GSH
---------
Vapa mbush spitalet me fėmijė, shumica tė helmuar
--------------------------------------------------------------------------------
SHKODER
Temperaturat e larta tė kėsaj vere shtojnė numrin e tė shtruarve nė spital. Kėtė problem e ka ndier mė shumė spitali i fėmijėve, regjistrat e tė cilit shėnojnė ēdo ditė e mė shumė shtrime fėmijėsh.
Sipas mjekėve shkodranė gjatė verės gjithnjė ka njė shtim tė numėrit tė fėmijėve qė paraqiten nė spital, por temperaturat e larta tė kėsaj vere, kanė bėrė qė tė ndihet njė rritje akoma mė e madhe e kėtij numėri. Kėshtu, gjatė kėtyre ditėve nė spitalin e fėmijėve, janė shtruar rreth 25-30 fėmijė nė ditė. Ky numėr sipas mjekėve ėshtė akoma mė i madh, pasi njė numėr i konsiderueshėm i fėmijėve trajtohen pranė konsultoreve nėpėr lagje, nė ambulancė apo dhe nė shtėpi. Rastet mė tė shumta janė humbjet e lėngjeve, diaretė dhe intoksikacionet. Papastėrtitė e shumta nė ambientet ku qėndrojnė fėmijėt, plehėrat, ushqimet e skaduara janė ndėr shkaqet kryesore qė krijojnė kėto probleme tek fėmijėt, por jo vetėm tek ata. Nė prishjen e ushqimeve dhe rastet e helmimeve, sipas mjekėve, ndikon dhe mungesa e energjisė elektrike, ēka bėn qė disa prej ushqimeve tė prishen shpejt dhe tė shkaktojnė helmimet e njerėzve.
Megjithėse fėmijėt konsiderohen si mė tė prekurit nga temperaturat e larta, shifrat nė repartet e tjera tė spitaleve flasin pėr njė rritje nė pėrgjithėsi tė paciantevė. Kryesisht ato me probleme nė zemėr.
Temperaturat e larta u kanė krijuar probleme serioze. Eshtė kjo dhe arsyeja qė mjekėt kėshillojnė njė eliminim sa mė tė madh tė lėvizjeve nė oraret e pikut tė temperaturave. Po kėshtu, mjekėt, kėshillojnė pacientėt e tyre tė kenė kujdes nė blerjen e ushqimeve, duke kėrkuar eliminim tė atyre qė shiten nėpėr rrugė dhe trotuare.
Krijoni Kontakt