Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Zjarr ne Ministrine e Jashtme!!!

    Agim Lami do tė mbetet njė polic anonim. Njė polic nga ata qė marrin njė rrogė sa pėr tu ushqyer dhe me reston pėr tė bėrė asgjė. Por nė rastin mė tė parė tė dhėnė, ky brum polici, qė ndeshet shpesh, u kthye nė hero tė vėrtetė. Nga ata qė mund tė preken. Rreth orės 11.15 tė ditės sė djeshme ai ndodhej nė furgonin e grupit tė gatshėm, qė mbėrriti i pari pranė ndėrtesės 7-katėshe pėrbri Ministrisė sė Jashtme, kati i parė i sė cilės po shkrumbohej. Aty kishin mbėrritur njėkohėshisht me tė disa drejtues e policė tė Komisariatit 1, tė cilit i pėrkiste edhe Lami. Tė gjithė sa ishin futen nė ndėrtesė duke trokitur derė mė derė. Kur vuri re shefat e tij N. Zykon, L. Voglin dhe N. Balėn tė futeshin mes tymit, Agimi nuk ishte ndalur. Urdhėri momental kishte qenė tė nxirreshin poshtė banorėt, sa tė mundeshin, ndėrsa pjesa tjetėr tė strehohej nė katin e sipėrm, mundėsisht nė tarracė. "Nė katin e dytė gjeta njė plak, qė kishte thyer kėmbėn. E morra nė krahė dhe u sula drejt derės. Por rugės ndesha me njė grua, qė nuk mund tė ecte. Tymi e kishte bllokuar, ashtu si po mė bllokonte edhe mua. Plaku mė tha ta lėshoja, se mund tė ecte pak vetė. Mora gruan nė krahė dhe vura plakun pėrpara", ishte rrėfimi i Agimit, si njė pjesėz e historisė sė madhe tė ngjarjes sė djeshme. Kolegėt e tij mė tej treguan se Lami me tė nxjerrė nė dritė gruan dhe plakun, ishte futur sėrish brenda, ku kishte mbetur i asfiksuar nga tymi.

    Pragtragjedia

    Agim Lami ishte njė nga ata njerėz, qė gjatė ditės sė djeshme mund tė kishte humbur jetėn. Nė vendngjarje, nėdrkohė qė tymi i magazinės me tapete e sixhade kishte marrė qiellin, kishin mbėrritur capak drejtues e policė tė Komisariatit 1 tė policies, qė ndodhet nė afėrsi. Tė cilėt nuk kishin nė dispozicion asnjė mjet ndihmės. Pak minuta pas tyre, pikėrisht nė momentin qė 4 policė pėr pak u safiksuan nė brendėsi, mbėrriti zjarrfikėsja e parė, uji i sė cilės sipas dėshmive nuk i guduliste fare flakėt. Zjarri kishte pėrfshirė gjithė sipėrfaqen prej gati 400 metra katror tė magazinės dhe tymi i ēliruar futej nė dritaret dhe hyrjet e pallatit, dyert e tė cilave ishin hedhur pėrtokė nga policia, qė kėrkonte tė izoluarit. Pasi ishin nxjerrė 7-8 banorė dhe disa tė tjerė ishin ngjitur nė katin e fundit, Drejtori i Policisė sė Tiranės A. Dervishi kishte qenė njeriu fjala e tė cilit do tė jepte vėrtet alarmin. Me 4 policė tė plagosur, (Agim Lami, Servet Ricku, Myzafer Hoxha dhe Hektor Ymeri) disa banorė nė tė njėjtėn gjendje dhe situatė tė panjohur pėr ata qė ndodheshin ende nė brendėsi, drejtori kėrkoi ndihmė nga tė gjithė. Sė pari aty mbėrritėn forcat speciale tė tė gjitha llojeve tė drejtuara nga Artan Didi, specialistė tė Mbrojtjes Civile, ushtarė etj. Ndėrsa specialėt u futėn nga kati i dytė, specialistėt e Mbrojtjes Civile, tė vetmit qė kishin mjete, u futėn nė mes tė tymit.

    Situata nėn kontroll

    Forcat speciale dhe Mbrojtja Civile nxorrėn edhe 7-8 banorėt e fundit tė bllokuar nė katet e sipėrme tė pallatit. Nė katin e pestė specialistėt e Mbrojtjes Civile gjetėn dhe shpėtuan njė grua gjysmė tė asfiksuar dhe fėmijėn e saj 1.5 vjeē. Ndėrkohė njė helikopter qė u pėrqas mbi ndėrtesė, por nuk pati fatin tė jepte ndihmėn e tij. Pasi u kontrollua dhomė mė dhomė i gjithė pallati, rezultati i ka gėzuar tė gjithė, filluar qė nga Ministri i Pushtetit Vendor Ben Blushi, qė ishte nė vendngjarje. Por tė gjithė ishin tė bindur se kėsaj radhe mė shumė i kishte ndihmuar fati. Alarmi nuk ishte dhėnė nė kohė, zjarrfikėset nuk kishin mbėrritur nė kohė, uji i tyre bėnte pak efekt nė flakė tė tillė, policėve u mungonin mjetet etj. Pra njė situatė aspak e llogaritur pėr t'u pėrballuar. Fati ndihmoi edhe policėt e banorėt, qė u bllokuan nė brendėsi sė bashku me heroin tonė Agim Lami, tė cilin shokėt e gjetėn tė pėrmbysur dhe pa ndjenja nė katin e dytė.


    Arrestohen punėtorėt qė dyshohen pėr zjarrin

    Policia e Tiranės ka vėnė nė pranga katėr persona tė dyshuar si shkaktarėt e zjarrit. Ata janė katėr punonjės izolues tė kartoserės, tė cilėt po punon mbi njė dritare tė magazinės. Sipas burimeve tė policisė sė Tiranės, nga veprimet e kryera nga policia kriminale e Komisariatit numėr 1, ka rezultuar se vatra e zjarrit ėshtė pikėrisht poshtė dritares ku po punohej. Hetuesit, tė ndihmuar edhe nga ekspertėt zjarrfikės, kanė pėrjashtuar mundėsinė e shkaktimit tė zjarrit nga njė defekt elektrik. Nė fakt rrjeti ka ndihmuar mė pas nė pėrhapjen e flakėve. Katėr izoluesit e ēative ishin tė parėt qė sinjalizuan pėr zjarrin. Nga veprimet paraprake tė hetuesve ka rezultuar se zjarri ėshtė shkaktuar aksidentalisht nga aparati ngrohės qė pėrdonin izoluesit. Gjithsesi, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, policia ka vendosur ndalim e tyre. Fati i mėtejshėm i punėtorėve do tė vendoset nga rezultati i ekspertizės.


    "News 24" transmetoi drejtpėrdrejt ngjarjen

    Televizioni "News 24" ka arritur tė kenė njė numėr rekord tele-shikueshish gjatė ditės sė djeshme, pasi ka arritur tė japė drejtpėrdrejt ngjarjen e djegies sė magazinės nė afėrsi tė Ministrisė sė Jashtme. Duke patur mundėsinė tė instalojė studion lėvizėse nė kohėn e duhur nė afėrsi tė objektit, qė ishte duke u shkrumbuar gazetarėt arritėn tė pėrcillnin ngjarjen drejtpėrdrejt me tė gjitha zhvillimet e saj. Madje u bėnė pjesė tė saj. Nė njė moment gazetari i televizionit Ilir Mati hyri nė ndėrtesė me njė maskė antigaz, tė cilėn mė pas zgjodhi t'ia jepte njė ushtari qė po futej nė brendėsi pėr tė ndihmuar njė qytetar.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ka nisur si njė re tymi nė brendėsi tė magazinės sė orendive shtėpiake dhe pėr mė shumė se dy orė ka kėrcėnuar plot 14 jetė njerėzish. Zjarri i rėnė nga pakujdesia pėr pak nuk ėshtė kthyer nė njė tragjedi njerėzore. Banorėt e pallatit nė fund tė bulevardit "Bajram Curri", tė tmerruar kanė braktisur shtėpitė e tyre dhe kanė dalė jashtė pėr tė shpėtuar jetėn. Ndėrkohė, nga brenda pallatit vinin britma dhe ulėrima tė njerėzve qė kėrcėnoheshin nga flakėt. Fatmirėsisht nė atė orė shumė prej banorėve ishin jashtė, por pranė pallatit. Ata kanė vrapuar fillimisht pėr t'u ardhur nė ndihmė punonjėsve tė magazinės. Mė pas, kur kanė parė se zjarri ka pėrfshirė tė gjithė pallatin kanė vrapuar pėr tė nxjerrė fėmijėt dhe banorėt qė ishin brenda nė shtėpitė e tyre. Ata kanė shkuar vetė kat mė kat duke trokitur nė ēdo derė pėr tė lajmėruar pėr rrezikun qė u kanosej. Banorėt kanė nxjerrė sa kanė mundur, ndėrkohė qė tė pafuqishėm nga reja e madhe e tymit dhe nė mungesė tė aparaturave tė posaēme janė tėrhequr duke ndjekur veprimet e policisė qė mori nė dorė situatėn.
    Elvana Hoxha, banore nė katin e shtatė tė pallatit, ka rrėfyer pėr Gazetėn ato momente tė tmerrshme, kur, pasi ka parė pallatin tė marrė flakė, ka vrapuar dhe ka nxjerrė nga shtėpia fėmijėn 3 vjeē, vjehrrėn dhe vjehrrin.

    Si ndiheni tani qė ka ėshtė shuar zjarri?
    Nuk di ēfarė tė them. Po mundohem tė mble-dh veten pasi kam parė tmerr me sy. Dhe tė mendosh se nė mes tė atij zjarri ishte fėmija dhe dy prindėrit e bashkėshortit tim.

    Mund tė na tregosh se ēfarė keni parė?

    Isha pėrpara hyrjes kur pashė qė nga magazina poshtė pallatit tė dilte tym. Nga britmat e punonjėsve atje e kuptova qė diēka e keqe po ndodhte, por nuk mė shkonte nė mendje se puna do tė shkonte deri aty. Nuk kanė kaluar shumė minuta dhe zjarri mbuloi tė gjithė magazinėn dhe filloi tė ngjitej nė kat tė dytė.

    Ju si vepruat?
    Ndoqa fqinjėt e mi qė u ngjitėn me vrap nėpėr shkallė pėr tė lajmėruar pėr zjarrin dhe pėr tė nxjerrė ata qė ishin brenda. Jam ngjitur deri nė katin e shtatė ku banoj dhe aty kam marrė fėmijėn tim pėr ta nxjerrė poshtė. Nė shtėpi kisha dy prindėrit e bashkėshortit tė cilėt nuk lėvizin dot sepse janė nė moshė tė thyer dhe tė sėmurė.

    Kush ju ndihmoi?

    Kur dola poshtė me fėmijėn tymi kishte mbuluar tė gjithė hyrjen. Bėrtisja pėr ndihmė dhe kur e pashė qė tė gjithė ishin tė zėnė duke zbritur tė tjerė, kam vajtur vetė dhe e kam zbritur vjehrrėn time duke e mbajtur nė shpinė. Pėr vjehrrin mė ndihmuan disa policė, tė cilėt nuk mė lanė tė ngjitesha mė, por shkuan dhe e morėn vetė.


    Specialistėt: Edhe 30 minuta zjarr, ndėrtesa do ishte shembur

    Pak e pabesueshme, por disa specialistė qė njohin ndėrtimet, mes tyre njė inxhinier, pohuan se me ndėrtesėn 7-katėshe mund tė kishte ndodhur njė tragjedi e pėrmasave tė mėdha. Inxhinieri, i cili nuk dėshiroi tė identifikohej, kishte vėnė re se hekuri i shtyllave tė betonit nė katin ku shpėrtheu zjarri ishte deformuar ose kishte filluar tė deformohej. Po kėshtu inxhinieri pohoi se edhe vetė betoni nga flakėt ishte zbutur e thėrrmuar, pasi kishte humbur fortėsinė. "Nuk di tė them me saktėsi, por pėr mua po tė kishte vazhduar zjarri i fortė edhe 30 minuta, ndėrtesa do tė ishte shembur", pohoi pėr Gazetėn inxhinieri. Sipas tij, shtyllat prej betoni nuk do tė kishin duruar peshėn nėse hekuri do tė vazhdonte tė nxehej mė tepėr, duke rrezikuar shembjen katastrofike tė ndėrtesės 7-katėshe. "As mė pak dhe as mė shumė, njė fenomen i ngjashėm me atė shembjes sė kullave binjake nė Nju Jork", pėrfundoi inxhinieri.


    Vlera e mallrave tė djegur, 25 milionė lekė

    Dėmi i shkaktuar nga zjarri nė magazinėn e orendive shtėpiake llogaritet nė 25 milionė lekė. Shifra ėshtė deklaruar nga vetė pėrfaqėsues tė firmės dhe po verifikohet nga hetuesit e policisė. Ndėrkohė, magazina e shitjes sė tapeteve dhe orendive shtėpiake, e cila figuron me pronar Hamit Allkėn, nuk ėshtė siguruar pėr mallin nė raste vjedhjesh apo fatkeqėsish tė tilla. Sipas pretendimit tė policisė, nga aksioni pėr lokalizimin dhe fikjen e zjarrit ėshtė shpėtuar njė e treta e vlerės sė mallit. Vlera e dėmit shtohet akoma mė shumė po t'i shtojmė edhe dėmet e shumta tė pėsuara nė banesat mbi magazinėn. Dy kate janė bėrė fare tė pabanueshėm dhe banorėve nuk u ėshtė dhėnė asnjė zhdėmtim apo ndihmė tjetėr kompensuese nga shteti. Ndėrkohė qė dėmtime serioze ka patur edhe vetė pallati, tė cilat po studiohen nga ekspertė tė ndėrtimeve.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shteti prej kartoni!!

    Ka mjaftuar nje zjarr i rene ne nje dyqan dje ne afersi te ministrise se Jashtme ne Tirane, qe te gjithe ne, te shikonim "live" ne ekranet tona televizive, gjendjen reale te strukturave te shtetit shqiptar. Te cilat edhe duke e ditur se po monitoroheshin nga dhjetra kamera dhe syte e qytetareve, kane dhene proven me te mire, te nje shteti te organizuar ne menyren me te keqe te mundur. Nje shfaqje qe gjithkush pas kesaj mund ta marre me mend, se si mund te perfundojne histori te ngjashme, apo tragjedi te permasave edhe me te medha, qe luhen cdo dite jashte unazes se kryeqytetit.

    Lajmi per renien e zjarrit, ka shkuar me shpejt ne redaksite e mediave se ne rajonet e policise, apo te zjarrfikesve. Gazetaret kane mberritur ne vendngjarje, shume me shpejt se shumica derrmuese e efektivave qe paguhen per evitimin e fatkeqesive natyrore ose jo, si ajo e djeshmja. E si te mos mjaftonte vetem kjo, ne vendin e zjarrit ka filluar nje operacion i corganizuar, ne menyre te organizuar. Askush nuk u kujtua te rrethoje menjehere vendin, per te mbajtur larg jo vetem mediat, por mbi te gjitha sehirxhinjte dhe kalimtaret. Tubat e zjarrfikesve rezultuan te cara, ata nuk kishin qofte edhe nje shkalle te vetme per te shpetuar banoret, pale kundragaze, maska speciale apo doreza pune kunder zjarrit. Gje qe mund ta shnderronte ngjarjen, ne nje tragjedi te vertete, nese flaket do te zgjateshin edhe pak metra me tutje, tek nje pike karburanti, qe si edhe 40 te tjera ne Tirane, jane ndertuar poshte dritareve te pallateve te banimit.

    E si te mos mjaftonin te gjitha keto, "turmes se shtetit" me uniforma police, zjarrfikesish, forcash speciale, te nderhyrjes se shpejte, ushtrise e gjithfaresh, iu shtuan edhe kostumet e zinj te disa drejtuesve te pushtetit lokal e qeverise. Te cilet,- ashtu si edhe Nano gjate tragjedise se Selenices,- vrapuan te tregonin "shqetesimin" dhe "fytyrat e pikelluara" para njerezve te tragjedise dhe medias. Ata nuk kane pse shkojne te jene prezent ne ngjarje te tilla. Mjafton qe te kryejne detyren per te cilen jane votuar e paguhen nga taksapaguesit: Te krijojne struktura dhe institucione efikase, qe ne cdo kohe e situate, secili te dije detyren dhe ta beje ate me shpejtesine dhe perpikmerine maksimale. Ne te kundert, do te vazhdojne te japin spektakle si ai i djeshme, te nje shteti prej kartoni, qe shkrumbohet dhe rrezikon te digjet, edhe nga disa shkendija saldatriceje.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Sa thelbėsore ėshtė pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •