Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #51
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Post

    ...........................................vazhdim i

    >>Tani, keshtu pra, une nisem per Paris, shkoj ne poste dhe kerkoj te gjithe librat telefonike te Frances per ndonje familje me emer Ingolf. Gjej vetem nje, ne Uxerre, dhe u shkruaj, se une isha nje studiues privat, i cili interesohej per sende arkeologjike. Dy jave me vone, mora pergjigje prej nje rrobalarese te vjeter: ajo na qenkej e bija e atij Ingolfit dhe deshironte te dinte, perse une interesohesha per te, biles nese, per hir te Zotit, mos dija gje mbi te... une thashe po, aty kishte nje te fshehte, nxitova menjehere per ne Auxerre, zonjusha Ingolf jetonte ne nje shtepize te mbuluar komplet me theker me nje porte oborri te drunjte, e cila mbahej e mbyllur vetem me nje spango dhe nje gozhde. Nje grua ne moshe, e paster dhe e sjellshme, jo shume e mesuar. Me pyeti menjehere, cfare dija per babain e saj, dhe une i them asaj, dija vetem, qe nje dite prej diteve ai kishte zbritur ne nje dhome nentokesore ne Provins dhe qe une shkruaja nje studim historik mbi ate rajon. Ajo me shikoi, sikur kisha zbritur prej qiellit, kurre nuk kishte degjuar, qe i jati te kishte qene ndonjehere ne Provins. Sigurisht, ai kishte qene tek dragonieret, por ai i kishte dhene fund sherbimit qe ne vitin `95, akoma para lindjes se saj. Ai pastaj kishte blere kete shtepi ne Auxerre dhe tre vite me vone ishte martuar me nje vajze vendalije, e cila kishte patur disa kursime. E jema pastaj kishte vdekur, teksa ajo, e bija, kishte qene 5 vjece. Per sa i takonte te atit, ai ishte zhdukur me 1935. Po, po, ishte zhdukur. Ai kishte udhetuar per ne Paris, ashtu sic bente te pakten dy here ne vit, dhe qe atehere ajo nuk kishte degjuar me gje prej tij. Xhendarmeria lokale i kishte telegrafuar Parisit: asgje, i tretur ne ajer. Ndoshta i vdekur. Dhe keshtu pra, zonjusha jone na kishte mbetur e vetme dhe kishte filluar te punonte, pasi me trashegimine e babait nuk i dilte. Sic duket ajo nuk kishte gjetur burre, dhe duke u nisur prej ofshamave, te cilat ajo i leshoi tek kjo pjese, aty duhet te kete patur nje histori, e vetmja ne jeten e saj, dhe ajo, sic duket, kishte mbaruar keq. “Dhe mepas gjithmone me friken, Monsieur Ardenti, me ato brerjet e vazhdueshme te ndergjegjes, se nuk dija asgje mbi babain, as varrin e tij, nese ai, mbi te gjitha, e ka nje varr!” Ajo kishte qejf, te fliste mbi te: ai kishte qene kaq i bute, kaq i qete, metodik dhe i ditur. Ai i paskej kaluar ditet lart ne dhomen e tij te vogel poshte catise, me te lexuar dhe me te shkruar. Perndryshe vetem pak pune kopshti dhe ndonje nderrim fjalesh me farmacistin – edhe ai kishte vdekur prej kohesh. Ndonjehere, sic e thame, nje udhetim per Paris, neper biznese, sic ishte shprehur ai. Por ai cdo here ishte kthyer me nje pako me libra. Dhoma eshte akoma plot me ato, nese deshiroja t“i hidhja nje sy? Ne u ngjitem lart. Nje dhome e rregulluar dhe e paster, ne te cilen, e mira Mademoiselle Ingolf, akoma nje here ne jave merrte pluhurat, thoshte ajo, mamase te pakten mund ti conte akoma lule ne varr, por per babain mund te bente vetem kete gje. Gjithcka ishte akoma ashtu, sic e kishte lene ai, ajo do te kishte studiuar me qejf, qe te mund te lexonte ato libra, por shume prej tyre ishin ne frengjishte te vjeter, latinisht, gjermanisht biles edhe ne rusisht, pasi edhe babai kishte lindur ne Rusi dhe kishte kaluar femijerine atje, ai kishte qene i biri i nje nenpunesi te ambasades francese. Biblioteka permbante rreth njeqind vellime, shumica prej tyre mbi procesin gjyqesor te tempulltareve, per shembull Monumens historiques relatifs ą la condamnation des chevaliers du Temple prej Raynouard, 1813, nje delikatese antikuariati. Shume vellime mbi shkrimet e fshehta, nje koleksion i vertete kryptologjie, disa mbi paleografine dhe diplomacine. Kishte edhe nje libreze me deftesa te vjetra llogarie shtepiake, dhe ndersa e shfletova, gjeta nje shenim, e cila me beri te dritherohesha: behej fjale per shitjen e nje kutize, pa te dhena te tjera dhe pa emrin e bleresit. Nuk permendej shuma, por data ishte 1895, dhe menjehere pas kesaj ndiqnin shuma precize, libreza kryesore e nje burri te mencur, i cili kursimet e tij i administronte me kujdes. Disa shenime mbi blerjen librash tek antikuaret pariziene. Menjehere mu be e qarte, se si kishin vajtur gjerat: Ingolf kishte gjetur ne guve nje kutize te arte, te veshur me gure te cmuar, e fut pa u menduar gjate ne xhep, ngjitet perseri siper dhe nuk u thote shokeve asnje fjale. Ne shtepi ai e hap kutizen dhe gjen aty brenda nje pergamen. Ai niset per ne Paris, kontakton atje nje antikuar, nje dallaverexhi, nj koleksionist, dhe me shitjen e kutizes, edhe pse me cmim te ulet, i siguron vetes nje pasuri te vogel. Por ai beri akoma me shume, i jep fund sherbimit, terhiqet ne nje fshat dhe fillon, qe te bleje libra dhe te studioje pergamenin. Ndoshta brenda per brenda ai ishte nje thesarkerkues, perndryshe nuk do te kishte zbritur ne nentoke ne Provins, ndoshta kishte dije te mjaftueshme, per te dale ne konkluzion, qe gjetjen e tij mund ta deshifronte i vetem. Ai punon ne qetesi te plote, pa u nxituar, si nje monoman i mire, me teper se 30 vjete te tere. A i tregon ai kujt per gjetjen e tij? Kush e di. Fakt eshte, qe me 1935 beson, se kishte arritur ne piken e duhur, ose ne nje pike te vdekur, pasi tani ai vendos, qe ti drejtohet dikujt, ose qe t“i tregonte atij, cfare dinte, ose ta linte, qe ti thonin, cfare nuk dinte. Por ajo, cka ai dinte, duhet te kete qene kaq e fshehte dhe e frikshme, saqe ai, te cilit ai i drejtohet, e ben qe te zhduket... Por le te kthehemi tek mansarda. Si fillim, duhej te shihja, nese Ingolfi kishte lene prapa ndonje gjurme. Keshtu qe i thashe zonjushes, po qe se do te shfletoja librat e zotit baba te saj, ndoshta mund te gjeja ndonje gjurme te zbulimit te tij ne Provins dhe do te mundesha ta nderoja ate ne studimin tim. Ajo ishte entuziaste, babai i mjere, tha ajo, patjeter, une mund te qendroja te gjithe mbasditen dhe po te ishte e nevojshme mund te vija edhe diten tjeter, ajo me solli kafe, me ndezi driten dhe me la vetem. Dhoma kishte mure te bardhe te lemuara, asgjekundi nuk kishte komodina, kutia, baule ose te ngjashme me keto, ku mund te kerkoje, por une nuk nenvleftesova kurrgje, shikova poshte, lart dhe brenda mobiljeve te pakta, ne nje dollap rrobash, pothuaj te zbrazet, i cili binte era naftaline, pashe prapa tre, kater pikturave me pejsazhe natyre. Po Jua kursej hollesite, po Ju them vetem, qe kam kerkuar mire, tapicerine e divaneve nuk duhet vetem ta prekesh me gishta, duhet ta shposh edhe me gjilpere, per te degjuar nese ajo has ne trupa te huaj...<<
    Une e kuptova, qe koloneli nuk kishte sherbyer vetem ne fushat e betejes.
    >>Mbeten vetem librat, per cdo rast do te ishte mire, sikur ti mbaja shenim titujt dhe te kontrolloja, nese kishte gjekundi ndonje shenim, nenvizime, ndonje te dhene ... Me ne fund, terhoqa, pak si pa kujdes, nje vellim te trashe prej nje rafti, ai ra mbi dysheme dhe prej tij fluturoi nje flete me shkrim dore. Letra dhe boja e shkrimit nuk dukeshin shume te vjetra, fare mire mund te ishte shkruar ne vitet e fundit te jetes se Ingolfit. I hodha nje veshtrim te rrufeshem, aq te gjate, sa per te mund te lexuar ne anen e siperme: “Provins 1894”. Ju mund ta merrni me mend eksitimin tim, rrebeshin e ndjenjave, qe me vershyen ... Mua mu be e qarte, qe Ingolf kishte udhetuar me origjinalin per ne Paris dhe kjo ketu duhet te ishte nje kopje. Une nuk ngurova. Zonjusha Ingolf u kishte marre pluhurat librave te te jatit prej vitesh, pa e vene re ndonjehere kete flete, perndryshe do te me kishte folur rreth saj. Eh bien, ajo edhe me tutje nuk kishte per marre vesh. Bota ndahet ne fitues dhe ne te humbur. Une e kisha patur hisen time te bollshme te humbjeve, tani me duhej te kapja fitoren. E futa letren ne xhep. Plakes i thashe, ne ndarje e siper, qe nuk kisha gjetur ndonje gje interesante, me gjithe qejf do e kisha cituar babain e saj, po qe se ai do te kishte shkruar dicka, dhe ajo me dha uraten. Zoterinjte e mi, nje njeri i veprave, i zjere prej nje pasioni, si ai i imi, nuk duhet te kete edhe aq shume skrupuj perballe mizerjes se nje gjallese, te goditur prapeseprape prej fatit.<<
    >>Mos u perpiqni te justifikoheni<<, tha Belbo. >>Ju e keni bere. Ju flisni tani.<<
    >>Tani po Ju tregoj nje tekst. Do te me lejoni, t“Ju nxjerr perpara nje kopje. Jo prej mospasjes bese. Vetem qe origjinalin te mos ja ekspozoj perdorimit.<<
    >>Por ajo nuk ishte origjinali<<, thashe une. >>Ajo ishte kopja e Ingolfit te nje te ashtuquajturit origjinal.<<
    >>Djalosh, kur origjinali nuk ekziston me, atehere kopja e fundit eshte origjinali.<<
    >>Por Ingolf mund ta kishte kopjuar gabim.<<
    >>Ju nuk e dini, nese eshte ashtu, por une e di, qe shenimi i Ingolfit thote te verteten, pasi une nuk e shoh, se si e verteta mund te ishte ndryshe. Ergo origjinali eshte kopja e Ingolfit. A jemi te nje mendjeje, apo duam te fillojme ketu lojra intelektuale?<<
    >>I urrej ato<<, tha Belbo. >>Atehere na tregoni kopjen Tuaj origjinale.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #52
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    19.

    Pas Beaujeu, Urdhri nuk ka pushuar se ekzistuari asnje cast, dhe qe pas Aumont-it njohim nje vazhde te panderprere te Mjeshtrit te Madh te Urdhrit deri ne ditet tona, dhe nese emri dhe banesa si edhe rangu i Mjeshtrit te Madh dhe kryetareve te vertete, te cilet qeverisin Urdherin dhe drejtojne vepren sublime, sot eshte nje sekret, i cili, vetem te ndricuarve te vertete u eshte i njohur, do te ruhet ne erresire te papershkueshme, kjo sepse ora e Urdhrit akoma nuk ka ardhur dhe koha akoma nuk eshte permbushur...

    Doreshkrim rreth 1760, tek G. A. Schiffmann, Die Entstehung der Rittergrade in der Freimaurerei um die Mitte des 18. Jahrhunderts, Leipzig, Zechel, 1882, fq. 178-190

    Ishte kontakti i pare direkt i yni me Planin. Ate dite, para dymbedhjete vjetesh, mund te kisha qene diku tjeter. Te mos kisha qene ate dite asokohe ne zyren e Belbos, atehere tani do te isha... Hem, cfare? Duke shitur fara sezami ne Samarkand? Botues i ndonje serie broshurash ne braille (shkrim per te verber)? Drejtor i First National Bank ne Shtetin-Franc-Jozef? Te ashtuquajturat pjese kushtezore “kontrafaktike” jane gjithnje te verteta, pasi premisa eshte e gabuar. Por ate dite isha ne zyren e Belbos, dhe prandaj jam tani aty, ku jam.
    Me gjeste teatrale koloneli na pati prezantuar fleten. Une e kam ate akoma ketu ne mes te letrave te mia, ne nje qese plastike te tejdukshme, me e zverdhet dhe e shebellyer, sec ishte dikur, prej letres se keqe te Xerox-it te atyre viteve. Ne te vertete ishin dy tekste, nje i mbledhur ngjeshtas, i cili mbulonte gjysmen e siperme te faqes, dhe nje me boshlleqe ne rrjeshta te cunguara.
    Teksti i pare ishte nje si tip litanie satanike, si nje parodi e gjuheve te vjetra semite:

    Kuabris Defrabax Rexulon Ukkazaal Ukzaab Urpaefel Taculbain Habrak Hacoruin Maquafel Tebrain Hmcatuin Rokasor Himesor Argaabil,Kaquaan Docrabax Reisaz Reisabrax Decaiquan Oiquaquil Zaitabor Quaxaop Dugraq Xaelobran Disaeda Magisuan Raitak Hutdal Uscolda Arabaom Zipreus Mecrim Cosmae Duquifas Rocarbis

    >>Jo dhe aq e qarte<<, vuri ne dukje Belbo.
    >>Jo, me te vertete?<< tha koloneli me nje ton keqdashje. >>Dhe une do te kisha kaluar tere jeten time me kot mbi te, nese nje dite prej diteve te mos kisha gjetur ratesisht ne nje tezge nje liber mbi Trithemius dhe sikur – veshtrimi im, teksa shfletoja ashtu i shperqendruar, te mos kishte rene rastesisht mbi nje mesazh te shifruar: “Pamersiel Oshurmy Delmuson Thafloyn.....” Kisha gjetur nje gjurme dhe e ndoqa deri ne fund. Trithemius ishte i panjohur per mua, por ne Paris gjeta nje botim te Steganographia, hoc est ars per occultam scripturam animi sui voluntatem absentibus aperiendi certa, Frankfurt 1606. Arti i hapjes, me ndihmen e shkrimeve okulte, te vete shpirtrave te te papranishmeve. Personazh i cuditshem, ky Trithemius. Abat benediktin ne Spannheim, mes shekujve te pesembedhjete dhe gjashtembedhjete, nje talent, i cili zoteronte hebraishten dhe kaldonishten, gjithashtu edhe gjuhet orientale si ate tartare; qendronte ne kontakt me teologe, kabbaliste, alkimiste, patjeter me te madhin Cornelius Agrippa von Nettesheim dhe ndoshta edhe me Paracelsiusin... Ai i maskonte zbulimet e tij mbi shkrimet sekrete me figura nekromantike, thote per shembull, duhet te dergosh mesazhe te shifruara me ane te gjerave, te cilat i ke para syve, dhe marresi pastaj duhet te therrase engjejt si Parmesiel, Padiel, Dorothiel e keshtu me rradhe, te cilet pastaj do e ndihmonin, qe te kuptonte kuptimin e vertete te mesazhit. Por shembujt, te cilet sjell Trithemius, jane shpesh mesazhe ushtarake, dhe libri i eshte dedikuar kontit te Pfalzit baronit Filipi i Bavarise dhe paraqet nje prej shembujve te pare te nje punimi serioz kriptografik, ashtu sic veprohet ne ditet e sotme prej sherbimeve sekrete.<<
    >>Me falni<<, thashe une, >>por nese Ju kuptoj drejt, ky Trithemius na ka jetuar sepaku njeqind vjet pas permbledhjes se ketij teksti ...<<
    >>Trithemius frekuentonte nje Sodalitas Celtica, ne te cilen merrej me filozofi, astrologji dhe matematike pitagoriane. A e shikoni lidhjen? Tempulltaret jane nje urdher iniciatues, i cili mbeshtetet ne urtesine e kelteve te vjeter, kjo eshte nderkohe nje e vertete e provuar. Ne nje menyre apo tjeter, Trithemius meson te njejtat sisteme kriptografimi, te cilat jane perdorur mepare prej tempulltareve.<<
    >>Mahnitese<<, tha Belbo. >>Edhe cfare thote tash ky mesazh sekret?<<
    >>Ja, zoterinjte e mi. Trithemius paraqet dyzet kriptosisteme te medha dhe dhjete te vogla. Une kisha fat, ose e thene ndryshe, tempulltaret e Provins nuk e kishin vrare shume trurin, patjeter prej sigurise, qe sido te jete, askush nuk kishte per ta gjetur celsin e tyre. Une provova menjehere te parin e dyzet kriptosistemeve te medha, dmth une u nisa prej hipotezes, qe ne kete tekst vlejne vetem germat e pare.<<
    Belbo i kerkoi fleten dhe e lexoi fluturimthi. >>Po edhe keshtu na dalin nje seri germash pa kuptim: kdruuuth ...<<
    >>Natyrisht<<, tha koloneli ne mirekuptim. >>Me te vertete, qe tempulltaret nuk e kishin vrare shume trurin, por nuk ishin edhe aq dembele. Kjo seri germash eshte ne vetvete nje mesazh i shifruar, dhe ketu me shkoi mendja menjehere tek seria e dyte e dhjete kriptosistemeve te vogla. E shikoni, per kete seri te dyte Trithemius perdorte pllaka rrotulluese, dhe ajo e sistemit te pare eshte kjo ketu ...<<
    Ai nxorri nje fotokopje tjeter prej mapes se tij, afroi karriken e tij prane tavolines dhe e bente me te qarte prezantimin e tij duke kaluar me kapakun e stilografit te tij te mbyllur mbi secilen germe. (Ketu tregohet nje kriptosistem i Trithemius, por per arsy teknike nuk mund ta shfaq dot, shen. i Pedros)

    >>Eshte sistemi me i thjeshte. Kini parasysh vetem rrethin e jashtem. Per cdo germe te mesazhit te shkruar vendosni germen, qe i eshte paraardhese. Per A shkruani Z, per B shkruani A dhe keshtu me rradhe. Lojra kalamajsh per cdo agjent sekret te sotshem, por asokohe e njejta gje shikohej si herezi. Per te deshifruar, natyrisht pershkohet rruga e kundert dhe zevendesoni cdo germe te asaj, qe do te deshifrohet, me pasardhesen. Une e kam provuar, dhe sigurisht ishte edhe fat, qe perpjekja e pare doli me sukses, dhe voilį, ja ku eshte zgjidhja.<< Ai shkroi: >>Les XXXVI inuisibles separez en six bandes – te tridhjetegjashte te padukshmit te ndare ne gjashte grupe.<<
    >>E c“do te thote kjo?<<
    >>Ne shikim te pare asgje. Behet fjale per nje lloj mbititulli ose preambul per krijimin e nje Lidhjeje, e shkruar ne gjuhe te fshehte per arsye rituale. Per pjesen ne vazhdim tempulltaret tane, patjeter ne sigurine, se mesazhi i tyre do te degdisej ne nje vend te paarritshem, ishin mjaftuar me frengjishten normale te shekullit te katermbedhjete. Le te shohim tani tekstin e dyte.<<

    a la ... Saint Jean
    36 p charrete de fein
    6 entiers avec saiel
    p ... les blancs mantiax
    r ... s ... chevaliers de Pruins pour la ...j . nc.
    6 foiz 6 en 6 places
    chascune foiz 20 a .... 120 a ....
    iceste est l’ordonation
    al donjon li premiers
    it li secunz joste iceus qui ... pans
    it al refuge
    it a Nostre Dame de l’altre part de l'iau
    it a l'hostel des popelicans
    it a la pierre
    3 foiz 6 avant lafeste ... la Grant Pute.


    >>Edhe kjo na qenkerka mesazhi i pashifruar?<< pyeti Belbo i zhgenjyer dhe i zbavitur njekohesisht.
    >>Eshte e qarte, qe ne shenimin e Ingolfit, pikat jane per fjale te palexueshme, per pjese, ku pergamenti ishte kalbur ... Por ja transkriptimi im final, ne te cilin une me ane te korrektimeve, te cilat mua mu duken si me te ndritshme dhe me te prekshme, kam rindertuar tekstin edhe njehere, sic ishte ne shkelqimin e tij.<<
    Me nje gjest prej prestigjatori cirku kthehu fotokopjen dhe na tregoi ate, cka kishte shkruar ne pjesen e mbrapme me germa te medha:

    A LA (NUIT DE) SAINT JEAN
    36 (ANS) P(OST LA) CHARRETTE DE FOIN
    6 (MESSAGES) ENTIERS AVEC SCEAU P(OUR) LES BLANCS MANTEAUX
    R(ELAP)S(I) CHEVALIERS DE PROVINS POUR LA (VEN)J(A)NC(E)
    6 FOIX 6 EN 6 PLACES CHACUNE FOI 20 A(NS FAIT) 120 A(NS)
    CECI EST L'ORDONNATION:
    AU DONJON LES PREMIERS IT(ERUM) LES SECONDS JUSQU'A CEUX QUI (ONT?)
    PAINS
    IT(ERUM) AU REFUGE
    IT(ERUM) A NOTRE DAME DE L'AUTRE PART DE L'EAU
    IT(ERUM) A L'HOTEL DES POPELICANS
    IT(ERUM) A LA PIERRE
    3 FOIX 6 AVANT LA FETE (DE) LA GRANDE PUTAIN.

    E perkthyer:

    Ne naten e Shen Gjonit
    36 vjet pas qerres se kashtes
    6 mesazhe te kompletuar me vulat per pelerinat e bardhe (= Kaloresit e Tempullit)
    relapsi nga Provins gati per hakmarrje
    6 here 6 ne 6 vende
    per cdo here 20 vjet ben 120 vjet
    ky eshte Plani: tek depo (te shkojne) te paret (pas 120 vjetesh)
    po ashtu edhe te dytet deri tek ata me buket
    poashtu tek vendstrehimi
    poashtu tek Notre Dame ne anen tjeter te lumit
    poashtu tek bujtina e popelikaneve
    poashtu tek guri
    3 here 6 (=666) para festes se kurves se madhe.

    >>Me e erret se terri i nates<<, tha Belbo.

    ......................................vazhdon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 08-06-2004 mė 11:17
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #53
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Post

    ............................ vazhdimi.

    >>Sigurisht, kjo duhet fillimisht te interpretohet. Por Ingolfi, patjeter, qe ia ka dalur mbane, ashtu sic ia kam dalur mbane edhe une. Eshte me pak e erret, se sa duket, nese e di historine e urdherit.<<
    Pauze. Koloneli kerkoi nje gote uje, pastaj zuri perseri stilografin e tij dhe e ngriti, per te na shpjeguar neve tekstin, fjale per fjale.
    >>Atehere: ne naten e Shen Gjonit, tridhjetegjashte vjet pas qerres me kashte. Tempulltaret e caktuar per vazhdimesine e urdherit arratisen para prangosjes ne shtator te 1307, ne nje qerre me kashte. Asokohe viti llogaritej nga pashka ne pashke. Keshtu qe viti 1307 mbaron atehere, kur sipas kalendarit tone do te ishte pashka e 1308. tani llogarisni tridhjetegjashte vite pas mbarimit te 1307 (dmth pas pashkes se 1308), dhe do te dilni tek pashket e 1344. Data e dhene eshte, pra, viti yne 1344. Mesazhi do te deponohet ne nje kuti te vlefshme, ne dyshemene e kryptes, si per te thene nje dokument themeltar, si deshmi noterike e nje ngjarjeje, e cila ka ndodhur ne ate vend, pas krijimit te Urdhrit te fshehte ne naten e Shen Gjonit, pra me 23 qershor 1344.<<
    >>Perse pikerisht me 1344?<<
    >>Ma merr mendja, nga viti 1307 deri ne 1344 urdhri i fshehte eshte riorganizuar dhe ka pritur per projektin, fillimin e te cilit e deshmon pergamenti. Ai duhet te priste sa te qetesoheshin ujerat dhe fijet e tempulltareve te shperndare ne pese a gjashte vende te ishin thurur perseri. Nga ana tjeter tempulltaret kane pritur tamam tridhjetegjashte vjet, as tridhjetepese e as tridhjeteshtate, pasi, sic duket, per ta numri tridhjetegjashte ka nje vlere mistike, ashtu sic na e verteton edhe mesazhi i shifruar. Shuma e terthorte e tridhjetegjashtes eshte nente dhe nuk eshte nevoja t“Jua shpjegoj kuptimin e thelle te ketij numri.<<
    >>A mundem?<< Ishte zeri i Diotallevit, i cili kishte hyre pas nesh, ne maje te gishtave, si tempulltaret e Provins.
    >>Gjella jote e preferuar<<, i tha Belbo. E prezantoi Diotallevin shpejt e shpejt dhe koloneli nuk dukej fort i shqetesuar, perkundrazi, ai te jepte me teper pershtypjen, sikur ai deshironte nje publik sa me te madh e sa me te vemendshem. Ai vazhdoi me interpretimin e tij, dhe Diotallevi u perhumb ne kete marramendje numerologjie mistike. Puro gematrķ.
    >>Le te vijme tek vulat: gjashte gjera te paprekura me nje vule. Ingolfi gjen nje kutize, sic duket, e mbyllur me nje vule. Per ke eshte e vulosur kjo kutize? Per pelerinat e bardha, dmth per tempulltaret. Tash ne mesazh gjejme nje r, pastaj na mungojne disa germa, e mepas nje s e vetmuar. Une kete e lexoj si relapsi. Perse? Te gjithe e dime, se relapsi jane pohuesit, te cilet e kishin terhequr pohimin e tyre, dhe keta “te pandreqshem” kane luajtur nje rol jo pak te konsiderueshem ne procesin e tempulltareve. Tempulltaret e Provins i falen me krenari natyres se tyre si relapsi. Ata jane ata, te cilet i kundervihen komedise te varfer te procesit. Keshtu pra, ketu behet fjale per kalores nga Provins, te cilet si “te pandreqshem” deklarohen gati per dicka. Per cfare? Germat e pakta ne fund te rrjeshtit te sugjerojne fjalen “vainjance” e perafert me “hakmarrje”.<<
    >>Hakmarrje per cfare?<<
    >>Zoterinj! E gjithe mistika e tempulltareve, qe prej procesit e deri me sot, rrotullohet rreth planit per hakmarrje per Jacques de Molay. Nuk kam ndonje simpati per kaloresit e mansonise se lire, por edhe vete ajo, nje karikature ordinere e kaloresise tempulltare, eshte nje refleks i saj, edhe pse i degjeneruar. Dhe nje prej gradat kalorsiake ne mansonine e lire sipas ritit skocez eshte ai i Kaloresit Kadosh, nga hebraishtja Kaloresi i Hakmarrjes.<<
    >>Okay, tempulltaret digjen per hakmarrje. Po pastaj?<<
    >>Sa kohe do te kerkoje ky plan hakmarrjeje? Mesazhi i shifruar na ndihmon, qe te kuptojme ate te pashifruarin. Do te kerkohen gjashte kalores gjashte here ne gjashte vende te ndryshme, tridhjetegjashte te ndare ne gjashte grupe. Mepas thuhet: cdo here njezet, dhe ketu dicka eshte e paqarte, por ne shenimin e Ingolfit duket si nje a. Cdo here njezet vjet, kam nxjerrur si perfundim, dhe gjashte here njezet ben njeqindenjezet. Po te vezhgojme pjesen e mbetur te mesazhit, do te gjejme listen e gjashte vendeve ose gjashte detyrave, te cilat duhen permbushur. Fjala eshte per nje “Ordonation”, nje plan, nje projekt, nje proces, i cili duhet ndjekur. Dhe thuhet, qe te paret duhet te ikin ne nje “Donjon”, pra ne nje depo ose keshtjelle, te dytet ne nje vend tjeter, e keshtu me rradhe deri tek te gjashtet. Ne rrjedhim te kesaj dokumenti na thote, se duhet te kete edhe gjashte dokumente te tjera te vulosura, te shperndara ne pika te ndryshme, dhe me duket evidente, qe vulat duhet te hapen njera pas tjetres, ne distance prej njeqindenjezet vjetesh secila ....<<
    >>Po perse cdo here njezet vjet?<<pyeti Diotallevi.
    >>E pra, keta kalores te hakmarrjes duhet cdo njeqindenjezet vjete te permbushin nje mision ne nje vend te caktuar. Eshte si nje tip stafete. E qarte eshte, qe pas nates se Shen Gjonit 1344, gjashte kalores nisen dhe secili vendoset ne nje prej gjashte pikave te parashikuar ne plan. Por ruajtesi i vules s pare nuk mundet te jetoje kurre njeqindenjezet vjet. Ceshtja mund te kuptohet keshtu, qe cdo ruajtes i seciles vule duhet te qendroje njezet vjet ne post, per t“ia lene komanden nje pasardhesi. Njezet vjet eshte nje periudhe kohe e arsyeshme, gjashte ruajtes per gjashte vula, secili njezet vjet ne sherbim, garantojne, qe ne vitin e njeqindenjezete vuleruajtesi i gjashte, le te themi: lexon nje instruksion dhe mund t“ia dorezoje ruajtesit te pare te vules se dyte. Prandaj edhe mesazhi flet ne shumes: disa ketej, e disa andej... Cdo vend duhet gjashte here brenda njeqindenjezet vjetesh, le te themi, te kontrollohet. Llogaritni tani te gjitha bashke: prej vendit te pare deri ne te gjashtin jane pese dorezime, secili pas njeqindenjezet vjetesh, ben gjashteqind vjet. Shtojini 1344 gjashteqind, dhe na del 1944. Cka na vertetohet edhe nga rrjeshti i fundit. Kuptimi i se ciles eshte i qarte si drita e diellit.<<
    >>Domethene?<<
    >>Rrjeshti i fundit thote: “trehere gjashte para festes se kurves se madhe.” Edhe ketu nje loje numrash, pasi shuma e terthorte e 1944 eshte tetembedhjete. Tetembedhjete eshte trehere gjashte, dhe kjo koincidence e re numrash e mrekullueshme u sugjeron tempulltareve nje tjeter aludim subtil. 1944 eshte viti, ne te cilen Plani duhet te permbushet. Me cfare synimi? E pra, natyrisht per vitin dymije! Tempulltaret besojne, se ne fund te mijevjecarit te dyte vjen Jeruzalemi i tyre, nje Jeruzalem tokesor, Antijeruzalemi. Ata perndiqen si heretike? Sigurisht, prej urrejtjes ndaj kishes, ata identifikojne veten me Antikrishtin. Sic dihet, ne te gjithe traditen okultike, numri 666 eshte numri i Bishes se Madhe. Viti gjashteqindegjashtedhjetegjashte, viti i Bishes, eshte viti dymije, ne te cilen do te triumfoje hakmarrja e tempulltareve, Antijeruzalemi eshte Babiloni i ri, dhe prandaj 1944 eshte viti i Festes se Kurves se Madhe, kurves se madhe te Babilonit, per te cilen flet Apokalipsi! Aludimi mbi numrin 666 eshte nje provokacion, nje gjest kokeforte lufte.... Histori e bukur, apo jo?<<
    Ai na pa me sy te pernjomur, dhe e pernjomur shkelqenin edhe buzet dhe mustaqet e tij, teksa duart e tij ledhatonin embelsisht dosjen.
    >>Okay<<, tha Belbo, >>ketu skicohen etapat e nje plani. Po nga se perbehet ai?<<
    >>Kerkoni shume. Po ta dija une, nuk do ta kisha te nevojshme, qe te hidhja karremin tim. Por nje gje e di mire: qe ne kete periudhe kohe duhet te kete kete ndodhur dicka dhe qe plani nuk eshte permbushur, perndryshe do ta kishim marre vesh. Dhe mund edhe ta mendoj perse: 1944 ishte nje vit i veshtire, fundja tempulltaret nuk mund ta parandjenin, qe ishte vene ne levizje nje lufte boterore, e cila i veshtiresonte te gjithe kontaktet.<<
    >>Me falni, ne qofte se perzihem edhe une<<, tha Diotallevi, >>por nese e kam kuptuar drejt, pas hapjes se vules se pare, dinastia e ruajtesit te saj nuk zhduket. Ajo vazhdon metej deri ne hapjen e vules se fundit, nese te gjithe perfaqesuesit e Urdhrit duhet te jene te pranishem. Keshtu qe cdo shekull, ose me mire, cdo njeqindenjezet vjete, do te kishim gjithmone gjashte vuleruajtes ne cdo vend, dmth tridhjetegjashte gjithsej.<<
    >>Ashtu eshte<<, tha Ardenti.
    >>tridhjetegjashte kalores per secilin nga gjashte vendet ben gjithsej 216, shuma e terthorte eshte 9. Dhe ngaqe behet fjale per 6 shekuj, shumezojme 216 me 6 dhe na del 1296, nje numer, shuma e terthorte e se ciles eshte 18, pra trehere gjashte, 666.<<
    Diotallevi ndoshta do te kishte vazhduar ne rithemelimin arithmetik te historise universale, ne qofte se Belbo nuk do ta kishte ndaluar me nje veshtrim, nje nga ato, te cilin mamaja ia hedh femijes, kur ai ben ndonje procke. Por koloneli gjeti tek Diotallevi nje te iluminuar.
    >>Fantastike, kjo qe po me tregoni, Signor Dottore! Ju e dini, qe nenta eshte numri i kaloresve te pare, te cilet perbenin berthamen e Urdhrit te Tempullit ne Jeruzalem!<<
    >>Emri i madh i Zotit, ashtu sic eshte shtypur ne tetragramaton<<, tha Diotallevi, >>ka shtatedhjetedy germa, dhe shtate plus dy bejne nente. Por mund t“Ju them edhe dicka tjeter, nese me lejoni. Sipas tradites pitagorike, tek e cila mbeshtetet Kabbala (ose prej te ciles frymezohet), shuma e numrave tek nga njeshi deri tek shtata jep gjashtembedhjete, dhe shuma e numrave cift nga dyshi deri tek teta jep njezet, dhe njezet plus gjashtembedhjete ben tridhjetegjashte.<<
    >>Per Zotin, Signor Dottore!<<, thirri koloneli, >>e dija, e dija! Ju po me vertetoni. I jam afruar te vertetes!<<
    Per mua nuk ishte dhe aq e qarte, deri ku Diotallevi nga arithmetika bente nje religion dhe nga religioni bente arithmetike, ose ndoshta ne te dyja rastet qendronte: une kisha para meje nje ateist, i cili shijonte ngjitjen deri ne portat e Parajses. Ai fare mire mund te ishte bere nje fanatik i roulette-s (dhe ndoshta do te ishte me mire per te), por ai deshironte me mire te ishte nje Rabin i pafé.
    Nuk e dija me tamam, se c“ndodhi, por Belbo nderhyri me llogjiken e tij te shendoshe prej piemontezi dhe e prishi magjine. Kolonelit i mbeten edhe nja dy rrjeshta per tu interpretuar, dhe ne te gjithe ishim kureshtare per shpjegimin e tij. Dhe tashme ishte gjashte e mbremjes. Gjashte, mendova une, cka do te thote edhe tetembedhjete...
    >>Okay<<, tha Belbo. >>Keshtu pra, nga tridhjetegjashte per shekull, tempulltaret pergatiten hap pas hapi, per te zbuluar gurin. Po per cfare behet fjale me kete gur?<<
    >>Per cfare tjeter, behet fjale pikerisht per Graalin.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #54
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    20.
    Mesjeta eshte ne pritje te heroit te Graalit dhe te asaj, qe kreu i Perandorise se Shenjte Romake te jete bere ne vetvete pasqyre dhe manifestim i “Mbretit te Botes” ... qe perandori i padukshem te jete edhe ai i manifestuari dhe Epoka e Mesit ... te kete edhe domethenien e nje Epoke te Qendres ... Qendra e padukshme dhe e pademtueshme, suvereni, i cili duhet zgjuar perseri, e pra, vete heroi hakmarres dhe i rivendosur nuk jane fantazira te nje te kaluare pak a shume te vdekur, porse e verteta e atyre, qe sot me te drejte si te vetmit te gjalle mund te quhen.

    Julius Evola, Il mistero del Graal, Rome, Edizioni Mediterranee, 1983, kap. 23 dhe epilogu

    >>Ju mendoni, se edhe Graali hyn ketu<<, u interesua Belbo.
    >>Natyrisht, dhe kete nuk e them une, se per cfare behet fjale ne gojedhenen e Graalit, nuk eshte nevoja te futemi ne te thella, po flas me njerez te kultivuar. Behet fjala per kaloresit e tavolines se rrumbullakte, rreth kerkimit mistik te atij sendi cudiberes, i cili per disa ishte nje kupe, e cila mblodhi gjakun e Krishtit, i sjellur ne France prej Jozefit te Arimateas, per disa te tjere nje gur me fuqi te mistershme. Shpeshhere Graali shfaqet si nje drite percuese... Ai eshte nje simbol, i cili qendron per nje fuqi te papare, per nje burim energjie te perbindshme. Ai jep ushqim, sheron plage, verbon, shtrin perdhe... Nje rreze laser? Disave u ka shkuar mendja tek Guri i Filozofeve, te cilin e kerkonin alkimistet, por edhe sikur te ishte keshtu, cfare ishte Guri i Filozofeve ndryshe, pervecse simboli i nje energjie kozmike? Literatura mbi kete eshte e pafundme, por pa veshtiresi na dalin ne pah disa vecori te pakundershtueshme. Po te lexoni Parzival te Wolfram von Eschenbach, do te shikoni, qe Graali na paraqitet aty, sikur ai na ruhej ne nje keshtjelle te tempulltareve! A ishte Wolfram nje i iniciuar? Nje i pakujdesshem, i cili kishte llapur rreth dickaje, per te cilen ai duhej me mire te kishte heshtur? Por mjaft me keto. Ky Graal, i ruajtur prej tempulltareve, do te perkufizohej si nje gur i rene prej qiellit: lapis exillis. Nuk dihet mire, nese ky mund te quhej “gur prej qiellit” (ex coelis), apo nese ai vjen prej “ekzilit”. Sido qe te jete, eshte dicka, qe vjen prej larg, dhe disa kane menduar, se mund te kete qene nje meteorit. Per sa na perket neve, ceshtja eshte e qarte: nje gur. Cfaredo lloj gjeje, qe te kete qene Graali, per tempulltaret ai simbolizon sendin ose qellimin e Planit.<<
    >>Me falni<<, thashe une, >>por sipas llogjikes se dokumentit, ne takimin e tyre te gjashte, kaloresit duhet te takoheshin tek ose mbi nje gur, jo te gjenin nje gur.<<
    >>Edhe kjo eshte perseri nje ambivalence teper subtile, nje tjeter analogji mistike iluminuese! Patjeter qe takimi i gjashte eshte planifikuar mbi nje gur, dhe do ta shohim akoma, mbi cilin, por mbi kete gur, kur dorezimi i planit dhe hapja e vules se gjashte te jete permbushur, kaloresit do te marrin vesh, ku do te mund ta gjejne gurin e vertete! Cka me teper eshte edhe nje loje fjalesh e Krishtit: Ti je Pjetri, dhe mbi kete gur... Mbi gur ju do te gjeni Gurin.<<
    >>Keshtu duhet te jete<<, tha Belbo. >>Ju lutem, vazhdoni. Casaubon, mos nderhyni gjithnje. Jemi kureshtare, te degjojme pjesen e mbetur.<<
    >>Atehere<<, tha koloneli. >>Referimi evident mbi Graalin me ka bere per shume kohe te besoj, qe thesari eshte nje depozite e pamatshme ne material radioaktiv, ndoshta e rene prej nje planeti tjeter. Merrni vetem per shembull, ne gojedhene, plagen misterioze te Amfortas... Sikur ai te ishte nje radiolog, i cili i ishte ekspozuar rrezeve per nje kohe gjate... Dhe me te vertete, nuk lejohet ta prekesh ate. Perse jo? Mendoni, cfare ekzaltimi mund te kene ndjere tempulltaret, teksa mberiten tek Deti i Vdekur – uje i rende, bituminoz, mbi te cilin mund te notosh si nje tape, dhe ka fuqi sheruese... Ata mund te kene gjetur ne Palestine ndonje depozite urani, mund ta kene kuptuar, qe ajo nuk mund te zhvatej pernjehere. Lidhja mes Graalit, tempulltareve dhe katarseve jane studiuar shkencerisht prej nje oficeri gjerman me plot merita, e kam fjalen per Otto Rahn, nje kryekomandant te flamurtareve sulmues te SS-eve, i cili jeten e tij e kaloi, duke medituar ne rreptesine me te madhe mbi natyren europiane dhe ariane te Graalit – nuk dua te them, se si dhe perse ai humbi jeten e tij me 1939, por ka njerez, te cilet te sigurojne... eh bien, a mund te harroj, se cfare i ka ndodhur Ingolfit? Rahn na tregon per lidhjen mes Gunes se Arte te sages se Argonauteve dhe Graalit ... shkurt, eshte evidente, qe qendron nje lidhje mes Graalit mistik te gojedhenes, Gurit te Filozofeve (lapis!) dhe atij burimi fuqie te papare, tek i cili shpresonin besniket e Hitlerit qe ne prag te luftes dhe deri ne frymemarrjen e fundit. Kini edhe parasysh, qe ne nje version te sages, Argonauteve u zuri syri nje tas, po e them une nje tas, i cili pezullonte mbi malin e botes me pemen e drites! Argonautet e gjejne Gunen e Arte, dhe anija e tyre do te magjistrohej ne te ndritshmen Rruge e Qumeshtit te qiellit yjor jugor, ku ata me ane te Kryqit, te Trekendeshit dhe me ane te Altarit na japin deshmine e natyres dritesore te Zotit te Perjetshem. Trekendeshi simbolizon trinine hyjnor, Kryqi flijimin e dashurise hyjnore, dhe Altari eshte tavolina e Silles se Fundit, mbi te cilen qendronte kupa e Ringjalljes. Pa pike dyshimi, origjina kelto-ariane e ketyre simboleve eshte e patjetersueshme!<<
    Koloneli dukej te ishte pushtuar nga po i njejti ekzaltim heroik, i cili kishte cuar ne vdekjeflijim edhe kryesulmuesflamurtarin, apo si quhej ai, e tij. Ai duhej te kthehej perseri ne realitetin tokesor.
    >>Cfare perfundimi nxirrni Ju prej kesaj?<< pyeta une.
    >>Djalosh, a nuk e shihni me syte e Juaj? Graali eshte perfolur si nje gur satanik dhe ate e kane sjellur ne lidhje me figuren e Bafometit. Graali eshte nje burim energjie, tempulltaret jane ruajtesit e nje sekreti energjetik, dhe tani ata projektojne Planin e tyre. Ku do te ngrejne selite e tyre te fshehta? Ketu, zoterinj<< - koloneli na hodhi nje shikim komplotues, sikur te benim pjese ne nje rreth komplotuesish -, >>une kisha nje gjurme, nje gjurme te rreme, por te dobishme. Nje autor, i cili diku duhet te kete kapur ndonje sekret, Charles-Louis Cadet-Gassicourt (dhe sic e do rasti, opusi i tij gjendej ne biblioteken e Ingolfit) shkruan me 1797 nje liber, Le tombeau de Jacques Molay ou le secret des conspirateurs i ceux qui veulent tout savoir, ne te cilin ai pretendon, Molay, para se te vdiste, kishte themeluar kater lozha sekrete ne Paris, ne Skoci, ne Stokholm dhe ne Napoli. Keto kater lozha na dashkan te zhduknin disa monarke dhe te shkaterronin pushtetin e Papes. Pa dyshim, Gassicourt ishte nje enderrimtar i ekzaltuar, por une jam nisur prej idese se tij, per te gjetur, se ku mund te kishin vendosur tempulltaret selite e tyre. Nuk do te kisha mundur te zgjidhja enigmen e mesazhit, ne qofte se nuk do te kisha patur nje ide udheheqese, kjo eshte e qarte. Por une e kisha nje, dhe pikerisht ate bindje te provuar nga deshmi te panumerta, qe fryma tempulltare frymezimin e kishte tek keltet, druidet, ajo ishte fryma e arianizmit nordik, te cilen tradita e identifikon me ishullin Avalon, seline e kultures se vertete hiperboreale. Ju duhet ta dini, qe autore te ndryshem ishullin Avalon e barazojne me Kopshtin e Hesperideve, me Ultima Thule dhe me Kolcine e Gunes se Arte. Jo rastesisht, urdheri me i madh kalorsiak ne histori ishte Urdheri i Gunes se Arte. Me te cilen behet e qarte, cka fshihet ne fjalen “Donjon”. Eshte keshtjella nordike, ne te cilen tempulltaret ruajne Graalin, ndoshta i shumedegjuari Montsalvat.<<
    Ai qendroi per nje cast. Deshironte, qe neve te shkonte goja leng. Neve na shkonte goja leng.
    >>Le te vijme tek urdheri i dyte: vuleruajtesit duhet te shkojne atje, ku gjendet ai ose ata, qe kishin te benin me buket. E dhena ne vetvete eshte e qarte. Nese Graali eshte kupa me gjakun e Krishtit, buka eshte trupi i Krishtit, vendi, ku eshte ngrene buka, eshte vendi i Silles se Fundit, pra Jeruzalemi. Eshte e pamendueshme, qe tempulltaret, atje poshte, edhe pas ripushtimit prej saraceneve, te mos kishin siguruar nje baze sekrete. E pranoj haptazi, ne fillim, ky element cifut ne nje plan, i cili qendronte komplet nen shenjen e mitologjise ariane, me kishte ngaterruar paksa. Por mepas e kisha menduar edhe njehere dhe thashe me vete: Jemi ne ata, te cilet Jezusin akoma e shohim si nje shprehje te fetarizmit cifut, pasi keshtu na meson kisha katolike. Tempulltaret e dinin fare mire, qe Jezusi ishte nje mit kelt. I gjithe tregimi te ungjijte eshte nje alegorķ hermetike – ringjallja pas kalbezimit ne te perbrendshmet e tokes e keshtu me rradhe. Krishti nuk eshte gje tjeter, vecse eliksiri i alkimisteve. Nga ana tjeter, te gjithe e dine, qe Trinia eshte nje term arian – dhe shikoni, prandaj edhe e gjithe rregullorja e tempulltareve, e diktuar prej nje druidi si Bernard de Clairvaux, qendron nen shenjen e Treshifrorit.<<

    .................................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #55
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    pedro, urime! eshte ndermarrje e shkelqyer. sapo e mbarova se lexuari ne anglisht. uroj me gjithe shpirt qe tia dalesh mbane.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #56
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ..........................vazhdimi.

    Koloneli piu edhe nje gllenjke tjeter uji. Zeri i tij ishte ngjirur. >>Le te vijme tek etapa e trete: rifuxho, vendstrehimi. Eshte Tibeti.<<
    >>E perse Tibeti?<<
    >>E pra, para se gjithash, sepse Wolfram von Eschenbach ne fund tregon, qe tempulltaret braktisen Europen dhe e derguan Graal-in ne Indi. Ne djepin e fares ariane. Vendstrehimi eshte Agarttha. Ju patjeter qe keni degjuar mbi Agartthen, seline e mbretit te botes, qytetin nentokesor, prej te cilit Zotat e Botes zoterojne dhe drejtojne Porten e Historise njerezore. Tempulltaret kane krijuar dikur qendrat e tyre direkt ne rrenjet e spiritualizmit te tyre. A e dini Ju lidhjen mes Mbreterise se Agartthas dhe Sinarkise?<<
    >>Me thene te drejten, jo...<<
    >>Epo, eshte me mire keshtu, ka sekrete, te cilat mund te jene vdekjeprurese. Por le te mos devijojme. Sido qe te jete, te gjithe e dine, qe Agarttha u themelua para gjashtemije vjetesh, ne fillim te epokes se Kali-Yuga, ne te cilen jetojme akoma edhe sot. Detyra e urdherave kalorsiake ka qene qe atehere, mbajtja e kontaktit me keto qendra sekrete, sigurimi i komunikimit aktiv mes mencurise se orientit dhe mencurise se oksidentit. Dhe sipas kesaj, eshte e qarte, se ku do te zhvillohej takimi i katert, dhe pikerisht ne nje tjeter shenjterķ druide, ne qytetin e Virgjereshes, do te thote Kathedrale de Chartres. Chartres ndodhet, e pare prej Provins, ne anen tjeter te rrjedhes kryesore te Ile de France, Seina.<<
    Ne nuk po arrinim dot me ta kapnim bashkebiseduesin tone: >>C“lidhje ka, pra, Chartres me linjen tuaj kelto-druide?<<
    >>Prej nga, besoni Ju, vjen ideja e Virgjereshes? Te parat Virgjeresha, te cilat shfaqen ne Europe, jane virgjereshat e zeza te kelteve. Bernard de Clairvaux, njehere, kur ishte i ri, gjendej i gjunjezuar ne kishen e Saint Voirles para nje virgjereshe te zeze, dhe ajo nxorri prej gjoksit te saj tre pika qumeshti, te cilat rane mbi buzet e themeluesit te tempulltareve. Prej ketej edhe romanet mbi Graal-in, si nje mbulese per kryqezatat, dhe kryqezatat, per te rigjetur Graal-in. Benediktinet jane trashegimtaret e druideve, kete e di kushdo.<<
    >>Po ku kane mbetur keto virgjeresha te zeza atehere?<<
    >>Ato u hoqen qafe prej atyre, te cilet ishin te interesuar, qe te erresonin traditn nordike dhe per te mbikaluar religjiozitetin keltik ne nje religjiozitet mesdhetar, ne te cilin ata shpiken mitin e Marias se Nazaretit. Dhe aty ku nuk mund te zhdukej, ato u shnderruan dhe u shperfytyruan, si Madonnat e zeza te panumerta, te cilat akoma dhe sot u mvishen fanatizmit te masave. Por nese i lexon drejt pikturat e katedraleve, ashtu sic e ka bere edhe i madhi Fucanelli, do te shikosh, qe kjo histori tregohet me germa te qarta, dhe me germa te qarta paraqitet edhe raporti, i cili lidhte virgjereshat kelte me traditen alkimiste te origjines tempulltare, e cila prej virgjereshes se zeze ben simbolin e materies fillestare, mbi te cilen punojne edhe kerkuesit e atij Guri te Filozofeve, i cili, sic e kemi pare, nuk eshte gje tjeter, vecse Graali. Pa mendojeni njehere, prej nga tjeter i ka ardhur frymezimi per Gurin e Mekes atij trashegimtari te madh te druideve, Profetit Muhamet... Ne Chartres e kane murosur krypten, e cila te udhehiqte ne ate ode nentokesore, ku akoma dhe sot gjenden ato statuja me origjine pagane, por kush kerkon mire, mundet te gjeje ne katedrale akoma nje virgjereshe te zeze, Notre Dame du Pilier, e skulptuar prej nje kanoniku akoma te orientuar ne odinisten. Statuja mban ne dore cilindrin magjik te priftereshes se madhe te Odinit, dhe ne te majte te saj eshte paraqitur kalendari magjik, ne te cilin dikur, po them dikur, pasi keto skulptura, per fat te keq, nuk kane arritur ti shpetojne vandalizmit te kanonikeve orthodokse – mund te shihen kafshet e shenjta te Odinit: Qeni, shqiponja, luani, ariu i bardhe dhe ujkbisha. Nga ana tjeter, askujt prej studiuesve te ezoterikes gotike nuk u ka shpetuar, qe atje – flas gjithmone per Chartres gjendet edhe nje statuje, e cila mban ne dore kupen e Graal-it. Ah, zoterinjte e mi, sikur te dinit ende te lexonit Katedralen e Chartres, pa e ndjekur udhezuesin turistik me prejardhje katoliko-apostoliko-romak, por me ane te aftesise per te pare, e kam fjalen, per te me syte e tradites, po Ju them Juve, historia e vertete, e cila tregon per ate fortesen e Ereksit...<<
    >>Okay, tani popelikanet. Kush jane keta?<<
    >>Jane katharsiste. Nje nga emrat shares, te cilat u kane ngjitur heretikeve, ishte popelicans ose popelikant. Katharset e Okcitanise jane shfarosur, nuk jam aq naiv, sa te besoj ne nje takim ne Germadhat e Montsgur, por sekti nuk ka vdekur, ekziston nje gjeografi e tere e katharsizmit okult, te cilin edhe Dante na e ka percjelle, edhe poetet des dolce still nuovo dhe sekti i Fedeli d“Amore. Takimi i peste eshte diko ne Italine veriore ose ne Francen jugore.<<
    >>Po takimi i fundit?<<
    >>E pra, ku eshte me i vjetri, me i shenjti dhe me i qendrueshmi i te gjithe gureve kelte, Faltorja e Perendise se Diellit, observatori me i privilegjuar, ne te cilin pasardhesit e tempulltareve te Provins do te arrijne qellimin e Planit te tyre dhe tashme te bashkuar, ku mnd te krahasojne me njeri-tjetrin sekretet e mbyllura nga gjashte vulat, per te zbuluar me se fundi, se si mund te shfrytezohet fuqia e perbindshme, te cilen ta jep zoterimi i Graal-it te Shenjte? Ne Angli, natyrisht, eshte rrethi magjik i Stonehenge! Cka tjeter?<<
    >>O basta lį<<, tha Belbo. Vetem nje piemontez mund te kuptoje gjendjen shpirterore, e cila mund te sjelle ne skene kete shprehje te habise se sjellshme. Asnje ekuivalent i saj ne gjuhet ose dialektet e tjera (cfare po thoni! Dis donc! Are you kidding?) mund te rijape dizinteresimin suveren, fatalizmin, me te cilin ai perforcon bindjen e patundur, qe te gjithe bashke, dhe pa pike shpetimi, jane bij te asaj Perendie te pandihmueshme.
    Por koloneli nuk ishte piemontez dhe dukej i perkedhelur prej reagimit te Belbos.
    >>Po, e shihni? Ky eshte Plani, ky eshte Ordonation ne thjeshtesine dhe koherencen e tij te mrekullueshme. Dhe vini re si metej: Merrni nje harte te Europes dhe Azise, hiqni vizat, te cilat ndjekin etapat e Planit, nga veriu, ku ndodhet Keshtjella, per ne Jeruzalem, nga Jeruzalemi ne Agarttha, prej Agartthes ne Chartres, prej Chartres ne brigjet e Mesdheut dhe prej andej per ne Stonehenge. Prej kesaj del nje vizatim, nje shenje, dicka ne formen e tille.<<
    (Ne liber shfaqet nje simbol i vizatuar, per arsye teknike nuk mund te shfaqet. shen. i Pedros.)
    >>E cfare eshte kjo?<<, pyeti Belbo.
    >>Kjo eshte i njejti simbol, i cili nderlidh me njera-tjetren disa prej qendrave te rendesishme te ezoterikeve idealitaro-tempulltar: Amiens, Troyes, mbreterine e Shen Bernardit ne rrethinat e Foret d“Orient, Reims, Chartres, Rennes-le-Chateau dhe Mont Saint-Michel, njue tjeter vend kulti i hershem druid. Dhe i njejti vizatim na kujton edhe figuren yjesore te Virgjereshes.<<
    >>Packa se une jam diletant ne astronomi<<, tha Diotallevi sikletshem, >>por me aq sa me kujtohet, Virgjeresha duket krejt ndryshe dhe ka njembedhjete yje ...<<
    Koloneli qeshi me mirekuptim: >>Zoterinjte e mi, zoterinjte e mi, Ju e dini me mire se une, qe gjithcka varet nga menyra, se si i heq vijat, dhe nese ate pastaj e vezhgon si karro apo si arushe, krejt sipas qejfit, dhe se sa e veshtire eshte te vendosesh, nese nje yll i perket nje konstelacioni apo jo. Shikojeni edhe njehere Virgjereshen, merreni Spiken si piken me te poshtme, i perket brigjeve provenciale, merrni gjithegjithe vetem pese yje, dhe ngjashmeria do t“Ju shtange.<<
    >>Te duhet te vendesesh vetem, se cilat yje i len menjane<<, tha Belbo.
    >>Keshtu eshte<<, e mbeshteti koloneli.
    >>Degjoni<<, tha Belbo, >>si mund te perjashtoni, qe takimet jane zhvilluar rregullisht sipas planit dhe kaloresit jane ne pune e siper, pa e marre vesh ne?<<
    >>Une nuk i shoh gjekundi simptomat, dhe me lejoni te them: per fat te keq. Plani eshte nderprere, ndoshta ata, te cilet duhet ta conin ne fund, nuk jane me aty, ndoshta grupet e tridhjetegjashteve jane shperndare si pasoje e ndonje katastrofe boterore. Por nje grusht te apasionuarish, po te kene ne dore informacionet e duhura, mund ti thurrnin fijet perseri. Ajo Gjeja eshte ende aty. Dhe une jam ne kerkim te njerezve te duhur. Prandaj edhe dua ta botoj librin: per te ngjallur reagime. Dhe njekohesisht kerkoj, qe te vihem ne kontakt me njerez, te cilet mundte me ndihmojne, qe te kerkoj pergjigjen ne Maiandron e diturise tradicionale. Pikerisht sot doja te takoja ekspertin me te madh ne te tilla gjera. Por, fatkeqesisht, edhe pse nje i ndritur, ai nuk mundej te me thoshte dicka, edhe pse ai interesohej shume per historine time dhe me ka premtuar edhe nje parathenie...<<
    >>Me falni<<, tha Belbo, >>por a mos ishte valle nje veprim paksa jo i mencur, teksa ia besuat sekretin Tuaj atij zoterise? Ju vete, biles, keni folur mbi gabimin e Ingolfit...<<
    >>Ju lutem<<, u pergjigj koloneli, >>Ingolfi ishte nje varfanjak i trashe. Une jam lidhur me nje te ditur larg cdo lloj gjurme dyshimi. Me nje njeri, i cili nuk guxon ne hipoteza te nxituara. Kete mund ta dalloni edhe vete tek ajo, qe ai mu lut mua, me mire te prisja me prezantimin e punimit tim tek nje shtepi botuese, derisa ai te kete sqaruar te gjitha pikat e diskutueshme... Tash, une nuk doja te luaj me simpatine e tij dhe keshtu nuk i thashe , qe une do te vija tek Ju, por Ju do ta kuptoni, qe une, i arritur ne kete faze te mundimeve te mia, me te drejte jam i paduruar. Ai zoteri...ah, dreqi e mori me kujdesine, une nuk dua, qe Ju te me mbani per ndonje te rrjedhur. Behet fjale per Rakosky...<<
    Ai beri nje pauze dhe priti reagimin tone. >>Per ke?<< e zhgenjeu Belbo ate.
    >>E pra, behet fjale per Rakoskyn e madh! Nje autoritet ne kerkimet e tradites, ish-drejtori i Cahiers du Mystére!<<
    >>Ah<<, tha Belbo. >>Po, me duket, Rakosky, patjeter...<<
    >>Eh bien, une po marr persiper, qe tekstin tim ta perpunoj perfundimisht, pasi te kem degjuar edhe njehere keshillat e atij zoterise, por une dua ta pershpetoj ceshtjen, dhe kur te kem arritur ne nje marreveshje me shtepine e Juaj... Po e perseris, ceshtja eshte me urgjence, une dua te zgjoj reagime, te mbledh te dhena... Ka njerez, te cilet dine dicka dhe nuk flasin... Vetem te mendoni, zoterinjte e mi: pikerisht me 1944, edhe pse tashme eshte e qarte, qe ai e ka te humbur luften, Hitleri fillon te flase per nje arme sekrete, e cila do t“ia bente te mundur, per te kthyer gjendjen. Thuhet, qe ai na paskej qene i cmendur. Por, po sikur te mos kete qene i cmendur? A po me ndiqni?<< Mbi ballin e tij shkelqinin pika djerse, dhe mustaqet e tij gati po drejtoheshin, si te nje maceje. >>Shkurt fare<<, perfundoi ai, >>une hedh nje karrem. Do ta shohim, nese dikush e kafshon.<<

    Pas gjithe atyre, qe une dija dhe mendoja per Belbon asokohe, tashme po prisja, qe ai ta percillte kolonelin perjashta me disa komplimenta te thjeshta. Ne vend te kesaj, ai tha:>>Degjoni, kolonel, ceshtja tingellon shume interesante, pavaresisht pyetjes, nese eshte e keshillueshme per Ju, qe te lidheni me ne apo me ndonje shtepi botuese tjeter. Ju keni, shpresoj, edhe dhjete minuta kohe, apo jo?<< Pastaj u kthye nga une: >>Per Ju u be shume vone, Casaubon, Ju kam mbajtur shume ketu. Ndoshta shifemi neser perseri, okay?<<
    Ishte nje e dhene duarsh. Diotallevi me zuri poshte krahut dhe tha, edhe ai duhej te shkonte. Ne u ndame. Koloneli i dha Diotallevit nje te shtrenguare duarsh te perzemert dhe mua me hodhi nje pershendetje te shkurter me koke, te shoqeruar nga nje buzeqeshje e ftohte.
    Teksa i shkonim shkalleve teposhte, Diotallevi me tha: >>Patjeter, qe e pyesni veten, perse Belbo Ju nxorri perjashta. Mos ia merrni per ters. Atij i duhet ti beje kolonelit nje oferte teper diskrete. Fshehtesia eshte nje udhezim i Signor Garamond. Edhe une terhiqem, per te mos u vene ne siklet.<<
    Sic e mora vesh me vone, Belbo perpiqej, qe kolonelin t“ia hidhte ne gryke kucedres Manuzio.

    Une e terhoqa Diotallevin per nga Pilade, teksa une piva nje Campari dhe ai nje Rabarbaro. Kjo i dukej atij, thoshte ai, murgjishte, arkaike dhe gati tempulltarike.
    E pyeta ate, se c“mendim kishte per kolonelin.
    >>Ne shtepite botuese<<, tha ai, >>rrjedh e gjitha marrezia e botes bashke. Por, ngaqe ne marrezine e botes shkrepetin mencuria e Me te Lartit, i mencuri e vezhgon marrezine me perulje.<< Pastaj ai kerkoi te falur, i duhej te shkonte. >>Sonte kam nje darke.<<
    >>Ndonje party?<< pyeta une.
    Ai u duk i shqetesuar prej vezhgimit tim. >>Sobar<<, precizoi ai. >>Lech Lechah. Disa faqe te pakuptuara akoma.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #57
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    21
    ... des grāles, der sā swaere wigt
    daz in diu valschlich menscheit
    nimmer von der stat getreit.

    (... e Graalit, i cili aq rende peshon,
    sa edhe krejt njerezimi mekatar,
    nga vendi ate s“mund ta luaj.)

    Wolfram von Eschenbach, Parzival, IX,477

    Koloneli nuk me kishte pelqyer, por ai me kishte zgjuar interesin. Edhe nje hardhuce mund ta vezhgosh per nje kohe te gjate dhe te mahnitesh. Isha ne ate e siper, duke shijuar pikat e para te helmit, i cili do te na udhehiqte te gjitheve ne shkaterrim.
    Ne mbasditen vijuese shkova perseri tek Belbo dhe ne folem pak rreth vizitorit tone. Belbo mendonte, atij i ishte dukur si nje mitoman. >>A e pate, se si e permendi ate Rokoshkin apo Raskolskin, sikur te ishte Kanti?<<
    >>Posi, e pastaj, te gjitha keto jane historira te vjetra<<, thashe une. >>Ingolfi ishte nje i marre, i cili besonte ne to, dhe koloneli eshte nje i marre, i cili besonte ne Ingolfin.<<
    >>Ndoshta ai dje ka besuar ne to, dhe sot beson ne dicka tjeter. Dua t“Ju them dicka: perpara se dje ta percillja perjashta, i kam rregulluar sot nje takim me... me nje shtepi botuese tjeter, nje shtepi botuese brejtese, e cila boton cdo liber, nese autori e financon vete. Ai u duk i mrekulluar. E pra, dhe tani marr vesh, qe ai nuk ka vajtur fare atje. Dhe fotokopjen e mesazhit te shifruar ai ma kishte lene ketu, ja, e shikoni, ketu. Ai e le sekretin e tempulltarev pa pike ndroje verdalle, sikur te mos ishte ndonje gje! Keshtu jane keta njerez.<<
    ne kete moment ra zilja e telefonit. Belbo ngriti receptorin. >>Po? Ne aparat, po, shtepia botuese Garamond. Miredita. Urdheroni... Po, ai ka ardhur dje mbasdite, per te me ofruar nje liber... Me falni, por per ceshtjet e shtepise botuese principisht nuk mund te flas, nese mundeni, Ju lutem, te me thoni....<<
    Ai degjoi per disa sekonda, pastaj me veshtroi mua, i bardhe si shkumesi, dhe me tha: >>Kane vrare kolonelin ose dicka e tille.<< Pastaj perseri ne aparat: >>Ju kerkoj ndjese, po flisja tani me Casaubon, nje bashkepunetor, i cili dje ishte i pranishem ne bisede... Po, kolonel Ardenti ka ardhur ketu, per te na treguar rreth nje projekti, qe ai kishte ndermend, nje histori, te cilen une mbaj per nje trillim te paster, rreth nje thesari te tempulltareve. Keta ishin kalores te nje urdhri ne Mesjete...<<
    Ai vuri instinktivisht njeren dore mbi receptor, sikur te donte te mbulonte biseden, pastaj e vuri re, qe une po e vezhgoja, hoqi doren dhe tha ngurrueshem: >>Jo, Dottore De Angelis, ky zoteria ka folur rreth nje libri, te cilin ai donte ta shkruante, por krejt vaket... Si? Qe te dy? Tani menjehere? Me jepni adresen.<<
    Ai e mbylli. Qendroi disa sekonda ulur i heshtur, duke trokitur nervoz gishtat mbi tavoline. >>Hem, Casaubon, Ju lutem te me falni, krejt pa dashje Ju kam perzier edhe Juve ne kete ceshtje. Lajmi me befasoi pernjehere. Ishte nje komisar, njefare De Angelis. Sic duket, koloneli ka banuar ne nje pension, dhe dikush thote, qe sonte naten e paskej gjetur ate te vdekur atje...<<
    >>Thote? Dhe ky komisari nuk e ditka, nese qendron apo jo?<<
    >>Po, tingellon e cuditshme, por komisari nuk e di. Sic duket, ata kane gjetur emrin tim dhe takimin tone te djeshem ne nje bllok shenimesh. Besoj, ne jemi gjurma e tyre e vetme. Cfare t“Ju them? Hajdeni, po shkojme atje.<<
    Thirrem nje taksi. Rruges me zuri Belbo per krahu. >>Casaubon, ndoshta eshte vetem nje rastesi. Zot i madh, sido qe te jete, ndoshta e kam edhe une gabim, por andej nga ne thuhej gjithmone “me mire te mos permendesh emra”... Dikur ka patur nje loje djepash, ne dialekt, te cilen une e kam pare kur isha femi, nje teater te pafajshem me barinj, ne te cilen nuk merrej vesh mire, nese ata vinin prej Betlehemit apo prej kodrave te Astit... Tre mbreterit prej orienti vinin dhe pyesnin nje bari te ri, se si quhej padroni i tij, dhe ai tha; Gelindo. Kur e degjoi Gelindo kete, mori shkopin e tij dhe i keputi djaloshit nje racion te mire druri, pasi, sic thoshte ai, nuk u tregohen emrat robve, qe i sjell rruga.... Keshtu per cdo rast, nese jeni dakort: koloneli nuk na ka treguar asgje rreth Ingolfit dhe mesazhit te Provins.<<
    >>Ne nuk duam, qe te perfundojme si Ingolfi<<, thashe une dhe u perpoqa te qeshja.
    >>Po e perseris, me siguri eshte vetem ndonje budallallek. Por nga disa gjera te caktuara, me mire te rrish menjane.<<
    Une u deklarova i gatshem, por mbeta i shqetesuar. Fundja une isha nje student, i cili merrte pjese neper demonstrata, dhe nje perballje me policine me vinte ne siklet. Mberritem tek pensioni. Jo nga ata me te miret, tejet larg rrethinave. Para nderteses, police. Ata na drejtuan menjehere per nga apartamenti – sic e quanin ata – i kolonel Ardentit. Tek shkallet, police te tjere. Ata na drejtuan per tek numri 27 (shtate edhe dy bejne nente, mendova une). Dhome me krevat, paradhome me nje tryeze, nje qoshe kuzhine, banjo me dush, pa perde, prej deres gjysem te hapur nuk mund te shikohej dot, nese kishte edhe ndonje bidet, por ne nje pension si ky, ky ishte ndoshta i pari dhe i fundit komfort, te cilin e kerkonin klientet. Nje mobilim i varfer, jo shume gjera personale, por te gjitha te shkretuar ne rremuje, dikush, ne nxitim te madh, duhet te kete germuar neper dollape dhe valixhe. Ndoshta policia, sebashku me nenpunesit ne civil dhe ata ne uniforme une numeroja gjithsejt dhjete persona. Nje tip, akoma tejet i ri, me floke te gjata, po vinte drejt nesh. >>Une jam De Angelis. Doktor Belbo? Doktor Casaubon?<<

    .................................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #58
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ........................vazhdimi.

    >>Une nuk jam Doktor, studioj akoma.<<
    >>Studioni, studioni. Nese nuk e beni doktoraten, nuk do te mundeni kurre te veni ne polici, dhe nuk ia keni fare idene, se cfare humbisni.<< Ai dukej i nevrikosur. >>Me falni, por fillojme me mire menjehere me hetimet e nevojshme. Ja, kjo eshte pasaporta, e cila i perket banuesit te kesaj dhome, e leshuar ne emrin e njefare kolonel Ardenti. E njihni?<<
    >>Ai eshte<<, tha Belbo. >>Por me ndihmoni, qe te kuptoj. Ne telefon nuk e mora dot vesh, nese ai ka vdekur apo... <<
    >>Do te isha i lumtur, nese Ju do te mund te ma thonit kete<<, hungeroi De Angelis me nje grimase. >>Por mendoj, Ju e keni te drejten, qe te mesoni dicka me teper. Atehere, ky signor Ardenti, ose koloneli apo cfare dreqin ishte, ka zbritur ketu para kater ditesh. Duhet ta keni vene re, qe ketu nuk eshte tamam Grand Hotel. Ka nje portier, i cili bjen te flere me njembedhjete, pasi vizitoret kane nga nje celes shtepie, pastaj dy deri ne tre sherbyese dhomash, te cilat vijne ne mengjes, per te bere shteterit, dhe nje plak te alkoholizuar, i cili hiqet si sherbyes dhe u con pijet klienteve, kur ata u bien ziles.
    I alkoholizuar, e perseris edhe njehere, dhe i ndryshkur: ta marresh ne pyetje ate eshte nje torture e vertete. Portieri pretendon, qe ai pervillet me qejf korridoreve naten si fantazem dhe disa prej klienteve i ka trembur tashme. Mbreme ne darke, aty rreth dhjetes, portieri shikon Ardentin te vije ne shtepi, sebashku me dy zoterinj, te cilet ai i merr me vete lart. Ketu nuk e ve njeri ujin ne zjarr, nese dikush merr me vete lart ne dhome nje bande te tere transvestitesh, perse atehehere do te shqetesohen per dy tipa krejt normale, edhe pse ata, sic mendon edhe portieri, kishin nje akcent te huaj. Rreth dhjete e gjysmes Ardenti i bie ziles per plakun dhe kerkon nje shishe whisky, nje uje mineral dhe tre gota. Rreth njeshit ose nje e gjysmes plaku degjon serish te bjere zilja qe prej numrit 27, vrullshem dhe ne menyre goditese, thoshte ai. Por ashtu sic e gjetem ne ate sot ne mengjes, rreth asaj ore patjeter duhet te kete patur goxha intus, dhe jo nga me e mira. Ai ngjitet lart, troket, nuk degjon asnje pergjigje, hap deren me passepartout e tij, gjen gjithcka ne rremuje, keshtu sic eshte tani, dhe mbi krevat kolonelin, me sy te cakerritur dhe me nje tel rreth grykes. Plaku vrapon teposhte, zgjon portierin, asnjeri prej te dyve nuk ka qejf, qe te ngjitet lart perseri, ata kapin telefonin, por linja eshte e vdekur. Sot ne mengjes ajo funksiononte per bukuri, por po duam ti besojme njehere ketyre. Ne ate e siper portieri vrapon per tek kabina telefonike tek sheshi i vogel ne cep, per te lajmeruar policine, nderkohe qe plaku zvarritet per tek shtepia perballe, ku banon nje mjek. Gjithe e gjithe atyre u duhen rreth njezet minuta, kthehen perseri, presin poshte krejt te cmeritur, mjeku nderkohe eshte veshur dhe vjen pothuajse njekohesisht me patrullen e policise. Ata ngjiten lart per tek numri 27, dhe ne krevat nuk eshte kurrkush.<<
    >>Si kurrkush?<< pyeti Belbo.
    >>Kurrkush, asnje kufome, krevati eshte bosh. Si rrjedhoje mjeku iken perseri ne shtepi dhe koleget e mi gjejne vetem keto, qe shihni ketu. Ata pyesin plakun dhe portierin, me rezultatin, qe Ju e merrni me mend. Ku kane mbetur te dy zoterinjte, te cilet rreth dhjetes ishin ngjitur lart me Ardentin? As e kam idene fare, ata mund te kene ikur edhe mes ores njembedhjete dhe nje dhe askush i ka vene re. A ishin akoma ne dhome, kur plaku hyri brenda? As e kam idene fare, ai qendroi brenda vetem nje minute dhe nuk ka pare as ne kuzhine dhe as ne banjo. A mund te ishin pervjedhur sebashku me kufomen, teksa te dy te pafatet ishin perjashta, per te kerkuar ndihme? Mund te jete e mundshme, ka nje shkallare te jashtme, e cila te con ne oborr dhe prej aty mund te dalesh, me ane te nje porte te mbrapme, ne nje rruge anesore. Por mbi te gjitha, a kishte ne te vertete ndonje kufome aty, apo te kete mundesi, qe koloneli aty rreth mesnates te kete ikur me ato dy tipat dhe plaku vetem te kete enderruar gjithcka? Portieri e perserit, nuk eshte hera e pare, qe plaku te kete pare minj te bardhe, njehere ai na paskesh pare ne dritare nje zonje lakuriq te varur, e mepas, pas nje gjysme ore, ajo, e fresket si nje trendafil, na qenkej kthyer ne shtepi. Ne krevatin paloses te plakut paskeshin gjetur nje reviste porno, ndoshta atij i kishte ardhur ideja e bukur, per tu pervjedhur lart dhe, qe nga vrima e celesit, te kete spiunuar ne dhomen e zonjes, e pastaj duhet te kete pare ndonje perde, e cila levizte ne mjegulltire ... E vetmja gje e sigurte eshte: dhoma nuk gjendet ne nje gjendje normale dhe Ardenti eshte zhdukur. Por tash kam folur pak si teper. Tani e keni rradhen Ju, doktor Belbo. E vetmja gjurme, qe kemi, eshte nje leter, e cila gjendej perdhe prane tryezes: Ora 14, Hotel Principe e Savoia, Mr. Rakosky; Ora 16, Gramond, doktor Belbo. Ju ma keni vertetuar, qe ai ishte tek Ju. E tani me thoni, cfare ka ndodhur.<<
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  9. #59
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    22
    al des grāles pflihtgesellen
    von in vrāgens niht enwellen.

    (T“tan kreshnikt e graalit ma nuk dojshin
    pyetjeve tyne me u gjegj.)

    Wolfram von Eschenbach, Parzival, XVI,819

    Belbo u permblodh shkurt: ai perseriti, ato, qe ai tashme i kishte thene komisarit ne telefon, pa ndonje hollesi te rendesishme. Koloneli na kishte treguar nje histori obskurre, dicka rreth nje thesari, gjurmet e te cilit ai i paskej gjetur ne France, por ndonje gje te qarte nuk kishte rrefyer. Sic duket ai besonte, se kishte zbuluar nje te fshehte te rrezikshme dhe kerkonte ta bente publike, per te mos qene i vetmi, i cili dinte dicka. Ai kishte lene te kuptohej, qe te tjere para tij, te cilet paskeshin zbuluar te fshehten, qenkeshin zhdukur ne menyre misterioze. Ai kishte dashur te deftente dokumentet, nese atij do i sigurohej nje kontrate, por ai, Belbo, nuk mundej ti siguronte nje kontrate kurrkujt, para se ai te kishte pare dicka, dhe keshtu ata, duke lene nje takim te vagullt, ishin ndare prej njeri-tjetrit. Koloneli kishte permendur edhe nje takim me njefare Rakosky dhe kishte thene, se behej fjale per ish-drejtorin e Cahiers du Mistére. Ai donte ti lutej atij per nje parathenie. Sic duket Rakosky e kishte keshilluar ate, qe te priste akoma me publikimin. Koloneli nuk i kishte thene atij, se donte te shkonte tek Garamondi. Kjo ishte e gjitha.

    >>Mire, mire<<, tha De Angelis. >>C“pershtypje Ju ka lene ai?<<
    >>Ai na u duk teper i ekzaltuar, dhe perciku nje te kaluar, le te themi paksa nostalgjike, edhe rreth nje kohe tek Legjionet e Huaja.<<
    >>Atehere Ju paska thene te verteten, edhe pse jo te teren. Ne disa pikepamje, ne te vertete ne i kishim hedhur nje sy atij, pa i dhene dhe aq shume mundim vetes. Raste te ketilla ne kemi shume... Keshtu pra, Ardenti nuk ishte emri i tij i vertete, por ai kishte nje pasaporte te rregullt franceze. Qe prej disa vitesh vinte here pas here ne Itali, dhe ne e kishim identifikuar ate, pa qene dhe aq shume te sigurte, si Capitano Arcoveggi, i cili me 1945 eshte denuar me vdekje ne mungese. Bashkepunim me SS, per deportimin e disa njerezve ne Dachau. Edhe ne France po e kishin ne shenjester, ai ishte akuzuar tashme nje here per mashtrim dhe kishte arritur per pak ta nxirrte veten te paperlyer. Ne supozojme, sic e shihni them supozojme, qe ai eshte po ai, i cili nen emrin Fassotti, vitin e kaluar eshte denoncuar prej nje industrialisti te vogel prej Peschiera Borromeo. Ai i kishte mbushur mendjen atij, qe ne Lago di Como gjendej akoma thesari legjendar Dongo i Mussolinit, ai paskej identifikuar vendin dhe na i dashkej ca miliona Lira, per dy zhytesa dhe nje motobarke... Akoma pa i futur monedhat ne xhep, ai na u zhduk per te mos u pare me kurre. E tani Ju po me vertetoni, se ai paskerka manķne e kerkimit te thesareve.<<
    >>E ky Rakosky?<<, pyeti Belbo.
    >>E kemi kontrolluar. Ne Principe Saoia ka zbritur nje Rakosky, Vladimir me nje pasaporte franceze. Pershkrim i vagullt, zoteri i fisem. I njejti pershkrim si ai i portierit te ketij pensioni. Tek Alitalia thane, ai na paskerkej marre sot ne mengjes avionin e pare per Paris. Kam njoftuar Interpolin. He, Annunziata, a ka ardhur gje prej Parisit?<<
    >>Akoma jo, dottore.<<
    >>Epo mire. Atehere ky kolonel Ardenti, apo si e quajne, vjen para kater ditesh ne Milano, ne nuk e dime, se si i kalon te tre ditet e para, dje mbasdite rreth dyshit takohet ndoshta me Rakoskyn ne hotel, por ai nuk i thote atij gje, qe ai deshiron te vije tek Ju, dhe kjo me duket mua shume interesante. Ne mbremje ai vjen ketu, ndoshta me Rakoskyn dhe ndonje tip tjeter, dhe qe ketej e tutje cdo gje behet e paqarte. Edhe nese ata te dy te mos e kene vrare ate, patjeter qe ata e kthejne apartamentin permbys. Cfare kerkojne? Ne xhakete.... ah po, nese ai ka dale perjashta, duhet te kete dalur ne kemishe, pasi xhaketa me gjithe pasaporte eshte akoma ketu, por mos kujtoni, qe gjerat ketu thjeshtohen ndopak, pasi plaku thote, ai na e paskerka pare ate mbi krevat me xhakete te veshur, por ndoshta mund te kete qene vetem ndonje rrobdeshambre, Zot i madh, me duket vetja, sikur jam ne nje kafaz plot me te marre.... keshtu pra, ne xhakete, po thoshja, ai kishte mjaftueshem parį, gati shume teper... Si rrjedhoje, ata kishin kerkuar dicka tjeter. Dhe te vetmen idé te mire ma keni dhene Ju: koloneli kishte dokumente. Si shembellenin ato?<<
    >>Ai kishte nje dosje bojekafe<<, tha Belbo.
    >>Mua mu duk e kuqe<<, thashe une.
    >>Bojekafe<<, nguli kembe Belbo. >>Por ndoshta edhe gabohem.<<
    >>Ne bojekafe apo e kuqe<<, tha De Angelis, >>sido qe te jete, ajo nuk eshte me ketu. Te dy zoterinjte e djeshem duhet ta kene marre me vete. Atehere e gjitha vertitet rreth kesaj dosjeje. Sipas mendimit tim Ardenti nuk kerkonte aspak te botonte nje liber. Ai kishte grumbulluar material per ti bere shantazh Rakoskyt, dhe me kontaktet me shtepite e botimit, ai kerkonte ta vinte ate nen presion. Kjo do t“i shkonte atij. Por mund te hedhim edhe hipoteza te tjera. Ata te dy ikin, pasi e kane kercenuar ate, Ardentin e ze frika, rremben dosjen, i le te gjitha sic jane dhe behet pluhur nga syte kembet. Dhe meperpara ka mundesi, kush e di prej c“arsyesh, ta beje plakun te besoje, se ai na qenkerka vrare... Por e gjitha duket si nje roman dhe nuk do ta tirrte lemshin. Nga ana tjeter, nese ata te dy e kane vrare ate dhe i kane rrembyer dosjen, perse e rrembejne edhe kufomen? Hem, kemi per ta pare. Me falni, por jam i shtrenguar, per t“Ju marre gjeneralitetet.<<

    Ai rrotulloi leternjoftimin tim dy here neper duar. >>Ju studioni filozofi, he?<<
    >>Ne jemi shume<<, thashe une.
    >>Biles shume me teper. Dhe ju merreni me keta tempulltaret... Me thoni, nese dua te informohem mbi keta njerez, cfare me duhej te lexoja?<<
    I permenda dy libra te kuptueshem prej te gjitheve, por disi serioze. I thashe atij, se aty kishte per te gjetur informacione te besueshme deri ne procesin gjyqesor te tyre, por mepas gjithcka ishin dokrra.
    >>Aha, e kuptoj<<, tha ai. >>E pra edhe tempulltaret. Nje grup, te cilin akoma nuk e njihja.<<
    I meparepermenduri Annunziata u shfaq me nje telegram: >>Ja ku eshte pergjigja prej Parisit, dottore.<<
    Ai e lexoi. >>Shume mire, besa. Ne Paris, ky Rakosky eshte i panjohur, por numri i pasaportes se tij i korrespondon atij te nje pasaporte te vjedhur para dy vjetesh. Me kete, per fat te mire, i kemi te gjitha bashke. Monsieur Rakosky nuk ekziston. Ju thoni ai ishte drejtor i nje reviste... si ia thone asaj edhe njehere?<< Ai e mori emrin shenim. >>Do ta kontrollojme kete, por une ve bast, se edhe revista nuk ekziston, ose ajo ka mbaruar se shfaquri qe prej nje Zot e di kur. Mire, pra, zoterinjte e mi. Faleminderit per bashkepunimin Tuaj, ndoshta me duhet t“Ju shqetesoj edhe nje here. Ah, edhe nje pyetje e fundit. A dha ndopak te kuptoje ky Ardenti, se kishte lidhje me grupe politike?<<
    >>Jo<<, tha Belbo. >>Ai te linte me teper pershtypjen, se kishte hequr dore nga politika, per t“iu perkushtuar kerkimit te thesareve.<<
    >>Dhe grumbullimit te gjerave te panevojshme<<, plotesoi komisari. Pastaj u kthye nga une:
    >>Juve nuk u ka pelqyer, ma merr mendja.<<
    >>Tipat si ai nuk me pelqejne<<, thashe une. >>Por as nuk me shkon neper mend, qe ti mbys me tel celikut. E shumta ne menyre imagjinare.<<
    >>Natyrisht. Edhe realisht eshte shume e mundimshme. Por mos keni frike, signor Casaubon, une nuk u perkas atyre, te cilet i mbajne te gjithe studentet per kriminela. I prihni i qete udhes Tuaj. Fat te mbare ne promovim.<<
    Belbo kishte edhe nje pyetje: >>Me ndjeni, komisar, vetem qe te kuptoj – Ju jeni ne komisionin e krimeve apo ne ate politik?<<
    >>Pyetje e bukur. Kolegu im i komisionit te krimeve ka mberritur mbreme naten. Mepas ata kishin zbuluar ne arkiva dicka rreth te kaluares se Ardentit dhe ceshtjen ma kaluan mua. Une jam i Politikes. Por te them te drejten, une nuk e di, nese jam i duhuri ketu. Jeta nuk eshte aq e thjeshte si neper romanet e krimeve.<<
    >>Ma mori mendja<<, tha Belbo dhe i dha doren.

    Ne ikem dhe une nuk isha i qete. Jo per shkak te komisarit, i cili mu duk ne rregull, porse une, per here te pare ne jeten time, gjendesha mu ne mes te nje afere obskure. Dhe kisha genjyer. Dhe Belbo bashke me mua.
    Ne u ndame me njeri-tjetrin ne rruge para zyres se tij dhe te dy ndjeheshim te sikletosur.
    >>Nuk kemi bere ndonje gje te keqe<<, tha Belbo i zene ne faj. >>Nese komisari din dicka rreth Ingolfit dhe katarsave apo jo, nuk ben asnje ndryshim. Te gjitha ishin ne te vertete vetem traplleqe. Ndoshta Ardentit i duhej te zhdukej prej arsyeve krejt te tjera, do te kishte me mijera. Ndoshta Rakosky eshte i sherbimeve sekrete izraelite dhe ka lare nje hesap te vjeter. Ndoshta ai eshte derguar prej ndonje bosi te madh, te cilin koloneli e ka mashtruar. Ndoshta ai ishte ndonje shok i vjeter prej Legjioneve te Huaja me nje urrejtje te fshehte. Ndoshta ai ishte ndonje killer algjerian. Ndoshta ceshtja me thesarin e tempulltareve s“ishte tjeter, vecse nje nga aferat e shumta ne jeten e kolonelit tone. Po, po, e di, dosja eshte zhdukur, ne e kuqe apo bojekafe. Meqe ra fjala, kete e bete shume bukur, qe me kundershtuat aty, keshtu u duk me qarte, se ne kishim pare ate kalimthi...<<
    Une heshta, dhe Belbo nuk e dinte, si ta perfundonte.
    >>Ju keni per te thene, une jam arratisur serish... si ahera ne Via Larga.<<
    >>Budallallek. Ne vepruam sic duhet. Mirupafshim.<<

    Ndjeva keqardhje per te, pasi ai mu duk burracak. Mua nuk mu duk vetja burracak, mua keshtu me kishin mesuar, qe policine duhej ta genjeje. Ceshtje principi. Po nuk ke c“ti besh, ndergjegja e vrare helmon miqesine.
    Qe prej asaj dite, une nuk e pashe me Belbon per nje kohe te gjate. Une isha ndergjegja e tij e vrare dhe ai e imja.

    Por asokohe une arrita ne bindjen, sido qe te jete, nje student eshte me i dyshuar se nje i promovuar. Une punova dhe nje vit tjeter dhe mbusha dyqindepesedhjete dosje me material mbi procesin gjyqesor te tempulltareve. Ishin vite, ne te cilat promovimi vlente akoma si nje gur prove per ndjekjen luajale te ligjeve te shtetit dhe te trajtonin me indulgjence.

    Ne muajt qe pasonin disa studente filluan te qellonin, kohes se demonstratave ne ajer te paster u erdhi fundi.

    Kisha mbetur ngushte me ideale. Por une kisha nje alibķ: nepermjet dashurise time ndaj Amparos une flirtoja me Boten e Trete. Amparo ishte e bukur, e mencur, braziliane, marksiste, entuziaste, cool, kishte nje burse dhe nje gjak te mrekullueshem te perzier. Te gjitha njekohesisht.
    E kisha njohur ne nje party, dhe ne menyre impulsive i kisha thene: >>Me fal, por do ma kishte qejfi te flija me ty.<<
    >>Ti je nje macho i qelbur.<<
    >>E mire pra, harroje!<<
    >>Nuk e harroj. Une jam nje feministe e qelbur.<<
    Asaj i duhej te kthehej ne Brazil, dhe une nuk doja ta humbisja. Ajo ishte, e cila me vuri ne kontakt me nje universitet ne Rio, ku kerkohej nje lektor per italishten. Mu dha posti per dy vjet, me prespektive per ta shtyre. E ngaqe Italia nga te gjitha anet me kishte ardhur ne maje te hundes, e pranova.
    Dhe pervec kesaj, i thoja vetes, ne Boten e Re nuk kisha per tu ndeshur me asnje tempulltar.

    Iluzione, mendoja pardje mbrema ne periskop. Teksa ngjisja shkallet per tek Garamondi, kisha depertuar ne Pallat. Asokohe me fliste Diotallevi: Binah eshte Pallati, te cilin Hokhmah e ndertoi, ne te cilin ai shperhapet qe prej pikes fillestare. Nese Hokhmah eshte burimi, atehere Binah eshte rrjedha, prej te cilit ajo buron, per tu ndare me pas ne deget e shumta te saj, derisa te gjitha se fundmi derdhen ne detin e madh te Sefirotit te fundit – dhe ne Binah te gjitha format jane tashme te paraformuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 09-09-2004 mė 10:28
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meqe tema eshte per Eko-n po e postoj ketu kete perkthim te H. Shamates..

    pergezime pedro..


    -------gazeta Rd---



    Esse nga Umberto Eko


    Si tė harxhosh kohėn


    Kur unė i telefonova dentistit pėr tė mė caktuar njė orar vizite dhe kur ai me sqaroi se nuk kishte asnjė orė tė lirė as edhe javėn e ardhshme, unė e besova.

    Atė unė e mbaj pėr njeri serioz dhe zanatli. Por kur ndodh qė dikush mė fton nė njė konferencė apo nė njė tryezė tė rrumbullakėt pėr debat ose mė kėrkon tė redaktoj njė Festschrift, tė shkruaj njė esse a tė marrė pjesė nė njė panel ekspertėsh, dhe kur unė i pėrgjigjem se nuk kam kohė, askush nuk mė beson. "Si kėshtu, Profesor", - mė thonė, - njė njeri si ju ėshtė nė gjendje tė organizojė kohėn ashtu siē duhet!". Ėshtė krejt e qartė se ne qė merremi me shkencat humane nuk na konsiderojnė tamam profesionistė, por ndoca njerėz qė s'bėjmė kurrfarė pune.

    Me kėtė rast unė kam bėrė njė llogari. Do tė doja qė edhe kolegėt e mi, me tė njėjtin preokupim, tė bėnin kalkulimet e tyre dhe pastaj tė mė thonė nėse kam apo jo tė drejtė. Njė vit normal (jo i brishtė) ka 8760 orė. Hiq tetė orė gjumė pėr ēdo natė, njė orė nė ēdo ditė pėr zgjim, tualet dhe pėr t'u veshur, shtoi gjysėm ore nė mbrėmje pėr zhveshjen e rrobave dhe pėr tė vendosur gotėn e ujit mbi komodinė, pastaj jo mė shumė se dy orė nė ditė pėr tė gjitha vaktet e ngrėnies, mbeten 4197,5 orė. Hiq pastaj dy orė nė ditė pėr shėtitje nėpėr qytet, bėhet njė 730 orėsh tjetėr nė vit.

    Duke dhėnė mėsim nė tri klasa nė javė, me nga dy orė tė njėpasnjėshme pėr secilėn, bashkė me konsultimet me studentėt mbasdite (100 orė), unė shpenzoj nė universitet gjatė njėzetė javėve qė pėrfshin koha e mėsimdhėnies - 220 orė, tė cilave u shtohen edhe 24 orė pėr provime, 12 orė pėr ekzaminimin e punėve tė diplomės dhe 78 orė pėr pjesėmarrje nė mbledhje dhe komisione. Po tė llogarisim njė mesatare prej pesė punėsh diplome nė vit, me njė mesatare prej 350 faqesh secila, llogarit tri minuta pėr ēdo faqe qė duhet lexuar dy herė para dhe pas vlerėsimit, tė gjitha kėto bėjnė 175 orė. Nga punėt e kursit, meqenėse asistentėt e mi merren me shumicėn prej tyre, unė marr vetėm katėr pėr secilin nga gjashtė sezonet, me mesatarisht tridhjetė faqe secila, duke llogaritur pesė minuta pėr faqe, ku hyn redaktimi dhe diskutimi paraprak, bėhen 60 orė. Pa pėrfshirė kėrkimet e mia, bėhen 569 orė gjithsej.

    Unė botoj njė revistė semiotike, VS, e cila del tre herė nė vit me njė total prej 300 faqesh. Pa llogaritur kohėn qė duhet pėr redaktimin dhe kthimin e dorėshkrimeve, nga njėzetė minuta pėr faqe (ēmim, kontroll, bocat) bėjnė 50 orė. Unė drejtoj dy seri vėllimesh shkencore qė lidhen me fushėn time. Gjashtė libra prej 1800 faqesh gjithsej nė njė vit dhe nga tre minuta pėr faqe bėjnė 300 orė tė tjera. Pėrkthimet e teksteve tė mia, esse, libra, artikuj, referate nė konferenca, duke marrė parasysh vetėm gjuhėt qė unė mund tė kontrolloj, mbulojnė njė mesatare vjetore prej 1500 faqesh dhe njėzetė minuta pėr ēdo faqe (lexim, kontroll me origjinalin dhe konsultim me pėrkthyesin kokė mė kokė, me telefon ose me letėr) tė gjitha bėjnė 500 orė. Pastaj janė shkrimet e mia origjinale. Pa ekzagjerim dhe jo pa vėshtirėsi, sasia e faqeve tė librave, esseve, referateve, shėnimet pėr leximet, shkojnė aty drejt 300 faqeve. Nėse do tė llogarisni kohėn e harxhuar pėr t'u menduar, pėr tė mbajtur shėnime, pėr tė shkruar dhe kontrolluar shkrimet, e pakta unė harxhoj njė orė pėr ēdo faqe dhe ja ku u bėnė edhe 300 orė tė tjera. Rubrika ime nė njė revistė tė pėrjavshme, sipas njė preventivi optimist, me zgjedhjen e njė subjekti, shėnimet, konsultimin me ndoca libra, njė farė skicimi, redaktimi sipas madhėsisė sė kėrkuar tė shkrimit, tė diktuarit dhe dėrgimi, mė marrin tre orė ēdo javė. Shumėzuar me pesėdhjetė e dy javė tė vitit, bėjnė 156 orė. (Kėtu nuk kam llogaritur kohėn nė rastet e ndonjė artikulli tė jashtėzakonshėm). Mė nė fund, e-mail-et, tė cilat bashkė me kohėn qė mė duhet pėr t'iu pėrgjigjur pothuaj tė gjithave, mė kushtojnė tre mėngjese nė javė, nga ora nėntė gjer mė njė, mė marrin 624 orė.

    Kam llogaritur se vetėm vitin e fundit, duke pranuar vetėm dhjetė pėrqind tė propozimeve tė bėra dhe duke u kufizuar vetėm nė konferencat ngushtėsisht tė lidhura me fushėn time, nė tė cilat kam pėrfaqėsuar veten apo njė grup kolegėsh dhe ca angazhime tė pashmangshme (ceremonitė akademike, mbledhjet e kėrkuara nga ministri pėrkatės), unė kam gjithsej 372 orė prani aktive (kėtu nuk llogaris kohėn e humbur). Meqė shumė nga kėto angazhime janė jashtė shtetit, unė bėj 323 orė udhėtim nė vit. Kėtu kam parasysh qė njė udhėtim nga Milano nė Romė bėhet pėr katėr orė, duke pėrfshirė taksinė gjer nė aeroport, kohėn e pritjes, fluturimin, taksinė brenda Romės, vendosjen nė hotel dhe mbėrritjen nė vendin ku zhvillohet takimi. Ndėrsa njė udhėtim pėr nė New York mė merr dymbėdhjetė orė.

    Tė gjitha kėto bėjnė 8121,5 orė. Po ta zbresim kėtė nga 8760 orė qė ka viti, mua mė mbeten 638,5 orė, me fjalė tė tjera afėr 1 orė e 40 minuta nė ditė qė unė i kushtoj seksit, bisedave me miqtė dhe familjen, funeraleve, kujdesit pėr shėndetin, pazarit, sportit, teatrit. Siē e shihni, unė nuk kam llogaritur kohėn e leximit (libra, artikuj, humor) si pjesė tė punės sime. Pa e tepruar, unė shpenzoj pėr lexim 323 orė, duke llogaritur mesatarisht pesė minuta (lexim tė thjeshtė dhe me shėnime) pėr ēdo faqe. Unė kam arritur tė lexoj edhe 3876 faqe qė i korrespondojnė pak a shumė 12,92 librave me nga 300 faqe secili. Po koha e duhanpirjes? Gjashtėmbėdhjetė cigare nė ditė dhe nėse secila prej tyre lyp gjysėm minute (nxjerrja e paketės, ndezja, hedhja) bėjnė mė shumė se 182 orė. Goxha, ė! Atėherė

    do tė lė duhanin.

    Pėrktheu: Halit Shamata


    Umberto Eko ėshtė nga dijetarėt mė tė fuqishėm tė kulturės italiane dhe botėrore. Ka lindur nė Aleksandri (qytezė nė Piemont afėr Torinos) mė 1932. Profesor nė Universitetin e Bolonjės dhe drejtor i revistės VS (Versioni Semiotik), ai ėshtė themelues i semiotikės si njė ndėr elementėt bazė tė filozofisė dhe estetikės sė postmodernizmit. Kultorolog nga mė tė mėdhenjtė e kohės, shkrimtar e estet i shquar, filozof dhe historian, ai ėshtė autor i shumė veprave shkencore dhe studimore, prozaike dhe eseistike, mes tė cilave po pėrmendim romanet "Emri i trėndafilit" (1980), "Lavjerrėsi i Fukosė" (1989), "Ishulli i ditės sė mėparshme". Ndėr veprat studimore e kulturologjike po shėnojmė: "Vepėr e hapur" (1962), "Struktura e papranishme"(1968).

    "Traktat i semiotikės sė pėrgjithshme" (1975), "Kufijtė e interpretimit"(1990), "Roli i lexuesit" (1979). Pėrveē romanit "Emri i trėndafilit"(Elena Gjika, Tiranė 1966), prej tij ėshtė pėrkthyer nė shqip edhe "Struktura e papranishme" si dhe "Gjashtė udhėtime nėpėr pyjet narrativė" (Asdreni, Shkup 1977).

    --------nga RD---






    ..me fat kta europianet .. i kaluan 50 vjetet e pas luftes me llogje.. pa provuar te famshmet radha komuniste si profesoret tane.. qe u kaloj gjysma e viteve ne der te bylmetoreve e tallon vezo-gjiz-djathit e lates dru-vajgurit..
    ehh...

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •