9.
In der rechten Hand trug sie ein gantz güldin Posaun.
(Ne doren e djathte mbante ajo nje pozane krejt te arte).
Johann Valentin Andreae, Die Chymische Hochzeit Christiani Rosencreutz, Straßburg, Zetzner, 1616, 1
Ne kete tekst permendet nje trompete. Pardje mbrema, ne periskop, une nuk e dija akoma, se sa e rendesishme ishte kjo. Une kisha vetem nje ide te vagullt.
Gjate mbasditeve te gjata tek Garamond qellonte shpesh, qe Belbo, i deshperuar para nje doreshkrimi, ngrinte syte prej leximit te tij dhe perpiqej qe te me terhiqte vemendjen edhe mua, teksa ishte e mundshme, qe une, ne tavolinen perballe, ngjisja ne kopertina gravura bakri te Panairit Boteror te Parisit, dhe pastaj ai zhytej ndonjehere ne kujtimet e vjetra i gatshem per te lene, qe te binte perdja, sapo ai dyshonte, qe une te gjitha ia merrja fjale per fjale. Ai me shpaloste episode nga rinia e tij, por vetem si shembuj, per te tallur ndonje sqime. >>Pyes veten, ku do te perfundoje e gjithe kjo?<<, thoshte ai nje prej diteve.
>>E keni fjalen per Fundin e Oksidentit?<<
>>Po i vjen fundi? Fundja eshte edhe zanati i tij, apo jo? Jo, e kam fjalen per keta njerez, qe shkruajne. Ky eshte tani doreshkrimi i trete brenda nje jave, nje mbi Te drejten bizantine, nje mbi Finis Austriae dhe i treti mbi Sonetat e Petrarkes. Gjera jashtezakonisht te ndryshme, a nuk e mendoni?<<
>>Them se po.<<
>>Pikerisht, dhe a do ta kishit menduar, qe ne te tre ne nje pike te caktuar shfaqet deshira dhe objekti i dashurise. Eshte nje mode e tere sot. Tek Petrarka mund edhe ta kuptoj, por tek E drejta bizantine?<<
>>Atehere do ti refuzoni?<<
>>Ah jo, keto jane punime komplet te financuara, te paguara komplet prej Keshillit Kombetar i Kerkimit, dhe pervec kesaj nuk jane te keqija. Ne rastin me te mire do i telefonoj keta tre njerez dhe do ti pyes, nese ata te mund ti fshinin ato dy rrjeshta. Perndryshe edhe ata vete dalin si budallenj.<<
>>Cfare mundet, te lutem shume, te kete qene objekti i dashurise ne Te drejten bizantine?<<
>>Oh, njeriu mundet gjithmone ne njefare menyre ta fuse brenda... Patjeter, ne qofte se ne Te drejten bizantine ka patur nje objekt dashurie, nuk ishte ajo, cka ky thote ketu. Nuk eshte kurre kjo.<<
>>Kjo cfare?<<
>>Ajo, cka mendon njeriu. Njehere, kur une isha pese apo gjashte vjec, enderroja, sikur te kisha nje trompete. Nje te arte. E dini, kjo ishte nje nga ato endrra, ne te cilat njeriu mendon, njeriu kishte mjalte neper damare, nje si tip Pollution nate, sic mund ta kete njeri ne pubertet. Une besoj, se nuk kam qene kurre me i lumtur se ne ate enderr. Kurre me. Kur zgjohesha, vija re natyrisht, qe trompeta nuk gjendej aty, dhe filloja te ulerija si nje qen ujk. Ulerisja pergjate gjithe dites. Me te vertete, ajo kohe paralufte asokohe, duhet te kete qene aty rreth tridhjetetetes, ishte me te vertete nje kohe shume e varfer. Sot, sikur te kisha nje djale dhe ta shikoja ashtu te deshperuar, do ti thoja, hajde pra, do te te blej nje trompete, behej fjale fundja vetem per nje loder, nuk kishte per te kushtuar te gjithe boten. Por jo per prinderit e mi, ata as e sillnin neper mend. Te shpenzoje parį ne ate kohe ishte nje ceshtje serioze. Dhe ishte nje ceshtje serioze, qe te edukoje femijet me modestine, tua mesoje, qe ata jo gjithmone e marrin ate, qe e adhurojne. Une nuk e pelqej supen me lakra, thoja une per shembull, lakra ne supe me ishte e peshtire. Jo qe ata te thonin pastaj, epo mire, lere supen kete rradhe dhe merr vetem pjaten kryesore (ne nuk ishim te varfer, ne kishim pjate te pare te dyte dhe embelsire). O jo, as mos e mendo, cfare eshte mbi tavoline, ka per tu ngrene. Me teper, si zgjidhje komromisi, bente gjyshja perpjekje, te peshkonte lakren nga supa ime, flete per flete, fije per fije, dhe une duhej te haja supen e clakerzuar, e cila ishte me shpifur se mepare, dhe ky ishte biles nje koncension, te cilin im ate e mosaprovonte.<<
>>Po trompeta?<<
Ai me veshtroi ngurrueshem: >>C“Ju intereson trompeta?<<
>>Mua aspak, Ju folet rreth nje trompete, ne lidhje me nje objekt dashurie, i cili pastaj nuk ishte i duhuri....<<
>>Trompeta... Ate mbremje duhet te mberritnin xhaxhai dhe tetoja nga ***, ata nuk kishin femije, dhe une isha nipi i tyre i preferuar. Ata me pane mua tek ulerisja per shkak te kesaj endrre trompete dhe thane, ata do e rregullonin, te nesermen do te shkonim ne qendren komerciale, ne Upim, ku kishte nje repart te tere me lodra, nje bote e vertete cudirash, dhe aty une do te gjeja trompeten, te cilen e deshiroja. Une nuk mbylla sy per tere naten dhe te gjithe paraditen e kalova duke qendruar mbi nje kembe, sa ne njeren dhe ne tjetren. Pasdite shkuam me ne fund tek Upim, dhe atje kishte te pakten trelloje trompetash, ndoshta te gjitha prej llamarine te holle, por mua me dukeshin si prej floriri te paster. Kishte nje bri kumbues, nje pozane dhe nje pseudotrompete, nje te tille me nje fyell te vertete, dhe ajo ishte edhe ne ngjyre ari, por ajo kishte kapake si nje saksofon. Une nuk e dija, cilen duhej te merrja, dhe nderkoha po ngurroja si teper. Une i doja qe te tre dhe jepja pershtypjen, sikur nuk doja asnje. Nderkohe xhaxhai dhe tetoja kishin pare kartelat e cmimeve. Ata nuk ishin kurrnace, por mua mu duk, se atyre u dukej nje klarinete me e lire, nje te tille prej bakeliti, krejt e zeze dhe me kapake te argjende. C“thua, a nuk do te te pelqente ajo me teper? me pyetan ata. Une e provova, i bindur i fryva asaj dhe perpiqesha ti mbushja mendjen vetes, qe ajo ishte e mrekullueshme, por ne te vertete e mendova dhe njehere dhe thashe me vete, ndoshta ata donin, qe une te merrja klarineten, ngaqe ajo ishte me e lire, trompeta duhet te kushtonte qimet e kokes, nuk mund t“ua kerkoja atyre. Mua me kishin mesuar, kur dikush deshiron te te fale dicka, cka ti e ke me qejf, duhet te thuash ne fillim jo, faleminderit, dhe jo vetem nje here, jo vetem te thuash jo, faleminderit dhe pastaj te zgjasesh duart menjehere, porse te presesh, derisa te te nxisin dhe te te thone, po merre pra. Vetem atehere femija i edukuar mire leshon pe. Keshtu pra, une thash krejt i urte, ndoshta nuk doja fare nje trompete, ndoshta bente edhe klarineta, ne qofte se ata e kishin ate me me qejf. Dhe une i shikoja ata nga poshte lart me shpresen, se ata do te me nxisnin. Ata nuk me nxiten, Zoti u bekofte shpirtin. Ata ishin shume te lumtur, qe mundeshin te me blenin klarineten, pasi une sic thoshin ata e kisha ate me me qejf. Ishte shume vone per kthim mbrapa. Une mora klarineten.<<
Ai me veshtroi me dyshim: >>A doni te dini, nese kam enderruar me per trompeten?<<
>>Jo<<, thashe une, >>une dua te di, cili ishte objekti i dashurise.<<
>>Ah<<, tha ai dhe u perkul perseri mbi doreshkrimin e tij, >>e shikoni, edhe ju jeni komplet i posesuar prej ketij objekti dashurie. Histori te tilla mund ti rrotullosh si te duash. Por... cfare, nese atehere do te kisha marre trompeten? A do te isha atehere me te vertete i lumtur? Si mendoni, Casaubon?<<
>>Ndoshta do te kishit enderruar per klarineten.<<
>>Jo<<, e perfundoi ai thatazi. >>Klarineten vetem sa e mora. Ma merr mendja, une nuk kam luajtur kurre ne te.<<
>>Luajtur apo enderruar?<<
>>Luajtur<<, tha ai me vendosmeri, dhe une nuk e di pse, por e ndjeja veten si nje karagjoz.
Krijoni Kontakt