Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vapa per femijet shkodran

    GSH
    ---------
    Vapa mbush spitalet me fėmijė, shumica tė helmuar


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Temperaturat e larta tė kėsaj vere shtojnė numrin e tė shtruarve nė spital. Kėtė problem e ka ndier mė shumė spitali i fėmijėve, regjistrat e tė cilit shėnojnė ēdo ditė e mė shumė shtrime fėmijėsh.

    Sipas mjekėve shkodranė gjatė verės gjithnjė ka njė shtim tė numėrit tė fėmijėve qė paraqiten nė spital, por temperaturat e larta tė kėsaj vere, kanė bėrė qė tė ndihet njė rritje akoma mė e madhe e kėtij numėri. Kėshtu, gjatė kėtyre ditėve nė spitalin e fėmijėve, janė shtruar rreth 25-30 fėmijė nė ditė. Ky numėr sipas mjekėve ėshtė akoma mė i madh, pasi njė numėr i konsiderueshėm i fėmijėve trajtohen pranė konsultoreve nėpėr lagje, nė ambulancė apo dhe nė shtėpi. Rastet mė tė shumta janė humbjet e lėngjeve, diaretė dhe intoksikacionet. Papastėrtitė e shumta nė ambientet ku qėndrojnė fėmijėt, plehėrat, ushqimet e skaduara janė ndėr shkaqet kryesore qė krijojnė kėto probleme tek fėmijėt, por jo vetėm tek ata. Nė prishjen e ushqimeve dhe rastet e helmimeve, sipas mjekėve, ndikon dhe mungesa e energjisė elektrike, ēka bėn qė disa prej ushqimeve tė prishen shpejt dhe tė shkaktojnė helmimet e njerėzve.

    Megjithėse fėmijėt konsiderohen si mė tė prekurit nga temperaturat e larta, shifrat nė repartet e tjera tė spitaleve flasin pėr njė rritje nė pėrgjithėsi tė paciantevė. Kryesisht ato me probleme nė zemėr.

    Temperaturat e larta u kanė krijuar probleme serioze. Eshtė kjo dhe arsyeja qė mjekėt kėshillojnė njė eliminim sa mė tė madh tė lėvizjeve nė oraret e pikut tė temperaturave. Po kėshtu, mjekėt, kėshillojnė pacientėt e tyre tė kenė kujdes nė blerjen e ushqimeve, duke kėrkuar eliminim tė atyre qė shiten nėpėr rrugė dhe trotuare.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    5 vjet ne Pushtet

    Iken 5 vjet ne pushtet dhe PS akoma nuk i mblodhi armet.
    Jo cdo dite por cdo ore aty vritet ose kercenohet me gryken e kallashit nji njeri i pafajshem.

    Kaq e veshtire qenka mbledhja e armeve?

    Deri neper ditlindje rrugacet e tiranes festojne me kobure.

    gazeta..
    ------

    Ndėrsa lozte me armėn, i riu Jetmir Turi ka plagosur rėndė shokun e tij, Amarildo Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur nė afėrsi tė Kinostudios

    Tiranė, Amarildo Mumajesi pėrfundon nė spital. Autori Jetmir Turi shoqėrohet nė polici

    Ekzekuton shokun nė ditėlindje
    Adoleshentėt po luanin me pistoletėn gjatė festės


    --------------------------------------------------------------------------------

    tr.vi.

    TIRANE

    Njė rit i vjetėr i traditės shqiptare ka ēuar nė tragjedi njė grup adoleshentėsh tė kryeqytetit. Tė mble-dhur nė shtėpinė e shokut tė tyre, ata kanė dashur qė kulmin e festimit tė ditėlindjes sė tij ta shoqėronin me krisma armėsh.

    Por gėzimi, shoqėruar me lojėn e rrezikshme tė armės deri nė orėt e vona tė mesnatės tė sė mėrkurės, ka pasuar me gjakderdhje. Ndėrsa lozte me armėn, i riu Jetmir Turi ka plagosur rėndė shokun e tij, Amarildo Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur nė afėrsi tė Kinostudios. Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare tė dikasterit tė bluve. Sipas burimeve nė fjalė, 6-7 tė adoleshentė (mosha 13-15 vjeē) janė mbledhur pėr tė fetuar ditėlindjen e shokut tė tyre. Ndėrsa orėt janė shtyrė pėrmes urimeve dhe njė atmosfere tė ndezur, tė zakonshme pėr moshėn e tyre, nė mbyllje ėshtė vėnė pėrfund gjithēka, madje nė mėnyrė tragjike. Ka qenė ora 3 e natės (e sė mėrkurės), kur njė krismė pistolete ka rrėzuar pėrtokė tė riun Amarildo Mumajesi. Burimet nga blutė pohojnė se dy shokėt, Mumajesi dhe Jetmir Turi, kanė filluar tė lozin me pistoletė, duke i drejtuar armėn njėri-tjetrit. "Tė qėlloj apo jo nė gojė. Qėllo!" ky ka qenė dialogu i shkurtėr, por tragjik (sipas pohimeve nga policia). Njė tėrheqje kėmbėze dhe njė plumb i derdhur nė gojėn e Mumajesit ka depėrtuar deri nė nofullėn e tij. Ditėlindja e pėrgjakur e tė rinjve menjėherė ka sjellė nė vendngjarje forcat e komisariatit nr.1 tė policisė. Amarildo Mumajesi ėshtė dėrguar me urgjencė nė spital, ku, edhe pas ndihmės sė mjekėve, vazhdon tė jetė nė gjendje tė rėndė. Pas kėqyerjes sė vendit dhe mbledhjes sė provave materiale, ėshtė shoqėruar dhe autori i plagosjes sė shokut tė tij, Jetmir Turi. Materialet pritet t'i kalojnė Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės.

    ---------

    Prinder leshko..skane turp..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    C'po ndodh ne Elbasan?

    Numri i tentativave per vet vrasje ne shqiperi eshte i llahtarshem.
    Fotoksina eshte bere eleksiri magjik per zgjidhjen e dilemes..te rroc a te mos rroc.

    Dritero agolli thoshte para ca ditve se socialistet duhet te mbajn koken lart. Do te thote kjo se ATA e kane qare zanatin dhe populli lumturohet per dite nga qeverisja e tyre..

    Ja cthot gazeta per qytetin tashme problematik te Elbasanit ku populli ka fatin se ka per deputet tauland ded dor-ngrohtin, mikun e jaho salihit.

    -------
    Brenda tri ditėve tė fundit, nė Elbasan janė regjistruar 8 vetėhelmime. 7 vajza nga 15-20 vjeēe


    Sherret nė familje, tentojnė tė vetėvriten dy vajza


    ELBASAN - Dy vajza tė tjera u vetėhelmuan dje me dashje, duke e ēuar nė 52 numrin e pėrgjithshėm tė tentativave pėr fund tragjik nė rrethin e Elbasanit. J.B. 15 vjeēe, banuese nė fshatin Mollas, 28 km larg qytetit tė Elbasanit, u vetėhelmua nė fshehtėsi menjėherė pas njė grindjeje tė fortė me pjesėtarė tė familjes. Burime policore, qė citojnė rrėfimet e tė afėrmve, thanė pėr gazetėn se adoleshentja, nė rrethana qė nuk dėshirojnė t'i bėjnė tė ditura, u grind me tė atin dhe, mė pas, rrėmbeu ilaēet antidepresive tė tija duke i gėlltitur. Mjekėt saktėsuan se vajza kishte pirė 10 kokrra amuzol, antidepresivė qė i ati i pėrdorte prej kohėsh. Gjendja e saj mbetet kritike pėr shkak tė depėrtimit tė helmit nė organet jetėsore, thanė bluzat e bardha. Ndėrkohė, nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, rreth orės 02.30, njė 18- vjeēare nga fshati Gjinar, mbėrriti nė gjendje kome pasi ishte vetėhelmuar me lėndė pesticide, helm qė pėrdoret nė bujqėsi. Burime spitalore thanė se e reja mbėrriti nė gjendje serioze. Ata shtuan se B.G. kishte ndėrmarrė aktin e tentativės pėr vetėvrasje, pas njė sherri nė familje. E reja ishte zėnė me tė atin, pas njė ndjenje tė refuzuar. Burimet shtuan se prindi e kishte kėshilluar tė bijėn qė tė mos vazhdonte pėrpjekjet pėr tė ruajtur ndjenjat e saja pėr njė njeri tė papėrshtatshėm, banor nė tė njėjtin fshat. Kjo ka shtyrė tė renė tė pijė helmin vdekjeprurės duke pėrfunduar nė gjendje kritike nė spitalin e Elbasanit. Brenda tri ditėve tė fundit, nė Elbasan pati edhe 8 vetėhelmime, 7 prej tė cilave nga vajza 15-20 vjeēe. Nė shumicėn e rasteve, tė vetėhelmuarat janė nga zonat rurale dhe kanė pėrfunduar nė spital pas grindjeve tė shumta nė gjirin familjar. Ndėrkohė, dukuria ka marrė pėrmasa alarmante. Vetėm kėtė vit numėrohen 52 raste, nga tė cilat 24 kanė pėrfunduar me vdekje. Mjeku specialist Selman Ēili, thotė se gjendja aktuale sjell si nevojė parėsore, ngritjen e qendrave tė kėshillimit dhe tė rehabilitimit pėr kėtė shtresė tė shoqėrisė, qė gjejnė si zgjidhje mė tė shpejtė dhe mė tė pranueshme vetėflijimin.
    S.Kurani
    -------------------shekulli---------

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kryeqyteti i Lalerise do dorzoje armet.

    Te njohur qe ne Kohet e lashta per trimeri Populli Lalez me ne fund ka vendosur te dorzonje Armet.
    Ata do i kthehen parmendave me ne Fund.
    urime..

    ---------
    GSH
    --------
    Ardhja e afatit pėrfundimtar pėr dorėzimin vullnetar tė armėve ka bėrė qė nė rrugėt e Fierit, tė vendosen disa arka tė mėdha metalike, ku njerėzit mund tė hedhin armėt

    Metodė e re para afatit pėrfundimtar tė dorėzimit tė armėve

    Fier, kosha nė rrugė pėr mbledhjen e armėve


    --------------------------------------------------------------------------------

    FIER

    Njė metodė e re pėr grumbullimin e armėve ėshtė vėnė nė pėrdorim nė prefekturėn e Fierit.

    Ardhja e afatit pėrfundimtar pėr dorėzimin vullnetar tė armėve dhe mos dėnimin e personave, ka bėrė qė nė rrugėt e Fierit, tė vendosen disa arka tė mėdha metalike, ku njerėzit mund tė hedhin vullnetarisht armėt. Pas aksioneve tė shumta tė bėra nga ana e Drejtorisė sė Policisė sė Fierit, ku rezultatet nuk kanė qenė tė pakėta, metoda e re ka dhėnė rezultate tė kėnaqshme. Aktualisht, arkat e mėdha metalike, ruhen me forcat e rendit, pėr tė evituar ēdo incident.
    Afrimi i 4 gushtit, datė pas sė cilės do tė dėnohet cilido person qė do tė kapet me armė pa leje, ka vėnė nė lėvizje kėtė drejtori pėr gjetjen e formave tė reja dhe metodave mė bindėse pėr dorėzimin vullnetar tė armėve. Shefi i "Grumbullimit tė Armėve dhe Materialeve Luftarake" (GAML) pranė Drejtorisė sė Policisė sė Fierit, Petrit Selami, pohon se vetėm nė 10 ditėt e fundit janė dorėzuar 12 kallashnikovė, 14 pushkė tė kalibrave tė ndryshėm, 2 mitraloz tė lehtė dhe njė sasi e konsiderueshme fishekėsh. Ai tha gjithashtu pėr Gazetėn se pėr 10 ditė rresht u vendosėn nė 4 pika kryesore nė qytet arka tė mėdha metalike tė ruajtur nga forca tė rendit ku qytetarėt mund tė hidhnin aty armėt e rrėmbyera nga depot nė 97-ėn. "Tani na ka dalė njė tjetėr problem" - shprehet Selami. "Hedhja e armėve dhe municioneve nė kazanėt e plehrave, sjellin shpesh rrezikun se kėto mund tė digjen, apo tė mund tė plasin nga vapa, duke i sjellė kėshtu aksidente tė padėshirueshme. Por shpresojmė qė me thirrjen tonė ndėrgjegja qytetare tė zgjohet dhe dorėzimi i armėve tė bėhet nė masėn 100 pėr qind", ka pėrfunduar Selami.

    ----------------
    cdo arm e dorzuar nje firak me pak i vrare..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    O Brari po he a lumemadhi ti o race fisnike dhe e denje shyqyr qe e denjove Fierin me shkrimet e tua te ndritura te jemi shume mirenjohes.Ore ti ben mire qe i shan komunistet po me kujdes me epitetet he vella se spo flet me Enver Hoxhen e as me Leka Zogun

  6. #16
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Brari ,
    Eshte me rendesi qe te hapen tema ne forum mbi shtypin e dites pasi duhet diskutuar rreth tyre e shkembyer mendimet tona keshtu qe ne hapjen e temave ti je ne vendin e pare e nuk ta kalon njeri. Po shikoja me vemendje temat qe ke hapur dhe me pare dhe po te vesh re pjesa me e madhe e temave nuk kane pasur vazhdim nga dikush tjeter, nuk marrin pergjigje , dmth pak interes! Sasisa eshte e madhe dhe ze vend shume, keshtu qe nqs mund te jepja nje keshille , le pak vend dhe per te tjeret dhe pak kohe qe te trajtohen ato tema qe shfaqin interes. Kur sheh qe nuk merr asnje pergjigje leri vendin dikut tjeter se te hapi nje teme te re se eshte me interesante apo jo. Sa per temen e mesiperme, ne artikull flitet per nje iniciative te prokurorise apo autoriteteve kompetente te rrethit te Fierit per mbledhjen e armeve dhe me duket iniciative interesante ( dhe sikur me te te mblidhe vetem 2 pushke, behen dy pushke me pak ne qrkullim e ndoshta dy jete te shpetuara). Keshtu qe per temen qe ke hapur duhet te diskutojme rreth inicitives se policise per mbledhjen e armeve apo te japim mendimin tone qe jane trima apo frikacake shqiptaret e lalucerise flet ti?!
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    vini

    Klevis

    Mos me ver re se them jo Laleria etj..Me humor i kam jo se kam inat me popullin heroik e kaposh-dashes fierak..lol.
    Cbehet nga Fieri. Me ujin me dritat mire?
    Po ajo gjanica eshte pastruar nga mbetjet azotiko-Tec ore?
    Gjynah aman se ai lum derdhet ne Seman e prish Semanin dhe detin atje posht. Ju jeni dhe katarsista,, pastroni natyren se korrupsionit nuk kini ci beni jo..lol.
    Po teatri Byli cben..a ka veprimtari?
    Po plazhin e Semanit pse nuk e rregullojne miliarderet Fierake Koco Kokdhime dhe Caco Angjeli me Yll Bufin?

    Vini

    Une nuk hap Tema per te shitur ment por sepse me duken interesante per tu lexuar nga Forumistet.
    Ke te drejte per vrejtjet. Kam respekt per mendimet e tua.

  8. #18
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Flm per mirekuptimin Brari dhe e thashe ne formen e sygjerimit pasi te gjithe kemi te drejta te barabarta ketu e smund te te them se ēfare duhet bere e si duhet bere ( se dhe une kam gabimet e mija si ēdo njeri).
    Sygjerimi ishte ne sencin qe te kemi sa me shume cilesi se sa sasi dmth po te hape,n shume tema koha qe do merremi me secilen prej tyre do te ishte me e vogel dhe cilesia e analizes tone do te ishte me e ulet detyrimisht.
    Peshendetje Vinny_T
    Just God Can Judge Me

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sorollatje ne vapen myzeqare

    gsh
    -------
    Myzeqarėt pengohen nga kompjuteri, vlonjatėt para nėn dorė policėve

    Fier e Vlorė, radhė dhe ryshfete pėr 1 pasaportė


    --------------------------------------------------------------------------------

    FIER

    Fierakėt kanė mbi njė muaj nė krizė pėr pasaporta pėr jashtė shtetit. Dhjetėra e dhjetėra njerėz hallexhinj qėndrojnė para derės sė hekurt tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Fier nė pritje tė kotė pėr pajisjen e njė pasaporte pėr jashtė shtetit, e cila do t'u ndihmonte atyre pėr zgjidhjen e shumė halleve dhe problemeve.

    Mungesės gati njė mujore tė formularėve, ka mbi 10 ditė qė i ėshtė shtuar dhe defekti teknik i kompjuterit tė prodhimit tė pasaportave. Ka bėrė "stop" dhe prodhimi i pasaportave pėr emergjencėn, pasi nuk mund tė pajisen dot nxėnėsit qė presin pėr studime jashtė shtetit, njerėzit qė janė tė sėmurė dhe presin operacionin, madje dhe deri nė rastet e vdekjes.

    Qė prej 10 ditėsh njė qytetar nga Lushnja, i cili pret tė kryejė operacion nė Greqi, madje operacionin emergjent tė transplatimit tė veshkės sė djathtė. Me tė gjitha dokumentet nė rregull, ai sorollatet jashtė ēdo mundėsie tė tij shėndetėsore dyerve tė Komisariatit tė Fierit nė pritje tė kotė pėr njė pasaportė qė do t'i shpėtojė atij jetėn. Kriza ka arritur deri aty sa dhe nė njė rast vdekje automobilistike tė njė 19-vjeēari po nga Lushnja L.Stambolliu, xhaxhai dhe halla presin mė kot nxjerrjen e njė pasaporte, e cila do t'u nevojitet atyre dhe pėr t'u qenė pranė familjarėve tė tyre nė njė rast tė tillė.

    Pothuajse e njėjta situatė paraqitet qė prej 10 ditėsh nė komisariatin e Vlorės, ku ka dyndje tė qytetarėve qė kėrkojnė tė pajisen me pasaporta, si dhe pėr shtyrjen e afatit tė tyre. Sipas pėrfaqėsuesve tė policisė, radhėt e gjata janė si pasojė e ardhjes tė emigrantėve nga jashtė shtetit pėr pushime. Por jo vetėm kaq. I gjithė qyteti ka nė dispozicion vetėm njė ditė pėr tė depozituar dokumentet, pėr t'u pajisur me pasaportė, ndėrsa gjatė pesė ditėve tė tjera sporteli ėshtė nė dispozicion tė fshatrave tė Vlorės. Ndėrsa personat qė nuk mundin tė dorėzojnė dokumentet nė kėtė zyrė per shkak tė rrėmujės ose persona qė e duan pasaportėn shpejt, kėrkojnė qė t'i ndimojė ndonjė polic i komisariatit,ku prej tyre kėrkohen deri nė katėrqind mijė lekė tė vjetra.

    ------------
    SHKURT


    --------------------------------------------------------------------------------

    FIER/Plagos fqinjėn, arrestohet

    Duket se "molla e sherrit", prona private ka hyrė dhe tek adoleshentėt. Njė 17-vjeēar nga fshati Mėrtish i komunės Gradishtė tė Lushnjės, nxėnės nė shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja nė Tiranė, GJ.B., ka plagosur me mjete tė forta bashkėfshataren e tij, njėkohėsisht dhe fqinjė Majlinda Kokoni, nėnė e 2 fėmijėve pėr problemin e njė cope toke qė ndan kėto 2 familje dhe qė komuna ia ka dhėnė 32-vjeēares. Kjo e fundit, e cila bashkėshortin e ka nė Greqi, aktualisht ndodhet nė spital nė gjendje tė rėndė, ndėrsa 17-vjeēari ėshtė prangosur nga ana e policisė.


    FIER/ Bashkia, fond pėr tabelat e adresave

    Kanė marrė fund vėshtirėsitė nga ana e postierėve, qoftė pėr shėrbim publik, qoftė tė detyruar nga institucionet shtetėrore siē janė gjykatat, prokuroria, etj. Bashkia e Fierit ka dhėnė rreth 300 mijė lekė tė reja pėr vendosjen e 500 tabelave adresuese, tė cilat kanė lehtėsuar mjaft, jo vetėm postierėt, por dhe qytetarėt fierakė. Njė fakt tė tillė e pohon shefi i shėrbimeve publike nė Bashki, Agim Lisi, i cili ėshtė mjaft entuziast pėr zgjidhjen.


    ELBASAN/ Plagoset emigranti mbi motorr

    Kishte udhėtuar rreth 12 orė me motorrin e tij nga Greqia pėr nė Shqipėri, por nuk ka arritur tė mbėrrijė shėndoshė nė shtėpi. Njė emigrant nga Malėsia e Madhe, emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur, ėshtė pėrplasur me njė furgon nė Labinot Fushė, nė hyrje tė Elbasanit. Nga pėrplasja ai ka marrė plagė tė rėnda dhe ka mbėrritur nė spital nė gjendje kome.


    Qukės-Qafė Thanė, skadon afati

    Firma turke MAKYOl, e cila ka marrė pėrsipėr ndėrtimin e aksit rrugor Qukės-Qafė Thanė, nuk ka pėrfunduar brenda afateve tė pėrcaktuara nė kontratė pėr kėtė aks rrugor. Sipas drejtuesve tė firmės, vonesat kanė ardhur nga shpronėsimet dhe disa arsye tė tjera objektive. Dje, e kanė inspektuar kėtė segment, zyrtarė tė lartė, mes tė cilėve dhe prefekti i Qarkut tė Elbasanit, Ilir Zjarri, tė cilėt kanė dėgjuar pėrfaqėsuesit e palės turke dhe kanė kėrkuar pėrshpejtim tė punimeve dhe si afat tjetėr pėrfundimtar ėshtė caktuar fundi i 2002-it.


    GJIROKASTER/ Fonde pėr aerodromin

    Kėshilli Bashkiak i Gjirokastrės ka hedhur dje hapin e parė pėr tė nisur rehabilitimin e aerodromit tė qytetit. Pėr kėtė qėllim janė akorduar 500 mijė lekė tė reja, shumė kjo qė synon ta kthejė kėtė aerodrom nė gjendjen e para vitit '97-ė. Ndėrkohė qė shpejt pritet tė nisė puna, jo pak donatorė tė huaj, kryesisht italianė e anglezė kanė treguar interes pėr tė investuar nė kthimin e tij nė njė aeroport tė mirėfilltė, tė pėrshtatshėm pėr fluturimin e aeroplanėve ēarter.


    FIER/ Fillon ferri i errėsirės

    Sipas urdhrit tė KESH, filiali elektrik nė Fier ka 3 ditė qė ka filluar ndėrprerjen e energjisė elektrike nė tė gjitha lagjet. Duket se ditėt e bukura plot diell morėn fund dhe sėrish qytetit mė tė ajo qė ėshtė e gjithpushtetshme ėshtė errėsira e netėve tė verės.Sipas drejtorit tė Filialit elektrik nė Fier, Gjergji Qendro, urdhri i fundit ardhur nga KESH-i dhe drejtuar filialeve tė qyteteve tė ndryshme shqiptare ka qėnė i padiskutueshėm dhe ky urdhėr do tė prtekte dhe filialin mė tė rregullt atė tė Fierit.

    -------------------
    Inspektoriati ushqimor kontroll nė 657 dyqane. Bllokohen edhe 1600 kilogramė ushqime tė skaduara

    Korēė, nė treg pije kancerogjene
    Specialisti: Prodhohen nė Bullgari me lėndė sintetike


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj

    KORĒE

    Njė sasi e konsiderueshme pijesh fresk-uese qė nė pėrbėrje tė tyre pėrmbajnė ėmbėlsues sintetikė kance-rogjenė janė zbuluar e bllokuar urgjentisht dje nė tregun e Korēės.

    Kjo sasi, sė bashku me shumė ēokollata, biskota e patatina tė skaduara janė gjetur dje pas njė kontrolli tė inspektoriatit ushqimor nė treg. Ato shiteshin tė shpėrndara nė njėsi tė ndryshme tregtare, dhe mendohet se tashmė ėshtė bllokuar pjesa dėrrmuese e tyre. Shefi i Inspektoriatit Ushqimor, Arben Gjata, tregon pėr "Gazetėn": "Ky ishte njė aksion rutinė i ushtruar nė tregun e shumicės dhe nė 657 njėsi tregtare. Dhe rezultatet nuk kanė munguar". Gjatė kėtij aksioni u sekuestruan rreth 1000 litra pije freskuese, tė cilat si ėmbėlsues nė pėrbėrje tė tyre kishin lėndė sintetike. Kėto lloj ėmbėlsuesish, sipas inspektorėve, janė tė rrezikshme pėr shėndetin, pasi shoqėrohen me pasoja kancerogjene. Sipas Gjatės "kėto pije prodhohen nė Bullgari dhe janė tė ndaluara tė pėrdoren nga Organizata Botėrore e Tregtisė. Madje shtetet qė kanė nėnshkruar marrėveshje me kėtė organizatė janė tė angazhuar tė mos i pėrdorin kėto elementė tė konsideruar tė dėmshėm pėr shėndetin". Madje nėnshkrimi i njė marrėveshje tė tillė e vendos pėrpara angazhimit tė parandalimit tė kėtyre prodhimeve, ēdo shtet. Por kėto pije freskuese janė tė prodhuara nė mėnyrė pirate nė Bullgari e Maqedoni. Edhe para disa kohėsh njė sasi e tillė u bllokua nė tregun e Pogradecit dhe tė Librazhdit, madje nė Pogradec u bllokua edhe njė linjė e ambalazhimit tė kėtyre pijeve, pėr tė cilat lėnda e parė vinte nga Maqedonia. Sipas Gjatės "u bllokuan edhe 1600 kilogramė produkte ushqimore, kryesisht ēokollata, biskota dhe patatina tė llojeve tė ndryshme, tė cilave iu kishte kaluar afati i skadencės". Sipas inspektorėve ushqimorė, kėto produkte janė futur nė Shqipėri nga pika doganore e Kapshticės, ose kur iu kishte kaluar afati i skadencės, ose nė prag tė kėtij afati.

    ---------------------
    Pini mo Uje pe Morave..cju duhet alkoli.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Aktiv je Brari s'ke ci thua,politiken e qan fare.Per nje fierak mafioz
    gjithe fieraket i bene mafioz dhe s'le gje pa thene per ta.Nivel gjimnazistesh jo shaka.Kur kalon tek armet cuditesh dhe ke te drejte se si s'mblidhen kaq shpejt.Jane budallenj braro dhe te paafte se te aftet si puna jote ..eh jane te zene me pune te tjera.
    Me ate problemin e vetvrasjeve na le pa mend fare .Nje fraze e jotja sa per dhjete analiza.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Si silleni kur pėrballeni me probleme shoqėrore
    Nga BaBa nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 05:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 11:33
  4. Problemet Shoqerore te Shkaktuara nga Mungesa e Mashkulloresise
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:27
  5. Privatizimi ne Kosove
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2002, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •