Ai ishte burri qe ecte vetem
ne kembe kam kepucet e tij
ai eshte une
jam dy
Ai ishte burri qe ecte vetem
ne kembe kam kepucet e tij
ai eshte une
jam dy
Te shkuara.
HOLLAND...
Kam qene me ty , gjate secilit sekond te ketyre diteneteve , pa guxuar te te them se ja ku jam. Prezenca e gjithe botes nuk e mbush dot plagen e hapur, vecse une kam qene cdo sekond me ty, pa mundur te mos jem , pa mundur te them e te bej dot as me te voglen sado te madhe. kam heshtur , pa mundur as te hesht.Te kam dashur me dashurine me te madhe , edhe pse e dija se kjo dashuri nuk e ka dobine e dashurise qe mungon.
...
Nuk di te jem ndryshe vecse keshtu e heshtur e mbytur ne dendesine e te jetuarit me ty cdo sekond.
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Brenda nje cope cfardo druri
flene pafundesi formash
Brenda kokes se gdhendesit
pafundesia vdes e forma merr emer
I mbetet te jete dru, e copa e tij e vetme, kurse hapat...ata do dyzohen kur mishi e shpirti te shkelin te njejtat kepuce.
ERIS RUSI
Suzi
Kjo poezi eshte per Suzin
Per fytyren e saj plot quka
dhe bishtalecat e kuq
Kjo poezi eshte per Suzin
per buzet e saj te kuqe
dhe krahet e imcak
kjo poezi eshte per Suzin
per te qeshuren e saj te embel
dhe gjithcka te nxehte qe kish
kjo poezi eshte per Suzin
dhe oren e fundit bashke
ne qetetin e madh gri
kjo poezi eshte per Suzin
per zjarrin e syve te saj
dhe mallin tim per te
kjo poezi eshte nje ore mbrapa
dhe e tille do te jete
per aq kohe sa Suzi nuk e ka lexuar ate
Vrime ne Kepuce
Ne kepuce kam nje vrime
qe s'resht se me treguari
per rrugen e zbrazur
dhe mallin e saj per kalimtaret
Krijoni Kontakt