Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 123

Tema: Umberto Eco

  1. #101
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    41.


    Kur rikujtojme, qe Daath gjendet ne piken ne te cilen humnera pret shtyllen meridiane, dhe ne majen e shtylles meridiane qendron Shtegu i Vetetimes... dhe qe edhe ketu gjendet Kundalini, atehere shikojme, qe ne Daath gjendet edhe sekreti si i gjenerimit ashtu edhe i rigjenerimit, celesi i manifestimit te tegjitha gjerave nepermjet diferencimit te cifteve te kundershtive dhe Bashkimi i tyre ne nje te Trete.
    Dion Fortune, The mystical Qabalah, London, Fraternity of the Inner Light, 1957, 7.19

    Sidoqofte nuk me duhej te merresha me Manuzion, por me aventuren e mrekullueshme te metaleve. Fillova eksplorimet e mia te bibliotekave milaneze. Nisesha nga manualet, skedoja bibliografite dhe prej aty arrija tek origjinalet pak a shume antike, prej ku mund te gjeja ilustrime te hajrit. Nuk ka gje me te keqe sesa te ilustrosh nje kapitull mbi udhetimet hapesinore me nje fotografi te sondes se fundi tamerikane. Zoti Garamond me kishte mesuar, se si minimum duhej nje engjell i Doré-se.
    Grumbullova nje mal me riprodhime kurioze, por nuk ishin te mjaftueshme. Kur pergatitet nje liber i ilustruar, per te zgjedhur nje imazh te bukur te duhet te skarcosh te pakten dhjete te tjere.
    Mora lejen per te udhetuar drejt Parisit, per kater dite. Pak per te bredhur gjithe arkivat. Vajta me Lian, mberrita te enjten dhe trenin e kthimit e kisha prenotuar per te henen ne darke. Bera gabimin, qe programova Conservatoire per te henen, dhe te henen mora vesh, qe Conservatoire ishte i mbyllur pikerisht ne ate dite. Shume vone, u ktheva turi varur.
    Belbo u acarua, por kisha mbledhur shume gjera interesante dhe i derguam ti shikonte zoti Garamond. I shfletonte riprodhimet qe kisha mbledhur, shume prej te cilave ishin me ngjyra. Pastaj pį faturen dhe leshoi nje fishkellime: >>Shtrenjt, shtrenjt. Puna jone eshte nje mision, punohet per kulturen, ēa va sans dire, por nuk jemi Kryqi i Kuq, do te thoja me shume, nuk jemi Unicefi. Ishte me te vertete e domosdoshme te blinit gjithe kete material? Dua te them, ketu shoh nje zoteri ne benevreke me mustaqe qe duket si d“Artagnan, i rrethuar nga gjithfare abrakadabrash dhe bricjeperish, kush eshte ky, Mandrake?<<
    >>Fillimet e mjekesise. Influenca e zodiakut mbi pjeset e ndryshme te trupit, me barerat sherues perkates. Dhe mineralet, perfshire ketu metalet. Doktrina e shenjave kozmike. Ishin kohera, kur kufinjte mes magjise dhe shkences ishin akoma te rrjedhshem.<<
    >>Interesante. Po ky frontespic, cfare thote? Philosophia Moysaica. C“hyn Moisiu ketu, mos eshte pak si shume primordiale?<<
    >>I perket diskutimit mbi unguentum armarium ose me sakte weapon salve. Mjeke te famshem diskutuan per mbi pesedhjete vjet nese ky balsam, i lyer ne armen qe ka qelluar, mund te sheroje plagen.<<
    >>Cmendurira. Dhe kjo shkence eshte?<<
    >>Jo ne sensin qe e kuptojme ne. Por diskutonin rreth kesaj ceshtjeje, sepse kishte pak kohe, qe ishte zbuluar mrekullia e magnetizmit dhe ishin te bindur, qe mund te kishte veprim ne distance. Ashtu sic e thoshte edhe magjia. E atehere, veprim ne distance per veprim ne distance… E kuptoni, keta gaboheshin, por Volta dhe Marconi nuk u gabuan. E cfare jane tjeter elektriciteti dhe radio pervec se veprim ne distance ?<<
    >>Pa shiko, pa shiko. Qenka i zoti, Casauboni yne. Shkence dhe magjķ qe ecin dore per dore, eh? Ide e mrekullueshme. Epo atehere ti perveshim menget, me hiqni pak nga kjo dinamo e shpifur dhe fusni pak me teper Mandrake. Ndonje evokim demoniak, nuk e di, ne sfond ari.<<
    >>Nuk do doja ta ekzagjeroja. Kjo eshte aventura e mrekullueshme e metaleve. Bizarrite shkojne per shtat vetem kur shfaqen ne vendin e duhur.<<
    >>Aventura e mrekullueshme e metaleve duhet te jete mbi te gjitha historia e gabimeve te saj. Sillet bizarria e bukur dhe pastaj ne me shkronja te vogla shkruhet qe eshte e rreme. Nderkohe ajo eshte aty, dhe lexuesi apasionohet, sepse shikon, qe edhe njerezit e medhenj arsyetonin gabim si puna e tij.<<
    Tregova per nje pervoje te cuditshme, te cilen e kisha patur pergjate bregut te Senes, jo shume larg prej Quai St. – Michel. Kisha hyre ne nje librari, e cila duke filluar qe prej dy vitrinash simetrike ekspozonte skizofrenine e saj. Ne njeren ane vepra mbi kompjuterat dhe te ardhmen e elektronikes, ne anen tjeter vetem shkenca okulte. Dhe keshtu edhe brenda: Apple dhe Kabbala.
    >>E pabesueshme,<< tha Belbo.
    >>Eshte evidente,<< tha Diotallevi. >>Ose te pakten, ti duhet te jesh i fundit, i cili duhet te cuditet, Jacopo. Bota e makinave kerkon te gjeje sekretin e krijimit: germa dhe numra.<<
    Garamond nuk foli. Kishte bashkuar duart, sikur po lutej, dhe i mbante syte drejt qiellit. Pastaj perplasi pellembet: >>Gjithe cka thate sot me konfirmon ne nje mendim, te cilin prej disa ditesh... Por gjithcka ne kohen e duhur, me duhet te reflektoj akoma. Vazhdoni njehere per njehere keshtu. Bravo, Casaubon, do te rishikojme edhe kontraten tuaj, Ju jeni nje bashkepuntor i cmuar. Dhe fusni, fusni shume Kabbala dhe kompjuter. Kompjuterat i bejne me silic. Apo jo ?<<
    >>Por silici nuk eshte metal, eshte metaloid.<<
    >>Po tani deshironi te beni lojra fjalesh ? C“kuptim ka kjo, roza rozina? Kompjuter. Dhe Kabbala.<<
    >>E cila nuk eshte metal,<< insistova une.
    Na percolli drejt deres. Tek pragu me tha: >>Casaubon, botimi i librit eshte art, nuk eshte shkence. Te mos bejme revolucionarin tani, sepse kohet kane kaluar. Fusni Kabbalen. Ah, meqe ra fjala tek shpenzimet e juaja, i kam lejuar vetes t“ju shtrengoj pak rripin. Jo prej kurrnacerise, ju lutem te ma besoni. Por ceshtja eshte se kerkimi duhet te nxitet, si ta them, prej njefare shpirti spartan. Perndryshe nuk besohet me.<<

    ...........................vazhdon.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kot per kuriozitet.. po te pyes per her te trete.. a ka shkruar ky eko-ja per shqiperine dicka?

  3. #103
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    ka shkruar.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    aty mrri kol..
    sill po munde ato cka ka shkruar umbertoja per shqiperine..perfshi ktu dhe kosoven.. se ai belba me shok nuk i intereson te gjithve..

  5. #105
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    heres tjeter ne ndonje teme tjeter, se kjo teme e ka tashme nje titull dhe eshte e zene.

    Pastaj perse mendon qe Umberto Eco eshte interesant vetem po te kete shkruar rreth Shqiperise?
    Per mendimin tim eshte nje nga shkrimtaret, filologet dhe filozofet me te shkelqyer te njerezimit dhe si i tille duhet respektuar dhe nderuar.

    Duhet ta dish edhe ti, qe Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo rreth Shqiperise.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Pedro
    heres tjeter ne ndonje teme tjeter, se kjo teme e ka tashme nje titull dhe eshte e zene.

    Pastaj perse mendon qe Umberto Eco eshte interesant vetem po te kete shkruar rreth Shqiperise?
    Per mendimin tim eshte nje nga shkrimtaret, filologet dhe filozofet me te shkelqyer te njerezimit dhe si i tille duhet respektuar dhe nderuar.

    Duhet ta dish edhe ti, qe Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo rreth Shqiperise.
    Pedro,

    s'besoj se Brari mendon se bota rrotullohet rreth Shqiperise...lol, por e bren padurimi me lexu c'ka shkrujt per Shqiperine, qe ti bej komentin e tij "politik"...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    103

    Pedro te lumt dhe bravo !

    1.-Te pergzoj per vullnetin dhe punen kaq te madhe...Veshtire te gjendet nje entuziast aq i perkushtuar ! Flmnd. i qofte Zotit qe te paska dhene nje HOBI KAQ FISNIK : nga knaqesia personale,dmth. me lehtesi - pa ndonje detyrim,te besh te mundur qe shume shqiptare (dhe shqipfoles) te njihen me veprat e mendimtareve modern boteror...
    -Aq me teper kur botuesit shqiptar te komercializuar-privatizuar nuk mund te mbijetojne me perkthimet e veprave te mirefillta artistike nga shkaku i tregut te vogel dhe te kufizuar...
    - Une kisha apelur edhe te entuziastet tjere,te cilet kane mundesi dhe vullnet te ndjekin rrugen tende,te perkethejne edhe vepra tjera nga gjuhet boterore,qe ne shqiptaret te percjellim trednet bashkekohore...
    -... te ecim edhe ne me kohen,te kuptojme ēka po ndodhe edhe ne sferen intelektuale (jo veē politike,folklor,surla e tupana,...).

    2.-Sa i perket BrARIT,mos u lodh me nderhyrjet primitive te tij.Ky ma qon mallin e mjeshtrise se rrojtarit (berberit) llafazan,i cili ne nje ndeje fshati fliste shume : per gjitheēka dhe me ze te larte.
    -Nje nga te ftuarit e pyeti te zotin e shtepise :
    -"Kush eshte ky,me ēka merret ?"

    -"RRUAN LESH ! " - ishte pergjegjeja.

  8. #108
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Hajt po perziej edhe une pak qull : Ky Ekua ka nje liber qe e kam blere para shume kohesh (ne frengjisht) me titull "Pese ēeshtje morali". Me ē'kam pare aty perciptazi, flet pak per punen e luftes se Kosoves, por te them te drejten nuk ia di mendjen tamam. Biblioteka ime ka qelluar te jete kartona televizorash dhe kompjuterash dhe me duket ky libri eshte nga fundi i nje kartoni, keshtu qe braro, ma kujto ndonje dite e te hyj te shkund pluhurat poshte tavolines.

    E dyta, ka nje gabim te vockel ne postin e Pedros : Ekua nuk eshte kurrfare filozofi, dy te tjerat qendrojne, dmth shkrimtar dhe filolog, por filozof jo. Per te qene filozof nuk mjafton as "penduli" as "trendafili", filozofet e vertete qeshin me "filozofi" te tilla.

    E treta, Darsi nderhyn me nje histori ndeje e cila flet per nje qe rrinte neper ndeje. Kjo nuk shkon, sepse i thone : "te vrasesh veten me gisht te madh".

    ps : vetem per Pedron, romani me i bukur i Eco, sipas vleresimeve te bibliofileve, eshte "Emri i trendafilit" (megjithese nuk e kam lexuar). Kur i hap nganjehere librat e tij, me vjen t'i mbyll pernjehere. Nuk e di pse, shkrimi i tij nuk me terheq. Mund te jete dhe faji im, por di qe me lodh jashtezakonisht. Dhe rralle njoh dike qe t'i kete shkuar deri ne fund. Me kane thene qe eshte cfilites, gati-gati sadist.

    Kaq kisha, pershendetje dhe pune te mbare.

  9. #109
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ekoja nuk eshte filozof i mirefillte, dmth me ide origjinale, por veprat e tij mund te kene karakter filozofik (dhe kjo eshte tjeter gje). Une i kam lexuar te dyja, dhe mund te them qe, nga tere ai Lavjeres, nuk mbaj mend pothuajse asgje (si me thene, tere libri i bie fyellit ne nje vrime) ndersa Emri i Trendafilit me ka bere mjaft pershtypje (ndoshta nga karakteri filozofik, edhe pse shume lexues, madje edhe Ekoja vete, e kane cilesuar si roman te stilit "Sherlock Holmes.") Me pelqeu fundi pasi gjithe ato detaje te merzitshme fillojne e konsolidohen ne dicka te qarte e te qendrueshme. Ndersa Lavjeresi me eshte dukur veper e tipit "Fin de Sičcle" (edhe pse hapesira kohore eshte e madhe) medemek, asgje "earth-shaking" por gjera te thena e te sterthena shume here.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 26-05-2006 mė 19:45
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    103
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Hajt po perziej edhe une pak qull : Ky Ekua ka nje liber qe e kam blere para shume kohesh (ne frengjisht) me titull "Pese ēeshtje morali". Me ē'kam pare aty perciptazi, flet pak per punen e luftes se Kosoves, por te them te drejten nuk ia di mendjen tamam. Biblioteka ime ka qelluar te jete kartona televizorash dhe kompjuterash dhe me duket ky libri eshte nga fundi i nje kartoni, keshtu qe braro, ma kujto ndonje dite e te hyj te shkund pluhurat poshte tavolines.

    E dyta, ka nje gabim te vockel ne postin e Pedros : Ekua nuk eshte kurrfare filozofi, dy te tjerat qendrojne, dmth shkrimtar dhe filolog, por filozof jo. Per te qene filozof nuk mjafton as "penduli" as "trendafili", filozofet e vertete qeshin me "filozofi" te tilla.

    E treta, Darsi nderhyn me nje histori ndeje e cila flet per nje qe rrinte neper ndeje. Kjo nuk shkon, sepse i thone : "te vrasesh veten me gisht te madh".

    ps : vetem per Pedron, romani me i bukur i Eco, sipas vleresimeve te bibliofileve, eshte "Emri i trendafilit" (megjithese nuk e kam lexuar). Kur i hap nganjehere librat e tij, me vjen t'i mbyll pernjehere. Nuk e di pse, shkrimi i tij nuk me terheq. Mund te jete dhe faji im, por di qe me lodh jashtezakonisht. Dhe rralle njoh dike qe t'i kete shkuar deri ne fund. Me kane thene qe eshte cfilites, gati-gati sadist.

    Kaq kisha, pershendetje dhe pune te mbare.
    ================================================== ========
    1.-Epiteti "filozof" i ipet dijetareve me njohuri voluminoze nga te gjitha veprimtarite intelektuale.Shume prej tyre kane qene dhe jane matematikan,fizikan,etj.Pos shkencave ata jane njohes edhe te arteve.Ky nuk eshte titull oficiel -nuk diplomohet per filzof.Ai eshte terme respekti,mirenjohje dhe nderimi.Pra,Umberto Eco mund te jet per disa flozof,per te tjeret jo.
    2.-Ti bre djal,nuk eshte ēudi qe sikur bashkmendimtari yt BrARI - nuk e honepseni literaturen "filozofike" : jeni ne moshe te re ! Nuk eshte e rastesishme qe filozofet quhen te urtit,dmth. te moshuarit."Emri i trendafilit" eshte nje roman jo i "lehte",por mjaft interesant.Une e kam lexuar me nje fryme si thuhet.
    3 .-"te vrasesh vehten me gisht te madh" (?) - nuk e kuptova,nuk perdoret ne anet tona.Shpresoj te mos jet diē vulgare dhe banale ?!
    -Me historine e berberit qe "rruan lesh" i bera nje kritike kolegut tende BrARIT,i cili ka nje fjalor problematik dhe iritues,mos te them grindavec dhe agresiv - jo vetem ne kete teme.
    -Si u be qe vetem ky ndoshta edhe ti - nenēmoni mundin dhe entuziazmin e Pedros,e lere me te nje shkrimtari dhe intelektuali (pse jo edhe filozof) me fame boterore !?

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ese "si bėhet njė punim diplome" Umberto Eco
    Nga crackeri nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 10:21
  2. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  3. Umberto Eco: Kodi i Da Vincit, veper e kopjuar
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 23:32
  4. Umberto Eco mbi Rrenjet e Konfliktit (ANGLISHT)
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-08-2004, 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •