kėshtu disiplina nė ushtri. Tė kėtij mendimi ishin edhe disa kuadro tė lartė tė ushtrisė. Por kur u mor vendimi nga PPSH-ja pėr heqjen e gradave nė ushtri, edhe Petriti dhe tė tjerėt u solidarizuan me vendimin e marrė".
    Po deponimet e Petrit Dumes nė lidhje me gradat, kush ishin?
    Nė tė njėjtėn linjė ishin edhe deponimet e Petrit Dumes. Ai u shpreh se Beqir Balluku kishte qenė qė nė fillim dakord me heqjen e gradave nė ushtri, ndėrsa ai vetė nuk kishte qenė dakord, me mendimin se kjo ndikonte nė indisiplinimin e ushtrisė, shthurjen e saj disiplinore, pasi nuk do tė kishte hierarki ushtarake. I pandehuri tha se mendimet e tij kishin qenė tė gabuara, por pa prapavijė ideologjike, pasi atėherė ishin nė fazėn e diskutimit, ndėrsa kur u mor vendimi ai ishte plotėsisht dakord me vendimin e marrė nga PPSH-ja dhe se nuk kishte nostalgji edhe mė pas pėr gradat e gjeneralit.
    Po pėr rolin udhėheqės tė partisė nė ushtri, pėr tė cilėn ėshtė akuzuar rėndė nė atė kohė, ēfarė ju ka dėshmuar vetė Balluku teksa e keni pyetur gjatė asaj periudhe tė fundit tė jetės sė tij?
    Lidhur me rolin udhėheqės tė PPSH-sė nė ushtri, Beqir Balluku deklaroi se kishte qenė me ndėrgjegje pėr vendosjen e komisarėve, pėr rolin e komiteteve drejtuese tė partisė, pėr zbatimin e vijės sė masave dhe se ai kishte punuar me bindje pėr zbatimin e orientimeve tė partisė pėr tė vėnė nė jetė kėto masa.
    Ore zoti Kristofor! Dua tė di nėse ka pranuar ndonjė faj apo gabim tė vetin Balluku, apo tė gjitha akuzat i ka rrėzuar dhe hedhur poshtė me lloj-lloj arsyetimesh dhe aludimesh? Pra, s'ka pasur asnjė lloj faji nga sa akuzohej?
    E vėrteta ėshtė se ai pranoi se nė stilin dhe metodėn e tij tė punės kishte pasur edhe disa tė meta dhe dobėsi nė luftėn kundėr disa koncepteve dhe mendimeve tė kuadrit oficer, qė binin ndesh me orientimet e partisė, siē ishin konceptet e komandės unike ku komandonte vetėm komandanti, pasi kjo sipas tyre ishte mė mirė, ndėrsa komitetet e partisė pengonin punėn e komandave, se nė kėto komitete bėnin pjesė edhe shoferė dhe ushtarė qė nuk merrnin vesh nga puna e ushtrisė.
    Pra nuk ishte dakord me njė vendim esencial qė vetė Enver Hoxha e kishte imponuar nė mėnyrė urdhėruese?
    Sipas tij, disa kuadro e quanin jonormale situatėn, kur urdhri i komandantit pėr veprime luftarake duhej tė diskutohej njėherė nė Byrotė apo Komitetet e partisė. "Kishte shfaqje tė mendjemadhėsisė e arrogancės nė disa kuadro, tė cilėt, duke mos pėrfillur vijėn e masave, qėndronin larg ushtarėve. Ata e quanin jonormale tė hanin e flinin bashkė me ushtarėt. Pėr tė gjitha kėto shfaqje negative nė zbatim tė orientimeve tė partisė pėr revolucionarizimin e mėtejshėm tė ushtrisė, mbaj unė pėrgjegjėsi nė radhė tė parė. Pėr kėto tė meta jam kritikuar edhe nga udhėheqja e partisė", - depononte Beqir Balluku.
    Pra ish-ministri mbante pėrgjegjėsi pėr vijėn e masave nė ushtri, qė ėshtė propaganduar dhe imponuar po me aq forcė?
    Ish-ministri kishte qenė dakord me vijėn e masave nė ushtri, por sipas tij, ndoshta edhe e kishte tepruar nė kėtė drejtim. Pas daljes sė Letrės sė Hapur tė KQ tė PPSH-sė, ai kishte mendimin se masat revolucionarizuese binin nė kundėrshtim me rregulloret ushtarake tė disiplinės, tė jetės sė brendshme e tė tjera.
    Po, e kishte zhvilluar, apo penguar, atė iniciativė nė ushtri, e cila dihej qė drejtohej nga vetė Enver Hoxha?
    "Pėr tė zbatuar vijėn e masave, - deklaroi ai, - dhashė urdhėr qė tė hiqej nga qarkullimi rregullorja e disiplinės, pasi ishte nė kundėrshtim me kėtė parim, por gabova, se heqja e kėtyre rregulloreve solli pasoja, si shthurjen e disiplinės ushtarake, dhe u bėnė shqetėsuese ikjet pa leje nga reparti. Pėr kėto veprime jam kritikuar rėndė nga udhėheqja e partisė dhe mbaj pėrgjegjėsi pėr to. Mendimi im se gjithēka do tė bėhej duke zbatuar vijėn e masave, ishte i gabuar. Ushtria nuk mund tė ecte pa rregulloren e disiplinės dhe rregulloret e tjera. Kėtė e konsideroj faj, por kurrsesi qėllimi im nuk ishte qė tė dobėsoja ushtrinė".
    Por mendoj se, ka qenė problemi qė te heqja e gradave dhe jo vetėm te momenti i disiplinės ajo shthurje qė ai ju dėshmonte pėr atė situatė?
    Nė fakt, heqja e gradave minoi hierarkinė ushtarake dhe nuk njihej mė oficeri nga ushtari. Mbledhjet e lira ku komandanti vihej nėn kritikat e vartėsve, heqja e rregullores sė disiplinės ku parashikoheshin masa ndėshkimore pėr moszbatimin e urdhrit dhe rregullave tė shėrbimit ushtarak, zėvendėsimi i tyre me vijėn e masave, veshjet prej doku tė dala boje dhe tė shkurtra (nga larjet) deri te kėrcinjtė e kėmbėve, udhėzimet qė oficerėt tė hanė dhe flenė bashkė me ushtarėt, sollėn uljen e ndjeshme tė rėnies sė autoritetit tė ushtarakėve tė lartė dhe pėr rrjedhojė njė gjendje tė rėndė nė ushtri. U bėnė menjėherė shqetėsuese ikjet pa leje tė ushtarėve nga repartet e shėrbimit. Edhe pse organet e pushtetit lokal dhe ato tė rendit i kthenin nė reparte, kėto fenomene pėrsėriteshin, pasi mungonin masat ndėshkimore ndaj tyre.
    Ka ndonjė shembull pikant do tė thoja?
    Qarkullonte nėpėr repartet e ushtrisė njė ngjarje qė i kishte ndodhur njė komandanti reparti, i cili e kishte pasur mjaft problematik efektivin pėr largimet pa leje nga ushtria. I kishte vajtur nė majė tė hundės indisiplinimi i ushtarėve dhe i drejtohej komisarit me fjalėt: "Edukoji komisar me vijėn e masave, se unė nuk kam ēfarė tė bėj". Pėr tė mbajtur nėn kontroll repartin, aq sa mundte tashmė me situatėn e krijuar, ai e rreshtoi efektivin dhe nxori pėrpara tij ushtarin mė problematik, dhe nisi t'i thotė disa herė me zė tė lartė: "E di se ēfarė tė bėj unė?". Ushtarėt u shtangėn dhe ishin nė pritje tė asaj qė mund t'i bėnte komandanti shokut tė tyre problematik. Por pas njė pauze, komandanti shkon dhe i thotė nė vesh me zė tė ulėt ushtarit tė parregullt: "Unė tė ha m...". Kjo ngjarje mori dhenė dhe dikur mbėrriti nė veshin e Mehmet Shehut.
    Dhe ēfarė i kishte thėnė Mehmet Shehu?
    Ky i fundit thėrriti komandantin dhe nisi t'i fliste me zė tė lartė se pėrse e kishte krijuar njė situatė tė tillė. Pasi e kishte dėgjuar duke qėndruar gatitur, oficeri i thotė: "Po ēfarė t'i bėja o shoku ministėr". Mehmet Shehu e pa i vrenjtur dhe i pėrgjigjet: "Po, nuk kishe se ēfarė t'i bėje, vetėm t'i haje m…. Largohu!"


    (Vijon nesėr)

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Beqir Balluku: Le tė m'i fusin mua dhe ushqimet e harxhuara nga ushtria. Unė njė bark kam

    Nga: FATOS VELIU

    Zoti Martiro. Ndėrsa nga numri i kaluar mė treguat mbi atė qė ka ndodhur me Beqir Ballukun nė ditėt kur ju e hetonit pėr akuzat pėr veprimtarinė armiqėsore dhe sabotuese tė vijės sė PPSH-sė nė ushtri, tashmė do tė doja tė kaloja nė njė pikė tjetėr. Pėr tė mos humbur kohė do tė doja tė dija se si kanė nisur dhe si vijuan marrėdhėniet tuaja dhe ajo qė ka pėrjetuar ish-ministri kur ju kaluat nė hetimin e pistės sė radhės sė akuzės, pikėrisht ato tė fushės ideologjike?
    Ashtu siē u shprehėt dhe ju nė pyetjen qė porsa mė bėtė, pikėrisht pas linjės sė hetimit pėr akuzėn pėr veprimtarinė armiqėsore dhe sabotuese tė vijės sė PPSH-sė nė ushtri, nisi linja e tretė e hetimit.
    Ku konsistonte kjo linjė hetimi?
    Kjo linjė lidhej me akuzat pėr veprimtari armiqėsore nė frontin ideologjik pėr tė sabotuar vijėn, parimet e format marksiste-leniniste tė partisė, ku tė pandehurit akuzoheshin se nė ushtri nuk punoheshin materialet e partisė dhe Komandantit suprem Enver Hoxha, ndėrsa pėrhapeshin kontrabandė materiale tė pėrkthyera politike, ideologjike revizioniste dhe borgjeze, kryesisht pėrkthime nga literatura sovjetike dhe e vendeve tė Traktatit tė Varshavės.
    Ju e dini se interesi ynė dhe i mbarė publikut teksa bisedojmė pikėrisht me juve si hetuesi personal dhe njeriu qė kontaktonit rregullisht me Ballukun nė 11 muajt e burgimit tė tij para vdekjes, ėshtė tė mėsojmė mbi reagimet dhe dėshmitė e Ballukut nė lidhje me sa akuzohej dhe pyetej. Pra, cilat janė deklaratat e tij kur akuzohej pėr ēėshtjet e sipėrpėrmendura?
    Lidhur me kėtė akuzė, i pandehuri Beqir Balluku gjatė procesit hetimor ėshtė shprehur se Ministria e Mbrojtjes kishte njė fond tė veēantė, miratuar nga lart, pėr tė siguruar literaturė nga ushtritė e huaja, tė NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės.
    Ku e kishte idenė e kėsaj literature, teksa ishte e ndaluar pėr kohėn?
    Ish-ministri mendonte se ishte e nevojshme tė sigurohej literaturė pėr kėto ushtri, pasi duhet tė njihej nga ana jonė mėnyra e organizimit, taktikat dhe veprimeve operative qė kryenin, armatimin qė pėrdornin etj. Kjo siē ma shpjegonte ai, ishte arsyetuar pėr tė ditur si t'u kundėrviheshim ne armiqve tanė tė mundshėm nė rast tė njė sulmi tė mundshėm. Pra sipas tij, kjo literaturė pėrdorej nė interes tė ushtrisė dhe tė mbrojtjes sonė.
    Po Beqir Balluku ishte ministėr, ku ishte penalizimi qė i bėhej atij nė lidhje me kėtė fenomen, pasi jo pėr ēdo gjė duhej tė jepte ai llogari?
    Beqir Balluku kishte miratuar fondet pėr sigurimin e kėsaj literature.
    Kuptova. Pra, ai fajėsohej vetėm se kishte ēelur fondin pėr kėtė literaturė, kėshtu qė kujt ia linte pjesėn tjetėr tė akuzės?
    Me pėrzgjedhjen sipas armėve dhe me pėrkthimin e saj merrej Drejtoria e Dytė (Drejtoria e Zbulimit Ushtarak) dhe Instituti i Studimeve Ushtarake nė Ministrinė e Mbrojtjes.
    E mbani mend prononcimin e saktė tė tij pėr kėtė fakt?
    "Unė nuk e kam ditur sasinė e madhe tė literaturės, qė siē po thuhet, ka hyrė nė ushtri, e po njihem me kėto fakte tani gjatė hetuesisė. Unė kam dhėnė urdhėr tė pėrkthehej libri `Strategjia e Ushtrisė Sovjetike', por nė pak kopje qė tė njeheshin kuadrot kryesorė tė ushtrisė. Nuk kam dijeni qė pėrkthimi i saj ėshtė bėrė nė shumė kopje, e qė ka shkuar deri poshtė nė reparte, gjė qė ėshtė shumė e dėmshme. Unė kam qenė ministėr dhe mbaj pėrgjegjėsi pėr futjen nė masė tė literaturės sė huaj, si dhe pėr shpėrndarjen e saj deri poshtė nė bazė dhe faji im ėshtė qė nuk mora masa sipas udhėzimeve tė Plenumit IV tė KQ tė PPSH-sė pėr ta kontrolluar dhe censuruar, pėr ta filtruar nga pėrmbajtja politike dhe ideologjike, pasi edhe kjo literaturė pėrmban politikėn e vendit qė e nxjerr. Unė jam pėrgjegjės pėr moszbatimin e direktivės sė partisė, pasi shpėrndarja e kėsaj literature ka sjellė dėme nė mendjet e njerėzve dhe ėshtė diversion ideologjik", - shpjegoi gjatė hetimit ish-ministri.
    Pra, nė njė farė mėnyre ai linte tė kuptohej se pėr kėtė literaturė kishin qenė tė interesuar vetė ushtarakėt, apo jo?
    E vėrtetė. Sipas Beqir Ballukut, pėr pėrkthimin e literaturės sė huaj kishin qenė tė interesuar tė gjithė kuadrot e lartė tė ushtrisė sipas sektorit tė punės sė tyre. Nė veēanti pėr t'u njohur me literaturėn e Ushtrisė sė Bashkimit Sovjetik ishin tė interesuar kuadrot qė kishin studiuar atje dhe kishin nostalgji.
    Ēfarė ishte futur konkretisht nė ushtri, qė tashmė i ishte perceptuar nė aktakuzė vetė ministrit?
    Nga kontrolli qė ishte bėrė nė ushtri nga aparati i KQ tė PPSH-sė, dilte se ishte pėrkthyer dhe futur nė repartet ushtarake njė sasi e konsiderueshme literature e ushtrive tė huaja, veēanėrisht sovjetike dhe e vendeve tė Traktatit tė Varshavės si "Psikologjia e ushtarit", "Mbi pedagogjinė", materiale kėto qė ishin pėrkthyer e shpėrndarė nga Drejtoria Politike e Ushtrisė.
    Cili kishte qenė saktėsisht udhėzimi i ministrit pėr kėtė literaturė?
    Udhėzimi i Beqir Ballukut kishte qenė qė ky material tė pėrkthehej dhe tė pėrdorej nga njė rreth i ngushtė kuadrosh brenda Drejtorisė Politike tė Ushtrisė, gjė qė u dėshmua edhe nga Hito Ēako, i cili e kishte udhėhequr atė drejtori. Ēako tha se ai vetė e kishte shpėrndarė literaturėn nė repartet e ushtrisė.
    Pas kėsaj piste, me sa di, ju keni vijuar hetimin ndaj ish- ministrit tė Mbrojtjes nė njė pistė tjetėr. Pra, nisi hetimi pėr akuzėn e radhės sė tij "pėr veprime antiligjore nė fushėn ekonomike nė ushtri?"
    Pas anės ideologjike, seancat hetimore ndaj Beqir Ballukut vijuan me linjėn e katėrt, qė ishte pikėrisht ajo e akuzės lidhur me shpėrdorimet nė ekonominė ushtarake.
    Me ēfarė materialesh apo faktesh e njohėt para se tė fillonit pyetjet ndaj tij?
    Ish-ministri u njoh me aktet e kontrollit ekonomik-financiar tė bėra nė dikasterin e Ministrisė sė Mbrojtjes, repartet ushtarake, Ndėrmarrjet Bujqėsore Ushtarake, nė Shtėpitė Qendrore tė Ushtrisė nė Tiranė, Durrės, Pogradec.
    Ēfarė ishte konstatuar saktėsisht nė kėto kontrolle?
    Nė kėtė kontroll ishte konstatuar se ishin nxjerrė norma dhe akte juridike nė fushėn ekonomike, qė binin ndesh me ligjet e shtetit. Ishin bėrė shpėrdorime dhe teprime nė shpenzime gjatė stėrvitjeve ushtarake, nė Ndėrmarrjet Ekonomike tė Ushtrisė, shpenzime tė kundėrligjshme nė Shtėpitė Qendrore tė Ushtrisė, e tė tjera qė kapnin njė shumė tė caktuar nė vlerė monetare. Kishte material, e tė dala kėto nga kontrollet e shtėpive tė oficerėve tė Tiranės, Durrėsit, Pogradecit, qė ngarkonin me pėrgjegjėsi ushtarakėt e lartė dhe patjetėr Beqirin.
    Nė ēfarė shkalle ishte ngarkesa ligjore qė i faturohej vetė Ballukut nga kėto statistika financiere tė konstatuara si shkelje?
    Sipas materialeve tė kontrollit, organet kompetente me kėto veprime antiligjore dhe antiekonomike "grupi i puēistėve ushtarakė tė lartė kishte vepruar si njė shtet brenda shtetit".
    Ēfarė ka dėshmuar vetė Balluku me kėto akuzat ekonomike tė shumėpėrfolura nga mbarė populli aq sa, me sa mbaj mend i kanė bėrė dhe kėngė?
    Lidhur me kėto akuza i pandehuri Balluku deponoi se i kishte firmosur ai rregulloret pėr ēėshtjet ekonomike tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe mbante pėrgjegjėsi si titullar i dikasterit qė ato binin nė kundėrshtim me ligjet e shtetit dhe kishin sjellė pasoja ekonomike. Por nga ana tjetėr, ai shpjegoi se kėto rregullore ishin pėrgatitur nga vartėsit e tij, tė sektorėve ekonomikė dhe juridikė, qė mbanin pėrgjegjėsi direkt pėr kėtė.
    E mbani mend deklaratėn e saktė tė tij?
    "Unė nuk e kam ditur qė kėto rregullore dhe udhėzime binin nė kundėrshtim me ligjet e shtetit", - tha ish-ministri. Sipas tij, nė shtėpitė e ushtarakėve nė Tiranė, Durrės dhe Pogradec ishte konsumuar ushqim gjatė kohės kur ka pasur mbledhje pune, stėrvitje e tė tjera dhe se ato janė menduar brenda normės ligjore, jo veprime tė paligjshme e abuzive.
    Nė fund ish-ministri tha:
    "Mirė, tė gjitha kėto shpėrdorime le tė m'i ngarkojnė mua. Le t'i marr unė edhe kėto. Unė njė bark kam pasur, sa do tė haja. Le tė m'i faturojnė mua deficitet e tyre. Tė venė edhe kėto me tė tjerat".
    Kėshtu u mbyllėn hetimet edhe nė kėtė linjė, qė do tė thoshte se ishin hetuar tė katėrta linjat e planifikuara.
    Zoti Martiro, nuk ju pyeta se ēfarė raportesh krijonit gjatė hetimit nė marrėdhėniet e tė pandehurve me njėri-tjetrin?
    E vėrteta ėshtė se gjatė procesit hetimor, vėmendje iu kushtua edhe marrėdhėnieve tė tė pandehurve me njėri-tjetrin dhe pėr veprimtarinė e tyre tė pėrbashkėt armiqėsore kundėr partisė dhe pushtetit popullor. Pėr kėtė u pyetėn edhe tė pandehurit. Qoftė nga deklarimet e tyre apo dhe tė dėshmitarėve tė tjerė u provua se midis tyre, dhe nė veēanti midis Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Ēakos marrėdhėniet e punės dhe ato shoqėrore nuk kanė qenė tė mira.
    Ēfarė konstatuat nė kontradiktat qė kishin pasur?
    Mes tė pandehurve tė sipėrpėrmendur ka pasur mjaft grindje e mosmarrėveshje nė punė e sipėr nė Ministrinė e Mbrojtjes.
    Pra, nuk u provua se ata kishin pasur midis tyre frymė grupazhi, siē ishin akuzuar?
    Asnjėherė nuk u provua se kėta tė pandehur kishin vepruar sė bashku pėr qėllime armiqėsore. Nuk u provua konkluzioni i udhėheqjes sė lartė tė partisė se "ata nė sipėrfaqe grindeshin me qėllim qė tė fshihnin bashkėpunimin e tyre nė pėrgatitjen e puēit ushtarak".
    Ku u bazuat veē tė tjerash pėr akuzat e mėtejshme tė tyre?
    Dokumente pėr akuzat nė ngarkim tė "grupit tė puēistėve" ishin materialet e KQ tė PPSH-sė dhe sidomos ato tė Plenumit V dhe VI, raportet dhe fjalimet e Enver Hoxhės, aktet e kontrollit nė Ministrinė e Mbrojtjes. Mbi bazėn e kėtyre dokumenteve u zhvillua hetuesia dhe u pėrdoren prova pėr gjykimin e veprimtarisė sė tyre "armiqėsore".
    A patėn organet e zbulimit material komprometues pėr ta nga sa akuzoheshin?
    Nga organet e Zbulimit dhe Kundėrzbulimit nuk pati realisht asnjė tė dhėnė qė tė bėnte fjalė pėr ekzistencėn e veprimtarisė armiqėsore nė bashkėpunim me agjenturat e huaja, pėr takimet me kėto agjentura, apo pėr marrėveshje tė pėrbashkėt me fuqitė imperialiste e revizioniste nė realizimin e "komplotit", pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri. Ato qė thuhen apo shkruhen nė ndonjė gazetė apo libėr, pėr gjoja takime me agjentura tė huaja dhe veprime tė pėrbashkėta me to, janė tėrėsisht tė pabaza dhe gėnjeshtra tė sajuara pėr tė pėrligjur dėnimin e tyre.
    Ju kujtohet ndonjė akuzė drejtpėrsėdrejti e Enver Hoxhės, teksa ju vėrtetonit tė kundėrtėn?
    Nė njė fjalim tė Enver Hoxhės thuhej se "Beqir Balluku ishte marrė vesh me revizionistėt sovjetikė qė ata tė zbarkonin 40 mijė forca ushtarake nė Shqipėri pėr tė pėrmbysur udhėheqjen e partisė dhe tė shtetit".
    Ju si hetuesi e vlerėsuat kėtė tė dhėnė, qoftė dhe retorike?
    Kjo e dhėnė u vlerėsua shumė nga hetuesit e ēėshtjes, pasi nėse rezultonte e vėrtetė dhe e marrė nga burime tė besueshme, atėherė do tė ekzistonte veprimtaria komplotuese e tė pandehurit.
    Konkluzioni i hetimit?
    Por, nga verifikimet nė rrugė operative dhe hetimore rezultoi se kjo e dhėnė e kishte burimin nga thėnia e njė fshatari tė thjeshtė nga rrethi i Lushnjės, i cili ishte shprehur:
    "Beqir Balluku do tė jetė marrė vesh me rusėt pėr tė zbarkuar nė Shqipėri nja 40 mijė ushtarė, e tė pėrmbysnin pushtetin".
    Dhe kishte shkuar nė fjalimin e vetė Enver Hoxhės?!
    Kjo e dhėnė ishte transformuar nga "do tė jetė marrė vesh me rusėt...." nė "ėshtė marrė vesh me rusėt...".
    Dhe?
    Pikėrisht kjo e dhėnė, pa u verifikuar, u bė publike, madje ndėrkombėtare, nga vetė kreu i PPSH-sė, Enver Hoxha. Ky ishte njė mashtrim.
    Tė dhėnat e tjera qė mund tė kishte hetimi?
    Nė dispozicion tė hetimit kishte tė dhėna tė tjera, tė dala nga diskutimet nė mbledhjet e aktivave tė partisė, organizatave bazė tė ushtrisė dhe tė terrenit, por nė kėtė tė dhėna nuk bėhej fjalė pėr ndonjė veprimtari konkrete armiqėsore pėr tė pandehurin Beqir Balluku, apo tė pandehurit e tjerė tė akuzuar.
    Po ēfarė ishin ato tė dhėna atėherė?
    Kėto ishin ēėshtje thjesht personale e tė rėndoma. Kishte tė dhėna tė shpifura si Beqir Balluku hėngri mish kėtu apo atje, se u poqėn pėr tė dy apo tri gjela deti, se vrau nė Pyllin e Divjakės njė dem nė vend tė njė derri tė egėr, se i sollėn njė sasi boze nga Mati dhe e vendosi nė Shtėpinė e Ushtarakėve nė Tiranė, se u shtrua njė darkė kėtu e atje pėr miqtė e tij, se ishin bėrė mbrėmje nė shtėpinė e atij e kėtij ku kishte dhe kėngėtare. Njė nga tė dhėnat ishte se kishte porositur rroba banje apo mjete pėr gjuetinė nė Itali, e tė tjera si kėto.
    Megjithatė, ai dhe u diskretitua nėpėr mbledhjet e kolektivave tė ushtarakėve, apo jo?
    Nė mbledhjet e organizatave tė partisė dhe tė kolektivave, tė deleguarit kėrkonin me insistim qė secili tė reflektonte pėr "veprimtarinė armiqėsore tė puēistėve", tė zbuloheshin rrėnjėt e saj dhe bashkėpunėtorėt.
    Dhe konkludimi?
    Pjesėmarrėsit tė shokuar nga kėrkesat, mundoheshin tė thoshin ose tė sajonin diēka, pėr tė treguar se ata ishin besnikė tė partisė dhe udhėheqėsit tė saj dhe se dėnonin "veprimtarinė armiqėsore tė Beqir Ballukut dhe tė puēistėve tė tjerė". Edhe nė kėto mbledhje ndodhte ashtu si nė plenumet e KQ tė PPSH-sė, ku tė gjithė i turreshin me pyetje, denigrime, trillime dhe sharje "viktimės", dhe propozonin pėr "ta shqyer" atė.
    Ēfarė keni menduar, teksa shikonit kėtė sjellje ndaj tij?
    Kjo sjellje neveritėse e "udhė-heqėsve tė partisė" bėhej pėr t'i bėrė qejfin ustait, pėr tė treguar besnikėrinė e tyre ndaj tij. Por shpejt u vinte radha edhe atyre tė ishin nė bankėn e tė akuzuarve pėr veprimtari armiqėsore dhe antiparti, e tė dėnoheshin si tė tillė me radhė e me radhė. Si nuk doli njė burrė dhe t'i ndalte dorėn satanait, t'u thoshte "Ndal!" kėtyre veprimeve gjakatare, qė po "korrte" patriotėt, revolucionarėt, luftėtarėt antifashistė, drejtues dhe heronj tė kėsaj lufte, pėrparimtarėt dhe njerėzit e ndershėm. Ajo dorė shkatėrroi familje e familje, gjymtoi njė popull tė tėrė.
    Ju thoni se kemi kohė pėrpara pėr tė vėrtetuar tė tjera gjėra nga sa janė thėnė?
    Koha dhe historia do ta zbardhin enigmėn se cila ishte ajo dorė e zezė qė e pėrgatiti, qė e ngriti nga hiēi, nga pėrdhosja morale dhe e fryu deri sa e bėn tė plotfuqishėm, sa tė priste koka sa herė qė nė mendjen e tij ishte krijuar ndonjė grup armiqėsor.
    Ēfarė i keni kėrkuar llogari tjetėr veē anės ekonomike apo ideologjike, apo tė tjera qė jeni shprehur mė lartė?
    Me udhėzim nga lart, Beqir Ballukut iu kėrkuan sqarime gjatė procesit hetimor pėr marrėdhėniet e tij me jugosllavėt, takimin me Titon gjatė kohės qė ai ishte Shef i Shtatmadhorisė pėr qėndrimin e tij nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės nė vitin 1956, si i deleguar i KQ, qėndrimin pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkim Sovjetik dhe marrėdhėniet e tij me udhėheqėsit e shtetit kinez, apo problem tjetėr.

    (Vijon nesėr)
    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Balluku: Nė '48-ėn kam bėrė takimin sekret me Titon

    NGA: FATOS VELIU

    Nė intervistėn ekskluzive tė Kristofor Martiros, vijojnė dėshmitė e pathėna mbi ndodhitė e 11 muajve tė qelisė sė ish-ministrit historik tė Mbrojtjes dhe "Heroit tė Popullit", Beqir Balluku.
    *- Ēfarė tregon Kristofor Martiro pėr hetimin mbi akuzat ideologjike tė Ballukut, tė fabrikuara nė zyrat qendrore tė ish-kolegėve dhe shokėve tė tij tė luftės.
    *- Kush janė dėshmitė e ēuditshme tė Beqir Ballukut mbi akuzat-surprizė, mbi forcat jugosllave qė donte tė vendoste nė Shqipėrinė e jugut.
    *- Ēfarė ka dėshmuar ai para Kristofor Martiros pėr vizitėn strategjike tė gjeneralit tė Titos, Kupreshanin, nė qytetet e jugut tė vendit.
    *- Biseda sekrete qė Balluku deklaroi para vdekjes, se kishte bėrė me Vukmanoviē Tempon kur nė vitin '48 kishte shkuar pėr vizitė ushtarake nė Jugosllavinė fqinje.
    *- Befasia e tij kur nė rezidencėn ku ishte vendosur, i kishte shkuar ftesa urgjente e marshallit Tito, i cili e priste posaēėrisht nė takimin e paplanifikuar.
    * Cilat kanė qenė bisedat sekrete qė kryeushtaraku shqiptar deklaroi se kishte bėrė nė atė vit tė '48-ės me liderin e supershtetit jugosllav Josip Broz Tito.
    *- Befasia e Kristofor Martiros kur nga vetė goja e Ballukut, mėsoi tė panjohurat e bisedimeve ushtarake jugosllave dhe nxitimi i tij pėr tė shkuar me Kadri Hazbiun nė arkivin ku ishte pasqyruar vizita e ēuditshme.
    *- Dėshmitė befasuese tė ish-ministrit nė ato ditė tė qelisė sė vėshtirė tė tij, teksa priste i tensionuar vdekjen e stisur, pėr urdhrat qė lėshoi nga Beogradi nė drejtim tė komandantit tė brigadės sė Pogradecit, Feti Smokthina, i cili do lironte me urgjencė ambientet pėr repartet jugosllave.

    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Zoti Martiro, ndėrsa folėm pėr hetimin qė iu bė Ballukut mbi akuzat nė fushėn ideologjike dhe mė shumė pėr akuzat banale nė drejtim tė shpėrdorimeve ekonomike tė ndodhura nė ushtri, tė cilat i ishin ngarkuar nė mėnyrėn mė tė padrejtė vetė atij, do tė doja tė kalonim mė tej nė radhėn e pistave tuaja tė hetimit dhe pyetjeve. Pra unė doja t'ju pyesja se ku vijuan paskėtaj hetimet tuaja ndaj ish-ministrit tė ushtrisė dhe ish-kryetarit tė njėsiteve guerile tė kryeqytetit tė periudhės sė luftės, tė cilin ju personalisht e keni pasur epror tė asaj kohe kur ishit pjesėtar i atyre celulave?
    Pas atyre qė juve sa cituat, kaluam nė hetimin e akuzės sė shumėpėrfolur, pėr vizitėn e Beqir Ballukut nė Jugosllavi dhe pėr takimin e tij sekret me marshallin Tito, si dhe pėr diskutimin me tė pėr problemin e vendosjes sė divizionit jugosllav nė Shqipėri.
    Pyetjet qė iu bėnė Ballukut pėr kėtė fakt?
    Beqir Balluku, gjatė procesit hetimor u pyet pėr marrėdhėniet e tij me ushtarakėt jugosllavė qė ishin nė Shqipėri, pėr vizitėn e tij nė Beograd dhe takimin me marshallin Tito, pėr ardhjen e divizioneve jugosllave nė Shqipėri dhe qėndrimin e tij.
    Pėrgjigjja e tij nė lidhje me kėtė pyetje?
    Beqir Balluku, pėr sa e pyetėm mė lart, deklaroi:
    "Kur ishte nė detyrėn e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare, ishte njohur nė Shqipėri me gjeneralin jugosllav Kupreshanin, me tė cilin kishte bėrė sė bashku njė vizitė nė kufirin jugor tė Shqipėrisė dhe pikėrisht nė Gjirokastėr e Korēė, pėr ēėshtjet e mbrojtjes sė vendit.
    Nė vitin 1948, kishte shkuar nė Jugosllavi nė krye tė njė delegacioni ushtarak pėr bisedime pėr ēėshtjet ushtarake.
    Nė delegacion merrnin pjesė dhe Kristo Themelko, ish- drejtor i Drejtorisė Politike tė Ushtrisė; Tahit Kadare, ish-ushtarak i lartė nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, si dhe kuadro tė tjerė tė ushtrisė.
    "Problemet politike tė ushtrisė nė bisedimet me jugosllavėt i trajtonte Kristo Themelko, ndėrsa ato ushtarakė i trajtoja unė", - deponoi Beqir Balluku.
    Dhe ēfarė ju dėshmoi pėr atė vizitė ushtarake?
    Nė dėshminė e tij tha se njė ditė, kur ishte nė rezidencėn ku ishte vendosur delegacioni, kishte shkuar Vulunanoviē Tempo, ishte takuar me delegacionin dhe kishte marrė me vete Kristo Themelkon, pėr tė biseduar pėr problemet politike tė ushtrisė.
    Mė duket se ėshtė akuzuar se ka bėrė dhe njė takim sekret me Titon nė atė kohė. Pėr atė moment jeni duke mė folur?
    Po, po, aty do dal. Ai dėshmoi se pas ikjes, tė nesėrmen i kishte shkuar nė rezidencė njė gjeneral jugosllav, emri i tij pėr momentin nuk mė kujtohet se si ma tha, por qė ėshtė i fiksuar nė procesin e hetimit nė ēastet kur m'i rrėfente vetė Beqiri.
    Ēfarė ishte kjo vizitė, kur njė ditė mė parė kishte qenė njė figurė e njohur e Jugosllavisė komuniste tė asaj kohe, siē ishte Tempo?
    Ajo, sipas dėshmisė qė mė jepte vetė Beqiri, ishte njė vizitė, sa e papritur, aq dhe befasuese. Ishte befasuese, pasi ai i tha Beqirit se e ftonte pėr njė vizitė tė posaēme vetė marshalli Tito.
    E kishte nė plan apo program njė takim tė posaēėm me marshallin pėr detyrėn qė ai kryente nė atė kohė, pasi kemi parasysh qė ishte vetėm Shefi i Shtatmadhorisė sė Ushtrisė?
    Sipas tij, nuk e kishte nė plan njė takim me Titon.
    Shkoi?
    Po, po. Shkoi nė zyrėn e Titos. Mė tregoi se ishte impresionuar nga pritja e ngrohtė e Titos, pasi atėherė dihej fama e tij e jashtėzakonshme nė mbarė botėn.
    Ēfarė ju tha pėr bisedėn e bėrė?
    Gjatė bisedave, Titoja e kishte pyetur pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Greqinė, pėr provokacionet e tyre, - nėse kėto ishin tė shumta nė kufirin shqiptar.
    Kemi parasysh se nė atė kohė, provokacionet greke ishin tė shumta nė kufirin shqiptar.
    Ju kuptova pėr periudhėn qė po flisni, por dua tė di se si vijoi ajo bisedė e tij me Titon. Pra ēfarė ju ka deklaruar vetė Beqir Balluku nė ato ditė tė vėshtira tė jetės, kur priste me ditė vendimin e egėr qė do t'i merrte padrejtėsisht jetėn?
    Ai mė tregoi se teksa foli pėr provokacionet greke, Titoja thirri njė gjeneral nė zyrėn e tij, i cili i solli disa harta, me shenjat ku ishin dislokuar forcat greke nė afėrsi tė kufirit shqiptar. Duke iu drejtuar hartave, Titoja i kishte thėnė Beqirit se forcat greke mund tė sulmojnė Shqipėrinė. I kishte mburrur forcat ushtarake tė Shqipėrisė, por kishte theksuar se, "nė kėtė situatė tė rėndė, edhe pse ushtria shqiptare ėshtė trime, nuk mund ta pėrballojė njė agresion tė grekėve."
    Ku donte tė dilte pas kėsaj rezymeje?
    Pas kėsaj, i kishte thėnė se Jugosllavia, si mike e Shqipėrisė, duhej tė mbronte territorin shqiptar. "Nė kėtė situatė, - kishte thėnė Titoja, duhet tė dislokohen disa forca tė ushtrisė jugosllave nė zonėn kufitare me Greqinė". Gjenerali jugosllav qė ishte prezent dhe kishte sjellė hartat nė zyrėn e Titos, tregoi shenjat nė hartė se ku duhej tė dislokoheshin kėto forca.
    Dhe ēfarė tė ka treguar pėr atė situatė qė i ishte paraqitur nga marshalli i Ballkanit?
    "Nga paraqitja e kėsaj situate, dislokimi i forcave greke nė afėrsi tė kufirit shqiptar, - deklaroi Beqir Balluku, - m'u krijua bindja se grekėt do tė sulmonin tokėn tonė. Si ushtarak mendoja se ishte e mundshme tė ndodhte njė gjė e tillė, duke marrė parasysh provokacionet, kėrcėnimet, marrėdhėniet e acaruara me Greqinė".
    Pra kishte rėnė dakord?
    Ai ishte shprehur se ishte dakord me dislokimin e forcave jugosllave nė tokėn shqiptare.
    Si ta kuptoj kėtė zoti Martiro, kur Balluku ishte veē njė gjeneral i lartė i kėtij shteti?
    Ju kuptova ku doni tė dilni, por sigurisht duhej argumentimi dhe bindja e ushtarakėve qė tė dilnin te vendimet qeveritare. "Kėshtu, nė lidhje me sa thoni, pikėrisht sipas deponimit tė Beqirit nė procesin hetimor tė kėsaj ēėshtjeje, i kishte deklaruar marshallit Tito se propozimet e tyre do t'i raportoheshin udhėheqjes shqiptare, Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Enver Hoxhės".
    Dhe kė kishte vėnė konkretisht nė dijeni pėr kėto propozime?
    Pėr kėto propozime, Beqiri kishte vėnė nė dijeni udhėheqjen nėpėrmjet ambasadės sonė nė Jugosllavi dhe nga Tirana ishte marrė njė pėrgjigje pozitive pėr ēėshtjen e divizioneve.
    Dhe ēfarė kishte ndodhur?
    Mbi bazėn e kėtij miratimi, Beqiri, qė nga Beogradi kishte urdhėruar qė forcat tona tė ushtrisė tė largoheshin nga kazermat e Pogradecit e tė dislokoheshin forca tė ushtrisė jugosllave nė kėtė vend.
    Doja t'ju pyesja zoti Martiro, se kėto deklarata qė ju jepte nė qeli vetė Beqir Balluku, ju si hetues, i merrnit tė mirėqena, apo bėnit edhe balancim dhe ballafaqim me dėshmi apo dokumente shtesė?
    Pėr tė vėrtetuar thėniet e Beqir Ballukut, qė binin ndesh me ato ēka ishin thėnė nga udhėheqja e partisė pėr ardhjen e divizioneve jugosllave nė Shqipėri, me autorizimin e administratės sė KQ tė PPSH-sė, studiova materialet qė ruheshin nė arkivin e Komitetit Qendror pėr periudhėn e vizitės sė Ballukut nė Beograd, nė krye tė delegacionit ushtarak. Sė bashku me mua ishte edhe Kadri Hazbiu.
    Dhe?
    Materialet i studiova nė njė sallė mbledhjesh tė KQ tė PPSH-sė. Nė morinė e materialeve gjeta njė letėr, fletė fletoreje, tė shkruar me shkrim dore nga ushtaraku Tahir Kadare, ish-anėtar i delegacionit ushtarak qė vizitoi Beogradin.
    Ēfarė ishte ajo letėr?
    Kjo letėr i drejtohej Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Nė tė ishte shkruar bukur urdhri i Beqir Ballukut pėr lirimin me urgjencė tė kazermave tė Pogradecit, pasi do tė vendoseshin atje forcat e ushtrisė jugosllave.
    Ē'bėtė pasi gjetėt kėtė letėr nė arkivin sekret tė partisė sė asaj kohe?
    Ia raportova kėtė ministrit Kadri Hazbiu, i cili e lexoi dhe kėrkoi nga arkivi i KQ tė PPSH-sė t'i bėhej njė kopje.
    Ēfarė dilte sipas atij dokumenti?
    Sipas kėtij dokumenti, dilte qartė se ishte miratuar vendosja e forcave jugosllave nė territorin e Shqipėrisė. Dilte problemi se si ishte realizuar kjo. Ministri mė udhėzoi qė tė njihej me kėtė dokument Beqir Balluku, dhe tė pyesja pėr tė.
    Po?
    I pandehuri mė tha se kishte dijeni pėr tė. Urdhri ishte dhėnė prej tij, kur ishte nė Beograd, pas takimit me Titon. Ish-ministri deponoi se urdhri ishte dhėnė pasi ishte marrė miratimi nga lart, por nuk pėrmendi emėr.
    Bėtė verifikim tė kėtij fakti?
    Nė rrugė hetimore dhe operative u bė verifikimi nėse ishte zbatuar nė praktikė ky urdhėr.
    Dhe si rezultoi?
    Ky veprim rezultoi i kryer. Kazermat ishin liruar me urgjencė dhe forcat e dislokuara nė Pogradec ishin vendosur nė Ēarshovė tė Leskovikut.
    Morėt dėshmi tjetėr paralele pėr kėtė fakt?
    U pyet komandanti i Brigadės sė Pogradecit, Feti Smokthina, pėr tė shpjeguar atė qė kishte ndodhur nė tė vėrtetė. Sipas dėshmisė sė tij, me njė urdhėr tė
    Ministrisė sė Mbrojtjes, kazermat nė Pogradec, ku ishte dislokuar brigada, ishin liruar me urgjencė, dhe forcat qė ai komandonte ishin vendosur nė fshatin Ēarshovė tė Pėrmetit, ku ishin nė kushte tė vėshtira banimi dhe furnizimi. Pra ishte bėrė fakt i kryer largimi i forcave tona ushtarake nga Pogradeci, pėr t'ua lėnė vendin forcave qė do tė vinin nga Jugosllavia.
    E ēfarė ju tregonte mė tej Balluku pėr veprimet me divizionin jugosllav, qė sigurisht, dihet tashmė qė nuk ka ardhur nė Pogradec?
    Pyeta Beqirin se si ishte vepruar mė tej me ēėshtjen e divizioneve jugosllave dhe pse nuk u dislokuan kėto divizione nė Shqipėri. Ai mė tha se, pas kthimit tė tij nga Beogradi, pra pas vizitės nė Jugosllavi, ishte diskutuar problemi i vendosjes sė divizioneve jugosllave nė vendin tonė. Sipas Beqirit, tė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike, nisur edhe nga situata e acaruar me Greqinė, ishin dakord me propozimin e udhėheqjes jugosllave. Nė mbledhjen e Byrosė ishte menduar se, pėr situatėn e krijuar dhe pėr masat qė ishin marrė nė marrėveshje me jugosllavėt, tė njoftoheshin edhe sovjetikėt.
    Pra s'kishin qenė dakord sovjetikėt?
    Qeveria sovjetike ishte shprehur se nuk ishin vėnė nė dijeni nga pala jugosllave pėr situatėn dhe dyshonin pėr ndonjė agresion nga pala greke. Me kėtė pėrgjigje u njoh edhe pala jugosllave, e cila hoqi dorė nga kėrkesa pėr dislokimin e forcave tė tyre nė Shqipėri.
    Atėherė nuk ishin dukur kontradiktat e sovjetikėve me jugosllavėt?
    Mė vonė dolėn edhe kontradiktat e sovjetikėve me udhėheqjen jugosllave dhe kėshtu nuk u realizua ardhja e divizioneve jugosllave nė vendin tonė. Gjatė hetimit pėr kėtė ēėshtje, rezultoi se ishte dislokuar njė skuadrilje avionėsh nė aeroportin e Tiranės. Kjo, me miratimin e qeverisė shqiptare.

    (Vijon nesėr)

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Beqir Balluku para hetuesit: Nė ‘61-shin Enveri mė la nė duar drejtimin e shtetit

    Nga: FATOS VELIU

    Vijojnė tė zbardhen ngjarjet e ndodhura nė qelinė e Beqir Ballukut, kur para ekzekutimit tė tij kryhej hetimi 11- mujor.
    *- Ēfarė deklaron njeriu i posaēėm qė bėnte takimet e pėrditshme me ish-ministrin e rrėnuar, pėr dėshmitė e tij nė hetimin e akuzės “Pėr veprimtarinė armiqėsore ndaj popullit dhe atdheut”.
    *- Si ia ka treguar Kristofor Martiros ngjarjen e vitit ‘56, kur ka qenė i deleguari kryesor i Konferencės sė Partisė sė Tiranės, tė drejtuar nga Fiqiret Shehu.
    *- Dėshmia e Ballukut nga qelia ku priste vdekjen e pamerituar, pėr tė vėrtetėn pse ka thėrritur me urgjencė vetė Enver Hoxhėn pėr tė ndėrprerė pushimet familjare nė Vlorė.
    *- Si e ka treguar ngjarjen e zhurmshme, kur Enveri i ardhur nga Vlora, ka hyrė vrullshėm nė sallėn e konferencės, ku diskutantėt e guximshėm ishin pėrgatitur tė pėrplaseshin pėrballė, pėr ta akuzuar deri nė luksin familjar tė tij.
    *- Kush kanė qenė kėrkesat e diskutantėve, pėr tė cilat Balluku nuk ka qenė dakord me kundėrshtimet e Enver Hoxhės?
    *- Dėshmitė e vetė Kristofor Martiros, nė hetimin e akuzės sė bėrė nga lideri komunist, se Beqir Balluku ishte marrė vesh me sovjetikėt qė tė zbarkonin nė Shqipėri me 40 mijė forca pėr pėrmbysjen e pushtetit tė tij.


    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Zoti Martiro, njė histori e njohur nė lidhje me Beqir Ballukun pėr tė cilin e ka akuzuar publikisht Enver Hoxha ėshtė dhe ajo e Konferencės sė famshme tė Partisė sė Tiranės nė vitin 1956, e cila nė atė kohė ėshtė quajtur “Njollė e Zezė” nė historinė e partisė. Nė atė ngjarje enciklopedike ku ėshtė guxuar tė kritikohet vetė Enver Hoxha, madje zėvendėskomandanti i Shkollės sė Oficerėve, Iliaz Ahmeti, ka arritur tė bėjė debat tė ashpėr me tė, ėshtė shkarkuar nga detyra e sekretares sė parė edhe vetė bashkėshortja e Mehmet Shehut, Fiqireti. Qė tė dalim nė temė, nė atė ngjarje qė unė me tė drejtė e konsideroj enciklopedike edhe se Enver Hoxha e ka pėrmendur rregullisht nė shumė e shumė fjalime dhe materiale tė shkruara tė tij, me sa jam nė dijeni unė, i deleguar ka qenė pikėrisht Beqir Balluku. Ajo qė doja tė dija nga ju, si hetuesi i tij personal apo si personi si tė thuash i fundit i jetės sė Beqir Ballukut me tė cilin ai bisedonte lirshėm nė 11 muajt e qelisė sė tij ku ishte izoluar para se tė ekzekutohej, ėshtė nėse keni folur pėr atė ngjarje? Pra zoti Martiro, e keni pyetur apo e keni hetuar ju Beqir Ballukun nė lidhje me Konferencėn e famshme tė Tiranės tė vitit ’56 ku ka qenė i deleguar?
    Ashtu siē e thatė dhe juve, Beqir Balluku ishte i deleguar i Komitetit Qendror tė Partisė nė Konferencėn e Partisė Tiranė. Pėrveē tij, nė kėtė konferencė merrnin pjesė edhe anėtarė tė Byrosė Politike, pėrveē Enver Hoxhės, qė siē mund ta dini ka qenė me pushime nė Vlorė.
    Ju, e pyetėt Ballukun pėr tė vėrtetėn e asaj ngjarjeje qė Enver Hoxha e kujtonte gjatė gjithė jetės sė tij me njė urrejtje tė madhe?
    Patjetėr qė u pyet. Ai u pyet pėr qėndrimin e tij ndaj diskutimeve tė delegatėve nė kėtė konferencė.
    Dhe ēfarė ju ka thėnė?
    Balluku tha se situata nė atė mbledhje u tensionua nga pyetjet dhe diskutimet e disa delegatėve. Konferenca mblidhej pėr tė analizuar punėn e partisė nė Tiranė, por kjo pėrkonte me mbarimin e punimeve tė Kongresit XX tė Partisė Komuniste tė Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike, ku ishte dėnuar kulti i individit dhe ishin pėrmirėsuar marrėdhėniet e Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinė e Titos, i cili ishte rehabilituar, si dhe tė tjera zhvillime nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nė kėtė frymė, siē mė shpjegonte Balluku, u bėnė pyetje apo u diskutua nga delegatėt e thirrur nė kėtė konferencė. Kėta tė fundit kishin sjellė pėr diskutim shqetėsimet e organizatave tė partisė tė cilat i kishin deleguar nė atė konferencė.
    Pak a shumė opinioni ėshtė i njohur dhe i qartė mbi atė qė ka ndodhur, por ajo qė unė doja tė dėgjoja nga ju zoti Martiro, ėshtė se ēfarė ka shprehur vetė Balluku para jush si i deleguar i asaj mbledhjeje. Pra, ēfarė pyetjesh ai tregonte se i ishin bėrė Enver Hoxhės?
    Sipas Beqir Ballukut, disa nga pyetjet e bėra lidheshin: *- Me mosrehabilitimin nga Partia e Punės sė Shqipėrisė dhe udhėheqja e saj, e Tuk Jakovės dhe Bedri Spahiut.
    *- Kėrkohej dhe deri rehabilitimi i Koēi Xoxes.
    *- Ishin shtruar probleme tė pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve me Jugosllavinė.
    *- Trajtimi ekonomik i udhėheqjes kur gjendja ekonomike ishte tepėr e vėshtirė.
    *- Krijimi i “bllokut” qė ndante udhėheqjen nga populli dhe ishte njė farė shkėputjeje nga parimet e luftės.
    Kuptova deri kėtu zoti Kristofor, por a ju ka treguar apo a ju ėshtė shprehur Beqiri tė paktėn nė ato momente tė fundit tė jetės sė tij, kur juve ju rrėfente atė ngjarje qė nė tė vėrtetė i kushtoi shumė, nėse nė atė konferencė kishte diskutantė apo kėrkesa qė ishin dhe tė sakta dhe qė duhej tė vlerėsoheshin me seriozitet nga Enver Hoxha dhe jo tė goditej si heretik i partisė?
    E vėrteta ėshtė se Beqiri mė shpjegoi se disa nga pyetjet apo diskutimet e asaj konference duhej tė ishin vlerėsuar. Por nė disa tė tjera u mor njė rrugė e gabuar qė binte ndesh me politikėn e partisė.
    Dua tė di se si ju ėshtė shpjeguar Balluku pėr faktin qė ka njoftuar me urgjencė Enver Hoxhėn, i cili duhej tė vinte nga Vlora ku bėnte pushimet?
    “Unė u ndodha nė njė situatė tė vėshtirė, pasi nuk isha nė gjendje tė jepja pėrgjigje, prandaj kėrkova qė tė vinte nė konferencė Enver Hoxha, i cili ishte me pushime nė Vlorė. Ky ishte edhe mendimi i anėtarėve tė tjerė tė Byrosė Politike qė ndodheshin nė konferencė”, mė ka deponuar Balluku.
    E ndėrsa e kemi dėgjuar nga vetė Enver Hoxha pėrshkrimin e momentit tė ardhjes sė tij nga Vlora, doja tė disa se si e pėrshkruante vetė Beqiri hyrjen e Enverit nė sallėn qė ziente nga diskutantėt e guximshėm?
    “Pas ardhjes sė Enverit situata ndryshoi”, - mė ka deklaruar ai.
    Pra qenka e vėrtetė sa ka thėnė vetė Hoxha. Por mė tėrhoqi vėmendjen njė deklarim i tiji, tė cilin juve sa e cituat, ku nė s’gabohem, Balluku, si i deleguar i asaj konference, nė vetvete, megjithėse nuk guxonte t’ua bėnte tė ditur, ka qenė dhe u jepte tė drejtė shumė diskutantėve. Pra si e shprehu mendimin e tij, se duhej tė merreshin nė konsideratė shumė kėrkesa tė diskutantėve?
    Saktėsisht nga ajo konferencė, qė siē e thoni dhe ju ka qenė shumė e zhurmshme, Beqiri mė ka deponuar se personalisht mendonte se duhej tė korrigjohej diēka.
    Konkretisht ku e vinte theksin, se mund tė ishin kėrkesa tė drejta tė asaj kohe tė cilat nuk janė bėrė tė ditura deri sot?
    Sipas tij, duhej tė rehabilitohej Tuk Jakova, pėr dėnimin e tė cilit nuk i kishte ardhur mirė. Pra kishte pasur rezerva pėr kėtė dėnim, por nuk i kishte shprehur.
    Megjithatė ai nuk u bashkua me ato mendime, madje as tė gjente mėnyrėn qė t’i bėnte tė qarta?
    Bazuar nė deklarimin e tij gjatė procesit, ai nuk kishte qenė as organizator dhe as nuk ishte bashkuar e dakorduar me kėto probleme. Edhe qėndrimi qė mbajti ishte nė pėrputhje me vijėn e partisė, pavarėsisht nga ajo ē’ka ndjerė. Edhe nga hetimi nuk rezultoi se Beqir Balluku ishte implikuar nė veprimtari armiqėsore nė kėtė konferencė, pra nuk kishte asnjė tė dhėnė qė ta vėrtetonte kėtė veprimtari armiqėsore.
    Kur pamė pistat e hetimit qė ndėrtuat pėr Beqir Ballukun, qė me arrestimin e tij kur juve ju caktuan tė plotėsonit dosjen e vėshtirė, ndėr tė tjera ishte dhe hetimi nė drejtim tė qėndrimeve dhe veprimeve tė tij nė situatėn kur Enver Hoxha prishi marrėdhėniet e vendit tė tij me Bashkimin e atėhershėm Sovjetik. Pra, e keni pyetur juve pėr kėtė temė?
    Hetimet ndaj Ballukut nuk u pėrqendruan shumė nė kėtė drejtim, pasi nuk ekzistonte material nė dosjen hetimore qė ta akuzonte tė pandehurin Beqir Balluku pėr veprimtari armiqėsore.
    Unė ju fola pėr njė tė dhėnė jo tė vogėl, kur ishte pėrmendur qėndrimi i tij ndaj prishjes sė marrėdhėnieve nė fjalė. Nuk e morėt parasysh si ēėshtje hetimore?
    E dhėna qė ishte shėnuar nė materialet e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė ishte se Beqir Balluku ishte marrė vesh me sovjetikėt pėr zbarkimin nė Shqipėri tė 40 mijė forcave. U verifikua nė rrugė operative dhe u konstatua se nuk ishte e vėrtetė.
    Si e kundėrshtonte kėtė akuzė, qė do ta quaja tė tmerrshme?
    Beqiri nė hetuesi shpjegoi se ai kishte pasur nostalgji pėr Bashkimin Sovjetik nė kohėn e Stalinit, e nė veēanti gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nga ku i mbanin sytė dhe veshėt. “Sukseset e sovjetikėve na entuziazmonin nė luftėn tonė. Andej e shikonim edhe ēlirimin e vendit, shkatėrrimin e fashizmit”, - deponoi ish-ministri gjatė procesit.
    Ju tregoi nėse ishte apo jo dakord me qėndrimin e Enver Hoxhės ndaj Hrushovit?
    Sipas tij, pas ardhjes nė fuqi tė Hrushovit kishte mbėshtetur vendimet e PPSH-sė dhe Enver Hoxhės dhe nuk kishte asnjė rezervė nė kėtė drejtim.
    Pra kishte qenė dakord?
    Po, po. Ai deklaroi se kishte qenė plotėsisht dakord me qėndrimin qė u mbajt ndaj Hrushovit, qė kur ky i fundit dėnoi Stalinin dhe rehabilitoi Titon.
    Bile, ai ka sqaruar edhe qėndrimin qė ka mbajtur ndaj provokimit tė rusėve, ndėrkohė qė udhėheqėsit e lartė tė PPSH-sė dhe tė shtetit, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, shkuan nė mbledhjen e 81 partive nė Moskė.
    Ėshtė koha kur thuhet se vendi ėshtė drejtuar prej tij?
    Pra nė kėtė moment, vendin e drejtoi Beqir Balluku, anėtar i Byrosė Politike dhe ministėr i Mbrojtjes. Ai u la nė drejtim tė shtetit si njeri i besuar. Ai nuk kishte asnjė lėkundje lidhur me prishjen e marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, edhe kur iu bė njė provokacion nga ushtarakėt sovjetikė qė ishin nė Shqipėri, pėr tė ditur se me kė ishte ushtria shqiptare.
    Si u ishte pėrgjigjur?
    Ai u ishte pėrgjigjur pa u lėkundur: “Ushtria ėshtė me Enver Hoxhėn dhe me popullin shqiptar.”
    Pra ju nuk konstatonit asnjė fakt tė implikimit tė tij armiqėsor, siē denoncohej nga vetė Enver Hoxha?
    Nėse ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, do tė ishte armik qė nė Konferencėn e Tiranės si bashkėpunėtor me “poliagjentin” Mehmet Shehu, - siē shkruante Enveri nė librin e tij “Titistėt”, ai e kishte shumė tė lehtė qė, nė bashkėpunim me forcat ushtarake sovjetike nė Shqipėri ta likuidonin udhėheqjen e PPSH-sė, tė merrnin fuqinė nė dorė dhe tė pėrmbysnin pushtetin popullor. Kėto janė vetėm trillime.

    (Vijon nesėr)

    PISTAT E HETIMIT TE BALLUKUT
    Nė bazė tė planit hetimor, hetimet do tė zhvilloheshin nė kėto drejtime kryesore: 1 - * Mbi veprimtarinė armiqėsore tė tė pandehurve kundėr vijės sė partisė nė ushtri.
    * Krijimi prej tyre i Antitezave (materiali i zi), qė u kundėrvi heshin Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes pėr Artin Ushtarak Popullor, pėr tė revizionuar vijėn ushtarake tė partisė.
    * Akuzat pėr sabotimin e fortifikimeve, stėrvitjeve, shkollėn e lirė e tė tjera.
    2 - Njė nga linjat e hetimit lidhej me akuzat pėr sabotimin e vendimeve tė Komitetit Qendror tė Partisė nė vitin 1966;
    * Pėr heqjen e gradave;
    * Krijimin e komiteteve tė partisė;
    * Vendosjen e komisarėve politikė nė ushtri, me qėllim qė tė luftonin vijėn ushtarake tė partisė dhe ta zėvendėsonin atė me njė vijė revizioniste e kundėrrevolucionare;
    * Tė asgjėsonin rolin udhėheqės tė partisė e karakterin revolucionar tė ushtrisė;
    * Ta kthenin atė nė ushtri kazerme;
    * Tė pėrshtatshme pėr puē e komplot ushtarak.
    * Ata akuzoheshin se kishin krijuar njė Komitet Qendror brenda KQ tė PPSH-sė, si njė strukturė tė veēantė, dhe se kishin bėrė mbledhje, shtruar aty probleme, duke u shkėputur kėshtu nga Komiteti Qendror i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.
    3 - Linja tjetėr e hetimit lidhej me akuzat pėr veprimtari armiqėsore nė frontin ideologjik, pėr tė sabotuar vijėn, parimet e normat marksiste-leniniste tė partisė.
    * Tė pandehurit akuzoheshin se nė ushtri nuk punoheshin materialet e partisė dhe Komandantit suprem Enver Hoxha, ndėrsa pėrhapeshin materiale tė pėrkthyera politike dhe ideologjike, revizioniste dhe borgjeze.
    * Pėr materialet thuhej se ishin kryesisht pėrkthime nga literatura sovjetike dhe e vendeve tė Traktatit tė Varshavės.
    4 - Problemet ekonomike nė ushtri pėrbėnin linjėn e fundit nė hetimin e tė pandehurve. Ata akuzoheshin pėr veprimtari antiligjore nė fushėn ekonomike nė ushtri.
    * Do tė hetoheshin sidomos normat;
    * Rregulloret qė ishin nxjerrė pėr administrimin ekonomik;
    * Shpėrdorimet;
    * Pėrvetėsimet e tė tjera.
    Sipas materialeve, dilte se kėto norma ishin nė kundėrshtim me normat e pėrgjithshme tė drejtimit ekonomik, qė u konsideruan si “veprime tė njė shteti brenda shtetit”.

    MARTIRO: ISH-MINISTRI KISHTE MUNDĖSI TĖ ELIMINONTE ENVERIN
    Nėse ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, do tė ishte armik qė nė Konferencėn e Tiranės si bashkėpunėtor me “poliagjentin” Mehmet Shehu, - siē shkruante Enveri nė librin e tij “Titistėt”, ai e kishte shumė tė lehtė qė, nė bashkėpunim me forcat ushtarake sovjetike nė Shqipėri ta likuidonin udhėheqjen e PPSH-sė, tė merrnin fuqinė nė dorė dhe tė pėrmbysnin pushtetin popullor. Kėto janė vetėm trillime.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Martiro: Nė '75-ėn kam ēuar nė zyrėn Enver Hoxhės deklaratat shokuese tė Ballukut nė qeli

    Nga: FATOS VELIU

    Vazhdon zbardhja e ngjarjeve tė ndodhura me Beqir Ballukun, kur kalonte ditėt e fundit tė jetės nė qelitė sigurisė sė lartė tė burgut tė famshėm numėr 313 tė kryeqytetit.
    *- Cilat ishin deklaratat shokuese qė Balluku ka dhėnė nė ato ditė tė fundit tė jetės, pėr vizitėn e panjohur tė '72-shit nė Kinėn
    mike tė asaj kohe?
    *- Pse hetuesi Martiro, i shokuar nga deklaratat e Ballukut, nuk mundi tė bėnte asnjė pyetje, teksa dėgjonte rrėfimet e tij tė paimagjinuara, ku tregonte pėr situatat e pritshme politike tė vendit nė lidhje me Kinėn komuniste.
    *- Urgjenca e Kristofor Martiros pas ndarjes me ish- ministrin e pandehur, drejt zyrės sė vetė liderit suprem, Enver Hoxhės.
    *- Cila ka qenė biseda e bėrė me Enver Hoxhėn, nė ēastet kur Martiro i la nė dorė deklaratat e fundit tė Beqir Ballukut, tė firmosura me urgjencė edhe nga ministri Kadri Hazbiu?
    *- Ēfarė kishte nė dėshmitė e Ballukut, tė dorėzuara personalisht tek Enver Hoxha, qė u bėnė shkaku i arrestimit tė vetė Kristofor Martiros, ku pak vite me vonė u plas edhe vetė nė qelitė e tė pandehurve tė tij?

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Zoti Kristofor. E ndėrsa nga numrat e kaluar ju bėtė prezent pėr mbarė publikun shqiptar dėshmitė e Beqir Ballukut pėr shumė pista hetimi ku ju i keni drejtuar pyetjet e shumėpėrfolura nė publik, nė kėtė numėr do tė doja tė ndalesha nė njė tjetėr dėshmi tė tij. Ajo qė do tė doja t'ju pyesja janė tė vėrtetat e bisedave tė tij me udhėheqėsit kinezė, qė ka takuar shpesh nga kryesimi i delegacionit tė lartė ushtarak nė vendin e Maos, me tė cilin gjithashtu do tė shpallej divorci. Pra, ju ka dėshmuar ai pėr takimet qė ka bėrė me kinezėt?
    Sipas shpjegimeve tė Beqir Ballukut, ai kishte qėnė disa herė nė krye tė delegacioneve ushtarake tė Shqipėrisė nė Republikėn Popullore tė Kinės.
    Kur kishte qenė hera e fundit nga momenti kur ju e hetonit nė kushtet e izolimit special tė tij?
    Hera e fundit kishte qėnė vizita e nėntorit tė vitit 1972.
    Me kė ishte takuar nga liderėt e Kinės? Ēfarė ju ka dėshmuar?
    Gjatė kėtyre vizitave, ai ėshtė takuar pėrveē ushtarakėve madhorė tė atij vendi, edhe me udhėheqėsit e lartė si Mao Ce Dunin dhe Cu En Lain, ku kishte diskutuar me ta pėr probleme politike, ekonomike dhe veēanėrisht probleme tė ushtrisė, tė mbrojtjes.
    Pėr shembull, nė lidhje me bisedimet pėr ushtrinė, tė ēfarė prizmi ishin?
    Ka shtruar atje problemin e furnizimit me materiale ushtarake pėr Forcat e Armatosura, me mjete dhe armatime luftarake pėr rritjen e fuqisė mbrojtėse tė vendit.
    Kishte diskutuar me udhėheqėsit kinezė pėr problemin e furnizimit me armė tė rėnda pėr ushtrinė, si tanke, avionė, raketa e tė tjera.
    Dhe ēfarė ju tregonte pėr tė vėrtetėn e kėtyre bisedimeve? Si shkonin?
    Sipas Beqirit, pėr kėtė problem ka pasur mosmarrėveshje me palėt kineze. Bile, ish-ministri tregonte se kur u diskutua pėr aviacionin, kryeministri kinez ishte shprehur se Shqipėria nuk kishte territor pėr njė aviacion tė fuqishėm luftarak dhe se duhet tė merrnim vetėm disa avionė pėr parada.
    Pėrse ka pasur pėrplasje tė tjera?
    Pėrplasje pikėpamjesh me kinezėt kishte edhe pėr faktin se kėta tė fundit mendonin se ushtria shqiptare duhej tė pajisej me armė tė lehta, sepse kishin bindjen se ne nuk mund tė mbroheshim nga koalicione tė NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės. Nga deklarimet e Beqirit, kinezėt ishin shprehur se do tė na ndihmonin, por ata ishin larg dhe kjo ndihmė konsistonte vetėm nė mbėshtetjen politike dhe me materiale tė ndryshme. E vėrteta, gjithnjė sipas tij, ishte se kinezėt nuk ishin kursyer nė furnizimin e ushtrisė sonė me materiale.
    Ēfarė ju ka deklaruar Balluku pėr problemet dhe mosmarrėveshjet me udhėheqėsit e atėhershėm kinezė, kur nė atė vit kur ju bėnit hetimet nuk e kishit fare idenė e kėtyre mosmarrėveshjeve, pasi Kina nė atė moment konsiderohej aleatja dhe mikja e madhe e Shqipėrisė?
    Beqir Balluku sqaroi gjatė hetimeve disa probleme rreth bisedave me udhėheqėsit kinezė. Ai u shpreh se Cu En Lai nė disa raste ishte treguar i ngushtė nė dhėnien e ndihmave pėr vendin tonė.
    Po pėr kryetarin Mao, ēfarė ju deklaroi?
    Ndryshe kishte ndodhur me Mao Ce Dunin, pasi ky gjithnjė kishte porositur qė tė mos kursehej asgjė pėr tė ndihmuar Shqipėrinė. Sipas Beqirit, Mao i kishte nė konsideratė kushtet e vėshtira dhe pamundėsinė e vendit tonė pėrballė NATO-s apo Traktatit tė Varshavės. Mao pra, ishte mė dashamirės dhe mė dorėlėshuar nė ndihmėn e vendit tė tij ndaj nesh.
    Dua tė di se ēfarė ju ka treguar Beqir Balluku nė ato momente pėr problemet e mprehta politike?
    Ndėrmjet tė tjerave, Beqir Balluku ka deponuar se me udhėheqėsit kinezė ka biseduar edhe pėr marrėdhėniet mes dy palėve, probleme ndėrkombėtare e tė tjera. Ai shpjegoi se pas largimit tė Hrushovit nga posti i drejtuesit tė PK tė BRSS-sė, kishte shkuar nė Kinė, nė krye tė njė delegacioni ushtarak, nė vitin 1964. Po, dhe bisedat?
    Gjatė bisedave me Mao Ce Dunin dhe Cu En Lain kėta i kishin thėnė:
    "Tani Hrushovi, ky renegat ra dhe nė Bashkimin Sovjetik kishin ardhur nė pushtet forca tė reja politike. Interesi i kampit socialist dhe i lėvizjes komuniste kėrkon qė ne t'i pėrmirėsojmė marrėdhėniet me BRSS-nė".
    I kishte kompetencat Beqir Balluku pėr tė vendosur pėr gjėra kaq madhore tė shtetit, siē ishte problemi i aleancave tė jashtme dhe marrėdhėnieve tė shtetit. Ēfarė ju ka deklaruar se mendonte dhe ėshtė pėrgjigjur ai personalisht pėr kėtė problem shumė tė mprehtė pėr kohėn?
    Beqiri tha se personalisht nė ndėrgjegjen e tij nuk ishte kundėr kėsaj pikėpamjeje. Por njėkohėsisht ai nuk mund t'ua shprehte kėtė kinezėve, u la tė kuptohej se mendimet e tyre do t'i shtronte nė udhėheqjen shqiptare. Po ashtu, kinezėt ishin shprehur edhe pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Jugosllavinė, Rumaninė, meqė kėta konsideroheshin si aleate tė Kinės.
    Dhe ēfarė bėri Beqiri pas kėtyre bisedimeve?
    Sipas Beqirit, kur mbėrriti nė Tiranė kishte bėrė si zakonisht raportin pėr udhėheqjen e lartė tė PPSH-sė, ku sqaronte me detaje edhe bisedat qė kishte zhvilluar me udhėheqėsit kinezė dhe problemet qė ishin shtruar nė to, propozimin e tyre pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me PK tė BRSS-sė, por pa diskutim asgjė rreth bindjeve tė tij.
    A e dinit se Enver Hoxha nuk do tė binte kurrsesi dakord me kėto ide, pasi kishte qenė vetė ai qė i kishte krijuar kėto marrėdhėnie?
    Ai e kishte tė qartė se Enver Hoxha nuk do t'i pranonte kėto propozime. Madje, Enveri reagoi rreptė ndaj propozimeve kineze, duke u shprehur se nuk do tė kishte asnjė marrėdhėnie me revizionistėt sovjetikė dhe as me revizionistėt jugosllavė.
    Pra, propozimet kineze u hodhėn poshtė nga udhėheqja shqiptare?
    Nė deklarimet e tij, i pandehuri Balluku tha se vitet e fundit marrėdhėniet shqiptaro-kineze ishin ftohur shumė.
    Ku ishin konstatuar?
    "Kishte mes nesh divergjenca ideologjike e politike, qė u reflektuan edhe nė marrėdhėniet ushtarako-ekonomike", deklaroi Beqiri. Sipas tij, nė vizitėn qė kishte bėrė nė Kinė nė nėntor tė vitit 1972, e kishin pritur shumė ftohtė dhe nuk ishin tė gatshėm tė plotėsonin kėrkesat e paraqitura pėr ushtrinė.
    Rezultuan mungesat?
    Patjetėr qė rezultuan. Siē mė dėshmonte Balluku, pas kėsaj nuk vinin mė furnizimet ushtarake si mė parė, por pengoheshin me arsyetime tė ndryshme. Kėshtu ndodhte edhe me furnizimet pėr sektorin ekonomik. Sipas tij, po prisheshin marrėdhėniet e Shqipėrisė me Kinėn dhe pėr kėtė ishte i shqetėsuar.
    Siē e thamė edhe mė lartė, jemi nė kohėn qė juve as e kishit idenė nga sapo ndodhte me Kinėn dhe tashmė po e dėgjonit pėr herė tė parė, apo jo?
    Ndėrkohė qė po hetoja Beqir Ballukun, nuk dija asgjė pėr ftohjen e marrėdhėnieve shqiptaro-kineze.
    Jam kurioz tashmė, nėse reaguat ta ndėrprisnit apo vijuat me pyetje?
    I dėgjova me vėmendje shpjegimet e Beqirit, por nuk i bėra asnjė pyetje, pasi nuk ma lejonte platforma e Organeve tė Sigurimit tė Shtetit.
    Pse, ēfarė ishte kjo platformė?
    Udhėheqja kineze dhe PKK-ja konsideroheshin nė atė kohė nė materialet e partisė dhe udhėheqėsit tė saj si miq tė mėdhenj marksiste-leniniste tė vendit tonė, aleatė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.
    Megjithatė, ai depononte pėr njė ēudi tė pakonceptueshme pėr ju nė atė kohė. Pra, mund tė themi se ju bėnte disa deklarata tė papublikuara mė parė. Si vepruat kur nuk jua lejonte dhe platforma e Sigurimit?
    Konform rregullave tė pėrcaktuara nė platformė, nxora shėnimet nga incizimi dhe pėrgatita njė informacion pėr ē'ka kishte deponuar Beqiri pėr kinezėt dhe ia dorėzova ministrit tė Brendshėm. Kadri Hazbiut i raportova dhe me gojė pėr kėto deponime dhe i kėrkova udhėzime se si tė veproja, ēfarė duhet tė bėja me to, t'i ktheja nė proces hetimor apo jo.
    Po Hazbiu reagoi?
    Ministri e lexoi informacionin, dėgjoi atė qė i shpjegova me gojė dhe pas kėsaj mė tha se do tė njoftonte udhėheqjen pėr kėto deponime.
    Do shkonte mė lartė?
    Ishte fjala pėr te i madhi fare. Informacioni u rishtyp nga sekretarja e ministrit sipas rregullave pėr udhėheqjen. Informacionin e firmosa edhe unė si hetues i tė pandehurit Beqir Balluku. Ministri bėn nė njė copė letėr shėnimin: "Shoku Enver po tė dėrgoj njė material qė ka dalė nga hetimi i Beqir Ballukut, ku bėhet fjalė pėr problemin me kinezėt". Pasi e protokolluan materialin e futėn nė njė zarf, qė u vulos nė prezencėn time. Ministri mė tha se duhet ta ēoja unė kėtė material nė KQ tė PPSH-sė dhe t'ia dorėzoja sekretarit tė Enver Hoxhės.
    Pėrfunduat nė zyrėn e Enverit?
    Direkt kam shkuar nė Komitetin Qendror, nė paradhomėn e zyrės sė Enver Hoxhės. Ia zgjata zarfin sekretarit tė tij, Haxhi Kroi.
    Nuk e takuat Enverin?
    Po, po e kam takuar. Ka qenė pikėrisht momenti kur ju thash se isha nė zyrėn e sekretarit tė tij, Haxhi Kroi. Nė kėtė kohė doli nga zyra Enveri dhe mė pėrshėndeti. Kroi mė prezantoi tek ai, duke i thėnė se isha hetuesi i Beqirit dhe se kisha pėr t'i dorėzuar, me porosi tė Kadriut, njė material qė kishte dalė gjatė hetimit tė ish-anėtarit tė Byrosė. Ndėrkohė qė i dha nė dorė materialin.
    Ēfarė biseduat?
    Mė pyeti si isha. Si i kisha nga shtėpia. A lodhesha etj., etj. Tė them tė drejtėn ka qenė njė takim normal dhe mė ka respektuar shumė. Nuk di mė tej, ashtu siē nuk di si pėrfundova dhe nė burg, duke mė mohuar qė ia kisha dhėnė atė material pėr tė cilin po ju tregoj.
    Kaq ishte takimi?
    Ai me materialin nė dorė, teksa mė dha dorėn pėr tė ikur nė zyrėn e vet ngjitur asaj tė Haxhiut, mė pyeti si me tė qeshur: "Hė do marrėsh zarfin e firmosur?" dhe u largua duke pėrshėndetur. Pra, kaloi nė zyrėn e vet, ku lexoi informacionin, por qė siē tė thashė, informacioni do tė mė mohohej mė vonė, kur tė isha nė qeli si i pandehur. Madje do tė akuzohesha se nuk kisha informuar dhe shumė deklarata tė tjera tė Ballukut, qė paskish dhėnė pėr Mehmet Shehun, por qė i kisha fshehur unė, gjė qė s'ishte fare e vėrtetė. Ai material ishte disi ndryshe nga rrėfimet e tjera dhe nė bazė tė rregullit apo platformės sė Sigurimit, unė e ēova siē e shikoni deri nė zyrėn e Enverit.
    Pas kėsaj ēfarė bėtė?
    Pas kėsaj, sipas rregullit, Haxhiu firmosi zarfin qė mori materialin sekret me dėshmitė e fundit tė Beqir Ballukut, tė cilin e mora me vete pėr ta ēuar pėr protokollim nė sekretarinė e ministrit Hazbiu nga ishte nisur materiali.
    Pra, firmoseshin zarfet?
    Po, po. Kishte rregulla tė forta pėr materialet sekrete qė kishin rėndėsi tė veēantė shtetėrore, aq mė shumė kur shkonin drejt tek Enver Hoxha. Pėr shembull, unė pėr t'ju shuar paksa kuriozitetin, mund t'ju them se kur Hazbiu mė nisi pėr nė zyrėn e Enver Hoxhės pėr tė ēuar dorazi materialin nė fjalė, kuptova se kishte telefonuar Haxhi Kroin, pra sekretarin e tij. Kur unė shkova te hyrja kryesore e Komitetit Qėndror ishin nė dijeni pėr shkuarjen time.
    Edhe te dera poshtė e godinės sė Komitetit Qendror, ku ishte zyra e Enver Hoxhės e dinin arsyen e shkuarjes suaj?
    Jo, ata nuk e dinin arsyen, por kur dikush nisej pėr nė zyrė tė Enver Hoxhės, Haxhiu njoftonte pėr tė mos pasur as mė tė voglėn pengesė. Kėshtu unė kalova menjėherė pa as mė tė voglėn vonesė drejt e nė zyrėn e Haxhiut, i cili mė priste nė kėmbė. Pas kėsaj, ai telefonoi tek Hazbiu mbėrritjen time. Po kėshtu e njėjta gjė ndodhi kur mė dha zarfin e firmosur, pas marrjes sė materialit personalisht nga Enver Hoxha. Pas kėsaj, edhe Hazbiu ishte nė dijeni pėr nisjen nga zyra e Haxhiut.
    Pra, u rikthyet nė zyrėn e Kadri Hazbiut?
    Po, po. Ai mė priste se ishte njoftuar pėr daljen nga zyra e Haxhi Kroit. Sa mbėrrita, i raportova Kadri Hazbiut se e kisha dorėzuar materialin. I dhashė edhe zarfin e firmosur nga sekretari i Enverit, Haxhi Kroi.
    Ju ishit nė dijeni se ishte bėrė telefonata pėr nisjen tuaj edhe nė zyrėn e Hazbiut?
    Ma tha vetė ministri. Mė tha se ai e kishte marrė nė telefon, pėr t'i thėnė se e kishte marrė materialin.
    Po?
    Pas kėsaj, e pyeta Kadriun se si tė veproja. Pra, fjalėn e kisha qė tė vijoja pyetjet hetimore nė lidhje me ēėshtjen e re qė na doli nė skenė dhe qė s'ishte publikuar nga kush? T'i fiksoja deponimet e Beqirit nė proces hetimor? Tė zhvilloja hetime? Pra, me njė fjalė ta pyesja mė tej Beqirin pėr kėtė problem apo jo?
    Dhe pėrgjigja e tij tani qė u vu nė dijeni vetė Enver Hoxha?
    Ai mė tha se nuk duhet tė kryeja hetime me tė pandehurin pėr kėtė ēėshtje, por do tė mė njoftonte mė vonė se si do tė veproja.
    Tė njoftoi?
    Pas njė apo dy ditėsh mė thėrret nė zyrė Kadri Hazbiu, ku mė thotė se do tė shkonim bashkė te Beqir Balluku. Ashtu bėmė.
    Pra, Kadriu shkoi nė qelinė e Ballukut?
    Jo nė qeli. Ne shkuam sė bashku. Nė kėto raste urdhėronim thirrjen e tij nė dhomėn e hetimit dhe e sillnin. Kėshtu ndodhi atė ditė. E thėrritėm Beqirin nė hetim dhe Kadriu e pyeti po rreth kėtij problemi.
    Tė kujt saktėsisht?
    Rreth bisedės qė ai kishte bėrė me udhėheqėsit kinezė.
    Dhe pėrgjigja e Ballukut?
    Ish-ministri Balluku pėrsėriti korrektėsisht tė njėjtat gjėra qė mė kishte thėnė edhe mua. Mė pas Kadriu u largua, ndėrsa unė vazhdova pyetjen e tij pėr probleme tė tjera, parashikuar nė platformėn hetimore.
    Nuk mė thatė nėse ju dha Kadriu leje pėr tė pyetur rreth problemit kinez?
    Pas dy ditėsh, ministri i Brendshėm mė thėrret pėrsėri nė zyrė dhe mė tha se kėto materiale duhet t'i fiksoja nė proceset hetimore sipas rregullave tė hetimit, duke firmosur edhe i pandehuri. Ai mė udhėzoi qė kėto procese tė vendoseshin vetėm nė dosjen hetimore, por jo nė atė gjyqėsore dhe sipas tij, kjo ishte porosi nga lart, nga udhėheqja e PPSH-sė. Kėshtu veprova, por si Prokurori i Pėrgjithshėm edhe kryetari i Gjykatės sė Lartė ishin njohur me to. Nė tė njėjtėn kohė tė gjitha kėto materiale shkuan veēmas edhe nė aparatin e KQ tė PPSH-sė.
    Si ishte ajo puna e arrestimit tuaj pėr kėto materiale? Nėse e kuptova qartė, juve u akuzuat se i kishit fshehur kėto informacione?
    Kur "fshesa e hekurt" ra edhe nė Ministrinė e Brendshme, pas emėrimit si ministėr tė Brendshėm tė Hekuran Isajt, unė u arrestova dhe u akuzova se "pėr qėllime armiqėsore nuk u vendosėn deponimet e Beqir Ballukut nė dosjen gjyqėsore". Ēfarė idiotizmi!? Pėr deponimet e tė pandehurit ishte vėnė nė dijeni tė plotė Enver Hoxha dhe ishte vepruar plotėsisht sipas udhėzimeve tė tij.

    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Kristofor Martiro: Balluku para vdekjes ruante respekt pėr Enverin

    Nga: FATOS VELIU

    Si vijuan hetimet mbi Beqir Ballukun, gjatė kohės qė po arrestoheshin armiqtė e radhės tė Shqipėrisė komuniste, pėr akuzat e sabotimit tė ekonomisė socialiste.
    *- Urdhri urgjent pėr Kristofor Martiron, qė tė zbulonte lidhjen organizative tė kryegjeneralit tė famshėm, me ekipin e akuzuar tė Kiēo Ngjelės.
    *- Ēfarė ka deklaruar nga qelia vetė Beqir Balluku, kur Martiro e pyeste pėr njohjet e tij personale me Kiēo Ngjelėn, Abdyl Kėllezin dhe Koēo Theodhosin.
    *- Dėshmitė e Kristofor Martiros pėr bisedat intime qė ka bėrė nė ato ditė para vdekjes me ministrin historik tė Mbrojtjes, Beqir Ballukun.
    *- Si bėhej hetimi i pėrditshėm i tij dhe trajtimi special nė orėt e tjera, nė qelinė misterioze tė sofistikuar me rojet vigjilente, qė i rrinin ngjitur me kafazin e tmerrshėm tė qelisė.
    *- Pėrse ai kėrkonte me insistim hetuesin, kur Martiro vononte vizitėn nė dhomėn e pyetjeve apo mendonte tė shmangte hetimin e ditės.
    *- Shakatė e tij me njeriun e fundit tė jetės, me tė cilin nė dhomėn e hetimit bisedonte pėr orė tė tėra pėr jetėn e tij private, dhe amanetet e veēanta qė kishte merak pas vdekjes.
    *- Kush janė thėniet e Beqir Ballukut pėr natyrėn e Enver Hoxhės, tė cilin e kishte njohur qė nė orėt e para tė luftės, kur takoheshin si miq tė dashur nė bazat e celulave komuniste.
    *- Pėrse ai nuk kishte asnjė shpresė te falja e jetės nga ishshoku dhe miku i tij i vjetėr Enver Hoxha, kur Martiro i jepte kurajė se mund tė ndodhte dhe mrekullia.

    (Vijon nga numrat e kaluar)
    Zoti Martiro, le tė vijojmė te momenti i arrestimit tė grupit tė radhės sė asaj kohe nė ekonomi, me Kiēo Ngjelėn, Abdyl Kėllezin, Koēo Theodhosin etj., ndėrsa ju bėnit hetimin e Beqir Ballukut. Me sa di, juve keni qenė edhe hetuesi i Kiēo Ngjelės, madje me sa mė keni treguar nė fillim tė kėtij cikli intervistash, ju ėshtė dhėnė dhe njė pistė hetimi pėr funksionimin e tė dyja kėtyre grupeve nė mėnyrė tė koordinuar. Fjalėn e kam te hetimi mbi lidhjet e mundshme tė gjeneralėve tė arrestuar me tė akuzuarit pėr sabotim nė ekonomi. Pra si ėshtė e vėrteta?
    Plenumet VII dhe VIII tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė qė zhvilluan punimet pėrkatėsisht nė maj dhe tetor tė vitit 1975, dėnuan dhe arrestuan Abdyl Kėllezin, Koēo Theodhosin dhe Kiēo Ngjelėn, duke i akuzuar "pėr veprimtari armiqėsore e sabotuese nė organizimin shtetėror dhe ekonomi".
    Ndėrkohė, vijonin hetimet mbi ushtarakėt e lartė pėr veprimtari armiqėsore?
    Pikėrisht. Nė kėtė periudhė vazhdonin hetimet pėr grupin e ushtarakėve tė lartė - pėr tė kemi folur gjithė kėto ditė - dhe ashtu siē e thatė dhe ju, qė unė jua kam thėnė edhe nė fillim tė kėtij cikli botimesh, ne si ekip hetimor ndaj ushtarakėve u orientuam qė tė zhvillonim hetime me tė pandehurit, pra me ushtarakėt, pėr lidhjet e tyre me kėtė grup armiqėsor nė ekonomi.
    Kush ishte literatura politike ku juve morėt mbėshtetjen pėr kėtė lloj piste hetimi?
    Nė materialet e partisė bėhej fjalė pėr njė lidhje midis tyre kundėr partisė dhe pushtetit popullor. Flitej pėr veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore edhe me atė tė fushės ideologjike dhe kulturore, dėnuar nė Plenumin IV tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.
    E ku konsistonte kjo veprimtari e pėrbashkėt e tyre sipas materialeve qė ju cituat?
    Sipas materialeve tė partisė, pėrveē tė tjerave, veprimtari e pėrbashkėt e tyre ishte nė pikėpamjet e veprimet liberale-oportuniste, shuarjen e luftės sė klasave dhe veprimet antiparti.
    Ēfarė ju ka thėnė Beqir Balluku teksa ju filluat pyetjet hetimore pėr kėtė ēėshtje?
    I pyetur pėr marrėdhėniet e tij me tė pandehurit e sipėrpėrmendur, Beqir Balluku tha se tė gjithė kėta persona i njihte, ishin anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Byrosė Politike dhe tė qeverisė. Ai shpjegoi se, pėrveē marrėdhėnieve tė punės me ta, nuk kishte asgjė tjetėr. Theksoi se Abdyl Kėllezin dhe familjen e tij i njihte si tiranas, qė ishin lidhur me luftėn antifashiste. Me Abdylin kishte pasur marrėdhėnie mė shumė se me tė tjerėt, kur ai ishte nė Komisionin e Planit tė Shtetit qė lidhej me furnizimin e ushtrisė.
    A u provua zoti Martiro, akuza e re pėr tė cilėn juve operuat nė hetim, pas arrestimit tė radhės sė njerėzve tė njohur dhe figurave tė larta tė ekonomisė shqiptare tė atyre viteve?
    Dėgjo kėtu. Gjatė procesit hetimor nuk u provua nė asnjė rast ekzistenca e ndonjė veprimtarie armiqėsore tė pėrbashkėt kundėr partisė dhe pushtetit popullor siē po akuzoheshin.
    Sa vijoi hetimi ndaj ushtarakėve tė lartė apo vetė Beqir Ballukut, tė cilin e kishit pikėrisht juve si tė pandehur?
    Hetimi pėr ushtarakėt e lartė tė akuzuar pėr "puē" e "komplot" zgjati gati njė vit.
    Dua sinqerisht ta di nga ju, tė paktėn sot qė kanė kaluar vite e vite tė tėra?
    Tė flas me bindje dhe pėrgjegjėsi absolute, se hetimet mbi Beqir Ballukun u zhvilluan nė mėnyrė korrekte, sipas udhėzimeve tė dhėna nga udhėheqja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Marrėdhėniet e mia me tė pandehurin Beqir Balluku kanė qenė krejt normale, ndėrsa komunikimi, korrekt dhe njerėzor.
    Keni pasur biseda tė lira me Ballukun?
    Pėrveē kohės sė hetimit, me Beqirin kam pasur edhe biseda tė lira, jashtė sferės sė hetimit, shpesh kemi bėrė edhe shaka, se ai ishte njeri me humor.
    Sa zgjasnin kėto seancat pyetėsore qė ju bėnit me tė?
    Seancat e pyetje-pėrgjigjeve zgjasnin disa orė, por asnjėherė tė zgjatura dhe nė orėt e natės. I pandehuri Balluku pyetej ditėn, zakonisht nga ora tetė, nėntė e paradites deri nė afėrsi tė mesditės. Kishte edhe raste kur na duhej tė shkonim tė pyesnim edhe pasdite, por e theksoj, asnjėherė natėn. Pėr tė kryer hetime, siē thashė mė lart nė kėto orė, kishim porosi edhe nga ministri i Punėve tė Brendshme, Kadri Hazbiu, qė nė fakt ishte drejtues i grupit tė hetimit.
    Ka pasur nė ndonjė rast presion?
    Ju fola edhe mė lart, se Beqirit nuk i ėshtė bėrė asnjė presion, fizik apo psikologjik, madje as edhe ndonjė ofendim pėr tė ulur personalitetin e tij. Nuk bėheshin hetime tė zgjatura e tė tejzgjatura me qėllime presioni, lodhjeje, degradimi.
    Po mė thoni se trajtohej disi ndryshe nga tė tjerėt?
    Hetimet ishin normale dhe trajtimi i tyre nuk ishte si ai i tė burgosurve tė tjerė. Nuk kisha para meje njė tė pandehur tė rėndomtė, me vese tė ulėta apo kriminel, por njė babaxhan, me reputacion tė madh, njeri korrekt e qė gjatė procesit nuk mundohej tė mashtronte.
    Ēfarė synonit nė tė shumtėn e pyetjeve tuaja, zoti Martiro?
    Hetimi synonte kryesisht tė qartėsonte anėn subjektive, pėr veprimet dhe mosveprimet pėr tė cilat akuzohej. Duhej tė dilte nėse kishim tė bėnim me veprime tė ndėrgjegjshme armiqėsore kundėr pushtetit popullor apo joarmiqėsore, mendime tė ndryshme pėr tė pėrmirėsuar drejtimin e ushtrisė, apo me tė meta dhe dobėsi qė cenonin ligjin. Ishte bėrė e ditur se "Antitezat" ishin pėrgatitur nėn drejtimin e Beqir Ballukut, dhe ato ishin nė kundėrshtim me Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, por tani ēėshtja shtrohej se cili ishte qėllimi i pėrgatitjes sė kėtij materiali. Duhej tė mėsohej se, qėllimi ishte pėr tė pėrmirėsuar e zhvilluar ēėshtjen e mbrojtjes sė vendit, apo synonin sabotimin e Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes, tė zhvillonte punė armiqėsore.
    Gjithsesi, pėr shembull njė fakt nga sa akuzohej qėndronte, pasi nė tė vėrtetė ishte futur literaturė e huaj nė ushtri, apo jo?
    Qė ishte pėrkthyer literaturė e huaj dhe qė kishte hyrė nė ushtri, kjo dihej, por duhej provuar nė ishte ky njė diversion ideologjik, pra njė punė armiqėsore, apo kėshtu synohej njohja e ushtrive tė huaja, pėr t'iu kundėrvėnė atyre nė rast agresioni. Ishte evident fakti se kishte tė meta dhe dobėsi nė ushtri, por duhej provuar nėse kėto ishin bėrė pėr qėllime armiqėsore apo jo.
    Beqiri nė tė vėrtetė, nuk ka pranuar asnjėherė fajėsi nga sa akuzohej?
    Pėr tė gjitha kėto i pandehuri Beqir Balluku kishte dhėnė shpjegimet e tij, ku nuk ka pranuar asnjėherė qė tė ketė zhvilluar veprimtari armiqėsore.
    Ka qenė i njohur dikur fakti i imponimit pėr firmosje ndaj tė pandehurve. Ka ekzistuar me Beqirin?
    Atij nuk i ėshtė imponuar nė asnjė rast tė pranojė tė firmosė procesverbalet hetimore nė kundėrshtim me thėniet e tij. Gjatė njė viti hetuesi ndaj tij, e njoha mirė Beqir Ballukun, karakterin e tij.
    Si e njohe?
    Ai gjatė gjithė procesit ishte njeri korrekt dhe i besueshėm. Pranonte me bindje gabimet, bile edhe fajet. Pranonte qė me veprimet e tij, dobėsitė e tij, i kishte sjellė dėm punės sė partisė nė Ministrinė e Mbrojtjes, por qė nuk i kishte shkuar asnjėherė nė mendje tė kryente punė armiqėsore kundėr partisė dhe atdheut. Qėndrimi i tij nė hetuesi ishte mjaft korrekt, nuk ankohej pėr asgjė, nuk e lėshoi veten tė bėhej qaraman.
    Kishte ēiltėrsi?
    Edhe pse ishte nė kushtet e njė tė pandehuri, ai diti tė ishte gjithnjė njeri i ēiltėr dhe i muhabetit. Marrėdhėniet tona kanė qenė shumė tė mira, aq sa kur ndonjėherė mungoja, mė kėrkonte me ngulm, donte tė komunikonte me mua, se e ndjente tė nevojshme kėtė.
    Pse ndodhte kjo?
    Kjo ndodhte pasi ai nuk mund tė komunikonte me njeri tjetėr pėrveē hetuesit. Gjatė bisedave tona tė lira, mė ka folur pėr jetėn e tij para luftės, gjatė saj dhe pas ēlirimit tė vendit.
    A fliste pėr ēėshtje personale?
    Po, po, me raportet qė kishim ndėrtuar bashkė, ai fliste me mua edhe pėr ēėshtje personale. Ai kishte shumė humor, tė bėnte pėr tė qeshur dhe madje nuk nguronte tė qeshte edhe vetė me batutat qė thoshte herė pas here.
    Jam kurioz nėse e keni pyetur pėr kohėn kur ka qenė Kryetar i Njėsiteve Guerile tė Tiranės, ku ju keni qenė pjesėtar i celulave tė para qė nė kohėn qė keni qenė fėmijė?
    E kam pyetur pėr kohėn e luftės, pėr veprimet e njėsitit gueril tė Tiranės, ku ai kishte qenė pėrgjegjės. Mė fliste pėr tė gjitha, por kurrė nuk e mburrte veten. Njėherė mė tha se ishte trembur gjatė pėrmbushjes sė detyrės, por mė pas e kishte marrė veten dhe e kishte realizuar atė.
    Ju ka treguar pėr ndonjė nga aksionet e shumėpėrfolura tė asaj kohe, ku ėshtė njohur si njė nga njerėzit mė tė aftė tė organizimeve tė tyre?
    Mė ka treguar pėr njė nga operacionet mė nė zė tė asaj kohe, atė tė arratisjes nga Burgu i Tiranės tė mjaft komunistėve dhe antifashistėve, si dhe shkakun se pse nuk mundėn tė arratiseshin tė gjithė.
    Po ai vetė, ju ka pyetur pėr jetėn tuaj ilegale nė njėsitet nė tė cilat ka drejtuar nė kohėn e luftės?
    Edhe Beqiri mė ka pyetur rreth jetės sime. I tregova se isha vendosur familjarisht nė Tiranė nė vitin 1940 dhe qė nė moshėn 16-vjeēare isha pjesėtar i njė celule tė rinisė komuniste dhe pėrgjegjės kisha Orhan Avdinė.
    Ēfarė ju ka thėnė pas kėsaj?
    Atij iu bė shumė qejfi kur i thashė emrin e pėrgjegjėsit tė celulės ku bėja pjesė. "E kam njohur Orhanin. Ishte njė shok trim dhe i devotshėm", - mė tha Beqiri. Me tė pandehurin na lidhte lufta kundėr fashizmit, pra ndjenjat e pastra tė asaj kohe. Beqiri mė ka thėnė se ishte njohur me Enverin gjatė kohės sė luftės, kur ai qėndronte nė Tiranė.
    E ēfarė ju ka thėnė personalisht pėr Enver Hoxhėn?
    Beqiri shprehte konsideratė dhe respekt pėr udhėheqjen e partisė. Ai mė ka thėnė se kur ka banuar nė shtėpinė e Maēėve, nė rrugėn e Varrit tė Bamit (sot rruga "Qemal Stafa"), kjo shtėpi ishte kthyer nė bazė tė luftės antifashiste dhe aty shpesh vinin pėr t'u strehuar si ilegalė edhe Enver Hoxha dhe shokė tė tjerė. "Ata bėnin shpesh shaka me nėnėn time", - shprehej Beqiri.
    Pra kishte respekt pėr Enver Hoxhėn?
    Ish-ministri edhe nė gjendjen qė ishte e ruante respektin pėr Enver Hoxhėn. Edhe kur e internuan nė Roskovec, pasi e pėrjashtuan nga Byroja Politike dhe partia, kur hyri nė shtėpinė ku ishte caktuar tė rrinte, mbante nė dorė portretin e Enver Hoxhės. Kjo nuk ishte shtirje, pasi ai nuk e njihte shtirjen.
    Ishte i bindur se do ekzekutohej?
    Njė herė gjatė bisedės, i thashė Beqirit se pėr tė do tė mendonte partia dhe udhėheqja. Mė pa drejt e nė sy, tundi kokėn lehtė dhe m'u pėrgjigj: "Jo, jo, nuk tė fal i madhi. Nuk tė fal ai". I thashė se po tė donte t'i shkruante tė madhit, mund t'i jepja letėr dhe zarf, dhe e siguroja se letra do tė mbėrrinte nė dorėn e tij. "Jo, jo. Nuk kam pėr tė shkruar. Nuk kam gjė pėr tė thėnė. Ato qė kisha pėr tė thėnė i thashė nė Byronė e Partisė", - mė tha gjithė seriozitet.
    Po ėshtė folur se qė nga burgu ka dashur apo ka bėrė njė letėr pėr Enver Hoxhėn. Nuk qėndron kjo thashethemnajė?
    Ato qė shkruhen nė njė tė pėrditshme, se Beqir Balluku nga burgu i ka bėrė njė letėr Enver Hoxhės, apo qė ka kėrkuar tė takojė Enver Hoxhėn pėr probleme tė rėndėsishme, janė thjesht gėnjeshtra, mashtrime.
    Ju nuk e kishit takuar personalisht para hetimit mė keni thėnė?
    Pėrpara dėnimit tė tij nga partia, nuk e kisha takuar nė asnjė rast nga afėr ministrin e Mbrojtjes, Beqir Balluku. Me tė kam pasur njė bisedė telefonike kur punoja nė Korēė me detyrė nėnkryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme, kjo pėr njė ngjarje tė njė vajze. Ju kam shpjeguar nga intervistat e kaluara se ishte fjala pėr njė oficer tė ri qė ishte arrestuar, por ky kishte marrėdhėnie me njė vajzė nga qyteti i Korēės, tė cilėn e kishte lėnė edhe shtatzėnė. Vajza vjen dhe kėrkon ndihmė nė organet tona, pasi nuk e pranonin nė shtėpi. Nė tė vėrtetė, unė nuk kisha se si ta ndihmoja, sepse hetimi i tij varej nga Prokuroria Ushtarake. Megjithatė, i sugjerova se mund tė shkonte tė takonte drejtuesit e ushtrisė, ndoshta dhe ministrin e Mbrojtjes, pra Beqirin. Ajo kėshtu bėri. U nis pėr nė Tiranė, ku takoi dhe ministrin, i cili e kishte pritur mirė. Njė ditė, ndėrsa qėndroja nė zyrė, bie telefoni. Centralistja mė thotė tė lidhesha me ministrin e Mbrojtjes. Pasi u prezantova, prita se ē'do tė mė thoshte ai nga ana tjetėr e receptorit telefonik. Beqiri pas pak mė tha: "Ka ardhur njė vajzė tek unė, nga Korēa, pėr njė problem qė jeni nė dijeni edhe ju. Po, ndihmojeni atė vajzė". Iu pėrgjigja se do tė mundoheshim ta bėnim njė gjė tė tillė. Dihej, se atėherė ishte Beqir Balluku, anėtar i Byrosė Politike dhe ministėr i Mbrojtjes, dhe porosinė e tij do ta ēoja deri nė fund. Pas disa ditėsh takova dhe vajzėn, e cila kishte mbetur e befasuar nga pritja qė i kishte bėrė njė personalitet si Beqiri. Pra, vajzės iu dha ndihma, e stabilizuam nė njė shtėpi dhe pas daljes sė tė shoqit nga burgu ata u bashkuan. Ia kujtova nė njė bisedė tė lirė Beqirit kėtė ngjarje, e ai mė tha se e mbante mend shumė mirė.

    Martiro: Para hetimit kisha folur vetėm njė herė me Ballukun
    Pėrpara dėnimit tė tij nga partia, nuk e kisha takuar nė asnjė rast nga afėr ministrin e Mbrojtjes, Beqir Balluku. Me tė kam pasur njė bisedė telefonike kur punoja nė Korēė me detyrė nėnkryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme, kjo pėr njė ngjarje tė njė vajze. Ju kam shpjeguar nga intervistat e kaluara se ishte fjala pėr njė oficer tė ri qė ishte arrestuar, por ky kishte marrėdhėnie me njė vajzė nga qyteti i Korēės, tė cilėn e kishte lėnė edhe shtatzėnė. Vajza vjen dhe kėrkon ndihmė nė organet tona, pasi nuk e pranonin nė shtėpi. Nė tė vėrtetė, unė nuk kisha se si ta ndihmoja, sepse hetimi i tij varej nga Prokuroria Ushtarake. Megjithatė, i sugjerova se mund tė shkonte tė takonte drejtuesit e ushtrisė, ndoshta dhe ministrin e Mbrojtjes, pra Beqirin. Ajo kėshtu bėri. U nis pėr nė Tiranė, ku takoi dhe ministrin, i cili e kishte pritur mirė. Njė ditė, ndėrsa qėndroja nė zyrė, bie telefoni. Centralistja mė thotė tė lidhesha me ministrin e Mbrojtjes. Pasi u prezantova, prita se ē'do tė mė thoshte ai nga ana tjetėr e receptorit telefonik. Beqiri pas pak mė tha: "Ka ardhur njė vajzė tek unė, nga Korēa, pėr njė problem qė jeni nė dijeni edhe ju. Po, ndihmojeni atė vajzė". Iu pėrgjigja se do tė mundoheshim ta bėnim njė gjė tė tillė. Dihej, se atėherė ishte Beqir Balluku, anėtar i Byrosė Politike dhe ministėr i Mbrojtjes, dhe porosinė e tij do ta ēoja deri nė fund. Pas disa ditėsh takova dhe vajzėn, e cila kishte mbetur e befasuar nga pritja qė i kishte bėrė njė personalitet si Beqiri. Pra, vajzės iu dha ndihma, e stabilizuam nė njė shtėpi dhe pas daljes sė tė shoqit nga burgu ata u bashkuan. Ia kujtova nė njė bisedė tė lirė Beqirit kėtė ngjarje, e ai mė tha se e mbante mend shumė mirė.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Kristofor Martiro: Beqirin e ekzekutuan menjėherė pas vendimit tė dhėnė nė ambientet e 313-ės

    Nga: FATOS VELIU

    Zoti Martiro. Nga bisedat e gjata qė ju kishit mundėsinė tė bėnit me Beqir Ballukun nė ato 11 muaj tė hetuesisė sė tij para se tė merrej vendimi i dėnimit me vdekje, ju ka folur pėr miqtė e tij mė tė afėrt tė nomenklaturės sė lartė tė asaj kohe?
    Gjatė bisedave tė lira me Beqir Ballukun, ai tregonte dhe pėr marrėdhėniet e tij me kuadrot udhėheqėse gjatė luftės dhe mbas luftės. Thoshte se kishte pasur marrėdhėnie tė mira, pra marrėdhėnie shoqėrore nė punė e jashtė punės me tė gjithė udhėheqėsit e partisė dhe qeverisė.
    Ju ka folur pėr ndonjė pakėnaqėsi apo respekt tė veēantė ndaj kolegėve apo miqve tė udhėheqjes sė lartė tė asaj kohe?
    Nuk shprehu ndonjė pakėnaqėsi pėr njeri. Me respekt fliste pėr udhėheqėsin e partisė, pėr shokėt e luftės, sidomos pėr Gogo Nushin.
    Pėr udhėheqėsin?
    Po, po. Ju fola dhe nga numri i kaluar, se ruante respekt pėr tė sido qė po i shkonin punėt.
    Tė paktėn tani qė e dinte se po shkonte drejt vdekjes, nuk ju pėrmendte ndonjė merak, kur mund t'i ishte bėrė borxh nga njėri apo tjetri shok i tij?
    Ore, po Beqiri ishte njeri babaxhan. Ishte natyrė korrekte dhe i drejtpėrdrejtė. Nuk ishte tip meskin dhe natyrė e ashpėr. Sė shumti ai thoshte se "pėr tė metat nė punė edhe unė jam kritikuar nga udhėheqja e partisė, ndonjėherė edhe ashpėr, por kur tė kritikojnė, tė vjen edhe thartė, megjithėse e di mirė qė ata nuk kanė gjė personale.
    Pra s'kishte qejfmbetje?
    Jo. Nga kėto kritika atij nuk i kishte mbetur qejfi, se siē thoshte, i ishin bėrė pėr tė mirėn e punės.
    Zoti Martiro, unė ju kėrkova diēka tė veēantė nė kėtė aludim tė tijin nė lidhje me respektin apo qejfmbetjet ndaj shokėve?
    Vetėm njė herė i kishte mbetur hatri. Pra siē mė thoshte, pėr atė rast ai ishte prekur nė sedėr nga kritikat qė i ishin bėrė.
    Rasti?
    Sipas tij, kur kishte qenė komandant i Divizionit nė Korēė, i kishte shkuar pėr kontroll njė ekip nga Ministria e Mbrojtjes me nė krye Mehmet Shehun, ish-Shef i Shtatmadhorisė. Ekipi i kishte gjetur tė meta e dobėsi dhe Mehmeti e kishte kritikuar nė sy tė vartėsve tė tij. Kjo nuk i kishte pėlqyer Beqirit, pra nuk i kishte ardhur mirė. "Ishim tė rinj atėherė, - tha Beqiri, - me sedėr. Pas Plenumit VIII tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Mehmeti u shkarkua dhe nė atė detyrė u emėrova unė, por atij nuk kishte pse t'i ngelte qejfi, pasi emėrimin e bėn tjetėrkush. Pas Kongresit tė Parė, ku Mehmeti u rehabilitua, marrėdhėniet tona ishin tė mira", - e mbylli deklaratėn Beqiri. Sipas tij, Mehmeti, kur nuk ishte nė humor e thėrriste tė bėnin edhe ndonjė shaka sė bashku.
    Ėshtė folur shumė se ai ka folur gjatė hetimit edhe pėr Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Madje, sa mbaj mend unė, qarkullonte njė thashethemnajė e tillė qė thoshte se Beqiri kur u dėnua kishte thėnė se, "juve keni kokėn brenda nė udhėheqje, por ne jemi vetėm kėmbėt e grupit agjenturor". Ēfarė tė vėrtete ka nė kėtė thashethem?
    E di mirė dhe e kam dėgjuar me veshėt e mi sa ėshtė aluduar e folur, madje dhe ėshtė shkruar nė ndonjė tė pėrditshme se gjoja Beqir Balluku gjatė procesit tė tij hetimor ka deponuar se nė krye tė veprimtarisė armiqėsore e "komplotuese" tė ushtarakėve ishte Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
    Pra s'ka asgjė tė vėrtetė nė kėtė thashethemnajė?
    E kam thėnė dhe e them me pėrgjegjėsi e bindje tė plotė, se nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė Beqir Balluku gjatė procesit hetimor tė ketė deponuar njė gjė tė tillė. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr, njė trillim i pacipė. Unė kam qenė hetues i tij gjatė gjithė procesit hetimor dhe ekzistojnė procesverbalet e hetimit. Ato nuk janė manipuluar siē aludojnė disa. I gjithė procesi i tij ėshtė incizuar dhe asgjė nuk ėshtė fshehur. Nuk ka pasur asnjė dokument, asnjė deponim, asnjė tė dhėnė qė tė bėhet fjalė pėr diēka tė tillė. Ky trillim ėshtė bėrė me qėllim pėr tė dezinformuar opinionin publik, e pėr tė pėrligjur atė qė shkruhet nė skenarin e Enver Hoxhės titulluar "Panorama Sinoptike".
    Si vijoi mbyllja e hetimit ndaj Beqirit vetė dhe ndaj gjithė ushtarakėve tė arrestuar?
    Si kaluan plot 11 muaj proces hetimor, na u dhanė porositė pėr tė nxituar pėr mbylljen e dosjeve hetimore qė t'i kalonin gjykatės. Kjo me sa kuptova dhe mėsova ishte pėr sytė e tė huajve, se si duket ishte bėrė zhurmė nė lidhje me arrestimin e gjeneralėve. Pra u arrestuan, por ēfarė doli prej tyre? Nuk qenkan tė vėrteta ato qė janė thėnė etj. Pra pas kėsaj historie, u vendos tė mbyllej procesi.
    Si ndodhi dhe kush jua tha konkretisht?
    Nga fundi i procesit hetimor, pra siē ju thashė, qė kur gati kishin pėrfunduar hetimet me tė pandehurit Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako dhe Rrahman Parllaku, nė njė mbledhje me hetuesit e tjerė nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu, ku pėrveē grupit hetimor dhe atij operativ, mori pjesė dhe kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela, i cili do tė gjykonte kėta tė pandehur.
    Ēfarė porosie ju dha ministri i Brendshėm nė kėtė takim specifik?
    Ministri Kadri Hazbiu dha porosi qė tė shkohej drejt mbylljes sė hetimit, pasi kjo ishte porosia e udhėheqėsit tė partisė.
    Historinė e kėtyre tė huajve qė e cituam mė lart, jua pėrmendi vetė Kadri Hazbiu?
    Ai theksoi se, edhe shumė tė huaj interesoheshin e pyesnin pėrse nuk po dilnin nė gjyq ushtarakėt.
    Pas kėsaj, ju i mbyllėt hetimet?
    Duke zbatuar kėto udhėzime, sipas planit pėrfunduan hetimet, u bė ballafaqimi me tė pandehurit.
    Ēfarė ballafaqimi, a s'ishit nė ballafaqim pėr 11 muaj me radhė?
    Tani qė mbyllej procesi, tė pandehurit u njohėn me dosjet hetimore ku ishin deponimet e tyre gjatė hetuesisė e provat materiale.
    Pse, si ishte kjo procedurė?
    Kjo bėhej se, sipas rregullit, i jepej tė pandehurit i gjithė materiali pėr ta parė, dhe qė andej dosja do tė shkonte nė gjyq. I pandehuri e shikon tė tėrėn, ēfarė vėrejtjesh ka, ē'nuk ka, bėn shėnimet e tij dhe firmosjen dhe pastaj ajo mbyllet pėr t'i kaluar prokurorisė pėr tė pėrfunduar nė gjykatė.
    Prej kėtij momenti qė mbyllet dosja, hetuesi s'ka mė punė me tė pandehurin ta takojė apo mos ta takojė.
    Jemi nė kėtė moment, qė ju i dhatė dosjen Beqir Ballukut. Pra ky ishte takimi i fundit mes jush?
    Pikėrisht ky ishte takimi i fundit. Takimi zyrtar dhe konfidencial do tė thosha, pasi do ta shikoja dhe nė ambientin e gjyqit special.
    Juve, e mendonit se ky do tė ishte takimi i fundit i jetės me tė? Pra e mendonit se do ekzekutohej?
    Atė gjė njė Zot e di se si do shkonte.
    E mendonit gjithsesi?
    Po pėr t'u menduar mendoheshin tė tėra. Unė e takova, i thashė duke i zgjatur materialin, qė, "i mora kėto qė kemi shėnuar tėrė kėto muaj bashkė".
    Reagoi?
    E pa, e lexoi tė tėrin me vėmendje, ndėrkohė qė unė i thashė: "Nė qoftė se ke vėrejtje, ēfarė ke e ēfarė nuk ke ndonjė problem, a janė shkruar drejt ato thėnie tė tuat, mos ka ndonjė shtim apo tjetėrsim". Pra kėto mbaj mend qė i thashė, teksa ai lexonte me vėmendje pėr tė firmosur ato ēka kishte deponuar.
    Po?
    E lexoi tė gjithin me durim tė plotė, madje duke ndenjur nė vetmi.
    - Ke ndonjė gjė? - i thashė.
    - Jo, s'kam asgjė, - mė tha. - Asnjė germė hetuesi im s'ka futur tepėr, - mė tha.
    Ta tha ty kėtė fakt?
    Po, mua.
    Me kė ishit kur ta tha?
    Kėtė nė atė moment ma tha mua, por e tha edhe nė gjyq.
    Kuptova. Domethėnė qė jeni duke thėnė qė nuk keni abuzuar fare me procesverbalin, me torturėn, me… ?
    Ēfarė flet? Kurrė.
    Po provokacione ndaj Beqirit, keni bėrė?
    Kurrė, jo!
    As me atė, as me ndokėnd qė keni pasur herė tjetėr tė pandehur?
    As me atė, as me askėnd tjetėr. Kristofor Martiro nuk ka pėrdorur njė shuplakė kundėr njeriu. Le tė dalė njė njeri, gjatė gjithė jetės sime dhe tė dėshmojė po deshi tė kundėrtėn. Ta them unė qė s'ėshtė askush. Unė nė punėn time kam pasur edukatė te veēantė. Pastaj unė do jua kujtoja dhe njė herė, se pėr hetimin e Beqir Ballukut apo Kiēo Ngjelės unė jam komanduar, se detyra ime profesionale nuk ka qenė ajo e hetuesit. Jua kam shpjeguar kėtė gjė nė intervistat e para.
    Pra, gjatė gjithė periudhės qė ju keni qenė hetues nuk keni pėrdorur asnjėherė torturėn, asnjėherė si tė thuash, pabesitė qė mund tė akuzohen lloj-lloj hetuesish? Pra duhet tė m'i theksoni.
    Dėgjo. E para e punės njėherė, dhunė fizike dhe dhunė psikike kurrė nuk kam pėrdorur, sepse dhuna tė ēon nė qorrsokak. Nuk mund ta zbulosh veprimtarinė, le tė themi kundėr ligjit, nė qoftė se pėrdor kėtė dhunė. E para se ai, ē'kėrkon, ta thotė. E dyta, merr nė qafė njerėz tė tjerė qė mund tė deponohen nga frika. E kupton?
    Ju ishit koshientė...?
    Ishim tepėr koshientė. Pastaj e treta, nuk mund tė pėrdorje dhunė ndaj kėtyre. Ndaj kėtyre kuadrove.
    As shtesa, as pakėsime, as mashtrime, as...? Sepse akuzohet shumė hetuesia e djeshme, prandaj jam duke ju pyetur.
    Absolutisht! Le tė merret procesi njė pėr njė; nė qoftė se ka njė abuzim nė kėtė drejtim, atėherė ke tė drejtė tė flasėsh ndryshe.
    Beqir Balluku ishte njeri i tillė qė, nuk ishte nga ata qė kėrkonte tė futeshin njerėz nė burg e tė merreshin edhe tė tjerė nėpėr kėmbė. Ai u merrte me veten, por pėr tė tjerėt jo. Dhe e them kėtė me bindje tė plotė.
    Kuptova. Vajti nė gjyq problemi. Pas sa kohėsh u bė gjyqi?
    S'mė kujtohet tani tė them tė drejtėn, vajti ca ditė.
    Takimi i fundit. U pėrqafuat kur u larguat, apo thjesht si i pandehuri me hetuesin, apo nuk tė lejohej?
    Patjetėr. Ai firmosi tė gjithė materialin si e lexoi dhe si pa qė ishte shėnuar korrekt, dhe pas kėsaj u pėrshėndeta me tė duke i dhėnė dorėn. Pastaj, u pamė pas disa ditėsh nė gjyq. Mbas pėrfundimit tė hetimit dhe dėrgimit tė dosjeve nė gjykatė pėr gjykimin e tyre, hetuesit nuk kishin punė me tė pandehurit, nuk mund t'i takonin ata. Ky ishte rregull procedural.
    Ku u bė gjyqi ndaj Ballukut dhe ushtarakėve tė tjerė tė lartė tė asaj kohe? Pra, nė ēfarė ambientesh?
    Gjyqi ndaj kėtyre tė pandehurve u zhvillua nė ambientet e Burgut 313. Sigurisht, ishte me dyer tė mbyllura dhe vazhdoi disa ditė. Nisi nė fillim tė nėntorit tė '75-ės, aty nga data 1 nėntor 1975 nė s'gaboj.
    Kontaktonit gjatė ditėve qė zhvillohej procesi gjyqėsor?
    Kur ishim nė gjyq, mbas ēdo seance mė thėrriste, se i jepja ndonjė cigare. Mė shumė mė donte pranė pėr njė farė kurajoje, apo tip ngushėllimi si tė thuash.
    Pra ti ishte si njė pikė ku mund tė shkėmbente disa fjalė lehtėsuese, ta konsiderojmė?
    Po, kėrkonte njė mbėshtetje, se ke parasysh, njė gjyq me dyer tė mbyllura brenda ambienteve tė Burgut 313 ku s'kishte askėnd nga familja pranė. Madje dhe kur e pyeti kryetari i trupit gjykues, qė ishte Arianit Ēela,
    -A je keqtrajtuar?
    - Jo, - i tha Beqiri.
    - A je dakord me kėto deponime? A janė tė tuat kėto qė ke thėnė? - e pyeti ai mė tej.
    - Asnjė germė tepėr nuk ka futur hetuesi im, - ia ktheu ai.
    Me kėto qė tė them, nuk ėshtė se po vetėmburrem, por e ke mundėsinė t'i mėsosh dhe t'i lexosh, se janė tė shėnuara nė procesverbal siē po t'i them.
    Kur iu dha dėnimi me vdekje, aty ishit ju?
    Aty isha, pastaj ika se ishte situatė e vėshtirė. Nuk ėshtė e thjeshtė tė dėgjosh pėr ekzekutimin e atij me tė cilin ke krijuar gjithė atė konfidencė.
    Nė atė ēast ikėt?
    Qė kur thanė ata "Dėnim me vdekje", unė ika.
    Reagimi i fundit i tij kur iu tha shprehja e tmerrshme "vdekje me pushkatim"?
    Kėshtu ishte: Kur iu dha vendimi i gjykatės "Dėnim me vdekje", unė ika pastaj, s'pashė mė tutje ēfarė u bė. Tė thashė qė personalisht kisha pasur dhe njėfarė shprese pėr rezervimin e dėnimit ekstrem. Thosha qė ishalla ndoshta dhe falet.
    Ēfarė ore ishte kur u dha vendimi apo mė mirė tė themi, paradite apo pasdite?
    Tė gjitha ditėt gjyqi zhvillohej paradite. Edhe atė ditė ashtu ishte, vendimi u dha aty nga dreka.
    Cilat ishin vendimet?
    Gjykata i dėnoi Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Ēakon me vdekje me pushkatim, ndėrsa Rrahman Parllakun me 25 vjet heqje lirie. Rrahmanin nė fakt e kapnin tri nene, me nga 25 vjet burg secili, por meqenėse Kushtetuta e kishte deri nė 25 vjet, i ngeli 25 vjet burg.
    Kur mendoni se janė pushkatuar ata?
    Atė ditė qė u dha vendimi, menjėherė. Pas vendimit, nuk lėvizėn nga vendi ku u zhvillua gjyqi, duke vijuar me procedurėn e bėrjes sė kėrkesės nė Presidium pėr falje jete. Pra ishte njė procedurė qė duhej konsumuar para se tė kryhej ekzekutimi i vendimit. Nuk ka vonuar dhe shkuan kėrkesat dhe erdhi pėrgjigja pėr mosfalje. Kėshtu qė ata nuk u dėrguan mė nė qeli pas dhėnies sė vendimit, por janė ēuar pėr ekzekutim.
    Po ku i mbajtėn derisa iu dhanė pėrgjigjen?
    Nė dhomėn e gjykatės.
    Erdhi pėrgjigjja pėr mosfalje dhe i morėn pėr pushkatim direkt?
    I morėn pėr pushkatim; unė tė thashė, u ngarkua skuadra e ekzekutimit, i morėn nė makinė dhe ikėn. Unė kam ikur, kam qarė nė shtėpi.
    Pėr ekzekutim?
    Po. Vajti kėrkesa e kėtyre, formale, dhe u kthye brenda orės thanė.
    Ishin nė linjė tė gjitha gjėrat?
    Ishin tė tėra nė linjė.
    Mos ishte edhe pėrgjigjja pėr mosfalje gati aty?
    Atje vanė…. Janė tė dhimbshme, situata tė dhimbshme. (shfryn i ngarkuar psikologjikisht, shėnimi im F.V.)
    Keni qarė?
    Kam qarė. Ta them me sinqeritet, kam qarė nė shtėpi. Kam qarė dhe s'kam qenė as nė terezi. Ime shoqe qė ka vdekur, e dinte mirė atė situatė.
    Nuk dinit as vendin ku do ekzekutoheshin?
    Jo. Ikėm ne hetuesit. S'kishim mė asnjė mundėsi. Tashmė i mori skuadra e pushkatimit.
    Pra si konkluzion, ēfarė nxirrni juve si hetues nga ai ekzekutim i tyre?
    Gjykimi dhe dėnimi i ushtarakėve tė lartė, Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos dhe Rrahman Parllakut, u bė vetėm mbi bazėn e akuzave tė materialeve tė partisė, Byrosė Politike, Plenumeve tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe fjalimeve e raporteve tė Enver Hoxhės.
    Pra juve si hetuesi keni qenė vetėm aktorė dhe jo hetues do tė thoni?
    E vėrteta ėshtė se hetuesia dhe gjykimi ishin vetėm akte formale pėr t'i ligjėruar kėto akuza. Gjithshka ishte pėrgatitur nga lart, pra nga udhėheqja qendrore e Partisė.
    Pra s'ka pasur veprimtari armiqėsore?
    Asnjė element tė veprimit tė qėllimshėm armiqėsor nuk ėshtė konstatuar.
    Dhe opinioni nuk e ka besuar njė akuzė tė tillė nė atė kohė, pavarėsisht se ajo jepej nga Enver Hoxha, apo jo?
    Nė pėrgjithėsi, opinioni publik nuk ka besuar nė ekzistencėn e veprimtarisė armiqėsore tė ushtarakėve kundėr pushtetit popullor. Po nė kėto prononcime, ka dhe nga ata qė duan tė pėrligjin ekzistencėn e veprimtarisė armiqėsore, "komplotuese" e "puēiste" tė kėtyre ushtarakėve, kundėr udhėheqjes sė partisė dhe pushtetit popullor, duke dhėnė edhe disa tė ashtuquajtura prova dhe fakte, tė nxjerra gjoja nga dosjet agjenturore hetimore tė Beqir Ballukut, qė shtrembėrojnė me qėllim tė vėrtetėn, duke pėrligjur kėshtu masat e marra ndaj tyre. Tė pėrligjin gėnjeshtrėn se Beqir Balluku ka qenė njė komplotist, njė agjent, se gjoja ėshtė provuar qė ai ėshtė takuar me agjenturėn e huaj gjatė qėndrimit apo udhėtimit kėtu e atje. Se gjoja kėtė komplot e paska zbuluar njė agjent i Sigurimit tė Shtetit qė ishte nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė apo "gjenerali i penduar".
    Pra ju thoni se nuk janė tė vėrteta, por trillime?
    Po, po. Kėto thėnie nuk janė tė vėrteta, por janė vetėm trillime, gėnjeshtra tė ulėta tė bėra me qėllim pėr t'i shėrbyer dikujt qė ka interes pėr kėto gėnjeshtra, pėr tė pėrligjur masat ekstreme tė marra ndaj ushtarakėve. Deklarimet e tyre lėnė pėrshtypjen, se janė marrė direkt me hetimin e Beqir Ballukut apo tė ndonjė ushtaraku tjetėr, dhe se gjoja janė konsultuar me dokumente qė ekzistojnė nė Arkivin e Ministrisė sė Brend-shme lidhur me kėto hetime, duke vėnė pa pikė turpi edhe numrat e dosjeve. Mendoj se nuk ia vlen tė merresh me kėto, se janė fund e krye gėnjeshtra, mashtrime.
    Gjithsesi, janė konstatuar dhe shkelje, apo jo?
    Natyrshėm, gjatė procesit hetimor u konstatuan dhe veprime apo mosveprime tė tė pandehurve qė binin edhe nė kundėrshtim me vendimet e partisė sė asaj kohe, ligjeve tė shtetit, tė cilat janė evidentuar dhe provuar me dokumente, deponuar edhe nga vetė tė pandehurit.
    Por s'ishin veprime armiqėsore do thoshit?
    Pikėrisht. Kėto nuk ishin veprime tė ndėrgjegjshme, tė bėra me qėllim e synim armiqėsor, kundėrrevolucionar, kundėr partisė e pushtetit popullor siē u tha. Materiali i "Antitezave", materiali i zi siē u quajt ndryshe, atakonte Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, por problemi shtrohej nėse kėto materiale u hartuan pėr tė sabotuar mbrojtjen e vendit, apo kishin qėllim ta pėrsosnin atė, pra pėr t'i zhvlerėsuar ato nė interes tė mbrojtjes sė atdheut.
    Dhe ēfarė provuat nė lidhje me to?
    U provua se kėto materiale nuk u pėrgatitėn pėr tė sabotuar Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, por synonin zhvillimin dhe pasurimin e tyre nė interes tė mbrojtjes, nė zbatim edhe tė orientimeve tė Plenumit XII tė KQ tė PPSH-sė e tė porosive tė Enver Hoxhės. Ky material nuk u vu nė zbatim nė ushtri, pėr rrjedhojė nuk pati asnjė pasojė negative. Nė kėtė mėnyrė, ai material nuk pėrbėnte asnjė bazė ligjore pėr tė akuzuar Beqir Ballukun dhe ushtarakėt e tjerė pėr tradhti ndaj atdheut, "puē" e "komplot".

    MASAKROHEN KUADROT E LUFTĖS
    Pjesėtarė tė kastės" nė ushtri. U dėnuan me burgime tė rėnda gjeneralėt: Rrahman Parllaku, Hero i Popullit; Sadik Bekteshi, Hero i Popullit; Muhamet Prodani, Hero i Popullit; Arif Hasku, Vaske Gjino, Halim Ramohito, Abas Fejzo, Mihallaq Ziēishti, Andon Sheti, shef i Zbulimit tė Ushtrisė. Po nė kėtė valė goditjejeje, u internuan gjeneralėt; Dilaver Poci, Spiro Shalsi, Ernest Jakova, Todi Naci, Sulo Kozeli, ndėrsa tė tjerė gjeneralė u nxorėn nė lirim para kohe si tė padenjė pėr ushtrinė. Me dhjetėra kuadro tė tjerė ushtarakė tė rangjeve dhe specialiteteve tė ndryshme u burgosėn, internuan, degraduan, ēmobilizuan, u dėnuan me burgime tė rėnda, nėn akuzėn: "Pėr veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit popullor". Kėshtu e pėsuan Edip Ohri, ish-komandant i Forcave Ajrore, Dalip Xhabolli, ish- komandant i Korpusit, disa oficerė me detyra tė ndryshme si Agron Como, Josif dhe Kozma Zegali, Faik Take, Begator Kozeli, Gjergj Titani, Xhevat Alibali, Shaban Reci, Elham Hodo, Novruz Demiri, Rustem Haxhia, Irfan Morina, Shefqet Bona, Gani Kodra e shumė tė tjerė. Me dhjetėra ushtarakė tė specializuar dhe me arsim tė lartė, u internuan apo ēmobilizuan nga ushtria. "Fshesa e hekurt"- mbi kuadrot ushtarakė, tė cilėt kishin udhėhequr repartet e njėsitė e Ushtrisė Nacionalēlirimtare nė luftėn kundėr okupatorėve nazifashiste e bashkėpunėtorėve tė tyre, pėr ēlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit tė popullit. Fshesa nuk i kurseu ata, edhe pse pėrveē eksperiencės sė luftės, kishin mbaruar shkolla dhe akademi ushtarake nė Bashkimin Sovjetik, dhe kishin fituar njė eksperiencė tė madhe nė drejtimin e ushtrisė dhe punonin pėr modernizimin e saj, duke qenė dhe besnikė nė mbrojtjen e atdheut nga agresorėt e mundshėm.

    Vendimi i Byrosė Politike
    Byroja Politike e KQ tė Partisė vendosi qė tė pėrjashtohen nga radhėt e ushtrisė kėta kuadro: Petrit Dume, Hito Ēako, Rrahman Parllaku, Sadik Bekteshi, Vaske Gjino, Ilo Prifti, Nikollaq Sallabanda, Adnan Qatipi, Todi Naci, Andon Sheti, Faik Take, Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Koli Mborja.
    Vendosi tė nxjerrė nė pension: Muharrem Kokomani, Luto Haxhiu, Bako Dervishin, Petrit Ēobani.
    Kėta ishin kasta e ushtrisė, tė cilėt arritėn tė formonin armiqtė nė ushtrinė tonė. Ndoshta nuk ėshtė e tėra, por ėshtė njė pjesė e mirė e kastės.
    Do tė mbeten nė dispozicion tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore nė pritje qė tė emėrohen me ulje nė pėrgjegjėsi:
    Sami Mecollari, Petraq Kolonjari, Nane Kudra, Nevruz Demiri, Tefik Ruci, Maliq Arshova, Veip Alikaj, Elmaz Kondo, Petrit Veliberi, Aqif Ylli, Qemal Gjoliku, Xhemal Shehu. Pėr gabimet e tyre do tė pėsojnė ulje nė pėrgjegjėsi.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    ki fatos veliu eshte nje idiot e injorant..mirpo z mertiri dmth ish oficeri i sigurimit kristofor mertiri.. eshte shum i sakte e shum i sinqerte..
    pra ja vlen te jen ne forum krejt cfar tregon ky burr trim..

    kush na i sjell te gjitha intervistat e tij qoft tek ki veliu qofte ne gazeta tjera.. do i jem mirnjohes..

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Rrefehet per historine ish hetuesi i kohes se komunizmit Kristofor Martiro

    Kristofor Martiro: Pas Beqir Ballukut, Kadri Hazbiu mė caktoi tė hetoja Kiēo Ngjelėn

    Nga: FATOS VELIU

    Me sa dihet zoti Martiro, grupi qė hetonte ushtarakėt mė tė lartė tė vitit 1974, me Beqir Ballukun nė krye, u caktua dhe pėr hetimin e arrestimeve tė reja qė ndodhėn atė periudhė nė Shqipėri, qė ishin pikėrisht njerėzit qė kishin drejtuar ekonominė shqiptare. Pra grupi juaj, pas kryegjeneralėve, vijoi hetimet me tė pandehurit Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, Kiēo Ngjela e Vasil Kati, akuzuar pėr "veprimtari armiqėsore e sabotuese nė organizimin shtetėror dhe ekonomi"?
    Pa pėrfunduar hetimet me grupin e ushtarakėve tė lartė, tė akuzuar pėr veprimtari armiqėsore, 'puē' e 'komplot' ushtarak, kundėr partisė dhe pushtetit popullor, njė grup tjetėr i cilėsuar armiqėsor e tradhtar u urdhėrua nga partia pėr t'u arrestuar. Ishte pikėrisht grupi armiqėsor nė ekonominė kombėtare qė thuhej se u zbulua nga Partia.
    Kush saktėsisht?
    Tė akuzuar pėr "veprimtari armiqėsore e sabotuese nė organizimin shtetėror dhe ekonomik" u cilėsuan pikėrisht njerėz shumė tė njohur, qė ashtu si dhe gjeneralėt kryesorė tė mbrojtjes, ishin figura tė larta tė shtetit tė asaj kohe. Konkretisht: Abdyl Kėllezi, ish-anėtar i Byrosė Politike dhe Kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit; Koēo Theodhosi, ish-anėtar i Byrosė Politike dhe ministėr i Industrisė dhe Minierave; Kiēo Ngjela, ish-anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė dhe ministėr i Tregtisė etj.
    Si e shpjegoni zoti Martiro, si ish-kuadėr i rėndėsishėm i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė asaj kohe, arrestimin e kaq grupeve me kuadrot mė tė lartė tė shtetit tė djeshėm?
    E vėrtetė ėshtė. Brenda pesė vjetėve, udhėheqja e lartė e partisė sė asaj kohe zbuloi tri grupe armiqėsore, qė sipas saj vepronin kundėr partisė dhe pushtetit popullor: grupin nė frontin ideologjik e tė kulturės, grupin 'puēist' e komplotist tė ushtarakėve tė lartė, dhe tani edhe grupin armiqėsor e sabotator nė ekonomi dhe organizimin shtetėror.
    Kush ishte akuza e saktė e grupit tė Abdyl Kėllezit e Koēo Theodhosit me tė tjerė?
    Grupi i Abdyl Kėllezit, Koēo Theodhosit, Kiēo Ngjelės e Vasil Katit, u akuzua nga udhėheqja e partisė:
    - Se zhvillonin njė veprimtari kriminale sabotuese nė organizimin shtetėror dhe nė ekonomi, me dėme tė mėdha pėr ekonominė popullore.
    - Akuzohej se grupi kishte kohė qė zhvillonte njė veprimtari armiqėsorė nėn rrogoz, duke kryer njė veprimtari minuese e sabotuese nė lidhje e bashkėveprim me dy grupet e zbuluar mė pėrpara, pra me grupin e tradhtarėve nė frontin ideologjik e tė kulturės dhe grupin e ushtarakėve.
    - Pėr kėtė veprim ata akuzoheshin se kishin koordinim dhe organizim nėn shtytjen e pėrkrahjen e armiqve tė jashtėm, qė ndanin tė njėjtin qėllim, qė sipas akuzės sė udhėheqjes sė lartė politike, ishte pėr likuidimin e socializmit nė Shqipėri.
    - Ai akuzohej gjithashtu se, ashtu si grupi i Beqir Ballukut, edhe ai mbėshtetej nė ndihmėn e udhėheqėsve kinezė dhe nxiste veprimtarinė tradhtare kundėrrevolucionare tė kėtyre grupeve.
    Po, dhe si vijonte mė tej kjo akuzė e figurave tė larta tė ekonomisė shqiptare tė asaj kohe?
    Grupi akuzohej gjithashtu se nė veprimtarinė e tyre armiqėsore, ata u pėrpoqėn me tė gjitha mėnyrat:
    - Tė shtrembėronin e tė pengonin zbatimin e politikės ekonomike tė partisė, e tė pėrhapnin pikėpamje politike borgjezo-revizioniste.
    - Tė futnin nė drejtimin e ekonomisė forma e metoda tė vetadministrimit titist e tė ekonomisė kapitaliste.
    - Goditėn parimin e drejtimit tė centralizuar tė ekonomisė dhe tė marrėdhėnieve tė furnizimit e tė shpėrndarjes midis ndėrmarrjeve, mėnjanimit tė kontrollit shtetėror e financiar.
    - U pėrpoqėn tė frynin aparatin shtetėror dhe ekonomik me nėpunės, duke krijuar organizma tė shumtė e tė panevojshėm dhe duke i mbushur ato me zyrtarė e teknokratė, duke shpikur nė kėtė mėnyrė tė ashtuquajturat listė-organikėt pėr tė rritur personelin burokratik joprodhues.
    - Pėr vite me radhė sabotuan e ērregulluan zbulimin, nxjerrjen dhe pėrpunimin e naftės e tė gazit, sabotuan dhe nė sektorin e gjeologjisė.
    - Bėnė shumė pėrpjekje pėr tė sabotuar, nė bashkėpunim me kinezėt, ndėrtimin e veprave tė reja.
    - U akuzuan se kishin zhvilluar njė punė tė gjerė sabotuese nė tregtinė e jashtme, me qėllime armiqėsore pėr tė lėnė Shqipėrinė socialiste pa lėndėt e para strategjike dhe pa bukė.
    - Tė pengonin zhvillimin e industrisė dhe ekonomisė nė pėrgjithėsi.
    - Tė bėnin popullin tė pakėnaqur.
    - Tė hapnin portat imperialiste-revizioniste.
    - Shpėrdoruan shumė fonde monetare e materiale.
    - U akuzuan se rrjetin e tregtisė sė jashtme e pėrdorėn pėr tė mbajtur lidhjet e grupeve tradhtare me armiqtė e jashtėm tė cilėve u shėrbenin.
    Dhe si vijoi?
    Pėr kėtė akuzė, nė kėtė lloj aktiviteti tė tyre kaq armiqėsor, nga tribuna qendrore e politikės komuniste, si gjithnjė trumbetohej si njė zbulim i madh i vigjilencės sė jashtėzakonshme tė partisė.
    Nga kush tribunė politike saktėsisht u dha goditja ndaj grupit tė radhės, tė pėrbėrė nga figurat mė tė larta tė shtetit?
    Plenumi i 7-tė i Komitetit Qendror tė Partisė, i mbledhur nė maj tė vitit 1975, pėrjashtoi nga Komiteti Qendror dhe partia Abdyl Kėllezin e Koēo Theodhosin, duke i shkarkuar ata edhe nga tė gjitha funksionet shtetėrore e shoqėrore.
    Ai plenum kritikoi ashpėr dhe Kiēo Ngjelėn, duke e akuzuar pėr arrogancė dhe veprime tė dėmshme nė sektorin e punės sė tij. Pas kėsaj, Kiēo Ngjela u shkarkua nga detyra e ministrit tė Tregtisė.
    Dhe si vijoi?
    Plenumi i 8-tė i KQ tė Partisė, i mbledhur nė tetor 1975, e pėrjashtoi Kiēo Ngjelėn nga KQ i Partisė.
    Pas kėsaj pasuan goditjet e figurave tė tjera nė ekonomi?
    Pas Kontrollit tė Shtetit edhe nė ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme, pėrveē Kiēos, shumė drejtues e punonjės tė tregtisė sė jashtme u pushuan nga puna, u burgosėn apo internuan.
    Ndėrsa pėr grupin e ushtarakėve vijonte hetimi, gjithashtu si armiq tė rrezikshėm, ndėrkohė nga krahu tjetėr vazhdonin arrestimet dhe zbulimet e armiqve tė rinj nė udhėheqjen e lartė?
    Nė kohėn qė ky grup u zbulua dhe dėnua, nga partia, vazhdonin hetimet pėr grupin e ushtarakėve tė akuzuar pėr "puē" e "komplot".
    Kėtu dua tė ndalem, pasi kam mėsuar se gjatė kėsaj periudhe qė vazhdonin arrestimet ndaj armiqve tė ekonomisė, kanė ardhur edhe urdhra specialė pėr ju hetuesit e gjeneralėve. Pra, ēfarė urdhrash ju kanė ardhur?
    Ne hetuesve tė kėtij grupi, na u dha udhėzimi qė tė zhvillonim hetime edhe pėr lidhjet e tyre me grupin e ekonomisė, veprimtarinė e pėrbashkėt armiqėsore, pėr tė zbuluar lidhjet e tyre me agjenturat e huaja, si dhe lidhjet e tyre me grupet e tjera tė goditura nga partia, pėr tė cilat akuzoheshin pjesėtarėt e grupit tė ekonomisė.
    Vetėm ju hetuesit do ta plotėsonit kėtė lloj zbardhjeje dhe zbulimi?
    Udhėheqja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme i vuri detyrė edhe grupit operativ qė tė vepronte nė rrugėn agjenturore-operative pėr tė grumbulluar tė dhėna nė ngarkim tė grupit tė ekonomisė, nga organet e zbulimit e kundėrzbulimit.
    Le tė ndalemi personalisht te grupi juaj i hetimit, pra ku ishit dhe juve. Ēfarė arritėt pas urdhrave qė morėt, pėr tė hetuar edhe grupin e ekonomisė krahas grupit tė ushtarakėve qė kishit nė dorė?
    Nga hetimet me tė pandehurit Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako, Kiēo Ngjela e Vasil Kati, deponimet e tyre, dėshmitė e dėshmitarėve, si dhe nga tė dhėnat nė rrugė operative e tė tjera, nuk rezultonte nė asnjė rast qė kėta tė pandehur tė kishin zhvilluar veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore kundėr partisė e pushtetit socialist.
    Ēfarė marrėdhėnieje kishin pasur kėta, sipas zbulimit tuaj?
    Marrėdhėniet midis tyre kanė qenė marrėdhėnie pune pėr postet qė ata mbanin nė organet shtetėrore. Siē rezultoi, nuk ishin as marrėdhėnie tė ngushta shoqėrore.
    Gjithsesi ndaj tyre u veprua. Kur u bė arrestimi i tyre, zoti Martiro?
    Pas disa muajve tė pėrjashtimit nga Byroja Politike dhe Komiteti Qendror i Partisė, Abdyl Kėllezi, Kiēo Theodhosi, Kiēo Ngjela e Vasil Kati u arrestuan si armiq tė partisė e tė shtetit.
    Pra, pas pėrfundimit tė hetimit tė grupit tė Beqir Ballukut do tė thoni?
    Ata u arrestuan pasi kishin pėrfunduar hetimet e gjykimit pėr "grupin e ushtarakėve".
    Folėm shumė zoti Kristofor, pėr trajtimin e veēantė dhe tepėr special qė u organizua ndaj grupit tė gjeneralėve tė arrestuar. Po ndaj kėtyre figurave tė larta tė ekonomisė, si ishin trajtimi dhe mbikėqyrja?
    Edhe kėta tė arrestuar u vendosėn nė po ato ambiente ku ishin mbajtur gjatė hetimit "grupi i ushtarakėve", qė siē e dini ka qenė njė seksion i veēantė nė Burgun 313 nė Tiranė.
    Pra nė tė njėjtat kushte dhe nėn tė njėjtat masa do tė thoni?
    Po, po, edhe ndaj tyre u pėrdorėn tė njėjtat masa sigurimi e regjimi, ashtu siē ishin edhe pėr grupin e ushtarakėve. Ishte njė komandė e veēantė, i njėjti personel pėr ruajtjen e tyre, mjek, kuzhinė e shėrbime tė tjera, qė ishin tė veēanta nga komanda e personeli i Burgut 313.
    Kam parasysh se, para dėnimit tė tyre vijuan tė tjera arrestime nė atė kohė. Si ėshtė e vėrteta?
    Pėrpara dėnimit nga partia tė Abdyl Kėllezit, Koēo Theodhosit e Kiēo Ngjelės, ishin arrestuar inxhinierėt e naftės, tė akuzuar pėr veprimtari sabotuese nė naftė e gaz, ndėrkohė qė akuzoheshin gjithashtu si grupet e mėparshme, si tė lidhur me agjentura tė huaja.
    Ju nuk konstatuat tė ekzistonte ndonjė vėrtetėsi nė kėtė lloj akuze, apo jo?
    Nė fakt nuk ekzistonte njė veprimtari e tillė. Pėr veprimtari sabotuese nė naftė e gaz u akuzuan edhe Abdyl Kėllezi e Koēo Theodhosi.
    Po si ndodhi qė ju ēuan pikėrisht juve pėr hetimin e ministrit historik tė Tregtisė, Kiēo Ngjelės?
    Kjo ndodhi se, edhe pėr hetimin e grupit tė "sabotatorėve nė ekonomi dhe organizmin shtetėror", nga udhėheqja e Ministrisė, u caktuan po ata hetues qė zhvilluan hetimet edhe me grupin e ushtarakėve tė lartė tė akuzuar pėr tradhti tė lartė, "puē" e "komplot".
    Ju kuptova, qė, si grup hetimi i ushtarakėve kaluat tė hetonit dhe tė shumakuzuarit e ekonomisė?
    Elham Gjika u caktua pėr hetimin e Koēo Theodhosit, Pirro Dauti pėr hetimin e Abdyl Kėllezit dhe unė pėr hetimin e Kiēo Ngjelės e tė Vasil Katit.
    Sėrish edhe pėr kėtė hetim drejtoheshit nga i njėjti pėrgjegjės?
    Po, po, edhe nė kėtė rast pėrgjegjės i grupit hetimor dhe atij operativ, ishte pikėrisht zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Feēorr Shehu.
    Udhėzimet, jua dha Kadri Hazbiu?
    Normal. Nė mbledhjen e grupit hetimor, ministri Kadri Hazbiu na udhėzoi qė me tė pandehurit tė ishim korrektė.
    Si nė rastin e instruktimit kur do nisnim hetimet me grupin e ushtarakėve, qė na porositi tė mos pėrdornim fyerjet apo dhunėn fizike e psikike. Tė ishim tė kujdesshėm edhe me implikimet qė ata mund tė bėnin pėr njerėz e kuadro tė shėndoshė.
    Instruktimi pėr grupin operativ?
    Grupit operativ iu dha porosia qė tė zhvillonin veprime operative pėr tė grumbulluar materialet qė akuzonin kėta tė pandehur, tė dala kėto dhe nga mbledhja e kolektivat punonjėse, apo nė rrugėn agjenturore.
    Jam kurioz tė di zoti Martiro, nėse gjatė instruktimit qė ju ka bėrė Kadri Hazbiu para fillimit tė procesit, ka pasur tė pranishėm figura tė larta tė politikės sė kohės, siē ndodhi kur do fillonit hetimet me ushtarakėt, qė merrte pjesė Hysni Kapo?
    Jo, jo, nuk kishte. Nė mbledhjen e kėtyre grupeve, hetimore e operative, nuk ishte prezent asnjė anėtar nga udhėheqja e partisė.
    Sipas udhėzimeve, ku do bazoheshit pėr pistat e hetimit ndaj grupit tė ekonomisė?
    Ashtu si dhe me ushtarakėt, edhe nė kėtė rast do tė mbėshteteshim kryesisht tė materialet politike qė kishin ndėrtuar akuzat ndaj tyre, tė cilat ishin bėrė dhe shkak qė ishin arrestuar. Plani pėr zhvillimin e hetimeve me kėta tė pandehur, u bazua nė studimin e materialeve tė partisė, raportet e fjalimit tė Enver Hoxhės, materiale tė Plenumeve 7-tė e 8-tė tė Komitetit Qendror tė Partisė, nė aktet e Kontrollit tė Shtetit nė dikasterin e Ministrisė sė Tregtisė dhe ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme, nė tė dhėna tė dala nga analizat e mbledhjeve tė organizatave tė partisė dhe tė kolektivave punonjėse, si dhe nė tė dhėna tė tjera, tė marra edhe nė rrugė agjenturore.
    Mė tej?
    Pas pak ditėve tė arrestimit tė tyre, Prokurori i Pėrgjithshėm i komunikoi akuzėn secilit tė pandehur.
    Kush ishte akuza zyrtare?
    Ata akuzoheshin se "nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, kishin kryer veprimtari armiqėsore e sabotuese nė organizimin shtetėror dhe nė ekonomi, nė bashkėpunim edhe me armiqtė e jashtėm".
    E pranuan akuzėn?
    Asnjė nga tė pandehurit nuk e pranoi kėtė akuzė. Pranuan se kishin bėrė gabime nė punėn e tyre, por kurrsesi punė armiqėsore.
    Reagoi kush?
    Gjatė komunikimit tė akuzės, Kiēo Ngjela, i tensionuar e i nervozuar, iu drejtua prokurorit, se, ai nuk kishte bėrė asnjė veprimtari armiqėsore kundėr partisė dhe pushtetit tė popullit, se kishte punuar tėrė jetėn e tij pėr interesat e tyre. Mund tė kishte bėrė gabime nė punėn e tij, me dikasterin qė drejtonte, por kurrsesi punė armiqėsore.

    Ata u quajtėn armiq tė ekonomisė

    Kiēo Ngjela
    U lind nė zonėn e Zagorisė, Gjirokastėr, pjesėmarrės aktiv nė luftėn kundėr fashizmit, zėvendėskomisar i Brigadės sė 2-tė partizane. Kandidat i KQ tė PPSH-sė nė mbledhjen e Plenumit tė KQ tė PPSH-sė, Berat 1944. Bashkėpunėtor i Nako Spirut pas ēlirimit nė Komisionin e Planit tė Shtetit. Ministėr i Tregtisė pėr njė kohė tė gjatė, anėtar i KQ tė Partisė, deputet i Kuvendit Popullor nė disa legjislatura. Pėrjashtohet nga KQ i Partisė nė Plenumin e 8-tė tė KQ tė PPSH-sė, nė vitin 1975, dhe shkarkohet nga tė gjitha detyrat shtetėrore e partiake. Transferohet nė Vlorė, drejtor i uzinės sė PVC, arrestohet sė bashku me Abdyl Kėllezin e Koēo Theodhosin.

    Abdyl Kėllezi
    Lindur nė Tiranė, nga njė familje e njohur tregtare e mesme. Nė rini merrej me sport, madje nė atletikė ka dalė kampion. Pasi mbaron shkollėn e mesme nė Tiranė nė vitin 1938, kryen njė vit akademi ushtarake nė Romė; burgoset nė Itali pėr pikėpamjet antifashiste. Gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Itali dhe nė burg, u njoh me eksponentė tė sė majtės italiane, madje me elitėn drejtuese tė kėsaj partie. Nė vitin 1942 lirohet nga burgu dhe kthehet nė Shqipėri. Takohet me Gogo Nushin dhe Beqir Ballukun etj., futet nė lėvizjen antifashiste, merr pjesė nė njėsitet guerile dhe bėhet pjesė e Qarkorit tė Partisė sė Tiranės. Pas Ēlirimit, qė nga viti 1945 dhe deri nė vitin 1975, ai mbajti poste tė rėndėsishme drejtuese, si nė strukturat shtetėrore, ashtu dhe nė Partinė e Punės sė Shqipėrisė. Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė, ministėr i Financave, zėvendėskryeministėr, kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės dhe mė vonė kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit. Po kėshtu, gjatė viteve 1945-1975 ka qenė deputet dhe qė nga viti 1964-1975, anėtar i Byrosė Politike tė PPSH-sė. Nė vitin 1975 goditet nga Enver Hoxha, duke u konsideruar si kryetar i tė ashtuquajturit "grup armiqėsor nė ekonomi dhe organizimin shtetėror". Nė Plenumin e 7-tė tė KQ tė PPSH-sė u pėrjashtua nga KQ i Partisė dhe nga tė gjitha funksionet shtetėrore. Pėr tre muaj ai punoi si drejtor ferme nė fermėn e Kotės, Vlorė, ku dhe arrestohet.

    Koēo Theodhosi
    Lindi nė Korēė mė 1913-ėn, nga njė familje e kamur dhe patriote. Studimet e mesme i kreu nė Liceun e Korēės, ku ra nėn ndikimin e ideve tė grupit komunist tė kėtij qyteti. Kreu studimet e larta nė Universitetin e Lionit nė Francė, nė degėn e Kimisė, dhe i vazhdoi nė Liezh tė Belgjikės pėr njė specializim tė dytė. Gjatė qėndrimit nė Francė, mori pjesė nė grupin e studentėve dhe punėtorėve antifashistė qė aderonin nė radhėt e PK tė Francės. Nė vitin 1936, ndihmoi antifashistėt shqiptarė qė shkonin vullnetarė nė Luftėn e Spanjės. Kthehet nė atdhe. Me themelimin e PK tė Shqipėrisė mė 8 nėntor 1941, ėshtė njė nga 200 anėtarėt e parė tė kėsaj partie. Mė 1942-shin zgjidhet anėtar i Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė qytetit tė Korēės. Mė 1944 merr pjesė nė punimet e Kongresit tė Pėrmetit si delegat i Korēės. Pas luftės kreu detyra tė rėndėsishme shtetėrore dhe partiake. Nė prag tė ēlirimit tė vendit emėrohet nė detyrėn e komisarit tė jashtėzakonshėm tė naftės nė Kuēovė. Mė 1949-ėn emėrohet zėvendėskryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit, me kryetar Nako Spirun. Po kėtė vit merr pjesė nė delegacionin e qeverisė shqiptare nė Moskė. Qėndron nė Moskė me detyrėn e pėrfaqėsuesit tė qeverisė shqiptare nė Kėshillin e Ndihmės Ekonomike Reciproke deri nė vitin 1950. Anėtar i kabinetit qeveritar dhe kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit, ministėr i Industrisė dhe Minierave, zėvendėskryeministėr, deputet i Kuvendit Popullor nė tė gjitha legjislaturat. Kandidat dhe mė vonė anėtar i Byrosė Politike tė PPSH-sė.

    Vasil Kati
    Ish-zėvendėsministėr i Tregtisė, pjesėmarrės e kuadro drejtues gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, pas Plenumit tė 8-tė, pushohet nga puna si zėvendėsministėr dhe transferohet nė Fier, nė njė detyrė tė ulėt tė tregtisė. Arrestohet sė bashku me tė tjerėt.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •