Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #31
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    9.

    In der rechten Hand trug sie ein gantz güldin Posaun.

    (Ne doren e djathte mbante ajo nje pozane krejt te arte).

    Johann Valentin Andreae,” Die Chymische Hochzeit Christiani Rosencreutz”, Straßburg, Zetzner, 1616, 1

    Ne kete tekst permendet nje trompete. Pardje mbrema, ne periskop, une nuk e dija akoma, se sa e rendesishme ishte kjo. Une kisha vetem nje ide te vagullt.
    Gjate mbasditeve te gjata tek Garamond qellonte shpesh, qe Belbo, i deshperuar para nje doreshkrimi, ngrinte syte prej leximit te tij dhe perpiqej qe te me terhiqte vemendjen edhe mua, teksa ishte e mundshme, qe une, ne tavolinen perballe, ngjisja ne kopertina gravura bakri te Panairit Boteror te Parisit, dhe pastaj ai zhytej ndonjehere ne kujtimet e vjetra – i gatshem per te lene, qe te binte perdja, sapo ai dyshonte, qe une te gjitha ia merrja fjale per fjale. Ai me shpaloste episode nga rinia e tij, por vetem si shembuj, per te tallur ndonje sqime. >>Pyes veten, ku do te perfundoje e gjithe kjo?<<, thoshte ai nje prej diteve.
    >>E keni fjalen per Fundin e Oksidentit?<<
    >>Po i vjen fundi? Fundja eshte edhe zanati i tij, apo jo? Jo, e kam fjalen per keta njerez, qe shkruajne. Ky eshte tani doreshkrimi i trete brenda nje jave, nje mbi Te drejten bizantine, nje mbi Finis Austriae dhe i treti mbi Sonetat e Petrarkes. Gjera jashtezakonisht te ndryshme, a nuk e mendoni?<<
    >>Them se po.<<
    >>Pikerisht, dhe a do ta kishit menduar, qe ne te tre ne nje pike te caktuar shfaqet deshira dhe objekti i dashurise. Eshte nje mode e tere sot. Tek Petrarka mund edhe ta kuptoj, por tek E drejta bizantine?<<
    >>Atehere do ti refuzoni?<<
    >>Ah jo, keto jane punime komplet te financuara, te paguara komplet prej Keshillit Kombetar i Kerkimit, dhe pervec kesaj nuk jane te keqija. Ne rastin me te mire do i telefonoj keta tre njerez dhe do ti pyes, nese ata te mund ti fshinin ato dy rrjeshta. Perndryshe edhe ata vete dalin si budallenj.<<
    >>Cfare mundet, te lutem shume, te kete qene objekti i dashurise ne Te drejten bizantine?<<
    >>Oh, njeriu mundet gjithmone ne njefare menyre ta fuse brenda... Patjeter, ne qofte se ne Te drejten bizantine ka patur nje objekt dashurie, nuk ishte ajo, cka ky thote ketu. Nuk eshte kurre kjo.<<
    >>Kjo cfare?<<
    >>Ajo, cka mendon njeriu. Njehere, kur une isha pese apo gjashte vjec, enderroja, sikur te kisha nje trompete. Nje te arte. E dini, kjo ishte nje nga ato endrra, ne te cilat njeriu mendon, njeriu kishte mjalte neper damare, nje si tip Pollution nate, sic mund ta kete njeri ne pubertet. Une besoj, se nuk kam qene kurre me i lumtur se ne ate enderr. Kurre me. Kur zgjohesha, vija re natyrisht, qe trompeta nuk gjendej aty, dhe filloja te ulerija si nje qen ujk. Ulerisja pergjate gjithe dites. Me te vertete, ajo kohe paralufte asokohe, duhet te kete qene aty rreth tridhjetetetes, ishte me te vertete nje kohe shume e varfer. Sot, sikur te kisha nje djale dhe ta shikoja ashtu te deshperuar, do ti thoja, hajde pra, do te te blej nje trompete, behej fjale fundja vetem per nje loder, nuk kishte per te kushtuar te gjithe boten. Por jo per prinderit e mi, ata as e sillnin neper mend. Te shpenzoje parį ne ate kohe ishte nje ceshtje serioze. Dhe ishte nje ceshtje serioze, qe te edukoje femijet me modestine, tua mesoje, qe ata jo gjithmone e marrin ate, qe e adhurojne. Une nuk e pelqej supen me lakra, thoja une per shembull, lakra ne supe me ishte e peshtire. Jo qe ata te thonin pastaj, epo mire, lere supen kete rradhe dhe merr vetem pjaten kryesore (ne nuk ishim te varfer, ne kishim pjate te pare te dyte dhe embelsire). O jo, as mos e mendo, cfare eshte mbi tavoline, ka per tu ngrene. Me teper, si zgjidhje komromisi, bente gjyshja perpjekje, te peshkonte lakren nga supa ime, flete per flete, fije per fije, dhe une duhej te haja supen e clakerzuar, e cila ishte me shpifur se mepare, dhe ky ishte biles nje koncension, te cilin im ate e mosaprovonte.<<
    >>Po trompeta?<<
    Ai me veshtroi ngurrueshem: >>C“Ju intereson trompeta?<<
    >>Mua aspak, Ju folet rreth nje trompete, ne lidhje me nje objekt dashurie, i cili pastaj nuk ishte i duhuri....<<
    >>Trompeta... Ate mbremje duhet te mberritnin xhaxhai dhe tetoja nga ***, ata nuk kishin femije, dhe une isha nipi i tyre i preferuar. Ata me pane mua tek ulerisja per shkak te kesaj endrre trompete dhe thane, ata do e rregullonin, te nesermen do te shkonim ne qendren komerciale, ne Upim, ku kishte nje repart te tere me lodra, nje bote e vertete cudirash, dhe aty une do te gjeja trompeten, te cilen e deshiroja. Une nuk mbylla sy per tere naten dhe te gjithe paraditen e kalova duke qendruar mbi nje kembe, sa ne njeren dhe ne tjetren. Pasdite shkuam me ne fund tek Upim, dhe atje kishte te pakten trelloje trompetash, ndoshta te gjitha prej llamarine te holle, por mua me dukeshin si prej floriri te paster. Kishte nje bri kumbues, nje pozane dhe nje pseudotrompete, nje te tille me nje fyell te vertete, dhe ajo ishte edhe ne ngjyre ari, por ajo kishte kapake si nje saksofon. Une nuk e dija, cilen duhej te merrja, dhe nderkoha po ngurroja si teper. Une i doja qe te tre dhe jepja pershtypjen, sikur nuk doja asnje. Nderkohe xhaxhai dhe tetoja kishin pare kartelat e cmimeve. Ata nuk ishin kurrnace, por mua mu duk, se atyre u dukej nje klarinete me e lire, nje te tille prej bakeliti, krejt e zeze dhe me kapake te argjende. “C“thua, a nuk do te te pelqente ajo me teper?” me pyetan ata. Une e provova, i bindur i fryva asaj dhe perpiqesha ti mbushja mendjen vetes, qe ajo ishte e mrekullueshme, por ne te vertete e mendova dhe njehere dhe thashe me vete, ndoshta ata donin, qe une te merrja klarineten, ngaqe ajo ishte me e lire, trompeta duhet te kushtonte qimet e kokes, nuk mund t“ua kerkoja atyre. Mua me kishin mesuar, kur dikush deshiron te te fale dicka, cka ti e ke me qejf, duhet te thuash ne fillim “jo, faleminderit”, dhe jo vetem nje here, jo vetem te thuash “jo, faleminderit” dhe pastaj te zgjasesh duart menjehere, porse te presesh, derisa te te nxisin dhe te te thone, po merre pra. Vetem atehere femija i edukuar mire leshon pe. Keshtu pra, une thash krejt i urte, ndoshta nuk doja fare nje trompete, ndoshta bente edhe klarineta, ne qofte se ata e kishin ate me me qejf. Dhe une i shikoja ata nga poshte lart me shpresen, se ata do te me nxisnin. Ata nuk me nxiten, Zoti u bekofte shpirtin. Ata ishin shume te lumtur, qe mundeshin te me blenin klarineten, pasi une – sic thoshin ata – e kisha ate me me qejf. Ishte shume vone per kthim mbrapa. Une mora klarineten.<<
    Ai me veshtroi me dyshim: >>A doni te dini, nese kam enderruar me per trompeten?<<
    >>Jo<<, thashe une, >>une dua te di, cili ishte objekti i dashurise.<<
    >>Ah<<, tha ai dhe u perkul perseri mbi doreshkrimin e tij, >>e shikoni, edhe ju jeni komplet i posesuar prej ketij objekti dashurie. Histori te tilla mund ti rrotullosh si te duash. Por... cfare, nese atehere do te kisha marre trompeten? A do te isha atehere me te vertete i lumtur? Si mendoni, Casaubon?<<
    >>Ndoshta do te kishit enderruar per klarineten.<<
    >>Jo<<, e perfundoi ai thatazi. >>Klarineten vetem sa e mora. Ma merr mendja, une nuk kam luajtur kurre ne te.<<
    >>Luajtur apo enderruar?<<
    >>Luajtur<<, tha ai me vendosmeri, dhe une nuk e di pse, por e ndjeja veten si nje karagjoz.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #32
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    10.

    E finalmente altro non si inferisce cabalisticamente da vinum che VIS NUMerorum, dai quali numeri essa Magia dipende.

    Cesare della Riviera, Il Mondo Magico degli Eroi, Mantova, Osanna, 1603, p. 65 f.

    E pra, une fola mbi takimin tim te pare me Belbon. Ne njiheshim tashme me te shikuar dhe kishim folur njehere shkurtazi me njeri-tjetrin tek Pilade, por une nuk dija shume mbi te, vetem qe punonte tek Garamond, dhe libra prej Garamondit here pas here gjate studimit me binin nder duar. Ishte nje shtepi botuese e vogel, por serioze. Nje djale i ri, i cili sapo synon te shkruaj doktoraten e tij, ndjehet gjithmone i terhequr prej dikujt, i cili punon ne nje shtepi botuese te mirenjohur.
    “Po Ju cfare beni?” me pyeti ai nje mbremjeje, teksa te dy u mbeshtetem ne fundin e jashtem te banakut prej zinku, te rrethuar prej nje turme si ne nje party te madh. Ishte koha, kur te gjithe i drejtoheshin njeri-tjetrit me “ti”, studentet profesoreve dhe profesoret studenteve. Pa permendur fare klientet e Bar Pilades. “Me jep nje birre”, i thoshte nje student ne Parka kryeredaktorit te perditshmes me te madhe. Mund te mendoje, se ishe ne Shen-Petersburg ne kohe te Shklovskit te ri.
    Majakovske te zhurmshem dhe asnje Zhivago te vetem. Belbo nuk i shmangej te pergjithshmes “ti”, por ai i jepte atij nje nenton te pakuptueshem perbuzes. Ai thoshte “ti”, ne menyre qe te demonstronte, qe ai vulgaritetit i pergjigjej me vulgaritet, por qe mes afersise dhe afrimitetit ndante nje humnere. Vetem rralle dhe vetem per pak njerez degjoja ate te thoshte “ti” me perulje, ose me pasion – vetem ndaj Diotallevit dhe tek tuk ndonje femre. Atyre, te cilet ai i vleresonte, dhe nuk i njihte prej kohesh, u drejtohej me Ju. Keshtu veproi ai me mua gjate gjithe kohes se bashkepunimit dhe une isha krenar per kete privilegj.
    “Po Ju cfare beni?” me pyeste ai atehere, sic e di tani, me simpati.
    “Ne jete apo ne “teater”?” e pyeta une me nje shikim rrotullues nga skena e Pilades.
    “Ne jete.”
    “Une studioj.”
    “Shkoni ne Universitet apo studioni.”
    “Ju nuk do ta besonit, por njera nuk e kundershton tjetren. Tani perfundoj nje dizertacion mbi Kaloresit e Tempullit.”
    “Oh, cfare teme e peshtire”, tha. “A nuk eshte kjo dicka me teper per te marret?”
    “Une studioj te vertetet. Dokumentet e procesit. Por cfare dini Ju mbi Tempulltaret?”
    “Une punoj ne nje shtepi botuese, dhe ne nje shtepi botuese vijne te mencur dhe te marre. Mjeshteria e lektorit eshte qe me nje te goditur te njohe te marret. Kur dikush fillon te flase mbi Tempulltaret, eshte ne shumicen e rasteve nje i marre.”
    “E kujt ia thoni kete. Emri i tyre eshte nje Legjion. Por jo te gjithe te marret flasin mbi Tempulltaret. Prej nga i njihni te tjeret?”
    “Pervoje pune. Dua t“Jua shpjegoj, Ju jeni akoma i ri. Para se gjithash, si Ju quajne?”
    “Casaubon”
    “A nuk ka qene nje figure romani ne Middlemarch
    “S“e kam idene. Ne fakt ka qene, besoj, edhe nje Filolog i Rilindjes. Por une nuk jam i afert me te.”
    “Ta lejme kete per nje here tjeter. Pini dicka? Pilade, edhe dy te tjera, faleminderit. Atehere, kini mendjen. Ne bote gjenden Idiotet, Mendjelehtet, Budallenjte dhe Te marret.”
    “Tjeter jo?”
    “Posi, ne te dy per shembull, ose se paku – pa ofenduar njeri – mua. Por ne fund te fundit, po ta shohesh me mire, cdo njeri i perket njerit prej ketyre kategorive. Cdokush prej nesh eshte herepashere idiot, mendjelehte, budalla ose i marre. Le te themi, normal eshte ai, i cili keto komponente i perzien ne nje fare menyre arsyeshem. Keta jane Tipa Themelore.”
    “Idealtypen, sic thone gjermanet.”
    “Bravo. Dini edhe gjermanisht?”
    “Mjafton aq sa per Bibliografite.”
    “Ai, i cili, ne kohen time, dinte gjermanisht, nuk promovohej me tutje. Ai e kalonte diten me te diturit gjermanisht. Sot ndodh e njejta gje, besoj, me kinezcen.”
    “Une nuk e di dhe aq mire, prandaj edhe po promovohem. Por te kthehemi tek tipologjia Juaj. Kush eshte atehere nje gjeni, ashtu si Ajnshtajn per shembull?”
    “Gjeni eshte ai, i cili nje nga komponentet e ngre ne lartesi marramendese, duke u afruar me te tjeret.”
    Ai rrekelleu nje gllenjke dhe trokiti goten me nje vajze, e cila ne ate cast kaloi aty pari: “Ciao, Bellissima, a ke provuar perseri te besh vetevrasje?”
    “Jo”, iu pergjigj ajo, “tani jetoj ne nje bashkesi.”
    “Shume mire, atehere”, tha Belbo. Me pas u kthye perseri nga mua: “Njeriu mund te beje edhe vetevrasje kolektive, nuk mendoni edhe Ju keshtu?”
    “Por si eshte puna me te marret?”
    “Shpresoj, te mos e merrni teorine time per flori te paster. Une s“mund te shpjegoj te gjithe boten. Une them vetem, se kush eshte i marre per nje shtepi botuese. Teoria eshte e zhvilluar ad hoc, okay?”
    “Okay. Raundi tjeter eshte i imi.”
    “Okay. Pilade, te lutem, me pak akull. Perndryshe shkon direkt ne gjak. Atehere. “Idioti” nuk flet fare, ai vetem jargavitet, ai eshte spazmatik. Ai e mbjell krem karamelin mbi balle, pasi ai nuk di te koordinoje levizjet e tij. Ai ecen ne anen e gabuar te portes rrotulluese.”
    “Si ia arrin ai kete?”
    “Ai ia arrin kesaj. Fundja ai eshte idiot. Ai nuk na intereson neve ketu, ai njihet menjehere dhe ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese. Ta leme ate atje ku eshte.”
    “Mire, e leme atje ku eshte.”
    “Te jesh “Mendjelehte” eshte me komplekse. Eshte nje e sjellur sociale. Mendjelehte eshte ai, i cili flet prane gotes.”
    “Si e kuptoni Ju kete?”
    “Keshtu”. Ai drejtoi gishtin tregues drejt gotes se tij te Whisky-t mbi banak. “Ai don te flase rreth asaj, cfare eshte ne gote, por cfare ben ai, ai flet per tjeter gje. Nese e doni keshtu, te thene me fjale te pergjithshme te kuptueshme: Ai sillet gjithmone jashte vendit, ai eshte ai tipi, i cili interesohet ne gjetjen e te dashures zonjes grua, kur dikujt i ka ikur gruaja. Mjafton kjo ne veshtrimin e idese?”
    “Mjafton, e njoh tipin.”
    “Mendjelehti eshte shume i kerkuar, vecanerisht neper darkat mondane ose neper Party. Ai i ve qe te gjithe ne siklet, por atehere sjell raste per komentare. Ne variantin e tij me positiv ai behet diplomat. Ai flet prane gotes, kur te tjeret jane sjellur jashte vendit, atehere ai e sjell biseden rreth temave te tjera. Por ai nuk na intereson neve ketu, ai nuk eshte asnjehere kreativ, ai nuk krijon gje vete, e qe atehere ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese per te ofruar doreshkrime. Mendjelehti nuk thote, qe macja leh, ai flet mbi macet kur te tjeret flasin mbi qente. Ai ngaterrohet me rregullat e konversacionit, dhe kur ngaterrohet mire, eshte i mrekullueshem. Besoj, ai eshte nje gjallese e pavdekshme, mbajtes eminent i virtyteve borgjeze. Atij i nevojitet nje Sallon Verdurin apo nje Maison Guermantes. Lexoni ju studentet, te tilla gjera?”
    “Une po.”
    “Mendjelehti eshte Joachim Murat, i cili kalon ne reviste paraden dhe veshtron nje oficer te larte te dekoruar prej Martinique. ›Vous źtes nčgre?‹ e pyet ai. ›Oui mon général‹, i pergjigjet oficeri. Dhe Murat: ›Bravo, bravo, continuez!‹ Vazhdoni. A mundeni te me ndiqni? Me falni, por sonte mbrema festoj nje vendim historik ne jeten time: Kam vendosur te mos pķ me! Edhe nje? Jo, mos u pergjigjni, Ju me shkaktoni ndjenja faji. Pilade!!
    “Po Budallai?”
    “Ah. Budallai nuk ngaterrohet ne menyren e te sjellurit. Ai ngaterrohet ne menyren e te menduarit. Ai eshte ai tipi, i cili thote, te gjithe qente jane kafshe shtepiake dhe te gjithe qente lehin, por edhe macet jane kafshe shtepiake e si rrjedhim edhe ato lehin. Ose: Te gjithe athinasit jane te vdekshem, dhe te gjithe banoret e Pireut jane te vdekshem, atehere te gjithe banoret e Pireut jane athinjote.”
    “Por kjo qendron.”
    “Po, por prej rastesise. Budallai mund edhe te thote dicka te sakte, por prej arsyesh te gabuara.”
    “Njeriu mund te thote edhe dicka te gabuar, edhe pse arsyet jane te drejta.”
    “Per Zotin! Po pse atehere gjithe ai mśnd per te qene animal rationale
    “Te gjithe majmunet rrjedhin prej formave te uleta te jetes, njerezit rrjedhin prej formave te uleta te jetes, atehere jane te gjithe njerezit majmuna.”
    “Jo keq. Jemi gati tek pragu, ne te cilin ju filloni te nuhasni, qe dicka nuk shkon, por eshte nje fare pune e nevojshme, per te zbuluar, cfare pikerisht dhe perse. Budallai eshte mbi te gjitha i mefshte. Mendjelehtin e zbulon pernjehere (pa permendur idiotin), por budallai argumenton pothuaj si vetja, mungon vetem nje copez e vogel. Ai eshte mjeshter ne paralogjisma. Prej tij nuk shpeton dot asnje lektor, atij i duhet nje perjetesi e tere. Libra prej budallenjve botohen shume, pasi ato ne shikim te pare na bindin. Lektori i shtepise botuese nuk eshte i detyruar te zbuloje budallain. Akademia e Shkencave nuk e zbulon dot ate, perse duhet ta bejne kete njerezit e shtepise botuese?”
    “Edhe Filozofia nuk e zbulon dot ate. Deshmia e Zotit e Anselmit te Canterbury eshte budallallek: Zoti duhet te ekzistoje, pasi une mund ta mendoj ate si nje Qenie, e cila zoteron te gjithe persosmerine, perfshire edhe ekzistencen. Anselmi ngaterron ekzistencen ne te menduar me ekzistencen ne realitet.”
    “Po, por budallallek eshte edhe kunderthenia e Gaunilos: Une mund te mendoj rreth nje ishulli ne det, edhe nqs ai ishull nuk ekziston ne te vertete. Ai ngaterron te menduarin e te rastesishmes me te menduarin e te domosdoshmes.”
    “Nje lufte mes budallenjve.”
    “Sigurisht, dhe Zoti argetohet ne ate e siper si nje gaztor. Ai deshironte vetem te ishte i paimagjinueshem, vetem qe te demonstronte, qe Anselmi dhe Gaunilo ishin budallenj. Cfare qellimi madhor per Krijimin, cfare them dhe une, per Aktin e Vullnetit, fuqi e se ciles donte te ishte edhe Zoti. E gjitha e finalizuar ne ngerthimin e budallallekut kozmik.”
    “Ne jemi te rrethuar prej budallenjve”
    “Njeriu nuk u shpeton dot atyre. Te gjithe jane budallenj, pervec Jush dhe mua. Ose te themi me mire, pa ofenduar njeri, pervec Jush.”
    “Mua me duket, ketu futet ne loje deshmia e Goedelit.”
    “S“e kam idene, une jam nje idiot. Pilade!”
    “Hej, ky eshte raundi im.”
    “I ndajme me pas. Kretasi Epimenides thote, te gjithe kretasit jane genjeshtare. Nqs ai e thote kete, ai, i cili eshte vete kretas dhe kretasit i njeh, atehere kjo duhet te jete e vertete.”
    “Ky eshte budallallek.”
    “Ky eshte Paulus. Letra ndaj Titus. Tashti kete: Te gjithe, te cilet mendojne, qe Epimenides eshte genjeshtar, mund tu besojne kretasve, por kretasit nuk u besojne kretasve, si rrjedhoje asnje kretas mendon, qe Epimenides eshte nje genjeshtar.”
    “Ky eshte budallallek, apo jo?”
    “Gjykoni vete. Une Jua kam thene, eshte e veshtire, te zbulosh budallain. Nje budalla mund te marre edhe cmimin Nobel.”
    “Lermeni te mendoj pakez. Disa prej atyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, nuk jane fundamentaliste, por disa prej fundamentalisteve besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite – atehere asnjeri prej tyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, eshte fundamentalist.”
    “Zot i madh, eshte veshtire ta thuash...Nuk e di. Si thoni Ju?”
    “Sido qe te jete eshte budallallek, edhe po te ishte e vertete. Shkel nje rregull te silogjismes: Nuk mund te nxjerresh perfundime pergjithesuese, te cilat rrjedhin prej dy rasteve te vecanta.”
    “Po sikur tani te jeni Ju budallai?”
    “Atehere do te isha ne shoqeri te mire dhe sekulariste.”
    “Ketu keni te drejte, budallalleku na rrethon. Dhe ndoshta eshte budallalleku yne ne nje llogjike tjeter se sa ajo e mencurise sone. E gjithe historia e llogjikes mbeshtetet ne definicionin e nje perkufizimi te pranueshem te budallallekut. Nuk ke c“ben, ai eshte gjigand. Cdo mendimtar i madh eshte per dike tjeter nje budalla.”
    “Te menduarit si nje forme koherente e budallallekut.”
    “Jo, budallalleku i nje mendimi eshte inkoherenca e nje mendimi tjeter.”
    “Mendim i thelle. Tashme dy, edhe pak dhe Pilade e mbyll dhe ne jemi tek “Te marret.”
    “Aty po dal. Te marrin e dallon pernjehere. Ai eshte nje budalla, i cili nuk mund te maskohet dot. Budallai perpiqet ta vertetoje tezen e tij, ai ka nje llogjike te shtrember, megjithate e ka nje. I marri perkundrazi nuk i behet vone per llogjiken, ai vepron me lidhje te shkurtra. Cdo gje verteton per te cdo gje. I marri ka nje idé fikse dhe e shikon ne cdo gje, qe ai gjen, kete idé te vertetuar. Te marrin e njeh ne lirine, qe ia jep vetes perkundrejt detyrimit te gjetjes se provave, ne gatishmerine, per te gjetur kudo ndricimin. Dhe mund t“Ju duket e cuditshme, por I marri heret apo vone nxjerr prej cilindrit Tempulltaret.”
    “Gjithmone?”
    “Ka edhe Te marre pa tempulltare, por ata me tempulltare jane me te rrezikshmit. Ata nuk i njeh dot menjehere, ne fillim duket, sikur flasin krejt normal, por pastaj, papritmas...” Ai beri shenje, duke porositur nje whisky, por nderroi mendje dhe kerkoi llogarine. “Meqe ra fjala per tempulltaret, pardje erdhi nje tip tek une dhe me solli nje doreshkrim rreth temes. Besoj me te vertete, qe eshte i marre, por me surrat njerezor. Doreshkrimi fillon krejt pafajshem. Doni ti hidhni ndonje sy?”
    “Me gjithe qejf. Ndoshta gjej ndonje gje brenda, qe me hyn ne pune.”
    “S“e besoj fare. Por nese keni nje gjysem ore kohe, beni nje vrap nga ne. Via Sincero Renato numer nje. Do te me hyje mua me teper ne pune sesa Juve. Ma thoni menjehere, nese punimi iu duket serioz.”
    “Perse me besoni mua?”
    “Kush thote, se Ju besoj Juve? Por nese vini, Ju besoj Juve. Une i besoj kureshtjes.”
    Nje student u derdh brenda me fytyre te cakerritur. “Shoke! Perjashta po marshojne fashistet! Me zinxhira bicikletash!”
    “Do u bie kokes”, thirri tipi me mstaqe tartare, i cili me kishte kercenuar mua per shkak te Leninit.
    “Para, shoke!” Te gjithe i mbathen jashte.
    “C“eshte? Nuk do vemi dhe ne me ta?” pyeta une si i zene ne faj. “Jo”, tha Belbo. “Jane thashetheme, qe i ka nxjerre Pilade, per te boshatisur lokalin. Per mbremjen e pare, qekur nuk pķ me, me duket vetja shume i trullosur. Duhet te jene patjeter shenjat e abstinences. Te gjitha, cka Ju thashe, deri ne kete moment inkluziv, jane te gabuara. Naten e mire, Casaubon.”
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #33
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    11.

    Shterpesia e tij ishte e pafundme: ajo kishte pjese ne ekstaze.

    E. M. Cioran, Le mauvais démiurge, Paris, Gallimard, 1969

    Biseda tek Pilade me kishte treguar anen e jashtme te Belbos. Nje vezhgues i mire mund te kishte perceptuar karakterin melankolik te sarkazmes se tij. Une nuk mund te pretendoj, qe ajo te kishte qene nje maske. Maska ishin ndoshta afrimitetet, prej te cilave ai e linte veten te terhiqej. Sarkazma e tij e shfaqur publikisht zbulonte ne fakt melankoline e tij te vertete, te cilen ai fshehtazi perpiqej t“ia fshihte vetes, duke e maskuar ate me nje melankoli te marinuar.
    Lexoj perseri kete tekst, te cilin une e kam gjetur mes file- ve te tij, dhe shikoj tani, qe ai ne fakt ne to perpiqej, si ne nje roman, te shpaloste ate, cka ai, te nesermen tek Garamond, do duhej te me thoshte mbi profesionin e tij. Cdo gje e gjej perseri ne to: akribine e tij, pasionin e tij, zhgenjimin e lektorit, i cili shkruan nepermjet personit-mjet, permallja ndaj kreativitetit, te cilin ai nuk mundej ta realizonte kurre, rreptesia morale, e cila e shtrengonte ate, veten e tij ta ndeshkonte, pasi ai adhuronte dicka, mbi te cilen ai mendonte te mos kishte asnje te drejte, teksa ai prej adhurimit te tij krijoi nje pikture lajle-lule patetike.

    __________________________________________________ _____________

    Filename: Surabaya – Jim

    Mengjes, bisede me arumunin e ri.
    1. Monografi e bukur, e shkruar rrepte, ndoshta pak si shume akademike.
    2. Me gjenialia ne kapitullin mbylles krahasimi mes Catull, poetae novi dhe avantgardistin modern.
    3. Perse jo si hyrje?
    4. Me duhet ta bind per kete. Ai do te thote, te tilla spekullime te dyshimta nuk mund ti perkasin nje serķe filologjie. Ai duhet te kete parasysh mesuesin e tij, perndryshe ai nuk merr prej tij asnje parathenie dhe rrezikon karrieren e tij. Nje ide briliante kalon ne dy faqet e fundit pa u vene re, fillimisht ajo te bie shume ne sy dhe mund te irritoje papet e bashkesise.
    5. por te duhet vetem ta vendosesh ne kursiv, ne formen e nje parathenie te lirshme jashte kerkimit te vertete, atehere hipoteza mbetet hipoteze, pa e kompromentuar seriozitetin e punimit. Lexuesit jane nderkohe menjehere te mberthyer, ata e lexojne librin nen nje kendveshtrim tjeter.
    Por me kete a e shtrengoj une ate ne te vertete drejt nje akti te clirimit, apo une e perdor ate thjesht, per te shkruajtur librin tim?
    Me dy fjale libra te tere te ndryshosh. Te jesh Demiurg ne vepren e te tjereve. Ne vend qe te brumosesh balte te bute, goditje te vogla mbi balten e ngurtesuar, prej te ciles tashme dikush ka formuar statujen e tij. T“ia japesh Moisiut goditjen e duhur me cekic, dhe ai fillon te flase.

    Bisede me William S.
    - Kam lexuar punimin Tuaj. Jo keq. Pjesa ka ngarkese, fantazi, dramatike. Perpjekja e Juaj e pare per te shkruar?
    - Jo, kam shkruar tashme edhe nje tragjedi tjeter, historia e dy te dashuruarve ne Verona, te cilet....
    - Mire, por le te flasim fillimisht mbi kete punim zoti S. Pyes veten, perse Ju e leni historine te zhvillohet ne France. Perse jo ne Danimarke? Vetem sa e mendoj, kjo nuk do te kushtonte shume pune, mjafton te ndryshoni disa emra, prej Chāteau de Chālons-sur-Marne behet, le te themi, Schloss Helsingör... Mua me duket, se ne nje klime protestante nordike, ne te cilen endet fryma e Kierkegaard, te gjitha keto ceshtje ekzistenciale do te beheshin....
    - Hem, ndoshta keni te drejte.
    - Po, besoj ne te vertete. Me tej, pjesa Juaj ka nevoje per disa goditje dramatike,vetem aty-ketu nje retushim, ashtu sikur floktori kur korrigjon qimet e fundit te qafes, perpara se t“Jua mbaje pasqyren... Per shembull, fantazma e babait. Perse ne fund? Une do ta lija te shfaqej pernjehere qe ne fillim. Ne menyre te atille, qe paralajmerimi i atit menjehere te percaktoje sjelljen e princit te ri dhe ta coje ne konflikt me te jemen.
    - Aspak idé e keqe, me duhej vetem te spostoja nje skene.
    - Tamam. Dhe se fundmi, stili. Le te kapim nje skene cfaredo, ketu, kjo per shembull, kur princi i ri shfaqet ne te perpjeten dhe fillon me meditacionet e tij mbi aktivitetin dhe pasivitetin. Kjo pjese eshte me te vertete e bukur, por mua me mungon akoma ngarkesa e vertete. Kjo te deperton shume pak nen lekure: “Te veprosh a te mos veprosh? Kjo eshte pyetja ime plot frike! Nese fisnikerisht ne perulje, shigjetat dhe te vertiturat e fatit zemerak te durosh apo...” Perse pyetja ime plot frike? Une do te doja ta lija te thonte, kjo eshte ceshtja ketu, ky eshte problemi, me kuptoni, jo problemi i tij individual, porse, mbi te gjitha, ceshtja themelore e Ekzistences. Me e para alternative eshte, per ta thene kesisoj, ajo mes Te Jesh dhe Te mos Jesh...,

    Te popullosh boten me femije, te cilet jetojne nen emra te tjere, dhe askush nuk e di, qe ata jane te tute. Sikur te ishe Zoti ne civil. Ti je Zoti, ti ecen neper qytet, degjon njerezit te flasin rreth teje, Zoti ketu e Zoti atje, dhe cfare Universi i mrekullueshem, dhe sa elegante kjo universale force e rendeses, dhe ti buzeqesh nen mjekren tende (ti duhet te ngjisesh ne fytyre nje mjeker, per te ecur nder njerez, ose jo, pa mjeker, tek mjekra te njohin pernjehere), dhe ti i thua vetes (solipsizmi i Zotit eshte dramatik): “He, te gjithe kete e kam krijuar une, dhe ata nuk e dine.” Dhe dikush perplaset me ty ne rruge, ndoshta te fut edhe ndonje te share, dhe ti me perulje kerkon falje dhe vazhdon tutje, nderkohe qe ti je Zoti, dhe po te doje ti, mjaftoje vetem te ferkosh gishtat, dhe bota behej hķ. Por ti je kaq i plotfuqishem, saqe mund t“ia lejosh vetes, qe te jesh i meshirshem.
    Te shkruash nje roman mbi Zotin, i cili inkognito del shetitje nder krijesat e tij...
    Harroje Belbo, nese te erdhi ty kjo idé, patjeter qe i ka shkuar nder mend edhe dikujt tjeter.

    Variant. Ti je nje autor, ti akoma nuk e di, nje nder te medhenjte, gruaja, te cilen ti dashuron,te ka tradhetuar, jeta nuk ka me kuptim per ty. Per ta harruar, ti ben nje udhetim mbi Titanic dhe peson nje mbytje anije ne Oqeanin Jugor, ti shpeton (si i vetmi i mbijetuar) ne nje varke vendasish dhe kalon vite te tera ne nje ishull te vecuar, te populluar vetem nga papuat, i rrethuar prej vashash, te cilat te kendojne ty kenge perdellyese, ndersa tundin gjokset e tyre, te mbuluara vetem nga nje gjerdan lulesh. Ti mesohesh me keto, ato te therrasin Jim, sic bejne me cdo te bardhe, nje prej mbremjeve nje vashe me lekure ngjyre qelibari vjen ne kasollen tende dhe thote: “Une jotja, une me ty.” po, eshte bukur, ne mbremje te shtrihesh ne veranda dhe te veshtrosh Kryqin e Jugut, ndersa ajo te ledhaton ballin.
    Ti jeton nen ritmin e lindjes dhe perendimit te diellit dhe nuk njeh gje tjeter.
    Nje prej diteve, vjen nje motobarke me hollandeze, ti merr vesh, qe kane kaluar 10 vjet, ti mund te largohesh me ta, por ti ngurron, ti me mire shkemben arra kokosi perkundrejt sendeve dhe premton, se do te kujdesesh per te korrat e kanabisit, vendasit robetohen per ty, ti fillon te lundrosh nga ishulli ne ishull, se shpejti ty te therrasin kudo Surabaya-Jim. Nje aventurier portugez i shkaterruar prej pijes, vjen, qe te punoje per ty dhe ti e cliron ate prej alkoholit, e gjithe bota flet nderkohe rreth teje ne ato brigjet e Oqeanit Jugor, ti keshillon maharaxhain e Bruneit ne nje fushate kunder pirateve te lumit, sjell perseri ne forme nje top te vjeter te ndryshkur te kohes se Tippo Sahib, krijon nje trupe besnike me malajziane dhe i stervit, djem te zot me dhembe lypesish te nxire.... Ne nje beteje ne Pllaken e Koraleve (apo mos ishte valle ne Susquehanna?), te mbulon Sampani i vjeter dhembenxire (apo mos ishte valle Corapelekurja?), me trupin e tij. “Oh, Surabaya-Jim, jam i lumtur, qe po vdes per ty”-“Oh, miku im i vjeter Sampancorape!”
    Fama jote perhapet neper gjithe arkipelagun, qe nga Surabaya deri ne Port-au-Prince, ti tregton me anglezet, ne kapitenerine e portit te Darwin je i rregjistruar si Kurtz, ti je tashme Kurtz per te gjithe bote, Surabaya-Jim per vendalinjte. Por nje prej mbremjeve, ndersa vasha te ledhaton ne verande dhe Kryqi i Jugut shkelqen ne qiell si asnjehere mepare, por ah, krejt ndryshe nga Arusha e Madhe, aty e kupton: te terheq kthimi ne Atdhe. Ti do doje me gjithe qejf ta shihje ate perseri, vetem shkurt, vetem sa per te pare, c“ka mbetur atje prej teje.
    Ti merr motobarken dhe lundron per ne Manila, qe aty nje avion me helika te con ne Bali. E me tutje mbi Samoa, Admiral Islands, Singapor, Tananarivo, Timbuktu, Aleppo, Samarkand, Basra, Malta, dhe tashme ti je ne shtepi.
    18 vjet kane kaluar, jeta te ka gdhendur, fytyra jote eshte e rreshket bojekafe prej ererave pasat, ti je me i vjeter, ndoshta me i bukur. Dhe akoma pa mberritur mire, ti zbulon, se librarite ngrejne ne qiell librat e tu, te gjithe vepren tende, ne botime te reja kritike, emri yt eshte i gdhendur mbi porten e shkolles se vjeter, ne te cilen ti ke mesuar te lexosh dhe te shkruash. Ti je shkrimtari i madh i humbur, ndergjegja e nje gjenerate. Vajza romantike kryejne vetevrasje mbi varrin tend bosh.
    Dhe pastaj perballem me ty, e dashur, c“mi paske gjithe keto rrudha rreth syve, sa thelle e tmerruar prej dhimbjes se kujtimit dhe prej vrasjes se ndergjegjes eshte kjo fytyra jote akoma e bukur. Per pak te kisha cakitur, aty mbi trotuar, une qendroj dy hapa para teje, dhe ti me veshtron si ndonje, sikur pas meje te kerkoje dike tjeter. Une mund te te flisja, kohen mund ta shuaja. Por perse? A nuk i kam patur, cfare doja? Une jam Zot, une kam te njejten vetmķ, te njejtin manķ per fame, te njejtin deshperim, per te mos qene njeri prej atyre krijesave te mia, si gjithe te tjeret. Te gjithe ata jetojne ne driten time, vetem une duhet te jetoj ne shkelqimin e padurueshem te erresires time.

    Shko pra, dil ne jete, William S. Ti je i famshem, dhe ndersa kalon prane meje, mua nuk me njeh. Une mermeris tutje me veten time: “Te Jesh apo Te mos Jesh” dhe i them vetes: “Bravo te qofte, Belbo!” Shko, William S. plak, merre pjesen tende te fames: ti vetem sa ke krijuar, por une te kam perfeksionuar!

    Ne, te cilet nxjerrjen ne drite te te tjereve e ndihmojme, ne ne fakt nuk lejohemi, njesoj si aktoret, te varrosemi nen dhé te bekuar. Por aktoret vetem sa bejne kinse, bota na qenkerka ndryshe, sikur eshte, ne perkundrazi e shpikim shumellojshmerine e boteve te ndryshme...
    Si mundet jeta te jete kaq bujare, sa te garantoje nje kompensim kaq sublim per mesataren?
    __________________________________________________ ___________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 30-04-2004 mė 05:00
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #34
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    12.
    Sub umbra alarum tuarum, Jehova.

    (Nen hijen e flatrave te tu, Jehova)

    Fama Fraternitatis, in Allgemeine und General Reformation, Kassel, Wessel, 1614, Ende

    Diten tjeter vajta tek Garamond. Numri 1 i Via Sincero Renato te udhehiqte ne nje kalim te pluhurshem, ne fund te se cilit mund te shikoje nje punishte litari. Tek shkallet, ne te djathte ndodhej nje ashensor, i cili fare mire mund ta kishte vendin ne nje ekspozite te Arkeologjise industriale, dhe teksa provova ta merrja, leshoi nje hungerime te dyshimte, pa u vene fare ne levizje. Vendosa, me mire te shkoja me kembe dhe ngjita dy rradhe te nje shkalle te drunjte te pjerret, gjithe pluhur. Sic e mora vesh me vone, Signor Garamondi e dashuronte kete vend, pasi i kujtonte nje shtepi botuese te vjeter pariziene. Ne katin e pare njoftonte nje tabele “Garamond Editori s.p.a.” dhe nje dere e hapur te udhehiqte ne nje dhome pritjeje pa central telefonik, kabine recepsionisti ose te ketillle. Por nuk mund te hyje dot pa u vene re qe prej nje dhome te vogel anesore, ku prej se ciles pernjehere nje person, ne gjase e gjinise femerore, e nje moshe te papercaktueshme dhe me nje shtat, te cilin mund ta quaje me teper eufemiste se sa nen mesatare, u versul mbi mua.
    Personi mu versul ne nje gjuhe, te cilen mendoja, se e kisha degjuar ndonjehere diku, derisa e kuptova, qe ishte nje italishte, se ciles i ishin vjedhur zanoret. I thashe, se doja te veja tek Belbo. Ajo me ftoi te prisja disa sekonda, mepas me udhehoqi neper nje korridor drejt nje zyre ne fund fare. Belbo me priti shume miqesisht: >>E, pra qenkeni me te vertete nje njeri serioz! Hyni!<< Ai me drejtoi ne nje kolltuk para tryezes se tij te shkrimit, e cila ishte po aq e vjeter sa gjithcka aty, e mbingarkuar me doreshkrime njesoj si dhe dollapet rreth e rrotull mureve.
    >>Shpresoj, qe Gudrun te mos Ju kete trembur<< me tha ai >>Gudrun? Ajo....Signora?<<
    >>Signorina. Ajo nuk quhet Gudrun. Ne vetem e therrasim ashtu per shkak te pamjes se saj nibelungiane dhe ngaqe ajo flet ne menyre teutonike. Ajo kerkon te thote gjithcka pernjehere dhe i kursen zanoret. Por ajo ka sensin e barazimit kompensues: gjate shkrimit, i kursen bashketingelloret.<<
    >>Cfare ben ajo ketu?<<
    >>Per fat te keq, gjithcka. Shikoni, ne cdo shtepi botuese eshte nje person, i cili eshte i pazevendesueshem, sepse ai mund te jete i vetmi, i cili mundet te gjeje perseri ate, cka humbet ne kaosin, qe e krijon vete. Ose, sepse, kur nje doreshkrim humbet, te pakten e dime, se kush e ka fajin.<<
    >>Humbet ajo edhe doreshkrime?<<
    >>Jo me teper se te tjeret. Ne nje shtepi botuese te gjithe vazhdimisht humbasin doreshkrime. Besoj emri “botues” vjen pikerisht nga kuptimi i “nxjerrjes neper bote”, nxjerrrja neper bote e doreshkrimeve eshte sipermarrja jone kryesore. Por se fundi te nevojitet nje koke turku, a nuk Ju duket edhe Juve keshtu? Une vetem sa i hedh persiper Gudrun, qe ajo nuk humbet ato doreshkrime, te cilat do t“i kisha humbur me qejf.
    Aksidente te papelqyeshme gjate asaj, qe i miri zoti Bacon e quante The advancement of learning.<<
    >>Po ku humbasin ato?<<
    Ai shpalosi krahet: >>Me falni, por a nuk e vini re, sa budallaqe eshte pyetja Juaj? Po ta dinim se ku, atehere nuk do te quheshin te humbura.<<
    >>Llogjike<<, thashe une. >>Por me degjoni. Kur i shoh librat e Garamond, me duket sikur jane bere shume mire, te korrigjuar me kujdes dhe Ju keni nje katalog goxha te pasur. Beni cdo gje ketu? Sa veta jeni?<<
    >>Perballe eshte nje salle e madhe me prodhuesit, ketu prane meje ulet kolegu im Diotallevi. Por ai kujdeset per librat mesimore, veprat jetegjate, prane te cilave njeriu ulet per nje kohe te gjate dhe po per nje kohe te gjate jane ne shitje, te ashtuquajturit Longseller. Studimet afatshkurtra i perpunoj une. Por Ju nuk duhet te mendoni, se kjo kerkon shume pune. Zot, po, mbi disa libra kridhem gjate, natyrisht qe duhet ti lexoj doreshkrimet, por ne pergjithesi cdo gje eshte tashme e siguruar, ekonomikisht dhe shkencerisht. Botime te Institutit Filan, Akte Kongresi te nxjerra dhe te financuara prej tij dhe universitetit. Nqs autori eshte debutant, shkruan mesuesi nje parathenie dhe pergjegjesia bie mbi te. Autori korrigjon se paku dy here bocat, kontrollon citatet dhe vezhgimet, dhe te drejtat na mbeten neve. Mepas libri botohet, pas nja dy vjetesh jane shitur nje deri dymije ekzemplare, shpenzimet jane mbuluar... Asnje e papritura, cdo liber nje fitim.<<
    >>Po Ju cfare beni?<<
    >>Oh, cfare te duash. Se pari me duhet te bej perzgjedhjen. Mepas ka edhe disa libra, te cilet i botojme me shpenzimet tona, me se shumti perkthime te autoreve te njohur, per te mbajtur ne nivel programin tone. E se fundmi, ka akoma doreshkrime te cilat thjesht e gjejne deren ketu, te sjellura prej personave te vecante. Me te vertete, qe shume rralle ka ndonje gje interesante mes tyre, por perseri te duhet ti kalosh neper duar, nuk i dihet asnjehere.<<
    >>A ju sjell puna kenaqesi?<<
    >>Kenaqesi? Une argetohem fuqishem. Eshte e vetmja gje, qe di ta bej me te vertete mire.<<
    Ne dere u shfaq nje burre i thate rreth te dyzetave, i cili mbante te veshur nje xhakete disa numra me te madhe. Ai kishte floke te rralle te verdhe bjond, te cilat i binin mbi po te verdha bjonde vetulla. Zeri i tij ishte i bute, sikur i fliste nje femije.
    >>Une jam komplet i semure prej kesaj Vademecum te Bashkepunetorit. Me duhet te shkruaj cdo gje nga e para dhe nuk ia kam fare qejfin. Ju shqetesoj?<<
    >>Ky eshte Diotallevi<< tha Belbo dhe na prezantoi me njeri-tjetrin.
    >>Ah Ju keni ardhur per shkak te Tempulltareve. I varfri Ju. Degjo, Jacopo, me ra nder mend dicka e bukur: Urbanistike Cigane.<<
    >>Bukur<< tha Belbo i mrekulluar. >>Une po mendoja rreth Artit te Kalerimit Actekas.<<
    >>Mrekulli. Por a i fut tani tek Potiosekcioni apo tek Adynata?<<
    >>Te shohim<< tha Belbo, germoi ne nje sirtar dhe nxorri disa flete.
    >>Potiosekcioni...<< Ai me hodhi nje shikim dhe vuri re kureshtjen time.
    >>Potiosekcioni eshte, ashtu sic e thote edhe emri vete, arti i prerjes se supes. Po jo pra, ku e ke mendjen.<<, ai u kthye nga Diotallevi, >>Potiosekcioni nuk eshte kateder, por nje lende, njesoj si Avunculogratulacioni Mekanik dhe Pilokatabaza, te dyja ne katedren e Tetrapilotomise.<<
    >>Cfare eshte Tetralo...<< pyeta une ngurrueshem.
    >>Arti i te ndarit te nje fije floku ne kater pjese te ndryshme. Kjo kategori permban mesimin e teknikave te padobishme, p.sh. Avunculogratulacioni Mekanik merret me konstruksionin e makinerive per pershendetjen e tezeve dhe te xhaxhallareve. Ne jemi ne medyshje akoma, nese duhet te fusim edhe Pilokatabazen ne kete kategori, ajo eshte Arti i te Shmangurit per nje Qime, cka nuk eshte dhe aq e padobishme, apo jo?<<
    >>Ju lutem, ma thoni me ne fund, per cka e keni fjale!<< iu pergjerova une.
    >>Shume thjeshte, Diotallevi dhe une po projektojme nje reforme te Diturise. Po planifikojme nje Fakultet te Irrelevances Krahasuese, ne te cilin mund te studiohen lende te padobishme ose te pamundshme. Fakulteti synon riprodhimin e dijetareve me aftesi, numrin e disiplinave irrelevante ta ngreje ad infinitum.<<
    >>Dhe sa katedra keni deri tani?<<
    >>Paraprakisht kater, por ato mund te permbledhin tashme te gjithe njohurite e mundshme. Katedra e Tetrapilotomise ka nje funksion propedeutik, ajo mpreh shqisen e irrelevances. Nje kateder e rendesishme eshte ajo e Adynates ose e Impossibilias. Si p.sh. Urbanistika Cigane ose Arti i Kalerimit Actekas. Permbajtja e disiplines eshte kuptimi i arsyeve thelbesore te irrelevances se tyre dhe, ne katedren Adynata, edhe Pamundshmerine e tyre. Ketu kemi njehere per njehere Morfematiken e Morsit, Historine e Agrikultures Antarktike, Historia e Piktures ne Ishullin e Pashkeve, Literatura Sumere Bashkekohore, Institucionin e Dokimazise Montesoriane, Filateline Asiro-Babilonike, Teknologjine e Rrotes ne Mbreterine Prekolumbiane, Ikonologji e Shkrimit te te Verberve, Fonetiken e Filmit pa Ze...<<
    >>C“mendoni per Psikologjine e Masave ne Sahara?<<
    >>Bukur<< tha Belbo.
    >>Bukur<<, e perforcoi Diotallevi me bindje. >>Ju duhet te bashkepunoni me ne. Djaloshi ka talent, apo jo, Belbo?<<
    >>Po, e kam vene re menjehere. Dje mbrema me ka ndricuar me mprehtesine me te madhe mbi disa menyrash te menduari budallaqe. Por le te vazhdojme me tutje, perderisa projekti i intereson edhe atij. Cfare kishim bere deri tani ne katedren e Oksimoristikes? Nuk po gjej dot me letren.<<
    Diotallevi nxorri nje leter nga xhepi, me fiksoi me nje simpati sentencioze. >>Oksimoristika merret, ashtu sic e thote dhe vete emri, me vetekundershtķte e disiplinave. Prandaj, sipas mendimit tim, hyn edhe Urbanistika Cigane ketu....<<
    >>Jo<<, e kundershtoi Belbo, >>vetem nqs do te ishte Urbanistike Nomade. Adynates i perkasin pamundesite empirike, Oksimoristika merret me Kundershtķ te perkufizueshme.<<
    >>Pa te shohim pak. Cfare kishim bere ne Oksimoristike? Ketu: “Institucionet e Revolucionit”, “Dinamika parmenidiane”, “Statika heraklite”, “Sybaritika spartane”, “Institucionet e Oligarkise Popullore”, “Histori e traditave inovative”, “Dialektika Tautologjike”, “Eristika Booleze”....<<
    Tani ndjehesha dhe une si ne gare: >>A mund te terheq vemendjen tuaj mbi nje “Gramatike te Deviances”?<<
    >> Bukur, bukur!<< thirren te dy dhe bene nxitimthi te shkruanin.
    >>Do te kishte nje problem<< thashe une.
    >>Cfare?<<
    >>Nqs Ju e beni te njohur projektin, nje tufe me njerez kane per te paraqitur publikime serioze.<<
    >>Ta thashe pernjehere, Jacopo, ky eshte djalosh i zgjuar<< tha Diotallevi. >>E dini, pikerisht ky eshte edhe problemi yne. Pa dashur kemi krijuar profilin ideal te nje Diturie te vertete. Ne kemi demonstruar Domosdoshmerine e Te Mundshmes. Si rrjedhoje e kesaj, ne duhet te heshtim. Por tani me duhet te shkoj.<<
    >>Ku?<< pyeti Belbo.
    >>Eshte e premte mbasdite.<<
    >>O Jezus i shenjte,<< thirri Belbo. Pastaj ma shpjegoi: >>Ketu perballe ka dy, tre shtepi, ne te cilat banojne cifute orthodokse, Ju e dini tashme, te tille me kapele te zeze dhe me mjeker e bishtaleca. Nuk ka shume te ketille ne Milano. Sot eshte e premte dhe me perendimin e diellit fillon Sabbat. Keshtu qe ata atje perballe fillojne te pergatisin gjithcka, te pastrojne shandanet, te gatuajne gjellerat, te rregullojne sendet ne menyre te atille, qe neser te mos u duhet te ndezin zjarr. Edhe televizori rri i ndezur per te gjithe naten, vetem se ata jane te shtrenguar te zgjedhin mepare kanalin. Miku yne, Diotallevi, ka nje tejqyre opere, me te ai spiunon indiskret dhe enderron sikur te ishte nga ana tjeter e rruges.<<
    >>Po perse?<< pyeta une.
    >>Pasi Diotallevit tone te mire i eshte futur ne koke, ai na qenkerka cifut.<<
    >>C“do te thote i eshte futur ne koke,<< protestoi Diotallevi. >>Une jam cifut. A keni gje kundra, Casaubon?<<
    >>Ah, jo, Ju lutem!<<
    >>Miku im i dashur<< tha Belbo i vendosur. >>Ti nuk je cifut.<<
    >>Ah jo? Po emri im? “Zoti te rrritte”?- nje emer si Diotisalvi, Graziadio, Diosiacont, te gjitha perkthime nga gjuha hebreje, emra getosh si Sholem Alejkem.<<
    >>Diotallevi eshte nje emer urimi, ashtu sikur punonjesit e gjendjes civile ua jepnin kete emer femijeve jetime te gjetur. Dhe gjyshi yt ishte nje femķ jetim i gjetur.<<
    >>Nje femķ i gjetur cifut.<<
    >>Diotallevi, ti ke lekure roza te hapur, ze fytor dhe praktikisht je nje Albino.<<
    >>Ka lepur-albino, e une atehere jam cifut-albino.<<
    >>Diotallevi, nuk mund te vendosesh te behesh cifut njesoj sikur vendos per tu bere koleksionist pullash ose Deshmitar i Jehovait. Cifuti lind si i atille. Mblidhe rradaken, ti je nje Goj si gjithe te tjeret.<<
    >>Une jam bere synet<<
    >>Epo degjo atehere! Cdo njeri mund te behet synet, p.sh. per arsye higjenike. Te duhet vetem nje mjek me brisk te nxehte. Ne c“moshe je bere synet, zoterote?<<
    >>Te mos behemi majhoshe!<<
    >>Po, le te behemi majhoshe. Cifutet jane majhoshe.<<
    >>Askush nuk e ka provuar, qe gjyshi im nuk ka qene cifut.<<
    >>Sigurisht qe jo, ai ishte femķ i gjetur. Ai mund te ishte fare mire edhe trasheguesi i fronit te Bizantit ose nje dobic i Habsburgeve.<<
    >>Askush nuk mund ta provoje, qe ai nuk ishte cifut, dhe ai eshte gjetur prane Portico d“Otavia, afer getos se vjeter romake.<<
    >>Por gjyshja jote nuk ishte cifute, dhe cifutlleku trashegohet nepermjet nenave...<<
    >>....dhe pertej te gjithave argumentave burokratike – pasi edhe rregjistrat e komunave mund te lexohen pertej formes se shkronjave – gjenden argumentat e gjakut, dhe gjaku me thote, qe mendimet e mia jane thellesisht talmudiane, dhe do te ishte raciste nga ana jote, nqs do te pretendoje, qe edhe nje Goj mund te jete perbrenda kaq talmudian, sac ndjehem edhe une.<<
    Tha kete dhe braktisi dhomen. Teksa ai ishte perjashta, Belbo me thote: >>Mos e merrni per gje. Kete diskutim e zhvillojme gati perdite, vetem se une cdo dite perpiqem te sjell nje argument te ri. Fakt eshte, qe Diotallevi eshte nje ndjekes i Kabbales. Por ka patur edhe kabbaliste te krishtere. Dhe se fundmi, thojeni dhe vete, Casaubon, nqs Diotallevi don patjeter te jete cifut, une nuk mund ta kundershtoj pothuajse fare.<<
    >>Pothuajse aspak. Le te jemi demokrate.<<
    >>Le te jemi demokrate.<<
    Ai ndezi nje cigare. Une i kujtova atij arsyen e vizites time: >>Ju thate, qe keni nje doreshkrim mbi Tempulltaret.<<
    >>Po, tamam... Prisni pak, ishte nje dosje enkeliti...<< Ai germoi ne nje pirg me doreshkrime, dhe perpiqej te terhiqte nga mesi njeren, pa i ngritur te tjerat. Operacion i rrezikshem. Ne te vertete i gjithe pirgu u rrezua dhe nje pjese u derdh mbi dysheme. Por Belbo mbante tashme ne dore dosjen prej lekure enkeliti.
    Une i hodha nje sy listes se permbajtjes dhe e kalova hyrjen. >>Ben fjale per arrestimin e tempulltareve. Ne vitin 1307, Filipi i Bukuri la te arrestoheshin te gjithe tempulltaret ne France. Por ka nje legjende,sipas se ciles, dy dite para se Filipi te leshonte urdhrin e arrestit, ne Paris, nje qerre e terhequr prej dy buajsh braktis rrethimin e tempulltareve ne drejtim te panjohur. Thuhet se ishin nje grup kaloresish nen drejtimin e nje fare Anmont dhe ata u arratisen per ne Skoci, per t“iu bashkuar atje nje llozhe mansonesh ne Kilwinning. Sipas legjendes, kaloresit jane identifikuar me bashkesite e mansoneve, tek te cilet trashegoheshin sekretet e Tempullit te Salomonit.... Ja, urdhero“, me kishte vajtur pernjehere ne mendje. Edhe ky ketu pretendon, qe te kete gjetur fillesen e Freemansony tek ajo arratisje e tempulltareve ne Skoci. Nje budallallek, qe prej 200 vjetesh eshte duke u ripertypur vazhdimisht, fantazi puro. Asnje prove sa gjere e gjate, une mund te ngarkoj e t“Ju sjell nja 50 libra, ne te cilat tregohet i njejti gomarllek, njeri i kopjuar prej tjetrit. Ja, shikojeni, ketu e shfletova me hamendje:
    “Prova mbi ekspedicionin skocez qendron ne faktin, qe akoma edhe sot, pas 650 vjetesh, neper bote ekzistojne lidhje te fshehta, te cilat bazohen mbi Kaloresit e Tempullit. Si mund te shpjegohet ndryshe vazhdueshmeria e kesaj trashegimie?” A me kuptoni? Si do te ishte e mundur, qe Markezi i Karabase te mos ekzistonte, kur edhe Macoku me Cizme pergjerohej, te kishte qene nen sherbimin e tij?<<
    >>E kam kuptuar tashme<< tha Belbo. >>Po e hedh poshte. Por historia e Juaj e Tempulltareve me intereson. Tani, qe se fundi kam para meje nje ekspert, nuk dua te me shkase. Perse flasin te gjithe mbi Kaloresit e Tempullit dhe jo p.sh edhe mbi Maltezet? Jo, mos ma thoni tani! Eshte vone tashme, Diotallevi dhe une duhet te shkojme pas pak ne nje darke me Signor Garamondin. Por shpresoj, qe aty rreth dhjete e gjysmes te kemi mbaruar. Po qe se mundem, do ta bind Diotallevin per te bere bashke me mua nje vrap tek Pilade – ai zakonisht bie heret dhe eshte abstinencer. Juve Ju gjejme atje?<<
    >>E ku tjeter? Une i perkas nje gjenerate te humbur dhe e gjej veten time perseri, vetem kur gjendem ne shoqerine e vetmise te te ngjashmeve te mi.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #35
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    .......................vazhdon perseri neser.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 03-05-2004 mė 09:47
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #36
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    13.

    Li frere, li mestre du Temple
    Qu'estoient rempli et ample
    D'or et d'argent er de richesse
    Et qui menoient tel noblesse,
    Oł sont il? que sont devenu?

    Chronique ą la suite du roman de Favel

    Et in Arcadia ego. Pilade ishte ate mbremje vetepasqyrimi i kohes se arte. Ishte nje nga ato mbremje, ne te cilen e nuhasje, qe revolucioni jo vetem qe behej, por edhe sponzorizohej prej shoqates se pronareve. Vetem tek Pilade mund te shihje pronarin e nje fabrike pambuku, ne xhakete xhinsi dhe me mjeker, duke luajtur poker me nje ilegal te ardhshem, ne dopiopet dhe me kollare. Ne qendronim ne fillimet e nje ndryshim-paradigmash te madh. Akoma ne fillim te viteve gjashtedhjete kishte qene mjekra nje shenje dalluese e fashisteve – vetem se te duhej ta mbaje si Italo Balbo: me maje, me faqet e rruara –, ne gjashtedhjeteteten ishte bere mjekra simboli i levizjes se protestave, dhe tani ajo eshte bere komplet asnjeanese, nje shenje e pergjithshme e lirise. Mjekra ka qene qekuri nje maske (njeriu ngjit nje mjekerr fallse, qe te mos njihet), por ne fillim te viteve shtatedhjete njeriu mund te maskohej edhe me nje mjekerr prej verteti. Njeriu mund te genjente, duke thene te verteten, posi, duke e bere te verteten enigmatike dhe te pakapshme, pasi ne kontekstin e nje mjekrre askush nuk mundej me te nuhaste qellimet e mjekerrmbajtesit. Ne ate mbremje ne te cilen mjekrra gelonte edhe ne fytyrat e rruara te atyre, te cilet pikerisht ngaqe nuk mbanin, jepnin te kuptonin, qe patjeter mund te mbanin nje dhe hiqnin dore vetem per provokim.
    Por po dal nga tema. Rreth njembedhjetes u shfaqen Belbo dhe Diotallevi, hunde e buze dhe komentare te hidheta mbi ate darke te sapoabsolvuar. Vetem me vone mora vesh, se c“domethenie kishin ftesat e Signor Garamond ne vetvete.
    Belbo kaloi pernjehere tek distilati i tij i preferuar, Diotallevi e mendoi gjate, i qetesuar, dhe porositi me ne fund nje Tonic Water. Ne gjetem nje tavoline ne pjesen fundore te barit, te cilen sapo e liruan dy punonjes hekurudhash, te cilet mengjesin tjeter u duhej te ngriheshin heret.
    >>Atehere jepini<<, filloi Diotallevi. >>Keta tempulltaret...<<
    >>Jo, Ju lutem, jo tani<<, perpiqesha une te rreshqisja. >>Keto jane tashme gjera, te cilat mund ti lexosh kudo.<<
    >>Ne jemi per gojedhenen<<, thoshte Belbo. >>Ajo eshte me mistike<<, shpjegonte Diotallevi. >>Zoti e krijoi boten duke folur. Ai nuk ka derguar ndonje telegram.<<
    >>Fiat lux. Stop. Letra vazhdon<<, mermeriti Belbo. >>Ndoshta selanikasve<<, thashe une. >>Tempulltaret!<< ngulmonte Belbo. >>Atehere<<, fillova une.
    >>Nuk fillohet asnjehere me “atehere”<<, tallej Diotallevi.
    Une bera gjeste, sikur po cohesha. Prita, qe te me luteshin te qendroja. Ata nuk e bene nje gje te tille. Une u ula perseri dhe fola.
    >>Epo, e kam fjalen, historine e di cdokush. Ja tek ishte kryqezata e pare, ne rregull? Gottfried i Boullion lutet mbi Varrin e Shenjte dhe permbush betimin e tij, Balduini behet mbreti i pare i Jeruzalemit. Nje mbreteri kristiane ne Token e Shenjte. Por te mbash Jeruzalemin eshte nje gje, pjesen tjeter te Palestines nje gje tjeter, saracenet me te vertete jane mundur, por nuk jane asgjesuar. Jeta nuk eshte e kollajte atje poshte, as per te sapovendosurit dhe as per pelegrinet. Hem, dhe mepas me 1118, nen Balduinin e 11, na vijne nente tipa, te udhehequr prej njefare Hugo i Payns, dhe formojne berthamen e pare te nje Urdhri te Kaloresve te Pervuajtur te Krishtit: nje urdher murgjish, por me shpate e pajime. Me tre betimet klasike, Varferi, Paprekshmeri, Bindje, por i plotesuar me mbrojtjen e pelegrineve. Mbreti, peshkopi, te gjithe ne Jeruzalem i ndihmojne ata menjehere, dhurojne para, i strehojne ne Tempullin e Salomonit, dhe keshtu ata behen Kaloresit e Tempullit.<<
    >>Cfare njerezish jane keta?<<
    >>Hugo dhe tete te paret jane ndoshta akoma idealiste, te pershkuar prej mistikes se kryqezates. Por me vone jane djem te rinj, te lindurit e dyte te fisnikeve ne kerkim te aventurave. Mbreteria e re e Jeruzalemit eshte pak si Kalifornia e asaj epoke. Ne shtepi ata nuk kane dhe aq shume shanse, per disa edhe u ishte bere dheu i nxehte nen kembe. Te gjithen une e shoh si legjionet e huaja. C“ben njeriu, kur eshte i zhytur deri ne fyt? Ai shkon tek tempulltaret, aty mund te shetisesh boten, argetohesh, mund te merzesh, ke per te ngrene dhe per te veshur, dhe ne fund biles ke shpetuar edhe shpirtin tend. Patjeter, duhet te te kishte ardhur shpirtit ne maje te hundes, fundja do te thote, te shkoje ne shkretetire, te flije neper cadra, dite e nete te tera nuk shihje fryme tjeter te gjalle, pervec tempulltare te tjere, te kaleroje nen diellin pervelues, te duroje etje torturuese dhe djallusheve te tjere te varfer t“ua caje barkun...<<
    Une ndalova per nje cast. >>Ndoshta po ua bej nje cike si shume si Western. Ndoshta kishte nje faze te trete: Urdheri eshte bere i pasur, nderkohe vijne edhe njerez, te cilet ne shtepi jane te rregulluar mire. Por te jesh tempulltar nuk do te thote patjeter, qe te veprosh ne Token e Shenjte, njeriu mund te luaje tempulltarin edhe ne shtepi. Nje histori e komplikuar. Ndonjehere ata shfaqen si shpatare te trashe, ndonjehere vendosin njefare sensibiliteti ne ato dite. Per shembull nuk mund te thuash, nese ata kishin qene raciste: Ata i luftonin myslimanet, per ate pune ishin atje, por nen shpirtin kalorsiak, dhe ata kishin respekt ndaj njeri-tjetrit. Kur i derguari i Emirit te Damaskut vizitoi Jeruzalemin, tempulltaret i leshuan atij nje xhamķ te vogel, e cila tashme ishte kthyer ne kishe e krishtere, ne menyre qe ai te mund te mbante lutjet e tij. Nje prej diteve aty vjen nje frank, indinjohet prej pranise se nje myslimani ne nje vend te shenjte dhe e keqtrajton ate. Por tempulltaret e ndjekin intolerantin perjashta dhe kerkojne te falur per te tek myslimani. Kjo vellazeri armesh me armikun u kushton ne fund shtrenjte, pasi ne proces ata do te fajesohen edhe per mbajtje marredheniesh me sekte ezoterike myslimane. Cka ndoshta qendronte, ishte ndoshta paksa si ato aventurieret ne shekullin e kaluar, te cilet sollen “Semundjen Afrikane”. Ata nuk kishin gezuar ndonje edukim te rregullt manastiri, ata nuk ishin dhe aq te holle ne kapjen e ndryshimeve teologjike, njeriu duhet ti perfytyroje ata ndoshta si Lawrence of Arabia, i cili pas njefare kohe vishet si nje sheik... Hem, pervec kesaj eshte edhe e veshtire, qe te vleresosh tamam veprimet e tyre, pasi historishkruajtesit e krishtere, si Guillaume de Tyrus, nuk lejne rast, pa i nxire ata.<<
    >>Perse?<<
    >>Sepse ata teper shpejt u bene teper te fuqishem. Fajtor ne kete ishte shenjtori Bernard – Bernardi i Clairvaux, e njihni, besoj? Organizator i madh, reformoi Urdhrin e Benediktineve, perlan pameshire te gjithe zbukurimet prej kishave, kur ndonje koleg ia ngren nervat, si Abaelard, e sulmon ate į la McCarthy dhe, po te mundte, do ta conte ate ne turren e druve. Ne vend te kesaj ai djeg libra. Mepas ben thirrje per kryqezata dhe predikon: Vishni armet dhe beni tutje kunder te pafeve...<<
    >>Ju nuk e keni shume qejf ate<<, vuri ne dukje Belbo.
    >>Une nuk e duroj dot ate, po te ishte per mua, ai do te qendronte ne njerin prej rratheve te brendshem te ferrit, dhe jo te ishte shenjtor! Por ai ishte nje keshilltar-PR i mire per veten e tij, shiko cfare pozicioni i jep atij Dante: ai e ben ate shef kabineti te Madonnes. Shenjtor eshte shpallur, ngaqe eshte bere bashke me njerezit e duhur. Por une po flisja per tempulltaret. Bernardi e ka nuhatur menjehere, qe ideja duhej te kultivohej, ai i mbeshtet keta nente aventuriere, i kthen keta ne nje lloj Militia Christi, mund te themi te qete, qe tempulltaret, ne versionin e tyre heroik, i ka shpikur ai. 1128 ai therret enkas nje Koncil ne Troyes, per te perkufizuar, cka duhej bere me qarte me keta nente murgj ushtare, dhe nje vit me vone shkruan ai nje elozhe mbi keta “milice te Krishtit”dhe projekton nje rregull me shtatedhjetedy artikuj, i argetueshem per tu lexuar, pasi aty mund te gjesh gjithcka. Cdo dite meshe, asnje marredhenie me kalores te ekskomunicuar, por nese ndonje prej tyre kerkon pranim ne tempull, duhet ta prisnin krishterisht – pra mund ta shikoni, se sa te drejte kisha une, teksa flisja per legjione te huajsh. Mantele te bardhe duhet te mbanin, te thjeshte, pa pellush, vetem nqs ishin prej dashi ose cjapi, kepuce te hijshme moderne me maje ishin te ndaluara, te fjeturit vetem ne kemishe e pantallona, mbi nje dyshek me carcaf dhe urte nen nje batanije...<<
    >>Duhet te jete qelbur ere me ate vape qe ben atje<<, mendonte Belbo.
    >>Tek era e qelbura do vijme me vone. Kishte gjera akoma me te forta tek rregullat e Bernardit: vetem nje tas per dy veta, gjate ngrenies eshte e ndaluar te flasesh, mish vetem tre here ne jave, te premteve agjerohet, zgjimi behej me te rene mengjesi, kur puna ishte e veshtire, lejohej te flinin nje ore me teper, por per kete duhet te luteshin ne krevat trembedhjete “Ati Yne”. Ka nje Mjeshter, nje hierarki te tere me rangje me te uleta, deri poshte tek mjeshtri i stalles, djali i kuajve, sherbetore dhe pazhe. Cdo kalores duhet te kete tre kuaj dhe nje pazh, asnjefare lloji zbukurimi ne kapistall, ne shale dhe ne pajime, arme te thjeshta, por te mira, gjahu ishte i ndaluar, pervec i luaneve. Shkurt, nje jete nen ndeshkim dhe lufte. Pa permendur fare betimin e paprekshmerise, mbi te vertitet si shume, pasi behej fjale per njerez, te cilet nuk jetonin ne manastir, porse qe benin lufte, qe jetonin nder bote, nese gropen e gjarperinjve mund ta quash bote, qe asokohe duhet te kete qene Toka e Shenjte. Ne thelb rregulli thote, qe marredheniet me grate ishin shume te rrezikshme dhe qe nuk lejohej te puthje asnjeri, pervec nenes, motres dhe tezes.<<
    Belbo miratonte me koke: >>Shume mire keshtu, vetem se tek tezja une do te isha me i kujdesshem... Por me thoni, a nuk i kane akuzuar tempulltaret per Sodomķ? Ka nje liber te ketij Klosovskit, Bafometi. A nuk ishte Bafometi nje lloj perendie satanike tek ata?<<
    >>Aty do te vij mejehere. Por me perpara mendoni kete: Ata benin nje jete si marinaret, me muaj te tere shkretetire dhe vetem shkretetire. Te duket sikur je ne fund te botes, eshte nate, shtrihesh ne cader me ate tipin, me te cilin ke ngrene nga e njejti tas, je i lodhur dhe ngrin se ftohti dhe ke etje dhe frike dhe te djeg malli per nenen. Cfare ben robi aty?<<
    >>Dashuri me burra, legjion tebanik<<, sugjeroi Belbo.
    >>Por pa mendojeni, c“jete ferri, i rrethuar prej luftetare te tjere, te cilet nuk kane dhene asnje betim, kur ata mesyjne ndonje qytet, kapin vajza maoresh, me bark ere ambre dhe te gatshme per tu ndersyer, e cfare ben i shkreti tempulltar nen aromen e eshkes libaneze? Ata i leshojne atij maorin riosh. Dhe tani e kuptoni edhe Ju, perse eshte perhapur shprehja “te pish dhe te mallkosh si nje tempulltar”. Eshte pak a shume si historia e kapelanit ne llogore: ai pi dhe mallkon me shoket e tij analfabet. Dhe sikur te ishte vetem kjo. Ne stemen e tyre ata jane paraqitur gjithmone vete i dyte, njeri ngjitur pas tjetrit mbi te njejtin kale. Perse, kur sipas rregullit cdonjeri prej tyre gezonte tre kuaj? Duhet te kete qene ndonje ide e Bernardit, per te simbolizuar varferine e tyre, ose dublicitetin e rolit te tyre si kalores dhe si murgj. Por cfare mendoni Ju, cfare mendonin njerezet atehere, kur shikonin keta murgj te cuditshem, te cilet ashtu cift te ngjeshur pas njeri-tjetrit galoponin atypari, njeri me bark ne prapanicen e tjetrit? Patjeter duhet te kene shpifur mbi ta...<<
    >>Vete e kane patur fajin per kete<<, u hodh Belbo. >>Ky Shen Bernardi nuk duhet te kete qene budalla?<<
    >>Jo, budalla nuk ishte, por edhe ai ishte nje murg, dhe murgjit asokohe kishin nje perfytyrim krejt te vecante per trupin... Pak me pare kisha frike, se mos e kisha tjerrur historine pak si shume si Western, por kur e mendoj mire e mire, degjoni, cfare thote Bernardi mbi kaloresit e tij te vyer, e kam sjellur citatin me vete, pasi ia vlen me te vertete: “Ata i shmangin dhe i perbuzin mimikat, lojrat e fatit dhe mashtruesit, kenget e padegjuara dhe farsat, ata i presin floket shkurt, pasi e kane mesuar prej apostelit, qe eshte turp per nje burre, qe te kujdeset per floket e tij. Asnjehere nuk i shikon te krehur, rralle te lare, mjekrra e tyre eshte e eger, ata vijne ere dhe ngjisin prej zhulit ne pajimet e tyre dhe ne vape.”<<
    >>Nuk deshiroj te kaloj naten ne strehimet e tyre<<, mendonte Belbo.
    >>Ka qene perhere dalluese per eremitet<<, u shpreh Diotallevi, >>qe te kultivonin nje lloj papastertie te shendetshem, per te perulur trupin e tyre. A nuk ishte shenjtori Makarios ai, i cili jetonte mbi nje kollone, dhe kur krimbat i binin prej trupit, i ngrinte lart dhe i vendoste perseri mbi trup, ne menyre qe edhe ato krijesa te Zotit te kishin gostine e tyre?<<
    >>Shenjtori i kollones ishte Simeoni<<, tha Belbo, >>dhe sipas mendimit tim ai ishte ngjitur mbi nje kollone, ne menyre qe atyre, te cilet kalonin aty poshte, tu peshtynte mbi koke.<<
    >>Une e urrej shpirtin e Luminizmit<<, tha Diotallevi. >>Sido qe te jete, ka patur nje shenjtor mbi kollone me krimba, sic e kam thene une, ne ishte tash Makarios apo Simeon. Por une nuk jam ndonje autoritet ne te tilla gjera, pasi une nuk kujdesem mbi karagjozlliqet e Gojimeve.<<
    >>Po Rabinet e tu te Xherones, ata ishin te paster, apo jo?<< pyeti Belbo.
    >>Ata jetonin ne vrima te qelbura, pasi Gojimi i tyre i kishte syrgjynosur ne geto. Tempulltaret e tu perkundrazi qelbeshin prej qejfit.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #37
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Post

    .................................vazhdimi.

    >>Te mos e dramatizojme<<, thashe une. >>A keni pare ndonjehere ndonje trupe rekrutesh pas nje marshimi? Por une J“ua tregova te gjitha keto thjesht, per te bere me te qarte antagonizmin e brendshem te tempulltareve. Nje tempulltar duhet te ishte asket dhe mistik, ai nuk lejohej as te hante as te pinte dhe as te q...., por ai bente tutje neper shkretetire dhe u priste kokat armiqve te Krishtit, dhe sa me teper priste, aq me teper pike mblidhte per bileten e hyrjes per ne Parajse, ai qelbej ere dhe cdo dite behej me zhulanjos, dhe pastaj vjen shen Bernardi tehu dhe i kerkon edhe, qe ai, kur te kishte pushtuar ndonje qytet, te mos versulej mbi vashat e reja maore ose, ku e di une, edhe mbi te vjetrat, dhe qe neper netet e zeza pa hene, kur, sic e dini, samumi fryn neper shkretetire, te mos i lejoje vetes ndonje favor te vogel nga shoku i tij me i ngushte! Si ia del dot kesaj, qe ne te njejten kohe te jesh edhe murg edhe komit? Ti therr barqe dhe nderkohe kendon Ave Maria, ty nuk te lejohet te shohesh ne fytyre kusheriren tende , dhe pastaj vjen pas nje rrethimi disaditor ne nje qytet, kryqtaret e tjere e bejne para syve te tyre me gruan e Kalifit, suleika te mrekullueshme hapin korsete e tyre dhe thone: “Merrme mua, merrme mua, vetem me ler ne jete...” S“ka aty, e cfare se, tempulltari duhet te jete i qendrueshem, zhulanjos dhe te vije ere e keqe, ashtu sic e donte shen Bernardi, dhe i pershpirtshem te recitoje lutjen e mbremjes... Nga ana tjeter, te nevojitet vetem te lexosh Retraits ...<<
    >>Cfare jane keto?<<
    >>Rregullat e te sjellurit te Urdhrit, te permbledhura shume vone, teksa Urdhri ishte, si me thene, ne benevreke. Nuk ka me keq se nje ushtri, e cila merzitet, sepse lufta ka mbaruar. Ne nje pike te caktuar per shembull, perleshjet behen te ndaluara, plagosjet e nje te krishteri per gjakmarrje, marredheniet me nje grua, shpifjet ndaj ndonje vellami. Nuk te lejohet te lesh te arratiset ndonje skllav, te mos thuash i nxehur: “Po ja mbath tek saracenet!”, te mos humbasesh asnje kale prej mosvemendjes, te mos dhurosh asnje kafshe pervec qenve dhe maceve, te mos largohesh pa leje, te mos thyesh vulen e Mjeshtrit, te mos e braktisesh vendqendrimin naten, te mos japesh borxh parate e Urdhrit, pa qene i autorizuar per kete, te mos i perplasesh i zemeruar rrobet perdhe...<<
    >>Te ndaluar mund te marresh, cka njerezit zakonisht bejne<<, tha Belbo. >>Njeriu mund te fitoje prej kesaj nje pasqyre mbi te perditshmen.<<
    >>Hem, le te shohim pak<<, tha Diotallevi. >>Nje tempulltar, i nxehur prej dickaje, cka vellezerit i kane thene ose kane bere me te ne mbremje, braktis fshehurazi naten vendqendrimin, me kale, me nje pazh maor dhe tre kokosha mbi shalen e kalit: ai kaleron tek nje grua me nje stil jetese paksa liberal, i dhuron asaj kokoshat dhe perfiton ne kete menyre nje rast per nje bashkefjetje te palejueshme... Pastaj ne te bere e siper, kopili maor can ferren bashke me kalin, dhe tempulltari yne, akoma me i qelbur, me i peshtire dhe zhulanjos se zakonisht, vjen me bisht nder shale ne shtepi dhe paguan, qe te mos spiunohet, nje gjobe heshtjeje (nga arka e Urdhrit) tek fajdexhiu cifut i zakonshem, i cili pret tek porta si zhgaba mbi dege te pemes... <<
    >>E the vete, Kaifas<<, u hodh Belbo.
    >>Epo, njeriu flet keshtu, brenda klishéve. Diten tjeter perpiqet tempulltari yne, ne pamundesi te pazhit, te pakten te gjeje ndonje gjurme te kalit. Por nje tempulltar tjeter i bie ne te dhe ne mbremje (e dini tashme, ne te tilla bashkesi, eshte zilia si ne shtepi te vet), teksa, per kenaqesine e te gjitheve, shtrohet mishi mbi tavoline, ai dic len te kuptoje me lojra fjalesh. Kapiteni krijon dyshime, te dyshuarit i hipen gjaku ne koke, skuqet, nxjerr shpaten prej millit dhe versulet mbi vellamin... <<
    >>Mbi Sikofantin<<, precizon Belbo.
    >>Mbi Sikofantin, drejte, ai versulet mbi denoncuesin dhe e prish ne fytyre. Ky nxjerr shpaten, te dy fillojne te perleshen, kapiteni bubullin “Qetesi aty!” dhe godet me pellemben e dores tavolinen, vellezerit kukurisin... <<
    >>Duke pire dhe duke mallkuar si nje tempulltar... <<, plotesoi Belbo.
    >>Mallkuar Zoti, e marrte djalli, per ate qiell, Zoti te marrte, Jezusmariajozef!<< e dramatizova une.
    >>Pa dyshim, njeriu yne nuk eshte me ne vete, ai ... dreqi e mori, cfare ben nje tempulltar, kur nuk eshte me ne vete?<<
    >>Ai merr ngjyre vjollce<<, propozoi Belbo.
    >>Tamam, e thua dhe ti, ai merr ngjyre vjollce, i cjerr rrobat nga trupi dhe i perplas perdhe..<<
    >>Dhe bertet: Mbajeni kete m..t kemishe, ju dhe tempulltaria juaj e m..tit!<< propozova une. >>Ose me teper, ai godet me shpate mbi vule, e thyen dhe bertet: Po ja mbath tek saracenet!<<
    >>Me kete, me nje te goditur, ai ka thyer te pakten tete rregulla.<<
    >>Po<<, thashe une dhe, qe te ilustroja me mire tezen time, plotesova: >>A mund ta perfytyroni nje tip te tille, i cili thote: po ja mbath tek saracenet, teksa mevone nje dite prej diteve, prokurori i mbretit e arreston ate dhe i tregon hekurat e nxehte? Trego, sherbetor i djallit! Pranoje, ju e keni futur ate ne prapanice. Kush, ne? Ha, ato daret e juaja me bejne per te qeshur, ju as ia keni idene fare, se c“eshte ne gjengje te beje nje tempulltar: Juve do t“jua fus ato ne prapanice, juve dhe Papes, dhe po me erdhi ne dore, edhe mbret Filipit!<<
    >>Ai ka pranuar, ai ka pranuar! Si urdheron, patjeter keshtu ka ndodhur<<, thirri Belbo. >>Merreni! Ne qeli me te, dhe cdo dite nga nje kane me vaj persiper, qe mevone te digjet me mire!<<
    >>Tamam si kalamajte e vegjel<<, perfundoi Diotallevi.
    Nje vajze u afrua ne tavolinen tone, me nje nishan ne hunde dhe me disa flete ne duar. Ajo na pyeti, nese kishim nenshkruar tashme per shoket e arrestuar ne Argjentine. Belbo nenshkroi menjehere, pa e lexuar tekstin. >>Sidoqe te jete ata ia kalojne me keq se une<<, i tha ai Diotallevit, i cili e pa ate i cuditur. Pastaj u kthye nga vajza: >>Ai nuk mundet dot te nenshkruaj, ai i perket nje pakice indiane, tek te cilet eshte e ndaluar, qe te shkruash emrin tend. Shume prej tyre jane ne burg, pasi qeveria i perndjek.<< Vajza e pa Diotallevin me meshire dhe ma zgjati mua fleten. Diotallevi u lehtesua.
    >>Kush jeni ju?<< e pyeta une.
    >>Cfare do te thote kush jeni ju? Shoket ne Argjentine!<<
    >>Mire, po prej cilit grup?<<
    >>Takuaras, perse?<<
    >>Po Takuaras jane fashiste<<, guxova une ti kundervihesha, pas asaj te pakte, cka kuptoja.
    >>Fashist!<< mermeriti vajza. Dhe iku.

    >>Por atehere keta tempulltaret na ishin ne fakt djallushe te varfer<<, mendonte Diotallevi.
    >>Jo<<, thashe une, >>eshte faji im, ne qofte se eshte krijuar kjo pershtypje, une jam perpjekur, qe historine ta bej sa me te gjalle. Cfare thame vlen vetem per trupen e thjeshte, por Urdhri mori qe prej fillimit dhurata te medhaja dhe shpejt kishte pronat e veta ne te gjithe Europen. Perfytyrojeni pak, mbreti Alfons i Aragones u fal atyre nje krahine te tere, dhe ne testamentin e tij biles ai ua prokuron mbreterine e tij ne rast se ai vdes pa trashegimtar. Tempulltaret nuk i kane bese atij dhe bejne nje transaksion, sipas modelit: Jo, faleminderit, ne do te kishim me teper qejf disa vogelsira tani, menjehere. Por keto vogelsira na ishin nje gjysem dyzine keshtjellash ne Spanje. Mbreti i Portugalise u fal atyre nje pyll, i cili akoma ishte i pushtuar prej maoreve, tempulltaret e mesyjne ate, i ndjekin maoret dhe themelojne keshtu thjesht qytetin Coimbra. Dhe keto jane vecse episode. Shkurt e thjeshte, nje pjese e tyre lufton ne Palestine, por pasuria e Urdhrit zhvillohet ne atdhe. Dhe cfare ndodh? Kur dikujt i duhet te veje ne Palestine dhe i duhen parį atje dhe nuk ka besim, qe te udhetoje me xhevahire dhe flori, i depoziton ato tek tempulltaret ne France ose ne Spanje ose ne Itali, merr per kete nje kupon dhe e shlyen ate ne Orient.<<
    >>Kjo eshte nje leter krediti<<, tha Belbo.
    >>Ashtu eshte, ata kane shpikur cekun, shume me perpara se bankieret ne Firenze. Dhe si rrjedhoje, ashtu peu į peu, ca nga dhuratat, ca nga pushtimet me forcen e armeve, ca prej provizioneve prej operacioneve te tyre financiare, tempulltaret u bene nje koncern multinacional. Per te udhehequr nje nderrmarje te tille, te duhen njerez, te cilet e kane koken te ngjeshur fort mbi supe, njerez, te cilet jane ne gjendje, qe te bindin nje si Papa Inocenti II., qe tu leshoje nje privilegj te jashtezakonshem: Urdhrit i lejohet, qe te mbaje gjithcka, cka plackon gjate luftes, dhe atje ku ka pasuri, ai nuk i nenshtrohet as mbretit dhe as peshkopeve, as patriarkeve te Jeruzalemit, por vetem dhe vetem Papes dora vete. I cliruar ne cdo vend prej Te dhjetes, ai ka te drejten, qe ne zonat e kontrolluar prej tij te grumbulloje vete Te dhjeten... Me nje fjale, ai eshte nje nderrmarje e lulezuar, ne te cilen askush nuk mund te fuse hundet. Nuk eshte dhe cudi, perse ai shikohej shtrember prej peshkopeve dhe zotave boterore, dhe nderkohe askush nuk mund te heqe dore prej tyre. Kryqtaret jane njerez te cmeritur, te cilet fugojne, pa e ditur, as se per ku dhe as se c“do te gjejne atje, tempulltaret perkundrazi jane si ne shtepine e tyre, ata e dine, se si te merren vesh me armiqte, ata e njohin vendeperqarkun dhe artin e luftes. Urdhri i Tempulltareve eshte nje ceshtje serioze, edhe pse e gjithe fama e tyre rrjedh prej cakerrise se trupes se tij sulmuese.<<
    >>A ishte valle vetem cakerria?<< pyeti Diotallevi. >>Me se shumti tash, njeriu habitet gjithnje e me teper prej humneres mes mencurise politike dhe asaj administrative dhe stilit tyre sakrifikues į la Green Berets, vetem guxim dhe aspak tru. Le te marrim per shembull historine e Askalonit...<<
    >>Po le ta marrim ate<<, tha Belbo, i cili per nje moment ishte kthyer mbrapsht, per te pershendetur me gjeste te medhaja njefare Dolores.
    Ajo, e pershendetura, u ul tek ne ne tavoline dhe thirri >>Po, po, une dua te degjoj historine e Askalonit, dua ta degjoj ate.<<
    .................................................. ......vazhdimi heres tjeter
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #38
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga MILOSAO, kulturore e Gazetės Shqiptare

    Sekretet e Urdhrit Mistik tė Tempullarėve

    Giuseppe Cosco

    Misteret e Tempullarėve
    Ishte 18 marsi i vitit 1314, nė Paris, kur nė njė ishull tė vogėl tė lumit Sena ėshtė parė pėr herė tė fundit Mjeshtri i Madh i Kalorėsve Tempullarė, Jacques de Molay sė bashku me disa kalorės tė tjerė. Kėta ishin tė famshmit Tempullarė. Rreth tyre janė shkruar njė numėr i jashtėzakonshėm librash. Tė shumtė janė misteret qė e rrethojnė kėtė Urdhėr tė fuqishėm priftėrinjsh-luftėtarė. Po ku konsiston ky sekret i tmerrshėm i tyre? Ekziston vallė thesari pėrrallor i Urdhrit? Ēfarė dihet sot pėr kėta kalorės tė famshėm?

    Tė paktėn, pėr kėtė pyetje tė fundit, ndoshta, mund tė jepet ndonjė pėrgjigje nėpėrmjet atij qė quhet “Dokumenti Rubant”, pak i njohur pėr opinionin e gjerė. Ky material bazohet mbi njė tekst tė datuar 11 prill 1308. Ky dokument afirmon, midis tė tjerash, se Filipi i Bukur (Mbret i Francės), siē quhet nė dokumentet tempullare, pa e kuptuar, ishte vėnė nė zotėrim tė “riprodhimeve tė shkėlqyera, nxjerrė nė dritė shumė kohė mė parė, nė rast se organizohej njė sulm i pakontrollueshėm dhe i papėrballueshėm kundėr Urdhėrit”. Kėshtu pra, nėse i quajturi “dokumenti Rubant” ėshtė i vėrtetė, ashtu siē duket se ėshtė, atėherė ėshtė i kuptueshėm edhe se pse ėshtė i panjohshėm nga pjesa mė e madhe e historianėve, se pse pėr Milicinė e Tempullit dihet shumė pak. Fakt ėshtė se deri mė sot janė studiuar edhe shumė dokumente false.


    Cili ėshtė pra ky “sekret” i tmerrshėm i mbrojtur me kaq zjarr, deri nė sakrifikimin e jetės sė Jacques de Molay? Ai i briti kėshtu inkuizitorėve tė tij, mė 26 nėntor 1308: “Do mė pėlqente shumė t’ju flisja pėr disa gjėra, sikur tė mos ishit kėto qė jeni, e sikur tė ishit tė autorizuar pėr t’i dėgjuar”. Mos ndoshta ishte Graal, simboli i dijes, ai qė mbrohej me kaq skrupulozitet nga Urdhri? “Shenjti Graal”, shkruan Introvinji “nuk ėshtė vetėm gjaku mė fisnik, i destinuar pėr tė mbretėruar tė gjithė botėn, por-atij qė mundet tė hyjė nė kontakt me energjinė nėpėrmjet ritualeve tė pėrcaktuara-do t’i garantojė deri edhe pavdekėsinė” (Miti i Graal).

    Robert Charroux tek “Libri i sekreteve tė tradhtuara” (Milano 1969) shkruan: “Tempullarėt konsideroheshin si mbajtėsit dhe vijuesit e njė “misteri” tė njė rėndėsie thelbėsore pėr tė cilėn asnjė profan-qoftė ky edhe vetė Mbreti i Francės-duhej tė ishte nė dijeni”. Prej njė deklarate tė bėrė gjatė procesit tė Jacques de Molay merret vesh edhe njė fakt tjetėr i jashtzakonshėm. Mė 11 prill 1309 u thėrrit si dėshmitar Mjeshtri Radulphe de Praellis, i cili deklaroi, nėn betim, se njė kalorės tempullar, i quajtur Gervais i Komandės sė Laon, i kishte treguar se Urdhri ruante njė sekret tė njė rėndėsie tė tillė qė “do tė preferonte mė mirė t’i hiqnin kokėn sesa ta tregonte atė; ishte diēka aq e fshehtė sa nėse Mbreti i Francės do ta kishte parė, do tė dėnohej me vdekje prej Tempullarėve qė e ruanin si gjėnė mė tė shenjtė kėtė sekret”.

    Disa historianė janė tė mendimit se ekzistonte njė shoqėri e fshehtė midis drejtuesve tė Urdhrit dhe ata qė ishin tė deklaruar zyrtarisht si Mjeshtrit e Mėdhenj nuk ishin drejtues e vėrtetė tė Urdhrit. Ndryshe si mund tė shpjegohet ajo qė thotė nė proēes Mjeshtri i Madh Jacques de Molay: “Unė jam vetėm njė kalorės i thjeshtė”! Tė njejtėn gjė deklaroi gjatė proēesit kundėr Jacques de Molay edhe Mjeshtri tjetėr i Madh Geoffroy de Gonnoville, qė deklaroi: “Eh, por unė jam krejt i pazoti pėr tė mbrojtur apo pėr tė dėmtuar Urdhrin”. Jean Marqučs-Rivičre shkruan se: “Ekzistonte nė gjirin e Tempullarėve njė grup qė kishte pėrqėndruar nė duart e tij sekretet e fuqisė, i cili mbėshtetej nga njė rreth ezoterik rigoroz”. Robert Ambelain ėshtė i tė njejtit mendim me atė tė historianit Wilke, por ai shkon dhe mė tej, duke i dhėnė edhe njė emėr kėtij grupi, duke e quajtur atė “Tempulli i Zi”.

    Ekzistonte pra midis Tempullarėve njė tjetėr “Urdhėr sekret”? Disa studiues janė tė bindur pėr kėtė gjė duke thėnė se bėhet fjalė pėr “Prioratin e Sionit” (Prieuré de Sion), urdhėr i cili edhe sot e kėsaj dite mendohet se ėshtė aktiv e, midis detyrave tė tyre tė fshehta, ėshtė dhe ajo e restaurimit tė dinastive mbretėrore jo vetėm nė Francė por nė tė gjithė Evropėn. Vlen pėr tė theksuar se kjo ēėshtje e tyre kurrė nuk ka rreshtur sė funksionuari. Pėrkundrazi, ajo ka funksionuar nė linjė direkte duke nisur qysh nga Dagoberto II dhe djali i tij, Sigisberto IV. Nėpėrmjet aleancave tė ndryshme dinastike dhe martesave, ky gjak mbretėror francez pėrfshin edhe Goffredo i Buliones, i cili mė 1099 pushtoi Jeruzalemin, si dhe mjaft familje fisnike tė tė shkuarės e tė tė sotmes si: Blanchefort, Gisors, Saint-Clair (Sinclair nė Angli), Montesquiou, Montpézat, Poher, Lusignano, Plantard e Asburgo-Lorena”. Pra bėhet fjalė pėr njė teori komplotesh qė e kanė origjinėn nė errėsirėn e shekujve tė shkuar.

    Me pak fjalė, e gjitha kjo do tė thotė edhe qė Urdhri i Tempullit qenkėsh krijuar prej “Prioratit tė Sionit”. Tani mbetet pėr t’u shtruar pyetja nėse ekzistojnė dokumente qė e vėrtetojnė kėtė gjė si dhe cila ėshtė lidhja e tyre me Tempullarėt. Richard Andrews dhe Paul Schellenberger na tregojnė se ekzistenca e Prioratit ėshtė e provuar katėrcipėrisht nėpėrmjet dokumenteve tė rėndėsishėm: “Emri origjinal i organizatės gjandet nė njė statut tė vitit 1152, si edhe nė njė kopje me prejardhje nga njė pergamenė tė datuar mė 1178. Bėhet fjalė qė organizata tė jetė themeluar me emrin “Urdhri i Sionit”, ndėrsa titulli “Priorat i Sionit” ėshtė adoptuar mė 1188. Ka nga ata qė mbėshtesin idenė se bėhet fjalė pėr njė grup fanatik prej rradhėve tė Kalorėsve Tempullarė, por kjo teori kundėrshtohet. Shkėputja e “Urdhrit tė Sionit” mė 1188 prej trungut fillestar tė Urdhrit tė Tempullarėve ka ndodhur gjatė njė episodi legjendar, tė njohur nė histori.

    Mirėpo ēėshtja ėshtė shumė mė e ndėrlikuar se kaq. Nga vėzhgimet duket edhe se nė brendi tė Urdhrit ngjizeshin kulte sekrete dhe se njė lloj ezoterizmi tempullor ka ekzistuar me siguri midis tyre. Pėr fat tė keq, siē shkruan Lavisse nė veprėn e tij “Historia e Francės”, fshehtėsia e aktivitetit tė tyre ishte absolute: “Tė gjitha punėt e Tempullit kryheshin nė fshehtėsinė mė tė madhe; rregullat e shkruara ekzistonin vetėm pėr njė grusht Tempullarėsh; leximi i tyre ishte i rezervuar vetėm pėr mė tė parėt nė rang; shumė Tempullarė nuk ishin vėnė kurrė nė dijeni pėr kėtė gjė”. Kalorėsi tempullar Gaucerand de Montpezat, njė fis i largėt i mbretėrorėve tė Danimarkės, ka pohuar: “Kemi tre ligje qė askush nuk do t’i njohė kurrė, me pėrjashtim tė Zotit, tė Djallit dhe tė Mjeshtrave”.

    Gjithashtu fakt i sigurtė ėshtė edhe se filozofėt arabė kanė pas influencuar mjaft nė rradhėt e Kalorėsve tė Tempullit. Me siguri Urdhri pati ndjekur elementė doktrinorė dhe rituale tė ndryshme tė ezoterizmit oriental. Ai u has me fluksin e mjaft bashkėsive ezoterike myslimane sė bashku me pėrshkrimin prej tyre tė njė bote ndryshe, tė bashkuar dhe pėr njė urdhėr tė ri social botėror.


    Nuk ėshtė e tepėrt, pėrsa i pėrket kėsaj ideje, tė kujtohen ambiciet e Frederikut II tė Hohenstauffen, tė tė ashtuquajturit “Zot i Botės “, perandor i Gjermanisė, Mbret i Rumunėve, Mbret i Sicilisė, Mbret i Jeruzalemit qė, nė fund tė shekullit XI ishte ende njė legjendė. Saba Malespini shkruan pėr tė: “Ky Ēezar i ri, qė ishte sovrani i vėrtetė i botės dhe lavdia e tė cilit ishte pėrhapur nė tė gjithė universin, duke besuar pa asnjė hezitim zėrat se mund tė bėhej i barabartė me Zotat nėpėrmjet studimit tė matematikės, filloi tė rrėmonte deri nė rrėnjėt e mistereve tė qiellit “.

    Mos vallė pikėrisht ky projekt i tij ndiqej edhe prej Tempullarėve?

    Federico II, u vu nė zotėrim tė njė diēkaje tė tmerrshme qė rastisi ta zbulonte nėpėrmjet njė anagrame, ende edhe sot tė padėshifruar. Nė Kėshtjellėn e tij Malore, nė Pulia, tėrėsisht e ndėrtuar sipas stilit tė arkitekturės sė Tempullit tė Salomonit (ja katėr masat-kryesore (ēelsi): 60-30-20-12 kubit), mbi njė skulpturė femėrore tė pėrgjunjur pranė njė kalorėsi ai skaliti kėto gėrma misterioze: D8 I D CA D BLO C L P S H A2. Nė kėtė formulė enigmatike, tė risjellė nė dritė nga Robert Charroux, ėshtė skalitur sekreti i Frederikut II dhe i Kėshtjellės Malore.

    Frederiku II, mė 1228, nė San Giovanni d’Acri, megjithse i goditur prej mallkimit papal, kishte marrė pjesė gjithėsesi nė Tavolinėn e Rrumbullakėt tė Kalorėsisė mė tė mirė botėrore: Tempullarėve, Spitalorėve, Teutonikėve, saraēenėve Fąlas, Turqve, Batinyah, Rabitėt e Spanjės, etj., tė gjithė tė mbledhur pėr Paktin Sekret. Kjo ėshtė pikėnisja e Kalorėsisė sė Urdhrave tė fshehtė fillestarė. Pikėrisht kėtu, nė fund tė fundit Tempullarėt u zhveshėn pėrfundimisht nga doktrina pėr tė cilėn ata ishin krijuar, prej ezoterizmit tė tyre e prej “sekretit” tė tyre tė parrėfyeshėm i cili determinoi zhdukjen e tyre. Ėshtė mė shumė se e mundshme qė milicia e Tempullit tė kishte lidhje tė fshehta me organizata tė tjera ezoterike dhe praktikonte rituale tepėr tė fshehtė.

    Midis detyrave tė tyre, ishte dhe ajo e vėnies sė botės nėn njė autoritet suprem. “Efektivisht ngjan,-vazhdon Charroux-se ėndrra mė e madhe e Urdhrit, qėllimi suprem i aktivitetit tė tyre tė ketė qenė ringjallja e konceptit tė Perandorisė...qė nė kėtė rast do tė thotė Lindja islamike dhe Perėndimi Kristian...Njė lloj federate shtetesh autonome nėn drejtimin e dy shefave, njėrit shpirtėror, Papa; tjetrit politik, Perandori, tė dy tė zgjedhur dhe tė varur nga njėri-tjetri. Dhe mbi papatin e perandorin, njė autoritet suprem, misterioz”. Kush ishte ky autoritet suprem?

    Tempullarėt ishin tė zhytur nė ezoterizėm, dhe falė influencės sė tyre sekti katar i Albigezėve, “u shndėrrua esencialisht nė njė lėvizje “sufi”, me koncept pėr njeriun e plazmuar nė ēdo gjė nėn modelin ideal tė “Pir”, domethėnė tė “tė urtit tė madh” tė sekteve sufi. Ndėrkohė qė fuqia magjike qė ato ia atribuonin Sacro Graal-it tė Shenjtė (vazoja e pėrdorur nga Jezui pėr darkėn e fundit e nė tė cilėn ėshtė i grumbulluar i gjithė gjaku i tij) ishte e njėllojtė me fuqinė magjike tė atribuar Khidr, domethėnė mantelit jeshill flakėrues tė parajsės sufi. Sėrish analoge me ato sufi ishin teoritė katare rreth krijimit tė njė shoqėrie tė tipit teokratik...”

    Sėrish sekrete okulte tė padėshifrueshme. Enigma tė pazgjidhura si ajo qė i pėrket thesarit tė famshėm tė tempullarėve. Ata kishin arritur njė pasurim tė madh, pėshpėritej se praktikonin artin e alkimisė. Nė shekullin e kaluar njė zbulim i jashtzakonshėm i dha mė shumė forcė kėsaj hipoteze; u gjetėn, aty ku kanė patur qendrėn dy komanda tė Urdhrit, nė Borgonjė (Essarois), dhe nė Toskanė (Volterra), dy kutiza tė vogla antike, tė ilustruara me figura dhe simbole alkimike. Studiuesi von Hammer deklaroi se kutizat ishin pa pikė dyshimi me origjinė tempullore. Njė zbulim tjetėr i jashtzakonshėm i dedikohet Theodor Mertzdorff, studiues skrupulo gjerman, i cili mė 1877, i paraqiti shtypit njė dokument tempullor, tė gjetur nė Hamburg, qė pėrmbante njė numėr rregullash. Ja ēfarė thotė artikulli 19 i kėtij dokumenti: “Ėshtė e ndaluar, nėpėr vend-qėndrimet ku vėllezėrit nuk janė tė zgjedhur, tė punohet me disa shkenca tė ndėrmjetme filozofale, e nė kėtė mėnyrė tė pėrpunojnė metale prej tė cilėve dalin ari dhe argjendi. Kjo gjė bėhet vetėm nėpėr vende tė fshehta”.

    Thuhet se Mjeshtri i fundit i Madh de Moley, zgjodhi fshatin francez Arginy pėr tė fshehur “thesarin” Urdhrit prej dy Kalorėsve. Nė tunelet e errėta tė kėshtjellės sė sė Arginy, qė shtrihet mbi njė rrjet galerishė tė fshehta, tė cilat Daniel Réju i pėrshkruan: “fshat i izoluar mudis Aone dhe Beaujolais”, duhet tė ketė ndonjė gjė tė paimagjinueshme. “Kulla e Tetė Bukurive”, e ashtuquajtur edhe “Kulla e Alkimisė” pėr shenjat magjike misterioze dhe simbolet alkimike tė dizenjara nėpėr muret e saj, ėshtė konstruksioni mė antik i kėshtjellės dhe u bė objekt i vizitave tė pafundta tė studiuesve dhe pėlqyesve tė ideve ezoterike, midis tė cilėve dy personazhe tė jashtzakonshėm, Eugéne Canseliet dhe Armand Barbault.

    Ajo ēfarė gjetėn apo deshifruan kėta alkimistė ende nuk ėshtė bėrė e ditur. I famshmi “thesar” i Tempullarėve mbetet akoma njė mister i pazgjidhur ndaj mund tė ketė tė drejtė André Douzet kur shkruan: “Ndoshta autori francez Robert Charroux e gjeti ēelėsin kur deshifroi kėto pjesė nga libri i Breyer: {Mendo me ngulm: arti i madh ėshtė Dija}”. Njohja e mistereve sublime ėshtė tejskajshmėrisht e rrezikshme, kur mendon se ende edhe sot e kėsaj dite ende gjithēka mbėshtillet me njė vello tė plotė misteri. Ėshtė njė mister i padepėrtueshėm qė duket se mishėron fjalėt e Ja’far Sadiq (ob. 148/765): “Kauza jonė ėshtė njė mister i madh, misteri i diēkaje qė ėshtė e tillė, njė mister qė vetėm njė mister tjetėr mund ta zbulojė: ėshtė misteri i njė misteri qė mbėshtetet mbi njė mister”.

    Perktheu: Edi Deliu
    wrong verb

  9. #39
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Kaloresit e Tempullit ishin nje force e madhe financiare ne Europe. Mund te quheshin si Banka Qendrore Europiane e kohes. Kishin cash, letra krediti etj etj.
    Ky ishte dhe sekreti i tyre. Miti i Jacque de Molay dhe i qerres me kashte demantohet per bukuri nga Umberto Eco ne librin e tij "Lavjeresi i Faucault"

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ca mendime per Pedron e per Letersine..

    Pedro ben sakrifice..
    Ai lexon .. shkruan.. perkthen e na jep si llokum shkrimet e ketij Umbertos ti kullufisim dhe ne tjeret..pa u lodhur..

    Edhe ne tren ai ne vend te guduliset me ndonje te dashur perkundrazi lexon e thellohet ne dokrrat e Umbertos..

    Keshtu jane disa njerez..Lodhen per te tjeret..
    Sdi po Pedro me kujton ata dhjetra titane te Letersise tone qe perkthenin literaturen boterore qe ta lexonte kombi yne..e te qyteterohej..
    A na qyteteruan valle..
    Kam nje ide qe tutoret qe ja marrin tezeve e xhaxhallareve vajzat e ja cojne ne Semafor.. e me ato para blejne tulla per te bere Shtepi te medhaja qe te fusin kokat boshe e zhulse te sorrollopit te tyre e hekurishte ne forme qerresh me 4 rrota qe i quajne benza.. vijne nga ata te Palexuarit..
    Pak besoj jane ata qe te ken lexuar libra e te punojne si Tutore..
    Por kush ka te drejte ne Llogjiken e tije..
    Tutoret a Pedrot tane sikurse Petro Zheji e petro Markot me shoke..

    Mijra nete pa gjume mbi libra e fjalore per ti dhene shqiptareve Biblioteken e Shpirtit.. e kjo lodhje e skrapacim i tyre shperblehej me nje tollon djathi a nje lat drush..asgje tjeter..
    Nano i thote Lesit.. boll bera per Partine me 4 vjetshin e burgut..tani do bej qejf.. dhe vertet ai spo le qejf pa bere..
    Ne fakt 4 vjetshin burg ai nuk u nis ta beje per Partine por i erdhi si rrufe nga qielli pa e kerkuar ai kte sakrifice.. mirpo duke qene egoist ai kerkon ti super shpeblehet kjo dhe njekohesisht i zhdem ne dru ata qe ben nga 20 30 vite burg e jo burg Saliu por burg Kadriu.. e qe kerkojne vec therrime nga Kazani i Nanos..
    Cka lidhje kjo me Letersine do thot ndonjeri..
    Ka..

    Nano kerkon ti jap kuptim Jetes se tije por dhe Letersia ne fakt aty synon ..te na mesoje si ti bejme me kuptim ditet tona..

    Dikush ja jep kuptimin me xhin e uiski e shal femrash e dikush me lodhje..dhe kjo lodhje jo per plotsim te kenaqsive stomakore e rrush-gonxhe -ore por per lodhje qe kenaq idene se x , y pune i sherben te tjereve..
    A ben Letersia nje mision ashtu vet instiktivisht apo njerzit e kerkojne ate nga Letersia sepse i llogarisin Shkrimtaret (qe e bejne letersine) si lloji i atyre qe lodhen per te tjeret..

    A mos valle Letersia na ndihmon qe te vazhdojme te shpresojme .. sikurse thote qe me 1790 -ten Jean Antoine de Condorcet se " nje dite do te vij ai cast qe dielli do te ndricoje mbi njerez te lire qe nuk do ndjehen te varur nga ndonji zot tjeter vec arsyes se tyre..."..


    Ne Amerike lulezojne te tjere lloj filozofesh..e ne Europe te tjere..
    Per vete a per te tjeret.. dhiz iz kuescen..

    C'behet me perkthyesin e talentuar Petro Zhejin me shoke..

    A ka me idealiste qe punojne per nje tallon gjize apo i jane sulur arkiv-gjykatave e kadastrave per PRONAT..

    E po Njeriu e dashka pak rehati per vehte..

    Leshin ma moret ..kakerdhijat po..qumeshtin po.. e po lekuren e dua per vehte ..thot delja..

    A ka lidhje letersia me atdhe dashurine..
    Ka..

    Pikerisht ideja qe te kemi nje atdhe te mire eshte nje arsye qe shkruhet letersi..sepse nje atdhe i mire ..do njerez te mire..

    Atdheu im eshte vila ime..benxi im..qofshin keto ne kaliforni apo australi.. mund te thote dikush..
    Po ne Forum pse vijme pra..
    Sepse na bashkon ideja se jemi ngrohur ne nje diell..e ēoē kemi te perbashket qe duhet ta konsumojme me njeri jatrin..

    Pedron tone Letersia e ka cuar drejt sakrifices..
    C'ti them-- Ti them lodhu..apo ti them.. po pse a derbardhe.. ēan drrasa me kta te semure te gjenerates se europes se pas-luftes..e .. meso nga katundaret tone..qe piksynojne dashnoret..benxat..qejfet..ose nga Nano Sheiku ..

    Saliu lodhet..per miletin (ashtu kujton e beson ai) po nuk e votojne..
    Ate hajdutin Nanon e duan..ate e votojne.. ate duan ti shurroje ne krye sepse ēoē del nga kazani i tije per mamate e babat e tyre sahanlepiresa..


    Ketu eshte pikpyetja e madhe..

    Pra letersia vec nje pakice e ben humane.. Kusuri..shumica vazhdojne e jetojne per vehten..

    Aka ndonje Vile ndonje Rilindas ne Plazh?

    Asnjeri..
    Ama ka e bij e bojaxhiut Agolli.. vil e benz..

    Mo u lodh o Pedro per kte pis milet..

    Oret ne tren beji me ndonje cupke te bukur..qe e do e te do e lere sartro-umberto-bloomet ne shpellat e tyre te meditimeve ..

    qashtu..

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •