I meshoj me fort njolles mbi tavolinen e kompiuterit. Duhet te jete patjeter qumesht i ngrire qe nga dy te djela me pare. Moza me dha qumesht me pahir ate mengjes. Me nje pikellim per lekuren time qe ka filluar te vishet me shirita te holle lodhjeje. Gjuha ka kaluar pragun e dhembeve dhe eshte mbeshtetur mbi te brendeshmen e buzes se poshtme. Ves i percjelle tek une nga im mė a tek ajo nga im gjysh. Nuk e di kur vjen sot. Vetem se kam filluar te pergatis dialogjet qe me pare. Tani me kujtohet pse cigarja me eshte bere e domosdoshme qe ne pike te mengjesit. Me liron kapsllikun. Me pare haja pak dhe thate. Ka mundesi qe sforcimi i mushkerive per ēdo thithje percjell kontraktime tek portat e jashteqitjes sime. Ose vetia dehese e tymit pa peshe i shkreh te gjitha llozet e zorres kokeforte. Nje nga te dyja. Dhe qershite ne qershor. Qershite e kane marre emrin te parat, apo qershori. Subjekt i mire ky per dialog.
-Njerezit sa me pak dine, aq me me zell i futen jetes.
-Po justifikon dembelizmin tend. Dhe kete perfundim ēuditem si pate fuqine qe e arrite.
-Ti ke fryme t'i shkosh ketyre pallavrave te mia gjer ne fund e pret per mė.
-Dhe ti ndjehesh e detyruar!?
Me dy dollare e pak bleva nje spec, nje karrote, shtate kerpudha, nje qepe e dy domate sot. Nuk dal dot nga paradoksi i pesembedhjetediteshit. Kisha dhe nje kastravec ne dore qe ia shtova blerjes pasi u sigurova qe me mbeten dhe 12 cent. Vij ne shtepi dhe ha ē'ka mbetur nga makaronat e salca e drekes.
-Duhet te jete shume plake. Ndihet nga era e parfumit qe te ngec ne fyt kur na kaloi prane.
-Me ata kercinj te shtrire qe ka. Me shume e besueshme eshte qe rrenqethet me shpesh nga une. Ku eshte ai pragu kur shija e ujit nuk eshte me e paparashikueshme, po thjesht nje e vertete qe vjen pa etiketa?
E imagjinoj nėn peshen e nje mishi te forte; mengjesin kur i ka shtyre fortesat e te mbathurave qe i presin pikat e shurres tek qesh. Perpelitjet e zemres. Ka perpelitje zemre? Trille qe i fsheh pas buzeqeshjeve te shtriqura e plot konfidence per ate qe po vjen, qe do vije ta rrembeje e qe mund te jete e fundit, ose e mbetur pergjysme. Sepeten me kokrra bar mole dhe rrugica te punuara kryq. Ēentrot rokoko. Gjithe ngjyra. Te vetmet te pazverdhura jane kėllėfi dhe ēarēafi me ojna nė tė cilet deshiron ta varrosin.
-Gjalle je, apo harruar?
-E permendur. Diku po me permendin edhe tani.
-Sikur bezdisesh kur te vėrejne egzistencen. Perderisa per ty nuk ka ndryshim relativ nese je mbi apo nėn ajėr, ku qendron rendesia e kalimit shkarazi apo permes?
-Tek prekja. Brinjaz ferkimi eshte me i vogel. Pa pengesa, apo ngadalesim shpejtesie.
Me duhet te sforcohem.
Krijoni Kontakt