Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #91
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ................vazhdimi.....
    Ne ate cast pashe Amparon.

    Tani e di, qe Chessed nuk eshte vetem sefirah e miresise dhe e dashurise. Ashtu sic e kujtonte Diotallevi, eshte edhe momenti i ekspansionit te menjehershme te substances hyjnore, e cila shperhapet drejt periferise se saj te pafundme. Eshte kujdesi i te gjalleve ndaj te vdekurve, por dikush duhet ta kete thene, qe eshte edhe kujdesi i te vdekurve ndaj te gjalleve.
    Une, duke i rene agogõs, nuk po ndiqja me, cfare po ndodhte ne salle, i zene sic isha duke artikuluar kontrollin tim dhe duke u udhehequr prej muzikes. Amparo duhet te kishte rihyre prej dhjete minutash dhe me siguri kishte ndjere te njejtin efekt qe kisha ndjere dhe une pak me pare. Por asnje nuk i kishte dhene nje agogõ, e ndoshta edhe nuk do ta kishte dashur. E thirrur prej zerash thellesie, ishte zhveshur nga cdo vullnet mbrojtjeje.
    E pashe te hidhej menjehere ne mes te kercimit, duke qendruar me veshtrimin e ngurte drejt qiellit, qafa pothuajse e ngrire, mepas te braktisej e veteharruar ne nje sarabande lascive, me duart, qe jepnin te kuptonin ofrimin e trupit te saj. >>A Pomba Gira, a Pomba Gira!<< bertiten disa te gezuar prej mrekullise, pasi djallushja nuk ishte shfaqur akoma ate mbremje: O seu manto é de veludo, rebordado todo ein ouro, o seugarfo é de prata, muito grande é seu tesouro... Pomba Gira das Almas, vem toma cho cho...

    Nuk guxova te nderhyja. Ndoshta pershpejtova goditjet e shufres time metalike per tu bashkuar me mish e shpirt me shoqen time ose me shpirtin ktonik, qe misheronte ajo.
    Cambonos nxituan te kujdeseshin per te, i dhane te vishte nje veshje rituale, e mbajten teksa ajo po i jepte fund trances se saj, te shkurter por intensive. E shoqeruan te ulej teksa tashme ishte e mbytur ne djerse dhe dihaste. Refuzoi te priste cdokend, qe nxitonte ta trajtonte si orakell, dhe filloi te qante.
    Rituali po i afrohej fundit, braktisa podiumin dhe vrapova drejt saj, e cila kishte tashme prane zotin Aglié, i cili po i masazhonte butesisht tempthat.
    >>Cfare turpi,<< thoshte Amparo, >>Une nuk u besoj ketyre, nuk doja, po si munda valle?<<
    >>Ndodh, ndodh,<< i thoshte Aglié me embelsi.
    >>Po atehere nuk paska shpetim,<< qante Amparo, >>qenkam akoma nje skllave. Ik, zhduku ti,<< me bertiti mua gjithe zemerim, >>jam nje zezake e mjere e ndyre, me jepni nje padron, e meritoj!<<
    >>U ndodhte edhe akejve bjonde,<< e ngushellonte Aglié. >>Eshte natyra njerezore...<<
    Amparo kerkoi ta conin ne banjo. Rituali po merrte fund. E vetme, ne mes te salles, gjermanka po kercente akoma, pasi kishte pare me zili ngjarjen e Amparos. Por kercente nderkohe me levizje te inatosura.
    Amparo u kthye pas nja dhjete minutash, nderkohe qe po ndaheshim tashme nga pai-de-santo, i cili po gezohej per arritjen tone te mrekullueshme ne kontaktin tone te pare me boten e te vdekurve.

    Aglié e ngiste makinen ne heshtje, ne naten tashme te thelle, dhe beri te na pershendeste, kur qendroi para shtepise sone. Amparo tha, qe deshironte te ngjitej lart e vetme. >>Perse nuk shkon te besh dy hapa,<< me tha >>kthehu kur te me kete zene gjumi. Do te pi nje hape. Me falni qe te dy. Ju“a thashe, duhet te kem ngrene ndonje gje te prishur. Te gjithe ato vajzat duhet te kene ngrene dhe pire ndonje gje te prishur. E urrej vendin tim. Naten e mire.<<
    Aglié e kuptoi sikletin tim dhe me propozoi te shkonim te uleshim ne ndonje bar te Copacabanas, i hapur nonstop.
    Une heshtja. Aglié priti qe te rrufisja batidan time, pastaj e theu heshtjen, dhe sikletosjen.
    >>Raca ose kultura, si te doni, perbejne pjese te inkoshiences sone. Dhe nje pjese tjeter eshte e banuar nga figura arketipe, te njejta per te gjithe njerezit dhe per te gjithe shekujt. Kete mbremje, klima, ambjenti, kane ngathtesuar vigjilencen e te gjithe neve, Ju e provuat vete. Amparo ka zbuluar qe orixįt, te cilat kujtonte se i kishte zhdukur ne zemer, banonin akoma ne barkun e saj. Mos kujtoni, se e gjykoj si dicka pozitive. Ju me keni degjuar tek flisja me respekt mbi keto energji mbinatyrale te cilat vibrojne rreth nesh ne kete vend. Por mos kujtoni se i shoh me ndonje simpati te vecante praktikat e posesimit. Nuk eshte e njejta gje te jesh nje i iniciuar dhe te jesh nje mistik. Iniciacioni, kuptimi intuitiv i mistereve qe arsyeja nuk i shpjegon dot, eshte nje proces abisal, nje transformim i ngadalte i trupit dhe i shpirtit, i cili mund te te coje ne ushtrimin e cilesive superiore, biles ne zoterimin e pavdeksise, por eshte dicka intime, sekrete. Nuk manifestohet perjashta, eshte e ndjeshme, dhe mbi te gjitha perbehet prej kthjelltesise dhe prej distances. Per kete arsye Zoterinjte e Botes jane te iniciuar, por nuk u jepen mistikes. Mistiku per ta eshte nje skllav, vendi i manifestimit te numinozit, nepermjet te cilit behen te dukshme simptomat e nje sekreti. I iniciuari e inkurajon mistikun, i duhet ai, sic ju duhet juve nje telefon, per te vendosur kontakte ne distance, ashtu si kimistit i duhet letra lakmusit per te ditur, qe diku vepron nje substance. Mistiku eshte i nevojshem, sepse eshte teatral, e ve veten ne dukje. Ndersa te iniciuarit perkundrazi njihen vetem mes njeri-tjetrit. I iniciuari kontrollon forcat, te cilat mistiku vetem i vuan. Ne kete sens nuk ka ndonje ndryshim mes posesimit te ketyre cavalos dhe ekstazave te Shen Terezes se Aviles apo te Shen Juan de la Cruz. Misticizmi eshte nje forme e degraduar e kontaktit me hyjnoren. Iniciacioni eshte fryt i nje askezeje te gjate te shpirtit dhe te zemres. Misticizmi eshte nje fenomen demokratik, nese jo demagogik, iniciacioni eshte aristokratik.<<
    >>Ceshtje mentale dhe jo trupore?<<
    >>Ne njefare menyre. Amparo e Juaj vezhgonte me ashpersi mendjen e saj dhe nuk ruhej prej trupit te saj. Laiku eshte me i dobeti nga ne.<<

    Ishte shume vone. Aglié me komunikoi se po e linte Brazilin. Me la adresen e tij ne Milano.
    Hyra ne shtepi dhe e gjeta Amparon tek flinte. U shtriva ne heshtje perbri saj, ne erresire, dhe e kalova naten pa gjume. Me behej sikur krah meje kisha nje qenie te panjohur.

    Mengjesin tjeter, Amparo me tha, thate, qe po shkonte ne Petropolis te vizitonte nje shoqe. U ndame te sikletosur.
    U nis me nje cante basmeje dhe nje vellim te ekonomise politike nen sqetull.
    Per dy muaj me rradhe nuk u lajmerua dhe une nuk e kerkova. Pastaj me shkruajti nje leter te shkurter, shume evazive. Me shkruante se kishte nevoje per nje periudhe reflektimi. Nuk iu pergjigja.

    Nuk ndjeva pasion, xhelozi, nostalgji. Ndjehesha bosh, i kthjellet, i pastruar dhe i dlire si nje tenxhere alumini.
    Qendrova akoma nje vit ne Brazil, por e ndjeja qe isha me nje kembe atje dhe me nje kembe gati per nisje. Nuk e pashe me as Aglién dhe as shoket e Amparos nuk i pashe me, kaloja ore te tera ne plazh duke marre rreze dielli.
    Ngrija ne fluturim balona tabake, qe atje poshte jane shume te bukura.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #92
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    5.
    Geburah


    34.

    Beydelus, Demeymes, Adulex, Metucgayn, Atine, Ffex, Uquizuz, Gadix, Sol, Veni cito cum tuis spiritibus.

    (Picatrix, Ms. Sloane 1305, rrjeshti 152)

    Thyerja e vazove. Diotallevi na kishte folur shpesh mbi kabalistiken e vonshme te Isaak Lurias, ne te cilen humbiste artikulimi i mirerenditur i sefiroteve. Krijimi, thoshte ai, eshte nje proces frymemarrjeje dhe frymenxjerrjeje hyjnore, njesoj si nje shfryerje, ose si veprimi i nje qelqpunuesi.
    >>Astma e Madhe e Zotit,<< qeshte Belbo.
    >>Provoje ti te krijosh nga hici. Eshte dicka qe behet vetem nje here ne jete. Zoti, per te fryre boten sic fryhet nje poce qelqi, i nevojitet te kontraktohet ne vetvete, per te marre fryme, dhe mepas shperhap frymen e gjate luminoze te dhjete sefiroteve.<<
    >>Fryme apo drite?<<
    >>Zoti fryu dhe u be drite.<<
    >>Multimedia.<<
    >>Por eshte e nevojshme qe dritat e sefiroteve te mblidhen neper ene te afta per t“iu rezistuar rrezatimit te tyre. Vazot e destinuar per te mbledhur Kether, Choch“mah dhe Binah i rezistuan drites se tyre, nderkohe qe tek sefirotet e poshtem, qe nga Chessed deri tek Jesod, drita dhe fryma u shperhapen ne nje goditje te vetme dhe me teper force, e vazot u thyen. Fragmentet e drites u shperndane neper Univers dhe keshtu lindi materia primare.<<
    Thyerja e vazove eshte nje ceshtje serioze, thoshte Diotallevi i shqetesuar, asgje nuk eshte me pak e jetueshme sesa nje bote e abortuar. Duhet te kete pasur nje difekt ne kozmos qe prej prejardhjes, dhe rabinet me te ditur nuk kishin arritur te shpjegonin gjithcka. Ndoshta ne momentin qe Zoti shfryn edhe zbrazet, ne enen fillestare mbesin disa pika vaji, nje mbetje materiale, reshimu, dhe Zoti tashme rrjedh sebashku me keto mbetje. Ose diku qendronin te etur ne pritje guackat, qelippoth, forcat e shkaterrimit.
    >>Njerez te keqinj, keta qelippotet,<< thoshte Belbo, >>agjente te diabolikut Doktor Fu Man-Chś... Po pastaj?<<
    Pastaj, shpjegonte Diotallevi i durueshem, ne driten e Gjykimit te Rrepte, te Geburah-s, e quajtur edhe Pachad, ose Terrori, ose Din, Gjykuesi, sefirah, ne te cilen sipas Isaac te Verberit shfaqet e Keqja, guackat marrin nje ekzistence reale.
    >>Ato jane rreth nesh,<< thoshte Belbo
    >>Veshtro rreth e perqark,<< thoshte Diotallevi.
    >>E si mund te dalesh jashte?<<
    >>Si te hysh brenda eshte ceshtja,<< thoshte Diotallevi. >>Gjithcka rrjedh nga Zoti, ne kontraktimin e Tsimtsum. Ceshtja jone eshte te realizojme te ashtuquajturin Tiqqun, rikthmin, riintegrimin e Adam Qadmon. Atehere do te rindertojme ne formen e ekuilibruar Partsufim, fytyrat, ose me mire shembulltyrat, qe do te zene vendin e sefiroteve. Ngritja e shpirtit eshte si nje kordon mendafshi, i cili i lejon devotit te gjeje, duke prekur ne erresire, rrugen drejt drites. Keshtu bota, ne cdo cast, duke kombinuar germat e Torah-s, sforcohet te rigjeje formen natyrale, qe do ta beje te dale nga konfuzioni i saj i tmerrshem.<<

    E keshtu po bej edhe une, tani, ne mes te nates, ne qetesine e panatyrshme te kesaj kodre. Por parmbreme, ne periskop, gjendesha akoma i rrethuar prej jargeve viskoze te guackave, qe i ndjeja rrotull meje, kermij te padukshem te zhveshur prej guackave, ne vaskat prej kristali te Conservatoire, konfuze mes barometrash dhe rrotash te ndryshkura oresh ne gjume te thelle letargjik. Mendoja qe, nese kishte nje thyerje te vazove, krisja e pare u formua ndoshta ate mbremje ne Rio gjate ritualit, por eksplozioni ndodhi pas kthimit tim ne atdhe. Nje eksplozion i ngadalte, pa zhurme, keshtu qe u gjendem pabeftas te zhytur ne llumin e materies primare, ku krijesa krimberore gjallohen prej gjenerimit spontan.

    Isha kthyer prej Brazili pa e ditur me, se kush isha. Po i afrohesha tashme te tridhjetave. Ne kete moshe babai im ishte bere baba, dinte kush ishte dhe ku jetonte.
    Kisha qendruar shume gjate larg atdheut tim, teksa ndodhnin ngjarje te medha, dhe kisha jetuar ne nje univers te fryre plot me pabesueshmerķ, ku edhe lajmet nga Italia depertonin si legjenda te largeta. Pak perpara se te lija hemisferen tjeter, teksa i jepja fund qendrimit tim duke i ofruar vetes nje udhetim me avion permbi pyjet e Amazones, me ra nder duar nje gazete lokale, e cila kishte mberritur ne bord gjate nje qendrimi te shkurter ne Fortaleza. Ne faqe te pare binte ne sy fotografia e dikujt, te cilin e rinjoha, sepse e kisha pare te thethinte gota vere te bardhe per vite me rradhe tek Pilade. Poshte fotografise shkruhej: “O homem que matou Moro”.
    Natyrisht, sic e mora vesh pas kthimit, Moron nuk e kishte vrare ai. Ai, perballe nje pistolete te mbushur, do te kishte qelluar veten ne vesh, per te provuar qe funksiononte. Kishte qene vetem i pranishem, teksa Digos shperthyen ne nje apartament, ku dikush kishte fshehur nen krevat tre pistoleta dhe dy pako me eksploziv. Ai tipi qendronte siper shtratit, i palevizshem, sepse ishte e vetmja orendi e atij apartamenti dhome e kuzhine, te cilin nje grup te prapambetur te gjashtedhjetetetes e kishin marre me qera ne grup, per te kenaqur nevojat e qejfit te trupit. Po te mos ishte e arreduar vetem me nje poster te Inti Illimani, mund ta kishe quajtur pa frike garsoniere. Njeri prej qiraxhinjve ishte i lidhur me nje grup te armatosur, dhe te tjeret nuk e dinin se financonin bazen e ketyre. Keshtu qe kishin perfunduar qe te gjithe brenda per nje vit.
    Prej Italise se viteve te fundit kisha kuptuar shume pak. E kisha braktisur vendin ne prag te ndryshimeve te medha, gati si i ndjere ne faj, sepse po arratisesha ne momentin e larjes se hesapeve. Kur ika, mund ta njihja ideologjine e dikujt prej tonit te zerit, ne frazat qe zgjidhte, prej citateve kanonike. U ktheva, dhe nuk kuptoja me se kush ishte me ke. Nuk flitej me per revolucion, citohej “Desiderio”, kush konsiderohej i majte permendte Nietzsche dhe Céline, revistat e te djathtes festonin revolucionin e Botes se Trete.
    U ktheva tek Pilade, por u ndjeva ne toke te huaj. Kishte mbetur biliardo, ishin pak a shume te njejtit piktore, por kishte ndryshuar fauna rinore. Mora vesh qe disa prej klienteve te vjeter kishin hapur shkolla te meditimit transcendental dhe restorante mikrobiotik. Pyeta nese dikush kishte hapur tashme ndonje tenda de umbanda. Jo, ndoshta isha para kohe, kisha perfituar njohuri te padegjuara.
    Per te kenaqur thelbin historik, Pilade kishte mbajtur nje fliper te vjeter, nje te tille, qe dukej sikur ishte kopjuar prej Roy Lichtenstein dhe ishte blere ne mase nga tregtaret e antikuiteteve. Por perbri, te mbushur plot zhurme nga me te rinjte, rradhiteshin aparate te tjera me ekran fluorishent, mbi te cilat fluturonin tufa skifteresh te hekurt, kamikaze te Outer Space, ose nje bretkose hidhej pupthi mbi nje dege duke nxjerre tinguj te pakuptueshem ne japonisht. Bari i Pilades ishte kthyer tashme ne nje tufe te vetme dritash majtiste, e ndoshta perpara ekranit te Galaktikes kishin kaluar edhe korrieret e Brigate Rosse ne misione rekrutimi. Por sigurisht qe u eshte dashur ta braktisin shume shpejt fliperin, pasi nuk mund te luash fliper me kobure ne brez.
    Por kjo mu be e qarte, kur ndoqa veshtrimin e Belbos, veshtrim i cili ishte i fiksuar mbi Lorenza Pellegrinin. Kuptova ne menyre joprecize ate, qe Belbo e kishte kuptuar ne menyren me te qarte dhe, qe e kisha gjetur ne nje prej “files” te tij. Lorenza nuk permendej me emer, por eshte evidente, qe behet fjale per te: vetem ajo luante fliper ne ate menyre.

    FILENAME: Fliper

    Fliper nuk luhet vetem me duar, por edhe me pubis. Problemi tek fliperi nuk eshte as te ndalosh zarin para se te zhduket ne Orkus dhe as ta rigjuash perseri ne fushe me furine e nje qendermbrojtesi, por ta detyrosh qe te qendroje ne maje, atje ku kundershtaret vezullues jane me te shumte, duke u perplasur nga njeri tek tjetri dhe duke u dredhur sa andej kendej, por sipas vullnetit te vet. Dhe kete e arrin jo duke i dhene goditje zarit, por duke i transmetuar vibrime karkases, dhe keto embelsisht, ne menyre qe fliperi te mos e kuptoje dhe te mos kaloje ne tilt. Kete mund ta besh vetem me pubis, madje me nje veprim krejtesisht te kalkuluar te ijeve, ne menyre qe pubisi me teper se te godase, duhet te rreshqase, duke e mbajtur ne kete ane te orgazmes. Dhe me teper se pubisi, ne qofte se i leviz ijet natyrshem, jane te ndenjurat qe e japin goditjen perpara, por me madheshti, ne menyre qe kur impakti arrin tek pubisi, tashme eshte amortizuar, si ne homeopati, ku dihet qe efekti i medikamentit eshte aq me i forte, sa me gjate te tundet nje perzierje dhe sa me shume te shkrihet ne uje nje substance, te cilen e shton ngadale deri sa e gjitha te jete gati krejt e zhdukur. Dhe keshtu edhe prej pubisit transmetohet mbi karkase nje rryme pafundesisht e vogel dhe fliperi bindet pa u nevrikosur, zari rrjedh kunder natyres, kunder inercise, kunder gravitetit, kunder ligjeve te dinamikes, kunder dinakerise se konstruktorit, i cili e donte te pabindur, dhe i mbushur nga vis movendi, qendon ne loje per kohe kujteseplote dhe pa kujtese. Por per kete duhet nje pubis feminil, i cili nuk ka ne mes nje trup te ndermjetem mes ijeve dhe karkases dhe ne mes te mos jete ndonje materie ngrefese, por vetem lekure, nerva dhe kocka, te ngushtezuara ne nje pale jeans, dhe nje Furor eroticus te sublimuar, nje frigiditet keqdashes, nje pershtatshmeri te desinteresuar ndaj ndjeshmerise se partnerit, nje kenaqesi per te rritur deshiren e tjetrit, pa vuajtur nga nje tejkalim i asaj vetjake: amazona duhet ta cmendi fliperin nga kenaqesia dhe te shijoje qe ne fillim faktin, qe mepas do ta braktise
    .

    __________________________________________________ _______________

    ..............................vazhdon............. ....
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #93
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ........vazhdimi.................................. ..............................

    Besoj, qe Belbo u dashurua pas Lorenza Pellegrinit pikerisht ne ato momente, kur e parandjeu, qe ajo do te mund ti premtonte nje lumturi te paarritshme. Por besoj gjithashtu, qe ai nepermjet saj filloi te parandjente karakterin erotik te universit te automateve, makina si metafore e trupit kozmik dhe loja mekanike si nje vokacion talismanik. Po drogohej tashme me Abulafian dhe ndoshta kishte hyre tashme ne zemren e Projektit Hermes. Sigurisht qe e kishte pare nderkohe Lavjerresin. Lorenza Pellegrini, nuk e di se me ane te cfare lidhjeje te shkurter, i premtonte Lavjerresin.

    Ne fillim fare kisha ndjere veshtiresi ne riadaptimin tek Pilade. Pak e nga pak, dhe jo cdo nate, ne mes te xhungles se fytyrave, zbulova fytyrat familiare te te mbijetuarve, edhe pse te mjergulluar nga sforcimi i rinjohjes: kush copywriter ne nje agjenci publicitare, kush konsulent financiar, kush shites librash me keste – por nese mepare ishin librat e Che-se, tani ofronin shkencen e barishteve, budizmin, astrologjine. I pashe perseri, shoket e vjeter, paksa te zbehte, ndonje thinje mes flokeve, nje gote whisky nder duar, dhe mu duk sikur ishte i njejti baby i dhjete viteve mepare, te cilin e shijonin me ngadalesi, nga nje gllenjke per semester.
    >>Cfare ben, perse nuk dukesh me nga ne?<< me pyeti njeri nga ata.
    >>Kush jeni ju tani?<<
    Me veshtroi sikur te kisha qene larguar qe prej njeqind vjetesh: >>E kam fjalen, ne, te keshillit kulturor, apo jo?<<
    Kisha humbur shume batuta.

    Vendosa ti gjeja vetes nje pune. Kisha vene re, qe dija shume gjera, te gjitha te palidhura mes njera-tjetres, por isha ne gjendje ti lidhja brenda pak oreve, me pak vizita ne biblioteke. Isha larguar prej atdheut, ngaqe njeriu duhej te kishte nje teori, dhe une vuaja, se nuk e kisha. Tani mjaftonte te kishe nocione, te gjithe ishin te marrosur pas nocioneve, e aq me mire qe nuk ishin aktuale. Edhe ne universitet, ku kisha futur kembet perseri per te pare nese mund te lidhesha gjekundi. Aulat ishin te qeta, studentet rreshqisnin neper korridore si fantazmat, duke i kaluar njeri-tjetrit bibliografi te ndertuara keq. Une dija te ndertoja nje bibliografi te mire
    Nje dite, nje doktorant, duke me shkembyer per nje docent (pedagoget kishin tashme te njejten moshe me studentet, ose e kunderta), me pyeti, se cfare kishte shkruar ky Lord Chandos, mbi te cilin flitej ne nje kurs mbi krizat ciklike te ekonomise. I thashe, qe ishte nje personazh i Hofmannsthal dhe jo nje ekonomist.
    Ate mbremje isha ne nje feste tek disa miq te vjeter dhe rinjoha nje tip, qe punonte per nje shtepi botuese. Kishte filluar atje pasi shtepia botuese kishte pushuar se publikuari romanca te kolaboracionisteve franceze per t“ju dedikuar teksteve politike shqiptare. Zbulova qe benin akoma botime politike, por kete rradhe ne rang qeveritar. Por nuk lenin pas dore edhe ndonje liber te mire te filozofise. Mbi klasiken, me precizoi.
    >>Meqe ra fjala,<< me tha, >>ti qe je nje filozof...<<
    >>Falemnderit, por per fat te keq jo.<<
    >>Jepi, ne kohet tona ishe njeri, qe dinte gjithcka. Sot po rishikoja perkthimin e nje teksti mbi krizen e marksizmit dhe gjeta te cituar nje citat nga njefare Anselm of Canterbury. Kush eshte ky? Nuk e gjeta as ne Enciklopedine e Autoreve.<<
    I thashe, qe ishte Anselmo d“Aosta, vetem qe anglezet i therrasin keshtu, sepse duan gjithmone te bejne ndryshe nga te tjeret.
    Me erdhi nje shkendije: kisha nje profesion. Vendosa te ngrej ne kembe nje agjenci te informacioneve kulturore.
    Si njefare detektiv i dijes. Ne vend qe te fusja hundet neper baret e nates dhe neper bordello, me duhej te shkoja neper librari, biblioteka, korridore te instituteve universitare. E mepas te rrija ne zyren time, kembet mbi tavoline dhe para meje nje gote kartoni te mbushur me whisky, te mbeshtjellur me nje qese paketimi nga dyqani ne kthese te rruges. Dikush te merr ne telefonon e te thote: >>Po perkthej nje liber dhe perplasem me njelloj – ose disalloj – Motokallemin. Nuk po e gjej dot cfare jane.<<
    As ti nuk e di, por pune e madhe, i kerkon dy dite kohe. Shkon te shfletosh ndonje skedar ne biblioteke, i jep nje cigare atij tipit tek zyra e konsulences, i merr nje gjurme. Ne mbremje fton nje asistent te institutit islamistik ne nje bar, i jep nje birre, dy, ai humbet kontrollin dhe te jep informacionin e kerkuar gratis. Diten tjeter i telefonon klientit: >>Atehere, Motokalleminet ishin teologe radikale myslimane te kohes se Avicenes, thonin, qe bota ishte, si te thuash, nje re pluhuri aksidentesh dhe se mpiksej ne forma vetem per nje cast dhe prej nje akti provizor te Vullnetit Hyjnor. Mjaftonte vetem qe Zoti te hutohej per nje cast dhe universi do te behej copash. Anarki e gjalle atomesh pa sens. Mjafton kaq? Kam punuar tre dite, me paguani sa t“ju vije per mbare.<<
    Kisha fatin e mire, qe gjeta dy dhoma e nje kuzhine ne nje ndertese te vjeter te periferise, e cila duhet te kishte qene nje fabrike, me nje krah per zyrat. Apartamentet e fituara prej saj hapeshin te gjitha pergjate nje korridori, une isha ne mes te nje agjencie imobiliare dhe nje laboratori te nje ballcamuesi kafshesh (A.Salon – Taksidermist). Me dukej vetja sikur isha ne nje gratacele amerikane te viteve tridhjete, mjaftoja te kisha deren prej xhami dhe do te me dukej vetja Marlowe. Sistemova nje divan-krevat ne dhomen e dyte dhe zyren ne te paren. Rendita ne dy rafte atlase, enciklopedi, katallogje, te cilit i grumbullova pak e nga pak. Ne fillim duhej te bija dakort edhe me ndergjegjen time dhe te shkruaja edhe teza diplome per studente te deshperuar. Nuk ishte e veshtire, mjaftonte te shkoja te kopjoja ato te dekades paraadhese. Mepas miqte e mi botues me derguan doreshkrime dhe libra te huaj per redaktim, natyrisht me te bezdisshmit dhe per nje page modeste.
    Por akumuloja eksperienca, nocione dhe nuk hidhja poshte asgje. I skedoja te gjitha. Nuk e cova neper mend ti mbaja skedat ne kompjuter (sapo kishin hyre ne shitje ate kohe, dhe Belbo duhet te kete qene nje pionier), operoja me mjete artizanale, por kisha krijuar njelloj memorie te perbere prej fletesh kartoni te bute me shenime te kryqezuara. Kant... njolle mjegulle.... Laplace, Kant.... Königsberg... shtate urat ne Königsberg... teorema e topologjise... Pak a shume si ajo loja qe te sfidon te shkosh nga salcicja te Platoni ne pese hapa, nepermjet asociacionit te ideve. Te shohim: salcicja-derri-qimja-peneli-manierizmi-idea-Platoni. Kollaj fare. Edhe doreshkrimi me pertoke me bente te ruaja njezet skedina per zinxhirin tim te Shen Antonit. Kriteri ishte i rrepte, e besoj eshte i njejti i ndjekur prej sherbimeve sekrete: nuk ka asnje informacion me te mire se te tjeret, sekreti qendron ne skedimin e te gjithave dhe pastaj te kerkosh lidhjet. Lidhjet ekzistojne gjithmone, mjafton te duash ti gjesh.
    Pas rreth dy vjetesh pune isha i kenaqur me veten. Po argetohesha. Dhe nderkohe kisha njohur Lian.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #94
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    35.

    Sappia qualunque il mio nome dimanda
    ch'i' mi son Lia, e vo movendo intorno
    le belle mani a farmi una ghirlanda.


    Dante, Purgatori, kenga XXVII, rrjeshti 100-102

    Lia. Tani i kam dhene fund shpreses se do ta shikoj perseri, por mund edhe te mos e kisha takuar kurre, dhe kjo do te ishte akoma me keq. Do te doja te ishte ketu, te me shtrengonte duart, teksa rindertoj etapat e shkaterrimit tim. Sepse ajo ma pati thene. Por duhet te qendroje jashte kesaj historie, ajo edhe femija. Shpresoj ta vonojne rikthimin, dhe te mberrijne, kur te kene mbaruar gjerat, pavaresisht se si do te mbarojne gjerat.

    Ishte 16 korriku i tetedhjetenjeshit. Milano po cpopullohej, salla e konsultave te bibliotekes ishte pothuajse bosh.
    >>Shiko se numrin 109 sapo doja ta merrja une.<<
    >>E atehere perse e le ne raft?<<
    >>Vajta ne tavoline per te kontrolluar nje shenim.<<
    >>Nuk eshte justifikim.<<
    Kishte vazhduar kokeforte per ne tavoline me vellimin e saj nen sqetull. Isha ulur perballe, perpiqesha ti zbuloja fytyren.
    >>Si ja ben per ta lexuar, ne qofte se nuk eshte ne Braille?<< e kisha pyetur.
    Kishte ngritur koken, dhe me te vertete nuk e kuptoja nese ishte fytyra apo qafa. >>Si?<< me kishte pyetur. >>Ah, shoh shume mire mes tyre.<< Por per te thene kishte ngritur baluket, i kishte syte te gjelbert.
    >>Paske sy te gjelbert,<< i pata thene.
    >>Besoj. Po pastaj? Eshte gje e keqe?<<
    >>Perkundrazi. Sikur te kishte me teper te tille.<<
    Keshtu kishte filluar. >>Ha, se je i thate si nje gozhde,<< me pati thene ne darke. Ne mesnate ishim akoma tek restoranti grek afer Pilades, me qiriun pothuajse te mekur ne gryke te shishes, duke i treguar njeri-tjetrit gjithcka. Kishim pothuaj te njejtin profesion, ajo redaktonte zerat e enciklopedive.
    Kisha pershtypjen, qe duhej ti thoja dicka. Nje gjysem ore pas mesnates kishte hedhur baluket ne njeren ane, per te me pare me mire, une i kisha drejtuar gishtin tregues duke mbajtur gishtin e madh perpjete dhe ia kisha bere: >>Pim.<<
    >>E cuditshme,<< me kishte thene, >>edhe une.<<
    Keshtu ishim bere mish e thua, dhe qe nga ajo nate, une per te isha Pim.

    Nuk ia lejonim dot vetes nje shtepi te re, flija tek ajo, dhe ajo rrinte shpesh ne zyren time, ose nisej per gjueti, sepse ishte me e zonja se une, per te ndjekur pistat tona, dhe dinte te me sugjeronte lidhje te cmuara.
    >>Me duket se kemi nje skedine gjysemboshe mbi Rozakryqet,<< me thoshte.
    >>Me duhet ti rikthehem nje dite ose nje tjeter, jane shenime nga Brazili…<<
    >>E mire, veri nje kryq per Yeats.<<
    >>Po Yeats, c“hyn ketu?<<
    >>Hyn, ore, posi. Po lexoj ketu, qe ishte i antaresuar ne nje shoqeri rozakryqiane e cila quhej Ylli i Mengjesit.<<
    >>Cfare do te beja pa ty?<<

    Kisha filluar perseri te frekuentoja Piladen, pasi bari ishte si nje burse per mua, gjeja kliente te rinj.
    Nje prej mbremje takova perseri Belbon (ne vitet paraardhese duhet te kishte ardhur me rralle, e mepas ishte rikthyer pasi kishte njohur Lorenza Pellegrinin). Gjithmone i njejti, tani ndoshta pak me i thinjur dhe paksa i dobesuar, por jo shume.
    Qe nje takim i perzemert, ne kufijte e zgjatjes se tij. Disa batuta mbi kohet e vjetra, nje marreveshje ne heshtje per te mos permendur ndodhine tone te fundit, e cila na shihte te dy si bashkepuntore, dhe rrethanat e mepasme. Komisar De Angelis nuk ishte bere me i gjalle. Kushedi, ndoshta ceshtja ishte mbyllur.
    I tregova rreth punes sime dhe mu duk i interesuar. >>Ne fund te fundit, eshte ajo, qe me pelqen te bej, Sam Spade i kultures, njezet dollare ne dite plus shpenzimet.<<
    >>Por nuk me vijne gra misterioze dhe terheqese, dhe askush nuk vjen te me flase per falkoin maltez,<< i thashe.
    >>Nuk i dihet kurre. Po argetoheni?<<
    >>Nese argetohem?<< e pyeta. Dhe duke e cituar: >>Eshte gjeja e vetme, qe me duket se di ta bej mire.<<
    >>Good for you,<< mu pergjigj.
    U takuam edhe here te tjera, i tregova rreth pervojave te mia braziliane, por me dukej gjithmone paksa i perhumbur, me teper se zakonisht. Kur Lorenza Pelegrini nuk ishte aty, e mbante shikimin te fiksuar tek dera, kur ishte aty, e levizte shikimin me nervozizem neper bar, dhe i ndiqte cdo levizje. Nje prej mbremjeve, aty afer ores se mbylljes, me tha, duke pare diku gjetke: >>Degjoni, mund te kemi nevoje per Ju, por jo per ndonje keshille fluturimthi. Mund te na dedikoni, le te themi, ndonje mbasdite ne jave ?<<
    >>Ta shohim. Perse behet fjale ?<<
    >>Nje firme siderurgjike na ka dhene persiper nje liber mbi metalet. Dicka narrative, por me teper per figura. Ne gjuhe popullore, por edhe serioze. E keni parasysh zhanrin: metalet ne historine e njerezimit, qe nga epoka e hekurit, deri ne perzierjet per anijet kozmike. Kemi nevoje per dike, qe te bredhi neper biblioteka dhe arkive, per te gjetur fotografi te bukura, miniatura te vjetra, gravura librash te shekullit te nentembedhjete, ku ta di une, mbi fuzionin apo rrufepritesen.<<
    >>Dakord, po kaloj neser nga ju.<<
    Iu afrua Lorenza Pellegrini. >>Me shoqeron per ne shtepi?<<
    >>Perse une sonte?<<
    >>Sepse je burri i jetes sime.<<
    U skuq, ashtu sic mund te skuqej ai, duke pare akoma diku gjetke. I tha : >>Kemi nje deshmitar.<< Dhe u kthye nga une : >>Jam burri i jetes se saj. Lorenza.<<
    >>Pershendetje.<<
    >>Pershendetje.<<
    U ngrit dhe i peshperiti dicka ne vesh.
    >>E c“hyn ketu?<< tha ajo. >>Te pyeta vetem, nese me shoqeron ne shtepi me makine.<<
    >>Ah,<< tha ai. >>Me falni, Casaubon, me duhet te bej shoferin e taksise per gruan e jetes se ku e di une.<<
    >>Torollak,<< i tha ajo me embelsi, dhe e puthi ne faqe.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #95
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    36.

    Me lejoni pikesepari ti jap nje keshille lexuesit tim te tashem ose te ardhshem, qe te jete me te vertete melankolik: nuk duhet te lexoje simptomat ose prognozat ne pjeset qe vijojne, qe te mos turbullohet dhe ne fund te pesoje me teper dem, duke aplikuar ato qe lexon tek vetvetja... ashtu sic ben shumica e melankolikeve.

    Robert Burton, Anatomy of Melancholy, Oxford, 1621, Hyrje

    Ishte e qarte, qe Belbo ishte i lidhur ne njefare menyre me Lorenza Pellegrinin. Nuk kuptoja me cfare intesiteti dhe qe kur. As filet e Abulafias nuk me kane ndihmuar te rindertoj ndodhine.
    Per shembull ky file rreth darkes me Doktor Wagner eshte pa date. Doktor Wagner, Belbo e njihte perpara nisjes time, dhe do te kishte patur lidhje me te edhe pas fillimit te bashkepunimit tim me Garamond, keshtu qe ne fund edhe une rashe ne kontakt me te. Atehere darka mund te kishte ndodhur perpara ose mund te kishte vijuar mbremjen, te cilen po e kujtoj. Nese ka ndodhur perpara, e kuptoj sikletin e Belbos, deshperimin e thelle te tij.
    Doktor Wagner – nje austriak, i cili prej vitesh praktikonte ne Paris, qe ketej edhe shqiptimi “Wagnčre” per ata, te cilet donin te benin te qarte afrimitetin me te – qe prej dhjete vjetesh ftohej rregullisht ne Milano nga dy grupe revolucionare te direkt post-gjashtedhjetetetes . E diskutonin mes njeri-tjetrit, dhe natyrisht secili grup jepte nje version radikalisht alternativ te mendimit te tij. Si dhe perse ky njeri i famshem kishte pranuar te sponzorizohej nga grupe jashteparlamentare nuk e kam kuptuar ndonjehere. Teorite e Wagner nuk kishin ngjyre, nese mund ta thuash keshtu, dhe ai, nese donte, mund te ftohej nga universitete, nga klinika, nga akademi. Besoj se e kishte pranuar ftesen e ketyre grupeve, sepse ishte ne thelb nje epikur, dhe pretendonte rimbursime shpenzimesh princerore. Privatet mund te mblidhnin me shume parį se institucionet, dhe per Doktor Wagner kjo do te thoshte udhetim ne klasin e pare, hotel luksoz, plus honorare per konferenca dhe seminare, te llogaritura sipas tarifes se tij si terapist.
    Perse pastaj te dy grupet gjenin nje burim frymezimi ne teorite e Doktor Wagner, kjo ishte histori tjeter. Por ne ato vite psikoanaliza e Doktor Wagner shfaqej mjaftueshem dekonstruktiviste, diagonale, libidinale, jo karteziane, per ti sugjeruar aktivitetit revolucionar impulse teorike.
    Per ta bere, qe te pertypej prej proletariatit, rezultonte e komplikuar, e prandaj prej kesaj te dy grupet, ne nje pike te caktuar, ishin te detyruar qe te zgjidhnin mes proletariatit dhe Doktor Wagner, dhe zgjodhen Doktor Wagner. U zhvillua ideja, qe subjekti i ri revolucionar nuk ishte me proletari, por i devijuari.
    >>Ne vend qe te devijosh proletaret, me mire te proletarizosh te devijuarit, dhe eshte me e lehte, duke patur parasysh cmimet e Doktor Wagner,<< me thoshte Belbo nje prej diteve.
    Revolucioni i wagnerianeve ishte revolucioni me i kushtueshem ne histori.

    Garamond, i financiuar prej nje instituti te psikologjise, kishte perkthyer nje permbledhje te shkurter theniesh te Doktor Wagner, shume teknik, por nderkohe i pagjendshem, e si pasoje edhe shume i kerkuar mes ithtareve. Wagner kishte ardhur ne Milano per prezantimin, dhe me ate rast kishte filluar edhe lidhja e tij me Belbon.

    FILENAME: Doktor Wagner

    Diaboliku Doktor Wagner
    Pjesa e njezetegjashte

    Cili ne ate mengjes gri te

    Gjate debatit kisha guxuar ta kundershtoja. Sataniku plak patjeter u irritua, por nuk e la ta kuptoje. Perkundrazi u pergjigj sikur te donte te me joshte.
    Dukej si Charlus me Jupien, blete dhe lule. Nje gjeni nuk e duron dot te mos e dashurojne dhe duhet te joshe menjehere disidentin, ne menyre qe mepas ta dashuroje. Ia arriti mbane, e dashurova.
    Por nuk me kishte falur, pasi ate mbremje te divorcit me dha goditjen fatale, pa e ditur, instinktivisht: pa e ditur ishte perpjekur te me joshte dhe pa e ditur kishte vendosur te me ndeshkonte. Per llogari te deontologjise me ka psikoanalizuar falas. Ndergjegja kafshon edhe gardianet e saj.

    Historia e Marquis de Lantenac tek Nentedhjetetre e Victor Hygo. Anija e vandeaneve udheton neper stuhi larg brigjeve bretone, papritmas nje top zgjidhet prej litareve te tij dhe, ndersa anija rreshqet dhe anohet, nis nje vrapim te cmendur nga nje ane ne tjetren dhe ashtu si nje perbindesh i tmerrshem sic eshte rrezikon te thyeje me prabord dhe trebord. Nje topci (ah, pikerisht ai, prej pakujdesise te cilit topi nuk ishte lidhur sic duhej), me nje guxim te pashoq, me nje zinxhir ne dore, hidhet pothuaj perfund perbindeshit, i cili gati po e shtyp, dhe e ndalon, e lidh, e con ne folene e tij perseri, duke shpetuar anijen, ekuipazhin, misionin. Me nje liturgji sublime, i tmerrshmi Lantenac i rrjeshton njerezit tek ura e komandimit, e lavderon guximtarin, e heq nga gjoksi nje dekorate te larte, dhe e vendos ne gjoksin e atij, e perqafon, nderkohe qe turma gerthiste ne kupe te qiellit urrate e saj.
    Mepas, Lantenac nervaceliku,kujohet, qe ai, i sapodekoruari eshte pergjegjesi i aksidentit, dhe urdheron ta pushkatojne.
    I shkelqyeshem Lantenac, virtuoz, i drejte dhe i pakorruptueshem! E keshtu beri edhe me mua Doktor Wagner, me nderoi me miqesine e tij, dhe me vrau duke me dhene te verteten

    dhe me vrau duke me shpallur se cfare doja ne te vertete

    dhe me shpalli, se cfare, duke e dashur, me tmerronte.

    Histori, e cila fillon neper lokale. Nevoje per tu dashuruar.
    Disa gjera i ndjen, kur vijne, nuk eshte se dashurohesh, sepse dashurohesh, dashurohesh, sepse ne ate periudhe kishe nje nevoje te deshperuar per tu dashuruar. Ne periudhat, ne te cilat ndjen deshiren per tu dashuruar, duhet te jesh i kujdesshem ku i hedh kembet: eshte njesoj sikur ke pire nje eliksir, nga ai, prej te cilit dashurohesh me qenien e pare, qe te zejne syte. Mund te jete nje ornitorinkus.
    Perse ndjeja nevojen pikerisht ne ate periudhe, kur sapo kisha lene pijen? Marredhenie mes melcise dhe zemres. Nje dashuri e re eshte nje motiv i mire, per te rifilluar pije. Dikush, me te cilin shkon neper lokale. Te ndjehesh mire.

    Lokali eshte dicka e shkurter, e perkohshme. Te lejon nje pritje te embel te gjate per gjithe diten, derisa shkon te strukesh ne driten e muzget ne kolltuqet prej lekure, ne gjashte te mbasdites nuk ka njeri, klientela e zakonshme vjen ne mbremje, bashke me pianistin. Te zgjedhesh nje bar amerikan te rremujshem ne mbasditen e vonshme, kamerieri vjen vetem pasi e ke thirrur tre here, dhe e ka gati martinin tjeter.
    Martini eshte esenciale. Jo whisky, martini. Lengu eshte i bardhe, e ngre goten dhe e shikon ate pas kokrres se ullirit. Ka ndryshim mes asaj kur e shikon te dashuren permes nje martini cocktail, ku gota trekendore eshte shume e vogel dhe asaj kur e shikon permes nje gin martini on the rocks, gote e gjate, fytyra e saj shperbehet ne kubismin transparent te copave te akullit, efekti dyfishohet, ne qofte se i afron te dy gotat, secili me ballin te ngjeshur kundra ftohtesise se gotes dhe ndermjet te dy balleve, te dy gotat – me gote me fron nuk e ben dot.
    Ora e shkurter e lokalit. Mepas do te presesh duke u dridhur nje dite tjeter. Nuk ekziston kercenimi i sigurise.

    Kush dashurohet neper lokale, nuk ka nevoje per nje grua vetem per te. Dikush i jep borxh dikujt te veten.

    Roli i tij. I jepte shume liri, ishte gjithmone ne udhetim. Liberaliteti i dyshimte i tij: mund te telefonoja edhe ne mes te nates, ai ishte aty dhe ti jo, ai me pergjigjej, qe ti ishe jashte, madje meqe po merr ne telefon, mos di gje, se ku eshte? Te vetmet momente xhelozie. Por edhe ne ate menyre ja shkepusja Cecilian nga duart saksofonistit. Te dashurosh apo te besosh se dashuron si nje prift i perjetshem i nje hakmarrjeje antike.

    Gjerat ishin komplikuar me Sandren: asaj here kishte vene re, qe historia po me merrte perposhte, jeta ne dy ishte bere me te vertete e tensionuar. Duhet ti japim fund? Atehere i japim fund. Jo, prit, e bisedojme edhe njehere. Jo, keshtu nuk mund te shkoje me tutje. Me nje fjale, problemi ishte Sandra.
    Kur bredh neper lokale, drama pasionale nuk eshte me ate, qe e gjen, por me ate, qe e len.

    Pastaj erdhi darka me Doktor Wagner. Gjate bisedes, sapo i pata dhene nje provokatori nje perkufizim te psikoanalizes: - La psychanalyse? C“est qu“entre l“homme et la femme... chers amis... ēa ne colle pas.
    Po diskutohej mbi marredheniet ne cift, mbi divorcin si iluzion i ligjit. I prekur prej problemeve te mia merrja pjese ne bashkebisedim me pasion. U terhoqem neper lojra dialektike, duke folur vetem ne, ndersa Wagner heshtte, duke harruar, qe ne kishim mes nesh nje orakull. Dhe me pamje inekzistente

    dhe me pamje te merzitshme

    dhe me mosinteresim melankolik

    dhe sikur te futej ne nje bashkebisedim duke luajtur jashte temes, Wagner tha (perpiqem ti rikujtoj fjalet ekzakte te tij, por me jane ngulitur thelle ne mendje, e pamundur te jem gabuar): - Ne te gjithe aktivitetin tim kurre nuk kam patur nje pacient, qe te ishte i nevrotizuar nga divorci i tij. Shkaku i semundjes ishte gjithmone divorci i Tjetrit.
    Doktor Wagner, edhe kur fliste, thoshte gjithmone Tjetri me T te madhe. Fakt eshte, qe u hodha perpjete, sikur isha kafshuar nga nje neperke

    viskonti u hodh perpjete, sikur te ishte kafshuar nga nje neperke

    djerse te ftohta i bulezonin ne balle

    baroni e fiksonte ndermjet shtellungave te dendura tymi te cigareve te tij te holla ruse

    - Mos doni te thoni, pyeta, qe bie ne krize, jo nga divorci prej partnerit tend, por nga divorci i mundshem ose i pamundshem i personit te trete, i cili ka shtene ne krize ciftin, pjesetar i te cilit ti je?
    Wagner me shikoi me perpleksitetin e laikut, teksa shikon per here te pare nje te luajtur mendsh. Me pyeti se cfare doja te thoja.
    Ne te vertete, cfaredolloj gjeje kisha dashur te thoja, e kisha thene gabim. U perpoqa ta beja konkret arsyetimin tim. Mora nga tavolina lugen dhe e vura afer pirunit: - Ja, ketu jam une, Piruni, i martuar me ate, Lugen. Dhe ketu eshte cifti tjeter, Thika e martuar me Bicakun ose Mackie Messer. Tani, une, Piruni besoj, se vuaj, sepse me duhet te braktis Lugen time dhe nuk do te doja, dashuroj Thiken, por me shkon per shtat, qe eshte me Bicakun e saj. Por ne te vertete, Ju, Doktor Wagner, me thoni, qe une ndjehem keq, sepse Thika nuk ndahet prej Bicakut. A eshte keshtu?
    Wagner iu pergjigj nje bashkedarkuesi tjeter, qe nuk kishte thene kurre nje gje te tille.
    - Si nuk e thate? Thate, qe nuk kam takuar kurre ndonje te nevrotizuar prej divorcit te tij, por gjithmone prej divorcit te tjetrit.
    - Ndoshta, nuk me kujtohet, tha atehere Doktor Wagner, i merzitur.
    - Dhe nese e keni thene, nuk donit te nenkuptonit ate, qe nenkuptova une?

    Wagner heshti per disa minuta.

    Ndersa bashkedarkuesit po prisnin, pa as edhe u gelltitur, Wagner beri shenje, qe ti hidhnin pak vere ne gote, shikoi me vemendje lengun perkundrejt drites dhe me ne fund foli.

    - Nese Ju e keni kuptuar keshtu, ndodh, ngaqe donit ta kuptonit keshtu.

    Pastaj u kthye nga ana tjeter, tha qe bente vape, beri sikur improvizonte nje arie operistike, duke tundur nje cibuk te kriposur, sikur te dirigjonte nje orkester te larget, iu hap goja, u perqendrua tek nje torte kremi, dhe ne fund, pas nje krize tjeter heshtjeje, kerkoi, qe ta conin ne hotel.
    Te tjeret me veshtruan si dikend, i cili kishte prishur nje simpozium, prej te cilit mund te kishin dalur Fjale definitive.

    Ne te vertete kisha degjuar te fliste e Verteta.

    Te telefonova. Ishe ne shtepi, me Tjetrin. Kalova nje nate pagjume. Gjithcka ishte e qarte: nuk mund ta duroja dot me, qe te ishe me te. Sandra nuk hynte fare ketu.
    Kaluan gjashte muaj dramatike, ne te cilat te qendroja pas shpines, ngjitur pas qafes, per te shkaterruar bashkejetesen tende, duke te thene, qe te doja te gjithen per mua, e duke te bindur, qe ti e urreje Tjetrin. Fillove te ziheshe me Tjetrin, Tjetri filloi te behej kerkues, xheloz, nuk dilte mbremjeve, kur ishte ne udhetim telefononte dy here ne dite, e ne mes te nates. Nje prej mbremjeve te goditi me shpulle. Me kerkove te holla, sepse doje te ikje, germova ato pak te holla, qe kisha ne banke. E braktise apartamentin bashkeshortor, shkove ne mal me disa miq, pa me lene adrese. Tjetri me telefonoi i deshperuar, duke me pyetur, nese e dija, se ku ishe, une nuk e dija, dhe dukej sikur genjeja, sepse i kishe thene, se po e lije per mua.
    Kur u ktheve, me njoftove e vezelluar, se i kishe shkruar nje leter lamtumire. Ne ate pike, pyeta veten, cfare do te ndodhte mes meje dhe Sandres, por ti nuk me le kohe te mendohesha. Me the, qe kishe njohur nje tip, me vrage ne faqe dhe nje apartament teper ciganesk. Do te shkoje te rrije me te.
    - Nuk me do me?
    - Perkundrazi, je burri i vetem i jetes sime, por pas asaj qe ndodhi, kam nevoje te perjetoj kete eksperience, mos ji kalama, perpiqu te me kuptosh, ne fund te fundit per ty lashe bashkeshortin, leru njerezve kohen e duhur.
    - Kohen e duhur? Po me thua, qe po shkon tek nje tjeter.
    - Ti je intelektual, per se pari edhe i majte, mos u sill si nje mafioz. Se shpejti.

    Per gjithcka i detyrohem Doktor Wagnerit.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #96
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    37.

    Kush reflekton mbi kater gjera, me mire do te ishte, te mos kishte lindur fare: cfare eshte lart, cfare eshte poshte, cfare eshte mepare dhe cfare eshte mepas.
    Talmud, Hagigah 2.1

    U bera i gjalle tek Garamond pikerisht mengjesin, kur po instalonin Abulafian, teksa Belbo dhe Diatallevi po humbisnin ne debatin e tyre mbi emrat e Zotit dhe Gudrun vezhgonte me dyshim burrat, te cilet po fusnin ate qenien e re qetesiprishese ne mes te pirgjeve, gjithmone e me teper pluhurshume, te doreshkrimeve.
    >>Uluni, Casaubon, ja ku i kini planet te asaj historise sone te metaleve.<< Mbetem vetem dhe Belbo me tregoi listen e indekseve, bocat e kapitujve, skemat e faqosjes. Une duhet te lexoja tekstet dhe te gjeja ilustrimet. Permenda disa biblioteka milaneze, te cilat me dukeshin te furnizuara mire.
    >>Nuk do te mjaftoje,<< tha Belbo. >>Duhet vizituar ndonje vend tjeter. Per shembull ne muzeun e shkencave ne Mynih, ka nje fototeke te mrekullueshme. Pastaj ne Paris eshte Conservatoire des Arts et Métiers. Do te doja te shkoja une perseri, po te kisha kohe.<<
    >>Eshte bukur?<<
    >>Shqetesuese. Triumfi i makines ne nje kishe gotike...<< Hezitoi, rregulloi disa letra mbi tavoline. Pastaj, sikur te trembej, se po i jepte me teper rendesi se c“duhej fjaleve te veta: >>Atje eshte Lavjerresi,<< tha.
    >>Cili lavjerres?<<
    >>Lavjerresi. Quhet Lavjerresi i Foucault.<<
    Me shpjegoi Lavjerresin, ashtu sic e pashe te shtunen – dhe ndoshta te shtunen e pashe ashtu, sepse Belbo me kishte parapregatitur per vizionin. Por asokohe nuk duhet te kem treguar shume entuziazem, e Belbo me veshtroi si dike, i cili, perballe Kapeles Sistina, pyet nese kjo ishte e gjitha.
    >>Ndoshta eshte atmosfera e kishes, por Ju siguroj se provohet nje ndjesi shume e forte. Ideja, qe gjithcka rrjedh dhe vetem atje lart ekziston pika e vetme e palevizshme e universit… Per ate, i cili nuk beson, eshte njefare menyre per te rigjetur Zotin, dhe pa e vene ne pikepyetje mosbesimin e tij, sepse behet fjale per nje Pol Zero. E dini, per njerezit e gjenerates sime, te cilet kane ngrene zhgenjime per mengjes dhe per darke, mund te jete ngushelluese.<<
    >>Me teper zhgenjime ka ngrene gjenerata ime:<<
    >>Mendjemadhesi! Jo, per ju ishte vetem nje sezon, keni kenduar karmanjolen e mepas rigjetet veten tek Vendeé. Do t“ju kaloje shpejt. Per ne ishte ndryshe. Mepare fashizmi, edhe pse e kemi perjetuar si femije, si nje roman me aventura, por fatet e pavdekshme ishin nje pike e palevizshme. Mepas pika e palevizshme e Rezistences, sidomos per ata si une, te cilet e kane vezhguar nga jashte, dhe nga ajo bene nje rit vegjetimi, rikthimi i pranveres, nje ekuinoks apo nje solstic, i ngaterroj gjithmone… pastaj per ndonje Zoti, per te tjere klasa punetore, dhe per shume te dyja bashke. Ishte ngushelluese per nje intelektual, te mendonte, qe ekzistonte punetori, i bukur, i shendetshem, i forte, i gatshem te ribente boten. E pastaj, e keni pare edhe ju, punetori ishte, por jo klasa. Duhet ta kene vrare ne Hungari. E pastaj erdhet ju. Per Ju ka qene e natyrshme, ndoshta mund te kete qene edhe nje feste. Per ata te moshes sime jo, ishte larja e hesapeve, kafshimi i ndergjegjes, pendimi, rigjenerimi. Ne kishim humour dhe ja, ju do te vinit, per te sjellur entuziasmin, guximin, autokritiken. Per ne, qe asokohe ishim tridhjetepese ose dyzetvjecare ka qene nje shprese, poshteruese, por shprese. Duhet te beheshim si ju, me kushtin, qe te rifillonim nga e para. Nuk mbanim me kravata, hodhem tutje trench coat per te blere nje eskimo te perdorur, dikush dha doreheqjen nga puna per te mos u sherbyer padroneve…<<
    Ndezi nje cigare dhe beri sikur po simulonte nje psheretime, qe ta falja per perhumbjen e tij.
    >>Dhe keni deshtuar ne te gjitha frontet. Ne, me pelegrinazhet e pervitshme vetendeshkuese ne katakombet ardeatine, refuzonim te shpiknim ndonje slogan per Coca-Cola, sepse ishim antifashiste. Kenaqeshim me dy leke tek Garamond, sepse libri te pakten eshte demokratik. E ju tani, per tu hakmarre ndaj borgjezeve, te cilet nuk arritet dot ti varnit, iu shisni videokaseta dhe revista, i budallallepni me Zen-in dhe me artin e mirembajtjes se motocikletes. Na e futet, me kuotazicionin e anetaresise bleme kopjen e mendimeve te Maos dhe me parate shkuat e blete fishekzjarre per festat e krijimtarise se re. Pa turp. Ne e kemi kaluar jeten duke u turperuar. Na keni genjyer, nuk perfaqesonit asnje dliresi, ishte vec nje pucer djalerie. Na keni bere te ndjehemi si krimba, sepse nuk kishim kurajon te perballnim ballehapur xhendarmerine boliviane, e pastaj keni qelluar pas shpine ata fatkeqe, qe kalonin rruges. Dhjete vjete mepare na eshte dashur te genjenim per t“ju nxjerre nga burgu, dhe ju keni genjyer per te derguar ne burg shoket tuaj. Ja perse me pelqen kjo makine: eshte budallaqe, nuk beson, nuk me ben te besoj, ben ate qe i them une, budalla une budallaqe ajo – ose ai. Eshte nje marredhenie e ndershem.<<
    >>Une…<<
    >>Ju jeni i pafajshem, Casaubon. Ju ia mbathet, ne vend qe te gjuanit me gure, jeni diplomuar, nuk keni qelluar. E megjithate disa vjet mepare une ndjehesha i kercenuar edhe prej Jush. Vini re mire, asgje personale. Cikle gjeneratash. Dhe kur pashe Lavjerresin, vitin e kaluar, kuptova gjithcka.<<
    >>Gjithcka cfare?<<
    >>Pothuajse gjithcka, shikoni, Casaubon, edhe Lavjerresi eshte nje profet i rreme. Ju e shikoni, kujtoni se eshte pika e vetme e palevizshme ne univers, por nese e heq nga tavani i Conservatoire dhe shkon e var ne nje bordello, funksionon njesoj. Ka lavjerresa te tjere, nje eshte ne New York ne pallatin e OKB, nje tjeter ne muzeun e shkencave ne San Francisko, e kushedi se sa te tjere. Lavjerresi i Foucault qendron i palevizshem, me token, e cila i rrotullohet poshte, kudo ku te ndodhet. Cdo pike e universit eshte nje pike e palevizshme, mjafton te varesh ne te Lavjerresin. <<
    >>Zoti eshte kudo?<<
    >>Ne njefare kuptimi, po. Per kete arsye me turbullon Lavjerresi. Me premton pafundesine, por ma le mua pergjegjesine per te vendosur ku e dua ta kem. Keshtu nuk mjafton te adhurosh Lavjerresin atje, ku eshte, te duhet te marresh perseri nje vendim, e te kerkosh piken me te mire. E megjithate…<<
    >>E megjithate?<<
    >>E megjithate – se mos me merrni seriozisht, apo jo, Casaubon? Jo, mund te rri i qete, jemi njerez, qe nuk marrim seriozisht… E megjithate, po thoja, ndjesia eshte, qe dikush ne jete ka varur Lavjerresin ne shume pika, dhe nuk ka funksionuar, dhe atje, ne Conservatoire, funksionon kaq mire… Po sikur ne univers te kete pika te privilegjuara? Ketu, nen tavanin e kesaj dhome? Jo, nuk do ta besonte kush. Duhet atmosfera. Nuk e di, ndoshte jemi gjithmone duke kerkuar piken e duhur, ndoshta eshte afer nesh, por nuk e njohim, e per ta njohur nevojitet te besosh… Me nje fjale, shkojme tek zoti Garamond.<<
    >>Te varim Lavjerresin?
    >>Oh, shakaxhi. Shkojme te bejme gjera serioze. Per t“ju paguar, kam nevoje, qe padroni t“Ju shohe, t“Ju preke, t“Ju nuhase, e te thote qe jeni ne rregull. Ejani te prekeni prej padronit, prekja e tij te sheron nga dregzat.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #97
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    38.

    Mjeshtri Sekret, Mjeshtri Perfekt, Mjeshtri per Kuriozitetin, Mirembajtesi i Ndertesave, I zgjedhuri i Nentes, Kaloresi i Harkut Mbreteror te Salomonit ose Mjeshtri i Harkut te Nente, Skocezi i Madh i Fytyres se Shenjte, Kaloresi i Orientit ose i Shpates, Princi i Jeruzalemit, Kaloresi i Lindjes dhe i Perendimit, Princi Kaloresiak i Roza-Kryqeve dhe Kalores i Shqiponjes dhe i Pelikanit, Urata e Madhe ose Skocezi Sublim i Jeruzalemit Qiellor, I nderuari Mjeshter i Madh i te gjitha Llozhave ad vitam, Kaloresi Prusian dhe Princ Noakiteve, Kaloresi i Sepates Mbreterore ose Princi i Libanit, Princi i Tabernakoles, Kaloresi i Gjarprit te Deges, Princi i Meshires ose i Miresise, Komandanti i Madh i Tempullit, Kaloresi i Diellit ose Princi Adept, Kavalieri i Shen Andreas se Skocise ose Mjeshtri i Madh i Drites, Kaloresi i Madh i Perzgjedhur Kadosh dhe Kalores i Shqiponjes se Bardhe dhe te Zeze.

    (Grada te larta te Masonerise te Ritit te Vjeter dhe te Pranuar Skocez)

    Pershkuam korridorin, ngjitem tre shkalle dhe kaluam mespermes nje porte me xhama akulli. Pernjehere hyme ne nje univers tjeter. Nese dhomat, te cilat i kisha pare deri tani, ishin te erreta, gjithe pluhur, dhe te lene pas dore, keto ketu ngjanin me sallen VIP te nje aeroporti. Muzike sfondi, mure te kaltra, nje salle me pamje te rehatshme me mobilje firmato, muret te ngarkuara me fotografi, ne te cilat shfaqeshin zoterinj me pamje deputeti, te cilet u dorezonin nje trofe fitoreje me krahe disa zoterinjve me pamje senatori. Mbi nje tavoline, te hedhura si me pakujdesje, si ne dhomen e pritjes te nje dentisti, disa revista me karte te patinuara, Nuhatja Letrare, Atanori Poetik, Trendafili dhe Gjembi, Parnaso Enotrio, Vargu i Lire. Nuk i kisha pare ndonjehere ne qarkullim, e mepas e mora vesh perse: qarkullonin vetem mes klienteve te Manuzios.
    Nese ne fillim kisha kujtuar, se kisha hyre ne nje zone drejtorie te Garamond, shpejt me duhej te nderroja mendje. Ishim ne zyrat e nje shtepie tjeter botuese. Ne atriumin e Garamond gjendej nje vitrine e erret dhe e vjeter, me librat e publikuara se fundmi, por librat e Garamond ishin te shperndare, me flete akoma per tu ndare dhe nje kopertine gri e hapur – duhet te rikujtonin botimet universitare franceze, me nje leter, e cila zverdhej brenda pak viteve, ne menyre qe te sugjeronte, qe autori, sidomos nese ishte i ri, kishte botuar prej kohesh. Kurse ketu ishte nje vitrine tjeter, e ndricuar nga brenda, ne te cilen rradhiteshin librat e shtepise botuese Manuzio, disa te hapura ne faqe te palosura: kopertina te bardha, te lehta, te mbeshtjella me nje leter celofani, shume elegante, dhe nje leter fine orizi me germa te qarta dhe te bukura.
    Serite e Garamond kishin tituj serioze dhe akademike, si Studime Humanistike ose Filozofia. Serite e Manuzios kishin tituj delikate dhe poetike: Lulja qe Nuk Keputa (poezi), Toka e Pashkelur (tregime), Ora e Oleandros (mbante tituj te tipit Ditari i nje vajze te semure), Ishulli i Pashkes (me duket se ese te ndryshme), Atlantida e Re (vepra e fundit e publikuar ishte Koenigsbergu i Cliruar – Prolegomene rreth cdo metafizike te ardhshme, e cila prezantohet si sistem i dyfishte transshendental dhe shkenca e numrit fenomenal). Mbi te gjitha kopertinat, logo e shtepise, nje pelikan nen nje palme me moton: “une kam ate, qe kam dhuruar”.
    Belbo u tregua i vagullt dhe sintetik: zoti Garamond zoteronte dy shtepi botuese, kjo ishte e gjitha. Ne ditet pasardhese mu be e qarte, qe kalimi mes Garamond dhe Manuzios ishte krejt privat dhe sekret. Ne fakt hyrja e zyrave te Manuzios ishte ne Via Marchese Gualdi dhe ne Via Gualdi bota e piset e Via Sincero Renato i linte vendin fasadave te pastra, trotuareve te gjera, hyrjeve me ashensore alumini. Asnje nuk do te mund te dyshonte, qe nje apartament i nje stabilimenti te vjeter ne Via Sincero Renato do te komunikonte, vetem me tre shkalle disniveli, me nje te nje stabilimenti ne Via Gualdi. Per te siguruar lejen, zoti Garamond duhet te kishte bere salto mortale, besoj duhet te jete rekomanduar prej njerit prej autoreve, funksionar i Gjendjes Civile.
    Ishim pritur menjehere prej zonjes Grazia, nje zonje matronale, me nje shall qafe te te njejtit material dhe ngjyre me tapetet e mureve, e cila me nje buzeqeshje te perkujdesur na udhehoqi per ne Sallen e Globit.
    Salla nuk ishte e pamase, por te sillte nder mend sallonin e zyres se Musolinit ne Pallatin Venecia, me nje glob sa nje boje njeriu ne hyrje dhe tavolina e punes prej dru morgani e zotit Garamond atje ne fund, te cilin dukej sikur e shikoje me nje pale dylbi te kthyera mbrapsht.
    Garamond na kishte bere shenje te afroheshim, dhe e kisha ndjere veten te sikletosur. Me vone, gjate hyrjes se De Gubernatis, Garamond do te kishte shkuar drejt tij, dhe ky gjest kordialiteti do ti kishte dhene akoma me teper karizem, sepse vizitori do te kishte pare ne fillim ate duke pershkuar sallen, dhe mepas do ta pershkonte ne krah te mikut, dhe hapesira si me magji do te dyfishohej.
    Garamond na uli perballe tavolines se tij te punes dhe u tregua i prere dhe kordial: >>Doktor Belbo, me ka folur per Ju, doktor Casaubon. Kemi nevoje per bashkepunetore te vlefshem. Sic e keni kuptuar, nuk behet fjale per punesim te plote, nuk na e kercet dot. Do te kompensohet ne menyre te denje mundimi Juaj, devocioni Juaj, nese me lejoni, sepse puna jone eshte nje mision.<<
    Me permendi nje shifer a forfait ne baze te oreve te punes te marra me mend, qe per ato kohe mu duk e arsyeshme.
    >>Mrekulli, i dashur Casaubon.<< E kishte hequr titullin qe nga momenti, qe isha bere nenpunes. >>Kjo historia e metaleve duhet te behet e shkelqyeshme, do te thoja me shume, e bukur. Popullore, e kapshme, por shkencerore. Duhet te godase fantazine e lexuesit, por shkencerisht. T“Ju jap nje shembull. Lexoj ketu, ne bocat e para, qe ekzistonte kjo sfera, si i thone, e Magdeburgut, dy gjysmesfera te bashkuara dhe nga brenda u hiqet ajri. I lidhin dy cifte kuajsh normane, nje nga njera ane e nje nga ana tjeter, njeri cift terheq kendej e tjetri terheq andej dhe te dy gjysmesferat nuk shkeputen. Mire, ky eshte nje njoftim shkencor. Por Ju duhet te me zbuloni, mes te gjithave ato me pak piktoreske. Dhe kur ta keni zbuluar, duhet te me gjeni pamjen, afreskun, pikturen ne vaj, cfare te jete. E epokes. E pastaj e hedhim ne faqe te plote, me ngjyra.<<
    >>Ka nje pllake te gdhendur,<< i thashe, >>e njoh.<<
    >>E shikoni? Ju lumte. Ne faqe te plote, me ngjyra.<<
    >>Nese eshte pllake e gdhendur, do te jete ne bardh e zi,<< i thashe.
    >>Ashtu? Shume mire, atehere ne bardh e zi. Saktesia eshte saktesi. Por ne sfond ari, duhet te godase lexuesin, duhet ta beje te ndjehet atje, ate dite kur u zhvillua eksperimenti. Qarte? Shkence, realizem, pasion. Mund ta perdoresh shkencen dhe ta gozhdosh lexuesin. Ka dicka me teper teatrale, dramatike, e madame Curies, e cila hyn ne darke ne shtepi dhe ne erresire shikon nje drite fosforeshente, Zot i madh, cfare do te jete valle… Eshte hidrokarburi, golkonda, flogjistoni apo si dreqin quhet dhe voilį, Marie Curie ka zbuluar radioaktivitetin. Te dramatizosh. Duke respektuar te verteten.<<
    >>A hyn edhe radioaktiviteti tek metalet?<< pyeta une.
    >> Radiumi, a nuk eshte metal?<<
    >>Besoj se po.<<
    >>Epo atehere? Nga kendveshtrimi i metaleve mund te permbledhesh te gjithe universin e dijes. Si kemi vendosur ta titullojme librin, Belbo?<<
    >>Menduam dicka serioze, dicka si Metalet dhe kultura materiale.<<
    >>Dhe serioze duhet te jete. Por edhe me ate apelin shtese, me ate hicgjene, e cila thote gjithcka, le te shohim… Ja, Historia universale e metaleve. Jane brenda edhe kinezet?
    >>Jane, posi.<<
    >>Epo atehere, universale. Nuk eshte nje truk publicitar, eshte e verteta. Biles, Aventura e mrekullueshme e metaleve.<<
    Ne ate moment zonja Grazia njoftoi mberritjen e Commendator De Gubernatis. Zoti Garamond hezitoi per nje cast, me pa me dyshim, Belbo i beri nje shenje, si per ti thene, qe tashme mund te me besonte. Garamond urdheroi, qe mysafiri te futej brenda dhe u nis drejt tij. De Gubernatis kishte veshur nje dopiopet, nje medalje ne jake, nje stilograf ne xhepin ne gjoks, nje gazete te palosur ne njerin xhep te xhaketes dhe nje dosje nen sqetull.
    >>I dashur commendatore, uluni, miku i shtrenjte De Ambrosiis me ka folur per Ju, nje jete te tere te kaluar ne sherbim te shtetit. Dhe nje vene e fshehte poetike, nuk eshte keshtu? Ma tregoni, ma tregoni kete thesar, qe e mbani nder duar… Ju prezantoj dy nga drejtoret e mi te pergjithshem.<<
    E uli perballe tavolines se punes te ngarkuar me doreshkrime, dhe perkedheli me duar te dridhura prej interesit kopertinen e vepres, qe po i sillnin: >>Mos flisni, i di te gjitha. Ju vini nga Vitipieno, qytet i madh e fisnik. Nje jete e harxhuar ne sherbim te doganave. Dhe ne fshehtesi, dite per dite, nate per nate, keto flete, te nxitura prej demonit te poezise. Poezia… Ka djegur rinine e Safos, ka ushqyer ambicien e Goethes… Farmakos – i thonin greket – helm dhe ilac. Natyrisht duhet ta lexojme, kete krijesen Tuaj, si minimum pretendoj tre raporte lektoresh, nje i brendshem dhe dy konsulente te jashtem (anonime, me vjen keq, jane persona mjaft te ekspozuar), Manuzio nuk boton nje liber, nese nuk eshte e bindur per cilesine dhe cilesia, Ju e dini akoma me mire se une, eshte dicka e pakapshme, duhet ta zbulosh me nje sens te gjashte, disa here nje liber ka imperfeksionet e veta, mangesi – edhe Svevo shkruante keq, por kujt i them – por per Zotin, ndjehet nje ide, nje ritem nje force. E di, mos ma thoni, sapo i hodha nje sy hyrjes se ketyre faqeve ndjeva dicka, por nuk deshiroj ta gjykoj i vetem, edhe pse disa here – ah, sa here – raportet e lektoreve ishin te vakta, por une iu jam kundervene, sepse nuk mund ta denosh nje autor, pa hyre, si te thuash, ne sintoni me te. Ja per shembull e hap rastesisht kete tekstin tuaj dhe syte me bien mbi nje varg, “si ne vjeshte, qerpiku i thare<< - dakord, nuk e di se si eshte kusuri, por ndjej nje fllad, krijoj nje imazh, ndonjehere me nje tekst fillohet keshtu, nje ekstaze, nje rrembim… Cela dit, mik i dashur, ah per Zotin, nese mund te behej ajo qe deshiron perhere? Por edhe botimi eshte nje industri, me fisnikja e gjithe industrive, por prape nje industri. Po a e dini se sa kushton sot tipografia, po letra? Shikoni, shikoni ne gazeten e sotme, sa eshte rritur prime rate ne Wall Street. Nuk na hyn ne xhep, do thoni Ju? Perkundrazi, na hyn qe c“ke me te. A e dini, qe na taksojne edhe magazinen? Une nuk shes, dhe ata taksojne stoqet. Paguaj edhe mossuksesin, kalvarin e gjeniut, qe filistenjte nuk e mirenjohin. Kjo leter e mendafshte – eshte teper fine, me lejoni, qe e keni shtypur tekstin mbi nje leter te kaq te holle, ketu njihet poeti, nje sharlatan kushdo do te kishte perdorur leter extra strong, per te verbuar syte dhe per te hutuar shpirtin, por kjo poezi e shkruar me zemer, eh, fjalet jane gure, dhe turbullojne boten – kjo karte e mendafshte me kushton mua kartemonedha.<<
    Kumboi zilja e telefonit. Mepas do te merrja vesh, qe Garamond kishte shtypur nje buton nen tavoline dhe zonja Grazia i kishte kaluar nje telefonate te rreme.
    >>I shtrenjti Mjeshter! Si? Sa bukur! Lajme te medha, le te bien kembanat. Nje liber i ri i Juaji eshte nje ngjarje. Por sigurisht, Manuzio eshte krenare, e mallengjyer, do te thoja me shume, e gezuar t“Ju kete Ju ne mes te autoreve te saj. E keni pare cfare kane shkruar gazetat rreth poemes Suaj te fundit epike. Veper per Nobel. Per fat te keq, Ju jeni shume perpara kohes. Me shume veshtiresi kemi shitur tremije kopje…<<
    Commendator De Gubernatis po zbardhej : tremije kopje per te ishte nje synim i larte i pashprese.
    >>Nuk kane mbuluar as shpenzimet e prodhimit. Shkoni te shikoni njehere matane portes se xhamit dhe do te shikoni se sa njerez kam ne redaksi. Sot per te nxjerre nje liber me duhet te shperndaj te pakten dhjetemije kopje, dhe per fatin e te shumteve shiten edhe me shume, por jane shkrimtare, si te them, me nje vokacion te ndryshem, Balzac ishte i madh dhe shiste libra si panine, Proust ishte po aq i madh dhe publikonte me shpenzimet e veta. Ju do te perfundoni neper antologjite e shkollave, por jo neper kioskat e stacionit te trenit, i ka ndodhur edhe Joyce, i cili ka botuar me shpenzimet e veta, si Proust. Libra si ai i Juaji, ia lejojme vetes nje here ne dy ose tre vjet. Me jepni tre vjet kohe…<< Ndoqi nje pauze e gjate. Ne fytyren e Garamond u vizatua nje siklet i dhimbshem.
    >>Si? Me shpenzimet e Juaja? Jo, jo, nuk eshte shifra, shifra mund te kufizohet… Ceshtja eshte, se Manuzio zakonisht nuk… Patjeter, kujt po ia thoni, edhe Joyce edhe Proust… Sigurisht, e kuptoj…<<
    Tjeter pauze e dhimbshme. >>Ne rregull, flasim. Une isha i sinqerte, Ju jeni i padurueshem, le te bejme ate qe e quajne joint venture, e kane bere amerikanet para nesh. Kaloni neser dhe do te bejme nje llogari te perafert… Nderimet e mia dhe admirimet e mia.<<
    Garamond sikur doli nga nje enderr, dhe kaloi nje dore mbi sy, mepas tregoi qe u kujtua ne cast per prezencen e mysafirit. >>Me ndjeni, ishte nje shkrimtar, nje shkrimtar i vertete, ndoshta nje i madh. E megjithate, pikerisht prej kesaj… Ndonjehere ndjehesh i poshteruar, te ushtrosh kete profesion. Po te mos ishte dedikimi. Por le te kthehemi tek Ju. I thame te gjitha, do t“Ju shkruaj, le te themi pas nje muaji. Teksti i Juaj do te qendroje ketu, ne duar te sigurta.<<
    Commendator De Gubernatis kishte dalur pa fjale. Kishte hedhur kembet ne farken e lavdise.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #98
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    39.

    Kalores i Hemisferave, Princ i Zodiakut, Filozofi Sublim Hermetik, Komandant Suprem i Yjeve, Urata Sublime e Isirit, Princi i Kodres se Shenjte, Filozof i Samothrakise, Titan i Kaukazit, Djelmosh i Lires se Arte, Kalores i Feniksit te Vertete, Kalores i Sfinksit, I Urti Sublim i Labirinthit, Princi Brahman, Roja Mistik i Shenjterise, Arkitekt i Kulles Misterioze, Princi Sublim i Perdes se Shenjte, Perkthyes i Hieroglifeve, Doktori Orfik, Ruajtesi i Tre Zjarreve, Roja i Emrit te Papermendshem, Edipi Sublim i Sekreteve te Medha, Bari i Dashur i Oazeve te Mistereve, Doktor i Flakes se Shenjte, Kalores i Trekendeshit Vezullues.

    (Grada te Ritit Antik dhe Primitiv te Memfis – Misraim)


    Manuzio ishte nje shtepi botuese per ASV.
    Nje ASV ne zhargonin e Manuzios ishte – por perse po perdor ketu te shkuaren? ASV jane akoma, atje cdo gje vazhdon sikur te mos kete ndodhur gje, jam une ai, i cili tashme projektoj gjithcka ne nje te shkuar tmerresisht te kryer, sepse ajo, qe ka ngjare parmbreme, ka shenjuar nje te care ne kohe, sepse ne navaten e Saint-Martin-des-Champs eshte permbysur rregulli i shekujve… ose ngaqe qe prej parmbremjes jam vjeteruar pernjehere me dekada te tera, apo frika, se mos Ata me arrijne, me ben te flas, sikur te shkruaja kroniken e nje perandorie ne shperberje e siper, i shtrire ne nje vaske, me venat tashme te prera, duke pritur te mbytem ne gjakut tim…
    Nje ASV eshte nje Autor me Shpenzimet e Veta dhe Manuzio eshte nje prej atyre sipermarrjeve, te cilet ne vendet anglo-saksone quhen “Vanity Press”. Fitime kolosale, shpenzimet e sipermarrjes zero. Garamond, zonja Grazia, llogaritari i mbyllur ne kafazin ne fund fare, i mbiquajtur drejtori administrativ, dhe Luciano, shperndaresi i gjymtuar, ne magazinen e zbrazet te bodrumit.
    >>Kurre nuk e kam kuptuar, se si ia arrin Luciano, qe te paketoje librat vetem me nje dore,<< me kishte thene Belbo, >>ma merr mendja, qe ndihmohet me anen e dhembeve. Nga ana tjeter nuk eshte se paketon kushedi sa: shperndaresit e shtepive botuese normale u shperndajne libra librarive, ndersa Luciano u dergon libra vetem autoreve. Manuzio nuk interesohet fare per lexuesit… E rendesishme, thote zoti Garamond, eshte qe te mos na tradhetojne autoret, pa lexues mund te mbijetosh.<<
    Belbo e admironte zotin Garamond. E shikonte si mbajtesi i nje fuqie, e cila atij i ishte mohuar.
    Sistemi i Manuzios ishte shume i thjeshte. Disa lajmerime te pakta ne te perditshmet lokale, ne revistat e kategorise, ne botimet letrare te provinces, sidomos tek ato, te cilat zgjasin pak numra. Hapesira publicitare te madhesise mesatare, me fotografi te autorit dhe disa rrjeshta te pakte te goditur: “nje ze i madherishem i poezise sone”, ose “deshmia e re tregimtare e autorit te “Floriana dhe te motrat”.
    >>Ne kete moment rrjeta eshte e hedhur,<< me shpjegonte Belbo, >>dhe ASV-te bien ne te si vile rrushi, nese ne nje rrjete bjen dot si vile rrushi, por metafora e pasakte eshte tipike per autoret e Manuzios dhe e kam marre vesin, me falni.<<
    >>Po pastaj?<<
    >>Marrim rastin e De Gubernatis. Pas nje muaji, teksa pensionisti yne tashme do te digjet prej padurimit, nje telefonate e zotit Garamond do ta ftoje per darke me disa shkrimtare. Takim ne nje restorant arab, krejt ekskluziv, pa tabele ne perjashta, i bie ziles dhe thua emrin tend ne nje citofon. Ambjent i brendshem luksoz, drita te zbehta, muzike ekzotike. Garamond i shtrengon doren le maitre, i drejtohet me emer kamerierit dhe kthen mbrapsht shishet e veres, sepse ai vit prodhimi nuk e bind, ose thote, me fal i dashur, por ky nuk eshte kuskusi, i cili hahet ne Marakesh. De Gubernatis do ti prezantohet komisar Caio, te gjitha sherbimet aeroportuale jane nen kontrollin e tij, por mbi te gjitha, ai eshte shpikesi, apostulli i Kozmorantos, nje gjuhe per paqen universale, e cila po diskutohet ne UNESCO. Mepas Professor Tizio, tregimtar me temperament te fuqishem, cmimi Petruzellis della Gattina 1980, por edhe nje luminist i botes mjekesore. Sa vite keni dhene mesim, profesor? Eh, kohe te tjera ato, atehere po, qe studimet ishin dicka serioze. Dhe poetesha jone e kendeshme, sharmantja Olinda Mezzofanti Sassabetti, autorja e Goditjet e Zemres se Paperlyeme, duhet ta keni lexuar patjeter.<<
    Belbo me rrefeu, se e kishte pyetur gjate veten, perse valle te gjithe ASV te gjinise femerore firmosnin me dy mbiemra, Lauretta Solimeni Calcanti, Dora Ardenzi Fiamma, Carolina Pastorelli Cefalś. Perse valle shkrimtaret e rendesishme kane vetem nje mbiemer, pervec Ivy Comton – Burnett, dhe disa biles nuk kane as mbiemer, si Colette, dhe nje ASV quhet Odolinda Mezzofanti Sassabetti? Sepse nje shkrimtar i vertete shkruan nga dashuria per vepren e tij dhe nuk i intereson sikur te jete i njohur vetem me nje pseudonim, psh Nerval, nderkohe qe nje ASV deshiron qe te njihet prej fqinjeve, nga banoret e lagjes se tanishme dhe te atyre ku ka banuar mepare. Mashkullit i mjafton vetem emri, kurse femres jo, sepse ka nga ata, te cilet e njohin si zonjushe dhe nga ata, te cilet e njohin si zonje. Per kete arsye i perdor te dy mbiemrat.
    >>Per ti rene shkurt, mbremje e ngjeshur me eksperienca intellektuale. De Gubernatis do te kete pershtypjen, te kete pire nje kokteil me LSD. Do te degjoje derdellitjet e bashkedarkuesve, anekdoten e mencur mbi poetin e madh me impotencen e tij notoriale, i cili edhe si poet nuk vlente kushedi cfare, do te hedhe shikime rrezelluese mallengjimi mbi edicionin e ri te Enciklopedia e Italianeve te Famshem, te cilin Garamond do ta shfaqe krejt papritmas, duke i treguar komisarit faqen (e keni pare, i dashur, edhe Ju keni hyre ne Panteon, ah, me se fundi ka drejtesi).<<
    Belbo me kishte treguar enciklopedine. >>Para nje ore Ju mbajta nje predikim sa nje carcaf, por asnje nuk eshte i pafajshem. Enciklopedine e bejme ne menyre ekskluzive une dhe Diotallevi. Ju betohem, jo per te rregulluar sadopak pagen. Eshte nje nga gjerat me zbavitese ne bote, dhe cdo vit nevojitet te pergatitet edicioni i ri i aktualizuar. Struktura eshte pak a shume e tipit: nje ze i referohet nje shkrimtari i shquar, nje ze nje ASV, dhe ceshtja eshte te kalibrosh mire rendin alfabetik dhe te mos harxhosh shume hapesire per shkrimtaret e shquar. Shikoni psh germen L.<<

    LAMPEDUZA Giuseppe Tomasi di (1896 – 1957).shkrimtar sicilian. Jetoi gjate i injoruar dhe u be i famshem vetem pas vdekjes per romanin “Leopardi”.

    LAMPUSTRI Adeodato (1919 - ). Shkrimtar, edukator, luftetar (nje medalje bronzi ne Afriken Lindore), mendimtar, tregimtar dhe poet. Figura e tij eshte ngritur ne piedestalet e letersise italiane te shekulli tone. Lampustri u zbulua qe me 1959 me vellimin e pare te tij te nje trilogjie te nje fryme te gjere, Vellezerit Carmassi, ngjarje e pershkruar me nje realizem te gjalle dhe nje inspiracion te larte poetik rreth nje familjeje peshkatare lukane. Kesaj vepre, qe me 1960 eshte vleresuar me cmimin Petruzellis della Gattina, i pasuan ne vitet e mepasshme Te dorezuarit dhe Pantera e Syve pa Qerpike, te cilat ndoshta me teper se vepra e pare japin permasat e forces epike, te imagjinates vezelluese plastike, te frymes lirike te ketij artisti te pakrahasueshem. Funksionar i zellshem ministerial, Lampustri eshte vleresuar ne ambjentin e tij si nje person me integritet, baba dhe bashkeshort ekzemplar, orator i holle.

    ...............vazhdon
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  9. #99
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ...........vazhdimi.......

    >>De Gubernatis,<< me shpjegoi Belbo, >>do te deshiroje te jete i pranishem ne enciklopedi. E kishte thene perhere, qe ajo e te famshmeve ishte nje fame fallco, nje konspiracion i kritikeve te korruptuar. Por mbi te gjitha do te kuptoje, qe ka hyre ne nje familje shkrimtaresh, te cilet ne te njejten kohe jane drejtore entesh publike, funksionare bankash, aristokrate, magjistrate. Pernjehere do te zgjeroje rrethin e tij te njohjeve, tani e di se kujt duhet ti drejtohet, nese i duhet te kerkoje nje nder. Zoti Garamond ka fuqine, qe ta nxjerre De Gubernatis nga provinca, ta katapultoje lart. Aty nga fundi i darkes, Garamond do ti thote ne vesh, qe te nesermen ne mengjes te kaloje andej nga ai.<<
    >>Dhe ai vjen mengjesin tjeter.<<
    >>Mund ta vini doren ne zjarr per kete. Do ta kaloje naten pa gjume duke enderruar madheshtine e Adeodato Lampustrit.<<
    >>Po pastaj?<<
    >>Pastaj mengjesin tjeter Garamond do ti thote: mbreme nuk guxova te flisja per te mos poshteruar te tjeret, cfare gjeje sublime, per te mos permendur raportet entuziaste te lektoreve, do te thoja me shume, pozitive, por une vete personalisht kam kaluar nje nate te tere mbi fletet Tuaja. Liber per cmim letrar. I madh, i madh. Do te rikthehet ne tavolinen e punes, i bie me pellembe doreshkrimit – tashme i zhubravitur, i shfletuar nga leximi plot dashuri i te pakten kater lektoreve – zhubravitja e doreshkrimeve eshte detyre e zonjes Grazia – dhe do ta fiksoje ASV me nje pamje perplekse. Cfare do te bejme? Cfare do te bejme? do te pyesi De Gubernatis. Dhe Garamond do te thote, qe per vlerat e vepres nuk mund te diskutojne as edhe nje sekonde, por eshte e qarte, qe eshte nje veper e parakoheshme per kohet, qe po jetojme, dhe per sa i perket kopjeve nuk mund ti kaloje me teper se te dymijet, maksimumi dymije e peseqind. Per De Gubernatis te dymije kopjet do te jene te mjaftueshme per te mbuluar te gjithe personat qe njeh, ASV nuk mendon ne permasa planetare, ose me sakte planeti i tij perbehet nga fytyra te njohura, nga shoke shkolle, drejtore bankash, kollege mesues te se njejtes shkolle te mesme, kolonele ne pension. Te gjithe persona, te cilet ASV deshiron ti fuse ne boten e tij poetike, edhe ata persona, te cilet nuk do te deshironin, si psh kasapi ose prefekti... Perballe rrezikut, Garamond mund te terhiqet mbrapsht, pas asaj, qe te gjithe ne shtepi, ne fshat, ne zyre, e dine, qe ia ka prezantuar doreshkrimin e tij nje botuesi te madh ne Milano, De Gubernatis do te beje llogarite e tij. Mund te boshatise llogarine bankare, mund te marri nje kredi, mund te kerkoje shperblimin vjetor, mund te shese aksionet qe ka, Parisi ia vlen nje panair. I ofron krejt ndrojtje zotit Garamond te marri persiper nje pjese te shpenzimeve. Garamond do te tregohet i turbulluar, Manuzio zakonisht nuk vepron keshtu, po pune e madhe – pune e bere, me bindet, ne fund te fundit edhe Proust edhe Joyce u eshte dashur te perulen para veshtiresive te nevojtarise, kosto eshte kaq, ne po shtypim tani per tani dymije kopje, por kontrata do te jete per e shumta dhjetemije kopje. Llogaritni, qe dyqind kopje do ju dergohen juve, si homazh, per ti deguar kujt te deshironi, dyqind jane per t“ia derguar shtypit, sepse duam te bejme nje fushate publicitare sikur te ishte Angelique i Anne Golon, atehere mbeten njemije e gjashteqind per tu shperndare. Dhe mbi keto, ju duhet te na kuptoni, nuk keni te drejta, por nese libri ecen, shtypim te tjera prape dhe ne kete moment ju merrni dymbedhjete perqind.<<
    Kisha pare mepas kontraten tipike, te cilen De Gubernatis tashme ne nje trip te vertete poetik do ta firmoste, biles edhe pa e lexuar fare, nderkohe qe administratori do te qahej se zoti Garamond i kishte llogaritur shume te uleta shpenzimet. Dhjete faqe klauzolash ne shkrim te vogel, perkthime ne gjuhe te huaja, te drejta dytesore si psh pershtatjet per teater, permbledhje per transmetime radiofonike dhe kinematografike, botimet ne Braille per te verberit, permbledhje per Reader“s Digest, garanci ne rast procesesh plagjiature, e drejta e autorit per te aprovuar ndryshimet redaksionale, kompetenca e gjykates milaneze per ceshtjet gjyqesore... ASV duhej komplet i lodhur, me syte te perhumbur mes endrrave te fames, te arrinte tek klauzolat djegese, atje ku thuhet, qe dhjete mije eshte tirazhi maksimal, por nuk permendet tirazhi minimal, qe shuma per tu paguar nuk eshte e lidhur me tirazhin, per te cilen eshte folur vetem gojarisht, dhe mbi te gjitha, qe brenda nje viti botuesi ka te drejten, qe ti dergoje ne prese kopjet e pashitura, vetem ne qofte se autori nuk i terheq me gjysmen e cmimit te shitjes. Nenshkruaj.
    Fushata publicitare do te ishte gjigande. Deklarate per shtypin prej dhjete faqesh me biografine dhe vleresimin kritik. Pa u skuqur faqja, fundja ne redaksite e gazetave prapeseprape do te hidhej ne kosh. Shtypje efektive: njemije kopje ne flete te palosur, nder te cilat vetem treqindepesedhjete te lidhura. Dyqind autorit, nja pesedhjete librarive dytesore dhe shoqatave, pesedhjete revistave te provinces, tridhjete per siguri gazetave, per rastin se mos u shpetonte ndonje rrjesht ne rubriken “Libra te derguar”. Kopjet do tu dergoheshin pastaj dhurate spitaleve ose burgjeve – dhe eshte e kuptueshme perse te parat nuk te sherojne dhe te dytat nuk te ndreqin.
    Ne vere do te mberrinte cmimi Petruzellis della Gattina, nje krijese e Garamond. Shpenzime totale: strehim dhe perkujdesje per jurine, dy dite, dhe Nike i Samothrakise ne Vermeil. Telegrame urimi nga autoret e Manuzios.
    Me ne fund do te mberrinte momenti i te vertetes, pas nje vit e gjysem. Garamond do ti shkruante: Miku im, e kisha parashikuar, Ju jeni shfaqur pesedhjet vjet me heret. Recensionet, i kini pare, me oke, cmime dhe miratime te kritikes, ēa va sans dire. Por kopje te shitura pak, publiku nuk eshte akoma gati. Jemi te detyruar te lirojme magazinen, sipas termave te kontrates (ngjitur nje kopje e saj). Ose ne prese, ose Ju i blini me gjysmen e cmimit te shitjes, sic eshte edhe privilegji Juaj.
    De Gubernatis cmendet prej dhimbjes, te afermit e ngushellojne, njerezit nuk te kuptojne, sigurisht po te ishe njeri prej tyre, po tu coje zarfet atyre, tani do te kishin recensuar edhe tek Corriere, eshte e gjitha nje mafie, duhet te rezistosh. Prej kopjeve ne homazh kane mbetur vetem pese cope, ka akoma shume persona te tjere, te cileve duhet ti kujtojme me nga nje kopje, nuk mund te lejosh, qe vepra jote te perfundoje ne prese per tu bere leter higjenike, pa te shohim sa mund te mbledhim, jane para te investuara mire, jetohet vetem njehere, le te themi mund te blejme peseqind kopje dhe per kusurin, sic transit gloria mundi.
    Ne Manuzio kane mbetur 650 kopje ne leter te palosur, zoti Garamond lidh 500 cope dhe i dergon faturen. Bilanci: autori ka paguar bujarisht shpenzimet e prodhimit per 2 000 kopje, Manuzio ka shtypur 1 000 dhe ka lidhur 850, nder te cilat 500 jane paguar per se dyti. Nja pesedhjete autore ne vit dhe Manuzio mbyll gjithmone me fitim te majme.
    Dhe pa brerje ndergjegje: shperndan lumturi.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #100
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    40.

    Frikacaku vdes shume here, para se te vdese.
    Sheakspeare, Julius Caesar, II, 2

    Gjithmone kisha parandjere nje kontrast mes perkushtimit, me te cilin Belbo punonte rreth autoreve te tij te respektuar te Garamond, duke u perpjekur te nxirrte libra, me te cilet do te ndjehej krenar, dhe piraterise, me te cilen jo vetem bashkepunonte per te shtrydhur fatkeqet e Manuzios, por dergonte ne Via Gualdi tipat, te cilet i gjykonte si te paprezantueshem per Garamond – ashtu sic e kisha pare te vepronte me kolonel Ardentin.
    E kisha pyetur shpesh veten, gjate bashkepunimit me te, perse e pranonte ate situate. Jo per parį, besoj. E njihte boll mire zanatin e tij per te gjetur nje pune me page me te mire.
    Per nje kohe te gjate kisha besuar, se e bente kete, sepse ne kete menyre mund te kultivonte studimet e tij mbi budallallekun njerezor dhe nepermjet nje observatori ekzemplar. Ajo, te cilen ai e quante budallallek, paralogjizmin e pakuptimte, delirin dinakeror i maskuar prej argumentash te panjollte, e terhiqte ate – dhe nuk bente gje tjeter vetem e riperseriste. Por edhe ky ishte nje maskim. Diotallevi ishte aty per loje, ndoshta duke shpresuar, qe ne ndonje liber te Manuzios, nje dite, do ti ishte shfaqur ndonje kombinacion i padegjuar ndonjehere i Torah-s. Dhe per loje, per zbavitje te paster, per qejf dhe kureshtje, kisha qene une, sidomos kur Garamond kishte hedhur Projektin Hermes.
    Ndryshe ishte historia e Belbos. Me ishte bere e qarte vetem pasi kisha germuar mes file-ve te tij.

    FILENAME: Hakmarrje e tmerrshmja hakmarrje

    Vjen keshtu. Edhe pse ka njerez ne zyre, me mberthen prej jakes se xhaketes, duke fshehur fytyren dhe me puth. Zgjatet, saqe, kur me puth, qendron ne maje te gishtave. Me puth sikur te luaje ne fliper.
    E di, qe me ve ne siklet. Por me eksibicionon.
    Nuk genjen kurre.
    - Te dua.
    - Do te shihemi te djelen?
    - Jo, fundjaven do ta kaloj me nje shok...
    - Me nje shoqe, do te thuash
    - Jo, nje shok, ti e njeh, eshte ai, qe ishte me mua ne bar javen qe kaloi. I kam premtuar, se mos do doje, qe te terhiqesha mbrapsht?
    - Ti mos u terhiq mbrapsht, por mos hajde te me besh... Te lutem, me duhet te pres nje autor.
    - Nje gjeni per ta katapultuar?
    - Nje qyqar per ta shkaterruar.

    Nje qyqar per ta shkaterruar.

    Kisha ardhur te te merrja tek Pilade. Nuk ishe. Te pata pritur gjate, mepas leviza i vetem, perndryshe do ta kisha gjetur te mbyllur galerine. Atje, dikush me pati thene, qe kishit vajtur tashme ne restorant. Beja gjoja sikur shikoja pikturat – arti ka vdekur qe prej koheve te Hölderlinit, me thone ato. Mu deshen rreth njezet minuta per te gjetur restorantin, sepse galeristet zgjedhin gjithmone lokalet, te cilat behen te famshem vetem nje muaj mepas.
    Ishe atje, ne mes te fytyrave te zakonshme, dhe kishe afer njeriun me shenje. Nuk u vure ne siklet per asnje moment. Me shikove me komplicitet dhe – si ja arrin ne te njejten kohe? – me nje ton sfidues, sikur te me thoje: po pastaj? Ngaterrestari me shenje me vezhgonte sikur te isha une ngaterrestari. Te tjeret, ne dijeni te gjithckaje, ne pritje. Duhej te kisha gjetur nje pretekst per te hapur sherr. Do te kisha dale i fituar edhe ne qofte se ai do te me kishte rrahur mua. Te gjithe e dinin, qe ti ishe aty me te per te me provokuar mua. Nese une do te kisha provokuar apo jo, roli im ishte i fiksuar. Gjithesesi po jepja spektakel.
    Spektakel per spektakel, zgjodha komedine brilante, mora pjese gjithe embelsi ne bashkebisedim, duke shpresuar, qe ndonje do te admironte kontrollin tim.
    I vetmi, qe me admironte, isha une.
    Je burracak, ne qofte se e ndjen veten burracak.
    Hakmarresi i maskuar. Porsi Clark Kent kujdesem per gjenite e rinj te paperfillur dhe si Superman ndeshkoj gjenite e vjeter me te drejte te paperfillur. Bashkepunoj ne shfrytezimin e atij, i cili nuk ka patur kurajon time, dhe nuk ka ditur te kufizohet ne rolin e spektatorit.
    A mos valle eshte ky nje shans? Ta kalosh jeten duke ndeshkuar ata, te cilet nuk kane per ta ditur kurre, se kane qene ndeshkuar. Doje te beheshe Homer? Na, koketul, dhe ver mend.

    Urrej ata, te cilet tentojne te me shesin nje iluzion te pasionit.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •