Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #21
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ............................................vazhdi mi

    Por tash, pas te gjithave, cka kishte ndudhur deri tani, dhe me alegorine e Rosencreutzer para syve, tani Belbo, gjate kerkimit te nje fjalekalimi, kishte rene perseri pre e atyre ushtrimeve me emrin e Zotit. Por ai duhet te kishte luajtur me numra si tridhjetegjashte ose njeqindenjezet, nese ishte ashtu, sic e merrja une me mend, qe ai ishte i posesuar prej ketyre numrave. Keshtu pra, ai nuk mund ti kishte kombinuar te kater shkronjat hebreje, pasi, sic e dinte edhe vete, kater gure vetem njezetekater shtepi ndertojne.
    Ai mund te kishte luajtur ne fakt edhe me transkriptimin ne italisht IAHVEH, e cila permban edhe dy zanore. Me gjashte germa atij i qendronin ne gatishmeri shtateqindenjezet permutacione. Ai mund te kishte marre te tridhjetegjashten ose te njeqindenjezeten. Une kisha ardhur ne banese aty rreth njembedhjetes, tani ishte ora nje. Me duhej te shkruaja nje program kompjuteri per anagrame me gjashte germa, ndersa mjaftonte ta zgjeroja programin e pranishem per kater.
    Fillimisht kisha nevoje per pak ajer te paster. Zbrita poshte ne rruge, bleva dicka per te ngrene dhe nje shishe Whisky.
    Pa u ngjitur akoma mire lart, leshova sanduicet ne nje qoshe, per te kaluar menjehere tek whisky, shtyva disketen e sistemit Basic brenda dhe shkruajta programin per gjashte germa – me gabimet e zakonshme, mu desh nje gjysem ore e mire, por aty rreth dy e gjysmes me ne fund funksionoi, dhe mbi ekran flakeronin para syve te mi te shtateqindenjezet emrat e Zotit.

    [Grafike me shtateqind emrat e ndryshem te Zotit]

    Terhoqa fletet nga printeri, i mbajta lart dhe fluturova mbi to, pa i ndare nga njera-tjetra, sikur te vezhgoja rolon origjinale te Torah. Provova emrin e tridhjetegjashte. Erresire totale. Nje gllenjke e fundit whisky, mepas klikova me gishta te ngurruar emrin e njeqinenjezete. Asgje.
    Mua me vinte te plasja. Por une isha tani Jacopo Belbo dhe Jacopo Belbo duhet e kete menduar keshtu, sic mendoja une tani. Mua duhet te me kishte rreshqitur ngonje gabim, ndonje gabim idiot, dicka krej budallaqe. Une isha nje hap larg zgjidhjes – ndoshta Belbo kishte, prej arsyesh, te cilat tani me rreshqisnin, numeruar nga poshte lart?
    Casaubon, ti truthare, i thashe vetes. Natyrisht, nga poshte lart! Ose nga e djathta ne te majte. Belbo e ka dhene emrin e Zotit ne latinisht, me zanore, e qarte, por ngaqe fjala ishte hebreje, ai e kishte shkruar nga e djathta ne te majte. Inputi i tij nuk kishte qene IAHVEH, porse – si ishte e mundur te me kishte shpetuar – HEVHAI. Dhe natyrisht, per kete shkak, edhe rendi i permutacioneve ishte mbrapsht.
    Keshtu pra, me duhej te numeroja nga poshte djathtas. I provova edhe njehere te dyja emrat. Perseri asgje. Cdo gje kishte qene gabim. Une kisha kafshuar ne nje hipoteze elegante, por te gabuar. U ndodh shkencetareve me te medhenj.
    Jo, jo vetem me te medhenjve. Te gjitheve. A nuk e kishim vene re fillimisht muajin e kaluar, qe kohet e fundit ishin botuar te pakten tre romane, protagonistet e te cileve kerkonin me kompjuter emrin e e Zotit? Dhe fundja, kush zgjedh nje fjalekalim, merr dicka, te cilen mund ta mbaje mend me lehtesi, qe ti vije nder gishta pothuaj spontanisht. Le ta perfytyrojme: IHVHEA! Ai duhet ta kishte kombinuar Notarikonin me Temurah, atij i ishte dashur, per te mbajtur mend fjalekalimin, te shpikte nje akrostikon, dicka e tille si, ku e di une – Imelda, Ha, Vetem, Hurma, Edhe, Arra.
    E pastaj, perse duhej patjeter, qe Belbo te mendonte rreth Termave kabbalistik te Diotallevit? Ai ishte i posesuar prej Planit te Madh, dhe ne Planin e Madh ne kishim perzier brenda pamase gjera te tjera, Rosencreutzer, Sinarkine, Homunculi, Lavjerresin, Kullen, Druidet, Enoia...

    Enoia...Pa dashje mu kujtua Lorenza Pellegrini. Zgjata doren dhe ktheva mbrapsht foton, te cilen ia kisha syrgjynosur fushes time te shikimit. Nje mendim i sikletshem gjalleronte ne mua, pasi une perpiqesha te ndrydhja kujtimin e asaj mbremjeje ne Piemonte...
    Terhoqa fotografine nga vetja dhe lexova perkushtimin: >>Pasi une jam e Para dhe e Fundit. Une jam e Adhuruara dhe e Urryera. Une jam e Shenjta dhe Kurva. Sophia .<<
    Duhet te kishte qene pas festes tek Riccardo. Sophia, gjashte germa. Po, dhe perse duhej patjeter, qe te ishte shnderruar ne menyre anagramatike? Une isha ai, i cili mendonte mbrapsht.
    Belbo e dashuronte Lorenzen, ai e dashuronte ate, ngaqe ajo ishte, ashtu sic ishte, dhe ajo ishte Sophia – dhe te mendosh, qe ajo ne kete moment, kush e di... Jo, ndryshe, Belbo mendonte mbrapsht. Mua me erdhen nder mend fjalet e Diotallevit: >>Ne Sefirah e dyte shnderrohet Alefi i erret ne Alefin ndricues. Prej Pikes se Erret burojne shkronjat e Torah, Trupi jane bashketingelloret, Fryma zanoret, dhe sebashku ato shoqerojne Kengen e Te Pershpirtmit.
    Nese melodia e shenjave leviz, levizin bashke me te bashketingelloret dhe zanoret. Qe andej krijohet Chochmah, Urtesia, Dituria, Ideja fillestare, tek e cila gjithcka eshte e permbledhur si ne nje britme, e gatshme, qe te shperhapet ne Krijimin. Ne Chochmah eshte e permbledhur Qenia e gjithe asaj, cka do te rrjedhoje...<<
    Dhe cfare ishte, te lutem, Abulafia me rezerven e tij me files? Britma e gjithe asaj, cka Belbo dinte apo besonte, se dinte, Sophia e tij! Patjeter, ai zgjedh per vete nje emer te fshehte, per te depertuar ne thellesite e Abulafias, ne objektin, me te cilin ai ben dashuri (i vetmi), por ndersa ai ben dashuri me ate, njekohesisht mendon tek Lorenza, ai kerkon nje fjale, e cila e bind Abulafian, por e cila njekohesisht i sherben atij si Talisman per te pasur Lorenzen, ai don te depertoje ne brendesine e Lorenzas dhe te kuptoje, ashtu sikurse ai mund te depertoje ne brendesine e Abulafias, ai deshiron, qe Abulafia te jete i padepertueshem nga te gjithe te tjeret, ashtu sikurse Lorenza eshte e padepertueshme per te, ai pretendon, qe te ruaje sekretin e Lorenzas, per ta njohur ate, per ta pushtuar ate, ashtu sikurse ai zoteron edhe sekretin e Abulafias...
    Une isha ne ate e siper, te sajoja nje shpjegim per veten time, dhe pretendoja, qe ai ishte i vertete. Si tek Plani i Madh: une merrja deshirat e mia per realitet.

    Por ngaqe une isha i dehur, u perkula mbi tastature dhe dhashe SOPHIA. Dhe makina, e patundur, pyeste vetem perseri sjellshem: >>A e ke fjalekalimin?<< Makine budallaqe, as edhe mendimi rreth Lorenzes nuk te sjell ne tentacion.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #22
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    6

    Judį León se dio a permutaciones
    De letras y a complejas variaciones
    Y al fin pronunció el Nombre que es la Clave,
    La Puerta, el Eco, el Huésped y el Palacio...

    (Juda Leon iu dha permutacioneve
    Te shkronjave dhe te variacioneve komplekse
    Dhe ne fund pronuncoi Emrin, i cili eshte Celesi
    Porta, Eqo, Miku dhe Pallati)

    J. L. Borges, El Golem

    Me ne fund, ne nje vrull inati, teksa Abulafia per te x-here me shtronte pyetjen e tij kokeforte (>>A e ke fjalekalimin<<), ia preva: >>Jo.<<

    Ekrani filloi te mbushej me shenja, me linja, kollona, me nje rrebesh fjalesh.
    Kisha thyer sekretin e Abulafias.
    Gezimi im mbi fitoren ishte aq i madh, saqe nuk e pyesja fare veten, perse Belbo kishte zgjedhur pikerisht kete fjale. Sot, une e di, e di gjithashtu, qe ai ne nje moment te kthjellet e kishte kuptuar, ate qe une kuptoj tani. Por te enjten une mendoja vetem mbi fitoren time.
    Fillova te kercej, te trokisja duart fuqishem dhe te kendoja me tralala. Pastaj ndalova dhe shkova ne banjo, qe te laja fytyren. U ktheva perseri dhe si fillim lashe Abulafian te printonte dokumentin e fundit, ate, te cilen Belbo e kishte shkruar direkt para arrratisjes per ne Paris. Teksa printeri kerkelliste njetrajtesisht, kollofita i uritur sanduicet e mia dhe rrekelleva edhe nje gote.
    Kur printeri pushoi, lexova dhe isha i tronditur dhe per mua nuk ishte akoma e qarte, nese para meje kisha zbulime te jashtezakonshme apo deshmine e nje cmendurie. Cfare dija une fundja rreth Jacopo Belbos? Cfare kisha kuptuar prej tij ne ato dy vite, teksa ne pothuaj perdite ishim me njeri-tjetrin? Sa besim duhet ti dhuroja une shenimeve te nje njeriu, i cili, sipas pohimeve te tij, kishte shkruar ne rrethana te jashtezakonshme, i mjegulluar prej alkoholit, prej duhanit dhe prej ndjenjave te frikes, tri dite me rradhe i shkeputur nga cdo kontakt me boten?

    Nderkohe ishte bere nate, nata e 21 qershorit. Mua me lotonin syte. Qe prej paradites kisha qendruar i ngrire para ekranit dhe para atij mishmashi shenjash te pikesuar, qe dilte prej printerit. Ishte e vertete apo e rreme, cka kisha lexuar aty, Belbo me kishte thene, qe ne mengjesin tjeter donte te merrte ne telefon. Me duhej te qendroja ne banese dhe te prisja. Mua me gelonte koka.
    U perkunda deri ne dhome te gjumit dhe rashe i veshur mbi krevatin e parregulluar akoma.

    Te premten ne mengjes u zgjova aty rreth tetes nga nje gjume i thelle, i plumbte dhe nuk e dija fillimisht, se ku isha. Per fat, gjeta nje kuti me pak kafe te mbetur dhe bera disa tasa. Telefoni heshtte, une nuk guxoja te zbrisja poshte, qe te blija dicka per veten, nga frika, mos Belbo ne ate moment do te merrte ne telefon.
    U ula perseri para kompjuterit dhe lashe te printoja disketat e tjera sipas rendit kronologjik. Gjeta lojra, tekste ushtruese, raportime mbi ngjarje, te cilat une i njihja, por te cilat tani, te para me syte e Belbos, hidhnin drite tjeter. Gjeta shenime te ngjashme me nje ditar, pohime, pikenisje mbi tekstet treguese, te shkruara me sensin vetjak te hidhur te dikujt, qe e di, qe ato qe prej fillimit jane te denuar me mossukses. Gjeta noticie, portrete personash, rreth te cileve une kujtohesha, por te cilet ketu merrnin nje fizionomi tjeter, me te ngrysur, do te thoja, apo mos ishte vetem shikimi im i erresuar, tipi dhe menyra ime, vezhgimet e vogla dytesore ti bashkoja ne nje mozaik te tmerrshem?
    Mbi te gjitha gjeta nje file te tere, i cili permbante vetem citate. Pjese te shkeputura prej leximeve te hershme te Belbos, une i njoha qe me shikimin e pare, ne muajt e fundit ne kishim lexuar aq shume tekste te ngjashme... Ato ishin te numerizuara: njeqindenjezete. Numri nuk ishte ndonje rastesi, edhe sikur te ishte, koincidenca ishte shqetesuese. Por perse kishte zgjedhur Belbo pikerisht keto citate?

    Sot mund ti rilexoj tekstet e tij – dhe te gjithe historine, te cilen ato ne kujtese ma therrasin – vetem nen driten e atij file. Une i rrotulloj dhe i kthej citatet si goglat e nje rruazoreje, dhe ndonjehere me behet, sikur disa prej tyre te mund te kishin qene per Belbon si shenje paralajmerimi, nje shteg shpetimi.

    Apo mos jam une ai, i cili nuk mund te dalloje me mes nje keshille te mire dhe nje ngaterrim shqisash?
    Perpiqesha te bindja veten, qe leximi im i riperseritur eshte i drejte, por vetem sot ne mengjes dikush me tha mua – dhe jo Belbos – une isha i cmendur.

    Hena ngjitet ngadale ne horizont, tutje mbrapa Bricco-s. Shtepia e madhe eshte e mbushur me kercitje e ferferima te cuditshme – ndoshta krimba druri, minj, ose fantazma e Adelino Canepes... Une nuk guxoj, qe te kaloj neper korridor, jam i ulur ne dhomen e punes se xha Carlos dhe shikoj pertej dritares jashte. Here pas here dal ne tarrace, qe te shoh, nese dikush i ngjitet kodres perpjete. Me behet, sikur te isha ne ndonje film, sa patetik: >>Po vijne...<<

    Ndersa kodra eshte kaq e qete kete nate fillimvere

    Aq me teper aventureske, e panjohur, e cmendur ishte rindertimi, te cilin une perpiqesha ta beja ne periskop pardje mbrema mes ores pese dhe dhjete, per te shtyre kohen dhe per te ndejtur zgjuar, ne kembe, teksa une, per te lene gjakun te qarkulloje, levizja kembet ngadale, sikur te ndiqja nje ritem afro-brazilian.
    Duke menduar prapa rreth viteve te fundit dhe duke e leshuar veten daullitjes zhurmuese te Atabaques... Ndoshta per te mbajtur epifanine, qe fantazite tona, te cilen e kishin filluar si nje balet mekanik, per tu shnderruar tashme ne nje rit ne ate tempull te mekanikes, ne posesion, shfaqje dhe zoterim te Exu-t?

    Pardje mbrema ne periskop nuk kisha akoma asnje prove per te verteten e asaj, cka me kishte zbuluar printeri. Une mund te shpetoja akoma ne dyshim. Ne mesnate ndoshta do te zbuloja, qe kisha ardhur ne Paris dhe si nje hajdut isha fshehur ne nje muzeum te pademshem te teknikes, vetem se une, pa e patur idene, isha zhytur ne nje Macumba te organizuar per turistet dhe kisha lene veten te budallallepsem prej mjegulles hipnotizuese te Perfumadores dhe prej ritmit te Pontos...
    Per ta plotesuar mozaikun, kisha provuar kujtesen time me rradhe me te qenurit esell, me keqardhjen dhe me skepticizmin, dhe ate klime shpirterore, ate perkundjemes iluzionit onirik dhe parandjenjes se nje kurthi i uroja vetes edhe tani, teksa une me nje mendje shume me te kthjelluar mendoja mbi gjithcka, cka kisha menduar pardje mbrema, ndersa perpiqesha t“ia qartesoja vetes, cfare kisha lexuar nxituar nje dite me pare, naten ne banesen e Belbos dhe po ne ate mengjes ne aeroport dhe ne fluturim e siper per ne Paris.
    Sa te papergjegjshem kishim qene ne, Belbo, Diotallevi dhe une, teksa i ishim vene, qe boten ta shkruanim nga e para ose – sic do te kishte thene Diotallevi – per te zbuluar ato pjese te Librit te Shenjte, te cilat ishin gravuar me zjarr te bardhe ne mes te rrjeshtave me shkronja te zeza, te njejtat insekte te zeza, te cilat popullonin Torah dhe qe dukeshin per tu bere te qarta!

    Tani une, me se fundi ketu, kam arritur – keshtu shpresoj – tek qetesia e kthjellet dhe ne Amor Fati, i gatshem per riprodhimin e historise, te cilen une, para dy ditesh plot rremuja – dhe ne shpresen, se ajo do jete e gabuar – e rindertoja ne periskop, pasi, para edhe dy diteve te tjeta, e kisha lexuar ne banesen e Belbos dhe te cilen e kisha perjetuar, nje pjese te saj pa e ndjere, ne dymbedhjete vitet e fundit, midis whisky-t te Pilades dhe pluhurit ne shtepine botuese Garamond.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #23
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Seriozisht e ke qe do te perkthesh gjithe Pendulumin? Eshte goxha i trashe si liber, jo vetem si sasi faqesh, por edhe nga permbajtja eshte teper i ngjeshur. Urime gjithsesi per entuziazmin, e fundja nuk te ve faj. Une kam lexuar vetem 70-80 faqet e para (ne anglisht) dhe ishte mjaft per te me futur ne rrjedha te tjera. Materiali i duhur, por fatkeqesisht ne kohen e gabuar (per mua sigurisht). Mbase kur te ndihem gati serish per ta lexuar, do te kesh publikuar gjithe perkthimin

    pershendetje
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  4. #24
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Pedro, duke te falenderuar serish, per vazhdimin e perkushtimit, dua me shume te te uroj per ate qe duket sikur ke vendosur ta besh. E besoj qe kjo eshte mirfilli sakrifice. Dhe mirnjohja do te shumohet goxha konsiderueshem, por ndoshta jo deri aty sa e meriton puna e pplanifikuar te besh. Pasi kete lloji arti-filozofie , nuk mund ta lexojne kurre me shume se shume e konsiderueshme e lexuesve. Pra edhe nese do te mendosh nje cast , per lexuesin ne shqip te punes tende ,mos u demoralizo. Sikur dhjete veta ta lexojne e te mbushen , jane mjaft per ta justifikuar sakrificen tende e per ta perligjur ate. Ajo qe do te sugjeroja eshte ; sapo ta perkthesh e ta dergosh per botim (mendo qe ne krye se cilit botues-shqip t'ia shesesh), do te doja qe te interesohesh, ne mos ti qe je i zene te merresh me perkthimin , me studime e pune tuajat, ta beje dikush tjeter interesimin , qe ky perkthim te konkuroj qofte ne shqiperi qofte edhe ne itali(ne itali do te qe shume me pozitive edhe per ty edhe per te gjithe ) .Di se jane disa konkurse vjetore per perkthimin me te mire te vitit....
    Do te interesohesha edhe une ... Pra me gjithe sa thashe me lart, (pa pretenduar se une do te mund ta lexoja "econ" ne italisht, pasi me sa ma pret mua mendja ime jo fort e gjate , ai edhe ne itali kerkon lexues me nivel , dhe jo vetem italisht foles)perkthimi yt, nuk eshte nje perkthim i dosido.
    E lumtur qe ke vendosur ta besh U. Econ te flas shqip, jam e vendosur ne bindjen se ky perkthim sapo te mbarohet , te marre pjese ne konkursin qe thashe me lart" perkthimi me i miri i vitit" pa menduar per rendesine e fitores se ndonje cmimi. Jo te gjtha punet e mira marrin cmime.
    E di qe e zgjata por sinqerisht, jam ne mirnjohjen me te thelle,dhe sidomos qe ti i hedh keto minuta punime , ne forumin tone , duke na dhene mundesine te jemi lexuesit e pare (te tute....)
    Me shume dashamiresi , me shume urime, dhe padurim Elinda.

  5. #25
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Henri,
    ndoshta nuk do te mundem ta sjell ketu te gjithe librin, por do te perpiqem te perkthej sa me shume dhe sigurisht aq sa te me lejoje edhe koha e lire. 70-80 faqet e para jane nje fillim shume i mire per te marre nje parashije te librit dhe mua me kujton nje histori ne lidhje me kete liber. Para disa muajsh po udhetoja me tren dhe gjate udhetimit po lexoja "Lavjerresi i Foucault" (ndoshta per te treten ose te katerten here). Nje nga bashkeudhetaret me pyet nese libri ishte i bukur dhe nese ia vlente per te lexuar te 756 faqet e ketij libri voluminoz. Iu pergjigja: ne qofte se do te arrinte te lexonte 80 faqet e para, duke i rezistuar gjuhes se veshtire te Eco-s, atehere pa e kuptuar fare, do ta gjente veten teksa e rilexonte librin per te treten here.

    macia blu,
    serish e vleresoj postin Tend si nje kompliment te madh.
    Sic e pata thene edhe ne fillim, ky liber, qe ta lexosh dhe kuptosh, kerkon nje formim mbi mesataren. Mirepo ky liber ben pjese gjithashtu ne kategorine e atyre librave, te cilet, kur arrin ti lexosh dhe ti kuptosh, te falin nje ndjenje kenaqesie dhe krenarie per vetveten. Aq me teper e veshtire behet ceshtja, kur kerkon ta perkthesh ne shqip. Ndonjehere, kur rilexoj ata, qe kam perkthyer, pervec ndonje gabimi ortografik, te shkaktuar prej nxitimit, e shikoj qe ka nevoje per permiresim ne sintakse. Sido qe te jete, jane gabime, te cilat mund te korrigjohen fare kollaj.
    Persa i perket idese per ta derguar kete perkthim shtepive botuese, ka qene per mua nje mundesi, te cilen e kam perjashtuar qe ne fillim. Shkaku kryesor ka qene kokecarjet e mundshme, te cilat jane te pashmangshme ne atmosferen shqiptare te liberbotimit dhe mungesa e kohes se nevojshme per t“iu vene pas ketyre kokecarjeve. Duke qene se une jeten profesionale ia kam kushtuar fushes se arkitektures dhe ndertimit, kjo qe po bej ketu eshte thjesht nje Hobby, per tu marre me dicka tjeter, me te dobishme se, bie fjala, diskutimet boshe allashqiptarce mbi politike (mbi politike flasin te gjithe, mbi artin jo). Plus asaj, qe panairet e pervitshme te librit ne Frankfurt me kane dhene rastin te prezantohem me shume nga drejtuesit e shtepive botuese shqiptare, dhe te them te drejten nuk e kam ndjere veten mire ne lidhje me librin ne Shqiperi.
    Ndoshta ky konkurs per perkthimin me te mire mund te ishte dicka e vlefshme, por une nuk e di nese do te kisha kohen e nevojshme, per t“iu perkushtuar kesaj veprimtarie. Megjithate eshte e vlefshme si ide.
    Ne vazhdim do te perpiqem te sjell ne kete teme vazhdimin e librit.
    Pershendetje
    Pedro
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #26
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    3 BINAH

    7.

    Mos prisni shume prej fundit te Botes

    Stanislaw Jerzy Lec, Aforyzmy. Frazki, Kraków, Wydawnictwo Literackie, 1977

    Te filloje studimet dy vjet pas vitit gjashtedhjetetete ishte pothuajse njesoj, sikur ne vitin 1793 te pranoheshe ne Akademine e Saint – Cyr. Te duket sikur ke lindur ne vitin e gabuar. Nga ana tjeter me bindte me vone Jacopo Belbo, i cili ishte te pakten pesembedhjete vjet me i vjeter se une, qe cdo gjeneracion kishte kete pershtypje. Njeriu eshte i lindur githmone nen shenjen e gabuar dhe te qendrosh me nder ne kete bote do te thote dite per dite te korrigjosh horoskopin tend.
    Besoj, ne do te jemi ajo, cka na kane mesuar baballaret tane ne kohet e vdekura, teksa ata nuk menduan, qe te na edukonin. Njeriu formohet ne mbeturinat e urtesise. Kur isha dymbedhjete vjec, une doja, qe prinderit e mi te me abononin ne nje gazete javore te caktuar, e cila kryeveprat e literatures i prezantonte ne nje comic – form. Jo prej kurrnacerise, me teper ndaj skepticizmi perballe comic strips, perpiqej im ate, qe te pervidhej. >>Qellimi i kesaj reviste eshte<<, shpjegoja une me tej pompoz, duke cituar shprehjen – reklame te serise, pasi une isha nje djalosh i hedhur dhe elokuent, >>qe te edukoje ne menyre argetuese.<< Babai im kundershtonte, pa i ngritur syte nga gazeta e tij: >>Qellimi i gazetes tende eshte qellimi i gjithe gazetave, pikerisht te shese sa me teper ekzemplare qe te jete e mundur.<<
    Qe prej asaj dite une fillova, qe te behem mosbesues.
    Dua te them, me vinte keq, qe kisha qene besues. Une e kisha lene veten te rrembehesha prej nje pasioni te shpirtit. Ky eshte Te besuarit.
    Jo sepse mosbesuesit nuk i lejohej te besonte ne asgje. Ai vetem se nuk beson ne gjithcka. Ai beson respektivisht ne nje gje dhe ne nje te dyte vetem, nese kjo ne njefare menyre rrjedh prej te pares. Ai vepron miopisht, metodik, pa rrezikuar horizonte. Prej dy gjerash, te cilat nuk shkojne me njera-tjetren, dhe te besosh ne te dyja, me idene ne koke, se diku gjendet edhe nje e trete, te cilat i bashkon ato – ky ishte Te besuarit.
    Te mosbesuarit nuk e perjashton kureshtjen, ai e stimulon ate. Dyshues ndaj zinxhirit te ideve, dashuroja une tek idete polifonine. Nuk mjafton, qe te mos besosh ne te, dhe dy ide – te cilat mund te ishin te gabuara, sebashku mund te lindnin nje interval te mire ose nje diabolus in musica. Une nuk respektoja idete, mbi te cilat te tjerat vinin jeten e tyre, por dy ose tre ide, te cilat une nuk i respektoja, mund te dilte nje melodi. Ose nje ritem, ne rastin me te mire Jazz.
    Me vone Lia duhej te me thoshte: >>Ti jeton prej siperfaqeve. Ne qofte se ti shkelqen thelle, kjo sepse ti shume siperfaqe i palos mbi njera-tjetren, keshtu krijon pershtypjen e nje trupi te ngurte – te nje trupi te ngurte, i cili po te ishte i ngurte, nuk mund te qendronte.<<
    >>Mos don te thuash, se une jam siperfaqsor?<<
    >>Jo<<, me ishte pergjigjur ajo. >>Ate, cka te tjeret e quajne “thellesi”, eshte vetem nje akt tesere, nje kub katerdimensional. Ti hyn ne njeren faqe brenda, dhe del ne tjetren perjashte, dhe e gjen veten ne nje bote, e cila nuk mund te bashkeekzistoje me boten tende.<<
    (Lia, une nuk e di, nese ty do te shoh ndonjehere perseri, tani, kur ata kane hyre ne faqen tjeter dhe boten tende e kane sulmuar, dhe kjo per fajin tim: une i kam lene ata te besojne, se aty do te kishte funde, ashtu sic e deshironin ne dobesine e tyre.)
    Cfare mendoja une ne te vertete para pesembedhjete vjetesh? Ne ndergjegjen e mosbesimit tim e ndjeja veten fajtor mes gjithe ketyre besuesve. Ngaqe une e ndjeja, qe ata ishin ne te drejte, vendosa te besoja, njesoj sikur merr nje aspirine. Nuk te dhemb, dhe ndjehesh me mire.
    Une gjendesha ne mes te revolucionit, ose sido qe te jete ne simulimin me qesharak te revolucionit, qe ka pasur ndonjehere, dhe kerkoja ne nje besim plot nder. Une e ndjeja per nder, te merrja pjese ne mbledhjet dhe demonstratat, une bertisja ne kor me te tjeret: “O fashista, o zagare, do ju varim ne litare!”, une nuk hidhja asnje gur dhe nuk vervisja asnje zar celiku, pasi une kisha frike, se mos te tjeret do te benin me mua, ate qe u beja atyre, por une ndjeja nje tip ndjenje te larte morale, teksa vrapoja prej policise neper sokaket e qendres se qytetit. Une mberritja ne shtepi me ndjenjen, se kisha bere nje detyre. Neper mbledhje nuk mund te ngrohesha prej debateve ideologjike, te cilat zhvilloheshin ndermjet grupeve te ndryshme – une kisha dyshimin, se do te mjaftonte, qe te gjeje citatin e duhur, qe te kaloje nga njeri grup ne tjetrin. Une argetohesha me kerkimin e citatit te duhur. Une moduloja.
    Ngaqe neper demonstrata here pas here kishte ndodhur, qe une te renditesha pas njeres apo tjetres banderole me parrulla, qe te ndiqja nje vajze, e cila eksitonte fantazine time, prej asaj nxorra perfundimin, qe per shume prej shokeve te mi aktiviteti politik ishte nje eksperience seksuale – dhe seksi ishte nje pasion. Une doja vetem te isha kreshtar. Patjeter, gjate studimeve te mia mbi tempulltaret dhe genocidet e ndryshme, te cilat iu ishin mveshur atyre, isha perplasur me tezen e Karpokratit, sipas te cilit njeriu, per tu cliruar prej tiranise se engjujve, zotave te kozmosit, duhet te kryente cdo akt te turpshem dhe te shkundte pergjegjesite, te cilat jane lidhur me universin dhe me trupin vetjak, pasi vetem kur njeriu te kryeje te gjitha aktet, mundej shpirtite clirohej prej pasioneve te saj, per tu rikthyer perseri ne pastertine fillestare. Ndersa ne sajuam Planin e Madh, une zbulova, qe shume maniake misteresh ne perpjekjet e tyre per ndricim i shkojne kesaj udhe. E pra Aleister Crowley, i cili ka qene perkufizuar si njeriu me pervers i te gjitha koherave dhe si pasoje e gjithckaje, cka ai mundte ne njefare menyre, duhet ta kete bere me adhurues te te dyja gjinive, kishte, sipas informacioneve te biografeve te tij, vetem gra te shemtuara (une pandeh, qe edhe burrat, sipas asaj, cka shkruhej, nuk ishin me te mire), dhe mua me ndelte dyshimi, qe ai nuk e kishte bere per se mbari.
    Duhet patjeter te kete nje lidhje mes etjes per pushtet dhe impotentia coeundi. Marksi me ishte simpatik, pasi une isha i sigurte, qe ai e kishte bere gezueshem me te tijen Jenny. Njeriu e ndjen kete ne frymemarrjen e qete te prozes se tij dhe ne humorin e tij. Por njehere, ne korridoret e universitetit, une thashe, ne qofte se njeriu shkon ne krevat gjithmone me Krupskajan, ne fund shkruan nje liber aq te dhjere si Materializmi dhe Empiriokriticizmi. Ata per pak me rrahen dhe me shane si fashist. Me fort bertiste nje tip i madh me mjekerr tartare. Ai me kujtohet akoma, sot ai eshte i rruar komplet dhe i perket nje bashkesie, ne te cilen thurin kosha.
    Une e evokoj klimen e atehershme vetem, qe te rindertoj, se ne cfare gjendje mentale erdha tek Garamond dhe u simpatizova me Jacopo Belbon. Ishte atmosfera e atij, i cili ndermerr te gjitha diskutimet e medha mbi te verteten, per te mesuar ne to, se si korrigjohen bocat. Une mendoja, se problemi themelor ne nje citat si “Une jam ai, i cili jam” ishte per te vendosur, se ku perkiste kuptimi perfundimtar, para presjes apo pas saj.
    Prandaj edhe zgjedhja ime politike ishte filologjia. Universiteti i Milanos ishte ne ato vite shembullor. Ndersa ne pjesen tjeter te vendit, njeriu i shperthente auditoret, sulmonte profesoret dhe u kerkonte atyre, qe te flisnin vetem mbi shkencat proletare, tek ne vlente, duke perjashtuar disa perplasje, nje tip pakti konstitucional ose kompromisi territorial. Revolucioni zoteronte zonat e jashtme, auditorin ne maksimum dhe korridoret e medha ne katin perdhes, ndersa kultura zyrtare ishte terhequr ne kalimet e brendshme dhe ne katet e mesiperme, ne menyre qe atje, duke u vleresuar dhe garantuar, te vazhdohej me tej. Sikur te mos kishte ndodhur asgje.
    Keshtu mundesha une ti kaloja paraditet poshte ne diskusione mbi shkencen proletare dhe pasditet siper me perfitimin e nje diturie aristokratike. Une jetoja i kenaqur ne keto dy universe paralele dhe nuk e ndjeja veten ne asnje menyre te ndare me dysh. Edhe une besoja atehere, qe nje shoqeri e te barabarteve qendronte para portes, por une i thoja vetes, qe ne kete shoqeri te re disa gjera te caktuara duhet te funksiononin mire (dhe me mire se meperpara), per shembull trenat, dhe Sansculotten, te cilet me rrethonin, nuk e mesonin aspak, te dozonin qymyrin ne kaldaje, te vendoste shinat ose te bubrronte planet e udhetimit. Dikush duhej fundja te qendronte i gatshem edhe per trenat. Jo pa disa brerje ndergjegjeje, une ndjehesha si Stalini, i cili pas mustaqeve te tij vinte buzen ne gaz dhe mendonte: >>Jepini, vetem jepini, ju bolshevike shpirtvarfer, une nderkohe po studioj ne nje Seminar ne Tbilis, dhe pastaj jua parashtroj une planin pesevjecar.<<
    Ndoshta ngaqe une paradite jetoja ne entuziazem, identifikoja une me vone pasdite diturine me skepticizmin. Doja te studioja dicka, cka do te me lejonte, qe te thoja vetem ate, cka mund te provohej prej dokumentave, qe te ndaja menjane, cka ishte ceshtje e besimit.

    Gati rastesisht u gjenda ne nje seminar mbi historine mesjetare, u rregjistrova dhe zgjodha nje dizertacion mbi Procesin e Tempulltareve. Historia e Kaloresve te Tempullit me kishte mahnitur, qekur kisha hedhur nje veshtrim mbi dokumentat e para. Ne ato vite, teksa luftonim pushtetin e shtetit, me nevrikoste historia e atij procesi (qe ta quaje ate proces indiciesh, ishte nje perkedhelje), ne te cilin tempulltaret u denuan me djegie per se gjalli. Por shpejt zbulova, se qe prej atij momenti, kur ata u dogjen, nje cete me gjuetare misteresh filliuan, qe ti kerkonin dhe te pretendonin, se ata ekzistonin akoma, pa sjellur ndonje prove. Ky eksces vizionar ofendonte Te mosbesuarit tim, dhe keshtu une vendosa, qe te mos humbisja aspak kohe me keta gjuetare misteresh, porse ti permbahesha burimeve te asaj kohe. Tempulltaret ishin nje urdher kaloresish manastiri, i cili ekzistonte, persa kohe ai ishte i njohur nga kisha. Ne qofte se kisha e kishte shperndare urdhrin, dhe kete aoje e kishte bere para shtateqind vjetesh, atehere tempulltaret nuk mund te ekzistonin me, dhe nese ata ekzistonin akoma, atehere ata nuk ishin tempulltare. Keshtu edhe ndodhi, qe une packa se kisha shfletuar te pakten njeqind libra, por se fundmi vetem aty rreth tridhjete copeve lexova.
    Me Jacopo Belbon rashe ne kontakt pikerisht prej tempulltareve, tek Pilade, teksa e kisha pothuaj gati dizertacionin, aty nga fundi i 1972.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #27
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Ah, ky liber me ka cmendur prej vitesh.. Me eshte kthyer ne nje Bibel...Me poshteroi teresisht e mizorisht sepse me tregoi kush jam ...thjesh nje Diabolical pa tru

  8. #28
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Post

    8

    Prej drites dhe prej Zotave i ardhur, jam tash ne Ekzil, prej tyre i ndare

    Fragment manikej prej Turfan, M7

    Bari i Pilades ishte ne ato vite te lirise, taverna galaktike, ne te cilen alienet prej Ofiukus, te cilet rrethonin planetin Toke, takoheshin jo detyrimisht me burrat e Perandorise, te cilet patrullonin mbi Brezin-Van-Allen. Ishte nje bar ne rrethinat e qytetit te vjeter te Milanos, me banak zinku dhe biliardo, ku mengjeseve vinin punonjesit e hekurudhave dhe ustallaret nga lagjia, per te shijuar nje Te Bardhe te vogel. Ne gjashtedhjeteteten dhe ne vitet mepas Pilade ishte bere pak a shume si nje Rick“s Bar, ku aktivistin e Levizjes Studentore mund ta shihje gjate nje loje bixhozi, ne te njejten tavoline me gazetarin e gazetes borgjeze, i cili ia lejonte vetes nje gote pas mbylljes se redaksise, ndersa kamionet e pare tashme ishin ne rruge e siper, per te shperndare genjeshtrat e Sistemit. Por tek Pilade edhe gazetari ndjehej si nje proletar i shfrytezuar, prodhues i te mirave, i mberthyer ne zinxhira, per te fabrikuar ideologji, dhe studentet i ndanin atij Absolucion.
    Mes ores njembedhjete e mbremjes dhe dy te nates vinin mepas lektori i shtepise botuese, arkitekti, reporteri i skandaleve me ambicjen per faqen e kultures, piktoret e akademise Brera, disa shkrimtare mesatare dhe studentet si une.
    Rregulli ishte nje mase mesatare ne ekscesin alkoholik, dhe Pilade kishte nderruar, teksa mbante gjithmone veren e bardhe per punonjesit e tij te hekurudhes dhe per klientet e tij disi me aristokrate, ujin e gazuar dhe Amaron Ramazzotti me spumante DOC per intelektualet demokrate dhe Johnny Walker per revolucionaret. Une mund te shkruaja historine politike te atyre viteve, duke pershkruar Tempi e Modi ne te cilat hap pas hapi njerezit kalonin nga Red Label tek 12-Years Old Ballantines dhe me ne fund tek Malt.
    Ne tavolinen e vjeter te bilardos piktoret dhe punonjesit e hekurudhave sfidonin njeri-tjetrin me nga nje loje tjeter, por me ardhjen e klienteles se re, Pilade kishte vendosur edhe nje fliper.
    Tek une qendronte nje zar fare pak ne loje, dhe ne fillim besoja, se e gjitha qendronte ne pavemendshmerine time ose ne aftesite e mia manuale te pakta . Se ku qendronte ne te vertete, e kuptova vite me vone, teksa pashe Lorenza Pellegrinin te luante. Ajo nuk me kishte rene ne sy ne fillim, por nje mbremje ate ma kapi syri, tek ndiqja veshtrimin e Belbos.

    Belbo kishte nje menyre te qendruari ne bar, sikur ai te kishte qene vetem ne udhetim e siper(nderkohe qe ai banonte prej vitesh ne kete bar). Ai nderhynte shpesh ne biseda, ne banak ose ne njeren prej tavolinave, por pothuaj gjithmone me ndonje verejtje te shkurter, e cila e bente entuziazmin te vdiste, pa rendesi se per cfare behej fjale ne ate cast. Te njejta gje ai e arrinte me nje tjeter teknike, pikerisht me ane te pyetjeve. Dikush tregonte dicka, tregonte me aq gjalleri, saqe te gjithe degjonin te perhumbur, dhe Belbo e veshtronte ate me syte e tij blu te gjelbert, me nje shikim gjithmone paksa te shtruar, mbante goten ne lartesine e belit, sikur kishte harruar se piri me kohe, dhe pastaj pyeste: >>Dhe keshtu ka ndodhur me te vertete?<< Ose: >>Dhe seriozisht e keni thene kete?<< Une nuk e di, se c“ndodhte ne ate cast, por ne ate pike cdokush fillonte te dyshonte ne rrefim, edhe rrefyesi. Duhet te ishte toni piemontez, qe deftoren e Belbos e kthente ne pyetesore dhe pyetjet e tij ne shpotķ. Piemonteze ne Belbo ishte edhe menyra e tij e te folurit, pa e pare tjetrin perballe thelle ne sy, por jo si dikush, i cili e shmang shikimin. Shikimi i Belbos nuk i shkeputej dialogut. Ai thjesht levizte, fiksonte papritmas pika prerese paralelesh, tek te cilat nuk kishe menduar kurre, diku ne nje pike te papercaktuar ne dhome, dhe i jepte keshtu tjetrit pershtypjen, siku te kishe ngulitur deri ne ate moment idiotisht te vetmen pike irrelevante.
    Por nuk ishte vetem veshtrimi. Belbo mund tjetrin vetem me nje gjest te vetem, vetem me nje interjekcion ta ngrinte nga grepat. Te zeme se, ti per shembull ishe munduar te provoje, qe Kant kishte perkryer me te vertete nje kthese kopernikane ne filozofine moderne, dhe ishe gati, qe te vije jeten ne loje per kete. Belbo, i ulur para teje, mundej papritmas te veshtronte duart e tij ose te fiksonte gjurin e tij, ose te mbyllte qepallat pergjysem dhe te sillte nje buzeqeshje etruske, ose te qendronte aty disa sekonda gojehapur, te ngrinte syte ne tavan, dhe pastaj duke belbezuar pak thoshte: >>Ah po, ky Kanti...<< Ose, nese dikush i angazhuar perkundej rreth nje atentati mbi te gjithe sistemin e idealizmit transcendental: >>Poooo... dhe Ju pastaj me te vertete do ta kishit dashur gjithe kete rremuje...?<< Ndersa ai te veshtronte sfidueshem, sikur ti, dhe jo ai, te kishe prishur magjine, dhe te te jepte kuraje: >>Por flisni me tutje, flisni pra me tutje. Me siguri qe ka dicka ne te...aty ka dicka...ai robi ka fantazi.<<
    Ndonjehere, kur ai zemerohej me te vertete, ai reagonte harbutshem. Ngaqe e vetmja gje, cka atij ia hiqte trurin, ishte harbuteria e te tjereve, qendronte harbuteria e tij krjt e brendshme dhe rajonale. Ai shtypte buzet me njera-tjetren, rrotullonte syte shkurt drejt qiellit, pastaj e zhyste shikimin dhe koken menjehere, nga majtas lart poshte, dhe thoshte me gjysem zeri: »Ma gavte la nata« Ishte nje shprehje piemonteze, te cilen deri tani ai e shpjegonte, kur dikush nuk e kuptonte: »Ma gavte la nata, fjale per fjaledo te thote: hiqe tapen. Kjo thuhet, kur dikush fryhet. Ideja eshte, qe ai ka arritur ne kete situate anormale, ngaqe ai ka nje tape ne prapanice. Kur ai e heq ate, pffffisht, ai tkurret perseri ne gjendjen njerezore normale.<<

    Me nderhyrje te tilla ai mund t“ia zbulonte ndonjerit krejt padashje sqimat e te gjitha Ekzistencave, dhe une isha prej kesaj i mahnitur. Por prej kesaj une nxorra nje mesim te gabuar, pasi une i mora ato si modeli i perbuzjes per banalitetin e te vertetave te te tjerev.
    Vetem tani, pasi me ane te sekreteve te Abulafias kisha zbuluar edhe shpirtin e Belbos, e di, qe ai qendrim, te cilin une e mbaja per kthjellesi pa iluzione dhe te cilen une e ngrita si principin e jetes time, per ate ishte vetem nje forme e melankolise. Libertinizmi i tij intelektual i parespekte fshihte nje perpjekje e deshperuar ndaj absolutizmit. Ishte e veshtire, qe ta njihje me shikim te pare, pasi Belbo castet e arratise, e ndurrimit, e distancimit i kompensonte me caste te shoqerise clodhese, ne te cilat ai argetohej duke prodhuar ne mosbesim te gezueshem absolutizem alternativ. Dicka e tille si edhe, kur me Diotallevin konceptonte Manuale te Pamundesise, bote te mbrapshta, teratologji bibliografike. Dhe kur e shikoje ashtu krejt entuziast dhe elokuent gjate ndertimit te Sorbonne ą la Rabelais te tij, nuk mund ta pandehje, se sa thelle vuante ai nen syrgjynin e tij prej fakultetit teologjik te te verteteve.

    Vetem tani me eshte e qarte: une ate adrese thjesht e kisha hedhur poshte, ai e kishte humbur dhe dhimbjen per humjen nuk mund ta sheronte me.

    Ne file-t e Abulafias kam gjetur shume faqe te nje pseudoditari, te cilin Belbo ia kishte besuar heshtjes se disketave, ne sigurine, qe poziten e tij kaq shpesh te proklamuar si vezhgues i thjeshte i botes te mos e tradhetoje. Disa mbanin nje date te hershme, sic duket shenime te vjetra, te cilat ai i kishte hedhur ne kompjuter, qofte prej nostalgjise ose me qellimin, per ti redaktuar dikur. Te tjerat jane prej viteve te fundit, qekur kishte Abulafian. Ai shkruant prej kenaqesise ne lojen mekanike, ose per te reflektuar i vetem mbi gabimet e tij, ai bente sikur, nuk “krijonte” gje me te, pasi Krijimi, edhe nese ai prodhon gabime, ndodh vetem prej dashurise ndaj dikujt tjeter. Por ngadale Belbo kaloi, pa e vene re, ne hemisferen tjeter. Ai krijonte – dhe sikur te mos e kishte bere kurre: entuziazmi i tij mbi Planin e Madh buronte pikerisht prej kesaj nevoje, per te shkruar nje LIBER, edhe sikur te perbehej vetem prej gabimeve te vetme, ekskluzive, te rremujshme dhe te bera me qellim. Per sa kohe ti ne zbrazetine tende ballafaqohesh vetem me veten tende, mund te mendosh akoma, ti mund te kesh kontakt me Ate, por pa brumosur mire materien, qofte kjo edhe ajo elektronike, ti je bere nje Demiurg, dhe kush merr persiper, qe te krijoje nje bote, qe ne fillim eshte kompromentuar me Gabimin dhe me Te Keqen.

    .......................................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  9. #29
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ...................vazhdimi.

    __________________________________________________ ______________

    Filename: Tre gra

    Keshtu eshte: toutes les femmes que j'ai rencontrées se dressent aux horizons - avec les gestes piteux et les regards tristes des sémaphores sous la pluie...
    Shiko lart, Belbo. Dashuria e pare Maria Santissima. Mama, ashtu si duke kenduar me tund ne preher, a thua sikur une prej kohesh te mos kisha me nevoje per kenge djepi, por une doja, qe ajo te kendoje, pasi une e dashuroja zerin e saj dhe aromen lavender te gjoksit te saj: >>O mbretereshe e Empyreum, e dlire dhe e bukur – te qofsha fale ty, moter, nuse, dado – te qofsha fale ty, nene e shpetimtarit.<<
    Natyrisht, gruaja e pare ne jeten time nuk ishte imja – me kete rast per definitionem edhe gruaja e askujt tjeter. Jam dashuruar menjehere ne te vetmen grua, e cila ben gjithcka pa mua.
    Pastaj Marilena (Marylena? Mary Lena?) Te pershkuash ne menyre lirike agimin, flokun e arte, fjongo e madhe bojeqielli, une drejt, me hunden te zgjatur lart para stolit, ajo duke u balancuar mbi mbeshtetese, krahet e hapur, per te barazuar lekundjet e saj (Ekstrasystole e hijshme), fundi duke u perplasur pas kofsheve te saj roza. Atje lart, e paarritshme.
    Skice: te njejten mbremje mamaja, teksa pudros prapanicen roza te motres time dhe une e pyes ate, se kur do ti rritet bibilushi vogelushes, dhe mamaja ma zbulon, qe vajzave te vogla nuk u rritet kurre, porse rrine keshtu. Pernjehere shikoj Mary Lena perseri, dhe te bardhen e mbathjeve te saj, e cila shkelqen poshte fundit blu tek perplaset, dhe une e kuptoj, qe ajo eshte bjonde dhe e pashme, e paarritshme, dicka tjeter. Asnje marredhenie e mundur, ajo i perket nje rrace tjeter.
    Gruaja e trete e humbur menjehere ne humneren, ne te cilen ajo u zhyt. Tani sapo e vdekur ne gjume, Ofeli e zbehte ne mes te luleve te arkivolit te saj virgjeror, teksa prifti lutjen e mortore reciton, aty ajo drejtohet papritmas lart qe prej arkivolit, e rrudhur dhe e bardhe, gishtin te ngritur hakmarres, zeri i honte: >>Pater, mos u lutni per mua. Sonte mbrema, para se te bija ne gjume, kisha nje mendim jo te paster, te vetmin ne jeten time, dhe tash une jam e mallkuar.<< Liberthin e komunionit te pare ta gjesh perseri. Kishte aty nje fotografi, apo te gjithen e kisha fantazuar? Sigurisht qe ajo kishte vdekur, teksa ajo per mua mendonte, mendimi jo i paster isha une, une, i cili Mary Lenen adhuronte, te Paarritshmen, prej lloji dhe fati tjeter. Une jam fajtor ne mallkimin e saj, une jam fajtor ne mallkimin e te gjithave, te cilat mallkohen, mire te me behet, qe te tre grate nuk i kam patur: Eshte ndeshkimi per ate, pasi ato i kam adhuruar.
    Te paren e humba ne Parajse, te dyten ne Purgator, teksa i ben zili penisit, te cilin ajo kurre nuk ka per ta patur, te treten ne Ferr. Teologjikisht perfekt. Tashme e shkruar.
    Por aty eshte edhe historia e Cecilias, dhe Cecilia ishte ne Toke. Une mendoja per te para se te flija, une ngjisja kodren perpjete, per te marre qumeshtin prej fshatareve, dhe ndersa partizanet prej kodres perballe qellonin mbi vendrojat, shikoja veten tek nxitoja ti vija asaj ne ndihme, per ta shpetuar ate nga nje cete me cuba te zinj, te cilet e ndiqnin ate duke i drejtuar pistoletat... Me bjonde se Mary Lena, me shqetesuese se vajza ne arkivol, me e paster e me e hijshme se Virgjeresha. Cecilia, e gjalle dhe e arritshme, nje Hic do te mjaftonte, une biles mund edhe ti flisja asaj, une isha i sigurte, qe ajo njerin prej llojit tim mund ta dashuronte, biles e dashuronte tashme njerin, ai quhej Papi, ai kishte floke kashte te verdhe mbi nje kafke te vockel, ai ishte nje vit me i madh se une dhe kishte nje saksofon. Dhe as edhe nje trompete te pakten. Une nuk i kam pare ndonjere bashke, por te gjithe ne mesim peshperitnin duke u ngerdheshur dhe duke bere me berryl, qe ata e benin me njeri-tjetrin. Patjeter ata genjenin, keta karafila katundaresh, te ngrehur si gjela. Ne donim vetem te jepnim te kuptohej, qe ajo (ajo, Marylena Cecilia, nuse dhe dado) ishte e arritshme ne nje menyre te atille, qe dikush tashme e kishte gjetur nje shteghyrje tek ajo.... Per cdo rast – rast i katert – une isha jashte loje.
    A shkruan njeriu nje roman mbi nje histori te tille? Ndoshta duhet ta shkruaja ate mbi grate, prej te cilave une arratisem, sepse mund ti kisha. Apo ti kisha mundur. Ato ti kisha. Apo mos eshte e njejta histori?
    Perfundimi: kur njeriu as ate nuk e di, se per cilen histori behet fjale pikerisht, atehere me mire te korrigjoje libra filozofie
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #30
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ... vullnet hekuri!

    Te falenderoj dhe une, Pedro. Jam duke te ndjekur c'do shkrim ne kete teme.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •