Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #71
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar mė parė nga Henri
    Pedro nga ke humbur, ē'po bėhet me pėrkthimin? Shkruaj ndonjė gjė se na ke lėnė nė pritje...

    Merre derebardhe lexoje ne anglisht paperback $7 USA ben. Po se pate me thuaj se ta nis une e kam mbaruar. Madje nje rruge e dy pune te dergoj edhe The Name of The Rose (Librin edhe DVD me filmine Sean Connery po deshe)

    Per sa i perket librit urime Pedro nqs ke marre mundimin ta perkthesh. Une edhe Anglisht edhe sja kuptoja shume fjale jo me ta Shqiperoj lol.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #72
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Dakord! nuk mund te them, qe nuk ka fjale shqipe per termin "eksorcizem" dhe "eksorcist". Por duhet te dallosh termin nga kuptimi i termit. Ajo qe shkruan ti eshte kuptimi i kesaj fjale ne shqip, por jo term. Nejse, nuk dua te perfundojme tek "e lagu, apo nuk e lagu"

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    pse sme terheq fare mua ki umbertua..
    shum flasin per te..po sdi pse me duket si marsian..qe ska lidhje me ato gjera qe shqetsojn Shqiptaret..
    Kot po pyes.. a e ka permendur kund Shqiperine ky ne veprat e Veta?

    Ne se po..cka thene?

    Ne cilen Parti italane ka milituar apo ka anuar ki Umi?
    Me thene te drejten ndoshta ngaqe te duket si nje marsian, qe nuk e kupton, prandaj ndoshta edhe nuk te terheq. Edhe mua nuk me terheq baleti.
    Eco-n mund ta lexosh edhe pse ndoshta gjerat, per te cilat flet, nuk mund te kene lidhje me "gjerat", te cilat shqetesojne shqiptaret. Fundja, bota nuk rrotullohet rreth shqiptareve.

    Une e lexoj Eco-n si shkrimtar dhe filozof dhe jo si politikan. Megjithate po te lexosh librat "Emri i trendafiles" dhe "Lavjerresi i Foucault" me syte pak te picerruar, ndoshta mund te te vije edhe ndonje ide rreth kesaj teme.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #73
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    26
    .

    Te gjitha traditat e botes duhet te veshtrohen si rrjedhojat e nje tradite-meme themeltare, e cila qe prej fillimit i ishte besuar Adamit dhe bijve te tij te pare.

    Louis -Claude de Saint Martin, De l'esprit des choses, Paris, Laran, 1800, 11, »De l'esprit des traditions en genéral«

    Dhe e pashe Salvadorin, Salvador da Bahia de Todos os Santos, “Roma e zeze” me te treqindegjashtedhjetepese kishat e saj, te cilat i ngjiten lart linjes se kodres ose embel zbresin pergjate gjirit dhe ne te ciilat nderohen perendite e panteonit afrikan.
    Amparo njihte nje piktor naļf, i cili pikturonte tabllo te medhaja lignee plot me vizione biblike dhe apokaliptike, ndricuese si nje miniature mesjetare, me elemente kopte dhe bizantine. Ai ishte natyrisht marksist, fliste per revolucionin eminent, kalonte ditet i pergjumur neper sakrestinat e sanktuarit te Nosso Senhor do Bomfim, triumf i horror vacui, te ngjeshura me ex voto, te cilat vareshin nga tavani dhe vishnin muret, nje assemblage mistike zemrash argjenti, proteza druri, kembe, duar, imazhe te shpetimeve dramatike ne stuhi detare turbulluese, uragane, maelstrom. Na udhehoqi ne sakrestine e nje kishe tjeter, plot me mobilje me arome xhakarande. >>Cfare perfaqeson kjo kuadro?<<, pyeti Amparo kujdestarin, >>Shen Gjergjin?<<
    Kujdestari na pa gjithe komplicitet: >>Ne e quajme Sćo Jorge dhe eshte mire ta quajme keshtu, ndryshe prifti do te zemerohet, por eshte Oxossi.<<

    Piktori na udhehoqi per dy dite me rradhe neper navata dhe korridore kishash, te fshehura pas fasadash te dekoruara si nje pjate argjenti tashme te nxira dhe te konsumuara. Ishim te shoqeruar nga sherbetore kishe te rrudhosur dhe topalle, sakrestinat ishin te semura prej arit dhe argjentit, prej tavaneve te renda prej kasete dhe kornizave te cmuara. Ne rafte kristali pergjate mureve fronezonin statuja shenjtoresh ne madhesi natyrale, te mbuluar ne gjak, ma plage te hapura te zbukuruara me pika rubini, figura Krishti te brera nga vuajtjet me kembe te kuqe nga hemorrogjia. Ne nje pikture ari te fundbarokut pashe engjej me pamje etruske, krifa romake dhe sirena orientale, te varur teposhte kapiteleve.
    Ecja pergjate rrugesh antike, i magjepsur prej emrave qe ngjanin me kenge, Rua da Agonia, Avenida dos Amores, Travessa de Chico Diabo... Isha ndodhur ne Salvador ne epoken kur qeveria, ose dikush per dike, po restauronte qytetin e vjeter, per te crrenjosur mijerat e bordellove, por kishin arritur deri ne gjysem te rruges. Ne kembet e atyre kishave te shkreta dhe lebroze, te mbytura nen grahmen e tyre, shtriheshin akoma rrugica erekeqe, ne te cilat benin varavingo prostitutat negre pesembedhjetevjecare, shitese te vjetra te embelsirave afrikane, te ulura ne trotuare me tigane te hapur, turma shfrytezuesish prostitucioni, te cilet kercenin mes vijave te ujit nen tingujt e tranzistorit te barit aty prane. Pallatet antike te kolonizatoreve te mbuluara nga stema tashme te palexueshme, ishin kthyer ne shtepi publike.
    Diten e trete e shoqeruam udherrefyesin tone ne barin e nje hoteli ne pjesen e larte te qytetit, ne pjesen tashme te ristrukturuar, ne nje rruge plot me antikuariate luksoze. I duhej te takonte nje zoteri italian, na pati thene, i cili mendonte te blinte, dhe pa diskutuar per cmimin, nje kuadro te tij tre metra me dy, ne te cilen batalione engjejsh po luftonin ne nje beteje finale kundra legjioneve te tjera.

    Keshtu ndodhi, qe njoha zoterine Aglié. I veshur korrekt ne nje dopiopet me vija, pavaresisht vapes, syze me skelet ari mbi fytyren roze, floke te argjente. I puthi doren Amparos si dikushi, i cili nuk njihte menyre tjeter per te pershendetur nje zonje, dhe porositi shampanje. Piktorit i duhej te ikte, Aglié i dorezoi nje tufe me traveller“s cheques, i tha t“ia dergonte punimin ne hotel. Qendruam te bisedonim, Aglié fliste portugezce korrektesisht, por si dikush, i cili e kishte mesuar ate ne Lisbone, gje, e cila i jepte akoma me teper tonin e nje zoterie te koheve te tjera. U informua rreth nesh, beri disa riflektime mbi prejardhjen e mundshme gjenoveze te emrit tim, u be kureshtar rreth historise se familjes se Amparos, po kushedi se si e kishte nuhatur, qe rrenjet e saj ishin ne Recife. Per sa i perket origjines se tij, mbeti i vagullt. >>Jam si ndonje prej ketyre ketu<<, na tha, >>me jane akumuluar ne gene raca te panumerta... Emri eshte italian, prej nje prone te vjeter te nje paraardhesi im. Po, mbase fisnik, po kush i ve re keto gjera ne ditet tona. Jam ne Brazil per kureshtje. Me apasionojne te tera format e traditave.
    Kishte nje biblioteke te bukur te shkencave religjoze, me tha, ne Milano, ku jetonte prej disa viteve. >>Ejani, te me vizitoni, kur te ktheheni, kam shume gjera interesante, qe nga ritet afro-braziliane deri ne ritet e kultit te Isit ne Perandorine e Poshtme.<<
    >>I adhuroj kultet e Isit<<, tha Amparo, e cila shpesh per krenari i pelqente te shtirej besimtare. >>Imagjinoj, se ju dini gjithcka mbi kultet e Isit.<<
    Aglié iu pergjigj me modesti. >>Vetem ate pak , qe kam pare.<<
    Amparo u perpoq te fitonte terren: >>A nuk ishte dymije vjet mepare?<<
    >>Nuk jam edhe aq i ri sa Ju,<< qeshi Aglié.
    >>Tamam si Cagliostro<<, bera shaka. >>A nuk ishte ai, i cili njehere duke kaluar para nje krucifiksi, u degjua ti thoshte sherbetorit te tij: “Ia kisha thene pra, ketij cifutit atehere, te kishte kujdes ate mbremje, por nuk donte te ma vinte veshin”?<<
    Aglié ngriu, une pata frike se shakaja ishte shume e trashe. Nxitova te kerkoja ndjese, por miku yne me nderpreu me nje buzeqeshje konciliante. >>Cagliostro ishte nje ngaterrestar, sepse dihet shume mire, se kur dhe ku ka lindur dhe biles nuk arriti te rroje shume gjate. Ai prralliste.
    >>Keshtu them edhe une.<<
    >>Cagliostro ishte nje ngaterrestar<<, perseriti Aglič, >>por kjo nuk do te thote, qe nuk kane ekzistuar dhe ekzistojne personazhe te privilegjuara, te cilet kane mundur te tejkalojne shume jete. Shkenca moderne di kaq pak mbi procesin e vjeterimit, saqe nuk eshte e pamendueshme, qe vdekja te jete nje efekt i theshte i edukimit te keq. Cagliostro ishte nje ngaterrestar, por konti Saint-Germain nuk ishte i tille, e kur thoshte, se disa prej sekreteve kimike i kishte mesuar prej egjiptianeve antike, ndoshta nuk prralliste. Por duke qene se, kur citonte keto episode, asnje nuk i besonte, per kortezi perkundrejt bashkebiseduesve te tij, hiqej sikur bente shaka.<<
    >>Por Ju hiqeni sikur beni shaka, per te deshmuar, se tregoni te verteten<<, tha Amparo.
    >>Jo vetem qe Ju jeni e bukur, por jeni edhe jashtezakonisht mendjemprehte<<, tha Aglič. >>Por une Ju pergjerohem, te mos me besoni. Po t“Ju shfaqesha ne shkelqimin pluhuroses te shekujve te mij, bukuria Juaj do te vyshkej me te hapur e mbyllur syte, e kete nuk do t“ia falja kurre vetes.<<
    Amparo ishte e pushtuar dhe une ndjeva paksa xhelozģ. E ktheva biseden rreth kishave dhe mbi Shen Gjergj-Oxossin, te cilin e patem pare. Aglič tha, qe duhej patjeter te asistonim ne nje candomblč. >>Mos shkoni atje ku ju kerkojne parą. Vendet e verteta jane ato, ku ju pranojne pa ju kerkuar gje, biles as te besoni. Te asistoni me respekt, kete po, me te njejten tolerance per te gjitha format e besimit, me te cilen ata e pranojne edhe mosbesimin tuaj. Disa nga pai ose mće-de-santo, po t“i shohesh, duken sikur sapo kane dalur nga kasollja e Xha Tomit, por kane kulturen e nje teologu te Gregorianes.<<
    Amparo vendosi njeren dore mbi te tijen. >>Na coni atje!<<, tha, >>une kam qene njehere, disa vite mepare, ne nje tenda de umbanda, por kam kujtime te vagullta, me kujtohet vetem nje rremuje e madhe...<<
    Aglič u duk i sikletosur prej kontaktit, por nuk e terhoqi doren. Vetem qe, sic e shihja te bente mepas ne momente refklektimi, me doren tjeter nxorri nga xhepi i jelekut nje kutize prej ari dhe argjenti, ndoshta nje tabakiere ose nje kokrrambajtese, me nje agate mbi kapak. Mbi tavolinen e barit digjej nje qiri dhe Aglič, si rastesisht, ia afroi kutizen. Pashe, qe prane nxehtesise, agata nuk dukej me dhe ne vend te saj shfaqej nje miniature e imte, ne jeshile, blu dhe ngjyre ari, qe prezantonte nje bareshe me nje shporte me lule. E rrotullonte neper gishta me nje perkushtim te hutuar si nje tespihe. Vuri re interesin tim, buzeqeshi, dhe e zhduku objektin.
    >>Rremuje? Nuk shpresoj, zonjusha ime e bukur, qe pervec se mendjemprehte, te jeni edhe teper e ndjeshme. Cilesi e perzgjedhur, kur ajo lidh miresine dhe inteligjencen, por e rrezikshme, per ate qe shkon ne vende te caktuara pa e ditur, se cfare kerkon dhe cfare do te gjeje... Dhe nga ana tjeter mos ma ngaterroni umbanden me candomblč. Kjo eshte krejtesisht autoktone, afro-braziliane, sic thuhet zakonisht, ndersa ajo tjetra eshte nje lule me te vertete e vonshme, e lindur nga kryqezimi i riteve indigjene me kulturen ezoterike europiane, me nje mistike, do te thoja, tempulltare...<<
    Tempulltaret me kishin gjetur perseri. I thashe Agličs, qe kisha punuar rreth tyre. Ai me pa me interes. >>Rastesi kureshtare, miku im i ri. Ketu, nen Kryqin e Jugut, te gjesh nje tempulltar...<<
    >>Se mos me konsideroni nje adept...<<
    >>C“eshte ajo fjale, signor Casaubon! Ta dinit se sa sharlatane ka ne kete fushe.<<
    >>E di, e di.<<
    >>Epo atehere. Por duhet te takohemi perseri, perpara se te riktheheni.<< Lame takim per te nesermen: donim te tre te eksploronim tregun e mbyllur pergjate portit.

    Me te vertete, qe aty u takuam perseri mengjesin tjeter, e ishte nje treg peshku, nje suk arab, nje panair patronal, i cili kishte filluar te shperhapej ne forme kanceroze, nje Lourdes, e pushtuar nga forcat e se keqes, ku magjistaret e shiut mund te bashkejetonin me kapucinet ekstatike dhe te stigmatizuar, mes trastave te ilaceve me hajmali te qepura mbi pelhure, doreza ne jade, qe benin gjeste te turpshme, brire koralesh, krucifiksa, yje Davidi, simbole seksuale te besimeve parajudaike, sixhade, qylyma, canta, sfinkse, zemra te shenjta, gatues bororo, varese guackash. Mistika e degjeneruar e konkuistatoreve europianeve shkrihej me shkencen kualitative te sklleverve, ashtu sic lekura e cdo te pranishmi rrefente nje histori te gjenealogjive te humbura.
    >>Ja<<, tha Aglič, >>nje imazh i asaj, qe manualet etnologjike e quajne sinkretizmi brazilian. Fjale e shemtuar, e vene prej shkences zyrtare. Por ne kuptimin e tij me te larte, sinkretizmi eshte njohja e nje tradite unike, e cila i tejkalon dhe i ushqen te gjitha besimet, te gjitha dijet, te gjitha filozofite. I urti nuk eshte ai qe diskriminon, eshte ai qe i ben bashke shkendijat e drites, ngado qe te vijne ato... E pra, jane me te mencur keta skllever, ose pasardhesit e sklleverve, sesa etnologet e Sorbones. Me kuptoni, te pakten Ju, zonjeza ime e bukur?<<
    >>Jo me mendje<<, tha Amparo. >>Me uterus. Me ndjeni, imagjinoj, qe konti Saint-German nuk do te shprehej keshtu. Dua te them, qe kam lindur ne kete vend, e edhe cka nuk e di, me flet prej diku, ketu, besoj...<< Preku gjoksin.
    >>Si i tha ate mbremje kardinal Lambertini asaj zonje me nje kryq te shkelqyeshem diamantesh mbi dekolleté? Cfare gezimi te vdesesh mbi kete kalvar. E keshtu do te doja une ti degjoja ato zera. Tani me duhet te kerkoj ndjese, madje Juve te dyve. Vij nga nje epoke , ne te cilen njeriu do te kishte shitur edhe shpirtin vetem per ti thurur homazhe hiresise. Ju deshironi te rrini vetem. Do te mbajme kontakte.<<

    >>Mund te ishte yt ate<<, i thashe Amparos, teksa e terhiqja pergjate stendave.
    >>Madje edhe sterkatragjyshi im. Na dha te kuptonim, se kishte te pakten njemije vjet. Mos je gje xheloz prej mumjes se faraonit?<<
    >>Une jam xheloz ndaj atij, i cili ty te ndez nje shkendije ne koke.<<
    >>Sa bukur, kjo eshte dashuri e vertete.<<
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 22-03-2006 mė 11:03
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #74
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Kjo veper eshte me te vertete gjigande...(si nga madhesia edhe nga ana letrare)

    Eshte dhe nje studim i plote qe te tregon si te shkruash libra..

    Qe te mos them per ca tipa si Dan Brown qe e kane kopjuar, bile edhe keq...

    Te uroj durim me perkthimin...

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thua ti petro.. te pyeta a di gje..a ka thene gje per shqiptaret ki umbetua apo jo.. qofte per ata te Kosoves apo vet Shqiperise..
    per mua kjo ka shume rendesi kur vjen puna te vleresoj nje intelektual.
    Ne se nuk ka shkruar fare asnjehere.. athere qenka nje m e asgje tjater.. pra nje far ateisti qe kerkon te gjej gjylperen ne kashte.. pra qiqrra ne helle..
    .. nga ata qe bukur i ve ne loje ajo historia e At Fishtes me studentet qe e kam treguar diku ketu..

    te benec shkrimtar e filozof ne italine e pas 1945-ses ska qene zor i madh.. bile dhe me pare Italia ka lulezuar nga shkrimtar e filozofe.. si psh gramshi nga te majtet e Kroce nga jo te majtet qe kane turbulluar e kthjelluar ujrat e mendimit politiko folozofiko estetik ne italine e para 45-ses..



    Mirpo une mendoj se.. nje intelektual ne italine e pas 45 ses do te duhej qofte nje here te ndalej ne nje teme.. sic eshte Shqiperia 1945-90.

    Nje italan i madh( i epokes 1945-90) pra nje intelektual me interesa te gjera.. e shikon harten dhe thote..hmm.. e di cbenet ne Jugosllavine fqinje se..i hypen autobusit e vete ne Rijek apo Budv.. e di cbenet ne Greqi se ja trageti brindiz- Korfuz apo Patra dhe e hoqa kuriozitetin per fqinjin tim.. po cbenet mor aman.. ne kte vendin e vogel albania more shoke.. dini gje juve.. jo sdim gje thon shoket akademiko shkrimtare qe i takon umbertua me shoke..
    epo duhet ti hapim syte se dicka nuk u do jete mire ne nje vend kaq misterioz qe per te cilin askush nuk flet.. e un umbertua qe dua te shpjegoj boten..patjater duhet te di per komshiun 70 km larg otrantos..
    Dhe intelektuali degjon.. ai qe don te degjoje.. se aty u beka nami.. po u eksperimentoka njeriu i ri..po u shalokan ne hu prifta e u pushkatokan peshkope e u shkaterrokan kisha e per nje llaf shkokan ne "ventotenet" e atij enverit goxha profesore qe kan studiuar ne universitet italane..etjetj.. e intelektuali i madh.. scan b per konukturat qe i duhen andreotave mafioze dhe cjerr perdet e hipokrizise se diplomacise italane.. per ta len rehat te pa ngacmuar nja regjim kanibal.. dhe bubullon.. flet..shkruan....
    Sikur orvelli me fermen qe i vuri kazmen propogandes staliniste..

    A e ka bere umbertua 1 te 1000 ten e kesaj?
    Joo..
    e cm... doni qe marroseni ju bij cobanesh pas nje kopili italan qe nuk tundi as nje fije mullaqeje per kombin tim qe u kanibalizua..50 vjet rresht..

    dhe..nje dite italanet u habitne kur pane nje mengjez ca vaporre te cuditshem..jo nga konstruksioni por nga lloji i mallit..
    nuk ishin me me rrush afezali e domate marshalla qe ish mesuar enveri tu a conte kapitalisteve per nje shuk me dollare por ishte me Njerez te verdhacakeruar nga nje uri 50 vjecare.. qe zbriten si te tromaksur ne brigjet e umbertos..
    e benin sikur nuk e kishin ditur se..paska nje shqiperi..

    nje komb i madh (qe vete eshte i lire) nuk fle gjume kur kombi komshi 70 km larg roberohet e skllaverohet..po ashtu dhe nje intelektual i madh nuk mbyll sy e veshe para nje ENIGME 50 vjecare.. pertej adriatikut..
    cdo dite andej ju lind dielli italianve.. L*alba.. Albania.. si nuk u ben kurioz te dine cbenet matane ketij deti..
    mir nje qoftexhi e picaxhi qe sdo tja dije..por filozofet e shkrimtaret duhet te dine..ndryshe nuk jan Njerez..

    Pablo Neruda donte tja dinte cbejn popujt e tjere..
    edhe Norman Betyni i famshem.. edhe Papa Vojtila kerkoj te dinte cbehet..

    Prandaj un pyeta..ka then gje ky Umbertoja per ne apo jo..
    Ne se jo..mir kam bere qe kurre sme ka interesuar..

    E nuk eshte ceshtje veshtirsie te te kuptuarit or ciun.. eshte ceshtja tek.. ndjenjat..

    une frymezohem nga Pader Meshkallat e sme rref fare tek umbertot e Andreotat..

    Po ju lexojeni.. sepse ju mjafton..

    eshte ceshtje bote.. ceshtje formimi.. ceshtje interesi shpirteror..
    Mua sme jep ngacmim ta lexoj nje italian qe nuk ka care kok per popullin tim kur ai ishte ne hall e kur ky interesim sdo i kushtonte asnje ore burg.. e jo me dit e vite..

    Jam Shqiptar..

  6. #76
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Patriotizmi eshte vesi i njerezve perverse

    Nuk ka njeri dhe popull te varfer. I varfer eshte nje njeri dhe nje popull vetem ne shpirt dhe ne mendje.

    Edhe boll na mallengjyet me vuajtjet dhe tragjedite e popullit tone te kanibalizuar, sepse fundja vuajtjet dhe tragjedite dhe kanibalizmet i kane ardhur nga vetvetja.

    Kush kerkon ne kete teme te qaje hallet e popullit ndodhet gabimisht ketu. Zyra e qurravitjeve dhe e ankesave eshte tre komjutera me tutje.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #77
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Po mire o Brari,

    po sikur te jete komunist ky Eco?

  8. #78
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    27

    Teksa tregonte nje dite, qe kishte njohur Ponc Pilatin ne Jeruzalem, pershkruante me perpikmeri shtepine e guvernatorit, dhe permendte pjatat e servirura ne darke. Kardinal de Rohan, duke kujtuar se po degjonte fantazira, iu drejtua kamerierit te kontit Saint-German, nje plak me floke te bardha dhe pamje te ndershme: >>Miku im<<, i tha, >>e kam te veshtire tu besoj atyre qe thote zoteria juaj. Qe eshte ventrilok, po e quaj; qe ben ar, dakord; por qe ka dymije vjet dhe ka pare Ponc Pilatin, kjo eshte shume. Po Ju a ishit atje?<<>>Oh jo, imzot<<, u pergjigj pa dredhi kamerieri, >>une jam ne sherbim te zoterise kont vetem qe prej katerqind vjetesh.<<

    Collin de Plancy, Dictionnaire infernal, Paris, Mellier, 1844, fq. 434

    Ne ditet, qe pasuan, isha i perpire prej Salvadorit. Kalova pak kohe ne hotel. Duke shfletuar ne librin mbi Rozakryqet, gjeta nje referim rreth kontit Saint-German. Shiko, shiko, thashe me vete tout se tient.
    Per te Voltaire shkruante “c“est un homme qui ne meurt jamais et qui sait tout”, por Friedrich der Große i Prusise i pergjigjej, qe “c“est un comte pour rire”. Horace Walpole fliste per te si nje italian, ose spanjoll, ose polak, i cili kishte bere nje pasuri te madhe ne Meksike dhe mepas ishte arratisur ne Konstantinopoje me xhevahiret e se shoqes. Informacionet me te sigurta rreth tij merren nga kujtimet e Madame de Hausset, dame de chambre e Pompadour (reference e bukur, thoshte Amparo, intolerante). Ishte shfaqur nen emra te ndryshem, Surmont ne Bruksel, Welldone ne Laipzig, Marquis de Aymar, de Bedmar, apo de Belmar, konti Soltikoff. I arrestuar ne Londer, me 1745, ku shkelqente si muzikant duke i rene pianos dhe cembalos neper sallone; tre vjet me vone ne Paris i ofron sherbimet e veta Luigjit XV, si ekspert bojrash, ne kembim te nje suite ne Chāteau de Chambord. Mbreti e perdor ate per misione diplomatike ne Holande, ku ben ndonje zarar dhe ia mbath perseri per ne Londer. Ne vitin 1762 e gjejme ne Rusi, pastaj perseri ne Belgjike. Atje ai takon Kazanoven, i cili tregon sesi ai kishte transformuar nje monedhe ne ar. Ne “76 gjendet ne Potsdam ne oborrin e Friedrich der Große, te cilit ai i prezanton projekte kimike te ndryshme, tete vjet me vone ai vdes ne Schleswig, ne sherbim te Landgraf von Hessen, teksa po vinte ne pune nje fabrike bojrash.
    Asgje te jashtezakonshme, karriera tipike e nje aventurieri te shekullit tetembedhjete, me me pak afera dashurie se Kazanova dhe me mashtrime me pak teatrale se ato te Cagliostros. Ne fund te fundit, pavaresisht disa incidenteve, ai gezonte njefare fame tek te fuqishmit, te cileve ai u premton mrekullite e alkimise, por me marifet industrial. Vetem se rreth tij, dhe i frymezuar patjeter prej tij, merr forme thashethemi i pavdekshmerise se tij. Degjohet neper sallone te tregoje me fytyre te pandryshueshme rrefime te nje kohe te shkuar sikur te kishte qene deshmitar okular dhe e kultivonte legjenden e tij me finese, quasi in sordina.
    Libri im citonte edhe nje fragment nga Gog, i Giovanni Papini, ku eshte pershkruar nje takim nokturn mbi kuverten e nje transatlantiku me kontin Saint-Germain: i ndrydhur prej te kaluares se tij mijevjecare, nga kujtime, te cilat vazhdimisht i kalojne neper koke, me akcente deshperimi, te cilat te kujtojne Funes, “el memorioso” i Borges, vetem se teksti i Papinit ishte i vitit 1930. >>Mos kujtoni se lloji yne eshte per tu patur zili<<, i thoshte konti Gogut. >>Pas nja dy shekujsh, nje lloj trishttimi e pasherueshme na pushton ne, mjeraneve te pavdekshem. Bota eshte monotone, njerezit nuk mesojne asgje dhe bien ne cdo gjenerate ne te njejtat gabime dhe horrore, ngjarjet nuk perseriten, por i ngjajne njera-tjetres ... mbarojne te rejat, surprizat, pershpalljet. Mund t“Jua rrefej Juve, tani, kur vetem Deti i Vdekur na degjon: pavdekshmeria ime me ka ardhur ne maje te hundes. Toka nuk ka me sekrete per mua dhe nuk kam me shprese ne te ngjashmit e mi.<<

    >>Personazh kurioz<<, komentova une. >>Eshte e qarte, qe Aglič yne kerkon ta personizoje ate. Xhentellmen ne moshe, paksa i lodhur, me parį per te shpenzuar, kohe te lire per te udhetuar, dhe nje fiksim per te mbinatyrshmen<<.
    >>Nje reaksionar koherent, i cili ka kurajon per te qene dekadent. Ne fund te fundit e preferoj me teper se borgjezet demokratike<<, tha Amparo.
    >>Women power, women power, e pastaj bie ne ekstaze per nje puthadoras.<<
    >>Ju na keni edukuar keshtu, per shekuj me rradhe. Tani na leni, qe te lirohemi pak nga pak. Nuk thashe, qe dua te martohem me te.<<
    >>Epo lavdi Zotit.<<

    Javen tjeter ishte Aglič ai, qe me telefonoi. Kishte ardhur koha, ate mbremje do te na prisnin ne nje terreiro de candomblé. Nuk do te lejoheshim ne ndonje rit, sepse Ialorixį nuk u zinte bese turisteve, por ajo vete do te na priste perpara ritit dhe do te na tregonte ambientin.
    Erdhi te na merrte me makine dhe udhetoi permes favelas, matane kodres. Ndertesa, para se ciles ndaluam, kishte nje pamje modeste, si ndonje kapanon industrial, por tek pragu nje zezak i vjeter na priti duke na purifikuar me tymjan. Me perpara, ne nje kopsht te parregulluar gjetem nje si tip kanistre te madhe, te bere nga gjethe te medha palme, mbi te cilen dukeshin embelsira tribale, le comidas de santo.
    Ne brendesi gjetem nje salle te madhe, me mure te mbuluar nga piktura te medha, mbi te gjitha ex voto, maska afrikane. Aglič na shpjegoi vendosjen e mobiljeve: ne fund bankinat per te painiciuarit, anash podiumi per instrumentet dhe karriket per ogć. >>Jane persona ne gjendje, jo domosdoshmerisht besues, por respektues ndaj kultit. Ketu, ne Bahia, i madhi Jorge Amado eshte ogć ne nje terreiro. Eshte zgjedhur prej Iansć, zonja e lufterave dhe ererave...<<
    >>Prej nga vijne gjithe keta perendi?<< pyeta une.
    >>Eshte nje histori komplekse. Para se gjithash eshte nje dege sudaneze, i cili shfaqet ne veri qe nga fillimet e skllaverise dhe nga ky cep vjen candomblé i orixįs, qe dmth e perendive afrikane. Ne shtetet e jugut mbizoteron influenca e fiseve bantś dhe ne kete pike fillon edhe perzierja zinxhir. Ndersa kultet e veriut i qendrojne besnike religjioneve fillestare afrikane, ne jug macumba primitive zhvillohet drejt nje umbanda, e cila influencohet prej katolicizmit, kardecizmit dhe okultizmit europian...<<
    >>Dmth sot nuk hyjne tempulltaret.<<
    >>Tempulltaret ishin nje metafore. Sido qe te jete sonte nuk luajne ndonje rol. Por sinkretizmi ka nje mekanike mjaft subtile. A e vute re, tek porta, prane atyre comidas de santo, nje statujeze hekuri, nje tip djallushi me sfurk dhe me dhurata perkushtimi para kembeve? Eshte Exu, shume i fuqishem ne umbanda, por jo i tille ne candomblé. E megjithate perseri ne candomblé ai nderohet, e konsiderojne si nje lajmetar, nje lloj Merkuri i degjeneruar. Ne umbanda posedohesh prej Exu, ketu jo. Por e trajtojne me miredashje, fundja nuk i dihet asnjehere. Shikoni atje, mbi mur...<< Me tregoi statujen polikrome te nje indio nudo dhe ate te nje skllavi te vjeter zezak te veshur ne te bardha, i ulur duke tymosur llullen: >>Jane nje caboclo dhe nje preto velho, shpirtra te vdekurish, te cilet ne ritet umbanda kane shume vlere. Cfare bejne ketu? Marrin homazhe, ata nuk thirren, sepse candomblé mban lidhje vetem me orixįs afrikane, por jo per kete arsye ato duhet te mohohen.<<
    >>Por cfare eshte e perbashketa e ketyre kishave?<<
    >>Le te themi, qe te gjithe kultet afro-braziliane jane sidoqofte te karakterizuar nga fakti, qe gjate ritualit te iniciuarit jane te poseduar, si ne trance, nga nje qenie superiore. Ne candomblé jane orixįs, ne umbanda jane shpirtrat e te pershpirtve....<<
    >>Kisha harruar fare atdheun tim dhe rracen time<<, tha Amparo. >>Oh Zot, pak Europe dhe pak materializem historik me kane bere ti harroj te gjitha, e megjithate keto histori une i degjoja nga gjyshja ime...<<
    >>Pak materializem historik?<< qeshi Aglié. >>Me duket ta kem degjuar dicka nga kjo. Nje kult apolikaptik, i praktikuar nga ata te Tririt, apo jo?<<
    I shtrengova krahun Amparos. >>No pasarįn, mi amor.<<
    >>Cristo!<< meremeriste ajo.
    Aglié e kishte ndjekur pa nderhyre dialogun tone te shkurter ne gjysem zeri. >>Fuqite e sinkretizmit jane te pafundme, e dashura ime. Nese deshironi, mund t“Ju ofroj versionin politik te te gjithe kesaj historie. Ligjet e teteqindes u rikthejne lirine sklleverve, por ne tentativen per te zhdukur stigmatat e skllaverise se tyre djegin te gjithe arkivin e tregut skllaveror. Sklleverit behen formalisht te lire, por pa nje te kaluar. E atehere perpiqen, qe te formojne nje identitet kolektiv, ne mungese te asaj familjare. Kthehen ne rrenjet e tyre. Eshte menyra per t“iu kundervene, sic thoni ju te rinjte, forcave dominante.<<
    >>Por Ju sapo thate, qe ne ate mes jane perzier edhe ato sektet europiane...<< tha Amparo.
    >>E dashura ime, dliresia eshte nje luks, e sklleverit marrin ate qe gjejne. Por hakmerren. Nderkohe kane kapur me shume te bardhe se mund te mendoni. Kultet afrikane fillimisht kishin dobesine e te gjitha religjioneve, ishin te kufizuar lokalisht, etnikisht dhe miope. Ne kontakt me mitet e konkuistatoreve kane riprodhuar nje mrekulli antike: u kane ridhene jete kulteve misterioze te shekullit te dyte dhe te trete te eres sone, ne Mesdhe, mes Romes qe po shperbehej ngadale dhe fermenteve nga Persia, nga Egjypti, nga Palestina prejudaike... Ne shekujt e Perandorise se vonshme romake, Afrika thith influkset e te gjithe religjiozitetit mesdhetar dhe i konservon ato, i dendeson. Europa kalbet prej kristianizmit te raison d“etat, Afrika konservon thesare dijesh, ashtu si njehere e nje kohe i kishte konservuar dhe shperndare ne kohen e egjiptianeve, duke ua dhuruar grekerve, te cilet e shperndane.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  9. #79
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    28
    .

    Ka nje trup, i cili te gjithe boten e rrethon dhe e prezanton ate ne forme rrethore, sepse kjo eshte shenja e Gjithesise... Tani imagjinoni, qe poshte rrethit te ketij trupi te jene te 36 dekanet, ne qender mes rrethit total dhe rrethit zodiakal, duke i ndare te dy keto rrathe dhe per ta thene keshtu, e vecon zodiakun, transporton pergjate zodiakut bashke me planetet... Ndryshimi i mbreterve, ngritja e qyteteve, pllakosja e urise, murtaja, zbatica, termetet, asgje prej tyre nuk shkaktohet pa nderhyrjet e dekaneve...

    (Corpus Hermeticum, Stobaeus, excerptum VI)

    >>Por cila dije?<<
    >>A e keni te qarte, se sa e gjate ishte epoka mes shekullit te dyte dhe te trete pas Krishtit? Jo prej nxjerrjes se shkendijave nga Perandoria, e cila ishte ne perendim e siper, por prej asaj qe lulezonte ne hapesiren mediterrane. Ne Rome pretorianet thernin perandorin e tyre, kurse ne Mesdhe lulezonte epoka e Apuleios, e mistereve te Isis, te atij rikthimi te madh te spiritualitetit, qe ishin neoplatonizmi, gnostika... Kohe te bekuara, atehere kur kristianet akoma nuk kishin marre ne dore fuqine dhe te conin drejt vdekjes heretiket. Epoke e shkelqyeshme, e banuar prej nous, e perkedhelur prej ekstazes, populluar nga prezenca, emanacione, demone dhe ceta engjujsh. Eshte nje dije e shperndare, e palidhur, po aq antike sa bota, nje dije, e cila arrin pertej Pitagores, brahmaneve te Indise, hebrenjve, magjistareve, gjimnosofisteve, biles pertej barbareve te ekstremit verior, druideve te Galise dhe ishujve britanike. Greket i konsideronin barbaret si te tille, sepse ata nuk dinin te shpreheshin , me ato gjuhet e tyre, te cilat ne veshet e tyre teper te edukuara tingellonin si te lehura. Por ne fakt u duk pikerisht ne kete epoke, qe barbaret dinin shume me teper se helenet, dhe pikerisht sepse gjuha e tyre eshte e papenetrueshme. Kujtoni se tipat, te cilet do te kercejne kete mbremje, dine kuptimin e te gjithe kengeve dhe te emrave magjike, qe permendin? Per fat jo, sepse emri i panjohur funksionon si ushtrim frymemarrje, si vokalizim mistik. Ah, epoka e Antonineve.... Bota ishte e mbushur plot me korrespondenca te mrekullueshme dhe ngjashmeri subtile, ato duheshin penetruar, prej tyre te penetroheshe, permes endrres, orakullit, magjise, qe lejon te veprosh mbi natyren dhe mbi forcat e saj duke levizur te ngjashmen me te ngjashmen. Dija eshte e pakapshme, fluturake, i rreshqet cdo lloj permase. Prendaj perse ne ate epoke perendia dominante ishte Hermes, shpikesi i te gjitha dredhive, perendia e kryqezimeve, te hajduteve, por edhe krijuesi i shkrimit, artit te shmangjes dhe diferencimit, te lundrimit, i cili te terheq drejt fundit te cdo kufiri, ku gjithcka ne horizont zhduket, te vincave per te ngritur guret prej dheut, dhe te armeve, te cilat kthejne jeten ne vdekje, dhe te pompave te ujit, te cilat levitojne materien e rende, dhe te filozofise, e cila mashtron dhe genjen... Dhe e dini ku gjendet sot ky Hermes? Ketu, e keni pare para portes, e quajne Exu, ky lajmetar i zotave, ndermjetes, tregtar, i cili dallimin midis te mires dhe te keqes nuk e njeh.<<
    Aglié na vezhgonte me nje lloj mosbesimi argetues. >>Ju besoni, qe, ashtu si Hermesi me mallrat, edhe une jam teper i zellshem ne ridistribuimin e perendive. Shikoni kete liber, te cilin e bleva sot ne mengjes ne nje librari popullore ne Pelourinho. Magji dhe mistere te Shen Qyprianit, receta magjistaresh per te zene nje dashuri, ose per te zhdukur armikun, evokim te engjujve dhe te virgjereshes. Literature popullore per keta mistike me ngjyre. Por behet fjale per Shen Qyprianin e Antiokise, mbi te cilin ekziston nje literature e shumte te shekujve te argjente. Prinderit e tij donin, qe ai te mesonte gjithcka dhe te dinte ate qe ishte ne toke, ne ajer dhe ne ujin e detit dhe e derguan ne vendet me te largeta per te mesuar te gjitha misteret, qe te njihte gjenerimin dhe kalbjen e barerave dhe virtytet e bimeve dhe te kafsheve, jo ato te historise natyrale, por ato te shkences okulte, e varrosur ne fund te traditave arkaike dhe te largeta. Dhe Qypriani ne Delfi i perkushtohet Apollonit dhe dramaturgjise se gjarperit, njeh misteret e Mitres, si pesembedhjetvjecar ne malin Olimp, i udhehequr prej pesembedhjete Hierofantesh, merr pjese ne ritet e evokimit te Princit te Kesaj Bote, per te dominuar intrigat, ne Argos do te iniciohej ne misteret e Heras, ne Frigi meson artin e epatoskopise dhe tashme nuk kishte asgje ne toke, ne det dhe ne ajer, qe ai nuk e dinte, as fantazmat, as objektet e diturise, sajimet e cfaredo llojit, biles as artin e nderrimit te shkrimit me magji. Ne tempujt nentokesore te Memfisit meson se si demonet komunikojne me gjerat tokesore , cilat vende i percmojne, cilat objekte i dashurojne dhe se si banojne ne erresirat, dhe cfare rezistence kundervejne ne disa ambiente, dhe se si dine te posedojne shpirtrat dhe trupat dhe cfare efektesh perfitojne nga njohja superiore, kujtesa, terrori, iluzioni dhe arti per te prodhuar termete dhe per te ndikuar ne korrentet e nentokes … Pastaj, ah, konvertohet, por dicka prej diturise se tij mbetet, tranmetohet dhe tani e rigjejma ketu, ne gojen dhe mendjen e ketyre zezakeve leckamane, te cilet Ju i quani idolatre. Mikja ime, pak me pare Ju me shikonit sikur te isha nje deviant. Kush jeton ne te kaluaren ? Ju, qe deshironi ti dhuroni ketij vendi horroret e shekullit industrial dhe te proletariatit, apo une, qe dua, qe Europa jone e mjere te gjeje natyralitetin dhe besimin e ketyre bij sklleverish?<<
    >>Cristo !<<shfryu Amparo, e nevrikosur, >>e dini edhe Ju, qe eshte nje lloj menyre per ti mbajtur urte….<<
    >>Jo urte. Te afte akoma per te koltivuar pritjen. Pa sensin e pritjes nuk ka as parajse, a nuk na e keni mesuar keshtu ju europianet?<<
    >>Une qenkam europiania?<<
    >>Nuk vlen ngjyra e lekures, vlen besimi ne tradicion. Per ti ridhene sensin e pritjes nje Perendimi te paralizuar nga mireqenia, keta paguajne, ndoshta vuajne, por njohin akoma gjuhen e shpirtrave te natyres, te ajrit, te ujrave, te ererave….<<
    >>Po na shfrytezoni edhe njehere?<<
    >>Edhe njehere?<<
    >>Po, Ju duhet ta keni mesuar ne1789, kont. Atehere kur u lodhem, cak!<< E duke qeshur si nje engjell e kaloi doren te shtrire, te bukur, poshte qafes. Prej Amparos deshiroja edhe dhembet.
    >>Sa dramatike<<, tha Aglié, duke nxjerre nga xhepi tabakieren dhe duke e perkedhelur me duar te bashkuara. >>E pra, me keni njohur? Por ne tetedhjetenenten, nuk ishin sklleverit ata, qe bene, qe kokat te rrokullisen, porse ata borgjeze te mire, te cilet Ju duhet ti urreni. Pastaj, konti i Saint-Germain ne keta shume shekuj koka, qe rrokullisen, ka pare shume, dhe shume te tjera te riktheheshin mbi qafe. Por ja tek po vjen mće-de-santo, Ialorixį.
    Takimi me mbikqyresen e terreiros ishte i qete, kordial, i thjeshte dhe i kulturuar. Ishte nje zezake e beshme, me nje qeshje rrezatuese. Ne shikim te pare mund ta merrje per ndonje masazhatore, por kur filluam te flisnim, e kuptova, perse gra te tilla mund te dominonin jeten kulturore te Salvadorit.
    >>Po keto orixįs jane persona apo forca?<< e pyeta. Mće-de-santo u pergjigj, se ishin forca, patjeter, uje, ere, gjethe, ylber. Por si mund ti ndalosh njerezit e thjeshte ti shikonin si luftetare, gra, shenjtore te kishes katolike? Edhe ju, tha, a nuk adhuroni ndoshta nje force kozmike nen formen e shume virgjereshave? E rendesishme eshte te adhurosh forcen, pamja e jashtme duhet ti pershtatet mundesive te te kuptuarit te secilit.
    Me pas na ftoi te dilnim ne kopeshtin e pasem, per te vizituar kapelen, perpara se te fillonte riti. Ne kopesht gjendeshin shtepite e orixįve. Nje tufe me vajza zezake, ne veshje bahijane, po merreshin gezueshem me pergatitjet e fundit.
    Shtepite e orixįve ishin te vendosura ne kopesht si kapelat e nje Sacro Monte, dhe tregonin nga jashte imazhin e shenjtit korrespondues. Nga brenda shperhapeshin ngjyrat e ndezura te luleve, te statujave, te ushqimeve te pergatitura prej pak kohe dhe te ofruara zotave. E bardhe per Oxalį, e kalter dhe roze per Yemanjį, kuq e bardhe per Xangõ, te verdhe e te arte per Ogun… Te iniciuarit gjunjezoheshin duke puthur dyshemene dhe duke prekur me duar ballin dhe pas veshit te djathte.
    Por atehere, pyeta, Yemanjį eshte apo nuk eshte Nossa Senhora da Conceiēao, Zonja Jone e Keshillit te Mire? Dhe Xangõ, eshte apo nuk eshte Shen Hieronymi?
    >>Mos beni pyetje te sikletshme<<, me keshilloi Aglič. >>Ne umbanda eshte akoma me e komplikuar. Ne linjen e Oxalįs bejne pjese Shen Antoni dhe shenjtet e Kozmait dhe Damianit. Ne linjen e Yemanjį bejne pjese sirenat, dallgezat, caboclas te deteve dhe lumenjve, marinare dhe yjet orientuese. Ne linjen e orientit bejne pjese indute, mjeket, shkencetaret, arabet e marokenet, japonezet, kinezet, mongolezet, egjiptianet, acteket, inkasit, karibiket dhe romaket. Ne linjen Oxossi bejne pjese dielli, hena, caboclo i ujvarave dhe caboclo i zezakeve. Ne linjen Ogun bejne pjese Ogun Beira-Mar, Rompe-Mato, Iara, Megé, Narueé... Domethene shkurt, varet.<<
    >>Cristo<<, tha peseri Amparo.
    >>Thuhet Oxalį<<, i peshperita ne vesh. >>Rri e qete, no pasarįn.<<
    Ialorixį na tregoi nje sere maskash, te cilat disa vajza po i sillnin ne tempull. Ishin kostume kapucinesh te medha prej kashte, me te cilat do te mbuloheshin ata medium, te cilet binin ne trance, pre e hyjnise. Kjo ishte nje forme mbulimi, na tha, ne disa terreiro te perzgjedhurit kercenin me fytyre zbuluar, per t“ju shfaqur te pranishmeve pasionin e tyre. Por i iniciuari duhet mbrojtur, respektuar, duhet terhequr prej kuriozitetit te profaneve, ose te atyre, te cilet nuk munden te kuptojne brohoritjen e brendshme dhe miresine. Keshtu ishte zakoni i kesaj terreiro, na tha, prandaj edhe te huajt nuk i pranonin me deshire. Por ndoshta nje dite, komentoi ajo. Ndarja jone ishte vetem nje mirupafshim.
    Por prape nuk donte te na linte te shkonim, pa na ofruar, jo nga shportat, te cilat duhet te mbeteshin te paprekura deri ne fund te ritit, por nga kuzhina e saj, disa kafshata nga comidas de santo. Na coi ne pjesen e pasme te terreiros dhe ishte nje gosti kolorite prej mandioca, pimenta, coco, amendoim, gemgibre, moqueca de siri mole, vatapį, efó, caruru, fejo con farofa, mes nje arome te bute speciesh afrikane, shijesh tropikale te embla e te forta, te cilat i shijuam me perkushtim, duke e ditur, qe po merrnim pjese nga silla e perendive antike sudaneze. Me te drejte, na tha Ialorixį, sepse cdonjeri prej nesh, pa e ditur, ishte biri i nje orixį dhe shpesh mund te thuhej edhe se i kujt. E pyeta i perveluar, biri i kujt isha. Ialorixį, ne fillim u perpoq te pervillej, tha, qe nuk mund te vendosej me siguri, por pastaj pranoi te me ekzaminonte pellemben e dores, i kaloi persiper me gishta, me veshtroi ne sy dhe pastaj me tha: >>Je bir i Oxalįs.<<
    Isha krenar. Amparo, tashme e c“tensionuar, sugjeroi te zbulohej, bir i kujt ishte Aglič, por ai tha, qe preferonte me mire te mos e dinte.

    Pasi u kthyem ne shtepi, Amparo me tha: >>A e ke pare doren e tij? Ne vend te linjes se jetes, ka nje sere linjash te thyera. Si nje vijeze uji kur takon ne nje gur dhe rifillon te rrjedhe nje meter me tutje. Linja e dikujt, i cili duhet te kishte vdekur disa here.<<
    >>Kampioni nderkombetar ne gjatesi i metempsikozes,<<
    >>No pasarįn<<, qeshi Amparo,
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #80
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    29.

    Ngaqe ata emrat e tyre i nderrojne dhe i fshehin, moshen e tyre nuk e tregojne, prej besimit te tyre vijne, pa u njohur nga kurrkush, kjo nuk i lejon asnje prej te arsyeshmeve, pa qene e nevojshme, te mohojne, qe ata ekzistojne in natura.

    Heinrich Neuhaus, Pia ei ultimissima admonestatio de Fratribus Roseae-Crucis, nitnirum: an sint?quales sint? unde nomen illud sibi ascriverint, Dansk 1618, botimi francez. 1623, fq. 5

    Hessed, thoshte Diotallevi, eshte sefirah e miresise dhe e dashurise, zjarrit te bardhe, eres se jugut. Parmbreme, ne periskop, mendoja, se ditet e fundit, te cilat i kalova me Amparon ne Bahia, qendronin nen kete shenje.
    Me kujtohej, per aq sa njeriut mund ti kujtohet, kur qendron me ore te tera ne erresire, njera prej mbremjeve te fundit ne Salvador. Kembet na dhimbnin prej te ecures se gjate, kryq e terthor qytetit, keshtu qe kishim rene heret ne shtrat, por pa deshiren per te fjetur. Amparo i ishte kaperthyer jastekut ne pozicion fetal dhe bente gjoja sikur lexonte permes gjunjeve te saj paksa te hapura nje prej manualeve te mi mbi umbanden. Here pas here rrotullohej ne kurriz, me kembet te hapura, librin mbi bark, dhe me degjonte mua, qe lexoja librin mbi Rozakryqet dhe perpiqesha ta perfshija edhe ate ne zbulimet e mija. Mbremja ishte e bukur, por, sic mund te shkruante Belbo ne file -t e tij, i perpire prej letersise, nuk luante gjethi. Ia kishim lejuar vetes luksin te zinim nje hotel te mire, prej dritares mund te shihje detin dhe prej kendit te gatimit akoma te ndricuar me terhiqte nje kosh me fruta tropikale, te blera ate mengjes ne pazar.
    >>Thote, qe me 1614 u shfaq ne Gjermani nje shkrim anonim me titull Allgemeine und General Reformation der gantzen weiten Weit. Nebst der Fama Fraternitatis deß Löblichen Ordens des Rosencreutzes, an alle Gelehrten und Häupter Europae geschrieben. Auch nebst einer kurtzen Responsion, von dem Herrn Haseimger gestellet, welcher deßwegen von den Jesuittern ist gefänglich ein‹gezogen und auf eine Galleeren geschmiedet worden: Jtzo öffentlich in Druck verfertigt und allen trewen Hertzen communiciret. Herausgegeben Zu Kassel von Wilhelm Wessel.«
    >>Nuk eshte paksa i gjate?<<
    >>Sic duket me Gjashteqinden titujt ishin te gjithe keshtu. Sic duket i shkruante Lina Wertmüller. Eshte nje veper satirike, nje fabul rreth nje reforme te pergjithshme te njerezimit, e mbi te gjitha e kopjuar ne disa pjese nga Ragguagli di Parnaso i Traiano Boccalini-t. por permban nje shtojce, nje manifest prej jo me shume se nje dyzine faqesh, e titulluar Fama Fraternitatis, e cila do te ribotohej pjeserisht nje vit me vone, njekohesisht me nje tjeter manifest, kete rradhe ne latinisht, i titulluar Confessio fraternitatis Rosae Crucis, ad eruditos Europae. Ne te dyja paraqitet Vellazeria e Rozakryqeve dhe flet mbi krijuesin e saj, njefare C.R. i mistershem. Vetem mepas, dhe prej burimeve te tjera, do te dale ne drite ose do te vendoset, qe behet fjale per njefare Christian Rosencreutz.<<
    >>Po perse aty nuk permendet emri i plote?<<
    >>Shiko, ketu gelon prej inicialeve, asnje nuk deshion te thirret me emrin e plote, te gjithe quhen G.G.M.P.I. e kush ka me te vertete ndonje nofke te lezetshme quhet P.D. Ne fillim tregohen vitet e edukimit te C.R., i cili fillimisht viziton Varrin e Shenjte, pastaj i ngre velat per ne Damask, mepas per Egjipt dhe qe andej per ne Fez, i cili ne ate epoke duhet te kete qene qendra e diturise myslimane. Atje tutje, Kristiani yne, i cili tashme dinte greqisht dhe latinisht, na meson gjuhet orientale, fiziken, matematiken, shkencat e natyres, dhe na grumbullon keshtu te gjithe diturine mijevjecare te arabeve dhe te afrikaneve, deri tek Kabbala dhe
    magjia, duke perkthyer keshtu ne latinisht nje Liber M misterioz dhe di keshtu te gjitha misteret e Makro dhe Mikrokozmosit. Qe prej dy shekujsh eshte ne mode cdo gje qe eshte orientale, sidomos kur nuk ia ke fare idene per se behet fjale.<<
    >>Keshtu e bejne gjithmone. Te etur, te frustruar, te shfrytezuar? Kerkoni kupen e misterit! Na, merre...<< Dhe me drodhi nje kaush. >>Eshte nga malli i mire.<<
    >>E shikon, edhe ti kerkon vetem te humbasesh mendjen.<<
    >>Po une e kam te qarte, qe eshte vecse kimi, dhe kaq. Nuk ka mister ne te, e ben edhe ate, qe nuk ia ka idene hebraishtes. Hajde ketu!<<
    >>Prit. Mepas Rosencreutz kalon ne Spanje, edhe atje e mbush rradaken me doktrinat me okulte dhe thote, qe po i afrohet gjithmone e me shume Qendres te te gjitha dijeve. Gjate gjithe ketyre udhetimeve, te cilat per nje intelektual te asaj kohe perfaqesonte nje trip te vertete te diturise totale, kupton qe ne Europe duhet themeluar nje shoqeri, e cila duhet te drejtoje qeverisesit pergjate rrugeve te dijenise dhe miresise.<<
    >>Nje ide origjinale. Ia ka vlejtur me te vertete e gjithe ajo e studiuar. Dua mamaya te fresket.<<
    >>Ka ne frigorifer. Behu e mire, shko e merre ti, une po punoj.<<
    >>Ne qofte se punon, atehere je milingona, e nese je milingona, atehere bej milingonen dhe shko per te mbledhur ushqimin.<<
    >>Mamaya eshte gje qejfi,keshtu qe shkon gjinkalla. Ne qofte se jo, atehere po shkoj une dhe lexo ti.<<
    >>Cristo no. E urrej kulturen e te bardheve. Po shkoj.<<
    Amparo ecte drejt kuzhines, e po me pelqente ta deshiroja perkunder drites. E Nderkohe C.R. kthehet ne Gjermani, dhe ne vend qe ti kushtohet transmutimit te metaleve, cka dija e tij e pamase do ja kishte lejuar, vendos ti perkushtohet nje reforme spirituale. Themelon Vellazerine duke shpikur nje gjuhe dhe nje shkrim magjik, te cilat do te sherbenin si themel per diturine e vellezerve te ardhshem qe do te vinin.<<
    >>Jo, se me ben pis librin, futma ne goje, jo – mos u bej budallaqe – keshtu po. Zot, sa e mire mamaya, rosencreutzliche Mutti-ja-ja... A e di, qe ajo, cka rozakryqet shkruan ne vitet e para, mund te kishin ndricuar boten, te etur per te verteten?<<
    >>E cfare kane shkruar?<<
    >>Ketu eshte puna, manifesti hesht rreth kesaj, te le me gisht ne goje. Eshte dicka e rendesishme, aq e rendesishme sa duhet mbajtur sekret.<<
    >>Cfare kurvash<<
    >>Mos, mos, oua, mjaft. Sidoqofte rozakryqet, kur u shumuan, vendosin te shperndahen ne kater anet e botes, me detyren per te kuruar gratis te semuret, per te mos veshur rrobe, te cilat i bejne te njihen, te pershtaten gjithmone me zakonet dhe traditat te cdo vendi, te takohen nje here ne vit, dhe te qendrojne sekret per njeqind vjet.<<
    >>Me fal, po cfare reforme donin te benin, kur sapo ishte bere nje? Cfare ishte Luteri, kake?
    >>Po kjo ndodhte para reformes protestante. Ketu ne shenim thuhet, qe prej nje leximi te kujdesshem te Famas dhe Confessios fitohet….<<
    >>Kush fiton?<<
    >>Kur fitohet, fitohet. Nuk ka rendesi se kush. Eshte arsyeja, buonsensi.... Eh, cfare ke keshtu? Po flasim rreth rozakryqeve, ceshtje serioze....<<
    >>Me te vertete?<<
    >>Atehere, pra, sic fitohet, Rosencreutz ka lindur me 1378 dhe ka vdekur me 1484, ne moshen e bukur te njeqind e gjashte vjeteve dhe nuk eshte e veshtire ta perfytyrosh, qe Vellazeria sekrete te kete kontribuar jo pak ne ate reforme, e cila me 1615 festonte njeqind-vjetorin e saj. Aq me teper eshte e vertete, qe ne stemen e Luterit gjendet nje trendafil dhe nje kryq.<<
    >>C`fantazi e bukur.<<
    >>Mos doje gje, qe Luteri te vendoste ne stemen e tij nje xhirafe ne flake apo ndonje ore me kukuk artizanale? Gjithkush eshte bir i kohes se vet. E kam kuptuar, bir i kujt kohe jam une, mbylle gojen, me ler te vazhdoj me tutje. Rreth 1604, rozakryqet, teksa restaurojne pjese te pallatit te tyre ose keshtjelles se tyre sekrete, gjejne nje shkemb me nje gozhde te madhe ne te. E heqin gozhden, nje pjese e murit shembet, shfaqet nje porte, mbi te cilen eshte shkruar me letra te medha POST CXX ANNOS PATEBO….<<
    Pavaresisht se kete formule e dija tashme prej letres se Belbos, nuk arrita dot te mos reagoj: >>Zot i madh…<<
    >>Cfare ka?<<
    >>Eshte njesoj si nje dokument i Tempulltareve, i cili… Eshte nje histori e vjeter, qe nuk ta kam treguar asnjehere, rreth njefare koloneli….<<
    >>E po pastaj? Tempulltaret e kane kopjuar prej Rozakryqeve.<<
    >>Po Tempulltaret jane me perpara se Rozakryqet.<<
    >>Atehere Rozakryqet kane kopjuar prej Tempulltareve.<<
    >>E dashur, pa ty do te kisha humbur.<<
    >>I dashur, ty te ka shkaterruar ai Aglié. Po pret ndonje Pershpallje?<<
    >>Une? Une nuk pres asgje !<<
    >>Me mire atehere, kujdes opiumin e popujve.<<
    >>»El pueblo unido jamįs serį vencido
    >>Qesh, ti, qesh ! vazhdo me tej, me trego, cfare thonin ata idiotet ?<<
    >>Ata idiotet kane mesuar gjithcka ne Afrike, nuk e degjove?<<
    >>Ata ne Afrike ishin duke filluar tashme te na paketonin e te na nisnin per ketu.<<
    >>Lavdi Zotit! Mund te kishe lindur ne Pretoria.<< E putha dhe vazhdova metutje. >>Mbrapa deres zbuluan nje dhome varrimi me shtate faqe dhe shtate kende, e ndricuar ne menyre te mrekullueshme prej nje dielli artificial. Ne mes nje altar i rrumbullakte, i zbukuruar me figura dhe shkrime te ndryshme, te tipit NEQUAQUAM VACUUM… <<
    >>Ne kua kuak? Firmosur prej Donald Duck?<<
    >>Eshte latinisht, e ke degjuar ndonjehere? Do te thote zbrazetia nuk ekziston.<<
    >>Aq me mire, perndryshe kushedi cfare frike.<<
    >>A ma ndez pak ventilatorin, animula vagula brandula?<<
    >>Po eshte akoma dimer.<<
    >>Per ju te hemisferes se gabuar, shpirti im. Jemi ne korrik, behu e mbare e ma ndiz ventilatorin, jo sepse une jam burri, por ngaqe eshte nga ana jote. Faleminderit. Atehere, perposhte altarit zbulojne trupin e pakalbur te themeluesit te tyre. Ne duar mban nje Liber I, te mbushur me dituri te pafundme, dhe gjynah qe bota nuk do te mund ta njohe – thote manifesti – perndryshe gulp, wow, brr, sguisssh!<<
    >>Au!<<
    >>Ta thashe. Manifesti perfundon duke premtuar nje thesar gjigand i gjithi akoma per tu zbuluar dhe zbulime te mrekullueshme rreth raportit te makro dhe mikrokozmosit. Mos u genjeni, se jemi alkimista per dy pare dhe do ju mesojme te prodhoni ar. Kjo eshte dicka per leckamane, ne duam dicka me te mire dhe synojme per me lart, ne te gjitha kuptimet. Po e perhapim kete Fama ne pese gjuhe, per te mos folur per Confessio, se shpejti ne ekranin tone. Presim pergjigje dhe gjykime prej te diturve dhe injoranteve. Na shkruani, na telefononi, na thoni emrat tuaj, te shohim nese jeni te denje per te marre pjese ne sekretet tona, rreth te cilit ju kemi dhene vetem nje shije te pare. Sub umbra alarum tuarum Iehova.<<
    >>Cfare?<<
    >>Nen hijen e flatrave te Tua, Jehova. Eshte formula e mbylljes. Si me degjove marrje. Domethene, duket sikur rozakryqeve iu shpeton dhe bejne te ditur qe ata kane kuptuar dhe presin qe te gjejne interlokutorin. Por, rreth asaj qe dine, nuk thone asnje fjale.<<
    >>Si ai tipi me fotografine e tij, me njoftimin ne reviste, qe e kemi pare ne avion: nese me dergoni dhjete dollare, ju mesoj sekretin, se si te beheni milionere.<<
    >>Por ai nuk genjen. Ai e ka zbuluar sekretin. Porsi une.<<
    >>Degjo, me mire vazhdo te lexosh. Duket sikur nuk me ke pare ndonjehere perpara kesaj mbremjeje.<<
    >>Eshte gjithmone sikur te jete hera e pare.<<
    >>Aq me keq. Nuk i jap njeriu konfidenca qe me heren e pare. Po si ka mundesi, qe pikerisht ti do ti zbulosh te gjitha? Ne fillim Tempulltaret, me pas Rozakryqet? Nuk ke lexuar ndonjehere, ku ta di une, Plechanow pershembull?<<
    >>Jo, do te pres sa te zbuloj varrin, pas njeqindenjezet vjeteve. Nese Stalini nuk e ka groposur me buldozer.<<
    >>Budalla. Po iki ne banjo.<<
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 24-03-2006 mė 13:35
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •