Pedro pershendetje.
Gezohem qe te lexoj perseri. Para pak kohesh lexova "Emri i Trendafilit" dhe te them te drejten te kujtova dhe hyra i hodha nje sy kesaj teme.
Duke pritur vazhdimin,
Fiori
Pedro pershendetje.
Gezohem qe te lexoj perseri. Para pak kohesh lexova "Emri i Trendafilit" dhe te them te drejten te kujtova dhe hyra i hodha nje sy kesaj teme.
Duke pritur vazhdimin,
Fiori
Hi Fiori,
nqs me para pak kohesh nenkupton para nje muaji e gjysem ose dy muajsh, atehere qenkemi ne nje gjatesi vale, sepse edhe une e rilexova perseri kete liber te mrekullueshem te Eco-s. Kisha kohe pa e prekur me duar dhe para dy muajsh duke shfletuar faqet e para nuk e mora vesh se si, por ndejta dot pa e lexuar librin te gjithin. Eshte shume e veshtire ne ditet e sotme te gjesh nje liber per se mbari, qe ia vlen ta lexosh.
Pas leximit te librit, me sillej verdalle dhe nuk me shqitej nga koka nje mendim.
Ne postin e #73 te kesaj teme, jo pa qellim kam shkruar titullin e ketij libri "Emri i trendafiles". dhe ja arsyeja:
Ne liber "la rosa" eshte vajza e gjore, ne te cilen Adson ra ne dashuri, dhe e cila duhej sakrifikuar dhe duhej cuar ne kalbje, me sakte per tu djegur ne turren e druve si shtrige. Pra vajza eshte trendafilja.
Mund te thuhet, qe ne shqip "la rosa" ka gjinine mashkullore dhe quhet trendafili dhe jo trendafilja. Megjithate trendafilja ne versionin e gjinise femerore haset edhe ne Shqiperi, kryesisht ne emrat e pervecem. Prandaj mendoj qe titulli i sakte i shqiperuar i "Il nome della rosa" eshte "Emri i trendafiles".
Por a eshte e rendesishme kjo?
Ndoshta jo. Ndoshta po. Nuk e di.
Mendoj, qe pergjigjia me e goditur do te ishte:
"Stat rosa pristina nomine, nomina nuda tenemus"
Por edhe kjo pergjigje nuk e ben me te qarte ceshtjen!
P.S. Akoma me interesante ceshtjen e emrave dhe te titujve e ben Eco, kur gjate nje interviste, pyetjes pse ai per kete liber zgjodhi pikerisht titullin "Il nome della rosa" iu pergjigj:
"Sepse titullin "Pinoku" e kishin zene meperpara"
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
30
Daß auch die gantze Christenheit mit solchen Köpffen hin und wider uberhäufft, gibt uberflissig die genandte Fraternitas Rosae Crucis zu erkennen. Dann als solches Phantasma kaum außgeschlossen, ungeachtet auch deren Fama und Confessio... klärlich bezeuget, das dies allein ein Zusus ingenii nimium lascivientis: Weil jedoch darin eine Hoffnung solcher General Reformation gemacht und von vielen seltsamen Künsten, von theils lächerlich, theils unglaublichen Sachen anregung gethan worden, haben sich in allen Landen auch sehr gelehrte und fromme Leut damit so äffen lassen, daß sie ihre Dienst und gute Willen, etwan mit Benennung ihrer Namen, angebotten: Etwan solchen verschwigen und beständig dafür gehalten, es werden diese Fratres ... den Namen und Ort solcher gutwilligen Clienten in dem Speculo Salomonis oder durch andere Mittel unschwer errahten können.
Qe i gjithe Krishterimi eshte here pas here i tejmbushur me koka te tilla, kete na e shfaq ne menyre te panevojshme e ashtuquajtura Vellazeria e Rozakryqeve. Akoma pa dale mire ne drite kjo fantazem, padyshim qe edhe Fama dhe Confessio e tyre ne menyre te qarte deshmojne, qe e gjithe kjo eshte vetem nje argetim i mendjeve te luajtura, pasi nepermjet tyre u nxit shpresa per nje te atille reforme te pergjithshme, e cila gjeneroi nepermjet artesh te cuditshme, disa prej tyre qesharake, disa te tjera te pabesueshme, saqe ne te gjitha vendet edhe shume te ditur dhe njerez te mbare e lejne veten te behen qesharake, duke u ofruar, disa duke permendur emrin te tyre, sherbimet dhe vullnetin e tyre: disa te tjere heshten dhe kembengulin, qe keta vellezer ... emrin dhe vendndodhjen e ketyre klienteve dashamire nepermjet Pasqyres se Solomonit apo nepermjet mjeteve te tjera do ta marrin vesh pa veshtiresi.
Christoph von Besold (?), Shtojce mbi Von der Spanischen Monarchy, e Tommaso Campanella, Frankfurt am Main1623, fq. 48
Mepas vinte me e bukura, dhe pas riardhjes se Amparos, isha ne gjendje t“i beja te ditur ngjarje te mrekullueshme. >>Eshte histori e pabesueshme. Manifestet dalin ne nje epoke, kur tekste te tilla gelojne, te gjithe kerkojne nje rinovim, nje shekull i arte, i luges prej floriri te shpirtit. Kush shfleton ne libra magjik, kush ndez furnellat per te shkrire metale, kush perpiqet te mbizoteroje yjet, kush perpunon alfabte sekrete dhe gjuhe universale. Ne Prage, Perandori Rudolfi II e shnderron oborrin e tij ne nje laborator alkimik, fton Komenin dhe John Dee, astrologun e oborrit anglez, i cili kishte zbuluar te gjithe sekretet e kozmosit ne pak faqe te nje Monas Ieroglyphica, te betohem qe titullohet keshtu.<<
>>E kush te tha gje ?<<
>>Mjeku i Rudolfit II eshte ai Michael Maier, qe shkruan nje liber mbi emblemat vizive dhe muzikale, Atalanta Fugiens, nje feste veze filozofale, dragonj qe kafshojne bishtin dhe sfinkse, asgje nuk eshte me e shndritshme pervec shifres sekrete, gjithcka eshte hieroglifa e dickaje tjeter. Ki parasysh, Galileo hedh gure nga maja e Kulles se Pizes, Richelieu luan Monopolis me gjysmen e Europes, e te gjithe vijne verdalle me syte e zgurdulluar per te lexuar shenjat e botes: me thuaj, cfare te duash, tjeter nga vetem renie e lire, ketu poshte (biles, ketu lart) ka tjeter gje. Tashti ua them une: abrakadabra. Torricelli nderton barometrin, e keta njerez benin balet, lojra uji e fishekzjarre ne Hortus Palatinus ne Heidelberg. Dhe ishte gati duke shperthyer Lufta Tridhjetevjecare.<<
>>Kushedi sa e kenaqur ishte Nena Kurajo.<<
>>Por edhe ata nuk benin qejf gjithmone. Princi i Pfalzit pranon me 1619 kuroren e Bohemise, besoj se e ben, ngaqe vdes prej deshires te mbreteroje ne Prage, qytet magjik, kurse nje vit me vone Habsburget e gozhdojne ate ne Malin e Bardhe, ne Prage do te masakrohen protestantet, Komenit i djegin shtepine, biblioteken, i vrasin gruan dhe te birin dhe ai vete merr arratine nga Oborri ne Oborr duke perseritur se sa e madhe dhe shpresedhenese ishte idea e Rozakryqeve.<<
>>Edhe ai mjeran eshte, mos do, qe te ngushellohet vetem me barometrin? Por, me fal, nje moment, ti e di qe ne grate nuk i kapim gjerat kaq shpejt sa ju: kush i ka shkruajtur manifestet?<<
>>Ketu qendron e bukura, nuk dihet. Me ler te kuptoj pak, ma kruaj pak rozakryqin jo, ne mes te shpatullave, jo me lart, jo me nga e majta, aty. Atehere, ne kete ambjent gjerman ka tipa te pabesueshem. Per shembull, njefare Simon Studion, i cili shkruan Naometria, nje traktat okult mbi permasat e Tempullit te Salomonit, Heinrich Khunrath, i cili shkruan nje Amphitheatrum sapentiae aeterna, plot me alegori me alfabete hebraike dhe guva kabalistike, te cilat duhet te kene inspiruar autoret e Fama. Keta jane ndoshta ndjekes te njerit prej konventikaleve te utopisteve te panumert te rilindjes kristiane. Sipas thashethemeve thuhet, qe autori te jete njefare Johann Valentin Andreae, nje prift shvab nga Tübingen, i cili nje vit me vone do te publikoje Chymische Hochzeit des Christian Rosencreutz, por e kishte shkruar qe i ri, keshtu qe idea e Rozakryqeve i sillej verdalle ne koke me kohe. Por ne rrethin e tij, ne Tübingen, kishte entuziaste te tjere, qe enderronin nje Republike Christinopoli, ndoshta jane bere te gjithe bashke. Por duket sikur ta kene bere per shaka, per te luajtur, nuk e kishin aspak nder mend te krijonin nje corbe te atile, sic e krijuan. Andreae do te kaloje pastaj tere jeten duke u betuar, qe manifestet nuk i kishte shkruar ai, qe sidoqofte ishte nje lusus, nje ludibrium, nje lloj qyfyri studentor, ve ne loje reputacionin e tij akademik, zemerohet, thote qe Rozakryqet, edhe ne qofte se ekzistonin, ishin te gjithe mashtruesa. Por asgje. Sapo dolen manifestet, u duk sikur njerezit nuk kishin pritur gje tjeter. Te gjithe eruditet e Europes u shkruajten me te vertete ketyre Rozakryqeve, dhe ngaqe nuk dinin ku ti gjenin, u dergonin letra te hapura, broshura, libra, Michael Maier publikon ne te njejtin vit nje Opus me titull Acana Arcanissima, ne te cilen nuk i permend Rozakryqet, por te gjithe jane te bindur, qe flet rreth tyre dhe, qe din me teper, se cfare kerkon te thote. Disa spekullojne, thone qe e kishte lexuar Fama qe ne doreshkrim. Nuk besoj te kete qene gje e vogel ne ate epoke, qe te pergatisje nje liber, aq me teper me gravura, por Robert Fudd, me 1616 (dhe shkruan ne Angli dhe i shtyp ne Leida, llogarit edhe kohen e udhetimit te bocave), hedh ne qarkullim nje Apologia compendiaria Fraternitatem de Rosea Gruce suspicionis et infamiis maculis aspersam, veritatem quasi Fluctibus abluens et abstergens, per te mbrojtur Rozakryqet dhe per ti cliruar nga dyshimet, nga njollat me te cilat jane perlyer dhe kjo do te thoshte vecse po nxiste nje debat te zjarrte mes Bohemise, Gjermanise, Anglise, Hollandes, i gjithi me kaloresa lajmetare dhe erudite shetites.<<
>>Po Rozakryqet vete?<<
>>Heshtje varri. Post njeqindenjezet annos patebo nje ***. Vezhgojne te heshtur ne vakumin e pallatit te tyre. Besoj, se eshte pikerisht heshtja e tyre ajo, qe eksiton me teper shpirtrat. Qe ata nuk pergjigjen, do te thote qe ekzistojne ne te vertete. Me 1617 Fludd shkruan nje Tractatus apologeticus inte ritatem societatis de Rosea Cruce defendens, dhe ne nje De Naturae Secretis te 1618 thuhet, qe ka ardhur momenti, qe te zbulohet sekreti i Rozakryqeve.<<
>>Dhe e zbulojne?<<
>>Aspak. E komplikojne. Pasi zbulojne, qe po te heqesh prej 1688 te 188 vitet e premtuara prej Rozakryqeve, mbetet 1430, i cili eshte viti ne te cilin themelohet urdheri i Gunes se Arte.<<
>E c“na hyn ketu?<<
>>Nuk perse 188 vjetet duhet te jene 120, por kur don te besh zbritje dhe mbledhje mistike, te dalin llogarite perhere. Persa i perket Gunes se Arte, eshte po ajo e Argonauteve, dhe kam marre vesh nga burime te sigurta, qe ka te beje edhe me Graalin e Shenjte, e keshtu pra, nese me lejon edhe me Tempulltaret. Por nuk ka mbaruar. Mes viteve 1617 dhe 1619, Fludd, i cili sic duket publikonte me teper se Barbara Cartland, dorezon per shtypshkrim kater libra te tjere, mes te tjerave Utrisque cosmi historia , njefare histori e shkurter e universit, e ilustruar, e tera me trendafila dhe kryqe. Michael Maier merr guximin me te dyja duart dhe shkruan te tijin Opus Silentium post clamores dhe kembengul, qe vellazeria ekziston, jo vetem qe eshte e lidhur me Urdherin e Gunes se Arte, por edhe me Urdherin e Xharretieres. Por ai eshte nje njeri shume i perunjur per tu pranuar. Tani perfytyro pak te gjithe eruditet europiane. Nese ata nuk pranokan as Maier, atehere u beka fjale per dicka me te vertete ekskluzive. E prandaj te gjithe gjysem-corapet fallsifikojne letrat per tu pranuar. Te gjithe duke thene, se rozakryqet ekzistojne, te gjithe rrefejne, qe nuk i kane pare ndonjehere, te gjithe duke shkruar se si te lejne nje takim, per te caktuar nje audience, asnje nuk eshte i pacipe dhe te thote, une jam, disa thone, qe nuk ekzistojne, pasi nuk jane kontaktuar ndonjehere, te tjere thone, qe ekzistojne pikerisht per tu kontaktuar.<<
..........................................vazhdon perseri.
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
vazhdimi....................................
>>Dhe Rozakryqet heshtin.<<
>>Porsi peshqit.<<
>>Hape gojen. Te duhet pak mamaya.<<
>>Mmm e shijshme. Nderkohe fillon Lufta 30-vjecare dhe Johann Valentin Andreae permbledh nje Turris Babel per te shpallur, qe brenda vitit Antikrishti do te mundet, nderkohe qe njefare Ireneus Agnostus shkruan nje Tintinnabulum sophorum... <<
>>Sa i bukur tintinnabulumi!<<
>>... ku nuk e kuptoj, se cfare dreqin thote, por eshte e sigurte, qe Campanella ose ai, qe nderhyn per te tek Von der spanischen Monarchy dhe thote, qe e gjithe historia e rozakrucianeve eshte nje argetim i mendjeve perverse E mepas stop, ndermjet 1621 dhe 1623 te gjithe heshtin.<<
>>Thjesht keshtu?<<
>>Thjesht keshtu. Sic duket jane lodhur. Si Beatles. Por vetem ne Gjermani. Sepse duket si historia e rese toksike. Zhvendoset ne France. Nje mengjesi te bukur te 1623, ne muret e Parisit shfaqen manifeste te Rozakryeqve, te cilet njoftojne qytetaret e nderuar, qe deputetet e kolegjit kryesor te vellazerise jane transferuar aty dhe jane gati te hapin listat e pranimit. Por sipas nje versioni tjeter, manifestet e thone fare qarte, qe behet fjale per tridhjetegjashte te padukshem te shperndare neper bote ne grupe prej gjashte vetash dhe, se kane fuqine, qe te bejne te padukshem adeptet e tyre Zot, perseri te tridhjetegjashtet <<
>>Cilet?<<
>>Ata te dokumentit tim te Tempulltareve.<<
>>Njerez pa pike fantazie. Po pastaj ?<<
>>Dhe pastaj lind nje cmenduri kolektive, kush i mbron, kush kerkon ti njohe, kush i akuzon per diabolizem, alkimi dhe herezi, me Atarotin, i cili nderhyn, qe ti beje te pasu, te fuqishem, te afte per tu zhvendosur ne fluturim nga njeri vend ne tjetrin, me nje fjale, skandali i dites. <<
>>Dinake, keta rozakryqet. Asgje nuk eshte me e mire, se sa nje lancim ne Paris, per tu kthyer ne mode.<<
>>Me duket, qe ke te drejte, sepse degjo se cfare ndodh, o nene, cfare epoke. Descartes, dora vete, ishte ne vitet e meparshme ne Gjermani dhe i kishte kerkuar, por biografi i tij thote, qe nuk i kishte gjetur, sepse, sic e dime, udhetonin nen emra te rreme. Kur kthehet ne Paris, pas shfaqjes se manifesteve, kupton, qe te gjithe e konsiderojne nje rozakryq. Me ambjentin qe ishte krijuar, nuk ishte ndonje nofke e bukur, dhe e bezdiste edhe mikun e tij Mersenne, i cili tashme po gjemonte kunder Rozakryqeve duke i trajtuar si mashtrues, subversive, magjistare, kabaliste, qe kane per qellim te mbjellin doktrina perverse. E atehere, cfare ben i miri Descartes? E le veten te duket gjithandej, atje ku mundet. E kur ta kene pare te gjithe, eshte e papergenjeshtrueshme, eshte shenje, qe ai nuk eshte i padukshem, domethene nuk eshte Rozakryq.<<
>>Kjo, po, eshte metode.<<
>>Sigurisht nuk do mjaftoje vetem ta mohoje. Ashtu sic i kishin ngaterruar punet, nese dikush te vinte drejt teje dhe te thoshte, miredita, une jam rozakryq, ishte shenje, qe nuk ishte. Rozakryqi i respektueshem nuk e thote. Biles e mohon me ze te larte.<<
>>Por nuk mund te thuhet, qe ai qe pohon, qe nuk eshte Rozakryq, eshte ne te vertete i tille, pasi une them, qe nuk jam, por jo prej kesaj une jam ne te vertete.<<
>>Por ta mohosh eshte tregues i dyshimte.<<
>>Jo. Sepse cfare ben nje Rozakryq, kur e ka kuptuar, qe njerezit nuk i besojne atij, qe thote, qe eshte dhe dyshojne per ate, qe thote, qe nuk eshte? Fillon e thote, qe eshte i tille, per te bere te besuar, qe nuk eshte.<<
>>Dreqi e mori. Atehere, qe ketej e tutje, te gjithe ata qe thone qe jane Rozakryqe genjejne, e atehere jane ne te vertete! Ah jo, jo, Amparo, te mos biem ne kurthin e tyre. Ata kane hafije gjithandej, biles edhe nen kete krevat, e prandaj tashme e dine, qe ne e dime. Prandaj thone, qe nuk jane.<<
>>I dashur, tani kam frike.<<
>>Ji e qete, e dashur, jam ketu une, budallai, kur ata thone, qe nuk jane, une e besoj, qe ata jane dhe keshtu ua cjerr masken menjehere. Rozakryqi maskecjerre eshte i parrezikshem, e mund ta nxjerresh prej dritareje vetem duke tundur gazeten.<<
>>Po Aglié? Ai kerkon te na mbushe mendjen, qe eshte konti i Saint-Germain. Natyrisht derisa ne te mendojme, qe nuk eshte. Atehere eshte Rozakryq. Apo jo?<<
>>Degjo, Amparo, hajde te shtrihemi te flejme.<<
>>Ah jo, tani dua te degjoj fundin.<<
>>Gjullurdi totale. Te gjithe behen Rozakryqe. Me 1627 shfaqet New Atlantis i Francis Bacone, dhe lexuesit besojne, qe flet per vendin e Rozakryqeve, packa se ai nuk i permend kurre ata. I gjori Johann Valentin Andreae vdes duke u pergjeruar dhe ne menyre te perseritur, qe ose nuk kishte qene ai ose po te kishte qene ai, kishte bere shaka, por tashme kishte marre fund cdo gje. Duke perfituar nga fakti, qe nuk ekzistojne, Rozakryqet jane kudo.<<
>>Si Zoti.<<
>>Tani qe po me ben te mendoj... Le ta shikojme, Mateu, Luka, Marku dhe Gjoni jane nje bande harrakatesh, te cilet mblidhen dikund dhe vendosin te bejne nje gare, shpikin nje personazh, vendosin disa fakte thelbesore e mepas, jepi, per kusurin secili eshte i lire dhe ne fund shikohet kush e ka bere me mire. Mepas te kater tregimet perfundojne ne duart e miqve, te cilet fillojne dhe i interpretojne gjithe kompetence, Mateu eshte mjaftueshem realist, por insiston pak si teper me ate punen e mesias, Marku nuk eshte keq, por paksa i crregullt, Luka eshte elegant, duhet ti japesh hakun, Gjoni e ekzagjeron me filozofine pra ne pergjithesi librat ju pelqejne, kalojne duar me duar, kur ata te katert e kuptojne se cfare po ndodh eshte shume vone, Pali tashme ka takuar Jezusin rruges per ne Damask, Plini fillon hetimet e tija me urdher te perandorit te shqetesuar, nje legjion autoresh apokrife bejne gjoja sikur edhe ata dine me shume toi, apocryphe lecteur, mon sembiale, mon frčre Pjetrit i merr koka ere, e merr seriozisht, Gjoni kercenon se do te tregoje te verteten, Pjetri dhe Pali e hedhin ne arrest, e hedhin ne zinxhire ne ishullit e Patmosit dhe i shkreti fillon te kete halucinacione, shikon karkaleca tek kembet e krevatit, pushojini ato trompeta, prej nga vjen gjithe ky gjak E te tjeret duke thene, qe ai pi, qe eshte me arterioskleroze Po sikur te kete ndodhur me te vertete keshtu?<<
>>Keshtu ka ndodhur. Lexo me mire Feuerbach ne vend te atyre pacavureve te tuat.<<
>>Amparo, ka gdhire.<<
>>Jemi te marre.<<
>>Aurora prej gishta rozakruciane perkedhel me embelsi valet
>>Po, jepi keshtu. Eshte Yemanjį, e degjon, po vjen.<<
>>Me bej ludibrian.<<
>>Oh Tintinnabulumi!<<
>>Je Atalanta Fugiens e imja .<<
>>Oh Turris Babel .<<
>>Dua Arcana Arcanissima, Gunen e Arte, te zverdhet dhe roza si guacke detare <<
>>Sss Silentium post clamores,<< tha.
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
31
Il est probable que la plupart des prétendus Rose-Croix, communément désignés comme tels, ne furent véritablement que des Rosicruciens... on peut mčme źtre assuré qu'ils ne l'étaient point, er cela du seul fait qu'ils faisaient partie de telles associations, ce qui peut sembler paradoxal et mčme contradictoire ą premiére vue, mais est pourtant facilement compréhensible ...
Eshte e mundshme, qe shumica e te ashtuquajturve Rozakryqe, qe pergjithesisht quhen te tille, ne te vertete jane vecse rozakruciene... Eshte biles e sigurte, qe ata ne asnjefare menyre ishin te vertete, per faktin e thjeshte, se benin pjese ne lidhje te atilla, cka ne shikim te pare duket paradoksale, por prape eshte e lehte per tu kuptuar...[/
René Guénon, Aperfus sur finitiation, Paris, Editions Traditionnelles, 1986, fq. 241
U kthyem ne Rio dhe fillova perseri te punoja. Nje dite pashe ne nje reviste te ilustruar, qe ne qytet ekzistonte nje « Urdher i Rozakryqeve Antike dhe te Pranuar ». I propozova Amparos te shkonim e ti hidhnm nje sy, dhe ajo me ndoqi pa qejf.
Selia ishte ne nje rruge dytesore, perjashta ishte nje vitrine me statujeza ne allci qe riprodhonin Keopsin, Nefretetin, Sfinksin.
Mbledhje plenare pikerisht ate mbasdite: “Rozakryqet dhe Umbanda”. Orator ishte njefare Profesor Bramanti, Referendar i Urdherit ne Europe, Kalores Sekret i Prioratit te Madh in Partibus i Rodit, Maltes dhe Selanikut.
Vendosem te hynim brenda. Ambienti dukej teper pertoke, nje salle e varfer, e dekoruar me miniatura tantrike, qe perfaqesonin gjarperin Kundalini, ate te cilin Tempulltaret deshironin ta zgjonin me ane te puthjes ne te ndenjura. Thashe me vete, qe ne fund te fundit nuk ia kishte vlejtur barra qirane te kaperceja Atlantikun per te zbuluar nje bote te re, duke qene se do te kisha gjetur te njejtat gjera ne seline e Picatrix.
Pas nje tavoline te mbuluar me nje cohe te kuqe dhe perballe nje publiku te rralle dhe te pergjumur, qendronte Bramanti, nje zoteri i beshem, te cilin, sikur te mos ishte masiv, mund ta merrje fare lehte per mi ugaresh. Kishte filluar tashme te ligjeronte, me nje retorike gojeplote, por jo prej shume kohesh, pasi po ndalej tek Rozakryqet e kohes se dinastie se tetembedhjete, nen mbreterine e Amosis I.
Kater zoterinj te mbuluar, shpjegonte ai, benin roje mbi evolucionin e rracave, i cili njezetepesemije vjet para themelimit te Tebes i kishte dhene origine qyteterimit te Saharase. Faraoni Amosis, i ndikuar prej ketyre, kishte themeluar nje Vellazeri te Madhe te Bardhe, ruajtese e asaj urtesie te periudhes se para permbytjes universale, te cilen egjiptianet e kishin shtene ne duar. Bramanti perbetohej se kishte disa dokumente (natyrisht te paarritshme per syte e profaneve) te cilat rridhnin prej dijetareve te Tempullit te Karnakut dhe arkivave te tyre sekrete. Simboli i trendafilit dhe i kryqit ishte ideuar mepas prej faraonit Eknaton. Eshte dikush qe zoteron papirusin, por mos me pyesni kush.
Ne preherin e kesaj Vellazerie te Madhe te Bardhe ishte formuar metej Hermes Trismegistos, ndikimi i te cilit ne Rilindjen italiane ishte mbi te tjera po aq e pakundershtueshme sa edhe ne Gnosin e Princeton, Homeri, druidet e Galise, Salomoni, Soloni, Pitagora, Plotin, esenet, terapeutet, Jozefit te Arimateas, i cili ka prure Graalin e shenjte ne Europe, Alkuini, Mbret Dagoberti, Tomaso d“Aquino, Francis Bacon, Shakespeare, Spinosa, Jakob Böhme, Debussy dhe Einstein. Amparo me peshperiti, qe i dukej se mungonte vetem Neroni, Cambronne, Geronimo, Pancho Villa dhe Buster Keaton.
Per sa i perkiste ndikimit te Rozakryqeve fillestare mbi krishterimin, Bramanti vinte ne dukje per ata, te cilet akoma nuk e kishin vrare mendjen, qe nuk ishte e rastit, qe legjenda e donte, qe Jezusi te kishte vdekur mbi kryq.
Te urtet e Vellazerise se Madhe te Bardhe ishin te njejtet, qe kishin themeluar llozhen e pare masonike ne kohet e mbretit Salomon. Qe Dante ishte Rozakryq dhe mason – porsi edhe Tomaso d“Aquino nga ana tjeter – ishte e shkruar me germa te qarta ne veprat e tij. Ne kenget XXIV dhe XXV te Parajses gjenden puthja e trifishte e Princit Rozakryq, pelikani, tunikat e bardha, te njejtat me ato te pleqve te Apokalipsit, tre virtytet kardinale te kapitéleve masonike (Besimi, Shpresa dhe Karitasi). Ne fakt lulja simbolike e Rozakryqeve (rosa candida e kengeve XXX dhe XXXI) eshte adoptuar nga kisha e Romes si figura e Madre del Salvatore – qe ketej edhe Rosa Mystika e litanise.
Dhe qe Rozakryqet kishin kaluar nepermjet tere shekujve mesjetar, nuk ishte per tu pare vetem tek infiltrimi i tyre tek Tempulltaret, por edhe ne dokumente eksplicite. Bramanti citonte njefare Kiesewetter, i cili aty nga fundi i shekullit te kaluar, kishte provuar, qe Rozakryqet ne Mesjete kishin fabrikuar kater kuintale flori per Kurfürsten von Sachsen, dhe permendi faqen precise te Theatrum Chemicum te botuar me 1613 ne Strasburg. Megjithate te pakte kane qene ata, te cilet kane verejtur referimet tempulltare te legjendes se Wilhelm Tellit: Tell e pret shigjeten e tij nga nje dege rrapi, peme kjo e mitologjise ariane, dhe e godet mollen, simboli i syrit te trete i aktivizuar prej gjarprit Kundalini – dhe dihej, qe arianet vinin nga India, vend ne te cilin Rozakryqet vajten te fshiheshin, pasi braktisen Gjermanine.
Per sa i perket nderkohe levizjeve te ndryshme, te cilat pretendojne te rilidhen, pavaresisht se me shume naivitet, me Vellazerine e Madhe te Bardhe, Bramanti permendte si teper ortodokse The Rosicrucian Fellowship te Max Heindel, por vetem ngaqe ne ate ambjent ishte formuar Alain Kardec. Te gjithe e dine, se Kardec ishte babai i spiritizmit, dhe prej teozofise se tij, e cila trajton kontaktin me shpirtrat e te vdekurve, eshte formuar spiritualiteti i Umbandas, lavdia e Brazilit fisnik. Ne kete teozofi Aum Bandį eshte shprehja sanskrite, e cila shpreh principin hyjnor dhe burimin e jetes. (>>Na kane mashtruar perseri<<, mermeriti Amparo, >>as umbanda nuk eshte fjale e jona, afrikane ka vetem tingellimin.<<)
Rrenja eshte Aum ose Um, e cila nuk eshte gje tjeter vecse Om-i budist, i cili eshte emri i Zotit ne gjuhen adamike. Um eshte nje rrokje, e cila, po te shqiptohet ne menyren e duhur, transformohet ne nje mantra te fuqishme dhe provokon rryma fluide te harmonise ne psiqike nepermjet pleksusit frontal.
>>Cfare eshte pleksusi frontal?<<, pyeti Amparo. >>Ndonje semundje e pasherueshme?<<
Bramanti precisoi, qe duhej te dallohej mes Rozakryqeve te vertete, trashegimtare te Vellazerise se Madhe te Bardhe, patjeter sekrete, si psh Urdheri Antik dhe i Pranuar, te cilin ai perfaqesonte denjesisht, dhe “rozakrucet”, te cilet quhen te gjithe ata, te cilet per arsye interesash personale inspirohen tek mistika rozakryqe, pa e pasur kete te drejte. I rakomandoi publikut, qe te mos u zinte bese asnje rozakruci, i cili vetequhej Rozakryq.
Amparo vuri ne dukje, qe cdo Rozakryq eshte rozakruci i tjetrit.
Nje i pakujdesshem nga salla u ngrit dhe pyeti Bramantin, perse valle Urdhri i tij pretendonte te ishte autentik, duke qene se perdhoste rregullin e heshtjes, karakteristike e cdonjerit prej adepteve te Vellazerise se Madhe te Bardhe.
Bramanti u ngrit dhe tha: >>Nuk e dija, qe edhe ketu do te infiltroheshin provokatore te lidhur me materializmin ateist. Ne keto kushte une nuk flas me.<< Dhe doli me njefare krenarie madhore.
Ate mbremje telefonoi Aglié, per te pyetur rreth nesh dhe per te na lajmeruar, qe te nesermen do te ftoheshim me se fundi te merrnim pjese ne nje ritual. Ne pritje te mbremjes, me propozoi te pija dicka me te. Amparo kishte vajtur ne nje mbledhje politike me shoqet e saj, keshtu qe shkova vetem ne takim.
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
U bera pak kureshtar ne lidhje me kete perkthim, thjesht ngaqe kuptimi nuk me dilte i qarte.Postuar mė parė nga Pedro
Do te sjell nje perkthim me te afert dhe pakez te komentuar, nqs me lejohet, sigurisht.
Ka gjasė qė shumica e tė ashtuquajturve Rozė-Kryqe, pėrgjithėsisht tė pėrshkruar si tė tillė, nuk qenė tjetėr nė tė vėrtetė pėrveēse rozėkryqianė… madje mund tė jemi tė sigurtė qė ata nuk ishin aspak tė tillė (dmth Rozė-Kryqe - shenimi im, OEV), dhe kjo pėr faktin e thjeshtė qė ata bėnin pjesė nė shoqata tė tilla, ēka kjo mund tė duket e ēuditshme dhe madje e pamundshme nė pamje tė parė, por megjithatė kjo ėshtė lehtėsisht e kuptueshme…
Nuk jam ne brendesi te ngjarjeve te librit, por ideja qe me shfaqet mua eshte kjo :
Nje anetar i sektit Rozė-Kryqe quhej asokohe Rozė-Kryq, dhe ithtaret e ketij sekti, dmth jo anetaret e tij, por ata qe besonin ne nje sekt te tille quheshin rozė-kryqianė. Mirepo autori (nuk e di ne gojen e kujt jane keto fjale te cituara me siper) po thote ne fakt qe te gjithe ata pasues te ketij sekti nuk ishin Rozė-Kryqe siē e hiqnin veten, por thjesht ithtare te mevonshem te ketij sekti te mistershem, qe me vone del se ai as qe ka ekzistuar ndonjehere.
Per mua, kjo eshte ideja e ketij pasazhi : nuk ka patur ndonjehere sekt Rozė-Kryq, por thjesht njerez qe kane besuar ne nje mjegull te tille.
Me falni nese nderhyra keshtu, por ishte thjesht per te qene korrekt me mendjen time.
Pedro, te uroj sinqerisht suksese ne fushen e perkthimit, dhe gjithe te mirat![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 14-04-2006 mė 16:20
Eco eshte shkrimtari me i preferuar per mua. Kam lexuar 3 libra te tij deri tani. Eshte interesant vec qe, megjithese ia kam bere kete liber dhurate 4 vetave, asnji nuk ka mundur ta mbaroje.
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
oiseau en vol,
falemnderit, jam gjithmone i hapur per korrigjime.
Po shkruaj me pak fjale disa shpjegime te nevojshme rreth librit.
Duke qene se Eco eshte nje medievist, shumica e librave te tij - si psh tek "Emri i trendafiles", "Lavjerresi i Foucault" apo "Baudolino" - nga ana strukturore kane tipare te letersise mesjetare dhe postmesjetare. Karekteristike e kesaj letersie ishte, qe cdo kapitull fillonte me nje nentitull, i cili ne nje ose dy fjali te jepte mundesine "te nuhasje" paksa ngjarjet e atij kapitulli. Ne kete menyre i fillon edhe Eco kapitujt e romaneve te tij.
Tek "Lavjerresi i Foucault", ne faqet e para, ne kapitullin gjashte, Eco shpjegon, qe duke rremuar ne kompjuterin e Belbos, Casaubon gjen nje file, i mbushur me citate te shkeputura nga lexime te ndryshme ne kohe te ndryshme. Citoj nga libri:Keto citate pastaj vendosen si nentituj per cdo kapitull. Perse numri i ketyre citateve dhe si rrjedhoje edhe i kapitujve eshte pikerisht njeqindenjezete, kete e merr vesh hap pas hapi kur lexon librin.“Mbi te gjitha gjeta nje file te tere, e cila permbante vetem citate. Pjese te shkeputura prej leximeve te hershme te Belbos, i njoha qe me shikimin e pare, ne muajt e fundit ne kishim lexuar aq shume tekste te ngjashme... Ato ishin te numerizuara: njeqindenjezete. Shifra nuk ishte ndonje rastesi, edhe sikur te ishte, koincidenca ishte shqetesuese. Por perse kishte zgjedhur Belbo pikerisht keto citate?“
Dhe mepas vazhdon e shkruan:Eco eshte mjeshter dhe ithtar i semiotikes, i simbolistikes dhe ithtar i deduksionit, dhe i pelqen qe lexuesi permbajtjen e librit jo vetem ta kuptoje, por edhe ti jepet mundesia qe ta parashikoje dhe ne njefare menyre edhe ta perjetoje. Ai qe e ka lexuar kete liber, e di, se perse e kam fjalen.„Sot mund ti rilexoj tekstet e tij – dhe te gjithe historine, te cilen ato ma therrasin ne kujtese– vetem nen driten e kesaj file. I rrotulloj dhe i kthej citatet si goglat e nje tespiheje, dhe ndonjehere me behet, sikur disa prej tyre te mund te kishin qene per Belbon njefare shenje paralajmerimi, nje shteg shpetimi.”
Per sa i perket pyetjes a kane ekzistuar apo jo Rozakryqet e vertete, Eco ne te gjithe librin te lekund porsi nje lavjerres mes dy poleve, edhe kane ekzistuar, edhe nuk kane ekzistuar. Sidoqe te jete edhe nese kane ekzistuar, perseri nuk kane qene ata, per te cilet njerezit besonin se ishin. Te duhet te lexosh librin per te kuptuar perfundimisht rrjedhen e ngjarjeve, nuk eshte e kollajte ta shpjegosh.
Megjithate mund te them se, prej manifesteve rozakryqiane Fama Fraternitatis dhe Confessio fraternitatis Rosae Crucis, ad eruditos Europae, jane influencuar shume mendimtare te luminizmit dhe si rrjedhoje kane influencuar edhe historine e njerezimit dhe jeten tone, dmth ata pa ekzistuar vazhdojne te ekzistojne gjithmone.
Nje shpjegim i vagullt jepet edhe ne kapitullin pasardhes.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 15-04-2006 mė 09:19
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
32.
Valentiniani... nihil magis curant quam occultare quod praedicant: si tamen praedicant, qui occultant... Si bona fide quaeres, concreto vultu, suspenso supercilio - altum est - aiunt. Si subtiliter tentes, per ambiguitates bilingues communem fidem affirmant. Si scire te subostendas, negant quidquid agnoscunt...
Habent artificium quo prius persuadeant, quam edoceant.
Valentinianet nuk kane shqetesim me te madh se sa te fshehin ate, qe predikojne nese predikojne, e fshehin Nese pyet njeri ne koenfidence, atehere ata me fytyre te ngurte dhe me vetulla te ngitura thone: eshte dhunti. Nese perpiqesh me ndonje menyre subtile, atehere me nje ambiguitet bilingual te konfirmojne besimin e perbashket. Nese len te kuptohet, qe din dicka, atehere pergenjeshtrojne gjithcka, qe mepare kane deshmuar Hilja e tyre eshte, qe ata me shume te mbushin mendjen se sa te mesojne.
Tertulliano, Adversus Valentinianos
Aglié me ftoi te vizitoja nje vend, ku akoma behej nje batida, ashtu sic vetem njerezit pa moshe dine ta bejne. Dolem,dhe pas pak hapash, braktisem qyteterimin e Carmen Mirandas, dhe u gjenda ne nje nje vend te erret, ne te cilin disa vendalinj po tymosnin nje duhan te trashe sa nje salcice, te dredhur ne forme kulari marinaresh te vjeter. Kularet dridheshin ne mes te gishtave, zhvisheshin flete te tejdukshme dhe rrotulloheshin ne leter te yndyrshme. Te duhej ti rindizje here pas here, por te linte te kuptoje, se cfare kishte qene duhani, kur e kishte zbuluar Sir Walter Raleigh.
I tregova Agliés per pervojen tone te pasdites.
>>Edhe Rozakryqet tani? Etja juaj per dituri qenka e pashueshme, miku im. Por mos ua vini veshin atyre karagjozeve. Flasin te gjithe per dokumente te pakundershtueshme, por askush nuk i ka treguar ndonjehere. Ate Bramantin e njoh. Banon ne Milano, vetem se bredh gjithe boten per te perhapur ungjillin e tij. Eshte i pademshem, por beson akoma tek Kiesewetter. Turma rozakrucianesh mbeshteten tek ajo faqe e Theatrum Chemicum. Por po te shkosh e ta lexosh kete faqe dhe modestisht ky liber ben pjese ne biblioteken time te vogel milaneze citati nuk eshte.<<
>>Nje karagjoz, ky zoti Kiesewetter.<<
>>Por shume i cituar. Pasi edhe okultistet e shekullit te nentembedhjete ishin viktima te shpirtit te pozitivizmit: nje gje eshte e vertete, vetem atehere kur provohet. Shikoni debatin mbi Corpus Hermeticum. Kur u shfaq ne Europe ne shekullin e pesembedhjete, Pico di Mirandola, Ficino dhe te tjere erudite pane ne te menjehere Te Verteten: ajo duhej te ishte vepra e ndonje diturie antike, parardhese e asaj egjyptianeje, biles parardhese e vete Moisiut, sepse ne te gjenden idete , te cilat mepas do te perhapeshin prej Platonit dhe Jezusit.<<
>>Si, mepas? Keto jane arguente te ngjashme me ato te Bramantit mbi masonerine e Dantes. Ne qofte se Corpus perserit idete e Platonit dhe te Jezusit, do te thote qe eshte shkruar pas tyre!<<
>>E shikoni? Edhe Ju mendoni keshtu. Dhe ne te vertete ky ishte argumenti i filologeve moderne, te cilit i shtuan edhe anliza bajate linguistike per te demonstruar, qe Corpus ishte shkruar ndermjet shekullit te dyte dhe te trete te eres sone. Njesoj sikur te thuash, qe Kasandra ka lindur pas Homerit, sepse e dinte qe Troja do te shkaterrohej. Eshte iluzion modern te mendosh, qe koha eshte nje vazhdimesi lineare dhe e orientuar dhe shkon nga A ne B. Mund te shkoje edhe nga B ne A dhe efekti prodhon shkakun... Cfare do te thote vjen me perpara apo vjen me mbrapa? Bukuroshja Amparo e Juaj vjen perpara apo mbrapa parardhesve te saj konfuze? Eshte shume e mrekullueshme nese lejoni nje gjykim pa pasion nga dikush, i cili mund te ishte i jati i saj. Atehere vjen me perpara. Ajo eshte origjina misterioze e asaj, cfare ka kontribuar ne krijimin e saj.<<
>>Por ne kete pike <<
>>Pikerisht koncepti ne kete pike eshte i gabuar. Pikat jane vendosur nga shkenca, pas Parmenidit, per te vendosur prej nga dhe drejt kujt zhvendoset dicka. Asgje nuk leviz, dhe ka vetem nje pike te vetme, pika prej nga gjenerojne ne te njejten kohe te gjithe pikat e tjera. Naiviteti i okultisteve te shekullit te nentembedhjete dhe i atyre te diteve te sotme qendron ne ate, qe duan te demonstrojne te verteten e te vertetes nepermjet metodave te mashtrimit shkencor. Nuk nevojitet te arsyetohet sipas llogjikes se kohes, por sipas llogjikes se Tradites. Te gjithe koherat simbolizojne njera-tjetren, e si rrjedhoje Tempulli i padukshem i Rozakryqeve ekziston dhe ka ekzistuar ne cdo kohe, i pavarur prej fluksit te historise, te historise suaj. Koha e Pershpalljes se fundit nuk eshte koha e oreve. Lidhjet e saj rregullohen ne kohen e historise subtile, atje ku nocionet shkencore perpara dhe mbrapa kane me te vertete shume pak vlere.<<
>>Por atehere, te gjithe ata, qe mbeshtesin perjetesine e Rozakryqeve <<
>>Karagjoze shkencash, sepse perpiqen te provojne ate, qe ne fakt duhet te dihet, pa u demonstruar. Besoni, qe besimtaret, qe do te shohim neser ne mbremje dine ose jane ne gjendje te demonstrojne te gjithe ate, cka ka thene Kardec? Dine, sepse jane te gatshem per te ditur. Sikur te gjithe te kishim konservuar kete ndjeshmeri ndaj sekretit, do te ishim ndricuar prej Pershpalljes. Nuk eshte e nevojshme te duash, mjafton te jesh i gatshem.<<
>>Por atehere, dhe me falni, nese jam banal. Rozakryqet ekzistojne apo jo?<<
>>Cfare do te thote ekzistojne?<<
>>Jua le Juve ne dore.<<
>>Vellazeria e Madhe e Bardhe, quajini Rozakryqet, quajini kavaleria spirituale, tek te cilet Tempulltaret jane inkarnacioni i rastit, eshte nje trupe te urtesh, te pakte, shume te pakte te perzgjedhur, qe udhetojne nepermjet historise se njerezimit per te ruajtur nje berthame te dijes se perjetshme. Historia nuk zhvillohet rastesisht. Ajo eshte vepra e Zoterinjve te Botes, te cileve nuk u shpeton asgje. Natyrisht qe Zoterinjte e Botes mbrohen nepermjet sekretit. E atehere, sa here qe do te gjeni dike qe vetequhet Zoteri, apo Rozakryq, apo Tempulltar, dijeni qe ai genjen. Ata kerkohen tjeterkund.<<
>>Por atehere kjo histori vazhdon pafundesisht ?<<
>>Keshtu eshte. Kjo eshte zgjuarsie e Zoterinjve.<<
>>Por cfare duan ata, qe te dijne njerezit ?<<
>>Qe ekziston nje sekret. Perndryshe perse te jetosh, ne qofte se gjithcka eshte ashtu sic shfaqet?<<
>>E cili eshte sekreti?<<
>>Ai, qe te gjitha religjionet e pershpallura nuk kane ditur ta thone. Sekreti qendron tjeterkund.<<
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
33
Les visions sont blanc, bleu, blanc rouge clair; enfin elles sont mixtes ou toutes blanches, couleur de flamme de bougie blanche, vous verrez des étincelles, vous sentirez la chair de poule partout votre corps, tout cela annonce le principe de la traction que la chose fait avec celui qui travaille.
Vizionet jane te bardha, blu, te bardhe dhe kuqe e hapur. Se fundmi jane te perziera ose krejt te bardha, ngjyra e flakes se nje qiriu te bardhe, do te shikoni shkendija, do t“ju behet mishi kokrriza ne te gjithe trupin, e gjitha kjo lajmeron principin e traksionit, te cilen gjeja e ben me ate , i cili punon me te.
Papus, Martines de Pasqualy, Paris, Chamuel, 1895, fq. 92
Erdhi mbremja e premtuar. Ashtu si ne Salvador, ishte Aglié ai, i cili erdhi te na merrte. Tenda, ne te cilen do te zhvillohej seanca, ose sic quhej gira, ishte ne nje zone pak a shume ne qender, ne qofte se mund te flitet per nje qender ne nje qytet, i cili i shtrin gjuhet e tij prej toke ne mes te kodrave te tij, deri sa derdhet ne det, keshtu qe i pare nga lart, i ndricuar ne mbremje, duket si nje cacke gjigande me njolla te erreta prej renies se parregullt te flokeve.
>>Kini parasysh, qe ne kete mbremje behet fjale per umbanda. Ketu nuk pushtohesh prej orixįs, por prej eguns, qe jane shpirtrat e te vdekurve. Pastaj pjeserisht edhe prej Exu, Hermesit afrikan, te cilin e keni pare ne Bahia, dhe prej bashkeshortes se tij, Pomba Gira. Exu eshte nje perendi iorube, nje demon i perkushtuar ndaj keqdashjes dhe shakase se keqe, por nje perendi komediane ekzistonte edhe ne mitologjine indio-amerikane.<<
>>Po te vdekurit, kush jane?<<
>>Pretos velhos dhe caboclos. Pretos velhos jane pleq te urte afrikane, te cilet kane udhehequr njerezit e tyre ne kohen e deportimeve, si Rei Congo apo Pai Agostinho... Jane kujtesat e nje faze te bute te skllaverise, kur zezaku nuk eshte me nje kafshe dhe po shnderrohet ne mikun e familjes, ne nje xhaxha, ne nje gjysh. Ndersa caboclos jane shpirtra te indiove, forca te virgjera, dliresia e natyres prejardhese. Ne umbanda qendrojne orixįt afrikane ne sfond, tashme gjithcka e sinkretizuar me shenjtet katolike, dhe vetem keto qenie nderhyjne. Jane keto, ato qe prodhojne trance: mediumi, ose cavalo, ne nje pike te caktuar te kercimit ndjen te jete penetruar nga nje qenie superiore dhe humbet ndjenjat. Kercen, derisa qenia hyjnore ta kete braktisur, dhe mepas ndjehet me mire, me i kthjellet dhe me i dlire.<<
>>Lum ata<<, tha Amparo.
>>Lum si ata, posi<<, tha Aglié. >>Hyjne ne kontakt me token meme. Keta besimtare jane crrenjezuar, jane hedhur ne rremujen e tmerrshme te qytetit dhe, sic thoshte Spengler: Ne momente krizash, perendimi merkantil i ridrejtohet perseri botes se tokes.<<
Mberitem. Nga perjashta tenda dukej si nje ndertese e thjeshte: edhe ketu hyej nga nje kopeshtez, me modest se ai ne Bahia, dhe perpara portes se barracćo, njefare magazine, gjetem statujezen e Exu, tashme e rrethuar nga dhurata perblatuese.
Ndersa po hynim, Amparo me terhoqi menjane: >>Une i kam kuptuar tashme te gjitha. Nuk ke degjuar? Ai miu i ugareve i konferences fliste mbi epoken ariane, ky flet mbi perendimin e oksidentit, Blut und Boden, gjak e dhé, eshte nazizem i gjalle.<<
>>Nuk eshte kaq thjeshte, e dashur, jemi ne nje kontinent tjeter.<<
>>Falemnderit per informacionin. Vellazeria e Madhe e Bardhe! Ju ka bere qe te hani Zotin tuaj!<<
>>Ata jane katoliket, e dashur, nuk eshte e njejta gje.<<
>>E njejta gje eshte, nuk e degjove? Pitagora, Dante, Maria e Virgjer dhe masonet. Vetem per te na e futur neve. Beni umbanda, mos beni dashuri.<<
>>Atehere e sinkretizuara qenke ti. Eja te shkojme e te shikojme, jepi. Edhe kjo kulture eshte.<<
>>Ka vetem nje kulture: te varesh priftin e fundit me zorret e Rozakryqit te fundit.<<
Aglié na beri me shenje, qe te futeshim. Nese pamja e jashtme linte per te deshiruar, pamja e brendshme ishte nje zjarr ngjyrash te ndezura. Ishte nje salle katerkendeshe, me nje zone te rezervuar per kercimin e cavalos, altari ne fund, i mbrojtur nga nje rrjete, mbas se ciles ngrihej podiumi i tamburxhinjeve, atabaques. Hapesira rituale ishte akoma e zbrazet, nderkohe qe nga kjo ane e rrjetes tashme po levizte nje mase e ngjeshur njerezish, besimtaresh, kureshtaresh, te bardhe dhe te zinj te perzier, ku ne mes te tyre spikasnin mediumet dhe asistentet e tyre, cambonos, te veshur ne te bardha, disa kembezbathur, te tjere me atlete. Me ra ne sy menjehere altari : pretos velhos, caboclos me pende shumengjyreshe, shenjtore, te cilet ngjanin si leshsheqeri, po te mos ishte per dimensionet e tyre pantagruelike, Shen Gjergji me mburojen vezelluese dhe mantelin e tij te kuq te ndezur, Shen Kozmai dhe Shen Damiani, nje Madonna e shpuar tejpertej nga shpatat, dhe nje Krisht paturpesisht hyperrealist me krahe te hapur si mekatsheruesi i Corcovados, por me ngjyra. Mungonin orixįt, por e ndjeja prezencen e tyre ne fytyrat e pjesemarresve, dhe ne aromen e kendeshme te gurabijeve dhe te ushqimeve te pjekura, dhe ne eren e djerses te shume traspiracioneve prej te nxehtit dhe prej eksitimit perpara giras qe kishin perpara.
Pai-de-santo beri perpara, u ul prane altarit, ku priti disa prej besimtareve dhe pastaj mysafiret, duke i parfumosur me shtellunga te dendura duhani, duke i bekuar dhe duke u ofruar nje filxhan me liker, si per nje rit te shpejte eukaristik. U ula ne gjunje, bashke me shoket e mij dhe pime: vura re, duke pare nje cambonos, i cili e hidhte pijen nga nje shishe, qe ishte Dubonnet, por u perkula per ta thethitur sikur te ishte nje eliksir i jetegjatesise. Mbi podium atabaques kishin filluar tashme te tamburonin me goditje te mbytura, nderkohe qe te iniciuarit po intononin nje kenge kushtuar Exut dhe Pomba Giras: Seu Tranca Ruas é Mojuba! é Mojuba, é Mojuba! Sete Encruzilbadas é Mojuba! A Mojuba, é Mojuba! Seu Maraboe é Mojuba! Seu Tiriri, é Mojuba! Exu Veludo, é Mojuba! A Pomba Gira é Mojuba!
Filluan tymosjet rituale, te cilat pai-de-santo i bente nepermjet nje llampe lekundese, e cile perhapte nje ere te rende tymiani indian, teksa belbezonte lutje speciale ndaj Oxalįs dhe Nossa Senhora.
Atabaques pershpejtuan ritmin dhe cavalos pushtuan sheshin perpara altarit, duke ia leshuar veten magjise se pontos. Shumica e tyre ishin femra dhe Amparo ironizoi dobesine e seksit te saj (jemi me te ndjeshme, apo jo?)
Ne mes te grave kishte edhe disa europiane. Aglié na tregoi nje bjondine, nje psikologe gjermane, e cila prej vitesh ndiqte ritet. I kishte provuar te gjitha, por nese nuk je i predisponuar dhe i perzgjedhur, eshte e kote: trance per te nuk ka per te patur ndonjehere. Kercente me sy te perhumbur ne zbrazeti, ndersa atabaques nuk u jepnin paqe nervave te saj dhe tonat, shtellunga te dendura pushtuan sallen dhe pergjumen praktikuesit dhe shikuesit, duke i mberthyer te gjithe besoj, sidoqe te jete edhe mua prej stomaku. Por me kishte ndodhur edhe ne escolas de samba ne Rio, e njihja fuqine psikagogike te muzikes dhe te zhurmes, e njejta e cila ve perfund edhe etheshumtit tane te shtunave mbremje ne diskoteka. Gjermanka kercente me sy te zgurdulluar, pergjeronte harresen me cdo levizje te gjymtyreve te veta histerike. Pak e nga pak bijte e tjere te shenjtit rane ne ekstaze, duke rrezuar kokat mbrapa, zhvendoseshin bute dhe rrjedhshem, duke notuar ne nje det te veteharreses, dhe ajo mbeti e ngurte, gati duke qare, e turbulluar, si dikush, qe me deshperim kerkon orgazmen, dhe nxitet dhe tkurret, e prapeseprape mbetet e thate. Perpiqej qe te humbte kontrollin dhe e rigjente perseri ne cdo cast, teutone e mjere, e infektuar nga tela pianosh te temperuar mire.
Te perzgjedhurit permbushnin nderkohe kercimin e tyre ne zbrazeti, veshtrimi i tyre behej i palevizshem, gjymtyret iu ngurtesuan, levizjet sa vinin e beheshin automatike, por jo te rastesishme, sepse zbulonin natyren e qenieve, qe po i vizitonin: disa te bute dhe te rrjedhshem, me duart ne lartesine e belit, qe leviznin sikur notonin, te tjere te kerrusur dhe me levizje te ngadalta, dhe cambonos i mbulonin me nje linó te bardhe, per te terhequr prej shikimeve te salles ata, te cilet ishin prekur nga nje shpirt i shkelqyer...
Disa cavalos tundnin trupin e tyre ne menyre te dhunshme dhe ata, te cilet pushtoheshin prej pretos velhos perhapnin tinguj hum hum hum duke u zhvendosur me trupin te kerrusur perpara, si ndonje plak i cili mbeshtetet mbi bastun, shtynin nofullen e poshtme perpara, duke marre fizionomi te dobesuarish dhe pa dhembe. Kurse te pushtuarit prej caboclos leshonin britma te cjerra luftetaresh hiahouuu!! dhe cambonos nxitonin ti ndihmonin ate qe nuk mbante dot violencen e dhuntise.
Tamburet binin, kenget e pontosve ngjitej ne kupe te qiellit te dendur prej tymit. Mbaja Amparon prej krahu dhe per nje cast ndjeva duart e saj, qe filluan te djersisnin, trupin e saj qe dridhej, buzet gjysem te hapura. >>Nuk e ndjej veten mire,<< tha, >>dua te dal.<<
Aglié e vuri re incidentin dhe me ndihmoi ta shoqeroja perjashta. Ne ajrin e asaj mbremjeje erdhi perseri ne vete. >>Nuk eshte gje,<< tha, >>duhet te kem ngrene ndonje gje. E pastaj ato aroma, edhe i nxehti...<<
>>Jo,<< tha pai-de-santo, i cili na kishte ndjekur pas, >>Puna eshte, se Ju keni fuqi medianike, reaguat mire ndaj pontosve, une ju vura re.<<
>>Mjaft!<< thirri Amparo, dhe shtoi disa fjale ne nje gjuhe, te cilen nuk e njihja. Pashe pai-de-santon, qe u zbeh, apo u be boje hiri, sic thuhet ne romanet e vjetra aventureske, kur zbehen njerezit me lekure te zeze. >>Mjaft, me vjen per te vjelle, kam ngrene ndonje gje, qe nuk duhej... Ju lutem, me lini ketu, te marr pak ajer te paster, hyni brenda. Preferoj te rri vetem, nuk jam invalide.<<
Ia beme qejfin, por teksa rihyra, prej nderprerjes ne ajer te paster, aromat, tamburet, era e djerses tashme hundeshpuese, qe emetonte cdo trup, dhe vete ajri i rende, vepruan sic vepron nje gllenjke alkoholi tek ai, i cili rifillon te pije pas nje abstinence te gjate. Kalova nje dore mbi balle dhe nje plak me ofroi nje agogõ, nje instrument i vogel i arte, njefare trekendeshi me zilka, te ciles i bihej me nje shufer te vogel. >>Hip ne podium,<< me tha, >>bjeri, do te beje mire.<<
Ne ate keshille fshhej nje urtesi homeopatike. I bija agogõs, duke u perpjekur ti pershtatesha ritmit te tambureve, dhe pak nga pak fillova te behesha pjese e ngjarjes, duke marre pjese e dominoja, shfryja tensionin duke levizur kembet dhe shputat, clirohesha prej asaj, qe me rrethonte, duke e provokuar dhe duke e inkurajuar. Me vone, Aglié do te me fliste mbi ndryshimin ndermjet atij qe njeh dhe atij qe vuan.
Nderkohe qe mediumet po arrinin ne trance, cambonos i drejtonin ne anet e salles, i ulnin, iu ofronin cigare dhe llulla. Besimtaret e perjashtuar prej pushtimit nxitonin tu binin ne gjunje para kembeve te tyre, u flisnin ne vesh, u degjonin keshillat, mireprisnin influencen e tyre miredashese, derdheshin ne rrefime dhe gjenin lehtesim. Disa jepnin shenja te nje tranci kalimtar, te cilet cambonos i kurajonin ne mase, duke i riderguar ne turme, e cila ishte tashme me hapur.
Ne sheshin e kercimit leviznin akoma shume kandidate te ekstazes. Gjermanka tundej panatyrshem duke pritur qe te pushtohej, por me kot. Disa ishin pushtuar nga Exu dhe shfaqnin nje shprehje fytyre keqdashese, hileqare, duke u zhvendosur perpara me shpejtesi.
Ne ate cast pashe Amparon.
.................................................. ..............vazhdon............................. .......
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
Krijoni Kontakt