Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 124
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Nostaligjiket e diktatures sot jane vetem oficeret dhe civile qe vetem tu nuk kane ne koke, i tille eshte dhe ky i forumit tone.Nese mendohet se jane bere investime te medha, kushdo ketu duhet ti konvertoje ato me cilesine e jetes.
    Shqiptaret, ne rradhe per dy kile mish ne muaj, per 1kg arra per vit te ri,per 10 kokrraveze ne muaj, per dy kallup sapune ne muaj,1/2kg vaj ulliri,qumesht ne rradhe qe ne oren 2 te nates dhe nuk dihet nese do te merrte,ne rradhe per patate, 2 kg molle u jepeshin famijeve te deshmoreve me 5 Maj,pasi pershendeteshe me komshiun te pyeste nese kishin ardhur groshet(1kg ne muaj).Kur martoheshe te jepnin 5 kg mish per dasmen me autorizim nga K keshillit te lagjes. Shumica e te rinjeve vishte kostumin e babait per dhender dhe ku ai ishte zbardhur, kthehej nga ana tjeter, te gjithe e uronin sa i bukur paska dale.Te rralle ishin ato qe kishin nje rradio deri ne vitet 70, ndersa per tv, lavatrice e frigorifer, ato u ndane me autroizim deri ne vitet 90 kur diktatura ngordhi.
    Tellevizori nuk kishte grup UHF dhe kapte vetem stacionin e tiranes, beheshin perpjekje per stacione te huaja, por e kishe rriskun me vete.Ne ajer kishin vendose zhurmuse per ti penguar keto stacione, ne toke kishin spiunet e tipit Bamo.As llastik per breke nuk kishte.Ne telat e rrobave shikoje mbathje me arna dhe te tilla mbante dhe nje artiste e madhe shqiptare .....Vajzat shoqe vishnin robat e nejratjetres.WC ishin te tmerrshme allaturka dhe sherbenin dhe per te gatuar.Ne shume banesa banonin dy familje te ndryshme, ku njera kishte dhomen dhe tjetra kuzhinen dhe gatuanin ne te njeten banjo.Besomeni kjo ishte e tmerrshme.Malesori e minatori e perballonin te ftohtit me nje xhakete doku, shajakut i kishte humbe filli me kohe.E gjith popullsia punonte per nje ushqim fare ordiner, njelloj si ushqimi i ushtrise por i konvertuar ne lek.Ne fund te 15 diteshit, ose ishe borxh ose kapje barazimin.Cdo investim familjar behej me llotari te organizuara nga individe.Zot i madh po mos u merrni me te tille pjella ligesie.
    Pra nese cilesia e jetes ishte zero ose nen zero, atehere dhe investimet ishin energji te harxhuara kot.Ne vitin 91 ministri i qeverise Alia deklaroi se kishte dhe 7 dite buke.Po ja qe budallenjte spaskan te mbaruar dhe ne shekullin XXI.
    Ju erdhi hakut ju grekerve ai , pa leri llafet !

    Mos e be dhe ti si puna e asaj shoqes ... qe me breket qe i kishin grisur dashnoret kerkonte te bente hije dhe te zinte diellin !

    Nestiiiii nje fshat qe duket nuk do kallauz ! Prandaj kujdes frymen e partise ! Mos brockullisten kamunisten ! Se nje lloj "kamunisten" je dhe ti por ana e kundert e medaljes !

  2. #102
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.standard.al/index.php/dosier/index.1.html



    Si e orkestroi Titoja Enver Hoxhėn kundėr Kosovės




    Tradhtia ndaj Kosovės, partizanėt shqiptarė u vunė nė shėrbim tė jugosllavėve



    Si u tradhtua Kosova nga komunistėt shqiptarė dhe “Masakra e Tivarit”


    Shqiptarja qė u pėrndoq nga KGB-ja e Stalinit

    Si u qėndis xhybja me ar pėr Nikita Hrushovin

    http://www.standard.al/index.php/dosier/index.1.html

    ta krahasosh demokracin amerikena me ate qeveri kriminale envero-stalinisto-titisto-kineze! cfare logjike i thone kesaj !!!! ne ato vite ne amerike kishte,ka pase krize por nuk kerahasohet lirai e individit me enverizmin, se paku amerikanet ishen te lire te shprehin pa kenaqesit. Njete si kohen e Mbretit Zog, vete e thuani se kishte protesta, pa pase liri si mune te protestosh, nejse ne kohen e dulles nuk kishte nevoje per protesta, i kishete populli tana te mirat ia kishte sigurua enveri ,partija ne krye 1 here me titon pastaj me stalinin pastaj me maucetungun e pastaj me vrasejen e njeri tjeterit.

    Ne kohen e dulles shqypnia lulezonete se ashtu e deshi partija !

    dhe si perfunedim mbase keti shkrimi, gjithecfare te thuhet ashet e teperet.

    Darius
    Deny Ignorance




    Anėtarėsuar: 25-04-2002
    Vendndodhja: Agartha
    Postime: 9,211
    Ajo qe te acaron me shume kur lexon shkrimet ne kete teme nuk jane krimet qe jane bere se ato ka kohe qe tregohen e shkruhen. Po te acarojne deri ne terbim deklaratat e disave ketu ne forum per te mirat e atij sistemi, madje bejne dhe bilance progresi e vene pika mbi i se ca te mirash solli sistemi e si e zhvilloi jeten shqiptare. Dhente zoti qe brezat te cilet nuk i jetuan ato kohe makabre te nxjerrin mesim e te shohin historine sic ka qene ne te vertete e jo sic duan ta paraqesin disa pushta apo spekullime ish bllokmenesh e ndyresira te tjera qe fusin hundet here pas here neper tema te tilla.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ha ...ha...ha...

    Po tregoj nje histori per patetiket politike !

    Morri nje here njeri , per grua nje femer . Cfare ben ? - i tha shoku .- Nuk e di qe ajo ka shkuar me gjithe qytetin dhe eshte k.urve ? - Jooo ! - ia ktheu dhendri ngaqe i kishte rene ne koke per femren . - Ajo nuk eshte k.urve , eshte qeflije ! Ajo nuk ka marre asnje koker leku nga kushdo me te cilin ka shkuar !

    Keshtu djali eshte kjo pune ! Stomaku bosh, nuk do t'ia di per "demokraci te lekut" apo per "demokraci popullore" apo per "Naltmadheni mbreterore" ! Stomaku pa buke , eshte thjesht tragjikisht , stomak pa buke !

    Por ti dhe shume te tjere , me ngjani me ata injorante qe u shfrytezuan nga Partia e Punes , te cilet cuan ne zgrip cdo marredhenie njerezore , me patetizmin partiak ! Me aq sa une arrij te kuptoj nga situata e asaj kohe sepse mua '90 me gjeti 10 vjec ! Ju jeni aq injorante, sa jeni politik apo te politizuar dhe nuk jeni ne gjendje te ndani dashurine e verber per partine , nga dashuria per vendin tuaj !

    Tragjikisht , kete mendje gjysmake vuan sot Shqiperia ! Rendet shoqerore qe ka kaluar shoqeria duhet doemos te shikohen me sy kritik qe t'i sherbejne te ardhmes dhe jo me urrejtje patologjike , qe con ne nihilizem dhe shkaterrim cdo gje qe kane ndertuar brezat e meparshem !

    Pse ka qene kjo mendje injoranti te pazhvilluar , neve sot na mungojne Akropolat ne qytetet tona te lashta ! Per shkak te kesaj injorance te frikshme , jane rrafshuar perdhe cdo gje qe brezat e meparshem kane bere , nderkohe qe vetem vendet fqinje po te marresh , i kane akoma ne kembe godina mijra vjecare , apo ato qe kane ardhur vone ne keto troje edhe godina 800 vjecare !

    Po sa te me kuptosh ti mua , atdheu yne i perbashket eshte bere hi ! Dhe zjarrvenesi je ti me shoket e tu , injorantet kolektive ! Edhe kete injorancen tende e shfrytezojne pikerisht ata qe nuk e kane dashur kurre kete vend , ku edhe ato "mbeturinat" e ish-qyteteve tona kane ardhe dhe i kane vjedhur ! Sot ti nuk ke asnje gje te shkruar para 1500-tes , kur dokumentet e huaja te 1300 -tes flasin per libra shqip te shkrojtur ! Dhe kjo eshte pasoje e paster e llojit tend te paditur !
    Te huajt kane perdorur edhe ushtrine , por punen me te madhe shkaterruese e kane bere me duart e shqiptareve te llojit tend !

    Keta jeni Juve , "pararoja" e b.ythes se kombit , qe bridhni me ura zjarri ne dore duke i vene flaken vendit , me urrejtje !

    Por une prape nuk merzitem me ty , sepse e di qe je shqiptar , pavaresisht se injorant dhe keshtu prishe dhe do te prishesh jo vetem vendin tim por edhe te kalamanit tim !

    Shoqerisht po ta them , po u acarove pi uthull ! Une mundet vetem te te afroj uthull te bere vete , bio ! Kaq mund te bej , si dhe te te bej verejtje miqesore , megjithese jam i bindur qe nuk arrin te kuptosh !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 29-10-2010 mė 20:13

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Panorama

    -


    Rrefimi i Alida Hiskut:

    Unė, kėngėtarja e akuzuar si pjesėtare e grupit armiqėsor tė Fiqirete Shehut

    .
    E enjte, 28 Tetor 2010 09:32

    Rrėfimi i kėngėtares sė mirėnjohur, pėr kėtė moment kritik, pėrmbledh pėrjetimet e njė rrugėtimi misterioz nga Konispoli i Sarandės te birucat e Brakės.
    Pas njė thirrjeje urgjente nė vendin ku kryente stazhin e partisė, Alida Hisku pėrfundoi nė bangot e tė akuzuarit. Aty pastaj jeta e saj mori njė trajektore krejt tjetėr dhe artistja e famshme u shpall e padėshiruar pėr regjimin. Ēfarė kishte ndodhur? Njerėzit si rėndom nė tė tilla raste, u jepnin rrugė hamendjeve, duke u pėrpjekur tė deshifronin me mėnyrėn e vet ato pak zėra qė depėrtonin nga hekurat e qelisė. Fillimisht u fol se e penalizuan pėr interpretimin e kėngėve tė huaja. U aludua pėr njė lidhje tė fshehtė me grupin e Fiqirete Shehut. Kishte zėra se e goditėn pas refuzimit tė ofertės pėr t’u futur nuse nė Bllok. Flitej se e kryqėzuan pėr ditarin ku mbante shėnime. Pėshpėritej sakaq njė histori rozė. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, Alida Hisku rrėfen pėr herė tė parė pėrjetimet e atyre ditėve, duke iu rikthyer ēasteve dramatike tė hetimeve tė qershorit 1983, nė birucat e Brakės...

    Zonja Alida! Kreshentua e karrierės suaj artistike ėshtė ndėrprerė nė fillimin e viteve ‘80. Mė pas jeni zhdukur papritur nga skena. Ēfarė ndodhi?
    Dita e rrėzimit absurd ishte 13 qershori i 83-shit. Sa herė e kujtoj mė dridhet trupi. Krejt papritur mė bėnė objekt tė organeve tė sigurimit dhe pastaj...
    Mė konkretisht...
    Sa kisha mbaruar studimet nė shkollėn e Partisė dhe siē ishte rregulli, kisha filluar stazhin nė prodhim. Bashkė me njė grup tė vogėl studentesh, ishim caktuar nė kooperativėn e Konispolit.
    Mbrėmjeve, si zakonisht ulesha nė dhomė dhe hidhja shėnimet nė ditar. Ishte kjo njė praktikė qysh nga periudha e adoleshencės.
    Shėnimet personale i pėrjetoja si pjesė tė ēlirimit shpirtėror. Me kalimin e viteve ditari ishte bėrė njė mik i ngushtė nė tėrė kuptimin e fjalės. Aty sistemoja mendimet e mbresat e ēastit, ashtu siē i ndjeja. Ky ritual pėr shoqet e dhomės (njėra nga Vlora e tjetra nga Rrėsheni) shikohej me njė lloj habie. Kėrshėria arriti deri aty sa ma rrėmbyen fshehurazi dhe ia dorėzuan “kompetentit”. Pikėrisht atė ditė mbushej njė vit nga vdekja e mamasė. Shėnimet e fundit qė kisha hedhur aty i dedikoheshin kujtimeve tė saj. Po ato shpirtzeza nuk donin t’ia dinin. “Vigjilenca” e tyre kishte dalluar nė shėnimet e mia agjitacion e propagandė kundėr regjimit. Qė kėtej do niste rrebeshi i goditjes sė beftė...
    Nė ēfarė rrethanash i kishit kryer studimet nė shkollėn e Partisė?
    Ėshtė njė histori mė vete mėnyra si u regjistrova nė shkollėn e Partisė “Lenin”. Njė histori qė ka nė qendėr njohjen me Fiqirete Shehun. Ajo nė njė farė mėnyre u bė shtysa e kėtij shkollimi...
    Pra, miqėsia me Fiqirete Shehun ju krijoi mundėsinė pėr t’u diplomuar si kuadėr partie. Ku ishit njohur me tė?
    Nė atė kohė, artistėt nė zė e ata qė spikasnin, i ftonin nė Bllok pėr tė bėrė muzikė nė raste ditėlindjesh e festash tė tjera, sipas shijeve tė liderėve. Rasti kishte sjellė tė shkoja dhe unė disa herė. Aty jam njohur me Fiqirete Shehun dhe familjen e saj. Kontaktet me tė u mundova t’i shfrytėzoj pėr tė gjetur ndonjė punė sipas preferencave tė mia. Me qenė se mė pėlqente muzika, jo vetėm se isha kėngėtare, por edhe kisha filluar tė studioja pėr tė, synoja njė vend nė fushėn e kulturės. Mirėpo koha ishte e tillė qė nuk mund tė emėrohej askush nė funksione tė kėsaj natyre, pa pasur teserėn e Partisė dhe njė shkollė tė lartė politike. Ky si tė thuash ishte shkaku qė mė futi nė kėtė rrugė...
    Bekimi i gruas sė kryeministrit...
    Fillimisht e kisha konsumuar kėtė me Fiqirete Shehun, nė njė gosti nė shtėpinė e saj. Ajo mė sqaroi procedurat e mė pas mė udhėzoi pėr to. I plotėsova dokumentet e kėrkuara dhe sipas rregullit, i dorėzova nė drejtorinė e shkollės nėpėrmjet Komitetit tė Partisė sė rajonit dhe atij tė rrethit tė Tiranės. Nuk vonoi dhe mė njoftuan zyrtarisht pėr tė filluar studimet. Kėshtu u futa nė korpusin, qė shkollohej si kuadėr politik. Nė periudhėn e studimeve me Shehun jam takuar herė pas here...
    Cilat ishin raportet me Fiqirete Shehun para se t’iu izolonin dhe si reagoi ajo nė kohėn kur ju penalizuan pėr tė famshmin ditar?
    Fiqirete Shehu, drejtoresha e shkollės sė Partisė, nė pėrgjithėsi mbante marrėdhėnie korrekte me studentėt. Nė pamje tė jashtme dukej autoritare, por nuk shfaqej e tillė nė kontaktet njerėzore. Nė raport me tė tjerėt, unė flisja mė lirshėm me tė. Mė jepte krahė njohja e hershme, por edhe ai pak emėr qė kisha bėrė nė skenė. Gjithsesi, konfidenca nė asnjė rast nuk i kapėrceu raportet profesor-student. Mirėpo jo kushdo i perceptonte tė tilla. Fill pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, marrėdhėniet me Fiqireten u artikuluan me dashakeqėsi, duke aluduar prapaskena tė ēuditshme, qė as mund t’i mendoja kurrė. Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, orteku i ngjarjeve tronditėse ndaj familjes sė kryeministrit, e shtriu frekuecėn deri tek unė. Penalizimi pėr ditarin erdhi menjėherė pas arrestimit tė Fiqiretes. Kėshtu qė ajo nuk kishte si tė reagonte. Fiqiretja pati fatin ta provonte para meje shtyrjen nė greminė...
    Nė fillimin e viteve ‘80, nė Tiranė qarkullonin zėra se Alida Hiskun e kryqėzuan se refuzoi njė krushqi nė Bllok...
    Nė atė kohė ishte e vėshtirė tė gjeje tė vėrtetėn. Akoma mė e vėshtirė ėshtė sot e kėsaj dite. Kjo tregon se nuk ka ndryshuar sistemi i qarkullimit tė zėrave keqdashės. Pėr t’i rėnė shkurt, asgjė nuk ishte e vėrtetė. Ishte shpifje, njė thashethem i rėndomtė, i adresuar vetėm pėr tė lėnduar zemra njerėzish...
    Ti rikthehemi edhe njė herė momentit tė ndalimit nė policinė e Sarandės. Kush ua komunikoi urdhrin e arrestit?
    Nuk e di si operohej nė rastet e tjera me procedurėn e arrestit, por mua asnjėherė nuk mė komunikuan njė urdhėr tė tillė. Pasditen e 13 qershorit 1983, njėri nga zyrtarėt e shkollės mė tha se dikush mė kėrkonte nė qendėr tė Konispolit. Aty dy xhentillmenė mė ftuan nė xhipin e tyre dhe bashkė me ta shkuam nė Sarandė. Pastaj nga Saranda drejt e nė Tiranė, direkt e nė qelitė e Brakės. Disa ditė, javė, e muaj aty...
    Ēfarė tė pyetėn gjatė ditėve qė ishe nė qelitė e Brakės dhe si u rrėfeve para hetuesve tė sigurimit?
    Kur tė thėrrisnin nė polici nuk tė qerasnin me kafe. Tė nxirrnin njė letėr pėrpara e tė urdhėronin ta firmosje, pėr tė konfirmuar rrėfenjat e tyre. Nė tė kundėrt, tė hidhnin njė batanije pėrsipėr qė mos t’i dalloje dhe fillonin formalitetet me shkelma brinjėve e nė fytyrė. Nė rastin tim pėrballja ishte e tmerrshme. Si tani e kam para syve tėrbimin e hetuesit bastard. Sa vinte pėrballė, fillonte tė njėjtin refren: Ēfarė lidhje ke pasur me Fiqirete Shehun?...pėr kėtė kemi fakte !! Sa herė keni shkuar nė shtėpinė e kryeministrit??... pėr kėtė kemi fakte !! Kush bėn pjesė nė grupin tuaj?....edhe pėr kėtė kemi fakte.!! Kush ėshtė drejtuesi dhe si vepron rrjeti juaj?....! Nuk dija ē’tu thosha. Nė thelb, unė kėngėtarja e muzikės sė lehtė akuzohesha si pjesėtare e grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut. Ēudia vetė! Hetuesit silleshin si pėrbindėsha. Skėrrmiteshin sikur kishin pėrballė njė superkriminel. Ēirreshin, bėrtisnin e pėrgjigjeshin po vetė. Avazi i tyre vazhdonte pėr orė tė tėra. Seancat maratonė riktheheshin pas mesnate. Nuk di sa vazhdoi kėshtu, pasi njė ēast humba ekuilibrin mendor dhe pėrfundova nė psikiatri...


    --------------------------------------------------------------------------------
    Dhuratat e ēmimeve

    Alida Hisku ėshtė ndėr kėngėtaret e muzikės sė lehtė, qė ka marrė njė sėrė trofesh nė festivalet kombėtare tė RTSH. Njėherazi me to ka pėrfituar dhurata tė ndryshme, tė cilat i ruan edhe sot si relikė. I gjithė koleksioni i tyre pėrbėhet nga njė termus kinez, njė qyp bakri, njė orė tavoline kineze, njė stilograf, njė pjatė druri me motive artistike dhe

    Afrimi Imaj


    < Para Tjetri >

    komentet
    +1 #8 Shkelqim 2010-10-29 12:47
    Mjafton ky tregim i shkurter per te kuptuar thelbin cnjerezor dhe cmendurine e asaj diktature barbare.
    Citoje 0 #7 v era 2010-10-29 11:11
    E kujtoj me shume nostragji kohen kur Alida kendonte .Dhe me vjen shume keq qe ne momentin me te mire te karieres se saj ajo pesoi nje drame.I uroj jete te gjate asaj dhe femijeve te saj te mrekullushem Boston USA
    Citoje 0 #6 lindita musaku 2010-10-29 10:47
    Te gjithe methoshin se i ngjaja kengetares Alida Hisku,ne kohen kur ajo kendonte.Une ndjehesha aq krenare sa dhe aq e prekur kur i ndodhi kjo fatkeqesi.Ne njefare menyre u persekutova edhe une, sepse te gjithe e mbyllen gojen dhe nuk vazhdonin te deklarojne ngjajshmerine.Aliden e kujtoj me mall dhe me nje respekt te vecante.Nuk di pse nuk mu hoq asnjehere nga mendja fytyra dhe zeri i saj.Sot e nderojme te gjithe Aliden,por asnjehere nuk do ta kuptojme dhimbjen dhe pasionin e saj per muziken.Une isha e vogel atehere dhe mbresa qe kisha per Aliden ishte e vecante.Te uroj te ndryshojne per mire ditet e tjera qe po vijne.
    Citoje 0 #5 hooker 2010-10-29 09:56
    Historia personale e Alida Hiskut eshte emblematike e kohes se E. Hoxhes, kur egzistenca private shtypej e asgjesohej ne emer te interesave te ngushta te kastes, per te mbajtur ne kembe "a posteriori" analizen delirante te ashtuquajtur 'tabllo sinoptike', ku stigmatizohej M. Shehu si poliagjent e komplotist - delir qe vazhdon te ushqehet me pandershmeri edhe sot me shkrime e libra te Nexhmie Hoxhes & Co.
    Citoje +1 #4 liljana shaho 2010-10-29 01:37
    Alida ka qene dhe eshte nje kengetare e madhe per te gjithe ata qe e kan njohur dhe kujtohet me respekt nga te gjithe. ajo eshte nje njeri me zemer te arte dhe nuk meritonte asnje nga keto vuajtje. Le tju ver boje syte spiuneve drita verbuse e kesaj ylli. Te urroj gjithe te mira te kesaj bote Lida.
    Citoje +1 #3 liljana shaho 2010-10-29 01:32
    alida eshte jo vetem nje kengetare e madhe qe kujtohet me respekt nga te gjithe qe e kane njohur por dhe nje njeri me zemer te arte.ajo nuk i ka merituar gjithe ato vuajtje.le t'ju verboje syte spiuneve drita verbuse qe leshon ky yll tani.te urroj gjithe te mirat e kesaj bote lida.
    Citoje +2 #2 dashamiri 2010-10-28 12:25
    Kjo eshte nje histori tronditese qe e degjoj per here te pare. E kam ndekur kendetaren Hisku ne ditet me te mira te saj dhe cuditem se si perfundoi ne kete menyre. I uroj asaj gjithe te mirat ne pjesen e jetes qe i ka mbetur. Te vazhdoje te kendoje, sepse kenga do ta beje qe ta harroje te kaluaren.
    Citoje +2 #1 Cen Durimmadhi 2010-10-28 12:03
    Artikulli do kishte qene i plote me emrat e dy "shoqeve" labes dhe mirditores, jo per ndonnje gje por mendoj se e keqja duhet te tregohet me gisht, ka shume mundesi qe ato te dyja te kene bere karriere dhe sot banojne jo shum larg "bllokut" te ri.
    Per Aiden cfare te shkruaj duket sikur koha ka pushuar nuk kalon per kete Diva te muzikes shqiptare, je unkie Aida!
    Grüße aus Stuttgart

    .

  5. #105
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kadare: Ramiz Alia, njė fatkeqėsi pėr Shqipėrinė

    Kadare: Ramiz Alia, njė fatkeqėsi pėr Shqipėrinė .
    E premte, 29 Tetor 2010 11:33 . .Si i mbijetoi njė shkrimtari i konsideruar “agjent” nėn diktaturė dhe si i shpėtoi njė gjendjeje tė mundshme depresive.
    Kanė kaluar pothuajse 20 vjet qė nga rrėzimi i komunizmit. Nė momentin kur Enver Hoxha vdiq, a kishit iluzion se Shqipėria do tė hapej?
    Po natyrisht. Si tė gjithė. Mund tė thuash se tė gjithė kishin. Iluzioni ėshtė instiktiv. Kur ka njė tirani tė zgjatur, ēdo vdekje e tiranit krijon iluzione nė mėnyrė tė padiskutueshme. Sa mė e egėr tė jetė tirania, sa mė e gjatė tė jetė ajo, aq mė i fortė ėshtė iluzioni. Mė tepėr ėshtė i arsyeshėm se sa i paarsyeshėm, por mjafton dhe ai i paarsyeshmi pėr tė krijuar atmosferė iluzive absolute.
    Enver Hoxha e kishte shėnjuar nė njė farė mase pasardhėsin e tij, ishte Ramiz Alia, i cili nė atė kohė e drejtonte shtetin de jure, por edhe de fakto. Ju e keni njohur Alinė edhe para vdekjes sė Hoxhės, ē’mendimi kishit pėr tė?
    Mendimi pėr Ramiz Alinė ka qenė disi jo brenda klisheve tė sistemit komunist. Ishte e rrallė pėr atė sistem, pasi zakonisht pasardhėsi modelohej sipas diktatorit. I ngjan qoftė nga xhestet, nga fjalėt, nga hija... Zgjidhet si i tillė, qė tė mos krijojė zhgėnjimin e zbutjes. Pėr habi, Ramiz Alia nuk e jepte kėtė peshė tė diktatorit. Ishte njė natyrė qė tė jepte pėrshtypjen qė ishte i modelueshėm. Ishte mė i butė se ēdo diktator. Mund t’i thoshe gjėra, pėr tė cilat mund tė pendoheshe me vonė, tė thoshe: Ku dreqin ia thashė kėtė gjė.. Por nė mėnyrė tė natyrshme nuk kishe frikė pse ia kishe thėnė.
    A ishte i hapur drejt Perėndimit, qoftė nė biseda, qoftė mendėrisht?
    Jo. Mė tepėr ishte njė hapje thjesht qė vinte si mungesė karakteri ose njė karakter i trajtueshėm, i pėrthyeshėm. Nuk ishte si rezultat i njė bindjeje tė tij tė brendshme.
    A mund tė thuhet se Ramiz Alia ishte pasardhėsi mė “pozitiv”, nga ata qė Enver Hoxha dukej se do tė linte pas?
    Po kėshtu dukej, sidomos nė fillim. Ose ashtu pėrfytyrohej nė mendjet e shumicės sė shqiptarėve. Por nė fakt, ai ishte njė pasardhės i stilit tė butė.
    Ēfarė do tė thotė kjo?
    Domethėnė i stilit kinse tė butė, por qė si pėrfundim ishte e njėjta gjė.
    A keni pasur raste tė takoni dhe tė flisni me Ramiz Alinė, pas viteve 90, pėr ēėshtje delikate?
    Po absolutisht. Me tė mund t’i bėje bisedat, tė vije nė shtėpi e t’i thoshe gruas ose njeriut tė afėrt, qė biseduam kėtė dhe kėtė dhe pėr ēudi arritėm tė bisedonim... Tė linte gjithmonė njė shpresė se diēka do tė ndodhte. Por mė vonė, shumė shpejt, vinte zhgėnjimi, gjithmonė. Nuk ka ndodhur vetėm me mua, por edhe me tė tjerė qė mė kanė treguar.
    Pra, Ramiz Alia tė priste mirė, por nuk reagonte?
    Si duket, nė atė ēast ai kur ishte me ty, pėsonte njė lloj pėrshtatjeje. Ka natyra tė tilla, qė pėr arsye karakteriale, mė shumė se sa bindjeje politike apo ideologjike, arrijnė njė lloj pėrshtatjeje me ty. Dhe pastaj kjo pėrshtatje, dehje e ēastit, venitej dhe i linte vendin njė shterpėsie tė zakonshme tė komunizmit.
    Cili ka qenė momenti i parė, kur u zhgėnjyet nga Ramiz Alia?
    Zhgėnjimet kanė qenė tė herėpashershme. Por si tė thuash, tė durueshme. Ky sistem krijon brumin e njerėzve tė veēantė, tė cilėt janė tė pandreqshėm nga njė pikėpamje. Mirėpo, njeriu ka gjithnjė prirjen tė besojė se diēka do tė thyhet, do tė ndryshojė.
    Po zhgėnjimi final?
    Zhgėnjimi final ishte kur kam bėrė dy takime me tė, nė fillim tė vitit ‘90, ku i kam trajtuar probleme jashtėzakonisht delikate. Pak a shumė, ato qė i kam shkruar dhe i kam botuar nė letrėn time dhe i kam trajtuar me gojė.
    Ju vendosėt ta takonit pėr t’i folur hapur?
    Po, absolutisht. I kam folur hapur tė gjitha problemet qė kam shkruar nė letėr. Duke filluar nga ato mė tė rėndat e njė diktature, siē ėshtė terrori. I kam folur hapur, se nė vendin tonė kishte terror, vrasje, tortura, shkelje tė ligjit, shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė gjitha...
    A ishte e rėndė tė trokisje tek diktatori dhe tė vije gishtin mbi plagėt e kėtij regjimi?
    Jo. Me tė ēuditėrisht, nė atė kohė, nuk ishte ndonjė guxim i madh, qė tė vendosje tė shkoje e t’i thoshe ca gjėra. Shkova me gjakftohtėsi. Madje ende sot nė arkivat e mia kam shėnimet, pyetjet qė do t’i bėja, tė dhjeta faqet me shėnime dhe pikat qė do tė bisedoja me tė. I kam menduar tė gjitha me gjakftohtėsi. Problemin e Stalinit, tė marksizėm-leninizmit nė shkallė botėrore, problemin e fesė... Por kryesisht ishin problemet e shtrėngesės dhe tė terrorit.
    Cili ishte reagimi i tij?
    Nuk mund tė them se ishte fare i keq. Kishte rezerva, teksa thoshte se “jo po nuk ėshtė ashtu, ndoshta ke mungesė informimi, po kjo gjė ka filluar tė korrigjohet”. Ishte relativisht pozitiv. Aq sa mund tė ishte, nga njė shef komunist. Por pas 3-4 javėsh, vendosja t’ia shkruaj tė gjitha ato qė i thashė, sepse papritur fillova tė dyshoj se nuk ishte ashtu siē e kisha menduar. Duke pritur me padurim shenjat e ndryshimit qė ai dha tė kuptohej se do tė ndodhte, pėr habi shikoj se asgjė nuk po ndryshonte. Nė letrėn time ka sė paku dhjetė emra qė denoncohen, emra tė rėndėsishėm, duke pėrfshirė edhe anėtarė tė Byrosė Politike, qė praktikisht denoncohen si kriminelė. Lihet tė kuptohet qė po bėjnė krime, po torturojnė njerėz, po krijojnė vrasje nė kufi, etj.
    Reagimi i tij ishte i ndryshėm nga ai nė zyrė?
    Reagimi i tij ishte katastrofik. Pėrgjigjja ishte njė shėmtirė morale, e papėrfytyrueshme. Nė ēastin qė kam marrė letrėn e tij, i kam thėnė sime shoqeje, Helenės, se ne duhet tė iknim nga ky vend menjėherė, sepse kėtu nuk ndryshonte asgjė. Unė doja tė gjeja njė tribunė pėr t’i thėnė kėto mendime. Pasi mė dha pėrgjigjen, kuptova se ky njeri absolutisht ėshtė fatkeqėsi e Shqipėrisė. Pėr mundėsitė qė kishte dhe qė ai nuk kreu asnjė prej tyre, e shndėrruan nė njė fatkeqėsi. Koha e tregoi mė vonė, se ishte vėrtet kėshtu. Dhe unė, qė atė ditė qė kam marrė pėrgjigjen e tij, kam pritur veē rastin tė largohem, edhe pėr tė folur haptazi pėr punėt e Shqipėrisė.
    Ishte e pamundur qė t’i thoshit nė Shqipėri, publikisht?
    E pamundur, absolutisht. Si mund tė thoshe nė Shqipėri, qė shefin e sigurisė, me emėr, Zylyftar Ramizi, e urrejnė gjithė shqiptarėt, sepse torturon njerėz.
    Ramiz Alia thotė se ju ka thirrur nė njė takim me intelektualėt dhe ka kėrkuar nga njė mendim pėr pluralizmin politik...
    Kjo ėshtė njė nga gėnjeshtrat mė tė mėdha qė ka ndodhur nė vitet 90’. Takimi me intelektualėt ishte njė farsė e gjitha. Si mendoni ju, se nuk do kisha guximin t’i thosha Ramiz Alisė dy fjalė pėr terrorizmin, kur i kisha shkruar gjithė ato tė “zeza” nė letėr.
    Pėrse ishte njė farsė takimi me intelektualėt?
    Ishte ndėrtuar i gjithi si njė skenografi e keqe, pėr tė hapur tė nesėrmen nė tė gjithė Tiranėn qė Ramiz Alia donte tė liberalizonte vendin, ta demokratizonte, por medet, e penguan intelektualėt dhe nė radhė tė parė shkrimtarėt. Mund tė mendohet nė ndonjė vend, qė njė diktator, pak mė i butė, por megjithatė njė diktator, tė kėrkojė tė liberalizojė vendin dhe tė dalin shkrimtarėt ta pengojnė?! Nuk ka bėrė vaki ndonjėherė. Kjo ishte thelbi pse u organizua ky takim.
    Pse nuk folėt hapur nė kėtė takim, ndėrkohė qė e kishit bėrė kėtė nė takimet vetėm pėr vetėm me tė?
    Sepse ai mė dha mua njė pėrgjigje paralajmėruese. Ai bėri njė paralajmėrim shumė tė keq nė atė mbledhje. Paralajmėrim, tė cilin e zhduku nga tė gjitha dokumentet dhe qė njerėzit, pėr turp tė tyre, nuk kanė guximin ta thonė ende sot. Ai na tha se, pėrpara se tė flisnim pėr pluralizmin do tė na jepte njė informacion: “Nga informacionet qė ka shteti shqiptar, duhet tė dini se nėpėrmjet kėsaj parulle, borgjezia ndėrkombėtare me agjentėt e saj nė Shqipėri, do qė tė pėrmbysė pushtetin”. Kėshtu na quajti ne, qė kishim ndėrmend tė flisnim. Ata qė thonė se ishte konsultim i hapur, gėnjejnė tė gjithė. Po tė shikoni, teksti im atje ėshtė pa kuptim. Teatėr absurd. Ka 3-4 fraza tė miat nė atė dokument. Dy fraza, janė qė: Unė nuk e di ē’do tė thotė kjo fjalė!!. Ju mendoni se mund tė pėrgjigjet ndonjė shkrimtar nė kėtė mėnyrė? Dhe ai thoshte: Po si more nuk e dini se ēfarė ėshtė pluralizmi!! Dhe them prapė se, “nuk e di si kuptohet kėtu kjo fjalė, ju na quajtėt ne agjentė”. Kisha 10 vjet qė e dija se mė quanin agjent. Fraza ime e tretė dhe e fundit ishte, se “ky diskutim ėshtė tepėr i rėnduar politikisht”. Ku ėshtė i rėnduar ky diskutim politikisht? Aty nuk del asgjė. Diskutim i rėnduar politikisht, do tė thotė se ai bėri paralajmėrime, se ata qė flasin pėr pluralizmin, janė agjentė.
    Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut, nė librin e tij “Vjeshta e ankthit”, deklaron se i ati i tij, Kryeministri Shehu, i kish thėnė se ju ishit agjent i Perėndimit. A ėshtė pak paradoksale kjo situatė? Kryeministri ju quante agjent tė Perėndimit, ju vazhdonit tė botonit librat tuaj... Ē’ka ndodhur realisht? A ėshtė e vėrtetė qė Bashkim Shehu e ka bėrė kėtė bisedė me ju?
    Ėshtė plotėsisht e vėrtetė. E ka shkruar nė librin e tij “Vjeshta e ankthit”. Libri ėshtė botuar edhe nė gjuhė tė huaja. Ėshtė njė dėshmi e jashtėzakonshme. Ka ardhur tek unė nė shtator tė vitit 1981 dhe mė tha: Kam njė bisedė tė rėndėsishme, qė ti duhet ta dish patjetėr, pasi nuk mund tė fle i qetė po nuk ta thashė”. Dhe ma tha me dy fjalė: “Im atė, dje ėshtė grindur me mua dhe mė ka thėnė: Nuk do ta takosh mė Ismail Kadarenė, sepse sipas mendimit tonė, ai ėshtė agjent i Perėndimit (ai ishte shkrimtar i ri dhe takohej me mua dhe mė tregonte tekstet e tij)”. T’ju saktėsoj diēka. Bashkim Shehu iku i tronditur dhe erdhi pas njė ore prapė dhe mė tha: Dua ta plotėsoj atė qė tė thashė, sepse prapė nuk jam i qetė. Nuk ėshtė vetėm mendimi i tim eti, por kėtė mendim ma tha dje, pasi ka dalė nga zyra e Enver Hoxhės.
    Kjo ishte kambana qė binte?
    Sigurisht. Unė e kisha dėgjuar kėtė gjė nga sigurimsat, nga kėta idiotėt e diktaturės, nga lloj-lloj njerėzish qė kėrcėllinin dhėmbėt: Ah kėta shkrimtarėt, t’i kemi nė dorė, pa jua rregullojmė neve! Njihej kjo gjė. E kam shkruar 20 vite pėrpara, se si perceptoheshin shkrimtarėt dhe intelektualėt nga njerėzit e sigurimit.
    U trembėt?
    U paralizova, mė tepėr se u tremba pėr njė moment. Por ngaqė e dija kėtė gjė, ēuditėrisht, po tė them qė nuk u tremba, s’do tė mė besoje.. Askush nuk mė beson. Nuk e di se ēfarė ka qenė, por ka qenė mė tepėr njė paralizė, si njeriu kur del nga njė spital, ku merr vesh se ka njė sėmundje tė rėndė. Njė njeri nė njė diktaturė, kur merr vesh qė e shohin me sy tė keq, sigurisht qė ka pakėnaqėsi. Kur merr vesh qė e shohin me njė sy shumė tė keq, sigurisht qė ka njė tronditje edhe mė tė madhe, dhe kur merr vesh se i bėjnė njė akuzė kaq tė rėndė, ai duhet tė bjerė nė depresion. Nuk kam rėnė nė depresion dhe kjo mė jep tė drejtėn tė them qė ajo trembje ka qenė disi e ndėrlikuar.
    Nė ē’kuptim e ndėrlikuar?
    Ky ishte verifikimi i diēkaje qė e dija. Por e dija si njė mendim i pjesės mė vulgare tė diktaturės, mendim i delenxhinjve, shėrbėtorėve.
    Nė fakt nuk ishte kėshtu, ishte mendimi edhe i njerėzve mė tė rėndėsishėm tė regjimit?
    Pra ishin kryesorėt, qė e kishin kėtė mendim. Prapė mendova se ky mendim nuk mund tė ishte i rastit, i tanishėm. Duhet tė ishte disi i vjetėr dhe instikti mė tha qė unė kam jetuar me kėtė akuzė, me kėtė sėmundje. Do tė them tani diēka qė mund tė duket paradoksale. Sa mė bėri keq nė ēast njė lajm i tillė ashtu siē erdhi, aq edhe mė ka bėrė mirė. Sepse kuptova qė nė atė shtet, mund tė jetoja edhe me atė akuzė supreme, qė ishte paradoksi mė i madh. Nė mendjen e tyre isha shkrimtar, njėkohėsisht agjent, por qė tė jem i sinqertė, nuk e besoja se ata e besonin kėtė gjė. Po ata eksitonin veten. Do tė ishte mė mirė qė tė isha vėrtet njė agjent, sepse sė paku do tė isha i qetė, se jam njė agjent qė i shėrbej diēkaje, se kam njė mbrojtje tė huaj, tė burimit ndaj tė cilit jam agjent. Kjo ishte mė paradoksalja. Por nga ana tjetėr, unė u mėsova me kėtė gjė. Kalonin muajt, kalonin vitet, botoja normalisht. Mė e gėzueshme ishte pėr qenien time, qė nuk rashė nė depresion, por vazhdova qė tė shkruaja normalisht.
    Cili ėshtė shpjegimi, magjia, qė nuk u ndėshkuat dhe arritėt tė mbijetonit nė diktaturė?
    Nuk ėshtė kaq magjike, ėshtė dukuri shumė e njohur. Shkrimtarėt tepėr tė njohur dėnohen me shumė vėshtirėsi. Sa dėnohen me aq lehtėsi disa herė, po kėshtu nuk dėnohen me aq lehtėsi sa mund tė kujtohet. Po tė shikojmė pėrvojėn ruse, sovjetike, shkrimtarėt janė dėnuar nė mėnyrėn mė ekstreme, mė tė skajshme, flas pėr shkrimtarė tė njohur, por ėshtė gjithashtu mbyllur syri pėr shkrimtarė po aq tė njohur dhe po aq tė rrezikshėm nė mėnyrė po tė skajshme.
    Nėse regjimi nuk reagoi ndaj jush, a tentoi t’ju joshte, t’ju jepte privilegje?
    Privilegji edhe terrori shkojnė bashkė. Tė gjithė shkrimtarėt, artistėt apo intelektualėt e njohur, nė njė sistem tiran, nė diktaturė, janė nė njė farė mėnyre tė privilegjuar. Ekzistojnė personalitete tė njohur tė privilegjuar, sepse ndodh qė regjimi tė ta presė ēdo burim dhe ti tė mos mundesh tė kesh asnjė akses nė njohje. Vogėlsia e Shqipėrisė nė kėtė rast, e bėnte pak tė vėshtirė kėtė gjė. Ishte njė cilėsi pozitive e vogėlsisė. Nuk ishte aq e lehtė qė tė mėnjanoje njė shkrimtar, artist apo filozof tė njohur, gjė qė ishte shumė e lehtė nė vende si Rusia apo Kina. Pra ishte kjo gjė, qė pėr sa kohė qė botoje dhe shkruaje, ishe i privilegjuar nė thelb dhe nuk mund tė thoshe kurrė qė ishe njeri i persekutuar, sepse persekutimi ishte kaq i egėr dhe kaq i dukshėm nė shtresat e tjera tė popullsisė, sa fakti qė kishe njė publikim ishte njė privilegj i madh.
    Raportet tuaja kanė qenė problematike me njė pjesė tė regjimit apo dhe me vetė Enver Hoxhėn?
    Misteri ose magjia e mbijetesės nė njė regjim tė tillė varet nga sunduesi kryesor dhe unė atė mbrojtje, po, e kam pasur.
    Nė arkivat e Sigurimit tė Shtetit, dosja juaj figuronte si njė nga mė tė trashat. E kishit vėnė re qė ndiqeshit?
    Jo. Domethėnė, e merrja me mend se duhej tė ndiqesha. U mėsova me kėtė gjė. Me intuitė e dija. Si ēdo shkrimtar i njohur, kisha qenė nė Moskė. Kisha mėsuar shumė sekrete tė sistemit stalinist se bisedohej atje midis studentėve dhe kam mėsuar shumė gjėra, si pėrgjoheshin shkrimtarėt ditė e natė, megjithatė jetonin normalisht.
    Qėllonte qė dallonit ndonjė njeri qė vinte t’ju nxirrte informacione apo vinte pėr t’ju provokuar?
    Qėllonte, por pėr ēudi nuk mė shqetėsonte shumė, pėr faktin qė pak a shumė e dija dhe dyshoja. Ka pasur raste kur ndonjė njeri i Sigurimit mė ka paralajmėruar. Pa mė njohur fare, thjesht nga dashuria pėr letėrsinė. Madje njė herė mė ka thėnė edhe ditėn kur do tė vinte njė spiun dhe se duhej tė bėja kujdes, sepse kishte regjistrues.
    A erdhi ai person? E njihnit?
    Po, e njihja. Ishte njė shkrimtar dhe isha i paralajmėruar pėr kėtė. Mbaj mend edhe ditėn. Ka qenė e mėrkurė, tek “Flora”.
    Dhe biseda rrodhi normalisht?
    Po. Biseda ėshtė njė histori shumė e ndėrlikuar dhe nė fund tė fundit, njė histori e bukur njerėzore. Ishte njė nga shokėt e mi mė tė mirė, njė mik i vjetėr shkolle dhe u trishtova shumė kur dėgjova qė do tė vinte ai. Por njė ndjesi mė thoshte qė nuk ishte pėr keq kjo punė. Nuk do tė dėmtonte.
    Ai erdhi me porosi tė regjistronte bisedėn me ju?
    Po, dhe unė e dija. Dhe pastaj komentet qė i bėri bisedės sime, ishin qė tė mė lehtėsonte mua sa mė shumė. Po, sepse unė s’mund tė bėja me tė njė bisedė tė ndryshme nga ato qė kisha bėrė dhjetėra herė.
    Pra nuk ndryshuat rrjedhėn e bisedės, pavarėsisht se e dinit se ai kishte regjistrues?
    Nuk ėshtė kaq e lehtė tė shpjegohet, por e mendova se si duhet tė sillem. Tė sillesha nė atė mėnyrė qė tė isha i besueshėm. Thashė ca pakėnaqėsi tė thjeshta. Ishin pakėnaqėsi qė njė shkrimtari i faleshin. Madje i quheshin “shyqyr qė ka kaq e nuk ka mė tepėr”. Se pakėnaqėsinė supreme duhet ta kishe kundėr Enver Hoxhės.
    Gjė qė ju nuk e bėnit?
    Jo. Kisha shumė kujdes.
    Cilat kanė qenė raportet tuaja me bashkėshorten e Enver Hoxhės?
    Shumė tė ftohta. Ajo ka qenė mosbesuese, dihej ajo punė. Por kjo gjė nuk mė shqetėsonte.
    Dhe gjatė viteve 1989-1990?
    As mė interesonte fare, sepse kisha njė armiqėsi pothuajse tė hapur me tė.
    Ka pasur momente, kur ju e ndienit se mund tė flisnit publikisht dhe tė mos ndėshkoheshit?
    Asnjėherė. Ende jo. Sepse nė vitin 1990 ishin tė dyja, dhe njė lloj lirimi dhe njė rrezikim nga njė diktaturė nė panik. Njė diktaturė nė panik ėshtė shumė e rrezikshme.
    A ishit i konfrontuar me Sigurimin e Shtetit pas botimit tė romanit “Thikat” dhe sulmet qė i keni bėrė nė letrėn e dorėzuar Ramiz Alisė? Kishit presione nė atė kohė?
    Jo. Nuk kam pasur ndonjė konfrontim tė hapur asnjėherė. Ata mė shmangeshin mua. Nuk mund tė ankohem, s’kam pasur asnjė konfrontim direkt. Dhe nė letrėn time i shkruaj Ramiz Alisė se nuk kam ndonjė obsesion pėr policinė ose pėr zbulimin shqiptar. Por nga ana tjetėr, qė tė jem i sinqertė, nuk kam ndonjė respekt, sepse ka 20 vjet qė letrat e mia hapen.
    Pas rrėzimit tė Murit tė Berlinit dhe ndryshimeve nė Europėn Lindore, ishit i sigurt se edhe nė Shqipėri do tė ndodhte ndryshimi?
    Po, isha i sigurt.
    A tentuat nė atė kohė, qė tė dilnit publikisht dhe tė krijonit njė lloj disidence?
    Ishte krejtėsisht e pamundur. Nuk njoh asnjė qė ka tentuar.
    Po ju, do tė kishit dėshirė ta bėnit, apo ishit indiferent?
    Natyra ime ka qenė e papėrshtatshme pėr angazhime publike qė duan vrull, kontakt publik me masa, me turma. Sepse nė raste tė tilla, qė t’i hysh kėsaj gjėje, duhet tė pėrballesh me to. Ka qenė e huaj pėr mua. Kjo ėshtė vėrtetuar kur kam pasur mundėsinė tė kem poste tė tilla shumė tė larta dhe me sinqeritetin mė tė madh i kam shmangur, refuzuar dhe nuk kam pasur asnjė grimcė pendimi. Pra kam vėrtetuar se nuk e kam dashur asnjėherė kėtė karrierė.
    Nė korrik tė vitit 1990, mė shumė se 5000 vetė u futėn nė ambasadat e huaja. Si e mbani mend kėtė moment? Si e pėrjetuat?
    E mbaj mend shumė mirė. Ishte njė aksion i madh, pas tė cilit, regjimit ishte shansi i fundit qė i jepej pėr tė bėrė atė ndryshim qė ishte pritur prej kohėsh. Qėndrimi ndaj kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme ishte nga mė cinikėt, mė idiotėt dhe nga mė tė egrit qė mund tė mendohet.
    Njė pjesė e intelektualėve tė asaj kohe e dėnuan gjestin e emigrantėve publikisht nė Televizionin Publik Shqiptar. Midis zėrave qė qarkullonin, thuhej se edhe ju i keni quajtur si jashtėqitja e kombit...
    Ishte njė nga shpifjet mė tė ndyra tė Sigurimit shqiptar, tė partisė edhe tė shtetit. Ishte kryekėput njė gėnjeshtėr. Pėrkundrazi, nė atė kohė, gjėja e parė qė bėra kur kam shkuar nė Francė, ishte mbrojtja e emigrantėve shqiptarė.
    Ju thatė se me tė marrė pėrgjigjen e Alisė, nė maj tė vitit 1990, vendosėt tė iknit nga Shqipėria. Kur e realizuat kėtė plan?
    Nė rastin mė tė parė. Nuk do tė kapėrceja ndonjė mal apo ndonjė liqen, sigurisht do tė prisja ndonjė ftesė nga botuesi im, nga dalja e librit tim nė shtator. Prandaj, nė atė mbledhjen e famshme tė intelektualėve, ndėrkaq kisha pasaportėn nė xhep, pėr tė dalė jashtė dhe pėr tė ikur. Gjendja ime shpirtėrore ishte e kushtėzuar edhe nga kjo gjė. Me veten time i thosha Ramiz Alisė: Fol se shumė shpejt do tė bisedojmė edhe pėr kėtė gjė. Ishte fund i gushtit nė atė kohė dhe ikja nė shtator.
    Si ju lejoi regjimi komunist qė tė largoheshit me gjithė familjen?
    Ka qenė njė lloj ndėrlikimi i bėrė me qėllim. Ftesėn e kisha bashkė me time shoqe nė promovimin e librit, ndėrsa njėra nga vajzat kishte kohė qė bėnte njė stazh nė Francė. Gjithė puna ishte pėr vajzėn e dytė. I lajmėruar nga vajza e madhe, botuesi erdhi vetėm pėr kėtė gjė, tė merrte vajzėn e vogėl si mysafire. Nė atė kohė, pėrfitova nga njė farė heqjeje vėmendjeje, sepse u hap lajmi se Ramiz Alia do tė shkojė nė Amerikė. Si tė thuash, pati kėtu njė lloj shthurjeje tė vigjilencės dhe vajza ime shkoi atje. E morėn ata burrė e grua. U duk e besueshme kjo gjė, kėshtu qė qėlluam atje tė gjithė. Ne shkuam nė shtator atje. Madje po hap njė parantezė, nuk e kam pėrcjellė aspak Ramiz Alinė, siē thotė tani andej-kėtej se “mė pėrcolli Ismail Kadare nė aeroport”. Unė kam qenė nė Francė nė atė kohė.
    Ramiz Alia thotė se ju mban mend nė aeroport, se ju ka dhėnė dorėn?
    Bėhuni pak kurioz, shkoni e gjeni arkivat dhe po e patė fytyrėn time atje... Kam qenė nė Francė, nė Paris. E them me pėrgjegjėsi tė plotė.
    Vendimin pėr t’u larguar e keni marrė nė 25-26 tetor, pėrse pritėt njė muaj e gjysmė?
    Prita pikėrisht nga udhėtimi i Ramiz Alisė nė Amerikė. Nuk e besoja se ky udhėtim do tė bėhej vėrtet. Por kur e mėsova qė u bė, atėherė i thashė sime shoqeje, mos kishte ndodhur ndonjė mrekulli. Se pėrderisa Presidenti shqiptar shkon nė Shtetet e Bashkuara, diēka qė nuk e dimė mund tė ketė ndodhur. Mendova se ndoshta ka ndodhur ndonjė zhvillim pozitiv jashtėzakonisht i fortė. Nė fakt, ai ka qenė njė udhėtim blof. Me sa di unė, nuk ka qenė fare udhėtim zyrtar. E kam marrė vesh nga diplomatėt tanė nė Paris, kur mė treguan pėr tė famshmen qė paskam thėnė njė herė e u bė bujė, se e kanė shoqėruar shqiptarėt e armatosur. Po, ėshtė e vėrtetė. Jam revoltuar nga kjo gjė sepse e kuptova se ishte njė udhėtim blof. Diplomatėt mė thanė se ishte sukses i madh vizita e Ramiz Alisė nė Amerikė, se shkoi shumė mirė dhe e shoqėronin shqiptarė tė armatosur. Nga kjo kuptova se ishte njė bllof. Kėtu rikonfirmova vendimin pėr tė ikur, se nė kėtė vend nuk bėhet asgjė.



    Blendi Fevziu

    http://www.panorama.com.al/panorama/...mailkadare.jpg

    I nerumi Brari, ky kadare,shkrimetari madhe po, se c'me del si i mjegullet pake!
    Ndoshta se i pa vdekeshemi Bilall Xhaferri ka pase me shum ndikim ne vetedijen time se sa kadareja i viteve te lulezimit socialiset, smun i bie ne fije!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #106
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.standard.al/index.php/dosier/index.1.html



    Si e orkestroi Titoja Enver Hoxhėn kundėr Kosovės




    Tradhtia ndaj Kosovės, partizanėt shqiptarė u vunė nė shėrbim tė jugosllavėve



    Si u tradhtua Kosova nga komunistėt shqiptarė dhe “Masakra e Tivarit”


    Shqiptarja qė u pėrndoq nga KGB-ja e Stalinit

    Si u qėndis xhybja me ar pėr Nikita Hrushovin

    http://www.standard.al/index.php/dosier/index.1.html

    ta krahasosh demokracin amerikena me ate qeveri kriminale envero-stalinisto-titisto-kineze! cfare logjike i thone kesaj !!!! ne ato vite ne amerike kishte,ka pase krize por nuk kerahasohet lirai e individit me enverizmin, se paku amerikanet ishen te lire te shprehin pa kenaqesit. Njete si kohen e Mbretit Zog, vete e thuani se kishte protesta, pa pase liri si mune te protestosh, nejse ne kohen e dulles nuk kishte nevoje per protesta, i kishete populli tana te mirat ia kishte sigurua enveri ,partija ne krye 1 here me titon pastaj me stalinin pastaj me maucetungun e pastaj me vrasejen e njeri tjeterit.

    Ne kohen e dulles shqypnia lulezonete se ashtu e deshi partija !

    dhe si perfunedim mbase keti shkrimi, gjithecfare te thuhet ashet e teperet.

    Darius
    Deny Ignorance




    Anėtarėsuar: 25-04-2002
    Vendndodhja: Agartha
    Postime: 9,211
    Ajo qe te acaron me shume kur lexon shkrimet ne kete teme nuk jane krimet qe jane bere se ato ka kohe qe tregohen e shkruhen. Po te acarojne deri ne terbim deklaratat e disave ketu ne forum per te mirat e atij sistemi, madje bejne dhe bilance progresi e vene pika mbi i se ca te mirash solli sistemi e si e zhvilloi jeten shqiptare. Dhente zoti qe brezat te cilet nuk i jetuan ato kohe makabre te nxjerrin mesim e te shohin historine sic ka qene ne te vertete e jo sic duan ta paraqesin disa pushta apo spekullime ish bllokmenesh e ndyresira te tjera qe fusin hundet here pas here neper tema te tilla.
    Kjo ashet pergjigje per bomatat e dulles. vazhedojem per te bemat e stalinianenve titisto-enveriste e te arritunat socializmit plot me lule e gezime!


    Enver_Hoxha_dhe_Marshalli_Josip_Broz_Tito_gjat___v izit__s_s___vetme_t___Hoxh__s_n___Jugosllavi__n___ 23_qershor___2_korrik_1946_674231188



    Si e orkestroi Titoja Enver Hoxhėn kundėr Kosovės
    Madhesia e germave: Tanush Kaso 28/10/2010 10:02:00
    Jugosllavėt nuk e patėn tė vėshtirė t’i fusnin shqiptarėt nė kėtė rol, sepse punėt nė Shqipėri kishin ndryshuar nė favor tė tyre qė nė vitin 1943, pas Mukjes.


    Kjo ėshtė historia e vėrtetė, “kurrė e shkrueme”. Dhe ėshtė mirė qė kėtė kanė filluar ta njohin edhe disa nga bashkatdhetarėt tanė tė nderuar kosovarė, tė cilėt mė parė e adhuronin pa masė udhėheqėsin kryesor tė PKSH-sė, shqiptar-vrasėsin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave, Enver Hoxhėn. Natyrisht, asokohe ata e shikonin Hoxhėn si njė simbol tė shtetit amė, pa e ditur se ē’prapaskena kishte pėrgatitur ai me sllavo-komunistėt dhe ē’gjėma u kishte shkaktuar shqiptarėve, kėtej dhe andej kufirit.

    Njėri prej atyre vėllezėrve kosovarė, ėshtė edhe atdhetari i shquar, z. Adem Demaēi, i cili vuajti pėr shumė vite me radhė nė burgjet e Jugosllavisė, pėr kauzėn e drejtė tė kombit shqiptar. Ja sa qartė shprehet ai tani, nė njė intervistė tė botuar nė gazetėn “Ndryshe”, dt. 25 maj 2007, pėr atė pjesė tė historisė:

    “Pyetje: Nė dimrin e vitit 1944, nė Kosovė e Metohi dhe nė disa nga trojet e tjera tė shtetit jugosllav, hynė brigadat partizane shqiptare. Si e gjykoni ju rolin e tyre, ka qenė pozitiv, apo negativ?

    Adem Demaēi: Shikoni, kjo ėshtė dinakėria e madhe e Titos. Pas fitores mbi fashizmin, jugosllavėt llogarisnin nė Kosovė njė kryengritje mbarėpopullore, qė ndoshta nuk do tė kishte tė pushuar deri nė ēlirimin e plotė tė saj. Kėtė kryengritje nuk do ta kishin tė lehtė ta shuanin, sidomos nė Drenicė. Njė problem tjetėr i madh pėr ta ishte se do tė komprometoheshin para botės, nė se do tė hynin nė luftė tė armatosur e tė pėrgjakshme kundėr kryengritėsve shqiptarė. Bash nė kėtė moment tė vėshtirė e delikat, Enver Hoxha i bėri Titos njė shėrbim tė madh. Ai dėrgoi kėtu brigadat partizane shqiptare, tė cilat luajtėn rolin e ftohjes sė ngjarjeve dhe zbutjes sė gjakrave. Sapo hynė ato, nė tė gjitha hapėsirat e Kosovės, nė tė gjitha organizimet ushtarake tė saj, u pėrhap fjala: “Shpėrndahuni, vllazėn, se nuk luftojmė vllau me vllaun...” Ai ka qenė grushti mė i madh kundėr Kosovės, lėre se si ėshtė interpretuar mė vonė nga historiografia e politizuar shqiptare. Jugosllavėt nuk e patėn tė vėshtirė t’i fusnin shqiptarėt nė kėtė rol, sepse punėt nė Shqipėri kishin ndryshuar nė favor tė tyre qė nė vitin 1943, pas Mukjes”.

    Po kush ishin krerėt e dy divizioneve shqiptare, qė Enver Hoxha dėrgoi nė Jugosllavi (d.m.th. nė Kosovė), me kėrkesėn e Josip Broz Titos? Mbi ēfarė kriteresh ishin pėrzgjedhur komandantėt dhe komisarėt e atyre formacioneve luftarake, tė cilat - sipas marrėveshjes sė fshehtė - kaluan kufirin verior, nė fillim tė dhjetorit 1944, dhe u futėn nė Jugosllavi, ku qėndruan deri nė fund tė vitit 1945?

    Divizioni i 5-tė komandohej nga koloneli Rrahman Parllaku, me pėrvojė tė gjatė lufte, sidomos nė jug tė Shqipėrisė (po edhe nė veri), ku kishte dhėnė prova besnikėrie si kryetar i njėsitit gueril, qė vepronte nė Vlorė, pėr asgjėsimin e atdhetarėve antikomunistė.

    Komisar politik ishte koloneli Ramiz Alia, tė cilin “e kishte kalitur Partia” qysh nė moshė tė re dhe qė vinte “internacionalizmin proletar” mbi idealet kombėtare shqiptare, tė cilat nuk i njihte fare, pėr shkak tė prejardhjes sė tij joshqiptare.

    Komandant i Divizionit tė 6-tė ishte koloneli Gjin Marku, i njohur si njeri i kompromiseve, si me gjermanėt nė Berat, ashtu edhe me sllavėt. E veēanta e kėtij ėshtė se kur kosovarėt keqtrajtoheshin dhe niseshin drejt Masakrės sė Tivarit, ai bėnte dashuri me njė korriere tė ushtrisė jugosllave, tė cilėn mė pas do ta merrte pėr grua.

    Komisar i kėtij divizioni ishte pėr njė kohė koloneli Njazi Islami dhe mė pas koloneli Myzafer Spaho.



    Divizioni i 5-tė pėrbėhej nga kėto brigada:

    E 3-a, me komandant major Hulusi Spahiun dhe komisar major Shahin Rukėn.

    E 5-a, me komandant major Shefqet Peēin dhe komisar major Hito Ēakon.

    E 23-a, me komandant major Hamit Keēin dhe komisar major Xhavit Qesen.

    E 24-a, me komandant major Ndreko Rinon dhe komisar major Ethem Gjinushin.



    Divizioni i 6-tė pėrbėhej nga kėto brigada:

    E 6-a, me komandant major Jaho Gjolikun dhe komisar major Xhule Ēirakun.

    E 7-a, me komandant major Musa Dacin dhe komisar major Qazim Kapisyzin.

    E 8-a, me komandant major Feti Smokthinėn dhe komisar major Rasim Bazon.

    E 22-a, me komandant major Sali Verdhėn dhe komisar major Nimet Ymerin.

    Brigada e 25-tė, me komandant major Veli Doēin (Nimanin) dhe komisar major Nuri Arapin, u nda midis dy divizioneve.

    Brigadat pėrbėheshin nga kompanitė, qė kishin komandantėt dhe komisarėt pėrkatės. Ishin edhe shtabet e brigadave dhe tė batalioneve, tė divizionit tė 5-tė e tė 6-tė, me kuadrot pėrkatėse.

    Mbi tė gjithė kėta, ishte Shtabi i Pėrgjithshėm, qė kryesohej nga koloneli Gjin Marku, i cili mbante lidhje tė drejtpėrdrejta me Enver Hoxhėn dhe pėrgjigjej pėr tė gjitha veprimet dhe mosveprimet e atyre forcave tė armatosura.

    Duke ndjekur rrugėn e Divizionit tė 6-tė “Sulmues”, luftimet dhe ngjarjet e tjera, aq sa tregohen nė pjesėt e publikuara tė “ditarit”, nuk mund tė mos vihet re mosha tepėr e re e mjaft prej tė rėnėve ndėr luftime. Dhe natyrshėm vijnė pyetjet:

    Kush i mobilizoi ata adoleshentė dhe i dėrgoi nėpėr atė dimėr tė llahtarit, qė tė luftonin nė Jugosllavi? Kush i caktoi nė vijėn e parė tė zjarrit, drejt vdekjes sė sigurt, ata fėmijė? Pėrse komandanti Gjin Marku nuk tregoi kurrfarė kujdesi pėr ruajtjen e jetės sė tyre? Pėrse u sakrifikuan ata djem dhe vajza shqiptare? Kush tjetėr, pėrveē drejtuesve kryesorė tė divizionit, duhet tė pėrgjigjet pėr ato jetė rinore tė humbura nė dhe tė huaj, pėr llogari tė jugosllavėve?

    Ky ėshtė njė tjetėr krim i kryer nga drejtuesit kryesorė tė PKSH-sė dhe tė ushtrisė, tė cilin nuk mund ta kalojė nė heshtje historia e rishkruar.

    Nuk ka zemėr njerėzore qė tė mos preket, kur shikon ato fytyra fėminore, tė pafajshme; kur lexon emrat dhe datėlindjet e atyre djemve dhe vajzave, qė janė radhitur nė fundin e atij ditari tė pėrgjakur:

    Seit Lesko Leskaj – Lindi mė 1927 nė fshatin Tatzat tė Delvinės. Djalė i vetėm. Student i Liceut tė Korēės. U vra nė Mal tė Zi, mė 6 dhjetor 1944. (Pra: 1944-1927=17 vjeē).

    Fanjo Thoma Ēiēaku – Kjo vajzė lindi mė 1928, nė fshatin Leusė tė Pėrmetit. U plagos rėndė nė luftime, nė Mal tė Zi, nė dhjetor 1944; dhe vdiq mbas disa ditėsh. (1944-1928=16 vjeē).

    Astrit Veip Selimi – Lindi mė 1928, nė fshatin Kalasė tė Delvinės. Mbeti dėshmor nė Bioēe tė Malit tė Zi, mė 6 dhjetor 1944, nė moshėn 16-vjeēare.

    Musa Tahir Abazi – Lindi mė 1927, nė fshatin Kuē tė Kurveleshit. Ra dėshmor nė Bioēe tė Malit tė Zi, mė 6 dhjetor 1944, kur ishte vetėm 17 vjeē.

    Qebir Feti Balilaj – Lindi mė 1927, nė fshatin Rexhin tė Kurveleshit. Ra dėshmor nė Akullnajėn e Verushės, nė Mal tė Zi, mė 17 dhjetor 1944, kur ishte 17 vjeē.

    Jahja Namik Alite – Lindi mė 1927, nė qytetin e Gjirokastrės. Ra dėshmor nė dhjetor tė vitit 1944, nė Akullnajėn e Verushės, nė Mal tė Zi. Ishte 17 vjeē.

    Boēo Mero Caca – Lindi mė 1927, nė fshatin Bolenė tė Kurveleshit. U vra nė Mal tė Zi, nė dhjetor 1944, nė moshėn 17-vjeēare.

    Riza Avdyl Hoxha – Lindi mė 1928, nė lagjen Palorto tė Gjirokastrės. Ra dėshmor nė malin Suhagora tė Bosnjes, mė 24 janar 1945, nė moshėn 16-17 vjeēare.

    Boēo Hamit Sinovarfi – Lindi mė 1928, nė fshatin Kuē tė Kurveleshit. Ra dėshmor nė malin Suhagora tė Bosnjes, nė janar 1945, kur ishte rreth 16-17 vjeē.

    Niko Harilla Rrapo – Lindi mė 1929, nė Himarė. Ishte njėri nga vogėlushėt e Brigadės sė 6-tė, qė dallohej pėr zgjuarsi e trimėri. Ra dėshmor mė 24 janar 1945, nė afėrsi tė lumit Drin, nė Jugosllavi, nė moshėn 15-16 vjeēare.

    Koli Niko – Lindur nė Vithkuq tė Korēės, mė 1927. Rėnė dėshmor nė Jugosllavi, mė 20 janar 1945. Haki Plaku – Lindur nė fshatin Galush tė Peqinit, mė 1927. Mbeti dėshmor nė Jugosllavi, mė 6 dhjetor 1944, nė moshėn 17-vjeēare.

    Demir Milaqi – Lindur nė fshatin Kokėlvorė tė Shijakut, mė 1929. Plagosur rėndė gjatė luftimeve nė Jugosllavi dhe vdekur nga plagėt, nė vitin 1944, nė moshėn 15-vjeēare.

    Kjo listė e dhimbshme ėshtė mjaft e gjatė dhe vazhdon me emrat e djemve dhe tė vajzave shqiptare, tė moshave 17, 18, 19 e 20-vjeēare, jeta e tė cilėve u shua nė dimrin e ashpėr tė viteve 1944-45, pėrtej kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė, pėr llogari tė sllavo-komunistėve tė Titos e tė Rankoviēit.

    Shumė prej tyre nuk kanė arritur tė bėjnė as njė fotografi, nė jetėn e tyre tė shkurtėr e plot vuajtje. Disave nuk u dihet vendi dhe data e lindjes, po vetėm ajo e vdekjes.

    Ky ėshtė njė kapitull shumė i hidhur i historisė sė popullit shqiptar, i cili nuk mund tė mbyllet e tė arkivohet pa u zbardhur mirė. Duhet tė dalin njėherė e pėrgjithmonė nė shesh fytyrat e atyre kriminelėve komunistė tė Shqipėrisė, tė cilėt nė bashkėpunim tė ngushtė me sllavėt - armiqtė tanė shekullorė - shkaktuan aq shumė dėme njerėzore, materiale e morale, tė pandreqshme, si tek ne ashtu edhe nė Kosovė e ndėr shqiptarėt e Maqedonisė e tė Malit tė Zi.

    Disa ish krerė tė PKSH-sė e tė shtetit tė diktaturės, tė Sigurimit e tė Ushtrisė, qė ende rrojnė mes luksesh pėrrallore, duhet tė japin llogari pėr tė kaluarėn e tyre kriminale.

    Ata qė nuk jetojnė, duhet tė zbriten menjėherė nga altari i nderit, ku janė ngjitur padrejtėsisht dhe tė zhvishen nga titujt e lartė e dekoratat e pamerituara si “Hero Kombėtar”, “Nderi i Kombit” etj. Vendi i tyre ėshtė nė koshin e plehrave tė historisė.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #107
    Atdheu mbi te gjitha Maska e Nazionalist
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    Ne Amerik
    Postime
    137
    Citim Postuar mė parė nga citizen insane Lexo Postimin
    megjithese enveri & co kane meriatt e tyre ne instalimin e rregjimit, cfare mund te thuhet per shoqerine shqiptare te asaj kohe?

    pse u nenshtruan?

    duke mos e jetuar personalisht diktaturen, me intereson aspekti social, atmosfera, organizimi.

    me pelqejne me shume pergjigjet jopolitike, objektive.

    faleminderit.
    shoqeria ka qene teper i zhvillum ne ate kohe sepse ka qene qeveria i zhvillum nga ana e shoqeris. nuk kane lejuar njerze te mbarum si puna e genta ismajlit ose noizy-it te shkojn ne televizjor tu fol per droge, marrdhenjet, dhe gjera te felliqur te tille.

    tjeter gje eshte se ne ate kohe nuk kena pas ditur shume per pleherat te amerikes dhe te rusis dhe nuk e kena mbajtur mendjen tek atyre dhe pastaj i kena mbajt traditat tone dhe jo atyre.

    Enver Hoxha ka pasur disa te mira dhe disa te keqija. Shkaterrimi eshte faj i Saliut dhe Fatosit bashk me Ramen dhe Sigurimin (pas-1992).
    Feja e Shqiptarit eshtė Shqipėria! Vdekje fejėt tjetėr, lavdi viti 1967!

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Kujt po kerkon t'ju besh drite ? Qorrave ?


    Eshte verbuar nga urrejtja patologjike dhe nga dashuria per Partine dhe cifligjet , Xhem Panxha !

    Enveri ju morri token qe ju dha sulltani per sherbimet qe i bene Turqise ! Toka e Atdheut tone , nuk na qenka e atdheut por e Xhem Panxhes!

    Prandaj bejne keshtu si gore , se sa e kishin vete , kjo toke mbeti djerre ! Dhe kur e morri Verua , ose populli ajo lulezoi !

    Kaq e thjeshte eshte ! Prandaj mos u lodh kot !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 30-10-2010 mė 04:25

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga citizen insane Lexo Postimin
    megjithese enveri & co kane meriatt e tyre ne instalimin e rregjimit, cfare mund te thuhet per shoqerine shqiptare te asaj kohe?

    pse u nenshtruan?

    duke mos e jetuar personalisht diktaturen, me intereson aspekti social, atmosfera, organizimi.

    me pelqejne me shume pergjigjet jopolitike, objektive.

    faleminderit.
    Populli shqiptar nuk u nenshtrua , por erdhi ne pushtet !
    Ushtria nacional clirimtare , ishte e perbere nga bijte e popullit , varfanjaket dhe kembezbathur . Ata qe ishin te pasur , ku hyn dhe gjyshi im , ishin nje pakice e papaerfillshme , ne rasport me nurmin e partizaneve .

    Nuk e morri njeri me zor popullin ne lufte , por doli vete se shyqyr gjeti njerez organizatore qe ishin te interesuar per lirine e vendit . Dhe kete liri , nuk po e predikonin ne sallat moderne dhe me luks , por ne mal , me pushke ne dore ! Prandaj populli ju mbeti besnik , bashke me ta dhe dhe jeten per atdheun !

    Ndersa pas clirimit , dihet qe shumica e popullit ishte i varfer . Lufta kishte sjelle shume deme por kishte sjelle edhe lidhje me te madhe udheheqesit e luftes se eshte e natyrshme . Kur tjetri nuk ve ne diskutim jeten per lirine e atdheut dhe te thote qe hajde se do ta ndertojme bashke , ku ka njeri ne bote qe nuk e beson ?

    Pastaj , erdhi reforma agrare , ku tokat iu morren cifligareve filoturq dhe iu dhane fshatareve ! Shteti nuk i fali tregtaret qe ksihin bere para gjate luftes me kurverite me italianet dhe gjermanet . Ju vuri atyre tatimin e luftes ! Duke qene populli shume i varfer , deri ne esktrem , ke do te perkrahte , ata qe kishin bashkepunuar ekonomikisht me italienet dhe i perbuznin , apo Veron me shoke ? Pergjigja eshte thjeshte dhe logjike !

    Pasaniket shqiptare , pjesa me e madhe , sepse pati qe u bashkuan edhe me luften , preferuan te bashkoheshin me pushtuesin sepse vetem tanket dhe armet e italianit dhe gjermanit , mundet t'ua mbronin pasurine , pronat dhe fitimet nga populli qe kishte dale ne mal , apo rrinte ne shtepi dhe ndihmonte ata te malit !

    Per cfare nenshtrimi mund te flitet deri ketu ?

    Keta "trimat" e medhenj , iken ne fund te luftes me anijet dhe makinat gjermane , disa dhe me te inglizit ! Por populli nuk ta fal tradhetine ! Ne e kemi te mete si popull kete , tradhetaret i lincojme ! Cfare t'i besh keshtu na ka rritur historia !

    Kur erdhi koha e rindertimit , njerezit pane qe ata qe i udhehoqen , i organizuan perseri bashke dhe filluan te ndertonin ura , shtepi , shkolla etj etj , nderkohe qe pjesa tjeter kishte marre armen ne dore dhe rrinte maleve duke vrare mesuesit Ndrec Ndue Gjoka , grate Cuca e Maleve , apo rinine e hekurudhes Marta Tarazhi e Prenda tarazhi etj . etj.

    Populli arriti te bente gjera qe nuk i kishte enderruar ndonjehere ! Pa te ndriconte shtepine me drite , te degjonte radio , te hante me mire , femijet te mos i vdisnin dhe te mos pillte me ne are etj. etj.

    Cfare ka per nenshtrim ketu ! Kaq e thjeshte eshte !

    Edhe keto brockullat anadollake qe thone keta kundershtaret e Enverit , nuk kane pse t'i thone ! Kjo sepse meshume se kushdo , vete keta e ndihmuan Enverin , duke bashkepunuar me pushtuesit , me pas duke vrare njerez te thjeshte si ata qe te thashe me siper , duke bashkepunu me te huajt etj etj . Dhe keto zullume keta i kane pohuar vete me gojen e tyre neper gjyqe .

    E dine mire vete keta se sa egersisht jane sjelle me njerezit dhe shtetin shqiptar te asaj kohe , ku po te kihsin ne dore ndonje bombe atomike do t'ia hidhinin me kenaqesi ! Kaq mendjeshkurter jane !

    Ne vend t'i bien kokes me grushte se ku e futen vehten dhe te kerkojne falje , dalin , po me ate mentalitetin turēeli ketu dhe na cajne dhe derrasat !

    Kjo nuk do te thote se pati edhe shume shtremberime te politik berjes gjate kohes se Veros ! Por kjo kategori me siper , nuk ka dush qe e lan . Jo diktator t'i thone Veros , por cfare te duan t'i thone , kjo nuk ua lan nga historia m.utin qe i vune vehtes mbi koke .

    Keshtu mikja ime , nuk ishte nenshtrim por bashkepunim ! Si Skenderbeu me ushtaret e tij !

    Tjeter muhabet sa zgjati ky bashkepunim dhe si u modifikua me kalimin e kohes ! Kjo do analize me vehte !

    Por nuk ka patur nenshtrim se , ne ushtri , ne zyra , ne sigurim , ne ndermarrje dhe ne kooperativa , ne hekurudha dhe hidrocentrale , populli punonte se kategoria e tregtareve kishin ikur me pushtuesin , pjesa tjeter u vra ne luften ne mal me ushtrine e Veros , pjesa tjeter u fut neper burgje se ishte armike e pushtetit te Veros dhe bashkepnonte me ata ne mal !

    Kjo eshte e gjitha e thene popullorce !

    Kur filloi nenshtrimi pastaj , erdhi edhe permbysja e Veros ! Por kjo eshte analize tjeter !

  10. #110
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.lajmishqip.com/wp-content...e-aeroport.jpg



    Tradhtia ndaj Kosovės, partizanėt shqiptarė u vunė nė shėrbim tė jugosllavėve

    Zgjati aqe sa i duheshte stalinit 1 liliput per ta perdore njete si qe e perdori tito kunder nacionalisteve Kosovar.
    Kur ndegjon Komunistat te folin per tratheti, duhet me i mbylle syt me i nexan veshet me mbulu ftyren.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Si duhet ta komentojmė Kur'anin?
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 09:54
  4. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •