39.
Kalores i Hemisferave, Princ i Zodiakut, Filozofi Sublim Hermetik, Komandant Suprem i Yjeve, Urata Sublime e Isirit, Princi i Kodres se Shenjte, Filozof i Samothrakise, Titan i Kaukazit, Djelmosh i Lires se Arte, Kalores i Feniksit te Vertete, Kalores i Sfinksit, I Urti Sublim i Labirinthit, Princi Brahman, Roja Mistik i Shenjterise, Arkitekt i Kulles Misterioze, Princi Sublim i Perdes se Shenjte, Perkthyes i Hieroglifeve, Doktori Orfik, Ruajtesi i Tre Zjarreve, Roja i Emrit te Papermendshem, Edipi Sublim i Sekreteve te Medha, Bari i Dashur i Oazeve te Mistereve, Doktor i Flakes se Shenjte, Kalores i Trekendeshit Vezullues.
(Grada te Ritit Antik dhe Primitiv te Memfis – Misraim)
Manuzio ishte nje shtepi botuese per ASV.
Nje ASV ne zhargonin e Manuzios ishte – por perse po perdor ketu te shkuaren? ASV jane akoma, atje cdo gje vazhdon sikur te mos kete ndodhur gje, jam une ai, i cili tashme projektoj gjithcka ne nje te shkuar tmerresisht te kryer, sepse ajo, qe ka ngjare parmbreme, ka shenjuar nje te care ne kohe, sepse ne navaten e Saint-Martin-des-Champs eshte permbysur rregulli i shekujve… ose ngaqe qe prej parmbremjes jam vjeteruar pernjehere me dekada te tera, apo frika, se mos Ata me arrijne, me ben te flas, sikur te shkruaja kroniken e nje perandorie ne shperberje e siper, i shtrire ne nje vaske, me venat tashme te prera, duke pritur te mbytem ne gjakut tim…
Nje ASV eshte nje Autor me Shpenzimet e Veta dhe Manuzio eshte nje prej atyre sipermarrjeve, te cilet ne vendet anglo-saksone quhen “Vanity Press”. Fitime kolosale, shpenzimet e sipermarrjes zero. Garamond, zonja Grazia, llogaritari i mbyllur ne kafazin ne fund fare, i mbiquajtur drejtori administrativ, dhe Luciano, shperndaresi i gjymtuar, ne magazinen e zbrazet te bodrumit.
>>Kurre nuk e kam kuptuar, se si ia arrin Luciano, qe te paketoje librat vetem me nje dore,<< me kishte thene Belbo, >>ma merr mendja, qe ndihmohet me anen e dhembeve. Nga ana tjeter nuk eshte se paketon kushedi sa: shperndaresit e shtepive botuese normale u shperndajne libra librarive, ndersa Luciano u dergon libra vetem autoreve. Manuzio nuk interesohet fare per lexuesit… E rendesishme, thote zoti Garamond, eshte qe te mos na tradhetojne autoret, pa lexues mund te mbijetosh.<<
Belbo e admironte zotin Garamond. E shikonte si mbajtesi i nje fuqie, e cila atij i ishte mohuar.
Sistemi i Manuzios ishte shume i thjeshte. Disa lajmerime te pakta ne te perditshmet lokale, ne revistat e kategorise, ne botimet letrare te provinces, sidomos tek ato, te cilat zgjasin pak numra. Hapesira publicitare te madhesise mesatare, me fotografi te autorit dhe disa rrjeshta te pakte te goditur: “nje ze i madherishem i poezise sone”, ose “deshmia e re tregimtare e autorit te “Floriana dhe te motrat”.
>>Ne kete moment rrjeta eshte e hedhur,<< me shpjegonte Belbo, >>dhe ASV-te bien ne te si vile rrushi, nese ne nje rrjete bjen dot si vile rrushi, por metafora e pasakte eshte tipike per autoret e Manuzios dhe e kam marre vesin, me falni.<<
>>Po pastaj?<<
>>Marrim rastin e De Gubernatis. Pas nje muaji, teksa pensionisti yne tashme do te digjet prej padurimit, nje telefonate e zotit Garamond do ta ftoje per darke me disa shkrimtare. Takim ne nje restorant arab, krejt ekskluziv, pa tabele ne perjashta, i bie ziles dhe thua emrin tend ne nje citofon. Ambjent i brendshem luksoz, drita te zbehta, muzike ekzotike. Garamond i shtrengon doren le maitre, i drejtohet me emer kamerierit dhe kthen mbrapsht shishet e veres, sepse ai vit prodhimi nuk e bind, ose thote, me fal i dashur, por ky nuk eshte kuskusi, i cili hahet ne Marakesh. De Gubernatis do ti prezantohet komisar Caio, te gjitha sherbimet aeroportuale jane nen kontrollin e tij, por mbi te gjitha, ai eshte shpikesi, apostulli i Kozmorantos, nje gjuhe per paqen universale, e cila po diskutohet ne UNESCO. Mepas Professor Tizio, tregimtar me temperament te fuqishem, cmimi Petruzellis della Gattina 1980, por edhe nje luminist i botes mjekesore. Sa vite keni dhene mesim, profesor? Eh, kohe te tjera ato, atehere po, qe studimet ishin dicka serioze. Dhe poetesha jone e kendeshme, sharmantja Olinda Mezzofanti Sassabetti, autorja e Goditjet e Zemres se Paperlyeme, duhet ta keni lexuar patjeter.<<
Belbo me rrefeu, se e kishte pyetur gjate veten, perse valle te gjithe ASV te gjinise femerore firmosnin me dy mbiemra, Lauretta Solimeni Calcanti, Dora Ardenzi Fiamma, Carolina Pastorelli Cefalś. Perse valle shkrimtaret e rendesishme kane vetem nje mbiemer, pervec Ivy Comton – Burnett, dhe disa biles nuk kane as mbiemer, si Colette, dhe nje ASV quhet Odolinda Mezzofanti Sassabetti? Sepse nje shkrimtar i vertete shkruan nga dashuria per vepren e tij dhe nuk i intereson sikur te jete i njohur vetem me nje pseudonim, psh Nerval, nderkohe qe nje ASV deshiron qe te njihet prej fqinjeve, nga banoret e lagjes se tanishme dhe te atyre ku ka banuar mepare. Mashkullit i mjafton vetem emri, kurse femres jo, sepse ka nga ata, te cilet e njohin si zonjushe dhe nga ata, te cilet e njohin si zonje. Per kete arsye i perdor te dy mbiemrat.
>>Per ti rene shkurt, mbremje e ngjeshur me eksperienca intellektuale. De Gubernatis do te kete pershtypjen, te kete pire nje kokteil me LSD. Do te degjoje derdellitjet e bashkedarkuesve, anekdoten e mencur mbi poetin e madh me impotencen e tij notoriale, i cili edhe si poet nuk vlente kushedi cfare, do te hedhe shikime rrezelluese mallengjimi mbi edicionin e ri te Enciklopedia e Italianeve te Famshem, te cilin Garamond do ta shfaqe krejt papritmas, duke i treguar komisarit faqen (e keni pare, i dashur, edhe Ju keni hyre ne Panteon, ah, me se fundi ka drejtesi).<<
Belbo me kishte treguar enciklopedine. >>Para nje ore Ju mbajta nje predikim sa nje carcaf, por asnje nuk eshte i pafajshem. Enciklopedine e bejme ne menyre ekskluzive une dhe Diotallevi. Ju betohem, jo per te rregulluar sadopak pagen. Eshte nje nga gjerat me zbavitese ne bote, dhe cdo vit nevojitet te pergatitet edicioni i ri i aktualizuar. Struktura eshte pak a shume e tipit: nje ze i referohet nje shkrimtari i shquar, nje ze nje ASV, dhe ceshtja eshte te kalibrosh mire rendin alfabetik dhe te mos harxhosh shume hapesire per shkrimtaret e shquar. Shikoni psh germen L.<<
LAMPEDUZA Giuseppe Tomasi di (1896 – 1957).shkrimtar sicilian. Jetoi gjate i injoruar dhe u be i famshem vetem pas vdekjes per romanin “Leopardi”.
LAMPUSTRI Adeodato (1919 - ). Shkrimtar, edukator, luftetar (nje medalje bronzi ne Afriken Lindore), mendimtar, tregimtar dhe poet. Figura e tij eshte ngritur ne piedestalet e letersise italiane te shekulli tone. Lampustri u zbulua qe me 1959 me vellimin e pare te tij te nje trilogjie te nje fryme te gjere, Vellezerit Carmassi, ngjarje e pershkruar me nje realizem te gjalle dhe nje inspiracion te larte poetik rreth nje familjeje peshkatare lukane. Kesaj vepre, qe me 1960 eshte vleresuar me cmimin Petruzellis della Gattina, i pasuan ne vitet e mepasshme Te dorezuarit dhe Pantera e Syve pa Qerpike, te cilat ndoshta me teper se vepra e pare japin permasat e forces epike, te imagjinates vezelluese plastike, te frymes lirike te ketij artisti te pakrahasueshem. Funksionar i zellshem ministerial, Lampustri eshte vleresuar ne ambjentin e tij si nje person me integritet, baba dhe bashkeshort ekzemplar, orator i holle.
...............vazhdon
Krijoni Kontakt