Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #61
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Post

    4 HESED

    23

    Analogjia e kundershtive eshte raporti i Drites me Hijen, Majes dhe Humneres, Plotesise dhe Boshllekut. Alegoria, mema e te gjitha dogmave, eshte zevendesimi i Vules nepermjet Gjurmes, te Realitetit nepermjet Hijes, ajo eshte genjeshtra e Te Vertetes dhe vertetesia e Te Genjeshtres.

    Eliphas Lévi, Dogme de la baute magie, Paris, Baillčre, 1856, XXII, 22

    Prej dashurise ndaj Amparos, kisha ardhur ne Brazil dhe prej dashurise ndaj vendit kisha qendruar aty. Une nuk e kam kuptuar kurre, perse kjo pasardhese e emigranteve hollandez, te cilet ishin vendosur ne Recife dhe aty ishin shkartisur me indiot dhe me zezaket prej Sudanit, perse kjo vashe e re krenare me fytyren e nje xhamajkaneje dhe kulturen e nje pariziene kishte nje emer spanjoll, e mbi te gjitha nje emer, i cili ne veshet jospanjoll tingellonte si emer mashkulli. Kurre nuk e kam kuptuar llogjiken e emrave braziliane. Ata perqeshin te gjithe enciklopedite e emrave dhe ekzistojne vetem aty.

    Amparo me thoshte, se ne hemisferen e saj, nese ne lavaman e lije ujin te rridhte, spiralja ne fund fare, kur i gjithe resti kullon tutje, rrotullohet nga e djathta ne te majte, ndersa tek ne eshte ndryshe – domethene e kunderta. Une nuk kam mundur ta kontrolloj, nese eshte keshtu. Jo vetem sepse ne hemisferen tone askush nuk ia ve re, se ne c“ane rrjedh tutje uji, porse edhe sepse une, pas disa eksperimenteve te ndryshme, me duhej te vija re, qe ceshtja ishte shume e veshtire per tu futur ne tru. Spiralja rrjedh shume shpejt dhe supozoj, qe drejtimi i saj eshte i varur prej madhesise dhe pjerresise se rrezes se ujit, por edhe prej formes se lavamanit ose vaskes. Dhe se fundi, nese Amparo kishte te drejte, si duhet te ndodhte ne ekuator? A rrjedh uji tutje vertikalisht, pa spirale, apo madje nuk rrjedh fare tutje?
    Asokohe une nuk e pashe problemin dhe aq shume dramatikisht, por pardje, ne periskop, mendoja, qe fundja cdo gje varet prej rrymave telurike dhe sekreti i saj eshte i fshehur tek lavjerresi.
    Amparo ishte e ngulitur ne besimin e saj. >>Te shohesh dicka ne menyre empirike, nuk luan asnje rol<<, thoshte ajo, >>behet fjale per nje princip ideal, i cili mund te verifikohet vetem ne kushte ideale, domethene kurre. Por eshte dicka e vertete.<<
    Ne Milano ajo me ishte dukur e adhurueshme prej menyres se saj te kthjellet, cool. Atje tutje, ne kontakt me acidet gerryese te memedheut te saj, u be e percaktueshme me me veshtiresi, vizionere lucide dhe e afte ndaj racionalitetit nentokesor. E ndjeja, sesi pasione arkaike vlonin ne te, te cilat ajo e vemendeshme perpiqej ti zbuste, pathetike ne asketesine e saj, te cilen ofronte ajo, per t“ju kundervene ndjellesise.
    Me mire i vija ré kundershtķte e saj te mahniteshme, tek e shihja te diskutonte me komilitonet e saj. Ishin mbledhje ne banesa te lena doresh, te zbukuruar me pak postera dhe shume objekte folkloristike, portrete te Leninit dhe figura balte prej Sertćo, te cilat u blatoheshin Congaceiro-ve, ose fetisheve indiane. Une kisha ardhur ne nje moment politik jo shume te qarte dhe pas eksperiences ne atdhe kisha vendosur, ta mbaja veten larg ideologjise, sepaku atje tutje, ne te cilen une nuk e kuptoja. Bisedat e komilitoneve te Amparos e zmadhuan dyshimin tim, por ato e zgjuan edhe kureshtjen time. Natyrisht qe te gjithe ishin marksiste, dhe ne pamje te pare ata flisnin gati njelloj si marksistet europiane, por ato flisnin rreth dickaje tjeter, dhe papritmas, gjate nje diskutim rreth luftes se klasave, ata mund te flisnin per “kanibalizmin brazilian” ose per rolin revolucionar te kulteve afro-braziliane.
    Ishin pikerisht keto biseda, te cilat me cuan ne bindjen, se atje tutje edhe spiralja ideologjike rrjedh ndryshe. Ata me pervijuan nje panorame migrimesh-lavjerrese te brendshme, me te shpronesuarit dhe te uriturit prej veriut, te cilet shpernguleshin drejt jugut te industrializuar, subproletarizoheshin ne metropolet gjigande, te mbytur prej reve te smogut, derisa pas nje kohe ktheheshin perseri ne veri, per tu arratisur nje vit me vone serisht drejt jugut; por shume prej tyre zbarkuan gjate kesaj vajtje-ardhjeje ne qytetet e medha, u thithen prej nje plejade kishash autoktone, iu perkushtuan spiritualizmit, faljes se perendive afrikane... Dhe ketu shoket e Amparos ishin te mendjeve te ndryshme, per disa aty vertetohej kthimi tek rrenjet, nje rezistence ndaj botes se te bardheve, per te tjere keto kulte ishin droge, me anen e te ciles klasa shfrytezuese mbante te shtypur nje potencial gjigand revolucionar, prape te tjere shikonin ne to kazanin shkrires, ne te cilin te bardhe, indios dhe zezaket perzieheshin ne nje force te re me nje perspektive akoma te vagullt dhe nje shans te pasigurte. Amparo ishte e vendosur, per te religjionet kishin qene gjithnje dhe kudo opiumi i popujve, keshtuqe akoma me teper ishin edhe keto kulte pseudo-tribale. Mepas e zija per beli ne Escolas de Samba, kur edhe une merrja pjese ne rradhat vallezuese, te cilat shnderroheshin ne serpentina, te shoqeruar nga ritmi i padurueshem i daulleve, dhe une e ndjeja se ajo ne ate bote varej me muskujt e barkut, me zemren, me koke, me flegrat e hundes... Dhe pastaj ktheheshim ne shtepi, dhe ajo ishte e para, e cila ne menyre sarkastike dhe keqdashese me zberthente mua religjiozitetin e thelle orgjiastik te atij perkushtimi te ngadalshem, i cili rritej nga java ne jave, nga muaji ne muaj, ndaj ritit te karnevalit. Poaq tribalesk dhe ne menyre supersticioze, thoshte ajo me urrejtje revolucionare, si ne ato ritet futbollistike, ne te cilat te perulurit dhe te ofenduarit energjine e tyre luftarake dhe sensin e tyre per revolte e harxhonin duke u marre me magjira dhe mjeshteri shtrigash dhe nepermjet faljes ndaj perendive te te gjithe boteve te mundshme per te arritur vdekjen e qendermbrojtesit kundeshtar, pa e vene re se bien pergjithmone pré e zoterimit te kapitalit, te cilin ata te mikluar dhe te perblatuar duan ta kene.
    Pernjeheresh une humba sensin e diferencimit. Ashtu sikurse ngadale po cmesohesha, qe te kerkoja dallimin e racave ne ate univers fytyrash, te cilat rrefenin historine shekullore te kryqezatave te pakontrolluara. Une refuzoja, qe te percaktoja tamam cdo gje, ku ishte perparimi, ku revolta e ku komploti – ashtu sic shpreheshin shoket e Amparos per kapitalin. Si mundesha une te mendoja akoma europiance, teksa mora vesh, qe te gjitha shpresat e ekstremit te majte vareshin tek nje peshkop ne verilindje, i cili dyshohej, te kishte simpatizuar nazistet, kur kishte qene i ri, dhe tani me besimin e pathyeshem mbante lart pishtarin e rebelimit, pavaresisht shqetesimit te Vatikanit dhe peshkaqeneve te Wall Street, por per kenaqesine e proletareve mistike, ateizmi i te cileve ishte mundur prej figures te embel-kercenuese te nje Zonje te meshirshme, e cila plot dhimbje ulte fytyren e saj para vuajtjeve te popullit te saj?
    Nje mengjesi, teksa po kthehesha me Amparon nga nje seminar mbi strukturen e klasave te proletariatit te fjetur, udhetuam pergjate bregut. Ne plazh pashe te rradhitura qypa , qirinj me ngjyra dhe kosha te bardhe. Amparo me tha, se keto ishin dhurata per Yemanjį, perendeshen e ujrave. Ajo zbriti prej makines, iu afrua mendueshem vijes se ujit dhe qendroi nje cast e heshtur aty. Une e pyeta , nese ajo besonte ne Yemanjį. Ajo me ktheu pyetjen e inatosur, se si mund ta mendoja nje gje te tille. Pastaj shtoi: >>Gjyshja ime me sillte ketu ne plazh dhe therriste perendeshen, qe une te rritesha e bukur, e mire dhe e lumtur. Kush ishte edhe njehere ai filozofi juaj, i cili fliste per macet e zeza dhe medaljonet e koraleve dhe ka thene: “Nuk eshte e vertete, por une besoj ne to”? Mire pra, une them tani: Une nuk besoj ne to, por eshte e vertete.<< Po ate dite vendosa, qe te kurseja parį per nje udhetim per ne Bahia.

    Por asokohe ishte dhe ajo, sot e di kete, qe une fillova ta lija veten te pergjumohesha prej ndjenjes se ngjashmerise se pergjithshme: gjithcka kishte ne njefare menyre lidhje me te gjitha, gjithcka mund te kishte analogji misterioze me te gjitha.
    Kur u ktheva ne Europe, kete metafizike e shnderrova ne nje mekanike – dhe prandaj edhe rashe ne gracken, ne te cilen gjendem tani. Por asokohe une levizja ne nje mugetire, ne te cilat dallimet shkriheshin. Ne menyre raciste mendoja, qe botekuptimet fetare te te tjereve per njeriun e forte qene raste per perhumbje te kendshme.
    Mesova ritme dhe menyra levizjeje, per te lene te lire shpirtin dhe trupin. I thoshja vetes parmbreme ne darke ne periskop, teksa une, per te luftuar kunder dritherimes ne gjymtyret e mia, levizja kembet sikur te tundja akoma agõgõ-n. E shikon, i thoja vetes, per te te shkeputur prej pushtetit te te panjohures, per ti vertetuar vetes tende, qe ti nuk beson ne te tilla gjera, ti e pranon magjine e tyre. Si nje ateist i bindur, i cili naten shikon djallin dhe i thote vetes mire ne menyre ateiste: Ai nuk ekziston, c“ka po shoh aty, eshte vecse nje mashtrim i ndjesive te mia te eksituara, ndoshta e ka fajin tretja e ushqimit; por ai nuk e di kete, ai beson ne teologjine e tij te mbrapshte. Cfare mundet atij, ekzistenca e te cilit eshte kaq e sigurte, ti fuse friken? Ti godet kryqin, dhe ai tjetri, gjithe besim, shporret ne rrufe dhe ere squfuri.
    Keshtu ndjehesha edhe une si nje etnolog super i zgjuar, i cili per vite me rradhe ka studiuar kanibalizmin dhe pastaj, per te sfiduar budallallekun e te bardheve, tregon gjithandej, se mishi i njeriut eshte i shijshem. Dokrra te papergjegjshme, pasi ai e di, qe atij nuk do ti duhet kurre ta provoje. Derisa me ne fund dikush, i etur per te verteten, e provon ne te. Dhe ndersa fatlumi nga copa ne cope do te kaperdihet poshte, do ti vije keq, qe tani nuk do ta marre me vesh kurre, nese ka patur te drejte, dhe per pak shpreson, qe mishi i tij te shijoje mire, sepaku per te justifikuar vdekjen e tij. Dicka te ngjashme ndjeja edhe une parmbreme ne darke ne periskop: per pak me duhej te besoja, se Plani i Madh ishte i vertete, perndryshe ne dy vitet e fundit do te kisha qene krijuesi omnipotent i nje makthi te tmerrshem. Me mire makthi te jete i vertete, pasi c“ka eshte e vertete, eshte e vertete, dhe ti nuk je i perzier ne te.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #62
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    24

    Sauvez la faible Aischa des vertiges de Nahash, sauvez la plaintive Héva des mirages de la sensibilité, et que les Khérubs me gardent.

    (Shpetoni te dobeten Aishe prej lartesive marramendese te Nahash, shpetoni vajtuesen Eva prej mrekullive te sensibilitetit, dhe dashten Kerubimet me me ruejt)

    Joséphin Péladan, Comment on devient Fie, Paris, Chamuel, 1893, p. XIII

    Teksa depertoja gjithnje e me thelle ne xhunglen e ngjashmerive, me arriti nje leter nga Belbo: I dashur Casaubon, nuk e dija fare, se Ju ishit ne Brazil, i kisha humbur fare gjurmet e Juaja, madje nuk e dija, qe Ju nderkohe jeni promovuar (urime!), por para dy ditesh gjeta dike tek Pilade, I cili mundi te me jepte koordinatat e Juaja. Mu duk e udhes, per t“Ju vene ne dijeni te disa fakteve te reja, persa I perket historise se mjere te kolonel Ardentit. Kane kaluar me teper se dy vjet qe ahera, dhe dua edhe njehere tjeter t“Ju kerkoj ndjese per faktin, qe une, padashur, Ju perziva Juve ne kete mesele.
    Gati e kisha harruar kete ceshtje te shemtuar, por para dy javesh kisha udhetuar ne nje eskursion ne Montefeltro, Ju e dini tashme, rrethinat prapa Riminit, ne male, dhe aty jam perballur krejt rastesisht me Shkembin e San Leo-s. Keni qene ndonjehere atje? Ne shekullin e 18te i perkiste kalaja akoma shtetit papal, dhe Papa asokohe kishte syrgjynosur atje Cagliostro-n, ne nje qeli pa dyer (ata vijne njehere e pergjithmone prej nje vrime ne tavan) dhe me nje dritareze, prej se ciles i denuari mund te shikonte vetem dy kishat ne fshat. Mbi shtratin e drunjte te zhveshur, aty ku ka fjetur dhe vdekur Cagliostro, qendronte nje buqete trendafilash, dhe ciceroni tha, kishte shume veta, te cilet benin pelegrinazh ne vendin e martirit. Ne pelegrinet me kembengules, me tha ai mua, benin pjese anetaret e Picatrix, nje rrethi misteriozofesh milaneze, te cilet botonin nje reviste me titull – vezhgojeni mendjemprehtesine e tyre – Picatrix.
    Ju e dini, qe une te ketilla kurioziteti i vleresoj, dhe prandaj ne Milano shtiva ne dore menjehere nje numer te Picatrix, prej se ciles mes te tjerash mora vesh, qe pas pak diteve do te mbafej nje festim i vecante: nje e pergjeruar e shpirtit te Cagliostro-s. E pra, s“bera tjeter, vec shkova.
    Muret ishin te mbuluar me flamuj plot shenja kabbalistike, nje morķ kukuvajkash dhe qerthullash, skarabej dhe lejleke, perendi orientale te nje prejardhjeje te papercaktueshme. Ne pamje kryesore nje si tip skene, me nje lloj ndricimi prej pishtareve te ndezur mbi rrenje trungjesh, ne prapaskene nje altar me nje shtese trikembeshe dhe dy statujeza te Isis dhe Osirit. Rreth e perqark nje amfiteater prej figures se Anubit, nje portret i Cagliostro-s (te kujt tjetri, do te mendonit JU?), nje mumie e lare ne ar ne format Keopsi, dy shandane pesedegesh, nje gong, i mbajtur prej dy gjarperinjve te drejtuar, nje pult leximi mbi nje podium, i mbuluar prej nje cope te pambukte te shtypur plot me hieroglife, dy kurora, dy trikembesha, nje sarkofag i vogel shetites, nje fron, nje kolltuk barok i falset, kater karrike te tipit te Sheriff of Nottingham, qe nuk shkonin me njera-tjetren, qirinj, qirinj varrezash, llampadare, shkurt: nje mishmash i madh spiritual.
    U shfaqen shtate prifterinj xhuxhe ne kaftane xhuxhash me qirinj xhuxha dhe mepas kryetari i ceremonise, ai duket te jete edhe drejtuesi i Picatrix – por qe quhet vetem Brambilla, Zotat i qofshin fale -, i veshur me paramente (parament - nje lloj manteli ceremonial deri ne fund te kembeve me kapuc. shenim i Pedros.) ngjyre roze dhe boje ulliri, e mepas mediumi, nje vashe e holle e zbehte, dhe se fundmi gjashte akolyte (akolyt – eshte djale i vogel, sherbyes i dhjakut gjate ceremonive fetare. shenim i Pedros) te veshur ne te bardha, te cilet dukeshin si gjashte sozķte e Ninetto Davoli-t, por me fasho balli, njefare infula Dei prifterore, nese Ju kujtohen poetet tane.
    Brambilla ngjesh ne koke nje tiare me nje gjysemhene, nxjerr nje palle rituale, vizaton me te figura magjike mbi dyshemene e skenes dhe therret duke u pergjeruar nje pale emrash engjujsh me “el” ne fund – dhe ne ate e siper me erdhen te vagullta nder mend djajte pseudosemite te mesazhit te Ingolfit, por vetem per nje cast, mepas humba nder te thella te tjera. Edhe ngaqe ne kete pike ndodh dicka e vecante, mikrofonet e skenes jane te lidhura ne nje receiver, i cilat duhet te kapte ndoca vale, te cilat shperhapeshin neper salle, por tekniku i zerit me fasho balli duhet te kete bere ndonje gje gabim, pasi fillimisht degjohet nje muzike disko, dhe mepas gjemon papritmas zeri i Radio Moskes. Brambilla hap sarkofagun, nxjerr qe andej nje liber magjish, nje shpate dhe nje shandan tymues dhe bertet: O Zot, ardhte mbreteria Jote! – dhe duket, sikur me te vertete te kishte arritur dicka, pasi Radio Moska behet memece, por ne momentin me magjik fillon perseri me nje kor kozakesh te dehur, nje nga te atij soji, qe kercejne me te ndenjura ne toke. Brambilla therret Clavicula Salomonis, djeg tek trikembeshi nje pergament, i cili gati nxjerr ca gjuhe flakesh, pergjeron nje pale perendish te tempullit te Karnakut, per ta vendosur ate mbi gurin kubik te Hesod-it, dhe therret pastaj me kembengulje njefare “Familiare 39”, i cili publikut duhet ti ishte shume familjar, pasi nje mermerime kalon neper salle. Nje shikuese bie ne trance, me sy te kapluar lart, ne menyre te atille, qe mund te shohesh vetem kokordhoket e bardhe, njerezit bertasin: nje mjek, nje mjek! – dhe ne kete pike, Brambilla therret Fuqine e Pentagramit (yllit pesecepash, simbol i djallit. shenim i Pedros), dhe mediumi, e cila nderkohe kishte leshuar veten ne kolltukun barok fals, fillon te shfryje dhe te mblidhet kutullac, dhe Brambilla perkulet mbi te dhe e pyet me kembengulje, ose me mire pyet Familiarin 39, i cili, sic me ndricon mendjen ne kete moment, nuk eshte kush tjeter, pervec se Cagliostro dora vete.
    Dhe ketu fillon pjesa shqetesuese, pasi mediumi duket se vuan tortura te verteta, djersit, dridhet dhe renkon, belbezon copa fjalie pa lidhje, flet per nje tempull, nje porte, qe hapet, thote, qe po formohet nje spirale fuqie, qe duhet te ngjiteshin ne Piramiden e Madhe, Brambilla vrapon rreth e perqark skenes, godet gongun dhe therret me ze gryke Isis, une po shijoja teatrin, kur degjoj pernjehere, se si vajza mes dy te renkuarash belbezon dicka rreth gjashte vulave, rreth nje kohepritjeje prej njeqindenjezet vjetesh dhe rreth tridhjetegjashte te padukshmeve. Pa dyshim, ajo flet rreth mesazhit te fshehte te Provins-es. Nderkohe qe pres, qe ajo te thote me teper, e shkreta hesht komplet e ezauruar, Brambilla i shkon doren mbi balle, bekon te ndodhurit me shandanin tymues dhe e deklaron ceremonine te mbyllur.
    Une isha gjysem i mahnitur e gjysem duke u perpjekur te kuptoja, keshtu qe u perpoqa qe ti afrohesha vajzes, e cila nderkohe e kishte marre veten serish, kishte hyre brenda nje palltoje te zhubravitur dhe bente per nga porta e pasme. Sapo doja ta prekja tek supet, kur dikush me kap prej krahu. Une kthehem, dhe eshte komisar De Angelis, i cili me thote, ta lija te shkonte, ai e dinte, se ku mund ta gjente ate. Ai me fton, qe te pi nje kafe me te. Une e ndjek pas, sikur ai te me kishte kapur me presh ne duar, dhe per disa rrethana, ishte po keshtu, dhe ne kafene me pyet, perse isha ndodhur ne shfaqje dhe c“kisha dashur prej asaj vajze. Une inatosem dhe i pergjigjem, ne jetonim akoma ne nje demokraci, une mund ti flisja kujt te doja. Ai kerkon ndjese dhe me shpjegon: Hetimet mbi Ardentin kishin ecur shume ngadale, por ata ishin perpjekur te rindertonin, se si i kishte kaluar ai te dy ditet ne Milano, para se te kishte shkuar ne takimin me Garamond dhe me Rakoskyn misterioz. Plot nje vit me vone, krejt rastesisht, kishte dale, qe dikush e kishte pare Ardentin, se si kishte zbritur prej zyres se Picatrix, sebashku me mediumin. Vajza, meqe ra fjala, i interesonte edhe atij, pasi jetonte me nje tip, i cili kolegeve te antidroges nuk ishte komplet i panjohur.
    Une i them atij, qe une krejt rastesisht isha ndodhur aty dhe me ishte bere e papritur, teksa kisha degjuar prej vajzes nje fjali rreth gjashte vulave, te cilin une e kisha degjuar tashme prej Ardentit. Ai me terheq vemendjen, se eshte e cuditshme, se si une akoma pas dy vjeteve mund te kujtohesha aq mire, se c“kishte thene dikur koloneli, teksa une nje dite mepas kisha permendur vetem nje bisede te vagullt rreth nje thesari te tempulltareve. I them atij, koloneli kishte folur pikerisht rreth nje thesari, i cili ruhej prej gjashte vulave, por kjo nuk me ishte dukur asokohe dhe aq e rendesishme, pasi te gjitha thesaret ruhen prej shtate vulave dhe skarabejve te arte. Ne ate siper ai vuri ne dukje, se nuk e shikonte te udhes, qe une te befasohesha aq shume prej fjaleve te vajzes, teksa te gjithe thesaret u ruakan prej skarabejve te arte. Une i kerkoj, qe per miresi, te mos me trajtoje si nje i dyshuar, ai ndryshon zerin dhe qesh. Me thote pastaj, se ai nuk e shikon me te cuditshme, qe vajza kishte thene, ato qe tha ajo, pasi ne njefare menyre Ardenti mund ti kishte treguar asaj rreth fantazive te veta, ndoshta per ta perdorur ate si nje lloj mediumi per kontektet e tij astrale, sic thuhet nder ato rrethe. Kjo vajze, me shpjegoi ai, qenka si nje sfungjer, nje pllake fotografie, e varfera duhet te na kete nje inkoshience, e cila i ngjan nje pazari fundviti, ndoshta keta tipat e Picatrix i bejne nje shpelarje truri per gjithe vitin, nuk eshte e pamundur, qe ajo ne trance – pasi ajo bie me te vertete ne trance, ajo nuk ben gjoja, dhe trute nuk i ka shume ne rregull, ti kene ardhur pamje, te cilat ajo i ka pare para shume kohesh.

    Por dy dite me vone shfaqet De Angelis tek une ne zyre dhe thote, sa e cuditshme, nje dite pas ceremonise ai kishte vajtur per te kerkuar vajzen, dhe ajo nuk ndodhej atje. Ai kishte pyetur fqinjet, askush nuk e kishte pare ate, pak a shume qe prej pasdites para ritit fatal. Atij i kishte hyre dyshimi, kishte hyre me force ne dhomen e saj dhe aty paska qene gjithcka rremuje, carcafet mbi dysheme, jasteket ne nje qoshe, gazetat rremuje, sirtaret te boshatisur. Ajo vete e zhdukur, sebashku me druidin ose dashnorin ose bashkebanuesin apo si i thonin.
    Ai me veshtroi mua dhe tha, nese dija akoma dicka, ishte me mire, te flisja tani, pasi atij i dukej e cuditshme, qe kjo vajze pernjehere na qenkej zhdukur, dhe per kete ai mund te shihte vetem dy arsye: Ose dikush kishte vene ré, qe ai, De Angelis, i kishte hedhur syte vogelushes, ose ata kishin vene ré, se njefare Jacopo Belbo ishte perpjekur ti fliste asaj. Dhe si rrjedhoje duhet qe gjerat, per te cilat ajo kishte thene ne trance, bejne fjale per gjera serioze, dhe madje as ata, kushdo qofshin ata, sic duket nuk e kane nuhatur, qe vogelushja dinte kaq shume. >>Dhe cojeni nder mend sikur, njerit prej kolegeve te mi ti hype ne koke, Ju mund ta keni vrare vajzen, zoti Doktor Belbo<<, shtoi komisari me nje buzeqeshje te bukur, >>atehere e shikoni, qe eshte me mire, sikur ne te dy te bashkepunojme.<< Une isha gati-gati, qe te humbisja durimin, Zoti e di, qe nje gje e tille nuk me ndodh shpesh, une pyeta, perse, dreqi e mori, dikush, i cili nuk na u gjendkerka ne shtep, duhet patjeter qe te jete vrare, dhe ai me ktheu pyetjen, nese me kujtohej ceshtja me kolonelin. Une thashe, sidoqe te jete, nese vajza na qenkerka vrare ose rrembyer, kjo duhet te kete ndodhur gjate mbremjes, ne te cilen une kisha qene bashke me te, me komisarin, dhe ai me pyeti, perse isha kaq i sigurte per kete, fundja ne ishim ndare me njeri-tjetrin aty nga mesnata dhe c“ka ndodhur mepas, ai kete nuk e dinte. E pyeta, nese ai kete e kishte me tere mend, dhe ai me pyet, nese une nuk kisha lexuar ndonjehere ndonje roman policesk dhe se policia per cdo rast duhet te dyshoje mbi kedo, i cili nuk ka nje alibķ te paster xham, dhe se ai do ta dhuronte koken e tij per nje transplantacion, madje qe ate moment, nese une per kohen nga ora nje e nates deri ne mengjesin tjeter te kisha nje alibķ.
    Cfare t“Ju them, Casaubon, ndoshta do te kisha bere me mire, sikur ti kisha treguar atij te verteten, por njerezit nga ana ime jane kokeshkemb, asgje nuk iu bie me e veshtire, sesa te hapin rruge. Po Jua shkruaj te gjitha keto, sepse keshtu sic munda ta gjej une adresen Tuaj, po ashtu mund ta gjeje edhe De Angelis: Per rastin, nese ai vihet ne kontakt me Ju, duhet sepaku te dinit, se cilen linje kam mbajtur une. Por ngaqe kjo linje mua nuk me duket shume shume e drejte, thoni qetas te gjitha, c“ka Juve Ju duket me e drejte. Une kam turp, me falni, e ndjej veten si bashkefajtor ne dicka dhe kerkoj nje justifikim disi fisnik dhe partout nuk mund te gjej asnje. Duhet ti kete rrenjet ne prejardhjen time fshatare, tek ne ne fshat jane te tere derra kokeforte.
    E gjithe historia eshte teper – si i thone ne gjermanisht – unheimlich.
    I Juaji Jacopo Belbo
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #63
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Pedro nga ke humbur, ē'po bėhet me pėrkthimin? Shkruaj ndonjė gjė se na ke lėnė nė pritje...

  4. #64
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Duke qene se kam qene shume i ngarkuar, nuk kam mundur dot te vendos ndonje gje te re ne perkthimin e "Lavjerresi i Foucault". Shoh qe postimi me i fundit eshte ketu e nje vit e gjysem perpara.

    Sidoqofte, per ata qe kane interes te lexojne kete liber tani do te rifilloj te vendos pjese-pjese perkthimin e tij ne shqip.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #65
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    25


    (... ces mystérieux Initiés devenus nombreux, hardis er conspirateurs: jésuitisme, magnétisme, Martinisme, pierte philosophale, somnambulisme, éclectisme, tout est de leur ressort.)

    ...keta te iniciuar (te perzgjedhur) misterioze u bene te shumte, te guximshem e konspirativ: jezuitizmi, magnetizmi, martinizmi, guri filozofik, somnambulizmi, eklektizmi, te gjitha rrjedhin prej tyre.
    C.-L.Cadet-Gassicourt, Le tombeau de Jacques de Molay,Paris,Desenne, 1797, fq91

    Letra me turbulloi. Jo sepse i druhesha, te kerkohesha prej De Angelis, fundja isha ne nje hemisfere tjeter, porse prej arsyesh te paperceptueshme. Ne ato caste mendoja, se irritohesha, ngaqe papritmas po me rikthehej aty poshte nje bote, te ciles i kisha kthyer krahet. Sot e kam te qarte, qe ajo, cka me turbullonte, ishte nje gjurme e ngjashmerise, dyshimi i nje analogjie. Ne vetembrojtje instinktive mendoja, se me bezdiste ritakimi me Belbon me bishtin e tij te perjetshem nder shale. Keshtu qe e mblodha, te harroja gjithcka dhe Amparos nuk ia permenda fare letren
    U ndihmova prej nje letre te dyte , te cilen Belbo ma dergonte dy dite me pas, per te me qetesuar.
    Ceshtja me vajzen e zhdukur, shkruante ai, ishte sqaruar ne nje menyre te llogjikshme. Nje informant i policise kishte treguar, qe dashnori i vajzes ishte ngaterruar ne nje hesap mes shperndaresve te droges, per shkak te nje ngarkese droge, te cilen ai e kishte hequr per hesapin e tij, ne vend qe t“ia dorezonte grosistit te ndershem, i cili tashme kishte paguar. Nje gje e tille eshte pak e pelqyeshme ne ato llumra. Per te shpetuar lekuren e tij, djaloshi ishte bere tym nga syte kembet. Dhe sic duket kishte marre edhe vajzen me vete. Gjate shoshitjes se gjerave ne banesen e tij, De Angelis kishte gjetur disa revista te tipit Picatrix, me nje seri artikujsh, te cilat ishin nenvizuar me te kuqe. Njeri fliste rreth thesarit te tempulltareve, nje tjeter per Rozakryqet, te cilet jetonin ne nje keshtjelle apo shpelle ose dreqi e di se ku, ne te cilin ishte shkruar “post 120 annos patebo”, dhe te cilet jane perkufizuar si tridhjetegjashte te padukshmit. Per De Angelis cdo gje ishte e qarte: Vajza ishte ushqyer me kete lloj literature (e njejta, me te cilen ushqehej edhe koloneli) dhe mepas kete ajo e kishte ripeshtyre copa-copa perjashta, kur ishte ne trance. Ceshtja ishte mbyllur, i ishte kaluar komisionit te narkotikes.
    Letra e Belbos me lehtesoi pamase. Shpjegimi i komisarit dukej me ekonomikja.

    Parmbreme ne periskop thosha me vete, se ne fakt gjerat ndoshta kishin shkuar krejt ndryshe: vajza medium kishte cituar ne fakt dicka te degjuar nga Ardenti, por dicka, qe revistat nuk e kishin thene kurre, dhe qe askush nuk duhej ta dinte. Ne gjirizin e Picatrix ishte dikush, qe kishte zhdukur kolonelin per ti mbyllur gojen, ky dikushi kishte vene re, qe Belbo kishte ndermend te pyeste vajzen medium dhe e kishte eliminuar ate. Pastaj, per te ngaterruar hetimet, kishte eliminuar edhe dashnorin e saj dhe kishte instruktuar nje informant te policise, qe te tregonte historine e arratisjes.
    Kaq e thjeshte, sikur te kishte nje Plan. Por a kishte nje te tille, duke qene se ate e kishim shpikur ne dhe shume kohe me vone? A eshte e mundur qe realiteti jo vetem qe e tejkalon fikcionin, por edhe i paraprin atij, ose me sakte i del perpara per te riparuar demet, te cilat i krijon fikcioni?

    E pra asokohe, ne Brazil, nuk ishin keto mendimet, qe mi nxiti letra. Me teper, perseri, ndjeva, se dicka i ngjante nje dickaje tjeter. Mendova rreth udhetimit ne Bahia dhe ia kushtova nje mbasdite vizitave neper dyqanet e librave dhe objekteve te kultit, te cilat deri atehere i kisha anashkaluar. Gjeta dyqane gati sekrete dhe emporee te mbingarkuara me statuja dhe idhuj. Pronesova nje Perfumadores de Yemanjį, sfera aromatike mistike me nje arome shpuese, shkopinj tymues, bombola spray me nje spray te embel te emerzuar sipas Zemres se Shenjte te Krishtit, amulete per pak parį. Dhe gjeta shume libra, disa per te devotshmit, disa te tjere per ata, qe studionin te devotshmit, te gjitha bashke, formulare ekzorcizmi, Como adivinhar o futuro na bola de cristal dhe manuale antropologjie. Dhe nje monografi mbi Rozakryqet.
    Gjithcka u amalgamua papritmas. Rite satanike dhe maure ne Tempullin e Jeruzalemit, magjistare afrikane per subproletaret veriore, mesazhi i Provins me njeqindenjezete vjetet e tij dhe njeqindenjezete vjetet e Rozakryqeve.
    Mos isha bere nje shaker ambulant, i mire vetem per te perzier spirituoze te ndryshem, apo kisha provokuar nje qark te shkurter duke u ngaterruar ne nje gershet fijesh shumengjyreshe, te cilat po nderthureshin vete dhe per nje kohe te gjate? Pronesova librin mbi Rozakryqet. Pastaj thashe me vete, se po te kisha ndejtur edhe nja dy ore ne ato librari, si kolonel Ardenti dhe vajza medium mund te kisha takuar nja dhjete.
    U ktheva ne shtepi dhe i komunikova Amparos, qe, zyrtarisht, bota ishte mbushur plot me te ēnatyrizuar. Ajo me premtoi ngushellim dhe e kaluam pjesen tjeter te dites sipas natyres.

    Po shkonim drejt fundit te “75. Vendosa ti harroja ngjashmerite dhe t“ia dedikoja gjithe energjine time punes. Fundja, une duhej te jepja mesim mbi gjuhen italiane dhe jo mbi Rozakryqet.
    Iu dedikova filozofise se humanizmit dhe zbulova, qe sapo kishin dale nga erresira e mesjetes, njerezit laike te kohes se re, nuk kishin gje tjeter me te mire per te bere, sesa ti kushtoheshin Kabbales dhe magjise.
    Pas dy vjetesh frekuentimi te humanisteve, qe recitonin formula per te bindur natyren te bente gjera, qe nuk kishte ndermend ti bente, mora lajme nga Italia. Shoket e mi te vjeter, ose te pakten disa prej tyre, qellonin pas koke ata qe nuk ishin dakord me ta, per te bindur njerezit per te bere gjera, qe nuk kishin ndermend ti benin.
    Nuk kuptoja. E mblodha mendjen se tashme isha pjese e Botes se Trete dhe vendosa te vizitoja Bahian. U nisa me nje Histori te Kultures se Renaissance nen sqetull dhe librin mbi Rozakryqet, i cili kishte mbetur i paprekur ne raft.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    [QUOTE=Pedro

    [/QUOTE]

    Bukur! Nuk ka fjale shqip per ekzorcizmin?

  7. #67
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Bukur! Nuk ka fjale shqip per ekzorcizmin?
    'jashte-qitje'.

  8. #68
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Me sa e di une "ekzorcizem" eshte term i futur ne gjuhe nga kisha katolike dhe ka kuptim specifik. Vendet, te cilat kane pervoje ne praktikimin e "ekzorcizmit" kane zhvilluar edhe ndonje fjale "profane" te tyre (psh ne gjermanisht njihet fjala "Teufelaustreibung") qe mund ta zevendesoje ate. Shqiperia s“besoj te kete patur ndonje pervoje ne praktikimin e saj, keshtu qe deri tani ka mbetur ne huazimin e termit nga gjuhet e tjera indo-europiane, i cili nuk eshte rast i vetem.

    Megjithate duke mos pretenduar ne zoterimin e te vertetes, nqs dini ndonje fjale tjeter ne shqip, qe i korrespondon ketij termi, jam i hapur dhe shume mirenjohes per korrigjim. Biles jo vetem per kete fjale, por edhe per te tjera.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    'jashte-qitje'.
    lol sikur s'shkon per term fetar

    Pedro, nuk kam as une ndonje mendim per kete prandaj te pyeta

    Me aq sa shoh une gjuha eshte shume e rrjedhshme dhe e paster nga huazimet. Urime!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me largue shpirtrat e kqij..

    Patjeter qe e ka shqipja kte fjale.. sepse Shqiptaret kan 2000 vjet Krishterim..
    e ndonji shkodran katolik mund te na e sjelle ketu at fjal a shprehje qe duhet ta kete Shkodranishtja..



    pse sme terheq fare mua ki umbertua..
    shum flasin per te..po sdi pse me duket si marsian..qe ska lidhje me ato gjera qe shqetsojn Shqiptaret..
    Kot po pyes.. a e ka permendur kund Shqiperine ky ne veprat e Veta?

    Ne se po..cka thene?

    Ne cilen Parti italane ka milituar apo ka anuar ki Umi?

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •