Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Vezhgime

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Vezhgime

    I meshoj me fort njolles mbi tavolinen e kompiuterit. Duhet te jete patjeter qumesht i ngrire qe nga dy te djela me pare. Moza me dha qumesht me pahir ate mengjes. Me nje pikellim per lekuren time qe ka filluar te vishet me shirita te holle lodhjeje. Gjuha ka kaluar pragun e dhembeve dhe eshte mbeshtetur mbi te brendeshmen e buzes se poshtme. Ves i percjelle tek une nga im mė a tek ajo nga im gjysh. Nuk e di kur vjen sot. Vetem se kam filluar te pergatis dialogjet qe me pare. Tani me kujtohet pse cigarja me eshte bere e domosdoshme qe ne pike te mengjesit. Me liron kapsllikun. Me pare haja pak dhe thate. Ka mundesi qe sforcimi i mushkerive per ēdo thithje percjell kontraktime tek portat e jashteqitjes sime. Ose vetia dehese e tymit pa peshe i shkreh te gjitha llozet e zorres kokeforte. Nje nga te dyja. Dhe qershite ne qershor. Qershite e kane marre emrin te parat, apo qershori. Subjekt i mire ky per dialog.

    -Njerezit sa me pak dine, aq me me zell i futen jetes.
    -Po justifikon dembelizmin tend. Dhe kete perfundim ēuditem si pate fuqine qe e arrite.
    -Ti ke fryme t'i shkosh ketyre pallavrave te mia gjer ne fund e pret per mė.
    -Dhe ti ndjehesh e detyruar!?

    Me dy dollare e pak bleva nje spec, nje karrote, shtate kerpudha, nje qepe e dy domate sot. Nuk dal dot nga paradoksi i pesembedhjetediteshit. Kisha dhe nje kastravec ne dore qe ia shtova blerjes pasi u sigurova qe me mbeten dhe 12 cent. Vij ne shtepi dhe ha ē'ka mbetur nga makaronat e salca e drekes.

    -Duhet te jete shume plake. Ndihet nga era e parfumit qe te ngec ne fyt kur na kaloi prane.
    -Me ata kercinj te shtrire qe ka. Me shume e besueshme eshte qe rrenqethet me shpesh nga une. Ku eshte ai pragu kur shija e ujit nuk eshte me e paparashikueshme, po thjesht nje e vertete qe vjen pa etiketa?

    E imagjinoj nėn peshen e nje mishi te forte; mengjesin kur i ka shtyre fortesat e te mbathurave qe i presin pikat e shurres tek qesh. Perpelitjet e zemres. Ka perpelitje zemre? Trille qe i fsheh pas buzeqeshjeve te shtriqura e plot konfidence per ate qe po vjen, qe do vije ta rrembeje e qe mund te jete e fundit, ose e mbetur pergjysme. Sepeten me kokrra bar mole dhe rrugica te punuara kryq. Ēentrot rokoko. Gjithe ngjyra. Te vetmet te pazverdhura jane kėllėfi dhe ēarēafi me ojna nė tė cilet deshiron ta varrosin.

    -Gjalle je, apo harruar?
    -E permendur. Diku po me permendin edhe tani.
    -Sikur bezdisesh kur te vėrejne egzistencen. Perderisa per ty nuk ka ndryshim relativ nese je mbi apo nėn ajėr, ku qendron rendesia e kalimit shkarazi apo permes?
    -Tek prekja. Brinjaz ferkimi eshte me i vogel. Pa pengesa, apo ngadalesim shpejtesie.

    Me duhet te sforcohem.

  2. #2
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    nice!

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e lexova...
    permendesh....
    (sido qe te permendesh perderisa nuk je harruar... eshte shume)!
    kush te permend? tani nuk ka rendesi! me shume rendesi ka ku dhe tek kush te permendin. Mos harrimi yt po nderron vend ose po zgjeron vend.dmth nga njera koke me goje folese po pasohesh tek tjetra koke me shqise degjuese. Pra po ekziston me shume se vetem brenda lekures tende. fantastike.
    dhe per me teper je e ndjeshme deri aty sa e di edhe castin se po ekziston keshtu gjithandej pertej gjitheshmerise se njohur panjohur.
    Me ke po flet?
    me cilindo te jesh duke folur ...eshte me patjeter dashuri. Edhe po qe se te duket sikur nuk e do ose per me keq sikur e urrren.... je duke folur me te per veten dhe per permendesit e tu. biles po i tregon nje karrote, nje kastravec per tia egersuar kureshtjen ose te pakten per ta mbajtur pezull barkerisht.
    pastaj i ofron domaten me gjithe specin. Oh speci! domatia i rrumbullkon gjerat ne gjak edhe pse eshte me e mundshmia per tu thartuar. Pastaj qer'shori-ite. Dialog per dike qe ti ja kujton. Por qe nuk i jep shansi dialogimi.
    (e kuptove se e pelqeva? dhe shume biles!)
    gjume te embel!
    Neser do dalim te blejme nje shalqi! Ti hypim e te rrokullisemi atje ku te duam ne....pastaj le te behet c'te behet me mengjeset....mbremjet.... trenat....pritjet..... bota mund te jete nje shalqi...i hypim? apo ta hame? e para me pelqen me shume!
    ti nuk vezhgon.... ti ndryshon ate qe te hyj ne vezhgim...ose e ndjen se te ka mbetur ta besh kete ndryshim. urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    H

    Po elefanti? Atij i eshte bere kurrizi si lendine dhe kosat i kane marre nje tufe te marresh qe shperthyen dyert e spitali.....

    Ti mendo edhe pak per elefantin......

    "-Njerezit sa me pak dine, aq me me zell i futen jetes.
    -Po justifikon dembelizmin tend. Dhe kete perfundim ēuditem si pate fuqine qe e arrite.
    -Ti ke fryme t'i shkosh ketyre pallavrave te mia gjer ne fund e pret per mė.
    -Dhe ti ndjehesh e detyruar!?"

    Me tingellon si ulerime elefanti kjo.....

    Termet je

    qyfo

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    (pa kaluar ne detaje mbi perkatesine e kohes)

    Hunden e nxorri te paren. Nga padurimi per ajer, e njomi pluhurin perreth majes dhe e ktheu menjehere ne nje shtrese llaēitese. E gjitha kjo nuk iu duk menyre e keqe per te hequr edhe pjesen tjeter te mbeturinave te dheut. Duke u zhvendosur me kujdesin me te madh, qe te mos krijonte asnje rč te hirte ne ajer, u drejtua per nga perroi aty prane. Ndaloi se marri fryme per nje ēast; rrjedhjen e kishte pasur belane me te madhe, ajo i dukej se e kish zgjuar dhe nga kotjet ne buze te rruges. Ose mund ta kish permendur uria. Vetem se duhet te kish dremitur shume; pluhuri i kish krijuar koloni ne pothuaj gjithe pjeset e dukshme te trupit. I kishte veshur edhe qiellezen.
    Perroi ishte me i thelle se ata te zakonshmit qe u shikoje permes dhe u numeroje dhe brinjet e guret nėn peshė. I iku frika e turbullimit te ujit. Shputat iu lagen te parat dhe nje rreth i hirte si ai mbi hunde iu ngjit deri tek pulpat. Pjesa tjeter ende gri e shpelare, mbase gushe pellumbi? Lengu iu perkedhel ne te ēarat e gishtave, pastaj thembres dhe me mollezat e ftohta po ia terhiqte trupin me thelle. Ndjeu shkallimin t'i godiste barkun, ne nje peshtjellim qe i zgjoi dhe lukthin e mitres. Perpelitjet e tij iu shperndane menjehere ne te dy skajet me perplasje; pluhuri i fundit, ai i zgėqeve i doli jashte; i poshtmi i ra mbi sy nje peshku qe humbi menjehere rranishten pas te ciles ish kapur dhe e perlau rryma. Kerrusi ijet dhe floket iu bene njesh me faqen e perroit...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    henri je e magjishme

  7. #7

    Wink request for admission to LULKA fan club

    i was privately going to pay my annual fee for membership but since you requested them publicly the innitial offer has devalued to flooding your mail box.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Lilith (never below) te zune detyrimet edhe ty. Ēfare hengre per dreke? Mish te zjere jo mire si duket.

    PS: Ato ēelesat e deriēkes se papafingos nuk m'i ke dhene akoma. Sikur ndjeva ere duhani une nje dite kur u ngjita aty lart? Te kene qene thjesht ndjesi te thartuara? Psssēt?!?!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    liqeni titikaka

    Diku mes maleve te larta mbi 6000 metra ne Peru ndodhet liqeni "titikaka" i cili vet eshte ne nivel 4000 metra mbi nivelin e detit.

    Kam lexuar ca nga shkrimtaret e rritur ne kallamishtet rreth ketij liqeni ose aty afer si ASTURIAS...MARKES etj..
    Kane nji gjuhe e stil qe kane mahnitur boten letrare dhe i quajne dhe te magjishem..
    Keta Shkrimtaret qe po i quaj "titikakista" jane shum te pakuptushem dhe te cuditshem.


    Dhe une juve shkrimtareve magjike ketu ne Forum si henri (lulka), mace-blue etj etj qe ska zok- k...ve tju kuptoje se c'thoni do tju quaj "titikakiste".

    sa te veshtir jeni...apapa..

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    >Dhe une juve shkrimtareve magjike ketu ne Forum si henri (lulka), mace-blue etj etj qe ska zok- k...ve tju kuptoje se c'thoni do tju quaj "titikakiste".

    Ti me kupton mua Bra apo jo? Per zok-te e k*****ave te tjera nuk me behet shume vone mua

    Edhe une te dua shume lol

Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. A ka censurė nė forum?
    Nga Manulaki nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 00:38
  4. Vėzhgime Iliro-Shqiptarei vitit 1916
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 13:16
  5. Vezhgime Mbi Shqiperine Te Famulltarit Austriak
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 12:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •