
Postuar mė parė nga
Dasius
C'me ke nxjerre more djale, temen me interesante qe mund A diskutohet ndonjehere ketu ne kete forum. Si me porosi ma ke sjelle.
Historia na ka mesuar qe popujt vahzdimisht ndryshojne, zhvillohen, permiresohen. Po ashtu edhe marredheniet sociale e rendet shoqerore. Jo pak te njohura jane ndryshimet vendimtare per historine e njerezimit si kalimi nga matriarkati ne patriarkat, rendi skllavopronar, rendi feudal, kapitalizmi, etj. Po aq te rendesishme jane edhe ngjarjet qe shoqerojne keto fenomene. Luftrat e pafundme, revolucionet, krizat, etj.
Cdo popull ndjek rrugen e tij drejt permiresimit te rendit shoqeror, te marredhenieve ekonomike, e thene thjeshte, cdo popull ndjek menyren e vete te mbijeteses.
Mirepo, historia gjithashtu na ka mesuar se kur ne shoqeri ndodhin ndryshime te medha sociale, bashke me zhvillimin vjen edhe dhuna. P.sh. po permend revolucionin francez, i cili mori me vete me mijera jete njerezish dhe 20 000 koka te shkuara ne gijotine. Po ashtu edhe revolucioni rus, pavaresia e Amerikes nga Anglia, apo qofte edhe lufta civile ne Amerike.
Te gjithe keto shembuj qe permenda kane nje te perbashket, ndryshimin e rendit shoqeror. Ne france kishim zhdukjen e monarkise, ne rusi gjithashtu, ne Amerike ishte zhdukja e skllaverise, e keshtu me radhe.
Mirepo, revolucioni nuk mbaron vetem me hedhjen e nje klase. Zakonisht klasat e vjetra ne pushtet nuk i leshojne lehte privilegjet e tyre. Prandaj, perfaqesuesit e klases se re duke qene nen presion te vazhdueshem dhe duke mos pasur eksperiencen e duhur ne regjimin e ri, shpesh kthehen ne regjime te dhunshme diktatoriale derisa vjen momenti qe lind brezi i ri, i cliruar nga mentaliteti i konflikteve te vjetra dhe kerkon zhvillimin e shoqerise sipas kritereve te veta, tashme te modernizuara.
Kjo ndodhi edhe ne Shqiperi. L2B u be nje faktor nxites i ringjalljes se nje revolucioni qe populli shqiptar e kishte filluar qe ne 1924, perkatesisht zhdukja e rendit te vjeter feudal dhe vendosja e nje rendi te ri demokratik.
Mirepo, populli shqiptar nuk e dinte se cfare do te thoshte rend demokratik dhe as e kishte provuar ndonjehere. Deri tani, e vetmja gje qe populli shqiptar njihte ishte rendi i vjeter me tere bagazhin qe ai mbante nga mbrapa. Prandaj, edhe ne rendin e ri, ai do te futej me bagazhin e vjeter.
Perplasja e forte e interesave mes klases se vjeter dhe klases se re ne pushtet do te sillte padyshim pasojat e veta, ashtu sic ndodh rendom ne shoqerite e gjalla si njerezore ashtu dhe kafsherore. Klasa e vjeter do te perpiqej qe te rikthente sistemin e vjeter, ndersa klasa e re do te perpiqej qe te bente ndryshimet e kerkuara tashme edhe nga vete koha. Ne kete rast dhuna eshte e pashmangshme. Ky proces zgjati aq sa i duhej popullit shqiptar per te dale nga njera hallke e historise e per te hyre tek tjetra - vitet 90'
Per aspektin social, atmosferen dhe organizimin do te flas me poshte nese je dakord me kete pergjigje qe te dhashe per pyetjen e pare, "pse u nenshtruan?"
Krijoni Kontakt