Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Cmimet

    Ishte koha kur edhe ne malesite e thella Partia kish vendosur ti kolektivizonte malsoret e mjere..
    Mir po ish problem sepse vullnetarisht atyre nuk ju a kish qejfi dhe vendosen shoket e Partise te thrrasin Pal Vaten per te bere agjitacion neper Malsi per epersite e kooperativave.
    Fillon mbledhja e mbasi flasin te deleguarit e Partise ja japin fjalen shokut Pal.
    Fshataret po degjojn me vemendje te madhe..
    Fillon Pali.. ngjoni or vllazen ..bani cka ju thot partia se ka me ju dal ma mire me kooperativa.. Ka me pas aq e kaq te mira prej kooperatives..etj.etj..
    Pali tuj gri sallat derr..derr..por fshataret ne ftyra dukeshin skeptika..edhe u mendu mire mir i shkreti Pal ..edhe filloj me fol me shembuj..
    -Ngjoni or shok malsor ..tha.. koprativa ka me ju sjell aq te mira sa spo di si me ju a than ma thjesht une juve....ka me ken aq mire e aq lire ushqimet...bertet..Pali sa ka me u ba si ne koh te ZOGIT .......
    uuuuuuurraa thrriten katunaret.. ..
    ahh Pal e dhj...tash..i than ata te Partise e u prish mbledhja..

    Ne teme tash..
    Pra nji epok , nji politikan, nji sistem mbahen mend ne popull per ato gjera qe kane rendsi jetike per njeriun e thjeshte..
    E nji nga gjerat kryesore eshte USHQIMI i perditshem..


    Ja c'thote ATSH sot.
    ------------------------------
    Vlorė: Perimet 40 % mė tė shtrenjta se viti i kaluar


    VLORE, 12 Maj/ATSH-Harilla Koēi/.- Ēmimet e perimeve dhe frutave pėr periudhėn aktuale nė qytetin e Vlorės janė mesatarisht 40 % mė tė larta, krahasuar me tė njejtėn periudhė tė vitit tė kaluar.
    Ēmimi pėr njė kilogram kivi sivjet shkon nė 150 lekė, nga 100 lekė qė ishte vitin e kaluar. Po ashtu, ēmimi i mollėve ka njohur njė rritje prej rreth 40 lekėsh, duke arritur nė 120 lekė kilogrami.
    Mė tej, barbunjat e serrave u shitėn tė Dielėn nė treg me 250-260 lekė kilogrami, ndėrkohė qė njė vit mė parė ato kushtonin 180 lekė. Ēmimi i domateve tė serave, prodhim i vendit, luhatet nga 150 deri nė 180 lekė pėr kilogram, krahasuar me 100-120 qė ishte vitin e kaluar.
    Ndėrkohė, nuk kanė njohur rritje ēmimet e disa perimeve si patėllxhani (i vendit dhe i importit), patatja, karrota, etj. Veē sa mė sipėr, aktualisht konstatohet rėnie e ēmimit tė kastravecit nė njė masė prej rreth 30 %, pėr shkak tė prodhimit mė tė madh tė tij nė serat e vendit, krahasuar me vitin e kaluar.
    Ndryshimet nė ēmimet e prodhimeve tė importit tė sipėr pėrmendura, disa tregtarė i lidhin kryesisht me luhatjet nė kursin e kėmbimit tė valutave nė treg. Por nga ana tjetėr, ata nuk arrijnė tė argumentojnė ēmimet e larta tė perimeve tė vendit, pėr tė cilat mjaftohen tė thonė se "kanė kosto tė lartė prodhimi".
    P ėr kundėr kėtyre pretendimeve, specialistė tė Drejtorisė sė Bujqėsisė e Ushqimit, spjegojnė se "rritja e ēmimeve tė disa perimeve e frutave nė tregun e Vlorės, ėshtė pasojė e abuzimeve tė vetė tregtarėve".
    Sipas tyre, norma e fitimit pėr disa nga tregtarėt e fruta- perimeve, nė krahasim me prodhuesit e tyre, shkon deri nė 200 % dhe ky abuzim pasqyrohet nė kuadrin e ēmimeve nė treg. /s.sh/dori/
    2002-05-12 .

    -----------------------------------------------------

    Kush eshte ne Tirane te na tregoje sa eshte TANI rroga e nji ..
    mesuesi gjimnazi....
    infermieri ne Spital...
    Polici te thjeshte...????

    Sa kushton ???
    nje kile mish...
    nje kile domate..
    nji kokerr veze..
    nji liter qumesht...
    nji pal kepuce..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Hoteli Vlores.

    Nga Zeri Popullit
    ---------------------------
    Hotel "Vlora Internacional" ne Skele
    Vlora ka hotele dhe motele tė cilat janė ndėrtuar dhe vazhdojnė tė ndėrtohen gjatė kėtyre viteve tė fundit. Njė ndėr kėta hotele dhe ndoshta mė i madhi ėshtė Hotel "Vlora Internacional" qė gjendet nė Skelė, fare pranė portit tė qytetit. Pronari i kėtij hoteli tė madh, zoti Fatmir Hanxhari tė pret me buzėqeshje dhe tė ofron ambientet e hotelit pėr ēdo gjė. Pikėrisht tek ky hotel zhvillohen tė gjitha konferencat dhe mbledhjet, madje edhe ato tė Kėshillit tė bashkisė janė zhvilluar disa herė kėtu. Por ēfarė tė ofron ky hotel qė shkon krenar drejt kaltėrsive tė detit. Hoteli ka 82 shtretėr, ka 45 dhoma, ku nga kėto 21 dhoma janė me nga dy krevate tek, 16 dhoma janė me krevate dopio, kurse 8 dhoma janė me krevate dopio plus nga njė krevat tek. Hotel "Vlora Internacional" ka shėrbim Bar-Restoranti dhe dhomat janė me dysh, televizor dhe kondicioner. Ēmimet pėr njė natė fjetje nė hotel, variojnė nga 30 EURO, 40, 50 dhe 60 EURO. Ēmimet e ushqimeve qė gatuan restoranti i Hotelit janė si mė poshtė: Njė pjatė makarona spageti me prodhime deti kushton 400 lekė tė reja, spageti me salc kushton 200 lekė, radgull 300 lekė, spageti danker 500 lekė, spageti vaj, udhėr, piper 200 lekė, razanja 400 lekė. Pėr prodhimet e detit zi Koce, Lavrak, Gjuzė njė kg kushton 3600 lekė, kurse barbuni pėr 300 gr kushton 1000 lekė, karkales i vogėl 300 gr kushton 600 lekė, karkalec i vogėl 300 gram kushton 1000 lekė. Pėr mishrat restoranti ofron kėto ēmime. Biftek sade 200 gr 600 lekė, milanez kotolet 200 gr kushton 600 lekė, bėrxolla derri, viēi sade 200 gr kushton 600 lekė, biftek patate 200 gr kushton 650 lekė tė reja. Pėr sallatat ka ēmime tė ndryshme kurse pėr pijet hoteli ofron kėto ēmime: Njė shishe birr korona kushton 300 lekė, Xeniker 200 lekė, Bavaria-Amstel 150 lekė, verė italiane 800 lekė shishja, uji i Glinės 60 lekė etj.

    Hoteli ofron shėtitje nė det dhe nė vende historike dhe arkeologjike pėr turistėt.

    Korresp. i "Zėrit"
    --------------------------------



    Si ju duken cmimet?

    Nji nate ne hotel rreth 40 EURO.
    Nji pjate makarona 400 leke te reja.

    Sa EURO eshte rroga mujore e nji mesuesi gjimnazi ne Albani?

    Ca pyetje me spec per Vlonjatet...

    Kush eshte ky pronari Hotelit FATMIR HANXHARI??

    Ku e gjeti Truallin?
    Eshte Berish-jan apo ZABIT-jan??

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shkoni ne Plazh..

    Uje sa te duash ne Durres..
    ------
    gsh jep sihariq..
    -------
    Ujėsjellėsi merr masa: Kėsaj radhe mė pak ujė pėr fshatrat

    Pėr durrsakėt vera e parė me ujė ēdo 24 orė


    --------------------------------------------------------------------------------

    DURRES

    Mė nė fund durrsakėt do tė kenė ujė ēdo ditė edhe gjatė stinės sė nxehtė tė verės. Pėr tė realizuar kėtė e vetmja zgjidhje ka qenė reduktimi i furnizimit me ujė tė fshatrave, 1 herė nė 48 orė, ashtu sikurse e ka marrė Durrėsi pėr ēdo sezon veror.

    Kėtė vit Ujėsjellėsi nė bashkėpunim me Kėshillin e Qarkut ka vendosur tė bėjė rrokadė, domethėnė qė qyteti tė furnizohet me ujė nga 2 orė pėr ēdo ditė, ndėrsa fshatrat 1 herė nė dy ditė. Njė vendim i tillė u mor dje nė analizėn qė zhvilloi Ujėsjellėsi pėr problemet e furnizimit me ujė pėr sezonin e verės. Nė mbledhjen e djeshme u thanė thuajse tė njėjtat gjėra qė janė thėnė vitet e shkuara. Meqenėse tubacionet janė ēarė pėr tė marrė ujė nė mėnyrė abuzive, kapaciteti prurės i ujėsjellėsit bie nga 700 litra ujė nė sekondė nė 250 litra nė sekondė. Kėtij problemi i janė shtuar edhe tė tjera si ai i luhatjes sė tensionit elektrik nė sistemin e motopompave tė ujit nė Fushė-Kuqe, gjė qė ka shkaktuar anomali lidhur me furnizimin me ujė tė lagjeve tė tėra tė Durrėsit. Ndėrkohė nė analizėn e djeshme u vendos qė tė merren masa tė cilat synojnė nė pėrmirėsimin e situatės. Kėshtu do tė freskohen informacionet mbi funksionimin e lavazheve dhe tė pikave, tė cilat prodhojnė materiale pėr ndėrtim. Gjithashtu janė siguruar fonde me tė cilat do tė kryhen riparime pusetash dhe elementėsh tė tjerė tė sistemit hidraulik qė rezultojnė tė dėmtuara dhe tė amortizuara. Njė masė tjetėr ėshtė ajo e vendosjes nė punė tė Ujėsjellėsit nė fshatin Fushė Kuqe, i cili ėshtė ndėrtuar, por pėr probleme tė furnizimit me energji elektrike qėndron i pa shfrytėzuar. Nė bashkėpunim me Policinė e Rendit do tė punohet pėr tė vjelur paratė e debitorėve, tė cilat arrijnė shuma tė larta. Por ajo qė i shqetėson mė shumė specialsitėt e Ujėsjellėsit ėshtė njė sasi prej 400 metrash e tubacionit kryesor nė Fushė Kuqe, i cili pėr shkak tė tokės me kripė rrezikon tė dalė krejtėsisht jashtė pėrdorimit, gjė qė do tė ndėrpriste furnizimin me ujė tė Durrėsit. Pėr kėtė do tė kėrkohen fonde nga lart nė mėnyrė qė tė bėhet zėvendėsimi i kėtij tubacioni me njė tė ri.
    ---------------

    parimi " hiqja Lenes venja Prenes " shpeton qytetin bregdetar i cili tash 30 vjet ujin e mbush te komshiu katit te pare..
    lol.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Zhapiket e Fierit

    Forca shoferi se arriti Fieri.

    -------
    Keto dite gazetaret tone trima (pa shaka them se jan trima) denoncojne dhjetra raste kur lirohen nga qelite e policise ose burgjet Kriminele te regjur.
    Ja rasti fundit ne Fier ku kryetari gjykates frikacaku dhjeraman Pirrua i sotajve liron kriminelet.
    Behet lali myzeqes kryetar gjykate mo aman..
    Ata tremben nga gjethet e shtogut kur levizin mbrapa halese nga era. Per spiunlleqe po jane te zot sotat.
    Tmerr.

    ---
    Prokuroria: Kėrkuam dėnimin me 25 vjet, gjykatėsit e rrėzuan "pėr mungesė provash"

    Fier, lirohet nga Gjykata i shumėkėrkuari pėr vrasje


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini

    FIER

    Skandal nė Gjykatėn e Fierit, lirohet njė i kėrkuar pėr vrasje nė vitin '97 dhe i dėnuar njė herė me 25 vjet burg nė mungesė. Ditėn e enjte, nga qelitė e Komisariatit tė Fierit ėshtė liruar Veli Binjaku, nga fshati Rushdije, i shumė kėrkuar i policisė shqiptare, pėr vrasjen e Llane Kananit, nga fshati Visokė, nė vitin 1997.

    Sipas policisė fierake, mė datėn 19 qershor 2002, rreth orės 04.00 tė mėngjesit, pas njė aksioni "blic" tė Drejtorisė sė Policisė, tė drejtuar nga zėvendėsdrejtori, Ergys Lala, ėshtė bėrė i mundur ndalimi i Binjakut. Por, ēudia ka ndodhur 24 orė mė vonė. Pas ndalimit tė tij nga policia, mbi bazėn e urdhėr-arrestit tė Prokurorisė sė rrethit tė Fierit, ėshtė urdhėruar lirimi i menjėhershėm i tij dhe pushimi i ēėshtjes pėr nipin e tij, Gentian Binjaku, i akuzuar si bashkėpunėtor i vrasjes nė maj tė vitit 1997. I kontaktuar me telefon nga Gazeta Shqiptare, kryeprokurori i Fierit, Ilirian Muhaj, ka thėnė se: "Fillimisht, kur ēėshtja ishte nė Gjykatėn e Faktit nė Fier, akuza ka kėrkuar 25 vjet heqje lirie pėr tė dhe kėtė kėrkesė e ka miratuar trupi gjykues. Avokati i tė pandehurit ka apeluar dhe Gjykata e Apelit nė Vlorė e ka kthyer ēėshtjen pėr rishqyrtim nė Shkallėn e Parė nė Fier. Sėrish ne kemi kėrkuar 25 vjet heqje lirie, por Gjykata e ka liruar. Megjithatė, ne si Prokurori e kemi ēuar ēėshtjen sėrish nė Apelin e Vlorės, ndryshe nga hera e parė qė e ēoi avokati i tė pandehurit", ka thėnė Muhaj. Kėshtu, mė datėn 24 prill ėshtė zhvilluar seanca nė Faktin e Fierit, pas kthimit nga Apeli i Vlorės. Burime nga policia e Fierit kanė bėrė tė ditur, ashtu sikurse edhe nga Prokuroria se, organi i akuzės ka kėrkuar pėr tė dytėn herė dėnimin e Binjakut me 25 vjet heqje lirie. Por, trupi gjykues, i kryesuar nga Pirro Sota, e ka shpallur tė pafajshėm Veliun dhe nipin e tij "pasi nuk ka prova tė mjaftueshme pėr dėnimin e tyre". Megjithėse Veli Binjaku ishte shpallur i pafajshėm, urdhėri pėr prangosjen e tij vazhdonte tė ishte nė sirtarėt e policisė. Dhe, pas informacioneve pėr kthimin e tij nė shtėpi, ai ėshtė arrestuar, pėr tė ndenjur nė qeli vetėm 24 orė. "Nuk mund tė qėndronte nė qeli, pasi Gjykata e kishte shpallur tė pafajshėm", ka thėnė kryeprokurori fierak. Ky i fundit, mė datėn 20 qershor 2002, duke u bazuar nė vendimin numėr 95, datė 24.04.2002 tė Gjykatės sė Faktit nė Fier, "pėr deklarimin tė pafajshėm tė tė pandehurve Veli Binjaku dhe Gentjan Binjaku", i ka dėrguar Komisariatit tė Fierit njė urdhėr-lirimi me numėr protokolli 1200, datė 20.06.2002, nė tė cilin thuhet: "Meqenėse nga ana juaj ėshtė zbatuar masa e arrestit pėr shtetasin Veli Binjaku, urdhėrohet lirimi i tij i menjėhershėm nga burgu. Gjithashtu, tė bėhet heqja nga kėrkimi i shtetasit Gentjan Binjaku".
    -------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-07-2002 mė 07:25

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mocaloret

    Keta Fieraket jane bere perbindesha.
    Ne kohen e Enver Hoxhes Fieri zinte vendin e pare per kriminalitet. Si popull me partishmeri staliste-mocalore Fierakve trima u kerkohej vetem sahanlepirje e spiunllek dhe kriminaliteti u lejohej se "ishin tonet".
    Tani ne Demokraci Fieraket thyejne rekorde te maskarallekut. Duan me zor te behen milionera si deputeti tyre Anastas Angjeli dhe cfare nuk bejne.
    ..........
    GAZ-Shqiptare.
    -------------------------
    Policia: Mėsuam se nė lagjen "15 tetori", ndodhej njė fėmijė nėn kujdestarinė e njė gruaje. Pasi shkuam aty, ajo qė paguhej pėr ta mbajtur, na tregoi personat, tre prej tė cilėve janė arrestuar, ndėrsa i katėrti ėshtė shpallur nė kėrkim

    FIER/ Vajza 3 vjeēe mbahej peng nė Fier, e ėma ishte ēuar nė Itali qė nė janar

    Njė fėmijė zbulon rrjetin e trafikantėve tė sė ėmės


    --------------------------------------------------------------------------------

    au.da

    FIER

    Njė fėmijė 3 vjeē, nėnėn e tė cilit e kishin rrėmbyer, zbulon rrjetin e trafikantėve, tre prej tė cilėve kanė pėrfunduar nė prangat e policisė fierake.

    Njė aksion blic, ka bėrė qė dje nė orėt e para tė mėngjesit tė arrestohen tre trafikantė femrash, Ardian Stroni nga fshati Pojan i Fierit dhe Dritan Hoxha e Viron Tavanxhiu nga lagjja "15 tetori" e kėtij qyteti. Ndėrsa janė shpallur nė kėrkim njė bashkėpunėtor i tyre e njė 25-vjeēare, qė ndodhen nė Itali, vajza 3 vjeēe, ėshtė kthyer pranė prindėrve tė nėnės sė saj, nė njė fshat tė Pogradecit.

    Zbulimi
    Gjithēka ėshtė mėsuar nga njė "thashethem" qė u ka rėnė nė vesh agjentėve tė Policisė Kriminale. Drejtori i Policisė sė Fierit, Asllan Dogjani, ka bėrė tė ditur se, nga agjentėt ėshtė mėsuar se nė njė shtėpi, nė lagjen "15 tetori", nga disa persona i ėshtė lėnė nėn kujdestari njė gruaje njė vajzė 3 vjeēe, origjina e tė cilės nuk dihej. Sipas tė njėjtit burim, kjo ishte mėsuar prej disa ditėsh, por duhej qė tė gjendej streha. Pas disa pėrpjekjeve, policia ka mundur tė gjejė shtėpinė dhe brenda saj, vajzėn 3 vjeēe e kujdestaren e saj, emri i tė cilės nuk ėshtė publikuar. "Ma kanė lėnė pėr t'u kujdesur katėr persona, qė prej muajit janar dhe mė japin nga 10 mijė lekė nė muaj", ka thėnė gruaja para policėve, duke treguar edhe emrat e tyre. Tė dielėn, policia e ka marrė vajzėn e vogėl, ndėrsa ka organizuar aksionin pėr kapjen e tyre. Kėshtu, nė orėt e para tė mėngjesit, kanė pėrfunduar nė pranga Ardian Stroni nga fshati Pojan i Fierit dhe Dritan Hoxha e Viron Tavanxhiu nga qyteti. Ndėrsa sipas Dogjanit, i ėshtė dhėnė Interpolit emri i bashkėpunėtorit tė katėrt, i cili ndodhet nė Itali me B.C., nėnėn e vajzės.

    Historia
    Kjo histori ka nisur nė janar tė kėtij viti. 25-vjeēarja nga njė fshat i Pogradecit, me vajzėn nė krahė, kishte shkuar nė Korēė, qė tė vizitonte burrin e saj nė burg, tė ndaluar pėr vjedhje. Por, pak para se t'i afrohej burgut, sipas dėshmisė sė tre tė kapurve, ata e kanė futur me forcė nė makinėn e tyre. Pasi e kanė ēuar nė Fier, e kanė ndarė nga fėmija, tė cilin e kanė mbajtur peng, me qėllim qė ajo tė bindej pėr tė prostituar nė Itali. Dhe kėshtu ka ndodhur deri dje, kur janė kapur tre prej trafikantėve, tė cilėt do tė pėrgjigjen pėr tre akuza, rrėmbim e mbajtje pengu, shfrytėzim prostitucioni dhe armėmbajtje pa leje.

    ----------------

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    VAPA dhe UJI

    Kush ka shkue ne BAJRAM CURR?

    A keni pare lumin me te Kaltert ne Bote me ujin me te paster ne bote gjithashtu?

    Eshte fjala per Valbonen qe derdhet tash 90 vjet ne Drin prej shpalljes pamvaresise...

    90 vjet Shtet e tropoja nuk ka uj per banoret. a thua ndodhet ne burkina faso te SAHARASE..

    KJ
    -------
    Interviste /Vere 2002, po pijme uje! As Kavaja nuk e shet me ujin me gota!
    Eglantina Nasi/ Aktualisht, ne Shqiperi nuk ka qytet qe te mos furnizohet te pakten me nje ore uje ne dite! Edhe ne Kavaje ku uji shitej me gota, kullon nga cezmat te pakten 6 ore ne dite. Te vetmet qytete "te etura" mbeten Gjirokastra dhe Tropoja, me nga nje ore uje ne dite. Ndersa, punonjesit e ujesjellesit te Lezhes e furnizojne qytetin pas ores 22 te mbremjes. Arsyeja? Tensioni mjaft i ulet i energjise elektrike. Kjo e fundit nuk eshte e thene te na lere rehat as ne ditet e veres. Nderprerjet e vazhdueshme perbejne veshtiresi per furnizimin e popullsise me uje te pijshem, pasi kapaciteti i tij mbeshtetet ne sistemet e pompimit. I vetmi qytet me nje sistem modern te ujesjellesit mbetet Korca. Ujesjellesi qe perurohet pas dy ditesh, siguron per korcaret furnizim me uje te pijshem edhe po te mos kete energji elektrike. Sepse do te vihen ne pune gjeneratoret. Por sado te punojne gjeneratoret, ky problem nuk mund te zgjidhet ne Durres, ku nje zone rurale vetem me 40 mije banore "pi uje" sa per 125 mije banore...

    Z.Rreme, sa uje po rrjedh realisht nga cezmat tona?

    - Sipas te dhenave me te fundit, qytetet Korce, Librazhd dhe Lezhe realisht po furnizohet me 24 ore uje/dite. Nga ana tjeter, qyteti i Gramshit ka nje orar te furnizimit deri ne 18-24 ore uje/dite, ai i Beratit 10-24 ore/dite, Shengjini deri ne 17 ore/dite, Shkodra 10-24 ore/dite etj. Ndersa kryeqyteti ka nje furnizim ditor te ujit te pijshem me 3 here ne dite. Ka zona te cilat furnizohen vetem me 2-3 ore ne dite. Por ne Tirane ka dhe zona qe furnizohen me 8-10 ore ne dite. Gjendja duket se eshte stabilizuar, por jemi ende te pakenaqur. Megjithate, mendoj se situata e furnizimit me uje te pijshem ne Tirane do te permiresohet gjate diteve te ardhshme. Aktualisht, ne kete qytet jane shtuar rreth 250 litra uje/sek. Rreth 100 prej tyre jane siguruar nga venia ne pune e nenstacionit te Qafe-Molles. Ndersa 150 litra/sek te tjera jane siguruar nga impianti i Bovilles.

    Cilat jane aktualisht rrethet me problematike per furnizimin me uje te pijshem?

    - Nje panorame mjaft e veshtire e gjendjes se furnizimit me uje te pijshem eshte ne rrethin e Gjirokastres. Aty realisht popullsia ka vetem 1 ore uje ne dite. Nga 11 litra/sek qe eshte prodhimi ditor i ujit, ne qytetin e Gjirokastres arrin te hyje vetem sasia prej 60 litra/sek. Nje fakt i tille ndodh sepse gati 50 litra/sek uje konsumohet vetem nga nderhyrjet e lidhjeve te paligjshme dhe lavazheve. Nga 320 te evidentuara deri tani ne kemi arritur qe te prishim 112 prej tyre. Gjendja vazhdon te jete kritike ne lagjet "Palorto", "Punetori", "1 Maji", "Dunavat", etj. Megjithe punen e bere per eliminimin e defekteve, nje gje e tille vazhdon te jete e dukshme edhe ne qytetn e Tropojes. Edhe ky qytet realisht furnizohet vetem me 1 ore uje ne dite. Arsyeja eshte konsumi i padrejte qe i behet ujit te linjes kryesore nga fshatrat. Ndersa ne Durres, situata paraqitet me e ndryshme. Pardje ne kete qytet, eshte organizuar nje nderhyrje masive e drejtuar nga vete prefektja e rrethit te Durresit. Edhe ne kete qytet hasej problemi qe nje shtrese mjaft e madhe e ujit te pijshem administrohej ne menyre te padrejte nga ana e fshatareve te zones. Per shembull zona Xhapizetaj-Kuat konsumon rreth 300 litra/sek. Kur dihet qe norma ditore e konsumit te ujit te pijshem per zonat rurale eshte rreth 100-150 litra/sek. Me pare fshati, ka patur nje norme me te ulet, rreth 60 litra/sek. Zona ne fjale konsumon realisht sa per 125 mije banore, ne nje kohe kur ajo nuk ka me teper se 41 mije banore. I njejti problem eshte vene re edhe ne zonen e Fierit. Rreth 6 kilometra linje konsumon gati 250 litra/sek uje te pijshem. Informacioni i fundit nga nderprerjet e lidhjeve te paligjshme nga ky rreth eshte se jane shtuar edhe 50 litra/sek te tjera per furnizimin e qytetit. Mendojme se kjo sasi do te arrije deri ne 80 litra/sek. Nje fakt i tille eshte edhe gati sa nje here ne krahasim me furnizimin ekzistues.

    Sipas jush, investimet ne ujesjelles sa e kane ndryshuar gjendjen e ujit te pijshem? A do te kete investime te reja neper ujesjelles dhe cilat do te jene ato?

    - Investimet ne ujesjelles, te domosdoshme per te patur nje furnizim optimal me energji elektrike. Aktualisht, gjendja e furnizimit ne Tirane eshte permiresuar fale investimit qe u be dy vjet me pare ne impiantin e Bovilles. Qyteti me nje sistem modern te furnizimit me uje te pijshem do te jete ai i Korces. aty pas dy ditesh do te perurohet ujesjellesi i ri i financuar nga kompania gjermane, KFE. Themi modern sepse ne kete qytet edhe po te kete probleme te energjise elektrike ajo do te sigurohet me ane te gjeneratoreve. Nga ana tjeter, edhe ne Kavaje eshte ndermarre nje investim i rendesishem nga ana e qeverise gjermane. Ne Shkoder tashme vihet re ndryshimi deri ne 70 per qind te popullsise qe ka sjelle venia ne pune e ujesjellesit te ri te financuar nga qeveria austriake. Por ndryshimi me i dukshem vihet re ne qytetin e Kavajes, aty ku me pare uji shitej me gota. Qytetaret e Kavajes tani furnizohen me 6-8 ore uje ne dite. Eshte parashikuar qe te gjitha qytetet te perfitojne nga investimet e huaja ne fushem e ujesjellesve. Donatoret do te jene Banka Boterore, Kooperacioni Italian, qeveria austriake, programi PHARE etj. Nje rol te rendesishem luan edhe menaxhimi i mire i ujesjellesve ekzistues. Nje pervoje e fituar nga gjermanet po aplikohet ne qytetin e Elbasanit.

    Cilat jane masat qe ka marre Drejtoria juaj ne situaten e krijuar?

    - Ka filluar te organizohet puna e marrjes se informacionit ditor nga te gjitha drejtorite e Ujesjellesve per gjendjen e furnizimit te popullates me uje te pijshem. Nje gje e tille ka filluar te behet faktike pas takimit te zhvilluar me kryeministrin Majko dhe perfaqesuesve te Ministrise se Industrise dhe Energjetikes. Ne kete takim u vune shume detyra per ta permiresuar gjendjen e furnizimit me uje ne nje situate ku kushtet natyrore dhe rritja e konsumit ditor te ujit jane faktoret per keqesimin e saj. Vendimi kryesor i ketij takimi ishte qe pushteti vendor, prefekturat dhe bashkite duhet te mbehtesin drejtorite e Ujesjellesve neper rrethe per zbatimin e planit te veprimit gjate veres 2002. Ky plan veprimi permban nje operacion te pergjithshem te te gjithe ndermarrjeve te ujesjellesve. Ai synon se pari ne eliminimin e defekteve te verejtura neper sistemet e ujesjellesve. Behet fjale per defekte te tilla si rrjedhje te ujit te pijshem ose carje te tubave qe furnizojne popullaten. Se dyti, zbatimi i ketij plani emergjent veprimi synon ne venien ne gatishmeri te te gjitha sistemeve te pompimit. Te gjitha pushtetet vendore duhet te marrin mbi veten e tyre gjithe pergjegjesine qe duhet te luaje sistemi i emergjences.

    Po problemi i energjise elektrike, deri ne c'pike e shqeteson furnizimin me uje te pijshem te popullates?

    - Problemi i nderprerjeve te energjise elektrike, aktualisht mbetet shqetesimi yne kryesor sepse per lidhjet e paligjshme jemi duke reaguar. Nese do te rregullohet ky problem, atehere popullsia ka per te ndjere menjehere permiresimin me uje te pijshem. Kjo per vete faktin se qytetet kryesore te vendit jane te lidhur me stacionet e pompimit te ujit. Per shembull, dje ne Lezhe ka patur nderprerje te furnizimit me uje te pijshem sepse ka patur nje tension shume te ulet te energjise elektrike. Duke qene se ky qytet ka nje kapacitet teresisht te varur nga sistemi i pompimit, jemi detyruar qe ta furnizojme popullaten pas ores 22 te mbremjes. Edhe Durresi e ka pasur nje problem te tilla gjate diteve te fundit. Ne kemi rene dakord me Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare per te gjetur mundesite e furnizimit te panderprere me energji elektrike per sistemet e pompimit.

    -------------------------

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    LIbrazhdi Yne sa Fort te dua.. Limuzine molle e ftua..

    KJ
    ------

    Limuzina, luksi 70 milione
    Zenepe Luka Librazhd - Ka lene shume njerez pa goje ne Rinas limuzina e bardhe lincoln me targen H482 FPX, kur ne mesditen e 28 qershorit ne te hipi mbreteresha Geraldine dhe princi Leka. Ata qe nuk e dinin nxituan te shperndanin thashethemin se Zogu e kishte marre me vehte. Por, ne fakt mjeti simbol i taksive luksoze ne Nju Jork, pronarin e ka shqiptar. Madje eshte nga Librazhdi dhe aktivitetin e tij e ushtron ne kete qytet te vogel. Ymer Balliu, 35 vjec do te mbahet mend si i pari qe ka vene ne perdorim nje mjet te tillen ne qarkullim. E blere 70 milione ne Londer, ajo mund te quhet nje nga autoveturat me te shtrenjta te blera nga nje shqiptar. E pasi e solli ne Shqiperi permes nje kalvari te mundishem, Balliu tregon se tashme e ka vene ne pune ku me te preferuarit jane dasmat ku xhiroja e cifti shkon deri ne 1 milione leke.

    Pasaporta e mjetit luksoz

    E gjate 9.75 metra. Brenda merr 12 vete. Ka televizor, telefon, kondicioner dhe pije te shtrenjta. Limuzina e librazhdasit ne lukunine e autoveturave ne Shqiperi eshte si delja e zeze mes kopese se bardhe. 35 vjecari Balliu tregon se si arriti te bente te veten mjetin. Ai tregon se ka punuar me dy vellezerit ne Londer qysh nga 1995. Nuk deshiron te shpjegoje se si iku duke qendruar 16 ore ne shasi te maunes, por se si erdhi me Limuzine, per te cilen u bene xheloze italianet, qe i bllokuan mjetin e rralle, sapo moren vesh se pronari ishte shqiptar. "Vellai im,- thote ai,- punon ne firmen e Limuzinave ne Londer duke pare avantazhet e mjetit te rralle, vendosem ta blinim dhe shuma arriti ne 70 milion leke shqiptare. Nuk ishte fjala per tu dukur, por per te thene se edhe shqiptaret jane ne gjendje ta blejne kete mjet dhe se nuset mund te udhetojne tashme edhe me limozine" thote ai. Por, edhe pse harxhuan nje dore te mire parash, Balliu dhe vellait te tij i duhet te kalonin jo pak peripeci me policine italiane. "Policia italiane na bllokoi 4 dite, nga xhelozia. Ishte me targe amerikane dhe terhiqte vemendjen kur kalonte" thote ai. Madje ne Milano, policia ua bllokoi, sapo mori vesh qe pronari i saj ishte shqiptar. "Albanesi limuzina"? shyente syte kapo i policise. Megjithese gjithcka ishte ne rregull, Balliu tregon se e gjobiti 2 here dhe e bllokoi 4 dite mjetin, duke e penguar qe te vinte per vitin e ri prane familjes ne Labinot-Fushe. "Pagova 3 milion lireta kot se koti, gjysmat e shumes vetem per te kaluar nga porti deri tek trageti" shton ai.



    Pasagjeret e pare VIP-a, pasardhesit e familjes se Ahmet Zogut

    Ymeri tregon se tashme limuzina e tij tani askujt nuk i ben pershtypje kur kalon. Ishte nje shok i tij, miku i Ledina Celes, qe i kerkoi mjetin per te pritur Leka Zogun edhe ai ka Limuzine, dhe vetem keto te dya jane ne Shqiperi. "Ma kerkoi me qera, por une i a dhashe falas mikut tim, per te bere pritjen e bujshme te familjes mbreterore" tregon sekretin pronari i mjetit. Me tej shton se ka marre disa nuse dhe kerkesat nuk kane rreshtur nga te gjitha qytetet e vendit. "Nuk eshte shtrenjte, nuk kam dhe ndonje cmim fiks, por nese do ta llogarisje 3 mjete qe te duhen per te marre nusen e cuar krushqit, aty-aty del, por ama eshte dicka ndryshe". Por Ymeri, duket se nuk rend shume pas fitimit. Ai eshte xhentil dhe nuk mungojne rastet, kur ben edhe shetitje falas sidomos per VIP-a. Kehtu ndodhi te shtunen ne Librazhd me kater parodistet e Vlores, drejtorin e Teatrit "Petro Marko", Kristaq Skramin, qe udhetuan disa kilometra me mjetin luksoz, ndersa kengetarja e mirenjohur, Ludmilla Baballeku, beri surprizen duke bre nje fotografi mbi automjetin qe po i cudit te gjithe.
    --------------------

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Brari, e shoh qe je shume aktiv ne kete forum dhe eshte gje e mire po nqs do te me lejoje nje verejtje? Ler pak vend dhe per te tjeret kur hap nje teme per mendimin tim duhet te presesh pak per te pare interesin qe ka kjo teme per te tjeret, dhe pastaj mund te shtosh dhe mendime te tjera. Nqs i ben vet te gjitha pergjigjet i humbet interesi per mendimin tim.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Skafistet "tane".

    KJ
    ---------

    Spektakal skafesh para deputeteve dhe diplomateve
    Nga Stavri Marko/ E Shtune 14 Korrik, 2002 Dhermi. Nente gomone te fuqishme nga tre kater motore ne bord, filluan te dukeshin nga Karaburuni per ne drejtim te Himares. Te organizuar ne nje manifestim alla "Parade" gomonet ndaluan ne plazhin e Dhermiut dhe ne afresi te saj filluan spektaklin, duke startuar sa nga njeri breg ne drejtim te Gjipese, skaji Jugor i Dhermiut, ne ate te Karaburunit, skaji me verior i saj. Pas me se nje ore "shoe" per plazhistet, me ne fund pushuan ne breg te detit fare praen plazhit. Kjo ishte e vecanta e asaj dite, ndersa ne shkrimin tone, nuk do te merremi me personazhet te hipur mbi gomone, pasi ata bejne punen e vete, por analiza do te perkoje me protagoniste, situaten e shtetit ne prag te ndryshimeve dhe disa nga reagimet e diplomateve perendimore qe ndodhen ne Shqiperi, te cilet sigurisht ate dite ndoqen me shqetesim gjithe zhvillimet e ketij evenimenti.

    Paralajmerimi i nje reagimi te tille

    Nuk e kuptova fillimisht pse ate dite disa shoke femijerie te Vlores me buzeqeshen ne Dhermi, madje me ftuan dhe per kafe. U be si u be dhe me vone e kuptova se dicka e madhe luhej atje. Shoket e mi te femijerise hypnin dhe zbrisnin nga gomonet, pinin dicka ne nje restorant ku drekonte ish-Ministri i Rendit Ilir Gjoni me familjen dhe iknin serish. Nderkaq, ne drejtim te parkezhit te disa gomoneve prane nje tjeter restoranti drekonin disa deputete me ne krye ish-kryeparlamentarin Namik Dokle. Ne rrugen afer u shkembyen pershendetje me njeri-tjterin, por nga fuoristrada me targe RSH dallova Ministrin e Kulturees, Agron Tato qe i kishte ngulur syte ne drejtim te spetaklit te madh te gomoneve. Ne vilen qeveritare te famshme te Enverit nje grup tjeter autoritetesh kalonin fundjaven me familjet e tyre, pikaste nga qe ishte i njohur ne ate zone zv Ministri i Rendit, Bujar Himci. Masandej, ne plazhin e ri te Dhermiut, RSH-te ishin te panumerta, bashkiake te Tiranes VIP dhe diplomate te shumte.

    Pushuesit ne te shumten e rasteve shikonin te habitur disa police me nga nje radoi ne dore, te cilet te gjendur perballe qindra shikimeve ne drejtim te tyre, kuptonin se dicka kerkonte pergjigje se "c'po ndodh ketu". Ata kullonin djerse nga turpi dhe iknin duke folur te alarmuar ne radio, ndoshta ishte menyra me e fundit qe duke stimuluar te tregonin se dikush ishin dhe ata. Ate pasdite, skafiste pronare, pushues, ishin te gjithe banoret me interesante te Dhermiut, vendi qe meriton te respektohet per bukurite dhe qetesine qe te afron.

    Lobi i skafeve ose Korleonet e famshem

    Me te tilla pamje fjala e fundit ngelet nje kapitullim pa kushte te Shtetit Shqiptar, ndersa analiza ime perkon krejt tjeter nga sa na serviret ne Tirane. Nje organizim i ketyre permasave te lobit te skafeve shqiptare (te Vlores) do ta kishin zili te gjitha organizmat e Mafias ne v`nde te tjera te botes. Pse? Mendoj se mesazhi i parades se skafisteve, kishte shume ane te cilat duhen mare seriozisht ne konsiderate. Gatishmeria e tyre per te treguar vendosmerine e vazhdimesise se veprimtarise se tyre, nderkohe qe kushtet ndaj Shqiperise per te bllokuar trafiqet ilegale jane paresore qofte per integrim por qofte dhe per te perfituar financime per te mbajtur shtetin ne kembe, jane bere publike. Ekspozimi zyrtar i pjeses me te madhe te arsenalit qindra milione dollaresh qe ata disponojne, duke perfshire mjetet e fuqishme detare, gomonet, te cilat publiku i ka pare shume rralle vetem nepermjet imazheve filmike, tregon haptaz fillimin e nje lufte zyrtare "o ne, o ata". Sipas disa analizave, mbetet te percaktohen faktoret suportues te kesaj ndermarrje gjigande qe me se fundi u "Pagezua" ne Dhermi. Organizimi i ketij Lobi Skafistesh te sjell ndermend familjen e famshme te Korleoneve, Mafian Siciliane e cila organizaten e shpernguli deri dhe ne Amerike duke kontrolluar per shume vite krimin e organizuar dhe financat me te medha mes Italise dhe Shteteve te Bashkuara kohe me pare.

    Skafet dhe fatet e politikes se Shtetit

    Analiza ime thote se dora mire e organizuar e nje segmenti te specializuar brenda shtetit kerkon te imponoje interesa, personazhe duke perkrahur klane te caktuara brenda nje lobingu politikanesh, duke perdorur ne nje moment final perpara ndryshimit te qeverise, nje armate teper te fuqishme ose ndoshta per te treguar forcen qe do te thote se dikush duhet te ike dhe dikush duhet te qendroje, qe nga Kryeministri, Ministri dhe deri tek polici me i thjeshte. Analiza perkon me nje fare detyrimi te plotesuar sigurisht tashme "Informal" i Shqiperise ndaj kalimit te grupimit te vendeve problematike te deklaruara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pra nga grupi i trete ne te dytin per Shqiperine, ne luften ndaj trafiqeve ilegale. Perdorimi i fakteve dhe argumentave te tille, mund te shfrytezohen nga individe dhe politikane te lidhur me Krimin e Organizuar ne Shqiperi dhe pastaj te favorizohen per te mare poste drejtuese duke u mbeshtetur sigurisht nga trafikante nga pas.

    Falimenti i Policise dhe sherbimeve te specializuara

    Ne se ka nje administrate te shtetit me te korruptuar dhe bashkepunetore ne vepra te ndaluara penale ajo eshte Policia e Shtetit. Nje implikim i permasave kaq te medha shikohet si nje precedent i rezikshem real per kapitullimin pa kushte te shtetit. Qenia e disa figurave prezent ne paraden e skafisteve, qofte perpara ne detyre dhe qofte tani te lidhura me uniformat blu dhe me Institucionin e Parlamentit sic ishte dhe rasti i Namik Dokles me deputetet e tjere, tregon kapitullim pa kushte te forces kundervepruese te shtetit.

    Duke filluar nga Policia e Vlores dhe vecanerisht ajo e Himares, nga konstatimet dhe vezhgimet e mia, del se pjesa me e madhe e uniformave blu eshte e lidhur dhe bashkepunon me trafikante ne trafiqe te tilla si klandestine Kurde, Prostitucion, Kondrabande Cigaresh, Trafik Armesh deri tek gjuetia e koraleve. Demostrimi i skafisteve ne syte e krereve me te larte te Unifrmave Blu te Shtetit, ka rrenjosur pergjithmone mendimin e sakte te Departamentit Amerikan dhe Interpol se sgmentet e Policise se Shtetit Shqiptar, jane bashkepunetore te Krimit te Organizuar ne Shqiperi. Realisht pa asnje shpjegim mesova se ne Dhermi nga 4 police jane shtuar dhe 22 te tjere, po aq te shtuar n` Posten e Himares. Shtimi i tyre nuk do te thote rend dhe qetesi, se provat qe po japin e kundershtojne nje gje te tille dhe per me teper ne nje vend qe eshte nga me te qetet ne plazhet shqiptare. Sipas te dhenave qe marin nga burime te tjera trafiqet ne kete zone jane ne majat me te larta te veprimtarise se tyre. Ne te njejtat shina teper te impikuara me trafiqet ilegale, shikoj te jene dhe sherbimet sekrete shqiptare. Nje koperative agentesh te SHISH i sheh te shoqerohen me trafikantet me te kerkuar si ne Vlore dhe ne Himare, per te cilet provat i kam nen rezerve dhe te pakundershtueshme. Rjedhimisht pergjegjesia kryesore e skenave te tilla si ne Dhermi, Himare dhe Vlore, nuk kalojne pa u implikuar me sherbimet sekrete shqiptare, qe sipas konstatimeve te mia ne taksapaguesit shqiptare, duhet te dime se ku perfundojne parate dhe ne cfare mase institucionet qe ne ndertojme na pergjigjen per prosperitet, rend dhe qetesi. Rjedhimisht pyetja ime shkon me tej. Me cfare merren Koperativa e qindra agjenteve te SHISH ne Rrethin e Vlores, ndersa epiqendra e trafiqeve illegale eshte ne majat me te larta te lulezimit te tyre?

    Nga Anti-Trafiku tek Republika e Skavefe

    Pese here e kisha pare Ilir Meten te bente inagurime dhe prerje shiritash ne Qendren Nderkombetare te Antitrafikut ne Vlore. Gati dy here me shume Pandeli Majkon te bente kete gje, madje ky i fundit deklaronte se nga ky sukses tashme duhet te shkojme drejt investimeve ne "Perlen me te Bukur te Mesdheut, Vloren" (harrojne qe Vlora vine era fekale se ska kanalizime te mjaftueshme dhe uje) duke vene ne epiqender te propagandes Ministrin e Turizmit. Sipas nje mikut tim te huaj, ekspert i ceshtjeve te Mafias ne Rajon i cili punon ne France, qendra anti-Trafik e celur ne Vlore, akoma nuk njeh detyren per te cilen eshte krijuar dhe se si do te funksionoje realisht ky organizem. E them me bindje se ka te drejte kur sipas analizave dhe informacioneve te mia, shume te kerkuar nga Interpoli levizin lirshem si ne Vlore dhe pergjate bregut te Jonit. Me Spetaklin e skafisteve te se shtunes se kaluar ne Dhermi, per mua, misioni anti-Trafik ka mare fund. Une jam prej atyre qe nuk u besoj imazheve te bukura qe servir neper stacionet tona policia e shtetit. Ato pergjithesisht jane fallso per te mbuluar skena te tilla gjigante. Policia e shtetit ashtu si dhe politika efektivisht, nuk e njohin sa duhet realitetin e territorit te Shqiperise, perderisa media do te vazhdoje te simbolizoje vetem gjithcka realizohet brenda mureve te Tiranes se Edi Rames, nga KPD e PS tek zyrat e PD madje pak me afer presidences dhe parlamentit. Keto kuadrate jane te izoluara qellimisht nga komuniteti jashte tyre, packa se imazhet qe na serviren kthehen perhere dhe me pesimiste per kete vend. Ndersa themi per territore ketu as qe behet fjale per brigjet detare, ku qellimisht bregdeti Jugor i Shqiperise ngelet pa mjete efikase ne luften kunder trafiqeve ilegale, nderkohe qe zoter dhe mbreter pse jo te mos themi se jane, mbreteria e gomoneve. Ne duhet te heqim dore nga kronika te improvizuara me shirita dhe dhurata anijesh dhe makinash, pasi ato jane nje pjese e nje manipulimi. Fotot e marra na tregojne se lufta anti-Trafik eshte nje pjese e vogel e nje deshire te madhe per t'u integruar ne familjen europiane. Pak vite me pare, gazetat italiane shkruanin se Skafo Republika e Vlores kishte sekuestruar nje Komisr. Ato imazhe nuk jane trasmetuar me por perseritja e te njejtit skenar pas shpresave per integrim "de facto", legalizon Skafo-Republiken me te drejten legjitime te tyre si kontollues te nje pjese te madhe ta hapesires tokesore dhe detare te Shqiperise.

    Veteizolimi, rruga qe pelqejne vete shqiptaret

    "Kur biseda pqerpara nje jave me nje diplomat te rendesishm perendimor, u perqendrua per trafiqet ilegale, sikur dikush kishte porositur gomone dhe jo kafe eskpres, na u ndodh 10 metra prane" Artikulli i cili u publikua ne "KJ" nje jave me pare, parashikonte nje eveniment te tille ne kete zone ne te cilen paralajmerohej se "dicka do te ndodhte". Eksperte perendimore te krimit, thone se informaliteti ne marrdheniet me perfaqesuesit e shtetit shqiptar, le shume per te deshiruar. Mundesite e veteizolimit jane evidente, pasi kredibiliteti i shtetit shqiptar, gjithmone sa vjen dhe ulet. Goditja qe u dha nga spetakli i gomoneve padyshim do te ndikoje ne marrdheniet e partneritetit anitrafik me Shqiperine dhe vendeve europiane. Fatkeqesisht, opinioni shqiptar eshte shume i frymezuar nga perzgjedhja e presidentit te vendit dhe shprese per integrim ne familjen europiane, por ajo eshte nje flluske sapuni perpara mbreterve te detit, skafisteve. Imazhet te verejtura nga mijera vete ne Dhermi do te transportohen fatkeqesisht ne te gjitha institucionet perendimore dhe do te ndikojne per keq ne marrdheniet aq te domosdoshme te Shqiperise ne vendet e Europes perendimore. Une kam kohe qe shikoj nje izolim financiar per te mos thene se vepra dhe investime jane lene ne mes te rruges. Problemi ngelet: "mire shqiptaret nuk duan te bashkohen me ne, por sepaku te mos na sjellin shqetesime nga krimi i organizuar". Trasparenca e deshtuar mes politikes dhe komunitetit, ka degjeneruar me se fundi dhe mes Shqiperise dhe Institucioneve Perendimore. Kjo do te thote se litarin tani do ta kemi me te shtrenguar, se sa me pare..

    Spetakli i Gomoneve u shfaq. Tani le te presim rezultatet.

    ------------------
    Te lumte pena o Stavri.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Me Qe Jemi Tek Cmimet

    http://www.reportazh.com/TEXTET/SPECIALE/speciale1.htm

    Harta e seksit nė kryeqytet

    A doni femra tė mira"? Kjo pyetje qė sipas Homerit bėhej dikur prej trojanėve, nė adresė tė grekėve, mė pas u verifikua tė pėrsėritej nė realitetin gjerman tė shekullit tė 20-tė, nėpėrmjet dėshmive tė Hajnrih Bėlit, ndėrsa gjatė 12 viteve tė fundit ėshtė dėgjuar jo rrallė edhe nėpėr trotuarėt e Tiranės. Nė fillim tė vitit 1991, midis zhurmės pėr ekonominė e tregut, ku shiteshin, cigare, dele, lopė dhe kanarina, disa njerėz tė ēuditshėm afroheshin qetėsisht dhe pa u skuqur fare tė pyesnin: "A doni femra tė mira zotėri"? Dhe megjithėse nė Tiranė femrat nuk dolėn kurrė nėpėr semaforė, pėrsėri tregėtia e seksit u realizua sipas disa platformave tė njohura nė Evropė, ku ndryshimi i vetėm ishte se afrohej me ēmim mė tė ulėt se sa nė vendet e tjera. Pjesa tjetėr e episodeve zhvillohej nėpėr shtėpi tė zakonshme, tė cilat nė disa vende tė tjera tė botės quhen "Shtėpi Publike tė liēensuara", por ku nuk mungojnė edhe tė paliēensuarat. Kurse nė Shqipėri sė bashku me mungesėn e hapėsirave ligjore, qė presupozojnė marrjen e liēensės, mungon gjithashtu edhe ngjyra e kuqe e dritave...

    Nė vend tė hyrjes...

    Pėr shkak tė dispozitave ligjore, shtėpitė publike nė Tiranė ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė mėnyrė ilegale, ku karakteristika kryesore ėshtė ndrrimi i bazave ēdo tre-katėr muaj. Nė fillim tė viteve 91-92, nė Tiranė vepronin vetėm dy-tri shtėpi tė tilla, nė tre rrugėt kryesore tė kryeqytetit, (Rruga e Elbasanit, Rruga e Durrėsit dhe Unazė). Ndėrsa aktualisht, pėr shkak tė shtimit tė numrit tė sekserėve ėshtė organizuar nė celula mė tė vogla, me dy-tre vajza ose gra qė punojnė me ēmime tė ndryshueshme. Ēmimet varen kryesisht nga cilėsia e vajzave dhe mosha e tyre, por edhe nga cilėsia apo mosha e klientėve. Ēmimet nuk janė asnjėherė standarte. Tregėtarėt dhe biznesmenėt paguajnė shifra mė tė larta. Edhe tė moshuarit gjithashtu, paguajnė mė shumė. Kjo gjė ėshtė pėrcaktuar jo vetėm nė realitetin e kryeqytetit shqiptar por edhe nė kapitullin e Balzakut, "Sa i kushton dashuria pleqve". Ndėrsa tė huajt kanė tarifa specifike. Ēmimi varion nga 1 mijė lekė deri nė 250 dollarė. Klientėt gjatė kėtyre viteve kanė mėsuar se me ēmimin 1 mijė lekėve mund tė tentojnė tė hyjnė nėpėr bodrumet me lagėshtirė dhe pa kushte, midis femrave tė rėndomta dhe pa ndonjė formim kulturor. Ndėrsa shifra mesatare e 5 mijė lekėve mund ta ēojė atė nėpėr shtėpi tė mobiluara thjesht, por jo nėpėr vila luksoze dhe hotele, ku afrohen vetėm tė huajt, ose bisnesmenėt, tė cilėt paguajnė mesatarisht 250-1000 dollarė nė natė. I gjithė ky realitet afrohen qysh nga periferitė e errėta tė Laprakės, Qytetit tė Nxėnėsve, Kino-studios, Unazės, Ali-Demit, Rrugės sė Pazarit, Tiranės sė Re, Stacionit tė nisjes sė furgonėve pėr nė Jug, etj, e deri nė qendėr tė Tiranės, jo shumė larg ndėrtesės sė Ministrisė sė Rendit Publik dhe pak mė larg ish-Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės. Nė ushtrimin e profesionit mė tė vjetėr tė botės, aktualisht nuk ka shenja dhune, por mė shumė konstatohet "punė nga nevoja". Shumė vajza dhe gra ushtrohen pėr bukėn e gojės, por ka edhe kategori mė tė larta dhe mė komode, ku pėrfshihet edhe ndonjė intelektuale, pėrkthyese, gazetare, pėrfaqėsuese e artit, apo pėrfaqėsuese e shkencave ekzakte. Por njė pjesė e tyre vijnė nga rradhėt e studenteve. Nė shumicėn e rasteve ato fusin nė xhep vetėm 20 pėrqind tė shumės sė paguar prej klientėve.

    Ēmimet
    Vajzat e njė kategorie tė ulėt - 1 mijė lekė
    Vajzat e kategorisė mesatare 5-10 mijė lekė
    Vajzat e klasit tė lartė 250-1000 dollarė

    Kategoritė
    Vajza pa punė me paraqitje tė rėndomtė
    Vajza me formim mesatar dhe paraqitje tė jashtme tė pranueshme
    Vajza intelektuale
    Gratė e martuara
    Studente

    Rastet

    Para 4 ditėsh njė grua 50 vjeēare nga rrethet Veriperėndimore, kėrkoi takim nė Ministrinė e Rendit Publik, me personalitetin e njohur tė kėtij digasteri, Bilbil Memėn. Por ndofta orari jo i pėrshtatshėm ose punėt e shumta tė Memės, bėnė qė gruaja tė mos e realizonte takimin e saj. Pėr kėtė ajo kėrkoi tė ulej pranė derės sė Teatrit Kombėtar ku spjegonte tragjedinė e vet. "Dua tė takoj Bilbil Memėn, sepse njė vajzė ma kthyen nga Italia ku e detyronin tė ushtronte prostitutėn, ndėrsa tjetrėn ma kanė marrė kėto ditė nga shtėpia dhe ma kanė futur nėpėr shtėpitė publike tė Tiranės". Kėshtu shprehej, gruaja e veshur me tė zeza, ndėrkohė qė kureshtarėt e pyesnin pėr hollėsi tė tjera. "Vajza e parė e ka nisur profesionin nė shtėpitė e Tiranės, ndėrkohė qė e kam ēuar nė institucionet rehabilituese, por tani mė kanė marrė vajzėn e dytė", thoshte ajo. Nga tregimet e saj tė mėvonshme shumė njerėz kuptuan se nuk ishte tamam njė rrėmbim, por njė marrėveshje e "tutorėve", me vajzėn, ku natyrisht nuk pėrjashtohej premtimi pėr ndonjė martesė tė mundshme.

    Gjithashtu para disa ditėsh njė shoqėrues-pėrkthyes tregonte: Punova me njė person tė huaj dy muaj rresht. Pas kėsaj periudhe njė mbrėmje ai pyeti nėse ka nė Tiranė vajza me pagesė brenda tė gjitha rregullave. Unė bisedova me njė mikun tim-sekser dhe ai mė kėrkoi 250 dollarė pėr dy orė. Kėshtu nė ditėn e caktuar shkuam para vilės dhe pritėm njoftimin nė celular. Sekseri na mori pas 5 minutash por fjala e tij e parė ishte rritja e ēmimit deri nė shumėn 300 dollarė. Sipas tij vajza ishte e klasit tė lartė. Unė e shoqėrova mikun e huaj, deri nė dyert e brendėshme, duke i treguar dhomėn ku do tė hynte. Pėr ēdo gjė tjetėr ishim marrė vesh tė flisnim me celular. Por nuk qe nevoja sepse gjithēka shkoi ashtu siē ishte parashikuar", pėrfundon shoqėruesi, i cili shton se i huaji kish kėrkuar edhe njė herė tjetėr tė takonte vajzėn, por i kishin thėnė se ajo kish ikur me studime, ndėrkohė qė ēmimi ishte rritur deri nė 1000 dollarė". Ndėrkohė, si pėr tė bėrė kontrast me kėtė rritje ēmimi, para dy ditėsh njė arixhofkė u kishte zėnė pritė disa burrave pranė njė banjoje publike duke u thėnė: Merreni kėtė shoqen time pėr 200 lekė. Por ndėrkaq, njė burrė i moshuar me kapele republike iu pėrgjigj: Tė jap 3 mijė lekė, vetėm mė hap rrugėn tė largohem nga kjo nevojtore". Njė djalė tregon se gjatė kalimit nga njė rrugicė e Tiranės sė Re, dy vajza ia kishin bėrė me dorė nga njė dritare dhe pasi ai ish ngjitur lart ato i kishin kėrkuar 500 lekė pėr tė ndenjur me njėrėn prej tyre pėr njė orė. Megjithatė, njė pjesė e madhe e organizimeve funksionon nėpėrmjet njė stafi tė orientuar dhe me pėrvojė, ku janė tė parashikuara edhe detajet mė tė hollėsishme. Disa hotele dhe motele funksionojnė nė kėto raste si streha tė pėrkohshme. Megjithatė, pa bėrė asnjė paragjykim, nėse ėshtė mirė apo keq, duhet thėnė se njė shoqėri qė nuk i garanton dot bukėn e gojės, pėrfaqėsuesve tė saj, duhet tė jetė e kujdesshme nė pėrcaktimin e pėrgjegjėsive. Njė refugjat i ardhur nga Athina tregon se njė ditė kishte hyrė nė njė shtėpi publike tė paligjshme tė kryeqytetit grek. "Ishte njė vajzė greke qė punonte privatisht me tė jatin e saj. Mua mė kishin treguar pėr tė dhe njė ditė hyra. Mė kėrkoi 40 Euro por unė kisha vetėm 28. Kisha tre muaj pa takuar gruan time dhe sapo rashė nė kontakt me tė brenda dy minutash pėrfundoi gjithēka. Kėshtu menjėherė babai i saj doli nga dhoma tjetėr dhe mė tha tė dilja jashtė, sepse pagesa ishte vetėm pėr njė herė. E ndjeva veten tė fyer dhe tė humbur, por nuk mund tė bėja mė asgjė", thotė djali. Dhe pikėrisht nė vendin, ku Homeri paraqet Penolopėn si simbol tė besnikėrisė, shkrimtari tjetėr grek Kostas Varnalis thotė tė kundėrtėn. Sipas tij, Penolopa e tradhėtoi Odiseun me tė gjithė prijėsat e kėshtjellės, duke marrė nga secili nga njė qese me flori, pėr t'ia lėnė pasurinė, si trashėgimi pėr Telemakun. Pavarėsisht nga kjo, detyra e ēdo shoqėrie njerėzore pėr tė pėrsosur vetveten, fillon nga garantimi i minimumit jetik, i cili nė Shqipėri, aktualisht mungon. Kur ta arrijmė kėtė do ta shikojmė se sa e lehtė do tė jetė pėr tė vėnė nė vend rendin e gjėrave shumica e tė cilave tani imponohen nga skamja.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vapa per femijet shkodran

    GSH
    ---------
    Vapa mbush spitalet me fėmijė, shumica tė helmuar


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Temperaturat e larta tė kėsaj vere shtojnė numrin e tė shtruarve nė spital. Kėtė problem e ka ndier mė shumė spitali i fėmijėve, regjistrat e tė cilit shėnojnė ēdo ditė e mė shumė shtrime fėmijėsh.

    Sipas mjekėve shkodranė gjatė verės gjithnjė ka njė shtim tė numėrit tė fėmijėve qė paraqiten nė spital, por temperaturat e larta tė kėsaj vere, kanė bėrė qė tė ndihet njė rritje akoma mė e madhe e kėtij numėri. Kėshtu, gjatė kėtyre ditėve nė spitalin e fėmijėve, janė shtruar rreth 25-30 fėmijė nė ditė. Ky numėr sipas mjekėve ėshtė akoma mė i madh, pasi njė numėr i konsiderueshėm i fėmijėve trajtohen pranė konsultoreve nėpėr lagje, nė ambulancė apo dhe nė shtėpi. Rastet mė tė shumta janė humbjet e lėngjeve, diaretė dhe intoksikacionet. Papastėrtitė e shumta nė ambientet ku qėndrojnė fėmijėt, plehėrat, ushqimet e skaduara janė ndėr shkaqet kryesore qė krijojnė kėto probleme tek fėmijėt, por jo vetėm tek ata. Nė prishjen e ushqimeve dhe rastet e helmimeve, sipas mjekėve, ndikon dhe mungesa e energjisė elektrike, ēka bėn qė disa prej ushqimeve tė prishen shpejt dhe tė shkaktojnė helmimet e njerėzve.

    Megjithėse fėmijėt konsiderohen si mė tė prekurit nga temperaturat e larta, shifrat nė repartet e tjera tė spitaleve flasin pėr njė rritje nė pėrgjithėsi tė paciantevė. Kryesisht ato me probleme nė zemėr.

    Temperaturat e larta u kanė krijuar probleme serioze. Eshtė kjo dhe arsyeja qė mjekėt kėshillojnė njė eliminim sa mė tė madh tė lėvizjeve nė oraret e pikut tė temperaturave. Po kėshtu, mjekėt, kėshillojnė pacientėt e tyre tė kenė kujdes nė blerjen e ushqimeve, duke kėrkuar eliminim tė atyre qė shiten nėpėr rrugė dhe trotuare.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    5 vjet ne Pushtet

    Iken 5 vjet ne pushtet dhe PS akoma nuk i mblodhi armet.
    Jo cdo dite por cdo ore aty vritet ose kercenohet me gryken e kallashit nji njeri i pafajshem.

    Kaq e veshtire qenka mbledhja e armeve?

    Deri neper ditlindje rrugacet e tiranes festojne me kobure.

    gazeta..
    ------

    Ndėrsa lozte me armėn, i riu Jetmir Turi ka plagosur rėndė shokun e tij, Amarildo Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur nė afėrsi tė Kinostudios

    Tiranė, Amarildo Mumajesi pėrfundon nė spital. Autori Jetmir Turi shoqėrohet nė polici

    Ekzekuton shokun nė ditėlindje
    Adoleshentėt po luanin me pistoletėn gjatė festės


    --------------------------------------------------------------------------------

    tr.vi.

    TIRANE

    Njė rit i vjetėr i traditės shqiptare ka ēuar nė tragjedi njė grup adoleshentėsh tė kryeqytetit. Tė mble-dhur nė shtėpinė e shokut tė tyre, ata kanė dashur qė kulmin e festimit tė ditėlindjes sė tij ta shoqėronin me krisma armėsh.

    Por gėzimi, shoqėruar me lojėn e rrezikshme tė armės deri nė orėt e vona tė mesnatės tė sė mėrkurės, ka pasuar me gjakderdhje. Ndėrsa lozte me armėn, i riu Jetmir Turi ka plagosur rėndė shokun e tij, Amarildo Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur nė afėrsi tė Kinostudios. Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare tė dikasterit tė bluve. Sipas burimeve nė fjalė, 6-7 tė adoleshentė (mosha 13-15 vjeē) janė mbledhur pėr tė fetuar ditėlindjen e shokut tė tyre. Ndėrsa orėt janė shtyrė pėrmes urimeve dhe njė atmosfere tė ndezur, tė zakonshme pėr moshėn e tyre, nė mbyllje ėshtė vėnė pėrfund gjithēka, madje nė mėnyrė tragjike. Ka qenė ora 3 e natės (e sė mėrkurės), kur njė krismė pistolete ka rrėzuar pėrtokė tė riun Amarildo Mumajesi. Burimet nga blutė pohojnė se dy shokėt, Mumajesi dhe Jetmir Turi, kanė filluar tė lozin me pistoletė, duke i drejtuar armėn njėri-tjetrit. "Tė qėlloj apo jo nė gojė. Qėllo!" ky ka qenė dialogu i shkurtėr, por tragjik (sipas pohimeve nga policia). Njė tėrheqje kėmbėze dhe njė plumb i derdhur nė gojėn e Mumajesit ka depėrtuar deri nė nofullėn e tij. Ditėlindja e pėrgjakur e tė rinjve menjėherė ka sjellė nė vendngjarje forcat e komisariatit nr.1 tė policisė. Amarildo Mumajesi ėshtė dėrguar me urgjencė nė spital, ku, edhe pas ndihmės sė mjekėve, vazhdon tė jetė nė gjendje tė rėndė. Pas kėqyerjes sė vendit dhe mbledhjes sė provave materiale, ėshtė shoqėruar dhe autori i plagosjes sė shokut tė tij, Jetmir Turi. Materialet pritet t'i kalojnė Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės.

    ---------

    Prinder leshko..skane turp..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    C'po ndodh ne Elbasan?

    Numri i tentativave per vet vrasje ne shqiperi eshte i llahtarshem.
    Fotoksina eshte bere eleksiri magjik per zgjidhjen e dilemes..te rroc a te mos rroc.

    Dritero agolli thoshte para ca ditve se socialistet duhet te mbajn koken lart. Do te thote kjo se ATA e kane qare zanatin dhe populli lumturohet per dite nga qeverisja e tyre..

    Ja cthot gazeta per qytetin tashme problematik te Elbasanit ku populli ka fatin se ka per deputet tauland ded dor-ngrohtin, mikun e jaho salihit.

    -------
    Brenda tri ditėve tė fundit, nė Elbasan janė regjistruar 8 vetėhelmime. 7 vajza nga 15-20 vjeēe


    Sherret nė familje, tentojnė tė vetėvriten dy vajza


    ELBASAN - Dy vajza tė tjera u vetėhelmuan dje me dashje, duke e ēuar nė 52 numrin e pėrgjithshėm tė tentativave pėr fund tragjik nė rrethin e Elbasanit. J.B. 15 vjeēe, banuese nė fshatin Mollas, 28 km larg qytetit tė Elbasanit, u vetėhelmua nė fshehtėsi menjėherė pas njė grindjeje tė fortė me pjesėtarė tė familjes. Burime policore, qė citojnė rrėfimet e tė afėrmve, thanė pėr gazetėn se adoleshentja, nė rrethana qė nuk dėshirojnė t'i bėjnė tė ditura, u grind me tė atin dhe, mė pas, rrėmbeu ilaēet antidepresive tė tija duke i gėlltitur. Mjekėt saktėsuan se vajza kishte pirė 10 kokrra amuzol, antidepresivė qė i ati i pėrdorte prej kohėsh. Gjendja e saj mbetet kritike pėr shkak tė depėrtimit tė helmit nė organet jetėsore, thanė bluzat e bardha. Ndėrkohė, nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, rreth orės 02.30, njė 18- vjeēare nga fshati Gjinar, mbėrriti nė gjendje kome pasi ishte vetėhelmuar me lėndė pesticide, helm qė pėrdoret nė bujqėsi. Burime spitalore thanė se e reja mbėrriti nė gjendje serioze. Ata shtuan se B.G. kishte ndėrmarrė aktin e tentativės pėr vetėvrasje, pas njė sherri nė familje. E reja ishte zėnė me tė atin, pas njė ndjenje tė refuzuar. Burimet shtuan se prindi e kishte kėshilluar tė bijėn qė tė mos vazhdonte pėrpjekjet pėr tė ruajtur ndjenjat e saja pėr njė njeri tė papėrshtatshėm, banor nė tė njėjtin fshat. Kjo ka shtyrė tė renė tė pijė helmin vdekjeprurės duke pėrfunduar nė gjendje kritike nė spitalin e Elbasanit. Brenda tri ditėve tė fundit, nė Elbasan pati edhe 8 vetėhelmime, 7 prej tė cilave nga vajza 15-20 vjeēe. Nė shumicėn e rasteve, tė vetėhelmuarat janė nga zonat rurale dhe kanė pėrfunduar nė spital pas grindjeve tė shumta nė gjirin familjar. Ndėrkohė, dukuria ka marrė pėrmasa alarmante. Vetėm kėtė vit numėrohen 52 raste, nga tė cilat 24 kanė pėrfunduar me vdekje. Mjeku specialist Selman Ēili, thotė se gjendja aktuale sjell si nevojė parėsore, ngritjen e qendrave tė kėshillimit dhe tė rehabilitimit pėr kėtė shtresė tė shoqėrisė, qė gjejnė si zgjidhje mė tė shpejtė dhe mė tė pranueshme vetėflijimin.
    S.Kurani
    -------------------shekulli---------

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kryeqyteti i Lalerise do dorzoje armet.

    Te njohur qe ne Kohet e lashta per trimeri Populli Lalez me ne fund ka vendosur te dorzonje Armet.
    Ata do i kthehen parmendave me ne Fund.
    urime..

    ---------
    GSH
    --------
    Ardhja e afatit pėrfundimtar pėr dorėzimin vullnetar tė armėve ka bėrė qė nė rrugėt e Fierit, tė vendosen disa arka tė mėdha metalike, ku njerėzit mund tė hedhin armėt

    Metodė e re para afatit pėrfundimtar tė dorėzimit tė armėve

    Fier, kosha nė rrugė pėr mbledhjen e armėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    FIER

    Njė metodė e re pėr grumbullimin e armėve ėshtė vėnė nė pėrdorim nė prefekturėn e Fierit.

    Ardhja e afatit pėrfundimtar pėr dorėzimin vullnetar tė armėve dhe mos dėnimin e personave, ka bėrė qė nė rrugėt e Fierit, tė vendosen disa arka tė mėdha metalike, ku njerėzit mund tė hedhin vullnetarisht armėt. Pas aksioneve tė shumta tė bėra nga ana e Drejtorisė sė Policisė sė Fierit, ku rezultatet nuk kanė qenė tė pakėta, metoda e re ka dhėnė rezultate tė kėnaqshme. Aktualisht, arkat e mėdha metalike, ruhen me forcat e rendit, pėr tė evituar ēdo incident.
    Afrimi i 4 gushtit, datė pas sė cilės do tė dėnohet cilido person qė do tė kapet me armė pa leje, ka vėnė nė lėvizje kėtė drejtori pėr gjetjen e formave tė reja dhe metodave mė bindėse pėr dorėzimin vullnetar tė armėve. Shefi i "Grumbullimit tė Armėve dhe Materialeve Luftarake" (GAML) pranė Drejtorisė sė Policisė sė Fierit, Petrit Selami, pohon se vetėm nė 10 ditėt e fundit janė dorėzuar 12 kallashnikovė, 14 pushkė tė kalibrave tė ndryshėm, 2 mitraloz tė lehtė dhe njė sasi e konsiderueshme fishekėsh. Ai tha gjithashtu pėr Gazetėn se pėr 10 ditė rresht u vendosėn nė 4 pika kryesore nė qytet arka tė mėdha metalike tė ruajtur nga forca tė rendit ku qytetarėt mund tė hidhnin aty armėt e rrėmbyera nga depot nė 97-ėn. "Tani na ka dalė njė tjetėr problem" - shprehet Selami. "Hedhja e armėve dhe municioneve nė kazanėt e plehrave, sjellin shpesh rrezikun se kėto mund tė digjen, apo tė mund tė plasin nga vapa, duke i sjellė kėshtu aksidente tė padėshirueshme. Por shpresojmė qė me thirrjen tonė ndėrgjegja qytetare tė zgjohet dhe dorėzimi i armėve tė bėhet nė masėn 100 pėr qind", ka pėrfunduar Selami.

    ----------------
    cdo arm e dorzuar nje firak me pak i vrare..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    O Brari po he a lumemadhi ti o race fisnike dhe e denje shyqyr qe e denjove Fierin me shkrimet e tua te ndritura te jemi shume mirenjohes.Ore ti ben mire qe i shan komunistet po me kujdes me epitetet he vella se spo flet me Enver Hoxhen e as me Leka Zogun

  16. #16
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Brari ,
    Eshte me rendesi qe te hapen tema ne forum mbi shtypin e dites pasi duhet diskutuar rreth tyre e shkembyer mendimet tona keshtu qe ne hapjen e temave ti je ne vendin e pare e nuk ta kalon njeri. Po shikoja me vemendje temat qe ke hapur dhe me pare dhe po te vesh re pjesa me e madhe e temave nuk kane pasur vazhdim nga dikush tjeter, nuk marrin pergjigje , dmth pak interes! Sasisa eshte e madhe dhe ze vend shume, keshtu qe nqs mund te jepja nje keshille , le pak vend dhe per te tjeret dhe pak kohe qe te trajtohen ato tema qe shfaqin interes. Kur sheh qe nuk merr asnje pergjigje leri vendin dikut tjeter se te hapi nje teme te re se eshte me interesante apo jo. Sa per temen e mesiperme, ne artikull flitet per nje iniciative te prokurorise apo autoriteteve kompetente te rrethit te Fierit per mbledhjen e armeve dhe me duket iniciative interesante ( dhe sikur me te te mblidhe vetem 2 pushke, behen dy pushke me pak ne qrkullim e ndoshta dy jete te shpetuara). Keshtu qe per temen qe ke hapur duhet te diskutojme rreth inicitives se policise per mbledhjen e armeve apo te japim mendimin tone qe jane trima apo frikacake shqiptaret e lalucerise flet ti?!
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    vini

    Klevis

    Mos me ver re se them jo Laleria etj..Me humor i kam jo se kam inat me popullin heroik e kaposh-dashes fierak..lol.
    Cbehet nga Fieri. Me ujin me dritat mire?
    Po ajo gjanica eshte pastruar nga mbetjet azotiko-Tec ore?
    Gjynah aman se ai lum derdhet ne Seman e prish Semanin dhe detin atje posht. Ju jeni dhe katarsista,, pastroni natyren se korrupsionit nuk kini ci beni jo..lol.
    Po teatri Byli cben..a ka veprimtari?
    Po plazhin e Semanit pse nuk e rregullojne miliarderet Fierake Koco Kokdhime dhe Caco Angjeli me Yll Bufin?

    Vini

    Une nuk hap Tema per te shitur ment por sepse me duken interesante per tu lexuar nga Forumistet.
    Ke te drejte per vrejtjet. Kam respekt per mendimet e tua.

  18. #18
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Flm per mirekuptimin Brari dhe e thashe ne formen e sygjerimit pasi te gjithe kemi te drejta te barabarta ketu e smund te te them se ēfare duhet bere e si duhet bere ( se dhe une kam gabimet e mija si ēdo njeri).
    Sygjerimi ishte ne sencin qe te kemi sa me shume cilesi se sa sasi dmth po te hape,n shume tema koha qe do merremi me secilen prej tyre do te ishte me e vogel dhe cilesia e analizes tone do te ishte me e ulet detyrimisht.
    Peshendetje Vinny_T
    Just God Can Judge Me

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sorollatje ne vapen myzeqare

    gsh
    -------
    Myzeqarėt pengohen nga kompjuteri, vlonjatėt para nėn dorė policėve

    Fier e Vlorė, radhė dhe ryshfete pėr 1 pasaportė


    --------------------------------------------------------------------------------

    FIER

    Fierakėt kanė mbi njė muaj nė krizė pėr pasaporta pėr jashtė shtetit. Dhjetėra e dhjetėra njerėz hallexhinj qėndrojnė para derės sė hekurt tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Fier nė pritje tė kotė pėr pajisjen e njė pasaporte pėr jashtė shtetit, e cila do t'u ndihmonte atyre pėr zgjidhjen e shumė halleve dhe problemeve.

    Mungesės gati njė mujore tė formularėve, ka mbi 10 ditė qė i ėshtė shtuar dhe defekti teknik i kompjuterit tė prodhimit tė pasaportave. Ka bėrė "stop" dhe prodhimi i pasaportave pėr emergjencėn, pasi nuk mund tė pajisen dot nxėnėsit qė presin pėr studime jashtė shtetit, njerėzit qė janė tė sėmurė dhe presin operacionin, madje dhe deri nė rastet e vdekjes.

    Qė prej 10 ditėsh njė qytetar nga Lushnja, i cili pret tė kryejė operacion nė Greqi, madje operacionin emergjent tė transplatimit tė veshkės sė djathtė. Me tė gjitha dokumentet nė rregull, ai sorollatet jashtė ēdo mundėsie tė tij shėndetėsore dyerve tė Komisariatit tė Fierit nė pritje tė kotė pėr njė pasaportė qė do t'i shpėtojė atij jetėn. Kriza ka arritur deri aty sa dhe nė njė rast vdekje automobilistike tė njė 19-vjeēari po nga Lushnja L.Stambolliu, xhaxhai dhe halla presin mė kot nxjerrjen e njė pasaporte, e cila do t'u nevojitet atyre dhe pėr t'u qenė pranė familjarėve tė tyre nė njė rast tė tillė.

    Pothuajse e njėjta situatė paraqitet qė prej 10 ditėsh nė komisariatin e Vlorės, ku ka dyndje tė qytetarėve qė kėrkojnė tė pajisen me pasaporta, si dhe pėr shtyrjen e afatit tė tyre. Sipas pėrfaqėsuesve tė policisė, radhėt e gjata janė si pasojė e ardhjes tė emigrantėve nga jashtė shtetit pėr pushime. Por jo vetėm kaq. I gjithė qyteti ka nė dispozicion vetėm njė ditė pėr tė depozituar dokumentet, pėr t'u pajisur me pasaportė, ndėrsa gjatė pesė ditėve tė tjera sporteli ėshtė nė dispozicion tė fshatrave tė Vlorės. Ndėrsa personat qė nuk mundin tė dorėzojnė dokumentet nė kėtė zyrė per shkak tė rrėmujės ose persona qė e duan pasaportėn shpejt, kėrkojnė qė t'i ndimojė ndonjė polic i komisariatit,ku prej tyre kėrkohen deri nė katėrqind mijė lekė tė vjetra.

    ------------
    SHKURT


    --------------------------------------------------------------------------------

    FIER/Plagos fqinjėn, arrestohet

    Duket se "molla e sherrit", prona private ka hyrė dhe tek adoleshentėt. Njė 17-vjeēar nga fshati Mėrtish i komunės Gradishtė tė Lushnjės, nxėnės nė shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja nė Tiranė, GJ.B., ka plagosur me mjete tė forta bashkėfshataren e tij, njėkohėsisht dhe fqinjė Majlinda Kokoni, nėnė e 2 fėmijėve pėr problemin e njė cope toke qė ndan kėto 2 familje dhe qė komuna ia ka dhėnė 32-vjeēares. Kjo e fundit, e cila bashkėshortin e ka nė Greqi, aktualisht ndodhet nė spital nė gjendje tė rėndė, ndėrsa 17-vjeēari ėshtė prangosur nga ana e policisė.


    FIER/ Bashkia, fond pėr tabelat e adresave

    Kanė marrė fund vėshtirėsitė nga ana e postierėve, qoftė pėr shėrbim publik, qoftė tė detyruar nga institucionet shtetėrore siē janė gjykatat, prokuroria, etj. Bashkia e Fierit ka dhėnė rreth 300 mijė lekė tė reja pėr vendosjen e 500 tabelave adresuese, tė cilat kanė lehtėsuar mjaft, jo vetėm postierėt, por dhe qytetarėt fierakė. Njė fakt tė tillė e pohon shefi i shėrbimeve publike nė Bashki, Agim Lisi, i cili ėshtė mjaft entuziast pėr zgjidhjen.


    ELBASAN/ Plagoset emigranti mbi motorr

    Kishte udhėtuar rreth 12 orė me motorrin e tij nga Greqia pėr nė Shqipėri, por nuk ka arritur tė mbėrrijė shėndoshė nė shtėpi. Njė emigrant nga Malėsia e Madhe, emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur, ėshtė pėrplasur me njė furgon nė Labinot Fushė, nė hyrje tė Elbasanit. Nga pėrplasja ai ka marrė plagė tė rėnda dhe ka mbėrritur nė spital nė gjendje kome.


    Qukės-Qafė Thanė, skadon afati

    Firma turke MAKYOl, e cila ka marrė pėrsipėr ndėrtimin e aksit rrugor Qukės-Qafė Thanė, nuk ka pėrfunduar brenda afateve tė pėrcaktuara nė kontratė pėr kėtė aks rrugor. Sipas drejtuesve tė firmės, vonesat kanė ardhur nga shpronėsimet dhe disa arsye tė tjera objektive. Dje, e kanė inspektuar kėtė segment, zyrtarė tė lartė, mes tė cilėve dhe prefekti i Qarkut tė Elbasanit, Ilir Zjarri, tė cilėt kanė dėgjuar pėrfaqėsuesit e palės turke dhe kanė kėrkuar pėrshpejtim tė punimeve dhe si afat tjetėr pėrfundimtar ėshtė caktuar fundi i 2002-it.


    GJIROKASTER/ Fonde pėr aerodromin

    Kėshilli Bashkiak i Gjirokastrės ka hedhur dje hapin e parė pėr tė nisur rehabilitimin e aerodromit tė qytetit. Pėr kėtė qėllim janė akorduar 500 mijė lekė tė reja, shumė kjo qė synon ta kthejė kėtė aerodrom nė gjendjen e para vitit '97-ė. Ndėrkohė qė shpejt pritet tė nisė puna, jo pak donatorė tė huaj, kryesisht italianė e anglezė kanė treguar interes pėr tė investuar nė kthimin e tij nė njė aeroport tė mirėfilltė, tė pėrshtatshėm pėr fluturimin e aeroplanėve ēarter.


    FIER/ Fillon ferri i errėsirės

    Sipas urdhrit tė KESH, filiali elektrik nė Fier ka 3 ditė qė ka filluar ndėrprerjen e energjisė elektrike nė tė gjitha lagjet. Duket se ditėt e bukura plot diell morėn fund dhe sėrish qytetit mė tė ajo qė ėshtė e gjithpushtetshme ėshtė errėsira e netėve tė verės.Sipas drejtorit tė Filialit elektrik nė Fier, Gjergji Qendro, urdhri i fundit ardhur nga KESH-i dhe drejtuar filialeve tė qyteteve tė ndryshme shqiptare ka qėnė i padiskutueshėm dhe ky urdhėr do tė prtekte dhe filialin mė tė rregullt atė tė Fierit.

    -------------------
    Inspektoriati ushqimor kontroll nė 657 dyqane. Bllokohen edhe 1600 kilogramė ushqime tė skaduara

    Korēė, nė treg pije kancerogjene
    Specialisti: Prodhohen nė Bullgari me lėndė sintetike


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj

    KORĒE

    Njė sasi e konsiderueshme pijesh fresk-uese qė nė pėrbėrje tė tyre pėrmbajnė ėmbėlsues sintetikė kance-rogjenė janė zbuluar e bllokuar urgjentisht dje nė tregun e Korēės.

    Kjo sasi, sė bashku me shumė ēokollata, biskota e patatina tė skaduara janė gjetur dje pas njė kontrolli tė inspektoriatit ushqimor nė treg. Ato shiteshin tė shpėrndara nė njėsi tė ndryshme tregtare, dhe mendohet se tashmė ėshtė bllokuar pjesa dėrrmuese e tyre. Shefi i Inspektoriatit Ushqimor, Arben Gjata, tregon pėr "Gazetėn": "Ky ishte njė aksion rutinė i ushtruar nė tregun e shumicės dhe nė 657 njėsi tregtare. Dhe rezultatet nuk kanė munguar". Gjatė kėtij aksioni u sekuestruan rreth 1000 litra pije freskuese, tė cilat si ėmbėlsues nė pėrbėrje tė tyre kishin lėndė sintetike. Kėto lloj ėmbėlsuesish, sipas inspektorėve, janė tė rrezikshme pėr shėndetin, pasi shoqėrohen me pasoja kancerogjene. Sipas Gjatės "kėto pije prodhohen nė Bullgari dhe janė tė ndaluara tė pėrdoren nga Organizata Botėrore e Tregtisė. Madje shtetet qė kanė nėnshkruar marrėveshje me kėtė organizatė janė tė angazhuar tė mos i pėrdorin kėto elementė tė konsideruar tė dėmshėm pėr shėndetin". Madje nėnshkrimi i njė marrėveshje tė tillė e vendos pėrpara angazhimit tė parandalimit tė kėtyre prodhimeve, ēdo shtet. Por kėto pije freskuese janė tė prodhuara nė mėnyrė pirate nė Bullgari e Maqedoni. Edhe para disa kohėsh njė sasi e tillė u bllokua nė tregun e Pogradecit dhe tė Librazhdit, madje nė Pogradec u bllokua edhe njė linjė e ambalazhimit tė kėtyre pijeve, pėr tė cilat lėnda e parė vinte nga Maqedonia. Sipas Gjatės "u bllokuan edhe 1600 kilogramė produkte ushqimore, kryesisht ēokollata, biskota dhe patatina tė llojeve tė ndryshme, tė cilave iu kishte kaluar afati i skadencės". Sipas inspektorėve ushqimorė, kėto produkte janė futur nė Shqipėri nga pika doganore e Kapshticės, ose kur iu kishte kaluar afati i skadencės, ose nė prag tė kėtij afati.

    ---------------------
    Pini mo Uje pe Morave..cju duhet alkoli.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Aktiv je Brari s'ke ci thua,politiken e qan fare.Per nje fierak mafioz
    gjithe fieraket i bene mafioz dhe s'le gje pa thene per ta.Nivel gjimnazistesh jo shaka.Kur kalon tek armet cuditesh dhe ke te drejte se si s'mblidhen kaq shpejt.Jane budallenj braro dhe te paafte se te aftet si puna jote ..eh jane te zene me pune te tjera.
    Me ate problemin e vetvrasjeve na le pa mend fare .Nje fraze e jotja sa per dhjete analiza.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Si silleni kur pėrballeni me probleme shoqėrore
    Nga BaBa nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 05:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 11:33
  4. Problemet Shoqerore te Shkaktuara nga Mungesa e Mashkulloresise
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:27
  5. Privatizimi ne Kosove
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2002, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •